Kreu Blogu

VEPRA E PLOTË e FROJDIT në SHQIP doli nga shtypi

0
Arben Çokaj - Vepra e plotë e Frodit - shqip - botim
Arben Çokaj - Qytetar Nderi - Malësi e Madhe
Arben Çokaj – Qytetar Nderi – Malësi e Madhe

Arben Çokaj, 6 mars 2025

Në tavolinën time të punës, para kompjuterit, kam kopjen e parë, që mora sot nga botuesi Meritan Spahija, Fiorentia – Shkodër, të Vepra e plotë e Frojdit në shqip, me 990 faqe përkthim nga anglishtja.

Jam i gëzuar që kjo punë e madhe arriti të materializohet me një vepër të tillë, kjo për arsye personale, por edhe më gjerë, për lexuesit. Vepra nga nesër e mbrapa do të botohet e shpërndahet në disa librari të vendit, shpresoj edhe në Kosovë.

Si i hyra përkthimit të Frojdit?

Duke qenë që Frojdi nuk është i përkthyer aq mirë në shqip, ka disa libra me temat kryesore të trajtuara prej tij, por janë libra të ndarë, dhe nga ato vepra jam njohur edhe unë kryesisht me veprën e tij. Kam përkthyer në shqip në fakt ato libra që kam lexuar, por edhe disa pjesë më shumë, gjithsejt 6 libra me temat më kryesore të Frojdit, duke menduar se Vepra e Frojdit i duhet dhe i shërben edhe shqiptarëve, dhe për më tepër Frojdi me sa kam parë, nuk njihet nga shqiptarët, është i keqkuptuar ose njihet sipërfaqësisht. Nuk e di as sa e përdorin profesionistët e fushës së psikologjisë te ne, se në Gjermani e përdorin psikanalizën për psikoterapi. Prandaj, mendoj se përkthimi im i shërben lexuesve shqiptarë, që ta njohin më mirë veprën e Frojdit, e të përfitojnë prej saj.

Sa i duhet Frojdi shoqërisë sot?

Ka disa kohë, muaj, ndoshta më shumë se një vit, që në diskutime të ndryshme në rrjetet sociale, ndeshem me kundërshti, edhe nga njerëz të lexuar të letrave shqipe. Nuk habitem shumë por them, ata ose nuk e njohin Frojdin, ose e njohin shtrembërt, sipërfaqësisht, ose për t’ia lënë ekspertit të psikanalizës përgjigjen: pavetëdija e tyre po bën kundërshti në lidhje me Frojdin e veprën e tij. Një autor shqiptar me banim në Gjermani, Lis Bukuroca thotë se teoria e Frojdit ka rënë, ndërsa studiuesi i njohur Prend N. Buzhala thotë se Frojdi është iracional. Edhe një mik i imi, poet i njohur shqiptaro – amerikan, duket se nuk ka një njohje të mirë të veprës së tij. Kuptohet se jetohet edhe pa e njohur veprën e Frojdit, por mirë është të njihet.

Kemi pasë diskutime me shkrim e debate të ndryshme rreth kësaj. Unë i qëndroj idesë time, Frojdi është një vlerë e pamohueshme e shoqërisë sonë, Vepra e tij rrit kuptueshmërinë për mënyrësn se si njerërzit mendojnë, për zhvillimin e psikikës shoqërore ndër shekuj  që në lashtësi, dhe mendoj se ajo vepër i duhet njerëzimit, dhe shqiptarëve, dhe njerëzit mund të emancipohen e kuptojnë më shumë prej saj.

Nëse i hyn leximit të 990 faqeve të përkthyera nga unë në këtë vepër, në varësi të dijes që mund të ketë lexuesi, 30-60% e sasisë së materialeve të trajtuara në këtë vepër mund të shërbejë në përmirësimin dhe emancipimin e dijes dhe informacionit, që secili lexues ka dhe përfiton nga leximi i kësaj vepre madhore në shqip.

Lis Bukuraca më tha se kishte përvojë rreth 40 vjeçare me gjermanishten, është përkthyes në Gjermani, por nuk merrte guximin t’i hynte një përkthimi të tllë, e ndonëse më uronte suksese, ai ishte skeptik, si kam guxuar unë ta marr përsipër një përkthim të tillë? Unë në fakt kam bërë një gabim të lejueshëm, vepën e kam përkthyer nga anglishtja (jo nga gjermanishtja), të cilën e njoh më mirë se gjermanishten dhe besoj se në mbi 95% e sasisë së volumit të përkthyer është korrekte dhe përkthimi është i mirë – për të mos thënë përkthimi më i mirë i mundshëm në shqip. Atëherë a duhet të na frenojë nga përkthimi mungesa e perfeksionit?

A ka gabime/defekte në këtë përkthim?

Po, besoj se po, se gabimet janë njerëzore. I përfshirë në një punë voluminoze, me qëllim për ta kryer sa më shpejt, me metodat e reja të përkthimit e ndihmën e përkthyesve automatikë, leximi e rileximi, mundet se ndodhë që në raste të caktuara mund të ketë ndonjë gabim të mundshëm, ose përkthimi mund të ishte bërë më cilësor, më me kujdes. Gjë që mbetet për t’u rishikuar në edicionet e ardhshme, drejt perfektes, duke e rilexuar edhe një herë veprën, por edhe nga sugjerimet e lexuesve të tjerë, që i mirëpres, puna jonë mund të vijë vetëm drejt përmirësimit.

Por gabimet e defektet në përkthim, janë me siguri minore, dhe nuk ia ulin vlerën dhe dimensionin kësaj vepre të madhe, e besoj se secili lexues, që e lexon këtë vepër, në fund do të thotë Uaaauuu!, për informacionin e gjërat, që ka marrë e mësuar, se e shikon, që nuk i ka ditur më parë, duke përfshirë këtu, me siguri të plotë edhe kritikët e Frojdit, Lisin e Prendin, etj., padyshim. Unë kur e shkruaj edhe këtë shkrim këtu, e shoh se bëj ndonjë gabim ortografik e kur e rilexoj, e përmirërsoj. Kështu që gabimet e mundshme, mund të përmirësohen padyshim edhe në veprën e përkthyer.

Shkrimtari i njohur nga Kosova, Anton Nikë Berisha, në një komunikim miqësor me të, më tha se Frojdi është një personalitet i madh, dhe do guxim të madh për ta përkthyer atë. Mos shiko tjerët çfarë thonë – tha ai ndër tjera. Dhe mendoj se ka të drejtë.

Ju nuk duhet ta prezentoni Zigmund Frojdin për këdo – thotë Tobias Hürter, psikanalist gjerman në shkrimin e tij:

Kush jam unë? Kush je ti? – sqarime sipas teorisë së Frojdit

Duke i marë kritikat me rezervë, unë mbaj përgjegjësi për veprën time, përkthimin tim, për tjerat mban përgjegjësi kryemjeshtri dhe krijuesi i Psikanalizës, Zigmund Frojd, gjithmonë nëse përkthimi im është bërë korrekt nga versioni në anglisht, që kam marrë për bazë.

Versionin e Veprës së plotë në anglisht të Frojdit, me 5102 faqe, e kam marrë me kohë dhe pasi e kisha përfunduar përkthimin, gjeta edhe versionin plotë të Veprës së Frojdit në gjermanisht, me 2258 faqe, të cilës nuk i jam referruar ende. Në versionet e ardhshme të shqipes, me siguri që rishikimi i përkthimit tim, dhe i versionit në gjermanisht, mundet me sjellë ndonjë përmirësim relativ të veprës në shqip, por mendoj se esenca e veprës së Frojdit, gjendet padyshim në përkthimin e tanishëm, që e keni tashmë në dorë dhe mund ta bëni edhe tuajin.

Frojdi i keqkuptuar

Një mik i imi – poet i njohur shqiptaro – amerikan, më tha një herë: “kush është Frojdi?!”. Ndoshta e kishte idenë se edhe ai është i madh, jo vetëm Frojdi. E kam studiuar Frojdin në shkollë – tha, dinte për termat ID, EGO e SUPEREGO, por nga ana tjetër, njohja e tij më dukej se ishte sipërfaqësore rreth veprës së Frojdit.

Tani që libri është në shqip, jam i sigurtë se e kupton më mirë Frojdin, nga sa ka lexuar e kuptuar në anglisht. E nuk besoj se ai do të pyesë më, pas leximit: kush është Frojdi?

Një tjetër intelektual shqiptar, që nuk e ka kuptuar Frojdin si duhet, është Lis Bukuroca. Ai thotë se teoria e Frojdit ka rënë. Por nëse në disa raste zbulimet e Frojdit janë tejkaluar, psikanaliza si fushë e Psikoterapisë vazhdon të përdoret si metodë më e thellë në trajtimin e njerëzve. Pra nëse diçka nga Frojdi është tejkaluar, metoda psikoanalitike që ai themeloi vazhdon të përdoret ende nga profesionistët e fushës. Meqë Lisi e ka kexuar Frojdin në frëngjisht e gjermanisht, e nuk e ka kuptuar, ai ka dy zgjedhje: 1. Ose të jetojë pa e kuptuar Ftojdin, 2. Ose ta blejë përkthimin tim dhe ta kuptojë atë e të kuptojë gjithashtu se Frojdi nuk ka rënë, por ia vlen!

Ndërsa studiuesi Prend N. Buzhala e ka lexuar Frojdin para meje, në serbo-kroatisht e duket se nuk e ka kuptuar si duhet në kohën e tij. Në diskutime me të, Prendi i referohej më shumë kritikëve të Frojdit, që nuk janë pak, prandaj psikoanalisti më sipër thoshte: nuk i prezantohet Frojdi gjithkujt. Se nuk e kuptojnë. Unë nuk besoj se miqtë e mi këtu e të tjerë shqiptarë, janë të paaftë ta kuptojnë Frojdin, më të paaftë se unë, por mendoj se nuk e kanë lexuar veprën e tij si duhet. Prandaj, unë me këtë vepër të përkthyer në shqip kam një mundësi të mirë për t’i bindur ata, se Frojdi vlen, është i dobishëm dhe është mirë e emancipim i një njeriu të lexojë dhe të dijë rreth tij e veprës së tij!

Ju uroj një lexim të këndshëm. Dhe për çdo gabim eventual në përkthim, ju lutem më infrormoni, që gjërat të bëhen edhe më mirë se deri tani! Se po dëgjuam Lisin, mbesim edhe pa Frojdin, edhe pa përkthime cilësore! 🙂

Zigmund Frojdi me 6 libra në shqip – rreth 1200 faqe përkthim nga vepra e plotë e tij

0
Arben Çokaj - libra - Frojdi - poster
Arben Çokaj - Qytetar Nderi - Malësi e Madhe
Arben Çokaj – Qytetar Nderi – Malësi e Madhe

Arben Çokaj

Pas një pune disa mujore, arritëm në fund të përkthimit të rreth 1200 faqeve nga Vepra e plotë Frojdit në anglisht, që ka 5 102 faqe gjithsejt, e cila mund të merret falas nga Libraria jonë online (në anglisht). Ndërsa Vepra e plotë e Frojdit në shqip ka një çmim, çmimin e përkthimit, prandaj sorry, nuk mund të merret falas. Siç edhe mund të shihet nga kopertinat e librave, sukjekt i përkthimit tonë janë bërë temat më të rëndësishme të trajtuara nga Frojdi gjatë jetës së tij, në veprën e tij, duke lënë mënjanë Interpretimin e ëndrrave dhe Ëndrrat, që edhe pse kanë interes publik, padyshim, kanë një volum të madh, dhe ne na duken me më pak rëbndësi, se pjesa e veprës, që kemi përkthyer. Në të ardhmen, në varësi të kërkesës së lexuesve, ka mundësi se do e marrim në konsideratë edhe përkthimin e tyre.

Unë jam shumë i kënaqur me përkthimin e këtyre veprave të Frojdit, të cilat sublimojnë në vetëvete qindra orë pune, të shtrirë në disa muaj, pranverë-verë 2024, dhe më poshtë po përshkruaj shkurt secilën vepër dhe përmbajtjen që ka.


  1. Studime mbi Histerinë

Zigmund Frojd - Studime mbi Histerinë Kjo është vepra e parë në librin e Frojdit, Complete Work në anglisht, dhe vepra e parë e  përkthyer në shqip, për interesin që ka për profesionistë dhe lexues normalë, për t’u njohur me përpjekjet e para të sqarimit mbi Histerinë.

Si fillim libri jep disa raste nga Frojdi e Brojeri – Historitë e rasteve – të personave me ndikime histerike – kryesisht femra, të cilat shkojnë deri në paralizë, për shkak të histerisë. Prandaj ky ndikim i fuqishëm psikik e neurotik nuk duhet injoruar, por është mirë të njihet, për të mos e paragjykuar dhe për të mbrojtur veten.

Pastaj kemi një trajtim teorik mbi histerinë nga Frojdi dhe Brojer, të cilët arritën në atë kohë në një përfundim të rëndësishëm, sapo zbulohen shkaqet e një neuroze që shkakton histerinë, simptomat e saj zhduken. Dhe pacienti shërohet. A nuk është mrekulli?! Në vend që të shkojë pacienti te hoxha, që ta rrahë me shuplaka e Kur’an, apo të sillet rreth Kishës së Laçit, një psiko-analist mund ta shërojë atë.

Librin në shqip, në PDF, mund ta blini online: Studime mbi Histerinë.


2. Totemi dhe Tabuja

Zigmund Frojd - Totemi dhe Tabuja Një libër tjetër, i mrekullueshëm i Frojdit, është pikërisht Totemi dhe Tabuja. Është libri i dytë në radhë në përkthimin tonë, për shkak të rëndësisë që ka. Me këtë libër, Frojdi shkon thellë në histori dhe sqaron fenomenet e neurozave që në lashtësi, që në kohën e njeriut të parë e primitiv, kur njerëzit jetonin ende në fise të mëdha, hordhi, me një kryetar fisi, i cili shkonte me të gjitha gratë e fisit, por s’i linte djemtë e tjerë në fis, të prektin gratë e fisit, se i tredhte ata ose i dëbonte ata nga fisi. Kjo situatë kaq e habitshme, gjeneroi fenomentin e vrasjes së atit, djemtë e dëbuar, e të rritur, bashkohen, e kthehen, dhe vrasin atin, kreun e fisit, dhe ia hanë mishin atij… por ndalojnë, nuk duan të bëhen si ai. Këtu fillon njeriu të mendojë, të futet morali dhe ndalesat: ne nuk do të sillemi si ati ynë, ne nuk do shkojmë me gratë e fisit dhe nuk do i dëbojmë djemtë e fisit. Nuk i tredhim ata, por u presim lafshën, u bëjmë rrethprerje, që ka efektin psikik të tredhjes. Këtu e ka pra fillesën feja, dhe njerëzit e hershëm të asaj kohe, meqë e vranë atin, krijuan një adhurim për një kafshë totem, e cila kishte edhe tabutë e saj. Janë fazat e para të krijimit të fesë ose besimit, nga një shoqëri parafetare e njerëzve primitivë.

Librin në shqip, në PDF, mund ta blini online: Totemi dhe Tabuja.
Një shkrim më i gjatë rreth librit:

‘Totemi dhe Tabuja’ nga Zigmund Frojd


3. Moisiu dhe monoteizmi (E ardhmja e një iluzioni)

Zigmund Frojd - Moisiu dhe monoteizmiLibri i tretë në radhë është me një rëndësi themelore për besimin e njerëzve në fe. Frojdi për vete nuk beson në fe, dhe e konsideron fenë një iluzion, një neurozë (shtypje psikike në tru) obsesionale gjithënjerëzore. Në këtë libër, Frojdi merret me lindjen e fesë monoteiste, e cila i atribuohet Moisiut, i cili sipas tij ishte një egjiptian. Ai u largua nga puna e tij në shërbim të faraonit, thuhet se vrau një oficer egjiptian, i cili rrahu një skllav hebre, dhe afër malit Sinai, ai u kthye në bari. Ruante delet. Një ditë, atij i lindi ideja të merret me fe, dhe kështu ai mori një popull të braktisur, hebrejtë, dhe u bë udhërrëfyes i tyre, duke i quajtur ata si ‘populli i zgjedhur‘. Moisiun egjiptian e vranë, sipas sqarimeve të Frojdit, dhe vendin e tij e zuri një Moisi tjetër hebre. Por në një moment, feja u shua, nga kundërshtitë e hebrejve, për premtimet e papëmbushura, por u krijua më pas disa shekuj më vonë mbi ato baza, që ajo ishte krijuar në fillim. Më pas, Sauli nga Tarsi i Turqisë, që u bë Shën Pauli i fesë së krishterë, krijoi më vonë fenë e re, krishtërimin, duke u bazuar mbi një mëkat të madh të njerëzimit, që kishte vrarë në fillim atin. Dhe si shpërblim, filozofia e fesë së re e shpaguan mëkatin fillestar, vrasjen e atit, duke viktimizuar të birin, Jezu Krishtin. Në këtë mënyrë, i biri u bë zot, ia mori pushtetin atit.

