Si shkruante Kadare për Fishten dhe Konicen në vitin 1991…

0
2977

Një kujtesë për kritikun letrar të Ismail Kadarese në Malësi të Madhe…

Nga Rush DRAGU

Jo në kohën kurë domosdoshmërisht i duhej të fliste e të mbronte sistemin komunist të Enver Hoxhes,as atëhere kurë i duhej të ishte pro me gjak e shpirte për komunizmin në kembim të një burse studimi në Moske,por as në kohën kurë i duhej të kishte ece jaket Tirane,Paris me lehtë se Shqiptaret nga nje qytet në tjetrin kurë biles nuk bëhej fjalë që një koplikas si kritiku yne për të shkuar në Kelmënd,as edhe në kohen që i duhej ti lepihej Enver Hoxhes për të qënë në kryesinë e Frontit Demokratik të Shqiperisë jo se jo por e shkruar në vitet 1988-1989 dhe botuar nga Shtepia botuese“8 Nentori”Tirane në vitin 1991.Libri që i vën damken e një shkrimtari  bolshevik,xheloz,cmirezi e më se tepermi dritëshkurter jo largpames.

E them jo largpamës sepse ai shkonte e vinte nga Parisi dhe ma merr mëndja se aq frengjisht ka ditë të kuptojnë se sistemit komunist i vinte fundi. Po pse në 1991 kurë dhe sistemi hiqte grahmat e fundit si strukture por jo si ide në Shqiperi. Kjo të bën të besosh se edhe sot ky njeri që rrokatet në prag të çdo viti që ndahen çmimet “Nobel” të nxise e paguaj media për të bërë zhurme se është kandidat për atë çmim është po ai që ka shkruar me një zell të jashtëzakonshem për të denigruar dy korifej drita e të cilve e verbojne Kadaren ,kapadi,hileqar,tinzar dhe egoist në librin “ARDHJA E MIGJENIT NË LETERSINË SHQIPE”

Kadare e botoi ketë libër mbasi u “arratis” nga Shqiperia,kurë regjimi kishte dhenë shpirtë si diktaturë.U “arratis” nga Shqiperia për të bërë heroin e bashke me vepren e fundit të palavdishme mori me vete turpin që quajti jo shume larg por pak muaj para “arratisjes”tij, të ikurit me ambasada si jashtëqitje të kombit.

Po sjelli të shkruajtur por edhe fotografi pjesët kur Kadareja i kritikut tonë ka shkruar për keta dy gjeni,drita e të cilve e verberon shkrimtarin e oborrit te Enver Hoxhes.

Lexuesi le ta shikojnë vetë se kritiket e realizmit socialist kane vesin e propogandes e asgjë më shumë karta e të cileve jo që nuk e rrit si intelektual por e harron nga qarqe të tilla…

KETO JANE FAQE TE LIBRIT KU KADARE SHKRUAN PER FISHTEN

Faqe 39

…….prifti Gjergj Fishta, në vetminë e kuvendit te françeskanëve po rrekej të krijon te një vepër që ishte sa jashtë kohe, aq dhe jashtë mundësive të tij. Ai orvatej të thurte poemën e madhe totale, ku të mblidhte krejt eposin shqiptar në shembullin e mbledhësit mesjetar të Nibelungëve, të epeve të tjera evropiane, madje edhe

Faqe 40

më thellë, të epeve homerike. Absurde si ndërmarrje, për arsye që merreshin lehtë me mend, ajo bëhej dyfish e tillë për shkak se poetit françeskan i mungonin shumë gjëra, e në radhë të parë ai talent i veçantë për të përpunuar, apo më saktë për të vënë nën fre, atë shkumëzim të lirë, magjepsës e me bukuri befasuese, herë parajsore e herë inferiale të eposit verior. Në vend të atij tërbimi ai nxori nga pena poemën e gjatë monotone «Lahuta e Malcisë», një kronikë sterile, e cila duke qenë, veç të tjerash, moralizuese e didaktike, ngjante me epet e veriut aq sa ç’mund të ngjante ujët e distiluar me ujvarat e bjeshkëve.

