ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" - nga 26 nëntor 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV

PUBLICISTI DHE STUDIUESI NDUE BACAJ BOTON LIBRIN LUFTA E KOPLIKUT 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË .

09/09/2020 by Pafragje

Botimi i këtij libri merr  një  vlerë  të  dyfisht pikrisht për faktin se  botohet  në   kuadër të100  vjetorit të  luftës së  Koplikut. ndaj brezat do ti falenderohen   autorit  Ndue Bacaj , për këtë sherbim  infarmacioni historikë. Po kështu një  vlersim  dhe  falenderim meriton në  këtë rast , dhe kryetari i Bashkisë  M.Madhe Tonin Marinaj , për mundësimin e  botimit  të këtij   botimi  me vlera historike.

Nga : Gëzim Vuçaj

Siç ishte paralajmruar në vigjilie të jubileut të 100 vjetorit të Luftës  Koplikut , publicisti dhe studiuesi i njohur malësor , z.Ndue  Bacaj botoi librin me vlera historike e memorative , me titull : Lufta e  Koplikut 1920 dhe ngjarjet që i paraprijnë. Libri, siç e tregon edhe titulli  i kushtohet qendresës dhe luftës mbrojtëse të trojeve shqiptare nga lakmitë dhe invazionet e fqinjëve shoven serbo-malazez. Libri siç e pohon edhe autori është frut i punës disa vjeçare i bazuar në dokumente arkivore , “materiale” të ndryshme të shkruara, dokumentuara dhe referuara, libra si dhe trashigimi gojore të besueshme dhe në një farë mënyre të konvergueshme me ato të  dokumentuara. Libri prej rreth 200 faqeve është i “ndarë” në  dy pjesë : Pjesa e parë trajton ngjarjet që i paraprijnë luftës Koplikut  fill pas luftës së parë botërore, ngjarje që zhvillohen në trojet etnike shqiptare të Malësisë Madhe , Shkodrës e deri në Konferencën e Paqës në Paris. Në këtë pjesë të librit një vëmendje të veçantë i kushtohet masakres serbo-malazeze të fund-dhjetorit 1919 , ku vetëm në në Hot do të humbnin jetën dhjetra malësorë me të vetmin “faj” se  ishin shqiptarë autoktonë në trojet e veta etnike të cilët donin të mos mdaheshin nga Shqipëria Nanë… Në liber ka mjaft hollësi të ketij krimi makabër të shovenëve serbo-malazez , si dhe emrat thuajse të plotë të hotjanëve të vrarë në pabesi e me tradhti…Këto ngjarje thotë autori i librit nuk mund t’i veçoj nga lufta e Koplikut, të cilën e konsideroj vijim i këtyre kohëve të mbushura me qëndresë, (me pendë dhe me pushkë), ndaj shovenëve serbo-malazez  në atë kohë të kolektivizuar në federatën Serbo-Kroate-Sllovene (Jugosllavi), ku bënte pjesë pa emër Mali i Zi. Ndersa pjesa e dytë i kushtohet luftës 203 ditore të Koplikut (27 korrik 1920-14 shkurt 1921). Këtu janë memorizuar data , beteja luftarake , por edhe perpjekje diplomatike të Qeverisë Shqiptare të dalur nga Kongresi i Lushnjes. Por mbi të gjitha janë memorizua emrat e drejtuesve dhe udhëheqësve të kësaj lufte që nga Ahmet Zogu e Bajram Curri (si të derguar të qeverisë) dhe ata vendor si Sylço beg Bushati , Deli  Meta , Lucë Nishi, Adem Haxhia, Zef  Seerreqi, Jonuz  Sokoli , Keq Sadik Balaj , Nikollë Luca Junçaj, Tomë Nikollë Hasaja e tj. e tj. të cilësuar në libër . Gjithashtu janë memorizuar emrat e 77 dëshmorëve të kësaj lufte , që nga Zef Prelë Martini , Lucë Nishi Dedvukaj , Lukë Nikë Pllumi, Ndrek  Kaçeli , Gjeto Dedë Marku, Selman Bajram Ramçaj, Ali Rexhep Spahia, Zeqir Bejto Fikaj e tj. e tj. , si dhe emrat e disa të plagosurve. Autori nuk ka lënë pa cilësuar edhe disa nga emrat e malësorëve e më gjërë që ishin në anën e gabuar të historisë (në sherbim të shovenëve serbo-malazez). Gjithashtu autori në libër nuk lë në harresë as Luftën thuajse të njëkohshme të Vlorës kundër pushtuesve Italian dhe atë të Dibres kundër shovenëve serb, luftra këto të drejtuara nga qeveria kombëtare e dalur nga kongresi i Lushnjës, si dhe rolin e Malësorëve si barrikada dhe fushbeteja më e madhe e kësaj lufte. Gjithashtu z.Bacaj vë në pah (në veçanti) edhe kontributin e koplikasve , duke cilësuar edhe emrat e tyre. Zoti Ndue  Bacaj në këtë libër (si dhe në të tjerët e botuar më përpara) , shkruan i bazuar në referenca të plota. Konkretisht për këtë libër ka perdorur 344 referenca të renditura ekzakësisht nga fundi i librit, gjë që i japin vlera të jashtzakonshme librit dhe autorit. E themi këtë se sot në pergjithsi shkruhet duke i anashkaluar referencat… Libri në fund është i paisur edhe me një album të vogël, por domethënës me fotografi që i kushtohen luftës Koplikut. Libri Lufta e  Koplikut 1920 dhe ngjarjet që i paraprijnë, i autorit Ndue Bacaj është libri i parë që i kushtohet posaçërisht  kësaj lufte mbrojtëse, si nga autor malësorë dhe shqiptar në pergjithsi. Librit i shtohen vlerat pasi vjen edhe në  jubileun e 100-të të luftës Koplikut. Ky libër është padyshim edhe një kontribut i madh i publicistit e studiuesit Ndue  Bacaj , i cili memorizim për sot e brezat që do të vijnë qendresen e Luftën mbrojtëse të të pareve të tanë, atëherë kur rrezikohej coptimi i metejshmen i trojeve shqiptare. Libri është një vlerë e shtuar në dokumentimin, perkujtimin  e memorizimin e Luftës Koplikut. Nëse në rrjeshtat e shkruar të ketij libri mësojmë për historinë e shkuar me fqinjët, në mes rrjeshtave të librit duhet të “mësojmë” edhe për të sot…

Suksese të mëtejshme autorit, në  rrugen e memorizimit të historisë së qendresës e luftrave të Malësisë e shqiptarisë , në mbrojtje të identitetit dhe trojeve etnike shqiptare.

Autori:Gezim Vuçaj

Voo: Ndue Bacaj është autor edhe i librave:“Kryekryemgritja e Malësisë Madhe, kundër perandorisë Turke-Osmane 1911” (plus ribotimi) , “Malësia e Madhe Kundër… kushtuar kryengritjes së parë antikomuniste (1945) në Shqipëri dhe Europë” dhe “Rrethimi i  Shkodrës 1912-1913 dhe Malësorët”. Autori ka të shkruara edhe  libra të tjerë, që presin driten e botimit.

Koplik me 09 shtator 2020

Filed Under: Histori, Uncategorized

Manipulimet e propagandës komuniste, milicia fashiste paraqitet si Balli Kombëtar

12/25/2019 by Pafragje


Fotot e ceremonisë së përurimit të Milicisë Fashiste para mëkëmbësit dhe simboli i kësaj force

Nga Kastriot Dervishi

Gati të gjitha fotot ilustruese të propagandës komuniste të këtij viti në përkujtim të 75-vjetorit të vendosjen në pushtet të kolerës komuniste, ato që shoqërojnë sulmet miladiniste kundër Ballin Kombëtar, paraqesin Milicinë Fashiste në formimin e saj. Siç edhe dinë komunistët, milicët fashistë i paraqesin si ballistë. E vetmja e përbashkët e të dy grupeve pa lidhje me njëri-tjetrin është qeleshja e bardhë. Kur është shfaqur kjo lloj armë as njihej Balli Kombëtar. As njihen fotografime të ballistëve në vitin 1939. Duke qenë se për shumë njerëz regjimi fashist as është studiuar, as njihet, burimi i vetëm i informacionit është propaganda e filmave dhe kjo e rëndomta e ditëve tona nga persekutorë kriminelë të punëve të brendshme që hiqen si “veteranë”.

Milicia Fashiste, u formua sipas dekretit nr.91, datë 18.9.1939 të mëkëmbësit të përgjithshëm. Ajo bënte pjesë në Milicinë Vullnetare për Sigurimin Kombëtar me komandant të përgjithshëm Musolinin. Milicia “garantonte zhvillimet e revolucionit fashist”, kishte për detyrë të bashkëpunonte për ruajtjen e rendit të brendshëm, sipas kërkesës së kryeministrit. Rekrutimi i saj ishte i vullnetshëm për gjithë personat që plotësonin kushtet e anëtarësimit të Partinë Fashiste. Oficerët (që ishin pjesë e fuqisë botore) emëroheshin prej Komandës së Përgjithshme të Milicisë Vullnetare të Sigurimit Kombëtar, pas propozimit të komandantit të Milicisë Fashiste Shqiptare (MFSH), pasi merrej mendimi i ministrit sekretar të Partisë Fashiste. Nënoficerët, graduatët, këmishët e zeza (quheshin agjentë të fuqisë botore) emëroheshin prej komandantit të MFSH-së. MFSH-ja përbëhej prej një komande dhe 4 legjionesh e 10 coortish. Shpenzimet e saj hiqeshin nga qeveria.

https://www.55news.al/

Filed Under: Bota, Histori

Autobiografia e artistit Paulin Preka

05/23/2017 by Pafragje

Kam lindur në Shkodër me 2 shkurt 1935 në një familje të varfër, në një shtëpi Jerevi (perdhese) dhe jam rritur në mes të katër fëmijëve, një vëlla dhe dy motra, nga të ardhurat e krahëve të babës me profesion karrocier dhe të përkujdesjeve të jashtëzakonshme të nanës, e cila na rriti dhe na edukoi me tolerancën, besimin në Zot, me shkollim dhe dashuri ndaj së mirës.

Në rregjistrin themeltar të Gjendjes Civile jam i regjistruar me emrin dhe mbiemrin Palok Prek Gjergji, por duke u rritë fillova të thirrem nga shoqëria Paulin Preka, emër me të cilin njihem sot nga publiku shkodranë e shqipëtarë.

Sapo u afrova vitit të tetë të fëmijërisë, baba më rregjistroi në shoqërinë e Kishës Katedrale të qytetit tim. Brënda asaj shoqërie, Dom Alfons Tracki, prift misionar gjerman dhe një mjeshtër i apasionuar mbas artit skenik, mori iniciativën për të vù në skenë melodramën “Shtatë Xhuxhmaxhuxhat” ku një nga të shtatët pata fatin të ma besonin mù, e pikërisht një nga rolet e para i quajtur Knapsi. Melodrama u pëlqye së tepërmi nga publiku artëdashës shkodranë, nga autoritetet e asaj kohe, nga autoritetet e kishës katolike, Mons. Gaspër Thaçi, Dom Mikel Koliçi si dhe nga media e atëherëshme. Në vlerësimin që na u ba gjatë interpretimit: Çesk Jubani dhe unë u vlerësuam me çmime të para. Në kënaqesinë e këtij vlerësimi mu kriju pasioni për aktorin dhe skenën, i cili më shtyu për gjithë jetën time drejtë krijimtarisë me interpretime të ndryshme të cilat po i radhis në këtë autobiografi.

Në vitet 1945-1946, rreth moshës 11 vjeç, mësuesi Lec Sekuj vuri në skenë dramën “Djemtë e Rrugës Pal” të dramaturgut austriak për fëmijë Ernest Molnar, e cila u interpretu nga nxënësit e shkollës Pashko Vasa. Në këtë dramë interpretova rolin e Van Daurit të Këmishave të Kuqe. Rolin kryesorë e interpretoi i talentuari Çesk Jubani. Drama u prit me mjaft sukses.

Në vitin 1947-1948 u hap Shtëpija e Pionerit dhe u krijua krahas rretheve të tjera edhe rrethi i teatrit.

Nga viti 1948-1951 rrethi i jonë shfaqi tri drama të autorit rus Arkadi Gajdar: “Timuri dhe skuadra e tij”, “Komandanti i fortesës prej dëbore”, “Një mision i veçantë”. Në të tri dramat u aktivizova me mjaft ngarkesë.

Në vitin 1952, 17 vjeç, për arsye ekonomike u detyrova të hyj në punë, jo ma si pioner por si punëtor i ri.

Në vitin 1953, me shumë vështirësi, falë vullnetit tim u aktivizova pranë Shtëpisë së Kulturës dhe po në atë verë nën drejtimin e regjizorit të mirënjohur Andrea Skanjeti, u shfaq e para premierë e strades amatore “Estrada në Penxhere”. Shfaqjen e udhëhiqnin Tano Banushi dhe unë. Shfaqja pati mjaft humor dhe sukses.

Në vitin 1953-1954, kur sapo ishte krijuar Klubi i Puntorëve pranë Bashkimeve Profesionale më ftuan të luaj një rol tek drama bullgare “Traktoristat” me regjizore Violeta Sekuj. Me këtë dramë konkuruam në Takimin Zonal të Veriut ku u shpallëm Lauratë të këtij takimi. Unë u dallova me dipllomë nderi për interpretim të lartë.

Në fund të vitit 1954 mobilizohem në shërbimin ushtarak dhe mbasi kryej periudhën e betimit në regjimentin e ndërlidhjes, tërhiqem në Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë pranë estradës profesioniste në rolin e konferencierit të cilin e udhëhoqa deri në lirimin tim në fund të vitit 1956.

Viti 1957 e në vazhdim ishte mjaft i ngarkuar me aktivitete edhe pse unë punoja marangoz në kooperativën e punim drurit. Me Shtëpinë e Kulturës nën drejtimin e të mirënjohurit Andrea Skanjeti shfaqëm dramën “Rinija e Baballarëve”, një dramë sovjetike e cila zuri vendin e parë në Lëvizjen Amatore Kombëtare. Në këtë dramë m’u besua pesha ma e madhe e roleve.

Gjatë kësaj kohe, regjizori i Trupës Profesioniste Lec Shllaku më ftoi të interpretoja tek drama “Shtatë Shaljanët” në rolin e Abdullahut (biri i vezirit të Shkodrës), dramë që duke u interpretuar nga mjeshtrat aktorë të dramaturgjisë shqiptare pati një jetëgjatësi të habitshme.

Gjatë vitit 1957-1958, po me trupën amatore të Shtëpisë së Kulturës, marr pjesë tek komedia brilante e Karlo Goldonit “Gjorgj Dade” e cila u prit mjaft mirë nga publiku shkodran si dhe nga ai i Korçës, Elbasanit, Tiranës e Durrësit duke krijuar bindjen se duhej të pranohesha në mes të Trupës Profesioniste të qytetit të Shkodrës. Andrra ime 23 vjeçare u arrit dhe me atë dëshirë e pasion i jam përveshur për 38 vjet aktorit e skenës si në teatër ashtu në estradë, e cila u krijua po në atë vit që unë hyra në teatër.

Mbas 8 vjetësh që unë punoja si aktor drame, me vendim të Komitetit të Partisë kalova aktor estrade. Një vit ma vonë, për arsye të materialeve që krijoheshin me vështirësi, provova për herë të parë t’i vij në ndihmë trupës së estradës duke shkruar skeçin tim të parë “Bac Byreku” i cili u luajt nga mjeshtri Tano Banushi, Zyliha Miloti, Jolanda Shala dhe Katerina Biga. Të gjitha këto që shkruaj në këtë autobiografi janë të dokumentuara në arkivat e Teatrit Migjeni. Pra në këtë vit hyra në vargun e autorëve humoristë.

Që nga viti 1967 e deri sot janë shkruar nga unë me qindra e qindra skeçe, parodi, dialogje emonologje. Materialet e mija janë pëlqye nga Trupa ime e janë kërkuar e luajtur nga Trupat e rretheve të ndryshme si ajo e Peshkopisë, Kukësit, Estradës së Ushtarit, Durrësit, Beratit, Elbasanit, Pogradecit si dhe nga lëvizja amatore e qëndrave të punës të qytetit tim e nga Mirdita, Lezha, Puka e të tjerë.

