Kreu Blogu Faqe 4

“Mes Kryqit dhe Atdheut”, të autori Klajd Kapinova përjetësohen figurat e shquara të fesë katolike dhe kulturës shqiptare

0

(Parathënie)

Nga Fran Luli *

Libri, që po u paraqitet lexuesve ka vlerën e vet të madhe për të njohur edhe më mirë disa figura të shquara të fesë dhe të kulturës shqiptare, veç atyre shkrimeve, që janë bërë nga autorë të ndryshëm për disa nga këto figura, ndonëse këto të fundit kanë pasur trajtim të pjesshëm, sipas qëllimit të këndvështrimit të kësaj apo atij shkruesi.

Autori i, librit të pranishëm “Mes Kryqit dhe Atdheut”, Klajd Kapinova, i ka vënë vetës detyra të tjera, më një hapësirë paraqitjeje më të gjërë të këtyre figurave, duke përjashtuar këtu dom Ndre Zadejën, për të cilin ka një monografi dy pjesësh, kryesisht me shkrime të vetë Zadejës, pa shumë analiza e komente.

Për këtë a atë shkrues, për këtë a ato shkrime, diçka esenciale, duhet veçuar, se sa herë të bëhen objekt studimi dhe trajtimit klerikët tanë dhe historia e gjatë e kishës shqiptare, të gjitha penat, të djeshme dhe të sotme, kanë pasur kurdoherë çfarë të shkruajnë.

Asnjëherë studiuesit nuk duhet të kenë mbetur të kënaqur plotësisht me artikuj dhe monografitë e tyre. Dhe kjo është e kuptueshme dhe e pranueshme, sepse të merresh me jetën dhe veprën e klerikëve tanë dhe të vetë kishës, do të thotë të besh historinë e gjatë të vetë popullit dhe të vendit të shqiptarve, të përshkruash vetë kulturën e këtij populli, si drejpërdrejtë ashtu dhe tërthorazi.

Për këtë të fundit, flet sidomos vetë literature jonë e vjetër, rreth së cilës, prof. Eqrem Çabej (1908-1980) ynë i ditur, njohës i mirë i gjuhës dhe kulturës shqiptare, ndër të tjera shkruante: “Si shumica e literaturave t’Europës, edhe literatura shqiptare fillimet e saj i ka me përmbajtje fetare”.[1]   

E, vetëkuptohet që kur themi literaturë, bëhet fjalë për kulturë. Rikujtojmë në këtë mes, që vetë dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe, është pikërisht “Formula e Pagëzimit” (më 8 nentor 1462) e imzot Pal Engjëllit.

Po kështu, vepra e parë e shkruar dhe e botuar në gjuhën shqipe, është përsëri me karakter fetar, “Meshari” i dom Gjon Buzukut (në vitin 1555), bile shkruar edhe me motivin patriotik, “prej dashurisë së Atdheut tonë” (Buzuku: “në së dashunit së botësë sonë”), ku fjalën “botë”, ky dhe ndonjë tjetër, e përdor me kuptimin “Atdhe” (Patria).

Trajtimi dhe, veçanërisht, mbrotja e jetës dhe e veprimtarisë së klerit shqiptar është mjat e vështirë dhe serioze, si nga ana e historisë së gjatë të tyre, ashtu dhe nga kalvari i pafund në të cilën kaluan klerikët tanë.

Këtu nuk është fjala vetëm për ato 40 vitet e mohimit të fesë dhe e mbylljes së institucioneve të saj prej regjimit ateist, vite, që domosdo, përbajnë atë natën e gjatë të errësirës, pus të zezë, por edhe për periudhat e tjera të historisë kishtare shqiptare, ku duhen veçuar sidomos atë kohën e gjatë të mesjetës, ku veproi fuqishëm lufta kundër ikonave, ikonoklastia, lufta e ashpër e skizmatikëve kundër kishës katolike, skizmë, që çoi deri edhe në rrënimin e mjaft kishave dhe manastireve, sidomos në Veri të vendit.

Aty shtohet ai vrull i fuqishëm i sundimit turk 5 shekullor, i cili veproi në Shqipëri në shumë plane: politike, ekonomike, ushtarake, por, mjerisht, edhe në psikologjinë dhe në ndërgjegjën fetare të popullit shqiptar.

Këtu nuk mund të harrohet kurrësesi vdekja e parakohshme e Pjetër Bogdanit, i cili u mbyt ose më mirë të themi e mbytën në lumin Drin, dhe s’ishte një vdekje aksidentale.

Nuk duhet harruar vdekja dhe përndjekja e vazhdueshme e imzot Pjetër Bogdanit në shërbimin e tij fetar nga politika e ngushtë serbe dhe turke, i cili pati dhe raste të mbyllej edhe me vite të tëra nëpër shpella. Edhe sot kemi toponimin “Shpella e Bigdanit” në Rrjoll të Mbishkodrës e cila flet gjithçka. Dhe pasoja e rënda të pashlyeshme, dihen mirëfilli, ku më se 2/3 e popullsisë e islamizuan.

Vetëkuptohet, pastaj se ç’hoqi e, më shumë, ç’do të ketë hequr kleri katolik dhe ai ortodoks gjatë këtyre qindravjeçarëve, ku edhe objektet e shumta të kultit po atë fat të zi patën, me shndërrimin e kishave në xhami dhe mjat të tjera të rrënuara përtokë, krejtësisht të shuara.

Por, falë qëndresës së një pjese të popullit dhe të meshtarëve të tij, mjaft kisha ortodokse në Jug të vendit vazhduan jetën e tyre, duke na ruajtur, veç të tjerave, edhe mjaft objekte të rëndësishme të artit tonë të mrekullueshëm kishtar, të cilat sot ngrejnë kryet lart dhe qëndrojnë si përmendore të fuqishme përpara historisë, kulturës dhe fesë kristiane të vendit tonë.

Kishat katolike në Veri, vërtet, që pësuan më tepër rrënime, por vetë ky rrënim flet për lashtësinë e tyre, ku shati i arkeologut ka vepruar dhe duhet të veprojë edhe më tepër për të zbuuar, jo vetëm muranat, por dhe objektet e tjera të artit të tyre, mbuluar nga shekujt e gjatë.

Ato objekte kristiane, që u takojnë kohëve të mëvonshme, bile, edhe ato të malëve tona, përsëri duhen gjurmuar si më të reja e si më të lehta në kërkim, ku janë zbuluar dhe duhet të zbulohen mjaft piktura, skuptura me afreske të ndryshme bizantine dhe romake, një pjesë e të cilave ende mbetën ndër disa muze të vendit, ndonëse janë pakësuar dhe demtuar shumë kohët e fundit.

Këtyre mangësive dhe kufizimeve të drejtim të kërkimit arkeologjik, u ndihmojnë, domosdo, të dhënat dhe burimet historike, të cilat për jetën dhe veprimtarinë kishtare janë të bollshme, një pjesë e mirë brenda bibliotekave dhe arkivave të vendit, pjesa tjetër jashtë vendit, veçanërisht në Vatikan, Venedik e Napoli. Natyrisht, që kërkime të tilla janë bërë edhe në të kaluarën, sidomos nga të huajt, si: albanologu patër Fulvio Cordignano (1887-1952), patër Danjel Farlati (Daniele Farlati Society of Jesus 1690-1773) e Koleti, Stefan Gaspri, Eman Armao, etj.

Por, vetëkuptohet, një punë fort më e madhe, e vazhdueshme, sistematike dhe serioze duhet të ndërmerret prej vetë shqiptarëve, meshtarë e shekullarë, për të hartuar një histori sa më të plotë kishtare shqiptare me një jetë dhe veprimtari kaq të gjatë të krishtërimit ndër trojet tona, për të cilin, mjaft popujt na e kanë lakmi. Kjo histori do të plotësonte fort mirë gjithë historinë e përgjithshme të Shqipërisë.

Duke u kthyer më për së afërmi librit të Klajd Kapinovës, do të verejmë se aty ka përpjekje të mira nga autori për të nxjerrë sa më mirë në dritë figurat dhe personalitet fetare, të cilat i kanë marrë në studim autori.

Vepra nis me Malësinë e Madhe, shikuar në një plan të gjërë: si një trevë e madhe, që ka kontribuar fuqishëm në drejtim të luftës dhe përpjekjeve të vazhdueshme për liri dhe pavarësi nga sundimi i gjatë turk, udhëhequr e frymëzuar prej trimit fatos të Hotit, Dedë Gjo’ Lulit. Këtu vihet mirë në dukje lidhjet e shumta dhe të ngushta të Dedës me klerikët shqiptarë të kohës, të cilët ndihmuan dhe frymëzuan me fjalë e me kryq luftarët e lirisë.

Mos të harrohet se këto lidhje shihen edhe në fund të jetës e të veprimtarisë së Dedës dhe të klerikëve, duke pohuar vetë mons. Zef Simon ipeshkëv në këtë mënyrë “apo si vepruen ma vonë komunistat, tuj nxjerrë prej varrit eshtnat e Mons. Jak Serreqit, Mons. Lazër Mjedës, Mons. Gaspër Thaçit, Mons. Ernest Cozzit, Mons. Benardin Shllakut e At Gjegj Fishtës e së bashku me atë, pa dijtë gja, të Dedë Gjo’ Lulit, eshtnat e të cilit françeskanët i kishin ruejtë në vorret e tyne për t’i ba një monument”.[2]

Dhe a s’është sot paradoksale dje krejt e habitshme, që e gjitha Shkodra nuk ka asnjë rrugë a rrugicë, asnjë objekt tjetër të madh as të vogël me emrin e këtij Njeriu, kur atje në Tiranë së paku një rrugë është me emrin e Dedë Gjo’ Lulit.

E, pra, françeskanët e djeshëm e paskan pasur ndër mend t’i ngritnin një permendore bile!? Po vetë patër Gjergj Fishta o.f.m., që i thuri mbi 800 vargje në “Lahutën e Malëcisë” këtij Heroi, mos bëri gabim!?

Më tej, Kapinova vë ne dukje kontributin e madh të klerit shkodran në Kryengritjen e Malësisë së Madhe dhe në Memorandumin e Gërçës, duke ia bërë të ditur edhe diplomacisë evropiane të kohës, mbështetur, domosdo, në mjaft burime historike.

Vend të rëndësishëm në këtë kapitull, autori ynë i ka lënë polemikës me dy historian, që kanë trajtuar Kryengitjen e Malësisë së Madhe dhe ngritjen e Flamurit të parë shqiptar në Majë të Deçiqit, pas pesë shekuj robërie, më 6 prill 1911.

Autori kritikon ashpër mungesën e seriozitetit shkencor të këtyre historianëve, Xhevat Repishtit dhe Gazmend Shpuzës, ndonëse të dy shkodranë dhe njohës të ngjarjeve dhe momenteve të rëndësishëm historike në trajtimin e problemeve kyçe të luftrave dhe përpjekjeve të shumta të popullit për liri e pavarësi.

Për çudi veçanërisht G. Shpuza, ndryshe ka shkruar për Kryengritjen në vitin 1967 e ndryshe krejt në kohën e fundit. Si ka mundësi, që i njëti autor, për të njëjtën ngjarje, në një hapësirë kohore jo shumë të madhe, të mbaj qëndrim mjaft të lëkundur e bile të kundërt, duke kundërshtuar, kështu, edhe vetën e tij me një kontradiktë të ashpër?

Po tjetri Xh. Repishti, si guxon të verë në pikëpyetje, e bile të mohoj ngritjen e Flamurit të vitit 1911? Si u bie ndesh dhe mohon gjithë atë literaturë të pasur dhe burime të shumta historike të atyre kohërave e të atyrë të mëvonshmeve për dëshminë e vërtetë të Flamurit tonë?

Por, autori i librit “Mes Kryqit e Atdheut”, për Repishtin reagon, veç të tjerave, edhe kështu: “ndonjë “doktor” i shkencave historike vë në dyshim (për të mos thënë se lë të nënkuptosh se a është ngritur ndonjëherë Flamuri Kombëtar me 6 Prill 1911 në Bratile të Deçiqit) se ku dhe si është shkruar ky dhe ai fakt në fjalë!!!?” Dhe menjëherë bën pyetjen, që s’do fare përgjigje për çdo atdhetar dhe shqiptar të ndershëm: “Kështu nderohet simboli i kombit nga vetë shqiptari!?”.

Polemikë bën autori me këta e të tjerë studiues dhe përsa i pëket lidhjes së klerikëve me Dedën e me luftarët e lirisë dhe veçanërisht, me kontributin e madh e të pamohueshëm të këtij kleri në këtë ngjarje të shënuar të historisë sonë kombëtare.

Autori mohon kategorisht dhe e shpreh me ironi të theksuar ato epiketet e turpshme, që iu vunë priftërinjve tanë nga regjimi ateist i 50 vjetëve, si kleri “antikombëtar”, “reaksionar”, njerëz në shërbim të të huajve, në shërbim të Vatikanit, apo të Austro-Hungarisë e sa e sa akuza e proçka të tilla të shemtuara.

Autori për këtë e për të tjera, shkruan: “Në gjakun e komunistëve ishte asimiluar aq shumë fanatizëm dhe urretje ndaj katoliçizmit, se petku i meshtarit u krijonte tërbim deri në sadizëm, prandaj edhe salvimi ka enë më i rrepti dhe më i tmerrshmi se në gjithë vendet e ish-kampit socialist, dhe ëpr më tepër i pakrahasueshëm disa herë në atë çka u realizua barbarisht në Shqipërinë martire.”

Në veçanti, për rolin e mamdh, që ka luajtur Austro-Hungaria në formimin e intelektualëve shqiptarë, në fushën e fesë dhe kulturës, Kapinova shkruan: “Për të parë veprimtarinë “armiqësore” të imperialistëve austro-hungarezë, ndaj Shqipërërisë si armiq të jashtëm të saj, për hir të interesave të padronëve të tij, kleri katolik, sipas “historianit” Shpuza, edhe kësaj here iu “kunvervu” lëvizjes sonë kombëtare. Mirëpo, këtë mendim të “historianit” nuk e ka prof. dr. Uran Asllani, i cili, argumenton shkencërisht: “Në sajë të këtij programi politik e klerikal të Perandorisë së Hasburgëve, gjatë kësaj periudhe u përgatitën personalitetet klerikale, por edhe politike, shoqërore, arsimore, të cilat do të luanin role të rëndësishme në historinë e kombit tonë.” Ku ka veprimtari antikombëtare dhe reaksionare të këtyre prelatëve, kur lexojmë fjalët e historianit patër Marin Sirdani o.f.m.: “Bashkë me malësorët ishin edhe të gjithë famullitarët e tyre, …qi kshillojshin nalt moralin, me shpresë me fitue prej asajë lufte të drejtat jo vetëm për ato male, por edhe për Shqipninë mbarë”.

Një analizë të hollë, për kontributin e klerikëve tanë në drejtim të lëvizjeve çlirimtare të popullit, duke ndjekur gjallërisht binomin “Fe e Atdhe”, na e jep patër Konrrad Gjolaj o.f.m., i veçuar mirë në librin e Klajd Kapinovës, ku ndër të tjera, patri i mençur, shkruan: “A nuk ishin Françeskanët tonë përkrah Dedë Gjo’ Lulit, që nën zhgunat e tyne, ndër ato gjokse që ma vonë pritën plumbat e komunistëve, futën në Shkabë dykrenare që u valëvit ndër ato Bjeshkë kreshnike?...”

Në përfundim të kontributit të këtij kleri, në problemin madhor të çlirimit të vendit nga zgjedha e gjatë otomane (turke) dhe të mohimit të lloj-lloj akuzave e farsave ndaj klerit katolik prej disa historianëve, autori i librit shkruan: “Të gjithë sa u thanë më sipër, hedhin poshtë falcifikimet e pretendimet e tij (Gazmend Shpuzës – shënimi im F. Luli) për rolin gjoja negative që ka luajtur klerik katolik në lëvizjen kombëtare, argumente të cilat shformojnë “mendimet” më tepër të fabrikuara dhe të njëanshme….

Një artikull të ngjeshur autori ia ka kushtuar Kishës Katedrale të shën Shtjefnit të Shkodrës (1858), si më e madhja kishë në vend dhe si kryqendër e hierarkisë kishtare shqiptare, me një histori rreth 150 vjetësh. Klajd Kapinova, është përpjekur të hyj sa më thellë në historinë e ndërtimit të kësaj kishe, fatin, që pësoi ajo më vonë, mjerisht e fatkeqsisht, duke u kthyer në pallat sporti prej kazmës së mësuesve të sistemit ateist 5-vjeçar, rindërtimin e plotë të saj pas viteve ’90 dhe vendosjen e 7 këmbanave, natyrisht, mbështetur edhe në studimin serioz të historianit Gjush Sheldia, “Kryeipeshkëvia Metropolitane e Shkodrës e Dioqezat Sufragane”.

Për përfundimin e punimeve, autori shkruan: “Si datë e përurimit mbahet 7 prill 1858”. Pastaj hyhet në hollësi të këtyre punimeve, kontributin financiar e material që njerëzit kanë dhënë për ndërtimin e Kishës dhe ngritjen e këmbanave dhe të kompanjelit, si dhe të lterit të madh e të tjerëve më të vogël.

Autori vë në dukje se për anën figurative dhe përgjithësisht, për artin e bukur kishtar, kanë marrë pjesë artist të njohur, si: Kolë Idromeno, me të jatin Arsen Idromeno, Simon Rrota, Pjetër Marubi. Autori ynë edhe në historinë e lashtë të kishave të Shkodrës, ku shkruan: “Rezidenca Ipeshkvnore e Shkodrës ose siç njihet ndryshe si shtëpia e ipeshkëvit, që përmendet si domus episcopate fill në vitin 1521. Ajo gjendet në qytet, afër kishës katedrale kushtuar shën Shtjefnit protomartir e cila përmendet në vitin 1403…” dhe na vë në dijeni: “Arqipëshkëvi i parë i kryeipeshkëvisë së Shkodrës ka qenë Bassus, rreth vitit 387 mbas Krishtit”.

Në një pikë të veçantë, autori trajton proçesin shkatërrues të kumbanares së kësaj kishe (më 1967), kthimin e këtij institucioni të rëndësishëm fetar në pallat sporti, rindërtimin e kumbanares dhe pajisjen e saj me 7 këmbana. Me të drejtë, autori thekson: “Tempolli i Zotit shndërrohet në pallat sporti. A nuk flet kjo mjaft për veprën “satanike” të atij viti të mbrapshtë, të vitit 1967”, ndërsa patër Zef Pllumi, për ato ditë të zeza të mbylljes së Kishës, ndër të tjera, thekson: “Kje data 19 mars afër orës 5 mbasdreke, e Diela e Larit (dafinave) dhe fillonte Java e Mundimeve; të dielën tjetër me 26 t’atij mueji ishin Pashkët, të cilat nuk u festuan ma, pse java e Mundimeve për Kishën e besimtarët vazhdoi e gjatë: për 24 vjet rresht” (sipas librit të Klajd Kapinovës).

Për ndërtimin e kumbanores së rrënuar dhe për pajisjen me 7 këmbana, ka kontribuar totalisht financiarisht bashkëatdhetari ynë Kolë Preka Cacaj nga Trieshi (Tivari), me banim në Neë York (SHBA). Vetëm për 7 këmbanat dhe 4 sahatet janë investuar rreth 70.000 dollarë amerikanë.

Ishte pikërisht kjo Kishë, në të cilën Papa Gjon Pali II shuguroi katër ipeshkëvij shqiptarë më 25 prill 1993, si: imzot Frano Illia, imzot Zef Simoni, imzot Robert Ashtën dhe imzot Rrok Mirditën.

Pikërisht, ky Papë, i cili, edhe pse kishat tona ishin mbyllur, atij i qante zemra për komunitetin katolik shqiptar, ku autori i librit shkruan: “Selia e Shënjtë gjithnjë ka ndjekur me vemendje të vazhdueshme mbi atë çka ka ndodhur në Shqipëri dhe në veçanti për udhëheqësit shpirtëror të popullit shqiptar dhe për vetë këtë popull martir”, duke cituar edhe disa fjalë të Papës: “Kisha heroike në Shqipëri, e tronditur nga persekutimi i rëndë dhe i gjatë, por e pasuruar nga dëshmia e martirëve të saj, siç e kam kujtuar gjatë vizitës baritore në Arkidioqezën pulieze të Ontrantos në tetor 1990, ka ndarë deri në pikën e fundit dhimbjet dhe shpresat e Kombit…”.

