Nga Beqir SINA – New York
Në Beograd Murphy e Peters u takuan me presidentin Aleksandar Vuçiç, kryeministren Ana Brnabiç dhe bën nderimet e tyre në shkollën “Vladislav Ribnikar” ku nëntë nxënës dhe një i ri u vranë nga të shtëna me armë zjarri dy javë më parë
BEOGRAD : Dy senatorë amerikanë, mbas vizitës së tyre, në Prishtinë, Tiranë, Podgoricë, dje kanë qëndruar në Beograd në kuadër të një vizite një javore në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në Beograd gjatë së tyre senatorët amerikan i përcollën një mesazh të qartë presidentit Aleksandër Vuçiç, lidhur me qëndrimet e serbisë me rusinë. Senatori Chris Murphy (D-Conn), dhe Gary Peters(D-Mi), anëtar të Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të SHBA, folën të enjten në një konferencë shtypi mbas takimit më presidentin Aleksander Vuçiç, dhe kryeministreshen serbe Ana Barnabiç, në ambasadën e SHBA-së në Beograd në kuadër vizitës të delegacionit të senatit amerikan në Beograd.
Chris Murphy, anëtar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit dhe Gary Peters, nga Komiteti i Shërbimeve të Armatosura, i kanë treguar krerve të shtetit serb se nuk është në dobi të asnjë vendi të mbështesë regjimin e Vladimir Putinit dhe Serbia duhet të harmonizohet me perëndimin në qasjen ndaj Rusisë.
“Marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë janë të një rëndësie thelbësore. Shtetet e Bashkuara mbështeten në Serbinë si partner ekonomik dhe politik. Sa herë që jam këtu, kam nevojë të theksoj se partneriteti ynë ekonomik është duke u forcuar, ne po forcojmë partneritetin tonë në fushën e diversifikimit të burimeve të energjisë dhe sigurisht që dëshirojmë që Serbia t’u bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe Evropës në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, por ne e vlerësojmë që Serbia votoi me ne në Kombet e Bashkuara”, u shpreh Murphy.

Senatori Murphy theksoi se të dyja palët duhet të hedhin hapat për zbatimin sa më parë të marrëveshjes së arritur në Ohër.
Për luftën e Rusisë kundër Ukrainës, Murphy tha: “Vendi im është përkushtuar nga kjo çështje e ruajtjes së rendit të pas Luftës së Dytë Botërore, në të cilën vendet më të mëdha nuk mundet të arrijnë të zgjerojnë kufijtë e tyre duke pushtuar vendet më të vogla. Ajo që Rusia ka bërë në Ukrainë është e papranueshme. Jo vetëm vendimi i tyre për të pushtuar një fqinj, por vendimi i tyre për të shënjestruar civilët, gra të moshuarit, dhe fëmijët. Këto janë krime me përmasa epike dhe kërkon që e gjithë bota të dënojë atë që ka ndodhur brenda Ukrainës dhe të marrë të gjitha masat e mundshme për ta mbyllur këtë konflikt sa më shpejt të jetë e mundur. Unë e vlerësoj përdorimin e fjalëve të forta nga presidenti Vuçiq. Ai e ka bërë të qartë se Serbia qëndron kundër këtij agresioni. Pres me padurim vazhdimin e dialogut rreth mënyrës sesi mund të kemi përafrim më të mirë me politikat tona.”

