ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" - nga 26 nëntor 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV

(VIDEO) “UNE E DI SE ME VRASIN”

04/14/2021 by Pafragje

Nga: Kozeta BRUÇI

Shkrim, dedikuar punes 17 vjecare te mesueses Liljana Luani me femijet e ngujuar ne Shqiperi

Reportazh me mesuse Liljana Luani..prodhim i AlbDreams Televizion

Te imponon respekt qe ne pamje te pare. Menyra e qendrimit, shikimi, ngrohtesia e fjaleve, thjeshtesia, jane gjithe tiparet qe bien menjehere ne sy sapo takon mesuese Liljana Luani. Eshte nje grua qe i ben krenare gjithe dukagjinasit, jo per hijeshine e saj, por per punen qe ben me femijet e ngujuar prej 17 vitesh. Eshte nje mision i shenjte, qe pak zgjedhin ta perqafojne. Ka veshtiresi, rreziqe, lodhje, lot, por edhe gezim. E kur e ben me perkushtim e me zemer, jep edhe rezultat. Ne vitin 2018 u vleresua si “Mesuesi i vitit” ne Shqiperi, dhe po ne te njejten kohe edhe si nje nder 50-et mesuesit me te mire ne Bote. Asgje nuk ka ndryshuar ne punen e Liljanes, edhe pas ketyre titujve shume te lakmueshem. Asnje lloj vetekenaqesie apo shtim te krenarise. Serish i njejti perkushtim, te njejtat kilometra per te shkuar drejt femijeve, por me shume dhimbje e kujtime qe arkivohen ne mendjen e zemren e saj, per qeniet e pafajshme qe vuajne ne menyre paradoksale mbetjet kanunore te tiposura fort ne mendjet e familjeve te tyre, tek te cila, ndergjegjesimi i veprimit te ligjit ende nuk eshte arritur. Nga ana tjeter, ky i fundit per mjaft vrases mbetet dicka thjeshte e shkruar, pasi drejtesia shqiptare vazhdon te jete e korruptuar dhe ligjet te mos zbatohen. Ka shume per te thene rreth temave te prekura, por le ta zbulojme kete realitet ne Shqiperi, permes kendveshtrimit te mesuese Liljana Luanit. 17 vite ne sherbim te femijeve te ngujuar. E kete e ben me shume pasion, e pasioni lidhet edhe me menyren se si eshte rritur dhe edukuar nje njeri. Erdhi ne moshe te vogel ne Shkoder nga Lekaj i Dukagjinit. Edhe sot ekziston nje lloj paragjykimi per banoret e kesaj zone kur vijne per nje jete me te mire ne Shkoder. Liljana me bindje thote se nuk paragjykohet zona, por disa njerez qe nuk pershtaten dot ne jeten ketu. Liljana Luani, kreu studimet ne USH “Luigj Gurakuqi”, ne fakultetin e Shkencave te Edukimit, dega Cikel i Ulet. Edhe babai i saj ka qene mesues. Por a ishte kjo endrra e saj? Aspak. Deshironte te behej gjykatese, por bursat vinin te percaktuara, dhe nuk ishte koha kur te jepej mundesia te zgjidhje. Emerimin e pare si mesuese e mori ne fshatin Rec, ku qendroi 1 vit atje. Me pas u transferua ne Prekal, ne disa fshatra te Malesise se Madhe, etj. Me 1995 u emerua ne shkollen 9 vjecare “Pashko Vasa”, ku ka punuar ne vijimesi. Per te femijet jane nje mrekulli. Gjithmone komunikonte lirshem me ta. Kishte gjithe dhuntite per tub ere nje mesuese mjaft e mire. Ka ditur gjithmone te gershetoje autoritetin me dashurine, ashtu si prinderi. Liljana thote se nje nene e mire eshte mesuese e mire.Gjithmone i ka pelqyer puna me femijet ne nevoje. Si bije e Dukagjinit -, shprehet ajo,- deshiroja te ndihmoja femijet e kesaj krahine. Shpesh ata etiketoheshin nga ata qe nuk i njihnin mire. Perkundrazi, edhe pse femije, ata tregojne burrni, mbajne fjalen e dhene. E megjithate, shpesh jane dhe rrethanat apo rastesite, qe behen orientueset per te ndjekur nje rruge te caktuar ne jete. Ne vitin 2005 ne shkollen 9 vjecare “Pashko Vasa” erdhi nje projekt i Kryqit te Kuq Shqiptar ne bashkepunim me ate Spanjoll. Me vullnetin e saj kekroi perfshirjen ne kete projekt, ne ndihme te femijeve qe kishin shfaqur probleme te theksuara psiko-emocionale, problem qe vinin edhe si rezultat i fenomenit te gjakmarrjes. U ngrit nje grup pune, te cilin mori persiper ta drejtonte vete ajo, meqenese njihte mjaft mire komunitetin dhe mendesine e banoreve. Arrinte te hynte lehte ne cdo shtepi. E mireprisnin dhe e shihnin si nje rreze shprese. Fillimisht gjeografia e studimit do te shtrihej aty ku jetonin nxenesit qe ishin pjese e shkolles Pashko Vasa dhe vinin nga familje me problemin e gjakmarrjes, kryesisht familje qe kishin ardhur nga zonat rulale dhe ishin vendosur ne periferi te qytetit te Shkodres, duke perfshire ketu zonat e Frementimit, Bardhaj, afer gjatesise se shinave te trenit, pergjate lumit Kir, etj.Familjaret ishin informuar me pare per viziten e saj dhe nuk reaguan keq.Ne vitin 2016 tek sa i kekronte z. Ardian Cela administrator i OSHE, ndihme per nje femije te ngujuar ne fshatin Bardhaj, iu cel rruga mbehstetjes financiare per nje studim, i cili do merrte permasa kombetare, per identifikimin e femijeve te ngujuar.Puna e grupit te punes te perbere nga 5 mesues dhe 1 psikolog, u bazua ne te dhena konkrete dhe dolen ne rezultate, disi larg shifrave qe rreferojne shoqatat apo organizatat te cilat merren me problemet e familjeve te ngujuara. Ne te 6 qarqet e Shqiperise, shifrat ishin shume here me pak nga ato qe ishin rreferuar deri tani. Nuk ishin hequr nga listat e shoqatave familjet qe ishin pajtuar. Ne nje qark ku ishin raportuar 1500 familje te ngujuara , rezultoi se ishin rreth 100.Liljana thote se sot nuk ka ngujim te familjareve ne masen 100%, ndryshe do kishin vdekur per buke. Dikush duhet te dale e te punoje, duke e marre ne sy rrezikun. Mesuesja e palodhur udhetoi me kilometra te tera dhe jo vetem me makine. Udhetimet u shtrine ne Diber, Kukes Nikaj – Mertur, Tropoje, Lek- Bibaj. Vetem per ne Curraj te Eperm udhetoi deri 4 ore ne kembe ne nje reliev tejet te veshtire malor. Dere me dere duke trokitur. Permasat e fenomenit duhet te paraqiteshin sa me reale ne studim. Mesuese Liljana Luani i ka gjetur femijet ne nje gjendje te rende psikologjike. Ngujimi per disa ishte disa vjecar. Femije 15 vjecare qe nuk dinin as te shkruanin dhe as te lexonin. Te gjithe te rritur me ndjenjen e frikes ndaj gjakut te marre. “UNE E DI SE ME VRASIN”,- ka qene kjo shprehja e pervuajtur e nje femije, i cili nuk shihte interes qe te mesonte, pasi nuk e ndjente vleren e dijes per te ardhmen. Pergjate 17 viteve, si rezultat i gjakmarrjes, mesuese Liljana ka humbur 3 femije (2 djem dhe 1 vajze). Portretet e femijeve, sjelljet e tyre, fjalet e thene ne ditet e fundit te jetes se tyre, jane nje dhimbje e pashlyeshme nga zemra e saj. Sa here qe i kujton perlotet, nuk arrin ta coj deri ne fund fjaline per secilin prej tyre. Goja i lidhet, krahet i priten. Dhimbje, shume dhimbje. “Rrezohesh aq randshem,- shprehet, -ajo,- por mblidhen forcat se ajo qe ehste nisur duhet cuar deri ne fund.” Me dhjetra te pafajshem jane viktima te zbatimit te kanuanit nga ata qe nuk e dine mire Kanunin. Policia eshte prezente ne ngjarje, porn je pjese e familjeve nuk e deklarojne fajtorin, me idene se do bejne vetegjyqesi, ashtu sic e do “zakoni”.

Ne foto LILJANA LUANI

Ka te tjere qe nuk besojne tek drejtesia. Vrasesi, korrupton prokurorin ose gjykatesin dhe lihet i lire pas disa muajsh qe ka kryer krimin. Fenomeni i gjakmarrjes nuk i perket vetem zonave rulale, por e gjen edhe ne Tirane apo Durres. Familjet e ngujuara enderrojne te largojne sepaku femijet jashte vendit, keshtu te mund t’i shpetojne ata. Ata qe nuk kane kurrfare mundesie largimi, perballen me jeten ketu. Duhet pranuar se te hysh ne familjet e ngujuara, ashtu sic vepron mesuese Liljana Luani, nuk eshte e lehte. Mund te sjelle armiqesi me palen tjeter, teksa hyn ne banesen e te ngujuarve. Por gjate 17 viteve ajo asnjehere nuk ehste ndjere e kercenuar ose ne rrezik per jeten. Nuk mban fjale nga njera familje ne tjetren, dhe perpiqet te punoje duke mbjelle dashuri e dije tek femijet. Misioni i mesuese Liljana Luanit nuk ka qene i kufizuar vetem te identifikimi dhe mesimi i tyre, por edhe argetimi i femijeve. Ajo u zhvillon atyre ekskursione, pushime afer detit. Tregohet e vemendshme ndaj veprimeve te tyre, te kuptoje psikologjine, apo te shuaje ndonje debat qe ndizet, pasi ne grup jane femijet e te dy familjeve ne konflikt. Qellimi i saj eshte qe t’i bashkoje keta femije, ta duan njeri-tjetrin dhe ta hedhin pas gjakmarrjen. Kjo eshte menyra me e mire per ta zhdukur fenomenin. Aktualisht, realiteti mbette edne i hidhur. Femijet kane endrra ne jete, por pothuajse asnjeri nga femijet e ngujuar nuk i realizon dot ato, pavaresisht talenteve qe mund te shfaqin. Akoma me trishtuese ehste fakti se asnjeri prej tyre kur ehste rritur nuk ka mundur te beje dasem, e te festoje me te afermit ditet me te shenuar te jetes se tij. Por ka ende shprese. E shpresen e sjellin njerez te perkushtuar si Liljana Luani. Suksesi i nje gruaje varet edhe nga mbeshtetja qe i jep familja. Ka qene bashkeshorti, qe jo vetem nuk e ka penguar por i eshte bere krah ne aktivitet dhe udhetimet e saj drejt femijeve te ngujuar, sado larg qe kane qene me banim. E pyetur se cili eshte mesazhi qe iu drejton teleshikuesve te emisionit “+355 Atdheu”, te AlbDreams tv, zj. Luani shprehet:- Te kontribuosh per njerezit te nevoje, apo mbylljen e fenomeneve qe i perkasin se kaluares, eshte nje detyre fisnike, nje forme e te shprehurit te dashurise ndaj vendit tend, nje pergjegjesi e cdo shqiptari, qe deshiron perparimin e vendit te tij…………………………………………………………………….Ne kete shkrim nuk jane perfshire ngjarjet me femijet, te rrefyera nga vete mesuesja Liljana, te cilat do te vendosen ne reportazhin qe po pregatitet nga Albdreams tv, gazetarja Kozeta Bruci, te cilin ju do te keni mundesine ta ndiqni se shpejti ne transmetimet e ketij televizioni.

Filed Under: Kulturë

Lypës & prostituta

04/13/2021 by Pafragje

Nga Edmond Tupja

Sipas disa miqve të mi socialistë, ndër të cilët Françesk Armadhi e Namik Arvogli, vertikalisht e horizontalisht adhurues me disa kushte të Edi Ramës ende kryeministër, dy shoqata ndërkombëtare lypësish i paskan sugjeruar lypësve të vendit tonë që të themelojnë një shoqatë simotër për të mbrojur të drejtat e liritë e lypësve të mbarë kombit shqiptar brenda Ballkanit dhe më gjerë, më gjatë, më lart e më thellë në tërë botën dhe ndoshta më tej, madje përtej planeteve të sistemit tonë diellor. Mirëpo, të paktën sipas dy miqve të mi të lartpërmendur, sapo ka plasur sherri midis dy grupime lypësish në Republikën Lypacake të Shqipërisë, atyre që kanë qenë dikur lypës, por që tani jetojnë jo keq, dhe atyre që akoma janë të tillë

Grupimi i parë kërkon medoemos të fitojë simpatinë dhe mbështetjen e Edi Ramës ende kryeministër dhe, për këtë qëlllim, premton ta ndihmojë këtë të fundit – që jeton në një mjerim dëshpërues pasi e ka shpenzuar tërë pasurinë e vet për të mirën e popullit të vet lyparak – për të shlyer një pjesë të 110 milionë eurove që shteti shterpë shqiptar duhet t’i paguajë zotit Becchetti fitues të gjyqit para një arbitrazhi ndërkombëtar.

