ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" - nga 26 nëntor 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV

U shënua në Nju Jork,110 vjetori i Kryengritjes së Malësise se Madhe (FOTOGRAFI)

04/14/2021 by Pafragje

Nga Beqir SINA – New York
 
I jepet mbështetje Nik Gjeloshaj, i akuzuar për kryerje të veprës penale, thirrje për rezistencë, nga Mark Gjonaj, kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe njëkohësisht këshilltar i Bashkisë së Nju Jork-ut : Qeveria malazeze është duke bërë shantazh dhe presion ndaj kryetari të parë shqiptar të Komunës së Tuzit, dhe shqiptarëve në Malësi

BRONX NY: Malësorët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vazhdoin me kremtimin e datave historike kombëtare, posaqërisht ato që kan të bëjnë me historinë e Malsisë së Madhe, prej nga është edhe vend-origjina e tyre. Një vend të veçantë ka zënë në diasporë aktiviteti duke kremtuar 110 vjetori i Kryengritjes antiosmane të Malësisë, e cila është padyshim një ngjarje e rëndësishme për historinë kombëtare të shqiptarëve, ngjarje kjo që i parapriu shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Mbas një viti me masat e tejzagjtuara të pandemisë, pa asnjë aktivitet të tillë, në komunitet ishin malësorët nën organizimin e Shoqatës Atdhetare Malësia e Madhe, ata të cilët u mblodhën të shtunën(9 Prill) në Bronx-New York, ashtu si janë tubuar me dekada me radhë në diasporë, për të përkujtuar edhe këtë vit Kryengritjen e Malësisë e vitit 1911, e cila ishte në jubileun e saj – përvjetorin e 110-të i ngritjes së Flamurit Kombëtarë në Bratilë. Televizioni i parë në komunitet “TV Albanian Culture”, i cili ndoqi live tubimin e kremtimit të 110 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe, nga qyteti i New Yorkut, përgatiti video reportazhin nga aktiviteti, tha se ai u zhvillua në Bronx , sipas udhëzimeve dhe masave për ruajtjen dhe mospërhapjen e virusit Sars-Cov 2, pra numërin e reduktuar e pjesëmarrësve dhe mbajtjen e distancës.
Mbrëmjen festive kushtuar shënimit të 110-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe, e udhëhoqi konferenciere Tina Lulgjuraj, magjistre e Mardhënive ndërkombëtare Diplomacisë “Universiteti Europian i Tiranës”
Udhëheqësit e këtij tubimi ftuan në fillim të këtij kremtimi të pranishimit, që të ngriheshin në këmbë, të nderonin eksekutimin e himnit kombëtar Amerikan dhe atë Shqiptar, të cilat i interpretoi Gjystina Bojaj .

Ndërsa, në shenjë kujtimi, përshëndetje dhe respekti, u kalua me heshtje për të kujtuar të gjithë ata që u flijuan për kombin Shqiptar.
Moderatoria, e këtij aktiviteti mbasi uroi mirëseardhien në këtë vitin Jubilar, të 110- vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së madhe, ju drejtua pjesëmarrësve, duke folur në ëmër të këshillit organizativ te shoqatës ‘’Malësia e Madhe’’ në NY.
Ajo falenderoj pjësëmarsit në kremtimin e përvjetorit të kësaj date historike dhe vëndimtare të mbarë kombit tonë shqiptarë – 6 Prilli,ngritja e Flamurit Kombëtar , ku për herë të parë në pothuaj 5 shekuj të pushtimit Turko-Osman në trojet shqiptare u valvit flamuri juq e zi. Më pas ndërsa foli për Kryengritjen e gritjes e vitit 1911, ajo tha “ngritjes së Flamurit Kombëtar të Shqiptarëve, i pat parapri Kryengritja e Malësisë së Madhe Heroi i kombit, Ded Gjo’Luli dhe, një kryengritje kjo që mund të thuhet se nuk kishte ndodhur më parë në trojet shqiptare, qyshë prej kohës së Gjergj Kastriotit-Skënderbe, që ishte me qellime të qarta për liri,komb dhe shtet shqiptar”.
Ismail be Vlora, i cili e kishte përcjell Dedë Gjo Lulin vetë deri tek dera- u pyet pse i batë aq nderime këtij katundari malëcor ?,ai i qe përgjigjur: Dedë Gjo Luli, është pushkë e ngehur për Shqipërinë.”
Kështu që fatosi i Malësisë së Madhe që gjithë jetën ia kushtoi atdheut dhe ushqeu në gjakë lirinë,Dedë Gjo Luli i Hotit, tha Bojaj, ishte ai që luftoi si titan,që kishte treguar zotësi ,urtësi dhe shkathtësi në luftë ballë për balllë me armikun.Dhe që nga ajo ditë,kur dëgjohëshin lajme luftë,malësorët thërrisnin: Hej të lumtë pushka Dëdë Gjo Luli!
Madje, kujtojë Bojaj, nuk ka gjë më të madhnushme sesa heroizmin dhe qëndresën shqiptare e Malësisë dhe malësororëve të saj.Siç e ka shprehur njëher Kadareja në përkujtimin e kryengritje së Malsisë së Madhe për prijësin e madh Ded Gjo Luli , Kadareja me plotë të drejt pohon:
‘‘Është thënë edhe herë tjetër se ashtu si drita që kap në radhë të parë malet, ashtu edhe liria qëllon që nis e zbret nga malet. Në rastin e Kryengritjes së Malësisë së Madhe kjo është më shumë se një metaforë.’’
Më tej moderatorja u shpreh se : “Ngritja e Flamurit në Deçiq të Malësisë së Madhe, sot e kësaj dite, mbetet një akt i madh historik e patriotik, që do të kujtohet gjithmonë me krenari frymëzuese dhe si simbol i paharrueshëm i fuqisë morale të malësorëve dhe të kombit shqiptar në përgjithësi kundër pushtuesve të huaj dhe armiqëve historikë të kombit, atëherë dhe sot.”

Ndërkohë, mbremjen festive të 110 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe, e nderuan mysafirët special Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, në New York, Ambasdori , Frymëzim Isufaj, Mark Gjonaj, këshillltari në Bashkinë e New York-ut, -nënkryetari i Federatës mbarëshqiptare ‘’Vatra’’ Dr. Pashko Camaj, e tjer.

Përfshirë edhe ata malësorë të cilët kanë shënuar një faqe të rëndesishme në historinë e luftës për çlirimin e Kosovës, veteranë dhe ish antarët e UÇK-ë,: Gjon Lulgjuraj, Mark Cacaj,Nikollë Junçaj, Sado Pepa,si dhe Viktor Lekoçaj.

Folës nderi, e kësaj mbrëmje festive ishte përfaqësuesi i shoqatës, magjistër i Regjisë Teatrore dhe Aktrimi pranë ‘’Universitetit të Arteve’’, Tiranë, z.Idriz Gjokaj

Gjokaj në emër të Shoqatës Atdhetar Malesia e Madhe e New York-ut, mbasi ju falenderua për pjesmarrje, tha se jemi tubuar sonte per te kremtuar dhe festuar pervjetorin Jubilar te 110 te Kryengritjes se Malesise dhe ngritjen e Flamurit Kombetar, pas me shume se pese shekuj roberi.

Ai tha : “Ja vlen te permendet fakti i jehones se kreyengritjes ne qarqet nderkombetare, keshtu, ajo shtrengoi gazetat me prestigjoze boterore te mbanin qendrim karshi fenomenit te rilindur Shqiptar. Dhe pikerisht “Le Petit” i Parizit dhe “New York Times” shkruajne se: shqiptaret na qenkerkan popull liridashes te orjentuar me pikesynime te qarta properendimore, dhe ide e ambicie oksidentale, dhe jo fare popull i turqizuar, qe flet nje gjuhe ndryshe nga Otomanishtja.”
Mirëpo, tha ai fakti qe ne kemi shikuar drejt perendimit qe ne krye te heres, nuk duhet pare kurre me medyshje pasi kete e kane treguar me se miri gjenerata te tera, e sidomos aktivitetet e ndryshme te mergates malesore ketu ne SHBA, duke apostrofuar ceshtjen e Kosoves si gjen me madhore te shqiptareve ne shekullin e kaluar, e ne prag te milienjumit te ri, dhe pikerisht Shoqata jone ka filluar e para fushaten per ndihmen morale dhe materiale ne mbeshtetje te UCK.
“Aso kohe ishin prezente dy grupime, apo dy bashkesi njerezish ne komunitetin tane ketu ne New York, por me nje qellim, behej fjale per “Fondacionin Dede Gjon Luli”, dhe “Fondin Humanitär Malesia” e cila u themelua ne Pranveren e vitit 1994, me kalimin e kohes dhe fale vullnetit te mire shkrihen ne nje organizate “Malesia e Madhe” per te perforcuar zerin e vete si nje te vetem kundrejt sfidave te ardhshme me te cilat do te ballafaqoheshin si ne rrafshin kombetar ashtu edhe ne ate local,” tha ai.
Gjokaj, po ashtu u kujtojë të pranishmëve se plotë 27 vjete, pothuajse tre dekada, se bashku me Shoqaten si moter te Michiganit, dhe te gjitha te tjerat qe veprojne ne SHBA, Shoqata Malesia e Madhe, nuk ka rreshtur se punuari dhe vepruari, duke organizuar tubime, tryeza, konferenca e simpoziume shkencore, per te perkujtuar personalitete me gjurme te pashlyera te historise dhe historiografise tone, per te shenuar data si kjo e sotmja, përfshirë festen me te madhe Kombetare te Flamurit dhe mevetesis se Shqiperise, si dhe pavarsine e Kosoves, festa këto të përbashkuara duke mos munguar personalitete te ftuara nga Shqiperia, Kosova dhe Malesia.
Ndërkaq, duke sjellur në vemendje aktivitetet e shumta ndër vite të kësaj shoqate, Gjokaj, tha se : “Nuk kane munguar poashtu ngjarje e protesta si ato te NY dhe Washingtonit, per ti dhene kahjen e duhur ceshtjes Kosovare, pastaj aktivitete te karakterit humanitar e kombetar, si grumbullimin e mjeteve per bursat studentore, duke dalluar e specifikuar ata me te prekurit dhe ne nevoje, si dhe ata me suksese te larta dhe profile dalluese per te cilat ka nevoje me se shumti vendlindja.
Të cilat nxorrën në pah atë karakterin humanitar burreror dhe fisnik sic e ka pasur te gdhendur qofte ne koshience, qoft ne supkoshience malesori, e kishin sjellur me vehte dhe kultivuar thelle brenda skutave te Shoqates edhe anetaret e saj, dhe kete me se miri e ilustrojne ndihmat per familje te shumta ne nevoje, dhe individ te ndryshem qe u duhej nje dore dhe asistence qofte ne vendlindje, qoft per tu kuruar jasht saj.”
Përfaqësuesi i shoqatës, z.Idriz Gjokaj, gjatë fjalës së tij gjithashtu theksojë se shoqata ka ndermarre hapa edhe me konkret duke mbeshtetur aksione per te ndertuar disa shtepi per me te rrezikuarit ne Malesi.
Shoqata Malesia e Madhe eshte njeqind per qind e ingranuar dhe involvuar ne te gjitha sferat jetesore te vendlindjes, qofshin ato politike, sociale, shoqerore, ekonomike apo cfardo lloi tjeter. “Kjo ka qene e dukshme dhe e prekshme dhe me se miri e ilustruar nga afer ne Mars te vitit 2019, kur pas nenshkrimit te koalicionit “Malesia na Bashkon” te partive nacionale, kemi qene dhe kemi vepruar si nje trup dhe nje teresi duke i mbeshtetur ata ne te gjitha kuptimet, por edhe duke marr pjese drejtpersedrejti ne zgjedhje”.
Në fund të fjalës së tij, ai informoj se Shoqata Atdhetare Malësia, është duke implementuar nje ide te kahmotshme, por e cila eshte riaktivizuar se fundmi nga disa aktivista te Shoqates, ketu ne New York.
“Behet fjale per nje konference, apo tubim gjitheperfshires te elementit malesor ne Amerik, por jo vetem, dhe afrimin e Shoqatave, me qellimin e paster per bashkepunim dhe bashkeveprim per te mundesuar zhvillimin me te shpejte te Malesis.”
Duke uruar qe sfidat e ardhshme te behen te arritshme per Shoqaten, dhe duke uruar qe te tubohemi gjithmone per mire dhe se bashku, ju pershendes dhe ju uroje momente te kendshme ne vazhdim, përfundojë fjalën e tij përfaqësuesi i shoqatës, magjistër i Regjisë Teatrore dhe Aktrimi pranë ‘’Universitetit të Arteve’’,Tiranë z.Idriz Gjokaj.