Regjimi komunist ka vepruar jo vetëm në objektet e kultit, por edhe mbi bibliotekat dhe arkivat e kishave dhe kuvendeve françeskane, biblioteka aq të pasura, sa që ishte një krim jashtëzakonisht i madh dhe një humbje e pazëvendësueshme për kulturën tonë në përgjithësi, ku me mijëra libra fetarë e shkectore, të fushave nga më të ndryshme, ose humbën, ose u bllokuan për të mos qarkulluar, ose ranë në duart e individëve për të mos u shfrytëruar nga masa e lexuesve.

Fatkeqsisht, edhe edhe sot e kësaj dite, ndonëse kanë kaluar 10 vjet, nga liria e fesë dhe e besimit, fondi i asaj pjese të literaturës së kishës, që ka mbetur, përsëri nuk është tërhequr nga hierarkia kishtare, por ka mbetur ndër bibliotekat dhe institucionet shtetërore. Për këtë humbje të madhe të literaturës, Kapinova shkruan: “Një fat të tillë të zi, do të kishin kishat dhe kuvendet e tjera në Shqipëri, ku ekzistonin qendrat e kultit kristian dhe literature e pasur e krishterë botërore.

Breshëritë komuniste u drejtuan edhe kundër asgjësimit të bibliotekave shekullore me vlera të pakrahasueshme të Kuvendit Jezuit, Kuvendit të Provinçës Françeskane, Muzeve të Kolegjës Saveriane e Provincës Françeskane, që përbënin koleksione të rralla arkeologjike, etnografike e numizmatike.”

Problemi i literaturës kishatare dhe përgjithësisht, i trashigimisë kulturore, që kishte kisha shqiptare, është mjaft serioz dhe delikat, problem jo shumë i trajtuar nga shtypi i këtyre viteve të fundit, por që kurrsesi s’e ka lënë pas dore autori i këtij libri të ri.

Duke hyrë tek disa figurat e shquara të disa klerikëve tanë, të trajtuara në këtë libër, vërejmë se autori ka bërë përpjekje për të gjurmuar këto figura, natyrisht, me ato material dhe burime që atij i kanë rënë në dorë, të cilat, si për çdo shkrues, nuk janë të plota, për disa arsye objektive. T’i mbrosh me konserguencë dhe përgjithësi fugurat e klerikëve tanë, është mjaft e vështirë. Vështirësia qëndron në disa pika: njohja e jetës së tyre me hollësi mbetet relative, mbasi duhen burime më të sigurta rregjistrat kishtare janë të pjesshëm, arkivat janë të mangët, ku një pjesë zhdukur ose demtuar, ndërsa pjesa tjetër gjendet në arkivat shtetërore; aktet dhe dokumentacioni ndodhet më tepër në institucionet dhe organet gjyqësore (një punë të mirë në këtë kërkim kanë bërë sidomos Pjetër Pepa dhe Uran Asllani); analiza e veprave të shkruara, është një punë jo aq e lehtë për çdo lexues, gjë që varet nga niveli kulturor dhe formimi i përgjithshëm i shkruesit; njohja e teologjisë dhe literaturës kishtare kishtare nuk mund t’u takojë çdo studiuesi.

Me gjithë këto kufizime, njohja dhe mbrojtja e figurave të tilla mund të bëhet deri-diku, duke shfrytëzuar shtypin e kohës, sodomos atë kishtar, duke u lidhur me bashkëkohësit dhe të afërmit, ndonëse këto duhet të jetë mjaft racionale dhe të matura, nëse duam të bëjmë diçka serioze, që t’i qëndroj kohës dhe njerëzve.

Ndër këto figura të analizuara në këtë libër, për mendimin tonë, duhen dalluar disa nga të tjerët. Kështu, në radhë të parë vijnë në vështrim nha katër a pesë personalitete të mëdha klerikësh të shquar në veprimtarinë e gjërë fetare, por edhe kulturore e shkencore-letrare, si: patër Vinçenc Malaj o.f.m., mons. Simon Filipaj, imzot Frano Illia, dom Ndre Zadeja, të cilë me veprën e tyre janë bërë tashmë e më parë të njohurn për lexuesit e besimtarët.

Figura të tjera janë dalluar në veprimtarinë dhe përkushtimin fetar, si: dy imzotët Zef Gashi, Zef Skana. Vend të veçantë nderi zë Nënë Tereza, brenda Shqipërisë dhe në të gjithë botën, si Nëna më e Madhe për besimtarët, të varfërit, të sëmurët, murgesha hyjneshë, regjinesha për të gjithë fetë dhe njerëzimin, Zoja e dytë pas Zojës së Bekuar, Ëngjellesha e Rojës e të gjithë njerëzve, si vetë Engjëlli i Rojës.

Sipas renditjes në librin e Kapinovës, vjen në vështrim dom Ndre Zadeja, meshtari i vuajtur e i përvuajtur, i butë dhe i ëmbli, si Jezu Krishti zemërbutë e i përvujtë. Është quajtur poeti i ëmbëlsisë, por unë e quaj edhe prifti i ëmbëlsisë, sepse para se të ishte poet i afrimuar, ishte prift, me fjalët e ëmbla të mësimit të fesë. Vargje e tij të ëmbla e të thuara me art e mjeshtëri, kurdoherë me limë në dorë, na kujtojnë dom Ndre Mjedën, po i atyre anëve të Zadejës.

Autori, i ka kushtuar një ndër artikujt më të gjatë këtij meshtari e poeti, të cilin e quan “Bilbil i gojëtarisë dhe shpirtëbutësisë së krishterë”. Ai u pushkatua barbarisht, sit ë kishte bërë sakrilegjet më të mëdha kundër njerëzve, por veç asgjë më tepër kishte kundërshtuar idetë komuniste ateizmin dhe anatemën e regjimit 50-vjeçar. Dhe autori i librit shprehet kështu për atë krim: “A mund të vritet zemra e butë e një meshtari karizmatik, që nuk e njihte në asnjë drejtim armën e urretjes vrastare, por predikonte gjithnjë urtësi, paqe, mirësi midis njerëzve…”

Poeti Zadeja, është autor i mjaft krijimeve artistike, ku dallohen: “Ora e Shqypnisë”, “Rozafa”, “Hija e zezë”, “Rrethimi i Shkodrës”, “Ruba e kuqe”, duke lënë në dorëshkrim, sipas Kapinovës veprën “Shpella e Bigdanit” si dhe disa poezi: “Mizhika”, “Piktura”, “Natyra e Zojës”, “Falni”, “Të kryqëzuemit”, “Kunora e bylbylave”, “At Gjergj Fishta”, etj.

Siç shihet, krijimet e Zadejës kanë tematikë të ndryshme, nga vetë prodhimtaria e madhe e poetit. Aty dallohen, sidomos dy motive, si ai patriotic, përmes 5 krijimeve të para dhe ai fetar në poezitë e fundit, duke ndjekur kështu binomin e njohur “Fe e Atdhe”.

Studiuesi akademik Zef Mirdita, nga ana e tij, për kontributin e klerit në fushën e kulturës, në lidhje me poemën “Kunora e bylbylave”, shkruan: “Poema liriko-filozofike anon kah vargu popullor, duke zbritur në trualllin konkret të jetës me elemente didaktike”.

Për melodramën “Ruba e kuqe”, që flet për ngritjen e Flamurit Kombëtar Shqiptar në Deçiq nga trimat e Dedë Gjo’ Lulit, mjaft studiues kanë dhënë mendimin, se ajo ka një motiv patriotik të fortë patriotik, duke u paraqitur Zadeja, me letra në dorë, si një atdhetarë i flakët, gjë, që vërehet edhe tek “Rrethimi i Shkodrës” e ndonjë tjetër krijim.

Për Nënë Terezën, Klajdi nuk është e para herë, që shkruan, me gjithë përkushtimin e tij të madh. Por, kësaj here ai domosdo zgjatet nga vetë përmesat e librit. Me saktësi, në mënyrë kronologjike, në fillim jep datat dhe çastet më të rëndësishme të jetës e veprimatrisë fetare bamirëse të kësaj Nënë të Madhe të përbotshme, të cilat Klajdi s’ka përtuar t’i ndjek, ku ka mundur ndër shkrime të ndryshme nga shtypi i kohës. Më pas jep çmimet e shumta dhe medaljet e pakursyera, që i kanë ofruar institucionet, shtetet, personalitetet e mëdha nga e gjithë bota.

Me mjaft interes janë vlerësimet, që i kanë dhënë Nënë Terezës figura dhe personalitete të shquara e të larta nga bota mbarë, ku po rendisim disa prej tyre, si: Papa Gjon Pali II: “Nënë Tereza shënoi historinë e shekullit tonë. Ajo mbrojti me kurajo veten. Ajo u shërbeu të gjithë qënieve njerëzore, duke i inkurajuar dinjitetin dhe respektin e tyre”, Bill Clinton, President I SHBA-së: “Me vdekjen e Nënë Terezës bota humbi njerin prej gjigandëve të epokës sonë, që ishte në të njëjtin kohë një frymëzim dhe një sfidë për të gjithë”, Presidenti i Italisë Oscar Luigi Scalfaro: “Nënë Tereza është mbretëresha e mëshirës dhe e përkshtimit botëror njerëzor”; Helmut Kohl, Kancelari i Gjermanisë: “Nënë Tereza ishte një shembull i mirësisë e humanizmit të të krishterëve dhe jo të krishterëve, shembull se si duhet të kalojmë këto aspekte të jetës”; Zhak Shirak, President i Francës: “Nënë Tereza mishëronte për mrekulli atë dhunti me atë virtyt të solidaritetit që sot është një nevojë për botën moderne. Tashmë bota ka më pak dashuri, më pak mëshirë, më pak dritë”; Toni Bler, Kryeminsitër i Britanisë së Madhe: “Bota do të trishtohet nga vdekja e Nënë Terezës”; Kofi Anan Sekretari i Përgjthshëm i OKB-së: “Nënë Tereza, e cila kishte vizituar dy herë Kombet e Bashkuara, ishte një shembull brilant bamirësie, gatishmërie dhe bote shpirtërore.”

Nga bota shqiptare, po veçojmë këtu, edhe disa, si: imzot Rrok Mirdita Arqipeshkëv i Arqipeshvisë Tiranë-Durrës: “Nënë Tereza është një nga personalitete më të mëdha, që populli shqiptar ka dhënë, në këtë shekull, për të mos thënë edhe gjatë historisë së tij”; imzot Nikë Prela Ipeshkëv i Kosovës në pension: ”Ajo lufton kundër luftës, që u tërbua kundër jetës. Ajo është ndërgjegja e njerëzimit. Ajo është ambasadorja e së vërtetës dhe e dashurisë, e drejtësisë”; imzot Frano Illia, Arqipeshkëv Metropilitan i Arqipeshkvisë Shkodër: “Një grusht plakë më çudit dhe lëkund botën! Jo, jo nuk është plaka që ka që ka ndonjë fuqi në vetvete, por është Zoti, që me anë të kësja plake të pafuqishme i bën punët e mëdha… Ajo është vegël e Zotit, vegël e lirisë dhe e arsyeshme, e, si e tillë, njerëzore”; Rexhep Meidani President i Shqipërisë: “Bij e shquara me zemër të madhe, kësaj titaneje të shpirtit njerëzor, me dhembje të thellë e devocion për veprën e saj hyjnore, përkulem ne emër të të gjithë shqiptarëve”; prof. Martin Camaj: “Nënë Tereza është legjendë e gjallë. Luftare kundër mjerimit njerëzor”; prof. Mark Krasniqi, akademik: “Simbol i traditës sonë”; Imzot Mark Sopi, Ipeshkëv i Kosovës: “Do të mbetet në kujtim të përhershëm deri sat ë ekzistojë njerëzimi” (të gjitha këto vlerësime, nxjerrë nga libri i Klajd Kapinovës).

Dhe këto e të tjera si këto, të shkruar për Nënën e Madhe, Klajdi i shpreh me emocione, gjë, që shihet edhe në bisedat e tij të lira. Jo kot ky autor i ka kushtuar asaj afërsisht, po aq faqe sad he çdo figure tjetër klerikësh.

Duke kaluar tek prelatët kishtarë të së sotmes, vërejmë se vendin e parë autori ia ka lënë imzot Frano Illisë, jo for si kryeparë i hierarkisë kishtare, por më tepër si kryeparë i veprimtarisë meshtarake dhe kulturore bile si një kërkues dhe studiues shkencor, veçanarisht në kulturën popullore, aq të pasur e të vlerë, duke u renditur, kështu, përkrah at Shtjefen Gjeçovit o.f.m., dhe të tjerëve në fusha të tjera.

I shkolluar brenda seminareve dhe kolegjeve të Shqipërisë, por edhe jashtë saj, në Gjenevë të Italisë, i lauruar për teologji. Edhe ky veprat i ka me karakter fetar dhe shkencor, ku për të parat flasin shkrimet: “Testamenti i ri” (përkthim), “Jeta e Krishtit”, “Papa Vojtila”, “Shën Françesku i Asizit”, ndërsa për të dytat: “Kanuni i Skanderbegut”, “Illyricum Sacrum” (Vol. VII), “Zakonet e Kurbinit”, “Toponomastika e Jubanit”. Nuk duhen harruar edhe veprat letrare “Dava” (roman), me karakter historik.

Kapinova në plan të parë, me të drejtë, ka vënë veprën kapitale me karakter etnografik “Kanuni i Skanderbegut” të imzot Illisë, vepër simoter me “Kanunin e Lekë Dukagjinit” të atë Gjeçovit, bile me material më të pasur. Autori i bën një analizë të hollësishme “Kanunit”, sipas pjesëve, krerëve e shpesh sipas neneve, që janë me mijëra e mijëra, duke dhënë edhe emërtimet e pjesëve e të krerëve, në mënyrë që lexuesi të informohet sa më mirë për këtë vepër.

Për disa pjesë të “Kanunit” autori jep vlerësimet e duhura, ku, midis të tjerave ai shkruan: “Duke e studiuar me vemendje këtë vepër kapitale, rezulton se vend kryesor kanë zënë: “famija dhe organizimi i saj, ndëshkimet dhe gajet dhe dëmet. Këto pika janë trajtuar me hollësi nga vetë rëndësia dhe problematika e tyre në shoqërinë tonë, të cilat mbetën nyja kyçe edhe në ditët e sotme, natyrisht në shfaqje të ndryshme të kohëve më të vona.

Më poshtë Kapinova, vë në pah vlerat e mëdha gjuhësore e, veçanërisht, leksione të këtij “Kanuni”, duke u mbështetur edhe tek punimi ynë për “Fjalorët e Kanunit të Skanderbegut” (dorëshkrim), duke e ndarë atë në disa pjesë, si: leksiku, sintagmat, frazeologjitë, fjalët e urta e proverbat, përshëndetjet dhe ngushëllimet. Për çdo pjesë, autori i librit jep shembuj konkretë.

Kapinova, nuk lë pa trajtuar dhe punën e madhe të disavjetëshme të mons. Illisë në hartimin e veprës, si dhe pengesat, vështirësitë dhe peripecitë e tjera, që ka kaluar Monsinjori për të ndjekur, ruajtur dhe botuar veprën, duke kaluar dekada të tërë.

Dhe këto vështirësi, patjetër, ishin ato të sistemit politik të mbrapshtë të së kaluërës 50-vjeçare. Shumë e sorollati Insituti i Kulturës Popullore, natyrisht, i orientuar nga “lart” për t’a diskutuar veprën e tij, por, më në fund, në vend që të miratohej botimi i veprës, u gjet një “botim” tjetër, siç i referohet Kapinova vetë mons. Illisë. “Ajo mbledhje (përfundimtare për miratim-F.L.) nuk u ba kurrë, por në vend të saj u ba nji tjetër, tuj m’u vu hekurat e tij më plandosë në burg me 23 shtator 1967…”.

Se sa vuajti ky Njeri në burg dhe sa e hëngri atë ulli, na e shkoqit Kapinova kur thekson: “Pas tetë muajve me radhë në hetuesinë dhe burgun e Tiranës, në 25 prill 1968, sentencës së pritur të dënimit me vdekje, do t’i jepnin perfundimin me motivacionin “për spiunazh në favor të Vatikanit””.

Më vonë, dënimi iu kthye me 25 vjet burg, por e vuajti vetëm me 5 vjet më pak. E, pra 20 vjet të plota i kaloi nëpër burgjet dhe birucat e komunizmit. Se si, qysh e tek, vetëkuptohet, por jo më mirë se në Mat’hauzen e Aushvic.

Është për t’u habitur seriozisht se si ky Njeri i vuajtur burgjesh, për 10 vjetët e fundit ndonëse me liri shtypi, nuk shkroi as artikull as vepër për vuatjet e veta ndryshe krejt nga të tjerët, që kanë qarë e sharë me lot e faqe. Siç pohojnë njerëzit e rrethit të hierarkisë kishtare, “Kur e pyesnin se pese nuk shkruan, Monsinjor, për vuatjet e tua?, ai na përgjigjej me humor: “nuk më besohet se i kam kaluar ato vuajtje”.

Në lidhje me veprën “Dava”, ku trajtohet jeta dhe qëndresa e një vajze shqiptare, për të ruajtur karakterin e vet dhe të familjes së saj, autori bashkë me vetë imzot Illinë, e kanë kapur dhe analizuar mirë, objektivisht, pozitën dhe rolin e femrës shqiptare, ndryshe shpesh nga ç’është trajtuar dhe gjykuar nga studiuesit. Kështu, Kapinova, gjykon në këtë mënyrë: “Figura e Davës, si personazh kryesor, përfaqson femrën shqiptare të historisë së gjatë të vendit, e cila nuk është një robinë, as “një kosh me bajtë”, dhe më poshtë vazhdon: “Përkundrazi, me këtë figurë, autori i dokeve, zakoneve dhe i normave të shumta kanunore, imzot Illia, donte të “thonte se gruaja shqiptare ka zënë vendin e saj të merituar në shoqëri dhe familje”.

Vepra “Illyricum Sacrum” (vol. VII) i P. Daniele Farlatit S.J.[3][4] në gjuhën latine, e përkthyer prej imzot Frano Illisë, ruan gjithë vlerën e saj për historinë e kishës dhe të shenjtorëve ilirë, më tepër në tokën e Shqipërisë mesjetare e më tej, me një hapsirë fort më të gjërë se të sotmen.

Është një punë e vështirë dhe mjaft serioze për kohën e sotme, ku latinistët shqiptarë numërohen me gisht, gjë që flet për një formim solid edhe në gjuhën klasike të Monsinjorit tonë.

E mbetur dorëshkrim, kjo vepër kërkon, patjetër të botohet e të publikohet për studiuesit dhe kolegët, ashtu siç presin edhe mjaft vepra të tjera me karakter historiko-hagjiografikë[5] për t’u përkthyer e botuar, vepra të cilat do të ndriçonin më mirë historinë tonë kishtare dhe atë të përgjithshme të Shqipërisë.

Vepra përmban kryesisht kishat e Doklesë, të Tivarit, të Shkodrës, Drishtit, Dejës, Budves, Lezhës, me ipeshkvinjtë, ipeshkvitë, kapelanet, shenjtërit kushtuar kishave dhe famullive të ndryshme, etj.

Për meritat e tij në fushën e shkencës dhe të fesë, në vitin 1993, imzot Frano Illisë i jepet titulli Professor, ndërsa në vitin 1997 “Qytetar Nderi i Shkodrës”.

Në mbyllje të shkrimit të Kapinovës për këtë Njeri, shkruhet: “Mons. Frano Illia, është një figurë e madhe, një burrë i urtë, klerik i përkushtuar dhe një personalitet shkencor, i cili, po me urti e burrëri, zbatoi binomin “Fe e atdhe”, mbajti gjallë kishën, fenë katolike e besimtarët e saj”.

Dom Simon Silipaj, më vonë imzot Simon Filipaj, renditet i pari që përktheu Biblën, të plotë në gjuhën shqipe, Testamentin e vjetër dhe Testamentin e ri duke u dhënë, kështu, në dorë lexuesve, meshtarë e shekullarë, Shkrimin e Shenjtë, Fjalën e Zotit, në gjuhën amtare.

Autori i librit tonë, Kapinova, këtë Njeri të madh të letrave, këtë biblist të vërtetë, quan “Imzot Simon Filipaj një Sh’Jeronim i dytë i Kishës në trojet shqiptare”, kurse mons. Zef Gashi, një artikull të tij kushtuar kësaj Figure, e titullon: “Mons. Simon Filipaj kolosi brilant i përkthimit të Fjalës së Zotit në shqip”.