Te pjesa e Ardhmja e një iluzioni, Frojdi trajton në një mënyrë mjaft intelektuale, se si feja (si iluzion e neurozë) do të vijë duke u zhdukur, [ përveç se në Shqipëri, ku dhiten për fe ], me kalimin e kohës, me rritjen e dijes dhe vetëdijes te njerëzit. Sa më i ditur të jetë njeriu, aq më pak beson te disa iluzione irracionale.

Librin në shqip, në PDF, mund ta blini online: Moisiu dhe monoteizmi.
Një shkrim më i gjatë rreth librit:

PSE DUHET LEXUAR FROJDI?


4. Psikologjia e turmave

Zigmund Frojd - Psikologjia e turmave Duke përfshirë edhe pjesën Përtej parimit të kënaqësisë dhe Egoja dhe Idi.

Te pjesa e parë, Përtej parimit të kënaqësisë Frojdi sqaron se njeriu është i prirur si natyrë të kënaqë veten, unin e tij. Por në jetesën në shoqëri, kjo tendencë nuk është gjithmonë e mundur, pasi fillimisht përballemi me parimin e realitetit. Nuk mund t’i bëjmë të gjitha, që duam e na kënaqin, sepse përballemi me realitetin, i cili na frenon, se ka norma morale, etj.

Ndërsa te pjesa kryesore, që i kemi vënë edhe titullin librit, Psikologjia e turmave, Frojdi ka si pikënisje veprën e Gustave Le Bon, Psikologjia e turmave, të cilën e vlerëson, dhe shkon me analiza psiko-analitike përtej saj. Në shumë raste psikologjia individuale ndryshon nga psikologjiza e grupit, apo e turmës. Te turmat, psikologjia ka një tendencë minimaliste, jo maksimaliste. Nuk fiton gjithmonë njeriu më i zgjuar, por ai mesatar.

Ndërsa pjesa e tretë, Egoja dhe Idi trajton teorinë e Psiko-analizës, teoria e psikologjisë së thellë e zbuluar nga Frojdi. Këtu kemi termat Ego, ose Uni, dhe Idi, ose e pavetëdijshmja, si dhe Superegoja, ose Mbiuni, që është një gërshetim mes normave morale shoqërore, që kanë hyrë në të pavetëdijshmen e individit dhe ajo bashkëpunon me Idin, për të godituir Egon, duke krijuar kështu stres e shqetësime për individin….

Librin në shqip, në PDF, mund ta blini online: Psikologjia e turmave.
Një shkrim më i gjatë rreth librit:

Psikologjia e turmave


5. Një studim autobiografik

Zigmund Frojd - Një studim autobiografik Duke përfshirë edhe pjesë interesante si:
1. Mbi Narcizmin
2. E pavetëdijshmja
3. Tabuja e virgjërisë
4. Neuroza dhe Psikoza
5. Seksualiteti femëror
6. Pse luftë?

Kemi përfshirë disa tema me rëndësi, siç edhe shihen nga titujt e tyre dhe kemi përkthyer edhe Një studim autobiografik, ku Frojdi sqaron punën e tij të madhe e të pandalë dhe jetën e tij në dispozicion të teorisë së Psiko-analizës, të cilës ai i dha jetë dhe ka kaq ndikim në jetën shoqërore që nga koha e tij. Frojdi është një must read! Duhet lexuar me patjetër, për ta kuptuar këtë botë më mirë.

Temat e trajtuara në këtë libër, nën titujt e renditur janë tema me mjaft rëndësi, dhe që manifestohen në shoqërinë njerëzore.

Librin në shqip, në PDF, mund ta blini online: Një studim autobiografik.
Një shkrim më i gjatë rreth librit:

Një studim autobiografik nga Zigmund Frojd


6. Teoria e seksualitetit dhe Psiko-analiza

Zigmund Frojd - Teoria e seksualitetit dhe Psiko-analiza Kemi bërë bashkë dy pjesë të rëndësishme të teorisë së Frojdit, të pandashme si duket nga njëra-tjetra. Teoria e seksualitetit, 1905, e cila është bërë subjekt kritikash ndaj autorit, merret me trajtimin e ndikimit që ka seksi te njeriu, që në fëmijërinë e tij. Madje, shumë psikoza e neuroza që krijohen në moshën e fëmijës, që kanë shkak çështjet seksuale, e ndikojnë njeriun edhe kur rritet, gjithë jetën. Edhe psirjet seksuale, në fëmijëri ndahen, ku njeriu merr orientimin e tij seksual kur rritet. Sipas Frojdit, deri në moshën 5 vjeç, fëmija është seksualisht aktiv, por i mungojnë organet seksuale, dhe kalon në një latencë, vonesë, derisa fillon mosha e pubertetit, ose pjekurisë seksuale.

Kurse pjesa e dytë e librit është më shumë teorike, ku Frojdi në një moshë të thyer, i kthehet edhe një herë teorisë së tij dhe i jep dorën e fundit. Këyu kemi përfshirë punimin Mbi psiko-analozën, 1913, Psiko-analiza, 1926 dhe Një skicë e psiko-analizës, 1940. Këto janë sqarime profesionale, të cilat përbëjnë interes për profesionistët e fushës dhe për lexuesit e kultivuar, të cilët duan të dinë më shumë rreth kësaj teorie.

Librin në shqip, në PDF, mund ta blini online: Teoria e seksualitetit dhe Psiko-analiza.
Një shkrim më i gjatë rreth librit:

Mori temash me mjaft interes, 3 libra që na përmbushin me dije, nga Zigmund Frojd

FJALË ME RASTIN E MARRJES SË TITULLIT “QYTETAR NDERI” NGA BASHKIA MALËSI E MADHE

0
Arben Çokaj - Qytetar Nderi - Malësi e Madhe
Arben Çokaj - pass foto
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Pas Rexhep Qoses e Gjekë Marinaj (kandidat për çmim Nobel në letërsi), e personaliteteve të tjera, që kanë marrë titullin “Qytetar Nderi” nga Bashkia Malësi e Madhe, më erdhi radha edhe mua. Me ketë rast, mbajta edhe këtë Fjalë:


Si fillim, dua të falënderoj Këshillin e Bashkisë ‘Malësi e Madhe’, në veçanti Kryetarin e Bashkisë, Tonin Marinaj dhe Kryetarin e Këshillit Bashkiak, Ilir Halaj, për këtë nder që më bënë. Uroj e shpresoj të jem në gjendje të jap një kontribut më me vlerë në të ardhmen, për Shqipërinë e për shqiptarët.

NJË LEKSION I JETËS: MË MIRË PUNO KOT, SE RRIN KOT!

Pasi jeta më goditi në një moment, bammm!, fillova ta vlerësoj atë më ndryshe. Isha mësues informatike në një Qendër Informatike në Sekretariatin e Punës në Bash­kinë Kopenhagës. Gjërat po ecnin mjaft mirë për mua, u regjistrova edhe në dy degë në Universitetin e Kopenhagës, paralelisht me punën e plotë. Ndihmoja herë pas here edhe shqiptarët në Kopenhagë me organizimet e tyre, për luftën e tyre të drejtë për liri në Kosovë – dilja nganjëherë edhe në TV-të daneze, në përkrahje të tyre… Ishte viti 1999, mars. Bammm… një goditje e fortë dhe jeta m’u kthye me kokë poshtë!

Rrugës me biçikletë për të dentisti, atë mesditë, më ndodhi një aksident fatal. Pas 46 ditësh në koma, fillova të rikthehem në jetë, me një humbje të madhe. Gjëja e parë që mendova kur u zgjova, ishte: ‘a ka ndonjë buton pendimi Undo, Mosbëj’, por jo, jeta ecën vetëm me një vektor përpara… Nuk kthehesh dot pas… Është shumë e padrejtë nganjëherë, por kjo është jeta.

Më vonë, në një takim me ish-kryeministrin danez, që më pas u bë edhe shef i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, pyetjes së tij, ‘po ti kështu?’, iu përgjigja: ‘Një goditje e majtë, nga e djathta, dhe ja, përfundon kështu!’ Ai me miqtë tij aty pranë qeshën…

Të gjithë ne kemi hallet tona të përditshme, por kur jeta të godet, hallet shtohen, gjërat marrin vlerë disi më ndryshe, fillon dhe e vlerëson jetën pak më shumë! Po t’i referohem Erick Fromm-it, ai thotë se ‘jeta e një njeriu nuk mjafton, për të përmbushur unin e tij.’ Të gjithë përpiqemi për më shumë, për më mirë, por nuk përmbushemi dot, megjithatë. Kështu që përpjekjet e mira duhet të bëhen gjithmonë, por pa e tepruar, me keqardhje, duhet t’i pranojmë edhe kufizimet tona në këtë jetë!

Kisha mundësi të tërhiqesha nga puna, të dilja në pension të parakohshëm, ku të ardhurat i kisha edhe më të mira se sa kur punoja, dhe ashtu bëra. Por problemet, të ndjekin pas… Me ndihmën e pakursyer e sakrificën e pashembullt të vëllait tim mjek, Dashamirit, vendosa të mos dorëzohem, por të bëjmë aq sa të mundemi në këto kushte të reja. Unë u tërhoqa në fakt nga puna, por punën nuk e lashë asnjëherë.

Më pas kuptova më mirë, se ‘njeriu ka prirje të fuqishme irracionale drejt destruk­tivitetit’. Një prirje e tillë irracionale e të tjerëve ndaj meje, më goditi mua… Mendonin se po shpëtonin Millosheviqin.. Dhe arsyeja pse vendet e Perëndimit, shikojnë t’i punësojnë njerëzit, nuk është vetëm për të marrë produktin dhe tatimin, por  kryesisht për të shmangur te njerëzit këtë prirje destruktive, që e ka njeriu kur nuk është i zënë me punë.

Sepse forcat e brendshme të njeriut, duhet të kanalizohen disi, kur nuk bëjnë mirë, ato forca, mund të marrin drejtim, për nga e keqja. Dhe unë e bëra motiv të jetës, të punoj, edhe kot, më mirë se sa të rri kot. Dhe të jem i dobishëm, brenda mundësive, në ato që bëj. Sepse nëse je negativ, ose priresh të bësh keq, me ligjin themelor të mekanikës në fizikë, “çdo veprim, ka kundërveprim”, kështu i bie që e keqja të të kthehet po në atë masë, që ti e jep atë.

Me mjetet e reja të komunikimit, me kompjuter e internet, puna ime konsistoi si punë nga shtëpia. Shkruaja shkrime të ndryshme për mediat shqiptare dhe ndonjë të huaj, dhe bëja edhe punë në internet, sidomos uebfaqe të ndryshme. A e dini ju psh. se uebfaqja e parë në histori, e Partisë Demokratike është bërë nga unë?! :p

Përmes internetit, u njoha edhe me Gjekën (Marinaj), që e kam me kohë një mik të mirë. Por Gjeka si një njeri, e malësor i mirë, di të tregojë mirënjohjen e tij, për ndihmën që i jep. Të njëjtën gjë mund të them edhe për Toninin, nuk janë njerëz mosmirënjohës. E kanë këtë njerëzi, si trashëgimi e traditë të familjes. Dinë t’i lënë vend vetes dhe të lënë një gjurmë të mirë në shoqëri. Ashtu si ndihmova Toninin më 2015-n, pata ndihmuar edhe PD-në e Ramiz Çobaj, 10 vjet para tij, në vitin 2005. Por Ramizi u bë deputet e tha: ‘kalova lumin, të dhjefsha kalin’… Ramizi nuk e dinte se çdo veprim, ka kundërveprim dhe bashkë me PD-në, ata e bënë halen mbi veten e tyre. Shikoni ku janë sot…

Politikisht, se në Shqipëri, fatkeqësisht korruptohen të dyja palët, Rama e PS po luajnë një politikë më të zgjuar, për të marrë e mbajtur pushtetin. Mendoj se në demokraci, opozita duhet të jetë e fortë, se opozita e kontrollon pozitën dhe ia frenon demonët e pushtetit. E kështu ruhet edhe ekuilibri politik. Në shkrimet e mia unë pri­rem të jem kritik, ta godas të keqen, por e di se nuk jam as Superman. Dhe përmbahem shpesh, para të keqes, se ajo të dëmton edhe ty, gjithmonë duke iu bindur ligjeve të fizikës. Ti godet, por edhe të godasin… Nganjëherë të godasin edhe kur nuk godet kënd!

Se në demokraci, kur nuk funksionon ligji, shoqëria kthehet në anarki, si psh. në Shqipëri. Dhe në anarki, njerëzit nuk kanë një sistem vlerash hierarkik, ku pushteti atje lart e sundon me hierarki vlerash shoqërinë nga lart – poshtë. Kështu që te ne, kemi konkurrencë të njeriut me njeriun: ‘a e din ti more, kush jam unë?!’ Dhe fiton më i forti. A e keni parë në rrugë, në institucione e kudo ku shkon, gjen njerëz që fryhen nga pasiguria e vetë-poshtërimi?! U duket vetja se kush janë. Kjo sjellje është më shumë instinktive e irracionale, nuk ka mend shumë aty. Se mendtë të tregojnë ty e kujtdo, pozicionin real në jetë. Ne jemi disa grumbuj aminoacidesh të përkohshme, me inteli­gjencë. Po të përdorim trurin, normalisht se jetojmë më mirë e më gjatë!

Faleminderit që më dëgjuat!

Arben Çokaj, 06.08.2024

Bujar Kaloshi – 28 vjet pas vrasjes/ Krimi ende i pandëshkuar, apeli vazhdon për bashkëvuajtësit!