Mbrëmjen festive në kremtimin e Kryengritjes së Malësisë e vitit 1911, përvjetorin e 110-të i ngritjes së Flamurit Kombëtarë në Bratilë e përshëndeti Konsulli i Përgjithshëm Ambasadori z. Frymëzim Isufaj
Fillimisht, tha konsulli i Kosoves, më lejoni tju përgëzojë për organizmin e këtij aktiviteti të rëndësishëm për nder të 110 vjetorit të kryengritjes së Malësisë, një ngjarje e rëndësishme kombëtare të shqiptarëve e cila i parpriu shpalljes së Pavarësisë dhe ngritjes së flamurit një vitë më vonë në 1912.
“Sot, kur po shënojmë, një ditë historike të një rrugëtimi të gjatë për çlirim të viseve shqiptare dhe mbrojtje të indetitetit kombëtar shqiptar, kujtojmë sakrificën e malësorëve të Hotit, Grudës, Kelmendit, Kastratit, Shkrelit e viseve të tjera të asaj kohe të udhëhequra nga atdhetari Dedë Gjo Luli.
Kjo ditë na kujton, sesa i rëndësishëm ishte guximi i një treve si Malësia e cila shquhet për bujari e trimëri në të gjitha etapat e historisë tonë kombëtare.
Andaj jo rastësisht si në kohën e kryengritjes dhe në zhvillimet e mëvonëshme të historisë Kosova dhe Malësia, ishin afër njera tjetrës. Malësia, u bë strehë e mijëra kosovarve gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë, dhe ashtu siç e dine vetëm malësorët, të gjithë ata me një mikëpritje shembullore i hapën dyert për ne kosovarët, për çfarë ju jemi mirënjohës përjetësisht.
Në fund të përshëndetjes Konsulli i Përgjithshëm Ambasadori z. Frymëzim Isufaj, ju drejtua pjesmarësve, me mesazhin përcjellës që le të na shërbej ky Përvjetor i Kryengritjes si rikujtim që vetëm bashkërisht mund të ecim përpara në rrugën tonë të drejtë të zhvillimit e prosperimit të përbashkët me të gjitha trojet shqiptare kudo që janë. Lavdi veprës heroike të luftëtarit Dedë Gjo Luli dhe të gjithë dëshmorve të rënë në këtë Kryengritje!


Në fjalën përshëndetëse të kremtimit të 110 vjetori i Kryengritjes antiosmane të Malësisë, e cila është padyshim një ngjarje e rëndësishme për historinë kombëtare të shqiptarëve, ngjarje kjo që i parapriu shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Mark Gjonaj, kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe njëkohësisht këshilltar i Bashkisë së Nju Jork-ut, u është bashkuar reagimit të malësorve nga diaspora, lidhur me situatën që është mjaft e tensionuar nga dy blloqet, nga ai pro serb dhe tjetri pro perëndimor, në Parlamentin e Malit të Zi

Gjonaj, në respect të festës falenderojë malësorët për organizimin e kesaj mbremje për të perkujtuar 110 vjetorin e Ditës se Kryengritjes se Malesise se Madhe dhe ngritjen e Flamurit Shqiptar ne Deciq, perpjekjet dhe rezistence historike të Malesoreve për liri, komb dhe shtet shqiptar.
Kjo dite, tha ai na kujton se liria jonë, ndoshta si tek asnje popull tjetër në Botë, i ka themelet në gjakun e të parëve tanë dhe tek rezistenca e vazhdueshme. Cmimi i mbijetesës sonë ka qenë tepër i shtrenjtë i paguar ne gjak, jete, lot, vuajtje dhe sakrifica.
“Kjo dite gjithashtu na kujton se puna jone ende Nuk ka mbaruar dhe duhet të vazhdoje për të ndihmuar vellezerit dhe motrat tona ne Malin e Zi. Ndonese Komuna e Tuzit për herë të parë po udhëhiqet nga shqiptarët gje për të cilen u luftua shume, shqiptaret nuk Jane të perfaqesuar denjesisht ne Qeverine dhe Parlamentin e Malit të Zi dhe situata atje është mjaft e tensionuar nga dy blloqet, nga ai pro serb dhe tjetri pro perëndimor.”

Ndërsa, lidhur me situatën që është mjaft e tensionuar nga dy blloqet, nga ai pro serb dhe tjetri pro perëndimor, në Parlamentin e Malit të Zi, ku Prokuroria Themelore e Shtetit në Podgoricë, javë më pare ka paditi në Gjykatën Themelore kryetarin e komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, të cilin e akuzon për kryerje të veprës penale, thirrje për rezistencë, Mark Gjonaj, kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe njëkohësisht këshilltar i Bashkisë së Nju Jork-ut, e quajti shantazh dhe presion të qeverisë së Podgoricës, ndaj kryetari të pare shqiptar të Komunës së Tuzit.

Ai tha se ka pasur për këtë çështje një komunikimin ditët e fundit me Kryetarin Nik Gjeloshaj, i cili e ka informuar se ne parlarlamentin e Malit të Zi, po pergatitet vendimi per regjistrimin e vendbanimeve dhe kush nuk e verifikon vendbanimin e humb të drejten e votes, ” Simbas, tij kjo behet me qellimin qe Diaspora të kete shtetesine po jo vendbanimin dhe mos ti lejohet e drejta e votes për të cilen eshte luftuar shume.”
Mark Gjonaj, u shpreh se Qeveria me këtë rast është duke shtuar presionin mbi shqiptaret dhe kryetarin Gjeloshaj : “Qeveria Malazese e ka paditur për thirje për rezistence ne kohen e pandemise ku rrezikohet me 5 muaj deri ne 6 vjet burg. Nese denohet duhet të jape doreheqje dhe nuk mund të kandidoje ne zgjedhje te ardhshme. Mirëpo kjo është krej absurd, po të kemi parasyshë faktin se Komuna e Tuzit në Mal të Zi,ka numërin më të vogël të të infektuarve dhe pothuajse zero muajt e fundit rastet e fatalitetit”
Në ndërkohë, theksojë Gjonaj, në fjalën e tij se përvec ketyre presioneve sistematike ndaj shqiptareve, kemi nje lajm të mire nga puna e Kryetarit Gjeloshaj dhe komunes, pas perpjekjeve të tyre, eshte leshuar leja për 2 projekte të medha nga Kosova qe do të hapin deri 300 vende pune.

Mark Gjonaj, kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe njëkohësisht këshilltar i Bashkisë së Nju Jork-ut, në fund të fjalës së tij dha edhe një mesazh në të cilin ai tha :“Mesazhi im ne kete dite të rendesishme eshte se të gjithë duhet të kemi me shume bashkepunim e bashkeveprim për të miren e shqiptareve kudo ne bote për të sfiduar problemet, për me shume perfaqesim e angazhim, investime, zhvillim ekonomik e shoqeror.Sepse, vetëm të bashkuar do t’ia dalim!”
Rrofshin shqiptaret kudo ne bote, Zoti i Bekofte kudo jetojne dhe Zoti e bekofte Ameriken.
Në vazhdim të këtij aktiviteti fjalën përshëndetje në emër të Vatrës, e pati nënkryetarin Federatës Mbarëshqiptare ‘’Vatra’’ dr.Pashko Camaj

Gjithashtu, në kremtimin e 110 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe, foli për historinë e e rëndësishme të kësaj ngjarje të madhe me përmasa kombëtare aktivisti, magjister i historisë pranë: ‘’Akademia e Studimeve Albanologjike’’ ,instituti i Historisë,Tiranë z. Zef Ujkaj.
Në vazhdim,poeti malësor, Nosh Rroku Camaj të recitojë një poezi të tij dedikuar kësaj dite.
Mbrëmjen festive kushtuar shënimit të 110-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe, e mbylli Tina Lulgjuraj, magjistre e Mardhënive ndërkombëtare Diplomacisë “Universiteti Europian i Tiranës” e cila tha se :

“Është e natyrshme që në tubime mergimtarësh vëndin kryesorë ta nxëjnë gëzimi e hareja e njerëzve ,gjithashtu edhe fjala e gjen vetën legjitimore në tubime të këtij lloji është si të thuash një lloj solucioni për ta bërë këtë fëstë më kuptimplotë,për të thirrur dhe për pakë çaste këtu në skene historinë,për të ringjallur në imazhin tonë ata që e benë këtë histori e nuk gjinden më në mesin tonë,vetëm që jetojnë në kujtime tona me bëmat e tyre.”
Mysafirë të nderuar,pjesës akademike të këtij programit i erdhi fundi. Falenderojmë të gjithë juve sonte prezent, si dhe ’’Televizionin Kultura Shqiptare’’,me pronarin Adem Belliu, tha ajo.
Ndërsa ftojë pjesëmarrsit të bëheshin pjesë e programit argëtues me muzikë,të percjellun nga Gjystina Bojaj, koferenciera në emër të organizatorit të këtij shënimi 110-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe, falenderojë përzemërsisht pjesëmarrësit, duke ju dëshiruar mbrëmje

Filed Under: Uncategorized

Rihapet Kutia e Pandorës për Hunter Biden djalin e Joseph Biden Jr.

04/14/2021 by Pafragje

Klajd Kapinova

Pyetjes: “A jeni përdorues i paligjshëm i marihuanës ose i varur nga ndonjë marihuanë ose ndonjë ilaç depresiv, stimulues, narkotik ose ndonjë lëndë tjetër e kontrolluar?” – Hunter Biden i është përgjigjur negativisht me JO!!! (Revista amerikane “Politico”)

“Presidentja Harris…” – Joseph Biden Jr.

Për Joseph Biden Jr. tashmë të gjthë e dijnë se ai nuk është i sigurtë se është caktuar me katapultë si Presidenti i 46-të i SHBA-së, sepse ai u bë i tillë me vota të vjedhura dhe të manipuluara në mënyrë flagrante nga ndërhyrja e jashtme e 70 shteteve të huaja, në sistemin e kompiuterave të 50 shteteve në zgjedhjet presidenciale këtu, me ndihmen e mediave dhe Big Tech.
Në një paraqitje të rrallë publike para monitorit me tekst të gatshëm, ku ai lexon rregullisht pyetje dhe përgjigjet e “mediave” Biden e citoi ish senatoren dhe ish Prokuroren e Përgjithshme të Kalifornisë sot zv/Presidente në Shtëpinë e Bardhë Kamala Harris si Presidente reale të SHBA-së.
Shumë media e lidhin këtë fakt me arsyen reale, sepse Biden po kalon momente të vështira shëndetsore, si: humbje të kujtesës, lajthitje, gafa, depresion të thellë për shkak të skandaleve në të cilat ai ka qenë i përfshirë para se të bëhet “President” i vendit, të cilat deri tani janë fshehur me mjeshtëri dhe brutalisht nga Departamenti i Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm, agjencitë e zbulimit dhe të hetimit të krimeve amerikane… Këtu po përdoren dy standarte të drejtsisë dhe hetimit.
Vitin e kaluar (2020), një Komision i Senatit të SHBA-së, ka hartuar një Raport të hollësishëm voluminoz, të mbështetur mbi fakte dhe prova me dokumente autotentike, mbi skandalet e Hunter Biden, gjatë kohës që babai i tij zv/Presidenti Joe Biden ishte në detyrë, duke shkelur ligjet, të cilat përbëjnë hapur konflikte interesi, të cilat janë të denueshme me ligjet e Kushtetutës dhe drejtësisë amerikane.
Ai ka abuzuar me detyrën, duke udhëtuar familjarisht me avionin zyrtar presidencial Air Force Two sëbashku me djalin e tij Hunter Biden drejt Kinës etj., për të ndihmuar djalin në bisnese prej biliona dollarësh…
Kamala Harris, ka shumë shanse që brenda një kohe të shkurtër mund të behet presidente e 47-të e SHBA-së. Kjo nuk është teori konspirative, por realitet i ditëve tona. Media nuk përjashton mundsinë e parashikimit se Biden nga vetë “demokratët” e tij socialist, mund ta shkarkojnë nga detyra në Shtëpinë e Bardhë, përmes amendamentit 25 të Kushtetutës, për paaftësi fizike për të bërë detyrën si President i SHBA-së.
Media e majtë globaliste, gjatë viteve 2012 deri në vitin 2016 papushim dhe me intensitet të lartë, ka njoftuar dhe shkruar me qindra dhe mijëra artikuj (rreth 600,000 pa përfshirë këtu mijëra programe televizive dhe dokumentare të mirëfillta investigative) mbi Skandalin e Madh të Hunter Biden, djalit të vogël të zv/ Presidentit të SHBA-së Joseph Biden Jr., i cili kishte lidhje bisnesi me një kompani të madhe ukrahinase të gazit natyror.
Joe Biden disa herë është pyetur nga media se a kishte dijeni ai për aktivitetin e kundraligjshëm të djalit të tij me kompaninë ukrahinase Burisma, dhe se ai gjithnjë e ka mohur, duke thënë se nuk kishte asnjë dijeni për këtë çështje.
Gjatë vitëve 2019-2020 media e pavarur zbuloi dhe publikoi me qindra arikuj dhe dëshmi të njërëzve, që ishin përfshi në këtë skandal, të cilët kanë pohuar se zv/Presidenti i SHBA-së Joe Biden kishte dijeni të plotë mbi këtë skandal. Të gjithë këto burime, sot gjenden në rrjetet sociale, youtube, twitter dhe në qindra dhe mijëra website amerikane dhe ato ndërkombëtare.
Gjatë vitit 2019 në një dyqan ku riparoheshin kompiuterat e klientëve të ndryshme, është gjetur edhe kompiuteri (laptop) personal i Hunter Bidenit, i cili ka brenda tij me qindra dhe mijëra e-mail, foto etj., të cilat këto ditë kanë filluar të publikohen në disa media të pavarura dhe ëebsite, duke nxjerrë zbuluar në këtë rast edhe ish zv/Presidentin Biden si genjeshtar, kur pohonte se ai nuk kishte dijeni për bisnesin e djalit të tij Hunter Biden me kompaninë e gazit ukrahinas “Burisma”.
Biden më parë dhe sot djali i tij Hunter, në një intervistë të ditëve të fundit në mediat amerikane, kanë arritur deri aty sa të mohojnë dhe thonë paturpsisht se e gjithë kjo është një lojë e organizuar sherbimit sekret rus…

