Kreu Blogu Faqe 7

NJË VËMENDJE E VOGËL PËR LIQENIN E SHKODRES, DHURATËN E ZOTIT PËR MALËSINË E MADHE, SHKODRËN E MË GJËRË

0

NGA Ndue Bacaj

Një nga trashigimite natyrore më të mrekullueshme që vet Krijuesi u fali trojeve tona të Malësisë Madhe Etnike , Shkodres e më gjerë eshte pa dyshim  Liqeni i Shkodres që e njohim sot. Historia e  këtij Liqeni  ndër shekuj ka qenë  e lidhur me evolucionin e gjatë natyrore , dhe me vetë jetën e banorve autokton të trevave  që  e rrethojnë. Të  pakten 2200 vite më parë vertetohet  se ky Liqen në  forma të ndryshme ka ekzistuar mbi këto troje ; duke u sherbyer  banoreve përreth . Prania e Liqenit vertetohet edhe nga  monedhat e kohes, ky në njeren anë kishin fëtyren e  mbretit Ilire GENTIT dhe në anen tjetër kishin Lundren apo anijen  (mjetin më të përdorshëm të kohes për lundrim). Në shumicën dokumenteve të historisë së hershme gjendet i shkruar hidronimi  LACUS  LABEATIS , domethënë liqeni i Labeateve , pra i fisit  Ilir që banonte në trojet përreth  liqenit dhe krejt Malësisë Madhe Etnike , Shkodrës e më gjërë…

HISTORI NGA LIQENI I SHKODRËS…

Studiuesi i njohur Theodor Ippen shkruan :” Që në atë kohë Buna dhe Liqeni ishin të lundrueshem, ketë na e deshmon  Liviusi , Monedhat e  mbretit Gent si dhe vetë qyteti , që na kanë bërë të njohur dhe tipin e anijeve të perdorura. Që rrugët ujore (Buna dhe Liqeni, N.B. )  kanë qënë të perdorura edhe më vonë , në periullen e Perandorisë  të Romes , këtë  e provon  edhe  importi i tjegullave  italike deri në  Potgoricë, (Dioklea)“ . (Theodor Ippen (ish konsulli i i Austro-hungarise në Shkoder 1897-1904) në librin e tij “Shqiperia e Vjeter ..” në faqen 118). Përveç emertimit (hidronimit) LACUS  LABEATIS, ky liqen ndër shekuj ka pasur edhe emertime  të ndryshme si Liqeni  i Diokleateve, Liqeni Ilirik ku deri në vitin 1767 gadishulli Ballkanik quhej gadishulli Ilirik. (Zhan Klod Faverial ,“Historia me e vjeter e Shqiperise”,fq. 34,84-85).  Por edhe emertime të tjera  si Liqeni i Prevantelisë  (pasi edhe keshtu u quajten trojet per-rreth Liqenit  ndër shekuj), Liqeni Pensas , ndoshta kjo lidhej me pesë krahinat që takoheshin me  ketë liqen. Per të “vertetuar” ketë emertim unë po i  referohem studiuesit dhe albanologut te shquar  Dr. Konstandin Jereçek  nga i cili ndër të tjera citoj: “Liqeni  emertohej edhe sipas fiseve që jetonin rreth tij si Liqeni i Hotit , Liqeni i Kastratit, Liqeni i Koplikut etjer… Gjithashtu ky autor thekson se perveç  emertimeve si Liqen, ndër dekumente të hershme gjindet edhe emertimi si Knetë apo moçalishte (Palus Labeatis). (Dr. Konstandin Jereçek VEZHGIME ILIRO-SHQIPTARE, kapitulli me titull “SHKODRA E KRAHINA E SAJ NË MESJETË”fq.109). Në Regjistrin Kadastral të viteve 1416-1417, por edhe në  Defterin e Sanxhakut të Shkodres të vitit 1485 e vazhdim konstatojmë se nëpërmjet ujrave të liqenit bëhej  tregti e ndryshme në mes dy brigjeve të Liqenit , ku dikur perveç  një skele  të vogel në Shirokë, te ura e Bunes  në Shkoder, edhe në  Malesi të Madhe në  Virin e Kastratit  kishte një tip skele  ku ankoroheshin  dhe ngarkoheshin  mjetet e lundrimit të kohes, që transportonin madhra të ndryshme per në Viri –Pazare (ku ishte Skela tjeter) dhe në thellsi të trojeve  të Malesisë  Madhe Etnike e më gjërë. Këtë e tregon edhe  një relacion i proveditorit të jashtezakonshem të Kotorrit  Nikolo  Brikos të dates 01 mars të vitit 1692 i cili ndër të tjera shkruante : “ .. Skela në Vir ndodhet në bregun e Liqenit të Shkodres , por tani është  e mbyllur sepse qarkullon  murtaja.  Neper ketë Skelë kalojnë nga Shkodra e Vende të aferta lesh, lekurë, dylle e duhan etj….” (Dekumente të shekujve  XVI- XVII ,fq.404 , vellimi IV, perg. ).  Gjithsesi perveç dekumenteve  të cilsuara apo jo menduam  që në ketë  shkrim të  paraqesim  edhe një gojdhenë  që qarkullon edhe sot per një emertim interesant të Liqenit ndër shekuj,kur Liqeni  quhej nga banoret  “Liqeni i Leshit “, dhe kjo thuhej pasi  liqeni ishte zmadhuar në keto permasa mbasi banoret per-rreth kishin mbyllur me leshin e bagetive perpisat ,apo më sakt “lumejte” nentoksor  (të Malit të Krajes )  që shkarkonin ujët e liqenit në Detin Adriatik . Gjithsesi kjo është një gojdhenë  e trashigueme , por mendoj se ky emertim ndoshta mund të jenë jo Liqeni  i Leshit , por i Lleshit , ku në shekujt e XIII –XIV shumë emertime  fshatrash  në Malesi të Madhe e më gjërë kishin  emrin e tyre të lidhur me një figure historike të njohur me emrin  Llesh Tuzi.   ( Natyrisht ky mendim i imi është  i  pa dekumentuar ).  Liqeni  i Shkodres është i shënuar edhe në hartat e shekullit XVII  të dy hartografeve te njohur italian (Cantelit dhe  Coronelit). ku studiuesi  Ermanno Armo në librin “Vende ,Kisha ,Lumej ,Male  e toponime të ndryshme  të një harte të lashtë të Shqiperisë Veriore “  në fq. 178-180”  e paraqet në hartat e hartografeve  të sipercituar me emertesat ,”Liqeni i Shkodres ose Liqeni i Zetes” , si dhe konfirmon emrat e vjeter të Liqenit sipas fiseve që e rrethonin. Ketu gjenden edhe citime  të historianeve dhe gjeografeve  antik  si Tit Livi , Straboni, Ptolemeu etjerë, të cilët e përshkruajnë Liqenin si të till e ndonjë rast edhe si pellg uji të madh me moçale.. Në librin e sipercituar shënohen disa permasa dhe siperfaqe të Liqenit  ndër shekuj…. Inetresant duket  pershkrimi që i bënë Liqenit , studiuesi Hekuard, (ish Konsulli francez në Shkoder shekulli i XIX), i cili shkruante: ”..Sipas gojdhenave të  vendase , liqeni i Shkodres nuk ka ekzistuar gjithmonë , ose të pakten nuk ka qënë kaq i madh sa sot.  Në pjesen Lindore gjendej sipas gojdhenave  një fushë e mbuluar nga fshatra dhe kopshte , ndermjet të cileve gjarperonin perrenjë të shumtë me burime në malet fqinje , ajo quhej  fouscia e proneve (Fusha e Përrenjëve ).   Një ditë pas një termeti, ujerat u frynë aq shumë  sa që e fundosen  krejtesisht  ketë fushë. Të moçmit  e fshatit shtojnë gjithashtu , per të mbeshtetur rrefimin e tyre se kanë parë dhe se ende  mund të shihen rrenojat e shtepive e pemet e kopshteve  të tyre , kur ujerat e liqenit  janë të qeta dhe të tejdukshme…”(Hyacinthe  Hecquard ,Historia dhe Pershkrimi i Shqiperisë së Eperme  ,ose i Gegerise , fq.30.). Po ky autor mbeshtet  idenë se një  qytetrim e zhvillim është mbuluar nga ujrat e liqenit të zmadhuar. Si “shembull” merr fshatin e sotem Jubicë (Buz-Uji), që duke paraqitur levizjen e disa  banoreve nga Katundi i Kastratit për në Jubicë , ku ndër të shkruan: ”…U strehuan në një vend të vetmuar , të quajtur Jubicë , në brigjet lindore të Liqenit te Shkodres , ku  njeherë e një kohë gjendej një QYTET i vogel dhe  ende shihen rrenojat e dy kishave  e të puseve shumë të lashta.”. (H. Hecquard ,po aty fq.203). Ky studiues i ka shkruar keto në vitet 1851-1860.. Per Liqenin e Shkodrës  kanë shkruar edhe studiues shqiptare , ku në po veçojmë shkodranin Hamdi  Bushati, i cili në  librin e tij studimor “SHKODRA DHE MOTET” Vllimi II ,fq,444,  tregon per një studim të një Inxhinieri Austriak me emrin BRIOT  (të vitit 1910) , i cili kishte bërë një studim per Liqenin më të madh të Ballkanit,  ku shkrun se nga viti 1870 deri në vitin e studimit (1910 ), rritja e ujrave të Liqenit  kishte perzenë 12 mijë hektare tokë perreth tij. Dhe po të ulej niveli  i liqenit vetem 3 metra perfitohet perseri kjo sasi  toke…  Është per tu theksuar se studime të tilla ka edhe në ditet e sotme në mes specialisteve shqiptar dhe malazez. Gjithsesi  në bazë të studimeve të sotme  mesojmë se “Liqeni i Shkodres “ ka  një siperfaqe mesatare prej 368 km2, ku gjatsia është 45.2 km ,ndersa gjeresia mesatare  është 8.2 km ,por me maksimale deri në 26 km. Gjithashtu  thellsia e ujrave të liqenit shkon 7 deri në 10 metra, ndersa maksimalja është regjistruar ne 44 metra thellsi. Lartësia e Liqenit të Shkodres mbi nivelin e detit  është rreth 6 metër.

LIQENI I SHKODRËS PAS VITIT 1913…!

