NJË VËMENDJE E VOGËL PËR LIQENIN E SHKODRES, DHURATËN E ZOTIT PËR MALËSINË E MADHE, SHKODRËN E MË GJËRË

0
147

NGA Ndue Bacaj

Një nga trashigimite natyrore më të mrekullueshme që vet Krijuesi u fali trojeve tona të Malësisë Madhe Etnike , Shkodres e më gjerë eshte pa dyshim  Liqeni i Shkodres që e njohim sot. Historia e  këtij Liqeni  ndër shekuj ka qenë  e lidhur me evolucionin e gjatë natyrore , dhe me vetë jetën e banorve autokton të trevave  që  e rrethojnë. Të  pakten 2200 vite më parë vertetohet  se ky Liqen në  forma të ndryshme ka ekzistuar mbi këto troje ; duke u sherbyer  banoreve përreth . Prania e Liqenit vertetohet edhe nga  monedhat e kohes, ky në njeren anë kishin fëtyren e  mbretit Ilire GENTIT dhe në anen tjetër kishin Lundren apo anijen  (mjetin më të përdorshëm të kohes për lundrim). Në shumicën dokumenteve të historisë së hershme gjendet i shkruar hidronimi  LACUS  LABEATIS , domethënë liqeni i Labeateve , pra i fisit  Ilir që banonte në trojet përreth  liqenit dhe krejt Malësisë Madhe Etnike , Shkodrës e më gjërë…