0
Nga Beqir SINA
Kurr nuk vdes e nënshtrohet ai shpirti i përvuajtur për liri e demokraci, për të cilën edhe u vra Bujar Kaloshi, dhe  u vranë dhjetëra e dhjetëra demokratë të tjerë antikomunistë në këto 32 vjet
Persekutimi i familjes “Kaloshi” dhe i të afërmëve të saj nga diktatura komuniste e ka zanafillën që në vitin 1946. Bujar Kaloshi, lindi në 1956 në Grabjan – Lushnje, aty ku edhe kreu shkollën fillore, tetëvjeçare dhe të mesme, pa iu dhënë ndonjëherë e drejta, si biri e një familje të persekutuar, të vijonte studimet e larta.
Me fillimin e lëvizjes demokratike në vend, (1990) ai shumë shpejtë u bë njëri prej nismëtarëve dhe organizatorëve të proceseve demokratike në Lushnje, themelues i Partisë Demokratike në qytetin e Lushnjes.
Mbas ardhjes së demokracisë u emërua Drejtor i Departamentit të Policisë Financiare. Më 1995, pasi përfundoi studimet dhe u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë dhe Kolegjin Ushtarak (Law Faculty and Military College) u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve me gradën Kolonel. Nismëtar dhe themelues i Shoqatës Antikomuniste Demokratike, themelues i Partisë Demokratike në qytetin e Lushnjes.
Më 26 korrik 1996 u vra në detyrë. 
 Vrasja e bujshme tronditi mbarë opinionin. Vrasja e tij u konsiderua si një akt terrorist i organizatës  kriminale “Hakmarrja për drejtësi”
26 korrik 2024! 
28 – vjetori i vrasjes së kolonel Bujar Kaloshit, dhe 74 – vjetori i lindjes së tij, është një ditë e veçantë. Është, pikërisht, kjo datë e cila mbart mbi vete një kujtim të trishtuar, largimin nga jeta të nismëtarit themelues të Shoqatës Antikomuniste Demokratike, demokratit të flakët – pinjollit të atdhetarizmit dhe patriotizmit – të paharruarit, Bujar Kaloshit.
Kjo datë! përkujtimore në nderim të emrit dhe veprës së demokratit dhe antikomunistin Bujar Kaloshi, që në fillimin e lëvizjes demokratike në vend, atijë që shumë shpejtë u bë njëri prej nismëtarëve dhe organizatoreve të proceseve demokratike në Lushnje, themelues i Partisë Demokratike në qytetin e Lushnjes, vazhdon të bëjë thirrje për më shumë drejtësi.
26 korrik 1996! 
Bashkëvuajtsit e tij kurr nuk kan heshtur, megjithse zëri i tyre ka rënë në veshë të shurdhët. Ata  kan folur për forcat e errësirës që kan drejtuar në atë periudhë shtetin e korrupsionit, të prostitucionit dhe të krimit të organizuar.
Ata kan thënë se; “Bashkëpunëtorë të drejtuesve më të lartë të shtetit sot janë nga ata që kanë vrarë jo vetëm Bujarin – por edhe shumë pishtarë të tjerë të demokracisë. Qeveritë e majta  janë  té lidhura me krimin që i vrau të gjithë ata që mbronin shtetin e së drejtës dhe që paraqisnin rrezik serioz për mafien shqiptare.
 Nuk nguruan të vrisnin të gjithë ata që në shoqërinë e tyre kishin emëruesin e përbashkët, Demokracinë me Partinë Demokratike liderin e saj  Berishën, i cili është një nga figurat më të shquara të demokracisë, një ndër nismëtarët më të rëndësishëm në ndryshimin definitiv të sistemit mashtrues të diktaturës, dhe sot për fat të keq tê këtij vendi ai është i ” Burgosur politik” në Shqipëri.
Ish të burgosurit politik, dhe të përdjekurit politik, vazhdimisht kan akuzuar bijtë e atyre, që janë sot në pushtet, se : Krimi ende është i pandëshkuar, duke bër apel për bashkëvuajtësit! se -Shqipëria, mbeti peng i vrasjeve dhe përndjekjve politike !
“Por, edhe pse është folur kaq shumë për zhdukjen e komunizmit, ai ndodhet ende mes nesh, i maskuar me emrin “socializëmin e kohës- Globalizëm total” kanë thënë ish të burgosurit politik, dhe të përdjekurit politik, duke shtuar se e vërteta është që shqiptarët ende edhe sot vazhdojnë të jenë të shtypur e të dhunuar, jo si në kohën e diktaturës por me forma të tjera.
Sërish komunizmi me bijtë e tyre në krye të këtij shteti, qeveria Rama janë bërë një, për t’iu kundërvënë dhe “shtypur kokën” Ish të burgosurve politik, dhe të përdjekurve politik.
Me të u rikthyer në pushtet PS-ja, 2013, e nisi me të gjithë të presekutuarit politik, të cilët u pushuan nga puna, dhe u flakën në rrugë, si demokratë përkrahës dhe mbështetës të zjarrët të Partisë Demokratike, Liderit të kësaj partie Sali Berishës.
Por, Ish të burgosurit politik, dhe të përdjekurit politik, thonë se kjo qeveri i ka bërë hesapet gabim, kur vjen puna sesi e shohin komunistët dhe bijtë e tyre sot shtresën e të presekutuarve.
Askush, as socialistët dhe as aleatët e tyre përtej kufirit që kan gjetur ata në perendim apo kudo qofshin ata, nuk do të mundin dot të shkatërrojnë  dhe ta nënshtrojnë ëndrrën që “mbollën” me vuajtjen e tyre, ata  që u vet sakrifikuan dhe u flijuan për demokracinë, atë demokraci që gëzojmë të gjithë së bashku sot.
Kurr nuk vdes e nënshtrohet ai shpirti i përvuajtur për liri e demokraci, për të cilën edhe u vra Bujar Kaloshi, dhe  u vranë dhjetëra e dhjetëra demokratë të tjerë antikomunistë në këto 32 vjet liri.
Historia nuk do të mund të përsëritet!
Mbasi në themelet e saj ka shumë pishtarë të cilët u bënë kurban që demokracia të jetojë. Dhe, demokracia do jetojë, ajo do të kapërcejë edhe këto pengesa, apo ferra që neokomunistët pushtetarë përpiqen t’i ngjizin në trupin e saj të njomë, me këtë lloj socializimi global.
Demokratët shqiptarë, ata që e duan vërtet Shqipërinë, nuk do lejojnë kurrë që njerëz të tillë si pushtetarët që janë sot, në qeverinë e Edi Ramës të bëjnë atë që ua bënë baballarët e tyre, Bllokmenët. Pikërisht, për këtë u përndoqën u presekutuan deri sa dhanë edhe jetën njerëzit që e deshën demokracinë dhe Shqipërinë.
    Njëri prej tyre është dhe ndjeri Bujar Kaloshi,që po e kujtojmë në këtë 28 vjetor.
Bujari  është nderuar me Urdhrin e Lartë “Nderi i Kombit” me motivacionin : “Për kurajon e shfaqur në qëndresën ndaj diktaturës komuniste në Shqipëri, për kontributin e çmuar në vendosjen e demokracisë dhe konsolidimin e institucioneve të shtetit ligjor”. Bujar Kaloshi është nderuar edhe me titullin “Pishtari i Demokracisë” dhe “Martir i Demokracisë”. Bujar Kaloshi u vra nga banda kriminale në mëngjesin e së premtes së zezë, datës 26 korrik 1996, me armë zjarri në rrugën përpara shtëpisë së tij në “Fushén e Aviacionit” në Tiranë.
I ndjeri Pjetër Arbnori ka lënë një apostulat : “Qeverisemi nga bijtë e atyre që na burgosën “
Mandela i Shqipërisë sa ishte gjallë kishte bërë thirrje, kur erdhën në pushtet ata që ai i quante “Specialista dhe jo Socialista”. Arbënori pati kërkuar që me votën e lirë të mund të hiqen nga pushteti ata që aktualisht janë bijtë e atyre, të cilët kanë burgosur atë dhe bashkëvuajtësit e Kaloshit.
“Do të doja të flisja për Bujar Kaloshin që e kam dashur sikurse e keni dashur edhe ju bashkëvuajtësit e mi, por më duhet të flas më tepër për të përndjekurit politikë, ka thënë i ndjeri Pjeter Arbnori, duke shtuar:
  “Ne luftojmë dhe do ta vazhdojmë luftën për atë që na takon. Vetëm të kemi parasysh një gjë: në pushtet janë bijtë e atyre që na kanë futur nëpër burgje ose të afërmit e atyre që na kanë futur nëpër burgje dhe mos mendoni që beteja jonë fitohet lehtë, mos mendoni që të drejtat tona fitohen aq lehtë”, është shprehur Arbnori.
Gjithashtu, Arbnori ka menduar se vrasja e Bujar Kaloshit është dhe një mësim për bashkëvuajtësit, një mësim për ata që kanë vuajtur, mësim për ata që kanë dashur dhe duan demokracinë, sepse të përçarë nuk ecet, sepse sot e keqja është e bashkuar, kundër atyre që aspirojnë për demokraci e prosperitet.
Mos e harroni Bujar Kaloshin!
Linçon kjo thirrje sot duke kujtuar atë  të Premte e zezë e 26 korrikut të vitit 1996, kur duart kriminale të trashëgimtarëve të etërve sadistë komunistë, qëlluan zemrën e këtij djaloshi. Ditën kur ato plumba nuk goditën vetëm zemrën e Bujarit. Ato goditën zemrat e mijra të përndjekurve politikë, në të katër anët e atdheut tonë të martirizuar. Goditja ishte preludi i asaj që po përgatitej prej kohësh, përmbysja e fitoreve të demokracisë së porsalindur dhe rivendosja e pushtetit të ish komunistëve. Kjo gjë u realizua një vit më vonë, nëpërmjet rebelimit të armatosur të vitit 1997.
28 vjet pas vrasjes: Personifikim njeriut të vendosur për të zbatuar ligjin/
Pas fitores së demokracisë familja e Bujarit, Xhevdeti, Shkurta dhe fëmijët (dy djem e dy vajzat) u vendosën në një lagje periferike në Tiranë,” Fusha e Aviacionit”. Bujari për aftësitë dhe shkollimin e lartë u emërua drejtor i personelit në Policinë Financiare dhe më pas derisa u vra Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve. Postet e ngarkuara nga qeveria demokratike, për aq sa shërbeu, i konceptoi si një detyrë me ndërgjegje të lartë kombëtare, si obligim i njërit prej përfaqësueseve të kësaj shtrese, për pastrimin e shtetit demokratik nga njerëzit e korruptuar e të inkriminuar, nga nostalgjikët e regjimit të vjetër dhe të depërtuarit aty nga radhët e ish-Sigurimit të Shtetit.
Bujari Kaloshi, për aq sa i kontribuoi demokracisë së brishtë në Shqipërinë post komuniste, përfaqësonte me të gjitha vetitë figurën e zyrtarit të ndershëm e korrekt, të përkushtuar e të disiplinuar si rrallë kush tjetër. Ai personifikonte njeriun e vendosur për të zbatuar ligjin dhe mbrojtjen e ligjit deri në vdekje. I ndjeri Bujar Kaloshi është nderuar me Urdhrin e Lartë “Nderi i Kombit” me motivacionin:“Për kurajon e shfaqur në qëndresën ndaj diktaturës komuniste në Shqipëri,për kontributin e çmuar në vendosjen e demokracisë dhe konsolidimin e institucioneve të shtetit ligjor”. Bujar Kaloshi është nderuar edhe me titullin “Pishtari i Demokracisë” dhe “Martir i Demokracisë”.
Krimi i pandëshkuar, apel për bashkëvuajtësit/
Vrasja e Bujar Kaloshit, padyshim që ishte dhe mbetet një krim i shëmtuar, i një dore vrastare që i merrte urdhrat nga kupola e kuqe. Por, kjo vrasje e kryer nga eksponentët më famëkeqe të Organizatës kriminale “Hakmarrja për Drejtësi” ishte njëherazi dhe një mësim për bashkëvuajtësit, një mësim për ata që e kanë kaluar mbi “shpinën” e tyre egërsinë e regjimit komunist. Ishte dhe mbetet mësim për ata që kanë dashur e duan demokracinë, dhe qeverisjen demokratike. Ajo (vdekja) paraqitej edhe si simbol për t’u bashkuar kundër atyre që nuk e duan demokracinë e prosperitetin e Shqipërisë, por ëndërrojnë ende regjimin komunist. Krimi i pandëshkuar mbetet apel për bashkëvuajtësit e Bujar Kaloshit.
…Persekutimi i familjes “Kaloshi” dhe i të afërmëve të saj nga diktatura komuniste e ka zanafillën që në vitin 1946. Bujar Kaloshi, lindi në 1956 në Grabjan – Lushnje, aty ku edhe kreu shkollën fillore, tetëvjeçare dhe të mesme, pa iu dhënë ndonjëherë e drejta, si biri e një familje të persekutuar, të vijonte studimet e larta. Me fillimin e lëvizjes demokratike në vend, ai shumë shpejtë u bë njëri prej nismëtarëve dhe organizatorëve të proceseve demokratike në Lushnje, themelues i Partisë Demokratike në qytetin e Lushnjes. Mbas ardhjes së demokracisë u emrua Drejtor i Departamentit të Policisë Financiare. Më 1995, pasi përfundoi studimet dhe u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë dhe Kolegjin Ushtarak (Law Faculty and Military College) u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve me gradën Kolonel.
Koha për ndëshkimin e bandës kriminale që vrau Bujar Kaloshin/
Zbardhja e aktit terrorist të vrasjes së kolonelit Bujar Kaloshit, më 26 korrik 1996 – edhe sot, 28 vjet mbas saj ajo është thirrje për drejtësi.., është apel për ndëshkimin ligjor që duhet të marrë banda kriminale e inkuadruar në të ashtuquajturën Organizata “Hakmarrja për Drejtësi” .
Në këtë 28 vjetor të vrasjes, figura e Bujar Kaloshit duhet kujtuar në piedestalin e figurave të ndritura të kombit. Sepse, ai u vra në mbrojtje të shtetit ligjor që vetëm një vit më pas, gjatë rebelimit të armatosur mafiozo-komunist të ’97-tës do të shkërmoqej që nga themelet për t’u rimarrë me armë nga të pinjollët e sistemit më gjakatar të njerëzimit.
Më shumë se kurrë, sot është koha për ndëshkimin e bandës krinimale që vrau kolonel Bujar Kaloshin.
Është koha e të kërkuarit falje, e të të gjithë atyre që fshihen e mbijetojnë në pentukun e atyre krimeve të diktaturës në Shqipëri ku zyrtarisht janë ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra. Janë dënuar 26 768 burra dhe 7 367 gra. Kanë vdekur në burg 1 065 persona. Kanë humbur aftësinë mendore 408 vetë. Kanë vdekur në internim 7 022 vetë. Në 50 vjet diktaturë komuniste, nga kjo shtresë janë kryer 914 000 vite burgu dhe 256 146 vite internim.

NGA LEZHA NE VERMOSH ME RUSH DRAGUN!

0

Shënime udhëtimi

Pjetër Jaku

Udhëtimi nisi që të shtunën, me 13 Korrik 2024, pas promovimit të librit tim dhe Elindës. Kur Rushi na tha që, me 17 do u kthente në Amerikë, dmth pas katër ditësh, si për lojna e pyetëm: Do kthehemi në Amerikë, pa e parë Kelmendin? Përnjëherë, Rushi u përgjigj: “ A jeni gati të shkojmë nesër? Mua dhe Valit na duhet të dalim atje, para kthimit!” Mezi prisnim, edhe pse na kishte lodhë vapa por, edhe pse kishim 20 vjet njohje me Rushin familjarisht. U tha u ba,- vazhdoi ai! Nesër në 7;30 të mëngjesit, takohemi para turizmit e nisemi.

Të nesermen me 14 korrik, Rushi , si gjithnjë korekt, na thirri, se na priste poshtë pallatit, përballë turizmit, aty ku e kishim lënë dje.  Megjithëse na pihej një kafe, dolëm ashtu shpejt e shpejt, unë, Elinda dhe Mara. Kafen e lamë ta pinim rrugës. Kaluam Shkodren me freskinë e mëngjesit, me ajrin që levizte disi më shumë se dje. Ndalemi në Koplik për kafe, ndërsa Elinda mezi priste të ndizte një cigarë. Mara, herë pas here kishte kap ndonjë peisazh, sidomos te Kalasë së Rozafes, si dhe fushave të bukura e arave të mbjella me misër, midis Shkodres e Lezhës. Rrugës për në Vermosh, sigurisht që do të ndalnim, në kryeqytetin e Kelmendit, Tamaren e bukur, që ndriste në gurë, nga fondet e UNESK-os. Që aty fillonin godinat alpine, disi të veçanta. Vali kujton vitet e punës në Spitalin  e Tamares, ndersa Rushi shkollen dhe punën, sidomos katër vitet e drejtimit të asaj komune. Pak më nalt, poshtë Ures së Tamares rridhte Cemi i kthejlltë si qielli. Pa mbrritur në Tamarë, kishim lënë Leqet e Hotit, një zbritje e dredhuar deri rrëzë Cemit dhe sipër, në majë të bjeshkëve, dalloj fare pak Trieshi i Malësisë nën Mal të Zi. Mes  Tamares e Hotit , shtrihej, në një rrafshinë të bukur Rapsha e Hotit, një mrekulli prej guri, ku rruga e ndante përmidis.

Prej aty,  ishte a nuk ishte gjysëm ore  Qafa e Predelcit, pothujase mes Lëpushes dhe Vermoshit. Lëpusha, një pllajë e mrekullushme, mbushur me gjelbërim e livadhe pa mbarim. Mbi malet e nalta dalloheshin edhe Bjeshkët e Namuna, tashma të njohuna për çdo shqiptar e shumë vizitorë të huaj. Pas kafes që pimë në Klubin përballë Kishës së Predelecit, e cila kishte një histori të re, në një vend që njihej që në lashtësi. Livadhet në Qafën e Perdelecit, ishin pronë e Rush Dragut dhe të fisit të tij. Jo pak, por me dhjetra hektarë, që ngjiteshin deri në majë të malit me pisha e ahe shumëvjeçarë. Aty, prej gati 30 vjtesh bëhet Miss “ Bjeshka”, në gusht të çdo  viti, një aktivitet që përfshinte krejt Malësinë, andej e këndej kufinit. Aktiviteti bëhej në tokën e Rushit, me lejen e tij. Veç kësaj, Rushi i kishte falur Dioqezes 5 dynim  për ndërtimin e Kishës dhe rrethinës së saj. Pak mbi Kishë ishte shtëpia e Rushit dhe, dikun nja 50 hapa larg shtëpisë, ishte varri i xhaxhait të tij, Dede Mark Dragu ( Gjerkaj),  vrarë nga serbët. Për këtë e shumë ngjarje të tjera të Kelmendit, kisha lexuar më parë, në librin e tij:  “KELMENDI DRITEHIJE“. Edhe pas 34 vjetesh ndryshime politike, Rushi ende s’i kishte marrë dokumentat e pronësisë së tokës së tij, të trashëguar prej qindra vitesh, ndërsa Kryeministri bën spektakle legalizimesh në Theth,  ku thethianët kanë ndërtuar në tokat e stërgjyshërve. Në Lëpushë, edhe pse nuk zbritem deri poshtë, për shkak të rrugës jo të mirë, iu afruam gati per ta prekur. Shtëpitë e Dragajve ishin në një kodrinë të vogël, të rrafshtë, me shume pemë dhe disa bujtina të veçuara. Poashtu, kishte disa livadhe dhe arëza të vogla, që jeshilonin, thua se ishte maj, jo  mesi i korrikut, ku digjeshin edhe gurët. Disa kelmendas që jetojnë e punojnë prej vitesh  në Detroit, kishin filluar e ndërtuar shtëpi e bujtina, që së shpejti do t‘i vinin në funksionim. Edhe pse tempratura i afrohej 40-tes, në ato bjeshkë nuk e ndjeje dhe aq të nxehtin, të ledhatonte një fllad aq i ëmbël, sikur të ishe në ëndërr.