Pas vitit 1913 si shumë troje etnike shqiptare edhe Liqeni i Shkodres  u nda padrejtesisht , ku sot vetem 149 km2 i perkasin shtetit Shqiptar, ndërsa 219 km2  i janë dhënë Malit te Zi. Natyrisht bashkë me  siperfaqen e Liqenit nën  Malin e Zi kanë mbetur brigjet përendimore të këtij  Liqeni që rrezatojnë  Histori qytetrimi dhe besimi autokton shqiptar, ku edhe sot që nga Kraja e deri në Vraninë e më gjërë  mund të gjinden themele dhe rrenoja Kishash,  Manastiresh dhe qendrash urbane që ndër shekuj i kanë shkaterruar baticat dhe zbaticat e  moteve… Ndërsa në Bregun  Lindore këto  monumente qytetrimi dhe besimi i kanë mbuluar ujrat e liqenit të rritura ndër mote e shekuj, por keto ujra nuk kanë mjegulluar kujtesen e banoreve të Malesisë së Madhe që edhe sot dinë të tregojnë për objekte  besimi, banimi e qytetrimi  që  Liqeni i ka perfshirë në gjirin e tij , të pakten që nga Hoti , Sterbeqi , Kopliku etjerë… Burimet kryesore të ujrave të Liqenit të Shkodres  vijnë nga Lumi Moraça, i cili ka  dy dege kryesore,atë të Zetes  dhe atë të Cemit  që formohet kryesisht nga  bashkimi i Cemit të Selces  me Cemin e Vuklit . Gjithashtu në ketë Liqen derdhen edhe  ujrat periodike të  Prronit ë Thate ,Rrjollit , të Sheut të Vrakes etjer. Influenca jo të vogla në nivelin e  Ujit të  Liqenit kanë edhe rreshjet  e tokave perreth në periullen e dimrit , vjeshtes e pranveres , si dhe burimet brenda Liqenit  si Syni i Sheganit  e  më gjërë.  Në ujerat e Liqenit rritet mjafte bimsi  nenujore  e cila ushqen gjallesat  ujore , kryesisht llojet e peshqeve që popullojne Liqenin tonë si ,  Krapi , Saraga (Gjuhca), Qefulli , Mlyshi , Kubla ,Ngjala, Karasi ( i kultivuar vonë) , por edhe me pakicë Trofta, Ballgjeri , Nila , Skorta e lloje të tjera  peshqish  janë pasuria më e madhe e Liqenit tone, ku studiues të ndryshem thonë se  popullata e peshqeve  në Liqen arrin ne rreth 45 lloje , por edhe me 12 lloje  të tjera që migrojnë nga deti Adriatik nëpërmjet Bunës. Bimsia për-rreth Liqenit  dikur ka qënë më e zhvilluar se sot , si me bimet njevjeçare, dhe ato drunore shumvjeçare , si Frashni i Ujit , Shelgu ,Verri, Mrina e tjer.   Masivi i ketyre bimve formonte një brez pyjor të mrekullueshem që kishte influencat e veta  (per mirë) në klimen  për-rreth, si dhe u siguronte një jetë më normale  shpendëve dhe kafsheve të egra të kesaj Zone. Mjerisht çmenduria socialist- kooperativiste  shkaterroi  pjesen më të madhe të pasurisë të bimsisë të bregut të Liqenit. Është pikrisht  ky  shkaterrim i ketij brezi bimorë  që ka  ndikuar në paksimin e llojeve të shpendëve dhe kafsheve të egra në ditet e sotme.   Sipas studiuesve mendohet se liqenin dhe brezat e tij të gjelbërta që e rrethonin e popullonin rreth 250 lloje shpendesh të egra, ku perveç Roses, Bajukes, Karabullakut e tjerave që gjinden edhe sot  dikur në bregun tonë të Liqenit  jetonte edhe Pelikani , që tani gjindet me pakicë thuajse vetëm në bregun perendimore që zotron Mali i Zi.. Gjithsesi per hirë të vertetës duhet të thënë se në paksimin e llojeve të  Shpendeve të Egra, por edhe të peshqeve  ka influencuar edhe gjuetia pa kriter e këtyre viteve të Demokracise, ndërsa fqinjet tanë Malazez në anen e tyre  nuk lejojnë gjuetin me mjete të shfarosjes në masë , si dhe në periudhen e shtimit…

PAK NGA SYRI I SHEGANIT 

Në gjatësinë e Liqenit, në teritorin e Njësisë Administrative të Kastratit (rreth 32 km nga qytetit i Shkodres, dhe 15 km nga qyteti i Koplikut), ekziston një oaz me bukuri të jashtëzankonshme natyrore , me emrin e njhur popullor Syri i Sheganit.  Syri i Sheganit është një burim i madh karstik, që del vertikalisht në çarjet tektoniko-karstike dhe lidhet me dy burime të tjera të këtij lloji. Përveç Syrit të Sheganit aty pranë janë edhe dy hurdhana (pellg me ujë), të cilat formohen nga uji nëntoksorë. Si për të gjitha emertimet e trojeve tona, për prejardhjen e emertimit(toponimit , apo më sakt hidronimit), Syri i Sheganit ka gojdhënë popullore në formë legjende që “qarkullon edhe sot në popullësinë e Kastratit e më gjërë, e cila na “tregon” se shumë kohë më përpara, një udhëtar vjen me varkën e tij, natën vonë në këtë zonë dhe kërkon strehim në një nga shtëpitë  ku sot ndodhen tre gropat. Mendohet që këto tre gropa kanë qenë shtëpitë e tre vëllezërve. Dy vëllezërit e parë nuk ia hapën derën, vetëm vëllai i tretë, ku sot është syri i Sheganit e priti atë në shtëpi. Sipas gojëdhënës vëllai i tretë mendohet se e ka pasur emrin Shegan dhe prandaj sot vendi quhet Syri i Sheganit, për shkak të formës që ka dhe se më parë kjo gropë ka qenë shtëpia e Sheganit. Sipas gojëdhënës theksohet se udhëtari i mallkoj dy vëllezërit e tjerë, dhe si rezultat i mallkimit shtëpia e tyre u kthye në hurdhanë Ndërkohë Syri i Sheganit është formuar më vonë si gropë, si pasojë e erozionit të tokës. Uji i burimit del nga një oxhak karstik me thellësi mbi 25 metër duke krijuar ne forme ovale disa ngjyra nga e kaltra e deri në ngjyrën e gjelbërt të thellë dhe me një ujë shumë të ftohët (sit ë frigoriferit)….

LIQENI I SHKODRËS “SOT”

Prej kohesh “degjojmë” se Liqeni i Shkodres “bëhët” PARK KOMBETAR,  çfarë do të thotë ruajtje dhe kujdesje për Liqenin  dhe brigjet për-rreth së bashku me brezin e bimsisë që e rrethon. Sigurisht ky administrim i perket “partneritetit” shtet-komunitet, gjë që është edhe në favor të zhvillimit e mirqenies të banorëve autokton të trojeve tona që kanë lidhje dhe kontakt me  Liqenin e Shkodres. Liqeni i Shkodres dhe për-rreth tij mund të shfrytezohen për qellime : Turizmi , Gjuetie të  kontrolluar , transporti  ujore, shfrytezim me ligje e rregulla  të bimsisë për gjatë bregut të Liqenit. Por mbi të gjitha ruajtja dhe mirmbajtja e Liqenit dhe Bregut të tije do të mundesojnë  frekuentimin e  Liqenit si vend pushimi e plazhi për vendas e të huaj të ndryshem , e pse jo edhe per turistet që preferojnë ujerat e ëmbla.. Gjithashtu   duke u ruajtur  bimsinë për-rreth liqenit krijohet një  mikroklimë , apo klimë e pershtateshme edhe per pushues me probleme të ndryshme shëndetësore…  Në tërë gjatsinë e Bregut të Liqenit (  Pjeses Lindore ) që nga Hoti , Kastrati , Buza e Ujit , Kopliku, Vraka e deri në Shirokë  në keto vite janë  ndertuar e po ndertohen objekte të ndryshme  private, ( restorante, hotele, bufe e deri resorte…). Ndërtimet e deritanishme e ato në vazhdim paralajmrojnë  se Liqeni i Shkodrës  me brigjet e tij  do të jenë  në të ardhmen  një parajsë për vendasit e veçanarisht për Turistet , si dhe një  burim i pashtershem të ardhurash për banoret që popullojnë trojet perreth  Liqenit, si ato të Malesisë së Madhe, Shkodres etjerë, duke perfshire edhe trojet shqiptare të ndara padrejtesisht  nga Europa e vjeter në shekujt e kaluar…

NDUE   BACAJ

ELiona Kodra Shkreli/ Përballe progogandes dhe të vertetes së Bashkise Shkoder

0

Gazetarja dhe Antarja e Keshillit të Bashkise Shkoder e dale mbas zgjedhjeve të 14 majit 2023 here pas here ngre zerin në mendiat sociale kunder propogandes se Rilindjes para dhe pas fushates elektorale për zgjedhjet e pushtetit lokal. Sot ajo ka postuar kete status shoqeruar me foto dhe video:


“Fillimisht duhet edukuar stafi I Bashkisë që kur të përfundojë punën të hedhë tek mbeturinat barin e prerë…pastaj të vazhdohet me spotet publicitare sensibiluese për qytetarët! Gjithçka fillon nga ‘koka’ e shpërndahet tek hallkat e tjera!

Kjo është rruga tek shkolla Austriake, ku është prerë bari dhe mbetjet I kanë lënë në tokë, duke ju shtuar edhe mbetje të tjera të cilat sigurisht nuk justifikohen të hidhen në tokë kur kazanët e mbeturinave janë vetëm pak metra më larg!” https://www.facebook.com/eliona.kodrashkreli

110 VJETORI I KONFERENCËS SË AMBASADORËVE QË NDAU TOKAT E SHQIPNISË PËR ME KNAQË “KLYSHËT” E RUSISË! (29 korrik 1913 -29 korrik-2023)

0

NGA NDUE  BACAJ

HYRJE

110 Vite më parë, me 29 korrik 1913, fuqitë e mëdha europiane, nënshkruam vendimet famëkëqia të konferencës të amasadorëve në Londër, vendime që lanë jashtë shtetit Shqiptar të pavarur, (të njohur prej tyre), më shumë se gjysmën e trojeve etnike me popullsinë e tyre autoktone Iliro-Shqiptare, dhe këto troje etnike shqiptare ua bënë “dhuratë” fqinjëve shoven serb, malazez e grek. Për ironi të fatit kjo konferenc u quajt edhe si konferencë e paqës të Londonit… Ndërsa ministri (ambasadori-N.B.) amerikan në Greqi vendimet e kësaj konference do t’i quante (me ironi): “një mrekulli e paaftësisë”, “një skemë absulutisht e papajtueshme”, “një lëmsh gjërash të paqëndrueshme”.1. 