Me këtë përkthim, veçanërisht, ne mësuesit e gjuhës shqipe jemi entuziazmuar më shumë se të tjerët, sepse aty kemi parë aftësitë e mëdha shprehëse të gjuhës sonë, e cila qenka e zoja për të dhënë të gjithë kuptimet me nuancat më të holla të fondit të pasur të fjalëve të Biblës, natyrisht me leksikun e pasur dhe të larmishme të kësaj gjuhe, siç është shqipja e jonë. Dhe kjo punë kolosale, në dobi edhe të leksikografisë së shqipes u arrit në sajë të kulturës së mirë gjuhësore të imzot Filipajt, i cili zotëronte mjaft mirë gjuhën e vet amtare, por, siç na njofton Klajdi, ai dinte dhe kroatishten, gjermanishten, frengjishten, italishten bashkë edhe me latinishten e greqishten.

Ky prift, në të vërtetë njihet si biblisti më i mirë i kohëve të fundit në Shqipëri e në “trojet e vendet e tjera, ku ka shqiptarë e ku flitet shqipja”. Vdekja e parakohshme e tij solli një boshllëk të madh në liturgjinë kishtare e, në veçanti në studimet biblike. Ai mund të na jipte, ndoshta, edhe një fjalor biblik të përsosur, që shqipes i mungon, për fat të keq, ndonëse ne e kemi hartuar një fjalor të tillë (që është në proces botimi) por nuk premtojmë të jemi të plotë, natyrisht, si një fjalor i parë i kësaj natyre (“Fjalori biblik” i imzot Nikë Prelës, përmbledhje artikujsh, pas vdekjes është mjaft i kufizuar, vetëm me 100 fjalë).

Imzot Simon Filipaj, ka përkthyer edhe libra të tjerë fetarë, si: Tekste biblike, Tekste liturgjike, Tekste ritual-sakramendet, Tekste katekistike, duke kompletuar, kështu, deri-diku, të gjithë librat biblike dhe ata të meshës.

Zelli i këtij njeriu të fesë ishte më i madh nga ç’kuptojmë. Ai rindërtoi, pothuajse plotësisht, kishën e shën Gjergjit të Bunës, një ndër kishat më të vjetra të Mesjetës në Shqipëri, duke e oajisur me të gjitha objektet e tjera të një institucioni fetar.

Siç nga njofton mirë Klajd Kapinova, ai mblidhte e ruante si relike të çmuara mjaft objekte të kultit kristian, që ruanin gjithë vlerën e tyre muzeale, si këmbana e vitit 1768, një kelk i vitit 1783, dy piktura druri, ku shquhen dy shenjtërit: Shna Rroku dhe shën Mëhilli.

Parë në kompleks, imzot Simon Filipaj mbetet një njeri i fësë, i kulturës kristiane, njohës më i mirë i Biblës, përkthyesi më i aftë i Shkrimeve të Shenjta dhe shumicën e kohës, atje në një kishë të famullie krejt të thjeshtë, larg qendrave të rëndësishme kishtare. Si e bëri gjithë këtë punë kolosale? Me punë, vullnet të fortë dhe me një bibliotekë, duket, shumë të pasur. Me bese e shpresë në Zotin, njeriu ia arritka të bëj vepra të mëdha, kudo që qenka.

Prifti tjetër i diasporës shqiptare, gjithnjë në Mal të Zi, patër Vinçenc Malaj o.f.m., renditet përsëri dhe ky ndër ato njerëzit e fesë, por dhe të kulturës shqiptare, bile në një plan më të gjërë, në atë të albanologjisë, përkrah albanologëve të tjerë të vendit.

Deri sot i njohur si doktor i shkencave, por sipas Kapinovës edhe si profesor e akademik. Patër Vinkoja, është një ndër ata dijetarë, që studio në Universitetin “La Sapinza” të Romës (themeluar në vitin 1303.)[6] veç atij të Zagrebit, për t’u formuar mirë, kështu, si njeri i letrave humane në veçanti.

Është një studiues mjaft prodhimtar,, me artikuj, studime e vepra të plota. Njeri i gjallë jashtë mase, gjithmonë me një zemër të re e forcë rinore, me vullnet, zell të veçantë, i kudondodhur në rrethe dhe institucione kulturore e shkencore, brenda Malit të Zi dhe gjithë Jugosllavisë, por edhe në Shqipëri e në vendet perëndimore, për të cilat flasin bashkëpunimet e tij me sa e sa revista e organe të tjera botuese, andej e këtej.

Veprimtaria e Patrit është e gjërë, por më fort, ai dallon në historinë e kishës e të klerit shqiptar, veçanërisht, për françeskanët e paharruar, që pajisen vendin e kombin me fe, dije e kulturë, duke shtuar dhe tekstologjinë, foklorin, biografinë e klerikëve, toponiminë, pa harruar edhe ato punët e dyta, muzikën, skulpturën e pikturën.

Me të drejtë, Kapinova shkruan: “Krijimtaria shkencore, dhe trashëgimia e albanologut (patër Vinkos-F.L.) është e shumanshme dhe e fushave të ndryshme”. Vepra kryesore e V. Malajt është “Kuvendi i Arbërit, 1705” (në dy pjesë), ku dallon si tekstolog i rrallë, duke u krahasur kështu me Çabejn, Rrotën, Ashtën e ndonjë tjetër. Është një punë e lodhshme, ku shpeshherë është e vështirë të transkriptosh e të transliterosh se sa të përkthesh, meqë ke të bësh me një gjendje gjuhësore mjaft të vjetër, edhe pse gjuhë shqipe është.

Por, kuptohet, që këtu duhet të zorërosh edhe latinishten, si gjuhë e kohës dhe e liturgjisë, zotëri, që nuk i ka munguar patër Vinçencit. Ky Sinod, veç rëndësisë së tij të madhe në planin fetar, për të ruajtur dhe forcuar fenë kristiane ndaj trysnisë islame, kish edhe vlerën tjetër të madhe në planin nacional, social dhe kulturor.

Për këtë, vetë Patri shkruan: “Vetëm tradita kishtare e përhapi kultin e fesë s ëtë parëve, të mësuesve e të mbrojtun me gjuhën e zemrës e të votrës shtëpiake e vetme e fisit të ndamë e të shprishun, dhe mjet i vetëm dhe symbol i njësissë etnike”.

Më poshtë dhe më hollësisht, për vlerat kulturore, autori vazhdon: “Qëllimi ynë është të vemë në dukje vetëm rëndësinë historiko-letrare, së bashku me atë gjuhësore-leksikore”. Gjithsesi, kjo vepër ka gjithë vlerën e madhe për studiuesin e gjuhës shqipe, veçanërisht në planin e gjuhësisë historike.

Një artikull i ngjeshur, pothuaj, me përmasat e një vepre, është artikulli, që flet për jetën dhe veprimtarinë e gjërë të at Gjeçovit, ku shihet, jo vetëm puna e këtij studiuesi, por edhe aftësia e patër Vinkos në analizën e shkrimeve të tilla, si dhe nxjerrja e vlerave të kësaj përmbledhjeje bio-bibliografike si një studim vërtetë kritik.

Vepra e vëllimshme: “Të dhënat albanologjike, folklore, bibliografi, histori”, përbën një lloj korpusi për historirinë e albanologjisë e të historisë, përgjithësisht, për foklorin tonë të pasur e mjaft të vjetër, të cilat i ka njohur fort mirë patër Vinçenci, përmes edhe një literature të pasur, pa të cilën ky njeri nuk ecte kurrsesi, bile edhe nuk mund të jepte pa këto thesare kulturore, shqiptare dhe të huaja.

Për vlerat e këtij libri dy vëllimësh me 600 faqe, Klajd Kapinova shkruan: “Këtu veçohen shumë punime me interes, që i kushtohen personaliteteve të shquara të shkencës shqipare e posaçrisht lçmit të albanologjisë, si: arbëreshë, hqiptarë të mëmëdheut, albanologëve të huaj, etj.”.

Dom Zef Gashi, i njohur dhe i emëruar më vonë si imzot (1998), shquhet si ndër prelatët e Urdhërit të Kongretatës Saleziane, themeluar nga Shën Gjon Bosco. Eshtë një prift me një kohë të gjatë të shërbesave fetare, në Kosovë dhe në vitet e fundit në Shqipëri.

Në Shkodër, veçanarisht njihet si themelues dhe drejtues i Institutit Katekistik Kombëtar, ku mësojmë me dhjetra dhe qindra të rinjë, me disa drejtime, si: formimi i katekistit, katekeza sipas moshave, katekeza aplikative, me 11 lëndë me përmbatje teoriko-liturgjike, bibliko-katekistike, pedagogjiko-juridike, siç na informon Kapinova në librin e vet.

Kudo e kanë njohur imzot Zef Gashin ndër rrethinat e Shkodrës, si një meshtar i përkushtuar dhe jepte e mësonte fjalën e Zotit. Ndër përshtypjet e shumta të Klajd Kapinovës për këtë njeri gojëmbël, që e njihte nga afër, janë edhe këto: “E kush nuk e njeh në Shkodër, Berdicë, Malësi e Madhe, Lezhë, Durrës, Tiranë e gjetkë, dashamirësin, bariun karizmatik bujar e gohëmbël, shqiparin e dhënë pas përhapjes së fjalës jetësore të Krishtit, që përsëri plot energji punon me cilësi të virtytshme për “Fe e Atdhe”… Kushdo shpesh ka dëgjuar në fjalët e tij të matuna, dinjitetin e urtësinë për të na udhëzuar të rifitojmë ndërgjegjën qytetare kombëtare, vlera morale, fetare e universal, cilësitë e larta shpirtërore….

Imzot Gashi është dalluar edh si nismëtar për hapjen dhe mbajtjen e mjaft revistave me karakter fetar e kulturor, jashtë e brenda Shqipërisë, ku me disa ka bashkëpunuar, si: “Rreze drite”, “Drita” etj. Njerëzit e fesë të përkushtuar dhe të gjallë në veprimtarinë e tyre, Papa dhe Vatikani i kanë vlerësuar vazhdimisht, duke u dhënë vendin e merituar në hirerarkinë kishtare, shoqëruar me tituj, simbole e drekrete të veçanta. Një prej të shumtëve është edhe dom Zef Gashi, i cili, në vitin 1998 emërohet nga Papa si Kryeipeshkëv i Tivarit dhe Primat i Serbisë, ku, menjëherë na kujtohet imzot Pjetër Bogdani ynë i madh. I erdhi mirë Shkodrës dhe Kosovës për këtë nder që i bëhej imzot Zef Gashit, por edhe iu dhimbtë, që u largua fizikisht prej tyre, ndonëse aid he besimtarët nuk e harrojnë njeri-tjetrin.

Autori i librit të pranishëm, Klajd Kapinova, duke marrë shkas nga një monografi e shkruar prej tre mirditorëve, Nikollë Leka, Ndue Dedaj dhe Nikollë Doda, me titull: “Imzot Zef Skana”, jep refleksionet e veta për këtë figurë. Me të drejtë, Kapinova vë në udje në fillim të shkrimit të tij se Mirdita shquhet për ruajtjen e fesë së krishterë nga banorët e saj, nga vetë hologjeniteti i kësaj popullsie, ku vetë kjo ruajtje e vazhdueshme u kthye në traditë fetare. Duke iu referuar shtypit të viteve ’30, Kapinova sjell thënien: “Mirdita asht ma e zgjedhuna pjesë e Shqypnisë katolike”.

Autorët mirditorë, vënë në dukje se fisi “Skanaj” është nga më të vjetrit në Mirditë, ku jetone dhe sot në Orosh. Imzot Zef Skana na paraqitet si një meshtar i përkushtuar gjithnjë afër abat Prend Doçit, i ciki, më 1914 e emëron Zefin kapelan të abacisë së Oroshit. Vend të rëndësishëm auori i ka kushtuar imzot Skanës, në periudhën e veprimtarisë si dekan i Dekanatit të Mirditës së Epërme, titull e nder që i bëhej këtij meshtari “për meritën e treguar ne ndërtimin e veprave të reja të kultit kristian, të ltereve, salikimin e vorreve për fshatrat”, siç shkruan Kapinova.

Imzot Skana mbajti qendrim edhe në problemet e shumta shoqërore të kohës, i cili, ishte kundër monarkisë dhe përkrah opozitës. Si shumë klerikë e njerëz të Zotit, Skana ish për mëshirën dhe tolerancën e njerëzve, sidomos për plagën e rëndë të gjakmarrjes, duke pajtuar ky vetë disa gjaqe atje në Mirditë, ku dhe kjo plagë ishte më e përhapur.

Si njeri i kulturës, imzot Skana e donte arsimin e njerëzve, ndonëse në një zonë të thellë, siç ishte Mirdita, ku vetë hapi dy shkolla shqipe (viti 1929), siç na njofton Klajdi. Edhe në drejtim të mbledhjes së pasurisë gojore të popullit, imzot Skana ka kontributin e vet, duke bashkëpunuar me revistën e njohur “Leka”. Aty ai botoi shkrimin “Omomastika e Mirditës”, si një degë shkence e re për kohën, e cila studion emrat e viseve, të njerëzve dhe të fiseve. Kapinova i përgëzon ngrohtësisht autorët e kësaj monografie, veçanërisht, bibliografinë e pasur të përdorur.

Marrë në tërësi dhe vlerësuar me syrin kritik, libri: “Mes Kryqit e Atdheut” i Klajd Kapinovës, ka vlerën e vet në drejtim të kontributit të mëtejshëm të biografisë, jetës dhe veprimtarisë së gjërë të klerit katolik shqiptar, brenda dhe jashtë vendit, ku kjo e fundit e dallon dhe e rrit nivelin më tepër të këtij libri.

Libri i ri, që po sheh dritën e botimit, i shtohet kështu bibliotekës së pasur, dhe veçanërisht, fondit të literatutës kishtare vështruar në rrafshin historik, shoqëror edhe me qendrimin politik të autorit, për historinë e vështirë të klerit tonë.

Unë e përgëzoj përzemërsisht autorin, për vullnetindhe nismën e tij për libra të tillë.

 

Fran Luli, pedagog pranë Departamentit të Gjuhës Shqipe në Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër

 

[1] Dr. Eqrem Çabej, “Studime gjuhësore”, Prishtine, 1977, vëll. VI, fq. 24.

[2] Mons. Zef Simoni Ipeshkëv, “Persekutimi i Kishës Katolike në Shqipni 1944-1990”, 1999, f. 10.

[3] Illyricum sacrum is a multi-volume historical Ëork Ëritten in Latin dealing Ëith history of the Catholic Church in the Balkans. The Ëork Ëas published in eight volumes in the period 1751-1819, Ëith the ninth tome printed in the period 1902-1919 as an appendix to Frane Bulić’s Bulletino di archeologia e storia dalmata. The first five volumes (issued 1751-1775) Ëere authored by O. Daniele Farlati S. J. ; the volumes 6 (1800) and 7 (1817), Ëere coauthored by Jacopo Coleti, Ëho also published the last volume in 1819. References: “Illyricum sacrum”, Croatian Encyclopedia (in Croatian), Leksikografski zavod Miroslav Krleža, 1999–2009, retrieved February 18, 2014.

  1. Volume I – Ecclesia Salonitana, ab ejus exordio usque ad saeculum quastum aerae Christianae (1751)
  2. Volume II – Ecclesia Salonitana, a quarto saeculo aerae Christianae usque ad excidium Salonae (1753)
  3. Volume III – Ecclesia Spalatensis olim Salonitana (1765)
  4. Volume IV – Ecclesiae suffraganeae metropolis Spalatensis (1769)
  5. Volume V – Ecclesia Jadertina cum suffraganeis, et ecclesia Zagabriensis (1775)
  6. Volume VI – Ecclesia Ragusina cum suffraganeis, et ecclesia Rhiziniensis et Catharensis (1800)
  7. Volume VII – Ecclesia Diocletana, Antibarensis, Dyrrhachiensis, et Sirmiensis cum earum suffraganeis (1817)
  8. Volume VIII – Ecclesiae Scopiensis, Sardicensis, Marcianopolitana, Achridensis et Ternobensis cum earum suffraganeis (1819)

Accessiones et correctiones all’Illyricum sacrum del P. D. Farlati (1909).

[4] P. Daniele Farlati S. J. (22 February 1690 – 25 April 1773) Ëas an ecclesiastical historian. Farlati Ëas born in San Daniele del Friuli in the present Italian province of Udine. After having studied in Gorizia he entered, in 1707, the Society of Jesus in Bologna. He Ëas for five years teacher of classics at the Jesuit college in Padua, and then Ëent to Rome, Ëhere he completed his theological studies, Ëas ordained priest, in 1722, and Ëas again sent to Padua, to assist Father Filippo Riceputi in his historical labours. Riceputi intended to Ërite the ecclesiastical history of Illyricum, and in 1720 had issued, at Padua, a prospectus of this enterprise. For tËenty years they both searched in all the libraries and archives of ancient Illyria for the material for their Ëork; the matter they collected filled three hundred manuscript volumes. In 1712, just as tËo of the larger divisions, the martyrology of Illyria and the life of San Pietro Orseolo, Ëere about completed, Riceputi died. Thus Farlati Ëas left alone to Ëork into presentable shape the prodigious amount of material collected. As co-labourer he chose Father Jacopo Coleti. The first volume of Illyricum Sacrum appeared in Venice, in 1751; it contained the history of the Church Salona up to the fourth century. Three further volumes appeared in rapid succession; Ëhile the fifth Ëas in press Farlati died. His assistant Coletti finished the fifth volume, Ëhich appeared in 1775, and issued three more, the last being completed in 1818. The Ëhole Ëork fills eight folio volumes. References: This article incorporates text from a publication noË in the public domain: Herbermann, Charles, ed. (1913). “Daniele Farlati”. Catholic Encyclopedia. NeË York: Robert Appleton Company.

[5] hagiografi është biografia ose historia e një shenjtori të Kishës Katolike ose e një udhëheqësi shumë të shquar shpirtëror në ndonjë prej feve më të njohura ekzistuese. Ai ndryshon nga format e tjera të biografive sepse nuk përmban të gjitha elementet e tij dhe as nuk lidh kronologjikisht jetën e një personi nga lindja deri në vdekje.

[6] Sapienza – Università di Roma (Universiteti Sapienza i Romës), i quajtur gjithashtu thjesht Sapienza ose Universiteti i Romës, dhe zyrtarisht Università degli Studi di Roma “La Sapienza”, është një universitet kërkimor publik i vendosur në Romë, Itali. Është një nga universitetet më të mëdha evropiane, sipas regjistrimeve dhe një nga më të vjetrit në histori, i themeluar në 1303. Universiteti është një nga universitetet më prestigjioze italiane, zakonisht renditet i pari në renditjen kombëtare dhe në Evropën Jugore. Në shtator 2018, ai u përfshi në 100 më të mirët e renditjes së QS Ëorld University Rankings Graduate Employability Ranking dhe në 2022 dhe 2023 u rendit si Universiteti më i mirë italian sipas ARËU. Në 2018, 2019, 2021 dhe 2022 ajo u rendit e para në botë për kulturën klasike dhe historinë antike. Shumica e klasës drejtuese të shtetit italian studiuan në Sapienza. Në auditoret e saj kanë studiuar shumë studentë të shquar, duke përfshirë shumë laureatë të Nobelit, Presidentë të Parlamentit Evropian dhe Komisionerë Evropianë, krerë të disa kombeve, figura të shquara fetare, shkencëtarë dhe astronaut. Universiteti Sapienza i Romës u themelua në vitin 1303 me demin Papal In Supremae praeminentia Dignitatis, lëshuar më 20 prill 1303 nga Papa Bonifaci VIII, si një studim për studime kishtare më shumë nën kontrollin e tij sesa universitetet e Bolonjës dhe Padovës, është universiteti i parë papnor. Në vitin 1431 Papa Eugjeni IV riorganizoi plotësisht studimin me demin In supremae, në të cilin ai u dha masterave dhe studentëve privilegjet më të gjera të mundshme dhe dekretoi që universiteti të përfshinte katër shkollat ​​e Drejtësisë, Mjekësisë, Filozofisë dhe Teologjisë. Ai vendosi një taksë të re për verën për të mbledhur fonde për universitetin; paratë u përdorën për të blerë një pallat i cili më vonë strehoi kishën Sant’Ivo alla Sapienza. Megjithatë, ditët e shkëlqimit të universitetit morën fund gjatë grabitjes së Romës në 1527, kur studioi u mbyll, disa nga profesorët u vranë dhe të tjerët u shpërndanë. Papa Pali III e rivendosi universitetin menjëherë pas zgjedhjes së tij në pontifikat në 1534. Në vitet 1650 universiteti u bë i njohur si Sapienza, që do të thotë mençuri, një titull që ai ruan. Në vitin 1703, me fondet e tij private, Papa Klementi XI bleu një pjesë të tokës në Janiculum, ku krijoi një kopsht botanik, i cili shpejt u bë më i famshmi në Evropë, përmes punës së vëllezërve Trionfetti. Historia e parë e plotë e Universitetit Sapienza u shkrua në 1803-1806 nga Filippo Maria Renazzi. Studentët e universitetit u animuan rishtazi gjatë ringjalljes italiane të shekullit të 19-të. Në 1870, La Sapienza pushoi së qeni universiteti papal dhe u bë universiteti i kryeqytetit të Italisë. Në vitin 1935 u përfundua kampusi i ri universitar, i planifikuar nga Marcello Piacentini. Më 15 janar 2008, Vatikani anuloi një vizitë të planifikuar në Universitetin La Sapienza nga Papa Benedikti XVI, i cili do të fliste në ceremoninë universitare për fillimin e vitit akademik 2008, për shkak të protestave të disa studentëve dhe profesorëve. Disa studentë dhe profesorë protestuan si reagim ndaj një fjalimi të vitit 1990 që Papa Benedikti XVI (atëherë Kardinali Joseph Ratzinger) mbajti në të cilin ai, sipas mendimit të tyre, miratoi veprimet e kishës kundër Galileos në 1633.

