ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" - nga 26 nëntor 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV

KRONIKANI I VDEKJEVE….

03/30/2021 by Pafragje

-Tregim nga Shefqet Meko-

Ishte dimër i acartë  i vitit 2021. Bora dhe ngrica e pamëshirshme kishin zbritur poshtë në jug, duke përmbysur traditën dhe rutinën stinore. Të gjithë e dinin se veriu i kontinentit ishte i ftohtë, i acartë deri në ngrirje dhimbëse, por jugu përherë mbetej i ngrohtë, pa dimër dhe borë, pa ngrica dhe tufane dimërore. Ndaj shumica që deshte dimrin dhe të fohtit zbrisnin në jug, ndërsa ata që kishin “lëkurë të regjur” i ngjiteshin veriut si triumfatorë. Veriu mbetet flamuri dhe shpirti i fitimtarëve ose i atyre që nuk duan të vdesin pa fituar. Njeriu është dhe mbetet një ai që shpërthen plaçentën embrionformuese dhe ikën, largohet, ec, sfidon dhe vdes në emër të ikjes dhe triumfit…Në emër të jetës dhe pavdekësisë edhe pse dihet “gjithshka vdes”… Kështu ka qënë, por mbase shumë nuk e dinë, sepse shumica e njerëzve lindin dhe vdesin duke bërë kryq ose duke iu falur Zotit, dhe harrojnë se Zoti iu dha atë që pakkush e fiton dhe gëzon: Jetën!…

 Moti ishte çmendur dhe jo vetëm në Amerikë. Kohëvëzhguesit njoftonin se ky i ftohtë që kishte mbërthyer Amerikën nuk ishte parë qysh në vitet 1800. Informacione të çuditshme vinin edhe nga Shqipëria, por siç pritej për Viron Bregu, tek vendlindja e tij nuk kishte statistika dhe të dhëna. Meteorologët atje vetëm flisnin kuturu, sepse asnjë arshivë nuk mund t’u vinte në ndihmë, por shpesh gënjenin si gjithë të tjerët që ishin ngulur si çibanë në poltronet e rehatshme të studiove televizive. “Po ç’thua o Viron Bregu, si pret statistika dhe krahasime  reale nga vendlindja jote ku çdo pushtetmbajtës dhe lajketë pranë thonë “Historia fillon me mua…? Lere aty ku është Shqipërinë. Aty ndihen vetëm  politikanët, vetëm ata bëjnë histori, moti kurrën e kurrës nuk mund të futet në analet historike të informimit apo arkiva…”         Ndërkohë televizioni lokal në qytetin e tij mbuluar me borë dhe akull njoftonte se temperatura si kjo e sotmja ishte regjistruar për herë të parë më 1936…  “Jemi shumë afër një rekordi të ri…” njoftonte me entuziasëm vajza bukuroshe amerikane..

Viron Bregu  gëlltiti kafen amerikane. Ishte mësuar tashmë me atë lloj kafe që pihej si ujë, ndërsa ai preferonte përherë ta pinte shqeto ose “të zezë” siç njihej në atë qytet të perëndimit. E kishte marrë malli për një kafe turke prej Shqipërie, e kishte marrë malli për ato mëngjeze të vrullshme në Tiranë, kur kafja pihej shpejt e shpejt, dhe me ngutje njerëzit bëheshin si paketa cigaresh  “Partizani” në autobuza fizarmonikë, dhe nën kundërmimin normal të erës që zhvillon çdo qënie biologjike, të gjithë njësoj, akomodonin  ndjesitë shqisore, dhe mezi prisnin stacionin e  radhës të zbrisnin dhe të ecnin shpejt drejt fabrikave, shkollave apo zyrave… Të gjithë ishin në punë.

Iku ajo kohë, do pëshpëriste Viron Bregu. Ai kishte gati  çerekshekulli në Amerikë. Për aq vite iu desh t’i përshtatej një stili të ndryshëm jetese, ku njeriu është më shumë një qënie që lëviz, nxiton, vrapon, flet në telefon, flet me vehte,dëgjon i vetëm radion në makinë, ngulitet tek ekrani i kompjuterit, shtriqet, lëviz këmbë e duar dhe përfundon diku si një robot me mish e gjak… Rutina e jetës amerikane ishte për të enigma më e madhe që  nuk shpjegohej dot. Amerika thjesht ishte një mister që u pëlqente të gjithëve, një diçka që sa më shumë largohej aq më shumë lakohej…. “Ndërtoni Amerikën tuaj o njerëz” deshte të bërtiste Viron Bregu, por askush nuk e dëgjonte. Amerika nuk mund të ndërtohej në ëndrra dhe fantazi… Ajo tashmë ishte një realitet i njerëzve të çmendur, që ngrihej vetmas përballë botës si zili dhe sukses…Si ëndërr dhe pavdekësi që gjithsesi kishte brënda çdo gjë që mund të bëjë njeriu, kjo monstër çmendurish….

 Ajo ishte aq gjigande dhe aq monotone sa bashkëkombasit e tij atje pranë detit Adriatik shpesh thoshin: “Në Amerikë jeta është kombinoshe dhe gjumë…” E urrente ta dëgjonte këtë shprehje e koment, sepse nuk ishte ekzaktësisht ashtu, por disi edhe ashtu ishte, disi por jo tamam… Jetë e lirë, por jo e lehtë. Jetë me të gjitha që do xhani i njeriut, por jo falas. Jetë me  të qeshura, të puthura, dashuri dhe  familje, por jo si ajo e vendit ku kishte lindur…Kur për herë kishte ardhur në  Amerikë, dhe befas ishte përballë gjigandizmit të kontinentit që deri dje ofrohej thjesht si fantazmë imperialiste dhe “armik i Shqipërisë socialiste  dhe popujve të botës”  Viron Bregu, ishte shokuar. Kur avjoni ulej në atë pafundësi hapësire plot drita dhe shkëlqim, kur shihte llamburitjen e lartësive dhe vrullin e çdo gjëje në lëvizje, kur shihte trafikun e ngjeshur dhe aq të tmerrshëm qoftë edhe nga larg, ai befas kishte shpërthyer: “Nuk mund të jem pjesë e kësaj madhështie marramendëse…Jo kurrë nuk mund të jem atje tek ajo mizori lëvizëse…Jo unë…Unë jam i vdekur këtu…”

Pas kaq vitesh ai e shihte veten si një elektron lëvizës në madhështinë e kontinentit. Ashu ishte bërë edhe ai një cifël e asaj  asaj turme që lëvizte pa pushim, por çuditërisht,  në gjithë atë trafik, lëvizje, ecje pafund, secili gjente pistën e vet, dhe ashtu, kur kushdo ngadalësonte vrapin mbi rrota pranë garazhit dhe shtëpisë së vet, aty në fakt  vetëm prehej përkohësisht  lëvizja për të rinisur të nesërmen….

Vitet në Amerikë i kishin dhënë gjithshka Viron Bregut. Ai bënte një jetë që nuk u mungonte gjë. Fëmijët ishin rritur dhe kishin mbaruar shkollat, duke gjetur punë të mira pa asnjë shqetësim, ndërhyrje  apo miq të babait, vinin e shikonin me shoqka të ndryshme çdo vit, dhe ai nuk kishte guxim t’i pyeste se cila nga ato mund të quhej nusja e ardhshme… Kjo dinamikë e jetës nuk e shqetësonte. Ai e dinte se liria në Amerikë ka çmim për t’u paguar,ku viktima e parë mbetet tradita dhe konservatorizmi, ndaj nuk i vinte keq që fëmijët e vet kishin këtë lloj “luhatje dashurore” saqë çdo krishtlindje do vinin me shoqe të reja… “Sikur ta kisha edhe unë ketë fat” do pëshpëriste Vironi me një lloj zilie mashkullore që nuk dinte si ta shpjegonte… Iu duk çmenduri ajo lloj egoje, por ishte ego e vërtetë që nuk mund ta fshihte.Jo se ishte pishman që ishte martuar me Lolën, por që nuk kishte pasur asnjë dashnore të vërtetë para saj, Fati i tij.

 Vironi kujtoj rrëfimin e një shoku shkrimtar në Toronto, që kur djali i kishte vajtur me një shoqe për të ngrënë darkë së bashku, shkrimtari me botë të ndjeshme e kishte pritur me aq gëzim  dhe emocion atë vizitë, saqë vajzës bjonde që kishte sjellë djali, pa mundur të kontrollonte instiktin e ndjeshmërisë prindërore i ishte drejtuar me “vajza jonë”. Ajo kishte parë me shumë habi duke hedhur sytë sa te babai aq tek djali i atij babai duke pritur një sqarim, pastaj shkrimtari ashtu butë, kishte thënë “E kemi zakon, e kemi traditë…Nuk është për ty, flet tradita nga shpirti…”

Viron Bregu ishte një nga  njerëzit më scrupulozë të  sojit të tij. Për të jeta ishte një  udhëtim i gjatë apo i shkurtër, si ta kishe, por sipas tij, në këtë udhëtim duhen gjurmë, mbresa, kujtime, ëndrra…Pa to udhëtimi i jetës është i kot, pa to më mirë të kesh vdekur pa u lindur, do mendonte Viron Bregu, i cili sapo kishte dalë në pension.    

 Kishte ëndërruar për këto kohë të arta t’i vinin sa më shpejt, por  tashmë që ishte përballë faktit, befas vetja i dukej pa vlerë, pa peshë, pa vendimarrje. Ai kishte qejf të sfidohej në jetë. Kishte qejf të mundohej sepse ashtu ishte rritur. Shpesh e shoqja do t’i thoshte: “Do të vuash akoma, do të raportosh akoma tek shefi amerikan, shko dhe gjej  punë..” pastaj ajo duke e përqafuar do t’i thoshte: “Po gëzoje moshën e artë i dashuri im. Ja mua më ke pranë dhe axhendën e ditës mund ta bësh vetë…Mua vetëm më jep porosinë se ç’duhet për drekë dhe darkë se mëngjezin e ke zgjidhur vetë me siriot e tua…” Ai do ta shihte me dashuri  Lolën e bukur që sipas tij nuk kishte ndryshuar fare për gati 40 vjet që ishin bashkë. Mori frymë thellë  dhe i pat thënë: “Po pata një bos si ty, nuk më duhen të tjerët…” dhe e kishte puthur në buzë  duke ndjerë aromën që e kishte mbajtur gjallë për aq dekada….

Punët që kishte para ishin të shumta. I vetmi ndryshim ishte se askush nuk do t’i thoshte bëj këtë apo atë punë, shkruaj këtë apo atë email, merr këtë apo atë vendor në telefon, ndiq këtë apo atë projekt… Ai përfundimisht ishte tek pragu i moshës së artë siç e ëndërronin gjeneratat në Amerikë. Ndihej i qetë sepse për gjatë gjithë kohës që punoi, diti të zgjidhte sfidat financiare, duke bërë të mundur që tani, në moshën e bukur të kohës së lirë dhe pafundësisë së saj, të zgjidhte prioritetet e dëshiruara. “Më mirë kur kisha bos, sepse më fuste në brazdë, më nxiste, më kërkonte llogari dhe raporte të përjavshme..” do fliste me vete Viron Bregu, por kurrsesi nuk mund t’ja shprehte këtë marrëzi gruas së vet. Ai e dinte se cili do ishte reagimi i saj furtunë me atë stilemë të përsëritur “do që të vuash”. Jo ai nuk deshte të vuante, ai deshte të punonte…

Duke gërmuar në bibliotekën e vet, fillimisht ai e gjeti  shumë tërheqëse punën e shfletimit të ditareve. Kishte disa volume ditaresh që nga koha kur Shqipëria quhej “Republika Popullore Socialiste…” dhe deri në përmbysjen e madhe që ndodhi në vitin 1990. Kjo ishte nje lloj “rikthim tek e shkuara” por në një komoditet vërtet të admirueshëm. Pasi kishte rijetuar të shkuarën, pasi kishte shfletuar gjithë tregimet, shënimet dhe  vjershat për vajzat që kishte simpati në rininë e hershme, befas u ndie bosh…Po tani? Kjo është jeta?…Kur vdiq Enveri iu kujtua se të gjithë donin të kishin një fytyrë të vërejtur, dhimbje, keqardhje madje edhe ata që nuk e kishin takuar kurrë në jetë Enverin e  gjallë. Ishin ditë që nuk mund t’i harronte kurrë. Kur vdiq Enver Hoxha, për herë të parë fytyra e çdo njeriu u bë  si barometër politik: Kush mund të qeshte qoftë edhe një sekondë nuk ishte me shokun Enver, nuk e deshte atë “udhëheqës legjandar”  të kombit dhe partisë. Mjaftonte një e qeshur për të ta nxirë jetën. Po ç’të keqe ka të qeshesh në vdekje? Jeta vijon. Jeta nuk vdes, ikën individi, jo jeta…

Një zile telefoni ja ndërpreu mendimin e zymtë. Ishte  Shaban Sina që e telefononte dhe i kishte dhënë lajmin se shoku i tij i mirë Petrit Prifti kishte vdekur. Ai ishte shokuar nga  ajo që dëgjoi. Nuk diti si të reagonte. Ora tashmë ishte vonë dhe ai nuk mund të telefononte familjen e të ndjerit. Ashtu i dërmuar nga dhimbja dhe befasia që e gjeti, iu u sul bibliotekës. Aty ai gjeti një kasetë të inçizuar qysh në vitin 1984 ku shoku i tij do vinte në dasmën e vet dhe do këndonte aty tek sofra e gëzimit. E vuri shiritin në  lëvizje dhe sikur sapo të ndodhte ajo ngjarja, vinte ajo zhurmë ku përplaseshin gotat dhe flisnin të gjithë. Bëheshin bromte dhe shpreheshin urime, ngrihej dolli për çiftin, familjen, të dashurit dhe natyrisht edhe për partinë dhe shokun Enver…Ai humbi në atë galeri tingujsh të së shkuarës dhe ashtu, i habitur që nuk i kishte dëgjuar më parë, mori një gotë verë dhe filloi të dëgjointe qetë. Për herë të parë ai ndjeu një çvendosje të kohës, iu duk sikur koha  zbriti poshtë, iku mbrapsh 35 vjet dhe tingëllonte tek artoparlantët…Vite të shkurara që i vinin aq pranë. “Budall, koha nuk shkon mbrapsh, kujtimet vinë mbrapsh, kujtimet të vijnë nga thellësia e kohës. E sotmja nuk shkon kurrë në dje, o Viron…” Ai heshti. Zëri që dëgjonte kishte të drejtë.  Koha nuk shkon mbrapsh, zëri vjen  tek e stomja…. “Apo verem do të bëhem dhe moj/ Ty moj nuk të le pa marrë…Apo ti vraje babain dhe moj, unë po vras mamanë…

U drodh i tëri nga kujtimet. Shpejt e shpejt mori  diçka për të shkruar dhe shënoi në letër. Letra dhe lapsi ishin pjesë e tij. I vinte keq që shumë shpejt njerëzit mund të pyesnin ë’është letra e ë’është  palsi, por nuk kishte ë’ti bënte teknologjisë që ndryshonte përdsitë.  Duke shënuar në letër fjalët,  mendoi vetimthi se pikërisht kjo këngë e shokut të tij do ishte “ngushëillimi më i mirë” që mund t’i çohej familjes. Me duar që i dridheshin shkroi ca fjalë: “Thonë se ka vdekur Petrit Prifti, por këto janë vetëm fjalë dhe tronditje momenti. Unë nuk e besoj. Ja, dëgjoni këngën e Petritit tek konaku i shtëpisë sime:“Apo verem do të bëhem dhe moj/ Ty moj nuk të le pa marre… Apo ti vraje babanë moj, unë por vras babanë” … Ai përgatiti një përmbledhje të vogël vetëm dy minuta dhe duke hequr çdo fjalë të tij, mendoi të bënte atë që nuk e kishte bërë askush.Të mërrte familjen me zërin e të vdekurit. Ashtu bëri. Edhe pse çudia ishte që Petrrit Prifti po e linte Lindën me dy pleq e dy fëmijë, ku ende jetonin nënat e të dyve si çift, ai vendosi të mos bënte ndryshime. “Kjo është ironia e fatit. Nuk kemi ç’ti bëjmë” pëshpëriti Viron Bregu.Formoi numurin në celular dhe mbasi dëgjoi  zërin e grua së vet përtej, lëshoi regjistrimin  që ishte sikur të këndohej, po atë moment…Nga ana tjetër e telefonit shpërtheu një kuje. Pastaj një thirrje të gjithëve aty që ishin aty: Ua, zëri i Petritit. Ua, po këndon Petriti… Hajdeni dëgjoni. E pabesueshme! Këndon Petriti!…Ai përfytyroi skenën aty në Ersekë.. Me siguri familajrët do ishin çmendur nga kjo thirrje, por ishte një këmbëngulje. Viron e kishte vënë regjistrimin në një modë të tillë që vijonte përsëritej. Atje larg në Ersekë, diku në një dhomë me minder dhe arkitekturë të  bukur lotët pikonin dhe zëri sikur bashkohej: “Apo verem do të bëhem dhe moj/ Ty moj nuk të le pa marrë…ti vraje nënën dhe moj, unë po vras babanë…