Familja Biden dhe Burisma

Kompania gaznxjerrëse ukrahinase “Burisma”, ndodhet në shtetin e Ukrahinës e cila gjeografikisht shtrihet në pjesën Lindore të Europës. Kështu në pjesën Veriore Ukrahina kufizohet me Bjellorusinë (Rusët e Bardhë), në Lindje më Rusinë, në Jug me Detin e Zi, kurse në Perëndim me Poloninë, Sllovakinë dhe më në Jugperëndim me Hungarinë.
Sikurse dihet nga të gjithë ky ish shtet komunist ishte pjesë e ish Bashkimit Sovjetik (B.R.S.S.), është i pasur me resurse natyrore dhe më së shumti në planin ekonomik dallohet për rezervat e mëdha të gazit natyror, naftës dhe disa minerale të dobishme si elementë kryesorë të Tabeles së Mendelejevit…

Mbulimi i skandaleve të shekullit në SHBA

Mbasi Joe Biden fitoi garën si kandidat brenda partisë demokratike, për të përfaqsuar këtë forcë politikë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të vitit 2020, në mënyrë të pakuptimtë media e majtë dhe Big Tech filloi të pastroj nga qarkulli të gjithë artikuj e shkruar më pare nga vetë ata kundër Joe Biden-it si dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes së tij dhe në mënyrë të veçantë kundër djalit të tij “bisnesmen” Hunter Biden.
Mediat e fuqishme amerikane, duke menduar se figura dhe karriera politike e Joe Biden është e mbyllur përgjithmonë, mbas daljes së tij në pension, dhe se ai nuk do të jetë më pjesë e politikës së vendit (mbas mbarimit të mandatit të dytë të si zv/President), filluan të shkruajnë lajme dhe botojnë reportazhe investigative negative, në faqet e gazetave The New York Times, Washington Post, revista TIME, Boston Globe, Daily News, Los Angelos Time etj.
Kjo temë ishte në faqet e para të gazetave dhe lajmeve televizive dhe rrjeteve sociale. Papritur dhe pakujtuar, atëherë kur të gjithë e kishin harruar Joe Biden-in e pensionuar, ai si duke luajtur dhe qeshur u shfaq para mediave, duke deklaruar se do të garoj për postin e Presidentit të SHBA-së, duke u rregjistruar si kandidat në garën parazgjedhore brenda partisë demokratike këtu.
Kompanitë e mëdha mediatike manipulative dhe gënjështare Big Tech si Google, Twitter dhe Facebook filluan aksionin për pastrimin e faqeve të tyre, duke larguar menjëherë nga fjalori apo kërkimi (Search) fjalët korrupsioni i familjes Biden, skandali Biden, Burisma dhe Biden, fshinë të gjithë historitë e arkivave të tyre kërkuese etj.
Por atyre u doli gjumi vonë, sikurse thonë një fjalë e urtë popullore shqiptare. Media e shkruar, gazetat dhe revistat, tashmë kishin depërtuar në shtëpitë e qytetarëve amerikanë të cilët janë të abonuar.
Sikurse dihet deri tani asnjë abonent i shtypit të shkruar amerikan, nuk i ka grisur apo djegur kopjet origjinale të revistave dhe gazetave (ku janë qindra dhe mijëra artikuj të idhullit të tyre të rrejshëm Hunter dhe Joe Biden), por i ruajnë e i ribotojnë si fotokopje ndaj gjithë asaj përpjekje të turpshme që po bën sot media dhe big Tech për të fsherë korrupsionin e madh në SHBA, ku ato janë aktorë kryesorë të tyre.
Një muaj më parë revista “Time” (1923) bij e gazetës ultra liberale “The New York Times” (1851), botoi një artikull me titull: “Në një farë mënyre, Trump kishte të drejtë” (In a way, Trump was right).
Kështu më 4 shkurt 2021 revista “TIME”, autorja dhe bashkëpunëtorja socialiste Molly Boll, shkroi artikullin: “Historia e hijeve sekrete të fushatës që shpëtoi zgjedhjet 2020”, e cila bëri bujë në media dhe TV show globaliste, socialiste, liberale, indipendente, konservative, etj., në të gjithë SHBA.
Esenca e shkrimit në fjalë, mund të përmblidhet shkurt, me disa rreshta sinjifikative, të shkruar nga vetë autorja e majtë Molly Boll, se: “Presidenti Donald J. Trump, kishte të drejtë. Kundër tij ishte ngritur një konspiracion nga një grup i mirë-financuar, me mjerëz të fuqishëm që ndryshuan ligjet, e përfaqsuar nga media drejtuese gjigande propagandistike, që sistematikisht kontrolloi informacionin. Brenda disa ditësh pas zgjedhjeve, ne ishim dëshmitarë të një përpjekje të orkestruar për të përcaktuar fituesin, edhe pse shumë shtete kryesore ende ishin duke numëruar votat…”

Shërbimi Sekret Amerikan fsheh gjurmët e armës së Hunter Biden

Revista tjetër globaliste e majtë amerikane “Politico”, në numërin e saj të radhës të datës 25 mars 2021, boton një shkrim hulumtues shumë interesant në faqet e saj, shkruar nga bashkautorët: Tara Palmeri & Ben Schreckinger me titull tërheqës po aq edhe bombastik: “Shërbimi Sekret Amerikan përfshihet në mbulimin (fshehjen) e armës së Hunter Biden-it”.
Me sa duket mediat e majta socialiste dhe Big Tech si përkrahëse kryesore e planeve të tyre, tashmë po përgatitën për hapin final për t’a larguar nga Shtëpia e Bradhë dhe skena politike limonin e shtrydhur Joe Biden, përmes hapjes së Kutisë së Pandorës, duke nxjerrë pak nga pak në shesh dhe media të vërtetën e historive të familjes së korruptuar Biden.
Ky është një skenar i parapërgatitur më parë para se Biden të bëhet “fitues” i garës pa garë presidenciale por si pasoj e manipulimeve të zgjedhjeve të 3 nëntorit të vitit 2020.
Për më tepër disa ditë më parë, gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë vetë Joe Biden deklaroi ose më saktë e quajti më gojën e tij zëvendësen e tij Kamala Harris si Presidente aktuale e SHBA-së, kur tha: ”Presidentja Kamala Harri!!!”
Një zhurmë e re mediatike po përdoret me sukes nga media për ta kritikuar familjen Biden. Në kohën dhe momentin e duhur u shfaq historia. Kështu incidenti i çuditshëm përfshinte një kosh plehrash, ku një njeri që kërkonte materiale të riciklueshme gjeti revolverin e Hunter Biden.
Më 23 tetor të vitit 2018, djali i Joe Biden, Hunter dhe Hallie u përfshinë në një incident të çuditshëm, në të cilin Hallie mori armën e Hunter dhe e hodhi atë në një kosh plehrash, prapa një dyqani ushqimesh. Ajo u rikthye sërisht më vonë, por që për fat të keq arma nuk ndodhej më aty…
Policia e shtetit Delaware filloi hetimet, e shqetësuar se koshi i plehrave ishte përballë një shkolle të mesme dhe se arma e zhdukur mund të përdoret në një skenë krimi, sipas zyrtarëve të zbatimit të ligjit dhe nga një kopje e tekstit të raportit të policisë (DPD) të siguruar nga gazetarët e revitës amerikane “Politico”.
Por një ngjarje interesante dhe shumë e habitshme ndodhi në atë kohë. Kështu agjentët e Shërbimit Sekret Amerikan, iu afruan pronarit të dyqanit, ku Hunter Biden bleu armën dhe kërkuan të marrin dokumentet që përfshijnë shitjen, sipas dëshmisë së dy personave.
Pronari i dyqanit të armëve refuzoi t’i jepte dokumentet, duke dyshuar se oficerët e Shërbimit Sekret donin të fshihnin pronësinë e Hunter Biden-it për armën e zhdukur në rast se do të përfshihej në një krim, thanë dy personat. Pronari, Ron Palmieri, më vonë ia dorëzoi kasetat filmuese Byrosë së Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve, e cila mbikëqyr ligjet federale të armëve.
Por më e habitshme mbetet fakti tjeter absurd, se Shërbimi Sekret thotë se nuk ka të dhëna për agjentët e tij, që po hetojnë incidentin dhe Joe Biden, i cili nuk ishte nën mbrojtje në atë kohë, tha përmes një zëdhënësi se nuk ka njohuri për ndonjë përfshirje të Shërbimit Sekret.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me heshtjen prej varrit të laptopit personal të Hunter Biden, që prej 2 vitesh. Ai sot ndodhet në zyrat e FBI dhe deri më tani askush nuk po flet. Pra, taksapaguesve apo popullit amerikan i fshihet me paramendim e verteta nga zyrtarët e shërbimit sekret amerikan, të cilët paguhen nga taksat tona për të bërë detyrën me ndershmëri dhe jo nepotizëm, dy standarte dhe hile.
Nga ana e tjetër, tashmë të gjithë taksapaguesit amerikanë sot e dijnë se e njëjta heshtje varri është ndjekur në mënyrë sistematike edhe ndaj korrupsionit të Hunter Biden me kompaninë e gazit ukrahinas “Burisma”, heshtje e cila pritet të vijoi deri sa Joe Biden të mbaroi ose të largohet apo shkarkohet për paaftësi fizike nga përfundimi i mandatit te tij si kryetar shteti, përmes mrekullisë që vjen nga amendamenti 25…
(“Presidenti i zgjedhur Joe Biden përqafon djalin e tij Hunter Biden në skenë” E Shtunë, 7 Nëntor 2020, në Wilmington, Del. Nga Andrew Harnik /Fotot nga Associed Press)
Sikurse mësohet nga media e pavarur, disa ditë më vonë, arma e zjarrit me pronësi qytetarin Hunter Biden u rikthye nga një burrë i moshuar e i pastrehë po kërkonte nëpër plehrat e dyqanit ushqimor, për të mbledhur sende të riciklueshme (shishe plastike dhe qelqi), sikurse njoftohet nga njerëzit që janë të njohur me ngjarjen në fjalë.

Incidenti pa akuza dhe arrestime

Por përfshirja e pretenduar e Shërbimit Sekret mbetet një mister. Një zyrtar i zbatimit të ligjit tha se në kohën e incidentit, agjentë individualë të Shërbimit Sekret në zyrat e agjencisë në Wilmington, Del., dhe Filadelfia mbajtën një dorë informale në ruajtjen e sigurisë së ish-nënkryetarit Joe Biden.
Personi përmendi një shembull në vitin 2019, kur zyra e Shërbimit Sekret Wilmington thirri Policinë e Shtetit të Delaware, për të rregulluar sigurinë, për një paraqitje publike nga Joe Biden.
Me gjithë insistimin e herë pas hershme të gazetarëve investigativ të ngjarjes në fjalë, mësohet se Shërbimi Sekret i këtij shteti, nuk pranoi të përgjigjej në një pyetje kurioze, nëse kishte një përfshirje joformale në sigurinë e kandidatit demokrat për president Joe Biden gjatë kësaj periudhe.
I pyetur nëse Shërbimi Sekret kërkoi siguri të policisë së shtetit për burrin e moshuar dhe të pensionuar Joe Biden, gjatë periudhës kur ai nuk ishte nën mbrojtjen e agjencisë, një zëdhënës i Policisë së Shtetit të Delaware tha: “Unë kam arritur tek rreshteri ynë i cili mbikëqyr Njësinë Ekzekutive të Mbrojtjes me Policinë e Shtetit të Delaware. Ai nuk është në dijeni të ndonjë kërkese apo shërbimi të tillë të ofruar”.
Çdo përfshirje nga Shërbimi Sekret në emër të familjes Biden ose me iniciativë të saj do të ishte ndërhyrje e papërshtatshme në një incident, që tashmë ishte duke u hetuar nga Policia e Shtetit të Delaware me përfshirjen e FBI, sikurse mësohet sipas zyrtarëve të zbatimit të ligjit.
Revista liberale globaliste “Politico” arriti të siguroi kopjet e Regjistrit të Transaksionit të Armëve të Zjarrit dhe një faturë për armën e datës 12 tetor të vitit 2018.
Asokohe shtetasi bisnesmen Hunter Biden, iu përgjigj negativisht me JO, një pyetjeje në regjistrin e transaksionit, që tekstualisht kërkon të përgjigjesh me korrektësi dhe saktësi: “A jeni përdorues i paligjshëm i marihuanës ose i varur nga ndonjë marihuanë ose ndonjë ilaç depresiv, stimulues, narkotik ose ndonjë lëndë tjetër e kontrolluar?”
Ne fakt Hunter këtu ka gënjyer ose më saktë ka dhënë dëshmi të rremë, sepse sikurse dihet nga të gjithë amerikanët ai është përdorues i drogës, gjë e cila vërtetohet nga shumë foto që po qarkullojnë sot në shumë kanale televizive, rrjetet sociale, youtube, gazeta, revista etj.
Pesë vjet më parë, djali i Joe Biden, shtetasi Hunter Biden ishte shkarkuar nga detyra si Rezervist i Marinës Amerikane, pasi ishte testuar pozitivisht për kokainë dhe ai dhe anëtarët e familjes kanë folur për historinë e tij të përdorimit të drogës.
Shtrirja në formë është një krim i rëndë, megjithëse ndjekjet penale për të janë jashtëzakonisht të rralla për arsye të babait të tij Joe Biden ish senatorit veteran dhe dy herë si ish zv/President i SHBA-së gjatë vitëve 2008-2016 dhe tani 2021 si kryetar shteti i venfdosur në detyrë me votat e manipuluara.

