ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" - nga 26 nëntor 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV

Gjuha shqipe nuk është matematikë, por është e rëndësishme sa matematika

03/30/2021 by Pafragje

Agim Vuniqi
Problemi gjuhësor te shqiptarët e Kosovës nuk është aq i thjeshtë, shumica e shqiptarëve të Kosovës dhe më gjërë, duke përfshirë udhëheqësit e shtetit belbëzojnë shqip, por edhe në gjuhët tjera, sepse nuk kanë gjuhën bazike të fortë, nuk e dijnë gjuhën shqipe, dhe duke arsyetuar atë mosdije vejnë në spikamë ideologjinë. Shkenca është mësuar dhe studjuar në të gjitha sistemet, dhe asnjëherë nuk kam dëgjuar për shkenctarë të taborit socialist, apo atij kapitalist, të majtë apo të djathtë, që kanë bërë krahasime të tilla, përveq te “liderët partiakë”, ngase ideologjia ka të bëjë me mënyrën e jetesës, sistemin e centralizuar ekonomik, apo atë të ofertës dhe kërkesës, konceptin mbi pronën, pra gjuha është mjet i komunikimit që dallon shkollarin nga “pazarxhinjt” prandaj lind problemi… Gjuha nuk është matematike, por është e rëndësishme sa matematika. Psh. ne sistemin amerikan të shkollimit kujdes parësor i kushtojnë gjuhës, pastaj matematikës, prandaj shkenca shqiptare ka çaluar, kjo mungesë vërehet sidomos te juristët dhe ekonomistët, më pak e dëmshme është në shkencat fikse, por gjuha akademike është esenciale, dhe pa të nuk ka zhvillim. Ata që e kanë të fortë një gjuhë bazike nuk kanë vështirësi të mësojnë gjuhët tjera, krahasoje bilingualizmin, e poliglotizmin te shqiptarët e Kosovës dhe ata te Shqipërisë, ne kemi probleme gjatë interpretimit, sepse sllavishtja ka dominuar në logjikën e shqiptarëve te Kosovës dhe të tjerëve, që nga takimi me automekanikun e deri te ndërtimtari, une jam për përmirësime, por jo për shkatrrim të gjuhës në emër të ideologjisë, sepse çasja e tillë sot është e imponuar, staliniste…

ReplyForward

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Patentat shqiptare njihen edhe në Itali dhe anasjelltas

03/29/2021 by Pafragje

Patentat shqiptare njihen zyrtarisht në Itali, dhe ato italiane anasjelltas. Pas marrëveshjes mes dy shteteve, tashmë vendimi është botuar sot në Fletoren Zyrtare.

Tashmë shqiptarët mund të udhëtojnë pa probleme drejt Italisë me patentat që marrin në Shqipëri, dhe nuk kanë nevojë për konvertim në shtetin fqinj përtej Adriatikut. 

Marrëveshja është në fuqi për 5 vite, ndërsa më pas palët do të rikthehen për rinovim.

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Gjergj Hasanaj , personalitet me merita në fushën e arsimit, kulturës dhe folkloristikës shqiptare

03/25/2021 by Pafragje

 Gjekë Gjonaj

Trieshjanët e kanë në gjen arsimin. Këtë a kanë dëshmuar disa personalitete të njohura të arsimit dhe kulturës mbarëshqiptare  nga ky cep i Malësisë,  që në fillimet e shekullit XX , të cilët u diplomuan në universitetet më të njohura evropiane  të kohës, ku edhe fituan titujt më të lartë shkencorë të profileve të ndryshme  dhe  ushtruan detyra të larta në disa shtete të Evropës dhe Amerikës.  Ata, natyrshëm , kanë qenë  shembull dhe  frymëzim për brezat e rinj trieshjanë  në kërkim të dijes. Duke e njohur  jetën dhe veprimtarinë e këtyre  intelektualëve të mirëfilltë  them se lista e trieshjanëve të arsimuar është shumë e gjatë.  Por, në atë listë  njerëzish të arsimuar gjithsesi  prijnë  mësuesit, të cilët  me punën e tyre me përkushtim kontribuuan në misionin e tyre fisnik  të dhënies së dijes  dhe edukimit të   brezave të rinj. Paralel me këtë mësuesit  i kontribuan shoqërisë shqiptare të Malësisë   dhe trevave tjera shqiptare në Mal të Zi  që të ruajnë, mësojnë, zhvillojnë dhe kultivojnë gjuhën e bukur shqipe. Në atë listë mësuesish  dhe mësimdhënësish  të artë të gjysmës së dytë të shekullit 20 vend të merituar zë edhe protagonisti i këtij shkrimi përkujtimor,  Gjergj  ( Marash ) Hasanaj, nga fshati Stjepoh i Trieshit.


Nxënësit dhe mësimdhënësit  e Trieshit  para objektit të vjetër të shkollës fillore në Kodër të Burgut-Stjepoh

  Kthimi i tij nga Prishtina në vendlindje  me diplomën e mësuesit, që e mori në Shkollën Normale ishte  jo vetëm një  gëzim i papërshkrueshëm   për të personalisht e  familjarët e tij, por kishte rëndësi të madhe për arsimimin dhe edukimin e    bashkëvendësve të tij, nga të cilët nuk u nda që nga viti 1954 e deri në vitin 1972, kur u detyrua të marrë rrugën  pa kthim të  mërgimit, në Detroit-SHBA.

Sot kur e kujtoj  këtë mësues model, arsimtar të gjuhës dhe letërsisë shqipe, drejtor shkolle, mbledhës të folklorit e bamirës, kam para sysh  njeriun e mirë  e modest me vlera të  veçanta,  intelektualin e pajisur me dije dhe i edukuar në frymën kombëtare, punonjësin serioz e cilësor të arsimit,  drejtuesin e suksesshëm  të shkollës dhe të afërm   me kolegët e bashkëpunëtorë. Për mua mbetet i paharrueshëm bashkëpunimi i tij me  babain tim, e kolegun e tij të shtrenjtë e të besueshëm , Gjon Gjonaj, deri në ndarje  të rrugëve të jetës së tyre. Bashkëpunimi i tyre   si kolegë në fushën e arsimit dhe fusha të tjera me rëndësi shoqërore, kishte zgjatur plot 18 vite. Detyrat e sfidat që i zgjidhnin bashkërisht, dhe me disa kolegë të tjerë,  qenë me rëndësi të madhe. Rezultat i këtij bashkëpunimi ishte respekti i ndërsjellë, gatishmëria për të ndihmuar njëri-tjetrin si dhe sinqeriteti i gjithanshëm për të mbështetur  njëri – tjetrin në çdo situatë sado e vështirë apo e rrezikshme qe ajo për momentin. 


Nxënësit dhe mësimdhënësit  e Trieshit  para objektit të vjetër të shkollës fillore në Kodër të Burgut-Stjepoh

Sukseset dhe meritat e Gjergj Hasanajt  në fushën e arsimit, kulturës dhe folkloristikës  shqiptare  janë të shumta dhe të një rëndësie të veçantë, që  nuk mund të përmblidhen  në një shkrim të vetëm gazetaresk. Ato janë të mundshme të pasqyrohen  vetëm në një monografi  eventuale të tij, të cilën  e meriton. Pa asnjë mëdyshje. Megjithatë po fokusohem në disa nga  të arriturat e tij  që kanë lënë gjurmë të pashlyera në  jetën arsimore dhe kulturore  jo vetëm në Triesh, por  edhe më gjerë.

Ky njeri i rrallë, i rritur e i  shkolluar në varfëri të skajshme, në një mjedis  patriarkal, me rregulla fisnore, në një sistem komunist, kur çdo veprim atdhetar konsiderohej si armiqësi, i tejkaloi sfidat e kohës. Me fillimin  e punës në shkollë, e cila kishte statusin katërvjeçar,  i vuri vetes për detyrë që ajo të rritej. Dhe, falë angazhimit të tij dhe përkrahjes së mësimdhënësve të tjerë, ia doli të realizojë dëshirën dhe vullnetin e tij, por edhe ëndrrën e trieshjanëve arsimdashës, që shkolla ekzistuese katërvjeçare   të rritet në shkollë  të plotë tetëvjeçare.  Për meritat e tij të mëdha  në  hapjen e shkollës tetëvjeçare dhe zgjidhet  drejtor i parë i saj, detyrë të cilën e kreu me sukses gati dy dekada.  Përveç kësaj me angazhimin e tij të matur, me mençurinë që kishte, por edhe me përkrahjen pa rezervë të mësuesve përparimtarë  të shkollës arriti që  ta pagëzojë shkollën me emrin e heroit tonë kombëtar “ Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”. Ishte kjo një vepër madhështore dhe pothuaj e pamundur për kohën, me të cilën mburren sot e përgjithmonë trieshjanët. Në kontesktin  dhe rrethanat e kohës  në të cilën shkolla  e Trieshit emërohet me emrin e prijësit tonë legjendar mund të vlerësohet si një shembull patriotizmi, të cilin edhe sot  ia kanë lakmi  disa shkolla  me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi. 

Gjergj Hasanaj e arriti kulmin e krijimtarisë së tij , si mbledhës i folklorit burimor shqiptar në Malësi të Madhe dhe në mesin e shqiptarëve tjerë në Mal të Zi . Mbasi  mblodhi dhe sistemoi këngët e   ndryshme nga thesari ynë popullor   botoi veprën “ Malësori këndon” në vitin 1971. Pas botimit të kësaj vepre të rëndësishme për folkloristikën shqiptare nuk pati një jetë të qetë e të rehatshme nga pushteti, për ç ‘arsye u detyrua të braktisë  vendin e tij që e donte me gjithë zemër e shpirt dhe të shpërngulet në Amerikë, ku edhe vdiq në vitin 1978  në rrethana ende të pazbardhura.  Vepra dhe  personaliteti i tij  duhet të nderohet dhe të respektohet për kontributin e madh që dha  në profesionin e arsimtarit dhe  në vjeljen e folklorit.

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Në perkujtim të 110 vjetorit të fillimit të kryengritjes kundër turkeosmane të Malësisë Madhe. (24 mars 1911-24 mars 2021).

03/24/2021 by Pafragje

Nga Ndue  BACAJ

Si sot, 110 vite  më parë , me 24 mars 1911 do të fillonte kryengritja kundër turkeosmane e Malësisë Madhe. Kreshniku i Malësisë dhe shqiptarisë Ded Gjon Luli së bashku me trimat malësor të Hotit e Malësisë do të mesynin si duhi mali, dy çibanet turke që rendonin mbi keto troje ; posten e Grykes së Leqes dhe posten e Çemerrit, dhe njekohesisht me ketë sulm do të jepnin edhe kushtrimin e fillimit të kesaj kryengritje legjendare. Kryengritja do të perhapej në tërë Malësinë e Madhe e më gjërë. Malësia e Madhe do të kthehej në një voter zjarri , ku perandoria turkeosmane filloj të “digjej”, nderkohë nga kjo voter filluan të shperndahen shkendija zjarri lirie, në trojet e tjera të Shqipërisë… Me kryengritësit malësor u bashkuan pa vonuar dukagjinës, mirditorë e tjerë. Kryengritja pati jehonë të madhe kombëtare e nderkombëtare. Ajo perveç trimërisë e heroizmit të treguar nga kryengritësit , arriti edhe dy kulme të papersëritshme atdhetarie. Ngritjen e Flamurit kombëtar të Gjergj Kastriotit në Deçiq me 6 prill 1911, pas 432 viteve në errësiren turkeosmane, si dhe Kuvendin e Greçës  10-23 qershor (1911), ku mori jetë memorandumi me 12 kerkesat autonomiste me trajta të dukshme mvehtësie. Nga Deçiqi, do të niste udhetimin 600 ditore (6 prill 1911 – 28 nëntor 1912) për në Vlore flamuri kombëtar , i cili si flaka olimpike udhetoi duke lëshuar driten e dhanë kushtrimin , se kush është shqiptar i vertet duhet të rrokë armet e t’i dalë zot atdheut… Po nga  Greça do të fillonte udhetimin 523 ditor nga veriu në jug të Shqiperisë memorandumi i Grçës i cili sherbeu si bazë e programit politik të shpalljes së mvetësisë nga Vlora me 28 nentor 1912, ku protagonistet e shpalljes së pavarësisë (I.Qemali e L.Gurakuqi), kishin qenë në kontakt të vazhdueshëm me kryengritësit malësorë dhe prijësin e tyre Dedë Gjon Lulin. Kryengritja zgjati 133 ditë (24 mars deri me 4 gusht 1911, që u vu në jetë armëpushimi i dates 2 gusht). Në këtë kryengritje dhanë jetën si me lindë qindra dëshmorë, e u plagosen qindra të tjerë për lirinë e pavarësinë e trojeve etnike shqiptare. Kryengritja kundër turkeosmane e udhëhequr  me trimëri e atdhetari nga Dedë Gjon Luli, shpesh identifikohet me emrin e tij. Ai u fali gjithshka trojeve etnike shqiptare , ndaj me rastin e 110 vjetorit të fillimit të kryengritjes mendova të publikoj portretin  “monument”, për kreshnikun Dedë Gjon Luli, të shkruar nga patrioti i madh pendë-artë i kombit shqiptar, At Gjergj Fishta, në vitin 1924…