Ky grupim, pra i pari, edhe në aleancë me prostitutat që frekuentohen rregullisht nga vipat, ka shfaqur haptas dëshirën për t’u kthyer në parti politike, e cila, po t’i besojmë zëdhënësit të tij, zotit Rakip Ordha, do të renditet përkrah Partisë Socialiste qysh tani, madje edhe gjatë mandatit të tretë, të katërt e të pestë të synuar nga kjo parti.

Në këtë pikë, grupimi i dytë ngurron të ndjekë angazhimin e ish-lypësve, të cilët nuk gëlojnë më në qytetet e vendit, dhe zëdhënësi i lypësve aktualë të vetëpunësuar, zoti Aqif Enda, ka deklaruar se këta kanë vendosur të bëjnë një punë bindëse të pandërprerë me prostitutat e varfra, edhe këto të vetëpunësuara, në mënyrë që, së bashku, të mbledhin para për ta ndihmuar sadopak Erion Veliajn ende kryebashkiak, që të shlyejë pjesën tjetër të 110 milionë eurove në fjalë, aq më tepër që ky jeton në një mjerim dëshpërues, madje në verë fle në tarracën e Bashkisë së Madhe, ndërsa në dimër fle, i veshur si palombar, poshtë njërës prej urave të Lanës.

Për hir të së vërtetës, duhet pranuar se të dy grupimet e sipërpërmendura duket sikur sfidojnë kështu indiferencën e turpshme të shtetasve shqiptarë që, po të kishin sadopak ndërgjegje shoqërore dhe guxim qytetar, duhej ta kishin mbushur plot e përplot sheshgungën “Skënderbej” dhe shëtitoren “Dëshmorët e Kombit”, përfshirë gjithashtu sheshin “Nënë Tereza”, për të protestuar fuqishëm kundër majës së pushtetit qendror dhe majës së pushtetit vendor që “gjobën” e arbitrazhit në fjalë për shtetin shqiptar, pra për Edi Ramën ende kryeministër dhe për Erion Veliajn ende kryebashkiak, të mos e paguajnë shqiptarët e varfëruar deri në asfiksi, por përgjegjësit e fajtorët e vërtetë të gjëmave, mynxyrave e fatkeqësive që po u bien atyre pareshtur, paturpësisht, pabesisht e pa pikë mëshire në kokë, në zemër e në shpirt gjatë këtyre tetë viteve të fundit. Mos vallë kjo indiferencë, kjo plogështi e mefshtësi neveritëse e bën shumëkush të mendojë se shtetasit e Republikës së Rreshkur e të Rraskapitur të Shqipërisë vlejnë sot po aq sa lypësit e prostitutat e rëndomta, pra po aq sa lumpenproletariati i para disa shekujve?

Sidoqoftë, le të më lejojnë zonjat e zotërinjtë e nderuar, që po më  lexojnë në këtë çast, t’u kujtoj e rikujtoj fjalën e urtë “Më mirë vonë se kurrë”, të cilën, në kuadrin e tematikës së këtij shkrimi, do ta ndryshoj një grimë duke e rishkruar si vijon: “Më mirë kurrë sesa lypës apo kurvë!”. Le të më lejojnë gjithashtu t’u kujtoj e rikujtoj këtë mendim të Proudhon-it, këtij filozofi francez të shekullit XIX: “Të mëdhenjtë na duken të tillë, sepse kemi rënë në gjunjë.

Atëherë, le të çohemi!”, mendim ky të cilin duhet t’ia përsërisin vetes me zë të lartë, teksa kundrohen në pasqyrën e ndërgjegjes së tyre (nëse e kanë një të tillë), të gjithë ata që, të gjunjëzuar apo madje të shtrirë barkas, nuk do të shkojnë ose do të ngurrojnë të shkojnë për të votuar më 25 prill! Kjo është e vetmja rrugë që duhet të ndjekë çdokush nëse vërtet dëshiron të mos i duket vetja as lypës me vulë, as kurvë me damkë!/panorama.al

Filed Under: Kulturë

Kush po shtrembëron historinë?

04/12/2021 by Pafragje

Agim Vuniqi
Në terma ideologjike, në aspektin e të menduarit në stereotipe të Luftës së Ftohtë, udhëheqja serbo-jugosllave ishte një aleat i natyrshëm i perëndimit. Lufta e Kosoves nderroi qendrat e interesit global. Mentaliteti i serbit të zakonshëm nuk kishte ndryshuar, edhepse bota kishte ndërruar, nuk mund të shitej më rrena e mbështjellur në cellofan, interneti ndryshoi botën, por edhe atë të botëkuptimt stereotip për shtetin, që kishte të drejtën ekskluzive të bëjë çfarë do me qytetarin. Demokracia amerikane ishte jo vetëm një dritë në tunel për popujt e kolonizuar, por shembulli i saj kushtetues i shtetit, i plotësuar me 10 amandamentet e "Bill of Rights" e bënte më të qartë raportin e qeverisë me qytetarët, vet e drejta për të bartur armë sfidonte shtetin dhe intitucionet e tij, as të mos përpiqet të abuzojë dikush me të drejtat qytetare dhe të shkelë pragun e derës pa leje të gjykatës, ata sfiduan kolonët anglezë por edhe i luftuan dhe i fituan në luftë të pabarabartë, jo vetëm anglezët, por edhe spajollët dhe franqezët, ata krahas luftës u përgatitën për paqe, ishte pra një simbolikë e fuqisë jo vetëm e luftes por edhe e votës, edhe e pronës private, askush nuk kishte të drejtë të uzurponte me të drejtën formale të pronës. 
 Serbia në këtë aspkt e kishte tërë aparatin të kriminalizuar dhe të korruptuar, qytetarëve shqiptarë ua kishte bërë të pamundur mbrojtjen fizike, prandaj ishte shtuar rreziku për asgjësim, këtë e kishte kuptuar rinia, por edhe UÇK-ja si forcë e vetme vetëmbrojtëse, është tjetër gjë të thuhet se ka pasur edhe formacione tjera ushtarake si FARK-u psh., i cili mbështetej financiarisht nga qeveria e reduktuar në dy tre vetë, nuk kishte një plan të mëhershëm që kishte përkrahje politike, realiteti në terren dhe zhvillimet e reja të izolimit total të zonave rurale, por edhe të lëvizjeve të popullatës kishte krijuar zona të mbipopulluara, edhe për shkak të homogjenitetit të brendshëm solidar, politika kishte mbetur e humbur para një situate të tillë. Kishte përpjekje të kontaktit të liderëve politikë me popullatën në zonat e rrethuara, dhe lëvizjet që bënin liderët duhej të harmonizoheshin me vendimet politike të Serbisë, ajo pra kontrollonte çdo lëvizje. Dështimi i parë i përpjekjeve për të bërë plane dhe lista e profesionistëve të luftës, shkoi huq, bile u tregua e rrezikshme, meqenëse shumë nga organizatorët e luftës "me letra" ishin burgosur, me burgosjen e tyre ata i zbuluan edhe listat, të cilat ishin plotësuar nëpër bashkësi lokale, pastaj aty kishte edhe të dhëna të tjera në të cilat kishte çasje pushteti ushtarak serb. Disa prej udhëheqësve u larguan nga vëndi, ata larguan edhe familjet e tyre, por pjesa shumicë e popullatës së aftë për luftë kishte mbetur e evidentuar, pa dashje, apo me qëllim të mirë, nuk e di si, por kështu iu bë një kumbari Serbisë. U pa ashiqare se lufta verbale përbrenda dhe politika e cila shprehej se ishte institucionale, nuk pat asnjë dobi. Populli emocionalisht i lidhur me isntitucionet që kishin legjitimitetin e votës, e cila nuk garantonte asgjë, të zgjedhurit e tyre as nuk ishin të mbrojtur, por as nuk kishin imunitet, ata ishin një grumbull qytetarësh, njejtë si të tjerët, përvecse financoheshin për të edukur popullin si të jetojë më lehtë në kushte robërie, dhe një gjendje e tillë ishte e patolerueshme. U pa sidomos para zbrazjes dhe gjatë zbrazjes së Kosovës, politika kapitulojë dhe pësojë fisako të plotë, ishte pra vështirë të rikthehet besimi në "institucione" të cilat nuk lëvizën asnjë guri nga vendi, e çka duhej të ndodhëte tjetër përpos luftës, dhe kush do ta bënte luftën...? Ata që u paguan afër dy dekada për të bërë këtë dështuan, edhepse veçse kishte filluar grumbullimi finansiar, në emër të një lufte të mundshme qysh në vitin 1991, me formimin e fondit humanitar gjithëkombëtarë... 
E ka kënduar bukur poeti i Shqipërisë Etnike, Zeqir Gërvalla në poezinë antologjike: 
ZËRI I KOSOVËS PËR LIRI 
Anembanë bOtës 
u dëgjua 
Zëri i Kosovës 
si det vale-valë 
plot gjëmë e dallgë… 
U zgjua rinia 
U zgjua burrëria 
U zgjua vashëria 
hasmit serb i doli për –ballë… 
… Së bashku me fushat 
Së bashku me malet 
Së bashku me fshatrat 
Së bashku me qytetet 
Së bashku me lumenjt 
së bashku me detet… 
UÇK-ja u ngrit në këmbë 
me qëndrim-guxim e këngë 
Popullit: në ballë i doli 
Me grykën e pushkës armikut i foli… 
E, VENDLINJA THËRRET 
E para - në ndihmë iu gjet. 
II 
Një vdiste në front… 
N’popull lindnin njëqind… 
UÇK-ja shtohej-forcohej me mijëra shpirtra 
çdo ditë… 
Bota e kuptoi… 
Bota u bind: 
se ky popull ( burra-gra-rini-fëmijë ) 
MË s’duron të jetojë nën robëri 
PO gjakon dritë-LIRI… 
… Krisma pushkësh ndër beteja 
Për FITORE – dritë-Reja… 
UÇK-eja po lufton 
Mbarë Kosova po ushton 
Të gjithë shqiptarët për t’i bashkuar 
Nën FLAMURIN KUQ e ZI 
Për KOSOVË-ÇAMËRI - SHQIPËRI… 
E, VENDLINDJA THËRRET 
E para - në ndihmë iu gjet. 
III 
Po… 
Anembanë bOtës 
u dëgjua Zëri i Kosovës 
porsi deti dallgë-dallgë… 
Hapen varre… 
Hapen plagë… 
Hapen horizonte… 
Rihapen varre… 
Rihapen plagë… 
Rihapen horizonte të Reja… 
Në MBROJTJE KOMBËTARE 
SHndërrohet UÇK-eja; 
Rivarrosen: trimat… dëshmorët… viktimat… 
Ringjallen përsëri – feniksë të rinj… 
Po, po… 
Shërohen plagë 
për LIRINË dritëbardhë 
që në prag 
Ja, ka ardhë… 
E, VENDLINDJA THËRRET 
Sërish - në ndihmë iu gjet… 
IV 
… edhe Sot 
Anembanë Kosovës… 
Jehojnë fushat-kodrat-malet… 
Lufta jonë, o dot nuk ndalet: 
pa e bërë SHQIPËRINË ETNIKE 
me tërë bOtën 
të jetë 
Mike… 
E, VENDLINDJA THËRRET 
Dha frytin e vet – 
U bë: FOND KOSOVE; 
me shqiptarët 
Anembanë kësaj bOte 
për Sot – 
e Mijëvjeçarin e Ri 
Për DRITË e (I) L I R I . . . 
( Bronx, NY Amerikë 
Më 26.VIII. 1999 ) 
----------------- 
Diaspora shqiptare fillojë të dinamizohet, dhe të shtoi kërkesat për të ndryshuar gjendjen, dhe gjendjen mund ta ndryshonte vetëm rrezistenca e armatosur, pra ishin shterur të gjitha mundësitë praktike të politikës së hapur dhe publike, e cila kishte pësuar metamorfozë logjike, si mund të ndërtohej demokracia si i okupuar, dhe pa asnjë të drejtë elementare njerëzore, e përkrahur moralisht nga diplomacia perëndimore, askush nuk kishte provuar të plotësonte kushtin fizik veprimin dhe kundërveprimin, apo për të lëvizur gjërat duhej shkaku, kjo ishte forca, dhe pa te asgjë nuk lëvizëte, ishte krijuar një situatë e ekuilibrit të panatyrshëm, i forcës represive të përditshme dhe i durimit deri në amshim. Jeta kishte humbur kuptimin, e një gjendjeje të paspjegueshme të utopizmit qytetar, si votues, ata nuk kishin hetuar se ishin shndërruar në kufoma të gjalla, pa asnjë të drejtë elementare njerëzore. Mërgata shqiptaro-amerikane, pas marrëveshjes së Daytonit ndërroi kursin, liderët e saj dhe kryeministri, mbetën jashtë dyerëve të Daytonit, nuk ishte më sukses protesta jashtë dyerëve, ku bëheshin marrëveshjet dhe zgjidheshin fatet e shteteve të reja, paça si meny ishte ftohur, duhej tash një motiv i sërishëm por pak më ndryshe, ai i djersës, finansave, gjakut dhe uniformës ushtarake. Diaspora shqiptaro-amerikane u tregua e gatshme, senzibilizoi popullatën që paguhej dy herë në javë me çeqe dhe biznesmenët shqiptarë, djersa e tyre kishte tjetër njësi matëse, dollarin, armatimin e lehtë konvencional dhe uniformën, por edhe emrin disi tjetër, jo më demokraci dhe fraza boshe, por baratalioni Atlantiku dhe lufta, edhe finansimi kishte ndërruar normën, jo më 3 përqind por shumë më shumë, jo më në konton e qeverisë por në fondin "Vendlindja thërret", kontribuesit ishin të njejtë, por grumbulluesit të tjerë, shumë më fleksibil në natyrën e punës, edhe grumbullues, edhe liferues, edhe dërgues të armatimit tej oqeanit, në terrenin e djegur nga luftimet. Fondi "Vendlindja thërret" e kryejti misionin e saj kombëtarë dhe njerëzorë, por a e kryejti qeveria, dhe politika pas lufte për ta, jo asnjëherë. E gjithë ajo armatë aktivistësh u harrua dhe u la pas dore, nuk ishin ata të vetmit, njëjtë ishte vepruar edhe me aktivistët e Fondit të 3 përqindëshit, a e merituan këta këtë harresë, jo asesi! Tash kur po vijnë lajmet nga Kosova e rendeve të gjata të aplikuesëve të benefiteve të luftës, diaspora po frymon më ndryshe, nuk po mallkon, por po ka dhëmbje, kend e financuan dhe për kend luftuan, a ka merituar ajo një përbuzje të skajshme të institucioneve filizë të reja, pse nuk u gjetë në mesin e laureatëve asnjëri nga finansuesit e luftës dhe të paqes, pse nuk u përmend asnjëherë fondi i luftës "vendlindja thërret" dhe administratorët e fondit. Këtë ia ka borgj, shteti, institucionet e shtetit, por edhe qytetarët e Kosovës. Diaspora shqiptaro-amerikane ishte heroike, dha djersën, dha finansat-fondin e luftës "Vendlindja thërret", dha armët, uniformat dhe luftarët e Atlatikut, pra pamëdyshje disapora shqiptaro-amerikane është fituesi moral i luftës, dhe e gjthë ajo armatë njerëzish meriton mirënjohje nga Ministria e Mbrojtjes për kontributin.

