“JEHONA POETIKE” BASHKOI POETËT NË FESTËN E FUNDVITIT.

0
218

Një aktivitet tejet i veçantë përcolli krijimtarinë poetike të antarësisë së Shoqatës së Shkrimtarëve Shkodër me kr. z. Zija Vukaj. 18 poezi në formatin audiovizual përcollën shpirtin e bukur të krijuesve të cilët bën urimet e tyre të veçanta në mbyllje të këtij viti dhe nisjen e një të riu. Një gërshetim mjaft i bukur erdhi me krijimet e të rinjve të Qendrës Rinore Atelie, té cilët mbështetën aktivitetin, instrumentistët e shkollës “Prenk Jakova” nën drejtimin e mësuesit të mirënjohur Bep Vjerdha, interpretimi i mrekullueshem i aktores së teatrit “Migjeni” zj. Merita Smaja, etj. Nuk munguan as surprizat për  poeten Bona Mulaj, ku i gjithë auditori i këndoi këngën e ditëlindjes. Me certifikata vlerësuese për karrierën e tyre të gjatë në krijimtari do të nderoheshin poetët: Luan Qalliu, Dakë Keqaj, Life Hasa dhe Kadri Fikaj. Përshëndetën edhe miq intelektualë e dashamirës së shoqatës z. Ndue Sana kr. i Shoq. Atdh. Dukagjini.

 

Falenderojmë përzemërsisht sponsorët që u kujdesën për mbarëvajtjen e aktivitetit: z. Rush Dragu president i Albdreams Media në Michigan USA (njeheresh dhe anetar i shoqates), z. Arjan Hyseni me studion ArtCom, si dhe znj. Amina Meshnuni studente në Angli (anëtare e shoqatês).

Aktiviteti u përcoll me emocione dhe një klimë të përzemërt në ambjentet e Galerisë së Arteve.

Pata kënaqësinë të realizoja 16 poezitë në formatin audiovizual si dhe moderimin e aktivitetit. Pritet që në vijimësi Shoqata e Shkrimtarëve Shkodër të sjellë të tjera risi që do të gjallërojnë jetën e saj. Suksese të gjithë kirjuesve dhe një vit i mbarë 2024.

Fotogaleri tek ALBDREAMS BLOGSPOT