A nuk është jeta një e qeshur që përfundon në heshtje dhe trishtim? Faik Sininca, një miku i tij në Boston, i kishte treguar historinë më të bukur në një varrim në Elbasan ku kishte vdekur gjyshja e të dashurës së tij. Në atë heshtje mortore, ku heshtja, meditimi ishin pushteti i vetëm absolut ndaj shpirtit që shkonte larg në hell apo parajsë, dikujt i shpëtoi një pordhë. Ishtë një pordhë e sinqertë, ashtu siç i vjen njeriut që nuk e mban dot. Gjithë ata që ishin pranë qeshën. Të gjithë qeshën, madje edhe vetë  minarja e lartë e xhamisë ishte tundur nga e qeshura. Ajo ishte bërë një e qeshur historike në Elbasan, aq sa shpesh do thuhej para çdo ceremonie mortore: “Nëse dikush nuk ndihet mirë, apo do të shkojë për nevoja përsonale, ju lutem shkani tani para faljes së xhenazesë…” Ishte një thirrje për të parandaluar çdo lloj “skandali me pordhë”…

Kur gjyshen plakë e kishin pyetur se si nuk mundej ta mbante “pordhën në vdekje” ajo me sinqeritet ishte përgjithur: “Amani mos më bëni fjatore, kot më gjykoni, nuk jam fajtore. Aspak fajtore.Më erdhi papritur, erdhi si dallgë deti, u pëproqa ta ndaloja,t’ja mbyllja gojën, edhe thembrën e këmbës i vura bythës dhe nuk e ndaloi dot…Shpërtheu siç shpërthehet diga. Ishte shtrëngatë e madhe. Ishte pordhë që bën çdo njeri… Harrojeni këtë mëkat që do më çojë në ferr…Nuk jam fajtore, por ato të qeshura ishin të bukura. Ishin të vërteta.Mallkomëni mua, më çoni në ferr, por jo të qeshurat që solli pordha ime. Ato ishin të qeshurat më të bukura që kam parë, edhe pse në çast vdekjeje. Ishin të qeshura të bukura, ishin të qeshura si e qara e atij që lind. Thjesht të  pafajshme…”

Qysh nga ajo ditë Viron Bregu mendoi se kishte gjetur një mënyrë për t’iu rikthyer një lloj pasioni që ai kishte për njerëzit: të evokonte jetën e tyre në atë mënyrë që nuk mund ta bënte askush. Ta evokonte jetën jo më deklarata të ngjashme “lindi.. Jetoi ..  vdiq…” por me të qeshura të bukura, me të qeshura që i ngjanë jetës, së vërtetës, misionit të pakundërshtueshëm të asaj që lindim… Shkurt lindim duke qarë, por duhet të vdesim duke qeshur… E çfarë të keqe ka të jesh normal në funeral, të qeshësh, të puthësh, ta gajasesh madje po erdhi rastasisht edhe  ta lëshosh ndonjë pordhë? Kush tha se “ndalohet e qeshura ne vdekje” apo “ndalohet pordha”? Në cilën kushtetutë njerëzore ka një paragraf të tillë? Pra kush e shpiku lotin dhe hidhërimin në  vdekje? Engjëjt apo djajtë? Të mirët apo të këqijtë? Hipokritët apo të ndershmit? Burri apo gruaja?… Më thoni dot kush?!…

 Befas kjo u kthye në lloj vendosmërie të habitshme. Sepse askush nuk kishte përgjigje dhe askush nuk gjente argumente që të sanksiononte lotin mbi të qeshurën në vdekje dhe ikje, Viron Bregu po kërkonte të gjente një zgjidhje që do ta befasonte atë së pari dhe vetë njerëzit që i kishte pranë…

 Çdo lajm vdekje qe vinte tek ai, do kthehej në një  mënyrë argëtuese ku bënte që të përziheshin lotët me të qeshurën. “Nuk ka gjë më të mirë se sa të gjesh fuqi të qeshësh në vdekje. Pse duhet të presësh një pordhë plake për të qeshur? Qesh nëse të vjen për të qeshur… Qaj po qe se të vjen për të qarë… Në vdekje së paku duhet të jemi të sinqertë e nuk kemi pse të improvizojmë as të qeshurën, as të qarën, as heshtjen…”, mendoi Viron Bregu.

 Serioziteti në vdekje është një hipokrizi njerëzore që duhet ndryshuar.Koha na sfidon me progresin perceptues. Duhet të ndryshojmë edhe ne që jetojmë këtë kohë… Ata që vërejten në fytyrë duke shtrënguar muskujt facialë, ata që shtrydhin qeset e lotëve për të dukur sikur qajnë, janë hipokritë, dyfytyrësh, aq më keq nëse përdorin lëng qepësh për të provokaur lotë artificialë…Vdekja u dhemb vetëm njerëzve të shtëpisë, madje vetëm atyre që jetojnë nën një çati, jo të tjerëve. Ndaj, sipas tij, në vdekje duhet të qeshet, ose nëse kjo duket marri, së paku duhet të sillen normal, të shprangosur nga ankthi i vdekjes. Në vdekje duhet pak humor, ky është ilaç i vërtetë i dëshpërimit dhe hidhërimit. Është koha për të ndryshuar… Jetojmë shekulline 21-të… A ju kujtohet se si ca ministra të qeverisë Nano “rrodhën lotë” kur vdiq nënë Marija? A ju kujtohet se  Sali Berisha nuk lëshoi pikë loti kur i vdiq baxhanaku? Ja pse në vdekje duhet të kthehemi tek normaliteti, tek ajo që ndejmë normalisht, jo tek spektakle hipokrizie… Viron Bregu befas kishte zbuluar se tashmë “revolucioni i radhës” duhet të bëhej ndaj hipokrizisë njerëzore, ndaj këtij kalemeonllëku të  pashembullt që  ishte atentat ndaj së vërtetës dhe sinqeritetit. Ajo pordhë e plakës që nuk mund ta ndalte edhe pse ngjeshi  thembrën e këmbës në  grykdershjen e  saj, ishte më e sinqertë se ato deklarata dhimbjeje të presidentëve, kreyministrave dhe deputetëve… Ata të gjithë ishin më pak të sinqertë dhe po aq dyfytyrësh se sa vetë pafajësia e “plakës pordhace…”. E nëse ajo ishte viktimë e moshë dhe pafuqisë, ata të tjerët ishin thjesht  aktorë të së keqes ndaj më mirë të bërtasësh “rrofshin pordhët” se sa “rrofshin presidentët…”. Po, po. Kjo është e vërtetë. Kjo që them  del nga shpirti jo nga pjesa e fundme e gojës sime….

Ky meditim përfundimisht e kishte ndryshuar tërësisht Viron Bregun, shqiptaro-amerikanin që i kishte buzëqeshur jeta ndryshe në kontinentin e krimit dhe dhunës njerëzore që, për hir të së vërtetës, nuk të dënonte kurrë për pordhë, qofshin ato edhe në funerale….

            Kur mësonte vdekje shokësh dhe miqsh, ai do ishte i pari të bënte shënime jetësore që nuk i bënte askush.Të gjithë lexuesit shokoheshin dhe nuk mund të rrinin pa qeshur. Shumë shpejt ai vuri re se çdo shënim-vdekje ishte në fakt një shënim shprese. Aq shumë pati sukses në këto “kronika vdekje” saqë njerëzit  që nuk i njihte fare, po kërkonin që ai të ishte nekrologjishkruesi. Ishte një dyndje e paparë. Përballë kësaj kërkese tregu ai filloi të sillte në mendje atë thënien e një deputeti të djathtë në Shqipëri kur pat thënë në parlamentin shumëpartiak  “Vetëm bilbili këndon pa pare”. Viron Bregu duhet të kërkonte që njerëzit të paguanin. Ai u habit se sa  e menjëhershme ishte gadishmëria për të paguar. Çdo ditë ai do fillonte me kronika të tilla që  ja lëndonin shpirtin, por duke ditur stilemën se “Ku ka jetë, ka dhe vdekje” ai po e shikonte punën e tij si shërbimin më të madh që mund të bëhej në atë kohë pandemike. 

Në Shqipëri kishte fituar famë. Disa emisone humorsitike të mbrëmjes e kishin marrë si referencë dhe kishin thënë “Dikush na bën të qeshim në vdekje e funerale  nga  Amerika”. Për herë të parë në Shqipëri u panë njerëz duke qeshur në varrime dhe ceremoni mortore apo pritje ngushëlluese. Në drekat mortore pihej alkol dhe qeshej, tregoheshin qyfyret që kishte   lënë i ikuri dhe të dukej sikur edhe i vdekuri i bashkohej asaj lloj të qeshure.Ca njerëz thanë se u çmend njerëzimi, u çmendën shqiptarët, u çorodit bota nga liria që kishte fituar… Të shkruarat e Viron Bregut ishin kthyer në modë në varrosjet e të vdekurve. Dukej sikur njerëzimi nuk ishte ngopur me të qeshura dhe po i lëshonte dallgët e të qeshurës edhe në vdekje dhe darka funerale. Kishin shpërthyer batutat më të bukura që nuk ishin dëgjuar kurrë më parë.  Madje në këtë lloj tregu ai nuk kishte ngelur i vetëm. Të tjerë filluan ta konkuronin, por ai sërish mbetej më i preferuari, çdo ditë duhej të shkruante 5 deri më 10 kronika  për njerëz që nuk i njihte fare, porse familja i dërgonte “përmbledhje jete” dhe  ai qëmtonte më të mirat, duke bërë që leximi i nekrologjisë të kthehej në një monolog artistik, ku lotët përziheshin me të qeshura, ku kujat e tmershme ktheheshin në një lloj kori qeshjesh të bukura, të harëshme, të pamabrimta saqë gati ringjallnin të vdekurin e kurrëngjallshëm. “E ku ka më mirë se të qeshësh në varrim”-do thoshte Viron Bregu. Madje duke bërë nekrologjinë e një miku që e njihe mire ai ndër të tjera do shkruante: “Ju lutem qeshni sot ju që nuk mund të më bënit për të qarë dje….Unë hesht sepse nuk  mund të qesh më…”

            Fama e  Viron Bregut kishte pushtuar Shqipërinë sepse ishtë diçka e padëgjuar më parë. Thonë si disa ish-presidentë, ish-kryeministra,ish-deputetë, ish-ministra  e kishin porositur “nekrologjinë e qeshjes” qysh së gjalli dhe Viron Bregu ua kishte shkruar aq bukur, sa kishte zëra se ata e dëgjonin përditë mbas kafes së mëngjezit dhe kjo rutinë sikur ua shtynte vdekjen në infinit kohor. Ata i shkruanin mbrapsh “kronikanit të vdekjes” me fjalët më befasuese: “Rrofsh, na ke bërë të mos vdesim me ato që ke qëndisur” do i thoshin. Madje një deputet kishte shpërthyer me lot të qeshurash dhe kishte thënë “Sa keq që i famshmi orator i opozitës se parë shqiptare, Like Opinga kishte vdekur pa shërbimin brilant të Viron Bregut…”

            Ai nuk mund t’i përballonte të githa telefonatat porositëse. Veçmas  Covid 19  kishte bërë të pamundur të përballonte kërkesat e tregut, i cili po rritej deri në Prishtinë, Tetovë e Shkup, ku disa progresistë ishin kundra diktimeve të autoriteteve fetare që anatemonin një gjë të tillë që sillte shqiptaro-amerikani Viron Bregu.  Ai filloi të punësonte të tjerë, por nuk kënaqej kurrë nga performanca e tyre. Shpesh do i duhej t’i rishkruante kronikat. Kjo lloj pune po e lodhte. Një ditë ai befas vendosi të ndërpriste biznesin dhe shërbimin që ishte bërë vërtet popullor në gjithë trojet shqiptare. Për herë të parë nga ceremoni mortore, shihje njerëz duke qeshur dhe të tjerë që habiteshin, por fryma kishte sjellë një lloj relaksimi shpirtëror. “Ky ishte qëllimi im. Unë nuk kam nevojë për para….” dhe ndryshoi telefonin, email dhe gjitha kontaktet i fshiu duke u mbyllur në vetvete…

            Në Tiranë filluan hamendjet se ç’ndodhi me kronikanin e vdekjeve Viron Bregu. Ca fjalë than se ai kishte vdekur, të tjerë thoshin se ishte  thirrur nga FBI, për ca shërbime më të dobishme të një natyrë tjetër që mund të përdornin aftësitë elokuente të Viron Bregut.

            Po për mua kush do ta shkruajë kronikën e  ikjes? Vërtet ai u befasua nga kjo pyetje. Ai nuk mund t’i besonte kujt. Vendosi ta shkruante vetë. Ashtu bëri. Mori një shishe verë shumë të shtrenjtë dhe duke gëlltitur gotën e parë filloi: “Vdiq ai që bënte për të qeshur në vdekje….”

Ishin vetëm pak radhë. Falët i ishin konsumuar. Më të mirat i kishte thënë për të tjerët. Nuk mundej më shumë. Vetëm disa radhë. I  printoi ato pak fjalë dhe i la pranë komodinës ….

Ashtu i lodhur,  i shterur në mendime dhe disi i këputur ai ra të pushojë…Qysh kur kishte rënë Covid 19, ai dhe Lola flinin në dhoma të veçanta pasi shikonin së bashku filmat e mbrëmjes. “Na ke berë të jetojmë si mbretërit e dashur” do i thoshte ai Lolës e cila ishte një skifter i vërtetë i tregut dhe mundësisë në Amerikë. Falë asaj ata kishin blerë së fundmi një shtëpi me 5 dhoma, tre guzhina, dy dhoma shlodhjeje e një dhomë leximi moderrne… Ai kurrë nuk kishte imagjunuar të bënte këtë jetë. I pëlqente aq shumë  gjumi në dhomë i vetëm, si mbreti dhe mbretëresha. Ishte një mrekulli që kur nuk mundesh e quan herezi… Ashtu, me puthjen e ëmbël që  pat dhënë gruaja, po përpiqej të rrëmbente një sy gjumë.  Si në mugëtirë iu kujtuan vdekjet  komuniste të Gogo Nushit, Hysni Kapos, Myslim Pezës, vdekje që bënin vendin të pushtohej nga zija kombëtare, ku “skifteri i të qeshurës”  nderonte i heshtur,  dhimbshëm, dhe  gati për të pushkatuar çdo lloj të qeshure aksidentale. Vetëm vdekjen e Mehmet Shehut ai skifter grabitqar i të qeshurës e përcolli jo vetëm me të qeshura, por edhe këngë popullore në radion kombëtare.Ishte kohë shtrigash paradoksale. Ishte kohë që ishte ngrysur. Në ato vite Viron Bregu ishte me fat të kontrollonte pordhët e veta në ato kohë të zymta vdekjeje, kur flinin 8 shokë në një dhomë, ose ndryshe ai di ishte një “pordhë në qeli”.

 Ky fat që e kishte ndjekur sikur i qeshte  pranë jastëkut të dhomës së gjumit. Ai njeri në prag çdo dremitje instiktivish përsëriste jo “gjumë i ëmbël” por  “Zot më zgjo të nesërmen time…” Ky ishte monologu i tij që e kishte përsëritur thuajse gjysëm shekulli në mos më shumë… Ashtu duke përsëritur  atë falje të  heshtur, ai pat rënë gjumë edhe në atë mbrëmje që të sillte të nesërmen  Ditën e të Dashuruarve. Ai kishte futur një tufë lule në një vazo me ujë për të qënë e freskët si Lola që nuk iu vysh kurrë… E kishte marrë  si dhuratë për Lolën   të nesërmen.

            Viron Bregu nuk u zgjua dot atë mëngjez. Atë ditë Shën Valentini nuk pati as të puthura,as lule, as të qeshura si dikur…Viron Bregu befas nuk ishte më i gjallë. Kishte ikur pa qeshur atë mëngjëz të ditës së dashurisë.  Askush nuk qau në shtëpinë e tij. Ndodhi ashtu siç deshte ai. Kur lajmi kishte mbërritur Tiranën, shumë njerëz u habitën dhe nuk e besonin, por  jo pak reaguan ndryshe: “Po tani kush do na bëjë për të qeshur në vdekjen e radhës…?”