Kam kriju personalitetin tim me një arsim unik e dy të mesme me shkollë nate, por me intuitën e vullnetin tim, me pasion e këmbëngulje deri në ditën e daljes në pension.

Kam interpretu i uritur, i varfër, me tre fëmijë, i servijuar nga dashakeqas të mi, por i përkrahur dhe i inkurajuar nga kolegët e mi të vjetër në moshë por kollosa në skenë.

Arrita të meritoj nga publiku duartrokitjet dhe simpatinë e nga institucionet ma të larta shtetërore diplloma, medalje e në vitin 1974 Urdhërin Naim Frashëri i Klasit të III, në vitin 1980 Urdhërin Naim Frashëri të Klasit të II, në vitin 1988 Titullin e Lartë Artist i Merituar. Në vitin 1996, pak muaj përpara se ta mbyllja karrierën time profesioniste, në Takimin e Trupave Profesioniste në Tiranë, u diplomova “Aktori Më i Mirë i Karrierës”.

Jam përpjekur të jem i dashur me kolegët e mi për 38 vjet të qenies sime, me kolektivin, me të mirët e të këqinjtë, me artista e karrierista, me ata që më donin e që nuk më donin. Jam përpjekur të argëtoj publikun e varfër të asaj kohe por shumë të etur për gjininë e estradës.

Por mbyllja qe tragjike për Teatrin tim, për spektatorin tim, për qytetin tim. Ngjarjet e marsit të vitit 1997 kushtuan randë për gjith Shkodrën e në mes të sajë për artin skenik si shumë arte të tjera të qytetit të Djepit të Kulturës.

Në pamundësi me i rrezistu atij makabriteti që ngjau, mora rrugët e emigrimit për të qënë pranë fëmijëve të mi.

Nëse e kërkon nevoja e qytetit tim, që të vihet në vënd dëshira e qytetarëve shkodranë për një art ma cilësor në të gjitha degët e tij, për artin e skenës së humorit, unë përsëri me aq sa më ka mbetë e sa di vihem në dispozicion.

E kam për obligim ndaj qytetit që më rriti e më vlerësoi me meritën e lartë “Krenaria e Qytetit”.

http://www.shkodradaily.com/2014/09/paulin-preka.html

Filed Under: Histori

Dokumenti, si u la i lirë i infiltruari i Sigurimit

04/25/2017 by Pafragje

Tom Mernaçaj, njeriu që dorëzoi Banushin, u akuzua për agjitacion

Tom Gjek Mernaçaj, njeriu që rrezikoi duke neutralizuar forcërisht dhe duke dorëzuar tek autoritetet shqiptare Abdyl Banushin, një nga krerët e organizatës “Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare”, me qendër në Nju Jork të SHBA dhe autor i vendosjes së lëndëve eksplozive në Ambasadat shqiptare në Romë e Paris, është lënë i lirë në prill 1976, pas fiks një viti në burg.


Një vit më parë, pasi kishin kaluar në tokën shqiptare në Han të Hotit, ai kishte qëlluar me qytën e automatikut shokun e vet, duke e rrëzuar përtokë e dërguar përfundimisht drejt burgut të pashmangshëm. Në dokumentin, përmbajtja e të cilit do të jetë më poshtë, thuhet se fillimisht Tom Mernaçaj është mbajtur në burg për shkak se kishte pranuar të bëhej anëtar i organizatës “Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare” dhe se është lënë i lirë pasi ka kryer akt patriotik, duke dorëzuar Banushin para drejtësisë shqiptare.
Dokumenti
VENDIM
(Mbi pushimin e çështjes)
Në Tiranë, më 10.IV.1976
Unë Dhimitër Beshiri, hetuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, pasi studiova materialet në ngarkim të të pandehurit Tom Gjek Mernaçaj
KONSTATOVA
Në datën 8.IV.1975 është filluar çështja penale dhe është marrë në përgjegjësi penale në gjendje arresti Tom Gjek Mernaçaj për arsye se në orën 01:30 të datës së mësipërme është kapur në flagrancë nga rojet kufitare të postës së Hotit, Shkodër, duke hyrë ilegalisht në territorin e RPSH nëpërmjet Jugosllavisë, krim ky i parashikuar nga neni 255/1 i Kodit Penal të RPSH.
Nga hetimet e mëvonshme në muajt gusht-shtator 1974 Tom Gjek Mernaçaj, sipas propozimit të të pandehurit Abdyl Banushi, ka pranuar të bëhet anëtar i organizatës “Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare” dhe për këtë arsye u mor i pandehur për krimin e parashikuar nga neni 73/1 në lidhje me nenin 76 të Kodit Penal.
Nga tërësia e materialeve të grumbulluara në dosjen hetimore gjatë hetimit rezulton e provuar, se i lartpërmenduri që në momentin kur mësoi se organizata “Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare” zhvillonte veprimtari terroriste kundër RPSH dhe se vetë i pandehuri Abdyl Banushi paraqiste rrezikshmëri të theksuar për vendin tonë, vendosi ta dorëzonte atë në organet tona. Vepër të cilën ai e realizoi në datën 8 prill 1975, kohë kur sapo u futën në territorin shqiptar, e goditi atë në kokë dhe ua dorëzoi rojeve tona kufitare, duke kryer në këtë mënyrë një akt patriotik në shërbim të RPSH.
Nga sa sipër konkludohet se vepra e kryer nga i pandehuri Tom Gjek Mernaçaj nuk përbën figurën e krimit për të cilën është marrë i pandehur dhe për këtë arsye në bazë të nenit 196/1 në lidhje me nenin 98 pik 5 të Kodit të Procedurës Penale:
VENDOSA
Të pushoj çështjen penale në ngarkim të Tom Gjek Mernaçajt.
Këtë vendim t’ia komunikoj të lartpërmendurit, duke i marrë edhe nënshkrimin e tij.
HETUESI
Dhimitër Beshiri (firma)
Vendimi mu njoftua sot më datë 10.4.’76.
Tom Gjek Mernaçaj (firma)

Gazeta PANORAMA

Filed Under: Bota, Histori

“Banushi u zbërthye para hetuesve duke provuar inkriminimin”

04/23/2017 by Pafragje

Dokumenti/ Plani për të vendosur eksploziv në Ambasadën e RPSH në Vjenë

Aktakuza: Ai dhe Tom Mernaçaj dhanë shpjegime të hollësishme për veprimtarinë konkrete kundër Republikës së Shqipërisë

Kjo është pjesa e dytë e aktakuzës përfundimtare të hetuesisë ndaj Abdyl Banushit, një prej krerëve të organizatës “Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare”, me qendër në Nju Jork të SHBA, i cili, në vitet 1973-1975, me veprimtarinë e tij konkrete, u shndërrua në armikun numër 1 të regjimit komunist të Tiranës.


Në këtë dokument thuhet se provat e siguruara nga hetuesit janë marrë kryesisht nga dëshmitë e vetë Abdyl Banushit, që do të thotë se pas arrestimit në prill 1975, ai nuk ka vazhduar ta bëjë më tepër heroin dhe ka dhënë shpjegime të plota për veprimtarinë e tij para hetuesve. Në po këtë pjesë të dytë të aktakuzës hetuesit pohojnë se të dhëna shumë të rëndësishme për hetimin janë marrë edhe nga dëshmitë e të infiltruarit të Sigurimit të Shtetit, Tom Mernaçaj. Hetimet kanë provuar autorësinë e Banushit në vendosjen e eksplozivëve në Ambasadat shqiptare në Romë e Paris si dhe një sërë tentativash të tjera të ngjashme në dëm të shtetit shqiptar.
Dokumenti
…Në qershor 1974, pas kthimit në Nju-Jork të Abdyl Banushit dhe dy partnerëve të tjerë të grupit që drejtonte ai, u zhvillua mbledhja e kryesisë së organizatës në të cilën i pandehuri Abdyl Banushi, Ibrahim Rushiti dhe Prenk Lumaj raportuan mbi realizimin e detyrave të ngarkuara. Në këtë mbledhje, dy të fundit raportuan se pas ndarjes me të pandehurin vazhduan udhëtimin për në Ohër të Jugosllavisë dhe prej aty, nëpërmjet Shën-Naumit kaluan ilegalisht kufirin jugosllav-shqiptar në zonën e Pogradecit, u futën rreth 800 metra në thellësi të tokës sonë dhe pasi ndeshën në rojet tona kufitare, u larguan me panik në drejtim të territorit jugosllav, duke lënë në vendin e ngjarjes një çantë me lëndë eksplozive, materialet propagandistike, mjete notimi e pajisje të tjera, të cilat u gjetën nga organet tona dhe që administrohen në dosjen hetimore.
Veprat kriminale të sipërme, të kryera nga i pandehuri Abdyl Banushi, vërtetohen plotësisht nga vetë ngjarjet e ndodhura në Romë e në zonën kufitare të Pogradecit, materialet e gjetura dhe ekspertimet përkatëse të tyre, si dhe shpjegimet e hollësishme të dhëna në hetuesi nga i pandehuri Abdyl Banushi dhe dëshmitari Tom Mernaçaj. Më 13 shtator 1974, i pandehuri Abdyl Banushi, i ngarkuar nga kryesia e organizatës, së bashku me Lek Harapin e Sadik Mark Sadikun, të arratisur shqiptarë me banim në Paris dhe anëtar të kësaj organizate, kryen aktin tjetër terrorist, duke vendosur lëndë eksplozive në Ambasadën e RPSH në Francë. Megjithëse i pandehuri Abdyl Banushi pretendon se këtë vepër kriminale e kanë kryer Lek Harapi e Sadik Mark Sadiku dhe se ai personalisht nuk ka marrë pjesë në kryerjen e saj, nga provat e administruara në dosjen hetimore dhe konkretisht letra e Mexhit Dibrës; sekretar i Komitetit “Shqipëria e Lirë” drejtuar të arratisurit shqiptar Anton (Ndoc) Gjelaj, me banim në Greqi, dërguar dorazi me të pandehurin Abdyl Banushi në fund të muajit gusht 1974, si edhe deponimet e dëshmitarit Tom Mernaçaj, vërtetojnë ardhjen e Abdyl Banushit në Greqi për t’u furnizuar me lëndë eksplozive dhe pjesëmarrjen e tij të drejtpërdrejtë në kryerjen e këtij krimi. Në vazhdim të kryerjes së detyrave të planëzuara nga organizata “Fronti i Rezidencës Antistaliniste Shqiptare” në kuadrin e 30-vjetorit të çlirimit të atdheut, i pandehuri Abdyl Banushi, së bashku me dëshmitarin Tom Mernaçaj, me datën 10 nëntor 1974 u nisën nga Nju-Jorku për në Shqipëri, me qëllim për të kryer detyrat e ngarkuara nga kjo organizatë dhe konkretisht: Të hyjë ilegalisht në RPSH si drejtues i një bande të armatosur, të kryejë vepra terroriste duke vendosur lëndë eksplozive në Ambasadën e RP të Kinës dhe në monumentin e J.V. Stalinit në Tiranë, të verë në shërbim të organizatës elementë armiq të pushtetit popullor, njerëz të deklaruar e të dënuar për krime kundër shtetit, për t’i pasur baza të zgjerimit të veprimtarisë së tyre armiqësore dhe kryerjen e veprimtarisë së spiunazhit, t’u dërgonte prej këtu ambasadave të shteteve të huaja të akredituara në RPSH memorandume proteste në emër të organizatës, me qëllim për të provokuar ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike të këtyre shteteve në vendin tonë; të shpërndante materiale propagandistike me përmbajtje të theksuar armiqësore kundër pushtetit popullor dhe në kthim të vendoste lëndë eksplozive në Ambasadën e RPSH në Vjenë. Natën e 28-29 nëntorit 1974 i pandehuri Abdyl Banushi pasi u furnizua me lëndë eksplozive në bazën e tyre në Greqi, i ndihmuar nga të arratisurit Nikolla Plasoti, Lefter Guveli, Gaqo Gaqi e Arqile Tasho, të njohur si agjentë të zbulimit grek e amerikan dhe të përdorur nga ana e tyre në veprimtari diversioniste kundër vendit tonë, tentoi të futet ilegalisht në Shqipëri, në zonën e Konispolit, por për shkaqe të pavarura prej tij u detyrua të kthehet. Gjithashtu, i pandehuri Abdyl Banushi nuk mundi të realizojë as aktin terrorist në ambasadën tonë në Vjenë, për arsye se gjatë udhëtimit me tren në territorin jugosllav, në afërsi të Shkupit, organet jugosllave gjetën lëndët eksplozive, të cilat i pandehuri i kishte fshehur në një kabinë tjetër të trenit. Në këtë mënyrë, u detyrua të kthehet në Nju-Jork. Lidhur me këtë çështje, në hetuesi i pandehuri Abdyl Banushi dhe dëshmitari Tom Menaçaj kanë shpjeguar me hollësi misionin e ngarkuar nga organizata, itinerarin e përshkuar dhe shkaqet e mosrealizimit të tij. Me qëllim për të realizuar misionin e mësipërm, i pandehuri Abdyl Banushi, në datën 26 mars 1975 u nis përsëri nga Nju-Jorku dhe pasi u furnizua me armatime dhe lëndët eksplozive të nevojshme në bazën e tyre në Greqi, shkoi në Titograd të Jugosllavisë me qëllim për t’u futur ilegalisht në Shqipëri nga sektori kufitar i Shkodrës. Më datë 8 prill 1975, rreth orës 01:30, në kohën kur i pandehuri kishte kaluar kufirin shtetëror të RPSH dhe ishte futur ilegalisht 600-800 metra në thellësi të tokës sonë, dëshmitari Tom Mernaçaj e goditi atë me trupin e automatikut në kokë dhe ua dorëzoi rojeve tona kufitare. Kjo vepër kriminale vërtetohet plotësisht nga procesverbali dhe skica e vendit të ngjarjes në kufi, procesverbalet e pyetjes me cilësinë e dëshmitarëve të njësitit kufitar, shpjegimet e të pandehurit Abdyl Banushi, thëniet e dëshmitarit Tom Mernaçaj dhe armatimi. Lëndët eksplozive, materialet propagandistike e materialet e tjera që iu kapën të pandehurit në kohën e arrestimit të tij. Nga sa u parashtrua më sipër, konkludohet se krijimi i organizatës terroriste “Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare” nuk është veçse një hallkë tjetër në veprimtarinë armiqësore të imperializmit amerikan kundër vendit tonë. Në lidhje me këtë çështje, përgjegjësi të rëndë mbajnë edhe shtetet fqinje: Jugosllavia, Greqia dhe Italia, që shërbejnë si strofka ku kanë gjetur strehë kriminelët shqiptarë, të cilëve u janë dhënë të gjitha lehtësitë e nevojshme për zhvillimin e veprimtarisë së tyre armiqësore kundër RPSH.
Procesi hetimor në ngarkim të të pandehurit Abdyl Banushi vërteton se agjentët e njohur të zbulimit grek e amerikan, Nikolla Plasoti, Lefter Guveli, Gaqo Gaqi e Arqile Tasho, me banim në Janinë e Igumenicë të Greqisë, kamë shërbyer si bazë dhe mbështetje e fortë në të gjitha veprimet dhe aktet terroriste të organizatës “Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare” kundër RPSH dhe se territori jugosllav ka shërbyer si urë kalimi për bandat që kanë tentuar të futen ilegalisht në Shqipëri. Faktet që të pandehurit Abdyl Banushi, në nëntor të vitit 1974 iu kapën materialet propagandistike me përmbajtje të theksuar armiqësore kundër RPSH në doganën e Dubrovnikut dhe u la i lirë për të zhvilluar veprimtarinë kundër vendit tonë; se në maj të vitit 1974 kur të arratisurit Ibrahim Rushiti e Prenk Luma tentuan të kalonin ilegalisht kufirin jugosllavo-shqiptar në afërsi të Shën-Naumit u diktuan nga rojet jugosllave të kufirit, të cilët qëlluan edhe me armë dhe që nuk u ndoqën, por i lanë të lirë të futeshin në thellësi të tokës sonë, si edhe kapja e lëndëve eksplozive të pandehurve në dhjetor të vitit 1974, kur udhëtonin me tren në afërsi të Shkupit, nga ana e organeve jugosllave, vërtetojnë përgjithësinë e rëndë që mbajnë revizionistët jugosllav në veprimtarinë e armiqësore që zhvillohet kundër RPSH…
Në vitin 1945, duke qenë në kampet e përqendrimit në Gjermani, është vënë në shërbim të zbulimit amerikan dhe në dhjetor të po atij viti është dërguar në Shqipëri nga ai zbulim me detyra spiunazhi. Në gusht të vitit 1974 ai është dënuar me 4 vjet heqje lirie për krimin e vjedhjes; ndërsa në vitin 1951, disa ditë pas daljes së tij nga burgu, është arrestuar dhe dënuar me 10 vjet heqje lirie për krimin e spiunazhit dhe të tentativës për arratisje jashtë shtetit. Pas vuajtjes së dënimit, në vitin 1961, është internuar në fermën “Çlirimi” të Fierit, nga e cila si ndenji rreth 3 muaj, u arratis jashtë shtetit, në Greqi nëpërmjet sektorit kufitar të Gjirokastrës dhe që aty emigroi në SHBA, ku jetoi deri në kohën e arrestimit. Siç rezulton nga i gjithë materiali hetimor, i pandehuri Abdyl Banushi është një nga drejtuesit kryesorë të organizatës “Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare”, që zë vendin e katërt në kryesinë e saj, është marrë me gjetjen e rekrutimin e elementëve të tjerë në këtë organizatë, ka drejtuar punën propagandistike, ka prodhuar dokumente false që përdor organizata në fjalë në veprimtarinë e saj diversioniste kundër vendit tonë dhe ka marrë pjesë direkt në kryerjen e akteve terroriste kundër RPSH, si dhe përfaqësive tona diplomatike jashtë shtetit.Në mbështetje të të gjitha materialeve që parashtruam më sipër, ju paraqesim për gjykim të pandehurin:
Abdyl Banushi, i biri i Hakanit dhe i Faries, i datëlindjes 1928, lindur në fshatin Golem të Gjirokastrës dhe banues në Nju-Jork të SHBA, me kombësi e shtetësi shqiptare, i pamartuar, i dënuar në vitin 1974 me 4 vjet heqje lirie për krimin e vjedhjes dhe në vitin 1951 për krimin e spiunazhit dhe të tentativës për arratisje jashtë shtetit me 10 vjet heqje lirie, i arrestuar me datën 8 prill 1975, i cili akuzohet se:
Ka kryer krimet e parashikuara nga nenet 64 dhe 64. 66, 67, 68, 69 e 73 në lidhje me nenin 76 të Kodit Penal të RPSH.
Kjo akt-akuzë u përpilua sot në datën 13.04.1976 nga hetuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Sokrat Çomo dhe Dhimitër Beshiri.
Hetuesit:
Sokrat Çomo (firma)
Dhimitër Beshiri (firma)
Tiranë, më 13.4.1976