Nga  Qendra e Lezhës deri në Qafën e Predelecit, nuk ishte më shumë se 2 orë e 30 minuta, afro 130 klm. Prej këtu ngjitemi për Vermosh, skajit ma verior të Shqipërisë së Veriut. Vermoshi, vërtet një përrallë turistike. Shtrihej në një relievë të rrafsht, në majë të majave, një pllajë afro 10 kilometra, me një lum në mes e shtëpi karakteristike anash. Aty më bie të shoh shtëpinë bujtinë të Tinajve, ku Gjergjin  dhe biznesin e tij e kam  njohur në Detroit. Kthimi i tij për këtë sezon është zgjedhja më e mirë dhe e duhur që ka ba. Të jetosh në këto bjeshkë të shtohet jeta, ndaj dhe Gjergji, më thonë se i ka kaluar të 90-tat dhe, ndjehet si një 50 vjeçar. Do t’i kërkoj falje, që kësaj here nuk mund u ndalem te bujtina e tij. Na priste Dodë Dragu ( Gjerkaj ), në Hotel  „Kelmeni“ , të cilit i kishim pranuar ftesen për një drekë. Me makinën e tij të naltë, Doda kishte zbrit të na merrte , aty ku dikur kishte qënë e ishte shkolla, fusha e futbollit dhe zyrat e zones. Prej kësaj qendre ishte pak ma shumë se një klm, Hotel „Kelmeni“. Doda e kishte biznes familjar. Atë ditë punonin Doda me bashkëshorten Vera, vajzat Anjeza dhe Dea e djalin Andrea. Një meny bjeshke me prodhimet e tij, tuj fillu nga buka e përfundu te mishi e peshku. Shija e djathrave, (sidomos djathit të zimë ), peshkut të lumenjve, mishit të kecit, taves tradicionale me miell e gjalp, patateve të Kelmenit dhe domateve te regjuna, ishte një  mrekulli bio. Veç këtyre, mua më shijoj  edhe rakia e thanave, që rrallë herë gjindet. Tuj u falenderu bujarisë së këtyne malsorëve, marrin kthimin, për t‘u ndalu në Kafe “Panorama” të Bajzes, e pastaj në Lezhë, tuj lanë mrapa një kujtim të mrekullushëm të Vermoshit, të Lëpushës e Qafë Drenoves, Gropë-Selces e Ostriçit, Jasanoves e Radetines, Grabomes e Rapshes, Kushes e Briges, Fushë-Lojes e Budaçit, Bajzes së Kastratit e Hotit, e tjera vendbanimeve, aq të bukura. Një falenderim të veçantë për Rushin e Valin, nga Unë, Elinda dhe Mara, që na mundësuat këtë udhëtim kaq mbresëlënës!

 E dielë, 14 korik 2024

“Vdekja si kjo, vdekja për shqiptarizëm, asht kupë e artë!” – Atë Benardin Llupi o.f.m. (1886-1946)

0

“Klerik i shquar katolik. Ai kishte kryer studimet për Teologji dhe Farmaci. Njeri me kulturë të gjerë, njohës i anglishtes, italishtes, latinishtes, spanjishtes e serbishtes. Ai nuk u mjaftua me detyrën e meshtarit, por qysh prej 8 qershorit 1942, kur ishte emëruar epror në Kishën Françeskane të Pejës, e deri sa e prangosen, nuk reshti të bashkëpunonte me luftëtarët e lirisë e t’u gjendej atyre. Ai është një ndër organizatorët (sadoqë pa pjesëmarrjen e tij fizike), të Kuvendit të Dobërdolit dhe i Organizatës së NDSH-së. Si gjithmonë, kishte prej atyre që përpiqeshin të futnin përçarjen fetare, sidomos duke qenë katolikët pakicë. Atyre ai u përgjigjej me pak fjalë e prerë: “Na nuk jemi romakatolikë, por katolikë, e para së gjithash jemi shqiptarë”. Ndërsa në një letër që iu gjet Marie Shllakut, ai i shkruante: “Asht i lumë ai që des për Atdhe”. Në gjyqin e Prizrenit, frati stoik u akuzua për verimtarinë e tij atdhetare, por edhe me akuza të rreme të sajuar nga regjimi komunist asokohe. U  mbrojt me një gojëtari dhe dinjitet të rrallë. Dënimin me vdekje e priti me këto fjalë: “Vdekja si kjo, vdekja për shqiptarizëm, asht kapak florin”. Si farmacist pasionat, ai ishte në prag të zbulimit të ilaçit për shkrirjen e gurëve të veshkave të njeriut. U kërkoi organeve të larta asokohe, që t’i jepnin një vit kohë të përfundonte kërkimet e tij shkencore, por nuk iu miratua.” – Danie Gazulli (1944-2012)[1]

 

”E vranë me 2 shkurt 1946. Të njejtat fjalë Dom Nikollë Gàzulli ua tha edhe malësorëve të Shkrelit më 1945, kur Shqipnia faktikisht ishte kthye në një republikë të shtatë jugosllave: “Lirinë e fitueme me gjak, këta duen me e lëshue pa gjak në dorë të shkjaut në emën të idelogjisë së tyne çnjerëzore komuniste! Pra, o burra, armët për syni!” ”Tre vëllaznit Gàzulli, nën rrasën e randë të harresës…” Fritz Radovani, studiues, Australi

 

Ndokush kujtimet e fratit mund t’i konsiderojë ngjarje periferike, apo dikush tjetër mund t’i mendojë pak të randësishme. Në të vërtetë ky libër kallëzon krejt të kundërtën. Ajo qëndresë burrnore shfaqi personalitetin e fratit françeskan në mbrojtje të tokave shqiptare dhe bashkimin e malësorëve rreth fratit, pa dallim katolikë e myslimanë dhe rreth flamurit të Shqipnisë gati me derdhë gjakun për mos cenimin e kufijve të vendit tone. Ky kontribut i çmueshëm i shtohet kolanës së shkrimtarëve françeskanë si shërbim i përvujt për historinë kombëtare. Dhe me ketë libër publiku dhe lexuesit e censhëm tashma do të njihen me nji tjetër personalitet të spikatun në radhët e françeskanëve, me fratin martir At Bernardin Llupi”. – Atë Viktor Demaj o.f.m., frat dhe studiues [2]

Klajd Kapinova

Kush ishte patrioti atë Bernadin Llupi o.f.m.?

Në një studim dinjitoz mbi jetën dhe veprimtarinë e patriotit të zjarrtë të martirit të pushkatuar atë Bernardin Llupit o.f.m., shkruar nga shqiptaro-australiani shkodran Fritz Radovani, ndër të tjera mësojmë, shumë episode interesante të panjohura më parë mbi personalitetin e shquar dhe paharruar të pader Llupit, të Urdhërit të shën Françeskut, që si gjithmonë ndër shekuj ka pasur si primare trenomin e mirënjohur: Fe-Atdhe-Përparim.[3]

Vdekja si kjo, vdekja për Shqiptarizëm, asht kupë e artë!”, ka thanë  atë B. Llupi  në vitin 1946, pak minuta para togës së zezë të pushkatimit komuniste shqiptaro-sllave serbe në qytetin Prizren në Kosovë.[4]

Sikurse kujtojnë pak vëllezër të Urdhërit (Kuvendit) Françeskan në qytetin e Shkodrës, cilët kanë mundur të mbijetojnë kalvarit dhe shembjes së diktaturës ateisto-komuniste në vitet 1944-1990, tregojnë se vëllai i tyre në Krishtin atdhetari i shquar dhe stoik frat Bernardini ishte asokohe një ndër figurat më të nderuara dhe respektuara intelektuale françeskane.

Ai lindi në qytetin e Shkodrës më 7 shkurt të vitit 1886, prej prindërve të dashur babait Filip dhe nënës fisnike Luçia Llupi. Prindërit e pagëzuan vogëlushin në kishën katolike të qytetit, me emnin Mati, dhe ai ishte vëllai i pestë i Cinit, Zefit, Ejllit dhe Franos.

Nga burimet historike, mësojmë se ai vjen prej një familje fisnike të vjetër me tradita të mirëfillta qytetare dhe patriotike shkodrane.

Gjatë viteve të errëta të diktaturës shohim, se persekutimi i vazhdueshëm komunist ndaj klerit ishte i pashembullt në gjithë historinë e diktaturave komuniste të vendeve të Europës Lindore dhe si më klasikja dhe si model original në krime shtazarake në të gjithë botën.

Golgota e mundimshme e këtyre shërbestarëve të atdhetarizmës, traditës, visareve, këndimit dhe shqipshkrimit, këtyre vullnetmirëve, që ishin përbetuar për zbatimin në praktikë, gjatë misioneve të tyre fetare të trinomit Fe-Atdhe dhe Përparim duke e ba jetën e tyre, me vdek si me le.

Burgjet e shumta famëkeqe nazikomuniste asokohe, torturat mizore, seancat e vazhdueshme makabre, e rëndisin dhunën e madhe dhe persekutimin sistematik të xhelatëve specialistë nazikomunistë në kryelistën e gjaksorëve më më të përbindshëm  dhe gjakftohtë, në kryerendien e barbarëve të pashpirt dhe pa ndjenja humane në të gjithë historinë e plotë të njerëzimit në planetin tonë.

Gjithë këte zezonë ata e lëshuan me një zell të pashpjegueshëm histerizmi ndaj atyre që “krimin” e vetëm që kishin bërë, është se ata kishin përhapur fjalën e shenjtë, kishin mësuar pa ndërprerje lexim dhe këndim njerëzve të thjeshtë, u kishin shërbyer çmos asaj popullsie të shtypur dhe të varfër nën barrën e madhe të injorancës gjatë shekujve.

Ata kishin bërë “krim”, se kishin koleksionuar traditat amtare, doket e lashta, zakonet tipike shqiptare, ligjësitë e kodifikuara në kanune të ndryshme po trevave etnike shqiptare, pra me një fjalë krejt atë pasuri të madhe dhe shumë shekullore shpirtërore, që vazhdimisht rrezikonte të shuhej dhe që u shndërrua në një e drejtë legjitime për mburrje nacionale, për krenari kombëtare, për cilësi dhe virtyt i një populli sa të lashtë aq dhe të qytetëruar, shkruan studiuesi dhe gazetari dhe studiuesi i talentuar bashkëkohor Albert Vataj.[5]

Me Medalje Nderi si një ndër studentët më të shkëlqyer të kohës në Insbruk të Austrisë

Seminaristi dhe më vonë meshtari i ri shkodran atë Bernardin Llupi o.f.m., studimet e larta akademike univeristare i ka krye me sukses në gjuhën e bukur gjermane, në qytetin e vjetër historik Insbruk të Austrisë, ku mori Medalje Nderi si një ndër studentët më të shkëlqyer të kohës. Kjo ishte asokohe dhe sot një krenari e vërtetë për Shkoderlocë dhe Atdheun e tij të varfër dhe shumë të prambetur asokohe.

Meshtari i ri patër Llupi, shugurohet meshtar në Romë dhe më pas rikthehet në atdheun e tij të dashur Shqipëri, ku shërben me devocion dhe pasion si bari shpirtëror i grigjës shqiptare, në famulli të ndryshme, si në: Palç (Mërturë), Hot, Grudë (Malësi), Bizë të Durrësit, qytetin bregdetar të Vlorës dhe kryeqytetin antik shqiptar të Shkodrës.

Në vitin e vështirë kur ai rivjen në në Shqipëri dhe në veçanti pranë vëllezërve françeskanë në Krishtin,  situata në Shkodër dhe më saktë pranë Urdhërit Françeskan gjendet shumë keq ekonomikisht (me një varfëri absolute) në atë kohë lufte e zije për bukë etj., mbas vitit 1942 ai dërgohet në qytetin Pejë si famullitar, mbasi njihej qysh i rij si ekonomist i aftë dhe talentuar. “Prej andej ai ban të mujtun mos shpërndamjen e xhakojve në Kuvendin e Shkodrës, tue i dërgue vazhdimisht ushqime. Për këtë ndihmë të madhë ekonomike ban fjalë në procesin e tij edhe At Çiprian Nika, rektori i Fretënve në Shkodër. Ai asht bashkohës i Etënve të famshëm të kohës, siHarapi, Doda, Prennushi, Cani dhe mik i Don Nikoll Ashtës. Asht ndër misionarët e njohun, që me nder dhe dinjitet, ka bajtë zhgunin e Sh’ Françeskut. Ai ishte autoritar në fjalë dhe i palodhun në pajtime gjaqësh e ngatrresash, që kishin kapërthye keq malcorët e maleve tona. Edhe pse në 1939 asht operue në qytetin Italian Padova, ku ka heq një eshk, asnjëherë nuk i shmangët misionit të tij, madje, shkon me qejfë malesh për me ndihmue çështjen kombëtare dhe niset për në Kosovë.”, kujton dhe shkruan studiuesi shkodran Friz Radovani, një ndër njohësit më të mirë (me fakte dhe me histori të dhimbshme) dhe nga afër të jetës dhe veprimtarisë së madhe të shumë klerikëve katolikë, me të cilët fati dhe jeta e ka bërë Frizin, të qëndroj shumë afër me ato, kur shumë shkodranë të tjerë u shmangshin dhe nuk i ndihmonin ato në ditë dhe vite të vështira para dhe mbas burgut të tyre nën diktaturën e egër ateisto-nazikomuniste…[6]

Atje ka shërbye në famullitë e Zllakuçanit, Zym të Hasit dhe Pejë. Frati i përkushtuar për trinomin e pandashëm ndër shekuj: Fe-Atdeh-Përparim, pa u lodhur dhe me dashni të përhershme humane dhe kristiane, ndihmon vazhdimisht shqiptarët pa dallim feje dhe krahine, të cilët me guxim dhe pa frikë asokohe kishin marrë malet për liri nga fashizmi dhe nazikomunizmi, duke u dërguar përherë ushqime, veshmbathje dhe medikamentet e nevojshme mjeksore, për luftëtarët e plagosur apo të sëmurë.

Frati ynë atdhetar dhe fisnik në zemër, vazhdimisht mban afër prof. Kolë Parubin,[7] Marie Shllakun,[8] Marsel Vuçën, prof. Ymer Berishën,[9] Gjergj Martinin[10] dhe të tjerë luftarë shqiptarë të lirisë të kohës.

Me një shqetësim të madh patrioti, ai porositë fshatarët “me e ruejtë dhe me e ndihmue këte vajzë atdhetare! (Marie Shllakun)”. “Theksova fjalët e tij ndër thojza, mbasi me shumë dashtni dhe burrni vlerëson virtytet e femnës shqiptare, ashtu si ma parë vëllaznit e tij, Norën e Kelmendit. At Llupi asht “ATI I DYTË” i Marie Shllakut.

Maria tek Ati i saj i dytë sheh shpresën dhe të mirën, tue i kërkue si vajza e tij: “Lutju Zotit për mue!”

Ai lutej për të gjithë shqiptarët pa dallim feje. Kjo asht arsyja që të gjithë e donin dhe e ndigjonin misionarin e përvujtë.

Ai njihej si misionar i Atdhetarizmit prandej qela e tij ishte vatra ku delnin shkëndijat e lirisë.

Shovenistët serb, shërbëtorët e tyne komunistë dhe tradhëtarët e shitun të Atdheut, nuk e duronin zhgunin e Françeskanit në Pejë, prandej, në marsin e vitit 1946 e arrestojnë si një organizator i “Katoliçeskaja Banda”, organizatë që nuk ka kenë kurrë.

Krijuesi i këtyne bandave, organizatave, grupeve terroriste, duerve të zeza, të futjes së armëve ndër Kisha etj,, asht një për të gjithë Shqiptarët: Komunistët e shovenistët jugosllavë me qendër Moskën.[11]

Edhe para trupit gjykues At Llupi asht kryenaltë, trim dhe i pathyeshëm ashtusi në tortura të mnershme që i bahën në hetuesi. Nuk pranon asnjë akuzë. Nuk i trembet vdekjes fare, aq sa edhe tallet me prokurorin Ali Shukriu, gjatë procesit gjyqsor kur ai e pyet, se ç’ke menduar kur ke thënë: “Ishalla e pështon Zoti Kosovën!”? – At Llupi përgjegjet: “Kam mendue që të shpëtojë nga sëmundjet dhe hallet e ndryshme!” Kur prokurori e pyet se a i ke dërgue djath në mal, At Llupi nuk i përgjegjet, mbasi nuk kam ardhë këtu për djathë.

Kur pyetët Maria, edhe ajo përsëritë: “Nuk përgjegjem, nuk kemi ardhë për djathë këtu!”. Kur flitët për njerzit e vramë ndër male, At Bernardin Llupi thotë: “Ata kanë vdekë si trima, si burrat, prandej, duhët të jenë shembull për né të gjithë!”.