Hunter në një lidhje romantike me Hallie, e veja e vëllait të tij të ndjerë, Beau

As Hallie Biden dhe as George Mesires, një avokat i Hunter Biden, nuk iu përgjigjën kërkesave për komente, duke fshehur kështu gjurmët e së vërtetës.
Incidenti në ruajtjen e armëve ndodhi gjatë një periudhe pas shkarkimit administrativ të Hunter Biden nga Rezervat Detare për testin e tij pozitiv të kokainës dhe divorcin e tij pasues nga gruaja e tij e parë, Kathleen. Në kohën e incidentit me armë, Hunter Biden ishte në një lidhje romantike me Hallie, e veja e vëllait të tij të ndjerë, Beau.
Incidenti filloi kur Hallie kërkoi makinën e Hunter Biden, i cili ishte parkuar në shtëpinë e saj në Wilmington, për shkak të “dyshimeve të paspecifikuara që kishte”, sipas raportit të Policisë së Shtetit të Delaware. Brenda makinës, ajo gjeti një revole.
Hallie e çoi armën në Janssen’s Market, një dyqan ushqimesh dyqanesh ushqimore të nivelit të lartë aty afër, ku Bidens janë klientë të rregullt për një kohë të gjatë. Atje, ajo hodhi armën, mbështjellë me një qese të zezë ushqimesh, në një kosh plehrash jashtë dyqanit.
Më vonë atë ditë, Hallie informoi Hunter për atë që kishte bërë dhe ai e udhëzoi atë të merrte armën, sipas raportit të policisë. Kur Hallie u kthye në dyqan ushqimesh, ajo zbuloi se arma mungonte në koshin e plehrave dhe raportoi çështjen në dyqan. Sipas raportit, policia mori thirrje nga menaxherja e përgjithshme e dyqanit, Paula Janssen dhe nga një person tjetër.
Arma e zhdukur shkaktoi shqetësim të shtuar, sipas raportit të policisë, sepse dyqani ushqimor ndodhet përtej rrugës nga Shkolla e Mesme Alexis I. du Pont.
Duke arritur në vendngjarje, Policia e Shtetit të Delaware morri pamjet e kamerave të sigurisë nga dyqani dhe intervistoi Janssen, menaxherin e dyqanit. “Ne u pajtuam me policinë dhe u dhamë atyre çfarëdo pamje sigurie që mundëm”, tha Janssen për revistën Politico.
Byroja Federale e Hetimit gjithashtu iu përgjigj vendit të ngjarjes, sipas njerëzve të njohur me situatën. Në atë kohë, FBI po monitoronte Hunter Biden si pjesë e një hetimi që po vazhdon dhe që aktualisht përqendrohet në taksat e tij. FBI nuk pranoi të komentonte.
Përveç marrjes në pyetje të Hallie, policia thirri Hunter në vendngjarje, ku ai u mor në pyetje jashtë zonës së bankës së ngarkuar të dyqanit dhe shpjegoi se ai e përdori armën për stërvitje, sikurse thuhet sipas raportit të policisë së shtetit.
Në një moment, dy nga punonjësit e Janssen, të përshkruar nga raporti i policisë si burra meksikanë, kaluan pranë zonës së bankës së të akuzuarve dhe Hunter i tha një oficeri policie që dyqani kishte disa njerëz të dyshimtë që punonin për të. I pyetur nëse po u referohej atyre dy punonjësve, Hunter u përgjigj, “Po, shumë i paligjshëm”, sipas raportit.
Kur një oficer policie pyeti Hunter Biden, nëse arma ishte përdorur në një krim, oficeri njoftoi se Hunter “u acarua shumë me mua dhe më pyeti nëse isha duke u përpjekur ta bëja atë të çmendur”, sipas raportit.
Kur oficeri e pyeti Hunterin nëse ai kishte qenë duke blerë drogë apo duke pirë, ai u përgjigj, “Dëgjo, nuk është kështu. Unë mendoj se ajo beson se unë do të vrisja veten,” sipas raportit.
Një oficer e pyeti Hunterin nëse ai e kishte thirrur babanë e tij për incidentin para se të mbërrinte. Hunter u përgjigj: “Unë kurrë nuk e kam thirrur babanë tim për asgjë”, sipas raportit të policisë.
Pasi u mor në pyetje, Hunter e mori çështjen për armën, e cila përfshinte numrin e serisë të armës nga shtëpia e Hallie e u kthye në dyqan ushqimesh për t’a dorëzuar atë në polici, sipas raportit.
Ndërsa policia mori në pyetje Hunter dhe Hallie, dy agjentë të Shërbimit Sekret mbërritën në dyqanin ku Hunter kishte blerë armën, Star Quest Shooters & Survival Supply në Wilmington, sipas dy personave të njohur me incidentin.
Agjentët i treguan shënjat dhe kartat e tyre të identifikimit Palmierit, i cili ishte pronari i dyqanit dhe kërkuan të marrin në zotërim Regjistrin e Transaksionit të Armëve të Zjarrit, që Hunter kishte mbushur për të blerë armën në fillim të këtij muaji.
Sikurse dihet asokohe Palmieri kishte refuzuar të dorëzonte sekretin e regjistrimit të transaksionit të armës dhe kështu agjentët e Shërbimit Sekret u larguan pa regjistrime.
Më vonë atë ditë, ATF arriti në dyqan për të inspektuar të dhënat dhe Palmieri nuk pranoi të komentonte mbi episodin.
Incidenti ka marrë vëmendje të pakët, përveç një raporti në uebfaqen konservatore The Blaze, që u përqëndrua në vendimin e habitshëm dhe me dy standarte policisë së shtetit, për të mos ngritur akuza as ndaj Hunter as ndaj të dashurës së tij Hallie, që është ish gruaja e vëllait të tij të vdekur…
Biden dhe anëtarët e familjes së tij kishin qenë nën mbrojtje nga Shërbimi Sekret gjatë tetë viteve të tij si nënkryetar nga viti 2009 deri në vitin 2017.

Filed Under: Uncategorized

Në Kosovë çdo gjë është politizuar…!

04/14/2021 by Pafragje

Agim Vuniqi

Nuk është aq e rëndësishme sa shtëpi kolektive të reja po ndërtohen, me leje e pa leje, sa lokale alkooli po hapen e mbyllen, ngaqë oxhaqeve te fabrikave nuk po u shihet tymi, e ato janë objekte që grumbullojnë e punësojnë punëtorët… Po të kërkohej të drejtosh gishtin dhe të piketosh se kush duhet fajësuar për gjendjen ekzistuese në Kosovë; atë politike, diplomatike, energjetike të sigurisë etj., nuk mund të gjesh fjalë miradije për punën e qeverive deri më tash. Pastaj për të evidentuar të gjitha problemet e grumbulluara të duhen shumë gishtërinj. Krahasimi është metoda më e mirë për të dalluar cilësinë qeverisëse, por edhe për të matur kapacitetin e saj veprues. Qeveritë e kaluara, një nga një, që nga qeveria Rexhepi, pastaj Haradinaj, Kosumi, Çeku e deri te ato tè fundit Haradinaj enHoti, nuk mund të krenohen për ndonjë kreativitet qeverisës, meqë përgjithësisht ato kanë dështuar, edhe për arsyen e thjeshtë se pranë tyre parakaluan shumë ministra matrapazë; të LDK-së, të AAK-së dhe të PDK-së, aspak nuk ndryshuan mirëqenien e popullatës, përveçse që ata u bënë më të rëndë-u pasuruan. Ndoshta është gabim individual fajësimi i qeverisë-qeverive se ata nuk patën instiktin e mirëqenies së përgjithshme, se për atë personale as që duhet të bëhet fjalë, dhe vërtetë instikti nuk është fare në lidhshmëri me pakon ligjore as qeveritare, planin zhvillimor, programin ekonomik, me masat për përshpejtimin e investimeve, zvogëlimin e tatimeve, rishqyrtimin e TVSH si avantazh apo pengesë e zhvillimit ekonomik… Nuk është mjaft të betohesh në qytetarë, por duhet të bësh më shumë pēr ta, duhet që qytetarët të mbrohen nga rreziku i skamjes dhe t’ua mundësosh atyre që në mbrëmje të qetë të shkojnë në shtrat. Ndoshta nganjëherë mund të zbutet hidhërimi në PK-në dhe impotencën e saj në uljen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, e cila vërtet nuk ka kaluar në valët e larta të violencës, por është afër. Nuk është aq e rëndësishme sa shtëpi kolektive të reja po ndërtohen, me leje e pa leje, sa lokale alkooli po hapen e mbyllen, ngaqë oxhaqeve te fabrikave nuk po u shihet tymi, e ato janë objekte që grumbullojnë e punësojnë punëtorët. Pra gishti juaj duhet të fryhet dhe të merr formë gjigante për të përmbledhur të gjitha gabimet e qeverisë. Dëshironi të dini pse janë aq dorëlirë…, merret vesh, në Kosovë çdo gjë është e politizuar; edhe gjyqësia edhe policia, mediat.., si do të pritni atëherë ndonjë ndryshim kur Kadia të gjykon, kadia të mbron. Ata të cilët janë të përcaktuar ta pasurojnē veten do të gjejnë gjithsesi mënyrën, nuk kuptoj si votuesi luan “kumarē” me shëndetin e tyre, nëse do të vazhdoj kështu edhe në tardhmen, atëherë do të jetohet vetëm nga ankesat. Deri më tash janë zgjedhur shumë deputetë pa farë eksperience profesionale (pak ka teknokratë dhe të pavarur) pastaj u rekrutuan si zyrtarë të lartë, shumë sish fituan tituj të lartë shkencor dhe kështu u ndërtua iluzioni. Titistët sulmojnë enveristët dhe reciprokisht, ajo ideologji ka përfunduar dhe është pjesë e së kaluarës, por prap zgjohet, rikthim mbrapa; është gabim të manipulohet me argumente të së kaluarës. Pastaj a nuk kanë dhembje kur shohin familje të dëshmorëve me status të pa rregulluar, çka kanë bërë qeveritë e deritashme, apo ata duhet të jetojnë prej festës në festë, për ndonjë pako lëmoshe, po t’mos afatizoheshin zgjedhjet do të shtyhej ende votimi i ligjit të veteranëve të luftës. A duhet qytetarët të dinë sa para të pista qarkullojnë në Kosovë, e që janë stimulues dhe financues i kriminalitetit, të tëra ato para rrotullohen përmes korrupsionit dhe nëntokës kriminale.