Filed Under: Kulturë

Ligj i Ri për Nënshtetësinë Greke – Kushti i Parë: Njohja e Gjuhës!

04/11/2021 by Pafragje

Me Ligjin 4735/2020 u bënë ndryshime të rëndësishme në proçedurën e dhënies së nënshtetësisë greke për të huajt dhe homogjenët. Ligji i ri hyri në fuqi më 1 prill 2021.

Nënshtetas grek mund të bëhet dhe quhet ai/ajo që plotëson disa kërkesa, kërkesa që krahasuar me ligjin e mëparshëm për nënshtetësinë greke janë thjeshtuar dhe lehtësuar, por është vendosur si pikë e parë dhe e panegociueshme njohja e mjaftueshme e gjuhës greke dhe historisë.

Përsa më sipër janë hapur 8 qendra, në 8 qytete të ndryshme të Greqisë, ku do të mund të japin provimin e gjuhës greke, të gjitha ata që do të duan të kërkojnë apo aplikojnë për nënshtetësinë greke.

Diskutimet në komisionin e Çështjeve të Brendshme të Parlamentit Grek, bëjnë fjalë edhe për një udhëzim shtesë, që do i pasojë ligjit, për të gjithë ata që sot janë nënshtetas greke, që konsiston në atë se: ata që janë nënshtetas grekë, do të kalojnë nga një intervistë, në Prefekturat ku janë të regjistruar, mes së cilës do u provohet njohja e gjuhës greke. Nëse nënshtetasit grekë nuk do të provojnë dot mes intervistës me gojë, njohjen e mjaftueshme të gjuhës, do u jepet një afat kohor për ta mësuar atë (gjuhën), me detyrim, duke u caktuar atyre një datë tjetër interviste verifikimi për njohjen e gjuhës.

Greqia duket se po lehtëson si kurrë më parë dhënien e nënshtetësisë greke për të huajt dhe homogjenët.

BURIMI : MAST.AL

Filed Under: Kulturë

Vetëm 3500 spektatorë holandezë do të lejohen ta ndjekin Eurovision 2021

04/07/2021 by Pafragje

Vetëm 3500 spektatorë do të shikojnë të gjitha shfaqjet që do të zhvillohen më 18, 20 dhe 22 maj në arenën Ahoy  në Roterdam. Konkursi i Këngës “Eurovision” i këtij viti do të zhvillohet në kushte shumë të rrepta për shkak të pandemisë së koronavirusit që po përfshin të gjithë planetin.Sipas zhvillimeve të fundit dhe mediave ndërkombëtare, qeveria holandeze ka dhënë dritën jeshile që organizimi i Eurovision 2021 të mbahet me një audiencë, por shumë të reduktuar.

Vetëm 3500 spektatorë do të mund të shohin shfaqjen muzikore nga afër. Është Ahoy Arena që do të presë konkursin e këtij viti, gjysmë e mbushur.

Në fakt, konkursi i këtij viti do të jetë një provë se si këtë verë ata do të jenë në gjendje të mbajnë shfaqje të mëdha me praninë e njerëzve dhe në të njëjtën kohë të vëzhgojnë të gjitha masat e nevojshme për spektatorët për shkak të koronavirusit.

3500 spektatorë që do të shikojnë të gjitha shfaqjet e konkursit do të jenë ekskluzivisht spektatorë holandezë për shkak të kufizimeve të udhëtimit dhe do t’i nënshtrohen një testi COVID, me rezultatin sigurisht që do të jetë negativ për të hyrë në Ahoy Arena në Roterdam. Në fund të prillit, megjithatë, do të shqyrtohet përfundimisht nëse Konkursi i Këngës Eurovision mund të vazhdojë në këtë mënyrë. Eurovizioni i këtij viti do të zhvillohet në 18, 20 dhe 22 maj.

BURIMI : STARTNEWS.NEWS

Filed Under: Kulturë

KRONIKANI I VDEKJEVE….

03/30/2021 by Pafragje

-Tregim nga Shefqet Meko-

Ishte dimër i acartë  i vitit 2021. Bora dhe ngrica e pamëshirshme kishin zbritur poshtë në jug, duke përmbysur traditën dhe rutinën stinore. Të gjithë e dinin se veriu i kontinentit ishte i ftohtë, i acartë deri në ngrirje dhimbëse, por jugu përherë mbetej i ngrohtë, pa dimër dhe borë, pa ngrica dhe tufane dimërore. Ndaj shumica që deshte dimrin dhe të fohtit zbrisnin në jug, ndërsa ata që kishin “lëkurë të regjur” i ngjiteshin veriut si triumfatorë. Veriu mbetet flamuri dhe shpirti i fitimtarëve ose i atyre që nuk duan të vdesin pa fituar. Njeriu është dhe mbetet një ai që shpërthen plaçentën embrionformuese dhe ikën, largohet, ec, sfidon dhe vdes në emër të ikjes dhe triumfit…Në emër të jetës dhe pavdekësisë edhe pse dihet “gjithshka vdes”… Kështu ka qënë, por mbase shumë nuk e dinë, sepse shumica e njerëzve lindin dhe vdesin duke bërë kryq ose duke iu falur Zotit, dhe harrojnë se Zoti iu dha atë që pakkush e fiton dhe gëzon: Jetën!…

 Moti ishte çmendur dhe jo vetëm në Amerikë. Kohëvëzhguesit njoftonin se ky i ftohtë që kishte mbërthyer Amerikën nuk ishte parë qysh në vitet 1800. Informacione të çuditshme vinin edhe nga Shqipëria, por siç pritej për Viron Bregu, tek vendlindja e tij nuk kishte statistika dhe të dhëna. Meteorologët atje vetëm flisnin kuturu, sepse asnjë arshivë nuk mund t’u vinte në ndihmë, por shpesh gënjenin si gjithë të tjerët që ishin ngulur si çibanë në poltronet e rehatshme të studiove televizive. “Po ç’thua o Viron Bregu, si pret statistika dhe krahasime  reale nga vendlindja jote ku çdo pushtetmbajtës dhe lajketë pranë thonë “Historia fillon me mua…? Lere aty ku është Shqipërinë. Aty ndihen vetëm  politikanët, vetëm ata bëjnë histori, moti kurrën e kurrës nuk mund të futet në analet historike të informimit apo arkiva…”         Ndërkohë televizioni lokal në qytetin e tij mbuluar me borë dhe akull njoftonte se temperatura si kjo e sotmja ishte regjistruar për herë të parë më 1936…  “Jemi shumë afër një rekordi të ri…” njoftonte me entuziasëm vajza bukuroshe amerikane..

Viron Bregu  gëlltiti kafen amerikane. Ishte mësuar tashmë me atë lloj kafe që pihej si ujë, ndërsa ai preferonte përherë ta pinte shqeto ose “të zezë” siç njihej në atë qytet të perëndimit. E kishte marrë malli për një kafe turke prej Shqipërie, e kishte marrë malli për ato mëngjeze të vrullshme në Tiranë, kur kafja pihej shpejt e shpejt, dhe me ngutje njerëzit bëheshin si paketa cigaresh  “Partizani” në autobuza fizarmonikë, dhe nën kundërmimin normal të erës që zhvillon çdo qënie biologjike, të gjithë njësoj, akomodonin  ndjesitë shqisore, dhe mezi prisnin stacionin e  radhës të zbrisnin dhe të ecnin shpejt drejt fabrikave, shkollave apo zyrave… Të gjithë ishin në punë.

Iku ajo kohë, do pëshpëriste Viron Bregu. Ai kishte gati  çerekshekulli në Amerikë. Për aq vite iu desh t’i përshtatej një stili të ndryshëm jetese, ku njeriu është më shumë një qënie që lëviz, nxiton, vrapon, flet në telefon, flet me vehte,dëgjon i vetëm radion në makinë, ngulitet tek ekrani i kompjuterit, shtriqet, lëviz këmbë e duar dhe përfundon diku si një robot me mish e gjak… Rutina e jetës amerikane ishte për të enigma më e madhe që  nuk shpjegohej dot. Amerika thjesht ishte një mister që u pëlqente të gjithëve, një diçka që sa më shumë largohej aq më shumë lakohej…. “Ndërtoni Amerikën tuaj o njerëz” deshte të bërtiste Viron Bregu, por askush nuk e dëgjonte. Amerika nuk mund të ndërtohej në ëndrra dhe fantazi… Ajo tashmë ishte një realitet i njerëzve të çmendur, që ngrihej vetmas përballë botës si zili dhe sukses…Si ëndërr dhe pavdekësi që gjithsesi kishte brënda çdo gjë që mund të bëjë njeriu, kjo monstër çmendurish….

 Ajo ishte aq gjigande dhe aq monotone sa bashkëkombasit e tij atje pranë detit Adriatik shpesh thoshin: “Në Amerikë jeta është kombinoshe dhe gjumë…” E urrente ta dëgjonte këtë shprehje e koment, sepse nuk ishte ekzaktësisht ashtu, por disi edhe ashtu ishte, disi por jo tamam… Jetë e lirë, por jo e lehtë. Jetë me të gjitha që do xhani i njeriut, por jo falas. Jetë me  të qeshura, të puthura, dashuri dhe  familje, por jo si ajo e vendit ku kishte lindur…Kur për herë kishte ardhur në  Amerikë, dhe befas ishte përballë gjigandizmit të kontinentit që deri dje ofrohej thjesht si fantazmë imperialiste dhe “armik i Shqipërisë socialiste  dhe popujve të botës”  Viron Bregu, ishte shokuar. Kur avjoni ulej në atë pafundësi hapësire plot drita dhe shkëlqim, kur shihte llamburitjen e lartësive dhe vrullin e çdo gjëje në lëvizje, kur shihte trafikun e ngjeshur dhe aq të tmerrshëm qoftë edhe nga larg, ai befas kishte shpërthyer: “Nuk mund të jem pjesë e kësaj madhështie marramendëse…Jo kurrë nuk mund të jem atje tek ajo mizori lëvizëse…Jo unë…Unë jam i vdekur këtu…”

Pas kaq vitesh ai e shihte veten si një elektron lëvizës në madhështinë e kontinentit. Ashu ishte bërë edhe ai një cifël e asaj  asaj turme që lëvizte pa pushim, por çuditërisht,  në gjithë atë trafik, lëvizje, ecje pafund, secili gjente pistën e vet, dhe ashtu, kur kushdo ngadalësonte vrapin mbi rrota pranë garazhit dhe shtëpisë së vet, aty në fakt  vetëm prehej përkohësisht  lëvizja për të rinisur të nesërmen….