NË PRAG TË KONFERENCËS:

Më pak se një muaj nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë (me 28 nëntor 1912), nga patriotë shqiptar me në krye Ismail Qemali, gjashtë Fuqitë e Mëdha të Europës: Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Italia dhe Rusia  do të mblidheshin me 17 dhjetor 1912 në Londër në Konferencen  e ambasadorëve. Gjithashtu Shqipëtarët me shpalljen e Pavarësisë  kishin formuar edhe qeverinë e tyre me Ismail Qemalin-Kryetar, Nikollë Kaçorrin -Nënkryetar dhe ministra; Myfit Libohoven-minister i Punëve të Jashtme, Mehmet Pash Dërallen- ninistër i Luftës, Pjetër Pogën-ministër të Drejtësisë, Luigj Gurakuqin-ministër të Arsimit, Abdi Toptanin-ninistër të Financave, Pandeli Calen-ministër të Bujqësisë dhe Lef Nosin-ministër të PostTelegrafëve. Në kohen kur mblidhej kjo konferencë, trojet shqiptare ishin sulmuar nga tre fqinjët e saj shoven: Në verilindje e veri nga Mali i Zi e Serbia dhe në jug nga Greqia. Me gjithë qëndresen e shqiptarëve në mbrojtjen të trojeve të tyre etnike, keto tre ushtri shovene, kishin arritur të pushtonin jo pak troje shqiptare që nga Malësia e Madhe Rrethinat e Shkodrës, Kosovën, Shqiperinë “Lindore”, ose Iliriden antike, e deri në Durrës e më gjërë. Ndërsa në Jug të Shqiperisë Etnike, Greqia kishte arritur të pushtonte jo pak nga i ashtuquajturi Epiri i Veriut. (Bënin përjashtim, Shkodra në Veri dhe Janina në Jug ku forcat osmane dhe ato shqiptare të rrethuara bënin rezistencë).2.  Pra e gjithë pjesa europiane nën Turqi (që shumica ishin troje etnike shqiptare N.B.), tani ishte në mëshirën e aleatëve ballkanik. I gjithë teritori tashma ose ishte i pushtuar ose do të pushtohej gjatë kohës së lirë. Vetëm në tri pika të izoluara fuqia osmane mbeti e panënshtruar. Qyteti i Adrianopojës i rrethuar nga bullgarët, dhe kështjellat e mëdha të Shkodrës në Shqipërinë e Veriut dhe ajo e Janinës, në Epir, mbeten në duar dhe kontrollin e garnizoneve të tyre turke…3.  Me këto pushtime trojesh etnike shqiptare, këta fqinjë shoven të mbështetur nga Rusia, (por edhe Franca), kërkonin të vënin  para faktit të kryer faktorin ndërkombëtar… Fqinjët sulmin mbi trojet shqiptare kërkonin ta paraqitnin para Europës si luftë kundër perandorisë Turke-Osmane, në “kuadrin” e luftës Ballkanike, ku qeveria turke do të pranonte se nuk kishte ma fuqi me rezistua dhe për rrellojë armëpushimi ishte nënshkrue me 3 dhjetor 1912. Madje shtetet ballkanike shpallen në mënyrë të preme se të gjitha tokat e perandorisë Otomane në gadishull u takonin atyre, mbasi kishin dalë fitues kundër Turqisë. Ata nuk donin të dinin kush ishte kombi shqiptar, i cili duhej të gëzonte pavarësinë në emër të parimit të kombësive… Shtypi grek e shfaqi këtë pikpamje në mënyrë më brutale duke shtuar: ”Asht nji gja e pamundur me lejua shqiptarët barbarë të jetojnë të pavarun në djepin e qytetrimit grek”…. Mali i Zi donte me shti në dorë jo vetëm  Gusinë, Plavën, Hotin dhe Grudën, që nuk i mori dot me 1878, por edhe Shkodrën me rrethina e më tej… Serbët nuk ishin të kënaqun me marrë Kosovën, por donin me u shtri deri në Durrës për me pasë një skelë detare… Greqisë iu shtua oreksi mbas suksesit të ushtrisë së saj. Prandaj këtë herë donte të mos mjaftohej me Shqipërinë e “Jugut”, ose Epirin e Veriut , sikur u “pagëzua” prej propogandës greke, por qeveria e Athinës kërkoi me shtua edhe Vlorën me tokat e saj. Për të justifikua këtë ambicie të re tokësore, qeveria e Athinës e “ndau” Epirin në dy pjesë prej jugu  në veri. Tokat në mes të kufinit të Greqisë dhe lumit Kalamas , që ishin bërë objekt i pazardheqeve diplomatike në Kongresin e Berlinit, u proklamuan si Epiri i jugut deri në Vlorë….4. 

KONFERENCA:

Megjithse konferenca kishte filluar më heret, zyrtarisht ajo njihet se filloi me 17 dhjetor 1912. Konferenca ishte thirrur nga gjashtë Fuqitë e Mëdha të Europës: Austro-Hungaria që  përfaqësohej nga ambasadori Count Albert von Mensdorff (1861–1945),  Gjermania që përfaqësohej nga ambasadori Karl Max, Princ Lichnowsky, 8 mars 1860 – 27 shkurt 1928),  Italia që përfaqësohej nga ambasadori Guglielmo Imperiali di Francavilla, (1858-1944),  Franca që përfaqësohej nga ambasadori  Pierre Paul Cambon, (1843 – 1924),  Rusia që përfaqësohej nga diplomati Alexander Konstantinovich Benckendorff, (1849 –1917). Ndersa Britania (apo më sakt Anglia si vend “organizator”) përfaqësohej nga ministri i jashtëm i saj Edward Grey, (1862 – 1933), i cili ishte edhe bashkërenduesi i punimeve të Konferencës së Londrës….5.  (Konferenca e Londrës u ndoq edhe nga delegatët e vendeve të Ligës ballkanike, përfshi Perandorinë Osmane dhe Greqinë, e cila nuk kishte nënshkruar armëpushim).  Konferenca fillimisht nuk njohu një Shqipëri të pavarur, por një Shqipëri “autonome” dhe asnjanëse, njëherazi ndodhej nën sovranitetin e sulltanit dhe “gëzonte” garancinë e tyre persa i përkiste statusit të saj… 6. Konferenca ishte ndërprenë pa ndonjë konkluzion më 23 janar 1913, kur në Perandorinë Osmane u zhvillua një grusht shteti.7. Ndonse gjashtë fuqitë e  Mëdha europiane kishin hartuar projektin për një Shqipëri autonome, kur u paraqitën në Konferencë  në maj 1913, amabasadorët e tyre u shprehen për pavarësinë e plotë të Shqipërisë. Ky qendrim i ri ndaj Shqipërisë ishte i lidhur me zhvillimin e ngjarjeve në Ballkan. Ps marrjes së Janinës nga forcat greke dhe të Shkodrës nga ato malazeze. Vjena e Roma e panë se sundimi osman nuk mud të mbahej më në Shqipëri, dhe nuk kishin interesë që të vazhdonte sovraniteti i sulltanit mbi Shqipërinë. Prandaj Austro-Hungaria dhe Italia  paraqitën një projekt të ri….8.  Në konferencën e ambasadorëve kishte pasur një luftë të ashpër diplomatike për kufijët e Shqipërisë, sidomos ndërmjet përfaqësuesve të Austro-Hungarisë dhe Rusisë. Diskutimi ishte përqendrua në dy projekt-harta të Shqipërisë të paraqitura nga Austro-Hungaria dhe Rusia. Projekt-harta e Austro-Hungarisë përfshinte një pjesë të mire të trojeve shqiptare, ndër të cilat edhe Pejën, Gjakovën, Prizrenin, Dobrën, Ohrin etjerë…. Ndërsa projekti rus parashikonte një coptim të madh të tokave shqiptare. Sipas tij vija kufitare në veri dhe në lindje të Shqipërisë do të ishin lumi i Drinit dhe Drini i Zi , kurse në jug linte jashtë Shqipërisë Korçën, Gjirokastren, Delvinen, Saranden , Çamërinë etjerë. Në fillim u shqyrtua kufiri verior dhe verilindor, më në fund me 22 mars 1913, Konferenca e  Ambasadorëve do të projektonte të coptonte rëndë trojet shqiptare duke shkëputur nga Shqipëria gjithë Kosoven dhe vise të tjera shqiptare, si Tetoven, Dibren, Gostivarin, Kërçoven, Strugen etjerë, të cilat duhet të kalonin nga zgjedha osmane në zgjedhen e re serbe-malazeze….9.  Për vendimet famëkëqia dhe të padrejta nga Fuqitë e Medha shkruan edhe një historian amerikan ,(Edwin Jacques),  të cilin mendova t’a citoj: Pas muajsh debate e kompromisi , në mars 1913 të gjashtë ambasadorët dhanë një zgjidhje të palogjikshme. Në bazë të saj, krahinat veriore të Hotit (Traboinit N.B.), Grudës dhe një pjesë e madhe e “Kelmendit” u shkëputën nga grupi i pesë bajrakëve , ku bënin pjesë edhe aleatët e tyre Kastrati e Shkreli , dhe së bashku me Plaven e Gusinë iu dhanë Malit të Zi. Në verilindje , Serbisë i dhanë të gjithë vilajetin e Kosovës , ku përfshiheshin Shkupi, Ipeku, Gjakova dhe Prizreni,- qytetet aq të shenjta për Rilindjen Kombëtare, të populluar nga një milion shqiptarë dhe nga fare pak sllav…. Gjithashtu edhe krahinat shqiptare lindore të Dibrës, Ohrit e Manastirit i kaluan Serbisë. Në jug, grekët ngulën këmbë që popullsia e “Vorioepirit”, me që kishte besim ortodoks grek, ishte rrjedhimisht me kombësi greke….. Pavarësisht  se vendimet e Konferencës të Ambasadorëve u nënshkruan me 29 korrik (1913), ambasadorët vijuan kompromiset e mëtejshme në dëm të trojeve etnike shqiptare… Nga thirrjet e shqiptarëve të Jugut dhe të bashkatdhetarëve të tyre të merguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 11 gusht 1913, u arritë një zgjidhje kompromisi. Greqisë i dhanë një pjesë të madhe të Shqipërisë jugore, ku përfshihej krahina e Çamrisë, e populluar kryesisht nga musliman shqiptar, si dhe vet Janina, kryeqyteti tradicional i Shqipërisë së Jugut.10.  Ata e njohen Shqipërinë si një shtet sovran, tërsisht të pavarur nga perandoria osmane. Mirpo, ajo u vendos të qeverisej nga një princ i zgjedhur nga vetë Fuqitë e Mëdha, gjithashtu u caktua një “Komision Kontrolli Ndërkombëtar për Shqipërinë”, i përbërë nga një përfaqësues nga të gjashtë fuqitë dhe nga një shqiptar. Ky komision do të mbikqyrte organizimin e qeverisë shqiptare , të financave dhe të administrates për një periullë dhjetvjeçare. Oficerët holondezë u ngarkuan me organizimin e xhandarmërisë. Ndonse një gjë e tillë cenonte pavarësinë e Shqipërisë , kjo përkrahje ndërkombëtare për shtetin e ri , të rrethuar nga lakmitarë , ishte ndoshta garancia më e mirë pë mbijetesën e Shqipërisë.11.  Siç e cilësova në hyrje të kësaj kumtese, ministri (ambasadori) amerikan në Greqi e quajti këtë plan “një mrekulli të paaftësisë”, “një skemë absulutisht e papajtueshme”, “një lëmsh gjërash të paqëndrueshme”. 12.  (Ambasador i SHBA-së në Greqi  në vitet 1912-13 ishte Jacob Gould Schurman…).13.  Një komision special u ngarkua për të përcaktuar kufirin shqiptaro-grek. Duke qenë i pamundur studimi i hartave etnografike, vendimi që mori konferenca ishte  mbi argumente strategjike, ekonomike e politike. Ky vendim i dhuroi Greqisë Epirin Jugor, një tokë të banuar historikisht nga shqiptarë etnikë. Edhe pse morën shumë toka të banuar nga shqiptarë, aleatët ballaknikë mbetën të pakënaqur nga kongresi, dhe menjëherë filluan Luftën e Dytë Ballkanike14.  Në vijim të zbatimit të vendimeve të Konferencës të Ambasadorëve u caktua edhe përbërja e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit të Shqipërisë.  Ndërkohë Ismail Qemali  insiston që Shqipëria të ketë delegatin e saj në këtë komision. Komisioni ndërkombëtar përbëhej: Nga Dr.Vinkel- i dërguari i Gjermanisë,  Petroviç- i dërguari i Austro-Hungarisë, Krajevski- i dërguari i Francës, Lemb- i dërguari i Britanisë së Madhe, Leoni- i dërguari i Italisë dhe Petrijev- i dërguari i Rusisë…15.  Kur Komision Ndërkombëtar për Kufijët, (i ngritur  në gusht 1913), do të verifikonte në vend popullsinë dhe do të pëcaktonte me “saktësi” kufijtë, në jug puna e tyre u nderlikua pa masë nga ideja e marrë e grekëve se njerëzit me fe ortodokse ishin grekë. Sevasti Qiriazi Daka njoftonte se atë tetor , kur antarët e Komisionit shkuan nga Korça në Msnastir , ajo u takua me një të njohur, zotin  Beleinski, një përfaqësues austriak , që t’a informonte për strategjinë greke që synonte ta paraqiste popullsinë korçare si greke. Pas demostratave  të zjarrta , të frymëzuar nga grekët, z.Belinski u propozoi kolegëve të tij të bënin një shetitje në qytet. Kur hynë në oborrin e shkollës greke , ai holli në mes të fëmijëve një grusht me monedha. Ata u hollen që t’i kapnin dhe nga hutimi , harruan greqishten dhe folën shqip, në gjuhën e nënës. Kjo ishte e mjaftueshme për të bindur Komisionin…16. 