Filed Under: Uncategorized

Më 25 Prill do të votoj kundër…

04/06/2021 by Pafragje

Nga Marash Gilaj : Po. po, e kam vendosur. Do të votoj kundër pa m’u dridhur dora as qerpiku. Dhe kur njeriu voton kundër, ai voton njëkohësisht edhe pro në një drejtim tjetër, për një parti tjetër. Është si t’i kthesh dikujt prapanicën, kur e meriton, duke kthyer fytyrën nga tjetri me respekt. Do të votoj kundër “Sektit të Rilindjes”apo “Rilindjes” së Rivdekjes, që erdhi në pushtet si klikë sunduese, si bandë, si grup kriminal, si mafia, si aksident, si fatëkeqësi dhe tradhëti kombëtare. Do të votoj kundër atij që u bë sundimtar absolut në vendin e vet, i ngjashëm me çdo pushtues. Do të votoj kundër partisë –shtet, kundër monizmit të instaluar në parlament e çdo bashki. Është detyra e çdo njeriut të ndershëm të lufojë për t’u çliruar nga baronët e krimit, nga kjo qeveri anormale e kaotike. Jemi në momentet më të zeza të historisë, në këto tridhjetë vitet e fundit. Këta janë sundimtarët orientalë të Tiranës, me tipare sulltanore. Ende nuk e keni kuptuar se po trajtohemi si punëtorë të një çifligu privat? Mos na ka zënë amnezia apo Alzheimeri na ka fshirë kujtesën dhe na kanë hipnotizuar? Pse bëjmë sikur asgjë nuk ka ndodhur në 8 vitet e fundit?! Harruat  premtimet e pambajtura? Vendet e punës , që i zëvëndësoi me spastrim politik? Ai është përpjekur të largojë të gjithë ata që nuk e votojnë, duke i shantazhuar. Ai ka blerë mediat dhe heshtjen, i ka censuruar e mbyllur siç ka ndodhur me” Tv Agon” të Becchettit. Për këtë do të paguajmë gjobën e majme. Skandalet e “Bariut të kriminelëve”, do t’i paguajë populli. Harruat se pasi mbushi parlamentin me kriminelë, çdo bashki e zyrë, të modelit Tahiri , me rrosha e gjusha, frroka , ndoka e ko – dosha, si dorë të tretë për të na përfaqësuar në parlament, na gëzoi me gjyshe e stërgjyshe që kanë mall për diktaturën , për diktatorin Enver. Por para se të vinte në këtë derexhe, e dha vetë sinjalin dhe shembullin, duke na thënë se Enveri dhe pasuesit e tij ishin në anën e duhur të historisë.  Dhe e tha haptas në Parlament. Pra, vetëm kriminelët dhe nostalgjikët e Enverit janë kontigjenti i preferuar i pushtetit të tij. A nuk ishte ky që rriti borxhin publik, tarifat arsimore, taksat, që na la 8 vjet pas dyerëve të Evropës, duke na gënjyer bashkë me nderkombëtarët? Nuk qe ky që shtoi krimet dhe korrupsionin? Këtë e pohon Brukseli dhe Amerika. Tani, pas 8 vitesh, na flet për ujë të pishëm 24 orë dhe aeroporte në çdo qytet, kur gjysmën e popullit e ka nën minimumin jetik; veçanërisht gjysmën e pensionistëve. Apo u ka rritur pensionet? Gënjeshtrën e ka si punë a biznes. Nuk  dua të jem në autobusin e atij që kërkoi timonin, pa qënë shofer, sepse të thyen qafën. Nuk e pëlqej rrugaçërinë politike, agresivitetin, batutat banale, ofendimet ndaj kujtdo, sidomos ndaj gazetarëve e njerëzve të ndershëm, të ditur  e punëtorë të këtij vendi.  Ndjej neveri, kur gazetarin e quen kazan, kadri, kosh plehrash apo qen analist, siç e kemi dëgjuar shpesh Gjatoshin të shprehet. Shoh se “I pari i katundit” sillet si drejtor i një shtëpie publike, që do të vërtetojë virgjërinë e prostitutave, që na konsideron si kavje eksperimentale, si pacientët e tij, si skllevër të shitur e të blerë disa herë. Edhe pse kjo ndodh nga prirja për të pasur afër të ngjashmin e vet. Narcizmi është i rrezikshëm, sidomos, kur të besohet një përgjegjësi e lartë. Kjo është një shënjë psikopatie. Tani, pas 8 vitesh, premtimesh të pambajtura, nuk  i shkon mendja të bëjë bilancin, të japë llogari, të pranojë gabimet dhe fajet, krimet apo të shfaqë ndonjë pendim. Nëse ia kujton, të fyen , të injoron dhe të tall me një gjuhë vulgare e tepër denigruese. A ka politikë më të keqe se dështimi në çdo fushë dhe refuzimi për të mos u dorëhequr? Rama e do Shqipërinë pa shqipëtarë, nuk pranon kritikat.   Veten e mendon si qënie superiore, ndersa të tjerët, inferiorë. Sipas tij , fajin gjithmonë e kanë të tjerët.

Hashashizimi i vendit u krye në kohë rekord. Një sipermarrje që siguronte rreth 400, 000, 000,000 euro të ardhura . Ishin dhe mbeten para të pista, me të cilat bliheshin e blihen vota. Harruat dosjet 184 dhe 339? Harruat çfarë ndodhi me Dibrën dhe Durrësin në votimet e fundit? Harruat çfarë ka publikuar BILD dhe BIRN për votimet e blera dhe se kush u përfshi në këto allishverishe?

Për të shtuar votuesit e vet, ka punësuar dyfishin e zyrëtarëve që gjeti , kur erdhi në pushtet. Por, ai harron se ata paguhen me taksat e shqipëtarëve.

Rilindja ka bërë më shumë dëm se termeti dhe Covidi së bashku. Ishte një mallkim për vendin tonë. E di që rilindja i urren zgjedhjet sepse ajo nuk bën as tek partia e vet.  Votoj kundra sepse kujtoj si na sheh Evropa. A nuk na ka quajtur “Delja e zezë” apo “Kolumbia e Evropës?” Duke vjedhur e grabitur këtë vend , ata shtuan pasurinë me 2-3 herë dhe po kaq herë varfëruan popullin fukara. Tenderat korruptivë, pa transparencë, pa konkurim, para të pista, betonizim. Eksportojmë krime nepër botë. Krimi si pasuri kombëtare. Trafikantët i kanë rrugët e lira. Janë shtuar drogaxhinjtë, vrasësit dhe kusarët. Pasuritë kombëtare i ka hipotekuar krimi. PPP-të gllabërojnë buxhetin. Shkatrrimi i teatrit. Ligji antishpifje si neni 55 i kohës së Enverit kryer nga ekspertë të paligjshmërisë. Reforma shkatrrimtare, që na lanë pa gjykatat kryesore, që sollën në detyrë prokurorë dhe gjyqtarë të modelit Dovrani. Batuta shndërruar në ligje si: KÇK – ja. Gjykatat si kuzhina partiake.

Parlament njëpartiak, me deputet të blerë, shumica analfabetë me shkollë të lartë. Vetëm presidenca ka mbeteur e pakapur, sado që janë hequr shumë kompetenca.

Çdo vit largohemi më shumë nga Evropa. Kishim tre kushte , tani kemi 15. Akuzojmë BE-në se nuk na njeh “meritat”, përparimin. Gjymtim i lirisë. Arsimi model “Turi.” Shëndetësia model “Tirja.” Integrimi model turpi.  Narkotrafiku bekuar nga qeveria.

Nuk dua të jem i sunduar, por i udhëhequr me shembullin personal të atyre që u jap votën. Bullizëm në parlament, Jemi të varfër , sepse jemi të vjedhur e të grabitur. Skandale e dështime. Ende nuk e keni përcaktuar, nëse do të shkojmë nga BE – ja apo nga Lindja. Doni mandate të tretë dhe na kërcënoni se do të na sundoni deri në vitin 2030. Kur blihen votat , nuk vendos sovrani , por vendos krimi. Sikur të arrinim nivelin e Kosovës në zgjedhje dhe ekonomi. Demokracinë kthyer në karikaturë. Shqipëria në udhëkryq.  Është koha për t’u zgjuar.  U bëmë gazi i botës. Ky vend po bëhet i pabanueshëm.Populli po bën gjumin letargjik. Ti mund të dish shumë, por varet se çfarë bën me dijen tënde. Dhe, për turp e faqe të zezë, na hiqesh si sfidant e shpëtimtar i kombit! “Vaksinë – politika” , karta e fundit që po luan në fushatën elektor- hale. Ngjan se ke mbaruar shkollën e djallit. Shqipëria pa rini , nuk ka të ardhme. Njeriut duhet t’i vijë turp edhe kur ndryshon emrin për të fshehur krimet e kryera jashtë vendit.

Ndaj, askush të mos rrijë pa votuar. Mos ta zgjatim kalvarin! Siç rrëzuam regjimin e Enverit, duhet të rrëzojmë edhe regjimin e Edvinit apo Edverit të “demokracisë”. Është e pafalshme të bëjmë zgjedhjen e gabuar për të ardhmen e fëmijëve tanë. “Heshtja ndaj së keqes, është tradhëti kombëtare “, thoshte Martin L. King.

6 Prill 2021

Filed Under: Uncategorized

Lulëzim Basha në Koplik: Fitores së Shqipërisë do t’i prini me votën tuaj më 25 prill!

04/05/2021 by Pafragje

Foto e z.Lulzim Basha në Koplik i shoqeruar nga drejtues të degës PD-s Malësi e Madhe  dhe kandidati per deputet ,z.Ramadan Likaj…)

Per ALBDREAMS Ndue BACAJ :

Sot me 05 prill, Kryetari i Partisë Demokratike, njëherësh edhe kandidati për kryeministër pas zgjedhjeve parlamentare të dates 25  prill, z. Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim entuziast me banorë të Malësisë Madhe në qendër të qytetit Koplik. Z.Basha është shoqëruar gjatë gjithë rrugës nga Shkodra për në Malësinë e Madhe, nga një numër i madh automjetesh të cilët  e kanë shoqëruar deri në qytetin e Koplikut, ku iu bë një pritje madhështore, ndonse pa një njoftim të tillë.  Z.Basha sapo ka zbritur nga makina është pritur nën thirrjet mikpritëse “Basha, Basha”. Më pas, qindra qytetarë e kanë rrethuar atë në pritje të fjalës si Kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë. Në mes kësaj pritje  masive e entuziaste zoti Basha ndër të tjera ka thënë: “Jam shumë i lumtur që ndodhem sot mes jush, jo thjesht dhe vetëm për t’ju thënë bashkohuni për ndryshim që Malësia të fitojë, Shqipëria të fitojë!…. Por me këtë bashkim ju e keni treguar shumë më parë se po shkojmë drejtë fitores tonë të drejtë, fitores së Shqipërisë do t’i prini ju me votën tuaj më 25 prill!…Sot do të keni nënshkrimin tim, kontratën time për një nga aktivitetet kryesore të cilat do të rikthejë punësim, mirëqenie dhe para në xhepat tuaj dhe të gjithë banorëve të kësaj zone që ka të bëjë me bimët medicinale… Ndryshimi ka ardhur, e prek kudo ku shkoj, ja kështu siç jeni mbledhur vajza, gra, zonja, motra, djem , baballarë, gjyshër, pensionist, këtu në qendër të Koplikut. Kështu po mblidhen shqiptarët kudo sepse vendimi është marrë dhe më 25 prill i vënë vulën! Ndryshimi do të vij me votën tuaj! Ju lutem mbani maskat, mbani largësinë, se deri tani kemi vetëm Zotin dhe fatin tonë, pas 25 prillit do kemi dhe qeverinë që do të bëjë gjithçka për të shporrur pandeminë, pasi të jetë larguar pandemia 8 vjeçare e ç’qeverisjes së Edi Ramës, dhe rilindjes së tij të bllokut komunist së bashku me oligarkët, mafiozët, trafikantet , hajdutet e të korruptuarit, që na kanë varferuar dhe larguar nga rruga e jonë drejt Bashkimit Europian… Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja! Uroj gjithë besimtarët katolik paçin një pashkë të bekuar”,  tha ndër të tjera në këtë takim spontan në Koplik z. Lulzim Basha… Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas takimit në Koplik, ka vizituar fermerë që kultivojnë bimë eteravajore e medicionale. Z. Basha bëri edhe një takim me përfaqësues të shoqatës të bimëve medicinale në Malësinë e Madhe e më gjërë, me të cilët firmosën edhe marrëveshjen për mbështetjen që do të jap qeveria e dal nga vota e pas 25 prillit. Z.Basha u largua nga Malësia e Madhe plot optimizem dhe me shpresen e madhe, se kjo trevë nacionaliste e antikomuniste, nuk do të gabojë më , por me 25 prill do të votoj PD-n dhe ndryshimin, ku do të fitojnë Malësia dhe Shqipëria. 

Koplik me 05 prill 2021

Filed Under: Uncategorized

Faleminderit Z. Ronna McDaniel !

04/04/2021 by Pafragje

Faleminderit per urimin me rastin e Pashkeve Zonja Ronna McDaniel,kryetare e Partise Republikane Amerikane !

Ajo shkruan :

“Rush Në emër të të gjithëve këtu në Komitetin Kombëtar Republikan, dua t’ju uroj personalisht Gëzuar Pashkët! Dita juaj qoftë e mbushur me shëndet dhe lumturi.Ndërsa reflektojmë për këtë festë të Pashkëve, unë doja të vlerësoja për mbështetjen dhe përkushtimin tuaj të vazhdueshëm në ruajtjen e vlerave tona Konservatore.Besnikëria juaj e palëkundur me të vërtetë ka bërë të gjithë ndryshimin në misionin tonë për të ofruar për Popullin Amerikan.Unë pres që të vazhdoj të punoj me ju, të dëgjoj nga ju dhe të luftoj përkrah jush. Së bashku, ne do të mbrojmë vlerat tona Republikane dhe vendin që të gjithë e duam.Faleminderit, Ronna McDanielChairman, Republican National Committee”

Filed Under: Uncategorized

Çfarë janë Pashkët, që festohen sot në mbarë botën nga besimtarët katolikë

04/04/2021 by Pafragje

Pashkët janë kremtimi i ringjalljes së Jezusit nga varri, në ditën e tretë pas kryqëzimit të tij. Pashkët janë profecia e përmbushur e Mesisë, që do të përndiqej, do të vdiste për mëkatet e njerëzimit dhe do të ngrihej në ditën e tretë.