Vitet në Amerikë i kishin dhënë gjithshka Viron Bregut. Ai bënte një jetë që nuk u mungonte gjë. Fëmijët ishin rritur dhe kishin mbaruar shkollat, duke gjetur punë të mira pa asnjë shqetësim, ndërhyrje  apo miq të babait, vinin e shikonin me shoqka të ndryshme çdo vit, dhe ai nuk kishte guxim t’i pyeste se cila nga ato mund të quhej nusja e ardhshme… Kjo dinamikë e jetës nuk e shqetësonte. Ai e dinte se liria në Amerikë ka çmim për t’u paguar,ku viktima e parë mbetet tradita dhe konservatorizmi, ndaj nuk i vinte keq që fëmijët e vet kishin këtë lloj “luhatje dashurore” saqë çdo krishtlindje do vinin me shoqe të reja… “Sikur ta kisha edhe unë ketë fat” do pëshpëriste Vironi me një lloj zilie mashkullore që nuk dinte si ta shpjegonte… Iu duk çmenduri ajo lloj egoje, por ishte ego e vërtetë që nuk mund ta fshihte.Jo se ishte pishman që ishte martuar me Lolën, por që nuk kishte pasur asnjë dashnore të vërtetë para saj, Fati i tij.

 Vironi kujtoj rrëfimin e një shoku shkrimtar në Toronto, që kur djali i kishte vajtur me një shoqe për të ngrënë darkë së bashku, shkrimtari me botë të ndjeshme e kishte pritur me aq gëzim  dhe emocion atë vizitë, saqë vajzës bjonde që kishte sjellë djali, pa mundur të kontrollonte instiktin e ndjeshmërisë prindërore i ishte drejtuar me “vajza jonë”. Ajo kishte parë me shumë habi duke hedhur sytë sa te babai aq tek djali i atij babai duke pritur një sqarim, pastaj shkrimtari ashtu butë, kishte thënë “E kemi zakon, e kemi traditë…Nuk është për ty, flet tradita nga shpirti…”

Viron Bregu ishte një nga  njerëzit më scrupulozë të  sojit të tij. Për të jeta ishte një  udhëtim i gjatë apo i shkurtër, si ta kishe, por sipas tij, në këtë udhëtim duhen gjurmë, mbresa, kujtime, ëndrra…Pa to udhëtimi i jetës është i kot, pa to më mirë të kesh vdekur pa u lindur, do mendonte Viron Bregu, i cili sapo kishte dalë në pension.    

 Kishte ëndërruar për këto kohë të arta t’i vinin sa më shpejt, por  tashmë që ishte përballë faktit, befas vetja i dukej pa vlerë, pa peshë, pa vendimarrje. Ai kishte qejf të sfidohej në jetë. Kishte qejf të mundohej sepse ashtu ishte rritur. Shpesh e shoqja do t’i thoshte: “Do të vuash akoma, do të raportosh akoma tek shefi amerikan, shko dhe gjej  punë..” pastaj ajo duke e përqafuar do t’i thoshte: “Po gëzoje moshën e artë i dashuri im. Ja mua më ke pranë dhe axhendën e ditës mund ta bësh vetë…Mua vetëm më jep porosinë se ç’duhet për drekë dhe darkë se mëngjezin e ke zgjidhur vetë me siriot e tua…” Ai do ta shihte me dashuri  Lolën e bukur që sipas tij nuk kishte ndryshuar fare për gati 40 vjet që ishin bashkë. Mori frymë thellë  dhe i pat thënë: “Po pata një bos si ty, nuk më duhen të tjerët…” dhe e kishte puthur në buzë  duke ndjerë aromën që e kishte mbajtur gjallë për aq dekada….

Punët që kishte para ishin të shumta. I vetmi ndryshim ishte se askush nuk do t’i thoshte bëj këtë apo atë punë, shkruaj këtë apo atë email, merr këtë apo atë vendor në telefon, ndiq këtë apo atë projekt… Ai përfundimisht ishte tek pragu i moshës së artë siç e ëndërronin gjeneratat në Amerikë. Ndihej i qetë sepse për gjatë gjithë kohës që punoi, diti të zgjidhte sfidat financiare, duke bërë të mundur që tani, në moshën e bukur të kohës së lirë dhe pafundësisë së saj, të zgjidhte prioritetet e dëshiruara. “Më mirë kur kisha bos, sepse më fuste në brazdë, më nxiste, më kërkonte llogari dhe raporte të përjavshme..” do fliste me vete Viron Bregu, por kurrsesi nuk mund t’ja shprehte këtë marrëzi gruas së vet. Ai e dinte se cili do ishte reagimi i saj furtunë me atë stilemë të përsëritur “do që të vuash”. Jo ai nuk deshte të vuante, ai deshte të punonte…

Duke gërmuar në bibliotekën e vet, fillimisht ai e gjeti  shumë tërheqëse punën e shfletimit të ditareve. Kishte disa volume ditaresh që nga koha kur Shqipëria quhej “Republika Popullore Socialiste…” dhe deri në përmbysjen e madhe që ndodhi në vitin 1990. Kjo ishte nje lloj “rikthim tek e shkuara” por në një komoditet vërtet të admirueshëm. Pasi kishte rijetuar të shkuarën, pasi kishte shfletuar gjithë tregimet, shënimet dhe  vjershat për vajzat që kishte simpati në rininë e hershme, befas u ndie bosh…Po tani? Kjo është jeta?…Kur vdiq Enveri iu kujtua se të gjithë donin të kishin një fytyrë të vërejtur, dhimbje, keqardhje madje edhe ata që nuk e kishin takuar kurrë në jetë Enverin e  gjallë. Ishin ditë që nuk mund t’i harronte kurrë. Kur vdiq Enver Hoxha, për herë të parë fytyra e çdo njeriu u bë  si barometër politik: Kush mund të qeshte qoftë edhe një sekondë nuk ishte me shokun Enver, nuk e deshte atë “udhëheqës legjandar”  të kombit dhe partisë. Mjaftonte një e qeshur për të ta nxirë jetën. Po ç’të keqe ka të qeshesh në vdekje? Jeta vijon. Jeta nuk vdes, ikën individi, jo jeta…

Një zile telefoni ja ndërpreu mendimin e zymtë. Ishte  Shaban Sina që e telefononte dhe i kishte dhënë lajmin se shoku i tij i mirë Petrit Prifti kishte vdekur. Ai ishte shokuar nga  ajo që dëgjoi. Nuk diti si të reagonte. Ora tashmë ishte vonë dhe ai nuk mund të telefononte familjen e të ndjerit. Ashtu i dërmuar nga dhimbja dhe befasia që e gjeti, iu u sul bibliotekës. Aty ai gjeti një kasetë të inçizuar qysh në vitin 1984 ku shoku i tij do vinte në dasmën e vet dhe do këndonte aty tek sofra e gëzimit. E vuri shiritin në  lëvizje dhe sikur sapo të ndodhte ajo ngjarja, vinte ajo zhurmë ku përplaseshin gotat dhe flisnin të gjithë. Bëheshin bromte dhe shpreheshin urime, ngrihej dolli për çiftin, familjen, të dashurit dhe natyrisht edhe për partinë dhe shokun Enver…Ai humbi në atë galeri tingujsh të së shkuarës dhe ashtu, i habitur që nuk i kishte dëgjuar më parë, mori një gotë verë dhe filloi të dëgjointe qetë. Për herë të parë ai ndjeu një çvendosje të kohës, iu duk sikur koha  zbriti poshtë, iku mbrapsh 35 vjet dhe tingëllonte tek artoparlantët…Vite të shkurara që i vinin aq pranë. “Budall, koha nuk shkon mbrapsh, kujtimet vinë mbrapsh, kujtimet të vijnë nga thellësia e kohës. E sotmja nuk shkon kurrë në dje, o Viron…” Ai heshti. Zëri që dëgjonte kishte të drejtë.  Koha nuk shkon mbrapsh, zëri vjen  tek e stomja…. “Apo verem do të bëhem dhe moj/ Ty moj nuk të le pa marrë…Apo ti vraje babain dhe moj, unë po vras mamanë…

U drodh i tëri nga kujtimet. Shpejt e shpejt mori  diçka për të shkruar dhe shënoi në letër. Letra dhe lapsi ishin pjesë e tij. I vinte keq që shumë shpejt njerëzit mund të pyesnin ë’është letra e ë’është  palsi, por nuk kishte ë’ti bënte teknologjisë që ndryshonte përdsitë.  Duke shënuar në letër fjalët,  mendoi vetimthi se pikërisht kjo këngë e shokut të tij do ishte “ngushëillimi më i mirë” që mund t’i çohej familjes. Me duar që i dridheshin shkroi ca fjalë: “Thonë se ka vdekur Petrit Prifti, por këto janë vetëm fjalë dhe tronditje momenti. Unë nuk e besoj. Ja, dëgjoni këngën e Petritit tek konaku i shtëpisë sime:“Apo verem do të bëhem dhe moj/ Ty moj nuk të le pa marre… Apo ti vraje babanë moj, unë por vras babanë” … Ai përgatiti një përmbledhje të vogël vetëm dy minuta dhe duke hequr çdo fjalë të tij, mendoi të bënte atë që nuk e kishte bërë askush.Të mërrte familjen me zërin e të vdekurit. Ashtu bëri. Edhe pse çudia ishte që Petrrit Prifti po e linte Lindën me dy pleq e dy fëmijë, ku ende jetonin nënat e të dyve si çift, ai vendosi të mos bënte ndryshime. “Kjo është ironia e fatit. Nuk kemi ç’ti bëjmë” pëshpëriti Viron Bregu.Formoi numurin në celular dhe mbasi dëgjoi  zërin e grua së vet përtej, lëshoi regjistrimin  që ishte sikur të këndohej, po atë moment…Nga ana tjetër e telefonit shpërtheu një kuje. Pastaj një thirrje të gjithëve aty që ishin aty: Ua, zëri i Petritit. Ua, po këndon Petriti… Hajdeni dëgjoni. E pabesueshme! Këndon Petriti!…Ai përfytyroi skenën aty në Ersekë.. Me siguri familajrët do ishin çmendur nga kjo thirrje, por ishte një këmbëngulje. Viron e kishte vënë regjistrimin në një modë të tillë që vijonte përsëritej. Atje larg në Ersekë, diku në një dhomë me minder dhe arkitekturë të  bukur lotët pikonin dhe zëri sikur bashkohej: “Apo verem do të bëhem dhe moj/ Ty moj nuk të le pa marrë…ti vraje nënën dhe moj, unë po vras babanë…

A nuk është jeta një e qeshur që përfundon në heshtje dhe trishtim? Faik Sininca, një miku i tij në Boston, i kishte treguar historinë më të bukur në një varrim në Elbasan ku kishte vdekur gjyshja e të dashurës së tij. Në atë heshtje mortore, ku heshtja, meditimi ishin pushteti i vetëm absolut ndaj shpirtit që shkonte larg në hell apo parajsë, dikujt i shpëtoi një pordhë. Ishtë një pordhë e sinqertë, ashtu siç i vjen njeriut që nuk e mban dot. Gjithë ata që ishin pranë qeshën. Të gjithë qeshën, madje edhe vetë  minarja e lartë e xhamisë ishte tundur nga e qeshura. Ajo ishte bërë një e qeshur historike në Elbasan, aq sa shpesh do thuhej para çdo ceremonie mortore: “Nëse dikush nuk ndihet mirë, apo do të shkojë për nevoja përsonale, ju lutem shkani tani para faljes së xhenazesë…” Ishte një thirrje për të parandaluar çdo lloj “skandali me pordhë”…

Kur gjyshen plakë e kishin pyetur se si nuk mundej ta mbante “pordhën në vdekje” ajo me sinqeritet ishte përgjithur: “Amani mos më bëni fjatore, kot më gjykoni, nuk jam fajtore. Aspak fajtore.Më erdhi papritur, erdhi si dallgë deti, u pëproqa ta ndaloja,t’ja mbyllja gojën, edhe thembrën e këmbës i vura bythës dhe nuk e ndaloi dot…Shpërtheu siç shpërthehet diga. Ishte shtrëngatë e madhe. Ishte pordhë që bën çdo njeri… Harrojeni këtë mëkat që do më çojë në ferr…Nuk jam fajtore, por ato të qeshura ishin të bukura. Ishin të vërteta.Mallkomëni mua, më çoni në ferr, por jo të qeshurat që solli pordha ime. Ato ishin të qeshurat më të bukura që kam parë, edhe pse në çast vdekjeje. Ishin të qeshura të bukura, ishin të qeshura si e qara e atij që lind. Thjesht të  pafajshme…”