QEVERIA E VLORËS DHE KONFERENCA E LONDRES    

Qeveria shqiptare me rezidencë në Vlorë ku ishte shpallur pavarësia e Shqipërisë me 28 nëntor 1912, që në fillim të konferencës të Londres ishte perpjekur që kerkesat e saja për njohjen e një Shqipërie të pavarur të njiheshin dhe merreshin në konsideratë nga fuqitë e Mëdha Europiane, të mbledhura në Londër “zyrtarisht” që me 17 dhjetor 1912. Një raport i datës 27 dhjetor 1912, nr.258 i MPJ në Vjenë,  dërguar MPJ në Romë, bënë fjalë për delegacionin shqiptar që do të nisej  për të dorzuar memorandumin në Londër. Raporti është një njoftim konfidencial, nga ku  “mësojmë” se simbas autorizimit të Ismail Qemal Beut do të nisen këto ditë në Londër katër nga paria shqiptare që ndodhen në Europë, për t’i dorzuar Eduad Greit dhe ambasadorëve të Fuqive të Mëdha një memorandum përmbledhës të dëshirave të shqiptarëve. Emrat e të këtër delegatëve janë: Rasih bej Dino, Sotir Kolea, (nisen) prej Egjipti, Mehmed bej Konica dhe Filip Noga të cilët po udhëtojnë sot prej Vjene për në Londër me anë të Parisit. Delegacioni u paraqitë në këtë ministri (në Vjenë N.B.) dhe me këtë rast u inkurajuan në qellimin e tyre që në memorandumin e caktuar për të paraqitur, të theksojnë veçanarisht dëshirën unanime të të gjithë shqiptarëve për të ruajtur sa më tepër integritetin tokësor të vendit tyre. Kurse, nga ana tjetër, përsa i përket relacionit të Shqipërisë me Turqinë, organizimit të brendshëm të vendit, zgjedhjes të kryetarit të shtetit dhe çeshtjeve të tjera të papasqyruara ende, të cilat do të shkaktonin mosmarrveshje midis shqiptarëve, iu rekomandua atyre që të mbajnë një fare rezerve.17.  Ndërsa  dokumenti nr.265, i datës 2 janar  1913 jep të plotë memorandumin e qeverisë së Vlorës paraqitur sër Eduard Greit , ku ndër të tjera mendova të citoj: “Të nënshkruamit e Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë kanë nderin  t’i paraqesin mbledhjes së Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Londër pikpamjen shqiptare për të njohur kerkesat ligjore të Shqipërisë. Është fakt historikisht i pranuar se populli shqiptar formon grupimin etnik më kompakt, më homogjen e më të rëndësishëm të gadishullit Ballkanik. Raca e gjuha e tij, zakoni e karakteri i tij e shquajnë kryekput nga kombet e tjera që e qarkojnë dhe ia japin atij tamam këtë individualitet, për hirë të cilit ai ka ditur t’u bëjë ballë të tëra përpjekjeve të asimilimit…. Populli shqiptar ka vuajtur nën sundime të huaja. Ai ka bindjen se e meriton të radhitet ndër kombet e perendimit…. Shqipëria është plotësisht e vendosur të bëhet një element ekuilibri e paqeje në gadishullin e Ballkanit. Por për të përmbushur këtë detyrë nevoitet homogjeniteti i tij kombëtar…. Sot zgjidhja përfundimtare e problemit ballkanik ngrihet me forcë, populli shqiptar nuk do të duroj që të drejtat e tij të jenë pjesërisht të sakrifikuara e që e ardhmja e pavarësisë së tij të jetë ndërtuar mbi baza pak të qëndrueshme…. Pra nuk mund të vendoset paqja e plotë në gadishull derisa kufijët që janë njohur çdo etniteti politik s’do të jenë bazuar në vijat kufitare  gjeografike e etnografike të çdo shteti. Fara e grindjes dhe turbullimit do të mbetet gjithmonë e gjallë  kur të vihen nën një pushtim të huej toka të banuara me shumicë ose krejtësht prej popullsisë shqiptare…. Kufijët që kërkojmë ne janë këta: duke ndjekur një vijë demarkacioni, nisur nga kufijët e sotëm të mretërisë malazeze që përfshijnë veçanarisht, me gjithë hiderlandet përkatëse, qytete e Pejës, Mitrovicës,, Prishtinës, të Shkupit e të Manastirit deri në Meçovë, duke u shtuar këtyre kufijjve , kufijët e sotëm deri në Prevezë….”.  Memorandumi u paraqitur nga delegatët shqiptar Rasih Dino, Mehmet Konica, Filip Noga.18.  Qeveria e Vlorë me në krye Ismail Qemalin ka edhe mjaftë  telegrame e komunikime të vazhdueshme me faktor të rëndësishëm kombëtar e ndërkombëtar dhe autoritetet e prefekturave shqiptare nga jugu në veri dhe nga perendimi në Lindje, të cilat i njoftonte për situaten dhe vendimet e konferencës së ambasadorëve në Londër, si dhe pergatitjet që duhen bërë pë çdo situate. Gjithashtu edhe autoritetet e Prefektuarave njoftonin për çdo situat të krijuar në prefekturat e tyre, si dhe gatishmerinë pë t’iu përgjigjë detyrave që do t’u ngarkonte qeveria… Letrat, telegramet dhe komunikimet e derguara nga qeveria e Vlorës me në krye Ismail Qemalin, autoriteteve të prefekturave dhe autoriteteve të huaja e anasjelltas janë të shumta dhe gjinden të shkruara në Permbledhje dokumentesh të Ismail Qemalit që citova më sipër. Unë nga këto mendova të kujtoja vetëm atë të datës 10 tetor 1913, ku ndër të tjera citoj: “Duke mos mundur të durojmë më mizoritë serbe e malazeze , që po vazhdojnë pre 10 muajsh e këtej, dhe si një pasojë e natyrshme e atyre mizorive, populli i Gjakovës rroku armët. Në Letren që i dëgohet Ismail Qemalit si kryetar i qeverisë, njoftohet se edhe Bajram Curri me luftëtarët e tij kanë rrokur armët, gjithashtu thuhet se nga qeveria presin të holla dhe armë etjerë…19. Mora “thjeshtë” shembullin e Gjakovës, por qëndresa dhe lufta mbrojtëse e trojeve etnike Shqiptare ishte prezente nga veriu ne jug  dhe nga Lindja në perendim.20.   Fatkeqësisht në ata kohë shqiptarët thuajse ishin vetëm dhe me një Europë thuajse kundra në luftën e qëndresen e tyre të drejtë ndaj shoveneve grabitqar serbo-malazez e grekë, e si rezultat nuk munden të ndalin projektin e grabitjes të trojeve shqiptare nga fqinjët, sipas vendimeve të nënshkruara nga Konferenca e Ambasadorëve. (Vlen të shënohet se Qeveria e Vlorës gjatë kësaj kohe kishte komunikime edhe me faktor shqiptar me në krye Esat Pashën, që në vend  të “luanin” për interesat e Shqipërisë, “luanin” për interesat e veta , apo të ndonjë vendi të huaj). Me gjithë përpjekjet e Qeverisë së Vlorës dhe shqiptarëve kudo që ndodhen, Konferenca e Ambasadorëve të Londrës mori vendimet e padrejta e antishqiptare, ku brenda kufijve, të shtetit shqiptar u përfshi vetëm afërsisht gjysma e trojeve dhe e popullsisë (rreth 28 mijë km2 me një popullsi prej 740 mijë banorë), kurse gjysma tjetër mbeti jasht kufijve shtetrore duke u shkëputur në mënyrë arbitrare nga trungu i atdheut. Populli shqiptar dhe qeveria kombëtare e Vlorës, që kishin ndjekur me vëmendje e shpresa punimet e Konferencës së Amabasadorëve, pritën me zemrim të thellë vendimet e saj për coptimin e rëndë të Shqipërisë. Ata nuk u pajtuan me to dhe aty ku pati mundësi, si në Vlorë, në Shkodër  e qytete të tjera si dhe në kolonitë shqiptare të mergimit u organizuan mitingje e manifestime proteste. Që në pranveren e vitit 1913, vetë kryetari i qeverisë, Ismail Qemali, së bashku me Luigj Gurakuqin dhe Isa Boletinin ndërmoren një udhëtim në Romë, në Vjenë, në Paris dhe në Londër për të njohur të drejtat e popullit shqiptar…21.