Autori z. Muhamet Vokshi, shkruan në kujtimet e veta për intelektualin dhe fratin e shquar atë Llupin: “Fliste anglisht, italisht, gjermanisht, spanjisht, serbisht, latinisht. At Llupi ishte komunikativ, modest, shakaxhi. Fishtën e adhuronte. Italianët nuk i donte aspak, i quante “bretkocarë”. Ai e ka dashur vendin dhe popullin e vet pa urrejtur kurrkend tjetër. E deshti dhe dha jetën për Shqipërinë brenda kufijve të saj etnikë

Fjala e fundit e atë Bernardin Llupit o.f.m., para togës së zezë të pushkatimit komunist ishte: “Vdekja si kjo, vdekja për shqiptarizëm, asht kupë e artë”!

Mbas të shtimeve me breshëri të automatikëve atë B. Llupi of.m., kishte mbetë në kambë edhe pse zhguni i panjollë ishte la me gjakun e këtij martiri të pafajshëm për F e Atdhe.

Ai thirri edhe njëherë: “Rrnoftë Shqipnia!”, xhullinjtë iu afruen tue shti mbi tè, derisa Frati 60 vjeçar u shtri mbi tokën shqiptare, për të cilën dha jetën e vet.

Bashkëvuajtësi Viktor Gashi rrëren në kujtimet e tij

Në mbrëmjen e 14 nandorit dikush përshpëriti sikur kishte dëgjuar nga biseda mes dy rojeve se nesër në mëngjes, do të pushkatoheshin të dënuarit me vdekje. U tronditëm shumë dhe vendosëm me i treguar At Bernardit.

I thamë në veçanti: Padër, nesër.., ndoshta.., nuk e dijmë, por… Ai ndërpreu fjalën dhe tha: – Shumë bukur që erdhi kjo ditë dhe mbas pak sekondash iu drejtua Kolës, – Kolë, eja pak këtu! Shkuan në qoshen e dhomës, At Llupi bashkoi dy duart, ndërsa Kola u ulë në gjunjë.

Kur Kola desh të fliste diçka, At Llupi i tha: – Kolë, i dij gjynahët tuaja por ban punën e Pendimit, se Zoti do t’i falin të gjitha fajet mbasi ti po lanë me gjakun tand tokën që të ka lindë, t’i po shkon tek Zoti, jo si mëkatar, por si martir, ti je i zgjedhun prej Atit të Pushtetshëm, me dhanë shembull si duhët me vdekë për të mirën e popullit Shqiptar dhe të Atdheut, që po e lamë të robnuem, por shpejt Zoti dhashtë e u bashkoftë edhe Kosova me Nanën Shqipni! Mbas tij shkoi edhe Gjergji.

Atë natë nuk fjeti njeri. Biseda mbahej nga At Bernardi, të cilit edhe atë natë nuk i mungoi humori e gazi, sikur të nesërmen po lirohej dhe jo…

Ishin orët e para të mëngjezit, kur u dëgjuan çelsat e randë të dyerve. Mbretroi një heshtje e përmortshme. Menjëherë e mori fjalën At Bernardin Llupi: – Ç’keni o burra që heshtët? Mos u shtangni, se vdekja nuk na frikson. Kushdo që lind do të vdes herët a vonë aqsa ka thanë Zoti.

Na po vdesim ballhaptë dhe po shkojmë nga kjo botë të bindun se me vdekjen tonë, do ta ndihmojmë çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e sajë me Atdheun Nanë, Shqiptari shkon në vdekje si në darsëm sëpse lufton dhe vdes për popull, për liri, për jetë ma të lumtun!

Sakaq u dëgjua zani i ambël i Gjergj Martinit: “Po vdesim për Atdhe, Burra, se Atdheu mbrohët me gjak. Kështu me gjakun e Shqiptarëve të ramë, krijohët Shqipnia. Gjaku i derdhun, s’ka sesi të mos japë fryt, tue mbjellë atdhedashtni, mirësi, mirëkuptim, ai do të ngjallë edhe ma tepër ndjenjat kombëtare

U hap dera me rrëmbim: – Hajde, hajde, brze, majku vam vasu!- briti roja.

At Bernard Llupi, pa iu trembur syri dhe pa u nervozuar fare iu drejtua rojës: – Ndaluni pak, se due të përshëndetem për herë të fundit me Vllaznit e mij. Në përqafim nuk muejta t’i mbaj lotët, mos u trego i ligësht, – më tha, – të dijmë si xunxarë, kështu me quanin në burg.

U drejtua – Gjergj, Kolë, ejani, të shkojmë krenarë, le ta shohin ata se nuk ia kemi frigën plumbit! Duhet të jemi të lumtun që po vdesim për idealet e kombit.

Atëherë Gjergji na u drejtua: “Lamtumirë, o Vllazën! Tregoni botës mbarë se Kosova dhe Shqipnia ka trima, që japin jetën për vatan dhe nuk ka anmik, që na tremb! Shqiptari nuk përkulet kurrë!”

Roja e shtyri, e Ai thirri edhe ma më të madhe: “Rrnoftë Shqipnia bashkë me Kosovën!”

Edhe Kol Parubaj me një za të shteruar, na tha: “Lamtumirë Vllazën! Ma keni kujdes vajzën. Rrnoftë kombi Shqiptar! Rrnofshin Shqiptarët!”

Zëri i tij treti dhe nuk u dëgjua më, sëpse roja e shtyri me rrëmbim dhe pas tij u mbyll dera. Të gjithë ne që ishim mbrenda mbetëm të shtangur.

Pas pak u ndigjua zëri i thekshëm i Marie Shllakut. Të gjithë vrapuam kah dritarët që ta shikonim në oborrin e burgut dhe pamë hijen e sajë, meqë bënte shumë terr.

Nuk pranonte të dilte nga dera e burgut pa përfunduar këngën, që bënte fjalë për prof. Ymer Berishën, dhe luftën për çlirimin e Kosovës. Fjalët e këngës sot nuk më kujtohen, por zëri i saj ishte tamam pushkë dhe jehoi në tërë burgun.

At Bernard Llupi atëherë i tha me zë të naltë: Të lumtë, bylbyli i Shqiptarizmës! Le t’a marrin vesht bota si shkon me vdekë femna shqiptare, me kangë në gojë!

Maria, ia këtheu me za të fortë: “RRNOFTË SHQIPNIA E MADHE! RRNOFTË BASHKIMI I  SHQIPTARËVE!”

Me të drejtë Miss Durham shkruen shumë vite perpara: “Zotnimet e hueja kanë kalue mbi kombin Shqiptar pa lanë në té kurrfarë gjurmët, si ujë që kalon mbi shpinën e rosës”.

Dhe… vitet kalojnë!

Kujtimet e atyne atdhetarve që dhane jeten, nuk harrohen nga shqiptarët! Shqipnia, asht nder vendet e Europës Lindore (Ballkanit), nder ma të pergjakunat!

Ata ishin po, trima të palëkundun dhe të vendosun me dhanë jeten e tyne! Vlerat e tyne atdhetare u vlersuen edhe nga të huejtë, prandej edhe mbetën të perjetshem nder faqet e historisë së lavdishme! Prizrendi ruen në gjiun e vet gjakun e paster të këtyne martirve!

Ata ishin dhe janë zamakë të flamurit të Gjergj Kastriotit –  Skenderbeut!

Lavdi veprës së tyne atdhetare! Melbourne, 8 Korrik 2022.[12] 

Fragmente nga libri autobiografik: “Lufta kundra Malit të Zi”, të autorit atë Bernardin Llupi o.f.m.

Intelektuali i shquar dhe atdhetari i flaktë e largpamës atë Bernardin Llupi o.f.m., ka shkruar kujtime të historisë së lavdishme të malësorëve tanë trima, gjatë vitit 1915. Në fakt ato janë historia e autobiografisë së tij në formë ditari me përshkrime historike të shumë bashkëluftarëve të kohës, me të cilët iu desht asokohe të punoj dhe bashkëpunoj shumë ngushtë, për të mirën e interesave të popullit pa dallim feje dhe krahine dhe kombit të tij.

Ai shpesh, sikurse dëshmojnë të tjerët, ishte në ballë të grigjës së vet, në luftë për t’u mbrojtur kundër ushtrive grabiqare malazeze në Palç, të cilët synonin vazhdimisht të copëtonin Shqipërinë dhe të merrnin Veriun e saj.

Stafi i Shtëpisë Botuese Botimet Françeskane në qytetin e Shkodrës, falë misionit të tyre tradicional fisnik shumë shekullorë kulturorë dhe historike, kanë nxjerrë në dritë e botimit si libra të rrallë sot, shumë dorëshkrimeve të pabotuara të misionarëve të përkushtuar katolikë të Urdhërit të shën Françeskut, disa vite më parë kanë botuar në gjuhën origjinale të dialektit gegë librin me kujtime interesante: “Lufta kundra Malit të Zi”, me autor fratin qytetar shkodran atë Bernardin Llupin o.f.m., ku në këto kujtime historike zbardhen për hërë të parë trimëria e malësorëve, bujaria dhe fisnikëria e Bajram Currit dhe Prel Tulit dhe shumë prijësve të tjerë trima të pamposhtur malësorë.

Dihet se asokohe, frati patriot atë Bernardin Llupi o.f.m. ishte vetë personazhi kryesor i atyre ngjarjeve të trazuar historike të popullit shqiptar, në pjesë të ndryshme të vendit.

Libri në fjalë me vlera të mëdha dhe reale historike, është ruajtur me kujdes të veçantë për disa dekada (nën regjimin apo inkuizicionin e tmerrshëm ateisto-komunist) në arkivin personal të patriotëve dhe qytarëve të vjetër fismik kulturdashës shkodranë Gjon Palok Kamsi dhe djalit të tij bibliotekarit të shquar të qytetit tonë, Willy Gjon Kamsi (1926-2017)[13] ish Ambasadori i parë i Shqipërisë demokratike, pranë Selisë së Shejtë në Vatikan dhe fatmirësisht është botuar vite më parë sipas origjinalit, që ka lënë si dorëshkrim vetë atdhedashësi ynë i flaktë pader Bernardin LLupi o.f.m.

Pjesë nga kujtimet:

Kreu I

Bashkimi e lidhja e besës së bajraqeve të Malcis së Gjakovës

Porsá mbrrijten te kulla kû ishin kenë të bashkuemë këta të dytët çeta e burrave të Nikajve e të Merturit, qi u kishte prî frati, kund 40 vetë, veshë mirë, shterngue edhe mâ mirë; prá të gjith si kjene u çuenë në kambë, porsá ndienë zânin e fratit, qi u tha: Mirë se rrini e kuvendi i mirë o burrat e Malcís.

Ata nji zânit i pergjegjen: Mirë se të bjen Zoti Zotní Pater. Të parët e Krasniqes, Bajram Mani, Bajram Nimani e Zeqir Halili perpara se t’u afrote frati me burrat e Nikajve e të Merturit, kishin ndejë gati tue i dalë para e grishen fratin tue i thanë: Z. pater shka të kesh bajraktarë e krenë merri me vete; tjerët të xanë vend te këta burrat këtû, e na po shkojmë në kuvend kû gjindet Bajram Curri me tjerë.

Atëherë pá tjeter i prînë fratit e bajraktarve e krenve. Edhe këtû para se me mbrrijtë te ai livadhi i bukur, u çuenë në kambë e u aviten nja 3 a 4 hapa Bajram Curri, Izá Boletini i Kosovës, Zefi i vogël prej Gjakovet, Halil Brahimi Bajraktar i Gashit bashkë me Rrustem Bajramin, e disá tjerë të permendun.

Sá u afrue frati i pershndeti tue u thanë: kuvendi i mirë burra, e ata i a kthenë mirë se vjen. Si u pershndeten me sho-shojnë, Bajrami grishi fratin e per nderim desht me i lshue vendin e vet, por frati s’e prandoi, por u ul njat tijë.

Porsá u ulen; të gjith burrat qi kjene aty u hollen ka ‘i cingare të bâme të gjithve, qi kishin ardhë e s’vonuenë me u qitë kafe.

Nji heshtim mbretnote at, qi Bajrami e the tue i a hî kuvendit e tue pëvetë fratin: Z. shka kena të ré? Të gjith veshtrojshin fjaltë.

Frati atëherë ndisi me folë: Z. Bajram, dje kam pasë letra prej Shkodret e njana nder to thote se devrija e Malit të Zí kishte xanë vend te ura e Buenës e se Shkjau kishte menden me hî në Shkoder edhe këtu nder né.

Po, i a kthej Bajrami, veçse pá u merzitë mirë nuk kanë me e lanë.

Në ketë mbledhjë qilluenë të gjith bajraktarët e krenët e Gashit e të Krasniqes, të Bytyçit, të Nikajve e të Merturit. Muer pjesë edhe Bajram Curri, fis prej Krasniqes e mâ i ndershmi i të gjithve, kje njoftë si kryetar i këtij bashkimi e i lidhjes së besës. Kjenë: P. Bernard Llupi, Famullitari i Palçit të Merturit, Izá Boletini kryekomitës prej Gjakove – Kosove, Zefi i Vogel prej Gjakove, Hasem Galica, kryetari i komitës prej Rrjeket, Jah Salihi i Babaj e Osman Aga i Kaskoçit. I persriten edhe nji herë fjalët qi kishin folë para se me ardhë Bajrakët e Nikajve e të Merturit.

Mâ e para punë qi u fol në ketë mbledhje kje, se lidhen besë ndermjet vetit me bajrakë qi u gjeten aty. Besa u lidh si mbas kanunit e i u dha forca e êmni: “BESË GJAJE E ÇOBANI”, e cilla besë â mâ e fortë se besët tjera.

Kush e prishë ketë besë, ká per ndeshkim prej të gjitha bajraqeve besëlidhun, qi t’i digjen trí kulla, ase vllaznís së tij e mu shemë, e me i marrë gjobë 24 qese besëlidhunt e së mbramit me metë gjaku me gjak.

Per do ngatrresa qi Nikajt e Merturi ankojshin kundra Gashit e Krasniqes e këta me ta; u dá prej burrave e të parve të këtij bashkimi në nji kuvend se do t’i ndreqshin mâ vonë.

Këtyne fjalve e lidhjes së besës ju gjegjen të gjith. Mandej lidhën besë e u betuenë me sho-shojnë, muhamedant tue bâ bé n’êmen të Dinit e t’Imanit, tue thanë fjaltë e tue i marrë doren Bajram Currit në shêj dashnije.

Të krishtentë tue hjekë ksulen bâne bé n’êmen të Zotit e të Krishtit se do të luftojshin i madh e i vogel e per të gjállë s’do t’u lêjshin Malin e Zí me hî nder vende t’ona, edhe këta tue thanë fjaltë e tue i marrë doren Bajram Currit.

Mâ së mbramit u dá prej të gjithve me çue në luftë ká nji per shpí. Vetem Bajram Curri kësohere kshilloi e e bâni Malcín me luftue kundra Malit të Zí; pse tjerët nuk kjene kësi mendimi.

Atij qi nuk e njef Bajram Currin, Frati i Palçit, çi ká pasë shum relacjone me tê e suguron se âsht i vetmi muhamedan, qi me tanë Kosoven e nder këto vende, u diftue, jo vetem në nji rasë, por gjithmonë, shqyptarë i vertetë, tue kerkue perherë të mbaren e Shqypnís me dam të vet e t’interesave vehtjake.

Tue kenë se të gjith beglerët e agajt janë kundra këtij mendimi âsht i sulmuemë prej të gjithve nder veprime.

***

  1. Llupi çili nji fletore t’orove e filloi me persritë fjalët, qi u folen e tha: Qellimi i parë i kësajë mbledhje kje bisedimi, qi të gjith Malcija e Gjakovës lidhi besë simbas kanunit ndermjet vetit e me bajrakë besëlidhun.

Qellimi i dytë i mbledhjes kje ankimi qi Nikajt e Merturi kanë me Gash e Krasniqe: u dá nji zâni prej të gjithve se do t’u ndreqshin porsá të kishin rá në fashë.

Qellimi i tretë kje se lidhen besë me bé me sho-shojnë, qi mos me lanë asnjani tjetrin në luftë, por me luftue të gjith i madh e i vogel e me dekë mâ parë se me lanë Shkján me hî nder vende t’ona.

Qellimi i katert kje se u dha besa, qi se e cilla shpí t’epte ka’i nieri per luftë, e në Qafë të Morinës n’e lypet nevoja i madh e i vogel me rá në luftë e mos me e lshue per së gjallit atmen pá u farue të gjith.

Qellimi i pêstë kje mâ i randsishmi (ultimatum), qi i u çue Malit të Zí se s’e lêjshin me hî mbrendë, pá u farue i madh e i vogel. Si kreu së shkruemi, Bajrami e luti, qi mbasi penda gjindej aty, t’i rreshtote nja dy fjalë si të dite mâ mir e mâ, e t’i a ndiste Shkjaut.

Frati atëherë pá u vonue muer e hoq nji fletë prej fletores e ndisi me shkrue: Krasniqe 8 Qershuer 1915, Shkelqesís së Tij Z. Vladomirit Vasoviç, Gjeneral i Malit të Zí.

