Bardhi thërret mbledhjen e Këshillit Kombëtar, 7 deputetë të PD-së kërkojnë anulimin e zgjedhjeve për rikthimin e Bashës

0
147

Në një kohë kur një pjesë e Partisë Demokratike të vulës vijon përgatitjet për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj partisë, e me shumë gjasë rikthimin e Lulzim Bashën në krye të kësaj partie, sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi njofton mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Kështu dy ditë para zgjedhjeve për kryetar të PD-së, pra me datën 27 korrik, Bardhi bën me dije se do të mbledhë Këshillin Kombëtar të PD-së, pas kërkesës së 7 deputetëve për anulimin e zgjedhjeve për kryetar.

Mbledhja parashikohet të mbahet në orën19:00, ndërsa në njoftimin e bërë publik për mediat sqarohet se Bardhi e ka thirrur mbledhjen bazuar në kompetencat që i njeh Statuti, që kur partia është pa kryetar, Statuti parashikon që është Sekretari i Përgjithshëm ai që ka të drejtën të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Bëhet e ditur se mbledhja parashikohet që të zhvillohet online dhe për organizimin e saj Sekretari i Përgjithshëm ka ngarkuar Sekretariatin e Këshillit Kombëtar.