NË VEND TË NJË EPILOGU 

Në ato kohë ishte “hapur fjala” se shqiptarët Europa nuk i don në një shtetet etnik të bashkuar shqiptar, pasi janë me shumicë të besimit musliman,  patrioti i madh pendartë i kombit shqiptar At Gjergj Fishta për këtë do të pergjigjej me fjalët  “lapidare”: “Po thonë se Europa nuk na don shtet, pasi shqiptarët janë shumicë muslimanë , atëherë nëse është kështu ne kristianët shqiptarë do të shkrimë kryqet tona për t’i bërë plumba për të mbrojtur vëllezërit tanë Musliman”. Për vendimet e padrejta të Europës, për ndarjen e trojeve shqiptare në favor të fqinjëve shoven,  At Gjergj Fishta do të “shfrynte” dufin e tij kunder Eurropës plakë edhe me poezinë kushtrim me titull: Sugrite Mortui! (Çohi të Dekun), nga e cila citoj:

“Shqiptarë , a ndiet ! Europa e mrrutë e ndytë ,                                                              

Shkerdhye me Evrej  t’Parisit  e  t’Londonit ,

(Së ciles dreqi  ja plasi dy sytë

E marren se sheh njitash  n’e s’vonit )

E bani gjyq që t’nipat e Kastriotit ,

Shkjeve t’Ballakanit  urë  t’rrijnë mbas sodit ,

Po, për Shqiptarë pleqnua e ka Europa,

Që si njatyne  urë t’u rrin për dhê ,

Të cilet kishat  rrenua ua kanë me topa ,

E n’djep foshnjat e njoma ua kan pre:

Që t’ndertat vasha ua kanë koritë përdhuni

E rrugash bamë i kanë me dekë uni….

…………………………………………….

E mbas sodit Shqyptarët n’gjuhë të huej do t’flasin;

E gjaksvet t’vet do u bajnë kta  t’u ngjatët jeta?….

Ktu, ktu shqiptar… a ndiet?… Ku u kam?… Ku jeni?

Mo’ lëni burra… M’armë… Mbaroi Kosova…

Janina humbi… e ndoshta Tepeleni…

Shkoi Manastiri, Dibra dhe Gjakova…

Vendet ma t’mira ne n’a i mori  shkjau,

E çka asht ma zi, ne vlla me vlla na dau….22. 

Padrejtësinë që iu bë trojeve etnike shqiptare nga Konferenca e Londres e pranon edhe njeri nga autorët kryesor të konferencës, Ministri i jashtëm i Britanisë së Madhe Eduard Grey, i cili  mbas konferencës në një fjalim të hapur e cinik në parlamentin britanik, ndër të tjera do të deklaronte: “Ne e dimë se, pas ca kohësh , fëmijët tanë do t’a shohin të gjithë këtë si një padrejtësi të madhe. Do të çuditën që toka të banuara kryesisht prej shqiptarësh ose krejtësisht prej shqiptarësh i janë dhënë fqinjëve të tyre. Kjo është e padrejtë, por ata do t’a kuptojnë se ekuilibri i Fuqive të Mëdha nuk mund të prishej për një vend të quajtur Shqipëri”.23.  Fatkeqsisht këto padrejtësi që n’a  bëri Europa e vjetër ne shqiptarëve dhe trojeve tona etnike, ende nuk janë në rrugën e zgjidhjes edhe sot pas 110 viteve nga Konferenca e Ambasadorëve, edhe pse Europa e “re” (BE) ka në themel bashkimin e jo ndarjen….

 

REFERENCAT:

1.Serge  Metais ,HISTORI E SHQIPTARVE  nga Iliret deri te pavaresia e Kosoves. Fq.272, Tirane-2006.   

2.Tajar Zavalani, Histori e Shqipnisë, fq.224-226, botim i dytë-PHOENIX, 1998.

3.Jakob Gould Schurman, Luftrat Ballakanike 1912-1913, fq.60, Sh.B.”Jakup Ceraja”, Prishtinë 2022.

4.Tajar Zavalani, Histori e Shqipnisë, fq.224-226, botim i dytë-PHOENIX, 1998.

5.http://www.focus24.info/2018/08/02/konferenca-e-londres-1912-ndarja-e-tokave-shqiptare-pse/.

6.Serge  Metais, HISTORI E SHQIPTARVE  nga Iliret deri te pavaresia e Kosoves. Fq.272.

7.https://sq.wikipedia.org/wiki/Konferenca_e_Londr%C3%ABs_(1912%E2%80%931913. 

8.Histori e Popullit Shqiptar, për shkollat e mesme, Hartuar nën drejtimin e Innstitutit të historisë të Akademisë së shkencave të Rep.Shqipërisë, fq.140, viti i parë i botimit “Eurorilindja”, Tiranë 1994. 

9.Histori e Popullit Shqiptar,po aty…fq.138-139.

10.Edwin Jacques, SHQIPTARËT, Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme. Fq.374-375, shtypi: Lajmi i mire, Tiranë 1995.  Megjithatë, konferenca e kishte shpallë vendimin përfundimtar me 29 korrik 1913.

11.Edwin Jacques, SHQIPTARËT, Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme. Fq.373-374, shtypi: Lajmi i mire, Tiranë 1995, + Serge  Metais, HISTORI E SHQIPTARVE  nga Iliret deri te pavaresia e Kosoves. Fq.272, Tirane-2006.

12.Serge Metais, HISTORI E SHQIPTARVE, po aty, Fq.272.  

13.Ambasador i SHBA-së në Greqi (Athinë) në vitet 1912-13 ishte Jacob Gould Schurman (1854-1942), padagog dhe diplomat amerikan me origjinë kanadeze, autor i librit Luftrat Ballkanike 1912-1913, libër i publikuar për herë të parë në vitin 1914 dhe ripublikuar edhe në Prishtinë 2022.

14.https://sq.wikipedia.org/wiki/Konferenca_e_Londr%C3%ABs_(1912%E2%80%931913.

15.Më hollësisht  shih-ISMAIL QEMALI-Përmbledhje dokumentesh 1888-1919, fq.333-334.

16.Edwin Jacques, SHQIPTARËT, Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme. Fq.373-374, shtypi: Lajmi i mire, Tiranë 1995, + Serge  Metais, HISTORI E SHQIPTARVE  nga Iliret deri te pavaresia e Kosoves. Fq.272, Tirane-2006.

17.ISMAIL QEMALI-Përmbledhje dokumentesh 1888-1919, perg. Nga Teuta Hoxha , fq.277, Tiranë 1982.

18.Më gjërsisht shih-ISMAIL QEMALI-Përmbledhje dokumentesh 1888-1919, fq.282-285.

19.AQSH IRSH F.245, D.53, f.26, orgjinali osmanisht,  më gjërsisht shih-ISMAIL QEMALI-Përmbledhje dokumentesh 1888-1919, fq.331-332.

20.Gjatë kësaj lufte e qëndrese masakrat serbo-malazeze, mbi popullsinë autoktone shqiptare janë të dokumentuara gjërësisht në librin GOLGOTA SHQIPTRE 1912-1913, akuza kundër shfarosësve të popullit shqiptar, me autor publicistin hebre që jetonte në Vjenë, Leo Freundlich (1875-1953), libri u botua për here të parë në Vjenë me 1913, dhe është ribotuar edhe në Prishtinë në vitin 2022.

21.Histori e Popullit Shqiptar…, po aty, fq.140.

22.At Gjergj Fishta, MRIZI I ZANAVE, fq.43-45, botim XI, botime Françeskane, Shkodër 2019.

23.https://albemigrant 2011, wordpres.com 2017/11/26/rrethimi -i- Shkodrës-në-vitin-1913-nga-malazezët-çlirimi-dhe-pavarësia).

VOO:Fotot marrë nga https://www.google.com….

 

Malësi e Madhe, me 29 korrik 2023.

NË PËRKUJTIM TË 149 VJETORIT TË LINDJES TË AT SHTJEFEN GJEÇOVIT (12 korrik 1874-12 korrik 2023)

0

NGA  NDUE  BACAJ

Ça asht shqiptar i vertet e që i rreh zemra n’dashni t’atdheut të vet . ai edhe do t’rreket e përpiqet për të shëndriturit e kombit vet”.1.  Shtjefen Gjeçovi është njëri nga ata shqiptar që pa dyshim qëndron në përjetësi në vendet e para me veprat e tija të mëdhaja atdhetare.