            Ai kishte vdekur në ditën e të dashuruarve, pikërisht në atë ditë që kishte lindur Faik Sinica… Ditë kur qeshin të dashuruarit, ndaj ai nuk ishte nevojë për kronikë për të qeshur. Së paku gjysma e botës qeshte në atë ditëikje të Viron Bregut, i cili bashkë me ikjen fizike, varroste dhe biznesin e “kronikanit të vdekjes”… Dimri sikur po zbutej e akujt sikur po shkriheshin, duke sjellë lotimin  më madhështor të natyrës, atë lloj lotimi të përzjerë me  buzëqeshje dhe dashuri, atë mrekulli njerëzore që ëndërronte ai që nuk mund të qeshte më…

Minneapolis, 18 Janar 2021

Filed Under: Kulturë, Politikë

Flamuj dhe banderola në SHBA

01/12/2021 by Pafragje

Shumë prej atyre që besojnë se presidentit Donald Trump iu vodhën zgjedhjet dhe që sulmuan Kapitolin e SHBA, mbanin flamuj dhe banderola të ndryshme elektorale, me ngjyrat e simbole nga Lufta Civile Amerikane, simbole neo-naziste, simbole dhe një numer flamujsh kombëtarë dhe shtetërorë.Nder ta, më provokuesi ishte flamuri i Konfederatës gjatë Luftës Civile. Ky flamur është përvetësuar kryesisht nga supremacistët e bardhë si simbol i urrejtjes, dhe sipas historianeve ai kurrë nuk kishte hyre publikisht brenda Kapitolit. Flamuri me 11 yje u krijua për të identifikuar ushtarët e Konfederatës përmes mjegullës, tymit dhe barutit në fushe betejat e Luftes Civile. Simbolikisjt do të thotë “ne jemi kundër Shteteve të Bashkuara; ne jemi kundër unionit”.Ketu më poshte ështe nje kampion i vogël i flamujve të ekspozuar

:🔵 Flamuri i America FirstSlogani i politikës së jashtme të Trumpit, America First, i përjetësuar në fjalimin e tij të inaugurimit me 2016 , u adaptua nga një grup “nacionalistësh dhe aktivistësh të bardhë të ekstremit të djathtë të kryesuar nga komentatori politik 22 vjeçar Nick Fuentes. Ata identifikohen si “Groypers” ose “America First Boys”

🔵 Flamuri Betsy Ross (1776)Ky është një version i hershëm i flamurit të SHBA, që ka një rreth me 13 yje në qoshe, që përfaqësojnë kolonitë që luftuan për pavarësi gjatë Revolucionit Amerikan. Edhe pse nuk eshte specifikisht simbol supremacistëve të bardhë, ai përdoret nga disa grupe ekstremiste si emblemë e një Amerike më tradicionale (dmth: e bardhë dhe e domunuar nga burrat)Flamuri Ejani dhe Merrni (1835)Një simbol i sfidës i krijuar nga një grup patriotësh nga Teksasi që i bën ballë forcave meksikane në 1835, flamuri eshte marre tani nga aktivistët për të drejtat e armëve, avokatët e të drejtave të abortit, entuziastët e marihuanës dhe madje edhe McDonald’s. Por origjina e flamurit eshte nga lufta për pavarësinë e Teksasit

.🔵 Flamuri i Culpeper Minutemen (1775)Ky flamur eshte përdor nga rezervistet e rrethinave te qytetit të Culpeper, Virxhinia, gjatë revolucionit Amerikan, kur “minutemen” (trupat rezerviste te gatshme për detyrë “brenda një minutë te thirrjes”). Flamuri i grupit ka simbolin e gjarprit mban fjalët “Liria ose vdekja” dhe “Mos më shkel

“🔵 Flamuri i Gadsen (1777)Flamuri verdhë, i gjarpërit me zile i mbledhur kulaç me fjalët “Mos shkel mbi mua”, e ka origjinën e para Revolucionit Amerikan , por kohët e fundit është përdorur nga lëvizja Tea Party, grupet të armatosura, dhe madje edhe në firmat sportive. Tani, flamuri perdoret per të simbolizuar kundërshtimin ndaj kufizimeve dhe shtypjes së qeverisë.

🔵 QAnonFlamujt që mbajnë shkronjën e madhe Q të ekstremit të djathtë që besojnë teorinë e diskredituar qe mendojne se një grup adhuruesish te Satanai po komplotojnë për të përmbysur Donald Trump.

🔵 Flamuri i Republikës së KekistanitKy flamur u shfaq për herë të parë në në 2017, si simbol për sektin që adhuron Kek, hyjninë e lashtë egjiptiane të errësirës.

🔵 Shenja e Marinës së Karolinës së Jugut (1778)Eshte përdorur nga flotat detare të Karolinës së Jugut gjatë Revolucionit Amerikan dhe Luftës Civile, ai paraqet një gjarpër me zile ne një fushe me 13 vija.

🔵 Flamuri i Ndal VjedhenKy flamur përmban kushtrimin sipas teorisë se konspiracionit të krahut të djathtë që pretendon pa fakte se ka pasur vjedhje masive në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 të SHBA

🔵 Flamuri me vijë te hollë blu (1922)Për disa, flamuri bardhezi i SHBA me një vijë të hollë blu në qendër është simbol i solidaritetit me policinë. Por, ky flamur është perdoruar gjithashtu nga supremacistët e bardhë në tubime e vitit 2017 në Charlottesville me parullen “Bashkoni të Djathtën”.

🔵 Flamuri i tre përqindëshit (2008)Tre përqindët janë një fraksion amerikano-kanadez qe sipas Lidhjes Anti-Shpifje jane “ekstremistë anti-qeveritarë të cilët janë pjesë e lëvizjes milicore”. Emri i tyre rrjedh nga pretendimi i paprovuar se vetëm 3% e amerikanëve luftuan për pavarësi gjatë Revolucionit Amerikan. Flamuri i tyre është i ngjashëm me flamurin Betsy Ross, me III (numri romak) në mes të rrethit të yjeve.

🔵 Pankarta Trump 2020Një banderolë e madhe e fushatës Trump ishte banderola më e dukshme përpara Kapitolit të SHBA. Disa protestues mbanin gjithashtu banderola Trump 2024 , duke aluduar se ai mund të kandidojë përsëri në 2024.

🔵 Flamuri Trump Rambo”Asnjë burrë, asnjë grua, asnjë komunist nuk mund ta ndal.” Një mishërim i Trump si Rambo, nga filmi me protagonist Sylvester Stallone, ky flamur ishte një pamje e zakonshme në tubimet e Trump gjatë fushatës presidenciale të SHBA.

🔵 Çlironi KrakenKjo është një referencë ndaj kërcënimit nga Sidney Powell, një anëtar i ekipit ligjor Trump që konteston rezultatet e zgjedhjeve në SHBA. Ajo po citonte një thenje nga filmi Përplasja e Titanëve , ku Zeusi urdhëron një kallamar gjigant monstruoz për të shkatërruar qytetin e Argo.

🔵 flamuri amerikan përmbysSipas Kodit te Flamurit të SH.B.A. flamuri me kokeposhte mund të përdoret vetëm në rastet e “ankthit të madh dhe rrezikut ekstrem për jetën ose pronën”.

🔵 Flamuri i Trupave Marine të SHBA (1939)Disa protestues mbanin flamurin e kuq të Trupave Detare të SHBA. Shumë ushtarak veteranë votuan për Trump, por sipas një sondazhi të fundit, popullariteti i tij në zgjedhjet e fundit pësoi renje midis personelit aktiv.

🔵 Pankarta Lion Gardat e Trump (2016)Kjo është banderola anti-imigracioni i të djathtës ekstreme themeluar nga kolumnisti britanik Peter Brimelow. Motivi i luanit është marrë nga Benito Mussolini që Trump e shkroi në tweeter ne 2016. Gjithashtu është përdorur nga Lion Gard, një grup civil i formuar për të mbrojtur Trump dhe mbështetësit e tij.

🔵 Flamuri i betejës së konfederatës Virginia (1861)Ky flamur beteje i përdorur për herë të parë nga trupat e gjeneralit konfederal Robert E. Lee në veri të Virxhinias shpesh ngatërrohet me flamurin zyrtar të Konfederatës. Ku Klux Klan filloi ta përdorë atë si simbol në vitet 1940. Shteti i Misisipit e hoqi si flamur zyrtar të shtetit vetëm në vitin 2020.

Autori : Sokol NEÇAJ

🔵 FLAMUJT te vendeve të tjeraNë turmë u valvitën edhe flamujt e Kanadasë, Kubës, Gjeorgjisë, Indisë, Izraelit, Koresë së Jugut dhe Vietnamit të Jugut. Për të mos mbetur prapa u pa edhe flamuri i Shqperisë. Nuk është e qartë pse u shfaqën shumë prej këtyre flamujve, megjithëse një numër i grupeve të supremacistëve të bardhë dhe milicisë që ishin të pranishëm kanë degë ndërkombëtarë. Për shembull, prania e flamurit kanadez mund të ketë qenë sepse grupi i bardhë nacionalist Proud Boys u themelua nga një Kanadez.

🔵 FLAMUJT E shteteve amerikaneKishte flamuj nga Georgia, Maryland, Texas etj,

Filed Under: Politikë

Kermat e tiranve..

12/30/2020 by Pafragje

Beria ishte ndër udhëheqësit më të fuqishëm sovjetikë, në të vërtetë më i fuqishmi. Duke qene shef i NKVD të tmerrshëm, paraardhës i KGB, ai në të vërtetë vendoste vetë. Nën udhëheqjen e tij u bë zgjerimi i Gulagve, ngritja e Sharashka, vende të fshehta të paraburgimit të shkencëtarëve dhe inxhinierëve. Dhe pas luftës, kontrolloi vendosjen e pushteteve komuniste në të gjitha institucionet shtetërore në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Beria ishte gjithashtu një manjak seksual famëkeq. Ai e përdori pushtetin e tij, për të dhunuar gratë, të cilat nuk kishin mundësi të ankoheshin kundër tij. Nepër rrugët e Moskës tregonte me gisht një të re që i pëlqente. Njerëzit e Berias e dërgonjn me makinë në rezidencën e tij, ku i shtrohej ushqim e verë e mirë, para se të dergohej në dhomën e tij private dhe të përdhunohej prej tij.

Dhe pas incidentit, viktimës i jepej një tufë lulesh, për të nënkuptuar se seksi kishte qënë konsensual. Refuzimi do të thoshte arrestim e burgosje me akuza të rënda, kështu që femra fatkeqe nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të pajtohej me situatën. Shumë gra gjithashtu iu nënshtruan atij, për të liruar të afërmit e tyre të burgosur. Tatiana Okunevskaya, një aktore e njohur, iu ofrua të shkonte në daçën e tij, nëse dëshironte që babai i saj të lirohej nga burgu. Në të vertete në atë kohë babai i saj së bashku me të afërmit e tjerë ishin ekzekutuar. Dhe më vonë edhe vetë ajo u arrestua me akuza të trilluara, dhe u burgos.

Beria

Berja kishte një reputacion të tillë famëkeq, saqë edhe vetë Stalini nuk i besonte. Thuhet se një here Stalini mori në telefon vajzën, Svetlana, që ishte vetëm me Berian në shtëpinë e tij, dhe i kërkoi që të dilte nga atje sa më shpejt që të mundej.
Një herë tjetër kur Beria e komplimentoi vajzën e Aleksandër Poskrebyshev, për bukurinë e saj, ai e tërhoqi vajzën mënjanë dhe e paralajmëroi të mos pranonte të hypte kurrë në makinë me Berian. Një herë u hapën fjalë për nusen e Kliment Voroshilov, një nga 5 Marshallët më të mirë, se ai e kishte dhunuar në makinën e tij.

Berja i kishte kërkuar truprojës së tij kolonel Rafael Semyonovich Sarkisov të mbante një listë të emrave dhe telefonave të të gjitha takimeve të tij seksuale, të cilat gjithashtu do të sherbenin për fundosjen e tij. Kur filloi rënia e tij nga pushteti, Sarkisov thjesht këtë listë ia dha Viktor Abakumov, ish-kreu i SMERSH, një grupim prej 3 agjencish të kundërinteligjencës së Ushtrisë së Kuqe. Vetë Stalini po kërkonte të hiqte qafe Berian, i cili tashmë ishte bërë një ngatërresë dhe lista ishte mjaft e dobishme.

Gjatë mesit të viteve ’90, në kopshtin e vilës së tij në Moskë, u gjetën mbetje skeletore të shumë vajzave të reja. Dëshmia e ish-truprojeve të tij Sarkisov dhe kolonelit Sardion Nikolaevich Nadaraia, nxorën lakuriq pislliqet seksuale të Berjes.

Autori Sokol NEÇAJ

Dhe si shumica e tiranëve ai pati një fund të përgjakshëm. Pas vdekjes së Stalinit, ai u perpoq të formonte një qeveri, së bashku me aleatin e tij të ngushtë Malenkov, dhe për një farë kohe ishte në komandë. Por Kruschev, së bashku me Molotov, Malenkov dhe Nikolai Bulganin, morën pushtetin me grusht shteti. Berja u arrestua më 26 qershor 1953, u shpall fajtor për tradhti, terrorizëm (spastrimet në Ushtrinë e Kuqe) dhe veprimtari Kundër Revolucionare. Ai u pushkatua më 23 dhjetor 1953, ndërsa ishte gjunjëzuar duke u lutur ti falnin jetën. Çfarë fundi për një person që dikur, ishte zot në Perandorinë Sovjetike.

Filed Under: Politikë

Jeta e hershme qytetase në Plavë e Guci

12/13/2020 by Pafragje

PARAQITJET FIGURALE PARAHISTORIKE QË DËSHMOJNË EKZISTENCËN E HERSHME TË JETËS SË QYTETËRUAR NË RAJONIN E PLAVË E GUCISË

Nga Prof.Dr. Naser FERRI

Në pjesën  malore  rrënzë Majes Popadia (2057 m.) afër Gucisë (mes Karaullës, Pyllit të Dobkut e Majës së Prehtë) në një lartësi prej 1700 metrash kanë qenë disa blloqe të gurëve një nga të cilët aktualisht është vetëm një me dimensione 200×170 cm. në të cilin janë të skalitura figura antropomorfe.Aty janë të paraqitura 10 figura nga të cilat 4 sosh kanë si duket simbole të gjenitalieve që mund të kenë lidhje me kultin primitiv të pjellorisë femërore. Figurat janë të paraqitura në mënyrë skematike me vija të thjeshta  në një skenë të përbashkë,t e cila mund të paraqet pjesë nga  kultet e pjellorisë ose ndoshta nga ritet mortore.

Sipas disa të dhënave, figurat i përkasin periudhës së broncit (2000 deri 750 vite para erës sonë), por në bazë të karakteristikave që i kanë paraqitjet figurale, të  vendzbulimit dhe të disa veçorive të tjera, duket së  ka më  shumë  gjasa që i përkasin kohës së neolitikut (greqisht: neos-i ri, dhe lithos- gur, prej 6500 deri 3500 vite para erës sonë), respektivisht periudhës së vonshme të gurit, kur kishte filluar i ashtuquajturi “revolucion neolitik,” proces ky  i tranzicionit nga mënyra nomade e jetesës në atë sedentare  me vendbanime të përhershme dhe i fillimit të zbutjes dhe të kultivimit  të kafshëve dhe të kulturave bujqësore (gruri,elbi, bimët bishtajore).

Sipas gjasave në këtë vend mund të ketë qenë një vend kulti i banorëve të ndonjë vendbanimi në afërsi ku janë zhvilluar ritet e ndryshme magjike e religjioze.

Kërkimet dhe gërmimet arkeologjike në terren do të dokumentojnë më saktësisht domethënien e figurave të skalitura në gur dhe do ta përcaktojnë kohën cilës i përkasin, por sidoqoftë këto janë pa dyshim fakte të sigurta, të prekshme, të cilët dëshmojnë (bashkë me disa zbulime të tjera arkeologjike në disa lokalitete të kësaj trevë) ekzistencën e jetës nga parahistoria dhe vazhdimësinë e saj deri në ditët tona në rajonin e Plavë e Gucisë.

Në fund fare një apel publik për të gjithë banorët e Plavë e Gucisë që ta ruajnë këtë, por edhe lokalitetet e tjera arkeologjike deri në krijimin e kushteve për gërmime arkeologjike se janë pjesë e trashëgimisë tonë të çmuar  kulturore mijëravjeçare!

Photo credit: B.Rexhepagiq,Plavë

Filed Under: Politikë

“Betimi i virusit”

12/13/2020 by Pafragje

Genc Drini

Në emisionin e Xhaxhiut, të orës 18, në Fax News, që po shoh tani, datë 7 dhjetor, më bën përshtypje titulli:”Covid “19 Pabesia e një virusi”. Sido që në thonjëza, përsëri nuk përtypet. Nuk është dëgjuar që viruset, virusi Covid 19, të ketë marrë  një zotim kundrejt njerëzve sesi do sillet me ta, dhe nuk po e mban.

Por ka një përbetim solemn në mes njerëzish, në mes shqiptarësh të forcave të ndryshme politike, të bërë në shtatorin e v. 1942, në Konferencën e Pezës,

Nën formulën, “PA DALLIM FEJE, KRAHINE DHE IDEJE”, të gjithë do bashkoheshin në Frontin Nacional Çlirimtar, që u krijua aty, për luftë kundër armikut, dhe PAS LUFTE do zhvilloheshin ZGJEDHJE TË LIRA DEMOKRATIKE.

VETËM KOMUNISTËT PARTIZANË “E MBAJTËN SOLEMNISHT BETIMIN”, u vërsulën, si gjatë, edhe pas luftës kundër shqiptarëve dhe i VRANË PA DALLIM FEJE, KRAHINE DHE IDEJE”. E rroposën ndërgjegjen kombëtare shqiptare, dhe shqiptarët i zhytën në honin më të thellë, nga i cili ende pas rreth 80 vjetësh, rropaten e rropaten e nuk po dalin dot.