Në këtë poemë, që u shpall e në të vërtetëishte «vepra e jetës së tij», himnizohej Shqipëria e prapambetur, kanunore e mesjetare. Në kërkim të një të vërtete të përjetshme të kombit, ç’ka do të kushtëzonte dhe universalizmin e pretenduar prej tij në poezi, ai nuk shkoi më tej konfliktit ndëretnik midis shqiptarëve e sllavëve, që e shpalli si një luftë gati kozmogonike. Në të vërtetë, ndeshja kishte qenë e vazhdonte të ishte e egër, si çdo ndeshje shekullore, madje e tillë qe dëshmuar edhe në eposin shqiptar, i cili vazhdonte të këndonte kundër sllavëve, ndonëse kishte vite që shqiptarët po ndesheshin me një armik të ri: osmanët. Kjo luftë e re nuk kishte sjellë asnjë modifikim në epos, ç’ka tregonte se për eposin mijëvjeçar turqit ishin një valë kalimtare, kurse kobi i vërtetë ndaj racës shqiptare vazhdonin të mbeteshin sllavët, parandjenjë ogurzezë kjo

Faqe 41

që u vërtetua më 1913 kur kombi shqiptar u shqye tragjikisht më dysh (shqyerje që rrjedh ende gjak sot), pikërisht për shkak të sllavëve.Kështu ishte në epos. Por, me gjithë nderimin për epikën popullore, letërsia e kultivuar ngrihej gjithmonë mbi të. Nuk i lejohej një poeti, e aq më tepër një poeti të shekullit XX, që të mos shihte në këtë kob asnjë dritë e asnjë rrugë pajtimi, madje as aq dritë sa jepte herë-herë vetë eposi zemërak. Aq më pak nuk i lejohej një poeti që duke dhënë tablo tronditëse të kësaj ndeshjeje dhe duke u revoltuar me të drejtë ndaj padrejtësive që i qenë bërë e vazhdonin t’i bëheshin kombit shqiptar, të mos bënte, megjithatë, një dallim midis popujve sllavë dhe shovinizmit sllavomadh e sidomos atij serbomadh. Mendjet më të ndritura në Ballkan, qoftë nga ana shqiptare, qoftë nga ana sllave, e kishin bërë ndërkaq këtë dallim.

Ngjarjet e mëvonshme (madje edhe ato më të fundit, për të përmendur një tragjedi të vonë siç qe ajo e vitit 1989, kur sllovenët e kroatët u ngritën në mbrojtje të shqiptarëve të Jugosllavisë e kundër shovinizmit serb), do të ishin, veç të tjerash, një ridëshmim i këtij dallimi.

Mesazhin nacionalist të Fishtës, mesazh që herë-herë merrte përmasat e një ksenofobie totale e që synonte izolimin e plotë të Shqipërisë prej botës së jashtme, nuk e përfilli as letërsia e as

mendësia shqiptare, çka vërtetonte se ato kishin arritur ndërkaq që shkallë të tilla emancipimi, që i bënte të mos binin në zona të ulëta të shovinizmit,

Faqe 42

qoftë edhe kur ato parashtroheshin nga një poet i shpallur kombëtar, e qoftë të shprehura me mjeshtërore, siç qe përmbledhja «Mrizi i zanave», vepra më e arrirë artistikisht e tij

Në dyluftimin me kulturën shoviniste serbe,shumë personalitete të së cilës nuk njohën asnjë kufi në vjelljen e vrerit kundër shqiptarëve, kultura shqiptare u tregua dukshëm superiore.

Ashtu sikurse kodi zakonor u ndalonte rreptësisht shqiptarëve masakrimin e viktimës, ashtu edhe kultura shqiptare nuk pranoi kurrë të përdorte kundër sllavëve të jugut mjete poshtëruese që iu propozuan nga drejtime të ndryshme, siç qe, p.sh.,prejardhja e hamendësuar e emrit «serb» nga fjala latine serpens (gjarpër), aq më tepër që ajo kontrastonte bujshëm me emrin shqiptar të prejardhur nga shqiponjë e të tjera si këto.