Me kalimin e kohës, Pashkët u bënë një festë me shumë tradita të lashta dhe simbolika që lidhen me të. Origjina e fjalës Pashkë nuk është e sigurt. Emri mendohet të ketë ardhur nga perëndesha gjermane Eastre, që do të thotë pranverë dhe pjellori. Perëndesha e Pashkëve, në mitologjinë nordike, quhet Ostara, që do të thotë “sezoni i lindjes së re”.

Disa tradita të çuditshme për festimin e Pashkës nëpër botë

Në Francë, me rastin e Pashkës gatuhet omleta më e madhe në botë me plotë 4,500 vezë. Omleta përgatitet në sheshin qendror dhe ndahet në 1000 racione.

Në fshatrat e Zvicrës, burimet e ujit dekorohen me lule dhe vezë Pashkësh. Sipas traditës kjo bëhet për të vlerësuar ujin dhe për të theksuar mungesën e tij në zonat e thata të Alpeve.

Në Egjipt, të Hënën e Madhe qytetarët kosumojnë peshk të cilin më parë e kanë futur nën dhe. Kjo traditë i ka rrënjët që nga 2,700-ën para lindjes së Krishtit.

Në Gjermani qytetarët ndezin zjarr nga pemët e vjetra të Krishtlindjes, si simbol i largimit të dimrit dhe ardhjes së verës.

Filed Under: Uncategorized

Rrëfimi/ Nga kush e mësoi Bashkim Fino lajmin se do bëhej kryeministër: Konflikti i parë me Berishën

03/29/2021 by Pafragje

Bashkim Fino nuk është më dhe politikës shqiptare do t’i mungojë një zë kritik, jo vetëm si politikan që kundërshtonte me argumente partinë kundërshtare, PD, por edhe pse ishte dhe mjaft shpotitës me qëndrimet e tij kundër nismave të qeverisë së tij socialiste. Në Parlament dhe në komisionet parlamentare ai do të mbahej mend edhe për fjalimet e zjarrta kundër projektligjeve të qeverisë socialiste, që befasonin dhe socialistët, sidomos kur bëhej fjalë nisma të tilla për pushtetin lokal apo për buxhetin dhe mirë menaxhimin e financave shqiptare

Ai ishte i vetmi i pëlqyeri nga Berisha që asaj kohe nuk pranonte asnjë kandidaturë socialiste, si emër kompromisi

Në intervistë rrallë, të dhënë në vitin 2003 për “Panorama”, Fino ka rrëfyer dhe momentet se kush ia bërë “ofertën” për të qenë kryeministër dhe më pas raportet me Berishën.

Bashkim Fino ka qenë kryetar bashkie i Gjirokastrës në vitet 92-96 dhe viti i trazuar ’97 e gjeti tëpapunë. Por fati kishte rezervuar një moment kulmor për të si njeri dhe për karrierën e tij politike. Burri shtatshkurtër nga vendlindja e diktatorit Hoxha ishte në fakt i vetmi emër nga radhët e socialistëve që presidenti i atëhershëm Sali Berisha pranoi ta kishte kryeministër të një qeverie të përbashkët që mori emrin “Qeveria e Pajtimit Kombëtar”.

“Të gjithë kishim armë, biles kishte një uri tëçuditshme, njerëzit shkonin merrnin armë, arka me municione. Ishte një situatë gri, ngriheshe në mëngjes dhe kishe frike se nga çdo anë dëgjoje krisma. Dilje nga shpi me një frikë se çdo plumb qorr mund të të kapte. Ishte një gjendje skandaloze, mbyllesha në shtëpi, dëgjoja lajmet, i gjithë pallati bënte roje me radhë”- kujton Fino në intervistë të dhënë për këtë moment në gazetën Panorama në muajin Mars 2003, vetëm 6 vite pas marsit të vitit 1997.

Kishit armë ju?
Natyrisht. Ishte si një mode që në pallatin tonë të gjithë morën automatikë, pistoleta. Kur të gjithë marrin, atëherë çfarë të bëja unë?! Nën krevatin tim dopio ishin arkat me municion. Në katin e gjashtë të pallatit ku unë jetoja rrinte një dykëmbësh.

Dhe në këtë moment ju papritur u bëtë kryeministër i vendit…si ndodhi?

Pikërisht. Në një situatë të tillë, totalisht absurde, ndodhi kjo gjë. Atë natë po luaja tavëll me mikun tim të vjetër, Hito Hitën. Vajtëm në shtëpi sepse ishte më qetë, lokalet nuk ishin të sigurtë. Njerëzit vriteshin kot, rrinin me pistoletënë xhep si në filmat west. Bie telefoni. Del Namik Dokle i pari. Më thotë: Bashkim do të them një gjë, ti do të thuash se këtij i ka ikur mendja, por po të ishte për veten time do të pranoja.

Sikur unë të të propozoj për kryeministër, ti çfarë do të thuash? Unë i thashë- mos bëj shaka në telefon, kjo nuk është për të diskutuar, por më thuaj ndonjë gjë të veçantë që ne nuk e shohim në televizor. E ai më thotë se:“Kemi biseduar me Berishën, kemi pranuar që të bjerë qeveria Meksi, kemi arritur në konkluzion, po ndajmë vendet e kabinetit, por ne i kemi vënë kusht Berishës për emrin e kryeministrit. I thamë të vinte Fatos Nanon, i thamë për mua e të tjerë, por ai ka vënë kushtin që kryeministri të mos jetë anëtar i kryesisë së PS-së. Ndërsa për ty ai është dakord”.

Nga fundi i bisedës kuptova se Namiku fliste seriozisht sepse në fillim kisha dyshim. Nëna ime dhe gruaja po dëgjonin. E unë them se: Namik nuk mund t’i shmangem përgjegjësisë e të them që nuk vij, por është absurde sepse ka shokë më me shumë reputacion, nuk ka pse të vini deri tek unë.

Në në një moment të vetëm mendova se çfarë do të bëja, si do të sillesha, duke njohur kush ishte Berisha. Ishin shumë enigma që duheshin zgjidhur sepse unë vija nga Gjirokastra dhe nuk dija çfarë bëhej.

…Namiku më tha nuk do të jesh vetëm do të kesh shokët e partisë, por deri në orën 5.00 duhet kthyer përgjigje sepse pas kësaj ore i humb PS-së ky post. Fola me gjithë shokët e kryesisë në telefon, i fundit ishte Rexhep Meidani. Mbaj mend që ishte i ngjirur: ”Bashkim dua mendimin tënd, jam i lodhur nga gjithë këto takime”-më tha. Dakord- i thashë unë.

Ju ishin tashmë kryeministër si u ndjetë, si e priti familja?
Miku im tha; po hajt gëzuar kryeministër. Mua më erdhi për të qeshur në atë moment. Isha i veshur sportiv me tuta siç rri njeriu në shtëpi. Ashtu siç isha dola tëpërcillja Hiton matanë pallatit. Imagjinoni, momentin që unë dal s’kisha bërë as 20 metra rrugë dhe kur po kthesha në shtëpi dalin komshinjtë në ballkon duke më parë. Si duket shokët e PS-së kishin folur me Berishën, ai kishte panuar dhe lajmi ishte dhënë në BBC, në TVSH, dhe ata thonin me vete “ ky është Bashkimi që do të bëhet kryeministër apo s’është ky”. “Bashkim urime” më thonin nga ballkonet. Që nga ai moment dera e shtëpisë sime u hap, futeshin gjithë njerëzit, miq e dashamirës. Një lloj solidariteti. Erdhën me armë rrethuan shtëpinë me idenë se kryeministri është këtu.

Atë ditë hynin e dilnin gazetarë grekë, të BBC, etj. Kush e kush të merrte deklaratën e parë nga kryeministri i dekretuar. Në orën 7 e gjysëm më merr Berisha në telefon. Më uroi dhe më tha; Bashkim unë të dekretova kryeministër, të njoh. Nesër do të dërgoj një helikopter të ministrisë së Rendit që të vini në Tiranë. “Dua të më sigurosh që nuk goditet helikopteri’- i thashë. “Po e marr përsipër”- tha Berisha. Biseda ishte e shkurtër, e lamë të bisedojmë në Tiranë. Në telefon Berisha dukej shumë i vrarë, shumë i lodhur.

Familja ngeli e befasuar. Gjatë kohës që flisja në telefon u kërkoja me shenja që të më jepnin një ok-ej. Gruaja më thoshte; E di ti vendimin, unë nuk ndërhyj. Në fakt kur e kam pyetur më tha që nuk donte. Normalisht nuk donte, as ajo, as nëna. Unë isha çun i vetëm, as motër, as vëlla, babai i vdekur, kështu që njerëzit më të afërt në atë situatë me armë mendojnë më të keqen.

Çfarë ndodhi tjetër atë natë?
Orët e vona të asaj nate, mbaj mend se Preç Zogaj dhe Ridvan Peshkëpia ishin në Jug, ishin kundër kësaj qeverie. Ishin me protestuesit. Më thirrën në shtëpinë e oficerëve dhe unë shkova.

Duke më ngacmuar në sedër më thanë: “Kryeministër duan të bëhen të gjithë dhe mbase është një rast i veçantë për ty, por ti s’duhet të pranosh në këtë moment’. Unë i sqarova se nuk ishte fjala se unë doja të bëhesha kryeministër se në një situatë të tillë vetëm një i marrë mund ta marrë përsipër. Ju thashë se partia juaj ka firmosur për një qeveri të pajtimit kombëtar, nuk e kuptoj qëndrimin tuaj. Unë tashmë kam pranuar, por marr përsipër që shqetësimin tuaj t’ia përcjell partisë time në Tiranë.

Kështu, ajo natë ishte gjatë. Kam bërë gjumë të pakët. Në mëngjes kam marrë njëçantë të vogël me dy ndërresa sikur po shkoja me shërbim në Tiranë për 2-3 ditë. U nisa për tek helikopteri. Më kanë bërë një përcjellje vërtet dinjitoze që më kanë lënë të shokuar. Ishin rreth 300 burra të armatosur. U takova me ta duke më thënë; “mos na harro”. Kuptohet, kishte lloj-lloj njerëzish. Me pilotët kam bërë një bisedë shumë interesante gjatë rrugës, më thanë që kishin ardhur të merrnin Nanon para ca ditësh nga burgu i Bënçës dhe e çuan në burgun e Tiranës. Më thanë se Nano kishte bërë shaka me ta gjithë rrugës.

Si ishte ndarja me familjen?

Familja ime nuk ndërhyri në vendimin tim dhe atë mëngjes duke parë atë bohçen e vogël me plaçka dukej sikur u thoja: shiko se do të shkoj, po do vij prapë. Ka qenë një ndarje që kishte brenda shumë shqetësim. Gruaja dhe nëna nuk arritën të më thonin; po bën gabim që po shkon, nuk donin të më ngarkonin me këtë emocion shumë të madh. Por dukej sikur më thonin: “A mendon për ne, si na le ne këtu, çfarë na le në fund të fundit?” Fëmijët i kisha të vegjël, nuk kuptonin se çfarë po ndodhte.

Ku u vendosët në Tiranë?

Natën e parë fjeta tek xhaxhai, pastaj në vilën 30. Nuk mund të bëhej fjalë për jetë private. Merresha me politikë 24 orë. Shkoja në vilën 30 në orën dy apo tre të natës. Zakonisht flija si ushtarët e gatshëm. Mund të hiqja këpucët, por flija i veshur dhe gati. Telefonat rrinin hapur për çdo gjë…

Ju njiheshit më parë me Berishën, a ka një arsye të qartë se pse ai ju zgjodhi pikërish ju?
Njihesha më parë në mënyrë shumë institucionale. Kur kam qenë kryetar bashkie e kam pritur disa herë presidentin Berisha. Kam treguar civilizim, në një kohë kur shumë kryetar bashkie të tjerë të PS-së nuk merrnin pjesë në aktivitete ku ishte Berisha.

Muajt e qeverisjes tuaj si i kujtoni? Marrëdhëniet me Berishën? A mendoni se shumë gjëra mund t’i bënit më mirë?

Unë jam munduar të jem sa më institucional me Berishën. Nëse kërkoni gazetat e asaj kohe nuk do të gjeni asnjë thënie që kryeministri Fino të ketë fyer presidentin, apo të bëjë luftë politike me Berishën. Nuk e kam bërë këtë për dy qëllime. E para nuk duhet të ngatërroja punët e kryeministrit me atë të presidentit, që për herë të parë ishin një i PS-së, një i PD-së. Së dyti, fansat e mi ishin të shumtë, po të mendonim se kishim një shumicë në parlament që e donin Berishën. Unë doja të reflektoja tek ata se unë nuk kam ardhur këtu të marr revanshin ndaj Berishës, por kam ardhur të bëj qeveri të pajtimit kombëtar për të minimizuar në maksimum luftën civile.

Diçka të shpërthente mes PS-së dhe PD-së dhe në të vërtetë shpërthente lufta civile. Kjo ishte thembra e Akilit, që luftojaçdo ditëtë mos ndodhte. Por unë jam i dëshpëruar që gjatë qeverisjes time pati shumë të plagosur, të vrarë.

Si erdhi çarja mes jush dhe Berishës?

