SHBA/Senatorët amerikanë në Serbi

0
199
  Nga Beqir SINA – New York
Në Beograd Murphy e Peters u takuan me presidentin Aleksandar Vuçiç, kryeministren Ana Brnabiç dhe bën nderimet e tyre në shkollën  “Vladislav Ribnikar” ku nëntë nxënës dhe një i ri u vranë nga të shtëna me armë zjarri dy javë më parë
BEOGRAD : Dy senatorë amerikanë, mbas vizitës së tyre, në Prishtinë, Tiranë, Podgoricë, dje kanë qëndruar në Beograd në kuadër të një vizite një javore në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në Beograd gjatë së tyre senatorët amerikan i përcollën një mesazh të qartë presidentit Aleksandër Vuçiç, lidhur me qëndrimet e serbisë me rusinë. Senatori Chris Murphy (D-Conn), dhe Gary Peters(D-Mi), anëtar të Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të SHBA, folën të enjten në një konferencë shtypi mbas takimit më presidentin Aleksander Vuçiç, dhe kryeministreshen serbe Ana Barnabiç, në ambasadën e SHBA-së në Beograd në kuadër vizitës të delegacionit të senatit amerikan në Beograd.
Chris Murphy, anëtar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit dhe  Gary Peters, nga Komiteti i Shërbimeve të Armatosura, i kanë treguar krerve të shtetit serb se nuk është në dobi të asnjë vendi të mbështesë regjimin e Vladimir Putinit dhe Serbia duhet të harmonizohet me perëndimin në qasjen ndaj Rusisë.
“Marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë janë të një rëndësie thelbësore. Shtetet e Bashkuara mbështeten në Serbinë si partner ekonomik dhe politik. Sa herë që jam këtu, kam nevojë të theksoj se partneriteti ynë ekonomik është duke u forcuar, ne po forcojmë partneritetin tonë në fushën e diversifikimit të burimeve të energjisë dhe sigurisht që dëshirojmë që Serbia t’u bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe Evropës në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, por ne e vlerësojmë që Serbia votoi me ne në Kombet e Bashkuara”, u shpreh Murphy.
Ai tha se shpreson të vazhdojnë bisedimet me zyrtarët serbë për harmonizimin e politikave lidhur me sanksionet kundër Moskës, duke nënvizuar se “e ardhmja e Serbisë është me SHBA-në dhe BE-në, jo me Rusinë”. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë shtuar këto kohë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për mosmarrëveshjet Kosovë-Serbi, nga frika e paqëndrueshmërisë së mëtejshme në Evropë në hijen e luftës në Ukrainë.
Senatori Murphy theksoi se të dyja palët duhet të hedhin hapat për zbatimin sa më parë të marrëveshjes së arritur në Ohër.
Për luftën e Rusisë kundër Ukrainës, Murphy tha: “Vendi im është përkushtuar nga kjo çështje e ruajtjes së rendit të pas Luftës së Dytë Botërore, në të cilën vendet më të mëdha nuk mundet të arrijnë të zgjerojnë kufijtë e tyre duke pushtuar vendet më të vogla. Ajo që Rusia ka bërë në Ukrainë është e papranueshme. Jo vetëm vendimi i tyre për të pushtuar një fqinj, por vendimi i tyre për të shënjestruar civilët, gra të moshuarit, dhe fëmijët. Këto janë krime me përmasa epike dhe kërkon që e gjithë bota të dënojë atë që ka ndodhur brenda Ukrainës dhe të marrë të gjitha masat e mundshme për ta mbyllur këtë konflikt sa më shpejt të jetë e mundur. Unë e vlerësoj përdorimin e fjalëve të forta nga presidenti Vuçiq. Ai e ka bërë të qartë se Serbia qëndron kundër këtij agresioni. Pres me padurim vazhdimin e dialogut rreth mënyrës sesi mund të kemi përafrim më të mirë me politikat tona.”
Për marrëveshjen e normalizimit Kosovë-Serbi, Murphy tha: “Është diçka për të cilën Serbia dhe Kosova duhet të jenë jashtëzakonisht krenare, dhe puna tani ka të bëjë me zbatimine marrëveshjeve. Ndonjëherë marrëveshjet nuk janë të lehta në krahasim me zbatimin. E di që fokusi këtu është në Asociacionin e Komunave [me shumicë serbe]. Por le të jemi të sinqertë se kjo marrëveshje kërkon që të dyja palët të ndërmarrin hapa njëkohësisht drejt zbatimit. Dhe kështu bindja jonë është se në të njëjtën kohë Serbia duhet të zbatojë anën e saj të marrëveshjes ndërsa Kosova të zbatojë kërkesat e saj. Dhe do të jem i sinqertë me ju, kur ishim në Kosovë, e bëra të qartë publikisht dhe privatisht se Kosova duhet t’i mbajë premtimet e bëra, për gati 10 vjet, Kosova është zotuar të themelojë një Asociacion të Komunave me shumicë serbe . Unë besoj se ata mund ta bëjnë këtë në përputhje të plotë me kushtetutën e Kosovës. Dhe nuk mendoj se është një hap i paarsyeshëm për t’u ndërmarrë nëse pasoja e kësaj është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Dhe kështu mendoj se tani është koha që Kosova të veprojë. Por unë mendoj gjithashtu se edhe Serbia duhet ta bëjë të qartë se ata do të përmbushin përfundimin e marrëveshjes. Kur ndëmerrni vendimi të një marrëveshje të përmasave historike në Ohër, duhet të ecni përpara shpejt.”
Në vizitën në shkollën  “Vladislav Ribnikar” në Beograd, ku nëntë nxënës dhe një i ri u vranë nga të shtëna me armë zjarri në Beograd, Murphy tha: “Shpresoj që Serbia të përgjigjet ndryshe nga Shtetet e Bashkuara. Shtetet e Bashkuara janë tronditur ndaj këtyre vrasjeve masive. Shtetet e Bashkuara nuk kanë treguar guximin që duhet të ngrihen në mbrojtje të qytetarëve të tyre dhe të miratojnë ligje që i mbajnë armët larg nga duart e njerëzve të rrezikshëm dhe për të ndaluar armët e zjarrit. Serbia ka një mundësi t’i tregojë botës se indiferenca nuk është një opsion. Dhe shpresa ime është që qeveria(serbe) me këtë rast të mund të bashkohet me opozitën së shpejti në javët e ardhshme për të miratuar masa që sigurojnë që vetëm njerëzit e duhur të kenë akses në armë.”