Siç ndodhte shpesh me krijimet që kanë vulën e nacionalizmit, vepra e Fishtës, e sidomos “Lahuta e Malcisë” fitoi një popullaritet të veçantë, qoftë në rrethet zyrtare, sidomos ato proitaliane e më pas kuislinge, qoftë në shtresat e prapambetura e disa herë analfabete të popullsisë, të cilat nuk ishin në gjendje të kapnin thelbin e saj, por e njihnin atë pjesërisht si një zinxhir episodesh. Afria e saj me poezinë popullore e shkrirja disa herë me folklorin, ndihmuan që ajo të mësohej lehtë përmendësh, çka u interpretua prejidhtarëve të tij si vërtetim i suksesit.Në të vërtetë, me gjithë mosqasjen e ftohtësinë që treguan për të

Faqe 43

shkrimtarët e intelektualët e shquar shqiptarë, veprës së Fishtës, sidomos «Lahutës së Malcisë», iu ngrit një kult e iu bë një

reklamë e tillë, saqë rrezikonte ta kthente atë në një gur varri që mund t’i merrte frymën gjithë letërsisë shqipe. Dukuri jo fort të shpeshta, vepra të tilla (të një autori, të një grupi autorësh ose

të një drejtimi letrar), qëllon që shfaqen në letërsi të ndryshme, tamam si sëmundje që duhen kapërcyer. Për fat të mirë, letërsia shqipe, për shka qe e rrethana jashtëletrare (çlirimi i vendit nga fashizmi, përmbysja shoqërore etj.), u çlirua më shpejt se ç’pritej nga ky keqkuptim.

Gjergj Fishta vdiq në vitin 1940, kur vendiishte në kulmin e zisë së robërisë, kurse ai vetë në majën e një lavdije, përndritja e së cilës ngjante ogurzezë në sfondin mortor fashist. Varrimi I tij i organizuar me madhështi nga qeveria kuislinge shqiptare, nga kleri katolik vendas e nga Vatikani i Romës, ishte njëkohësisht varrimi i një epoke në letërsinë shqipe.

KJO ESHTE FAQJA KU FLET PER KONICEN

Faqe 93

Faik Konica, ky grindës i pashoq, ai icili më 1913, fill pas themelimit të shtetit të shumëpritur shqiptar, kishte vrapuar në Shqipëri,je për të bërë gjë tjetër, por për t’u grindur për vdekje qysh në takimin e parë me kryeministrin dhe themeluesin e shtetit, e për të vazhduar pastaj serinë e grindjeve homerike me të gjithë kryeministrat e presidentët, duke përfshirë edhe mbretin, e duke përfshirë madje edhe mikun e tij Fan Nolin, me të cilin pas çdo pajtimi shpejtonte të armiqësohej përsëri, Faik Konica, pra, dukej se më në fund ishte qetësuar. Kishte gjetur një formulë të re paksa të çuditshme: mbretin ta shajmë brenda përbrenda shtetit, por jashtë ta mbrojmë, i binte lirës në orët e mërzisë në sallonet e ambasadës në Uashington, dhe askush nuk e dinte ç’bluante në kokë. Ndërkaq, në gjyqin që po bëhej në Vjenë kundër një atentatori tjetër të mbretit Zog, që e kishte qëlluar sovranin duke dalë nga opera, avokatët përdornin si argument mbrojtjeje për atentatorin, artikujt e mëparshëm plot helm e tallje të Konicës kundër sovranit. Por, si njëri si tjetri, bënin sikur nuk e vinin re këtë. Epilogu i këtyre raporteve paradoksale, do të ndodhte në 142

KETU FOTO TE ATYRE FAQEVE TE LIBRIT