Dëshmitarët për Banushin Dokumenti në krah tregon listën e dëshmitarëve që janë thirrur në gjyqin e Abdyl Banushit, sipas propozimit të hetuesit të çështjes, Dhimitër Beshiri. Lista nis me të infiltruarin e Sigurimit të Shtetit, Tom Gjek Mernaçaj, bashkëpunëtorin e Abdyl Banushit. Ajo vazhdon me gruan e Tomës, Palina Mernaçaj, e cila kishte çelësat e shtëpisë së Abdyl Banushit në Nju Jork dhe që solli prej andej në Shqipëri disa prova të tjera shtesë, që provonin veprimtarinë e Banushit. Më tej lista vazhdon me dy dëshmitarë të arrestimit të tyre në Hot të Shkodrës si dhe dy dëshmitarë të tjerë që gjetën një çantë me sende të ndryshme, përfshirë dinamit e materiale propagandistike të organizatës “Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare”. Këto materiale u braktisën nga dy pjesëtarë të tjerë të kësaj organizate në afërsi të Pogradecit./Panorama/

Filed Under: Bota, Histori

Franc von Nopça, baroni hungarez që bëri të njohur botërisht ritet dhe zakonet e shqiptarëve

08/17/2016 by Pafragje

NOPCAAlbert Vataj

Pakkush deri atëherë kishte shkelur me këmbë çdo krep dhe shkëmb ku gjallonte jeta e vështirë e shqiptarëve, kishte jetësuar me pendë gjithçka që kishte parë dëgjuar e përjetuar, ishte shtruar me malësorët e Shqipërisë së Epërme në sofrat “ me buk e kry e zemër”.

Zakonet në varrim janë zakonet më konservative të popujve primitivë dhe nga ky shkak janë përhapur shumë në Ballkan. Sikur do të shikojmë gjurmët e gati çdo veprimi në varrimet në Shqipëri, edhe pse nganjëherë vetëm në ndonjë fshat të humbur, gjenden jo vetëm në Greqi dhe Serbi por edhe në Zibenbyrgen, bile edhe në Bukovinë. Rastet e izoluara kanë rëndësi etnologjike të jashtëzakonshme për të provuar se zakoni ka qenë i njëjtë në tërë gadishullin. Do t’i spjegojmë në pjesën paleotnologjike të veprës sonë, se cili është ky kult dhe çfarë elemente të huaj kanë hyrë në të.

GM041: Two men smoking in the Shala Valley (Photo: Giuseppe Massani, 1940).
GM041: Two men smoking in the Shala Valley (Photo: Giuseppe Massani, 1940).

Nëse do të vdesë ndonjë njeri në familje, në fshat ose në fis, sipas pikëpamjes shqiptare, këtë e tregojnë më parë disa shenja. Më mirë e tregojnë shpatullat e bagëtive të imta, pastaj kraharorët e zogjve. Përmbi mënyrën sesi parashikohet e ardhmja në këto mjete: është përshkruar në një kapitull të posaçëm, këtu vetëm e përmendim. Vdekja parashikohet edhe nga shenja të tjera. Sipas pikëpamjes së shqiptarëve por edhe të sicilianëve, rumunëve dhe muhamedanëve të Bosnjës dhe të Bullgarisë, çdo njeri ka në qiell yllin e tij dhe veçanërisht shqiptarët besojnë se njerëzit e shquar si mbretër dhe zyrtarë të lartë kanë një yll më të madh, më të bukur, kurse njerëzit e rëndomtë kanë yje të vegjël, me më pak dritë. Sipas këtij besimi çdo yll që shkëputet tregon vdekjen e një njeriu. Një besëtytni, që i përngjan kësaj, gjendet në Baden. Që çdonjëri ka yllin e tij, këtë besim e kanë edhe në Zvicër, në Bohemi dhe Oldenburg. Dhe qeni i një fshati kur ulurin (kuis) natën me kokë të ulur paralajmëron vdekjen e dikujt. Këtë e besojnë jo vetëm shqiptarët por edhe sicilianët, dalmatinët (Lesinë), kuçovllahët, rumunët dhe banorët e Azisë së Vogël. Pastaj këtë besëtytni mund ta ndeshësh në viset gjermanike gjer në Suedi.

Duhet therur një pulë, që këndon si këndes, se tregon një lajm të zi, që në familje dikush do të vdesë. Ky besim është romak, italian, sicilian dhe e gjejmë edhe në Bullgari, Rusi dhe Bohemi. Në Zibenbyrgen ka një variant, sipas të cilit duhet që pula, që këndon si këndes, të shikojë nga perëndimi.

GM034: The cemetery of Boga (Photo: Giuseppe Massani, 1940).
GM034: The cemetery of Boga (Photo: Giuseppe Massani, 1940).

Në kohën kur është shtruar sofra, është shenjë e keqe, po të këndojë këndesi, se paralajmëron vdekje në familje. Në këtë rast i urojnë që ngordhja t’i vijë atij dhe kështu e therin. Kur këndon pas buke paralajmëron vdekjen e një miku të shtëpisë. Kush shikon dy gjarpërinj në çastin që bashkohen ka një vdekje në familjen e tij, ose do t’i ndodhë një fatkeqësi. Këtë besëtytni e takojmë në Sicili dhe ka të ngjarë që burimin e ka në ato të Romës vjetër.

Në disa pika zakonet midis malcisë dhe qytetit të Shkodrës ndryshojnë. Sa vdes dikush i mbyllin kapakët e syve dhe i lidhin një shami nënë mjekër. Në malci i lidhin edhe këmbët, që kufoma të mos ikë. Ka të ngjarë që kjo e ka rrënjën te një besim i kotë, se në Lesinë kujtojnë që po të mos i lidhen (i qepen) këmbët, i vdekuri del nga vari dhe sillet si hije. Kjo ndodh edhe në disa vende të Bullgarisë. Në mënyrë simbolike në disa vise të Rumanisë, në Reshinar të Zibenbyngenit, i lidhin këmbët me një pe.

Kur i mbeten sytë të hapur një të vdekuri, ose kufoma nuk ftohet shpejt, atëherë kjo është shenjë që në familje do të vdesë dikush tjetër. Këtë besim e kanë edhe rumunët. Pasi pushojnë ulërimat e para të grave, lajmërojnë me lajmëtarë burrat, të cilët nuk tregojnë asnjë shenjë pikëllimi, fisin, miqtë dhe të njohur të largët të të vdekurit. Në Malcinë e Vogël, si në disa vise të Lituanisë prusiane, shpejt pas vdekjes së dikujt, bëjnë kurban për të vdekurin një qengj ose një dash, sipas zakonit të vjetër romak, të cilin e hanë ata që vinë për varrim. Po të bjerë varrimi në një ditë kreshme, atëherë e shtyjnë për t’u ngrënë të dielën.

Në Moldavi dikur thernin dele të zeza ose desh, bile pasi të kishte rënë nata, dy ditë pas varrimit. Gjakun e linin të kullonte në një gropë, lëkurën ia falnin priftit, që ndodhte në varrim. Përkundër në Hercegovinë dhe në Shqipëri në shtëpinë e të vdekurit nuk gatuhet gjellë në kohën midis vdekjes dhe varrimit.

GM024: Young woman from Puka (Photo: Giuseppe Massani, 1940).
GM024: Young woman from Puka (Photo: Giuseppe Massani, 1940).

Në Nikaj sofra e parë shtrohet në kohën kur i vdekuri ndodhet në shtëpi: në Apripa, ku mora pjesë edhe unë, u shtrua pas mesdite, pastaj ishte bërë varrimi. Hëngrën 13-20 gra dhe afër 400 burra. Edhe boshnjakët shtrojnë sofra, vetëm që muhamedanët nuk hanë veçse hallvë. Pasi e lajnë dhe e veshin të vdekurin, siç bëjnë në Bosnje, Rumani dhe në Bullgari, e mbulojnë pastaj me një mbulesë. Të pranishmit ruajnë natën të vdekurin dhe pinë ndërkaq raki dhe kafe.

Në Shqipëri, pikërisht si në Stamboll, në Rumani, në Zibenbyrgen, Maqedoni. Hercegovinë dhe në Malin e Zi, e ruajnë të vdekurin që të mos e kapërcejë atë ndonjë mace, se i vdekuri do të dilte nga varri dhe do të bëhej lugat. Edhe në Baden të Gjermanisë dhe në Zvicër i nxjerrin macet dhe qentë nga dhoma dhe shtëpia e të vdekurit. Edhe në Azinë e Vogël kujdesen që macet të mos e kapërcejnë kufomën, se nuk kalbet dhe kjo është shenjë e keqe. Por sidoqoftë këtu nuk ka konsekuencat e tmerrshme si në Ballkan. Shikojmë, që kjo besëtytni ballkanike e ka humbur fuqinë në Azinë e Vogël.

Në malcitë e veriut një ditë pas vdekjes ftojmë njerëz për të lëshuar vajin (kujën). Vaji përbëhet nga këngë të improvizuara me “Ku! Ku!” dhe “Le! Le!”, ku mburrin virtytet e të vdekurit. Vaji ka qenë përhapur dikur në tërë Evropën e Jugut dhe janë gjetur mbetje në Francën e Jugut dhe në Sicili. Varrimi bëhet kudo të nesërmen por mund të shtyhet, kur nuk lejojnë rrethanat, se çdo fis në Shqipërinë e Veriut ka varrezat e tij dhe prandaj farefisi lakmon ta varrosin në varrezat e fisit të vet. Vetëm kelmendasit, që vdesin në bjeshkë, nuk i zbresin te varrezat, por i varrosnin në bjeshkë. Por kur një shaljan vdes jashtë Shalës, si p.sh. afër Shkodrës, atëherë lakmojnë, me gjithë largësinë ta shpien në shtëpinë e tij. Prandaj koha e varrimit është e lidhur me largësinë e varrezave me kohën, që iu duhet miqve për të arritur në vend, etj.

GM022: Northern Albanian men greeting one another (Photo: Giuseppe Massani, 1940).
GM022: Northern Albanian men greeting one another (Photo: Giuseppe Massani, 1940).

Në Shqipëri (malcinë e veriut) nuk është, si në Malin e Zi, nevoja e një varrimi kishtar. Unë vetë jam ndodhur në dy varrime në malci dhe në fushë, ku ka munguar prifti. Sa më shumë njerëz e shoqërojnë të vdekurin te varrezat aq më shumë nder i bëhet atij dhe farefisit të tij. Shumë herë ndodh, që numri i tyre arrin 300 gjer 400 veta. Për ngushëllim përdoren formulat: “Ti shnosh!” me “Ju shnosh!”. Diçka në këtë mënyrë ngushëllojnë në Palestinë me fjalë: “Kokat shëndosh!” Përgjigja është: “Qofshin shëndoshë moshatarët dhe fëmijët e tuj!”

Në Shqipëri ndryshon afati i varrimit sipas vendit. Në Lezhë u vra natën vonë një kelmendas; të nesërmen shpejt në mëngjes e shpunë te varrezat e Nikshit në Eregnat dhe në mesditë e varrosën. Një mërturas, që ishte vrarë një ditë më parë dhe që ia kishin shtruar kufomën në varrezat e Apripës, e varrosën pasi perëndoi dielli. Të vdekurin e shtrijnë në një arkivol (tabut), i venë një mbulesë, pastaj dy burra të fortë e kapin arkivolin, i cili përbëhet nga dy breza druri të sharruar, midis të cilëve është mbërthyer një pëlhurë dy e gjysmë ½ pëllëmbë e gjerë dhe e mbartin me ndihmën e dy rripave, që i kanë lidhur në anët e brezave dhe që i varin mbi supet.

Në Malcinë e Madhe dhe të Vogël, para se ta nxjerrin të vdekurin nga shtëpia, e ngrein qivurin tri herë dhe tri herë e lëshojnë përdhe. Kjo e ndalon vdekjen të vijë përsëri në atë shtëpi. Në këtë rast në Rumani prekin me arkivol tri herë pragun e shtëpisë. Në Glasinac të Bosnjës e ulin arkivolin tri herë rrugës, për te varrezat, por në pjesën tjetër të Bosnjës duket se ky zakon mungon. Në Glasinac ngrehin gurë, atje ku kanë ulur të vdekurin rrugës për te varrezat. Ndalja rrugës për te varrezat, që është zakon në Glasinac, na kujton gjer diku një ngjarje në Rumani. Trashëgimtarët atje janë mjaft në gjendje të përballojnë shpenzimet e ceremonive kishtare siç janë lutjet, që bën popi, sa herë ndalet kufoma, duke kapërcyer ndonjë rrugë ose ndonjë përrua. Në këtë rast në Rumani nuk ngrehin gurë; atje ngrehin stivë gurësh vetëm në vende ku dikush ka dhënë shpirt nga shkaku i një fatkeqësie. Në Shqipëri ngrenë muranë në vendin e një vrasje. Këtë zakon e gjejmë te muhamedanët e Palestinës dhe përgjithësisht në Atlasin e Algjerisë (Stuhlmann). Murani iu përgjigjet “Marterln” në Alpet.

GM080: View of the Dukat Valley south of Vlora, taken from Llogara Pass (Photo: Giuseppe Massani, 1940).
GM080: View of the Dukat Valley south of Vlora, taken from Llogara Pass (Photo: Giuseppe Massani, 1940).