Pas fitores së PS-së në zgjedhje, mbaj mend që një natë Saliu merr në telefon vonë dhe më thotë se: “Bashkim kam të dhëna se do të shpërthejnë Bankën e Shqipërisë dhe do të nxjerr Gardën e Republikës që të patrullojë”. Kjo ka qenë fjalia për të cilën kemi bërë debat një orë. Jemi zënë si rrugaçë me njëri-tjetrin.

I kam thënë: Unë do të dal nesër t’u them njerëzve se Berisha po bën grusht shteti. Do të njoftoj faktorin ndërkombëtar”. Ishte një debat që kaloi fjalorin etik mes një kryeministri dhe presidenti. Unë dhe shokët e mi socialistë jemi shqetësuar dhe kemi bërë telefonata tërë natën me gjithë përfaqësuesit diplomatikë duke nisur nga Ollbrajti, Prodi, Vranicki, Simitisi. Nga ora tre e natës u qetësua gjendja. Të gjitha ata bënë telefonata me Berishën duke i thënë se do të mbajë përgjegjësi për një gjë të tillë. Presioni ndërkombëtar ishte i jashtëzakonshëm.

Të nesërmen kam dhënë një konferencë për shtyp ku i kam thënë popullit të Tiranës se “keni bërë gjumë të qetë, por atë do t’ua prishte Berisha”. Pas këtij momenti Berisha më thirri në zyrë dhe më kërkoi të bëhesha prapë kryeministër. I thashë: ”Mos bëj hipokrizi me mua, roli ynë tashmë mbaroi”.

GAZETA SHQIP

Filed Under: Bota

Tom Doshi i përgjigjet ambasadores amerikane: Unë isha njeriu kyç për kalimin në Parlament të reformës në drejtësi

03/29/2021 by Pafragje

Kryetari i PSD, Tom Doshi ka hapur fushatën elektorale të partisë së tij duke përcjellë një mesazh për ambasadoren e SHBA, Yuri Kim. Doshi thotë se është mbështetës i Amerikës dhe punës që ata kanë bërë. Ai kujton se ka qenë njeriu kyç që Reforma në Drejtësi kaloi nër parlament. Mes disa mesazhe të herëpashershme, ambasadorja KIm ka qenë e qartë se Tom Doshi nuk duhet të kandidonte në këto zgjedhje dhe aq më tepër të jetë në parlament.

Madje znj.Kim në këto statuse ka kujtuar vendimin e DASH për ta shpallur Doshin non-grata si një person i lidhur me korrupsionin.

“Na jepni besimin, t’ju kthjejmë shpresën. Shqiptarët nuk kanë më shpresë, dhe PSD-ja është e vetmja forcë që do ‘tju kthejë këtë shpresë, pasi sipas tij, korrupsioni është shqetësimi më i madh! Unë jam një mbështetesës i Amerikës dhe punën më të madhe që kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shqiptarët është reforma në drejtësi. Në këtë reformë, unë jam njeriu kyç, që kjo reformë kaloi në parlament”-tha zoti Doshi.LAPSI

Filed Under: Bota

64 emrat e kandidatëve të PD që Kolegji i hoqi nga listat

03/29/2021 by Pafragje

Partia Demokratike bashkë me partitë aleate brenda koalicionit të djathtë do të shkojnë në zgjedhjet e 25 prillit me 153 kandidatë, po aq sa edhe PS-ja. Kolegji Zgjedhor vendosi sot që ta pranonte kërkesën e PS-së për të rrëzuar vendimin e KAS-it, që shfuqizoi KQZ-në duke i dhënë të drejtë PD-së të garonte me 222 kandidatë. Por cilët janë emrat që mbesin jashtë listave nga koalicioni i djathtë pas vendimit të Kolegjit?Abc sjell më poshtë emrat e 64 kandidatëve që janë përjashtuar pas vendimit të fundit, që Kolegji mori sot duke i vendosur vulën debatit.

Lista e kandidatëve që janë përjashtuar

Qarku Berat
Pranohet lista me kandidatët nga 1-9
Përjashtohen kandidatët;
Ermira Arizi
Muharrem Hoxha
Dhurata Gjoka
Oltion Këri

Qarku Dibër
Pranohet lista me kandidatët nga 1-6
Përjashtohen kandidatët;
Shaban Izvira
Denisa Vata
Jeton Kaloshi

Qarku Durrës
Pranohet lista me kandidatët nga 1-15
Përjashtohen kandidatët:
Aulon Kalaja
Armand Brahimaj
Arjeta Keci
Artjon Bajramaj
Ivo Jorgjoni
Edlira Devolli

Qarku Elbasan
Pranohet lista me kandidatët nga 1-15
Përjashtohen kandidatët:
Erlind Gurra
Leonard Karaj
Sonila Daiu
Skënder Hasa
Megi Balliu
Ibrahim Sako

Qarku Fier
Pranohet lista me kandidatët nga 1-18
Përjashtohen kandidatët:
Ndriçim Bali
Aurora Gjeka
Roel Zoga
Bashkim Xhymertaj
Edmond Nushi
Aida Sema

Qarku Gjirokastër
Pranohet lista me kandidatët nga 1-6
Përjashtohen kandidatët:
Bajram Hysa
Ditar Hodaj
Engjelina Basho

Qarku Korçë
Pranohet lista me kandidatët nga 1-12
Përjashtohen kandidatët:
Arben Kambo
Magdalena Hoxha
Kiço Tane
Landi Gushi
Diana Sino
Nikollaq Doku

Qarku Kukës
Pranohet lista me kandidatët nga 1-3
Përjashtohen kandidatët:
Admir Sinamati
Demush Kastrati
Vjollca Vata
Festim Mazrreku
Merita Brati
Sokol Dida

Qarku Lezhë
Pranohet lista me kandidatët nga 1-9
Përjashtohen kandidatët:
Maksim Kola
Albert Mëlyshi
Leonora Ndreu

Qarku Shkodër
Pranohet lista me kandidatët nga 1-12
Përjashtohen kandidatët:
Arben Lushaj
Ermira Kuluri
Zyhdi Reshketa
Astrit Kuci
Lindita Hyseni
Ditmir Harusha

Qarku Tiranë
Pranohet lista me kandidatët nga 1-36
Përjashtohen kandidatët:
Mimoza Hajdarmataj
Rivelino Çuno
Bashkim Murati
Juela Hamati
Dhimtër Muslia
Havzi Ahmati
Irisa Çupa
Oneido Bushi
Vjola Hydi

Qarku Vlorë
Pranohet lista me kandidatët nga 1-12
Përjashtohen kandidatët:
Lasko Nasti
Edmond Fetahu
Manjola Nikollo
Hysni Sharra
Afrovita Dhimojani
Eda Begaj

Filed Under: Bota

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 361
  • Next Page »

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • U shënua në Nju Jork,110 vjetori i Kryengritjes së Malësise se Madhe (FOTOGRAFI)
  • “UNE E DI SE ME VRASIN”
  • Rihapet Kutia e Pandorës për Hunter Biden djalin e Joseph Biden Jr.
  • Në Kosovë çdo gjë është politizuar…!
  • Lypës & prostituta
  • Kush po shtrembëron historinë?
  • Ligj i Ri për Nënshtetësinë Greke – Kushti i Parë: Njohja e Gjuhës!
  • Vetëm 3500 spektatorë holandezë do të lejohen ta ndjekin Eurovision 2021
  • Më 25 Prill do të votoj kundër…

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

“UNE E DI SE ME VRASIN”

Nga: Kozeta BRUÇI Shkrim, dedikuar punes 17 … [Vazhdo....]

Lypës & prostituta

Nga Edmond Tupja Sipas disa miqve të mi … [Vazhdo....]

Kush po shtrembëron historinë?

… [Vazhdo....]

Ligj i Ri për Nënshtetësinë Greke – Kushti i Parë: Njohja e Gjuhës!

Me Ligjin 4735/2020 u bënë ndryshime të … [Vazhdo....]

Vetëm 3500 spektatorë holandezë do të lejohen ta ndjekin Eurovision 2021

Vetëm 3500 spektatorë do të shikojnë të gjitha … [Vazhdo....]

KRONIKANI I VDEKJEVE….

-Tregim nga Shefqet Meko- Ishte dimër i … [Vazhdo....]

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

KURIOZITETE

Gjuha shqipe nuk është matematikë, por është e rëndësishme sa matematika

03/30/2021 By Pafragje

Agim VuniqiProblemi gjuhësor te shqiptarët e Kosovës nuk është aq i thjeshtë, shumica e shqiptarëve të Kosovës dhe më gjërë, duke përfshirë udhëheqësit e shtetit belbëzojnë shqip, por edhe në gjuhët tjera, sepse nuk kanë gjuhën bazike të fortë, nuk e dijnë gjuhën shqipe, dhe duke arsyetuar atë mosdije vejnë në spikamë ideologjinë. Shkenca është […]

Patentat shqiptare njihen edhe në Itali dhe anasjelltas

03/29/2021 By Pafragje

Patentat shqiptare njihen zyrtarisht në Itali, dhe ato italiane anasjelltas. Pas marrëveshjes mes dy shteteve, tashmë vendimi është botuar sot në Fletoren Zyrtare. Tashmë shqiptarët mund të udhëtojnë pa probleme drejt Italisë me patentat që marrin në Shqipëri, dhe nuk kanë nevojë për konvertim në shtetin fqinj përtej Adriatikut.  Marrëveshja është në fuqi për 5 […]

Gjergj Hasanaj , personalitet me merita në fushën e arsimit, kulturës dhe folkloristikës shqiptare

03/25/2021 By Pafragje

 Gjekë Gjonaj Trieshjanët e kanë në gjen arsimin. Këtë a kanë dëshmuar disa personalitete të njohura të arsimit dhe kulturës mbarëshqiptare  nga ky cep i Malësisë,  që në fillimet e shekullit XX , të cilët u diplomuan në universitetet më të njohura evropiane  të kohës, ku edhe fituan titujt më të lartë shkencorë të profileve […]

Në perkujtim të 110 vjetorit të fillimit të kryengritjes kundër turkeosmane të Malësisë Madhe. (24 mars 1911-24 mars 2021).

03/24/2021 By Pafragje

Nga Ndue  BACAJ Si sot, 110 vite  më parë , me 24 mars 1911 do të fillonte kryengritja kundër turkeosmane e Malësisë Madhe. Kreshniku i Malësisë dhe shqiptarisë Ded Gjon Luli së bashku me trimat malësor të Hotit e Malësisë do të mesynin si duhi mali, dy çibanet turke që rendonin mbi keto troje ; […]

Siguria e pronës dhe e administrimit të tokës është përgjegjësi e shtetit, apo së paku do të duhej të ishte ashtu

03/24/2021 By Pafragje

Nuk është e pazakontë nëse fitoni kontestin në Gjykatë, edhe poqëse kryhet përmbarimi, ju sërish mund të kërcnoheni, sepse uzurpatorët kanë kuptuar brishtësin e zbatuesve të ligjit Agim Vuniqi Prishtina e ngrehinave shumëkatëshe me rrugë-dhi të ngushta është bërë shembull tipik i kaosit urban, i mbikalimeve me shkallë të rrëpishme, alpiniste, të pashfrytëzuara, që simbolizojnë […]

Përkujtojmë 32-vjetorin e kalimit në amshim të bariut shpirtëror dhe liderit të komunitetit tonë Mons. dr. Zef Oroshit

03/24/2021 By Pafragje

Klajd Kapinova Mons. dr. Zef Oroshi gjithë jetën i përgjuar nga diktatura komuniste Këtë vit mbushën 32 vjet nga kalimi në amshim i bariut shpirtëror dhe liderit të shquar dhe të paharruar të komunitetit shqiptaro amerikanë Mons. dr. Zef Oroshit (1912-1989). Sapo mbërriti me avion nga Italia në SHBA dhe u vendos në shtetin e […]

Gjama e burrave dhe vaji i grave në Malësi

03/18/2021 By Pafragje

Gjekë  Gjonaj Gjama e burrave, është një traditë që është përdorur nga burrat shqiptarë – malësorë  vetëm për burrat e vdekur. Ky ritual mortor në trevën e Malësisë së Mbishkodrës  është aq i vjetër sa edhe  në malësitë –krahinat tjera  veriore  shqiptare në Shqipëri, në   Kosovë, në Labëri  dhe në arbërorë të Greqisë. Sipas studiuesve […]

RETUSHUESIT- SI E KORREKTOJNË REALITETIN RAMA DHE VELIAJ

03/17/2021 By Pafragje

Po të kërkosh foljen “retushoj” në një prej fjalorëve online të Gjuhës Shqipe gjen lehtësisht se kuptimi i saj është bërja e ndryshimeve a përmirësimeve të imëta në një fotografi, në një film ose në një pikturë duke e ndrequr hollë e me mjeshtëri. Është i njohur ky proces gjatë viteve të diktaturës në vend, […]

Gjelosh Junçaj, rapsod i mrekullueshëm me zërin si pushka

03/13/2021 By Pafragje

Gjekë Gjonaj                        Në kërkim të lahutarit  më të vjetër  në Malësi   arrita  në  shtëpinë e  Gjelosh Junçaj, në Tuz, ku jeton një jetë të qetë, të bukur e në harmoni të plotë  me bashkëshorten e tij Marinë. Të dy intelektualë, profesorë të gjuhës dhe letërsisë shqipe, tashmë në pension. Bashkëbisedimi    me këtë çift     shembullor, […]

E kujt është republika ?