*Fran Luli, pedagog pranë Departamentit të Gjuhës Shqipe në Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër

 

“Këtij populli i duhet ndërruar truni”

0

   Marash Gilaj

Krimi dhe korrupsioni
ecin dorë për dorë,
Njerëzit marrin arratinë
e vendi boshatiset,
Faji bie mbi drejtësinë pa kurorë.
Dhe nga drejtuesit e dalë
prej skutave të krimit.
Në këto kushte
secili mendon për ikje,
vitet e fundit, kemi më shumë
vdekje se lindje.
Demokracia është në rënie të lirë,
Këtë pashai e di fort mirë.
U bë një dekadë,
që s’ka më zgjedhje të lira,
As në diktaturë
s’ishin më të mira.
Zhytur e mbytur
në paligjshmëri kudo,
Udhëhequr nga motoja:
Injoro, bullizo, përçaj e sundo.
Nuk mbjellim më grurë as oriz,
Por ngulim kulla të larta
e korrim kanabis.
U zhvlerësua euroja dhe dollari,
kur ndizeshin motorët elektoralë
e votës i rritej pazari.
S’ka transparencë,
askush nuk mban përgjegjësi,
Satelitët dhe dronët
kanë humbur rrugën në galaksi,
Nuk japin të dhëna,
Sillen kuturu pa sy e pa dylbí.
Mbushur zyrat me rezilë,
Pa emer, pa fytyrë.
Dhe hiqemi zvarrë
drejt mjerimit,
Të përgjumur,
pa shpresë shpëtimit.
Dhe thonë se këta
qënkan ligji e llumi,
Ndersa Shqipërinë
po e merr lumi.
Paska mjaft njerëz
që nuk e dallojnë të keqen,
Që ngatërrojnë gënjeshtrën
me të vërtetën.
Gjykohen problemet
në mënyrë naïve,
Sa shumë ngjan kjo
me një çmenduri kolektive.
Duhet guxim
për të vrarë frikën,
Nuk është trimëri
të marrësh ikën.
Ndaj, paska pasur të drejtë
At Zef Pëllumbi, kur tha se
“këtij populli i duhet ndërruar truni.”

Malësi/Me krenari e nostalgji i kujtoj mësuesit e mi

0

Gjekë Gjonaj

Brezi im dhe brezat e mëparshëm  në fshatin tim të lindjes në Triesh janë rritur me figurën e shenjtë të mësuesit, të cilën ne e kishim gati si perëndi, ngase  vetë mësuesit   ishin jo vetëm mësues, por  frymëzim dhe shembull ideal për ne, misionarë .

Gjithkush në  botë ka mësuesit e tij. Edhe unë  i kam regjistruar dhe i mbaj  në kujtesën time  mësuesit e mi  trieshjanë në SH.F. Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Triesh të cilët  i kujtoj me krenari e nostalgji dhe s’do t’i harroj kurrë , meqë ata janë mirënjohja e nderimi im.

Megjithëse këta misionarë të arsimit, fisnikë e atdhetarë, komisarë të dritës, edhe pse   punonin  në kushte të vështira ata vazhdimisht ishin njerëz të zotë,   të përkushtuar që  synonin të  përçojnë dijen tek  nxënësit. Ata  me gjithë qenien e tyre janë  angazhuar që nxënësit e tyre të jenë të suksesshëm. Vështirësitë e nxënësve bëheshin  vështirësitë e tyre, qeshnim dhe hidhëroheshim së bashku.  Klasa ishte   një familje e madhe e mësuesi herë ishte  në rolin e kryefamiljarit, herë të psikologut, herë të nënës, herë të shokut e herë të shoqes. Mësuesit nuk ai falnin  vetes asnjëherë nëse një nxënës nuk arrinte  të jetë i suksesshëm në jetë! Jam  me fat që kam pasur mësues të tillë, që çdokush do të dëshironte t’i kishte.

 

Jam i bindur  se  mësuesit e mi,  edhe pas  shumë dekadash   në arsim, ndjeheshin sikur ditën e parë të shkollës. Ka qenë ky një brez mësuesish që kanë punuar me pasion, sepse mësimdhënia është me të vërtetë jo thjesht profesion, por është pasion, dëshirë, është shpirti që kanë dhënë për vite të tëra për edukimin e brezit të ri.  Ata kishin shkumësin në dorë, buzëqeshjen, kishin dëshirën për të dhënë maksimumin e tyre. 

Unë sot  kujtoj  me mall kohën kur kam qenë nxënësi i tyre, kohë që për mua dhe mësuesit e mi, ka qenë një ëndërr,  ndër pjesët  më të bukura në jetë. Mësuesit e mi  edhe sot e gjithmonë do t’i  kujtoj me shumë nostalgji, gjithnjë ashtu të qeshur, me fjalë të ëmbla. Ata na kanë mësuar gjithnjë me atë mënyrën e tyre    të them  aktoriale.  Kanë qenë shumë të dhënë për arsimin.  Dashurinë e bukur të mësuesit   e shprehnin te ne nxënësit. Jemi të bekuar  që kaluam nëpër duart e tyre.  Mësimdhënia për ta ishte  gjëja më e jashtëzakonshme që mund t’i ndodhë  njeriut në jetë. Ata na thoshin  ta duam mësimdhënien, jo për të marrë një rrogë , por thjesht për të kuptuar se aty është zemra e tyre, pasioni i jetës së tyre.  Disa nga mësuesit e mi janë gjallë,  ca të tjerë nuk jetojnë më me ne, por  dëshira e tyre për mësimdhënien ka mbetur e përjetshme. Roli i tyre në procesin edukativo-arsimor ishte  shumë i rëndësishëm për zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë, andaj  ata janë  heronjtë tanë!

Ndërroi jetë profesori i shquar universitar dhe kritiku letrar, Prof. Dr. Hyni Hoxha

0

Gjekë Gjonaj

Këto ditë vdiq profesori  i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe  nga   Ladorishta, fshati ilir  në rrethinën e Strugës, Prof. Dr. Hysni Hoxha, i cili  pa u përkulur kurrë, tërë jetën e tij,   edukoi dhe arsimoi gjenerata e gjenerata  mësues të Gjuhës Shqipe në Kosovë e Maqedoni.

Adhurues i Ulqinit

Vdekja e tij më kthen kujtesën  në fillimet e njohjes dhe ditët e kaluara së bashku  gjatë sezonit turistik në Ulqin, ku ai  shpesh kalonte pushimet e verës vetëm  apo me bashkëshorten e tij.  Po ashtu kujtoj  shëtitjet  tona të përbashkëta rrugicave  Kalasë së Ulqinit, freskimin  nëpër  Pyllin e Pishave në Pinjesh ,  ecjet buzëmbrëmjeve  përgjatë Plazhit të Madh  dhe vizitat   Kepit të Gjeranës dhe qytetit antik të Shasit . Këto kujtime  nuk janë të plota  pa çastet që i kaluam me profesorin në banesën time në Ulqin,   pa ato  bisedat  e gjata e të  ngrohta vëllazërore, për përpjekjet  e tij dhe pedagogëve  të tjerë shqiptarë, të cilët u keqtrajtuan dhe  u larguan nga puna   nga pushteti i kohës  serbë e  maqedonase, për mbylljen e shkollave dhe universiteteve shqiptare në Kosovë e Maqedoni, ku ka punuar  dhjetëra e dhjetëra dekada e tema të tjera  nga fusha e kulturës e  arsimit , duke mos anashkaluar as temat aktuale  politike që kanë të bëjnë me fatin e popullit shqiptar në  përgjithësi.

Misionar i arsimit kombëtar

Bëhet fjalë , jo thjesht  për një mik timin të  vërtetë ,  por për një intelektual të përmasave kombëtare, një njeri mendjelartë, dijetar, krijues, kritik letrar, studiues i mirëfilltë  i cili i qëndroi besnik formimit të tij kulturor , duke i përkthyer  mendimet dhe bindjet e tij  nga dije në besim, në guxim për të folur dhe vullnet për të vepruar. Falë përkushtimit  dhe sakrificës së tij  dhe pedagogëve  të tjerë si ky, të cilët janë arsyeja  kryesore  që shqiptarët në Maqedoni e Kosovë  ia dolën të themelojnë dhe  të çojnë përpara institucione  të arsimit  të lartë në gjuhën  shqipe.

Prof.Dr. Hysni Hoxha i takonte plejadës së artë të intelektualëve  shqiptarë, të cilët  me punën  dhe profesionalizmin  e tyre , siç janë: Prof. Dr. Fadil Sulejmani,   Prof. Dr. Lutfi Istrefi, Prof. Dr. Agni Dika, Prof. Dr. Vullnet Ahmeti, Prof. Dr. Bajram Pollozhani, Prof.Dr. Abdulla Ali,   të cilët  ishin edhe pjesë e Universitetit të Tetovës, lanë gjurmë të pashlyeshme në   arsim, kulturë , letërsi e shkencë.  Këta dhe jo pak mësimdhënës të tjerë universitarë  shqiptarë nga Struga dhe viset e tjera shqiptare, ishin ata që hodhën edhe gurët e parë në themelimin dhe zhvillimin e  Universitetit të Tetovës, i cili tashmë është  shndërruar në qendër të mirëfilltë edukimi e arsimimi , jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon. Gjatë rrugëtimit kohor të Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Hysni Hoxha dhe kolegët e tij,  u ballafaquan me  vështirësitë  nga pala që donte të vazhdojë errësirën qindravjeçare, për të penguar  zhvillimin e arsimit ,  edukimin , kulturën, artin dhe shkencën shqiptare. Me guximin e tij intelektual  bashkë me kolegët e tij pa asnjë hezitim  u bënë shtylla më vitale  e çerdhes së arsimit të lartë në gjuhën shqipe në Maqedoni  në periudhën më të vështirë   lindjes dhe ngritjes së Universitetit të Tetovës , më 1998- 2002, në detyrën e Prorektorit për Arsim.

Puna e palodhshme  dhe sakrificat  që  dha  ky misionar i arsimit bashkë me  pedagogët e tjerë shqiptarë  në kohërat shumë të vështira, të ndjeshme dhe vendimtare  të arsimit të lartë të lartë  në Maqedoni nuk duhet të harrohet kurrë.

Si shumë intelektualë të tjerë shqiptarë Prof. Dr. Hysni Hoxha, të cilët ideal kishin përparimin e kombit,   punoi pa reshtur deri në frymën e fundit për përparimin e arsimit shqiptar, i cili ka rolin kryesor në zhvillimin e kombeve,  vlerave kulturore dhe historike .

 

Studiues serioz edhe i simboleve kombëtare

Ky personalitet i jashtëzakonshëm   ka  botuar  disa vepra  dinjitoze me vlera kombëtare nga fusha e  letërsisë shqiptare dhe botërore   si dhe  studime dhe  ese edhe në gjuhën maqedonase, serbokroate, sllovene, italiane, rumune dhe hungareze. Ndër to është edhe libri i tij   “ Simbolet kombëtare”. Autori Hoxha  me këtë vepër me peshë  në studimet albanologjike dhe jo vetëm, u rreshtua në mesin e atyre intelektualëve shqiptarë që kontribuuan  me rastin e  shënimit të  100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Studiuesi Hoxha pohon se shqiptarët shqiponjën e konsideronin shpend të shenjtë, bamirës dhe shton se  të tillë e konsideronin edhe në krijimtarinë tonë poetike, në tekstet e konkursit për himnin  kombëtar më 1937  ( fq. 51).  Ai, duke  e analizuar poezinë  tonë gojore dhe të shkruar , respektivisht himnet e poetëve tanë, vjen në përfundim  se  fati i kombit shqiptar identifikohet me  flamurin tonë kombëtar, simbolin  e shenjtëruar  nga gjaku i trimave atdhetarë, që u flijuan për  çlirimin e trojeve tona etnike. ( fq. 65)

Profesor Hoxha nuk pajtohet  me flamurin e imponuar  shtetëror aktual të Kosovës  pa karakteristika  etnike  të shqiptarëve shumicë ( me  pëlhurë të kaltër me gjashtë yje, me ngjyrë të argjendtë të një pjese të pëlhurës që përfaqësojnë gjashtë etnitë prej të cilave shqiptarët përbëjnë 90 për qind të të gjithë banorëve, dhe pesë etnitetet e tjera së bashku 10 për qind)  ,  dhe as me himnin gjysmak   të  shtetit të Kosovës, “ Evropa” vetëm me një melodi , pa tekst poetik, të kompozitorit kosovar Mehdi Menxhiqit.

Sipas Xoxhës  simbolet kombëtare në Kosovë duhet të përcaktohen me kritere artistike  dhe jo politike. ( fq. 148), kurse   Kuvendi i Kosovës ka përgjegjësinë historike  të mos pranojë himnin e cunguar pa tekst i cili do të fyejë Kosovën, popullin e saj dhe qenien tonë kombëtare që jeton jashtë Kosovës. ( fq. 155).

I përhershëm qoftë   kujtimi ynë  për profesor Hysni Hoxhën !

 

“Si dha shpirt në duart e mia gruaja e prefektit të Tiranës”

0
Historitë e Savrës së Lushnjës, fshatit ku sot kalon autostrada, janë të shumta sepse të shumtë ishin edhe njerëzit që hynë e dolën në të për vite me radhë. Njëra prej tyre ishte edhe Hajrije Mulleti, ish-gruaja e prefektit të Tiranës. Me rastin e kthimit në atdhe pas 67 vjetëve të eshtrave të Qazim Bej Mulletit ish Prefektit të Tiranës, përveçse  historisë e ditës së saj të fundit të jetës, së zonjës Hajrije Mulleti në hollësi edhe jetesën e familjes Mulleti në Savër.
Edhe ata, njësoj si të tjerëve, nuk u dallonte baraka, ishte po aq e pajetueshme, veçse, ndryshe nga shumëkush tjetër, familja Mulleti i ruante “stolitë” në sëndukët e drurit. Këto e të tjera kuriozitete të pathëna do t’i zbuloni radhë pas radhe, duke u njohur kështu me kontradiktat e një jetese sa të pasur, aq edhe të pashpresë. 
Nga Beqir SINA – New York
 
 
 
 

SAVËR, LUSHNJË: Ka qenë muaji i fundit i vitit 1980, dhjetor – me sa mbaj mend – kur rreth orës 2 pas mesnate në shtëpinë time, që i binte të ishte një dhomë 4×4 në barangën e tretë, me hyrje për nga rruga nacionale, dëgjoj një trokitje, tak-tak të lehtë, në penxheren time, që ishte ngjitur me derën dhe krevatin ku flija së bashku me nënën time. Vesh një palë pantallona dhe çohem të shikoj se kush ishte kaq vonë…

Me thënë të drejtën, si unë dhe nëna ime – që flinim në një dhomë, të cilën e kishim edhe dhomë gjumi, pritjeje dhe kuzhinë, u befasuam kur pamë Shitin (si i thërrisnim ne në kamp Reshit Mulletit), ngase ai vinte tek unë gati çdo mbrëmje, dhe atë natë, sapo ishte larguar duke na thënë se po ikte pak më herët, sepse Hajrija ishte shumë sëmurë. Shiti, ashtu trupshkurtër, dukej se kishte humbur fare, ca nga nata, ca nga frika. Nejse, ai nuk e zgjati, dhe, duke iu drithëruar zëri, na thotë: “Hajdeni se zoja Hajrije po vdes, por nuk i del shpirti.

Ajo më shikon mua, dhe vetëm lot i dalin”, tha ai, duke shikuar drejt nga nëna ime, për ndonjë ndihmë. Nëna ime tha se ajo nuk dinte nga këto zakone (rite tradicionale fetare), por tregoi për nga një komshia jonë, e cila qe një grua me të vërtet burrneshë dhe fisnike nga Tropoja. Vocër Hoxha quhej, dhe sipas nënës sime, ajo duhet të dinte. Shkova menjëherë te Vocrra, dhe ia tregoj situatën në të cilën ndodhej zoja Hajrije.

Ajo vishet shpejt e shpejt dhe së bashku, të dy me vrap, në mes të natës, nisemi për te baranga ku jetonte Reshit Mulleti me të ëmën e tij, Hajrije Mulletin, ish-gruan e prefektit të Tiranës, e cila ishte një grua me virtyte të veçanta, fisnike, shumë popullore dhe mjaft e zgjuar, me atë sjelljen dhe humorin karakteristik të tiranasve të vjetër.

KUSHTET 

Shiti me nëna Hajrijen jetonin në barangat e ndërtuara kastile për të persekutuarit, të internuarit e asaj kohe. Ajo ishte një dhomë e shtëpi 4×4, njëkohësisht, e mbushur gati deri në tavan me të gjitha orenditë (pajisjet shtëpiake) të një shtëpie që dukej se kishte qenë me tradita dhe fisnike, të një familjeje aristokrate shqiptare, si i thoshim ne, të kamura – pasanikë në një kohë në Shqipëri.

Qazim Mulleti, Hajria dhe i biriQazim Mulleti, Hajria dhe i biriPra, aty, në atë dhomë barange shihje gjithçka: tre sëndukë druri, qilimat e Persisë, kompletet e pjatave dhe filxhanëve të kafes dhe çajit, të gjitha të porcelanit nga firma të famshme çeke “Esty” dhe “Dubi”, të lara me lule dhe vija flori. Gotat e ujit, lugët, pirunjtë e thikat e bukës, pecetat e qëndisura të gjitha, të ardhura nga Italia e Austria, ku Hajrija edhe ishte martuar (pra ishin paja e nuses), një radio e vjetër gjermane “Gruding” dhe një aparat fotografik “Pentaks”, që e përdorte ngandonjëherë Shiti (Pasi na fotografonte, me anë të një kutie me bojëra uji, ai i bënte me ngjyra fotografitë tona bardhezi).

Në shtëpinë e tij, pra në atë dhomë 4 me 4, kishte me dhjetëra libra, të autorëve të huaj, fjalorë anglisht-shqip dhe italisht-shqip, ku të dy i lexonin dhe i rilexonin. Pra, të gjitha sendet ishin të disorganizuara, njëra mbi tjetrën, sikur të zinin frymën. Të pasistemuar, mbuluar nga pluhuri, dhe vendosur ashtu mes veshmbathjesh të vjetra, por “të jashtme”, si i thoshim ne atëherë, rroba të modës italiane dhe vjeneze, të asaj kohe. Unë nuk e kisha për herë të parë që hyja në atë shtëpi, mbasi isha “mysafir” i rregullt i familjes Mulleti, të cilët më donin aq shumë, dhe më prisnin shumë mirë.

Shiti dinte mjaft mirë italisht, dhe, ishte pothuajse për gjithë kampin një “axhensi lajmesh”, kuptohet lajmeve sportive më së shumti, por, për njerëz të besuar, edhe për të dhënë prej atyre lajmeve se çfarë ndodhte në botë: SHBA, Itali, Gjermani, Angli, Francë etj.

VDEKJA 

Kur hymë në shtëpinë e Shitit, Vocrra më tha se duhet t’ia mbaja unë kokën e Hajrijes, në prehrin tim. Ajo i rrinte në këmbë përballë, dhe nisi t’i thoshte ca fjalë, që as sot e kësaj dite nuk e di se çfarë i tha, por mbaj mend se nuk kaluan as dy a tri minuta dhe Hajrije Mulleti u shua menjëherë e në qetësi. Vocrra, pa nga Shiti, dhe i tha: Tani mbyllja sytë. Ai, duke qarë, i vuri dorën përmbi sy dhe kështu na vdiq kjo grua heroinë – një grua fisnike me virtyte të larta, që do të mbetet gjatë në mendjen time dhe të të gjithë atyre që e njohën, nëpër kampet e internimit.