E megjithatë, edhe sot Virusi partizano-komunist, diktatorial, mburret për krimet dhe shkatërrimet “mahnitëse” që u ka shkaktuar shqiptarëve gjatë luftës, dhe pas luftës.

Lufta Nacional Çlirimtare u zhvillua kundër armikut?  Po, por as sot nuk duket kund në historiografi dhe politikë një ndarje e luftës kundër armikut, nga lufta vëllavrasëse civile,  dhe krimet dhjetëra vjeçare që komunistët bënë kundër shqiptarëve. Asnjë vrarje ndërgjegjeje për këto krime , as prej personazheve direkt, dhe as prej pasardhësve të tyre që sot po sundojnë vendin. Madje sot, zëdhënësit, historianët e komunizmit bërtasin:“MOS E PREKNI LUFTËN NAC.ÇLIRIMTARE”, dhe klon parlamenti kalon një ligj parlamentar që ndalon deri studimin e arshivave për krimet gjatë Luftës Nacional Çlirimtare të bëra nga paraardhësit e tyre.

Me këtë vendim pasardhësit vërtetojnë se edhe ata vetë janë virus klone komuniste me potencë rrënuese edhe në këtë periudhë sistemi kapitalist.

Një luftë  e lavdishme, do duhet të shpalosej në çdo detaj, po duke mos lejuar hulumtimin, cilës frikë i fshihen? Frikës se mos i hiqen dhe më petët lakrorit ku brenda içit do duken edhe më qartë duart e serbëve dhe të komunistëve shqiptarë në një cikël krimesh të pa fund mbi shqiptarët. Duar që kriminale zgjaten deri në ditët tona? Edhe në Kosovë u bë një luftë çlirimtare, arshivat nuk u mbyllën..

Genci DRINI

Për Covid-19, nga studimet këmbëngulëse dhe të pa censuruara ,u gjet një vaksinë. Me censurim të historisë, si do arrihet të prodhohet një vaksinë për shpëtimin e shqiptarëve nga virusi shkatërrues që ende sillet mes tyre i futur në Konferencës e Pezës nga partizan-komunistët e Shqipërisë të lidhur me sllavët?

Londër,7 dhjetor 2020,

Filed Under: Politikë

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

12/13/2020 by Pafragje

Genc DRINI

Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, në v. 1974, paraqet në ekspozitën kombëtare në Tiranë tablonë, “Zëri i Masës”. Në studion e tij, sigurisht me temat e kohës, duket shpina e një telajo të madhe në kavalet, dhe përballë, pikturuar veten të rrethuar nga disa  punëtorë, të cilët gjatë procesit krijues të një subjekti që nuk shihet, se vetëm ana e pasme e kanavacës duket, i japin mendimet e tyre se si duhet ta zhvillonte tablonë. Janë krejt të pa ftuar nga piktori dhe ndërhyjnë dhunshëm në krijimin e tij. Ishte koha që partia duhet të kishte në kontroll çdo gjë. Vepra e ekspozuar, u lavdërua dhe u komentua nga kritika për zgjidhjen kompozicionale e të tjera. Dhe sot madje sheh kritika nga më fantazueset për atë tabllo ku piktori ndjehet i topitur…

Po në fakt, çfarë e ka ngacmuar Sali Shijakun për të bërë atë tablo, dhe si e ka ndjerë veten në vite? Kjo del nga vetë tabloja, po të kthehemi pas në kohë në atë vit.

Dhe këtu është rasti të tregoj një bisedë që i bën nder Sali Shijakut. Në vitin 1974 , në një ardhje të tijën në Shkodër, shoqërohej me mikun e tij, njeriun dhe piktorin e vlerave të rralla, të ndjerin Ismail Lulani. Të tre po ecnim afër sheshit ku sot është Galeria e Arteve e qytetit.

Saliu në një moment nisi tregojë për gjyqin e bujshëm që sapo ishte bërë në Tiranë (pikërisht në atë vit 1974), kundër piktorit Edison Gjergo, për ndikime të artit borgjezo revizionist në veprat e tija, dhe e dënuan me tetë vjet burg (të cilat i bëri nga v. 1974-1982).

Tregoi se në gjyqin ku do jepej dënimi, qenë thirrur të jenë prezent dhe artistë, piktorë, mes tyre dhe ai vetë. Deri këtu nuk kishte “shkelje”, po përcillte kumtin që i kërkohej. Unë dhe ai njiheshim pak me njëri tjetrin, pa supozuar përshtypjet që mund të kishte dëgjuar nga Ismaili për mua, pa për një çast nga unë, dhe nuk u step, e mbylli me shprehjen që i shumë bën shumë nder: “Në atë gjyq e ndjemë veten si te “Piktori dhe Inkuizicioni”.. Duke sjellë ndërmend gjyqin që i bëri inkuizicioni piktorit Francisko Goja dhe që gjithkush e kishte parë. Aq duhej për të parë secili prej nesh veten në Spaç.

Duket se nga ndjenjë e tillë proteste, kundër frymës shtypëse që po mbyste lirinë dhe artin,  i ka lindur dhe ideja e tablosë “Zëri i Masës” të po atij viti 1974 . Piktori i tulatur, e sheh studion, krijimin e tij, veten të uzurpuar,  nga fytyra të punëtorëve, edhe ata viktimë për vete në atë rrol që me zor i kanë vënë të lozin, por që të gjithë nën syrin e inkuizitorit të pa mëshirshëm.

Genc DRINI

Pas shënim i tepërt,

Gjatë gjithë asaj periudhe të egër, të kuqe, veç të tjerëve, pati mjaft piktorë, nga artet tjera, letrarë që për krijimtarinë e tyre i rrasën burgjeve me dhjetëra vjet. Kohë mbi shpina njerëzish!

Filed Under: Kulturë, Politikë

“Nata më blu se çdo natë blu”

09/07/2020 by Pafragje

tregime nga Roland Gjoza

Dasma mbaroi më tre të mëngjesit. Përsëri një kalë i bardhë u doli përpara në hyrje të urës Verrizano. Një kalë arab, i lartë, i zhdërvjelltë, me këmbët e para të ngritura lart dhe të përthyera te gjunjët. U ra me thundra xhamave të përparme dhe u ngrit lart si i tërhequr prej një dore të padukshme. Makina s’pësoi asgjë, madje as trandje nuk pati. Ishte a s’ishte? Një fanepsje misteri dhe aq? Gruaja lëshoi një klithmë, ndërsa burri uli kokën mbi timon. Ç’do të thotë kjo? pëshpëriti ai. Po ai kalë, kur erdhëm në mbrëmje, tha gruaja. Ndoshta jemi përgjumësh, shohim ëndërra.

U kthyen në shtëpi dhe fjetën.

Të nesërmen nuk mbanin mënd asgjë.

Pas një jave ishin në një dasmë tjetër. Kësaj radhe u doli përpara një gorrillë, si King Kongu. Ndaluan mu përpara syve të tij bojë kafe, me një dritëz në ninëzë, një dritëz qesëndie. Pastaj asgjë. E pe? pyeti burri. E pashë, iu përgjigj gruaja. Këto janë shenja. Për mirë, qofshin. Tani u bënë më të vëmëndshëm. Makinat e parkuara ishin si ato të viteve 30-të. Burrat mbanin frak, papijon. Gratë, fustane të mëdhenj, të fryrë. Burrat i kishin flokët të lëpirë, mustaqet spicë. Gratë flokë të shkurtër me onde. Dikush i binte pianos, një tjetër kontrabasit, dhe një i tretë saksit. Këngë të vjetra, bluz, fokstrot, rumba, tango. Nuk njihnin njeri. Kërcyen, pinë, erdhën në qejf, zunë miq dhe aty kuptuan se ishin në kohën e Ruzveltit. Sapo kishte mbaruar Great Depresion. Ishte vërtet për të vënë duart në kokë.

Dasma mbaroi më tre të mëngjesit.

U kthyen në shtëpi dhe fjetën.

Kështu çdo javë. Prej vitit 2011 ata zbrisnin në vitet 30-të.

Makinat e vjetra, gratë me kapele të mëdha, burrat me frak. Dasma të tipit të vjetër. Dhe një hollësi; nata është më blu se çdo natë blu.

Nju Jork 2011

KARANTINA

Ajo ditë ishte fatale për të. I thanë ta linte punën. Nuk pyeti përse ndodhte kjo, sepse i dukej përpjekje e kotë. Punonte prej 13 vjetësh në Nju Jork në një rrokaqiell gjashtëdhjetë e dy katësh. Ishte ende ditë, ora pesë mbasdite, fund shkurti. Kthehu kryet dhe pa hyrjen e rrokaqiellit, përshkoi me mend katet dhe ashensorët, zyrat, banjot. Ishte 42 vjeç. Bënte dy punë në të njëjtin rrokaqiell; paradite si kujdestar ashensori për kompaninë Asa, pasdite në pastrim për kompaninë Fashion Gold.

E kishte dëgjuar mirë shefin? Jo, s’ishte e mundur. Pas 13 vjetësh ishte hera e parë që shikonte dritë dite. E fillonte punën ne 6, po ngrihej që në 4.30, merrte metronë dhe ndërronte tre trena. Hynte në rrokaqiell dhe bëhej gati me kostum të zi, këmishë të bardhë, kravatë blu. Bënte prova me buzëqeshjen, hapte dhe mbyllte gojën, rregullonte flokët, i jepte vetes energjinë e nevojshme. Mbaronte punën e parë në tre dhe po në tre niste punën tjetër, që e linte në 11. Në shtëpi mbërrinte në 12.30. Ishte mësuar me të gjitha. Ia dinte radhën punës. Çdo vit kishte rritje page. Çekun e javës nuk e prekte me dorë se ai shkonte drejtpërdrejt në bankë. Rronte me fast fud, 5 dollarë në mëngjes, 3 dollarë në darkë, ujin e pishëm e merrte nga çezmat e zakonshme. Veç e mundonte çmimi i biletës së metrosë; 104 dollarë në muaj. Po s’folëm për të shtunën dhe të dielën. Në punë. Paguhej dyfish. Ëndërra? Të blinte një shtëpi në Amerikë. Po shtëpi, ama.

Një park, ketra, fenerë të ndezur para kohe. Qiell. Pak qiell se e pinin rrokaqiejt. U mahnit. O zot, 13 vjet pa i parë këto gjëra. Donte të ulej në një stol dhe të shikonte ketrat në bar. Iu duk humbje kohe. U kthye mbrapsht. E kishte dëgjuar mirë shefin? Ia kishte thënë vërtet? Po pse duhej ta linte punën kështu papritur? Iu afrua sërish rrokaqiellit, kaloi rojen e sigurisë te hyrja, u ngjit lart, të gjithë të ikur. Zbriti poshtë si i shpartalluar, duke dyshuar, përplot frikë dhe ankth sfilitës. Ç’kishte ndodhur? Ja, tani duhet të merrte pluhurat në zyrën e bosit të madh. Do të zvarritej poshtë divaneve prej lëkure për të terhequr ndonjë bisht cigare. Ishte pushuar nga puna dikush vetëm për një bisht cigare. E ndjente marrëzishëm se duhej të shtrihej barkas. Ishte ora. Duart i dridheshin, e mbuluan djersët. Diçka ishte prishur në atë mekanizmin që punonte me aq përpikmëri. Ç’kishte ndodhur? Nuk po kuptonte asgjë. Ku të shkonte? Ishte ora e punës, pikërisht ajo koha e rëndësishme kur zvarritej poshtë divaneve prej lëkure në zyrën e bosit të madh. Ia kishin thënë, apo i kishin bërë veshët. E kaploi alarmi. Atë çast një makinë e madhe e kuqe si zjarrfikëse ndaloi para rrokaqiellit dhe prej saj dolën me të shpejtë disa punëtorë me skafandër, me bombola dhe gypa të gjatë nëpër duar. Ata u ngjitën me të shpejtë nëpër ato ashensorë që mirëmbaheshin prej tij. Ç’ka ndodhur? Të gjithë ia kishin mbathur për në shtëpi, ndërsa atij i dukej se pa të ashensorët nuk do të punonin. Duhet të kthehem mbrapsht. Mbrapsht. Dhe ndërsa nxitonte drejt rrokaqiellit, krahas tronditjes së madhe ndjente dhe një gëzim të pashpjegueshëm sikur diçka e prishur po i kthehej normalitetit. Atje e ndali një dorë aspak miqësore. Ishte roja e sigurisë që s’e la të ngjitej lart. Është e ndaluar, i thirri dhe e shtyu jashtë. Mezi merrte frymë. Pa e patur mendjen hyri në një starbaks dhe porositi një kafe. Dridhej i tëri sikur ta kishin zënë ethet. Pastaj kur pagoi paratë dhe tërhoqi kusurin u pendua që mori kafe. S’dinte ç’bënte. Ata punëtorët me skafandra dhe bombola i dukeshin si të ardhur prej ferrit. Ashtu i mbytur në djersë dëgjoi dikë që po i thoshte një tjetri; Është mbushur Nju Jorku me çimka, po dizinfektojnë grataçielet…Kjo s’ka ndodhur kurrë kaq kërcënuese… Ndoshta Nju Jorku mbyllet në karantinë..

Diçka u shëmb pranë tyre. Ishte heroi ynë. Kishte vdekur.

Nju Jork 2011

IRLANDEZI NË AEROPORTIN JFK

Ai u shfaq herët në terminal. Me një karrocë invalidi me bateri. Mbante një qeskë për prostatin, në hundë kishte mbërthyer një llastik, që lidhej me një aparat oksigjeni. I kërkuan pasaportë, po s’kishte. Paraqiti një Green Card të vitit 53. Një copë rreckë që mezi lexohej. Ajo s’vlente. I kërkuan një çertifikatë. Nxorri një shkresë të vjetër, të palosur, gati një mbeturinë letre, çertifikatë e vitit 62. S’kishte biletë avioni.

Ai mezi merrte frymë. Ishte i mbaruar. Duhet t’i kishte tetëdhjetë.

Ju lutem më ndihmoni, thoshte, jam irlandez, shkoj të vdes.

Ishte rregull që gra shtatëzana dhe njerëz të sëmurë të mos udhëtonin. Një vdekje në avion prishte shumë punë. Ai, irlandezi që lutej me aq përulesi, duhet të kishte të paktën një shoqërues.

Xhejms Hini, menazheri, ishte irlandez. E çuan te ai.

Zotëri, më ndihmo! Dua të shkoj të vdes në vendin tim në Irlandë. S’më ka ecur. Nuk mund të vdes këtu.

Është pak e vështirë, po do të bëj çmos për ty.

I thanë Xhejmsit të bënte kujdes se mund të humbte vendin e punës, në qoftë se plaku vdiste gjatë udhëtimit.

Është irlandez, tha menazheri, ju s’mund ta kuptoni ç’do të thotë kjo.

E shoqëroi vetë. E futi në avionin e mbushur plot dhe atje tha; Zotërinj! Ky plak është nisur për të vdekur në Irlandë. Kush do t’i lirojë vendin?

U ngrit menjëherë një djalë i ri.

Do t’iu dëmshpërblejmeë, i tha Xhejmsi.

Nuk ka rëndësi, e bëj për babanë tim, që s’shkoi dot në gjallje të vdiste atje.

Njerëzit në avion duartrokitën.

Xhejms Hini humbi punën. Plaku kishte vdekur mbi oqean shumë afër Irlandës.

Nju Jork 2010

Marrë nga: TREGIMET E NJU JORKUT

BURIMI : EXLIBRIS.AL

Filed Under: Politikë

“I dashuri i saj i parë”

09/07/2020 by Pafragje

tregim nga Vath Koreshi

Ndoshta nga që ishte pranverë!

“Ndoshta ngaqë është kjo stinë” tha Çiljeta me vete dhe nuk diti se çfarë të thoshte tjetër. I qe kujtuar i dashuri i saj i parë.

“Nuk di se çfarë” tha dhe ndjeu se e shtrëngoi një brengë brenda kraharorit.

Kishte kohë që s’kishte bërë ndonjë udhëtim larg shtëpisë të të shoqit dhe tani, duke soditur natyrën që dilte nga dimri, i zgjohej në zemër një si mall që nuk e kishte provuar ndonjëherë. I vinin nga larg ca gjëra të harruara kushedi qysh kur. Ndoshta nga afshet e pranverës, tha. I bëhej sikur ndjente erën e luleve të para dhe të barit të ri, që buiste në fushat e kredhura në mjegulla. I shoqi, mbështetur pas sediles së veturës, dremiste dhe herë-herë nxirrte ndonjë gërhimë të lehtë.

Po i grisej një si perde. Atje prapa ish diçka që nuk kish qenë e mundur ta harronte.

Kur mbërritën, ndjeu se asgjë nuk mund të fshihej më. Taksinë e lanë në qendër, mbasi i shoqi kishte dashur ta bënin në këmbë rrugën gjer në shtëpinë e prindëve të saj dhe, duke ecur krah njëri-tjetrit, Çiljeta përpiqej të gënjehej pas gjërash të kota. Shihte pullazët që nxirrnin krye mbi drurët e kopshtijeve, shtëpitë e vogla, përroin që rridhte nën këmbët e urës së vjetër…

Në shtëpi i pritën krahëhapur, por ajo nuk u ndje më e lehtësuar. Aty qe më keq. Aty pranë ishte shtëpia e atij, e të dashurit të saj të parë.  