AT GJERGJ  FISHTA: PËR  MONUMENT  TË  DEDË  GJO’ LULIT 

“Vllazen shqiptare !…. atje mbi karpa (shkembij)  nji çetë Lekë  fatosa te Hotit  dilte trollit e shpijet vet , e mirë mberthye  në armë , thik ngjeshej  malit perpjeta  , si njajo reja e murrme , kercenuese ngjitej  në  rribë  t’Eurit  a t’Akvilonit  shungullues , para se të shkref  permbi dhe  të mjeruem thellimi.  Nji burr  zeshkan , i  permbledhet e ngerthye vetllat si dy shlliga   t’idhta , kur  mnershem njena me tjetren kukzohet, u ka pri  i atill.  Fetyra e tij, nji bri alpet   të  thepisun, syni i  tij vullkan tan zjarm e shekendija , thue se prej  si tash po shkrepë  vetima e zharriste ajrit po lvite  rrufeja.  Asht  Ded  Gjo’Luli , që vu sy  me dekë a shqiptar i lirë me mbetë , me ata kreshnikë petrita  të Maleve  të  Mdhaja –burra motit  veç  që  i bante lokja shqiptare,-  bjen në  mal e mbi  “kaki”  të Deçiqit  ngul Flamurin e Shqipnisë – kuq e zi ; zjarm e dekë – nji be ai rreh , nji be të madhe po rreh aj  në  sy të qielles e të dheut , se rob shqiptari  per nën thember mizore  të Turkut ma kurr , jo, kurr ma   do të gjimonte , e as nën  thember të atij sllavi  te mnieshem . M’atë  be të shugurueshme  ngeli  në  habi Europa ; Cetina u trand  e u dynd tan pezem e mni  Stambolla ; edhe prej Deçiqit në Veleçik të madhnueshen  nisi me vlue  e rrebtë nji luftë e pergjkashme  e pernjimend  titanike.  Shkumë  gurgulloi gjaku nëpër dolomie e stalagtita  të  zgavrave  t’erreshme , e kah qiella u çue , po, tym  e shkendi , e vigem nanash , e vaj foshnjesh   të flakrueme  në zjarm , e ankime e gjamë të varruemesh , e nji zhurmë e nji krizme  rrotash , e kualsh  topash ,  e nji bubullime e menereshme , thue po  të rroposet  per nën kambë  rruzullimi.  Edhe  malsori  muejt .  E kje  m’atehere  që verigat e randa  të robnisë  sonë  pesqindvjetore  u keputen  e zojë e lirë e me vedi  duel Shqipnija. – Po mos  të  ishte  kenë që malsori  i  jonë  , Konstitucjonit  të Turkise e te ktej   i’u  gjet me pushkë  në  faqe  kundra turkut , Shqipni  sod  nuk do kishte  e na edhe sod do të  gjimojshim  per nën thember  të ndonji  tirani të ri. Vllazen shqiptar ! na sod jemi të lirë ; por martiret fatosa të lirisë sonë kombetare kalben  të harruem nën dhe , kur trupat e tyre të bam kortar  prej anmikut , mos  t’i  ketë  shpuplue  e grisë mbi dhê  orrlat e shekrbet  e egra.  E po a pernjimend  se nipat e sternipat  tonë , mbas ndonji stinet të terrnueme , ma ata nuk  do të  dijnë  as emnin e atyne burrave të padekshem , që u fituen lirinë dhe u falen Atdhen . Para  se flie vehten të bante malsori  na  Atdhe s’kem pas , e rob kem kenë , e raje , e skllav e kurrgja tjeter.  Jo , per Zotin ! se marre  e turp për ne do  t’ishte  e nji dam i  madh per Atdhe, po u qitë  në harresë emni , e gjallë në nipni  tonë   s’u  mbajt  ideali , që kreshnikët  e maleve tona i shtyni  , flie  me bamun vedin  per mizori  t’anmikut . Jo, po : do të hupë  Shqipnija, diten që sysh ta dar (harroi) shqiptari  njatë  idealin e  Ded   Gjo’Lulit …”. (Antologji  Shqipe-bleni I , botuar nga Filip Fishta, shtepia botuese “Kristo  Luarasi”, Tiranë 1935).

Mua edhe si autor i librit “Kryekryengritja e Malësisë Madhe kundër Perandorisë turkeosmane 1911”, (libër që deri tani ka njohur dy botime), pas ketij “monumenti letrar”, që dinte ta “ndertonte” vetëm At Gjergj Fishta, s’më mbetet gjë tjetër veçse ta mbyllë me fjalët: Lavdi të perjetshme deshmorëve të kesaj kryengritje,  Dedë Gjon Lulit dhe kryengritësve që me idealin dhe atdhetarinë e tyre dëshmuan me zë të lartë para Botës, se luftuan dhe u sakrifikuan me idealet dhe flamurin e Gjergj Kastriotit për një Shqipëri Europiane…

Malësi e Madhe me 24 mars 2021

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Siguria e pronës dhe e administrimit të tokës është përgjegjësi e shtetit, apo së paku do të duhej të ishte ashtu

03/24/2021 by Pafragje

Nuk është e pazakontë nëse fitoni kontestin në Gjykatë, edhe poqëse kryhet përmbarimi, ju sërish mund të kërcnoheni, sepse uzurpatorët kanë kuptuar brishtësin e zbatuesve të ligjit

Agim Vuniqi

Prishtina e ngrehinave shumëkatëshe me rrugë-dhi të ngushta është bërë shembull tipik i kaosit urban, i mbikalimeve me shkallë të rrëpishme, alpiniste, të pashfrytëzuara, që simbolizojnë zgjidhjet aspak praktike të kapërcimit të rrugëve dyanësore, diçka e tillë praktikohet në autoudhë, jo në vende të hapura brenda qytetit. Posa më ra në sy, mendova, më mirë do t’ishte që ai simbol, urë këmbësorësh, të shfrytëzohet për ndonjë kafiteri të ngusht, atëherë sigurisht do të kishte vizitorë, sesa kështu, ka mbetur e pa vizituar. Zakonisht në rrugët e tilla dyanësore me shpejtësi të kufizuar, brenda qytetit, nuk ndërtohen ura mbikalimi, por vendosen semaforë, që do të ishte një zgjidhje praktike më e pranueshme dhe më praktike, pse mos të vendosen edhe kamera vëzhgimi të ngasësëve të papërgjegjshëm të automjeteve, ngase projektet ideore çfarë i venerova, si zgjidhje “arkitektonike” janë praktikisht të paqëndrueshme. 
Toka është pasuri ekonomike dhe si e tillë njihet si një nga mekanizmat kyçë për krijimin e pasurisë. Si burim i rrallë që është, toka duhet shfrytëzuar mirë si në mjediset urbane po ashtu edhe në ato rurale. Andaj, siguria e pronësisë dhe e administrimit të tokës është përgjegjësi e shtetit, me qëllim kryesor përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve dhe të gjeneratave të ardhshme. Sa është real ky konstatim në qendrat urbane të Kosovës, dhe në kryeqytetin e saj, që pretendon të quhet metropolë. Sa e sa kantierë ndërtimesh janë hapur në zemrën e kryeytetit, por edhe rrethinë, pa asnjë përmbajtje ligjore, as arkitektonike. Cfarë do të jetë reagimi i politikanëve-komunarë të qytetit në rast të shpërthimit eventual të zjarrit, a janë menduar kriteret standarde të sigurisë, të hapësirës për vendosjen e shkallëve të gjata të zjarrëfiksëve, apo si është planifikuar infrastruktura e kanalizimit, dhe cilat kritere ambientale i plotëson, kur dihet fakti se qendra e Prishtinës vuan nga “vjelljet” e ndytësirave, sepse rrjeti i tanishëm i ndërtuar më heret është i tejkaluar dhjetëra herë. Pastrimi i kohëpaskohshëm i këtyre kanaleve të pista, që bartin rërë, e gjësende tjera që hedhin bashkëqytetarët e mi të papërgjegjshëm, është edhe problem kaotik i hedhjes së yndyrave, por edhe i djegies së tyre, që rrezikon dukshëm shëndetin e popullatës, dhe shton shpenzimet e shëndetësisë kosovare. Shiqoni sheshin e kryeqendrës, pllakat e gjëra të mermerit, pa fuga, që përpijnë farat, dhe lëvoret e gështenjave që gjuhen pa kujdes, pse aty nuk ka tabela që tërhjekin vëmendjen për kujdes, pse mos të vendosen kamera, dhe të gjobiten qytetarët dhe bizneset lëvizëse për shkelje ligjore dhe ambientale. A ka vendosur ministria e amabinetit matësit në kolektorët dalës të kanaleve të kanalizimit, dhe si qëndron bashkëpunimi i pushtetit qendror dhe atij lokal në këtë drejtim? 
Ju lutem më spjegoni si është e mundur të jipen lejet afariste për bizneset e autolarjeve në vendet kur shtëpitë janë puqur njëra me tjetrën, të kufizuara me kufijë ndërtesash banimi. A din inspekorët komunalë se kjo veprimtari duhet të ndalohet në vendet e tilla urbane, për shkak të hapësirës së ngushtë, që shkakton shkelje ligjore ambientale, a mendojnë ata se kështu u zihet fryma qytetarëve. Kam të dhëna konkrete përë këtë demolim të të drejtës qytetare, ka raste që autolarjet janë të mbështetura në shtëpitë e banimit, apo që në anën e djathtë të shtëpisë është vendosur “autolarja”. Ndodhë që Maurer t e jashtëme lahen për çdo ditë nga vrushkulli i ujit që godet muret e jashtme, dhe lagështia dromcon dalëngadalë, së pari fasadën e jashtme pastaj i mbushë bodrumet e shtëpisë, rritë nivelin e kanalizimit, duke iu ekspozuar lagështisë rrezikohet stabiliteti i shtëpisë dhe është kancer rrënues për muret mbajtëse të jashtme, duke shkaktuar kokëdhembje të përditshme. Koshienca qytetare e bashkëqytetarëve të mi nuk merret parasysh, meqë ata nuk duan të bëhen pre e konflikteve eventuale fëqinjësore, duke besuar në koshiencën e zyrtarëve të komunës, se ata janë të vetmit që mund të evitojnë konfliktet fëqinjësore, ata janë zbatuesit e ligjit. Këtij “yryshi” urban të pandreqshëm dhe të papërgjegjshëm, mund t’i jeni ekspozuar edhe në anë e majtë të shtëpisë, ka edhe tejkalime gabaritet e kufijëve të pronës së paluajtshëmve, nuk është “befasi” nëse mbi ballkonin e bashkëqytetarit është vendosur ballkoni i fëqiut, i cili përveq që ka uzurpuar një pjesë të pronës, shtëpia e tij është ndërtuar pa leje, rrezikon edhe sigurinë personale, është shume lehtë nga njëri ballkon të kërcehet në ballkonin tjetër. A duhet pra të kërkohet mendimi i qytetarëve gjatë ndërtimit të objekteve kolektive ndërtimore dhe për hapjen e çfarëdo biznesi që rrezikon pronën e paluajtëshme të qytetarëve, dhe kush duhet të kujdeset për ta. Përpara si formë e bashkëpunimit e qytetarëve dhe organeve komunale kanë qenë Bashkësitë Lokale dhe qytetarët, dhe për çfarëdo ndërtimi është kërkuar leja e fqinjëve, si është keqkuptuar demokracia kaq keq! Bashkësitë lokale, mos të quhen ashtu, të bëhet ndonjë zgjidhje më kreative gjuhësore, si zyre e qytetarëve, duhet të ekzistojnë dhe t’u shërbejnë qytetarëve, jo të shfrytëzohen si poligone “lufte” të partive politike, por si vende tubimi të qytetarëve, pa preimesa politike, ku ata vet vendosin për fatin e tyre në kuvendet zgjedhore të qytetarëve me votë të lirë. Pse është harruar komunikimi i ndërsjelltë i shkollave dhe i qytetarëve, jo vetëm i prindërve, i një komunikimi normal edhe me strukturat e sigurisë së pushtetit, dhe qytetarët janë ekskomunikuar tërsisht edhe nga zgjidhjet urbane hapësinore, ju mund të arsyetoheni se mbahen diskutime publike, e dini vet si shkon puna aty, është shpërfillëse dhe “ad hoc”. 
 Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) është përgjegjëse për menaxhimin e tokës dhe ka kompetencat për përgatitjen e ligjeve dhe nxjerrjen e udhëzimeve lidhur me të gjitha veprimtaritë kadastrale. E themeluar në vitin 2000 dhe së fundmi e sistemuar në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor (MMPH), AKK-ja ka përgjegjësi për administrimin e sistemit shtetëror kompjuterik për kadastër, i cili grumbullon, përpunon dhe shpërndan të dhënat kadastrale. Mirëmbajtja e të dhënave dhe regjistrimi i pronave të paluajtshme ekzekutohet nga Zyrat Kadastrale Komunale (ZKK), të cilat, edhe pse janë nën organizimin e kuvendeve komunale, në rrafshin profesional monitorohen nga AKK-ja. Që prej themelimit e deri më tash, për këto arritje kontribut të madh dhanë Qeveria e Republikës së Kosovës dhe donatorë nga Norvegjia, Suedia, Zvicra, Gjermania dhe Banka Botërore. Për zhvillimin e mëtutjeshëm të kadastrës në Republikën e Kosovës, Agjencia Kadastrale e Kosovës ka strategji dhe objektiva të qarta, të cilat do të përmbushen në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë, komunat, ZKK-të dhe donatorët. Eshtë lehtë të renditen fjalë të bukura, sidomos pas ardhjes së kopjeve të librave kadastralë, të cilët ishin uzurpuar nga Serbia, dhe kështu ishin krijuar parakushtet për uzurpime dhe vjedhje pronësore, edhe në emër të komandantëve “clirimtarë”; në komunë dhe në Gjykatën Komunale kishin zënë vend ‘kumbarët”, të cilët kryenin punët “më jep, të jap”, as disa nga gjykatësit nuk kishin harruar miqësinë me avoketër, dhe bashkarisht dëfreheshin me erën e eurove të matrapazëve, duke ndërtuar piemontin e krimit të organzuar, publik e privat. Nuk është e pazakontë nëse fitoni kontestin në Gjykatë, edhe poqëse kryhet përmbarimi, ju sërish mund të kërcnoheni, sepse uzurpatorët kanë kuptuar brishtësin e zbatuesve të ligjit, e si mund të vendoset ligjshmëria kur nuk ka lidhshmëri institucionale të gjyqit dhe policisë, edhe njëra edhe pala tjetër jozyrtarisht pranojnë bankrotimin institucional përballë kriminelëve pronësorë.

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Përkujtojmë 32-vjetorin e kalimit në amshim të bariut shpirtëror dhe liderit të komunitetit tonë Mons. dr. Zef Oroshit

03/24/2021 by Pafragje

Klajd Kapinova

Mons. dr. Zef Oroshi gjithë jetën i përgjuar nga diktatura komuniste

Këtë vit mbushën 32 vjet nga kalimi në amshim i bariut shpirtëror dhe liderit të shquar dhe të paharruar të komunitetit shqiptaro amerikanë Mons. dr. Zef Oroshit (1912-1989).

Sapo mbërriti me avion nga Italia në SHBA dhe u vendos në shtetin e madh metropolitan të New York-ut, mons dr. Zef Oroshi iu vu detyrës fisnike me qëllimin e mirë për të mbajtur të bashkuar shqiptarët emigrantë rreth kishës katolike, që u kthyer për disa dekada në një vatër të ngrohë e shtëpisë së Zotit. Bariu ynë shpirtëror i përvuajtur Oroshi punoi dhe jetoi pranë grigjës së tij, të përbërë kryesisht nga emigrantët shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi.