HISTORI NGA LIQENI I SHKODRËS…

Studiuesi i njohur Theodor Ippen shkruan :” Që në atë kohë Buna dhe Liqeni ishin të lundrueshem, ketë na e deshmon  Liviusi , Monedhat e  mbretit Gent si dhe vetë qyteti , që na kanë bërë të njohur dhe tipin e anijeve të perdorura. Që rrugët ujore (Buna dhe Liqeni, N.B. )  kanë qënë të perdorura edhe më vonë , në periullen e Perandorisë  të Romes , këtë  e provon  edhe  importi i tjegullave  italike deri në  Potgoricë, (Dioklea)“ . (Theodor Ippen (ish konsulli i i Austro-hungarise në Shkoder 1897-1904) në librin e tij “Shqiperia e Vjeter ..” në faqen 118). Përveç emertimit (hidronimit) LACUS  LABEATIS, ky liqen ndër shekuj ka pasur edhe emertime  të ndryshme si Liqeni  i Diokleateve, Liqeni Ilirik ku deri në vitin 1767 gadishulli Ballkanik quhej gadishulli Ilirik. (Zhan Klod Faverial ,“Historia me e vjeter e Shqiperise”,fq. 34,84-85).  Por edhe emertime të tjera  si Liqeni i Prevantelisë  (pasi edhe keshtu u quajten trojet per-rreth Liqenit  ndër shekuj), Liqeni Pensas , ndoshta kjo lidhej me pesë krahinat që takoheshin me  ketë liqen. Per të “vertetuar” ketë emertim unë po i  referohem studiuesit dhe albanologut te shquar  Dr. Konstandin Jereçek  nga i cili ndër të tjera citoj: “Liqeni  emertohej edhe sipas fiseve që jetonin rreth tij si Liqeni i Hotit , Liqeni i Kastratit, Liqeni i Koplikut etjer… Gjithashtu ky autor thekson se perveç  emertimeve si Liqen, ndër dekumente të hershme gjindet edhe emertimi si Knetë apo moçalishte (Palus Labeatis). (Dr. Konstandin Jereçek VEZHGIME ILIRO-SHQIPTARE, kapitulli me titull “SHKODRA E KRAHINA E SAJ NË MESJETË”fq.109). Në Regjistrin Kadastral të viteve 1416-1417, por edhe në  Defterin e Sanxhakut të Shkodres të vitit 1485 e vazhdim konstatojmë se nëpërmjet ujrave të liqenit bëhej  tregti e ndryshme në mes dy brigjeve të Liqenit , ku dikur perveç  një skele  të vogel në Shirokë, te ura e Bunes  në Shkoder, edhe në  Malesi të Madhe në  Virin e Kastratit  kishte një tip skele  ku ankoroheshin  dhe ngarkoheshin  mjetet e lundrimit të kohes, që transportonin madhra të ndryshme per në Viri –Pazare (ku ishte Skela tjeter) dhe në thellsi të trojeve  të Malesisë  Madhe Etnike e më gjërë. Këtë e tregon edhe  një relacion i proveditorit të jashtezakonshem të Kotorrit  Nikolo  Brikos të dates 01 mars të vitit 1692 i cili ndër të tjera shkruante : “ .. Skela në Vir ndodhet në bregun e Liqenit të Shkodres , por tani është  e mbyllur sepse qarkullon  murtaja.  Neper ketë Skelë kalojnë nga Shkodra e Vende të aferta lesh, lekurë, dylle e duhan etj….” (Dekumente të shekujve  XVI- XVII ,fq.404 , vellimi IV, perg. ).  Gjithsesi perveç dekumenteve  të cilsuara apo jo menduam  që në ketë  shkrim të  paraqesim  edhe një gojdhenë  që qarkullon edhe sot per një emertim interesant të Liqenit ndër shekuj,kur Liqeni  quhej nga banoret  “Liqeni i Leshit “, dhe kjo thuhej pasi  liqeni ishte zmadhuar në keto permasa mbasi banoret per-rreth kishin mbyllur me leshin e bagetive perpisat ,apo më sakt “lumejte” nentoksor  (të Malit të Krajes )  që shkarkonin ujët e liqenit në Detin Adriatik . Gjithsesi kjo është një gojdhenë  e trashigueme , por mendoj se ky emertim ndoshta mund të jenë jo Liqeni  i Leshit , por i Lleshit , ku në shekujt e XIII –XIV shumë emertime  fshatrash  në Malesi të Madhe e më gjërë kishin  emrin e tyre të lidhur me një figure historike të njohur me emrin  Llesh Tuzi.   ( Natyrisht ky mendim i imi është  i  pa dekumentuar ).  Liqeni  i Shkodres është i shënuar edhe në hartat e shekullit XVII  të dy hartografeve te njohur italian (Cantelit dhe  Coronelit). ku studiuesi  Ermanno Armo në librin “Vende ,Kisha ,Lumej ,Male  e toponime të ndryshme  të një harte të lashtë të Shqiperisë Veriore “  në fq. 178-180”  e paraqet në hartat e hartografeve  të sipercituar me emertesat ,”Liqeni i Shkodres ose Liqeni i Zetes” , si dhe konfirmon emrat e vjeter të Liqenit sipas fiseve që e rrethonin. Ketu gjenden edhe citime  të historianeve dhe gjeografeve  antik  si Tit Livi , Straboni, Ptolemeu etjerë, të cilët e përshkruajnë Liqenin si të till e ndonjë rast edhe si pellg uji të madh me moçale.. Në librin e sipercituar shënohen disa permasa dhe siperfaqe të Liqenit  ndër shekuj…. Inetresant duket  pershkrimi që i bënë Liqenit , studiuesi Hekuard, (ish Konsulli francez në Shkoder shekulli i XIX), i cili shkruante: ”..Sipas gojdhenave të  vendase , liqeni i Shkodres nuk ka ekzistuar gjithmonë , ose të pakten nuk ka qënë kaq i madh sa sot.  Në pjesen Lindore gjendej sipas gojdhenave  një fushë e mbuluar nga fshatra dhe kopshte , ndermjet të cileve gjarperonin perrenjë të shumtë me burime në malet fqinje , ajo quhej  fouscia e proneve (Fusha e Përrenjëve ).   Një ditë pas një termeti, ujerat u frynë aq shumë  sa që e fundosen  krejtesisht  ketë fushë. Të moçmit  e fshatit shtojnë gjithashtu , per të mbeshtetur rrefimin e tyre se kanë parë dhe se ende  mund të shihen rrenojat e shtepive e pemet e kopshteve  të tyre , kur ujerat e liqenit  janë të qeta dhe të tejdukshme…”(Hyacinthe  Hecquard ,Historia dhe Pershkrimi i Shqiperisë së Eperme  ,ose i Gegerise , fq.30.). Po ky autor mbeshtet  idenë se një  qytetrim e zhvillim është mbuluar nga ujrat e liqenit të zmadhuar. Si “shembull” merr fshatin e sotem Jubicë (Buz-Uji), që duke paraqitur levizjen e disa  banoreve nga Katundi i Kastratit për në Jubicë , ku ndër të shkruan: ”…U strehuan në një vend të vetmuar , të quajtur Jubicë , në brigjet lindore të Liqenit te Shkodres , ku  njeherë e një kohë gjendej një QYTET i vogel dhe  ende shihen rrenojat e dy kishave  e të puseve shumë të lashta.”. (H. Hecquard ,po aty fq.203). Ky studiues i ka shkruar keto në vitet 1851-1860.. Per Liqenin e Shkodrës  kanë shkruar edhe studiues shqiptare , ku në po veçojmë shkodranin Hamdi  Bushati, i cili në  librin e tij studimor “SHKODRA DHE MOTET” Vllimi II ,fq,444,  tregon per një studim të një Inxhinieri Austriak me emrin BRIOT  (të vitit 1910) , i cili kishte bërë një studim per Liqenin më të madh të Ballkanit,  ku shkrun se nga viti 1870 deri në vitin e studimit (1910 ), rritja e ujrave të Liqenit  kishte perzenë 12 mijë hektare tokë perreth tij. Dhe po të ulej niveli  i liqenit vetem 3 metra perfitohet perseri kjo sasi  toke…  Është per tu theksuar se studime të tilla ka edhe në ditet e sotme në mes specialisteve shqiptar dhe malazez. Gjithsesi  në bazë të studimeve të sotme  mesojmë se “Liqeni i Shkodres “ ka  një siperfaqe mesatare prej 368 km2, ku gjatsia është 45.2 km ,ndersa gjeresia mesatare  është 8.2 km ,por me maksimale deri në 26 km. Gjithashtu  thellsia e ujrave të liqenit shkon 7 deri në 10 metra, ndersa maksimalja është regjistruar ne 44 metra thellsi. Lartësia e Liqenit të Shkodres mbi nivelin e detit  është rreth 6 metër.