Në Malcinë e Madhe është zakon në vendin e shtëpisë, ku ka qenë shtrirë i vdekuri të venë një çanak me miell, që është caktuar për të vobektit. Në Trebinjë venë në atë vend një sahan me grurë, që ia flakin të vdekurit nga pas, nganjëherë bashkë me sahanin. Edhe në Maqedoni, siç bëhet edhe në Cerenicën e Malit Zi, i hedhin të vdekurit, kur e nxjerrin nga shtëpia një qyp nga pas. Romakët duket se kanë pasur një zakon të këtillë, se e thotë formula: “fractus est ei deus”. Edhe në Rumani kanë zakon në këtë rast, të thyejnë një qyp. Në Gjermani kjo të mbron kundër kthimit të shpirtit (Ëuttke).

Në Shqipëri, kur e nxjerrin të vdekurin nga shtëpia mbartësi i parë i qivurit pret tre dhëmbë (si në çetele) te trari, që mban derën. Gratë mundohen të ndalojnë, që t’u nxjerrin të vdekurin jashtë dhe bien mbi kufomë dhe e puthin atë. Të gjithë ata, që e takojnë rrugës grupin, që përcjell të vdekurin, përshëndetin njerëzit dhe të afërmit e të vdekurit me fjalët: “Zoti të dhëntë kyvet!”. Në Kelmend e vënë kufomën e zbuluar në një hije të varrezave, e lajnë dhe nderojnë, po të mos e kanë bërë më parë në shtëpi, i veshin petkat më të mira, i venë armët përbri dhe disa mollë në këmbët e kryqëzuara.

Zakoni të mbajnë vaj, (ta vajtojnë) pastaj ta ruajnë të vdekurin, ta lajnë dhe ta nderojnë është kaq universal, sa që në Shqipëri i venë të vdekurit pemë (fruta), ndërsa në Rumani ky zakon mungon. Të njëjtin zakon shqiptar e kanë grekët, maqedonasit dhe bullgarët dhe përdoret shumë, se këto fruta janë caktuar për farefisin e dhuronjësit në botën tjetër. Në Greqi i japin ftoj të vdekurit për farefisin në botën tjetër, një vajzë të vogël ia vënë në prehër. Në Bullgari nuk ka rëndësi vendi se ku, në Maqedoni i venë pemët midis këmbëve të të vdekurit. Në Prusinë Lindore iu venë fëmijëve të vegjël mollë. Në Rumani përputhet me këtë zakoni që, kur përcillnin të vdekurin, të marrin me vete një pemë (dru) me kokrra artificiale, të cilin e vendosin përbri varrit.

GM048: Father and daughter in Okol in the Shala Valley (Photo: Giuseppe Massani, 1940).
GM048: Father and daughter in Okol in the Shala Valley (Photo: Giuseppe Massani, 1940).

Kur vdes një vrasës para se të marrë ndjesën e kishës, atëherë e varrosin jashtë varrezave dhe vetëm pas 3 vjetëve e nxjerrin nga varri, e varrosin brenda në varrezat dhe bekojnë varrin e tij. Një kusar (cub), që vritet në kohën kur grabit, nuk varroset kurrë në tokë të bekuar, por mbetet jashtë varrezave. Edhe gërbulët (lebrosët) varrosen jashtë varrezave, për të mos infektuar të vdekurit e tjerë. Në Rumani, meqenëse vendi i varrezave është i vogël, shumë herë i varrosin të vdekurit në varre të vjetra. Kokat e të parëve i mbledhin me mundim dhe i hedhin mënjanë përsëri në varr. Por kur rastësisht varrimi bëhet ndaj të ngrysurit, atëherë ndodh që mbeten jashtë copë kockash, kështu që kudo nga të gjitha anët shikon kocka njerëzish.

Në varr i vdekuri është shtrirë me fytyrën nga lindja.  Në Çelëz varret shikojnë nga jugë-lindja. Në fusha më flisnin për një varr të vjetër që këmbët duhej t’i kishte nga ana e lindjes. Besëtytnia maqedonase se nuk është mirë të flejë njeriu me kokën në perëndim, se kështu janë orientuar kufomat në varr dhe besëtytnia bullgare se ai që fle me fytyrën nga dielli vdes, kanë padyshim lidhje me zakonin e vjetër, sipas të cilit varet orientoheshin prej perëndimit nga lindja.

Ky zakon gjendet edhe në Rumani, që çdo i vdekur të varroset në mënyrë që këmbët të drejtohen nga perëndimi dhe koka nga lindja. Këtë zakon të orientimit të varrit e kanë edhe sot ortodoksët e Bosnjës por katolikët e kanë humbur atë. Në Malcinë e Vogël e gërmojnë varrin e grave ½ m më thellë se të burrave që është zakonisht 1 m i thellë. Gërmimin e varrit e fillon punëtori më i vjetër, pasi ka prerë tre dhëmbë në bishtin e kazmës ose lopatës. Në Bosnjë e kanë ruajtur këtë zakon si duket vetëm në Grahovo, por vetëm që dhëmbët i bëjnë në bisht pasi të kenë gërmuar varrin. Kur gërmojnë të tri goditjet e para, në Shqipëri, i bëjnë me belin (kazmën) prapa kurrizit. Pasi mbaron punën e tij, punëtori nuk ia jep shokut veglën në dorë, por e lëshon mbi tokë, prej ku e ngre punëtori tjetër.

GM078: Ploughing on the banks of Lake Ohrid near Pogradec (Photo: Giuseppe Massani, 1940).
GM078: Ploughing on the banks of Lake Ohrid near Pogradec (Photo: Giuseppe Massani, 1940).

Kur punëtorë hapin një varr nuk i urojnë me: “Puna mbarë!”, as me “l’lumshin krahët”. Asnjerit nuk i lejohet, të kapërcejë një varr të hapur, as nuk është mirë të lihet bosh, por duhet vënë brenda një vegël (lopatë ose kazmë). Edhe në Rumani kujdesen që një fëmijë të mos e kapërcejë varrin e posagërmuar.

Kur bie shi dhe mbushet varri me ujë, atëherë thuhet, i vdekuri ka qenë njeri i keq, kur çel moti, thuhet e kundërta. Në Bohemi besojnë pikërisht të kundërtën. Ndërsa gërmohet varri fillon vaji i përgjithshëm. Në Malcinë e Vogël marrin pjesë të gjithë burrat, që kanë ardhur për varrim dhe nga gratë vetëm ato të farefisit. Në Kelmend i afrohen të vdekurit në gropë, sipas familjeve, natyrisht burrat veç dhe gratë veç. Gratë shkojnë me radhë sipas rangut në familje, ato në krye të mbuluara me shami koke dhe të gjitha duke qarë; pastaj tërhiqen mënjanë, për t’iu lëshuar vend atyre që vinë nga pas dhe ulen te koka e të vdekurit. Ka grupe burrash, që ngushëllojnë heshtas; të tjerë afrohen duke ruajtur zakonin e Malcisë Madhe dhe të Vogël. Në këtë rast, me këmbën e mëngjër përpara, qëndrojnë radhë përkrah njeri tjetrit me duart mbi hijet, afër 30 hapa larg nga i vdekuri. Kryetari i grupit del tani nga radha me këmbën e majtë përpara i thërret të vdekurit me emër, e pyet ku është dhe përse i la shokët, pastaj marshojnë të gjithë si me këmbajka [Mangallkë (Korça)] me gjunjë të ngrirë, kokën lart, me shikim jo të natyrshëm të ngulur në një drejtim nga përpara, pa asnjë lëvizje tjetër të trupit, përveç rrotullimit që shkaktojnë hapat, i afrohen kufomës. Gjesti nuk është aspak qesharak, përkundrazi ecja e ngrirë e njerëzve, që i afrohen të vdekurit, të ngjeth mishin.

GM043: Child staring out a window in Theth (Photo: Giuseppe Massani, 1940).
GM043: Child staring out a window in Theth (Photo: Giuseppe Massani, 1940).

Ndërkaq kali i të vdekurit në Kelmend, qëndron pranë të zotit, por sa afrohet njeri nga grupet që vajtojnë, ia nxjerrin atij përpara dhe kthehet me të te i vdekurit. Gjatë kohës, kur përcjellin të vdekurin i varin kalit në qafë dhe në kokë shami të zeza të disave nga gratë, që erdhën në varrim. Pas këtij akti çdo anëtar i grupeve vajtonjëse ndahet nga i vdekuri dhe të gjithë shpërndahen në varrezat, duke formuar grupe. Ulen përdhe bisedojnë me njeri tjetrin dhe pinë duhan.

Siç dihet, trakasit e vjetër dhe, më vonë, në fillim të kohës mesme, edhe popuj të tjerë, kishin zakon ta varrosnin kalin bashkë me të zotin. Nga pikëpamja historike është interesant që ky zakon ka mbetur në disa vise të malcisë, ku kuajt janë të rrallë. Kelmendasit kanë jetuar më parë në një vend ku kali luante rol më të madh, nga ç’luan në vendbanimin e sotshëm. Përmend me këtë rast, që kali lot një rol me rëndësi në kultin e të vdekurve të çerkezëve dhe të osetëve. Ceremonia me kalin duket se mungon në Malcinë e Vogël, dhe fakti që ekziston në Malcinë e Madhe shpjegon mbase, përse në shumë varre janë skalitur figura kuajsh.

Edhe në Malcinë e Vogël i afrohen grupet qivurit në mënyrën që përshkruam këtu, por, përveç ulërimave dhe vajtimeve, është zakon që në ekstazë të grisin gjak fytyrat, të rrahin kraharorin me grushte, sa të buçasë. Në Malin e Zi rrahin kokën me grushte dhe në Çeki kraharorin. Në Kelmend pasi kanë gërmuar varrin, përgatitin qivurin. Me ndihmën e një shufre të drejtë matet shtati i të vdekurit dhe qivuri ndërtohet tamam pas trupit. Këtë zakon e kanë edhe rumunët dhe thonë, se do ishte keq, sikur qivuri të ishte shumë i madh sa të mos e mbushte tërësisht kufoma e të vdekurit. Në rastin, që ndodha vetë, arkivoli ishte te supet gati dy herë më i gjerë se te këmbët, kishte pra formën e një trapezi. Në Malcinë e Vogël nuk goditin qivure. Në vend të këtij veshin varrin me afër 60 cm. mur të thatë. Edhe në Malin e Zi e quajnë përdorimin e qivurit një zakon të importuar.

GM070: Harvesting corn near Elbasan (Photo: Giuseppe Massani, 1940).
GM070: Harvesting corn near Elbasan (Photo: Giuseppe Massani, 1940).

Etiketa kërkon që, gjatë gjithë kohës së varrimit, farefisi të mos tregojë asnjë shenjë tronditje, bile të shfaqen me orë të mira, duke i përgjigjur çdo ngushëllonjësi, që shtëpia ka akoma shumë burra, të cilët janë aq trima dhe të zotë, si ai që la jetën, që humbja të duket kështu sa më e pakët që të jetë e mundur. Pasi janë mbledhur mjaft njerëz, qivuri është ndërtuar dhe varri gërmuar, në Kelmend e vendosnin qivurin anës më të gjatë të varrit, bile atje ku është grumbulluar dheu i gërmuar dhe kapakun e vënë pranë qivurit. Në çastin kur e ngrenë të vdekurin nga hija e madhe, për t’a mbartur pranë varrit, edhe grupet e njerëzve lënë hijet dhe mblidhen rreth varrit. Pasi mblidhen të gjithë, e vënë të vdekurin në qivur dhe burrat e farefisit afrohen për ta puthur në fytyrë dhe për tu përshëndetur me të; pastaj i marrim për kujtim kutinë e tabakos ose ndonjë copë veshje, e mbulojnë me savan dhe i mbërthejnë qivurit kapakun. Në Bogë është zakon, në këtë rast, t’i çierrin pakë savanin ose gishtin e vogël kufomës, se të dyja këto e ruajnë (konservojnë) atë në varr.

Në kundërshtim me zakonin shqiptar, që ta ruajnë kufomën të mos tretet, rumunët dhe grekët dëshirojnë që, kur ta hapin varrin pas disa viteve të mos gjejnë veçse kockat. Për kufomat, që nuk treten pas një kohe të gjatë, thuhet se shtrigojnë. Duhet pra, që të shpejtohet tretja e tyre, të hiqet mallkimi, që rëndon mbi të vdekurin, sipas pikëpamjes greke dhe rumune. Pal Nika në Flet, në Shqipërinë e Veriut, që pas shumë viteve e gjeti të patretur trupin e të atit, besonte se kjo tregonte që i ati, një burrë famëkeq në kohën e tij, kishte qenë në një farë mënyre i shenjtë.

GM047: Two girls of Okol the Shala Valley wearing xhubletas (bell-shaped skirts) (Photo: Giuseppe Massani, 1940).
GM047: Two girls of Okol the Shala Valley wearing xhubletas (bell-shaped skirts) (Photo: Giuseppe Massani, 1940).

Ceremonitë e varrimit në Malcinë e Madhe ndryshojnë pak nga ato të Malcisë së Vogël. Në Malcinë e Vogël i venë të vdekurit në gojë një metalik (monedhë) para se ta varrosin, të cilin më parë e sjellin tri herë rrotull varrit, pastaj i venë mbi kraharor një qiri të ndezur. Në disa rrethe në vend të qiriut venë mollë, siç thamë më lart. Në Malcinë e Madhe nuk është zakon t’i venë të vdekurit metalik në gojë. Meqenëse metaliku është tepricë e besëtytnisë pagane, kisha e ka ndaluar, por prapë, në mos haptas përdoret fshehtas. Sipas pikëpamjes shaljane, të vdekurit i venë metalikun në gojë, që t’i paguajë zotit të varrit varrin, në rast që ai kërkon dëmshpërblim, se siç thamë më lart trualli i varrezave është i ngushtë dhe lehtë mund të dëmtohet varri përsëri. Për këtë arsye edhe në Glasimac të Bosnjës, i venë të vdekurit në varr para të vogla (metalike). Në Hercegovinë i venë në varr të vdekurit disa pare të vogla vetëm atëherë, siç pretendojnë, kur janë gjetur atje kocka. Zakon i “ovëlls”, sepse për këtë është fjala, sipas Tozerit, ka qenë në Greqi dhe në ishujt e Greqisë deri në bregdetin e Azisë së Vogël dhe, sipas Abbotit, edhe në Maqedoni. Mariana shkruan se dikur ka qenë në formën e vjetër edhe në Rumani. Edhe sot është zakon në Bullgari dhe në Rumani t’i venë të vdekurit në dorë të holla dhe, veç kësaj, kur e mbushin varrin, ndërsa njerëzit e shtëpisë hedhin dhe, të afërmit e të vdekurit hedhin në varr të holla të vogla.

Meqenëse në Malcinë e Vogël, si dhe në Malin e Zi, nuk ndërtojnë, në fund të varrit shtrojnë kashtë dhe lëkurë bagëtish, marrin armët e të vdekurit, e shtrijnë me rrobat e tij në varr, e mbulojnë me një savan, shpërndajnë mbi të duhan dhe mbi muret e thatë anës venë binarë, kështu që, kur ta mbushin varrin me dhe, të mos bjerë dhe mbi kufomën. Në Zibenbyrgen dhe në Bukovinë përdorin qivure dhe çdonjëri hedh një lopatë ose një dorë dhe në varr, me fjalët: “Hallall buka dhe kripa, që kemi ngrënë së bashku!”, pastaj përshëndetin të afërmit me: “Zoti ju dhashtë kyvet!” dhe “U pastë lan nafakën prapa!”.

GM035: Two shepherds in Theth (Photo: Giuseppe Massani, 1940).
GM035: Two shepherds in Theth (Photo: Giuseppe Massani, 1940).