NËPËR JETSHKRIMIN E AT SHTJEFEN GJEÇOVIT

Patrioti, historiani, etnografi, mbledhësi i folklorit, poeti dhe një ndër arkeologët e parë shqiptarë, At Shtjefen Gjeçovi lindi, me 12 korrik 1874 në Janjevë të Kosovës në një familje katolike e patriotike, Me prejardhjen e hershme farefisi i tij e ishte nga Kryeziu i Pukës.  Ishte djali i çiftit Mat dhe Marie (dikun shkruhet Ana) Gjeçit. Emrin e pagëzimit e kishte Mhill ose shkurtimisht e  thërrisnin Hilë, ndërsa emrin Shtjefen do të merrte ( siç ishte zakon)  kur nisi rrugen e bukur , por të vështirë të meshtarisë, si famulltar Françeskan.2.  Atë Shtjefën Gjeçovi që i vogël shfaqi shenja jo të zakonshme zgjuarsie, prandaj famullitari françeskan, me leje të prindërve, e mori një ditë për dore dhe u nis bashkë me të për në Shkodër, në seminarin françeskan të Troshanit. Pasi mori mesimet e para këtu me 1888 Gjeçovi u dergua për të vazhduar shkollimin në institucione arsimore françeskane në Bosnje. Me 15 gusht 1892 hyri në seminarin Fojnicës pranë Sarajevës, pastaj vazhdoj në Derventa dhe Banja Luka (1893) në Bosnjen veriore dhe më pas hyri në seminari françeskan të Kreshevës, përsëri afër Sarajevës, ku studio teologji… Në vitin 1896, Shtjefen Gjeçovi u shugurua prift franceskan dhe po atë vit u kthye në Shqipëri.3.  U kthye në Troshan më 1896, 22 vjeçar, famullitar i ri me fe të gjallë e kulturë të thellë. Atë Shtjefën Gjeçovi predikoi Ungjillin në Rubik, Pejë, Laç-Sebaste, Zarë, Sapë, Theth, Prekal, Shkodër, Zymë e deri në Vlorën e pushtuar nga italianët…   Më 1921 banoi në Shkodër, më 7 qershor 1923 u emërua sekretar i Provincës Françeskane. Më 1926 u caktua famullitar në Zym të Hasit, asokohe pjesë e Mbretërisë Jugosllave. Qe pjesë e një komiteti për pengimin e shpërnguljes së shqiptarëve. Ngaqë nuk e ndërpreu as mësimdhënien e shqipes pas mbylljes së atyre pak shkollave nga autoritetet jugosllave, as punën e tij për mbledhjen e folklorit dhe ekspeditave arkeologjike, i irritoi autoritetet jugosllave dhe e vranë në Zym, ku u ndal për pushimin e mbramë!4.  Atë Shtjefni ishte një nga figurat më poliedrike që njeh historia e kulturës shqiptare, Ai mbeti në kujtesën e të gjithëve si një nga historianët, etnografët, mbledhësit e folklorit, poetet dhe arkeologët e parë shqiptarë…. At Stjefen Gjeçovi interesohej për gjithçka kishte të bënte me historinë e popullit të vet: për fillimet e krishterimit, për arkeologji, etnografi, gjuhësi, letërsi e natyrisht edhe do të hidhte në letër shkrimet e para, pa harruar kurrë se detyra e tij të meshtarit shqiptar… Sapo kujton emrin e Atë Shtjefën Gjeçovit (1874-1929), edhe më të fundmit të shqiptarëve që ka pasur rastin të bëjë qoftë edhe dy klasë shkollë, do t’i vejë menjëherë mendja te “Kanuni i Lekë Dukagjinit“, mbledhur e kodifikuar nga frati i madh. “Kanunin e Lekë Dukagjinit” monumentin e gjuhës e të kulturës, por edhe njërës prej kushtetutave më të vjetra e të vlefshme të atyre kohëve të  Kombit Shqiptar, për të cilin Universiteti i Lajpcigut i dha titullin “Doktor i shkencave in honoris causa”. At Shtjefen Gjeçovi është autor i shumë veprave me karakter kombëtar e më gjërë si:  “Dashnia e atdheut”, “Agimi i qytetnisë” (1910),  “Mark Kuli Kryeqitas” (1905),Shqiptari ngadhënjyes”, “Përkrenarja e Skënderbeut”, “Trashëgime trako-ilire”, “Jeta e Shën Luçisë, Pajtores s’arkidieçezit të Durrsit” (1904),   Shna Ndou i Padoves (1912), “Moisi Golemi”, Atdhetarët e vërtetë (1915), Atil Reguli”(1912) – si dhe i përkthimit të lirë i dramës me 3 akte të Pjetër Metasatasit, “Vazja e Orleans-it ose Joana (Zhana) d’Ark” (1915), mbas A.F. prej Bergamos, si dhe i veprës e fundit teologjike “Shpërblesi i botës ase  Jeta e Jezu Krishtit”, të cilën e shkroi me qellim që të mësojë dhe edukojë popullin në frymën e gjuhës shqipe dhe në frymën e dashurisë së Jezusit. Gjithashtu bashkëpunoi si korrespondent me Komisinë Letrare  të Shkodrës për materiale të vjelura nga goja e popullit, shkroi një seri shkrimesh në mediat e shkruara të Kohes si “Hylli i Dritës”etjerë, (shpesh edhe me pseudonime). U përpoq që t’u jepte mësime të gjuhës shqipe bashkësisë së Thethit dhe Prekalit. Vlen të cilësohet se shumica e veprave i mbetën në dorëshkrim. Madje edhe “Kanuni i Lekë Dukagjinit” u botua (në vitin 1933) pas asaj dite ogurzezë të 4 tetorit të vitit 1929, kur ra nën plumbat e shovinistëve serb, duke shuguruar me gjakun e vet bucat e asaj toke, për të cilën kishte shkrirë jetën, të cilat nuk lageshin për herë të parë me gjak frati. …. Françeskani Atë Shtjefën Gjeçovi ishte dhe mbeti pishtar i gjallë i ndriçimit të historisë dhe kulturës së kombit të tonë, të cilat u bënë për të pajë shpirtërore dhe qëndresë deri kur dha edhe frymën e fundit.5.

NË VEND TË EPILOGUT, “GRIMCA” TË PAVDEKSHME  NGA THËNIET E AT SHTJEFNIT:

Visari i jonë , historia jonë  gjinden të mbulueme nën DHE , se mbi këtë visar mbeshtetet jeta e kombit. Një komb që s’ka histori të veten konsiderohet  i vdekur. Që këtej shtrohet detyra e zbulimit e të studimit të kesaj historie nga vetë shqiptaret…. Sa rrënime faltoresh të vjetra janë dermuar prej të huejve , sa vorre , suka  e qytete janë çilë e shkatërruar, që sot  s’u  duket ma fije , sa tumula 3000-4000 vjeçare  janë rrafshue , sa rrasa , shtylla , kapitoj etjer , që kanë ndejë në gjum të ambel…e sot si gjenë ma aty…Të njitena kah Shkodra ,kah Kopliku e Vuksanlekajt….e do të shohim prej gropash sa visare janë nxjerrë e bajtë prej të huejt…6.  Vlenë të kujtohet se në vitin 1925 me eksponatet e mbledhura nga At Shtjefen Gjeçovi, Shqipëria në ekspoziten misionare të Vatikanit në Romë, bënte një figurë të mirë, me praninë e veshjeve të saj karakteristike (kombetare të veriut N.B.), të armëve të lashta, dhe të objekteve të tjera të bukura të karakterit etnografik. Në vitrinë ishte ekspozuar e vlersuar edhe matriali arkeologjik. Delegati i Gjermanisë në ekspoziten e Romës duke parë këtë koleksion tha : “Me këto vjetersina Gjermania mund të paguaj një kest të madh të borxheve të luftës ( luftës parë botrore). Megjithatë Shtjefen Gjeçovi mbeti i varfër..7. Në vitin 1905 Shtjefen Gjeçovi i kishte treguar arkeologut gjerman dr. Paal Traeger disa objekte të gjetura në një varr në Kodër-Bogëz (Laç-Kurbin), në mes të cilave edhe një unazë të vjeter me mbishkrim, ku Gjeçovi i kerkoi ta ndihmoi për ta identifikuar, arkeologu gjerman nuk i tregoi gjë, por ja vlersoi 7 napolana flori, Gjeçovi me një perbuzje ju pergjigj: “ Me mi dhanë 400 napolona nuk e shes, por veç deshta me ditë kohen dhe çmimin e vjetrsisë..”. 8. 

-Për rolin e nënave në rritjen dhe edukimin e fëmijëve At Shtjefni do të thoshte: “…Sidomos në ju  o mama e në dorë tuej asht mbështet e mira dhe e zeza e fëmisë edhe e atdheut mbarë. Me tamlin e gjinit  tuej rritet fëmija dhe mësimin e parë e thithë prej zemrave tuaja”.9. 

Ndërsa për gjuhen shqipe do të “porosiste”:  Shqiptar  vëlla duaje gjuhen tande me një dashni të pakufishme , jeto per të e vdis per të… e mos  t’na  dhimbset  jeta  për dashni  të  gjuhës… Sa të  kesh gjuhen ke me kenë edhe ti vetë…. Mua edhe mund të më vrasin, por gjuhën dhe kombin shqiptar nuk do të mund t’i vrasin kurrë.10.  

Për mergimtarët: Sa vështirë është për një zemër e cilla pervlohet n’dashni t’atdheut vet, kur t’a detyrojnë puna me u mergue prej rrethesh të atdheut.11. 

Burrnija asht lumnija e jetës….Gjithshka pushon në zemër e në shpirtë, burrnija i qet për fushë.12. 

Mendova t’i mbyllë këto thënie brilante të At Shtjefnit me një poezi therëse, që tingëllon aktuale edhe sot  për ata shqiptarë (kupto shumica shkon për politikanë, qeveritarë e pushtetar), që ia kanë me hile Shqipërisë (Etnike) e Shqiptarisë:

“…Sot që shqiptari baben ka mohue,

Zakonin t’vjetër e shqip nuk po flet:

Duket i poshtem… fare i turpnue,

Si ai që … nuk di kush kje baba i vet…

E ndofta ky i shkretë

Flet gjuhën që ka folë… babai i vertetë ,

Prandaj s’asht shqiptar,

Por asht si mushku; as kal as gomar”.13. 

Në fletoren “Shqipëria e Re” të dates 10 janar 1933, do të shkruhej ”botërisht” se:  “…Të tjerë klerikë të Shqiperisë  mallkonin shqipen dhe Shqiperinë , kleri françeskan derdhte gjakë , djersë dhe inteligjencë , për të zhvilluar gjuhën dhe ndjejat kombetare të lirisë dhe pavaresisë..”.14. Pa dyshim një ndër më të shquarit e kësaj plejade Franceskane e më gjërë të binomit FE e  ATDHE është At Shtjefen Gjeçovi, edhe sot në ditlindjen e 149-të të tij…

REFERENCAT:

1.AQSH R.Shqipërisë, fondi 58, dosja 25. Dokumenti 8.

2.https://www.vaticannews.va/sq/bota/news/2018-10/shtjefen-gjecovi-vdekja.html.

3.Robert Elsie, Fjalori historik i Shqipërisë, fq.232, sh.b. Uegen, Tiranë 2011).

4.https://www.vaticannews.va/sq/bota/news/2018-10/shtjefen-gjecovi-vdekja.html + Robert Elsie, Fjalori historik i Shqipërisë, fq.233, sh.b. Uegen, Tiranë 2011.

5.https://www.vaticannews.va/sq/bota/news/2018-10/shtjefen-gjecovi-vdekja.html + Robert Elsie, Fjalori historik i Shqipërisë, fq.233, sh.b. Uegen, Tiranë 2011+ https://sq.wikipedia.org/wiki/Shtjef%C3%ABn_Gje%C3%A7ovi.

6.At Shtjefen Gjeçovi ,Një Argëtim Arkeologjik , botuar në vitin 1920, Ruzhdi  Mata  ;Shtjefen Gjeçovi , Jeta dhe Vepra , fq.67, Tiranë 1982.

7.Luiggi M.Ugolini, SHQIPERIA E LASHTE , gjurmime arkeologjike, fq.70. Sh.b. “Migjeni”, Tiranë 2009.

8.AQSH, fondi 58, dosja 43 -nga dorshkrimi Mnera e Prezës”-Ruzhdi Mata, Shtjefen Gjeçovi, Jeta dhe Veprat, fq.71, Tiranë 1982. 

9.AQSH, fondi 58, dosja 43 -nga dorshkrimi Mnera e Prezës”-Ruzhdi Mata, Shtjefen Gjeçovi, Jeta dhe Veprat, fq.146, Tiranë 1982.

10.Shtjefen  Gjeçovi, Agimi i Gjytetnisë (1910).

11.At Shtjefen Gjeçovi, “Agimi i Gjytetnis” 1910.

12.At Shtjefen Gjeçovi, OFM, Agimi i Gjytetnis , fq.4-42, Botime Franceskane, Shkodër 2018.

13.“Albania”, Bruksel, nr.8 1901.

14.Fletorja “Shqipëria e Re” e dates 10 janar 1933.

 

Malësi e Madhe 12 korrik 2023.

Dua edhe unë vulën time!

0

Nga Agron Gjekmarkaj

Punët në PD zyrtare po bëhen serioze shumë. Kush ka shëndet e daulet ngah për të kapur një vulë.

Nuk guxon të ftosh njeri për kafe. Të thonë “s’kemi nge- po shkojmë të gjejmë një vulë”. Eja se ka dasem e fton tjetrin…jooo se me marrin vulen të gjegjet. Shkojmë në plazh? Bah të lë vulen vetem të jep xhevap?! Koha për gjumë! Ç’thua -nata ditë roje.