LIQENI I SHKODRËS PAS VITIT 1913…!

Pas vitit 1913 si shumë troje etnike shqiptare edhe Liqeni i Shkodres  u nda padrejtesisht , ku sot vetem 149 km2 i perkasin shtetit Shqiptar, ndërsa 219 km2  i janë dhënë Malit te Zi. Natyrisht bashkë me  siperfaqen e Liqenit nën  Malin e Zi kanë mbetur brigjet përendimore të këtij  Liqeni që rrezatojnë  Histori qytetrimi dhe besimi autokton shqiptar, ku edhe sot që nga Kraja e deri në Vraninë e më gjërë  mund të gjinden themele dhe rrenoja Kishash,  Manastiresh dhe qendrash urbane që ndër shekuj i kanë shkaterruar baticat dhe zbaticat e  moteve… Ndërsa në Bregun  Lindore këto  monumente qytetrimi dhe besimi i kanë mbuluar ujrat e liqenit të rritura ndër mote e shekuj, por keto ujra nuk kanë mjegulluar kujtesen e banoreve të Malesisë së Madhe që edhe sot dinë të tregojnë për objekte  besimi, banimi e qytetrimi  që  Liqeni i ka perfshirë në gjirin e tij , të pakten që nga Hoti , Sterbeqi , Kopliku etjerë… Burimet kryesore të ujrave të Liqenit të Shkodres  vijnë nga Lumi Moraça, i cili ka  dy dege kryesore,atë të Zetes  dhe atë të Cemit  që formohet kryesisht nga  bashkimi i Cemit të Selces  me Cemin e Vuklit . Gjithashtu në ketë Liqen derdhen edhe  ujrat periodike të  Prronit ë Thate ,Rrjollit , të Sheut të Vrakes etjer. Influenca jo të vogla në nivelin e  Ujit të  Liqenit kanë edhe rreshjet  e tokave perreth në periullen e dimrit , vjeshtes e pranveres , si dhe burimet brenda Liqenit  si Syni i Sheganit  e  më gjërë.  Në ujerat e Liqenit rritet mjafte bimsi  nenujore  e cila ushqen gjallesat  ujore , kryesisht llojet e peshqeve që popullojne Liqenin tonë si ,  Krapi , Saraga (Gjuhca), Qefulli , Mlyshi , Kubla ,Ngjala, Karasi ( i kultivuar vonë) , por edhe me pakicë Trofta, Ballgjeri , Nila , Skorta e lloje të tjera  peshqish  janë pasuria më e madhe e Liqenit tone, ku studiues të ndryshem thonë se  popullata e peshqeve  në Liqen arrin ne rreth 45 lloje , por edhe me 12 lloje  të tjera që migrojnë nga deti Adriatik nëpërmjet Bunës. Bimsia për-rreth Liqenit  dikur ka qënë më e zhvilluar se sot , si me bimet njevjeçare, dhe ato drunore shumvjeçare , si Frashni i Ujit , Shelgu ,Verri, Mrina e tjer.   Masivi i ketyre bimve formonte një brez pyjor të mrekullueshem që kishte influencat e veta  (per mirë) në klimen  për-rreth, si dhe u siguronte një jetë më normale  shpendëve dhe kafsheve të egra të kesaj Zone. Mjerisht çmenduria socialist- kooperativiste  shkaterroi  pjesen më të madhe të pasurisë të bimsisë të bregut të Liqenit. Është pikrisht  ky  shkaterrim i ketij brezi bimorë  që ka  ndikuar në paksimin e llojeve të shpendëve dhe kafsheve të egra në ditet e sotme.   Sipas studiuesve mendohet se liqenin dhe brezat e tij të gjelbërta që e rrethonin e popullonin rreth 250 lloje shpendesh të egra, ku perveç Roses, Bajukes, Karabullakut e tjerave që gjinden edhe sot  dikur në bregun tonë të Liqenit  jetonte edhe Pelikani , që tani gjindet me pakicë thuajse vetëm në bregun perendimore që zotron Mali i Zi.. Gjithsesi per hirë të vertetës duhet të thënë se në paksimin e llojeve të  Shpendeve të Egra, por edhe të peshqeve  ka influencuar edhe gjuetia pa kriter e këtyre viteve të Demokracise, ndërsa fqinjet tanë Malazez në anen e tyre  nuk lejojnë gjuetin me mjete të shfarosjes në masë , si dhe në periudhen e shtimit…