Komisjoni dergue prej Shkelqesís s’Uejë erdh e na njoftoj fjalët e dishirit t’Uej, se Shkelqesija e Juej lypte lêje me kalue me ushtrí të veta vetem per me shkue në Shkoder.

Prá na Malcija e Gjakovës fíll per ketë punë jena bashkue e nuk e pamë t’arsyeshme me u lêjue neper né mbasi njetin e keni mâ të mirë e të kollajtë.

Vetem nji punë na bindë e jo pak se si ju kujtuetë se nuk jena në gjeje të kuptojmë nji marshtrim të pá burrní ká kenë per Z. t’Uej me na thanë se dishrojshi me zaptue vendin t’onë e jo me e ulë vetin me tradhtí tue dashtë me na e marrë.

Prá mos t’i u rrejë mendja e mos kujtoni se âsht aq e kollajtë me hî nder vende t’ona, pá u shkrî i madh e i vogel nuk të lamë me hî nder né.

Me shum nderime Bajram-Beg Curri, P. Bernard Llupi, Bajraktari i Gashit, i Krasniqes, i Bytyçit, i Nikajve e i Merturit n’êmen të gjith popullit. Sejcilli vuni vulen e vet. Mbasi letra u krye, frati e lexojë me zâ të naltë, qi t’a merrshin vesht të gjith.

Si e pat lexue i pëveti, si ishte shkrue. Të lumtë dora se mirë e ké shkrue. Atëherë i a dorzoi letren Bajramit, njiherit edhe Bajraktarit të Krasniqes, e zgoll tre burra të squetë e të gojës tue i porositë t’i a epshin Gjeneralit Vasoviçit e t’i diftojshin njiherit fjalët e vendimit të bajrakve.

Këta i premtuen se neser nadje do t’u ndesheshin me Vasoviçin. Bajrami qi nuk dote me lanë gjâ mangut prej anës së vet, urdhnoj, qi nja 10 vetë të shkojshin me hasë ndonji kál per me marrë dy mitroloza, qi i kishte pasë te nji mik, tue u kallxue shpinë e tue u dhanë nji shêj të vetin per me e vertetue punen.

Mbasi pat kalue bukur do kohë; frati me gjith bajraktarë e krenë kje grishë me fjetë te Bajraktari i Krasniqes. Grishi edhe Izá Boletinin, Zefin e Vogel, Jah Salihin e Osman Agen e Rraskoçit. Teprica tjeter u shperdá fisit.

Kreu III

Shqyptarët lshojnë ballin e luftës

Edhe nji herë para se me dalë pine kafe e tue u bâ gati me shkue, po ndihet prap nji zhurmë e nji poterë e jashtzakonshme n’oborr të kullës.

N’e parë kujtuenë se do t’ishin të varruemtë e të dekunt qi ishin tue i bajtë prej luftet e prandej u çuene të gjith në kambë, disá duelen jashtë e disá qiten kryet në dritsore palè a po mujshin me marrë vesht shka ishte gjith ajo zhurmë e poterë.

Qe se u muer vesht e të gjith meten të habitun tue pá shum popull qi kishte ardhë te kulla se e dijshin se aty parija kishte ngulë. Diftunë se kishin lshue ballin e luftës e shkakun e të hikunit tue thanë se mbasi panë se Izá Begu Boletin me nja 70 vetë kishte lshue ballin e luftës e muer hiken, edhe tjerve u hini friga e lshunë pritat.

Gashi por sá muer vesht hiken e Izá Boletinit, jo vetem se lshoj pritat por i a ndisi me dlirë shpijat e me hikë kahë të mujshin i madh e i vogel. Lufta vijote gjithnji mâ e rrebtë.

Kúr Izá Boletini muer hiken e lshoi pritat pá kenë endè i ngushtuemë persë fortët prej Shkjaut, bâni disá me pasë dyshim a thue mos do t’kishte hanger para Shkjaut, tue u bâ marak tjerët per ata të hikun të pa arsyeshem, tue ligshtue edhe tjerët.

Të hikunt e tij shkaktoi zhgatrrimin e luftës e kështu njani mbas tjetrit merrshin hiken pá dijtë psehin. Mbas atyne atëherë edhe Zefi i Vogel me çetë të vogel të Begashit, qi ishin kund njiqind vetë, lshoi pritat e shkoi fill te Bajrami me i diftue gjithsesi arsyenë e të hikunit.

Bajrami porsá pau Zefin e Vogel e muer vesht fjalët se ushtrija kishte fillue me u demoralizue tue lshue pritat e luftës; si muer vesht se Izá Boletini me gjith ata burra qi pat me veti, hiku, e tue pá se edhe Zefi dote me hikë me ta, i hini nji frigë e madhe, u zbé në fëtyrë e fryma filloi me i mungue.

Ah! Ma paç faqen e zezë si na korite e na fike per së gjallit i u suellë e i tha, e të gjith i persriten këto fjalë tue thanë, si mbrrijti me e bâ ketë punë; me hikë para të gjithve pá pasë nevojë. E sjellë kahë Zefi i tha: More Zef, páshë Zotin t’and e fén t’ande, nemose ti rri me né e të qindrojmë së bashkut.

Pse tha Zefi na besen e bén i a kena dhanë të gjith shoqi-shojt me qindrue së bashkut e jo dikush po e dikush jo. Shpirt kena të gjith e të gjithve na dhimbet jeta. Këjo punë ishte dashtë m’u mendue para se me u lidhë me besë e fé.

Kùr pashë se Izá Beg Boletini s’pat gajle per marre se aq shpejt e kishte harrue benë e bâme e besen e dhanun, atëherë edhe un qi s’kam interesë as gajle se po fiket e po koritet ky kuvend, lshova priten si tjerët e tash jé tue më pá këtu.

Të lutem i thotë Bajrami: Páshë Zotin, Dinin e Imán, dredhoni në luftë burra. Zefi u pá kjartë se s’kishte mend me hî mâ në luftë, por per me i a mbyllë gojen e me e xanë ngusht Bajramin i tha: Qe un me gjith çetë t’ême po dredhi; por due mâ parë të më prijnë gashnjanët; pse atëherë jam gati me u shkue mbas.

Ndersá Bajrami ishte tue u mundue me i a mbushë menden Zefit e tjerve, shifeshin çetë çetë kahë ushtrija e populli merrshin hiken. Nuk vonuenë e u drodhen edhe kualt, qi kjenë ndisë me mitroloza e me pushkë.

Drita kishte ndisë pak me dalë, kur po i a behin disá burra e mâ e shumta prej Gashit, qi të dispruemë prej idhnimit e trâmet, kahë panë se sharruenë me gjâ e me máll, me të madh e me të vogel e kahë panë se Gashi me gjithshka pat nisi me hikë tue lshue vendin; filluenë me u ngatërrue me Bajramin, e me do krenë qi ishin kenë shkaku, per të cillin i kundershtuenë Shkjaut. Prandej mzì mujten me u zhgatrrue perpá u mbytë ndermjet vetit.

***

Atë vend e kishin zaptue do tjerë, qi kahë fëtyra dukeshin t’idhnuem e të dispruem. Dyerët e kullave i kishin të çiluna, mrendë nuk rrite kerkush qi me thirrë mikun me fjalë të zakonshme: Mirë se të pruni Zoti e hoshgjelden.

Robnija kur kishin marrë vesht se kishte hikë Izá Boletini e kur paten marrë urdhnin e të zotët e shpís, pá u tallë hiç u vunë në të hikun me gjâ e me mall tue lanë shkret kullat.

Gjithkush qi kalote andej pari tue pá kullat e vendin vojtë aq në hall, tue lujtë kryetë prej dhimbet e të thekunit thote: Ah! Medet se çë rrezik na gjet, e ty qi u bane shkaku i këtij rrenimi kurr mos t’a priftë marë Zoti. Rruga qi banë ishte kanë mbushë me gjâ të gjállë e me robni qi i ndlojshin udhtimin shtegtarit, per me shpejtue.

Rrugës s’u ndiete tjeter veçse brim robnijet, fëmish e shtâsësh njaq sá me i u dhimtë deri anmikut. Bajrami e Zefi i Vogel nuk u hetuenë fort rrugës, u grahen njani kalit, tjetri kambve kahë drojshin mos t’u ngatrrote kush me ta e mos t’i ndollte ndo’i rrezik prej popullit, qi prej disprimit mzí çë pritshin me u ngatrrue me ndokend sidomos me ata qi kjene shkaku i rrenimit të tyne.

Lufta u ndiete se vijote bukur mirë sado qi ishin pakue mbas fjalve prej 2000 e mâ teper qi kjene në fillim paten metë nja 600 vetë, qi luftojshin si burrat.

Lajmi i fratit e i krenve se kishin hikë u hap me ‘i herë e popullit të shkretë i u duk si t’u bite nji rrfè prej së naltit.

U ligshtuenë faret e tjeter s’menduenë veçse me hikë. Ky lajm i zí u mbrrijti në vesh luftarve, qi të Diellen në nadje me 13 pa kenë shterngue prej Shkjaut lshuene pritat e u vunë në të hikun sá kû mujten.

Shkjet kur hetuenë se Shqyptarët lshuenë pritat e u vunë në të hikun, pa i u vu mbas, por kot, pse s’mujten me xanë kend

***

Burrat e mdhaj atëherë mueren rrugen me Ismi Currin tue dalë pertè Drinin. Disá luftarë qi erdhen prej ballit të luftës lajmuenë se edhe në Qafë të Gjonaj, të Stobers e të Bytyçit i paten kundershtue pak Shkjaut per së largut.

Diten 14 Qershuer, e Hane, ushtarët e Malit të Zí u hapen gjatë lumit të Valbonës kahë Sernica, kahë Bukova, Molla e Kuqe, Dushaj e në breg të Drinit.

Në ketë ditë disá djelm prej Rajet, prej Nikajve e Merturit i bânë nji kundershtim të letë Shkjaut, per me mujtë me u a ndalë hovin, qi të hikunt të mbrrijshin në kufi të Merturit.

Në ketë ditë shka kje shpi, stan e tagjí të Tropojës, të Gashit e të Krasniqes u kje dhanë zjarmi e në ketë ditë Shkjau filloi me ndreqë nji urë të ré në Mulesmanaj.

Kur frati erdh në Palç te shpijat e veta, gjet djalin qi pat ndreqë per Shkoder te Korculla i Austrís me letër të përgjegjes.

Letra ishte kenë shkrue kështû: Të Ndertve Z. P. Llupit e bajraktarve të Nikajve e të Merturit.

Fort keq më vjen pse nuk mundem me u kondendue per me u dhanë do armë e do fyshekë, qi më kanë ndollë.

Por t’u bijë nder mênd se mâ mirë me dekë me nderë se m’u zdeshë me marre. Halla Korcull i Austrís.

Shkodër, 12-VI-1915[14]

[1] Daniel Gazulli, “Natë mizore – Në kujtim të 4 martirëve: Marie Shllaku, At Bernardin Llupi, Kolë Parubi, Gjergj Martini”, Dorëshkrim.

[2] Fatmira Nikolli, 1915 Kujtimet e At Bernardin Llupit: Kur Isa Boletini e theu besën”, Gazeta shqiptare, 12.06.2019

[3] Fritz Radovani, “In memoriam, At Bernardin Llupi O.F.M.!”, http://www.Albspirit.com

[4] Albert Vataj, “Fjalët e fundit që thanë para ekzekutimit martirët, meshtarët katolik, vullnetmirët shpirtëror shqiptar”, http://www.albertvataj.com

[5] Po ati, po aty

[6] Fritz Radovani, “In memoriam, At Bernardin  Llupi O.F.M.!”, ëëë.Alb-sprint.com

[7] Prof. Kolë Parubi (1906-1946), u lind në fshatin Dajç të Bregut të lumit Buna, më 22 nëntor 1906. Ai kishte të kryer studimet e larta fetare teologjike dhe filozifike për prift katolik dhe ishte shugurua si i tillë. Kolë Parubi ndërkohë dashurohet me vajzën Ziname të cilën u martua, dhe patën një vajzë të quajtur Nineta. Rrethi shoqëror në Shkodër nuk e priti mirë këtë martesë, andaj, ai vendos që të largohet nga aty dhe kaloi në Kosovë për të punua si profesor në gjimnazin e Prizrenit. Ai punon në vende të ndryshme të Kosovës. Në fund punësohet si profesor në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë. Dihej se gjimnazi i Prishtinës ishte qerthe e madhe e patriotizmit shqiptarë. Puna në gjimnaz i sjell Kolë Parubit shumë njohje të reja me patriotë të shumtë shqiptarë. Aty punonin prof. Ymer Berisha, prof. Gjon Serreqi, nxënësit Hamdi Berisha, Galip Badivuku, Hamdi Mustafa, Xhahit Gafurri, Shefki Qitaku Ilias Neziri e shumë të tjerë. Ai, porsa u njoh me ato, krijoi miqësi me prof. Ymer Berishën, prof. Gjon Serreqin e shumë atdhetarë të tjerë. Me ndihmën e prof. Ymer Berishës iu bashkua radhëve të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare, ku më herët kishin aderua Gjergj Martini, Marie Shllaku, at Bernard Llupi, Hajdar Pllaneja, Enver Sudi e shumë të tjerë. Kolë Parubi në organizatën e LNDSH-së ishte caktua në sektorin e propagandës, që kishte për detyrë përhapjen dhe masivizimin e LNDSH-së në tërë Kosovën. Prof. Parubi ishte i interesuar që në radhët e lëvizjes të ketë sa më shumë të rinj dhe të reja. Për të arritur këtë qëllim, Kolë Parubi, kishte vu kontakte me të riun nga Prizreni, Marsel Vuçaj dhe me shumë të rinj të tjerë, dhe me direktivat e atë Bernard Llupit o.f.m., bënin çmos që t’a krijonin Komitetin Qendror të Rinisë Nacional Demokratike Shqiptare me seli në Prizren apo në Pejë. Për bashkimin e tokave shqiptare duke sakrifikua çdo gjë, kontribut tё madh kishin dhënë: Atё Bernard Llupi (7 shkurt 1886), Kolё Parubi (5 dhjetor 1906), profesori Gjergj Martini (29 gusht 1917), Gjergj Bahtiri i cili shërbente si mësues nё Gjakovё dhe shumё shkodranë tё tjerё qё i shërbenin atdheut e Kosovës, duke e pasur çdo herё si qёllim suprem bashkimin e tokave shqiptare. Kontribut tё çmuar nё Lëvizjen Ilegale në Kosovë dha edhe Zef Mekaj, profesor nga Shkodra, qё tёrё aktivitёn e vet politik e pёrqёndroi nё Gjakovё. Sipas aktgjykimit të Gjyqit Popullor për Kosovë e Metohi, në Prizren, sipas aktgjykimit P. nr. 21/46, thuhej se “Shtylla më e fortë e këtij komiteti dhe anëtari më aktiv i saj ishte prof. Kolë Parubi, i cili kishte lënë pozitën priftërore, vetëm e vetëm që të angazhohej në realizimin e ëndrrës gjithë shqiptare për një shtet të përbashkët shqiptarë.” Ai, qysh më 1939, me qëllime patriotike, kalon kufirin dhe vije në Kosovë, vetëm e vetëm që të bëjë organizimin e ilegales në mënyrën sa më të mirë të mundshme. Kolë Parubi, me prof. Y. Berishën njiheshin qysh herët, menjëherë pas okupimit të Jugosllavisë. Ai ishte, njëri ndër miqtë më të mirë të idealit. Atdhetari Kolë Parubi, për të ndihmuar luftëtaret e rezistencës shqiptare, nga prof. Y. Berisha, më 1944, në muajin nëntor, kishte marr një sasi armatim (mbi 70 pushkë, 1 mitraloz, 4-5 pushkë- mitraloza, 10 sënduk municion dhe shumë gjëra tjera ushtarake: këpucë, tesha, kazanë ushtarak, të cilat prof. Ymer Berisha i kishte marr nga gjermanet me rastin e tërheqjes së tyre, të cilat në realitet, Kolë Parubi më vonë i kishte dërgua në mal dhe kur merret parasysh lidhja e tij me atë Bernard Llupin, dhe takimet që kishte pas në verën e vitit 1945, dhe kur merrej parasysh i tërë aktiviteti i tij në organizatën ilegale, na del se Kolë Parubi, ishte njëri ndër personalitet e shquara të ilegales, që kishte shumë ndikim në masat e gjëra shqiptare. Gjithashtu dihej se me iniciativën e Kolë Parubit është formua komiteti ilegal në rrethin e Prizrenit, me qëllimin që të përfitonin popullatën dhe të tregonin realitetin për ri okupimin e Kosovës nga ana e Serbisë dhe e Jugosllavisë. Ata punonin fortë dhe shumë, për shembjen e pushtetit në Jugosllavi, me qëllim që populli të jetë i përgatitur për luftë të armatosur kundër ushtrisë jugosllave dhe bandave çetnike serbe që bënin kërdinë në fshatrat e Kosovës. Edhe dëshmitë e shumta që kishte dhënë në hetuesi, vet Kolë Parubit, vërtetojnë se me datë 26 ose më 27 dhjetor të vitit 1943 në shtëpinë e Kolë Parubit, ishte mbajtur një mbledhje, të cilën e kishte udhëhequr vet Kolë Parubi, dhe aty ishte diskutua që sa më parë me u formua komiteti ilegal- qendror, ku ishin ndarë edhe detyrat. Kolë Parubi, ishte caktua që të udhëheqëte me sektorin më kryesorë, atë të propagandës. Ndërsa, Hajdar Pllanejës, që ishte një atdhetar i madh i lëvizjes për bashkim kombëtar, i ishte caktuar që të ishte kryetar i organizatës. Për Sektorin e informimit ishte caktua Gjergj Martini, e sektorin e armatimit ia kishin besua Enver Sudit. Për Sektorin sanitar ishte caktuar Marcel Vuçaj. Për tu bë anëtar i organizatës, kryesia e saj kishte caktua edhe kriteret që duhet plotësuar. Paraprakisht personi që donte të bëhej anëtar i saj: duhet të vinte nga një familje e pa njollosur kombëtarishtë; të jetë i pa njollosur; të jetë i besës; të ruaj fshehtësitë e organizatës dhe të shokëve dhe mbi të gjitha të jetë i gatshëm me u flijua për çështjet e atdheut. Bile, në shumë raste Kolë Parubi, shpesh iu shkruante letra anëtarëve të organizatës, nga të cilët kërkonte dhe i këshillonte se si duhet punuar në terren. Iniciator i formimit të Komitetit të Rrethit të LNSH-së, në Prizren, ishte prof. Kolë Parubit, që për kryetar kishin zgjedhur Seb Matejen. Veç Ymer Berishës, ndikim të dukshëm në veprimtarin e Kolë Parubit kishte edhe atë Bernard Llupin. Në verën e vitit 1945, s’bashku me atin e nderuar, kishte mbajtur dy mbledhje, në të cilat ishte bisedua për aksionet e tyre kundër forcave jugosllav. Me direktivën e tij, në mbarim të vitit 1945, në Prizren ishte formua Komiteti Qendror i LNDSH-së. Në këtë komitet, merrte pjesë edhe Enver Sudi, që thuhej se ishte njëri nga tre pjesëmarrësit që vranë Milladin Popoviqin. Duke e parë aktivitetin e ilegales në terren, OZN-a i bie në gjurmë anëtarëve të organizatës dhe fillon arrestimin e tyre duke i mbushur burgjet me të rinj shqiptarë, si në Prizren, njashtu edhe në Pejë. I arrestoi idealistët e vërtet për ribërjen e Shqipërisë Etnike. Pas torturave të shumta në hetuesi, i nxori 27 atdhetar para gjyqit, në mesin e të cilëve ndodheshin At Bernard Llupi, Marie Shllaku, Kolë Parubi, Gjergj Martini dhe shumica e tyre ishin nxënës të gjimnazit dhe profesorët e tyre. Procesi gjyqësor që zgjoi interesimin e masave tё gjëra shqiptare, pa dyshim se ishte ky proces: “Procesi i Atё Bernard Llupit”, siç u quajt ndryshe procesi i atё Brnard Llupit, Kolё Parubit, Gjergj Martinit, Marie Shllakut e shumё tё tjerёve, qё ishin bashkëpunëtoret e ngushtë tё prof. Ymer Berishёs. Procesi i lartpërmendur filloi me 29 qershor 1946 dhe përfundoi mё 11 korrik, po tё njëjtit vit, që do tё thotë se zgjati gjithsej 13 ditë pa i llogaritur ditët e hetuesisë. Në këtë proces u shqiptuan dënime drakonike: 4 vetë u dënuan me pushkatim: Marie Shllaku, At Bernard Llupi, Kolë Parubi dhe Gjergj Martini, të cilët me 24 nëntor 1946, u ekzekutuan nga eskadroni i vdekjes jugosllave, në Prizrenin e bukur, ndërsa të tjerët u dënuan prej 1- 12 vjet burg. Procesi gjyqësor i 27 vetave ose “Procesi i At Bernard Llupit”, nuk ishte as i pari e as i fundit për shqiptarët e Kosovës. Burimet që disponojmë për këtë qëllim flasin se nga pushtimi i Kosovës më 1913, regjimi shoven serb kurrë nuk ka pushuar ndjekjen sistematike të shqiptarëve. Dënimet dhe proceset gjyqësore politike, as sot e as kurrë, nuk munden të shuajnë idealin e shqiptarëve për liri dhe bashkim kombëtar. (Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha, “T’i kujtojmë atdhetarët tanë: Veprimtaria atdhetare e prof. Kole Parubit”)