Turru andej e vrap ketej. Lufta për vulen është lufta per jeten. Zelenski i vogel jeten e bën hasha po vulen kurrë. Ai ka dalë si mesia dhe njerzit sa e shohin dalin e ndjekin nga pas turma turma duke i puthur kembet. Ai i bekon një nga një. U thotë “kush më ndjek mua perqafon të verteten, unë jam jeta , rruga e verteta”! Hajde hajde ç’vete!

Betejat për vulen po bëhen gjithnjë e më epike. Sot që flasim kemi tre të tilla të cilat janë produkt i një retorike dramatike për monopolin e së drejtes dhe virtytit. Pala e madhe nënkupton që dy të voglat janë në sherbim të Edi Rames. Tritani bëri thirrje që të lekundurit të mbledhin mendjen ta fusin në kaboqe se shtatori është muri Limes që ndan të cilivizuarit nga hordhitë barbarike. Copeza , e vogla fort me dhjetë veta akuzon të mesmen që po i sherben Doktorit dhe regjimit të cilin ajo do e bëje fertele. E mesmja mbledh 274 firma të keshillit kombetar dhe i thotë sikter procesit privat të yshtur nga shoqata e dashamirve të Liderit të vogel historik. Vula e vjeter ka mbetur në duart e Gazit mbi të cilit bien namat e kara- bullakes ” të zëntë vula nën vete”. Dash Sula , Saimir Korreshi, Bledion Nallbati dhe Lefter Geshtenja si pretorian e ruajnë atë natë ditë si kujtim i kohes kur PD nuk merrej me shakara. Herë pas here që të mos plasaritet nga rrezet e lyejnë me lotet e dikurshem të Jorides si vaj i bekuar.

I pari që sajoji vulë të re qe Doktori. Tani një vulë tjeter në emer të grupit të të dhjeteve do e mbajë Sefa për t’ja dhënë Lulit pasi shoqata naten ashtu vendosi. Po kaq njeri prej tyre dha lajmin që do prodhohet një vulë tjeter. Oh sa mirë ! Jeni që jeni ma bëni hazer dhe mua një me logon “PD grupi i të pa angazhuarve” dhe do shikoni ç’ do i bëj pushtetit me të në xhep. Do e shtrengoj fort si armë miçidiale. Me të në dorë do godas krimin dhe korrupsionin. Zap do e mbledh. Si çok do ta perdor të lë pa frymë Ramen sapo të hyjë në parlament. Taos, Ulsiut , Damos dhe Tonit do jua vë në ballë si hekurin e skuqur sklleverve. Kur ajo të marrë ndoj cope lekure me vete të mbetet fjala – Turp. Pastaj do ta perdor si kokë dashi për të bërë copash kryeministrinë apo si shul për të mbyllur Kuvendin. Pas vules si mullar do mblidhen femijet e pleqtë ti shpetojnë vapes e qametit. Nën hije të saj do hamë e pimë. Aty do bëjmë plane të medha qysh do dalë në selamet Opozita , Shqiperia dhe njerzia. Ndoshta s’do kemi njerez ?! Ata kanë ikur nga sytë këmbet . Po punë e madhe ! Ata nuk na duhen. Mjafton të kemi vulën. Me nja dy treqind vula nuk na del kush perballë. Kur të kete dhe Luli të veten do ta rrethojnë Qeverine dhe si gjylë mbi te do hedhim vulat. Mjere kë do zërë nën vete shiu i tyre.Nga sot gjithe minutat politik do ti shfrytezoj të kem një vulë timen birinxheshë. Kush të me çaj veshet ti them , jam vulë me vete. Luli do me sjelle kafene. Kryezevendes Lideri Muli do na e shtrojë me zemergjersi. Gazi do më bëje revani me duart e veta. Bana do më bëje petulla. Në shënjë mirnjohje do tu vulos të gjithve një vertetim si demokratë të vertete e luftetarë të paepur kunder Tiranisë.

Bardhi thërret mbledhjen e Këshillit Kombëtar, 7 deputetë të PD-së kërkojnë anulimin e zgjedhjeve për rikthimin e Bashës

0

Në një kohë kur një pjesë e Partisë Demokratike të vulës vijon përgatitjet për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj partisë, e me shumë gjasë rikthimin e Lulzim Bashën në krye të kësaj partie, sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi njofton mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Kështu dy ditë para zgjedhjeve për kryetar të PD-së, pra me datën 27 korrik, Bardhi bën me dije se do të mbledhë Këshillin Kombëtar të PD-së, pas kërkesës së 7 deputetëve për anulimin e zgjedhjeve për kryetar.

Mbledhja parashikohet të mbahet në orën19:00, ndërsa në njoftimin e bërë publik për mediat sqarohet se Bardhi e ka thirrur mbledhjen bazuar në kompetencat që i njeh Statuti, që kur partia është pa kryetar, Statuti parashikon që është Sekretari i Përgjithshëm ai që ka të drejtën të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Bëhet e ditur se mbledhja parashikohet që të zhvillohet online dhe për organizimin e saj Sekretari i Përgjithshëm ka ngarkuar Sekretariatin e Këshillit Kombëtar.

ATY KU ORGANIZOHET “LOGU I BJESHKEVE” TOKA ESHTE E FAMILJES TIME

0

Rush Dragu

Në gjithë keto dite të nxehta vere shume bashkmalsor të mije më kane telefonuar,më kane pyetur edhe pse jo më kane kritikuar se perse nuk prononcohesh në lidhje me “Logun e Bjeshkeve” në Qafe Predelecit Kelmënd Malësi e Madhe.

Të them të drejtën për mua ishte shume vështire të shkoja për qefin e gjithesecilit se si,ku dhe kush mund ta realizoj atë event që tashmë ka marrë permasa  kombetare falë edhe shumë faktorve shoqeror,kulturor,krahinor e pse jo edhe politik.

Tashme të gjithe e dime se aktiviteti ka rrënjet thedhe në histori,qysh në vitet e largeta edhe perpara se fshati Lepushe të krijohej,mbasi aty ka qënë si pikmbledhje e blegtorve që ishin rreth bjeshkeve nga të gjitha fshtarat e Kelmëndit por edhe nga Rugova,Plava,Gucia me rrethina.

Logu është zhvidhuar në ato kohna nën kujdestarinë e kishes katolike dhe është thirre “Logu i Shna Pretes” ose “Logu i Kishes Predelecit”.

Pra edhe pse toka ishte nën pronesinë e fist Dragu (Gjerkaj) logu është zhvidhuar jo privatisht por nga një institucion që për kohen ishte kisha katolike.

Dhe fusha e sotme (jo me ate figuracion mbasi eshte sheshuar me buldazer nga rinia e Lepushes në fund të viteve 1970-te) ku argetohej rinija e kohes me lojra popullore dhe sportive te kohes, ishte lene nën marrveshjen e pronarve të saj FISIT ZEKAJ dhe FISIT DRAGU (GJERKAJ).

Mbas heqjes së kishes nga pushteti i kohës prape aty rreth Shna Pretes (fund korriku) por që nuk përmendej emri i festes fetare mbasi rrezikoje shume gjëra,është organizuar SPARTAKIADA E ZONES KELMEND dhe FESTIVALI FOLKLORIK I ZONES,me sistem konkurimi. Keto aktiviteti kishin organizator Komitetin e Rinise së Zonës Kelmënd por padiskutim me mbeshtetje e organeve të pushtetit-byrose partise se zones dhe kryesisë së kooperatives bujqesore.

Në vitin 1998 zanafilla për të rikthyer “Logun e Bjeshkeve” është një diskutim në shtepinë e Ndue Gjon Dragut (Gjerkaj) ku ishin pushues Zef Kalaj (kumar dhe mik i tyre)  i cili për atë kohe kishte biznes të mirë por edhe që kishte realizuar disa aktivitete kulturore shume të sukseshme në Plazhin e Velipojes,të pranishëm në atë darke edhe miq e te dashur te Ndue Dragut.

Mbasi Zef Kalaj kontakton me mua sepse isha edhe pronar i tokes (kisha baben gjallë dhe më porositi që ta bëj kontraten mirë se nuk do të jesh kryetar gjithmonë) por edhe Kryetar i Komunës Kelmënd ,mbas shume deskutimesh marrveshjesh e mosmarrveshjesh rame dakort. Për të thënë te verteten Zef Kalaj dhe Ndue Gjekaj në dy aktivitetet e para kanë dhenë maksimumin për të shkuar sa me mirë dhe unë kam pase marrveshje të plotë me ta por edhe të gjitha forcat krijuese të Kelmëndit. I është dhënë maksimalisht prioritet forcave artistike e krijuese të zonës Kelmënd  me tendencë për ta masivizuar sa më shume jo vetem në Malësi të Madhe por edhe në Kosove dhe Mal të Zi,me vajza pjesmarrëse por edhe me këngëtar e valletar.

Me ketë format ka vazhduar dukë qënë organizator,me buxhet e drejtim (kuptohet me marrveshje të plotë me forcat artistike e kulturore vëndase) Komuna Kelmënd kryetar të cilët në vitet në vazhdim kanë qënë; Prele Gjelaj,Ndue Lelçaj,Kole Aliaj dhe Ing.Gjeto Dukaj.

Edhe pse kam qënë jashtë Shqiperise çdo herë kryetaret e Komunës më kanë pyet dhe më kanë krijuar mundesinë për ta regulluar përseri livadhin (se dikure ka qënë toke bujqësore) duke paguar njeriun që une prej nga 1990 deri në ditet e sotme e ruan e rrethon e pastron e kosite dhe ai është Pashko Grishaj.

Me riorganizimin e pushtetit lokal në Shqiperi më thenë të drejten gjithmonë kam pase një gjysem mirkuptim në lidhje me rikthimin e tokes-livadh ashtu sikur është para se të organizohej aktiviteti.

Dua të rikujtoj ketu se vitin e parë të mandatit të Zotit Tonin Marinaj,atë vit që u organizuar Logu i parë nën kujdestarinë e tij se bashku me deputetin e Malësise Madhe,Z.Paulin Sterkaj me kanë propozuar që ta hapi unë aktivitetin si organizator dhe pronar i tokes të cilin propozim e kam kundërshtuar me mirësjelljes,por gjithesesi unë atyre ua kam vlersuar dhe e kam përmënde në rrethet e mija shoqerose dhe poltike edhe pse une isha antar i PD-se.

Une nga Kryetari dhe adminstrata e drejtuar nga ai nuk kam pase kontestim të prones time dhe komentues të ndryshem nuk bëjnë mirë që më shume prishin pune se ndreqin me prononcime të pabaza. Por edhe une nuk i jam imponuar askujt se si dhe se me çfare fondesh të realizojne aktivitetin Bashkia Malësi e Madhe se edhe nuk e kam at të drejtë.