Ashtu sikurse dje edhe sot komuniteti i madh shqiptaro amerikanë ruan kujtime të pashlyera për njeriun me zemër të mirë, meshtarin e përkushtuar për trinomin shumë shekullor Fe – Atdhe – Perparim, sikurse e thirrshin të gjithë dom Zef Oroshin, sepse ai ishte shumë i thjeshtë e i dashur me të gjithë bashkatdhetarët e tij, pa dallim feje dhe krahine dhe me amerikanët me të cilët ai kishte kontakte të vazhdueshëm këtu.

Mbas kalimit në amshim të mons. Oroshit, shumë personalitete shqiptaro amerikanë, intelektualë, njerëz të thjeshtë, sikurse edhe figura të shquara të diasporës shqiptare nëpër botë, asnjëherë nuk e lanë në harresë emrin dhe veprën e madhe patriotike dhe kulturore të mons. dr. Zef Oroshit, duke e përkujtuar atë shpesh me artikuj, kumtesa, libra, dokumentarë, etj., në përvjetore dhe takime të ndryshme mes bashkatdhetarëve tanë.

Në këtë 32-vjetor të kalimit në amshim të mons. dr. Zef Oroshit, sidomos këto 5 vitet e fundit, shumë rapsodë popullorë nga trevat e Miridtës edhe më gjërë e kanë përkujtuar me krenari dhe nostalgji të gjithë veprimtarinë patriotike të tij, përmes telave të çiftelisë, duke krijuar këngë që përmbajnë në esencë frymën e thellë atdhetare dhe fetare të bashkëatdhtarit tonë, që një jetë të tërë e kaloi në emigracion me mallin e zhuritur për Shqipërinë dhe vendlindjen e tij të dashur Mirditën.

Monsinjori ynë, për herë të parë për lexuesit mbarëshqiptarë u zbulua me fakte dhe prova të botuara në 4 libra monografik nga biografi i tij studiuesi Tomë Mrijaj.

Duke shfletuar me kujdes faqet e librave, del në pah fakti se ai kaloi një jetë të tërë i përgjuar vazhdimisht nga një Dosje e madhe, që kishin hartuar ndër vite, hetuesit, Ministria e Punëve të Brendshme, policia sekrete apo forcat e Sigurimit të Shtetit të diktaturës komuniste, me porosi direkte të diktatori Enver Hoxha dhe Kryeministrit asokohe Mehmet Shehu në Shqipëri nga vitit 1951 dhe në vazhdim.

Libri me titull kuptimplotë: “Një jetë i përgjuar” (New York, 2020), marrë nga Dosja Origjinale e Sigurimit të Shtetit Komunist në Shqipëri, zgjon interest të madh tek populli shqiptar si brenda vendlindjes dhe jashtë kufijve të Atdheut.

Vepra në fjalë, është mirëpritur shumë mirë në komunitetin shqiptaro amerikanë, për faktin, sepse më parë ata kishin ndjekur me interes për herë të parë, përmes kanalit Youtube tre video me titull: “Report TV: Dosja K – Monsinjor Zef Oroshi i përgjuar nga Sigurimi deri në vdekje”, për tre javë rresht të realizuar me profesionalizëm nga gazetarët investigativë të Radio Televizionit Shqiptare në Tiranë.

Në këtë dokumentar historik u intervistuan djemtë e vëllezërve të mons. Oroshit, si: Gjon Prendi, i cili, kishte kaluar 10 vjet ne burgun famkeq të Spaçit dhe disa vite në kampet e tmerrshme të përqëndrimit të asaj periudhe dhe djali i vëllait tjetër Ndoit, i cili, pas 9 muaj në hetuesinë e tmerrshme të Shkodrës vdes në torurat më mizore, që u përdorën ndaj të burgosurve të pafajshëm, për të cilat deshmoi djali i tij Nikolla, që asokohe ishte në moshën 4-vjeçare.

Me interes u mirëprit në studio edhe mbesa e Kolonel Xhemal Laçit një nacionalist dhe aktivist i shquar në komunitetin shqiptaro amerikanë, historiania e re investigative nga Shkodra, publicistja Leonora Laçi, e cila foli më gjerësisht për dokumentet që ajo kishte parë nga afër në AQSH.

Më vonë këto dokumente, që përmbajnë Dosjen origjinale voluminoze të dr. Oroshit, sikurse na njoftoi studiuesi dhe publiçisti Tomë Mrijaj, me insistimin e vazhdueshëm të tij, u tërhoqën nga studiuesja Leonora Laçi nga Tirana dhe iu dorëzuan atij. Mbi bazën e tyre studiuesi Mrijaj përzgjodhi, përgatit nën përkujdesin e veçantë dhe botoi me shpenzimet financiare të tij komplet Dosjen e diktaturës komuniste kundër mons. dr. Zef Oroshit.

Kjo Dosje, qëndroi e fshehur në Arkivin e Shtetit (AQSH) nga viti 1951-2019. Ajo ishte hartuar me kujdes dhe zgjerohej dita-ditës me informacione dhe trillime absurde nga spiunët dashakeq, që ndodheshin si emigrantë të shitur në Europë dhe SHBA dhe vepronin për llogari të idhurit të tyre Enver Hoxhës, kundër nacionalistit dhe eruditit të kulturuar mons. dr. Zef Oroshit.

Monsinjor Oroshi nuk është

arratisur nga shtetrrethimi i veshur si grua

Në “dokumentarin” e shkurtër me titull: “Arratisja spektakulare e Imzot Zef Oroshit”, publikuar në kanalin Youtube më 24 shkurt 2021, për 10 minuta e 12 sekonda, hartuesit e libretit (skenarit), në disa pika kryesore të përshkrimit të momentit të arratisjes së mons dr. Zef Oroshit ka pasaktësi, të cilat bien në kontradiktë me realitetin historik të kohës kur ka ndodhur ngjarja.

Kështu në videon e publikuar në Youtube, në lidhje me arratisjen e mons. Oroshit, ndër të tjera autorët thonë shprehimisht: “Ja se si u zhvillua ngjarja në prapaskenë në ato pak minuta me shpejtësi dhe fshehtësi e motra e priftit Lukja, kishte marrë në trastë një palë rroba gruaje nga qela dhe i qon në dhomën e veshjes së priftit. Ishte një aneks i kishës me dalje nga ana e pyllit. Ishin 10 minutat e fundit të meshës dhe dom Zefi del nga altari i shenjt dhe nuk lë porosi për të kumtuar xhakoni apo murgesha në lidhje me katekizmin apo diçka tjetër jashtë meshës. Ai futet shpejt në kthinën e tij (vend i ngushtë) dhe vishet shpejt e shpejt si grua dhe përnjëherësh del nga dera e pasme dhe futet në pyllin e gështenjave, duke kapërcyer një përrua të vogël. Askush nuk i kushtoi rëndsi një gruaje, që doli nga ajo derë, pasi prifti kishte aty nënën dhe motrën dhe mund të vizitohej nga familjarët e tij në çdo kohë. Askujt nuk mund t’i shkonte ndër mend, se ai njeri i Zotit me atë veshje të bukur pozante me xhup nuk ishte një grua, por vetë dom Zef Oroshi, që nuk do të kthehej më në atë vend… Kurrë nuk kishte ndodhur, që prifti ta linte meshën pa e mbyllur, por kjo do të ishte një histori e rrallë mbushur me një vello mitike. Siç merret me mend, pati një shokim nga forcat e ndjekjes dhe hierarkia e shtetit se si ishte e mundur: A e kishte përpier dheu priftin!?…”

1.      Në Dosjen origjinale me 450 faqe të dom Zef Çokut (Oroshi), që ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë, në asnjë fletë të saj nuk thuhet se mons. dr. Zef Oroshi është arratisur i veshur si grua dhe ka dalë në mal pranë çetave nacionaliste antikomuniste, që vepronin në Mirditë. Po aty nuk ka asnjë fjalë edhe nga “deshmitarët” dhe akuzuesit e tjerë mirditorë, se dom Zefi është arratisur i veshur me rroba gruaje. Komunistët, do të ishin të lumtur të pohonin një gjë të tillë, për të ulur figurën e meshtarit patriot, duke sajuar një histori të rremë, sikurse u sajua nga producentët e videos në fjalë.

2.      Në “dokumentarin” e zhurmshëm, thuhet se Lukja ishte në kishë kur Monsinjor Oroshi u arratis. Në fakt ajo ishte në qelë së bashku me nënën dhe antarët e tjerë të familjes. Vetë nipi i Monsinjor Oroshit, Gjoni, që askohe ishte 10 vjeç, ka deklaruar se “ne ishim të gjithë në qelën e priftit…”

3.      Ish i burgosuri politik shkodran Bep Kuqani, që ka ndenjur si bashkëvuajtës në disa burgje me bashkëpunëtorë të mons. dr. Zef Oroshit, sikurse është edhe mirditori Ndue Jaku, nuk ka thënë asnjëherë se prifti trim Oroshi është veshur me rroba gruaje, për t’i ikur rrethimit të hekurt të forcave të ndjekjes së Sigurimit komunist.

4.      Shumë pjesëtarë të familjes së imzot Zef Oroshit me banime në Mirditë dhe Lezhës dhe mbarë fisi Çoku, janë shumë të indinjuar sot për mënyrën se si disa pseudostudiues dhe producentë videosh, po mundohen të ulin poshtë personalitetin e shquar të botës shqiptare dhe komunitetin shqiptaro amerikanë këtu. Në video u përdor teoria e konsipiracionit, i vënë në gojë me hamendje të njërëzve, sipas së cilës dom Zef Oroshi ishte nisur në Gjader të Lezhës, për të hyrë në aeroportin e vogël ushtarak dhe për tu larguar drejt Italisë… 

4 libra monografikë dhe një dokumentarë historik me 3 pjesë realizuar nga RTSH

Për të mbajtur të pashuar kujtimin dhe respektin e thellë për udhëheqsin shpirtëror të komunitetit shqiptar në SHBA, biografi i shquar i prelatit Oroshi, studiuesi i palodhur Tomë Mrijaj, shkroi 4 monografi shumë të vlefshme, duke zbardhur për herë të parë jetën dhe veprën e madhe të Monsinjorit dhe Patriotit tonë, duke ia paraqitur ato komunitetit shqiptaro amerikanë dhe vendlindjes së tij të dashur nënës Shqipëri dhe Mirditës heroike, e cila ka nxjerrë nga gjiri i saj këtë figurë të madhe të botës shqiptare në vendlindje dhe diasporë.

Pas librave me vlerë historike: “Mons. dr. Zef Oroshi – një jetë e shkrirë për fe e atdhe”, jetëshkrim, New York, 2009, “Abati i Mirditës – Imzot Frano Gjini – Martir i kishës katolike”, 2018, “Long Kuvendit – në trinomin Fe – Atdhe – Perparim” (New York, 2019) dhe së fundi doli në qarkullim libri i ri: “Një jetë i përgjuar” (New York, 2020), e cila përbën Dosjen e plotë të Sigurimit të shtetit komunist për meshtarin mirditor mons. dr. Zef Oroshin.

Vepra e fundit në fjalë, u përzgjodh, përgatit dhe u botua nën përkujdesin e veçantë dhe shpenzimet financiare të studiuesit e publiçistit veteran i komunitetit tonë Tomë Mrijaj.

Meshtari dhe personaliteti i shquar e i paharruar mons. dr. Zef Oroshi, rivjen mbas shumë dekadave para shqiptarëve kudo nëpër botë dhe komunitetin shqiptaro amerikanë, me një libër original me titull: “Një jetë i përgjuar” i mbushur plot me dokumente të Dosjes së tij keqdashëse, hartuar me dorë dhe makinë shkrimi, për dekada me radhë nga punonjësit e polcisë sekrete të Sigurimit të Shtetit socialkomunist, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.

Studiuesi Tomë Mrijaj, në shkrimin e tij analitik: “Dy fjalë hyrëse”, ndër të tjera shkruan: “Sapo përballesh me një Dosje të errët, të përpiluar me denigrime, trillime, shpifje dhe shkrime me paramendime direkte qëllimkeqe, të vetë punonjësve të Sigurimit të sistemit komunist, ju si lexues të kujdesshëm, duhet të jeni të përgatitur psikologjikisht të mësoni më shumë, se çfarë ju pret nga leximi, duke qenë të vetëdijshëm, sikurse edhe unë për këto “perla” të Dosjes, që mora në dorë.

Njeriu në ditët tona, shokohet kur sheh nga afër sesa të paskrupullt, në manipulime dhe trillime (të ngjarjeve dhe figurës historike të përsonit që ata përbaltnin papushim) ishin strukturat informative policore të fshehta apo forcat e Sigurimit të shtetit komunist dhe më saktë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Shqipëri, gjatë harkut kohor të vitëve 1944-1990.

Ata arritën deri aty sa të sajojnë histori të rreme mbi mons. dr. Zef Oroshin, kur ai ishte larguar nga ferri burg komunist i Shqipërisë…

Nga burimet e Dosjes, mësojmë se në Itali dhe SHBA ai përgjohej vazhdimisht këmba – këmbës nga hafijet e Sigurimit komunist shqiptar dhe informacioni mbi lëvizjet dhe takimet e tij në diasporë përgjohej dhe regjistrohej dhe më pas përcillej në Tiranën zyrtare komuniste, ku operativët e fshehtë komunistë hartonin tekstin e shpifjeve, duke krijuar kështu dora dorës Dosjen e Zezë për te.”

Veprimtaria e shumanshme e klerikut dhe intelektualit të shquar të botës shqiptare në diasporë mons. dr. Zef Oroshit, njihet shumë mirë, përmes librave monografikë, kujtimeve, artikujve kushtuar atij në përvjetore të ndryshme, të cilat janë shkruar nga autorë dhe studiues të ndryshëm për te, për shumë dekada me radhë deri në ditët tona.

Meshtari katolik dom Zef Oroshi, bën pjesë në ato personalitete historike, që nuk u pajtuan asnjëherë me fitoren e komunistëve. Ai nuk e pranoi as në atdhe dhe as në Shtetet e Bashkuar të Amerikës fitoren mashtruese komuniste.

Bariu ynë shpirtëror, nuk ishte vetem një predikues i thjeshtë fetarë, por dhe një studiues i zoti, pendë e spikatur dhe e mprehtë e botës shqiptare.

Përmes larmisë së artikujve, ne tani njohim një përkthyes cilësorë; një gjuhëtar shqiptar të apasionuar; shkrimtar i shkollës së traditës gegë dhe stoik i papajtueshëm me regjimin ateisto komunist në Shqipëri etj.

Libri në fjalë, është i bazuar në dokumente origjinale, të siguruara fatmirësisht nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë, që ishte kthyer fatkeqsisht në makinë automatike propagandistike.

