Emrat e Këshillit Kombëtar të PD-së.

0
373

Partia Demokratike ka publikuar listën fituese të anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Nga 598 kandidatë, Kuvendi Kombëtar i PD ka votuar për 300 emrat, që bashkë me anëtarët e Kryesisë dhe Grupin Parlamentar do të përbëjnë edhe forumin më të lartë vendimarrës mes dy Kuvendeve Kombëtare.

Risi e Këshillit të ri Kombëtar është fakti se 45 anëtarë janë nga FRPD dhe 90 i përkasin LGD-së.

PD ka publikuar listën me 300 anëtarët fitues që do të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar të kësaj force politike për 4 vitet e ardhshme.

Pjesë e listës nuk janë Edit Harxhi, e cila ishte një prej kandidateve për kryetare të PD dhe Arben Ristani, ish-Sekretar i Përgjithshëm i PD-së,, Erald Kapri, asistent i Agron Shehaj. Mungon edhe mjeku i njohur Halim Kosova, e të tjerë si: Kastriot Islami, Klodiana Shala, Niazi Kosovrasti, Sait Dollapi, Valentina Duka.

Ndërkaq në listë janë emra të njohur si Aldo Bumçi, Agim Baçi, Andi Lila, Asllan Dogjani, Jemin Gjana, Ahmet Prençim Vehap Kola.

Po ashtu pjesë e listës janë Oriela Nebijaj, Glauk Olladashi, si dhe artisti Robert Budina.

Statusi i PD-së parashikon që automatikisht anëtar të Këshillit Kombëtar të PD-së zgjidhen ish-presidentët, ish-kryeministrat, ish-kryetarët e Kuvendit, ish-kryetarët e PD-së, që janë anëtarë të partisë në momentin e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar.

Gjithashtu pjesë e Këshillit Kombëtar janë edhe Kryebashkiakët e PD, si dhe drejtuesit e degëve të kësaj partie. Një ditë më parë Kuvendi Kombëtar miratoi ndryshimet në statut të propozuara nga Lulzim Basha, i cili ka shtuar numrin e anëtarëve të Kryesisë, por edhe Këshillit Kombëtar, si dhe Sekretariatin e partisë.

Dje Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike votoi për anëtarët e rinj të Këshillit.

KLIKONI KETU PER TE LEXUAR ANTARET E KESSHILLIT KOMBETAR TE PD-se