Kishin kaluar dy vjet, që kur e kishin përcjellë nuse dhe, gjatë gjithë asaj kohe, veç disa ditëve pas martesës, nuk kishte ardhur më aty. Kjo qoftë ngaqë e ëma dhe i jati i venin shpesh në Tiranë, qoftë ngaqë i shoqi ishte i mbytur në punë. Kishte për të mbrojtur një disertacion dhe kjo i merrte gjithë kohën. Por edhe ajo nuk kishte dashur të vinte. Kishte dashur të qëndronte larg që të harronte.  

Ditët e para të ardhjes së saj te prindët kaluan me atë atmosferën e gëzuar, që zotëron në shtëpitë ku ka njerëz të dashur. Çiljeta mundohej të harrohej mbas çdo gjëje të vatrës së vjetër të familjes dhe bënte kujdes të mos i hidhte sytë nga shtëpia fqinje e të dashurit të saj të parë. Shtëpia e tij ndahej me një mur dhe nga një kangjellë, që ngrihej deri lart. Ai ishte atje, mbas murit dhe mbas kangjellës. Ishte nën çatinë që ngrihej me një kulm të lartë dhe me një fluger, që vërtitej nga era. Ishte një shteg mes avllive, që të çonte atje, një hapësirë nëpërmjet të cilës hynin e dilnin, kur familjet kishin marrëdhënie të mira. Tashti në shteg kish mbirë bari. Çiljeta s’e mënjanonte dot dëshirën që e ndillte drejt atij shtegu. Ditë me ditë dhe nisën ta shtynin këmbët për nga ajo anë. E bëri zakon të vinte për ditë aty, kur babai dhe i shoqi luanin shah dhe e ëma merrej me përgatitjen e drekës. Por nuk kishte arritur të marrë kurrfarë shenje ku ndodhej ai, i dashuri i saj i parë. Nuk kish arritur asnjëherë ta shihte në hapësirat e oborrit matanë. Nuk kish arritur të shohë as edhe ndonjë të familjes së tij. E ëma punonte ende në një zyrë dhe shkonte në punë në mëngjes e mbasdreke, babai ishte inxhinjer në puset e naftës dhe vinte rrallë. Kurse ai ish mësues, por shumë i zënë, mbasi kish në shkollë edhe një klasë sportive, ndërsa mbasditeve kishte praktikat me skuadrën e futbollit. Haja, shoqja e fëminisë, kishte gjetur rastin dhe ia kishte treguar si enkas të gjitha këto. Haja kish marrë shkas t’i thosh diçka, sepse vetë atë e kishte marrë malli për atë kohë, kur shkonin dhe e shihnin, kur ai luante futboll në stadium me skuadrën e qytetit. Ai kishte qenë idhulli i tyre.

Pasi hanin mëngjesin dhe pinin kafenë, dhe i shoqi niste e luante shah me babanë, i cili kishte marrë, me rastin e ardhjes së tyre, disa ditë nga leja e zakonshme, pasi mamaja u futej përgatitjeve të drekës dhe në shtëpi asnjeri nuk e kishte mendjen tek ajo, ajo vidhej dhe vërtitej rreth atij shtegu. Gati po e lodhte kjo gjë, sepse nga shtëpia matanë, si zakonisht, nuk kapte asnjë shenjë. Mundet që i kishin grumbulluar në hotel gjithë sportistët, thosh me mendje, ngaqë mund të kishin ndonjë ndeshje të rëndësishme.

Një të shtunë, nga ato më të zhurmshmet në shtëpi, se vinte tezja që nisej për te i biri në Durrës, vinte Haja me dy shoqe ngaqë e kishin pushim, pra një të shtunë, para se të plaste poterja e njerëzve që vinin, Çiljeta ndjeu që mbërriti gjer te veshët e saj zëri i tij i njohur! Ai po i thoshte nënës së tij se nuk do të kthehej atë drekë në shtëpi, as në darkë nuk do të kthehej, pasi do të niseshin me skuadrën për një ndeshje jashtë qytetit. Çiljeta mbërriti te shtegu dhe po shikonte nga ai. Ishte çasti kur ai po ngrinte në sup çantën me rrobat e sportit, kështuqë dalloi trikon e kuqe të saj. Iu shua sakaq buzagazi. Iu hutua vështrimi, por vetëm për një grimëherë. I hoqi sytë nga ajo dhe shkoi drejt portës.

Atëhere Çiljeta nuk mundi të përmbahej dhe thirri:

-Fredi!    

I doli padashur kjo thirrmë.

 Fredi ktheu sytë për një çast nga ajo, pa si në bosh, pastaj hapi kanatën e portës. Në çast sikur ndërroi mend. Teksa kishte dalë matanë kanatës e po bëhej gati ta mbyllte, ndali. Dukej dora e tij, që ishte kapur pas dërrasës. Çiljeta pati shpresë se ajo dorë nuk do ta linte atë të ikte. Ishte dora që e donte aq shumë. Mbante mend  se si ishte dridhur ajo, kur i kishte përkëdhelur për herë të parë fytyrën dhe e kishte  tërhequr për ta puthur. Kjo kishte ndodhur në një mbrëmje të largët, në një terrmenatë të mbushur me ithëtirën e pranverës që afrohej. Ishte ajo stinë, kur qielli bëhet aq i kaltër dhe mbushet me aq shumë fistone resh të bardha, që ngjajnë si vello nusërie ndehur në horizont. Kishte ndodhur në atë kohë, kur tundeshin degët e mimozave nën erërat e ngrohta të jugut dhe kur ndjente se si i çelej diçka e bukur dhe mallëngjyese në zemër. Fredi, mbas asaj nate aq të bukur që e kish puthur, kishte gjetur një pjesë, e kishte kopjuar dhe ia kish dhënë, duke i thënë se pak rëndësi kishte kush e kish shkruar. Mendoi se i kam shkruar unë, i kishte thënë, se edhe unë fjalë të tilla dua të të them, por nuk mundem, nuk di. Ishin fjalë për sytë e saj që, siç thoshte letra që i kishte dhënë Fredi, të kujtonin gjallërinë e pranverës,  ëmbëlsinë e verës, trishtimin e vjeshtës dhe brengën e dimrit. Sepse ata ishin më të kaltër se qielli, më të pastër se drita, më të thellë se deti, sepse kur qeshnin ata s’kishe pse e doje bukurinë e qiejve dhe se kur qanin ata qante edhe moti në një ditë të bukur maji…

Ah, tha me vete Çiljeta dhe i kaloi një drithërimë nëpër shpirt nga përjetimi i atij çasti. Ishte shumë e troditur tashmë që shikonte vetëm dorën e tij. I bëhej sikur frynte një stuhi, që mbartte aq brengë dhe aq dëshpërim. Fredi, si ndenji edhe disa çaste matanë kanatës së portës, e tërhoqi atë dhe e mbylli mbas vetes. Çiljeta ndjeu thellë në shpirt gjëmime, që paralajmëronin afrimin e një shtrëngate. Ajo do të shpërthente nga çasti në çast; dhe vërtet, nuk vonoi dhe në një qosh të zemrës nisi t’i bjerë një shi i rëndë e i hidhur. Rrëketë e tij derdheshin përmes gishtërinjëve të saj; me sytë tërë lotë ajo shihte shtegun dhe oborrin matanë, si të kredhur në fundin e një uji që valonte. 

Dy vjet më parë, e ëma e Çiljetës, Lina, u gjend shumë e shqetësuar. Njera nga mbesat, që punonte në rrobaqepësi, i kishte thënë se Çiljetës po i dilnin fjalë me komshiun e tyre, Fredin. Asaj i ra si bombë zbulimi që i bëri mbesa dhe ca nga kjo, ca nga një ëndërr e vjetër, për t’i dhënë së bijës një burrë të zgjedhur, u bë pikë e vrer. Me shugullima e me  tmerrin që e pushtoi, ndërmori një udhëtim, së bashku me Çiljetën, për te një kushërira e saj në Tiranë. Ishte fund korriku, Çiljeta kish bërë dy javë plazh mbas mbarimit të gjimnazit, kishin qenë familjarisht në një shtëpi private në Shkozet, dhe atje asaj i kish prirë shumë. Qe nxirë nga dielli dhe i ishte mbushur trupi, qe bërë një vajzë që me të vërtetë të tralliste mendjen. Lina ishte e bindur se vajzën e saj mund ta lakmonte shumëkush, por ajo ia kish vënë synë një dhëndërri, që banonte në një shtëpi me të kushërirën e saj në Tiranë, në një ndërtesë tip vile dykatëshe. Mbas vdekjes të së jëmës, ai  jetonte vetëm në tri dhomat e katit të sipërm. Ishte një djalë rreth të tridhjetave dhe punonte në Minisrti, ishte inxhinier ujrash, shumë i zoti, thoshnin. I sjellshëm, i qeshur dhe i vëmendshëm, ai të bënte për vete që në çastet e para të njohjes. Çiljeta i tërhoqi vëmendjen atij  që në çastin e parë, kur ato, ëmë e bijë, hynë në oborrin e vogël me dy nespulla dhe tri-katër gëmusha trëndafilash që ishin aty. Inxhinieri kishte hipur mbi një palë shkallë bojaxhiu dhe priste me gërshërë degët e harlisura. Lina gati thirri nga gëzimi që e shihte, kushërira doli sakaq dhe u puthën e u përqafuan, inxhinjeri zbriti nga shkallët dhe erdhi e i takoi, kështuqë gjithçka ndodhte si jo më mirë. Meqë ishte buzëmbrëmjeje dhe aty në oborr bënte fresk, kushërira, që ishte një grua e zgjuar dhe e shkathët, nxorri një tavolinë dhe disa karrige aty, i uli sipas radhës dhe vuri xhezven të bënte kafetë. Sikur ta dinte, Çiljetën e vuri përballë inxhinjerit dhe ky vërtet u hutua, kur pa atë vajzë aq të bukur. “Vajza, mbaroi gjimnazin, – ia prezantoi Lina. – Kemi ardhur se kemi një fjalë që i ka dalë një bursë për jashtë shtetit, për frëngjisht, në Sorbon”. Edhe ajo vetë nuk e diti se nga i gjeti ato gënjeshtra, por ato bënë shumë përshtypje. “U kam thënë unë, – ndërhyri kushërira, që nga furnela, ku po bënte kafetë. – Çiljetën e kemi me aftësi të veçanta”. “Ah, -ndërhyri inxhinieri,- kam një rast atëhere t’u ndihmoj. Kam një metodë shumë të mirë për mësimin e frengjishtes, mund t’ua jap. Kam edhe një fjalor”. Ai foli me shumë entusiazëm dhe përsëri gratë vunë re, por Çiljeta pak më shumë, se ai ishte si i hutuar nga kjo njohje e papritur. Ai madje nuk nguroi që këtë punë ta bënte aty për aty, prandaj e ftoi Linën dhe vajzën të ngjiteshin lart dhe t’i merrnin. S’do mend që Lina pranoi menjëherë dhe u ngritën me zhurmë e shkuan lart. Në një dhomë, që ai e quante këndin e punës, ishte një bibliotekë e vjetër me dru arre dhe me shumë libra, në një kënd ishte tavolina e rëndë e punës dhe disa poltronë e kolltukë, që e hijeshonin shumë. I jati kishte qenë botues dhe i kish lënë trashëgimi shumë libra, por ai s’nguroi të tregojë se shumë libra të tjerë i kishte blerë edhe vetë, kur kishte qenë me studime në Pragë. Shtëpia e tij ishte shumë e këndshme dhe ishte aq freskët e aq e qetë, sa që Çiljeta nisi të mos druhej më. Asaj iu zgjidh gjuha, gjë që e ëma as e kishte pritur. Nisi të interesohej për disa albume me pamje nga Praga dhe për një koleksion pullash, që ishin renditur me një rregull absolut në faqet e një radhori me kapak të trashë. Ai nuk përtonte t’i tregonte gjithçka me hollësi, madje nisi të bëjë edhe humor e të qeshnin me njëri – tjetrin.

Ndenjën nënë e bijë një muaj në Tiranë. Mesa dukej, ai e kish vendosur në kokën e tij që këtë vajzë ta bënte për vete; ajo ish kaq e bukur dhe e thjeshtë, ish e çiltër dhe e urtë, pastaj e intersuar dhe e zgjuar, për të kapur shumë gjëra, pra vërtet një grua e mirë për gjithçka.  Kuptohet,   çdo gjë të tijën Lina ia idealizonte vajzës, e cila e pa kështu veten krejt të dorëzuar.  Ia mpinë kokën darkat në restorante, mbrëmjet në shtëpinë e tij, ku ai kishte një radiogramafon dhe vinte shumë disqe me muzikë të bukur, fjalët që dëgjonin për të si njeri të zotë dhe më në fund propozimi krejt i papritur. Ai kishte vënë për këtë qëllim kushërirën e mamasë. Gjithçka ndodhi si në një ëndërr. Thanë se ishin të ftuara për darkë në Dajti dhe kushërira e mamasë nxorri nga garderobi një fustan të errët, një palë këpucë të zeza me taka të larta dhe një byzylyk me gurë të shndëritshëm, që i rrinte aq mirë. Vetë  ato, mamaja dhe kushërira, u veshën gjithashtu me sqimë të madhe. Në Dajt,  në hollin e madh, që llamburiste nga dritat, i priti ai, inxhinjeri, që kishte shkuar më parë dhe kishte porositur tavolinën. Kishte veshur një kostum të gjelbër në bojë gushrosaku, këmisha e bardhë i vetëtinte dhe dukej ashtu aq elegant sa të mbeteshin sytë. Çiljeta e ndjeu veten si të dehur midis atij luksi, pastërtie dhe gjithçkaje që ishte aty, që nga serviset dhe kamarjerët dhe deri te këndet si në gjysmë terr dhe nën gjysmë ndriçimi ngjyra- ngjyra, ku ishin tavolinat. I treguan, herë ai dhe herë kushurira e mamasë, për diplomatë të vendeve të huaja, që vinin aty, dhe, nga kjo klientelë, kuptohej se Dajti ish një hotel i rezervuar. Në një kënd, ngjitur në një podium dhe mes dritash varaku, ishte orkestra. „E famshmja orkestra e Dajtit“, tha kushërira e mamasë. Afër mezit të natës, kur kishin ngrënë aq gjëra të mira dhe kishin pirë një verë të kuqe të hollë, kushërira e mamasë e tërhoqi nga vetja, u mënjanuan, që Lina dhe inxhinieri të mos i shihnin, dhe nxorri nga çanta dhe i tregoi një kuti të bukur, veshur me kadife të kuqe. Ajo e hapi kutinë dhe vezulluan përnjëherësh një unazë me gurë të kuq dhe një palë vathë të mëdhenj floriri. „Po të them e para të më trashëgohesh, – foli me një zë dramatik kushërira e mamasë. – Donim ta bënim surprizë, të ka rënë një fat i madh“. Çiljetën sikur e goditi dikush në ballë dhe nisi t’i mpihej koka. „Janë nishanet e tij, edhe mamaja e ka përgatitur nishanin që do t’i japësh“. Çiljeta vuri re se nuk po dëgjohej asnjë fjalë nga ana e të jëmës dhe e atij. Ata po prisnin. Kur ktheu kokën nga ata, mamaja buzëqeshte me buzë të shtrembëruara dhe qante, kurse atij i qe harruar një nënqeshje në gjithë fytyrën dhe sikur kishte ngrirë me sytë të ngulur tek ajo. Nuk mban mend se çfarë u tha pas kësaj. Foli e ëma, foli përsëri kushërira, ai vetëm heshte, pastaj i morën dorën dhe ai i vuri unazën me gur të kuq, pastaj i lanë në dorë një kuti me unazë dhe ajo ia vuri atij në gisht. E ëma e puthi duke qarë, kushërira, si një e marrë, duartrokiti, pastaj ra orkestra, tangoja e famshmeKomparsita, dhe ata u çuan të kërcenin. I ngritën ato të dyja: mamaja me kushërirën. Çohuni e kërceni tani, u thanë, jeni çifti më i bukur i botës.

Ndaj të gdhirë, pasi qenë kthyer nga “Dajti” dhe pasi qe shtrirë, por nuk kish mundur të mbyllë sy gjersa zbardhi, e kapi papritur një ngashërim. I kishte dalë përpara syve dhe nuk po i hiqej fytyra e Fredit. Ai e shikonte me ngulm dhe priste që ajo t’i thoshë diçka, por ajo nuk nxirrte dot asnjë fjalë nga goja. Vetëm qante.             