Në librin arkivor, përfshihen për herë të parë rreth 450 dokumente, të hartuar dita – ditës nga punonjësit special të Sigurimit të Shtetit, të cilët kanë hartuar një Dosje me shpifje dhe trillime, të cilat studiuesi shqiptaro amerikanë Tomë Mrijaj, i ofron sot para lexuesve mbareshqiptarë.

Ky libër është i veçantë në llojin e vet, për faktin, se i jep për herë të parë dokumentet (faksimile) në mënyrë origjinale, ku, lexuesit dhe studiuesit e rinj kanë mundsi dhe hapësirë të shohin dhe vërtetojnë me kujdes fantazinë e proçesverbaleve, raporteve, akuzimeve pervese, dëshmi të rreme nga trathtarët dhe spiunët, përshkrimeve, thënieve të fabrikuara, dëshmitarëve shpifës sistematike të diktaturës komuniste dhe të hafijeve të Sigurimit të Shtetit ateist.

Në një qarkore, që ipeshkvi imzot Bernardin Shllaku u dërgon dioqezave (shkruar nën torturë nga Sigurimi), tregohet sesa bujë kishte bërë arratisja e dom Zefit dhe jo vetëm Sigurimi ishte në kërkim të tij, por ishte ngritur dhe një komision kërkimi i përbërë nga Dekani i Tiranës, dom Mark Dushi, dhe Administratori Dioqezan i Lezhës dom Ndoc Sahatçija.

Asokohe vetë dom Ndoc Sahatçija, në nëntor të vitit 1952 merr rrugën për në Veri të Shqipërisë, për ta kërkuar vetë dom Zef Oroshin. (Referuar nga libri i dr. Markus W. Peters, “Përballjet e historisë së Kishës Katolike në Shqipëri 1919-1996”).

Momenti i arratisjes së bujshme të mons. dr. Zef Oroshit, është kthyer në një legjend. Për ta bërë më reale dhe në mënyrë që të mos mitizohet më tej me këto fakte, i tregon nipi i mons. dr. Oroshit, Prend Gjoka, i cili, rrëfen pas shumë dekadave të vërtetën sesi dom Zefi i kishte shpëtuar arrestimit dhe ishte fshehur në mal deri sa u largua fillimisht në Europë e më pas në tokën e premtuar të SHBA-së.

Kështu asokohe dikush nga banorët e informoj meshtarin e ri dom Zef Oroshin “se kisha ishte e rrethueme nga forcat speciale të Sigurimit”.

Nga Tirana, forcat e Sigurimit mbanin në dorë një Urdhër Arrestimi, të ardhur direkt nga Mehmet Shehu. Forcat e Sigurimit, po prisnin që mesha të përfundonte dhe prifti të dilte i fundit për ta arrestuar. Ata vëzhgonin me kujdes nga dera kryesore daljen e popullit.

Plani ishte që të arrestohej në momentin e daljes së popullit nga kisha dhe dom Zefin ta arrestonin, që të mos mund të kundërpërgjigjej…

Amerika, u bë atdheu i dytë për të dhe veprimtarinë e tij, atje la gjurmë të pashlyeshme, me themelimin e Kishës së Parë Katolike Shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë” (1962, sot “Zoja e Shkodrës”, në Hartsdale New York).

Kjo tregon se ai i shërbeu më mirë atdheut larg tij, duke qenë se Shqipëria u kthye në një burg të madh për intelektualët dhe ndrydhi jo vetëm dëshirat për tu arsimuar, por shtypi e burgosi pronën private, fenë edhe mendimet dhe fjalën e lirë.

Prend Gjoka, rrëfen se halla e tij (motra e dom Zefit), Lukja përjetoi kalvarin nëpër burgjet e internimit. Ajo pas rënies së komunizmit në vitin 1990 ka jetuar në shtëpinë e nipit deri në ditën kur ajo mbylli sytë.

Motra e Monsinjori kishte qenë personi i fundit që dom Zefi kishte takuar para se të arratisej në mal…

Ai në mal bashkohet me grupet antikomuniste, ku do qëndroj për tetë muaj deri sa kaloi në Kosovë e cila ishte pjesë e Federatës Jugosllave, me gjithë vështirësitë dhe i plagosur kalon në Mitrovicë e nga aty pas garancive që i dhanë Dera e Gjomarkut e personalisht Kapidan Ndue Gjomarku, shkojnë në Itali. 

Në faqet e librit, janë emrat dhe mbiemrat e të gjithë hartuesve të Dosjës, punonjësit apo oficerët e Sigurimit të Shtetit, hetuesit, dhe punonjësit e tjerë spiunë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë, të cilët në bashkëpunim me njeri – tjetrin, ishin totalisht kundër meshtarit katolik shqiptaro amerikanë, kur ai ishte si meshtari i ri, në kishën e shën Maria Magdalenë, në Ungrej të Mirditës, kur arratiset në malet e Mirditës dhe gjatë gjithë aktivitetit të tij antikomunist në Itali, SHBA për dekada me radhë.

Mons. dr. Zef Oroshi, ishte dhe mbeti një ndër liderët kryesorë antikomunistë të diasporës sonë shqiptaro amerikane, i cili, gjithë jetën e tij ia kushtoi komunitetit këtu dhe luftës kundër diktaturës komuniste dhe diktatorit otoman Enver Hoxha.

Aktivisti nacionalist, studiuesi Tomë Mrijaj, është biograf i mirënjohur i Monsinjor Oroshit

Libri i ri në fjalë, shoqerohet me një shkrim shumë interesant në hyrje të tij me titull: “Dy fjalë për lexuesit” (fq. 13-20), shkruar nga biografi i Monsinjorit studiuesi Tomë Mrijaj. Po ashtu vepra mbyllet me një shkrim përgatitur me kujdes nga historinia Leonora Laçi, me titull: “Kalvari i vuajtjeve të familjes së Mons. dr. Zef Oroshit në diktaturën komuniste” (fq. 249-254).

Libri u përgatit me kujdes në New York, gjatë viteve 2019-2020 dhe u botua me sukses, nën kujdesin e Shtëpisë Botuese dhe Shtypshkronjen “VOLAJ”, në qytetin e lashtë të Shkodrës.

Një falënderim i veçantë nga zemra i shkon Shtypshkronjës dhe stafit të saj, të drejtuar profesionalisht, për punën e shkelqyer serioze dhe përkushtuese të bërë nga miku im i vjetër Martin Ndoja.

Në kopertinën kualitative, është busti kushtuar mons. dr. Zef Oroshit (1912-1989), dhuruar kishës katolike shqiptare “Zoja e Shkodtrës” Hartsdale, New York nga skulptorja profesioniste amerikane Carolyne D. Palmer.

Disa nga temat e përmbajtjes së dokumenteve

Libri përmban tema interesante, ku disa nga nga ato janë: Inventari i materialeve, që ndodhen në dosje (9 faqe); Lista e personave që janë njohur me dosjen; Lista e personave që implikohen në dosje; Fleta e kontrollit në kartotekë; Të dhëna biografike të dom Zef Çokut (Oroshit) 13.3.1981; Vendim që t’i hapet dosja e kërkimit për përpunim, 26.6.1958; Lista e lidhjeve miqësore e farefisnore të të arratisurit dom Zef Çokut (2 faqe); Disa letra që mendohet se janë shkëmbyer mes dom Zefit dhe disa të tjerëve, gjatë kohës që ndodhej në mal i arratisur. Vërtetësia e tyre është e dyshimtë.

Në dokumentet e Sigurimit apo policisë sekrete komuniste, shikohet dukshëm edhe “ekspertiza”, që i është bërë letrave, (30.12.1951), relacionet dhe implikimet e ndryshme ose deponimi të personave pa karakter dhe të lëkundur kundër dom Zef Çokut, 18.1.1952. (2 faqe), sikurse edhe shumë informacione mbi levizjet e dom Zefit. (3 faqe); Raport propozim për regjistrimin e të dhënave mbi dom Zef Çokun në kategorinë II; Arrestimi i Ndue Jak Ndoj, për të dhënë informacione mbi strehimin e të arratisurve ndër to dhe dom Zef Çokun, kurse me datën 6.X.1952, njoftohet mbi kalimin në Jugosllavi të kriminelit dom Zef Çokut apo informata, ku përmendet dhe plagosja në krah e dom Zef Çokut, në muajin qershor 1952.

Sigurimi kishte informacione të hollësishme mbi lëvizjet antikomuniste të dom Zef Oroshit, sikurse është raporti i datës 5.V.1956: “Raport informativ agjentural mbi emigracionin reaksionar, shkruhet dhe për takimet që dom Zef Oroshi realizon me komunitetin shqiptar, në kampin e San Antonit (Itali), ku flet me skepticizëm për amnistinë, që po jepte shteti shqiptar ndaj të arratisurve.”

Sërisht, me datën 15.I.1957, dom Zefi takon shqiptarët në Romë (Italy), ku, i bënë thirrje emigrantëve nëpër kampe, që të mos gënjeheshin nga Qeveria komuniste shqiptare dhe një vit më vonë raportohet, se me datën 28.I.1958 zhvillohen takimet e dom Zef Oroshit me komunitetin shqiptar në Napoli etj.

Nga ana e tjetër, po atë vit, me datë 18.4.1958 brenda komunitetit shqiptarë, zhvillohen takimet e ngrohta me dom dr. Zef Oroshit dhe prof. Martin Camajt (arratisur nga Shqipëria) me emigrantët dhe përpjekjet e Komitetit “Shqipëria e Lirë”, që të ndihmojë emigrantët politikë antikomunistë shqiptarë, për të udhëtuar drejt Amerikës. Aktiviteti nacionalist i Oroshit, nuk ka ndalur.

Ai i shkruan një letër drejtuar komunitetit të arratisur shqiptar në Belgjikë pas takimit që pati me ta. (dy faqe) dhe më vonë ai shkon vetë në në një takim me komunitetin shqiptar në Belgjikë, ku flet hapur kundër regjimit komunist në Shqipëri etj.

Edhe në SHBA dhe më saktë në New York aktiviteti i meshtarit të përkushtuar mons. Oroshit është i madh dhe shumë planesh. Kështu me datë 8.9.1962, dom Zef Oroshi krijon Këshillin e Kishës Katolike Shqiptare në Amerikë, ku ai bën propagandë kundër komunizmit dhe në favor të Komitetit “Shqipëria e Lirë” dhe pak kohë më vonë meshtari patriot antikomunist dom Zef Oroshi takohet në Clevelend (Ohio) të SHBA-së me komunitetin shqiptar. Mons. dr. Zef Oroshi për merita përkushtuese atdhetare zgjidhet në kryesinë e Vatrës me qendër në Boston etj.

Prelati ynë dr. Oroshi

Meshtari ynë mons. dr. Zef Oroshi, ishte Sekretari i fundit i Abacisë së Mirditës, themeluesi i Kishës së Parë Katolike Shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë” sot “Zoja e Shkodrës” New York.

Meshtari, gjatë gjithë jetës së tij, u gjend afër popullit të vet, në ditë të mira dhe të vështira, si një ushtar besnik i Krishtit. Ai ndau me besimtarët gëzimet dhe hidhërimet e një jetë të vështirë plot tallaze në emigracion.

Abati i Mirditës dhe Delegati (Regent) Apostolik (kur është dëbuar nga Qeveria komuniste e Tiranës imzot Leone Nigris Delegat Apostolik në Shqipëri deri më 5 maj 1945, shënimi im K.K.) imzot Frano P. Gjini (1886-1948) e kishte dom Zef Oroshin meshtar të ri në moshë dhe njëkohësisht sekretar të tij të përkushtuar plot energji, brenda famullive, që administronte shpirtërisht (kishat sufragane).

Mbas 12 vjetëve (1940-1952), si pasoj e përndjekjeve të Sigurimit dhe martirizimeve të vëllezërve në Krishtin, në kohën e ateizmit të gjirokastritit Enver Hoxha, mbasi thotë meshën hoqi shpejt veladonin dhe mori udhën e arratisjes nëpër male, duke iu bashkuar forcave të rezistencës kundërkomuniste.

Ish i burgosuri politik Bep Kuqani nga Shkodra, që qëndroi për shumë vite në burgjet famkeqe të Shqipërisë dhe mbylli jetën në New York, më ka pohuar me gojën e tij se Monsinjor Oroshi ka qenë komandant i forcave të rezistencës antikomuniste në malet e Miriditës, sikurse dëshmon me saktësi edhe Dosja e diktaturës hartuar nga Sigurimi i Shtetit komunist asokohe.

Për 8-9 muaj, ai qëndron mes maleve, në shpella, shi e borë, me bukë e pabukë, i veshur keq në dimër, duke provuar mundimet e Krishtit, që salvohet nga të pafetë.

Të dielën e Pashkëve të vitit 1952, për trimat e lirisë, mes maleve të Mirditës (pyjet e Molungut), thotë meshën në orët e para të mëngjesit, ku, Zoti i dëgjon lutjet, duke e shpëtuar e udhëhequr drejt tokës së lirë…

Në gusht 1952, ai gjendet në tokat etnike shqiptare në Dardani për disa muaj, duke kaluar e qëndruar për pak kohë në Mitrovicë, Gjakovë, Pejë… dhe shkon në Beograd.

Dera e Gjomarkajve të atdhelindjes së vet, falë mikpritjes, zemërgjerësisë, bujarisë tradicionale, i dërgon garanci, për të shkuar në Itali.

Ishte viti 1953, kur ai gjendet sërisht para ëndrrës rinore. Tashmë Oroshi, po e prekte realitetin dhe shijonte atë liri, që prej kohësh e kishte bluar në mendje e dëshiruar me zemër.

Sërisht me libra dhe pranë tyre, ndjehej i gëzuar dhe krenar si bir arbëror. Më të mbërritur në Romë, fillon përpjekjet e takimet me klerikë, për të vijuar studimet e larta në Teologji.

Dhe Zoti e ndihmoi, për t’i hapur me bujari portat e dijës universale, mbasi kishte ndjekur nga afër kalvarin e vuajtjeve, për të ardhur deri tek Portat e Piazza di San Pietro në Itali. Paralel me studimet e larta, i kërkoj Selisë së Shenjtë, që t’i miratoj kërkesën (dekretin), për të qenë kapelan katolik (bari misionar), për bashkatdhetarët mërgimtar politik, që gjendeshin në Romë.

Një pjesë e grigjës së tij, kishin shprehur dëshirën, për të emigruar në ShBA, ku, imzot Oroshi i ndihmon, falë bujarisë të gjithë pa dallim feje.