Qysh nga ajo ditë Viron Bregu mendoi se kishte gjetur një mënyrë për t’iu rikthyer një lloj pasioni që ai kishte për njerëzit: të evokonte jetën e tyre në atë mënyrë që nuk mund ta bënte askush. Ta evokonte jetën jo më deklarata të ngjashme “lindi.. Jetoi ..  vdiq…” por me të qeshura të bukura, me të qeshura që i ngjanë jetës, së vërtetës, misionit të pakundërshtueshëm të asaj që lindim… Shkurt lindim duke qarë, por duhet të vdesim duke qeshur… E çfarë të keqe ka të jesh normal në funeral, të qeshësh, të puthësh, ta gajasesh madje po erdhi rastasisht edhe  ta lëshosh ndonjë pordhë? Kush tha se “ndalohet e qeshura ne vdekje” apo “ndalohet pordha”? Në cilën kushtetutë njerëzore ka një paragraf të tillë? Pra kush e shpiku lotin dhe hidhërimin në  vdekje? Engjëjt apo djajtë? Të mirët apo të këqijtë? Hipokritët apo të ndershmit? Burri apo gruaja?… Më thoni dot kush?!…

 Befas kjo u kthye në lloj vendosmërie të habitshme. Sepse askush nuk kishte përgjigje dhe askush nuk gjente argumente që të sanksiononte lotin mbi të qeshurën në vdekje dhe ikje, Viron Bregu po kërkonte të gjente një zgjidhje që do ta befasonte atë së pari dhe vetë njerëzit që i kishte pranë…

 Çdo lajm vdekje qe vinte tek ai, do kthehej në një  mënyrë argëtuese ku bënte që të përziheshin lotët me të qeshurën. “Nuk ka gjë më të mirë se sa të gjesh fuqi të qeshësh në vdekje. Pse duhet të presësh një pordhë plake për të qeshur? Qesh nëse të vjen për të qeshur… Qaj po qe se të vjen për të qarë… Në vdekje së paku duhet të jemi të sinqertë e nuk kemi pse të improvizojmë as të qeshurën, as të qarën, as heshtjen…”, mendoi Viron Bregu.

 Serioziteti në vdekje është një hipokrizi njerëzore që duhet ndryshuar.Koha na sfidon me progresin perceptues. Duhet të ndryshojmë edhe ne që jetojmë këtë kohë… Ata që vërejten në fytyrë duke shtrënguar muskujt facialë, ata që shtrydhin qeset e lotëve për të dukur sikur qajnë, janë hipokritë, dyfytyrësh, aq më keq nëse përdorin lëng qepësh për të provokaur lotë artificialë…Vdekja u dhemb vetëm njerëzve të shtëpisë, madje vetëm atyre që jetojnë nën një çati, jo të tjerëve. Ndaj, sipas tij, në vdekje duhet të qeshet, ose nëse kjo duket marri, së paku duhet të sillen normal, të shprangosur nga ankthi i vdekjes. Në vdekje duhet pak humor, ky është ilaç i vërtetë i dëshpërimit dhe hidhërimit. Është koha për të ndryshuar… Jetojmë shekulline 21-të… A ju kujtohet se si ca ministra të qeverisë Nano “rrodhën lotë” kur vdiq nënë Marija? A ju kujtohet se  Sali Berisha nuk lëshoi pikë loti kur i vdiq baxhanaku? Ja pse në vdekje duhet të kthehemi tek normaliteti, tek ajo që ndejmë normalisht, jo tek spektakle hipokrizie… Viron Bregu befas kishte zbuluar se tashmë “revolucioni i radhës” duhet të bëhej ndaj hipokrizisë njerëzore, ndaj këtij kalemeonllëku të  pashembullt që  ishte atentat ndaj së vërtetës dhe sinqeritetit. Ajo pordhë e plakës që nuk mund ta ndalte edhe pse ngjeshi  thembrën e këmbës në  grykdershjen e  saj, ishte më e sinqertë se ato deklarata dhimbjeje të presidentëve, kreyministrave dhe deputetëve… Ata të gjithë ishin më pak të sinqertë dhe po aq dyfytyrësh se sa vetë pafajësia e “plakës pordhace…”. E nëse ajo ishte viktimë e moshë dhe pafuqisë, ata të tjerët ishin thjesht  aktorë të së keqes ndaj më mirë të bërtasësh “rrofshin pordhët” se sa “rrofshin presidentët…”. Po, po. Kjo është e vërtetë. Kjo që them  del nga shpirti jo nga pjesa e fundme e gojës sime….

Ky meditim përfundimisht e kishte ndryshuar tërësisht Viron Bregun, shqiptaro-amerikanin që i kishte buzëqeshur jeta ndryshe në kontinentin e krimit dhe dhunës njerëzore që, për hir të së vërtetës, nuk të dënonte kurrë për pordhë, qofshin ato edhe në funerale….

            Kur mësonte vdekje shokësh dhe miqsh, ai do ishte i pari të bënte shënime jetësore që nuk i bënte askush.Të gjithë lexuesit shokoheshin dhe nuk mund të rrinin pa qeshur. Shumë shpejt ai vuri re se çdo shënim-vdekje ishte në fakt një shënim shprese. Aq shumë pati sukses në këto “kronika vdekje” saqë njerëzit  që nuk i njihte fare, po kërkonin që ai të ishte nekrologjishkruesi. Ishte një dyndje e paparë. Përballë kësaj kërkese tregu ai filloi të sillte në mendje atë thënien e një deputeti të djathtë në Shqipëri kur pat thënë në parlamentin shumëpartiak  “Vetëm bilbili këndon pa pare”. Viron Bregu duhet të kërkonte që njerëzit të paguanin. Ai u habit se sa  e menjëhershme ishte gadishmëria për të paguar. Çdo ditë ai do fillonte me kronika të tilla që  ja lëndonin shpirtin, por duke ditur stilemën se “Ku ka jetë, ka dhe vdekje” ai po e shikonte punën e tij si shërbimin më të madh që mund të bëhej në atë kohë pandemike. 

Në Shqipëri kishte fituar famë. Disa emisone humorsitike të mbrëmjes e kishin marrë si referencë dhe kishin thënë “Dikush na bën të qeshim në vdekje e funerale  nga  Amerika”. Për herë të parë në Shqipëri u panë njerëz duke qeshur në varrime dhe ceremoni mortore apo pritje ngushëlluese. Në drekat mortore pihej alkol dhe qeshej, tregoheshin qyfyret që kishte   lënë i ikuri dhe të dukej sikur edhe i vdekuri i bashkohej asaj lloj të qeshure.Ca njerëz thanë se u çmend njerëzimi, u çmendën shqiptarët, u çorodit bota nga liria që kishte fituar… Të shkruarat e Viron Bregut ishin kthyer në modë në varrosjet e të vdekurve. Dukej sikur njerëzimi nuk ishte ngopur me të qeshura dhe po i lëshonte dallgët e të qeshurës edhe në vdekje dhe darka funerale. Kishin shpërthyer batutat më të bukura që nuk ishin dëgjuar kurrë më parë.  Madje në këtë lloj tregu ai nuk kishte ngelur i vetëm. Të tjerë filluan ta konkuronin, por ai sërish mbetej më i preferuari, çdo ditë duhej të shkruante 5 deri më 10 kronika  për njerëz që nuk i njihte fare, porse familja i dërgonte “përmbledhje jete” dhe  ai qëmtonte më të mirat, duke bërë që leximi i nekrologjisë të kthehej në një monolog artistik, ku lotët përziheshin me të qeshura, ku kujat e tmershme ktheheshin në një lloj kori qeshjesh të bukura, të harëshme, të pamabrimta saqë gati ringjallnin të vdekurin e kurrëngjallshëm. “E ku ka më mirë se të qeshësh në varrim”-do thoshte Viron Bregu. Madje duke bërë nekrologjinë e një miku që e njihe mire ai ndër të tjera do shkruante: “Ju lutem qeshni sot ju që nuk mund të më bënit për të qarë dje….Unë hesht sepse nuk  mund të qesh më…”

            Fama e  Viron Bregut kishte pushtuar Shqipërinë sepse ishtë diçka e padëgjuar më parë. Thonë si disa ish-presidentë, ish-kryeministra,ish-deputetë, ish-ministra  e kishin porositur “nekrologjinë e qeshjes” qysh së gjalli dhe Viron Bregu ua kishte shkruar aq bukur, sa kishte zëra se ata e dëgjonin përditë mbas kafes së mëngjezit dhe kjo rutinë sikur ua shtynte vdekjen në infinit kohor. Ata i shkruanin mbrapsh “kronikanit të vdekjes” me fjalët më befasuese: “Rrofsh, na ke bërë të mos vdesim me ato që ke qëndisur” do i thoshin. Madje një deputet kishte shpërthyer me lot të qeshurash dhe kishte thënë “Sa keq që i famshmi orator i opozitës se parë shqiptare, Like Opinga kishte vdekur pa shërbimin brilant të Viron Bregut…”

            Ai nuk mund t’i përballonte të githa telefonatat porositëse. Veçmas  Covid 19  kishte bërë të pamundur të përballonte kërkesat e tregut, i cili po rritej deri në Prishtinë, Tetovë e Shkup, ku disa progresistë ishin kundra diktimeve të autoriteteve fetare që anatemonin një gjë të tillë që sillte shqiptaro-amerikani Viron Bregu.  Ai filloi të punësonte të tjerë, por nuk kënaqej kurrë nga performanca e tyre. Shpesh do i duhej t’i rishkruante kronikat. Kjo lloj pune po e lodhte. Një ditë ai befas vendosi të ndërpriste biznesin dhe shërbimin që ishte bërë vërtet popullor në gjithë trojet shqiptare. Për herë të parë nga ceremoni mortore, shihje njerëz duke qeshur dhe të tjerë që habiteshin, por fryma kishte sjellë një lloj relaksimi shpirtëror. “Ky ishte qëllimi im. Unë nuk kam nevojë për para….” dhe ndryshoi telefonin, email dhe gjitha kontaktet i fshiu duke u mbyllur në vetvete…

            Në Tiranë filluan hamendjet se ç’ndodhi me kronikanin e vdekjeve Viron Bregu. Ca fjalë than se ai kishte vdekur, të tjerë thoshin se ishte  thirrur nga FBI, për ca shërbime më të dobishme të një natyrë tjetër që mund të përdornin aftësitë elokuente të Viron Bregut.

            Po për mua kush do ta shkruajë kronikën e  ikjes? Vërtet ai u befasua nga kjo pyetje. Ai nuk mund t’i besonte kujt. Vendosi ta shkruante vetë. Ashtu bëri. Mori një shishe verë shumë të shtrenjtë dhe duke gëlltitur gotën e parë filloi: “Vdiq ai që bënte për të qeshur në vdekje….”

Ishin vetëm pak radhë. Falët i ishin konsumuar. Më të mirat i kishte thënë për të tjerët. Nuk mundej më shumë. Vetëm disa radhë. I  printoi ato pak fjalë dhe i la pranë komodinës ….

Ashtu i lodhur,  i shterur në mendime dhe disi i këputur ai ra të pushojë…Qysh kur kishte rënë Covid 19, ai dhe Lola flinin në dhoma të veçanta pasi shikonin së bashku filmat e mbrëmjes. “Na ke berë të jetojmë si mbretërit e dashur” do i thoshte ai Lolës e cila ishte një skifter i vërtetë i tregut dhe mundësisë në Amerikë. Falë asaj ata kishin blerë së fundmi një shtëpi me 5 dhoma, tre guzhina, dy dhoma shlodhjeje e një dhomë leximi moderrne… Ai kurrë nuk kishte imagjunuar të bënte këtë jetë. I pëlqente aq shumë  gjumi në dhomë i vetëm, si mbreti dhe mbretëresha. Ishte një mrekulli që kur nuk mundesh e quan herezi… Ashtu, me puthjen e ëmbël që  pat dhënë gruaja, po përpiqej të rrëmbente një sy gjumë.  Si në mugëtirë iu kujtuan vdekjet  komuniste të Gogo Nushit, Hysni Kapos, Myslim Pezës, vdekje që bënin vendin të pushtohej nga zija kombëtare, ku “skifteri i të qeshurës”  nderonte i heshtur,  dhimbshëm, dhe  gati për të pushkatuar çdo lloj të qeshure aksidentale. Vetëm vdekjen e Mehmet Shehut ai skifter grabitqar i të qeshurës e përcolli jo vetëm me të qeshura, por edhe këngë popullore në radion kombëtare.Ishte kohë shtrigash paradoksale. Ishte kohë që ishte ngrysur. Në ato vite Viron Bregu ishte me fat të kontrollonte pordhët e veta në ato kohë të zymta vdekjeje, kur flinin 8 shokë në një dhomë, ose ndryshe ai di ishte një “pordhë në qeli”.