Franc Nopça rrëfen Shqipërinë e një shekulli më parë

Orët, zanat, hijet, gjarpërinjtë, hijet, xhindet, katallanët… Një botë e tërë, të cilën e kemi zbuluar përrallash, por njëherë motit, në mos edhe sot diku-diku, në Shqipërinë e Veriut besohej…

Orët, zanat, hijet, gjarpërinjtë, hijet, xhindet, katallanët… Një botë e tërë, të cilën e kemi zbuluar përrallash, por njëherë motit, në mos edhe sot diku-diku, në Shqipërinë e Veriut besohej megjithëmend. Si dëshmi e kësaj jete të pasur besimesh, besëtytnish, zakonesh, dokesh, plot një shekull më pas na vjen një libër me autor baronin Franc Nopça: “Pikëpamje fetare, doket dhe zakonet e Malcisë së Madhe- Me disa veçanti nga krahinat e Zadrimës dhe nga Shkodra”, një botim i Qendrës së Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë, përkthyer nga dr. Mihal Zallari, dhe përgatitur për botim nga akad.assoc Marenglen Verli dhe dr. Edmond Malaj, shkruan “Panorama”. Siç mësojmë, Nopça, si një paleontolog dhe albanolog, ishte pasionuar pas jetës zakonore të vendeve të Ballkanit dhe udhëtoi shpesh në Shqipëri dhe në Jug të Ballkanit si në Bosnje, Kosovë, Maqedoni, Serbi prej vitit 1903 dhe Luftës së Parë Botërore. U përqendrua më së shumti në Shkodër, ku kthehej pas çdo udhëtimi nëpër malësinë e Veriut, ku përveçse mblodhi pasuritë shpirtërore të kësaj zone, na ka sjellë deri ditët tona një koleksion të mrekullueshëm fotografish, publikuar nga studiuesi Robert Elsie. Origjinalët e fotografive prej xhami ndodhen në Muzeun Hungarez të Historisë Natyrore (Magyar Természettudományi Múzeum) në Budapest. Përmes shënimeve të Nopçës, sot na vjen mënyra se si shqiptarët e shihnin botën një shekull më parë, ku besonin, çfarë i trembeshin, si jetonin, cilat ishin traditat dhe zakonet e tyre me raste lindjesh, dasmash e vdekjesh, si ushqeheshin e mjekoheshin. Por, Nopça nuk është mjaftuar me një mbledhje materialesh. Ai bën edhe një studim krahasimor mes zakoneve shqiptare dhe ato që ai ka hasur në vende të tjera të Ballkanit apo edhe në Europë, që nga Maqedonia, Greqia, Rumania, Bullgaria, deri në Francë, Gjermani e Lituani.

Lindja

.. Kur lind në Malci një djalë, atëherë ia lajmërojnë këtë të tërë fisit me zbrazje pushkësh dhe fqinjët dhe farefisi përgjigjen me pushkë. Lindja e një vajze nuk gëzon njeri. Në Hercegovinë, si edhe në Gjermani dhe në disa vise të Rumanisë (kuçovllahët) besojnë se do të ishte shenjë e mirë sikur fëmija të lindte me këmishë (cipa e vesë)…

Foshnja porsa lind, e lajnë me ujë të vakët dhe e mbështjellin me pelena prej leshi, e vënë në djepin e vogël, i japin të thithi një brumë, që e bëjnë me gjalpë, sheqer e me ujë të ftohtë të mbështjellë me pëlhurë; pastaj e mbulojnë me një pallto, që të mos bëhet llafazan. Nuk kam dëgjuar gjë nëse përdorin magji në ujin e banjës. Foshnjën, që mezi i hap sytë, e forcojnë, duke i fërkuar kokën me të verdhin e vesë; pastaj ia lidhin kokën  me një copë pëlhurë. Edhe në Rumani i mjekojnë fëmijët e dobët me të verdhën e vezës. Si në Bullgari e në Rumani, ashtu edhe në Shqipëri, besojnë se shtrigat mund t’iu bëjnë keq lehtas fëmijëve të porsalindur. Pra, i mbrojnë ata me hajmali dhe me hudhra.

Martesa në Shkodër

Dasma Shkodrane nje nga pikturat me te njohura te Kol Idromenos. Ne kete pikture deshmohen tradita e dasmes, veshjet, rituali_Publikoi Albert Vataj
Dasma Shkodrane nje nga pikturat me te njohura te Kol Idromenos. Ne kete pikture deshmohen tradita e dasmes, veshjet, rituali_Publikoi Albert Vataj

Pas fejesës, dhëndri godit banesën e re dhe familja e nuses përgatit pajën e nuses. Në Shkodër e hëna është dita e martesës, kurse në Rumani dhe në Maqedoninë greke të hënën e kanë për keq. Muhamedanët e Shkodrës martohen të dielën ose të enjten, pra si në Rumani. Fejesa në Shkodër, si edhe në Malci, bëhet pa u njojtur djali me vajzën, pa e parë kurrë njëri-tjetrin. Tani ka hyrë zakoni që ia japin dhëndrit fshehtas fotografinë e nuses. Praktikisht, ky gjest nuk ka asnjë rëndësi, edhe sikur në fotografi vajza të jetë e shëmtuar, se djali duhet të marrë për grua atë që i caktojnë prindërit. Duhet martesa të bëhet të hënën, atëherë është zakon, në dasma të mëdha, që mbajnë shumë ditë, të ftohen për të ngrënë drekën në familjen e nuses farefisi më i afërm i dhëndrit që të mërkurën para dasmës; të enjten thirren të gjithë miqtë, të njohurit dhe dy nga farefisi i dhëndrit, në këtë rast dorëzohet dhe dhurata që i bën dhëndri nuses… Dhuratën e sjell gjithmonë një djalë, ky duhet të jetë ogur, që nusja të lindë djem dhe jo vajza…

Të premten mbrëma i lyejnë flokët nuses, duke përdorur si mjet një çorbë të ngatërruar prej goglash, lule shqerrash, gur kali fletë kulpre, dafinë. Me këtë mjet lyejnë flokët të premten dhe i lënë ashtu të tërë ditën e shtunë. Një gjë të këtillë përdorin grekët e Maqedonisë…

Vdekja

Funeral malisor. Vite 1930. Mirditë? Funeral rite in Albanian mountains area, 1930s. Rite funéraire de montagnards albanais, années 1930.
Funeral malisor. Vite 1930. Mirditë? Funeral rite in Albanian mountains area, 1930s. Rite funéraire de montagnards albanais, années 1930.

Në disa pika zakonet midis Malcisë dhe qytetit të Shkodrës ndryshojnë. Sa vdes dikush, i mbyllin kapakët e syve dhe i lidhin një shami nën mjekër. Në Malci i lidhin edhe këmbët, që kufoma të mos ikë. Ka të ngjarë që kjo e ka rrënjën te një besim i kotë, se në Lesinë kujtojnë se po të mos i lidhen (i qepen) këmbët, i vdekuri del nga varri dhe sillet si hije. Kjo ndodh edhe në disa vende të Bullgarisë. Në mënyrë simbolike, në disa vise të Rumanisë, në reshinar të Zibenbyngenit, i lidhin këmbët me një pe. Kur i mbeten sytë hapur një të vdekuri, ose kur kufoma nuk ftohet shpejt, atëherë kjo është shenjë që në familje do të vdesë dikush tjetër. Këtë besim e kanë edhe rumunët. Pasi pushojnë ulërimat e para të grave, lajmërojnë me lajmëtarë burrat, të cilët nuk tregojnë asnjë shenjë pikëllimi, fisin, miqtë dhe të njohur të largët të të vdekurit. Në Malcinë e Vogël, si në disa vise të Lituanisë prusiane, shpejt pas vdekjes së dikujt bëjnë kurban për të vdekurin një qengj ose një dash, sipas zakonit të vjetër romak, të cilin e hanë ata që vijnë për varrim. Po të bjerë varrimi në një ditë kreshme, atëherë e shtyjnë për t’u ngrënë të dielën…

´Raporti mbi një udhëtim është në të vërtetë gjëja më e rrezikshme. Sepse çdo gjykim i papërshtatshëm jo vetëm që u bie në vesh malësorëve por edhe e keqkuptojnë jashtë çdo mase.´ A. Wirth, Në Shqipëri, ´Neue Rundschau´, 1908 Këtu citue simbas Nopcs-es në ´Nga Shala dhe Kelmendi´ Sarajevë
´Raporti mbi një udhëtim është në të vërtetë gjëja më e rrezikshme. Sepse çdo gjykim i papërshtatshëm jo vetëm që u bie në vesh malësorëve por edhe e keqkuptojnë jashtë çdo mase.´
A. Wirth, Në Shqipëri, ´Neue Rundschau´, 1908
Këtu citue simbas Nopcs-es në ´Nga Shala dhe Kelmendi´ Sarajevë/http://albertvataj.com/

Filed Under: Bota, Histori

Dedë Coku me shokët e tij të atëdhetarisë , në luftë për pavarësinë e Shqiperisë…!

08/06/2016 by Pafragje

DedeCoku-(In memoriam me rastin e 71 vjetorit të pushkatimit nga “shteti” komunist)

Nga  Ndue  BACAJ 

Kelmendasit  (si dhe Malesorët e Malesisë Madhe e tjer)  , ndonse per aresye ekonomike , “kanunore” apo politike , ndër mote e shekuj  janë  detyruar të  largohen nga trojet e tyre autoktone , ku  para-ardhesit e tyre  kishin lindur , rritur ,burreruar dhe me breza të tërë kishin fituar emër të mirë per  besë , burreri , bujari , fisnikri ,urti , trimeri  dhe atdhetari , Kelmendasit  këto  vlera e vertyte nuk i harruan kurr , por i kanë ruajtur me “fanatizem” si gjënë më të shtrenjtë. Është kjo aresyeja që Kelmendasit kudo ku kanë jetuar  e punuar kanë kultivuar atë jetë të devotshme , krenare  e mbi të gjitha atdhetare  si vëllezerit e tyre që jetonin në trojet e tyre autoktone  të Kelmendit e Malesisë. Kelmendasit e veçanarsiht ata që me një fjalë i quajmë të “Nënshkodres” janë shembulli më sinjifikativ  i kesaj trashigimie. Nga kjo trashigimi e mrekullueshme kelmendasish atdhetar , menduan që kesaj radhe të ndajmë me “shenjë” trimin e urtë e atdhetar  Dedë  Cokun e “Gurzit”.  Dedë Coku kishte lindur në vitin 1870, dhe ishte djali i trimit të njohur  Cok  Prekës  të  Nikçit të Kelmendit , ku kjo derë bujare ishte shquar ndër mote e shekuj per besë bujari , trimeri e atdhetari .Per keto cilesi në  bajrakun e Nikçit , kjo shtepi  njihej si derë e parë. Ketë trashigimi të çmuar  kjo derë fisnike e mbarti dhe mbajti me nderë , erz e faqe të bardhë edhe në Breg të Mates , ku ajo ishte “detyruar” të banonte prej dekadash. Është kjo aresyeja që  shtepia e Cok  Prekes  në Gurzë e Breg të Mates u shqua per  besë , fisnikëri , bujari , burrëri , trimeri , urti e atdhetari , ndaj ketu ajo shtepi dante me shej në emrin e Cokut , si shtepia e  Cokajve…  Djemt e kesaje dere u shquan pa perjashtim per atdhetari , por  si më njohurit janë Dedë Coku dhe vellai i tij  Gjeto Coku të cilët njihen si   mendeqar  e luftëtarë  trima në mbrojtje të lirisë ,të drejtave kombetare dhe trojeve etnike shqiptare ,veçanarisht në vigjilje të shpalljes së pavaresisë së Shqiperisë dhe ndertimit të institucioneve shtetrore…

Dedë  Coku  prijes popullor  në luftë per paveresinë e Shqiperisë

Dedë Çokut si prijes popullor i kishte shkuar  zani deri te qeveritaret  me randësi të Turkisë .  Hasan Riza Pasha ,valija i Shkodres  e kishte  thirrur  Dedë  Cokun në një takim “miqësor”, duke i besuar disa “fjalë” të cilat mund tja thoshte vetem një burri trim e besnik  që e njihte…. Dedë  Cokun  e kishte sigurua baron Nopça e ndonjë mik tjeter në Vjenë se Hasan Rizaja nuk ishte kunder pavaresisë së Shqiperisë pasi Turkia kishte mbarua per Shqipninin , që rrezikohej të coptohej nga fqinjet shoven…Nuk kaluan veç dy javë pas ketij takimi dhe kajmekami i Lezhes u lypë Malësorëve  xhelep , të dheta  e detyrimin e sherbimit ushtarak…Krenët marrin fjalen e kajmekamit dhe  në nesre therrasin në kuvend te Kisha e Bregut Mates burr per shtepi , ku së bashku krenë e vogjli , pa pasë nevojë me rrahë çeshtjen bajnë  be  në Ungjill , jo veç mos me i dhanë turkut çka nuk i kishin dhanë , por mos me ja da të zezen aty e mbrapa deri sa të fitojshin autonominë e plotë kombëtare ,ose të mbarojshin me gja e me krye. Tuj pas marr vesht qeverija e Lezhes vendimin e Malësorve  me ju shtrua urdhnit dhanun , dhe duke pasur mendimin me dalun me verua në Mirditë , Kajmekami i atij qyteti  me 22 qershor (1912) , nji ditë perpara se malësorët të niseshin per bjeshkë , u drejtua me 600 ushtar me u zanë shkallen e Pllanës e  të Minjollit e ashtu me u pre rrugen e Mirditës e Kurbinit.  Pa dalë kerkun drita  Dedë Cokut i erdhi lajmi prej nji miku per rrezikun që i kanosej. Deda lajmroi mbarë vendin të merrshin rob e robi e gjan e madh e tu niseshin sa ma parë per udhtim , e vetë me tridhjetë e dy shokë  ,ku ishin ma trimat  zunë  dy prita per me sigurua kalimin e karvaneve. Njana pritë u vu te trapi i Gurzit  e tjetra te kalldrami i Barbullojës. Nuk kishin kalua ma se dy orë që ishte lajmrua vendi , e shumica e karvaneve ishin nisë , e të tjerat në të nisun e siper , kur dalin kundruell pritës kalldramit e Barbullojës katerdhjetë ushtarë të primun prej kajmekamittë Lezhes . Kur e shikon ketë Dedë Coku ,kryetar i çetës të malësorve  jep kushtrimin te shoket e tij : – Bini burra se sot asht dita me dekë ,dhe sillet kah ushtaret e kajmekamit e u viket : – Kush të jet shqiptar  ndër ju të shmanget se nuk kemi të keq me shqiptarët , veç me qeverinë.  Pa i krye mirë keto fjalë krisi pushka mbi ta , dhe ma i pari që u rrezua ishte kajmekami . Ushtaret në fillim u pshtjelluan e menjiherë muaren iken , por per së shpejti u bashkuan me një ushtri të madhe turke që e kishin pas lanë mbrapa , me të cilen u riorganizuan per

të shti në rreth malësorët… Por malësorët nuk u friguen dhe vijuan luften e tyre të primun nga Dedë Çoku…Me luftëtarët malësor u bashkuen edhe disa gra e vajza pasi kishin sigurua karvanet… (At  Marin Sirdani ,Ndriçime të Historisë ,të kultures e artit shqiptarë ,fq.140-142). Dedë  Coku per trimerinë dhe largëpamsinë  e treguar  në krye të trimave kryengritës antiosman  është “thirrur “  Leonida i Bregut Matës. Ndersa   populli i Gurëzit e më gjërë i thuri kengë Dedë Cokut dhe trimave të kesaj  lufte , ku nga kjo kengë popullore po kujtojmë :

“ Ky Dedë  Coku në kal me shalë ,

Të tanë Gurzit po i çon fjalë :

Ruanje burra mirë atë zallë ,

Se këndej  s’lë  asqer me dalë ,

Ka vojtë lajmi në hyqymet ,

Per asqer ske pse dvetë...”

Ndersa poeti kombetar At Gjergj Fishta në ”Iliaden shqiptare “ Lahuta e Malesisë  i kushton ketij trimi atdhetar mjaft vargje domethenese , pak nga keto po i citojmë:

“Deda i Cokut kur ka ndie ,

se prej Lezhet kaluar atit ,

Kajmekami vjen me ushtri ,

grue e fëmijë ka qitë ai shpatit ,

e me shokë  e me komitë ;

pika e djalit ku kish qellue ,

ka vojtë trimi e ka zanë në pritë ,

mirë ku në armë ata shterngue ,

kanë dhanë fjalen  ,janë betue ,

pushken turkut me ia vu ,

prej Shqipnisë turkun me dbu…” (At Gjergj Fishta ,Lahuta e Malësisë ,fq.483).