Ai ishte bashkvendasi e atdhetari i flaktë i abatit të Mirditës e rilindasi i madh imzot Preng Doçi. Dy mirditas Doçi e Oroshi, në kohë të ndryshme, bëhen tribunë e mendimit përparimtar shqiptar, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në ndihmë të besimtarëve dhe popullit shqiptar i ndodhur njeri mbas tjetrit në dy robëri: otomane islame barbare dhe diktaturën ateiste komuniste.

Falë pasionit e vullnetit të hekurt, për t’u marrë me libra dhe studime, që kërkonin shumë mund dhe kohë në përkthime, dr. Oroshi, përfundoi shqipërimin e librave: Katekizmi (1953), Ungjilli simbas Mateut (1953), Studimet e Bioshme (1953), duke mos lënë mbas dore studimin e leksioneve të disiplinave të universitetit në vitin e parë akademik (1953-1954).

Po më 1960, përkthen dhe boton Visarthin Shpirtnuer, një lloj katekizmi doracak, për familjarët emigrantë shqiptarë katolik. Dashuria e respekti, për shkrimtarët e shkollës së traditës geg veriorë, që kishin vulosur me erudicionin e përkushtimin e tyre, u bënë objekt i studimeve të tij.

Për të qenë më konkret, ai zgjodhi shkrimtarin e shquar dhe prozatorin modern prof. Ernest Koliqin dhe kontributin e tij shembullor shumëplanësh, në fushën e letërsisë bashkëkohore shqipe.

Një punim të plotë dhe dinjitoz: si vepër monumentale, kushtuar shkrimtarit Koliqi (numër special), ai e botoi të plotë, në revistën autoritative, shkencore, kulturore Shejzat (1975), në përkujtim të mikut të tij të madh. Në Universitetin e famshëm të Romës Angelicum (1958), vijon studimet e vitit të pestë në degën e teologjisë, që ndryshe njihet si disiplina ose gjimnasitika e trurit.

Këtu merr si subjekt, për të trajtuar gjerësisht e filozofikisht 20 teza në shkencën e Teologjisë, duke e mbrojtur (në vitin 1960) me sukses temën: “Një reformator i madh i Kishës irlandeze të shekullit XII”, për gradën shkencore Doktor.

Në komisionin e Këshillit Shkencor Vlerësues të Universitetit, bënin pjesë figura të shquara të kulturës, që punonin si lektorë në Universitetet e ndryshme italiane dhe asnji shqiptar.

Ai përpiqej, t’a largonte vemendjen nga ngjarjet plot të papritura, që i kishin ndodhur në Shqipëri. Por sërisht, kujtime të një kohë të hidhur, që s’harrohen e ngacmonin, për të gjykuar sesi ka mundësi, që shqiptari komunist urren për vdekje bashkatdhetarin atdhedashës dhe idealist.

Prelati ynë kishte letërkëmbime, me pendat e spikatura të mendimit elitar shqiptar në emigracion, si: prof. Ernest Koliqin, prof. Karl Gurakuqin, prof. Rexhep Krasniqin, prof. Martin Camaj, atë Daniel Gjeçaj O.F.M, pader Paulin Margjokaj O.F.M…

Dhe më 1973, u realizua dëshira e madhe e klerikut të përkushtuar në trinomin Fe – Atdhe – Përparim, mbas fushatës fondmbledhëse prej bashkatdhetarëve, në praninë e besimtarëve, u bë më në fund bekimi i kishës së re, mes një atmosfere të madhe gëzimi, me të cilin ishte bashkuar, përmes mesazhit edhe ish Kardinali i New York-ut, i ndjeri, Arqipeshkvi Metropolitan Eminenca e Tij Terence Cooke.

Bariu nacionalist e dijetari i ndritur i shqiptarëve, la një emër shumë të mirë në fushën e publicistikës e botimeve në gjuhën shqipe. Ishte ai, që shqipëroi librin: “Katër Ungjijt dhe Punët e Apostujve” (Romë, 1960, 1979), në gjuhën e ëmbël geg, aq të nevojshëm për shqiptarët.

Dom Zefi, me modestinë tipike malësore, ishte një bibliotekë, që ecte me dy këmbë, sikurse shpreheshin të gjithë ato që e njihnin nga afër, “një enciklopedi vërtetë e gjallë”. Ai nuk dinte të shterronte kurrë, për dijet akademike dhe bashkëkohore fetare dhe kulturore shqiptare që zotëronte.

Imzoti e adhuronte shumë mësuesin e paharruar klerikun, poetin dhe njeriun e shquar të përmasave botërore dom Ndre Mjeden (1866-1937). Oroshi, shpesh jetonte e vepronte, nën shembullin e edukatorit të zellshëm e frytdhënës, pranë Seminarit Papnor në Shkodër (1843-1946, 1991).

Vetmia e tij, ishte një adhurim i përshtatshëm mbushur me lutje, për një kontakt më imtim me Zotin. Ai shpesh i mbushte sytë me lot dhimbjeje e malli të pashuar, për atdhelindjen Oroshin, familjen e shpërndarë në kampet e vështira të internimeve komuniste.

Meshtari ynë dinamik mons. dr. Zef Oroshi, themeloi Kishën e Parë Katolike Shqiptare, bashkoi komuniteitn nga të gjithë përkatesitë fetare. Fjalët e tij, në meshën e parë në kishën e porsa themeluar, u bënë realitet, ku tha: “Kjo sot asht nji dritë e vogel, por shumë shpejt do të bahet nji dritë e madhe këtu dhe në Atdhe.”

Mons Oroshi e kreu amanetin e Abatit të Mirditës mons. Frano Gjinit. Famullia “Zoja e Shkodrës” në New York, gjatë këtyre 30 viteve ka ndihmuar me miliona dollarë, për ndërtimin nga themeli dhe riparimin e kishave të rrënuara në vendlindje, sikurse edhe ndihma humanitare, shkolla, spitale, rrugë etj., si në: Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi. 

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Gjama e burrave dhe vaji i grave në Malësi

03/18/2021 by Pafragje


Tomë Bishi Ivezaj- brimtari më i njohur dhe më i respektuar në Malësi

Gjekë  Gjonaj

Gjama e burrave, është një traditë që është përdorur nga burrat shqiptarë – malësorë  vetëm për burrat e vdekur. Ky ritual mortor në trevën e Malësisë së Mbishkodrës  është aq i vjetër sa edhe  në malësitë –krahinat tjera  veriore  shqiptare në Shqipëri, në   Kosovë, në Labëri  dhe në arbërorë të Greqisë. Sipas studiuesve vendas dhe të huaj  të kësaj fushë  riti i gjëmës ( vajtimit) zanafillën e ka   që nga koha e Skënderbeut, por realisht praktika është më e vjetër dhe përshkrime të ritualeve të tilla gjenden që tek Odisea i Homerit. Kronikanët e  kohës  kanë shënuar se, kur vdiq  Gjergj Kastrioti- Skënderbeu në vitin 1468, Lekë Dukagjini rrihte gjoksin e shkulte flokët, siç bëri Akili kur u vra Patrokli në luftën e Trojës,  3.000  e më shumë  vjet më parë. Udhëtarë e misionarë të huaj të shekujve XV-XVII, që kanë studiuar dhe vërejtur këtë dukuri të malësorëve të Shqipërisë së Veriut, sidomos ritet e vajtimit ndër burra, i vlerësojnë ato si të natyrës pagane e të çuditshme. Esenca e këtij rituali është që të lihet dhimbja,  të shkojë dhe të largohet nga njeriu e po ashtu edhe të respektohet i vdekuri. Në Hot, Grudë, Triesh e Kojë,  ka qenë zakon që  të vedekurin/ën ta vajtojnë  burrat dhe gratë. Domethënë  në Malësi ka pasur  vajtorë ( gjamtarë)  dhe vajtore.

Gjamtë e  burrave  ( Vajtorët )

Njeriu apo personi që shprehë ( thërret-bërtet)  vaj ( qan me ligje  të vdekurin) në Malësi quhet vajtor.  Ai shkonte kudo merrte lajmin e vdekjes    në Malësi, pa pagesë,  për t’i thirrë vaj të vdekurit  sipas zakonit në këtë trevë.  Të vdekurin burrë e kanë vajtuar meshkujt dhe gratë, ndërsa  nëse një e vdekur ka qenë femër, atë e kanë vajtuar vetëm gratë. Nuk jam në dijeni që  në Malësi  një burrë të ketë vajtuar një grua, por nuk e  përjashtoj një fenomen të mundshëm  të këtillë.  

Gjamët e buarrave në Malësi kanë qenë në grupe (korale) dhe kanë vazhduar deri në ditët e para pas Luftës së Dytë Botërore. Çdo person i grupit thurte vargje ashtu siç dinte duke mbajtur duart në pozitë horizontale, me rrahje të krahërorit, me gërvishtje të fytyrës. Gjamë të tilla më nuk ka në Malësi.   

Vajtimi në grupe, sipas studiuesve vendas dhe të huaj  të kësaj fushë, bisedës me vajtorë e vajtore të vjetra , me pleq e me plaka, është zhvilluar në disa faza.   Vajtorët  në grup kishin  prijësin e tyre   i cili zgjidhej nga   pjesëmarrësit e grupit. Ata në shenjë  të dhimbjes  thërrisnin vaj  të gjithë përnjëherë me zë të lartë, duke  rrahur gjoksin, duke i gërvishtur faqet,  duke i shkulur flokët,  duke rënë përmbys mbi  të vdekurin ( vigun-arkivolin) dhe duke gjëmuar dhimbshëm me fjalët:“ Ëh, ëh, ëh”. Gratë  e rrethonin vigun ( kufomën) , nga ana e kokës së të vdekurit , e shoqëronin gjamën e  burrave me :“ Ëj, hë, ëj”.  

Malësorët, përveç gjamëve kolektive, më vonë  kanë thirrë vaj   në mënyrë individuale,  një nga një.   Vajtori para se të thërrasë vaj qëndron në këmbë. Ai i vë dy duart në brez duke qitur njërën këmbë (në të shumtën e rasteve të majtën) përpara dhe ia fillon gjamës, me fjalët : “ I mje-e-ri, o  Gjelosh Toma”, por edhe : “ Mjer-o sot për ty Deli Meta” duke i theksuar ato virtyte e tipare që e kanë cilësuar të ndjerin, familjen e tij apo fisin. Vajtori mund të thërras vaj te shtëpia vetëm në mëngjes dhe aty ku i bëhet ceremonia e vdekjes. Natën nuk ka vajtorë te shtëpia, që thërrasin vaj. Gjithashtu, as vajtore. Vajtori thërret vaj  për mashkullin e vdekur e jo për gruan. Malësia gjatë shekujve ka pasur shumë vajtorë  të njohurë, që kanë lënë gjurmë të pashlyera në jetën shpirtërore të popullit tonë.    Në vazhdim po  përmendim   disa  prej tyre.

1. Vajtorët (gjamëtarët) nga Hoti: (Nikollë Prëkë Dushaj, Traboin, Rrok Pjetër Zeku Camaj,Vuksanlekaj,   Mark Paloka Junçaj, Rapshë, Cak ( Tomë) Gjoni Camaj, Vuksanlekaj.)

2. Vajtorët nga Gruda:(Tomë Bishi Ivezaj, Kolë Zefi Lulgjuraj,  Zef Ujka Lulgjuraj, Gjokë Kola Ivezaj,  Zef Dasha Lulgjuraj, Dedë Luli Gjolaj, Lekë Ujka Lulgjuraj, Sokol Deda Kalaj.)

3.Vajtorët nga Trieshi: (Dodë Smajli  Gjeloshaj, Nikollë Gali Lekoçaj, Gjeto Gjeka Arapaj,  Nikë Gjeti Arapaj, Gjon Deda Arapaj, Gjon Mixhi Gjurashaj, Nua Kola Gjurashaj, Kolë Gjoni Gjurashaj, Hilë Toma Margilaj, Nikollë Hila Margilaj, Gjergj Pali Ujkaj, Gjel Deda Nikprelaj, Zef Toma Dedivanaj, Zef Uci Memçaj, Prëkë Uci Gjolaj, Rrok Gjoka Gjokaj, Zef Toma Dedivanaj, Pjetër Prëla Lucaj,  Mal Kaculi  Cacaj, Mark Smajli Nikollaj, Mark Noshi Gjeloshaj, Gjekë Arapaj.)

4. Vajtorët nga Koja: ( Mark Zeka Ulaj, Zef Zeka Ulaj,Dodë Paloka Ulaj, Gjergj Leka  Ulaj, Prëtash Uci Ulaj, Bardh Miri Kërcaj, Kolë Bardhi Kërcaj,  Prëlë Kola Kërcaj,  Mark Gjeti Gjokaj,  Mark Luca Gjokaj, Dokë Marashi Ivanaj, Dodë Prëka Ivanaj, Prëlë Gjeka Kolçaj,  Mark Prëla Kolçaj,   Pjetër Kola Lucaj, Fran Tushi Lucaj,  Vuksan Leka Nucullaj.) 

Për kuriozitet  themi se  vajtorët    në Hot, Grudë, Triesh e Kojë   kanë qenë të besimit katolikë. Nuk mbahet mend të ketë pasur gjamtarë të besimit myslimanë.

Vajtimi i femrave ( Vajtoret)

Siç theksuam më lartë  te shqiptarët e besimit katolikë  në Malësi  është i përhapur dhe i njohur edhe vajtimi i  femrave. Vajtimi i femrave   dallohet nga  ai i meshkujve. Vajtoret fillojnë vajin me fjalët: “ Ëj, hëë-ëj”.  Këto poetesha popullore, për dallim nga vajtorët, të cilët mund t’i quajmë  edhe poetë popullorë, kanë vajtuar edhe meshkujt edhe femrat. Vajtoret kanë vajtuar ulur pranë vigut.  Me rëndësi është  të theksohet një fenomen i rrrallë në Malësi  se  ka ndodhur që një grua  myslimane  të ketë qenë vajtore. Ajo është File Hasja Gjokaj, nga fshati Milesh,  e martuar në Halaj të Kastratit.

Kjo grua  e cila ka vdekur në Shkodër,  ka qenë vajtorja e vetme e cila i përketë fesë islame  në Malësi që dihet  deri më sot. Ashtu si vajtoret e tjera  katolike, që në vajin e tyre përdorin aspekte kanunore kur qajnë një mysliman ,   ka vajtuar edhe kjo brimtare e fesë islame. Ndër vajtoret tjera të njohura në Malësi  po përmendim: 

1.Nga Hoti: (Lulë  Pjetra Camaj.)