 Ky fat që e kishte ndjekur sikur i qeshte  pranë jastëkut të dhomës së gjumit. Ai njeri në prag çdo dremitje instiktivish përsëriste jo “gjumë i ëmbël” por  “Zot më zgjo të nesërmen time…” Ky ishte monologu i tij që e kishte përsëritur thuajse gjysëm shekulli në mos më shumë… Ashtu duke përsëritur  atë falje të  heshtur, ai pat rënë gjumë edhe në atë mbrëmje që të sillte të nesërmen  Ditën e të Dashuruarve. Ai kishte futur një tufë lule në një vazo me ujë për të qënë e freskët si Lola që nuk iu vysh kurrë… E kishte marrë  si dhuratë për Lolën   të nesërmen.

            Viron Bregu nuk u zgjua dot atë mëngjez. Atë ditë Shën Valentini nuk pati as të puthura,as lule, as të qeshura si dikur…Viron Bregu befas nuk ishte më i gjallë. Kishte ikur pa qeshur atë mëngjëz të ditës së dashurisë.  Askush nuk qau në shtëpinë e tij. Ndodhi ashtu siç deshte ai. Kur lajmi kishte mbërritur Tiranën, shumë njerëz u habitën dhe nuk e besonin, por  jo pak reaguan ndryshe: “Po tani kush do na bëjë për të qeshur në vdekjen e radhës…?”

            Ai kishte vdekur në ditën e të dashuruarve, pikërisht në atë ditë që kishte lindur Faik Sinica… Ditë kur qeshin të dashuruarit, ndaj ai nuk ishte nevojë për kronikë për të qeshur. Së paku gjysma e botës qeshte në atë ditëikje të Viron Bregut, i cili bashkë me ikjen fizike, varroste dhe biznesin e “kronikanit të vdekjes”… Dimri sikur po zbutej e akujt sikur po shkriheshin, duke sjellë lotimin  më madhështor të natyrës, atë lloj lotimi të përzjerë me  buzëqeshje dhe dashuri, atë mrekulli njerëzore që ëndërronte ai që nuk mund të qeshte më…

Minneapolis, 18 Janar 2021

Filed Under: Kulturë, Politikë

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

01/12/2021 by Pafragje

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për të gatuar, por në fakt pirja e tij do t’ju lejojë të merrni përfitimin maksimal. Vaji i ullirit është i njohur për efektet e tij pozitive për zemrën, por mrekullitë që mund të bëjë për trupin tuaj shkojnë shumë përtej kësaj.

Shndërron lëkurën tuaj

Vaji i ullirit është një përbërës thelbësor në shumë produkte kozmetike dhe mund të përfitojë edhe nga lëkura juaj si pjesë e dietës suaj. Ai redukton skuqjet dhe ënjtjet, dhe mund të heqë rrudhat në fytyrën tuaj. Vaji i ullirit ka veti të fuqishme antibakteriale dhe shërben si dezinfektues natyral.

Mund t’ju ndihmojë të humbni peshë

Shumë studime kanë treguar se ndjekja e një diete mesdhetare, e cila është e pasur me vaj ulliri, ka një efekt pozitiv në peshën e trupit. Më shumë se 180 njerëz morën pjesë në një studim 3-vjeçar që provoi se ngrënia e vajit të ullirit i ndihmoi ata të humbnin peshë.

Është i mirë për trurin

Të pish rregullisht vaj ulliri ndihmon për të hequr grumbullimet e  pllakave brenda qelizave të trurit tuaj. Këto pllaka mund të shkaktojnë sëmundjen Alzheimer, sëmundjen më të zakonshme mendore në botë. Njerëzit që hanë rregullisht vaj ulliri kanë një  memorie më të mirë se ata që mbajnë një dietë me pak yndyrë.

Përmirëson shëndetin e kockave

Elementët gjurmë në vajin e ullirit mund të përfitojnë njerëzit që vuajnë nga artriti reumatoid. Kjo funksionon më mirë kur kombinohet me vajin e peshkut, një burim i pasur i acideve yndyrore omega-3. Përbërjet që gjenden në vajin e ullirit ekstra të virgjër përmirësojnë forcën e kapjes së duarve , dhimbjen e kyçeve dhe ngurtësinë e mëngjesit që shkaktohen nga artriti.

Zvogëlon inflamacionin

Pasurimi i dietës tuaj me vaj ulliri dhe ushqime të tjera me acide yndyrore omega-3 zvogëlon inflamacionin në trup. Kjo, nga ana tjetër, mund të ndihmojë në parandalimin ose shërimin e gjendjeve të ndryshme të lëkurës të shkaktuara nga inflamacioni.

Përmirëson zorrën tuaj

Disa lloje bakteresh që jetojnë në stomakun tuaj mund të shkaktojnë ulçera të stomakut. Vaji i ullirit është provuar se  lufton bakteret dëmtuese, disa prej të cilave janë rezistente ndaj antibiotikëve. Vetëm 30 gram vaj ulliri ekstra të virgjër në ditë mund të shkatërrojë bakteret e dëmshme në më pak se 14  ditë.

Kontrollon sheqerin në gjak

Vaji i ullirit ekstra i virgjër mund të jetë sekreti për uljen e glukozës në gjak. Ai  mbron trupin tuaj nga diabeti tip 2, dhe mund të zvogëlojë rrezikun e tij me mbi 40%../ CNA.al

Filed Under: Kulturë

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

12/13/2020 by Pafragje

Genc DRINI

Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, në v. 1974, paraqet në ekspozitën kombëtare në Tiranë tablonë, “Zëri i Masës”. Në studion e tij, sigurisht me temat e kohës, duket shpina e një telajo të madhe në kavalet, dhe përballë, pikturuar veten të rrethuar nga disa  punëtorë, të cilët gjatë procesit krijues të një subjekti që nuk shihet, se vetëm ana e pasme e kanavacës duket, i japin mendimet e tyre se si duhet ta zhvillonte tablonë. Janë krejt të pa ftuar nga piktori dhe ndërhyjnë dhunshëm në krijimin e tij. Ishte koha që partia duhet të kishte në kontroll çdo gjë. Vepra e ekspozuar, u lavdërua dhe u komentua nga kritika për zgjidhjen kompozicionale e të tjera. Dhe sot madje sheh kritika nga më fantazueset për atë tabllo ku piktori ndjehet i topitur…

Po në fakt, çfarë e ka ngacmuar Sali Shijakun për të bërë atë tablo, dhe si e ka ndjerë veten në vite? Kjo del nga vetë tabloja, po të kthehemi pas në kohë në atë vit.

Dhe këtu është rasti të tregoj një bisedë që i bën nder Sali Shijakut. Në vitin 1974 , në një ardhje të tijën në Shkodër, shoqërohej me mikun e tij, njeriun dhe piktorin e vlerave të rralla, të ndjerin Ismail Lulani. Të tre po ecnim afër sheshit ku sot është Galeria e Arteve e qytetit.

Saliu në një moment nisi tregojë për gjyqin e bujshëm që sapo ishte bërë në Tiranë (pikërisht në atë vit 1974), kundër piktorit Edison Gjergo, për ndikime të artit borgjezo revizionist në veprat e tija, dhe e dënuan me tetë vjet burg (të cilat i bëri nga v. 1974-1982).

Tregoi se në gjyqin ku do jepej dënimi, qenë thirrur të jenë prezent dhe artistë, piktorë, mes tyre dhe ai vetë. Deri këtu nuk kishte “shkelje”, po përcillte kumtin që i kërkohej. Unë dhe ai njiheshim pak me njëri tjetrin, pa supozuar përshtypjet që mund të kishte dëgjuar nga Ismaili për mua, pa për një çast nga unë, dhe nuk u step, e mbylli me shprehjen që i shumë bën shumë nder: “Në atë gjyq e ndjemë veten si te “Piktori dhe Inkuizicioni”.. Duke sjellë ndërmend gjyqin që i bëri inkuizicioni piktorit Francisko Goja dhe që gjithkush e kishte parë. Aq duhej për të parë secili prej nesh veten në Spaç.

Duket se nga ndjenjë e tillë proteste, kundër frymës shtypëse që po mbyste lirinë dhe artin,  i ka lindur dhe ideja e tablosë “Zëri i Masës” të po atij viti 1974 . Piktori i tulatur, e sheh studion, krijimin e tij, veten të uzurpuar,  nga fytyra të punëtorëve, edhe ata viktimë për vete në atë rrol që me zor i kanë vënë të lozin, por që të gjithë nën syrin e inkuizitorit të pa mëshirshëm.

Genc DRINI

Pas shënim i tepërt,

Gjatë gjithë asaj periudhe të egër, të kuqe, veç të tjerëve, pati mjaft piktorë, nga artet tjera, letrarë që për krijimtarinë e tyre i rrasën burgjeve me dhjetëra vjet. Kohë mbi shpina njerëzish!

Filed Under: Kulturë, Politikë

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

09/02/2020 by Pafragje

Ne foto autori : Marash GILAJA

***

Kur mbollët Shqipërinë me drogë

cep më cep,

bota ju quajti

narkoshtet

* * *

Kur kriminelët s’i kap ligji as polici,

për dhjetë vjet,

i gjen ati i Rilindjes

dhe i bën kryebashkiakë

e deputet.

* * *

Baronë të drogës,

Kolumbi e Evropës,

jeni bërë gazi i botës.

* * *

Krimi i kthyer në model suksesi,

sa nga dëshira ,

aq nga vesi.

* * *

Korba që shiteni

për pëllumba të bardhë,

paturpësisht krenarë,

për çdo dështim

spektakolar.

* * *

Kulari i krimit

në qafë të Shqipërisë,

shtrënguar fort ,

nga këta enveristë

të demokracisë.

* * *

Rilindja

si kolateral i krimit,

e përmbytur

nga korrupsioni,

pa shpresë ndryshimi.

* * *

Ju vetëm poshtroni

e vidhni me nxitim,

anarki totale,

krimi mbrohet me krim.

* * *

Nga interesi,

servilizmi e frika,

që u ka pushtuar,

atin e rilindjes,

dikush e quan Skenderbé,

e tjetri Guru,

si delirantë të gjithëditur,

të tredhur në tru.

* * *

Ju duhen edhe dy mandate,

nuk arrihet në disa orë,

që gjithë shqipëtarët ,

të quhen diasporë.

* * *

Ku treti betimi ?

Ç’u bë premtimi?

A ka një kufi ?

Ku ndahet shteti nga krimi?

* * *

Shqipëtarët nuk po mendojnë,

rast i vajtueshëm,

ky vend po bëhet

i pabanueshëm.

Mbi fatet e atdheut

po luhet teatri tragjikomik,

ndersa populli po bën,

gjumin letargjik.

* * *

S’kemi drejtësi ,

ajo është e kapur,

në parlament,

deputetët luajnë teatër.

* * *

Drejtësisë ende

nuk i kanë dalë dhëmbët,

I ka të lidhura

duart dhe këmbët,

ajo qe shkatrrimtare,

ka obortuar,

ndersa presidenti i republikës,

na qënka pengesë,

e duhej shkarkuar?!

* * *

Kur votoni ,

Bariun e kriminelëve,

Kryemashtruesin,

sikur keni rënë në dashuri,

me përdhunuesin.

* * *

Kur flasim

për votimet e 30 Qershorit,

si fytyra e turpit,

diktuar nga krimi,

e çdo lloj horit.

* * *

U mbarsën fletët e votimit,

u shumuan si mizat në hale,

në ujëra të ndenjura ,

e nder moçale.

* * *

Forca juaj

ka lidhje me çdo krim

ju erdhët në pushtet,

si mallkim,

për vendin tim.

* * *

Ndaj, nuk durohet më,

kjo kopé ujqërish,

kjo lukuni,

është koha të zgjohemi,

t’i dalim zot vendit,

me urtësi.