Per ketë luftë trimash gazeta e komunitetkomunitetit shqiptar në Sofje “Liri e Shqipërisë”  do të shkruante: “ Malësorët e Bregut Mates tuj pa se gati në tanë Gegninë vllaznit e vet kanë rrokë armet e po luftojnë kundra turkut per lirinë e kombit , dhe keta nuk deshen të lejnë ,por nën kryesinë e atdhetarit të flaktë Dedë Çokut që është shtepi ma pasanike ndër malësor , lanë shtepiat e veta me 22 qershor e i dolen para një ushtrije turke që po shkonte prej lezhet në Tiranë  dhe u vunë pushken. Lufta zgjati nja tri orë dhe ushtrija turke u kthye mbrapa duke lanë të dekun kajmekamin e Lezhës , katër mylazima , 27 xhenderma dhe qindra ushtarë të vramë e të plagosun. Malësorët moren shumë kual , arka xhebrahane , rroba e mauzerre. Prej malësorve mbeten të dekun e të varruem 47 , e nder ta u plagos edhe Dedë Çoku me të kushririn…”.(Gazeta Liri e Shqiperisë , nr.47 dt. 26 qershor 1912). Vlenë të theksohet  se  trimi Nikollë Miri pati vra komandantin e një çete të ushtrisë turke ,të cilit i pat marrë armet e shpaten , dhe per të vëllan , Markun thuhej se pat vra ma se shtatëmbëdhjetë ushtar ,ndersa Llesh Nikë Daka meritoi me u quejt Leonida i Bregut Mates.. Trimi Llesh Nikë Daka (me të jatin Niken) do të shkruante një histori në vehte në kullen e tij të rrethuar perballë më shumë se 100 ushtareve turqë. Me ketë rast kujtohet edhe ndihma që i dha Lleshit plaku i urtë Rrust Ademi prej Nikçit… Në keto beteja u vranë komandanti i ushtrisë turke dhe 187 ushtarë..Prej Malesorve kelmendas e tjer  ranë heroikisht : Nikoll Miri , Pjeter Miri e Gjergj Nikolla , Mark Dedë Daka , Mirash Ujka  e  Haxhi  Cari- Nikçë , Kolë Lekë Bori –Bogë , Pjeter Bici , Llesh Sokoli –Vukel. Dedë Mirashi –Shkrel , Gjelosh Deli Shpendi- Shaljanë , Prengë Nikolla i Kthellas , dy gra e një femij të shpisë të Nikë Dakes dhe një kushrinë e Gjeto Cokut. Të plagosur mbeten  Dedë Coku  , Pjeter Sokoli-Nikçë ,Ujk Hasi- Seljanë  Mark Doda –Bogë , Prekë Gjoka – Vukel  dhe  e ama dhe e bija e Llesh Nikë Dakes. U dallua gjatë ketyre luftimeve edhe  trimi i urtë  Gjeto Coku e tjer . Kjo luftë e Lekëve  bëri pershtypje të madhe  në disa vise të Shqiperisë . Pa kalua e treta ditë e kesaj lufte do të vinin në kuvendin e  Rubigut, (që ishte ba qendra  e perpjekjeve të kryengritësve) ,  së bashku me prijesin malësor Dedë Coku , Pjeter Sokoli e tjer  edhe kapiten Marka Gjoni me disa krenë të Mirdites ; Gjin Pjeter Pervizi  me Masar beg Toptanin dhe me disa persona të tjer me rendesi të Shqiperisë së Mesme të cilet  pergëzuan  drejtuesit e kryengritjes per fitoren.. Kur shkoi zani i kesaj lufte në Shkoder ,dhe kosulli i Austrisë e mori vesh trimerinë e malesorëve kishte thënë : “Po ka shqiptarë si në kohen e Skenderbegut  ,por  nuk ka Skenderbeg  me i bashkue e me u pri ..” (At Marin Sirdani , po aty ,fq.143-145). Guximi i treguar prej malësorve u muar me simpati prej shumkujtë dhe menjeherë u bashkuan te Kuvendi Franceskan i Rubikut …per me u lidhë besen ndermjet vedit  per çeshtje kombetare  të perbashta. Ketu u beslidhen me Malësorë perveç krenve të dymbedhjetë bajrakëve (Mirditë)  edhe krenët e Krujes , të Kurbinit e të Tiranes.Nga pjesmarresit në ketë kuvend , perveç krereve të njohur malësorë e mirditorë dallohen edhe  Avdi Beg Toptanin me atdhetarin e flaktë Gjin Pjetrin e Skuarajve. Kuvendi kishte rendesi të madhe edhe  per bashkimin e  “elementeve” kristjan e muhamedan…( At M. Siradani ,Françeskanet në Shqipni dhe shqiptaret katolik në lamë të atdhetarisë,fq.143-144).  Emzot Jak Serreqi mbasi lexoi letren e lidhjes kundra turkut të nënshkrueme prej shumë krenëve të krishterë e muhamedanë (me entuziazem) do të thoshte :” A thue do të filloj një epokë e re  per të mjeren Shqiperi..?”.  Pushka e ketyre kryengritësve nuk “pushoi” më ,ajo pati jehon të madhe në të gjithë Shqiperinë. Gjatë ditve të para të korrikut  Dedë Coku së bashku me  Gjokë Doden (Shkrel) Kolec Markun (Triepsh) dhe Zog Sokolin (Thethë) dhe njëzet burra të zgjedhur arriten të kapin (te Bishti i Muzhlit) një barkë me matriale ushtarake ,që do të shkonte nga Durresi në Shen Gjin.

Me daten 24 korrik duke dalë drita trimat malësorë e kurbinas  të drejtuar nga Dedë Coku e Gjin Pjeter Pervizi (Skuraj) ,i zunë pritë te Bregu i Mates një taborri turk të komanduar nga  Ali Fehmi Kosturi që vinte nga Tirana.. Me 14 gusht 1912 kryengritesit , lekë , kurbinas dhe  prej bajrakve të Lezhes u nisen per në Durres ,ku mendonin ta çlironin  nga turqit dhe në kala të ngrejnë flamurin kombetare..( At  Marin Sirdani ,Ndriçime të Historisë ,të kultures e artit shqiptarë ,fq.147). Poeti kombetar At Gjergj Fishta u kendon ketyre trimave malesor me në krye Dedë Cokun …per ketë ngjarje të nisur me vargjet plot pathos patriotik :

Keta malësorët e Bregut Mates ,

permbas Dedës  e Llesh Nikë Dakes ,

kenkan nisë per muzg të nates ,

poshtë në atë Durres ata me ra ,

per të dbuem turkun e në kala ,

si lidhë besë ki’n  me “jalli”,

me ngreh flamurin kuq e zi..”.  (At Gjergj Fishta ,po aty , fq.485).

Me kryengritesit ishin bashkuar edhe Toptanet (Refiku e Masari me sekretarin e tij Zef Harapin). Por në Shen Jak (Shjakë)  Toptanet u larguan nga kryengritesit ,ndersa Zef  Harapi dhe Ceni i Sanës (vëllau i Abaz Kupit) ,qendruan me kryengritesit. Vlen të theksohet se Dedë Coku  mbante me vehte një flamur kombetare…Në Rrushkul kryengritesit takuan në pritë me të oranizuar nga shqiptarë filoturq (Shijakas). Ketu u zhvillua një betejë e ashper në cilen humben jeten 14 shijakas ,por ranë heroikisht  trimat: Kolec Marku prej Trieshit , Gjokë Doda prej Shkrelit , Zef Harapi prej Shkodret ,  Tom  Xhuxhi e Gjek Marash Haka prej Vuklit , Prelë Deli Shpendi prej Shalet , Mark Prend Dudi , Mark Per Zefi e Prengë  Nikollë Gjeçi prej Bulgrit. Ndersa u plagosen  Dedë Coku (per të dyten herë) dhe Llesh Nikë Daka , i cili nga plaget që mori vdiq me 28 gusht…(1912). (At  Marin Sirdani , po aty ,fq.150-152). Edhe pas kesaj ngjarje fatale me duhëm tradhtie nuk i ndali kryengritesit malesorë ,të mbajnë ndezur  zjarrin e lirisë ,ku me në krye vellezerit kelmendas  Dedë Coku e Gjeto Coku , shumë herë ndeshen me ushtritë turke në Shengjin ,në Lezhë dhe per gjatë rruges deri në Shkoder e më gjerë . Gjithsesi Kelmendasit e malesoret e tjerë të ketyre zonave ,së bashku me mirditor ,lezhjan ,kurbinas , krutanë e tjer perveç qendrese heroike ,ata ishin edhe pararendes të  mendimit të patrioteve  Ismail Qemali , Luigj Gurakuqi , Dom Nikoll Kaçorrin e tjer të cilet donin ta shpallnin pavaresinë  nga Durrësi (Sejfi  Vllamasi , Ballafaqime Politike 1897-1944 ,fq.47-48) , por ketu  nuk ishte e mundur , por fatësisht u arritë në Vlorë me 28 nentor 1912. Data 02 tetor ndoshta është simboli i ketyre perpjekjeve, por mjerisht në krye të ushtrive turke (edhe me shqiptarë fanatik…) ishte shqiptari tradhtar Esad Pash Toptani.. Gazeta shqiptare e Sofjes “Liri e Shqiperisë” me 12 tetor 1912 nder të tjera do të shkruante ..: “Kjo luftë u ba e rreptë fort ,kriste topi e pushka  pa ja da , e mos të vinte asqeri prej Lezhet  ,ushtria e Esad Pashes pat me u thye… Esadi me ushtrinë e tij dogji 150 shtepia të malësorve , e bashkë me keto shtepia dogji edhe kishen e qelen e priftit..

Ky Esadi po merret vesht sheshazi që u ba vegla e osmanllisë. Neve nuk na vjen keq që Esadi u ba tradhtor i Shqipnisë ,por ma fort na vjen keq që na hini pushka  nedrmjet shoqishoqit  e po vritna shqiptarë me shqiptarë ,per të miren e osmanllisë e per të zezen e Shqipnisë..”.  Ketë të zezë Esad Pasha e mori me vehte edhe kur pak ditë më vonë shkoi në Shkoder gjoja per të mbrojtur qytetin nga  Malazezet , por me tradhti organizoi vrasjen e Hasan Riza Pashes ,që ndonse nuk ishte shqiptarë qendroi e luftoi ,shumë më shumë se disa shqiptarë… Vlenë  të theksohet se Dedë  Coku veprimtarinë e tij  atdhetare  nuk e kishte  të “ndarë”  kurr  nga vendi i origjines (Kelmendi e Malesia e  Madhe) dhe kryetrimi  legjendar i shqiptarisë  Dedë Gjon Luli…

Dedë  Coku  pas  shpalljes  pavarësisë së Shqiperisë.

Dedë  Coku me shoket e tij të atdhetarisë edhe pas shpalljes së pavaresisë së Shqiperisë nuk e ndali luften per mbrojtjen e trojeve shqiptare nga pushtuesit e “ri” serbo-malazezët, të cilet kerkonin të  “grabisnin’ sa më shumë troje  nga  Shqiperia. Serbo-malazezet kishin arritur që në muajt e parë të vitit 1913 të pushtonin Shkodren , Lezhen e tjer ,por ata me 14 maj (1913) nën presionin e luftes mbrojtese të shqiptareve dhe fuqive të medha Europiane  ishin detyruar të largohen nga Shkodra , Lezha e troje të tjera… Në ketë kohë  Dedë Coku me të vëllan  Gjeto Cokun mblodhen burrat e rrethit Lezhes dhe në keshtjellë e në  bashki ngriten flamurin kombetar . Pas kesaj ata mblodhen edhe burrat e Kurbinit  e Zadrimes  dhe shpallen një qeveri (lokale) provizore..Kjo qeveri perfshinte  Lezhen , Shën Gjinin  me rrethe , Zadrimen , Kurbinin , Arbnin ,katundet e  Bregut Bunes e të bregut Drinit . Kah Shkodra perfshinte katundet deri afer qytetit , e në anen tjeter  mbaronte  me Ujë të Droes , Han të Lalgjit  e breg të detit. Gjithë ky vend  njihte per kryetar qeverijet Gjeto  Cokun dhe per N/kryetar  Dedë Cokun , të cilet qeverisnin me kanun të vendit nepermjet  një komisioni të veçant. Kishin caktuar  edhe zyrtaret ma të nevojshem per sigurin e vendit dhe  treqindë  xhandar. Kryetar i komisionit  të  Kurbinit  ishte Gjin Pjeter Pervizi e Palok  Miloti per Zadrimen… Fatkeqesisht kjo nuk vazhdoi gjatë dhe me 7 tetor 1913 vritet  tradhtisht  kryetari i qeverisë Lezhës (në ndonjë vend e quajnë edhe kryetar bashkie apo prefekt) , nga dora e një xhandari  prej  Mirdite… Vendin e Gjeto Cokut

e zuri si kryetar i Lezhes  vëllai i tij Dedë Coku… Në vitin 1914 Dedë  Coku  së bashku  me shumë patriot të tjer malësor e nëshkodrakë  e më gjërë ishte perkrahes i flaktë i Princ Vidit , dhe per ketë Deda me shoket e tij të atdhetarisë  luftuan kunder  kryengritjes  antishqiptare  të holldupëve me në krye Haxhi Qamilin  që kerkonin  sulltani  e sundimit turko-osman në Shqiperi. Në vitin 1915 Dedë Coku  me partinë e vet e pau të aresyshme tju a lëshojnë  pa pushkë “qeverinë” e Lezhes esadisteve ,pasi disa malësor ishin thyer prej Esadit ,dhe çdo rezistencë kishte rrezik  per një luftë civile në mes njeri tjetrit. (At Marin Sirdani , po aty ,fq.162-163).  Dedë Coku ishte shquar edhe si  një luftetar i paepur në mbrojtje të trojeve etnike shqiptare nga shovenet  serbo-malazez  , te cilet e kishin  kapur e internuar (me ndihmen e esadisteve) ..  Me daten 25 janar 1916 forcat Austro-Hungareze të drejtuara nga gjenerali  Ignac Trollman  liruan  nga internimi Dedë  Cokun  së bashku me patriotin  Luigj  Gurakuqi , Prengë Bibë Doden , Fejzi  Alizotin , Aqif  pashë  Biçakçiun  dhe Said Pashen.. (Kastriot  Dervishi ,gazeta 55 , dt.29 qershor 2016).   Në vitin 1917, Dedë Coku si patriot dhe politikan i sprovuar  ishte edhe antar i  një delegacioni të shqiptarëve që “vizituan” Vjenën zyrtare… Ky patriot i madh malësor vazhdimisht  qendroi në krah të atyre shqiptareve që donin të ndertonin një Shqiperi të  pavarur  , të lirë , të zhvilluar e demokratike , ndaj Deda kishte qenë pjesmarrës aktiv në kongresin  e  Lushnjes 1920 , dhe perkrahes i qeverive të mëpasme që punuan per Shqiperinë. Dedë Coku ka qenë deputet në parlamentin e  vitit 1924 . Ai perkrahu Ahmet Zogun kur bënte punë të mira , dhe ja “perplaste” në sy kur vepronte gabim. Në vitin 1937, Dedë Coku ishte në krye të një delegacioni të katolikëve  të veriut të Shqiperisë  që vizituan Romën dhe u takuan me Papën. Pushtimin fashist të Shqiperisë ky patriot e perjetoji me dhimbje , por një dhimbje shumë më e madhe dhe më e tmerrshme do ti vinte Shqiperisë me 29 nentor 1944 ,kur  komunistet me mashtrime , luftë civile e gjakë do të merrnin në “dorë” Shqiperinë. Ketë e dinte mirë patrioti i sprovuar nacionalist Dedë Coku , prandaj ai nuk u pajtua me komunistet ,ideologjin dhe pushtetin e tyre . Komunistet pa marrë parasysh kontributin  e madh në luften per shpalljen dhe konsolidimin e pavaresisë së Shqiperisë e denuan me  pushkatim  me 22  gusht të vitit 1945 , në moshen 75 vjeçare. Siç e kishin zakon komunistet  e pa fe e pa atdhe , trashigimtarët e Dedë Cokut i persekutuan , privuan e shpronsuan , deri në vitin 1991 ,kur  shteti komunist shqiptar u rrezua ,dhe në vend të tij “lindi” pluralizmi e demokracia. Në keto vite të demokracisë  patrioti Dedë Coku , u rivlersua per kontributin e tij atdhetar nga pushteti lokal  i Lezhes me titullin ,“Nderi i Lezhës” dhe nga Presidenti i Republikes (z. Bujar  Nishani)  më dekoraten  më të lartë  “Nderi i Kombit”…

 

Referencat:

  1. At Marin Sirdani ,Ndriçime të Historisë ,të kultures e artit shqiptarë ,fq.139-163.
  2. At M. Siradani ,Françeskanet në Shqipni dhe shqiptaret katolik në lamë të atdhetarisë ,fq.143-144.
  3. Gazeta “Liri e Shqipërisë” (botuar në Sofje) ,e dates 26 qershor 1912 në nr.47.