As një fjalë, as një shenjë nga Fredi, madje as që qe bërë i gjallë, kur u bë fejesa dhe kur u bë pastaj martesa e saj. As në një rast e as në një tjetër nuk qe ndjerë. Ai sikur pat humbur përgjithmonë, sikur diku qe zhdukur. Vetëm një herë, kur Haja kishte ardhur në Tiranë (atëhere nuk kishin kaluar veçse tre-katër muaj nga martesa), i kish dhënë një copë të vogël letre, që kuptohej se ishte e Fredit. “Ah zemra! Ajo s’lënka kurrësesi të hyjë në të një i dytë. Nëse ndonjëherë gënjehemi dhe kujtojmë se kjo gjë ka qenë e mundur, hija e të parit na ravijëzohet një ditë dhe na thotë sa rëndë dhe sa tradhëtisht e kemi gënjyer veten”. Kush i ka shkruar këto, e kishte pyetur Hajan dhe Haja i kish thënë se i kishte shkruar vetë. Sepse ishte shkrimi i saj, por Çiljeta e dinte se këto i gjente vetëm Fredi. Haja nuk ia tregoi të vërtetën, por kjo pak rëndësi kishte. Ajo tashmë ishte e bindur se ato fjalë vinin nga ai dhe se ato ishin plotësisht të vërteta. Një ditë i shoqi e kish pyetur: “Më dashuron?”. “Po, i kish thënë ajo, të dua”. S’dinte si ta shpjegonte se përse nuk kish mundur t’i thoshte “Të dashuroj”. Ishin ca gjëra që nuk mund të kuptoheshin dot.

Nuk kuptoheshin ndoshta ngaqë këto vite të martesës kishin qenë për të pikërisht të tilla, që vetëm ish mësuar me të shoqin, prandaj e donte, por nuk e dashuronte. Qe mësuar pastaj edhe me një gjë të zbrazët, me një si gollë, ku jeta shket me aq rend dhe pa ndonjë kuptim. Një si brengë që ndjente e mbetur si vetëm me veten e saj dhe e mbyllur brenda një hapësire, ku asgjë nuk të bënte më përshtypje. Kurse, mbas atij çasti që kish mundur ta shohë për pak Fredin mbas aq kohësh, nuk kish më dëshirë të dilte para syve të prindëve dhe të të shoqit. Donte të rrinte vetëm dhe të mos dëgjonte më kërkënd t’i fliste.  Mamaja u bë merak. I tha se përse rrinte mbyllur në dhomë dhe një ditë e tërhoqi për krahësh, që të ngrihej të shihte babanë me të shoqin, të cilët qenë ngritur shumë herët dhe po rregullonin hardhitë. Po Çiljeta s’donte kurrsesi të lëvizte nga vendi, duke i thënë  se i dhimbte koka. Kishte një brengë që e përjetonte thellë tani. Nëse vendosi atëhere të martohej, a s’ishte e njerëzishme ta takonte Fredin dhe t’i thoshte atë që kish vendosur? Le të ishte sado e rëndë, duhej ta bënte këtë gjë, por, në të kundërt, i ishte fshehur. Tani s’e shmangte dot një dëshirë si në ethe: donte ta takonte. Sikur edhe për t’iu falur unjërisht për gabimin që kishte bërë, por ta takonte dhe të dëgjonte, me këtë rast, edhe një herë zërin e tij dhe të shihte edhe një herë nga afër sytë e tij. Edhe sikur ai t’i fliste vrazhd dhe ta shikonte rrept, ajo do të dinte t’ia dallonte bukurinë e zërit dhe ëmbëlsinë e syve. I çoi fjalë Hajas dhe ajo erdhi një mesdite, para se të shtronin drekën. I tha se kishte shkruar një letër për Fredin dhe duhej ta gjente dhe t’ia jepte menjëherë. “Patjetër sot”, i tha.

Haja do të vinte në mbrëmje e do të thoshte se do të shkonin për ndonjë orë te rrobaqepsja e saj. Ndërsa e priste të vinte, Çiljeta kthehej e rikthehej te pasqyra. Flokët i rregulloi si dikur, kur ishte vajzë. I mblodhi prapa, lëshoi kaçurelet mbi ballë dhe fshiu çdo gjurmë tualeti. Veshi një fustan të thjeshtë, si të gjimnazisteve, dhe sandale me çorape të shkurtëra. Kur erdhi Haja, sapo kish rënë dielli dhe ato dolën nga porta me një frymë. Dridhej. Nuk e dinte se do të emocionohej ndonjëherë kaq shumë. Iu lut Hajas që ta afronte sa më pranë vendit dhe pastaj ta priste diku. Të rrinte vërtet te rrobaqepsia, të rrinte deri sa të shkonte ajo. Haja qe bërë më keq e heshtur. Mos vallë e dënonte për atë që po bënte? “I erdhi çudi, kur i dhe letrën?” e pyeti. “Pak” i tha Haja pa ndonjë ngarkesë emocionale. “Nuk i bëri përshtypje…nuk të tha ndonjë gjë kur ike?”. “Më tha vetëm: bëji të fala” tha Haja.

Ndanë një sheshi të vogël, ishin ca akacje dhe nën hijet e tyre, që bëheshin më të errta nga nata, ata qenë takuar disa herë. Çiljeta u fut aty dhe ndjeu një tmerr të dyfishtë: kishte frikë se mos e njihnin, por nuk kishte edhe pikë sigurie në do të vinte ai apo jo. Ajo mezi priti që të kalonin edhe pak minuta që ora të bëhej fiks dhe, kur ora u bë fiks dhe kaluan dy-tri minuta të tjera, nuk e pati më frikën se mos e njihnin, por frikën tjetër, atë që ai mund të mos vinte. I shtrëngohej një gjë e fortë në grykë dhe s’e përballonte dot padurimin. Kaluan disa minuta të tjera dhe më në fund në shesh, pastaj duke ardhë drejt saj, u duk një djalë, nxënës i klasës së tretë të thoje. Ai erdhi dhe i zgjati një letër.

-Ma dha Fredi, – i tha.

-Po ç’të tha, ku është?!

Djali hezitoi të përgjigjej. Nuk deshi të flasë më dhe u kthye të ikte.

-Mos ik! – i tha Çiljeta dhe e kapi për supesh.

Ishte e sigurtë se Fredi ishte aty, diku rreth, ajo mund ta bënte këtë djalë të fliste. Nisën të ecin së bashku dhe ai s’kish ku e çonte tjetër. Në një kënd të oborrit të kinemasë së vjetër, ishte Fredi. Djali sikur pati frikë dhe i rrëshqiti nga dora e iku. Fredi rrinte në këmbë. Çiljeta i vajti pranë, por nuk gjente një fjalë t’i thoshte.

-Mirëmbrëma, –  foli ai.

Ajo i tundi vetëm kokën.

-A nuk është e tepërt?- e pyeti ai.

-Cila?!

Pastaj shpërtheu njëherësh:

-Jo, Fredi! Asgjë s’është e tepërt. Asgjë!

S’mundi të përmbahej. I harroi të gjitha. Ngriti kokën, fshiu me nxit dy pika lotësh.

-Fred! – i tha. – Sikur ta dish sa vuaj…të më besosh, nuk të harroj dot…sikur edhe  gjithë jetën, gjithë jetën.  

E pat humbur. Dridhej, qante. Pastaj iu hodh befasisht dhe e puthi. Fredi u turbullua nga ajo puthje dhe nga dallga e flokëve të saj. Dikur e kapi nga supet, e vështroi nga afër, pastaj i tha:

-Domethënë ti nuk do që të heqim dorë?

Një gjë e akullt sikur ngriu gjithëçka në ajër. Dëgjohej vetëm frymarrja e tyre. 

-Ti gjithmonë egoiste ke qenë, – tha Fredi. – Gur kam unë në vend të zemrës? Kujton se asgjë nuk përtëritet në shpirtin tim? Po pastaj, ç’kuptim do të kishte? E mora vesh nga letra se sa shumë të kishte marrë malli dhe sa shumë më doje. Edhe unë të jam përgjegjur. Të kam shkruar në atë letër t’i vemë pikë kësaj historie. Të mos i mundojmë më zemrat. Sepse ka një kohë të tyre kur vendosin, kohë e zemrës quhet, dhe ato kanë vendosur.

Çiljeta, përmes një kthjellimi të beftë, e kuptoi atë që shprehu ai. Pastaj tha se diku ai e kish lexuar atë që po i thoshte dhe, si e kish lexuar, e kish kopjuar dhe ia dërgonte asaj në letër me atë djalë të klasës së tretë. I shkruante për zemrën, siç kish bërë një herë, kur i shprehej për sytë. Siç kish bërë edhe shumë herë të tjera, kur i shprehej për gjithëçka, që lidhej me ta. Po, kishte qenë një kohë kur zemrat vendosin dhe ato kishin vendosur, kurse tani, vërtet, çfarë donte nga ai?

Duhej patjetër ta shkulte nga thellësitë e gjoksit një fjalë, që nuk e nxirrte dot. Çdo çast që kalonte ishte tepër i rëndë. Pra duhej patjetër ta nxirrte atë fjalë nga gryka, asgjë nuk kishte më kuptim. Dhe, si nëpër terrtit që binte në gjithë qënien e saj, mundi të thotë një “Më fal!” drithëruese. Por ai nuk e dëgjoi. Ndoshta kishte folur me vete, prandaj ndjeu nevojën ta përsërisë dhe tha me zë më të lartë:

-Më fal!

Fredi ktheu kokën dhe e pa tek po largohej mes akacieve të errta, drejt qendrës. Një dëshirë e ndrydhur me dhimbje e ftonte të rëndëte drejt saj, ta arrinte e t’i thoshte… por çfarë? Nuk mundej, nuk duhej. Rrinte në këmbë dhe kafshonte çipin e buzës. Te shtylla e elektrikut, kur ajo kaloi nëpër dritën që lëshohej në tokë, pa se si silleshin rreth saj ca petale të bardha kumbullash, që i rrëzonte era. Pastaj ajo iku matanë vorbullës së tyre, në errësirë dhe zotëroi një heshtje e thellë. Lart, në kubenë e madhe të qiellit, dridheshin yjet e ftohtë.

Si zakonisht, me ato fraza! Me ato shprehje, që se ku i gjente! Që kushedi se ku i merrte dhe ia shkruante në letrat që i dërgonte! Edhe këtë radhë po ashtu. Në një vend të dukshëm të letrës, kish shkruar me shkrim që të tërhiqte vëmendjen: 

“Me zemrën nuk luhet. Ajo një herë di të këndojë dhe këtë e bën në një pranverë të dashur dhe të shtrenjtë. Kjo pranverë e zemrës është si pranvera e mimozave, që lulëzon atëhere kur malet për rreth ende s’e kanë zhveshur peliçen e bardhë të dimrit. Një pranverë, që lulëzon trimërisht në një natyrë të heshtur e të ftohtë, stolisur vetëm me një lule. Ajo na kujton pranverën e madhe, kur vërtet çelin gonxhe më të bukura, harlisen lule më erëmira, por si mimozën trimoshe s’e gjen të dytë në jetë. Ne s’e kemi ditur se ç’lule e mrekullueshme ka qenë ajo, por kur vjen dimri, kur ndjenjat flejnë në një kënd të zemrës dhe papritur zgjohen nga lulëzimi i saj i herëshëm, atëhere mallëngjehemi dhe na shpëton një psherëtimë për mimozën trimoshe, që s’e kemi dashur dikur. Kush ndjeu në zemër këtë dhëmbje, kush provoi këtë ndrydhje që bie pranvera, tha së thelli: “Duajeni mimozën, lulen e parë të pranverës suaj! Si atë nuk do të gjeni tjetër”!

Kukës,1959

BURIMI : EXLIBRIS.AL

Filed Under: Politikë

Si lindi poezia “Saharaja” e Vilson Blloshmit?

09/07/2020 by Pafragje

nga Yzedin Hima

Poezia“Saharaja”(1974) është poezia më e arrirë e Vilson Blloshmit. Ajo është një kryevepër e kohës kur u shkrua. “Saharaja” është një tekst i hapur poetik. Lexuesit e gjejnë këtë tekst si një krijim ambigue që lejon këndvështrime e interpretime të ndryshme dhe të shumta. Pikërisht kjo begati kuptueshmërie e tekstit poetik u shfrytëzua nga ekspertët letrarë të policisë së fshehtë, të cilët e ngurtësuan, e hermetizuan tekstin, zbuluan shenja e kode të cilat, jo se nuk ekzistonin në këtë tekst, por i veçuan mekanikisht ato për të bërë dekodifikimn e tekstit vetëm në një plan, në planin ideologjik, duke e varfëruar nga shenjat e kodet e begata të domethënieve filozofike e estetike dhe në analizë të fundit e fundosën autorin e poezisë. Poezia “Saharaja” është shkruar në njëmbëdhjetë rrokësh, varg i metrikës italiane, varg me të cilin Danteja shkroi “Ferrin”. Strofat janë katërshe me rimë të kryqëzuar (abab). Figurat kryesore janë simboli, metafora, aliteracioni, anafora, analogjia etj. Që në titull kemi një symbol – Saharaja, shkretëtirë që mund të zhvendoset në çdo cep të globit, shkretëtirë që sulmon, rrethon individin me shkretinë e saj, shkretëtirë që mbërthen shtetin, logjikën e tij, memorjen e tij, shkretëtirë që shkreton kujtesën e një kombi, e një populli, shkretëtirë që përfshin shpirtra njerëzorë duke i kthyer ato në shkëmb, rërë e gur. Simboli është një figurë letrare enigmatike dhe kurrë e deshifruar gjer në fund, ndaj mund të renditen edhe shumë e shumë kuptime të tjera.

Fjala Saharaja kthehet në shenjë në këtë tekst, për të shenjuar dukuri, objekte që kanë humbur identitetin dhe janë kthyer në shkreti, fenomene që i sulen gjithçkaje jetësore për ta shkretuar. Fjala Saharaja është shenjë që dehumanizon mjedisin, dehumanizon turmën dhe sulmon e përpiqet të ç’njerëzojë individin. Batica e saj është e pandalshme dhe e pashpirt. Metaforat: s’sheh ëndërra, s’sheh as drurë, Saharaja s’di të ëndërrojë, Ajo bluan gurë me mënd’ e saja, Saharaja s’ka këngë të këndojë, Saharaja s’ka as lotë të qajë  japin dimesionin e dehumanizmit të saj.

Në pesë strofat e para të poezisë “Saharaja” autori bën portretin e shkretëtirës. Në katër strofat e tjera të tekstit Saharaja shfaqet në baticën e saj drejt hapësirave të tjera. Ne pesë strofat e para mungesa është shenjë që shenjon përmasat e shkretisë. Me pjesëzat s’ e nuk ndërtohen këto strofa: s’sheh ëndërra,s’sheh as drurë, s’di të ëndërrojë, s’ka këngë, s’ka as lotë, nuk ka miq, nuk ka shokë, nuk ka bijë, as bir, s’shkon mirë, s’i pëlqen, Fjalë e dashuri e njerëz s’ka, Perç’ e saj e zezë s’ka ç’të mbulojë.[1] Edhe simbolet e tjera në këtë tekst si ëndrra (e ardhmja më e mirë, më dinjitoze, më njerëzore), drurë ( gjelbërim, jetë), këngë ( gëzim, hare), lot (ndjeshmëri, dhimbje, mëshirë), janë në funksionin e portretizimit të së keqes (Saharasë). Nata, si simbol i fshehjes , i qetësisë dhe i prehjes refuzon të mbulojë këtë shëmti e shkreti: Saharaja është një një copë tokë, / Thonë se dhe me natën s’shkon mirë. / Natës s’i pëlqen Saharaja, / S’i pëlqen të ketë veç gurë për shtrojë; / Fjalë e dashuri e njerëz s’ka; / Perç’ e saj e zezë  s’ka ç’të mbulojë.[2] / .

Në pjesë e dytë, siç përmendëm edhe më lart, në tekst e takojmë shkretëtirën jo thjesht si portret, por si objekt (madje edhe si subjekt) në lëvizje, jo në zbaticë, por në baticë. Madje metaforat: e mban vesh e qesh ( Saharaja shënimi im , Y. H. ), fillon të gëzojë, në kundërshtim me dehumanizmin e Saharasë në pesë strofat e para, shprehin personifikimin e saj me njeriun, por me njeriun e çnjerëzuar, që thirret në ndihmë për të ndëshkuar: Prandaj kur urrejtja e fortë e nxehur / Mbi dikë mallon e shfryn e shan, / Që nga skuta del kujtimi i dehur / Dhe thërret menjëherë Saharanë.

Saharaja si shenjë  shenjon në këtë pjesë të tekstit dhunën, represionin, instrumentat e tyre.Teksti është ndërtuar me mjete që takohen në  stilistikën estetike të teksteve poetikë të simbolistëve si pyll simbolesh, alegori, analogji dhe muzikalitet të vargut dhe imazh që realizohen nga aliteracioni, rima, enumeracioni etj, Aliteracioni: Saharaja, larg është Saharaja, ku bashkëtingëllorja e shurdhër  r përsëritet në çdo varg dhe të jep përshtypjen e ecjes në rërë. Në vargun: Shkretëtirës shket e shkrepëtit kemi bashkëtingëlloret  t, r, sh dhe k, të cilat japin lëvizjen tinëzare të baticës së shkretëtirës. Vargu është marrë nga strofa e dytë e pjesë së dytë të tekstit poetik. Të njëjtin aliteracion e gjejmë edhe te vargu i strofës së fundit në pjesën e dytë të  poezisë: Shkretëtirë e shkretë mbetet shkret, që mbyll poezinë, ku kemi bashtingëlloret sh, k, r, t të përsëritura respektivisht nga tre herë dhe bashkëtingëllorja t gjashtë herë, duke të lënë mbresën se batica vjen e vjen pa ndalim, madje është pranë autorit. Muzikaliteti i vargut përftohet edhe nga përdorimi i zanoreve si:  Saharaja, larg është Saharaja, ku keminëntë zanore  a (dukuri e rralle) dhe dy e. Vargu pa bashkëtigëlloret ka një grafemë të tillë: a a a a a e e a a a a . Jehona e zanoreve të jep imazhin e një hapësire shkretie pa anë e pa fund.