[8] By Gjon Sinishta, “Maria Shllaku”,  “The Fulfilled promise”, A Documentary Account of Religious Persecution in Albania, Santa Clara, California, U.S.A., 1976, Library of Congress Catalog Card numer: 76-57433, f. 167-168. 

[9] Prof. Ymer Berisha (1912-1946), ka qenë arsimtar dhe kryetar i organizatës antikomuniste dhe antisllave Besa Kombëtare. U lind më 13 maj 1912 nё fshat Gjurgjevik të Madh, në Prekorubë të Rrafshit të Dukagjinit, i biri i Shaban Berishës dhe Fazës së Jetish Tafilit prej Turiçefcit të Drenicës. Pasi i ati kishte vrarë kryetarin e komunës së Zllakuqanit, Den Ribaçin, detyrohet të kalojë në territorin e shtetit shqiptar së bashku me familjen, kur Ymeri ishte ende 7 vjeç. Në fillim vendosen në Krumë dhe më pas në Fushë Krujë, ku Ymeri ndoqi shkollën fillore dhe më pas Normalen e Elbasanit më 1932. Më tej me bursë të shtetit shqiptar ndoqi shkollën e lartë në Itali, ku u diplomua për Histori e Gjeografi në fakultetin e shkencave natyrore të universitetit të Firences më 1936. Më tej u regjistrua në Akademinë Ushtarake të Romës, prej ku doli me gradën major këmbësorie. Përcillet se shkoi edhe në Sorbonë për të studjuar filologji, por nuk dihet sa ndenjti. Me pushtimin italian të Shqipërisë, u kthye dhe punoi si arsimtar në fshatrat e Fushë Krujës, Kukësit, Peshkopisë, Lushnjës, Beratit. Në të gjitha këto lokalitete ai formoi koleksione muzeale, grumbulloi lëndë arkeologjike, mblodhi dhe botoi lëndë folklorike në revistën Visaret e Kombit. Pas pushtimit të Jugosllavisë nga Gjermania Naziste dhe hyrjes së administratës shqiptare në Tokat e Lirueme, mё 1941 u hap normalja Sami Frashёri nё Prishtinё. Aty Berisha dha gjuhë e letërsi shqipe dhe histori. Më 12 shtator 1943 themeloi organizatën politike e ushtarake Besa Kombëtare me mëtimin për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare. Nga nёntori i vitit 1944 doli nё ilegalitet, formoi organizatёn Besa kombёtare dhe u shqua si ideolog i qёndresёs sё armatosur pёr mbrojtjen e kufijve dhe bashkimin e trojeve shqiptare. Pas tërheqjes graduale gjermane, Berisha punon për mbajtjen e kuvendeve ku të koordinoheshin veprimet për luftimin e rrezikut komunist. Pas një aktiviteti në fshatrat e Gjakovës, me 10 korrik të vitit 1946 në malet e Hereçit të Gjakovës, i rrethuar nga forcat e të ashtuquajturës “Mbrojtja popullore dhe e milicisë jugosllave”, u vra në udhëtim e sipër për në Kongresin V të ONDSH-së, që mbahej në Lipovicë. Së bashku me përcjelljen bëjnë rezistencë, për të dalë nga rrethimi. Por prof. Ymer Berisha vritet me 8 patriotë, dhe 12 të tjerë plagosën rëndë. Së bashku me ta vritet edhe mësuesi Fehmi Kura. Referime: “1945, Ymer Berisha: Memorandum of Besa Kombëtare”, albanianhistory.net (në anglisht). Marrë më 2 janar 2021; Fazlija, Emin. “Prof. Ymer Berisha”, bkdsh.de.tl. Marrë më 3 janar 2021; Keçmezi-Basha, Sabile (15 janar 2010), “Profesor Ymer Berisha dhe Organizata Politike Ilegale Patriotike Shqiptare Besa Kombëtare në Kosovë”, zemrashqiptare.net. Marrë më 3 janar 2021.

[10] Gjergj Martini (1917-1946). Ai kishte le në Hot, në pjesën që sot e ka Mali i Zi, me datë 17 gusht 1917. Si kryen gjimnazin e ultë në Shkodër, ndjek dhe mbaron Normalen e Elbasanit. Në vitin 1941 asht në grupin e parë të mësuesve shqiptarë që shkojnë në Kosovë për përhapjen e arësimit shqip atje. Shërben në fillim në Mitrovicë e Prishtinë. Edhe ai, si prof. Kolë Parubi, ishte pjesëmarrës në themelimin e ONDSH-së. Gjergj Martini ishte edhe muzikant, sportist e i pasionuem mbas teatrit. Në Gjakovë, ai shkroi dramën “Kosovarja”, të cilën edhe e vuni në skenë po vetë. Gjyqi në Prizren. Në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës, u zhvillue nga data 29 qershor deri me 13 korrik 1946 gjyqi kundër 27 të pandehunve, ku ma i vjetri ishte frati me zhgun, At Bernardin Llupi, 60 vjeç, kurse ma të rijtë, studenta në gjimnaz të Pejës, sa i kishin mbushë 16 vjeç, si Shefqet Kelmendi, Viktor Gashi, Engjëll Berisha, Ramiz Kelmendi etj.. Kryetar i trupit gjykues ishte egërsina Dragustin Janjiç, kurse prokuror famëkeqi Ali Shukriu. “Për ne nxanësit, – kujton njeni prej të rijëve,- ishte krenari të ishim pranë Fratit me zhgun dhe Orleanës shkodrane”. Akt akuza randonte sidomos katër të pandehunit shkodranë: Marie Shllakun, At Bernardin Llupin, Kolë Parubin e Gjergj Martinin. Të ishin të vërteta të gjitha ato për të cilat akuzoheshin, do të ishin superheroj. Por edhe ata mohuen vetëm sa nuk ishin aspak të vërteta, e pranuen me krenari akuzën që u bante nder për veprimtarinë e tyne antiserbe. Marie Shllaku kishte provue gjatë hetuesisë torturat ma çnjerëzore. Në sallën e gjyqit pak kush do ta kishte njohë, po të mos e dinin për cilen bahej fjalë. Ishte krejtësisht e shpërfytyrueme, shpesh herë nuk ishte në gjendje as të mbante drejtqendrim, por kur fliste nuk ndjehej fill dridhërime në zanin e saj tingllues. Pyetje: Qysh kur je marrë me politikë? Maria: “Qysh në moshën 20 vjeç, nëse politikë mund të quhet dashunia për Atdhe, lufta për një Shqipni etnike bashkë me pjesët e shkëputuna, Kosovë e Çamëri”- i përgjigjej prokurorit vajza e imtë, aty në mes çerdhes sllavo-komuniste, me plagë lufte në shtat, me sa e sa plagë të tjera e trupin e dërrmuem nga torturat në hetuesi, e vetëdijshme se e priste pushkatimi. Pyetje: Pse keni luftue kundër partizanëve? Maria: Me iu rrëzue ju nga pushteti. Pyetje: Çka të lidh me Mehmet Berishën? Maria: Ideali kombëtar. Pyetje: Çfarë the në Kuvendin e Drenicës? Maria: Luftë deri në vdekje për çlirimin e Kosovës. Pyetje: Çka kishe me ba me ne, sikur të kishit fitue? Maria: Kisha me ju gri si duhanin në çark! Pyetje: A e di se për këto krime të pret pushkatimi? Maria: Nuk do t’i mungojnë kurrë lulet Kosovës t’i sjellë mbi vorrin tim. Dhe nuk iu dridh zani një herë! U dridhën po, ata, gjakatarët, para Marie Shllakut, para Norës e Shotës njëherësh! Vendimi: Marie Shllaku, dënim me vdekje, pushkatim. At Bernardin Llupi, dënim me vdekje, pushkatim. Kolë Parubi, dënim me vdekje, pushkatim. Gjergj Martini, dënim me vdekje, pushkatim. Njëzet e tre të tjerët me afate të ndryshme burgimi. Nata mizore ishte nata në mes 24 e 25 nandorit 1946. Askush nuk e di nëse ishte ende data 24 apo kishin kalue në datën 25. Nata ishte sterrë e zezë dhe me shi e llohë bore bashkë. Gjithkça ishte zhytë në errsinë. Të burgosunit, në mes tyne edhe të dënuemit me vdekje, lëviznin nëpër dhomën e madhe e të vetme ku i kishin grumbullue. Të gjithë ishin me hekura në kambë, edhe pse të mbyllun në një dhomë burgu. Vijnë ata, xhelatët. “Në emën të popullit ….. “. Marrin të denuemit me vdekje. Para se me dalë, te dera, kthen kryet At Bernardin Llupi dhe u thotë të burgosunve: “Burra!” Mos u ligshtoni për ne!” Atë çast, ende pa u largue mirë të dënuemit me vdekje, të burgosunit ia morën kangës: Se mjaft në robëri, Kosovë e Çamëri! Ishte nata mizore në mes 24 dhe 25 nandorit 1946. Katër lisa u këputën nën breshninë e plumbave, por nuk u përkulen. Ishin bijët e shqipes! Marie Shllaku, At Bernardin Llupi, Kolë Parubi, Gjergj Martini. I lehtë u qoftë dheu në jetë të jetëve! (Danie Gazulli, “Natë mizore e pushkatimit të heronjve – Në kujtim të 4 martirëve: Marie Shllaku, At Bernardin Llupi, Kolë Parubi, Gjergj Martini”, http://www.kujtoj.al)

[11] Fritz Radovani, “In memoriam, At Bernardin  Llupi O.F.M.!”, ëëë.Alb-sprint.com

[12] Fritz Radovani, “In memoriam, At Bernardin  Llupi O.F.M.!”, http://www.Alb-sprint.com