Qazim-Mulleti2Hajrije Mulleti me të birinPikërisht, për atë dashurinë e saj, fisnikërinë, mençurinë, bukurinë, humorin e ëmbël dhe karakteristik të Tiranës, një antikomuniste dhe qendrestare deri sa mbylli sytë, atë dhjetor të 1980-s. Hajrija dhe djali i saj i vetëm, Reshiti, ishin deri sa vdiqën tironsa me të gjitha: në të folme, në të jetume, në gatim, në zakone dhe tradita, bujari dhe dashuri. Kishin qejf shumë të pinin kafe, në mëngjes dhe në darkë, shoqëruar edhe me ndonjë cigare “Partizani”, dhe të lexonin ndonjë libër e dëgjonin radion, sidomos në gjuhën italiane.

INTERNIMI 

Kur e internuan Hajrijen me djalin e saj, Reshitin – për shkak të një miqësie tradicionale me Myslim Pezën – si tirons “dem baba dem”, pra tironas me rrënjë, thonë se ai kishte dhënë urdhër, mesa duket, që një pjesë të orendive të shtëpisë t’i merrnin me vete, ngado që e degdisnin nëpër kampet e internimit. Për familjen Mulleti, si dhe shumë familje të tjera, ndër më të mëdhatë, më të pasurat, fisnike dhe patriote në Shqipëri, qysh në kohën e Turqisë, Pavarësisë së Shqipërisë, atë të Mbretit Zog, dhe Italisë, të vinte keq kur i shikoje se si i kishin katandisur në atë mënyrë, që të persekutoheshin, e drejtoheshin nga një kryetar këshilli fshati dhe brigadierë injorantë e të pashpirt.

Unë dhe ata, pra bashkëvuajtësit e mi, që i kishim njohur këto familje, të cilat ishin nga çdo vend i Shqipërisë, nga Veriu deri në Jug, por edhe nga Kosova e Çamëria, dhe viset e tjera shqiptare, e dinim të vërtetën, që na tregonin atëherë edhe prindërit tanë. Ne e dinim se sa e vështirë ishte ta paramendonim se si kishin qenë këto familje, përfshirë edhe Mulletët, apo të tjerët në kampet e internimit, duke na thënë: “Paramendoni dikë që kishte pasur veturë në atë kohë, që dëgjonte radio, që kishte një aparat fotografik apo që kishte studiuar në Itali, Francë, Gjermani, Angli dhe SHBA, që dinte më së paku dy gjuhë të huaja (prej nga italisht, gjermanisht, greqisht, serbisht, anglisht, frëngjisht, turqisht), dhe ta shohësh si jeton ai në internim, në kampet e Savrës, Gjazës, Gradishtës, Plugut, Grabianit, Shtyllasit, Lubonjës, Libofshës, e fshatrave të Kurveleshit”.

KOMEDIA

Më kujtohet si sot kur u shfaq për herë të parë komedia “Prefekti”. Zoja Hajrije, si i pëlqente nënës sime t’i thërriste asaj, si gjithë herët po shkonte në punë një mëngjes, ku bëhej më parë apeli dhe njerëzit merrnin planin e punës së asaj dite. Kryeagronomi i sektorit Savër, Xhaferr Labi, kërkon të përqeshë Hajrijen: “E moj Hajri Mulleti! Kur ke qenë e re, ishe me veturë, ndërsa tani shkon me kazmë në krah…”. Hajrija, pa një pa dy, ia kthen me atë humorin e saj dhe të folmen tironse: “Po kështu janë kohët, o shoku agranom – unë atëherë, kur ti dhe baba e nana jote nuk kishte as gomarë, e jo më veturë – sot, ti ke një motorrçikletë, që të ka mbyt me tym e pluhun parcelave të Savrës”.

 

Harija dhe Reshiti, për ata që i njohën, ishin tipikë pinjollë të atyre familjeve, që ishin të thjeshtë dhe që tregonin se si kanë qenë tiranasit e asaj kohe, sa me të vërtetë e praktikonin në jetë shprehjen “bëje të mirën dhe hidhe në det – nëse nuk e sheh robi, është Zoti ai që ta sheh”.

Qazim-Mulleti3Besim Levonja dhe aktorja Behije Çela, tregonte Hajrija, kishin qenë hyzmeqarë në shtëpinë e Qazim Mulletit, dhe atë të mirë të familjes së tyre, u erdhi dita për t’ua kthyer fisnikëve, në “përqeshje dhe injorim”, në kohën e servilizmit ndaj Partisë së Punës, duke bërë më të mirën e tyre, me artin tipik të mësuar në kohën e realizmit socialist, kohën e gënjeshtrave dhe të pavërtetave. Njëra prej tyre ishte edhe komedia “Prefekti”, e interpretuar nga Robert Ndrenika, në rolin e Qazim Mulletit dhe Behija Çela, e cila interpretonte Hajrijen.

Ishte një punë e Besim Levonjës, i cili përqesh dhe tallet me prefektin e Tiranës gjatë kohës së pushtimit fashist, pra Qazim Mulletin, dhe një vartës të tij, që ishte drejtues i policisë së Tiranës, po në atë kohë, Mon Kukaleshi, sikur ata të kishin qenë, sipas Levonjës, ca injorantë. Por, tiranasit e vjetër apo autoktonë, dhe ata që kishin jetuar në atë kohë në Tiranë, e njihnin mirë Qazim Mulletin, prefektin e Tiranës dhe Dibrës së Madhe.

Ai ishte një Prefekt dhe një Qazim Mullet, krejt tjetër, krejt ndryshe, nga ai që paraqitet si injorant, me një administratë të korruptuar, fetar (kjo në atë kohë kishte kuptim negativ, duke qenë se shënjestronte reaksionarët dhe njerëz që gjithsesi ishin kundër rrymës së asaj kohe); fshatarët që banonin afër Tiranës, si të trashë, fanatikë etj., gjithmonë sipas komedisë “Prefekti” të Besim Levonjës. Sipas asaj komedie, edhe një personazh nga Luma (Veriu) që arrestohet gabimisht, paraqitej në mënyrën më të keqe, si analfabet, që shiste salep me ibrikë në duar dhe ishte gati të denonconte këdo para autoriteteve.

E folura në dialekt ose me fjalë të huazuara e personazheve të “Prefektit” ishte bërë nga propaganda e regjimit diktatorial, me qëllim shumë e fortë, për të stigmatizuar grupet shoqërore nga vinin personazhet e komedisë. Këto stereotipa, që gjenden edhe në filmat e tjerë, të prodhuar gjatë kësaj kohe (sundimit komunist), me personalitetet e njohura të asaj kohe, vetëm sot, në demokraci, shihet se kanë qenë krejt ndryshe nga ato që na e mësonte realizimi socialist dhe intelektualët e Enver Hoxhës.

Policët Shqiptarë në Amerikë, krijojnë fond humanitar për familjen e policit të vrarë në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku

0

Nga Beqir SINA


Shoqata Amerikane Shqiptare e Zbatimit të Ligjit në SHBA, nëpërmjet GoFundMe, kanë arritur që për vetëm 7 ditë të mbledhin 57,259 dollarë



New York : Një javë mbasi në veri të Kosovës, Banjskë të Zveçanit nga sulmet terroriste ndaj njësiteve policore të Repubikës së Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, nëpërmjet një fushate për mbledhjen e ndihmave financiare( të hollave) shqiptarët që shërbejnë në uniformat policisë amerikane të inkuadruar në Shoqatën Amerikane Shqiptare e Zbatimit të Ligjit në SHBA, nëpërmjet GoFundMe, kanë arritur që për vetëm 10 ditë të mbledhin 57,259 dollarë, për familjen e Afrim Bunjakut, policit të vrarë në Banjëskë – Zveçan, Kosovë.

Përmes një donacioni, që është hapur në rrjetin social Facebook, “GoFundMe” Fondi per policin e vrare- Heroi më i ri i Kosovës Afrim Bunjaku”, ka për qëllim mbledhjen e 60 mijë dollarve për familjen e policit Bunjaku, thonë policët e kësaj shoqate..

Deri tani simbas këtij fondi janë bërë mbi 200 dhurues, mes tyre janë emrat e disa pjestarve të uniformave blu në New Jersey & New York,, si dhe themeluesi i Shoqatës Amerikane Shqiptare e Zbatimit të Ligjit në SHBA, Elton Shametaj, përfshirë këtu edhe disa pjestar të komunitetit të artistëve si Raif Hyseni, Alex Selimaj,, gazetar Halil Mula, aktivist ( Mentor Mata, Atmi Kurtishi, Shpëtim Qorraj, Mevlan Mata, Lionel Dreshaj i Tv Alb, e tjer) të cilët kanë kontribuuar me shuma të ndryshme në këtë fond dhe kanë arritur së bashku me qindra të tjer, që t’i grumbullojnë deri tani 57.259 dollarë, për familjen e policit të vrarë Afrim Bunjaku.

Përndryshe, rreshteri Afrim Bunjaku, u vra në detyrë më 24 shtator nga terroristët(paramilatarët) serb, në veri të Kosovës, Banjëskë të Zveçanit.

Javën e kaluar pjestar të komunitetit shqiptar nga zona e Tri-Shteshit, bënë homazhe nga sheshi “Dag Hammarskjold Plaza” para ndërtesës së OKB-së, në kujtim të Afrim Bunjakut.

Ky është mesazhi Forcave të Zbatimit të Ligjit Shqiptarë Amerikanë, në rrjetin social Facebook, “GoFundMe” Fondi per policin e vrare- Heroi më i ri i Kosovës Afrim Bunjaku”,:

Ne jemi bashkë sot me zemër të “vrarë” dhe një ndjenjë të thellë pikëllimi për të mbështetur familjen e një heroi të vërtetë, policit Afrim Bunjaku. Më 24 shtator 2023, P.O Bunjaku u vra në mënyrë tragjike gjatë një prite frikacake nga TERORISTËT SERB gjatë rrethimit të një Manastiri në veri të Kosovë. Përkushtimi i tij i palëkundur për t’i shërbyer dhe mbrojtur qytetarët e Kosovës ka lënë gjurmë të pashlyeshme në zemrat tona.

Z. Bunjaku nuk ishte thjesht një polic i përkushtuar; ai ishte një simbol i guximit, qëndrueshmërisë dhe vetëmohimit. Ai mishëroi vlerat që ne, si profesionistë të zbatimit të ligjit, i mbajmë të shtrenjta – një përkushtim ndaj drejtësisë, një përkushtim të palëkundur ndaj komuniteteve tona dhe një gatishmëri për të vënë jetën tonë në linjë për të mbajtur çdo qytetar të sigurtë.

Si anëtarë të Shoqatës Amerikane Shqiptare të Zbatimit të Ligjit, ne jemi të bashkuar nga një angazhim i përbashkët për të mbështetur parimet e drejtësisë dhe për të qëndruar pranë atyre që i kanë kushtuar jetën kësaj kauze fisnike. Sot kemi mundësinë të qëndrojmë edhe një herë bashkë, por kësaj radhe është për të mbështetur familjen e P.O Afrim Bunjakut në kohën e këtij kumti të hidhët.

Heroi P.O Afrim Bunjaku la pas një familje të pikëlluar, e cila jo vetëm duhet të përballojë humbjen shkatërruese të të dashurit të tyre, por edhe të përballet me pasigurinë e së ardhmes së tyre. Ne nuk mund të kthejmë më Afrimin , babanë, bashkëshortin, djalin dhe vëllanë e tyre të dashur, por mund të sigurojmë që familja e tij të marrë mbështetjen që meriton.

Ne jemi duke nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve për të ofruar ndihmë financiare për familjen e P.O Bunjakut në këtë kohë të vështirë. Çdo donacion, pa marrë parasysh sa i madh apo i vogël, do të bëjë një ndryshim për t’i ndihmuar ata të rindërtojnë jetën e tyre dhe të nderojnë kujtimin e heroit tonë të rënë.

AAEL : Ja se si mund të kontribuoni:

Dhuroni: Ju inkurajojmë të bëni një donacion në Fondin Përkujtimor të P.O Afrim Bunjaku. Çdo dollar vlen dhe do të mbështesë drejtpërdrejt familjen e tij.

Përhapni këtë thirrje: Ndani këtë fushatë për mbledhjen e fondeve brenda rrjetit, familjes dhe miqve tuaj. Së bashku, ne mund të arrijmë më shumë njerëz dhe të kemi një ndikim më të rëndësishëm.

Tregoni mbështetjen tuaj: Shprehni ngushëllimet dhe mbështetjen tuaj për familjen e P.O Bunjakut. Çdo ndihmë e tuaja është inkurajuese.

Të bashkohemi, si heurte e tjera, të nderojmë kujtimin e P.O Afrim Bunjakut dhe të mbështesim familjen e tij të pikëlluar. Heroi ynë dha gjithçka për qytetarët e Kosovës, dhe tani është radha jonë t’ia kthejmë familjes së tij.

Së bashku, ne mund të bëjmë një ndryshim. Le të sigurojmë që trashëgimia e P.O Afrim Bunjakut të vazhdojë të jetojë dhe që familja e tij të ndiejë dashurinë dhe mbështetjen e familjes së tyre, nga bashkëkombësit e tyre në Amerikë, nëpërmejt edhe kësaj ndihme nga policët pjestar të Shoqatës Shqiptaro-amerikane e ligjzbatueseve.

Dhuroni tani dhe bëni një ndikim të qëndrueshëm në jetën e atyre që kanë sakrifikuar kaq shumë për komunitetet tona.

Me mirënjohjen dhe solidaritetin më të thellë,

Shoqata Amerikane Shqiptare e Zbatimit të Ligjit në SHBA

Një qiri drite në 121-vjetorin e lindjes së Kardinalit Mikel Koliqit si i pari në historinë e krishtërimit ndër shqiptarë

0

Refleksione rreth librit “Simfonia e një jete: Kardinal Mikel Koliqi 1902-1997” (Itali, 2001) të muzikologut prof. Gjon Simoni

 

Gjatë studimeve teologjike, në Milano, Mikelit i besuan drejtimin e korit të kolegjit. Siç duket, Mikeli nga Shqipëria ishte më i afti nga muzikantët seminaristë që kishte kolegji. Ai tregonte se për të shoqëruar korin, caktuan një tjetër seminarist që kishte përfunduar studimet në konservator dhe luante mjaft mire”. – Prof. Gjon Simoni (1936-1999), pedagog, muzikolog, studiues

 

Klajd Kapinova

ish redaktor i revistës “Kumbona e së Dielës” themeluar nga Kardinal M. Koliqi, dhe sot editor i revistës “Jeta Katolike”, New York

 

Çdo libër i shkruar nga studiues seriozë, prelat dhe intelektual të mirëfilltë, shkrimtarë të anatemuar dhe bashkëkohorë dhe kryesisht ato të shkollës së traditës shumë shekullore veriore geg, njerëzit e artit dhe kulturës, është gjithëmonë një dritare diturie për mua, për të njohur me kënaqsi personalitetet e shquara dhe të përbaltura dhe harruara të botës shqiptare këtu në SHBA dhe atje në vendlindje përtej Oqenianit Atlantik.

Kardinal Koliqi, është një nga figurat më të ndritura të Kishës Katolike Martire Shqiptare, njeriu që u bë simbol i gjallë i persekutimit të katolikëve dhe popullit shqiptar gjatë regjimit komunist 1944-1990, dëshmitar i gjakut të martirëve, derdhur për Fé e Atdhé në rrethana rrënqethëse e shumë tragjike, nën diktaturën komuniste ateiste në Shqipëri.

Ati i Shenjtë papa shën Gjon Pali II (1920-2005) e emëroi prelat nderi (Monsinjor) në janar të vitit 1992, dhe e takoi personalisht, një vit më pas, gjatë vizitës së tij historike në qytetin dhe katedralen e madhe të shën Shtjefnit (protomartir) të qytetit të Shkodrës, më 25 prill 1993, duke e emëruar me titullin më të lartë të hierarkisë së Kishës Katolike si Kardinal (Cardinal) më 26 nëntor 1994, me një ceremoni madhështore, që u zhvillua në kishën e shën Pjerrit në Selinë e Shenjtë në qytet-shtetin e Vatikanit.

Menjëherë pas fillimit të proçeseve demokratike të Shqipërisë, kardinali Mikel Koliqi u nderua së pari me titullin “Pishtar i demokracisë”, më pas me titullin “Nënë Tereza” dhe, vetëm pak ditë para vdekjes, me titullin më të lartë “Nderi i Kombit”.

Ai kaloi në amshim qytetin e tij të lindjes në Shkodër, më 28 janar të vitit 1997.  Prelati i ynë, ka një jetë të veçantë siç qe ajo e dom Mikel Koliqit, që shtrihet në gjithë hapësirën e shekullit të kaluar, një jetë e jashtëzakonshme për Fé e Atdhé që mbeti hallkë e pashkëputur nga tmerri i persekutimit ateist të komunizmit.

E thënë shkurt, jeta tij është si një testament shpirtëror e kombëtar dhe është për të gjithë shqiptarët shembull e testament shpirtëror e kombëtar, pra, një udhërrëfyes për të gjithë shqiptarët, se si duhet punojmë të bashkuar e në mirëkuptim gjithëmonë me njeri-tjetrin, për një të ardhme më të mirë për popullin, me një përkushtim e përvujtëri, duke kërkuar e përvetësuar gjithmonë vlerat e vërteta e të shëndosha, njerëzore, shoqërore e shpirtërore, kulturore dhe kombëtare.

Eshtë nder, kënaqsi dhe privilegj të rishfetosh me etje të reja diturie një libër me vlera, rrëfyer përmes një përshkrim shumë tërheqës dhe me një stil fin narrativ shumë të bukur joshës një nga më interesantet, që sapo përfundova së rilexuari këto ditë këtu në Manhattan, New York, në zemër të kryeqytetit të kulturës metropolitane botërorë dhe SHBA-së.

Saktësisht 212, është numri i faqeve të veprës së re jetëshkrimore, që studiuesi muzikolog i njohur shkodran prof. Gjon Simoni (1936-1999), i ka përkushtuar Kardinalit të parë në historinë e krishtërimit në popullin shqiptar, Shkëlqësisë së Tij Mikel Koliqi, të përmbledhur esencialisht në tre studime rë mirëfillta interesante shkencore: “Jeta”, “Veprat” dhe “Dëshmi”.

Vepra e re cilësore për nga përmbajtja e saj hapet me një Parathënie të shkruar nga atë Francesco Botta S.J. E parë me një sy kritik dhe analitik, vepra muzikore e Kardinal Mikel Koliqit ruan vlerën e rëndësishme për veprën muzikore të Kardinalit, të studiuar si bleta punëtore me skrupolozitet dhe profesionalizëm nga prof. Gjon Simoni, duke bërë një shprehje dhe nderim zemre ndaj një prelati, për një mik shumë të dashur të një bashkësie, dhe famullisë katolike së kishës së “Zemrës së Krishtit” në Tiranë, për një meshtar besnik shembullor dhe të përvuajtur të klerit katolik shqiptar.

Në faqet e librit shohim, se “Jeta”, përfshinë pjesët interesante, që kundrohen me andje copëzat, si: Koha e parë: Allegro Giusto; koha e dytë: Adagio Lamentoso; koha e tretë: Allegro Maestoso dhe Coda, kurse në kapitullin e dytë “Veprat”, bëjnë pjesë melodramat: “Rozafa”, “Rrethimi i Shkodrës”, “Ruba e kuqe”.

Më rej kapitulli i tretë “Dëshmi” përfshinë tre nënçështje: “Një pikë referimi” (Gjon Kapidani 1933-2009), “Veprimtaria muzikore e imzot Mikel Koliqit” (Tonin Zadeja 1926-2011) dhe mbyllet me biografinë, shembujt dhe veprat, dhe disa fotografi origjinale historike.

Vepra e mirëseardhur, në komunitetin tonë shqiptaro-amerikanë, është shtypur me estetikë, cilësisht dhe me parametra bashkëkohore nga Shtypshkronja e njohur “Laurenziana” në Napoli të Italisë.

 

Kardinali, i pari i tetë fëmijëve të Koliqëve

 

Mikel Koliqi, lindi në Shkodër më 29 shtator 1902. I ati, Mark Koliqi, ishte tregtar dhe e ëma, Age Simoni, ishte bijë tregtari. Mikeli, qe fëmija i parë i një vargu prej 8 fëmijësh, ndër të cilat pesë djem dhe tri vajza: Mikeli, Ernesti (babai i përhapjes së arsimit dhe shkollave shqipe në Kosovë, shkrimtari dhe prozatori i shquar modern prof. Ernest Koliqi, Ministri i Kulturës së Shqipërisë, një ndër yjet e letërsisë shqiptare si shkrimtar dhe njëri me kulturë shumë të madh) Leci, Gulielmi, Margerita, Antonieta, Viktori dhe Terezina.[1]

Koliqi i ri studioi dhe arriti të luante në piano pjesë nga Moxart dhe Bethoven. Studioi pjesë pianistike të Shopen-it, duke luajtur sidomos valset dhe nokturnet e këtij autori. Ai asokohe njohu autorë bashkohorë, si: Debysi, Ravel etj.