4.Sejfi  Vllamasi , Ballafaqime Politike 1897-1944 ,fq.47-48.

  1. At Gjergj Fishta ,Lahuta e Malësisë ,fq.483-485.
  2. Franc Baron Nopça ,Udhetime  nepër Ballkan (kujtime nga jeta ) ,fq.449-454 , 509.
  3. Gazeta “Liri e Shqiperisë”(botuar në Sofje) me 12 tetor 1912.
  4. Vlash Prendi , Kryengritja e Bregut Mates ,Gazeta “55”dt.11 nentor 2012.
  5. Lek Previzi , Gjin Pjetri ,Luftetar i shquar  i Rilindjes Kombetare https://books.google.al/books?isbn=1300202122
  6. Revista “Hylli i Dritës”,1914/7, f. 222 – 228.
  7. At Shtjefen Gjeçovi , Publicistikë ;“Atdhetarët e vërtetë”…“Shtyllat e Kombit”, f. 32 – 37. 
  8. Kastriot Dervishi ,gazeta 55 , dt.29 qershor 2016
  9. Ndue Bacaj, Kelmendi në rrugëtimet historike per pavaresinë e Shqiperisë 1911-1912 , kumtesë e mbajtur në simpoziumin shkencor “Kelmendi në Shekuj”,2012.

Malesi e Madhe ,qershor 2016

 

Filed Under: Diaspora, Emigrantet, Histori

Ndizet “zjarri” i pushkeve te Ded Gjo Lulit në diaspore

02/19/2016 by Pafragje

leke-leciPër AlbDreams nga Ndue GJEKAJ

Në foto Lek Leci Gjonaj- drejtuesi takimit

HOTI NE RRJELLAT SHEKUJVE.

Ashtu si dikur kur i thirriste Ded Gjon Luli ne kushtrim per lufte , hotjanet u mblodhen te dielen ne sallen e kishes se “Shen Palin” te bashkuar si vllazni në nje takim per te diskutuar rreth mundesise se organizimit te nje simpoziumi shkencor me te njejten titull.Ne emer te grupit organizator fjalen e hapjes e mbajti Lek Leci Gjonaj i cili tha;

FJALA E ZOTIT  LEK LECI GJONAJ

“I nderuari klerik Dom Fran Kolaj, te nderuaem vllazen e motra Hotjan, [Read more…]

Filed Under: Diaspora, Emigrantet, Histori, Hot, Malësi

Në nderim e perkujtim të 104 vjetorit të memorandumit të 9 shkurtit të vitit 1912…

02/09/2016 by Pafragje

ndue_bacaj1Perg. Ndue BACAJ

Kishin kaluar vetem pakë ditë më shumë se gjashtë muaj nga koha kur kishte pushuar lufta antiturke e kryengritësve malësor , (sipas marrveshjes së dates 2 gusht 1911) , dhe qeveria xhonturke e Stambollit u kishte premtuar kryengritesve , njohjen dhe zbatimin e 12 kerkesave autonomiste   të memorandumit të Greçes (10 – 23 qershor 1911) ,por kjo qeveri nuk po i zbatonte kerkesat e Malsoreve dhe Shqiptareve ,edhe pse garantë kishin qenë fuqitë e mëdha të Europes së kohes. Duke parë ketë gjendje që rendohej çdo ditë nga turqit e rinjë (xhonturqit) Krenet e Malesisë së Madhe ; të Hotit ,Grudes ,Kelmendit , Kastratit dhe Shkrelit , por edhe ata të Shales , Shoshit e Kirit vendosin të mblidhen në Hot   dhe të formulojne një Memorandum tjeter të cilin ju a dergojnë Fuqive të Medha të Europes ,per të nderhyrë pranë Qeverisë së Stambollit , per zbatimin e premtimeve per të cilat ishte ndalur (perkohesisht) kryengritja e mvehtesisë dhe flamurit…. Në nderim e perkujtim të kësaj ngjarje diplomatike menduam të citojmë të plotë tekstin e memorandumit sipas dokumentit 148 që gjindet në Aktet e Rilindjes Kombetare Shqiptare 1878 – 1912 , si më poshtë:

 

Hot 9 shkurt 1912

Memorandum drejtuar Fuqive të Mëdha me kërkesën per të ndërhyrë pranë qeverisë xhonturke per zbatimin e premtimeve të bëra prej saj malësorëve me 1911 :

“Ne ju parashtrojmë ankimet e hillura të malsoreve kunder shkeljeve nga qeveria osmane të marreveshjes së perfunduar vitin e kaluar midis sajë dhe neve . Kjo shkelje na detyron të shqetsojmë perfaqesuesit e Fuqive me kerkesen tonë per të nderhyrë pranë qeverise osmane dhe per ta bindur të marrë parasysh sa më parë të drejtat tona . Kerkesat që paraqitme mbeten në të vertet pa rezultat ; si rrjellim qellimi ynë duke paraqitur ketë memorandum është që të paralajmrohen Fuqitë per mundesinë e një prishje midis nesh dhe qeverise osmane , në rastë se kjo e fundit nuk do të plotesojnë ,brenda një kohe të shkurter ,detyrimet që ka marrë persiper në menyre të prerë vitin e kaluar:

  1. Kur ne malsoret u kthyem në vatrat tona në vijim të marreveshjes me qeverine ,në morem sigurimin e një falje të pergjithshme ,që do të shpallej ,per “fajet” e kryera para vetë marrveshjes ;megjithatë perfaqesuesit e Portes nuk kanë munguar që të gjejnë çdo rast per të na fyer e poshteruar me reprezalje në kundershtim me sa ishim marrë vesh.
  2. Premtimet në lidhje me zgjedhjen e mydirëve (kryepleqeve ) dhe të perfaqesuesve per çdo fisë nuk u mbajten ,sepse kjo nuk i shkon per hesapë Portes. Qeveria perdorë dhunen ,dhe kjo është në kundershtim me karten dhe me të drejtat që na u njohen edhe njeherë me anë të marrveshjes.
  3. Shkollat fillore që na u premtuan per Shalen ,Shoshin ,Shkrelin ,Kastratin , Gruden ,Hotin dhe Kelmendin ,nuk u hapen dhe nuk u emeruan as mesuesit ,megjithse arsimi është nevoja me e madhe që ndjen popullsia jonë . Kjo tregon qartë se qeveria kerkon të na lërë në padije ,ndersa ne deshirojmë perparimin.
  4. Megjithse qeveria na kishte premtuar ndertimin e rrugeve në Shale , Shosh ,Kastrat , Kelmend ,Shkrel e Grude ,asgjë nuk është bërë gjërë me sot. Është ndertuar vetem një rruge në Hot , por vetem per nevoja strategjike dhe aspak në interese të popullsisë.
  5. Shumë familje ,të cilave u ishte caktuar një shperblim per shtepitë e tyre të shkaterruara dhe familje të tjera të cileve nuk u ishte caktuar asnjë shperblim,janë harruar krejtesisht si njera pale ashtu edhe tjetra dhe ndodhen në mjerimin më të madh.
  6. Kishat tona dhe kuvendet tona janë shkaterruar dhe plaçkitur . Qeveria dhe komisioni as që mendojne të na zhdemtojnë .Prifterinjet tanë as nuk kanë ku të strehohen ,as edhe mjetet per të jetuar ,popullsitë tona nuk mund të kryejnë detyrat e tyre fetare.
  7. Megjithse na është njohur me marrveshje e drejta per tu çdëmtuar per të gjitha demet që kanë pësuar pasuritë tona të patundeshme ,ne ende nuk kemi marrë asgjë. Qeveria nuk mendon të na çdëmtojë, as per arat , as per vreshtat ,as per kopshtet e shkaterruara ose të djegura ,as per varret e demtuara nga ushtaret ; nuk mendon të na kthejë as bagetitë as bletet e vjedhura nga bashibozuket që kishte leshuar kunder nesh Turkia , megjithse dihet kush janë vjedhesit.
  8. Ashtu si Gruda ,Kelmendi , Kastrati , Shkreli, Shala dhe Hoti kanë të drejten që të marrin bukë dhe një lirë per një frymë-mashkull ,në çdo familje . Qeveria u ka mohuar ketë të drejtë ,duke shkelur keshtu marrveshjen,dhe keto dy rrethe ndodhen tani në një gjendje krejt të deshperuar .
  9. Megjithse është urgjente që të dergohen në Shkoder kreret tanë dhe paria jonë me rastin e zgjedhjeve politike ,ne, megjithatë nuk guxojmë ta bejmë një gjë të tille ,sepse komisioni në Shkoder është formuar në menyre të paligjeshme (dhe me qellime të pabesa ) . Keshtu per fajin e qeverisë ne jemi zhveshur edhe ketë herë nga e drejta jonë e votes..”

Keto janë ankimet e hillura që ne ju parashtrojmë dhe kemi aresye të                  besojmë se perfaqesuesit e Fuqive do t’i marrin parasyshë. “

Memorandumi shkruhet se është nenshkruar nga 50 krerë të malsoreve të Hotit ,Grudes ,Kelmendit ,Kastratit ,Shkrelit ,Shales ,Shoshit dhe Kirit. Fatkeqësisht emrat e nëshkruesve të memorandumit nuk janë shenuar në dokumentin që cituam ,por nuk ka asnjë dyshim se ishin po ata atdhetar që kishin udhëhequr me trimeri e urti kryengritjen antiturke të Malesisë Madhe e më gjërë të vitit 1911 ,me në krye kryetrimin e shqiptarisë Dedë Gjon Lulin ,dhe shokun e tij të atdhetarisë Mehmet Shpendin e Dukagjinit… Është interesante se në Gazeten “ La Nazione Albanese “ Pallagorio (Catanzaro) ,të 29 shkurtit 1912 që e boton ,thuhet se memorandumi u miratua në një mbledhje të krerëve të malsoreve në Potgoricë ,me 9 shkurt 1912 ,ndersa në koken e ketij memorandumi shkruhet vendi i miratimit Hot , 9 shkurt 1912 ,gjë që ne kemi më arësye ta besojmë ,pasi Hoti ishte mali , bajraku apo flamuri i parë i Malesisë Madhe e më gjerë , madje ishte edhe vendi ku kishte filluar e marrë zjarr kryengritja antiosmane e vitit 1911 , si pararendëse e shpalljes së pavaresisë të Shqiperisë me 28 nentorit 1912…Gjithsesi ky memorandum vertetonte edhe njeherë se shqiptaret -malësor besonin te Europa e kohës , dhe se ishin luftetarë të zotë edhe me pendë (rrugë diplomatike) , po aq sa ishin treguar edhe luftëtar trima e të paperkulur me pushkë , në mbrojtje të trojeve shqiptare dhe të drejtave të tyre , “zanat” që e kishin trashiguar besnikërish , shekull pas shekulli e brez pas brezi…

REFERENCA: – Akte te Rilindjes Kombetare Shqiptare 1878 -1912 ,Fq.232 -233, ASHSH ,Instituti i historise , perg. Nga Stefanaq Pollo dhe Selami Pulaha ,Tiranë 1978.

-Gazeta “La Nazione Albanese” Pallagorio (Catanzaro ) dt.29.02.1912.

Malesi e Madhe , 08 shkurt 2016

Filed Under: Diaspora, Emigrantet, Histori

NJOFTIM : Fondi Humanitar “Rapsha”

12/11/2015 by Pafragje

FONDI HUMANITAR RAPSHA

NJOFTIM

f-h-rapshaFondi Humanitar Rapsha njofton te gjithë antarët se me 12 Dhjetor 2015, do të organizoj darkën tradicionale, duke filluar në orën 7:00 të mbrëmjes në sallën e Kishës së Shën Palit.

Gjatë kësaj mbrëmje do të keni rastin të argëtoheni me këngë dhe valle të interpretuara nga grupi i valleve prane Kishës së “Shën Palit”, nën koreografinë e koreografes se njohur Joli Agolli, po ashtu nga antarët e Shoqëris Kulturo-Artistike Rapsha në mergim si dhe nga Grupi Bashkimi (Lenë dhe Gjon Lulgjuraj) nën orkestrimin e Ilir Lajçaj. Darka organizohet për të përkrahur fondin dhe për takimin vjetor tradicional të familjeve tona. Në këtë mbremje do të ketë edhe surpriza te tjera. Ejani të kalojme një mbrëmje gjithë së bashku dhe njekohesisht të ndihmojme bashkëvendasit tonë në vendlindje.

Hyrja është falas.

Mirë se vini.

FONDI HUMANITAR RAPSHA

Filed Under: Histori

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 229
  • Next Page »

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • “FALEMINDERIT” ALEKSANDËR VUÇIÇ, MIKU I MIRË DUKET NË DITË TË VËSHTIRË…!!
  • Lamtumire Prof.Skender Temali
  • U shënua në Nju Jork,110 vjetori i Kryengritjes së Malësise se Madhe (FOTOGRAFI)
  • (VIDEO) “UNE E DI SE ME VRASIN”
  • Rihapet Kutia e Pandorës për Hunter Biden djalin e Joseph Biden Jr.
  • Në Kosovë çdo gjë është politizuar…!
  • Lypës & prostituta
  • Kush po shtrembëron historinë?
  • Ligj i Ri për Nënshtetësinë Greke – Kushti i Parë: Njohja e Gjuhës!

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

(VIDEO) “UNE E DI SE ME VRASIN”

Nga: Kozeta BRUÇI Shkrim, dedikuar punes 17 … [Vazhdo....]

Lypës & prostituta

Nga Edmond Tupja Sipas disa miqve të mi … [Vazhdo....]

Kush po shtrembëron historinë?

… [Vazhdo....]

Ligj i Ri për Nënshtetësinë Greke – Kushti i Parë: Njohja e Gjuhës!

Me Ligjin 4735/2020 u bënë ndryshime të … [Vazhdo....]

Vetëm 3500 spektatorë holandezë do të lejohen ta ndjekin Eurovision 2021

Vetëm 3500 spektatorë do të shikojnë të gjitha … [Vazhdo....]

KRONIKANI I VDEKJEVE….

-Tregim nga Shefqet Meko- Ishte dimër i … [Vazhdo....]

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

KURIOZITETE

Gjuha shqipe nuk është matematikë, por është e rëndësishme sa matematika

03/30/2021 By Pafragje

Agim VuniqiProblemi gjuhësor te shqiptarët e Kosovës nuk është aq i thjeshtë, shumica e shqiptarëve të Kosovës dhe më gjërë, duke përfshirë udhëheqësit e shtetit belbëzojnë shqip, por edhe në gjuhët tjera, sepse nuk kanë gjuhën bazike të fortë, nuk e dijnë gjuhën shqipe, dhe duke arsyetuar atë mosdije vejnë në spikamë ideologjinë. Shkenca është […]

Patentat shqiptare njihen edhe në Itali dhe anasjelltas

03/29/2021 By Pafragje

Patentat shqiptare njihen zyrtarisht në Itali, dhe ato italiane anasjelltas. Pas marrëveshjes mes dy shteteve, tashmë vendimi është botuar sot në Fletoren Zyrtare. Tashmë shqiptarët mund të udhëtojnë pa probleme drejt Italisë me patentat që marrin në Shqipëri, dhe nuk kanë nevojë për konvertim në shtetin fqinj përtej Adriatikut.  Marrëveshja është në fuqi për 5 […]

Gjergj Hasanaj , personalitet me merita në fushën e arsimit, kulturës dhe folkloristikës shqiptare

03/25/2021 By Pafragje

 Gjekë Gjonaj Trieshjanët e kanë në gjen arsimin. Këtë a kanë dëshmuar disa personalitete të njohura të arsimit dhe kulturës mbarëshqiptare  nga ky cep i Malësisë,  që në fillimet e shekullit XX , të cilët u diplomuan në universitetet më të njohura evropiane  të kohës, ku edhe fituan titujt më të lartë shkencorë të profileve […]

Në perkujtim të 110 vjetorit të fillimit të kryengritjes kundër turkeosmane të Malësisë Madhe. (24 mars 1911-24 mars 2021).