Bien në sy edhe përdorimi i figurave të ndërtimit( sintaksës poetike) si anafora: Saharaja nuk ka miq e shokë, / Saharaja nuk ka bijë , as bir. / Saharaja është një copë tokë, Thonë së dhe me natën s’shkon mirë./ Në fillim të çdo vargu përsëritet fjala Saharaja.

Si lindi poezia Saharaja? Nuk kemi shënime për këtë tekst nga vetë autori, të paktën nuk ka të botuara, ose nuk janë gjendur ende. Sidoqoftë  në Veprën l të Vilson Blloshmit gjejmë edhe disa përgjigje të tij para hetuesit për të cilat kemi folur edhe më lart. Në një pjesë të përgjigjes së Vilson Blloshmit thuhet: “Në vitin 1973 kam bërë një poezi tjetër mbi  veten time. Atëherë kam qënë në gjendje ankthi… Në atë kohë unë punoja druvar në Stravaj, isha i lodhur, i mërzitur, më dhimbte stomaku. Siç e kam thënë, unë kam qënë pesimist dhe e kam pasur në natyrë trishtimin.” Poezia është shkruar pikërisht në harkun kohor 25.10.1973 / 25.10. 1974, kohë për të cilën flet Vilson Blloshmi. Ai  flet për një vend të quajtur Stravaj, ku rropatej si druvar. Gjendjen shpirtërore dhe fizike ai përshkruan si të rëndë. Stravaj, ky toponim ku qe dënuar të punonte poeti përbëhet nga dy silaba: stra dhe vaj. Rrokja e dytë vaj (kuje) përqaset me gjendjen e vajtueshme të poetit, i lënë mënjanë, i veçuar, i dënuar të punojë në punë të rënda, ndërsa rrokja e parë stra   kur shqiptohet i përngjet çjerrjes së një korbi: stra-stra-stra! Mendoj se në bazë të asocacioneve poeti V. Blloshmi ka krijuar në mendje shkretëtirën: korbi (stra, stra, stra) + njeriu gjysëm i gjallë e gjysëm i vdekur (subjekti poetik) + kuja e vetmisë (vaj) = shkretëtira e Saharasë.

 Jurij Lotman shkruan: “Vepra e artit është modeli i kufizuar i një bote të pakufizuar. Ajo është imazhi i një realiteti tek një tjetër.”[3] Natyrisht kjo përpjekje për të zbuluar se si u krijua teksti “Saharaja” është thjesht një persiatje.

BURIMI: EXLIBRIS.AL

Filed Under: Politikë

Kur krijohej Lidhja e Shkrimtarëve

09/07/2020 by Pafragje

nga Mynever Shuteriqi

Shqipëria u çlirua dhe ne u kthyem nga mali në qytetin tonë. Kanë kaluar dekada dhe unë kam të gjallë Elbasanin e atyre ditëve që gëlonte nga entuziazmi dhe hareja. Mbarë qytetarët ishin derdhur rrugëve dhe shesheve për të përshëndetur ngjarjen e madhe historike: Çlirimin, ku ishim përfshirë edhe ne. Por si çift i ri tanimë, ne kishim edhe ëndrrat tona, për jetën e re, ëndrra të bukura por që dilnin jashtë kornizave të kohës dhe të vetë mundësive tona. Shumë shpejt jeta u normalizua: qyteti iu kthye punës, rindërtimit të vendit të shkatërruar nga lufta. U krijuan strukturat e reja qeverisëse por edhe ato të Partisë. Dhimitri filloi punën në Komitetin Ekzekutiv të prefekturës ndërsa unë në Komitetin e Partisë të nënprefekturës së Librazhdit, si anëtare e atij Komiteti. U ndamë kështu kur akoma nuk ishim bashkuar, me dhimbje por të ndërgjegjshëm për detyrat e reja që na ishin ngarkuar. Nuk harroj vështirësitë e asaj kohe, në malësitë e Çermenikës dhe të Martaneshit, në atë dimër të acartë, në fshatrat e atyre krahinave ku punova bashkë me shokun tim Mihal Dodbiba. U ktheva në Elbasan pas dy-tre muajsh. Do të punoja në gazetën “Shkumbini” e para gazetë para asaj të viteve ’20. Dhimitrin nuk e gjeta, ishte transferuar në Tiranë, por më kishte lënë një letër, e para letër prej tij, tepër të ngrohtë si prej një poeti romantik siç ai ishte në atë kohë.

Sejfulla Malëshova

Dhimitrin e kish thirrur ministri i Arsim-Kulturës, Sejfulla Malëshova. I komunikoi emërimin në atë ministri për përgatitjen e teksteve shkollore për të gjithë sistemin arsimor. “Na duhen tekste të nivelit shkencor, por mbështetur në ideologjinë tonë marksiste-leniniste” kishte thënë ministri. Ndërkohë do të merrej me përgatitjen dhe organizimin e kushteve për themelimin e organizatës së shkrimtarëve, “siç kemi biseduar bashkë në Grenobël*.” Kjo e joshi shumë Dhimitrin por edhe e habiti. “Nuk është mbyllur viti i parë i çlirimit, dhe kur akoma janë të hapura dhe të shumta plagët e luftës, thosh ai, dhe ne përgatitemi të formojmë një organizatë shkrimtarësh?!” Mendonte se kjo ishte thjesht iniciativë e Malëshovës. Sidoqoftë, di të them se Dhimitri kësaj pune i kushtoi shumë vëmendje, shumë angazhim, pasion dhe e bëri temë të ditës. Bashkë me Dhimitrin u morën me këtë punë edhe shkrimtarë të tjerë, por unë kujtoj nga ajo kohë vetëm Shevqet Musararë, me të cilin takuan dhe biseduan me shumë intelektualë, personalitete të fushës së kulturës, artit, etj. pa dallime politike e klasore, për të marrë mbështetjen e tyre. Më 15 gusht të këtij viti (1945) Dhimitri i dërgoi Këshillit të Kulturës të Tiranës letrën e mëposhtme:

Në biseda të shumta që kam pasë, në Tiranë dhe gjetiu, me shkrimtarë të ndryshëm, asht shfaqë shpeshherë dëshira për t’u organizue, ne shkrimtarët e Shqipnisë, në një organizatë të vetme, në mënyrë që të mund të shofim ma mirë interesat tona profesionale dhe ekonomike, dhe t’u apim një nxitje të re letrave tona.

Unë për vetë mendoj se çasti asht i pjekun për ngritjen e kësaj organizate dhe se kjo çashtje duhet shqyrtue mirë prej nji grupi iniciator. Andaj edhe mendova se këtë punë mund ta bajë ma së miri Kryesia e Këshillit t’uej qi interesohet për të gjitha problemet kulturale, edhe për letrat.

Dhimitër Shuteriqi

Për këtë gja, do të lutesha, të bahet nji mbledhje e Kryesisë së Këshillit t’uej, ku unë mund të vija dhe të shtroj ma gjanëçashtjen e organizatës së shkrimtarëve tonë dhe, mbasi të bisedojim bashkë, të shëkojim se ç’duhet ba qi kjo organizatë të ngrihet në Shqipni.

Tue qenë i sigurt se Kryesia e Këshillit t’uej do ta ketë për zemër këtë dëshirë të shkrimtarëve shqiptarë dhe do ta çmojë sa duhet, pres që të caktoni ditën e mbledhjes dhe të ma lajmëroni që të vi aty dhe të bisedoj me ju. Shumë të fala dhe shëndet.

Ky Këshill iu përgjigj ftesës me përgjigjen e mëposhtme të atyre ditëve:

Ishte një ide e mirë e z. Dh. Shuteriqi, megjithëse s’ishte vetëm e tija, të vijë e të shtrojë çështjen e krijimit të Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë përpara Këshillit të Shtëpisë së Kulturës këtu në Tiranë. Mundimi s’i vajti kot, se Këshilli s’ia bëri as një as dy po mendoi menjëherë për një komision iniciator, ku të përfshihen të gjithë brezat dhe të gjitha ngjyrat: Rilindja, 24-katrashit,[të vitit 1924] “vrasësit” e E. Totos, 35-shit [të vitit 1935], Nacionalçlirimtarët, klasikët, romantikët, simbolistët, revolucionarët, katedrat dhe gjuhësia, polemika, politika, të gjitha.

Vetë Dhimitri, në gazetën “Bashkimi” do të shkruante: Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë, duhet të mbledhë në gjirin e saj të gjithë ata që janë marrë dhe merren me mjeshtërinë e të shkruemit, të vjetër dhe të rinj, pa dallim ideje politike.

Kësaj pune përgatitore i parapriu revista e parë letrare “Bota e re”.

Revista “Bota e re”, si revistë e përmuajshme kulturore, doli në korrik të vitit 1945, me kryeredaktor Dhimitër Shuteriqin, si një revistë paralele dhe në vijim me revistën progresiste të Korçës të viteve ’30, “Bota e re”.

Et’hem Haxhiademi

Në këtë numër të parë të revistës, vendin kryesor e zunë: “Roli i kulturës në Shqipërinë e sotme”, fjalimi i mbajtur në 10.VI/1945 në konferencën e gjerë në kinema Kosova nga Sejfulla Malëshova; “Fan Noli shqipëronjës dhe kritik letrar” nga Mitrush Kuteli; “Mendime e konsideracione politike” nga Ymer Deshnica; krijimtari letrare nga disa autorë si Nexhat Habik, Gjik Kuqali etj.

Kështu u arrit në mbledhjen për themelimin e Lidhjes së Shkrimtarëve që u mbajt në 7 tetor 1945 në kinema “Kosova”. Në mbledhje merrnin pjesë 70 vetë: shkrimtarë, publicistë, intelektualë,, përveç një grupi prej 20 të rinjsh që do të formonin një seksion të veçantë brenda organizatës.

Mbledhja u hap nga Aleksandër Xhuvani, me një presidium prej: Imzot Vincenc Prendushi, Sejfulla Malëshova, Don Ndoec Nikaj, Ymer Dëshnica, Lasgush Poradeci, Skënder Luarasi, Selim Shpuza.

Dhimitër Shuteriqi mbajti referatin: Mbi karakterin dhe qëllimin e organizatës, kurse Skënder Luarasi mbajti një fjalim mbi detyrat e shkrimtarët në Shqipërinë e Re. Me votë të fshehtë u zgjodh Këshilli i Përgjithshëm dhe Komiteti Drejtues. Me unanimitet u zgjodh kryetar nderi Fan Noli, për kontributin e tij të madh në letërsinë e sotme.

At Benedikt Dema

Në Këshillin e Përgjithshëm u zgjodhën Sejfulla Malëshova, Imzot Vincens Prenushi, Aleksandër Xhuvani, Kostaq Cipo, At Benedikt Dema, Ymer Dëshnica, Shevqet Musaraj, Ali Asllani, Skënder Luarasi, Lasgush Poradeci, Behar Shtylla, Nonda Bulka, Dhimitër Shuteriqi, Sterjo Spase, Dhimitër Pasko, Et’hem Haxhiademi, Vedat Kokona dhe Andrea Varfi.

Në Komitetin Drejtues u zgjodhën: kryetar Sejfulla Malëshova, nënkryetar Aleksandër Xhuvani dhe sekretar i përgjithshëm Dhimitër Shuteriqi, anëtar At Benedikt Dema, Et’hem Haxhiademi, Shevqet Musaraj dhe Dhimitër Pasko.

Mbledhja vendosi që gjithë të ftuarit në konferencën themeluese të jenë anëtarë të saj.

Në fund të kësaj mbledhje u aprovua Statuti i Lidhjes.

*   *   *

Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërisë rrugëtoi gjatë. Pati një jetë afro gjysmë shekullore, me pluset dhe minuset e veta në jetën letrare të vendit por edhe në rolin që ajo luajti për gjithë krijimtarinë letraro-artistike të vendit.

Në vitin 1985 me rastin e 40 vjetorit të themelimit të Lidhjes, (7 tetor 1945) u organizua një mbrëmje jubilare në sallën e Institutit të Arteve. Rrugës për të vajtur në këtë jubile, të shoqëruar nga një mik i Dhimitrit, akademiku Jorgo Bulo, si papritur Dhimitri tha: U plakëm Mynever, s’janë pak plot 40 vjet. Po thashë unë, atëherë kur i hytë kësaj pune ishe plot 30 vjeç dhe tani jo pak, plot 70 vjeç. Miku ynë si për të qetësuar emocionet tona tha: “70 vjeç, por me duar plot, profesor.”

Dhimitër Pasko

Mbledhja jubilare ishte shumë e ngrohtë, entuziaste me duartrokitje dhe brohoritje. Kur po ktheheshim në shtëpi disa shokë të Dhimitrit na ftuan të pimë një kafe në një lokal afër shtëpisë sonë. Njëri syresh tha: Mbledhja ishte shumë e mirë, por unë, nuk e kam vetëm për këtë rast dhe nuk e kuptoj pse në këto lloj jubilesh nuk përmenden, jo vetëm për kujtesë, por edhe si mirënjohje e falënderim fillesat, njerëzit që punuan në situata të caktuara për të ardhur tek suksesi e jetëgjatësia, etj. Si thua shoku Dhimitër? Dhe ai u përgjigj me pak fjalë, që unë nuk i kam harruar: Ashtu është por secili ka shijen e vet, përfshi edhe administratorët, por më mirë të themi: O tempora o mores.

________ 

Sejfulla Malëshova ishte larguar nga Shqipëria në 1924 me grushtin e shtetit ndaj Fan Nolit. Kishte emigruan në bashkimin Sovjetik. Në vitet ’40 Dhimitri e takoi në Grenobël të Francës ku ai ishte emigrant politik dhe Dhimitri student. Sejfullahu u njoh dhe u miqësua atje me studentët shqiptarë si Mahir Domi, Bilbil Klosi, Dhori Samsuri dhe sidomos me Dhimitrin që e afronte letërsia. Aty Sejfullahu duke folur për të ardhmen e Shqipërisë  pas luftës, kish hedhur disa mendime edhe për kulturën e re dhe sidomos për shkrimtarët duke pasur parasysh Francën dhe BS.

BURIMI:EXLIBRIS.AL

Filed Under: Politikë

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 156
  • Next Page »

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • “FALEMINDERIT” ALEKSANDËR VUÇIÇ, MIKU I MIRË DUKET NË DITË TË VËSHTIRË…!!
  • Lamtumire Prof.Skender Temali
  • U shënua në Nju Jork,110 vjetori i Kryengritjes së Malësise se Madhe (FOTOGRAFI)
  • (VIDEO) “UNE E DI SE ME VRASIN”
  • Rihapet Kutia e Pandorës për Hunter Biden djalin e Joseph Biden Jr.
  • Në Kosovë çdo gjë është politizuar…!
  • Lypës & prostituta
  • Kush po shtrembëron historinë?
  • Ligj i Ri për Nënshtetësinë Greke – Kushti i Parë: Njohja e Gjuhës!

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

(VIDEO) “UNE E DI SE ME VRASIN”

Nga: Kozeta BRUÇI Shkrim, dedikuar punes 17 … [Vazhdo....]

Lypës & prostituta

Nga Edmond Tupja Sipas disa miqve të mi … [Vazhdo....]

Kush po shtrembëron historinë?

… [Vazhdo....]

Ligj i Ri për Nënshtetësinë Greke – Kushti i Parë: Njohja e Gjuhës!

Me Ligjin 4735/2020 u bënë ndryshime të … [Vazhdo....]

Vetëm 3500 spektatorë holandezë do të lejohen ta ndjekin Eurovision 2021

Vetëm 3500 spektatorë do të shikojnë të gjitha … [Vazhdo....]

KRONIKANI I VDEKJEVE….

-Tregim nga Shefqet Meko- Ishte dimër i … [Vazhdo....]