02/20/2021 By Pafragje

Agm VuniqiNganjëherë lajmet skandaloze të bëjnë të luash mendsh. Nuk janë vetëm lajmet por edhe këmbimi i llafeve që marrin karakter të ngjarjeve, nuk kisha thënë krejt “horror” po të dyshimta po se po. E çuditshme është urrejtja te njerëzit, sidomos kur ajo manifestohet për diçka që nuk është personale, e as që duhet të […]

Ulqini me borë

02/17/2021 By Pafragje

Gjekë Gjonaj Pas  një jave me të reshura të dendura shiu, të cilat shkaktuan përmbytje të mëdha  në shumë zona të Komunës së Ulqinit,  Ulqini sot  paradite u  përfshi nga reshjet e dëborës. Temperatura e mëngjesit është ulur në  zero gradë celsius gjë që ka sjellë edhe dëborën e parë në këtë dimër . Reshjet […]

I le “kuajt” në parajsën e marrëzisë

02/09/2021 By Pafragje

Marash Gilaj ( Fantazi mbi poezinë “Kuajt” të Gjekë Marinaj) Ti refuzove të të quanin kalë, Ndaj, çave ferrën tridhjetë vjet më parë. Fluturove larg, Duke kaptuar fusha , male, dete e qytete Sepse nuk doje të flisje gjithë jetën me vete. Ikën tre dekada, nga ajo kohë e mallkuar, I le “Kuajt” në parajsën […]

Gjekmarkaj “shpërthen” ndaj Nanos( Çfarë thoshte dikurë për Ramen-video)

02/05/2021 By Pafragje

Berisha të mundi disa herë me vota dhe të nxori në pension, kishe lyer flokët dhe mjekrën me bojë. U mbyll me Berishën në Pallatin e Zogut për t’i bërë presion Ramës Nga Agron Gjekmarkaj Pas 10 vitesh heshtje te perballuara me gajret Fatos Nano foli! Për të shkuaren foli dhe kur flet vetem per […]

LIBRAT E AKADEMIKUT ZEF PERGEGA LARTESOJNE KOMBIN SHQIPTAR

01/30/2021 By Pafragje

Një pasdite të qetë Tiranase, në ditët e para të vjeshtës 2020, teksa sapo isha kthyer nga nje tur pune në veri të vendit, monotoninë ma theu zilja e celularit tim. Nga ana tjetër e telefonit ishte Zef Pergega, miku im, prej më shumë se tridhjetë vjetësh. Në zërin e ngrohtë dhe plot mirësi të […]

Heronjët partiak

01/29/2021 By Pafragje

“Kush fitonte më tepër ay ishte usta, dhe kush nuk plaçkitte ish krejt budalla”, Noli Shkruan: Agim Vuniqi Qytetarët amerikanë flasin dhe shkruajnë shumë, është e drejtë e mbrojtur me ligj, “Bill of rights”, e drejta për të folur dhe për të shpehur mendimin “pa pardon”. Kjo të ndihmon shumë të shprehësh mllefin, pra kur […]

Tom Fitton dhe Judicial Watch tregojnë se listat e pista të votimit nënkuptuan zgjedhje të pista

01/28/2021 By Pafragje

“…California, vendosi një proces gjyqësor me ne dhe vitin e kaluar filloi procesi i heqjes së deri në 1.6 milion emrave joaktivë nga listat e Los Angeles County. Kentucky, gjithashtu filloi një pastrim të qindra mijëra regjistrimeve të vjetra vitin e kaluar, pasi hyri në një dekret pëlqimi, për t’i dhënë fund një tjetër procesi […]

Dukaj: Pakicat në Mal të Zi nuk duan getoizim

01/28/2021 By Pafragje

Politologu dhe analisti shqiptar nga Mali i Zi, Kristjan Dukaj për televizionin shtetëror të Malit të Zi (RTCG) i ftuar në emisionin “Mostovi”, foli për librin e tij të ri “Pakicat në Mal të Zi dhe mekanizmat ekzistues për mbrojtjen e tyre”, ku theksoi që pakicat në Mal të Zi nuk duan getoizim por integrim […]

Si po zhduket gjuha shqipe…!?

01/12/2021 By Pafragje

Bashkebisedim me shkase Gazmend Shaqiri, inxhinier i elektrikes në Kompanine me te madhe te automobileve Ford, Detroit, i brengosur për fatin e gjuhes shqipe me shkruan: I  percjelli emisionet televezive te Kosoves dhe Shqiperis dhe kam ardhe ne perfundim se mbrenda 10 deri ne 20 vjete nese nuk do ta dish Anglishten nuk do te […]

Ke po ndihmon Turqia …Shqiperine apo Ramen ?

01/07/2021 By Pafragje

Vizita e Rames ne Turqi eshte bere me ftesen personale te Sulltanit turk Erdogan dhe per formen qe po zhvillohet qe nga pritja me kuaj, tapete e sajdisje te nivelit me te larte shteteror qe nuk ju jane rezervuar as Trump. Merkel, Macronit etj por edhe ”koincidences ” se rastit se ajo zhvillohet vetem tre […]

80 vjetori i Vdekjes së At Gjergj Fishtes .

12/30/2020 By Pafragje

Nga Ndue  BACAJ 80 vite më parë, në moshen 69 vjeçare,  me 30 dhjetor 1940 , në  Shkoder  do të perhapej   lajmi i ndarjes nga jeta i njërit prej koloseve më të medhenj të fjales e vepres , At Gjergj Fishtes. “Yndyra” e intelektualizmit , nacionalizmit  ,por edhe i qytetarisë  së thjeshtë të Shkodres , […]

Aktor të mrekullueshem,gjithmonë të befasishem me humor.(Foto..)

12/29/2020 By Pafragje

Kur i prezantuan ne nje shfaqje ne France si aktore te Shkodres, ata nuk ngurruan aspak ta korrigjonin moderatoren duke i thene se vinin nga Malesia e Madhe. Kjo u shoqerua me duartrokitjet e zjarrta te publikut. Gac Kodrina dhe Qazim Cela jane dy aktore te mrekullueshem, qe kane krijuar nje dyshe te pandashme ne […]

REVISTA AMERIKANE “LIFE”KONSTATON SE NËNA TEREZE ËSHTË KRIJESA MË E PËRSOSUR MORALE DHE NJERËZORE E TË GJITHA KOHRAVE

12/25/2020 By Pafragje

Gjekë Gjonlekaj/New York Revista e njohur amerikane “LIFE” botoi këto ditë një numër special. Kjo është njëra prej revistave amerikane më të ilustruara dhe është shumë e njohur për fotografi të të shkëlqyeshme. Ç’prej Luftës së Dytë Botërore e deri në fund të viteve 70′ kryeredaktor i kësaj reviste për ilustrime fotografike ishte fotografi gjenial shqiptar Gjon […]

Selitë partiake diktojnë çdo gjë

12/17/2020 By Pafragje

Agim VuniqiKorrupsioni, premtimet…, nga “kallashët” politikë si duket patën sukses, të gjithë iu përshtatën rregullave të reja, çdo gjë e keçe “bleronte”, edhe muçitjet ishin tjetërfare, ato vinin nga shtëpitë publike, kështu pavrejtur shqiptarët fillojnë të tjetërsohen, lakmia për pushtet, lakmia për para, ua hapi portat e kullave shqiptare fajdexhive, fallxhive, mujsharëve.Agim Vuniqi Shumica e shteteve […]

Meditim nga një udhëtim në vendlindjen time

12/13/2020 By Pafragje

Kur vij në Triesh  kthehem në origjinë Gjekë Gjonaj I lodhur nga  koha e pandemisë në Ulqin   në fund të vjeshtës dhe në  fillim të dimrit vendosa të largohem nga jeta e përditshme e qytetit të përgjumur  për të kaluar disa orë të paharrueshme  mes natyrës së virgjër malore në vendlindjen time të dashur në […]

NJE MENDIM NDRYSHE

12/13/2020 By Pafragje

Sokol PARRUCA – Çeshtja e dhunes te ushtruar nga femijet eshte diçka qe duhet analizuar me thelle. Ato femije jetojne me prinderit , qe ne menyra te ndryshme shfaqin pakenaqesite e veshtiresite e jetes , turfullojne me ofshama per hallet e tyre , ne prani te femijeve…dhe bejne pergjegjese qeverine , per gjithcka te mbrapshte […]

Ku po SHKOJMË..?!

12/13/2020 By Pafragje

Sajmir Çoku – Humbja e shpresës, kriza e besimit, shpërlarja e trurit politikisht bashkë me kërcënimin e bukës e gojës, janë edhe arsyet kryesore pse sot po na qeverisin Bandat Politike për 30 vjet me vetë “Bekimin” e votave tona që me hir e pahir po mbajmë në PUSHTet Llumin më të Ndyrë të racës […]

Kush po na vret….

12/11/2020 By Pafragje

….Nuk po na vret thjesht ai polici injorant , qorr e kriminel …fanatik e militant partie ku pertej edhe budallallikut te vet e ku per nje rroge e nje pale kepuce ”gjermane” eshte i gatshem te vrase edhe femijen e vet…As ai polici qe ”shkeli rregulloren” e nuk e pa viktimen se ishte nate por […]

Mut Nano & Nexhmija dhe…Nene Tereza ne mes tyre…

12/07/2020 By Pafragje

Si te mos mjaftohet me helmin, llumin, balten e vrerin qe derdh e hedh cdo dite mbi Shqiperine e shqiptareve prej gojes se tij te ndyre e mendjes se tij te qelbur antinjeriu e antishqiptari Mut Nano i cili qe i vetmi qe se bashku me fshatarin provincial e te pa ndreqshem te Cermenikes Tualet […]

Rama do të aplikojë votimin me postë të emigrantëve për manipulim masiv të votave në zgjedhje

12/05/2020 By Pafragje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon që emigrantët të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit përmes postës. Në një raport 26 të siguruar nga ABC, grupi i punës në KQZ ka dalë në këtë konkluzion, edhe pse në vetvete e gjithë panorama paraqitet pesimiste, me rrisqe të larta, pasiguri, kosto financiare, e mbi të gjitha […]

Përplasje e fortë në TV mes Grida Dumës dhe Frrok Çupit: Je hiç, këllirë, llum…

12/05/2020 By Pafragje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma është përfshirë në debat të ashpër me analistin Frrok Çupi, në studion e emisionit “Open”. Debati nisi ndërsa po diskutohej fakti që kancelarja Merkel i tha jo Shqipërisë për hapjen e negociatave. Sipas Dumës kjo ishte një shuplakë për Ramën, gjë e cila nuk është kundërshtuar nga Frrok Çupi.  […]

Si ta shpëtojmë demokracinë nga teknologjia

12/05/2020 By Pafragje

Nga Francis Fukuyama, Katharine T.Bartlett & Ashish Goel Midis shumë transformimeve që po ndodhin në ekonominë amerikane, asnjë nuk është më e spikatur sesa zhvillimi i platformave gjigante të Internetit. Amazon, Apple, Facebook, Google dhe Twitter, tashmë të fuqishëm edhe para pandemisë së Covid-19, janë bërë edhe më shumë gjatë saj, kjo pasi shumë nga […]

NË VEND TË NJË URIMI PËR DATËN E 76 VJEORIT TË ÇLIRIMIT…

11/29/2020 By Pafragje

Nga Ndue  BACAJ Duke qenë se mosdokordësia, për datën e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë (28 apo 29 nëntorin 1944) ka lidhje direkte me çlirimin e dy trevave veriore të Shqipërisë politike, pra të Shkodrës e Malësisë së Madhe, unë si vendali  mendova të kujtoj pak argumente historike, të cilat flasin jo pak datën […]

Siç thoshte gjyshja ime…

11/28/2020 By Pafragje

Marash Gilaj – Tregim Me Gëzimin, shokun e ushtrisë, kishim dy dekada pa u takuar. Ashtu erdhi jeta tek ne, në këto tridhjetë vitet e tranzicionit. Secili prej nesh emigroi pas vitit 1990, por në shtete të ndryshme. Kishim humbur edhe kontaktet me telefon. Ai kishte kaluar ca vite në Greqi, kishte punuar çdo ditë […]

Me përvojën personale të ndihmojmë të tjerët

11/26/2020 By Pafragje

Shkruan mr. Kristjan Dukaj, Këtyre ditëve, bota ka përkujtuar rastet e para pozitive të prekura me covid-19.kemi rikujtuar lajmet e para nga qyteti kinez, Vuhan, pamjet e para nga spitalet e atjeshme  si dhe mjekët me maska në betejen me këtë të keqe duke tentuar të shpëtonin të sëmuret. Jemi përkujtuar informacionet e para lidhur […]

More Posts from this Category

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

2004© 2021 . AlbDreams.Net | Të gjitha të drejtat e rezervuara