03/24/2021 By Pafragje

Nga Ndue  BACAJ Si sot, 110 vite  më parë , me 24 mars 1911 do të fillonte kryengritja kundër turkeosmane e Malësisë Madhe. Kreshniku i Malësisë dhe shqiptarisë Ded Gjon Luli së bashku me trimat malësor të Hotit e Malësisë do të mesynin si duhi mali, dy çibanet turke që rendonin mbi keto troje ; […]

Siguria e pronës dhe e administrimit të tokës është përgjegjësi e shtetit, apo së paku do të duhej të ishte ashtu

03/24/2021 By Pafragje

Nuk është e pazakontë nëse fitoni kontestin në Gjykatë, edhe poqëse kryhet përmbarimi, ju sërish mund të kërcnoheni, sepse uzurpatorët kanë kuptuar brishtësin e zbatuesve të ligjit Agim Vuniqi Prishtina e ngrehinave shumëkatëshe me rrugë-dhi të ngushta është bërë shembull tipik i kaosit urban, i mbikalimeve me shkallë të rrëpishme, alpiniste, të pashfrytëzuara, që simbolizojnë […]

Përkujtojmë 32-vjetorin e kalimit në amshim të bariut shpirtëror dhe liderit të komunitetit tonë Mons. dr. Zef Oroshit

03/24/2021 By Pafragje

Klajd Kapinova Mons. dr. Zef Oroshi gjithë jetën i përgjuar nga diktatura komuniste Këtë vit mbushën 32 vjet nga kalimi në amshim i bariut shpirtëror dhe liderit të shquar dhe të paharruar të komunitetit shqiptaro amerikanë Mons. dr. Zef Oroshit (1912-1989). Sapo mbërriti me avion nga Italia në SHBA dhe u vendos në shtetin e […]

Gjama e burrave dhe vaji i grave në Malësi

03/18/2021 By Pafragje

Gjekë  Gjonaj Gjama e burrave, është një traditë që është përdorur nga burrat shqiptarë – malësorë  vetëm për burrat e vdekur. Ky ritual mortor në trevën e Malësisë së Mbishkodrës  është aq i vjetër sa edhe  në malësitë –krahinat tjera  veriore  shqiptare në Shqipëri, në   Kosovë, në Labëri  dhe në arbërorë të Greqisë. Sipas studiuesve […]

RETUSHUESIT- SI E KORREKTOJNË REALITETIN RAMA DHE VELIAJ

03/17/2021 By Pafragje

Po të kërkosh foljen “retushoj” në një prej fjalorëve online të Gjuhës Shqipe gjen lehtësisht se kuptimi i saj është bërja e ndryshimeve a përmirësimeve të imëta në një fotografi, në një film ose në një pikturë duke e ndrequr hollë e me mjeshtëri. Është i njohur ky proces gjatë viteve të diktaturës në vend, […]

Gjelosh Junçaj, rapsod i mrekullueshëm me zërin si pushka

03/13/2021 By Pafragje

Gjekë Gjonaj                        Në kërkim të lahutarit  më të vjetër  në Malësi   arrita  në  shtëpinë e  Gjelosh Junçaj, në Tuz, ku jeton një jetë të qetë, të bukur e në harmoni të plotë  me bashkëshorten e tij Marinë. Të dy intelektualë, profesorë të gjuhës dhe letërsisë shqipe, tashmë në pension. Bashkëbisedimi    me këtë çift     shembullor, […]

E kujt është republika ?

02/20/2021 By Pafragje

Agm VuniqiNganjëherë lajmet skandaloze të bëjnë të luash mendsh. Nuk janë vetëm lajmet por edhe këmbimi i llafeve që marrin karakter të ngjarjeve, nuk kisha thënë krejt “horror” po të dyshimta po se po. E çuditshme është urrejtja te njerëzit, sidomos kur ajo manifestohet për diçka që nuk është personale, e as që duhet të […]

Ulqini me borë

02/17/2021 By Pafragje

Gjekë Gjonaj Pas  një jave me të reshura të dendura shiu, të cilat shkaktuan përmbytje të mëdha  në shumë zona të Komunës së Ulqinit,  Ulqini sot  paradite u  përfshi nga reshjet e dëborës. Temperatura e mëngjesit është ulur në  zero gradë celsius gjë që ka sjellë edhe dëborën e parë në këtë dimër . Reshjet […]

I le “kuajt” në parajsën e marrëzisë

02/09/2021 By Pafragje

Marash Gilaj ( Fantazi mbi poezinë “Kuajt” të Gjekë Marinaj) Ti refuzove të të quanin kalë, Ndaj, çave ferrën tridhjetë vjet më parë. Fluturove larg, Duke kaptuar fusha , male, dete e qytete Sepse nuk doje të flisje gjithë jetën me vete. Ikën tre dekada, nga ajo kohë e mallkuar, I le “Kuajt” në parajsën […]

Gjekmarkaj “shpërthen” ndaj Nanos( Çfarë thoshte dikurë për Ramen-video)

02/05/2021 By Pafragje

Berisha të mundi disa herë me vota dhe të nxori në pension, kishe lyer flokët dhe mjekrën me bojë. U mbyll me Berishën në Pallatin e Zogut për t’i bërë presion Ramës Nga Agron Gjekmarkaj Pas 10 vitesh heshtje te perballuara me gajret Fatos Nano foli! Për të shkuaren foli dhe kur flet vetem per […]

LIBRAT E AKADEMIKUT ZEF PERGEGA LARTESOJNE KOMBIN SHQIPTAR

01/30/2021 By Pafragje

Një pasdite të qetë Tiranase, në ditët e para të vjeshtës 2020, teksa sapo isha kthyer nga nje tur pune në veri të vendit, monotoninë ma theu zilja e celularit tim. Nga ana tjetër e telefonit ishte Zef Pergega, miku im, prej më shumë se tridhjetë vjetësh. Në zërin e ngrohtë dhe plot mirësi të […]

Heronjët partiak

01/29/2021 By Pafragje

“Kush fitonte më tepër ay ishte usta, dhe kush nuk plaçkitte ish krejt budalla”, Noli Shkruan: Agim Vuniqi Qytetarët amerikanë flasin dhe shkruajnë shumë, është e drejtë e mbrojtur me ligj, “Bill of rights”, e drejta për të folur dhe për të shpehur mendimin “pa pardon”. Kjo të ndihmon shumë të shprehësh mllefin, pra kur […]

Tom Fitton dhe Judicial Watch tregojnë se listat e pista të votimit nënkuptuan zgjedhje të pista

01/28/2021 By Pafragje

“…California, vendosi një proces gjyqësor me ne dhe vitin e kaluar filloi procesi i heqjes së deri në 1.6 milion emrave joaktivë nga listat e Los Angeles County. Kentucky, gjithashtu filloi një pastrim të qindra mijëra regjistrimeve të vjetra vitin e kaluar, pasi hyri në një dekret pëlqimi, për t’i dhënë fund një tjetër procesi […]

Dukaj: Pakicat në Mal të Zi nuk duan getoizim

01/28/2021 By Pafragje

Politologu dhe analisti shqiptar nga Mali i Zi, Kristjan Dukaj për televizionin shtetëror të Malit të Zi (RTCG) i ftuar në emisionin “Mostovi”, foli për librin e tij të ri “Pakicat në Mal të Zi dhe mekanizmat ekzistues për mbrojtjen e tyre”, ku theksoi që pakicat në Mal të Zi nuk duan getoizim por integrim […]

Si po zhduket gjuha shqipe…!?

01/12/2021 By Pafragje

Bashkebisedim me shkase Gazmend Shaqiri, inxhinier i elektrikes në Kompanine me te madhe te automobileve Ford, Detroit, i brengosur për fatin e gjuhes shqipe me shkruan: I  percjelli emisionet televezive te Kosoves dhe Shqiperis dhe kam ardhe ne perfundim se mbrenda 10 deri ne 20 vjete nese nuk do ta dish Anglishten nuk do te […]

Ke po ndihmon Turqia …Shqiperine apo Ramen ?

01/07/2021 By Pafragje

Vizita e Rames ne Turqi eshte bere me ftesen personale te Sulltanit turk Erdogan dhe per formen qe po zhvillohet qe nga pritja me kuaj, tapete e sajdisje te nivelit me te larte shteteror qe nuk ju jane rezervuar as Trump. Merkel, Macronit etj por edhe ”koincidences ” se rastit se ajo zhvillohet vetem tre […]

80 vjetori i Vdekjes së At Gjergj Fishtes .

12/30/2020 By Pafragje

Nga Ndue  BACAJ 80 vite më parë, në moshen 69 vjeçare,  me 30 dhjetor 1940 , në  Shkoder  do të perhapej   lajmi i ndarjes nga jeta i njërit prej koloseve më të medhenj të fjales e vepres , At Gjergj Fishtes. “Yndyra” e intelektualizmit , nacionalizmit  ,por edhe i qytetarisë  së thjeshtë të Shkodres , […]

Aktor të mrekullueshem,gjithmonë të befasishem me humor.(Foto..)

12/29/2020 By Pafragje

Kur i prezantuan ne nje shfaqje ne France si aktore te Shkodres, ata nuk ngurruan aspak ta korrigjonin moderatoren duke i thene se vinin nga Malesia e Madhe. Kjo u shoqerua me duartrokitjet e zjarrta te publikut. Gac Kodrina dhe Qazim Cela jane dy aktore te mrekullueshem, qe kane krijuar nje dyshe te pandashme ne […]

REVISTA AMERIKANE “LIFE”KONSTATON SE NËNA TEREZE ËSHTË KRIJESA MË E PËRSOSUR MORALE DHE NJERËZORE E TË GJITHA KOHRAVE

12/25/2020 By Pafragje

Gjekë Gjonlekaj/New York Revista e njohur amerikane “LIFE” botoi këto ditë një numër special. Kjo është njëra prej revistave amerikane më të ilustruara dhe është shumë e njohur për fotografi të të shkëlqyeshme. Ç’prej Luftës së Dytë Botërore e deri në fund të viteve 70′ kryeredaktor i kësaj reviste për ilustrime fotografike ishte fotografi gjenial shqiptar Gjon […]

Selitë partiake diktojnë çdo gjë

12/17/2020 By Pafragje

Agim VuniqiKorrupsioni, premtimet…, nga “kallashët” politikë si duket patën sukses, të gjithë iu përshtatën rregullave të reja, çdo gjë e keçe “bleronte”, edhe muçitjet ishin tjetërfare, ato vinin nga shtëpitë publike, kështu pavrejtur shqiptarët fillojnë të tjetërsohen, lakmia për pushtet, lakmia për para, ua hapi portat e kullave shqiptare fajdexhive, fallxhive, mujsharëve.Agim Vuniqi Shumica e shteteve […]

Meditim nga një udhëtim në vendlindjen time

12/13/2020 By Pafragje

Kur vij në Triesh  kthehem në origjinë Gjekë Gjonaj I lodhur nga  koha e pandemisë në Ulqin   në fund të vjeshtës dhe në  fillim të dimrit vendosa të largohem nga jeta e përditshme e qytetit të përgjumur  për të kaluar disa orë të paharrueshme  mes natyrës së virgjër malore në vendlindjen time të dashur në […]

NJE MENDIM NDRYSHE

12/13/2020 By Pafragje

Sokol PARRUCA – Çeshtja e dhunes te ushtruar nga femijet eshte diçka qe duhet analizuar me thelle. Ato femije jetojne me prinderit , qe ne menyra te ndryshme shfaqin pakenaqesite e veshtiresite e jetes , turfullojne me ofshama per hallet e tyre , ne prani te femijeve…dhe bejne pergjegjese qeverine , per gjithcka te mbrapshte […]

Ku po SHKOJMË..?!

12/13/2020 By Pafragje

Sajmir Çoku – Humbja e shpresës, kriza e besimit, shpërlarja e trurit politikisht bashkë me kërcënimin e bukës e gojës, janë edhe arsyet kryesore pse sot po na qeverisin Bandat Politike për 30 vjet me vetë “Bekimin” e votave tona që me hir e pahir po mbajmë në PUSHTet Llumin më të Ndyrë të racës […]

Kush po na vret….

12/11/2020 By Pafragje

….Nuk po na vret thjesht ai polici injorant , qorr e kriminel …fanatik e militant partie ku pertej edhe budallallikut te vet e ku per nje rroge e nje pale kepuce ”gjermane” eshte i gatshem te vrase edhe femijen e vet…As ai polici qe ”shkeli rregulloren” e nuk e pa viktimen se ishte nate por […]

Mut Nano & Nexhmija dhe…Nene Tereza ne mes tyre…

12/07/2020 By Pafragje

Si te mos mjaftohet me helmin, llumin, balten e vrerin qe derdh e hedh cdo dite mbi Shqiperine e shqiptareve prej gojes se tij te ndyre e mendjes se tij te qelbur antinjeriu e antishqiptari Mut Nano i cili qe i vetmi qe se bashku me fshatarin provincial e te pa ndreqshem te Cermenikes Tualet […]

Rama do të aplikojë votimin me postë të emigrantëve për manipulim masiv të votave në zgjedhje

12/05/2020 By Pafragje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon që emigrantët të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit përmes postës. Në një raport 26 të siguruar nga ABC, grupi i punës në KQZ ka dalë në këtë konkluzion, edhe pse në vetvete e gjithë panorama paraqitet pesimiste, me rrisqe të larta, pasiguri, kosto financiare, e mbi të gjitha […]

Përplasje e fortë në TV mes Grida Dumës dhe Frrok Çupit: Je hiç, këllirë, llum…

12/05/2020 By Pafragje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma është përfshirë në debat të ashpër me analistin Frrok Çupi, në studion e emisionit “Open”. Debati nisi ndërsa po diskutohej fakti që kancelarja Merkel i tha jo Shqipërisë për hapjen e negociatave. Sipas Dumës kjo ishte një shuplakë për Ramën, gjë e cila nuk është kundërshtuar nga Frrok Çupi.  […]

Si ta shpëtojmë demokracinë nga teknologjia

12/05/2020 By Pafragje

Nga Francis Fukuyama, Katharine T.Bartlett & Ashish Goel Midis shumë transformimeve që po ndodhin në ekonominë amerikane, asnjë nuk është më e spikatur sesa zhvillimi i platformave gjigante të Internetit. Amazon, Apple, Facebook, Google dhe Twitter, tashmë të fuqishëm edhe para pandemisë së Covid-19, janë bërë edhe më shumë gjatë saj, kjo pasi shumë nga […]

NË VEND TË NJË URIMI PËR DATËN E 76 VJEORIT TË ÇLIRIMIT…

11/29/2020 By Pafragje

Nga Ndue  BACAJ Duke qenë se mosdokordësia, për datën e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë (28 apo 29 nëntorin 1944) ka lidhje direkte me çlirimin e dy trevave veriore të Shqipërisë politike, pra të Shkodrës e Malësisë së Madhe, unë si vendali  mendova të kujtoj pak argumente historike, të cilat flasin jo pak datën […]

Siç thoshte gjyshja ime…

11/28/2020 By Pafragje

Marash Gilaj – Tregim Me Gëzimin, shokun e ushtrisë, kishim dy dekada pa u takuar. Ashtu erdhi jeta tek ne, në këto tridhjetë vitet e tranzicionit. Secili prej nesh emigroi pas vitit 1990, por në shtete të ndryshme. Kishim humbur edhe kontaktet me telefon. Ai kishte kaluar ca vite në Greqi, kishte punuar çdo ditë […]

Me përvojën personale të ndihmojmë të tjerët

11/26/2020 By Pafragje

Shkruan mr. Kristjan Dukaj, Këtyre ditëve, bota ka përkujtuar rastet e para pozitive të prekura me covid-19.kemi rikujtuar lajmet e para nga qyteti kinez, Vuhan, pamjet e para nga spitalet e atjeshme  si dhe mjekët me maska në betejen me këtë të keqe duke tentuar të shpëtonin të sëmuret. Jemi përkujtuar informacionet e para lidhur […]

More Posts from this Category

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

2004© 2021 . AlbDreams.Net | Të gjitha të drejtat e rezervuara