2.Nga Gruda : (Mari Markja Ivezaj.)

3.Nga Trieshi: (Mare Gjonaj-Gegaj, Tereze  Gjokaj, Pashkë Ujkja Dedivanaj, Age Gjonja Arapaj, Pakë Gjetja Memçaj.)

4.Nga Koja: (Tringë Kolja  Gorvokaj.)

Vajtorët dhe vajtoret  e Malësisë me fjalë shumë prekëse, me plot ndjenja emocionuese, me shprehje të bukura poetike, me një gjuhë të pastër  dhe të pasur popullore theksojnë   vetitë e mira njerëzore  të të ndejrit/ës, gjendjen e vështirë që  lë i vdekuri, e vdekura  dhe pikëllimin e prindërve dhe familjes. Brimtarët dhe brimtaret në Malësi kanë qenë shumë të nderuar dhe të repsektuar. Ata gëzonin autoritet   tek popullata vendase.  Nuk mund të paramendohej    asnjë  vdekje pa pjesëmarrjen e vajtorëve dhe vajtoreve. Aq ishin të mirëpritur dhe të mirëseardhur në raste  vdekjeje sa  të pranishmit  nga larg i vërenin në grupe njerëzish duke thënë ja   po vjen filan vajtori. Ardhja e tyre  në hatër  vlerësohej si diçka madhore e madhështore dhe  i gjithë populli i dëgjonte me shumë vëmendje e qetësi pothuaj  absolute.  Secili vajtuer  dhe vajtore dallohej  nga të tjerët  për nga teknika e të bërtiturit vaj,  nga mjeshtëria e thurjes së vajtimit,  ngjyra  dhe lartësia e  e zërit të kthjellët  si pushka.      

Zhdukja e këtij riti të vdekjes

Ky zakon i lashtë i malësorëve  nuk u ndërpre që nga zanafilla  e tij e as në regjimin komunist në ish – Jugosllavi, siç ka ndodhur përshembull në Shqipëri në kohen e regjimit  të egër të Enver Hoxhës.  Por,  për fat të keq, kjo traditë e shumëshekullore e malësorëve  nuk arriti  të mbijetojë në fillim të  shekullit 21, që konsiderohet si shekull i teknologjisë. Tash disa vite  u shua përfundimisht ky rit mortor në Malësi. Gjama e burrave dhe vaji i femrave në këtë trevë shqiptare u depozitua në muze e  arkivë. Ndoshta  përgjithmonë.


Foto: Reimer Sclulz, 1937 – Vajtimi në grupe i malësorëve  në  vdekjen e Ujk Vuksanit në Theth

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

RETUSHUESIT- SI E KORREKTOJNË REALITETIN RAMA DHE VELIAJ

03/17/2021 by Pafragje

Po të kërkosh foljen “retushoj” në një prej fjalorëve online të Gjuhës Shqipe gjen lehtësisht se kuptimi i saj është bërja e ndryshimeve a përmirësimeve të imëta në një fotografi, në një film ose në një pikturë duke e ndrequr hollë e me mjeshtëri.

Është i njohur ky proces gjatë viteve të diktaturës në vend, ku ish-diktatori Enver Hoxha jepte urdhra për retushimin e fotografive të tij dhe si me “shkop magjik” zhdukte personalitete që nuk i donte më afër vetes.

Një nga rastet më të njohur është një foto e vitit 1936, kur Hoxha pozonte në ballkonin e Bashkisë së Shkodrës, moment shkrepur me disa personazhe, të cilët “u zhdukën” me urdhër të ish-diktatorit nga fotografia që e serviri më pas pa ta.

Majtas si ishte, djathtas si e retushoi foton Enver Hoxha

Retushimi, në përgjithësi është një ves i ish-diktatorëve në historinë botërore, Stalinit, Hitlerit.

Hoxha i Shqipërisë ka ndërruar jetë me kohë dhe vendi prej vitesh ka një sistem demokratik funksionimi por ky ves duket se nuk është harruar. Atë e vazhdon me besnikëri kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Po si e bëjnë ata?

Të pamjaftuar me përdorimin e “Photoshop”-it dhe teknikave të avancuara në punën me imazhin, Rama dhe Veliaj kanë menduar një “kleçkë” më origjinale, e cila ecën paralel me zhvillimet e fundit të teknologjisë, sidomos në lidhjet “Live” në rrjetet sociale.

Ajo ka të bëjë me këndet dhe kompozimin e imazhit në qendër të të cilit janë vetë, me qëllim që të retushohet realiteti. Fabula që shet Rama dhe Veliaj është e thjeshtë: le ta tregojmë historinë siç duam, dimë dhe mundemi vetë. Nëse Tirana është mbushur plot me kulla shumëkatëshe që të marrin frymën, le t’i zhdukim duke kapur vetëm këndet pa to, nëse hapësirat e kryeqytetit janë të ngushta e ndërtesat që kanë mbirë si “kërpudha pas shiut” të zënë frymën, le t’i xhirojmë deklaratat poshtë pemëve, në parkun e liqenit artificial apo të nisim një fushatë mbjellje pemësh në kodrat e Tiranës që të balancojmë betonin e frikshëm të hedhur mes Tirane.

Retushuesit e kohëve të sotme kalojnë në duar raste që i shohim përditë dhe që konkretizojnë më së miri qëllimin për të korrektuar realitetin. Sidomos Tirana, qyteti me problemin më të madh të betonizimit në vend, në imazhet e Ramës dhe Veliajt paraqitet qyteti që do ta kishte zili çdo banor i vendeve nordike për të jetuar.

Sheshi i kullave dhe autoambulancat

Në sheshin “Skënderbej” Rama mendoi të mblidhte javë më parë 36 autoambulanca për paradë. Ato që bënë përshtypje qenë këndet e kapura. Stafi u kujdes që kulla në ndërtim pas autoambulancave të mos shfaqej dhe sheshi të dukej plot me hapësirë, “i pashqetësuar” nga kullat që i rrinë mbi kokë.

Këndi i servirur nga lidhja direkte e Ramës

Por në fakt, këto dy foto zbulojnë gjendjen reale të kullave përbindëshe në mes të Tiranës.

Dhjetë kullat që po ngrihen në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë

Martesat mbi bashki

Në setin e fotografive që shkrep ekipi i Veliajt dhe i promovon kur lidh çifte në martesë në tarracën e bashkisë mungon gjithnjë një element; kullat gjigante pas shpine ose në rastin më të mundshëm: të duken sa më pak.

Gjithnjë kryebashkiaku ka preferuar të përdorë kënde ku nuk duken ndërtesa në sfond, ndërsa tani me ngritjen e kullave të tjera duket se e ka lënë në mes aktin e celebrimeve të çifteve. Celebrimet ose janë zhvendosur në parkun e liqenit artificial të Tiranës, ose nuk po realizohen më.

Celebrimet mbi tarracën e Bashkisë Tiranë

Bora në Tiranë

Një sërë videosh të publikuara nga Veliaj kanë treguar momente të gëzueshme disa ditë më parë kur në Tiranë ra dëborë. Ajo që bën përshtypje janë videot e realizuara me dron mbi sheshin “Skenderbej” me kujdesin që kullat që po ngrihen të mos duken.

Në natyrë ose poshtë atyre pak pemëve që kanë mbetur në Tiranë për të shmangur sfondin me beton. Kjo është strategjia e re e prodhimit të imazhit nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Ndërsa Rama nuk e ka edhe aq problem për të gjetur bar, kodrave të Gjirokastrës kur ulet “gju më gju” me gazetarët e ERTV-së, Veliajt i duhet të rendë drejt liqenit për atë pakëz gjelbërim që ka mbetur ose të marrë kodrat shumë larg Tiranës për ta shitur si tokfjalëshi që në thelb nuk ka asnjë lidhje me realitetin; që në Tiranë nga qenka  një pyll, orbital madje.

Erion Veliaj duke punuar për “Pyllin Orbital”

Retushuesit e dinë mirë punën e tyre. Po ashtu njohin fuqinë që ka televizioni dhe mediet sociale.

Dhe kur atyre nuk u funksionon retushimi i realitetit, ndezin drita; blu mbi fytyrë, të verdha mbi kala, në tunel ose mbi kantiere të sapohapura ndërtimi. BURIMI : https://gogo.al/

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Gjelosh Junçaj, rapsod i mrekullueshëm me zërin si pushka

03/13/2021 by Pafragje

Gjekë Gjonaj                       

Në kërkim të lahutarit  më të vjetër  në Malësi   arrita  në  shtëpinë e  Gjelosh Junçaj, në Tuz, ku jeton një jetë të qetë, të bukur e në harmoni të plotë  me bashkëshorten e tij Marinë. Të dy intelektualë, profesorë të gjuhës dhe letërsisë shqipe, tashmë në pension. Bashkëbisedimi    me këtë çift     shembullor, mikpritës e  fisnik është  shumë dashamirës, i ëmbël, i ngrohtë e gazmor. E, si  nund të jetë ndryshe kur ndodhesh në mesin e dy, mbi të gjitha,  njerëzve të mirë ( prindër të dy djemve të shkolluar)  të cilët  gjatë gjithë jetës së tyre  arsimore, edukative e   krijuese lanë gjurmë të pashlyera në arsimin dhe kulturën shqiptare.  

Gjelosh Junçaj, lindi   në vitin 1941 në  fshatin Drume të Hotit, në një familje që ruan traditat shqiptare. U rrit në një truall e popull shumë të vobektë ekonomikisht,  por shumë të pasur  në ndjenjat e tij  shpirtërore.  Aty ku njerëzit ishin  kryesisht  të pashkolluar,  por jo të paqytetëruar.  Është rritur me historinë  e Lahutës së Malësisë.  Në shtëpinë e tij ka disa lahuta e çifteli të cilat i ruan me fanatizëm. Lahuta që disponon ka më se 40 vite. Në lahutë janë të gdhendur disa elemente me motive historike, si koka e Skënderbeut, Shqiponja e elemente tjera.   Dëshira për lahutën i ka lindur qysh në fëmijërinë e hershme, në moshën 7 vjeçare. Ekzekutimin me lahutë e ka trashëguar nga babai  i tij. Si i vogël, thotë,  improvizonte me dy drunjë    lahutën duke kënduar disa vargje këngësh të vjetra. Shokët e klasës në Drume e dinin se ai di t’i   këndojë dhe t’i bjerë lahutës. Dhe për këtë  një ditë  i treguan ish- mësuesit  të tij të ndjerë Gjon Tomë Berishaj, i cili i  sugjeroi  atij që të sjellë me vete lahutën në shkollë.  Kjo për mësuesin Tomë qe befasi  e bukur. Ndjehej krenar se sa bukur i binte lahutës Gjeloshi i vogël me atë zërin e tij njomcak e të ëmbël.   Gjeloshi qysh atëherë i binte lahutës shpesh në shtëpi, e më vonë  në gazmende familjare, në manifestime e  festivale të ndryshme  folklorike brenda dhe  jashtë Malit të Zi.  Ka qenë pjesëmarrës me SHKA “ Ramadan Sharkiq  të Tuzit dhe “ SHKA “ Hoti” nga Hoti  në   shumë festivale folklorike e manifestime tjera kulturore  në qytete të ndryshme në  Shqipëri, Kosovë, Evropë dhe Shtete të Bashkuara të Amerikës , ku  ka kënduar këngët “ Dedë Gjo’ Luli, “ Martesa e Halilit” , “Hysen Fukaraja”, Muji e tri zanat e malit”, e shumë këngë të tjera kushtuar trimave e  kreshnikëve shqiptarë. dhe figurave  të shquara të kombit tonë.

Gjelosh Junçaj vërtetë ka qenë ndër rapsodët më të famshëm të kohës së vet në Malësi, më i veçanti nga të gjithë të tjerët.  Me këngën e tij  me lahutë e çifteli  ka çuar peshë zemrat  e  të gjitha grupmoshave .  Ai këndoi aq bukur sa  i kënaqi dashamirët e këngës folklorike-popullore  dhe të gjithë e respektonin duke e uruar: “Të këndoftë  zemra o Gjelosh Junçaj! Të lumtë goja.!” Gjithkund po ia lën vedit!   Gjatë karrierës së tij të gjatë e të suksesshme si  rapsod i mrekullueshëm me zërin e tij kumbues si pushka është shpërblyer me diploma e mirënjohje të shumta. Po ashtu ka fituar çmimin e parë si lahutari më i mirë dhe si organizator i shoqërisë nga Radiotelevizioni i Titogradit për pjesëmarrje në garat  e 12-ta rajonale të folklorit.  Me këngët e tij  ka përjetësuar shumë çaste të veçanta historike dhe ka pasqyruar jetën e shqiptarëve-malësorëve. Ai krahas lahutës  interpreton shkëlqyeshëm edhe me çifteli, fyell dhe këndon këngë të vjetra  për maje ( krye)  krahu. Junçaj   është jo vetëm lahutar shumë i njohur, por edhe një  poet i vërtetë,  një krijues tekstesh të disa  këngëve  që i ka kënduar vetë. Deri më tani, siç pohon ai,  ka botuar dy përmbledhje me poezi dhe në dorëshkrim ka edhe përmbledhjen e tretë  në vargje.

Ky rapsod popullor, instrumentist  e krijues me nostalgji rikujton kohën kur në Malësi lahuta ka qenë instrumenti popullor  më i preferuar. “Çdo familje malësore e ka pasur lahutën të varur në mur edhe pse nuk dinin t’i binin. Tani  tek  të rinjtë dashuria për lahutën ka filluar të zbehet. Për të mos u zhdukur lahuta në Malësi duhet  ndikuar që nxënësve në shkollë t’u zgjojmë dashurinë dhe interesimin për këtë instrument.”, shprehet Junçaj, duke shtuar se  këndimi me lahutë është  më i vështirë se me çifteli e instrumente tjera.  Lajmi i vendimit të marrë nga UNESKO për regjistrimin e lahutës si pasuri serbe  e  ka shqetësuar shumë. Sepse  ,pohon ai,  lahuta kurrë s’ka qenë e serbëve, por e shqiptarëve.

Profesori, rapsodi dhe poeti Junçaj  me karakterin, tipologjinë  dhe botën e pasur shpirtërore mbetet shëmbëlltyra e shqiptarit  autentik të malit, i cili  do të kujtohet ndër breza  jo vetëm si këngëtar me zë  të ëmbël melodik, por edhe si edukator i shumë gjeneratave, ruajtës dhe mbrojtës i vlerave tona dhe kulturës sonë.

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

E kujt është republika ?