Mikeli student i etur për dije dhe kulturë bashkëhore tradicionale botërore dhe italiane, lexoi dhe studioi me kënaqësi muzikën operistike, ndoqi me intensitet zhvillimin e veverizmit muzikor, por në të njëjtën kohë kishte adhurim të veçantë për Vagnerin, veprat e të cilit i njihte shumë mirë.

Ai shkonte për të ndjekur shfaqjet operistike në Milano dhe në qytetet e tjera të Italisë, dallonte qartë karakteristikat interpretuese të njërit këngëtar apo tjetrit, përshkruante atmosferën e koncerteve dhe operave si spektator.

Në periudhën kur vinte në qytetin e lindjes Shkodër, Kardinali shpirtëror i ardhshëm Koliqi shkonte në piknik në periferi të qytetit antik me histori të lashtë dhe të lavdishme ndër shekuj, si fshatrat piktoreskë në Shirokë, Zogaj e gjetkë, dëgjonte në shtëpitë e shokëve dhe miqve muzikë me gramafon.

Libraria e madhe e librave të tij filloi të pasurohej dhe zgjerohej në mënyrë të vazhdueshme me veprat dhe kryeveprat e autorëve të ndryshëm, si: Moxart, Verdi, Puccini, Vagner, Rossini, Donixetti, Maskanji, Leonkavalo, Boito, Hendel, Bach, Hajden, veprat vokale nga Palestrina, Laso, Kerubini, Perozi, Kasimiri, Paxhela etj.

Pas mbarimit të shkollës së mesme, ai filloi studimet e larta në Politeknikumin e Milanos, në degën e inxhinierisë mekanike.

Por, gjatë kësaj periudhe mori vendimin për t’u bërë prift, duke lënë përgjyshëm studimet në vitin e dytë për të vijuar studimet teologjike në seminarin Corso di Venezia të Milanos dhe më vonë në seminarin Vonogonos.

Atje studioi nga viti 1928 deri më 1930. Në 30 maj 1931, në moshën 30 vjeçare, u shugurua meshtar në Kishën e Jezuitëve të Shkodrës, nga Arqipeshkëvi i Shkodrës imzot Lazër Mjeda (1869-1935).

Studiuesi muzikolog shqiptar Simoni, me veprën e vet përkushtuar Kardinal Mikel Koliqit, hedh dritë për herë të parë në pasionin e madh që meshtari kishte për muzikën, krahas adhurimit për meshtarinë dhe punën e përditshme me rininë shkodrane në Veprimin Katolik, me shtypin, themelues dhe drejtues i revistës popullore të përjavshme shkodrane “Kumbona e së dielës” (1942 e cila vijon edhe sot me hapjen e kishave në Shqipëri me të njëjtin emër dhe tematikë fetaro-kulturore).

Gjatë studimeve teologjike, vlerëson studiuesi prof. Gjon Simoni, në Milano, Mikelit i besuan drejtimin e korit të kolegjit. Siç duket, Mikeli nga Shqipëria ishte më i afti nga muzikantët seminaristë që kishte kolegji. Ai tregonte se për të shoqëruar korin, caktuan një tjetër seminarist që kishte përfunduar studimet në konservator dhe luante mjaft mirë“.

Duke ditur se priftërinjtë katolikë që shërbenin në atë kohë në Shqipëri konsideroheshin nga Selia e Shenjtë si misionarë, ky “status” u jepte lejen dhe mundësinë që, sipas rastit, të studionin e të diplomoheshin edhe në fusha të tjera të tjera të kulturës dhe artit.

Kështu, sapo mbaroi studimet, para se të vinte në Shkodër për të filluar punë (misionin e bariut shpirtëror) si ndihmësfamullitarë, Mikeli iu drejtua imzot Luigj Bumçit (1872-1945) që t’a dërgonte në ndonjë shkollë muzikore për të mësuar muzikë.

Me rekomandimin e Ipeshkëvit, Mikeli shkoi në Austri (kryeqytetin e muzikës operistike botërore, ku çdo vit jepet me 1 janar Koncerti i Madh i Vjenës, shënimi im K.K.), pranë një kori të famshëm.

Siç duket atje studioi elementët e dirigjimit lokal, duke vënë në bazë profesionale njohuritë, që ai kishte marrë nga leksionet private  autodidakte dhe nga përvoja artistike e pasur.

Të gjithë e moshuarit e qytetit të Shkodrës dhe nga antarët e Veprimit Katolik asokohe, korit të famshëm të qytetit e katedralës së shën Shtjefnit (sikurse njihet nga të gjithë si Kisha e Madhe) e kujtojnë portretin e tij si një njeri të qeshur, të dashur, optimist, me kulturë të gjërë, amator i muzikës, fjalë ëmbël dhe të qetë nga karakteri, me të cilin kishte bërë për vete shumë miq e shokë.

Në libër, për këtë natyrë të dashur popullore, muzikologu dhe kompozitori produktiv prof. Gjon Simoni shkruan: “Të gjithë në mënyrën e vet pritnim shumë prej tij, por më shumë se shoqëria, më shumë se Shkodra priste prej tij familja, e cila po kalonte një periudhë të vështirëshisë financiare dhe të gjithë shpresat për të dalë nga kjo gjendje i kishte mbështetur tek djali i madh. Ishte plotësisht e natyrshme. Megjithatë, e ëma, me një “U bëftë vullnesa e Zotit”, duhet të ketë hequr mendjen nga kjo shpresë, duke iu nënshktruar vullnetit të Perëndisë.”

Dhe natyrshëm, sikurse kishin vepruar gjatë 2000 vjetëve, edhe dom Mikeli nuk erdhi në Shkodër si prift i zakonshëm për t’iu nënshtruar rutinës, për të kryer vetëm detyrat fetare si ndihmësfamullitarë dhe më vonë famullitar në qytetin e tij të dashur.

Plane ambicioze dhe realizimin e menjëherëshëm të tyre kishte në kokë prifti i ri. Ai e kishte të qartë se çfarë duhej bërë dhe si duhej bërë sa më mirë. Me një përvojë të pasur evropiane, menjëherë i hyri punës për t’i shërbyer sa më mirë bashkësisë së tij katolike, dhe jo vetëm asaj.

Profesor Simoni, duke hulumtuar mbi jetën dhe veprën e Kardinal Koliqit, ndër të tjera vlerëson: “Gjatë kësaj periudhe arriti të organizonte korin e Katedrales, të cilit i vuri emrin ‘Scola Cantorum’ (1932).

Kompozoi dhe realizoi në skenë tri melodrama me theks të fortë patriotik. Kompozoi edhe 30-40 pjesë të ndryshme korale, shumica me objekt kishtar. Këto pjesë kishin formën e motelit që ishte shkruar për violinë dhe kor vajzash, ndonjëra edhe për solist e kor.

Themeloi dhe drejtoi për shumë vjet revistën e njohur “Kumbona e së diellës” dhe e drejtoi atë si kryeredaktor nga numëri i parë (1938), deri sa u mbyll nga censura komuniste në vitin 1945.”

Kardinal Koliqi, kishte një aktivitet të pasur si muzikant, ekzekutues, drejtues kori dhe kompozitor. Pra, edhe pse famullitar, pasioni i tij për muzikën bëri që ai të merrej ne të seriozisht dhe në një masë më të madhe se i takonte.

Si intelektual me kulturë të gjërë muzikore, i hyri menjëherë punës për krijimin e korit të Katedralës në baza profesionale… Ky grup koral përbëhej nga burra të aftë për të interpretuar meshën dhe pjesë të tjera të muzikës fetare gjatë ceremonive kishtare. Ai qe një fillesë e traditës së muzikës korale Scola Cantorum që do të lulëzonte më vonë“, vlerëson muzikologu i njohur shkodran dhe nxënës i Kardinal Koliqit, muzikologu prof. Gjon Simoni.

Dom Mikeli, sikurse e thërrisnin të gjithë asokohe në qytet, mendoi të organizonte shfaqje skenike, në të cilat kori dhe elemëntë të tjerë angazhoheshin si elementë si aktorë që recitonin dhe ndonjëherë, edhe këndonin sipas rolit. Kështu, ai filloi t’u përshtaste muzikë të huaj teksteve teatrale të shkruar nga poeti i ëmbëlsisë, dom Ndre Zadeja (pushkatuar barbarisht nga komunistët më 25 mars 1945) ose nga poetë të tjerë shqiptarë.[2]

Me interes është përshkrimi që muzikologu dhe ish nxënësi i tij prof. Simoni i bën bashkëpunimit të ndërsjelltë midis poetit dhe kompozitorit që, njëkohsisht, ishin edhe vëllezër në Krishtin, respektitivisht dom Ndre Zadeja dhe dom Mikel Koliqi.

Drama të ndryshme shqiptare u përshtatnin melodi këngësh të huaja, e kështu kori dhe solistët merrnin pjesë si aktorë në veprimet skenike.

Nuk dimë sa kohë vazhdoi kjo lloj pune artistike, kur një ditë erdhi dom Ndreu në studion e dom Mikelit dhe, duke vënë “soleminisht” libretin e dramës “Rozafat” mbi tavolinën e punës, i tha: “… shkruaje vetë muzikën.

Një dramë shqiptare kërkon muzikë shqiptare…“, dhe iku duke lënë tundimin pas vetes.

Dom Mikeli, që vetëm, një shkak donte, i hyri menjëherë punës dhe kompozoi shpejt, brenda pak javësh, muzikën për dramën “Rozafat”…

Kompozonte në mbrëmje, kur kthehej në qelë, në selinë e famullitarit dhe pas aktiviteteve të tjera.

Meqenëse nuk kishte shumë kohë, muzikën e shkruante pa e zbardhur në të pastër.

Këngët (ariet) dhe pjesët e tjera solistike, ndonjëherë gjenden të shkruara në një vijë melodike dhe shoqërimi i tyre pianistik ka vetëm disa kthesa harmonike dhe shënime të fakturës së shoqërimit si dhe ndonjë figurë instrumentale, e cila shërben për të përcaktuar emocionalisht edhe nga ana dramatike figurën artisitike, që ta karakterizojë dhe ta vendosë atë mirë në mjedisin artisitko-dramatik.”

Autori i veprës kushtuar Kardinal Koliqit, ka bërë një studim profesional shterrues të të gjithë vlerës krijuese artistike muzikore, duke i paraqitur sot të freskëta pas shumë dekadash.

Ai me dashamirësi, respekt të thellë e nderim për maestron e tij të parë, ka ruajtur në thellësi të kujtesës dhe shpirtit dashurinë për çdo partiturë dhe notë muzikore nga perndjekjet e përbinshme komuniste që kërkonte të asgjesonte çdo notë dhe muzikë të progresit botëror, një pjesë të të cilat i trashëgoi edhe Kardinali ynë Koliqi.

Prof. Gjon Simoni, përmes një pune hulumtuese, sistemuese dhe analitike të materialit faktografik, ka mundur të na dhurojë meshtarin e krijuesin, Krishtin dhe muzikën kushtuar Atij në emër të një populli që ndër shekuj i ka qendruar besnik fesë dhe traditës kulturdashëse të të parëve.

Përmes një stili ta pasur narrativ dhe një elegance në të shkruar ofron për lexuesin mbarëshqiptar melodramat e muzikuara nga dom Mikeli, sikurse njihen sot, si: “Rozafa”, “Rrethimi i Shkodrës” dhe “Ruba e kuqe”, të tria të shkruara nga poeti i njohur i ëmbëlsisë dom Ndre Zadeja (1891-1945).

 

…Ideologjia e Revolucionit të kuq kinez përsekutonte intelektualët e klerikët katolikë shqiptar

 

Muzikologu dhe studiuesi prodhimtar prof. Gjon Simoni, gjatë hulumtimeve të kujdeshme shumë vjeçare ka dhënë të shkrira në linjat e veprës së vet për Koliqin të gjithë jetën e tij dhe për të parë në një profil më të ngushtë, si muzikolog i gurrës shqiptare.

Por, autori ynë nuk ka lënë pas dore edhe gjeografinë e kalvarit komunist me të cilin u përballë drejtpërsëdrejti Kardinali ynë Mikel Koliqi.

Kështu në vepër mësojmë se në vitin 1952-1953 filluan presionet dhe përpjekjet e diktaturës për të krijuar Kishën Katolike Autoqefale, pra të pavarur nga Selia dhe Ati i Shenjtë në Vatikan. Në vitin 1953-1954 kjo valë arrestimesh përfshiu shumë intelektualë nga mbarë Shqipëria dhe Shkodra më së shumti dhe më e madhja.

Prof. Gjon Simoni, duke shkruar për këtë dramë tragjike që preku mbarë popullin shqiptar dhe më së shumti klerin katolik shqiptar në Shkodër, për Kardinalin Koliqi vë në dukje: “Mbaroi kështu koha e parë e simfonisë së jetës së tij. Akordet dramatike mbyllnin këtë pjesë. Megjithatë, buzëqeshja e tij e vazhdueshme që vinte nga qetësia shpirtërore bënte që tragjedia e kësaj jete të merrte një pamje pothuaj joreale, gati-gati teorike. Si lufta e së mirës kundër së keqes. Kështu për dom Mikelin filloi epoka më e zezë e jetës, ajo e privimit të përhershëm të lirisë, pa asnjë kuptim për botën e tij intelektuale dhe të misionit të tij si meshtar. Gjithçka për te zbret në banalitet. Nga ana e tjetër vuajtjet dhe torturat rriteshin, duke lënë përshtypjen se do të vazhdonin përgjithmonë.”

Megjithëse i burgosur ose i internuar, ai vazhdoi të kryente detyrën e vet fetare fshehtas. Ai ushtronte dhe zhvillonte me shumë kujdes ungjillizimin e bashkëvuajtësve, kur ata e kërkonin, kryente ritet fetare, si pagëzim dhe kungimin, dhe megjithëse larg nga Shkodra, jepte këshilla dhe udhëzime dhe së bashku me kolegët meshtarë merrte vendime për problemet e famullive, që ishin në gjendje përndjekjeje të jashtëzakonshme.

Kështu në vitet 1954-1986, kaloi në burgim dhe internim edhe 32 vjet të tjera. Në vitin 1977, në moshën 75-vjeçare, dënohet për të tretën herë me 15 vjet burgim.

Absurdi kishte logjikën e vet djallëzore. Vitet e burgimit dhe internimit i kalon mes vuajtjeve në disa krahina të Shqipërisë, si në Lushnjë, Fier, në zonën e maleve të Vlorës dhe në vende të tjera syrgjynimi.

Më vonë do të tregonte për torturat e tmerrshme që pësonin në burg: rrahje deri në gjakosoje, elektroshok, varje nga duart e lidhura disa ditë me radhë, përve urisë, etjes e të ftohtit.

Gjatë kohës së gjatë të burgimit shumë qenë shokët e tij klerikë, por edhe bashkëvuajtës të tjerë, që u vranë ose vdiqën nga torurat mizore.

Pra, me të drejtë çuditemi kur shohim se dom Mikelin nuk e zhdukën fizikisht, që në vitet e para të vendosjes së regjimit komunist të hurit dhe litarit, gjatë viteve të errëta 1945-1950 dhe më pas gjatë kohës së sundimit dhe zgjedhimit të dhunës sistematike kudo dhe kudohere.

Me të drejtë konstaton në librin e tij prof. Simoni, se siç duket, ishte një peng i çmuar në dorën e diktaturës për t’i bërë presion vëllait të tij shkrimtarit dhe burrit të shtetit dhe kulturës geg prof. Ernest Koliqit, që të mos merrte inisiativa dhe të zhvillonte aktivitet politik kundër pushtetit komunist në Shqipëri. Madje kur e pyetnin dom Mikelin për vuajtjen e tij përgjigjej: “… të tjerët kanë vuajtur më shumë se unë nga torturat…”.

Gjithsesi, ai kaloi 40 vite burg… dhe Zoti shtriu dorën pranë Nënës Shqipëri, për të vlerësuar prelatin e përvuajtur deri në madhështi si Kardinal… Për këto dhe shumë episode të rëndësishme të jetës së Kardinalit Mikel Koliqi, do të mësoni më shumë në veprën në fjalë.

Autori dhe studiuesi muzikolog prof. Gjon Simoni, në planin human kryen një detyrë dhe detyrim të madh moral ndaj qytetit të tij të lindjes Shkodërlocës, si besimtarë i devotshëm katolik dhe ish nxënës në korin e njohur Scola Cantorum dhe në Veprimin Katolik të qytetit të lashtë, që drejtohej nga themeluesi i saj Shkëlqësia e Tij Kardinal Mikel Koliqi.

 

[1] Klajd Kapinova, “Një qiri drite në 100-vjetorin e lindjes perms librit të muzikologut prof. Gjon Simoni mbi simfoninë e jetës së Kardinal Mikel Koliqit (1902-1997)”, “Illyria”, Manhattan, New York, #1129, 9-11 Prill, 2002, f. 22.

[2] Klajd Kapinova, “Dom Ndre Zadeja-bilbil i gojëtarisë e i shpirtëbutësisë së krishterë”,  në librin “Mes Kryqit e Atdheut”, (Studime –Refleskione), Shtëpia Botuese “Camaj-Pipa”, f. 111-158.

Ndërron jetë At Arthur Liolini, kancelari i Kishës Ortodokse Shqiptare në SHBA

0
Korçë, 29 shtator 2023 – At Arthur Liolini, kancelar i Kishës Ortodokse Shqiptare në SHBA, ka ndårruar jetë në moshën 80 vjeçare.
Lajmi është publikuar nga Mitropolia e Shenjtë në Korçë, e cila e quan humbje të madhe për familjen, për Kryepeshkopatën Ortodhokse Shqiptare në Amerikë dhe për gjithë komunitetin shqiptar në Amerikë.
“FJETI MË ZOTIN ATË ARTHUR LIOLIN
Me hidhërim të thellë morëm lajmin e fjetjes në Zotin të Atë Arthur Liolinit. Një humbje e madhe për familjen e tij, Kryepeshkopatën Orthodhokse Shqiptare në Amerikë si dhe për të gjithë komunitetin shqiptar në Amerikë. Mitropolia e Shenjtë e Korçës i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së tij, dhe lutemi që Perëndia t’ju japë atyre forcë dhe shpirtin e i tij ta prehë në tendat e të drejtëve.
I përjetshëm kujtimi!”, thuhet në njoftimin e Mitropolisë së Shenjtë të Korçës në Facebook.
Atë Arthur Evans Liolini lindi më 19 qershor 1943 në Nju-Jork, në një familje me origjinë nga Boboshtica e Korçës. Përveç aktivitetit si prijës fetar, ai dhëhoqi aktivitete të ndryshme humanitar dhe diplomatik në dobi të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.
Atë Arthur Liolin është marrë edhe me studime për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në një shënim të shkurtër biografik në Wikipedia, veçohen studimet monografike: “Shqipëria – enigmë evropiane”, “Fan Noli dhe vetëdija shqiptare”, “Shoqëria shqiptare – riformim dhe gjetje”, etj.
Atë Arthur Liolin ishte një ndër figurat më të respektuara nga komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai vlerësohej për bashkëpunim shumë të mirë me prijësit tjerë fetarë shqiptarë në Amerikë, në shërbim të komunitetit dhe të kombit shqitar kudo që jeton e vepron./B.SINA/

Homazhe në Nju Jork, për policin e rënë gjatë detyrës në Kosovë, Afrim Bunjaku

0
Nga Beqir SINA
Dhjetëra shqiptar u mblodhën në sheshin “Dag Hammarskjold Plaza” para ndërtesës së OKB-së,  duke ndezur qirinj dhe kanë vendosur lule në kujtim të Afrim Bunjakut
Shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilluan këtë martë homazhe në nderim Afrim Bunjakut, efektivit të policisë së Kosovës që humbi jetën gjatë sulmit terrorist ndaj rajonit të policisë në Leposaviq të Kosovës.
I pranishëm në këto homazhe ishte dhe ambasadori i Kosovës Blerim Reka , si dhe Ambasadori i Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë, Ambasador Ferit Hoxha.
Disa nga pjesëmarrësit në homazhe mbanin edhe flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës.
Ambasadori Reka, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në New York, shkruajti në statusin e tij në Facebook se : “Sot me bashkëatdhetarët tanë të Nju Jorkut dhe me ambasadorin e Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha bëmë në homazhin për heroin Afrim Bunjaku i cili u vra nga terroristët serb deri sa ishte në detyrë dhe në mbrojtje të atdheut. Lavdi!”
Duke ndezur një qiri në ceremoninë e sotme të vigjilencës, Djellza Pulatani, e cila është Themeluese e The F’Oda Summit, një nismë për fuqizimin e vajzave, e cila filloi në fillim të këtij viti në Kosovë, tha: “Sulmi ndaj çdo shqiptari është sulm ndaj të gjithëve. Ne duhet të bashkohemi për t’u solidarizuar kundër një dhune të tillë dhe për të dënuar veprimet e terroristëve serbë.”
Kujtojmë se 25 shtatori ishte është ditë zie shtetërore në Kosovë në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku, ndërsa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur “Hero të Kosovës” policin e rënë gjatë detyrës.
Në Banjskë të Zveçanit nga sulmet ndaj njësiteve policore kosovare në orët e para të 24 shtatorit mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku

Mbyllja si Parathënie e Gegnishtes fatkeqe

0

“Mbrojtësi i rrejshëm të lëshon në kurth. Me ose pa dashje, disa mbrojtës
të standardit të sotëm janë të rrejshëm. E trajtojnë si lule mos më prek. Çdo
vështrim kritik të tij e shohin me drithërimë, e përjetojnë si lëndim. Çdo
përmendje e gegnishtes ua çon flokët përpjetë, thua pasuritë e këtij dialekti nuk
janë gjuhë shqipe. “Mos e rrok fort, se po ia da frymën”!, thotë populli. E rrokin
nga dashuria për shqipen, apo nga ndonjë dashuri a nostalgji tjetër? Gjuha, nuk
mund të përparojë e shkëputur prej ligjërimit të rrjedhshëm popullor. Nuk mund
t’a ruajë freskinë, e mbyllur me shtatë palë dryna. Është qenie e gjallë, rikrijohet
çdo ditë. Nuk mund të mbijetojë në formalinë. Në mos u çeltë shtegu për reformë
gjuhësore, mbetet hapur rruga për anarki gjuhësore. Te shkallëshkallshme. Për
“rebelim” të heshtur kundër gjuhës zyrtare. Spontan, të rrëmujshëm, të
ç’organizuar. Më fort se sot, pasojat do të dhembin nesër, kur do të jetë vonë.
Uroj të jem gabim, por ndeshtrasha kështu thotë. “Fanatizmi pjell herezinë”, na
kujton Niçja me gojën e Zarathustrës. Lasgushi thoshte “kam frikë nga historia”.
Fanatikët “Mister njet” s’kanë frikë nga historia? S’e kuptojnë, apo nuk duan ta
kuptojnë Kohën? Pse kaq armiqësi ndaj ndryshimit, ndaj një reforme që s’kërkon
përmbysje, përkundrazi, kërkon ringritje, rijetësim, ose, po të përdor një fjalë të
huaj, “rivitalizim” të kryevlerës, që na njëjtëson si shqiptarë? Nga syri i cilit Big
Brother druhen sot, apo dikush e ka Big Brotherin brenda vetes? Rishtazi na shti
në mendime Niçja, me Zarathustrën: “A di të bëhesh gjykatës dhe xhelat i ligjit
tënd?”. Heshtja për të keqen të bën pjesë të së keqes. Unë nuk dëshiroj me u ba
pjesë e së keqes. Unë kam frikë nga historia. Prandaj flas.” – Mehmet Elezi,
studiues, publicist 1
Klajd Kapinova

Hyrje dhe dalja me guxim tek e vërteta

Autori i shumë librave seriozë historikë etj., studiuesi dhe publiçisti cilësor
dhe bashkëkohor Kastriot Myftaraj, i del zot gegnishtes, sepse vetë gegët duan
të fshehin të vërtetën e tyre historike, mbasi i ekspozon ato gjatë dekadave të
kaluara si bashkëfajtor të gjuhës së tyre amtare gegë.
Shkrimi i hollësishëm studimor i Kastriotit Myftaraj, është gjithëmonë
aktual sot dhe për gjeneratat e reja apo dekatat e ardhshme, që do të popullojnë
apo banojnë Shkodrën me rrethina.
Mendoj, se sipas logjikës futuriste kritika realiste nuk do të ketë ndikim në
reagimit pozitiv për ringjalljen apo ripërtëritjen e gjuhës amtare të lashtë geg,
sepse po vijojnë të flasin dhe shkruajnë me intensitet pa ndërprerje 24/7 dhe 365
ditë të vitit gjuhën letrare toskësishte, të imponuar me dhunë politike dhe fizike
nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.
Faqja Pro Gegnishtes, në rrjetin social Facebook (lexo Fakebook) apo
Grupi në rritje i tij, i përbërë 99.99% nga banorët geg me ose pa shkollë,

1 Mehmet Elezi, “Kongresi i Drejtshkrimit pa grim”, ExLibris, 1 nëntor 2022.

2

fatkeqsisht nuk duan që të hapet kjo histori-plagë reale e cila ishte dhe mbetet
edhe sot e shëmtuar, por duan që ata që e kanë bërë këtë masakër të
vetëdijshme politike gjuhësore asokohe me ndërgjegje Nënshkrimin Kundër
Gjuhës Amtare Gegnishte të vijojnë të nderohen dhe respektohen, për inerci të
shprehjes absurde, se shkodranët nënshkrues të persekutimit të gjuhës geg,
janë zotni me emër të mirë të qytetit tonë…

Gegët ndër shekuj

Sikurse dihet përcaktimi gegë, është klasifikim nën-etnik i shqiptarëve
dhe përfshin banorët e viseve mbi lumin Shkumbin (në Shqipëri) ose folësit
e gegnishtes. Trojet e banuara nga gegët janë të miënjohura historikisht dhe
gjeografikisht si shtrirje territoriale me qendrat e tyre të banimit qysh në kohërat e
hershme.
Sot fatkeqsisht, gegnishtja si gjuhë nuk zotëron status e saj zyrtar si
gjuhë e shkruar, lexuar, studiuar etj., e gjuhës shqipe. Ajo ka dekada që nga
komunizmi është future në gjuhët e vdekura të njerëzimit.
Për më tepër gegnishtja në vetvete ka 2 nëndialekte, që gjeografikisht
ndahen te kufiri i lumit me emrin Shkumbin. Gegnistja veriore shtrihet në të
djathtë të Matit: në Mirditë, në Pukë, në Lumë, në Has, në malesinë e Gjakovës,
në të gjithë Kosovën, në Maqedonin e Veriut, në Malësinë e Dukagjit, në Malësi
të Madhe (në të dy anët e kufirit të Malit të Zi me Shqipërinë), në qytetin Shkodër
e në rrethinat e saj, në krahinën e Krajës dhe të Ulqinit; ndërsa gegnishtja
jugore, shtrihet në të majtë të Matit: në zonat e Elbasonit (Elbasanit), të Durrësit,
të Tironës (Tiranës), të Krujës, të Matit, të Lurës, të Peshkopisë e të Maqedonisë
Perëndimore, nga zona e Dibrës deri në Shkup dhe Kumanovë. E thënë ndryshe
Kufiri natyror në mes të gegnishtes dhe toskërishtes, është lumi Shkumbin në
Shqipëri të Veriut, e cila sikurse dihet përshkon Shqipërinë e Mesme nga lindja
në perëndim.
Historia dhe personazhet geg të Kongresit të Zhdrejt apo Ç’Drejtshkrimit të

Gjuhës Shqipe

Kongresi i Ç’Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, u mbajt në Tiranë dhe zgjati 6
ditë nga 20-25 nëntor të vitit 1972, me nismën e Institutit të Gjuhësisë dhe
Letërsisë dhe me praninë e 87 delegatëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia,
Mali i Zi dhe arbëreshët e Italisë, pra nga të gjitha krahinat e Shqipërisë.
Nëse shikohet me shumë kujdes qëllimi i mbajtjes së saj, lexohet shumë
lehtë, se ai ishte një tubim i mirëfilltë politik komunist “shkencor” gjithëkombëtar
dhe jashtë saj, për të rritur artificialisht sasinë dhe shtrirjen gjeografike
gjithëshqiptare pavarësisht se si e sa ato e flisnin gjuhën shqipe. Propaganda
dhe zhurma për ato asokohe kishte më shumë rëndësi se sa dhuna gjuhësore e
pakicës toskë, kundër shumcës geg në trojet etnike shqiptare…
Kjo mbledhje e madhe partie, u thirr gjoja për të nxjerrë përfundimet e
diskutimit të “gjerë”, për drejtshkrimin e gjuhës shqipe, që kishte filluar në vitin

3

1967, pas botimit të “Rregullave të drejtshkrimit të shqipes” që ishte asokohe në
projekt.
Sikurse shkruan dhe studiuesi Myftaraj, del se aty u mbajtën 150
“kumtesa” me referime, të cilat me shpejtësi rrufeje janë botuar në dy vëllime si
njolla turpi në faqen e zezë të historisë së popullit tonë: “Kongresi i
Ç’Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe” I, II, Tiranë, 1973.
Kongresi politiko-propagandistik në fjalë, ishte natyrisht më e keqja që
mund të pritej nga regjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha, i cili përgjithësisht
kishte prirjen t’ i bënte keq, duke qenë se gjithçka e shikonte nën prizmin e tij të
shtrembër stalinist.
“Stalini, ati ideologjik i Enver Hoxhës, para vdekjes e shpalli veten
edhe gjuhëtar.” – Kastriot Myftaraj, Tiranë, Shqipni, 2012
Produkti i Kongresit të vitit 1972, duhet rishikuar ose anulluar menjëherë,
duke e shfuqizuar… edhe për shkakun se ata që e morën vendimin nuk e kishin
nivelin shkencor, për të marrë vendime të tilla.
Është krijuar miti intelektual, sikur delegatët e Kongresit të Ç‘Drejtshkrimit,
që vendosi për standardin e gjuhës shqipe, që është në fuqi edhe sot (viti 2023),
qenë “specialist” të gjuhësisë.
Mjafton të shikosh biografinë e “intelektualëve” apo delegatëve të
Kongresit të Ç’Drejtshkrimit, që të bindesh se ata nuk kishin formimin e duhur
akademik dhe intelektual, për të marrë një vendim afatgjatë mbi standardin e
gjuhës shqipe.
Sipas një investigimi kritik dhe studimi në detaje, që studiuesi realist
Kastriot Myftaraj ka bërë me shumë kujdes, del se: “Nga 87 delegatët e
Kongresit të Ç’Drejtshkrimit, që nënshkruan Rezolutën për standardin e gjuhës
shqipe, 72 nuk kishin asnjë gradë shkencore!!!
Nga 15 nënshkruesit me grada shkencore, pesë prej tyre nuk i kishin
ato në gjuhësi. Këta qenë: Aleks Buda, Dhimitër Shuteriqi, Bedri Dedja,
Josif Ferrari, Zihni Sako.
Nga pesë gjuhëtarët me titull “profesor”, njëri, Androkli Kostallari kishte
diplomuar për rusisht. Ndër delegatët me tituj shkencorë, kishte pesë docentë
dhe shtatë bashkëpunëtorë të vjetër shkencorë.
Ndër bashkëpunëtorët e vjetër shkencorë, njëri Osman Myderrizi, nuk
kishte as diplomë të shkollës së mesme. (!!!!)
Pjesa më e madhe e delegatëve qenë shkolluar në Bashkimin
Sovjetik dhe gjuha e huaj e vetme që njihnin mirë ishte rusishtja.
Në fakt, për shkak të pranisë së delegatëve nga trojet shqiptare në
Jugosllavi, të shkolluar në Beograd dhe në shkolla ku gjuha e parë pas shqipes
ishte serbokroatishtja, mund të thuhet se 80% e delegatëve nuk zotëronin mirë
asnjë gjuhë të huaj përveç këtyre dy gjuhëve sllave.
Madje edhe në vitin 2008, pra 36 vjet pas Kongresit, nga 87 delegatët
e Kongresit të Ç‘Drejtshkrimit, 37 prej tyre, nuk përmbushin kriteret e vëna
për të hyrë në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, do të thotë nuk kanë marrë
grada shkencore!

4

Kjo shifër do të dilte edhe më e lartë nëse llogaritet se disa delegatë të
Kongresit të vitit 1972, kanë hyrë në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar thjesht
si shkrimtarë mediokër të realizmit socialist si Ali Abdihoxha, Fatmir Gjata,
Llazar Siliqi, Shevqet Musaraj, Sterjo Spasse, Dhori Qiriazi.
Nëse Fjalori Enciklopedik Shqiptar i viteve 2008-2009 do të ishte bërë në
1972, atëherë 55 delegatë të Kongresit, nga 87, nuk do të mund të përmbushnin
kriteret për të hyrë në Fjalorin Enciklopedik!
Merret vesh, firmëtarët e Rezolutës nuk përbënin një forum serioz
shkencor. Apologjia e tyre do të kishte qenë nëse ata, pas rënies së regjimit
komunist do të kishin thënë se vepruan në rrethana emergjente dhe të kërkonin
që të mbahej një kongres i mirëfilltë shkencor për të vendosur standardin e
gjuhës shqipe.
Disa prej tyre në fakt e kanë thënë këtë gjë. Por pjesa më e madhe qenë
përzgjedhur nga regjimi komunist të tillë që nuk kanë as minimumin e
deontologjisë profesionale, dhe nuk mund të pritej tjetër gjë prej tyre, se
profesioni bazë i tyre është ai i sharlatanit.
Në vend që të mbanin qëndrimin e thënë më lart, ata pas vitit 1972 dhe
madje pas vitit 1990 vazhduan që të shpërblejnë njëri-tjetrin me grada dhe tituj
shkencorë që në thelb nuk qenë gjë tjetër veçse një ritual i zbatimit të “religjionit”
të krijuar në 1972, në trajtën e standardit të gjuhës shqipe.
Nëse sot, në vitin 2012 (kur është publikuar stdudimi i Kastriot
Myftaraj) do të mblidhej një forum prej 87 vetësh me një përbërje të ngjashme
me atë të vitit 1972, nga pikëpamja e kualifikimit shkencor, dhe do të diskutonte
për standardin e gjuhës shqipe, ai do të kritikohej si joserioz, joprofesional,
qesharak, madje edhe nga ata firmëtarët e mbetur gjallë të Rezolutës të vitit
1972. (Kastriot Myftaraj, “Biografia e fshehur e delegatëve të Kongresit të
Drejtshkrimit të vitit 1972”, EuroAlbemigrant.com)

Gegnishtja e persekutuar qysh në kohën e Perandorisë Islame

Otomane dje dhe sot

Autori shkodran i Grupit Pro Gegnishtes, shkruan sa më poshtë: “As
turku për 500 vjet, nuk i bani dam gegnishtes sa i bani për 40 vjet regjimi
komunist”. Citali i mësipërm është marrë nga faqja Pro Gegnishtes.
Unë mendoj, se duhet të jemi të kujdeshëm dhe të mos i paraqesim në
media (show televiziv, gazeta, revista dhe website) dhe opinone publike, mes
njerëzve apo simpoziume kulturore dhe shkencore ish pushtuesit shumë
shekullorë mizor otomanë si xhelatë të butë, “përparimtarë”, “paqësore”, që
erdhën nga Azia në trojet e Arbërit me daulle të zhurmshme, taborre të mëdha
ushtarake të armatosur deri në dhëmbë, me ekspedita kriminale ndëshkimore, të
cilët kudo mbulohen trojet tona me gjakderdhje, shkatërrime totale… Ata nuk
erdhën për të na ndihmuar apo shpëtuar ne asokohe, me hap rrugë, shkolla,
ndërtuar ura, universitete, qendra kulturore, shtypshkronja, spitale, rindërtuar
qytetet dhe fshatrat, ngritjen e ushtrise dhe shtetit etj., arbëror!!!?
Le të vazhdojmë argumentin tonë për gegnishten dhe kalvarin pambarim
të saj ndër shekuj deri në ditët tona…

5

Në kohën e Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane, nuk ka pasur
shkolla shqipe, se me dekret otomanët antishqipe, me ndihmën e 39
kryeninistrave muhamedanë me origjinë shqiptare nuk i kanë lënë të parët
tanë arbërorë në trojet e veta të kenë ligjërisht shkolla shqipe, sikurse
serbët, grekët, sllovenët, maqedonasit, kroatët, etj., duke qenë i vetmi vend i
pushtuar nën otomanizëm, ku shqipja Nuk u lejua që të ushtrohej me ligj.
Nga ana e tjetër, për hir të së vërtetës historike, duhet thënë se
Perandoria Xhihadiste Islame Osmane, nuk njihte në zotërimet e veta si etni
autentike apo kombësinë arbërore-shqiptare, por vetëm komunitete fetare, sit ë
vetët myslimanë (islamë), rumët (sikurse njiheshin asokohe ortodoksët) dhe
latinët (popullsinë etnike vendase pra, katolikët).
Në këtë mënyrë, del se edhe arbërorët (shqiptarët) ishin grupuar në këto
tri komunitete fetare dhe nuk njiheshin si një njësi kompakte kombëtare më vete.
Pra, teorikisht dhe praktikisht otomatë kishin mohuar gjuhën dhe
identitetin e shqiptarëve askohe deri në vitin 1912, kur na japing Pavarsinë,
meqenëse Perandoria e tyre ishte tjetërsuar për shkak të plasaritjeve, dhe
konflikteve të brendshme familjare, korrupsionit, vjedhjeve, homoseksualitetit të
pasuesve perandorak të Osmanit…
Popullsisë shqiptare, asokohe u lejohej ushtrimi i funksioneve arsimore-
kulturore vetëm në gjuhët turko-osmane, greke dhe latine-italiane. Kështu, te
popujt fqinjë ortodoksë sllavë u ruajt, kundër vullnetit të Patrikanës greke, tradita
e përdorimit të gjuhës popullore në kishë e në arsim, shqiptarët ishin privuar
nga përdorimi i gjuhës amtare shqipe në kisha e në arsim, ku komunitetet e
tyre fetare ishin të varura nga tri qendra të ndryshme të huaja kishtare e
kulturore.
Nga burime historike shohim se institucionet primitive kryesore arsimore
që u shfaqën në periudhën e sundimit barbar islam osman në Shqipëri, ishin
shkollat e komuniteteve myslimane, ku mësohej gjuha si primare gjuha osomane
dhe arabe.
Ndryshe për të njëjtën periudhë në vendet e përparuara të Europës,
shohim se në fillim të shek. XVI, feudadalët “shqiptarë” të otomanizuar dhe
islamizuar hapën në disa qendra të Shqipërisë, kryesisht pranë xhamive, shkolla
fillore ose mektepe, ku për cudi në vend të gjuhës amtare shqipe, mësuesit-
hoxhallarë u mësonin nxënësve islam leximin e librit të tyre kur’anin dhe shkrime
të shenjta me shkronja arabe, e njëjta metodë sikurse ndodh ende sot në vendet
radikale islame aziatike, afrikane, lindjen e mesme dhe pellgun arabik.
Pra, niveli kulturor dhe mësimor në Shqipërinë Islame Otomane, ishte i
njëjtë me metodat dhe pedagogjinë islame të kohës e cila fatkeqsisht është
rishfaqur pas peridhës post-komuniste në trojet shqiptare, ku sot domonjnë
shkollat e mirëfillta kur’anore si kopje të bendeve ku ushtrohet edhe në ditët tona
ligji i Sheriatit.
Në shek. XVII kur ndodhi islamizimi i dhunshëm masiv i shqiptarëve me
shpatë, kur’an dhe gjak, filloi të shtohej numri i mektepeve dhe shkollave
kur’anore, që hasen tani edhe në disa fshatra.
Kështu, nga historia e hidhur e trojeve tona etnike shqiptare mësojmë, se
pranë mektepeve në qytetet-katunde kryesore të prapambetura të vendit u çelën