2 Shtator 2020

Filed Under: Diaspora, Emigrantet, Kulturë

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

07/06/2020 by Pafragje

Nga Sokol PARRUCA

Ishe vetem 19 vjec , kur more barren e rande te mbrojtjes se portes Shkodrane. Asokohe , shume kush , te shihte me dyshim…nen ze nuk mungonin peshperitjet…a do mundje valle…Ti me me nje trup mesatar , jo te gjate, imcak..ne pamje dukeshe dhe ma i ri se c’ishe…e ashtu ne mes te portes zvogeloheshe edhe ma…Po ti e tregove veten qe ne ndeshjen e pare…Ishe portieri, qe Vllaznia lutej e priste ti vinte…Koha deshmoi se ishe ma i miri i krejtve…Ishe fenomeni…Une , qe kam patur fatin te ndjeke dhe ne stervitje e kam ditur , qe ne krye te heres , se do ishe i duhuri…me i miri i Vllaznise po e po ,ndofta ma i i miri i portes Shqiptare…Sado ftohet te ishte …temperaturat fiksonin disa grade nen zero…ne bore , ne shi e fortune ti ne stervitje…uje e djerse …Mbaronin te tjeret, ato ne dhomat e zhveshjes, ti vazhdoje derisa nuk kisha ma fuqi…E ky ritual stervitor perseritej cdo dite…dhe dy here ne dite. Te ti ishin bashkuar aq harmonisht dhuntia e talentit me stervitjen e mundimshme , sfilitese…Ti ma teper se askush na tregove , se talenti , pa pune , pa djerse , pa seriozitet e perkushtim ne stervitje eshte hicgja…E keshtu , nuk kishin si te mos vinin rezultatet…Ishe nder lojtaret me te rendesishem te Vllaznise… Fal mjeshterise , shkelqimit e kontributit tuaj populli i Shkodres ju quajti “4 MOSKETJERET “…Zani , Sabahi , Dini dhe Paulini…Mundet


, qe ne te ardhmen te dalin lojtare dhe ma te mire, portier dhe ma cilesore…po kurre , nuk do mund te zbehin shkelqimin e ” 4 Mosketjereve ” tane…lavdia e emri i tyre do percillet ne vite , si legjenda te nje kohe…e legjendat mbesin , kujtohen, nderohen . Eh Paulin Ndoja , mbrojtja me ty ishte me e qete…ekipi futej ne fushe me i sigurte…ne ne shkallet e stadiumit mendonim vetem oer sulmin, te shenonim gol , se merakun per porten ta kishim lane ty…kishim aq besim, sa ajo porte qe dikur dukej sikur te hante ty, tani ishte rrudhur e dukej e vogel , krejt e vogel , para madheshtise tande…Cfare elasticiteti kishe o Paulin…kembet tuaja sikur mbeshteteshin mbi nje suste…aq shume fluturoje ne cdo cep te portes, ne cdo kand te saj…Hidheshe , bije e ngriheshe..Cfare refleksesh kishe…kur me ankth ndiqnim topin qe po perfundonte ne rrjeten tone…ti si nje akrobat kerceje e i ndroje drejtimin topit…Rrjeta mbeste e paprekun…Ti ishe , si nje rrufepritese per topin… Pa le ne pritjen e penalltive ishe fantastik…Nuk di me statistike sa penallti ke pritur , po kam pare sa shume ke pritur…Nuk mund te mos permend pritjen e penalltise , ne finalen e kuoes me Besen e Kavajes…pas 7 penalltuve te realizuara nga i madhi Zan Rragami…ishte aq dritheruese e entuziasmi i tifozerise arriti kulmin…vrapova drejt teje e ti me Zanin te perqafuar me lot ne sy…nje stadium qe ulerinte…nje stadium qe lotonte nga gezimi..Te gjithe lojtaret te perqafonin..Stadiumi ushetinte me emrin tand…Paulin …Paulin… E ndersa , ti ishe garanci per fitore , me ty fituam kupa e kampionate…te tjeret ne Tirane i erresonte suksesi yt…aq sa , vet kreu i sigurimit te shtetit urdheroi : – pse brohorimat per Paulin Ndojen do degjojme ne …Kaq u desh…ne na prene brohoritjet..na prene entuziazmin…Ndersa ty …ah ty te vrane..te vrane bash ne kulmin e shkelqimit tand…Sa i tmerrshem ai cast , kur skuadra ishte ba gati per te shkuar e luajtur jashte shtetit…nje perfaqesues i sigurimit qe shoqeronte ekipin jashte… lexonte listen e emrave qe do shkonin..Te gjithe lojtaret ne ankth…askush nuk ishte i sigurte..ku i dihej cfare luhej ne ato zyra te errta te sigurimit..Lexoheshin emrat nje nga nje…ne jashte prisnim , ah sa kemi pritur te lexohej emri yt …po jo ..nga zeri i perfaqesuesit te sigurimit kurre nuk u lexua emri yt…as i te madhit Xhelal Juka…as i te mrekullueshmit Frederik Capaliku…Pra , sigurimi kishte ngritur shpaten e ju kishte goditur mu ne zemer…Ajo liste ngjante si nje vetetime , si nje rrufe qe binte mbi trupat tuaj…Ishte si nje vendim gjykate qe shpallte denimin tuaj me vdekje…Shpirtrat tuaj cope cope…te dermuar e sakatuar…Nuk ishte ceshtja , se ju privua e drejta kenaqesise per te dal jashte shtetit…Po me kete xhest ju vihej njolle, tregohej se ishit te padeshirueshem…shkurt , partia nuk ju donte…c’ka do te thoshte , nje jete e jetuar ne nje tmerr pafund, nje jete e pasigurt … Ndersa , ne ju donim dhe ma shume…ishte nje dashni , ku perzihej mirenjohja per c’ka dhate per ne , me keqardhjen , se sa pasdrejtesisht po veprohej me ju… Eh Paulin i dashtun…sesi po me bien nder mend ato dite , kur Vllaznia ishte jashte dhe ti ne Shkoder…Te kujtohet , kemi ndenjur bashke…ty qe te lexohej dhimbja brenda heshtjes tande…Loti i shpirtit pik gjaku pikonte…ecnim te dy rrugeve te qytetit…flisnim me heshtjen tone…Dhimbjen nuk e sherojne fjalet . O zot , pse ishim ndertuar ashtu…Ti na mrekulloje , na lumturoje…na ruaje porten…na e mbrojte te paprekun…ndersa ne , nuk te ruajtem …nuk te mbrojtem..te lame me heshtjen tone , te beheshe preh e viktime e sigurimit te shtetit. E tani ..cte te themi…te te kerkojme te falur , eshte fyese per ty, madje cinike….Te te themi , se ashtu ishte koha, ashtu ishte sistemi , eshte nje justifikim i paftyre….Ishim thjeshte dele…Ishim padinjitet

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2575419076121131&id=100009591905874

Filed Under: Diaspora, Emigrantet, Kulturë, Sport Shendet

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 121
  • Next Page »

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • “FALEMINDERIT” ALEKSANDËR VUÇIÇ, MIKU I MIRË DUKET NË DITË TË VËSHTIRË…!!
  • Lamtumire Prof.Skender Temali
  • U shënua në Nju Jork,110 vjetori i Kryengritjes së Malësise se Madhe (FOTOGRAFI)
  • (VIDEO) “UNE E DI SE ME VRASIN”
  • Rihapet Kutia e Pandorës për Hunter Biden djalin e Joseph Biden Jr.
  • Në Kosovë çdo gjë është politizuar…!
  • Lypës & prostituta
  • Kush po shtrembëron historinë?
  • Ligj i Ri për Nënshtetësinë Greke – Kushti i Parë: Njohja e Gjuhës!

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

(VIDEO) “UNE E DI SE ME VRASIN”

Nga: Kozeta BRUÇI Shkrim, dedikuar punes 17 … [Vazhdo....]

Lypës & prostituta

Nga Edmond Tupja Sipas disa miqve të mi … [Vazhdo....]

Kush po shtrembëron historinë?

… [Vazhdo....]

Ligj i Ri për Nënshtetësinë Greke – Kushti i Parë: Njohja e Gjuhës!

Me Ligjin 4735/2020 u bënë ndryshime të … [Vazhdo....]

Vetëm 3500 spektatorë holandezë do të lejohen ta ndjekin Eurovision 2021

Vetëm 3500 spektatorë do të shikojnë të gjitha … [Vazhdo....]

KRONIKANI I VDEKJEVE….

-Tregim nga Shefqet Meko- Ishte dimër i … [Vazhdo....]

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

KURIOZITETE

Gjuha shqipe nuk është matematikë, por është e rëndësishme sa matematika

03/30/2021 By Pafragje

Agim VuniqiProblemi gjuhësor te shqiptarët e Kosovës nuk është aq i thjeshtë, shumica e shqiptarëve të Kosovës dhe më gjërë, duke përfshirë udhëheqësit e shtetit belbëzojnë shqip, por edhe në gjuhët tjera, sepse nuk kanë gjuhën bazike të fortë, nuk e dijnë gjuhën shqipe, dhe duke arsyetuar atë mosdije vejnë në spikamë ideologjinë. Shkenca është […]

Patentat shqiptare njihen edhe në Itali dhe anasjelltas

03/29/2021 By Pafragje

Patentat shqiptare njihen zyrtarisht në Itali, dhe ato italiane anasjelltas. Pas marrëveshjes mes dy shteteve, tashmë vendimi është botuar sot në Fletoren Zyrtare. Tashmë shqiptarët mund të udhëtojnë pa probleme drejt Italisë me patentat që marrin në Shqipëri, dhe nuk kanë nevojë për konvertim në shtetin fqinj përtej Adriatikut.  Marrëveshja është në fuqi për 5 […]

Gjergj Hasanaj , personalitet me merita në fushën e arsimit, kulturës dhe folkloristikës shqiptare

03/25/2021 By Pafragje

 Gjekë Gjonaj Trieshjanët e kanë në gjen arsimin. Këtë a kanë dëshmuar disa personalitete të njohura të arsimit dhe kulturës mbarëshqiptare  nga ky cep i Malësisë,  që në fillimet e shekullit XX , të cilët u diplomuan në universitetet më të njohura evropiane  të kohës, ku edhe fituan titujt më të lartë shkencorë të profileve […]

Në perkujtim të 110 vjetorit të fillimit të kryengritjes kundër turkeosmane të Malësisë Madhe. (24 mars 1911-24 mars 2021).

03/24/2021 By Pafragje

Nga Ndue  BACAJ Si sot, 110 vite  më parë , me 24 mars 1911 do të fillonte kryengritja kundër turkeosmane e Malësisë Madhe. Kreshniku i Malësisë dhe shqiptarisë Ded Gjon Luli së bashku me trimat malësor të Hotit e Malësisë do të mesynin si duhi mali, dy çibanet turke që rendonin mbi keto troje ; […]

Siguria e pronës dhe e administrimit të tokës është përgjegjësi e shtetit, apo së paku do të duhej të ishte ashtu

03/24/2021 By Pafragje

Nuk është e pazakontë nëse fitoni kontestin në Gjykatë, edhe poqëse kryhet përmbarimi, ju sërish mund të kërcnoheni, sepse uzurpatorët kanë kuptuar brishtësin e zbatuesve të ligjit Agim Vuniqi Prishtina e ngrehinave shumëkatëshe me rrugë-dhi të ngushta është bërë shembull tipik i kaosit urban, i mbikalimeve me shkallë të rrëpishme, alpiniste, të pashfrytëzuara, që simbolizojnë […]

Përkujtojmë 32-vjetorin e kalimit në amshim të bariut shpirtëror dhe liderit të komunitetit tonë Mons. dr. Zef Oroshit

03/24/2021 By Pafragje

Klajd Kapinova Mons. dr. Zef Oroshi gjithë jetën i përgjuar nga diktatura komuniste Këtë vit mbushën 32 vjet nga kalimi në amshim i bariut shpirtëror dhe liderit të shquar dhe të paharruar të komunitetit shqiptaro amerikanë Mons. dr. Zef Oroshit (1912-1989). Sapo mbërriti me avion nga Italia në SHBA dhe u vendos në shtetin e […]

Gjama e burrave dhe vaji i grave në Malësi

03/18/2021 By Pafragje

Gjekë  Gjonaj Gjama e burrave, është një traditë që është përdorur nga burrat shqiptarë – malësorë  vetëm për burrat e vdekur. Ky ritual mortor në trevën e Malësisë së Mbishkodrës  është aq i vjetër sa edhe  në malësitë –krahinat tjera  veriore  shqiptare në Shqipëri, në   Kosovë, në Labëri  dhe në arbërorë të Greqisë. Sipas studiuesve […]

RETUSHUESIT- SI E KORREKTOJNË REALITETIN RAMA DHE VELIAJ

03/17/2021 By Pafragje

Po të kërkosh foljen “retushoj” në një prej fjalorëve online të Gjuhës Shqipe gjen lehtësisht se kuptimi i saj është bërja e ndryshimeve a përmirësimeve të imëta në një fotografi, në një film ose në një pikturë duke e ndrequr hollë e me mjeshtëri. Është i njohur ky proces gjatë viteve të diktaturës në vend, […]

Gjelosh Junçaj, rapsod i mrekullueshëm me zërin si pushka

03/13/2021 By Pafragje

Gjekë Gjonaj                        Në kërkim të lahutarit  më të vjetër  në Malësi   arrita  në  shtëpinë e  Gjelosh Junçaj, në Tuz, ku jeton një jetë të qetë, të bukur e në harmoni të plotë  me bashkëshorten e tij Marinë. Të dy intelektualë, profesorë të gjuhës dhe letërsisë shqipe, tashmë në pension. Bashkëbisedimi    me këtë çift     shembullor, […]

E kujt është republika ?