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

KURIOZITETE

Gjuha shqipe nuk është matematikë, por është e rëndësishme sa matematika

03/30/2021 By Pafragje

Agim VuniqiProblemi gjuhësor te shqiptarët e Kosovës nuk është aq i thjeshtë, shumica e shqiptarëve të Kosovës dhe më gjërë, duke përfshirë udhëheqësit e shtetit belbëzojnë shqip, por edhe në gjuhët tjera, sepse nuk kanë gjuhën bazike të fortë, nuk e dijnë gjuhën shqipe, dhe duke arsyetuar atë mosdije vejnë në spikamë ideologjinë. Shkenca është […]

Patentat shqiptare njihen edhe në Itali dhe anasjelltas

03/29/2021 By Pafragje

Patentat shqiptare njihen zyrtarisht në Itali, dhe ato italiane anasjelltas. Pas marrëveshjes mes dy shteteve, tashmë vendimi është botuar sot në Fletoren Zyrtare. Tashmë shqiptarët mund të udhëtojnë pa probleme drejt Italisë me patentat që marrin në Shqipëri, dhe nuk kanë nevojë për konvertim në shtetin fqinj përtej Adriatikut.  Marrëveshja është në fuqi për 5 […]

Gjergj Hasanaj , personalitet me merita në fushën e arsimit, kulturës dhe folkloristikës shqiptare

03/25/2021 By Pafragje

 Gjekë Gjonaj Trieshjanët e kanë në gjen arsimin. Këtë a kanë dëshmuar disa personalitete të njohura të arsimit dhe kulturës mbarëshqiptare  nga ky cep i Malësisë,  që në fillimet e shekullit XX , të cilët u diplomuan në universitetet më të njohura evropiane  të kohës, ku edhe fituan titujt më të lartë shkencorë të profileve […]

Në perkujtim të 110 vjetorit të fillimit të kryengritjes kundër turkeosmane të Malësisë Madhe. (24 mars 1911-24 mars 2021).

03/24/2021 By Pafragje

Nga Ndue  BACAJ Si sot, 110 vite  më parë , me 24 mars 1911 do të fillonte kryengritja kundër turkeosmane e Malësisë Madhe. Kreshniku i Malësisë dhe shqiptarisë Ded Gjon Luli së bashku me trimat malësor të Hotit e Malësisë do të mesynin si duhi mali, dy çibanet turke që rendonin mbi keto troje ; […]

Siguria e pronës dhe e administrimit të tokës është përgjegjësi e shtetit, apo së paku do të duhej të ishte ashtu

03/24/2021 By Pafragje

Nuk është e pazakontë nëse fitoni kontestin në Gjykatë, edhe poqëse kryhet përmbarimi, ju sërish mund të kërcnoheni, sepse uzurpatorët kanë kuptuar brishtësin e zbatuesve të ligjit Agim Vuniqi Prishtina e ngrehinave shumëkatëshe me rrugë-dhi të ngushta është bërë shembull tipik i kaosit urban, i mbikalimeve me shkallë të rrëpishme, alpiniste, të pashfrytëzuara, që simbolizojnë […]

Përkujtojmë 32-vjetorin e kalimit në amshim të bariut shpirtëror dhe liderit të komunitetit tonë Mons. dr. Zef Oroshit

03/24/2021 By Pafragje

Klajd Kapinova Mons. dr. Zef Oroshi gjithë jetën i përgjuar nga diktatura komuniste Këtë vit mbushën 32 vjet nga kalimi në amshim i bariut shpirtëror dhe liderit të shquar dhe të paharruar të komunitetit shqiptaro amerikanë Mons. dr. Zef Oroshit (1912-1989). Sapo mbërriti me avion nga Italia në SHBA dhe u vendos në shtetin e […]

Gjama e burrave dhe vaji i grave në Malësi

03/18/2021 By Pafragje

Gjekë  Gjonaj Gjama e burrave, është një traditë që është përdorur nga burrat shqiptarë – malësorë  vetëm për burrat e vdekur. Ky ritual mortor në trevën e Malësisë së Mbishkodrës  është aq i vjetër sa edhe  në malësitë –krahinat tjera  veriore  shqiptare në Shqipëri, në   Kosovë, në Labëri  dhe në arbërorë të Greqisë. Sipas studiuesve […]

RETUSHUESIT- SI E KORREKTOJNË REALITETIN RAMA DHE VELIAJ

03/17/2021 By Pafragje

Po të kërkosh foljen “retushoj” në një prej fjalorëve online të Gjuhës Shqipe gjen lehtësisht se kuptimi i saj është bërja e ndryshimeve a përmirësimeve të imëta në një fotografi, në një film ose në një pikturë duke e ndrequr hollë e me mjeshtëri. Është i njohur ky proces gjatë viteve të diktaturës në vend, […]

Gjelosh Junçaj, rapsod i mrekullueshëm me zërin si pushka

03/13/2021 By Pafragje

Gjekë Gjonaj                        Në kërkim të lahutarit  më të vjetër  në Malësi   arrita  në  shtëpinë e  Gjelosh Junçaj, në Tuz, ku jeton një jetë të qetë, të bukur e në harmoni të plotë  me bashkëshorten e tij Marinë. Të dy intelektualë, profesorë të gjuhës dhe letërsisë shqipe, tashmë në pension. Bashkëbisedimi    me këtë çift     shembullor, […]

E kujt është republika ?

02/20/2021 By Pafragje

Agm VuniqiNganjëherë lajmet skandaloze të bëjnë të luash mendsh. Nuk janë vetëm lajmet por edhe këmbimi i llafeve që marrin karakter të ngjarjeve, nuk kisha thënë krejt “horror” po të dyshimta po se po. E çuditshme është urrejtja te njerëzit, sidomos kur ajo manifestohet për diçka që nuk është personale, e as që duhet të […]

Ulqini me borë

02/17/2021 By Pafragje

Gjekë Gjonaj Pas  një jave me të reshura të dendura shiu, të cilat shkaktuan përmbytje të mëdha  në shumë zona të Komunës së Ulqinit,  Ulqini sot  paradite u  përfshi nga reshjet e dëborës. Temperatura e mëngjesit është ulur në  zero gradë celsius gjë që ka sjellë edhe dëborën e parë në këtë dimër . Reshjet […]

I le “kuajt” në parajsën e marrëzisë

02/09/2021 By Pafragje

Marash Gilaj ( Fantazi mbi poezinë “Kuajt” të Gjekë Marinaj) Ti refuzove të të quanin kalë, Ndaj, çave ferrën tridhjetë vjet më parë. Fluturove larg, Duke kaptuar fusha , male, dete e qytete Sepse nuk doje të flisje gjithë jetën me vete. Ikën tre dekada, nga ajo kohë e mallkuar, I le “Kuajt” në parajsën […]

Gjekmarkaj “shpërthen” ndaj Nanos( Çfarë thoshte dikurë për Ramen-video)

02/05/2021 By Pafragje

Berisha të mundi disa herë me vota dhe të nxori në pension, kishe lyer flokët dhe mjekrën me bojë. U mbyll me Berishën në Pallatin e Zogut për t’i bërë presion Ramës Nga Agron Gjekmarkaj Pas 10 vitesh heshtje te perballuara me gajret Fatos Nano foli! Për të shkuaren foli dhe kur flet vetem per […]

LIBRAT E AKADEMIKUT ZEF PERGEGA LARTESOJNE KOMBIN SHQIPTAR

01/30/2021 By Pafragje

Një pasdite të qetë Tiranase, në ditët e para të vjeshtës 2020, teksa sapo isha kthyer nga nje tur pune në veri të vendit, monotoninë ma theu zilja e celularit tim. Nga ana tjetër e telefonit ishte Zef Pergega, miku im, prej më shumë se tridhjetë vjetësh. Në zërin e ngrohtë dhe plot mirësi të […]

Heronjët partiak

01/29/2021 By Pafragje

“Kush fitonte më tepër ay ishte usta, dhe kush nuk plaçkitte ish krejt budalla”, Noli Shkruan: Agim Vuniqi Qytetarët amerikanë flasin dhe shkruajnë shumë, është e drejtë e mbrojtur me ligj, “Bill of rights”, e drejta për të folur dhe për të shpehur mendimin “pa pardon”. Kjo të ndihmon shumë të shprehësh mllefin, pra kur […]

Tom Fitton dhe Judicial Watch tregojnë se listat e pista të votimit nënkuptuan zgjedhje të pista

01/28/2021 By Pafragje

“…California, vendosi një proces gjyqësor me ne dhe vitin e kaluar filloi procesi i heqjes së deri në 1.6 milion emrave joaktivë nga listat e Los Angeles County. Kentucky, gjithashtu filloi një pastrim të qindra mijëra regjistrimeve të vjetra vitin e kaluar, pasi hyri në një dekret pëlqimi, për t’i dhënë fund një tjetër procesi […]

Dukaj: Pakicat në Mal të Zi nuk duan getoizim

01/28/2021 By Pafragje

Politologu dhe analisti shqiptar nga Mali i Zi, Kristjan Dukaj për televizionin shtetëror të Malit të Zi (RTCG) i ftuar në emisionin “Mostovi”, foli për librin e tij të ri “Pakicat në Mal të Zi dhe mekanizmat ekzistues për mbrojtjen e tyre”, ku theksoi që pakicat në Mal të Zi nuk duan getoizim por integrim […]

Si po zhduket gjuha shqipe…!?

01/12/2021 By Pafragje

Bashkebisedim me shkase Gazmend Shaqiri, inxhinier i elektrikes në Kompanine me te madhe te automobileve Ford, Detroit, i brengosur për fatin e gjuhes shqipe me shkruan: I  percjelli emisionet televezive te Kosoves dhe Shqiperis dhe kam ardhe ne perfundim se mbrenda 10 deri ne 20 vjete nese nuk do ta dish Anglishten nuk do te […]

Ke po ndihmon Turqia …Shqiperine apo Ramen ?

01/07/2021 By Pafragje

Vizita e Rames ne Turqi eshte bere me ftesen personale te Sulltanit turk Erdogan dhe per formen qe po zhvillohet qe nga pritja me kuaj, tapete e sajdisje te nivelit me te larte shteteror qe nuk ju jane rezervuar as Trump. Merkel, Macronit etj por edhe ”koincidences ” se rastit se ajo zhvillohet vetem tre […]

80 vjetori i Vdekjes së At Gjergj Fishtes .

12/30/2020 By Pafragje

Nga Ndue  BACAJ 80 vite më parë, në moshen 69 vjeçare,  me 30 dhjetor 1940 , në  Shkoder  do të perhapej   lajmi i ndarjes nga jeta i njërit prej koloseve më të medhenj të fjales e vepres , At Gjergj Fishtes. “Yndyra” e intelektualizmit , nacionalizmit  ,por edhe i qytetarisë  së thjeshtë të Shkodres , […]

Aktor të mrekullueshem,gjithmonë të befasishem me humor.(Foto..)

12/29/2020 By Pafragje

Kur i prezantuan ne nje shfaqje ne France si aktore te Shkodres, ata nuk ngurruan aspak ta korrigjonin moderatoren duke i thene se vinin nga Malesia e Madhe. Kjo u shoqerua me duartrokitjet e zjarrta te publikut. Gac Kodrina dhe Qazim Cela jane dy aktore te mrekullueshem, qe kane krijuar nje dyshe te pandashme ne […]

REVISTA AMERIKANE “LIFE”KONSTATON SE NËNA TEREZE ËSHTË KRIJESA MË E PËRSOSUR MORALE DHE NJERËZORE E TË GJITHA KOHRAVE

12/25/2020 By Pafragje

Gjekë Gjonlekaj/New York Revista e njohur amerikane “LIFE” botoi këto ditë një numër special. Kjo është njëra prej revistave amerikane më të ilustruara dhe është shumë e njohur për fotografi të të shkëlqyeshme. Ç’prej Luftës së Dytë Botërore e deri në fund të viteve 70′ kryeredaktor i kësaj reviste për ilustrime fotografike ishte fotografi gjenial shqiptar Gjon […]

Selitë partiake diktojnë çdo gjë

12/17/2020 By Pafragje

Agim VuniqiKorrupsioni, premtimet…, nga “kallashët” politikë si duket patën sukses, të gjithë iu përshtatën rregullave të reja, çdo gjë e keçe “bleronte”, edhe muçitjet ishin tjetërfare, ato vinin nga shtëpitë publike, kështu pavrejtur shqiptarët fillojnë të tjetërsohen, lakmia për pushtet, lakmia për para, ua hapi portat e kullave shqiptare fajdexhive, fallxhive, mujsharëve.Agim Vuniqi Shumica e shteteve […]

Meditim nga një udhëtim në vendlindjen time

12/13/2020 By Pafragje

Kur vij në Triesh  kthehem në origjinë Gjekë Gjonaj I lodhur nga  koha e pandemisë në Ulqin   në fund të vjeshtës dhe në  fillim të dimrit vendosa të largohem nga jeta e përditshme e qytetit të përgjumur  për të kaluar disa orë të paharrueshme  mes natyrës së virgjër malore në vendlindjen time të dashur në […]

NJE MENDIM NDRYSHE

12/13/2020 By Pafragje

Sokol PARRUCA – Çeshtja e dhunes te ushtruar nga femijet eshte diçka qe duhet analizuar me thelle. Ato femije jetojne me prinderit , qe ne menyra te ndryshme shfaqin pakenaqesite e veshtiresite e jetes , turfullojne me ofshama per hallet e tyre , ne prani te femijeve…dhe bejne pergjegjese qeverine , per gjithcka te mbrapshte […]

Ku po SHKOJMË..?!

12/13/2020 By Pafragje

Sajmir Çoku – Humbja e shpresës, kriza e besimit, shpërlarja e trurit politikisht bashkë me kërcënimin e bukës e gojës, janë edhe arsyet kryesore pse sot po na qeverisin Bandat Politike për 30 vjet me vetë “Bekimin” e votave tona që me hir e pahir po mbajmë në PUSHTet Llumin më të Ndyrë të racës […]

Kush po na vret….

12/11/2020 By Pafragje

….Nuk po na vret thjesht ai polici injorant , qorr e kriminel …fanatik e militant partie ku pertej edhe budallallikut te vet e ku per nje rroge e nje pale kepuce ”gjermane” eshte i gatshem te vrase edhe femijen e vet…As ai polici qe ”shkeli rregulloren” e nuk e pa viktimen se ishte nate por […]

Mut Nano & Nexhmija dhe…Nene Tereza ne mes tyre…

12/07/2020 By Pafragje

Si te mos mjaftohet me helmin, llumin, balten e vrerin qe derdh e hedh cdo dite mbi Shqiperine e shqiptareve prej gojes se tij te ndyre e mendjes se tij te qelbur antinjeriu e antishqiptari Mut Nano i cili qe i vetmi qe se bashku me fshatarin provincial e te pa ndreqshem te Cermenikes Tualet […]

Rama do të aplikojë votimin me postë të emigrantëve për manipulim masiv të votave në zgjedhje

12/05/2020 By Pafragje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon që emigrantët të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit përmes postës. Në një raport 26 të siguruar nga ABC, grupi i punës në KQZ ka dalë në këtë konkluzion, edhe pse në vetvete e gjithë panorama paraqitet pesimiste, me rrisqe të larta, pasiguri, kosto financiare, e mbi të gjitha […]

Përplasje e fortë në TV mes Grida Dumës dhe Frrok Çupit: Je hiç, këllirë, llum…

12/05/2020 By Pafragje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma është përfshirë në debat të ashpër me analistin Frrok Çupi, në studion e emisionit “Open”. Debati nisi ndërsa po diskutohej fakti që kancelarja Merkel i tha jo Shqipërisë për hapjen e negociatave. Sipas Dumës kjo ishte një shuplakë për Ramën, gjë e cila nuk është kundërshtuar nga Frrok Çupi.  […]

Si ta shpëtojmë demokracinë nga teknologjia

12/05/2020 By Pafragje

Nga Francis Fukuyama, Katharine T.Bartlett & Ashish Goel Midis shumë transformimeve që po ndodhin në ekonominë amerikane, asnjë nuk është më e spikatur sesa zhvillimi i platformave gjigante të Internetit. Amazon, Apple, Facebook, Google dhe Twitter, tashmë të fuqishëm edhe para pandemisë së Covid-19, janë bërë edhe më shumë gjatë saj, kjo pasi shumë nga […]

NË VEND TË NJË URIMI PËR DATËN E 76 VJEORIT TË ÇLIRIMIT…

11/29/2020 By Pafragje

Nga Ndue  BACAJ Duke qenë se mosdokordësia, për datën e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë (28 apo 29 nëntorin 1944) ka lidhje direkte me çlirimin e dy trevave veriore të Shqipërisë politike, pra të Shkodrës e Malësisë së Madhe, unë si vendali  mendova të kujtoj pak argumente historike, të cilat flasin jo pak datën […]

Siç thoshte gjyshja ime…

11/28/2020 By Pafragje

Marash Gilaj – Tregim Me Gëzimin, shokun e ushtrisë, kishim dy dekada pa u takuar. Ashtu erdhi jeta tek ne, në këto tridhjetë vitet e tranzicionit. Secili prej nesh emigroi pas vitit 1990, por në shtete të ndryshme. Kishim humbur edhe kontaktet me telefon. Ai kishte kaluar ca vite në Greqi, kishte punuar çdo ditë […]

Me përvojën personale të ndihmojmë të tjerët

11/26/2020 By Pafragje

Shkruan mr. Kristjan Dukaj, Këtyre ditëve, bota ka përkujtuar rastet e para pozitive të prekura me covid-19.kemi rikujtuar lajmet e para nga qyteti kinez, Vuhan, pamjet e para nga spitalet e atjeshme  si dhe mjekët me maska në betejen me këtë të keqe duke tentuar të shpëtonin të sëmuret. Jemi përkujtuar informacionet e para lidhur […]

More Posts from this Category

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

2004© 2021 . AlbDreams.Net | Të gjitha të drejtat e rezervuara