Po,kam qënë dhe jam i mendimit që artistet,kengëtaret,valltaret,konferencieret,libretistet, e shume pjese të organizimit te kënë prioritet Kelmëndi mbasi është i zoti i shtepise dhe ne si kelmëndas të presim dhe respektojmë mysafiret se shtepija në Malësi ka qënë gjithmonë “ E zotit dhe e mikut”.

Kam dëshirë dhe lus zotin që aktiviteti “Logu i Bjeshkeve” të mos ndaloj kurrë të vazhdoj dhe të ketë jehonë mbarekombetare.

Dhe në finale e lypi mirkuptimin e lexuesit, ky aktivitet ka nevojë mbeshtetje,nuk është vendi as me fitue pare,është vëndi me marrë jehone Malësia dhe keshtu që individ të veçantë sado gjenial dhe me prevoje të jenë duhet forca e institucionit për ta realizuar. E them forca e instutucionit mbasi çfardo pushteti e organizimi të ketë Shqiperia,zona Kelmënd (dhe jo vetem ajo) nuk mbetet pa një lloj drejtimi,i mire apo i keq drejtim ka pasë gjithmonë dhe mendoj,patjeter që do të ketë.

Nuk e di të vertetën,por edhe të dyshoj nuk dua që bashkia sot dhe kryetari i saj Z.Tonin Marinaj të aktivizoj  “tellalla” nepër rrjete sociale e media se toka është e Bashkise,mbasi ai vete  e din dhe ma ka thënë disa here që jam i angazhuar që prona,toka e pasuri të tjera të kthehen tek ju (por jo vetem tek une por tek të gjithë malsoret mbasi është vetë ai malsor dhe e din se si keto bjeshke jane mbrojte e kthyer në ate forme që brezat duhet ta gezojne e jo ta keqperdorin dhe të fusin ngatrresa në mes njëri tjetrit.

Une nuk kam penguar asnjehere organizatorin e aktivitetit të organizojnë Logun por si në të gjithë boten e qytetruar dhe moderne duhet që pronari të njihet ligjerisht dhe ti respektohen të gjitha të drejtat. Dhe në ketë rast pronari i atij vënd jam unë RUSH DRAGU me FAMILJE

Popujt ngrihen vet për të drejtat e tyre, ngrihuni për vete dhe fëmijët tuaj!

0

Nga Edi Paloka:

Edhe një herë pas Rrogozhinës  dua të kujtoj çfarë kam thënë kohë më parë.

Nëse kjo qeveri e korruptuar e kriminale nuk rrezohet me çdo mënyrë, atëherë vetëm të zeza e presin këte vend. Por kjo mund të ndodhë vetëm kur shqiptarët të kuptojnë se për të pasur drejtësi e për të jetuar me dinjitet, duhet luftuar e sakrifikuar.

Boll u justifikuat se nuk ngriheni për karrigen e këtij apo atij politikani! Ngrihuni për të drejtën dhe dinjitetin tuaj e pastaj “karriget” jepjani atyre që mendoni se e meritojnë! Po nëse nuk ngriheni të rrëzoni këta monstra me pushtet, asgjë e mirë nuk do të vijë vetë. E keqja do të trokasë në derën e të gjithëve .

Në gjithë botën e qytetëruar, popujt ngrihen vetë për të drejtat e tyre. Nuk i organizon asnjë parti protestat, as në Francë, as në Itali, as në Greqi e askund… Vetëm shqiptaret presin nga partitë e ca me keq kur opozita i thërret në protesta, fillojnë e gjejnë justifikime se nuk dalin në protestat e organizuara nga ky apo ai.

Ngrihuni për vete pra dhe për fëmijët tuaj, ndryshe do të jetë vone kur ta shihni se e keqja ka ardhur dhe në derën tuaj!

HISTORI / SHELBY NJE NDER ZONAT KU SOT BANOJNE SHUME SHQIPTAR NE MICHIGAN.

0
Nga Rush Dragu
Shelby Township – Nga 1817, kolonët e parë filluan të bëjnë shtëpitë e tyre në atë që tani është Shelby Township. Zona u vëzhgua një vit më vonë dhe qeveria e SHBA filloi të shesë pjesë toke. Blake Curtis ishte personi i parë që bleu tokë në zonë në 1819.
Ndër kolonët e hershëm të Shelby Township, të cilët kanë lënë emrat e tyre si pjesë e historisë së tij, ishin Joseph Lester, familja Axford, Ira Preston, Peleg Ewell, George Hanson, Elias Wilcox, Joseph Miller, Ezra Burgess, Abel Warren, Arnolds. dhe shume te tjere.
Përfundimi i Kanalit Erie nëpër Nju Jork në 1825 ndihmoi në rritjen e shpejtë të Territorit të Miçiganit dhe vendbanimeve të tij të reja. Shelby Township u organizua zyrtarisht në 1827. Ishte një nga pesë fshatrat e para në qarkun Macomb. Joseph Lester u bë mbikëqyrësi i parë i vendbanimit
Utica – Fshati Utica u vendos duke filluar në 1817 me ardhjen e Nathaniel Squires dhe familjes së tij. Ai u vendos në 1829 si “Harlow” dhe ishte i përqendruar rreth kryqëzimit Van Dyke dhe Hall Rd. Fshati u riemërua Utica në 1833. Kishte sharra, mullinj, një hotel, një farmaci dhe shumë biznese të tjera të frekuentuara nga Shelby Township banorë. Një zjarr në vitin 1904 shkatërroi pjesën më të madhe të fshatit, por ai u rindërtua dhe shumë ndërtesa të shekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të qëndrojnë ende në Main Street (Auburn) dhe Cass Avenue.
Utica u bë qytet në 1937.
Disko – Fshati Disko ndodhej në kryqëzimin e 24 Mile Rd. dhe Van Dyke. Kolonët e parë të fshatit ishin kryesisht nga Nju Jorku dhe New England. Ata e quajtën zonën “Qyteti anglez”. Në një kohë quhej “Utica Plains”. Kolonët krijuan dy dyqane të përgjithshme, tre dyqane vagonash, dy farkëtari, një parzmore, një bojë dhe një hotel. Kishte një mjek rezident dhe një zyrë postare.
Fshati u riemërua Disco në 1849 kur banorët ndërtuan një akademi për arsim të lartë. Por fshati ra gjatë shekullit 2O01 pasi më shumë banorë të Township Shelby iu drejtuan Utica-s dhe qendrave të tjera tregtare për të bërë biznes. Ardhja e automobilit përshpejtoi shkatërrimin e fshatit. Sot kanë mbetur vetëm disa gjurmë nga ish-Fshati Disko.
Clinton dhe Kanali Kalamazoo – në 1838, filloi ndërtimi i një kanali që do të kalonte Michiganin e poshtëm në malin Clemens. Vetëm 16 milje në Rochester u përfunduan përpara se projekti të mbaronte pa para. Pjesë të kanalit të vjetër janë ende të dukshme në Shelby Township.
Shekulli 20
Në shekullin e 20-të, bujqësia dhe bizneset e lidhura me fermat vazhduan të ishin profesionet kryesore të banorëve të fshatit. Nga vitet 1950, lëvizja e shpejtë nga fermat në periferi ndryshoi peizazhin e Shelby Township. Shumë shtëpi fermash, hambare dhe vendbanime të hershme humbën zhvillimin.
1920 – Në vitin 1926 Packard Motor Car Co. filloi të blejë toka bujqësore midis 22 dhe 23 Mile Roads dhe midis Van Dyke dhe Mound Road për ndërtimin e Packard Proving Grounds. Ajo operoi deri në vitin 1956 kur kompania u mbyll.
1930 – Në vitin 1939, kampioni i boksit Joe Louis bleu fermën Spring Hill prej 500 hektarësh në parkun e sotëm River Bends. Ai instaloi unaza kalërimi, stalla dhe një klub. Shtëpia dhe toka ishin në pronësi të familjes Lerich, fermerë të ardhur nga Nju Xhersi në vitet 1830. Ata ishin abolicionistë që fshehën skllevër të arratisur para dhe gjatë Luftës Civile.
1940 – Joe Louis humbi pronën Spring Hill Farm ndaj qeverisë për shkak të taksave të prapambetura. Prona u bë pjesë e River Bends Park në fund të shekullit të 20-të. Shtëpia e vjetër e Lerich/klubi Joe Louis u dogj në vitin 1973. Ndërtesat e fermës dhe stallat u shkatërruan.
Vitet 1950 – Shërbimet e mbrojtjes për banorët e vendbanimit u zhvendosën përtej brigadave me kova dhe policimit të vendit në vitet 1950 me krijimin e departamenteve të zjarrit dhe policisë.
Në vitin 1956, ndërtimi përfundoi në një bateri raketore anti-ajrore të ushtrisë amerikane Nike në atë që sot është River Bends Park. Vendndodhja e Utica Nike u emërua zyrtarisht Batali i Raketave të Baterisë B- 516 AAA. Vendi ishte i pajisur me raketa që mund të përdoreshin për të rrëzuar aeroplanët e armikut në rast se Lufta e Ftohtë përshkallëzohej dhe SHBA-ja hynte në luftë me Bashkimin Sovjetik. Bateria u çaktivizua në 1974.
Vitet 1960 – Ford Motor Company bleu ish-Packard Proving Grounds në 1961 dhe operoi atje një fabrikë të zbukurimit të automobilave deri në fund të shekullit të 20-të.
Vitet 1970 – Zyrat qeveritare të bashkisë u zhvendosën në një bashki të re të ndërtuar në vitin 1972 pranë këndit juglindor të ish-Fshatit Disco. Bashkia e parë u ndërtua në Van Dyke në 1948 përballë Packard Proving Grounds. Ndërtesa ende qëndron dhe aktualisht strehon një dyqan bizhuterish.
Shelby Township u bë një qytet me qira në 1978.
Në foto ; Isaac Shelby,themeuesi i Utica/Shelby

ALBDREAMS PODCAST

0

Na ndiqni në podcast tone.Aty ju mund te reklamoni biznesin tuaj.Ndiqet jo vetem nga shqiptar. Ashtu si ju do ta shikoni Podcast yne ka reklama te bizneseve te njohura.
Se shpejti emisione te reja Live nga gazetaret tone. Biseda,debate,jete komuniteti.Telefonata dhe nderhyrje drejtperdrejte ne emision nga kudo ne bote qe na ndjekin shqiptare.
Her pas here ketu do te gjeni misionet tone ritransmetim.Ato qe kane qene me shume te ndjekura ne rrjetet tona sociale por edhe ne AlbDreams Tv dhe Radio Iliria.
N.q.s klinoni mbi emisionin mos u merzitni deri sa te mbaroj reklama se ashtu na ndihmoni edhe ne por po deshet te ndiqni emisionin ju mund te terhiqni nga e majta ne te djathte kursorin mbi bare per te ndjekur biseden ose emisionin reklame aty ku ju e deshironi.
___________________________________
KETU JANE REKLAMAT NE KOMPANINE TONE

POSTIMET E FUNDIT