02/20/2021 by Pafragje

Agm Vuniqi
Nganjëherë lajmet skandaloze të bëjnë të luash mendsh. Nuk janë vetëm lajmet por edhe këmbimi i llafeve që marrin karakter të ngjarjeve, nuk kisha thënë krejt “horror” po të dyshimta po se po. E çuditshme është urrejtja te njerëzit, sidomos kur ajo manifestohet për diçka që nuk është personale, e as që duhet të personalizohet. Lufta mediale e nisur kohët e fundit jo që është primitive po shumë “e denjë”; kur përmendet emri i dikujt drejtpërdrejtë atëherë fillojnë garat, e “folk” -populli bënë seri, nuk e dinë se ç’bëhet në emër të tyre dhe për ta. 
A ka filluar beteja më heret apo ishte vetëm uvertyrë e kohës së luftës, fal zotit, e përfunduar para dy dekada, derisa tash u festua Republika, që çuditërisht tash po merr përmasa të inkriminimit, nuk ka dyshim. Shtrëngimi i nofullave pas luftës, dhe “loja me letra” duke materializuar frytet e luftës veç po shihet, këtë e ka ditur folk-populli, por vetëm e kanë përfolur në mjegullën e çajtoreve nga dyert e të cilave del tymi i duhanxhinjve, të cilët të rrasur thellë në komentet ditore duke pirë çaj-rusi-jo se jo, por çaj Nepali patjetër. Aty pari është Katmandu, mu përfundi bjeshkëve të Himalajës mbi të cilën qëndron Mont Everesti, si një ngrehinë e pamposhtur që ka marrë të guximshmit që kanë mësy të kacavjerren në majen e olimpit- alpinistët nga mbarë bota; a e prek rruga e blertë e kanabisit atë pjesë nuk e di saktësisht, por e di një gjë që ky biznes është bë hobi i diplomatëve shqiptarë, por edhe i disa uniformave “blu” të Kosovës, të cilët e mposhtën fukarallëkun, mu atë natë kur ia mësyen zyrës më të sigurt në vend, nuk e kishin bërë me qëllim që të plaçkisin gjë, por patën mbetur pa duhan për të dredhur dhe ia mësyen me mbështjellë nga një, u mahnitën nga bereqeti që panë “me një të goditur, dy i vranë” e morën edhe “miellin” edhe parat e mullisit. 
Kjo mrekulli përflitet edhe në çajtoret, afër Hamamit të Prishtinës, që ka karakterin e “trashëgimisë kulturo-historike”, për fundi Xhamisë së Madhe, e mbrojtur nga Ministria e Kulturës dhe e sporteve të Kosovës. Nuk e di a ka hy në kalendarin e “UNESCO-s; por të gjithë ata “merakli” çaji sillen andej pari, përballë komunës, në pjesën e epërme viza-vi objektit të vjetër ku është e vendosur qeveria lokale. Pra përballë objektit komunal fillojnë lokalet që dikur ishin në pronësi të komunës, Në atë pjesë të vjetër të Prishtinës, kompleks çajtoresh e bastoresh, nuk sheh kund avull uji, tym po se po, aty zbaviten të rinjtë por edhe pensionistët dule lujtur shah, duke rrotulluar 104 letra, por edhe duke i gjuajtur gurët e gdhendur 6 faqesh me numra të gravuar prej 1 deri në 6 “zaret”, të cilët mbarohen mjeshtërisht duke shfrytëzuar ashtin si material bazë, për të luajtur një loje të vjetër “barbut” që shkund xhepat, të cilën e kanë trashëguar “ustahët” e “shehrit” dhe e kanë përcjellë në gjeneratat e reja si trashëgimi “kulturore” të otomanëve, përndryshe loja me zare aplikohet edhe si model matematikor në diplomaci për zgjedhjen e konflikteve…, e herë herë duke dredhur duhanin në letër të bardhë, japin prognoza basti, që nga bastoret e deri te shifrat marramendëse të vjedhjeve, nisur nga dhoma “e sigurt” që i ka mbetur “hal në fyt” PK-së e deri te pushtetarët, kush ka vjedhur më shumë … Pra ata që mbyllen në tymin e lokaleve janë votuesit kredibil, që përpara patën marrë letrat e njoftimit me dy dëshmitarë duke ndërruar vendin e lindjes dhe duke zyrtarizuar vendin e ri të banimit, meqë shumicën e dokumenteve zyrtare i pat djeguar Serbia. Në kohën kur ishte ndërtuar objekti komunal, por edhe trerremshi i “Bashkim-Vëllazërimit”, që po rikthehet si togfjalë përsëri në vokabularin politikë Prishtina kishte diçka më shumë se 50.000 banorë, apo më pak, nuk e di saktësisht, por tash sa i ka nuk din askush, ngase qe gati tri decenie nuk është kryer regjistrimi i popullates. E di që viteve të 90-ta kësaj pune shumë të rëndësishme i pat hyrë qeveria në ekzil, duke e konsideruar përveçse si detyrim ligjor, edhe e karakterit shkencor; u bë një punë promovuese e madhe, me mija orë pune u humbën dhe në fund mbetën vetëm formularët e plotësuar, nuk e di ku mbetën dosjet e mërgimtarëve, çdo gjë e mbulojë pluhuri i harresës, edhe parat e grumbulluara të mërgimtarëve, që i dhanë për këtë projekt, çdo gjë u venit, nuk u mor asnjë vendim politik, qeveritar…, se procesi fillojë dhe mbarojë pa u kryer gjë. Nganjëherë përveç nostalgjisë të kthen prapa kujtesa, krahasoj dhe kujtoj sa lufta ka zhvilluar Amerika dhe akoma është në luftë, dhe ndodhë që shumë ushtarë të kthehen si invalidë lufte, me këmbë të këputura, apo të shtangur në krevat spitalor, por edhe të paralizuar, shumica prej tyre konsiderohen invalidë të përhershëm, ndërsa shumë të tjerë, të shëndoshë, pas kthimit duhet t’u përvishen punëve të rëndomta, të vazhdimit të mësimit, të trajnimit, apo fillimit të punës së re, ka edhe të papunë, vetëm ata që kalojnë 20 vjet në shërbim ushtarak kanë të drejtën e pensionimit, apo ata që kanë probleme shëndetësore vazhdojnë t’u nënshtrohen rregullave të kurimit… Dhe po të ndodhte rastësisht diçka siç ndodhi në Kosovën e pas luftës të bënin “hygjym” në pronat private, siç bënë disa që kishin blerë uniformën e ushtarit, ndër ta edhe komandantë grupesh të vogla, për të grabitur e plaçkitur, sigurisht se do të përgjigjeshin para ligjit në gjyakatat vendore, sikurse të gjithë qytetarët tjerë që shkelin ligjin, e si do mund të jenë të njejtë mercenari e çlirimtari, asnjëherë! Thënë të drejtën nuk ishin të paktë zullumqarët, të cilët goditnin këmbanat e plaçkitjes së pronës private e shoqërore atëherë, tash shtetërore, ndër ta shumë zyrtarë. Nuk janë të pakta rastet kur shqiptarët e kanë përjetuar lirinë, por edhe shpalljen e shtetit me pronë të okupuar, duke dhënë mund e djersë gati tërë karrierën jetësore, që në liri të bezdisen nga shumë llaskuc “shqiptarë”-okupues…, e si t’i quajë ndryshe njeriu këta “patriotë” përveç se kriminelë. Ata që luftuan përnjëmend ishin vërtetë ushtarë shqiptarë, në emër të një obligimi të cilin e ka çdo qytetarë.. është pra keq që disa qytetarë të “pa vetëdijshëm” dhe të “pavëmendshëm” veprojnë aq keq dhe shtrembërojë bindjen e mirë për Kosovën, kur dihet se pasuria nuk tjetërsohet me dhunë, në këto parime është ndërtuar qytetërimi. Nuk përzihet pra lufta e denjë dhe e shtrenjtë e UÇK-së, por edhe idealet e saj shekullore duke personalizuar raste të veçanta, lufta e drejtë dhe çlirimtare e së cilës, veç ka hyrë edhe në librat e historisë të nxënësve të cilët vijojnë mësimet në klasën e 11, apo të tretën të shkollës së mesme, në Farmington High Schoole, në Amerikë, sigurisht është edhe në shkollat tjera me të njëjtin program… 
Nuk duhet drejtuar gishtin askujt nëse nuk ka fakte, dhe faktet dihet ku duhet të adresohen: në gjykata, atje vendoset drejtësia, nëse nuk respektohet ajo rregull atëherë të gjithë do të përfliten dhe kështu do të ndërtohet logjika e folk-konspiracionit, atëherë nuk do të vlenin institucionet dhe do të krijohej anarkia primitive, ata që janë më “të egër” do të gjunjëzojnë të ligët qytetarët-popullin, të cilët të vetmen mbështetje e kanë ligjin, demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Përndryshe mund të vijë koha kur qytetarët do të vetëdijësohen, do të trimërohen, dhe t’ia tregojnë gjithë secilit vendin e merituar, sepse Kosovës i duhen urtakët dhe mendimtarët. Ja pra, meraku i disa politikanëve të spikatur që të prodhojnë lajm, dalëngadalë do të tretet. Edhe lufta për zgjedhje dhe për vota duhet të jetë pak më ndryshe, sigurisht që vend do të ketë për të gjithë nëpër studiot televizive edhe për analistë, politikanë, liderë, patriotë, minoritarë.. dhe të gjithë ata do t’ia transmetonin votuesve lajmin se si Kosova do të ndryshojë për të mirë, do të japin alternativa se si Kosova do të zhvillohet, si do të integrohet në BE, a do të fitojë statusin për liberalizim të vizave e të tjera.

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 208
  • Next Page »

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • U shënua në Nju Jork,110 vjetori i Kryengritjes së Malësise se Madhe (FOTOGRAFI)
  • “UNE E DI SE ME VRASIN”
  • Rihapet Kutia e Pandorës për Hunter Biden djalin e Joseph Biden Jr.
  • Në Kosovë çdo gjë është politizuar…!
  • Lypës & prostituta
  • Kush po shtrembëron historinë?
  • Ligj i Ri për Nënshtetësinë Greke – Kushti i Parë: Njohja e Gjuhës!
  • Vetëm 3500 spektatorë holandezë do të lejohen ta ndjekin Eurovision 2021
  • Më 25 Prill do të votoj kundër…

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

“UNE E DI SE ME VRASIN”

Nga: Kozeta BRUÇI Shkrim, dedikuar punes 17 … [Vazhdo....]

Lypës & prostituta

Nga Edmond Tupja Sipas disa miqve të mi … [Vazhdo....]

Kush po shtrembëron historinë?

… [Vazhdo....]

Ligj i Ri për Nënshtetësinë Greke – Kushti i Parë: Njohja e Gjuhës!

Me Ligjin 4735/2020 u bënë ndryshime të … [Vazhdo....]

Vetëm 3500 spektatorë holandezë do të lejohen ta ndjekin Eurovision 2021

Vetëm 3500 spektatorë do të shikojnë të gjitha … [Vazhdo....]

KRONIKANI I VDEKJEVE….

-Tregim nga Shefqet Meko- Ishte dimër i … [Vazhdo....]

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

KURIOZITETE

Ulqini me borë

02/17/2021 By Pafragje

Gjekë Gjonaj Pas  një jave me të reshura të dendura shiu, të cilat shkaktuan përmbytje të mëdha  në shumë zona të Komunës së Ulqinit,  Ulqini sot  paradite u  përfshi nga reshjet e dëborës. Temperatura e mëngjesit është ulur në  zero gradë celsius gjë që ka sjellë edhe dëborën e parë në këtë dimër . Reshjet […]

I le “kuajt” në parajsën e marrëzisë

02/09/2021 By Pafragje

Marash Gilaj ( Fantazi mbi poezinë “Kuajt” të Gjekë Marinaj) Ti refuzove të të quanin kalë, Ndaj, çave ferrën tridhjetë vjet më parë. Fluturove larg, Duke kaptuar fusha , male, dete e qytete Sepse nuk doje të flisje gjithë jetën me vete. Ikën tre dekada, nga ajo kohë e mallkuar, I le “Kuajt” në parajsën […]

Gjekmarkaj “shpërthen” ndaj Nanos( Çfarë thoshte dikurë për Ramen-video)

02/05/2021 By Pafragje

Berisha të mundi disa herë me vota dhe të nxori në pension, kishe lyer flokët dhe mjekrën me bojë. U mbyll me Berishën në Pallatin e Zogut për t’i bërë presion Ramës Nga Agron Gjekmarkaj Pas 10 vitesh heshtje te perballuara me gajret Fatos Nano foli! Për të shkuaren foli dhe kur flet vetem per […]

LIBRAT E AKADEMIKUT ZEF PERGEGA LARTESOJNE KOMBIN SHQIPTAR

01/30/2021 By Pafragje

Një pasdite të qetë Tiranase, në ditët e para të vjeshtës 2020, teksa sapo isha kthyer nga nje tur pune në veri të vendit, monotoninë ma theu zilja e celularit tim. Nga ana tjetër e telefonit ishte Zef Pergega, miku im, prej më shumë se tridhjetë vjetësh. Në zërin e ngrohtë dhe plot mirësi të […]

Heronjët partiak

01/29/2021 By Pafragje

“Kush fitonte më tepër ay ishte usta, dhe kush nuk plaçkitte ish krejt budalla”, Noli Shkruan: Agim Vuniqi Qytetarët amerikanë flasin dhe shkruajnë shumë, është e drejtë e mbrojtur me ligj, “Bill of rights”, e drejta për të folur dhe për të shpehur mendimin “pa pardon”. Kjo të ndihmon shumë të shprehësh mllefin, pra kur […]

Tom Fitton dhe Judicial Watch tregojnë se listat e pista të votimit nënkuptuan zgjedhje të pista

01/28/2021 By Pafragje

“…California, vendosi një proces gjyqësor me ne dhe vitin e kaluar filloi procesi i heqjes së deri në 1.6 milion emrave joaktivë nga listat e Los Angeles County. Kentucky, gjithashtu filloi një pastrim të qindra mijëra regjistrimeve të vjetra vitin e kaluar, pasi hyri në një dekret pëlqimi, për t’i dhënë fund një tjetër procesi […]

Dukaj: Pakicat në Mal të Zi nuk duan getoizim

01/28/2021 By Pafragje

Politologu dhe analisti shqiptar nga Mali i Zi, Kristjan Dukaj për televizionin shtetëror të Malit të Zi (RTCG) i ftuar në emisionin “Mostovi”, foli për librin e tij të ri “Pakicat në Mal të Zi dhe mekanizmat ekzistues për mbrojtjen e tyre”, ku theksoi që pakicat në Mal të Zi nuk duan getoizim por integrim […]

Si po zhduket gjuha shqipe…!?