[13] Willy Kamsi (1926-2017), ka qenë arsimtar, bibliograf, publicist, albanolog dhe diplomat shqiptar. U lind në Bari, djali i vetëm i Gjonit të Palokë Kamsit dhe Rozës së Pjetër Daragjatit. Të vendosur në qendrën puljeze nga pjesëmarrja e të atit në Lëvizjen e Qershorit. U pagëzua në Bazilikën e shën Pjetrit në Romë, ku jetonin gjyshërit e tij amësor. Ndoqi shkollimin fillor dhe atë të mesëm në qytetin e lindjes, pranë Institutit “Di Cagno Abbrescia” të drejtuar nga etërit jezuitë. Shtëpia e tij në Bari ishte një votër e ngrohtë për patriotë dhe politikanë shqiptarë, aty u përshkuan: Luigj Gurakuqi, atë Gjergj Fishta o.f.m., mons. Bumçi, dom Lazër Shantoja, Mustafa Kruja, Bahri Omari, Sotir Gjika, Xhevat Kortsha e shumë të tjerë. Willy u rrit në mërgim, prej nga erdhi në Shqipëri në kulmin e Luftës së Dytë Botnore, në qershor të vitit 1943. Prej 1943 gjer më 1946 nuk ndoqi shkollim në Shqipëri dhe vetëm më 1946 u regjistrua, për të marrë diplomën e pjekurisë më 1946. Më 1944 u angazhua në bibliotekën e Institutit të Studimeve Shqiptare, drejtor i të cilës qe Filip Fishta, që e ndihmoi të përvijonte një formim albanologjik megjithëse fort i ri. Edhe pse i ati, Gjoni, nuk ishte marrë gjatë luftës me politikë, familja e tij në qershor të vitit 1953 dëbohet prej Tiranës dhe detyrohen të shkojnë në Shkodër. Punoi si bibliotekist në Institutit të Lartë Pedagogjik në Shkodër më 1954. Vitin tjetër punësohet në zyrën teknike të Komitetit të Shkodrës, punë në të cilën qe për afro 9 vjet, deri më 1963, kur u emërua përgjegjës i bibliotekës së Institutit të Lartë Pedagogjik. Prej 1963 e deri më 1990 drejtoi këtë bibliotekë duke e pajisur me rreth 120 mijë vëllime, libra dhe të përkohshme. Ndër punët e vyera formoi prej së pari sektorin e albanologjisë me botime të blera kryesisht prej familjeve shkodrane. Sektor i cili mbahet si njëri prej më të mirëve në Shqipëri, pas Bibliotekës Kombëtare në Tiranë. Ndërkohë ndoqi studimet e larta duke u diplomuar më 1975 për Histori dhe Gjeografi. Një prej miqve të tij më të mëdhenj, atë Viktor Volaj o.f.m.; ish-sekretar personal i atë Anton Harapit o.f.m. dhe komentues i Fishtës, çmonte tek Kamsi mendjen e tij logjike dhe kujtesën mirandoliane, që i jepnin vlerë kërkimeve të tija të censhme në lëmin e historisë mesjetare. U muar part time me rindërtimin e bibliotekës “Át Zef Valentini S.J.” të Institutit të Lartë Filozofik dhe Teologjik në Shkodër. Mori pjesë ndër konferenca, simpoziume, takime shkencore që u zhvilluan në Shqipëri dhe veçanërisht në Shkodër. Ndërroi jetë më 24 janar 2017 në shtëpinë e tij në Shkodër, duke pasë pranë të motrën Milën. Ai ka shumë kontributet kulturore. Krahas punës ndër biblioteka Willy Kamsi është marrë edhe me studime historike dhe bibliografike. Ka botuar një seri artikujsh, ka përkthyer vepra dhe ka disa punime të gatshme për botim. Mbas rënjes së komunizmit, në vitin 1993 me dekret nga Presidenti i vendit Sali Berisha ai u emërua prej qeverisë demokratike ambasador i parë i Republikës shqiptare pranë Selisë së Shenjtë. Letrat kredenciale ia paraqiti Papës Gjon Pali II më 25 prill 1993, tri ditë para ardhjes së tij në Shqipëri. E kreu atë detyrë deri në dhjetor të vitit 1996, vit në të cilin kaloi në pension. Willy Kamsi jetoi në qytetin Shkodër, i përkushtuar i tëri mbas botimit të disa veprave të randësishme siç është treguesi i plotë i revistave “Hylli i Dritës”, “Leka”, “Albania” e Konicës, “Shêjzat” si edhe i disa materialeve me rëndësi historike, siç janë “Ditari” historik i Shuk Gurakuqit, “Kujtimet” e Gjon Kamsit, një përmbledhje të studimeve të veta me karakter historik. Merret dhe me histori, monumente e arkeologji, me gjuhë shqipe, sidomos me etimologji të toponomastikës historike e fusha të tjera shkencore. Kohët e fundit ka dorëzuar në shtyp përkthimin e veprës së atë Jak Marlekajt o.f.m., profesor për shumë dekada në Universitetin e Barit, “Pjetër Bogdani dhe Shqipnia e kohës së tij”, të pajisun me treguesin e plotë të emnave. Ai ka marrë tri dekorata: Medalja “Naim Frashëri”, për merita pune në punën bibliotekare (1987), “Kalorës i Kryqit të Madh të Urdhërit të Shën Gregorit të Madh” (1995) dhënë nga shën Papa Gjon Pali II, mbas dy vjetëve shërbimi diplomatik; dhe “Kalorës i Urdhërit të Yllit të Solidaritetit Italian”, prej Presidentit të Republikës së Italisë Carlo Azeglio Ciampi më 2005. Referime: Dushi, Anila (5 prill 2010). “Familja Kamsi, intelektualët e djeshëm e të sotëm të Shkodrës”, Gazeta “Shekulli”. V (2926): 16–17; Logoreci, Pjetër (14 shtator 2014). “Ju lutem… mos e vritni Gurakuqin për herë të katërt“. voal.ch. Shqiptarja.com; “Curriculum Vitae – Willy Gjon Kamsi”. voal.ch. 7 nëntor 2004; Ndreca A., “Mirënjohja ndaj intelektualit Willy Kamsi”, Publikue ne albanovaonline.com me 11.11.2007

[14] Fritz Radovani, “In memoriam, At Bernardin  Llupi O.F.M.!”, http://www.Alb-sprint.com

BURIMI : www.AlbDreams.Com

Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet në Nju Jork më 19 korrik

0

Pavarësisht raporteve fillestare, vendi i njohur aktualisht si MetLife Stadium do të presë ndeshjen më të rëndësishme të kompeticionit katërvjeçar.
Është zbuluar njoftimi më i rëndësishëm që ka mbetur për t’u njohur për Kupën e Botës FIFA 2026, dhe ishte mjaft tronditës për shumicën e ekspertëve dhe të brendshëm.

Raportet fillestare sugjeruan se Dallas do të mirëpriste ndeshjen e titullit për Kupën e Botës që do të luhej në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara, por në fund, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino zgjodhi të caktojë Nju Jork/Nju Xhersin si vendin ku do të zhvillohet një do të kurorëzohet kampioni i ri i botës.

Qyteti do të mirëpresë ndeshjet e Kupës së Botës për herë të dytë, pasi ka luajtur një rol thelbësor në edicionin e vitit 1994, ku Giants Stadium priti shtatë ndeshje. Vendi i takimit këtë herë do të jetë stadiumi MetLife (i cili do të emërtohet ndryshe nga FIFA për arsye sponsorizimi), një vend që hapi portat e tij në vitin 2010.

MetLife Stadium ka pritur ndeshjet e Concacaf Gold Cup dhe është përdorur si vendi për ndeshjen e titullit në Copa América Centenario 2016. Për më tepër, ai priti Super Bowl XLVIII në 2014.

Ja se si FIFA shpalli vendin e turneut që do të luhet në vitin 2026.

Klinsmann ‘i zemëruar’ zotohet të mos heqë dorë pas largimit të Koresë së Jugut nga Kupa e Azisë

0

Jurgen Klinsmann u zotua të vazhdojë si trajner i Koresë së Jugut pavarësisht se nuk arriti të përmbushë objektivin e tij të deklaruar për të arritur në finalen e Kupës së Azisë pas humbjes 2-0 ndaj Jordanisë të martën.

Legjenda gjermane nuk i ka tërhequr tifozët dhe mediat koreano-jugore që nga marrja e detyrës një vit më parë dhe ka të ngjarë të përballet me kërkesat për t’u larguar pasi ekipi i tij doli në gjysmëfinale.

Pavarësisht se mburret me lojtarin më të mirë të Azisë në Son Heung-min, pritja e Koresë së Jugut për Kupën e parë të Azisë që nga viti 1960 vazhdon pasi ata u mundën mirë nga Jordania në Katar.

I pyetur nga AFP nëse ai do të largohet, Klinsmann tha: “Unë nuk kam në plan të bëj asgjë.

“Kam në plan të analizoj këtë turne dhe të flas me federatën (koreane) për atë që ishte e mirë dhe jo aq e mirë.

“Kishte shumë gjëra të mira që pamë. Është një ekip që po rritet dhe ende duhet të zhvillohet drejt Botërorit të ardhshëm.

“Ka shumë punë përpara nesh.

“Përveç kësaj, nuk po mendoj për asgjë”.

Klinsmann, një fitues i Kupës së Botës si lojtar, por që nuk ka arritur të njëjtat lartësi si trajner, është kritikuar në Korenë e Jugut për buzëqeshjen edhe kur skuadra e tij humbet.

Ai u pyet në konferencën për shtyp pas ndeshjes për buzëqeshjen kur përshëndeti trajnerin e Jordanisë Hussein Ammouta në fund të humbjes gjysmëfinale në Doha.

“Jam i zhgënjyer, jam i inatosur”, tha 59-vjeçari.

Ne nuk ekzistonim në 20-30 minutat e para (të lojës).

Klinsmann tha se Jordan, i cili ishte skuadra më e mirë në pjesën e parë dhe shënoi dy gola në pjesën e dytë, meritonte të fitonte pavarësisht se ishte i dobët.

“Ne kishim qëllimin e madh për të arritur në finale.

“(Por) ata ishin më agresivë, ata fituan pothuajse të gjitha betejat një me një në gjysmën e parë.”

POLITIKA MJERANE SHQIPTARE

0
Edi Rama - spaghetti

Arben Çokajvëzhgim!

Imagjinoni një pasha modern, katolik me brekushe, që sillet si pronar i një vendi të vogël, dhe i bën të gjithë rrush e kumbulla…

Ky është Shën Pal Gjatoja, që kënaqet duke shëtitur nëpër botë me avionin privat, me Ischmaelin e tij, ka lëshuar mjekrën e merr pozat e një burri shteti, të atij që themeloi shtetin shqiptar.

E donte gjithë tepsinë për vete dhe e mori. E rrasi edhe Bejlerin në burg dhe u prish me Greqinë… Tani po krijon probleme me integrimin e vendit në BE dhe me thithjen e fondeve nga BE.

Greqia mori së fundi psh. një fond ndihme nga BE, me reth 400 mijë Euro për qytetar, ne një fond me 120 Euro për qytetar. Kjo është politika që po luan Gjatoja, dhe i duket se po luan bukur! Gabim i madh! Dhe po paguan pasojat e sjelljes së tij sharlataneske.

Gjatojës i duhet të ri-rregullojë politikat e tij, zero konflikt me fqinjët e bashkëpunim paqësor me ta, dhe për përfitime maksimale për vendin, e jo të sillet si pasha, si një pronar i një vendi të vogël afrikan, ku i shiten të gjitha pasuritë kombëtare. Shqipëria e shqiptarët meritojnë më shumë! Meritojnë më mirë!

Nexhmije Zajmi, gazetarja e CNN e para shqiptare në Shtëpinë e Bardhë

0
Nga Beqir SINA – New York

Autore e librit : “Daughter of the Eagle” (Bija e shqipes – 1937)

“Në arkivin e “CNN” dhe “Zërit të Amerikës”, një vend të veçantë zë dhe dosja e gazetares shqiptare, Nexhmije Zaimi”, ka treguar në një intervistë të gjatë me gazetën Panorama i biri i saj, Erik Margolis, një tjetër gazetar i njohur ky i “CNN”, që ka zbardh deri në detaje karakterin dhe angazhimet e vyera të saj…

I cili (Erik Skënderbeg Margolis) duke folur me gazetarin Afrim Imaj te Panorama, ka treguar se “Sigurimi i shtetit më kërcënoi familjarët nga Nju Jorku”. Ndërkohë, ai ishte i biri i Nexhmije Zajmit, dhe gazetari shqiptar që raportoi nga 15 konflikte ushtarake për stacionet më prestigjioze të Perëndimit.

“Të bësh korrespodentin e luftës, duke raportuar nga vija e parë e betejave, do të thotë të jesh luftëtar dhe t’i kushtosh jetën profesionit”.

Për herë të parë për median në Shqipëri, ka qenë gazeta “Panorama” e cila ka sjell nëpërmjet dokumenteve dhe dëshmive të bashkëkohësve një profil të plotë të jetës dhe veprimtarisë së publicistes dhe intelektuales së shquar, Nexhmije Zaimi.

Nexhmije Zajmi u lind në vitin 1917 në Libohovë, sipas materialeve biografike në kërkimin në rrjetet sociale (googel – wikipedia), kurse me origjinë thuhet se ishte çame. Duke iu referuar këtyre informacioneve thuhet se pas mbarimit të shkollës së mesme në vitin 1937, ajo emigron në SHBA. Vendin ku Zajmi, mbaron studimet e gazetarisë në “Wellsley College” dhe “Columbia University”, duke u bërë pastaj gazetare e “Zërit të Amerikës”, CNN-n, “Evropës së Lirë”, madje duke u lartësuar në ”Office of Strategic Services”.

Nexhmije Zajmi thuhet se ishte aktiviste e komunitetit shqiptaro-amerikan, një kohë nënkryetare e “Vatrës”, (kur kryetar në 1978 u zgjodh Ahmet Dervishi dhe sekretar Rasim Sina). Zajmi punoj mjaft edhe në kontaktet me zyrtarët amerikan në përpjekjet për luftimin e komunizmit në Shqipëri. Ajo duke iu bashkuar grupeve nacionaliste, të arratisurve kundërshtarëve të përbetuar të regjimit të Enver Hoxhës, në vitet e 60-t Zajmi iu bashkëngjitë Organizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetit.- (OKLL) sot Partia Lëvizja e Legalitetit.

Në një foto nga arkiva e gazetës “Atdheu” në SHBA, tregohet për pjesëmarrjen e saj në Kuvendin e Vatrës, në Boston – Massachusstes, vjesht e tretë 1978.


Në foton e mëposhtme: i pari nga e majta Gjeto Sinishtaj, i dyti nga e majta duke shfletuar një procesverbal të Kuvendit Vjetor të Vatrës në vitin 1978 është Rasim Sina (ish Sekretar i Përgjithshëm i Vatrës në atë periudhë), ndërkohë, që në krah të tij është Nexhmije Zaimi, gazetarja e parë shqiptare që punoi për “CNN” dhe “Zërin e Amerikës”, Paulin Lukas, Tonin Mirakaj, i cili drejtoi Kuvendin (kryetar i Kuvendit) Ahmet Dervishi (kryetar i Vatrës, i zgjedhur në 1978) dhe Piter Lukas gazetar i “Boston Globe”, dhe Hysen Mulosmani ulur ish drejtori i gazetës “Atdheu” dhe Radio-programit “Zani i Atdheut”.

Nexhmije Zajmi që si gazetare, mësojmë se përcolli situatën dhe luftrat në Lindjen e Mesme në krizën më të madhe të këtij rajoni. Një kohë qëndroi në Itali duke ndihmuar refugjatët e luftes, dhe në Kalabri për të mësuar dialektin arbëreshe. Ishte aktiviste për të drejtat e fëmrës dhe autore e romanit të botuar në anglisht e shqip “Daughter of the Eagle” (Bija e shqipes), Ky roman autobiografik u botua së pari në New York në vitin 1937, dhe u ribotua më vonë për here të tretë.

“Daughter of the Eagle: Autobiography of an Albanian Girl” (“Bija e shqipes: Autobiografia e një vajze shqiptare”),
nga Nexhmie Zaimi (Autore) Formati: Kindle Edition -(1937)

“Daughter of the Eagle: Autobiography of an Albanian Girl” (“Bija e shqipes: Autobiografia e një vajze shqiptare”), është romani i Nexhmije Zajmit i botuar së pari në New York, në vitin 1937, kurse thuhet nga interesimi i madh i lexuesve, në atë kohë ai ribotohet pas disa muajsh po të atij viti, ndërsa pati edhe një botim të tretë në vijim, përkatësisht më 1938, nga shtëpia botuese “Ives Washburn.INC”.

Nexhmie Zaimi në librin “Daughter of the Eagle: Autobiography of an Albanian Girl” (“Bija e shqipes: Autobiografia e një vajze shqiptare”, tregon historinë e jetës së saj të ndërthurur me atë të Shqipërisë së pas-pavarësisë, luftën për modernizim dhe europianizim, përplasjen mes sjelljeve të vjetra ‘a’la turcka’ dhe sjelljeve të reja ‘a’la franga’, fillimin e një lëvizjen e grave dhe dhimbjet e përgjithshme të tranzicionit dhe të ndërtimit të kombit. Historia e saj është e jashtëzakonshme – ajo zhvendoset nga një fshat i vogël në Shqipërinë e Jugut të viteve 1930 për t’u bërë gazetarja e parë femër amerikane që raporton nga Lindja e Mesme.


Shkrimtari Hyqmet Zane, në një shkrim të tij për çështjen çame, përmend Nexhmije Zajmin: “Pak rëndësi ka për njerëzit që nuk e njohin gazetaren e famshme Nexhmije Zajmi. Por një gazetare korrespondente të Nju York Times që shkroi një artikull që vuri në lëvizje edhe administratën e Shtëpisë së Bardhë për mesazhin që ajo dha për të drejtën njerëzore ndërkombëtare të kombeve dhe vendbanimeve etnikisht të pastërta, mori një rëndësi të madhe e vërteta e kohës dhe që sot na vjen si mesazh që meriton respekt, më e pakta. Mbi të gjitha, analiza e një shkrimi me titullin “Toka pa njerëz dhe njerëzit pa tokë” na sjell në kohë një të drejtë që kanë popujt e masakruar në tokën e tyre për të pasur të drejtën e Zotit dhe të drejtën ndërkombëtare nëse është e tillë për hir të asaj që njihet si e “drejta e Zotit”, shkruan Zane.

Ndërkohë, për punën e saj Nexhmije Zajmi është nderuar me shumë çmime si: “American Legion”, ”Comandatoressa della Coronna d’Italia” si dhe “Medaljen e mirënjohjes” nga presidenti amerikan Franklin D. Roosevelt.

Gjate jetës, ajo vizitoi vendlindjen, Shqipërinë, vetëm dy here: në vitin 1939, si dhe në vitin 1986 (mbetet ende e pa qartë se si ajo arriti të hyjë në Shqipëri, sepse mbas 48 orëve në Tiranë, nga sigurimi i shtetit, kur u deportua me dhunë nga Shqipëria, dhe u shpall nga Enver Hoxha në një fjalim të tịj, person i padëshiruar (“non grata”).

Nexhimje Zajmi vdiq në vitin 2004 në Santa Barbara të Kalifornisë. I biri i saj i vetëm , Erik (Skenderbeg) Margolis, është gazetar i njohur, shkrimtar e komentator televiziv i ngjarjeve politike në Kanada.

POSTIMET E FUNDIT