6

edhe shkolla të një shkalle më të lartë prapambetjeje, si medresetë, ku nxënësit
mësonin gramatikën dhe leksikun e arabishtes, të persishtes dhe të
osmanishtes, retorikën e letërsisë orientale dhe doktrinën e huaj islame.
Numri i nxënësve në këto medrese ishte shumë i madh, ku përgatitja e
fëmjëve “shqiptarë” (arnautë) bëhej direkt nga klerikët radikalë, që shërbenin në
institucionet e kultit islam dhe në aparatin shtetëror otoman të kohës.
Fatkeqsisht, asokohe në tokat shqiptare u krijua një shtresë
“intelektualësh” të pajisur me kulturë islame ose shpërlarje masive të trurit,
disa prej të cilëve fatkeqsisht kishin studiuar edhe në medresetë e
Stambollit, të Aleksandrisë (në Egjipt të Afrikës Veriore, ku shtriheshin territoret
e pushtuara nën sundimin islam otoman), ose të Bagdatit në Iraq.
Ndryshe nga sa thamë më lart, shumë katastrofike ishte gjendja e arsimit
të popullsisë së krishterë, e cila nuk gëzonte mbështetjen e shtetit e i nënshtrohej
diskriminimit të hapur kombëtar, fetarë dhe gjuhësor, ku u mohohej hapur
përdorimi dhe studimi gjuhës amtare shqipe në shkollat amtare.
Ortodoksët dhe katolikët kishin pak shkolla fillore (fetare) që ishin ngritur
zakonisht pranë ndonjë manastiri ose kishe dhe në raste të veçanta pranë
ndonjë fshati.
Shkollat katolike ishin nën drejtimin e kishës katolike me qendër Romën, e
cila filloi të përdorte gjuhën fshehurazi gjuhën shqipe në shkollat fetare katolike.
Në këto kushte dhe rrethana të reja u hapën disa shkolla të tilla, ku mësohej
edhe gjuha shqipe dhe ku shërbenin si tekste mësimore katekizmat e hartuar
nga shkrimtarë klerikë si arqipeshkëvi imzot Pjetër Budi etj.
Këto shkolla shqipe, ishin ngritur kryesisht pranë famullive dhe
manastireve. Kështu mësojmë nga burimet historike të kohës, se një shkollë
shqipe funksiononte qysh në vitet 1628-1675 në Pedhanë, dhe po në atë kohë
edhe në Blinisht (të dyja në rrethin e Lezhës), si dhe në Kurbin (rrethi i Krujës).
Në vitet 1669-1670 funksiononte një shkollë katolike në gjuhën shqipe
edhe në Himarë (Shqipëria e Jugut). Në Pedhanë e në Blinisht, u krijuan më
vonë edhe shkolla më të larta, gjimnaze, ku përdorej gjuha shqipe.
Këto shkolla u ngritën nga murgj të Urdhërit Françeskanë, të vendosur në
Shqipëri në fillim të shekullit XII. Shkolla të mesme shqipe katolike ku flitej
gegnisht, u hapën edhe në Janievë të Kosovës (viti 1671), në Velje të Mirditës
(1699), në qytetin e lashtë të Shkodrës (1699) etj.
Në këto shkolla të mesme nxënësit, që ishin destinuar për t’u bërë klerikë,
studionin teologjinë, gjuhët latine e italiane, gjuhën geg shqipe dhe disa prej tyre
dërgoheshin për studime më të larta në Itali. Mësimi i gjuhës shqipe në këto
shkolla, edhe pse tepër i kufizuar, si pasoj e kufizimeve otomane asokohe dhe
theksoj se ishte në interes të popullsisë vendase, që i përkrahte ato.
Nga burimet historike mësojmë, se gjimnazi i Blinishtit u ngrit me
kërkesën e krerëve të vendit dhe kur në vitin 1648 shkolla e Pedhanës u
rrafshua nga një ekspeditë ndëshkimore osmane, banorët e fshatit e
rindërtuan atë përsëri.
Zhvillimi i arsimit në gjuhën shqipe në shek. XVII u pengua direkt për
shkak të ndjekjeve të qeveritarëve osmanë të ndihmuar nga spiunët shqiptarë,
që tregonin se ishinn hapur shkollat shqipe. Megjithatë, në shek. XVII, në

7

shtresat e larta të shoqërisë shqiptare ishte zgjeruar rrethi i njerëzve të kulturuar
dhe që kishin mësuar disa gjuhë të huaja dhe gjuhën vendase shqipen.
Në çerekun e parë të shek. XVII imzot Pjetër Budi arqipeshkëv në disa
relacione ai shprehej shumë ashpër për një pjesë të klerit të lartë katolik shqiptar,
që tregohej indiferent dhe mospërfillës ndaj lëvrimit të gjuhës shqipe, si dhe ndaj
gjendjes së mjerueshme kulturore të grigjës apo më saktë popullit të vet.
Rrethana më të favorshme për arsimin shqip u krijuan, kur në fronin
e papës në Vatikan erdhi Klementi XI, me origjinë shqiptare. Me nismën e tij
u mblodh më 1703 Koncili i Peshkopëve (Ipeshkvinjëve) të Shqipërisë, që njihet
me në histori emrin “Koncili i Arbërit”, i cili vendosi të përhapte letërsinë fetare
në gjuhën shqipe. Kjo shtoi interesin për gjuhën shqipe dhe kështu mbas 8 vitëve
dhe më saktë në vitin 1711, mësojmë se në shkollën e Montorinos në Romë
u hap edhe Katedra e Gjuhës Shqipe…
Edhe në shekujt apo vitet e mëvonshme shkollat e para shqipe të hapur
pranë kishave katolike në Kosovë dhe Shqipëri, i kanë mbyllur mënjeherë
otomanët me gjak dhe hekur, duke vrarë pa mëshirë mësuesit klerikë katolikë në
rrethana dhe pusi të ndryshme…

Otomanët e komunistët apo komunisto-otomanët dje dhe sot
Pra, nga përvoja e përgjakur dhe e hidhur historike e popullit tonë ndër
shekuj dhe deri në vitet 1990, mësojmë nga faktet konkrete, se otomanët islam
dhe komunistët të pafe janë njësoj në forma dhe metoda radikale antishqiptare
dhe anti-gjuhësore geg dhe nuk mendoj se duhen paraqit pushtuesit si më të
butë se sa nazi-komunistët 1944-1990.
Në kohën e Rilindjes Kombëtare apo Rizgjimit të Ndërgjegjës Kombëtare
Shqiptare, abetaret në gjuhën amtare shqipe, të shtypur jashtë shtetit amë,
otomanët “vëllezër” i kanë quajtur vazhdimisht si heretike dhe kundër
padishahut e islamit…
Pra, asokohe theksoj gegnishtja ëshë mësuar dhe ruajtur brez mbas brezi
vetëm me të folurin e përditshëm në çdo shtëpi, mes miqëve në odat e burrave,
nga përkushtimi i klerikëve katolikë vendas shqiptarë, që e thonin meshën në
gjuhën geg shqipe me pak fjalë latine të kohës etj., por jo zyrtarisht në shkolla të
mirëfillta private apo publike.
Edhe në kohën otomane kanë qenë pikërisht trathtarët e spiunçt arnautë,
ato që Nuk na kanë lanë të mësojnë me gramatikë gjuhën gegnishte, ashtu
sikurse ndodhi edhe në kohën e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës (alias
Dullës), kur fatkeqsisht po shqiptarët me mentalitet dhe kulturë otomane, ishin
ato që përmes të ashtëquajturës Kongresi i Zhdrejt-Shkrimit apo C’Drejtshkrimit
1972, bënë që gegnishtja me ligj të ndalohet të flitet, studiohet dhe shkruhet,
duke u futur kështu shumë shpejt në kalendat greke si një gjuhë e huaj e vdekur
e pa shkruar dhe mësuar gramatikisht…
Edhe sot në neo-komunizëm gegnishtja nuk mësohet, studiohet dhe nuk
flitet me gramatikë të unisuar të saj si gjuhë e vjetër etnike vendase dhe as ajka
e figurave kryesore të saj ndër shekuj si në fushën e linguistikës, historisë,
kulturore dhe evolucionit të saj ndër shekuj, artistike, politike, atdhetare, apo

8

heronjtë geg e kombit ndër shekuj, patriotët, mendimtarët, intelektualët,
shkrimtarët etj.
Fatkeqsisht konstatohet, se sot nuk ka asnjë shkollë shqipe, ku fëmijët të
mësojnë realisht me libra shtetërore geg gramtikën e tyre letrare etj., sikurse
mësohet dhe studiohet në të gjithë nivelet e shkollave zyrtarisht toskënishtja
politike jugore letrare…
Disa thonë ose mund të rishprehen sërisht se ashtu ishte koha, duke
justifikuar me djadhëzi trathtinë tinzare zyrtare të vetë gegëve e toskëve
komunistë kundër gjuhës së të parëve ilir-arbërore-shqiptar të gegnishtes.
Lind pyetja: Po ajka e ndritur e klerit katolik pse vazhdoi të fliste dhe
shkruante pa pushim dhe pa frikë dorëshkrimet e tyre brilante të fliste kudo dhe
pa u trembur para gjyqeve të Dullës vetëm gegnishten edhe nëpër burgjet nazi-
komuniste… edhe pse e dinin shumë mirë se komunistët fatkeqsisht shqipfolës
geg e toskë ishin dhe janë edhe sot neo-komunistët kundër tyne!!!?
Anti-gegët komunisto-otomanë si provë të urretjes kundër gegnishtes
bënë punime “studimore” shkrimmore gjoja të ashtëquajtur shkencore të
mirëfillta që atakonin drejpërdrejtë gjuhën gegnishte e i botuan si paçavure
turpi (që të gjithë sëbashku pjesëmarrësit apo të ashtquajtur delegatë të
Kongresit të C’Drejtshkrimit) në dy vëllime, të cilat sot fatkeqsisht janë njolla
prova faktike turpi nga servilizmi i tyre ndaj komunistëve me dhe pa tesera
antarësie partie…
Disa vijojnë të thonë edhe sot, se dikush shkoi në spital dhe ia morën
kmunistët firmën me zor e pa vetëdije a thua se asokohe ata që tregojnë këto
përralla historie të vetëkrijuara ishin në vendngjarje… Ja po e pranojmë këtë
version e forcës apo “detyrimit” absurd përkohsisht…
Sërisht lind pyetja logjike dhe retorike: Po shkrimet e shumë autorëve geg
me shumë faqe kundër gegnishtes që janë si dëshmi prove edhe sot të shkruara
dhe botuara si njolla të zeza turpi në dy vëllime në Tiranë pas Kongresit të vitit të
zi 1972 kush i bëri autorët, që t’i shkruajnë me pasion kundër gjuhës geg!?
Gjuha otomane bëhet zyrtare në Shqipëri dhe Kosovë, ndërsa
gegnishtja etnike vazhdon të ndalohet me ligj që të mos mësohet
Së fundi, edhe sot në Shqipëri dhe Dardaninë antike, zyrtarisht ka filluar
mësimi i gjuhës ish pushtuese otomane në të gjithë ciklet e shkollave atje. Dhe
kjo në saj të një dekreti absurd antishqiptar, që kanë miratuar qeveritë neo-
komuniste dhe neo-otomane erdoganiste respektive të Tiranës së kuqe me
K/Ministër Edi Ramën 3 dhe erdoganistin fanatik otoman Albin Kurtin.
Pra, zyrtarisht gjuha e pushtuesve otomanë lejohet dhe ligjërohet me
dekret special të mësohet si gjuhë amtare në Shqipqëri dhe Kosovë (në dy
shtetet e pushtuara dikur për 700 vjet me radhë nga barbarët otomanë) nga
mësuesit formalisht me pashaportë “shqiptare” çdo ditë në bankat e shkollave
dhe auditoret e universitetëve në mënyrë serioze dhe masive, sikurse dikur gjuha
ruse…
Pse them unë gjuha otomane dhe jo turke? Kur Osmani si i pari i
osmanëve pushtoi vendet e Azisë dhe mbërriti deri në atë që quhet sot territori

9

turk apo Turqia, ai si kryebarbar manjak rrafshoi mizorisht të gjithë fshatrat,
qytetet dhe vetë civilizimet asokohe të shtetit multifetar etnik turk (Turiqinë).
Asokohe dhe deri në fillim shekullin XX, gjuha vendase që flitej në kohën e
Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane ishte turqishtja etnike e vjetër me bazë
arabe. Ajo u zëvendesua më vonë me gjuhën turke të re tashmë me bazë latine,
pra europiane.
Kjo gjuhë fatkeqsisht po mësohet zyrtarisht në shkollat shqiptare atje tek
ju. Dhe për çudi asnjë antar apo “patriot” i Grupit tuaj më të madh online në
rrjetet sociale PRO GEGNISHTES me 20 mijë antarë dhe të tjerë, që shtohen
çdo ditë dhe ku na i paraqet edhe administrator i faqes me emra, nuk
Kundërshtoi këtë fakt të turpshëm, sepse Qeveria Neo- Komuniste Rama 3
lejoi zyrtarisht mësimin e otomanishtes së ish pushtuesve dhe jo të
GEGNISHTES, gjuhës amtare të ish të pushtuarëve sot të nënshtruar para të
njëtit pushtues gjuhësor.
Unë nuk di deri më sot që në zonat me popullsi geg nga kufiri i rrjedhjes
së mesme të lumit Shkumbin (Qyteti Elbasan, që thuhet se është kërthiza e
Shqipërisë, sepse e ndan atë në dy pjesë të barabarta fiziko-gjeografike) dhe
deri në Dardani të mësohet gjuha geg.
Kështu popullsia e pjesës Veri Lindore të Shqipërisë ose qytetet malore,
si: Peshkopia (Dibra e Madhe dhe e Vogël), Kukësi, Tropoja, Mirdita, dhe me pak
Lezha (qytet i cili përbëhet kryesisht nga banorë të ardhur nga Malësia e Madhe
dhe Mirdita) në zonën Perëndimore (që shtrihet në Ultësirën Perendimore të
vendit tonë) etj., kanë humbur fatkeqsisht të folurit dhe të shkruarit original të
gjuhës geg, sepse atje prej shumë dekadash nga presioni i madh politik komunist
dhe gjuha toskërishte zyrtare e folur dhe e shkruar ka bërë që ata të humbin
gjuhën etnike të tyre.
Po jap vetëm një fakt apo shembull të vogël historik. Dikur krahina malore
e Mirditës është quajtur si toka e katedralëve, kurse sot muslimanët e ardhur
jugorë në kohën e invazoneve komuniste, kanë ndërtuar atje edhe një xhami në
mes trevës apo qytetit të Rreshenit, dikur të pamposhtur nga islami asimilues
otoman. Këtë shembull negativ imponues nga të ardhurit jugor dhe shoqatat
asimiluese “bamirëse” otomane-arabe, që fatkeqsisht veprojnë atje, nuk e
permenda si argumentim fetar, por si pushtim i hapur e i mirëfilltë gjuhësor dhe
fetar otomano-arab…
Sot, fatkeqsisht në kishat tona katolike puthuajse dhe në qytet dhe fshatrat
apo katundet e thella në zonat malore; në kishat katolike meshet jepen pothuajse
të gjitha fatkeqsisht në gjuhën toskërishte letrare, sepse edhe e gjithë literatura e
botuar fetare e mirefilltë, si: Bibla (Shkrimi i Shenjtë), thënia e uratave fetare, libri
shujtja shpirtnore, tekstet lirurgjike etj., janë të botuara në gjuhën letrare
toskërishte dhe jo vendase të banorëve geg.
Ky është fatkeqsisht një presion i madh propagandistik apo
shpërlarje e vijueshme e trurit non stop dhe sistematikisht, që dhunisht me
forma të ndryshme po ia merr edhe sot frymën gjuhës amtare geg. Kjo
diktaturë e fortë dhune, është një gur i madh i rëndë në qafën e hollë nga
vuajtjet e pambarim të gegnishtes.

10

Për më tepër meshtarët e rinj katolikë vetëm flasin gegnisht, në mënyrë
formale dhe rutinë në takimet me njerëzit, pra, besimarët e popullin e thjeshtë,
kurse në realitet të gjithë librat e reja janë shtypur dhe botohen pa ndërprerje
vetëm toskërisht…
Shumë shpejt ata nuk do të kuptojnë se çfarë kanë shkruar paraardhësit e
tyre klerik geg mbi krahinat geg, gjuhën, historinë, kulturën, traditat, zakonet
shqiptare etj., sepse do t’u duhet të mësojnë më parë gjuhën gegë si gjuhë të
huaj.
Bibla e përkthyer me një mund dhe përkushtim të madh shumëvjeçar
nga meshtari ulqinak shqiperuesi dhe studiuesi i madh mons. Simon Filipaj
është e përkthyer nga latinishtja në gjuhën letrare toskë, të pakuptuar në
fillim në të gjithë zonën e Malësisë së Tuzit dhe zonat bregdetare të qytetit antik
të Ulqinit dhe trojet e tjera shqiptare.
Nga ana e tjetër, në mes të qytetit të Shkodrës, intelektuali i shquar një
ndër helenistët dhe studiuesit më të famshëm shqiptar shkodrani prof. Gjon
Shllaku të gjithë librat kulturore dhe historike helene (geke) të famshme i ka
përkthyer në gjuhën toskë letrare…
Ky status, që citova në këtë foto, ka marrë pa vetëdije me qindra miratime
dhe klikime pozitive nga antarët e grupit tuaj edhe pse statusi është i pasaktë
dhe i bie ndesh drejpërdrejtë historisë geg dhe kulturës së tyre geg ndër shekuj…
Kjo tregon fatkeqsisht nivelin e ulët të grupit dhe antarëve të saj, që bëjnë
Like pa lexuar dhe kuptuar statuset, që hidhen herë pas here këtu, në Grupin në
fjalë… Kam shumë për të thenë, por kaq për sot…

21 delegatë ishin gegë ose ¼ ku 9 prej tyre ishin shkodranë, që
vulosen pa Referendum groposjen e gjuhës së tyre geg
Nga burimet historike mësojmë, se nga 87 delegatët e Kongresit të Zhdrejt
apo Ç’Drejtshkrimit, që nënshkruan Rezolutën për Standardin e Gjuhës Shqipe
21 (pra, gati ¼ e delegatëve ishte e lindur në territoret, me popullsi ku flitet 24/7
dhe 365 ditë të vitit gjuha e nënës dhe baballarëve të tyre gegë) ishin gegë nga
zonat ku flitet gjuha e gegë e trashëguar nga të parët e tyre., si: Shkodra (9
delegatë), Kosova, Mali i Zi, Peshkopia (1 delegat) dhe Kukësi (1 delegat).
Nga shikimi i vendlidjes së tyre del se 7 (shtatë) prej tyre ishin nga
Kosova, 6 (gjashtë) nga Prishtina dhe 1 (një) nga Prizreni.
Po cilët ishin nënshkruesit me emër dhe mbiemër që bënë historinë e

faqes së zezë të gjuhës geg!!!?

Më poshtë po japim listën e plotë të delegatëve gegë të Kongresit të
Ç’Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe si dhe ato nga Shqipëria e Veriut, Prishtina dhe
Prizreni (Kosova):
1. Prof. Idriz Ajeti Dekan i Fakultetit Filozofik, Prishtinë (Kosovë).
2. Dr. Rexhep Qosja Drejtor i Institutit Albanologjik, Prishtinë (Kosovë).

11

3. Doc. Jup Kastrati (1924-2003), pedagog i gjuhës shqipe në Institutin
e Lartë Pedagogjik, Shkodër.
4. Ahmet Kelmendi (1929-2916), pedagog i gjuhës shqipe në Shkollën e
Lartë Pedagogjike, Prishtinë (Kosovë).
5. Ajet Bytyci, pedagog i gjuhës shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike,
Prizren (Kosovë).
6. Bahri Beci, (Shkodër, 6 mars 1936 – Paris, 20 gusht 2023), gjuhëtar në
Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë.
7. Besim Bokshi (1930-2014), pedagog i gjuhës shqipe në Shkollën e Lartë
Pedagogjike, Gjakovë (Kosovë).
8. Drita Garuci Mësuese e gjuhës dhe e letërsisë shqipe, Shkodër.
9. Fadil Podgorica (Shkodër, 11 gusht 1918-1993), pedagog i gjuhës
shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Shkodër.
10. Ferdinand Leka (Prof. Ferdinand Leka lindi në Shkodër më 18 prill
1930, dhe vdiq në Tiranë në vitin 2022), gjuhëtar në Institutin e
Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë.
11. Henrik Laçaj, (Shkodër, 11 shkurt 1909 – Tiranë, 12 mars 1991),
pedagog në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë.
12. Isa Bajçinca, pedagog i gjuhës shqipe në Fakultetin Filozofik, Prishtinë
(Kosova).
13. Ismail Bajra, drejtor i NGBG “Rilindja”, Prishtinë (Kosova).
14. Ismail Doda (1939), drejtor i shkollës "Gjergj Kastrioti Skënderbeu",
Ostros (Krajë, Mal i Zi).
15. Kolë Ashta (1918-1997), pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë
Pedagogjik, Shkodër.
16. Llazar Siliqi (1924-2001), i lindur në Shkodër, ishte shkrimtar, që
banoi në Tiranë.
17. Luigj Franja, mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Shkodër.
18. Mufit Trepça, mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Peshkopi
(Shqipëria e Veriut).
19. Pjetër Fusha, mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Rubik (Mirditë,
Shqipëria e Veriut).
20. Shefqet Hoxha (1934), pedagog i gjuhës shqipe në Filialen e USHT,
nga katundi malor Bicaj-Kukës (Shqipëria e Veriut).
21. Tomor Osmani, pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë
Pedagogjik, Shkodër.

POSTIMET E FUNDIT