01/12/2021 By Pafragje

Bashkebisedim me shkase Gazmend Shaqiri, inxhinier i elektrikes në Kompanine me te madhe te automobileve Ford, Detroit, i brengosur për fatin e gjuhes shqipe me shkruan: I  percjelli emisionet televezive te Kosoves dhe Shqiperis dhe kam ardhe ne perfundim se mbrenda 10 deri ne 20 vjete nese nuk do ta dish Anglishten nuk do te […]

Ke po ndihmon Turqia …Shqiperine apo Ramen ?

01/07/2021 By Pafragje

Vizita e Rames ne Turqi eshte bere me ftesen personale te Sulltanit turk Erdogan dhe per formen qe po zhvillohet qe nga pritja me kuaj, tapete e sajdisje te nivelit me te larte shteteror qe nuk ju jane rezervuar as Trump. Merkel, Macronit etj por edhe ”koincidences ” se rastit se ajo zhvillohet vetem tre […]

80 vjetori i Vdekjes së At Gjergj Fishtes .

12/30/2020 By Pafragje

Nga Ndue  BACAJ 80 vite më parë, në moshen 69 vjeçare,  me 30 dhjetor 1940 , në  Shkoder  do të perhapej   lajmi i ndarjes nga jeta i njërit prej koloseve më të medhenj të fjales e vepres , At Gjergj Fishtes. “Yndyra” e intelektualizmit , nacionalizmit  ,por edhe i qytetarisë  së thjeshtë të Shkodres , […]

Aktor të mrekullueshem,gjithmonë të befasishem me humor.(Foto..)

12/29/2020 By Pafragje

Kur i prezantuan ne nje shfaqje ne France si aktore te Shkodres, ata nuk ngurruan aspak ta korrigjonin moderatoren duke i thene se vinin nga Malesia e Madhe. Kjo u shoqerua me duartrokitjet e zjarrta te publikut. Gac Kodrina dhe Qazim Cela jane dy aktore te mrekullueshem, qe kane krijuar nje dyshe te pandashme ne […]

REVISTA AMERIKANE “LIFE”KONSTATON SE NËNA TEREZE ËSHTË KRIJESA MË E PËRSOSUR MORALE DHE NJERËZORE E TË GJITHA KOHRAVE

12/25/2020 By Pafragje

Gjekë Gjonlekaj/New York Revista e njohur amerikane “LIFE” botoi këto ditë një numër special. Kjo është njëra prej revistave amerikane më të ilustruara dhe është shumë e njohur për fotografi të të shkëlqyeshme. Ç’prej Luftës së Dytë Botërore e deri në fund të viteve 70′ kryeredaktor i kësaj reviste për ilustrime fotografike ishte fotografi gjenial shqiptar Gjon […]

Selitë partiake diktojnë çdo gjë

12/17/2020 By Pafragje

Agim VuniqiKorrupsioni, premtimet…, nga “kallashët” politikë si duket patën sukses, të gjithë iu përshtatën rregullave të reja, çdo gjë e keçe “bleronte”, edhe muçitjet ishin tjetërfare, ato vinin nga shtëpitë publike, kështu pavrejtur shqiptarët fillojnë të tjetërsohen, lakmia për pushtet, lakmia për para, ua hapi portat e kullave shqiptare fajdexhive, fallxhive, mujsharëve.Agim Vuniqi Shumica e shteteve […]

Meditim nga një udhëtim në vendlindjen time

12/13/2020 By Pafragje

Kur vij në Triesh  kthehem në origjinë Gjekë Gjonaj I lodhur nga  koha e pandemisë në Ulqin   në fund të vjeshtës dhe në  fillim të dimrit vendosa të largohem nga jeta e përditshme e qytetit të përgjumur  për të kaluar disa orë të paharrueshme  mes natyrës së virgjër malore në vendlindjen time të dashur në […]

NJE MENDIM NDRYSHE

12/13/2020 By Pafragje

Sokol PARRUCA – Çeshtja e dhunes te ushtruar nga femijet eshte diçka qe duhet analizuar me thelle. Ato femije jetojne me prinderit , qe ne menyra te ndryshme shfaqin pakenaqesite e veshtiresite e jetes , turfullojne me ofshama per hallet e tyre , ne prani te femijeve…dhe bejne pergjegjese qeverine , per gjithcka te mbrapshte […]

Ku po SHKOJMË..?!

12/13/2020 By Pafragje

Sajmir Çoku – Humbja e shpresës, kriza e besimit, shpërlarja e trurit politikisht bashkë me kërcënimin e bukës e gojës, janë edhe arsyet kryesore pse sot po na qeverisin Bandat Politike për 30 vjet me vetë “Bekimin” e votave tona që me hir e pahir po mbajmë në PUSHTet Llumin më të Ndyrë të racës […]

Kush po na vret….

12/11/2020 By Pafragje

….Nuk po na vret thjesht ai polici injorant , qorr e kriminel …fanatik e militant partie ku pertej edhe budallallikut te vet e ku per nje rroge e nje pale kepuce ”gjermane” eshte i gatshem te vrase edhe femijen e vet…As ai polici qe ”shkeli rregulloren” e nuk e pa viktimen se ishte nate por […]

Mut Nano & Nexhmija dhe…Nene Tereza ne mes tyre…

12/07/2020 By Pafragje

Si te mos mjaftohet me helmin, llumin, balten e vrerin qe derdh e hedh cdo dite mbi Shqiperine e shqiptareve prej gojes se tij te ndyre e mendjes se tij te qelbur antinjeriu e antishqiptari Mut Nano i cili qe i vetmi qe se bashku me fshatarin provincial e te pa ndreqshem te Cermenikes Tualet […]

Rama do të aplikojë votimin me postë të emigrantëve për manipulim masiv të votave në zgjedhje

12/05/2020 By Pafragje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon që emigrantët të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit përmes postës. Në një raport 26 të siguruar nga ABC, grupi i punës në KQZ ka dalë në këtë konkluzion, edhe pse në vetvete e gjithë panorama paraqitet pesimiste, me rrisqe të larta, pasiguri, kosto financiare, e mbi të gjitha […]

Përplasje e fortë në TV mes Grida Dumës dhe Frrok Çupit: Je hiç, këllirë, llum…

12/05/2020 By Pafragje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma është përfshirë në debat të ashpër me analistin Frrok Çupi, në studion e emisionit “Open”. Debati nisi ndërsa po diskutohej fakti që kancelarja Merkel i tha jo Shqipërisë për hapjen e negociatave. Sipas Dumës kjo ishte një shuplakë për Ramën, gjë e cila nuk është kundërshtuar nga Frrok Çupi.  […]

Si ta shpëtojmë demokracinë nga teknologjia

12/05/2020 By Pafragje

Nga Francis Fukuyama, Katharine T.Bartlett & Ashish Goel Midis shumë transformimeve që po ndodhin në ekonominë amerikane, asnjë nuk është më e spikatur sesa zhvillimi i platformave gjigante të Internetit. Amazon, Apple, Facebook, Google dhe Twitter, tashmë të fuqishëm edhe para pandemisë së Covid-19, janë bërë edhe më shumë gjatë saj, kjo pasi shumë nga […]

NË VEND TË NJË URIMI PËR DATËN E 76 VJEORIT TË ÇLIRIMIT…

11/29/2020 By Pafragje

Nga Ndue  BACAJ Duke qenë se mosdokordësia, për datën e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë (28 apo 29 nëntorin 1944) ka lidhje direkte me çlirimin e dy trevave veriore të Shqipërisë politike, pra të Shkodrës e Malësisë së Madhe, unë si vendali  mendova të kujtoj pak argumente historike, të cilat flasin jo pak datën […]

Siç thoshte gjyshja ime…

11/28/2020 By Pafragje

Marash Gilaj – Tregim Me Gëzimin, shokun e ushtrisë, kishim dy dekada pa u takuar. Ashtu erdhi jeta tek ne, në këto tridhjetë vitet e tranzicionit. Secili prej nesh emigroi pas vitit 1990, por në shtete të ndryshme. Kishim humbur edhe kontaktet me telefon. Ai kishte kaluar ca vite në Greqi, kishte punuar çdo ditë […]

Me përvojën personale të ndihmojmë të tjerët

11/26/2020 By Pafragje

Shkruan mr. Kristjan Dukaj, Këtyre ditëve, bota ka përkujtuar rastet e para pozitive të prekura me covid-19.kemi rikujtuar lajmet e para nga qyteti kinez, Vuhan, pamjet e para nga spitalet e atjeshme  si dhe mjekët me maska në betejen me këtë të keqe duke tentuar të shpëtonin të sëmuret. Jemi përkujtuar informacionet e para lidhur […]

Rezultati Aktual i Zgjedhjeve në SHBA – Real Info!

11/11/2020 By Pafragje

Kjo është situata korrente e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në 5 shtete u vendos rinumërimi i votave, teksa janë evidentuar dhe faktuar manipulime të votës. a. Kanë votuar me dhjetra mijë të vdekur; b. Fletëvotimi falco janë gjetur në kutitë e votimit; c. Fletë votimi pro Trump janë gjetur […]

8 Milion më Shumë Votues, krahasuar me numrin e votuesve të regjistruar.

11/10/2020 By Pafragje

(Washington, DC) – “Judicial Watch” njofton sot se në një studim të muajit shtator 2020 zbulon se në 353 rajone të SHBA-së, ka patur 1.8 milion votues më shumë se votuesit që janë në moshë për të votuar. Me fjalë të tjera, numri i regjistrimit të votuesve kalonte mbi 100% të votuesve legjitimë. Studimi kapi 8 […]

Për llogari të kujt po shkon Kosova në Hagë?!,

11/10/2020 By Pafragje

Për llogari të kujt po shkon Kosova në Hagë?!,                                                                          ndryshe                                                Dritëhijet e krimit të sofistikuar global                                                                                                      .                                                                                      Ndërkohë që, pas shmangies, sui-generis, të Albin Kurtit nga kryeqeverisja e Kosovës demokratike, vetëm brenda 50 ditëve të mandatimit të tij kryeministror, po ndiqja, në media, arrestimet kolektive të elitës së UÇK-ës, Hashim Thaçit, Kadri […]

Reagimi i fortë i shkrimtarit në SHBA: Ec e laj pjata, Babaramo, mos i lëpi!

11/07/2020 By Pafragje

Nga Ramiz GJINI Rastësisht, hasa dhe lexova një shkrim të një asosh gazetari, që nuk ia mbaj dot mend emrin. Qe një asosh me mbiemër Babaramo. Ky asoshi, më duket, që ka një emision ku bën nja pesë pyetje. Pra vetëm pesë bën i shkreti, se po të bëjë më shumë, i mbarojnë pyetjet! Ky […]

NJË “USHTAR I TRAMPIT” NË DETROIT

11/06/2020 By Pafragje

Nga Rush Dragu Jane të paktë shqiptaret në shtetin Michigan që nuk e njohin Profesor Luigj Dodaj.  I kualifikuar për futboll në instancat e larta të ekzekutivit Europian të futbollit. Ish tranieri i ekipit të futbollit “Laçit” i cili nën drejtimin e tij doli Kampion në Kategotinë e Dyte (për ato kohra) dhe qe nga […]

Perderisa Serbia kërkon të drejta maksimale për serbët në Kosovë, ajo ua mohon të drejtat më elementare shqiptarëve në Luginë

11/05/2020 By Pafragje

Shkruan: Imam Shuajb Gërguri, DetroitTakimi i perfaqësuesve te Komunitetit Shqiptar në Detroit me Ambasadorin Richard Grenell i dërguari special i Presidentit Trump Takimi i perfaqësuesve te Komunitetit Shqiptar në Detroit me Ambasadorin Richard Grenell i dërguari special i Presidentit Trump per ndermjetësimin në mes Kosovës dhe Serbisë, me datë 29 tetor 2020.Te pranishëm ishin udhëheqësit […]

Përkrahja e votës për presidentin Trump e shqiptaro-amerikanëve të Detroitit dhe dhurata e Hoxhës, Shuajb Gërguri për z. Grenell

10/30/2020 By Pafragje

Agim VuniqiNë mediat e djeshme, por edhe në cicërrimën në “twitter” (https://www.instagram.com/p/CG8T-WkA1Us/?igshid=kmz6clhm90r0) të ndërmjetësuesit special për Kosovën dhe Serbinë nga Administrata Trump, Richard Grenell lidhur me takimin e përfaqësuesëve të bizneseve dhe krerëve shqiptarë, është thënë nga z. Grenell se shqiptaro-amerikanët do të votojnë kandidatin e republikanëve, presidentin e tanishëm Donald Trump. Vlen të theksohet se […]

Një episod i Lucë Gjon Matit për mikpritjen

10/30/2020 By Pafragje

Gjekë Gjonaj Protagonistin e  këtij rrëfimi nuk e kam njohur, sepse ai ka vdekur para se  unë erdha në këtë botë.  Për këtë personalitet të njohur  popullor jo vetëm në Triesh, por edhe në Malësi e më gjerë kam dëgjuar së pari nga babai im, e pastaj nga shumë  shqiptarë të tjerë.  Ai  hyri në […]

Shënime për 149 vjetorin e lindjes të At Gjergj Fishtes , poetit pend-artë të kombit shqiptar.

10/23/2020 By Pafragje

Nga  Ndue  BACAJ Pervjetoret janë momente  perkujtimi , vlersimi , nderimi  e retrospektive ,veçanarisht kur ato u perkasin gjenive të një vendi apo kombi . Ne shqiptaret  kemi pasur fatin të mos na mungojne  kurrë keta pervjetore , edhe pse shpesh në kushtet e mbijeteses apo”harreses” jemi detyruar  tu mbetemi borxh… E nese mbi shpinen […]

Përse ju duhet mandate i tretë?

10/23/2020 By Pafragje

Marash Gilaj Ju që shpikët  “Sektin e Rilindjes” braktisët çdo të vërtetë, kaluat në eskapizëm. Na çoroditët me gënjeshtra, s’na thatë asgjë të drejtë, përse ju duhet mandati i tretë? Me njëmijë intriga e marifete, të katër pushtetet i gllabëruat për vete. Çudirat ju ndodhin në mes të ditës, siç është sajimi i opozitës së […]

More Posts from this Category

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

2004© 2021 . AlbDreams.Net | Të gjitha të drejtat e rezervuara