02/20/2021 By Pafragje

Agm VuniqiNganjëherë lajmet skandaloze të bëjnë të luash mendsh. Nuk janë vetëm lajmet por edhe këmbimi i llafeve që marrin karakter të ngjarjeve, nuk kisha thënë krejt “horror” po të dyshimta po se po. E çuditshme është urrejtja te njerëzit, sidomos kur ajo manifestohet për diçka që nuk është personale, e as që duhet të […]

Ulqini me borë

02/17/2021 By Pafragje

Gjekë Gjonaj Pas  një jave me të reshura të dendura shiu, të cilat shkaktuan përmbytje të mëdha  në shumë zona të Komunës së Ulqinit,  Ulqini sot  paradite u  përfshi nga reshjet e dëborës. Temperatura e mëngjesit është ulur në  zero gradë celsius gjë që ka sjellë edhe dëborën e parë në këtë dimër . Reshjet […]

I le “kuajt” në parajsën e marrëzisë

02/09/2021 By Pafragje

Marash Gilaj ( Fantazi mbi poezinë “Kuajt” të Gjekë Marinaj) Ti refuzove të të quanin kalë, Ndaj, çave ferrën tridhjetë vjet më parë. Fluturove larg, Duke kaptuar fusha , male, dete e qytete Sepse nuk doje të flisje gjithë jetën me vete. Ikën tre dekada, nga ajo kohë e mallkuar, I le “Kuajt” në parajsën […]

Gjekmarkaj “shpërthen” ndaj Nanos( Çfarë thoshte dikurë për Ramen-video)

02/05/2021 By Pafragje

Berisha të mundi disa herë me vota dhe të nxori në pension, kishe lyer flokët dhe mjekrën me bojë. U mbyll me Berishën në Pallatin e Zogut për t’i bërë presion Ramës Nga Agron Gjekmarkaj Pas 10 vitesh heshtje te perballuara me gajret Fatos Nano foli! Për të shkuaren foli dhe kur flet vetem per […]

LIBRAT E AKADEMIKUT ZEF PERGEGA LARTESOJNE KOMBIN SHQIPTAR

01/30/2021 By Pafragje

Një pasdite të qetë Tiranase, në ditët e para të vjeshtës 2020, teksa sapo isha kthyer nga nje tur pune në veri të vendit, monotoninë ma theu zilja e celularit tim. Nga ana tjetër e telefonit ishte Zef Pergega, miku im, prej më shumë se tridhjetë vjetësh. Në zërin e ngrohtë dhe plot mirësi të […]

Heronjët partiak

01/29/2021 By Pafragje

“Kush fitonte më tepër ay ishte usta, dhe kush nuk plaçkitte ish krejt budalla”, Noli Shkruan: Agim Vuniqi Qytetarët amerikanë flasin dhe shkruajnë shumë, është e drejtë e mbrojtur me ligj, “Bill of rights”, e drejta për të folur dhe për të shpehur mendimin “pa pardon”. Kjo të ndihmon shumë të shprehësh mllefin, pra kur […]

Tom Fitton dhe Judicial Watch tregojnë se listat e pista të votimit nënkuptuan zgjedhje të pista

01/28/2021 By Pafragje

“…California, vendosi një proces gjyqësor me ne dhe vitin e kaluar filloi procesi i heqjes së deri në 1.6 milion emrave joaktivë nga listat e Los Angeles County. Kentucky, gjithashtu filloi një pastrim të qindra mijëra regjistrimeve të vjetra vitin e kaluar, pasi hyri në një dekret pëlqimi, për t’i dhënë fund një tjetër procesi […]

Dukaj: Pakicat në Mal të Zi nuk duan getoizim

01/28/2021 By Pafragje

Politologu dhe analisti shqiptar nga Mali i Zi, Kristjan Dukaj për televizionin shtetëror të Malit të Zi (RTCG) i ftuar në emisionin “Mostovi”, foli për librin e tij të ri “Pakicat në Mal të Zi dhe mekanizmat ekzistues për mbrojtjen e tyre”, ku theksoi që pakicat në Mal të Zi nuk duan getoizim por integrim […]

Si po zhduket gjuha shqipe…!?

01/12/2021 By Pafragje

Bashkebisedim me shkase Gazmend Shaqiri, inxhinier i elektrikes në Kompanine me te madhe te automobileve Ford, Detroit, i brengosur për fatin e gjuhes shqipe me shkruan: I  percjelli emisionet televezive te Kosoves dhe Shqiperis dhe kam ardhe ne perfundim se mbrenda 10 deri ne 20 vjete nese nuk do ta dish Anglishten nuk do te […]

Ke po ndihmon Turqia …Shqiperine apo Ramen ?

01/07/2021 By Pafragje

Vizita e Rames ne Turqi eshte bere me ftesen personale te Sulltanit turk Erdogan dhe per formen qe po zhvillohet qe nga pritja me kuaj, tapete e sajdisje te nivelit me te larte shteteror qe nuk ju jane rezervuar as Trump. Merkel, Macronit etj por edhe ”koincidences ” se rastit se ajo zhvillohet vetem tre […]

80 vjetori i Vdekjes së At Gjergj Fishtes .

12/30/2020 By Pafragje

Nga Ndue  BACAJ 80 vite më parë, në moshen 69 vjeçare,  me 30 dhjetor 1940 , në  Shkoder  do të perhapej   lajmi i ndarjes nga jeta i njërit prej koloseve më të medhenj të fjales e vepres , At Gjergj Fishtes. “Yndyra” e intelektualizmit , nacionalizmit  ,por edhe i qytetarisë  së thjeshtë të Shkodres , […]

Aktor të mrekullueshem,gjithmonë të befasishem me humor.(Foto..)

12/29/2020 By Pafragje

Kur i prezantuan ne nje shfaqje ne France si aktore te Shkodres, ata nuk ngurruan aspak ta korrigjonin moderatoren duke i thene se vinin nga Malesia e Madhe. Kjo u shoqerua me duartrokitjet e zjarrta te publikut. Gac Kodrina dhe Qazim Cela jane dy aktore te mrekullueshem, qe kane krijuar nje dyshe te pandashme ne […]

REVISTA AMERIKANE “LIFE”KONSTATON SE NËNA TEREZE ËSHTË KRIJESA MË E PËRSOSUR MORALE DHE NJERËZORE E TË GJITHA KOHRAVE

12/25/2020 By Pafragje

Gjekë Gjonlekaj/New York Revista e njohur amerikane “LIFE” botoi këto ditë një numër special. Kjo është njëra prej revistave amerikane më të ilustruara dhe është shumë e njohur për fotografi të të shkëlqyeshme. Ç’prej Luftës së Dytë Botërore e deri në fund të viteve 70′ kryeredaktor i kësaj reviste për ilustrime fotografike ishte fotografi gjenial shqiptar Gjon […]

Selitë partiake diktojnë çdo gjë

12/17/2020 By Pafragje

Agim VuniqiKorrupsioni, premtimet…, nga “kallashët” politikë si duket patën sukses, të gjithë iu përshtatën rregullave të reja, çdo gjë e keçe “bleronte”, edhe muçitjet ishin tjetërfare, ato vinin nga shtëpitë publike, kështu pavrejtur shqiptarët fillojnë të tjetërsohen, lakmia për pushtet, lakmia për para, ua hapi portat e kullave shqiptare fajdexhive, fallxhive, mujsharëve.Agim Vuniqi Shumica e shteteve […]

Meditim nga një udhëtim në vendlindjen time

12/13/2020 By Pafragje

Kur vij në Triesh  kthehem në origjinë Gjekë Gjonaj I lodhur nga  koha e pandemisë në Ulqin   në fund të vjeshtës dhe në  fillim të dimrit vendosa të largohem nga jeta e përditshme e qytetit të përgjumur  për të kaluar disa orë të paharrueshme  mes natyrës së virgjër malore në vendlindjen time të dashur në […]

NJE MENDIM NDRYSHE

12/13/2020 By Pafragje

Sokol PARRUCA – Çeshtja e dhunes te ushtruar nga femijet eshte diçka qe duhet analizuar me thelle. Ato femije jetojne me prinderit , qe ne menyra te ndryshme shfaqin pakenaqesite e veshtiresite e jetes , turfullojne me ofshama per hallet e tyre , ne prani te femijeve…dhe bejne pergjegjese qeverine , per gjithcka te mbrapshte […]

Ku po SHKOJMË..?!

12/13/2020 By Pafragje

Sajmir Çoku – Humbja e shpresës, kriza e besimit, shpërlarja e trurit politikisht bashkë me kërcënimin e bukës e gojës, janë edhe arsyet kryesore pse sot po na qeverisin Bandat Politike për 30 vjet me vetë “Bekimin” e votave tona që me hir e pahir po mbajmë në PUSHTet Llumin më të Ndyrë të racës […]

Kush po na vret….

12/11/2020 By Pafragje

….Nuk po na vret thjesht ai polici injorant , qorr e kriminel …fanatik e militant partie ku pertej edhe budallallikut te vet e ku per nje rroge e nje pale kepuce ”gjermane” eshte i gatshem te vrase edhe femijen e vet…As ai polici qe ”shkeli rregulloren” e nuk e pa viktimen se ishte nate por […]

Mut Nano & Nexhmija dhe…Nene Tereza ne mes tyre…

12/07/2020 By Pafragje

Si te mos mjaftohet me helmin, llumin, balten e vrerin qe derdh e hedh cdo dite mbi Shqiperine e shqiptareve prej gojes se tij te ndyre e mendjes se tij te qelbur antinjeriu e antishqiptari Mut Nano i cili qe i vetmi qe se bashku me fshatarin provincial e te pa ndreqshem te Cermenikes Tualet […]

Rama do të aplikojë votimin me postë të emigrantëve për manipulim masiv të votave në zgjedhje

12/05/2020 By Pafragje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon që emigrantët të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit përmes postës. Në një raport 26 të siguruar nga ABC, grupi i punës në KQZ ka dalë në këtë konkluzion, edhe pse në vetvete e gjithë panorama paraqitet pesimiste, me rrisqe të larta, pasiguri, kosto financiare, e mbi të gjitha […]

Përplasje e fortë në TV mes Grida Dumës dhe Frrok Çupit: Je hiç, këllirë, llum…

12/05/2020 By Pafragje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma është përfshirë në debat të ashpër me analistin Frrok Çupi, në studion e emisionit “Open”. Debati nisi ndërsa po diskutohej fakti që kancelarja Merkel i tha jo Shqipërisë për hapjen e negociatave. Sipas Dumës kjo ishte një shuplakë për Ramën, gjë e cila nuk është kundërshtuar nga Frrok Çupi.  […]

Si ta shpëtojmë demokracinë nga teknologjia

12/05/2020 By Pafragje

Nga Francis Fukuyama, Katharine T.Bartlett & Ashish Goel Midis shumë transformimeve që po ndodhin në ekonominë amerikane, asnjë nuk është më e spikatur sesa zhvillimi i platformave gjigante të Internetit. Amazon, Apple, Facebook, Google dhe Twitter, tashmë të fuqishëm edhe para pandemisë së Covid-19, janë bërë edhe më shumë gjatë saj, kjo pasi shumë nga […]

NË VEND TË NJË URIMI PËR DATËN E 76 VJEORIT TË ÇLIRIMIT…

11/29/2020 By Pafragje

Nga Ndue  BACAJ Duke qenë se mosdokordësia, për datën e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë (28 apo 29 nëntorin 1944) ka lidhje direkte me çlirimin e dy trevave veriore të Shqipërisë politike, pra të Shkodrës e Malësisë së Madhe, unë si vendali  mendova të kujtoj pak argumente historike, të cilat flasin jo pak datën […]

Siç thoshte gjyshja ime…

11/28/2020 By Pafragje

Marash Gilaj – Tregim Me Gëzimin, shokun e ushtrisë, kishim dy dekada pa u takuar. Ashtu erdhi jeta tek ne, në këto tridhjetë vitet e tranzicionit. Secili prej nesh emigroi pas vitit 1990, por në shtete të ndryshme. Kishim humbur edhe kontaktet me telefon. Ai kishte kaluar ca vite në Greqi, kishte punuar çdo ditë […]

Me përvojën personale të ndihmojmë të tjerët

11/26/2020 By Pafragje

Shkruan mr. Kristjan Dukaj, Këtyre ditëve, bota ka përkujtuar rastet e para pozitive të prekura me covid-19.kemi rikujtuar lajmet e para nga qyteti kinez, Vuhan, pamjet e para nga spitalet e atjeshme  si dhe mjekët me maska në betejen me këtë të keqe duke tentuar të shpëtonin të sëmuret. Jemi përkujtuar informacionet e para lidhur […]

More Posts from this Category

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

2004© 2021 . AlbDreams.Net | Të gjitha të drejtat e rezervuara