PAK NGA SYRI I SHEGANIT 

Në gjatësinë e Liqenit, në teritorin e Njësisë Administrative të Kastratit (rreth 32 km nga qytetit i Shkodres, dhe 15 km nga qyteti i Koplikut), ekziston një oaz me bukuri të jashtëzankonshme natyrore , me emrin e njhur popullor Syri i Sheganit.  Syri i Sheganit është një burim i madh karstik, që del vertikalisht në çarjet tektoniko-karstike dhe lidhet me dy burime të tjera të këtij lloji. Përveç Syrit të Sheganit aty pranë janë edhe dy hurdhana (pellg me ujë), të cilat formohen nga uji nëntoksorë. Si për të gjitha emertimet e trojeve tona, për prejardhjen e emertimit(toponimit , apo më sakt hidronimit), Syri i Sheganit ka gojdhënë popullore në formë legjende që “qarkullon edhe sot në popullësinë e Kastratit e më gjërë, e cila na “tregon” se shumë kohë më përpara, një udhëtar vjen me varkën e tij, natën vonë në këtë zonë dhe kërkon strehim në një nga shtëpitë  ku sot ndodhen tre gropat. Mendohet që këto tre gropa kanë qenë shtëpitë e tre vëllezërve. Dy vëllezërit e parë nuk ia hapën derën, vetëm vëllai i tretë, ku sot është syri i Sheganit e priti atë në shtëpi. Sipas gojëdhënës vëllai i tretë mendohet se e ka pasur emrin Shegan dhe prandaj sot vendi quhet Syri i Sheganit, për shkak të formës që ka dhe se më parë kjo gropë ka qenë shtëpia e Sheganit. Sipas gojëdhënës theksohet se udhëtari i mallkoj dy vëllezërit e tjerë, dhe si rezultat i mallkimit shtëpia e tyre u kthye në hurdhanë Ndërkohë Syri i Sheganit është formuar më vonë si gropë, si pasojë e erozionit të tokës. Uji i burimit del nga një oxhak karstik me thellësi mbi 25 metër duke krijuar ne forme ovale disa ngjyra nga e kaltra e deri në ngjyrën e gjelbërt të thellë dhe me një ujë shumë të ftohët (sit ë frigoriferit)….

LIQENI I SHKODRËS “SOT”

Prej kohesh “degjojmë” se Liqeni i Shkodres “bëhët” PARK KOMBETAR,  çfarë do të thotë ruajtje dhe kujdesje për Liqenin  dhe brigjet për-rreth së bashku me brezin e bimsisë që e rrethon. Sigurisht ky administrim i perket “partneritetit” shtet-komunitet, gjë që është edhe në favor të zhvillimit e mirqenies të banorëve autokton të trojeve tona që kanë lidhje dhe kontakt me  Liqenin e Shkodres. Liqeni i Shkodres dhe për-rreth tij mund të shfrytezohen për qellime : Turizmi , Gjuetie të  kontrolluar , transporti  ujore, shfrytezim me ligje e rregulla  të bimsisë për gjatë bregut të Liqenit. Por mbi të gjitha ruajtja dhe mirmbajtja e Liqenit dhe Bregut të tije do të mundesojnë  frekuentimin e  Liqenit si vend pushimi e plazhi për vendas e të huaj të ndryshem , e pse jo edhe per turistet që preferojnë ujerat e ëmbla.. Gjithashtu   duke u ruajtur  bimsinë për-rreth liqenit krijohet një  mikroklimë , apo klimë e pershtateshme edhe per pushues me probleme të ndryshme shëndetësore…  Në tërë gjatsinë e Bregut të Liqenit (  Pjeses Lindore ) që nga Hoti , Kastrati , Buza e Ujit , Kopliku, Vraka e deri në Shirokë  në keto vite janë  ndertuar e po ndertohen objekte të ndryshme  private, ( restorante, hotele, bufe e deri resorte…). Ndërtimet e deritanishme e ato në vazhdim paralajmrojnë  se Liqeni i Shkodrës  me brigjet e tij  do të jenë  në të ardhmen  një parajsë për vendasit e veçanarisht për Turistet , si dhe një  burim i pashtershem të ardhurash për banoret që popullojnë trojet perreth  Liqenit, si ato të Malesisë së Madhe, Shkodres etjerë, duke perfshire edhe trojet shqiptare të ndara padrejtesisht  nga Europa e vjeter në shekujt e kaluar…

NDUE   BACAJ