Kreu Blogu Faqe 129

Shqipëria dhe Maqedonia nuk duhet të ndahen në procesin eurointegrues

0

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, thotë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk duhet të ndahen në negociatat për fillimin e bisedimeve me BE-në, duhet të vijojë në të njëjtën formë.

Grubi mes tjerash tha se janë të përqendruar për integrim të përbashkët të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian, pasi që sipas tij ky proces ka filluar së bashku me Shqipërinë.

“Procesi i integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të vijojë në të njëjtën formë në të cilën edhe e kemi filluar dhe hamendja ne BE që ishte vitin e kaluar për të ndarë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut, sepse Shqipëria pengonte Maqedoninë, ndërsa sot kemi proces anasjelltas. Nuk duhet të ekzistojë por duhet të përqendrohemi në zotimet e në veçanti për integrim të përbashkët të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE”, u shpreh Artan Grubi – zëvendëskryeministër i parë.

Sa shqiptarë jetojnë në Maqedoni në bazë të pasaportave

0

Referuar statistikave, në prag të regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, statistikat zyrtare flasin se shqiptarët në këtë vend janë më shumë se 30 për qind.

Kjo dëshmohet me numrin e filloristëve, të cilët janë mbi 30 për qind, por edhe numrin e pasaportave.

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, kohë më parë pati deklaruar se 30.4% e poseduesve të pasaportave të Maqedonisë janë shqiptarë.

“Shtetësia nuk është statusi që përcakton përkatësinë etnike të qytetarëve, por përkatësinë shtetërore të tyre.

Në kontekst të çështjes demografike të shtetit tonë, Ju prezentojmë këtë fakt orientues: sipas pasaportave valide 30.4% janë shqiptarë, duke marrë parasyshë se ka edhe shqiptarë që nuk posedojnë pasaporta edhe në shqip”, ka theksuar Nuhiu.

Deçiqi shkruan histori, kualifikohet në finalen e Kupës

0

Deçiqi  ka shkruar histori duke u kualifikuar për herë të parë në finalen e Kupës së Malit të Zi, në 95 vite të ekzistencës së klubit.

Djemtë tonë në gjysmëfinale fituan Iskren e Danillovradit me rezultat 1-0. Golin e shënoi Pesukic në minutën e 51-të.

Në finale KF Deçiqi do të luaj kundër FK Buducnost më 1 qershor.
/MALESIA.ORG/

I doli raketa jashtë kontrollit, NASA shpërthen keq ndaj Kinës

0

NASA ka kritikuar ashpër Kinën për raketën që i doli jashtë kontrollit dh rrëzimin e mbetjeve të saj në oqeanin indian.

Administratori i NASA-s, Bill Nelson ka deklaruar se Kina qartësisht nuk po arrin të përmbushë standardet për të administruar mbetjet e saj hapësinore.

Madje sipas tij, është kritike që Kina dhe gjithë kombet e tjera të veprojnë me përgjegjësi dhe transparencë.

‘’Kombet e hapësirës duhet të minimizojnë rreziqet për njerëzit dhe pronën në Tokë të rihyrjeve të objekteve hapësinore dhe të maksimizojnë transparencën në lidhje me ato operacione.

Është e qartë se Kina nuk po arrin të përmbushë standardet e përgjegjshme në lidhje me mbeturinat e tyre hapësinore.Kritike dhe thelbësore që Kina dhe të gjitha kombet e hapësirës dhe entitetet tregtare të veprojnë me përgjegjësi dhe transparencë në hapësirë ??për të siguruar sigurinë, stabilitetin, sigurinë dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të aktiviteteve të hapësirës së jashtme.”- tha Nelson.

Krerët shtetërorë: Është koha që Evropa të hapë dyert për Kosovën

0

Krerët shtetërorë në Kosovë, në Ditën e Evropës kanë bërë thirrje që qytetarëve t’u mundësohet lëvizja e lirë në 27 shtetet e bllokut dhe Kosova të lëvizë drejt integrimit evropian.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Kosova është një vend paqedashës dhe me orientim pro-evropian dhe ajo tha se po punohet drejt anëtarësimit në BE.

“Tradicionalisht në këtë ditë, institucionet e BE-së i hapin dyert e tyre për publikun. Ka ardhur koha që ato t`i hapin dyert e tyre për Kosovën”, tha Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ajo shtoi se BE-ja duhet të mbajë fjalën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ndërkaq kjo e fundit, sipas presidentes Osmani, duhet “të bëjë përgatitjet e nevojshme për aplikim për status të shtetit kandidat në momentin e volitshëm”.

Kosova është vendi i vetëm në rajon, qytetarët e së cilës nuk mund të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së.

Thirrje të njëjtë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, kishte edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Sipas Konjufcës, Kosova ka orientim të “palëkundur” drejt familjes evropiane dhe ka kritikuar BE-në se është vonuar sa i përket integrimit evropian të Kosovës.

“Bashkimi Evropian është treguar i vonuar në proceset e integrimit të Kosovës brenda familjes evropiane dhe kjo ëndërr gjithnjë e më shumë po shndërrohet në një zhgënjim kolektiv për qytetarët e shtetit tonë”, tha Konjufca.

Dita e Evropës është ditë ceremoniale, që shënohet më 9 maj të çdo viti, nga Bashkimi Evropian, në njohje të paqes, prosperitetit dhe unitetit të arritur brenda Evropës, që nga formimi i kësaj organizate.

Kjo ditë, në vendet anëtare, shënohet duke vendosur flamurin e Evropës.

Në Kosovë, Dita e Evropës është festë zyrtare.

Grupi ABBA drejt rikthimit

0

Björn Ulvaeus ka zbuluar se grupi i famshëm ABBA do të sjellë këngë të reja për fansat gjatë këtij viti.

Kantautori 76-vjeçar tha për “The Herald Sun” se anëtarët e bandës suedeze janë takuar disa herë në Stokholm për të diskutuar rikthimin e madh.

“Do të nxjerrim këngë të reja këtë vit, kjo është e sigurt. Jemi miq të mirë me njëri-tjetrin dhe u kthyem në studio pas 40 vitesh”, tha Ulvaeus.

Björn Ulvaeus, Benny Andersson, Agnetha Faltskog dhe Anni-Frida Lyndstad janë katërshja që u bë e famshme gjatë viteve ’70-’80 në botën e muzikës. Grupi, që përbëhej nga dy çifte të martuarish, u shpërbë në vitin 1982, në kulmin e tij. Gjithashtu, Bjorn u nda nga Agnetha dhe Benny nga Frida.

Albumi i tyre i fundit doli në treg në vitin 1981, ndërsa këtë vit priten 5 këngë të reja.

/portali DurresLajm/

Historiani i njohur: Ahmet Zogu figura më pozitive në historinë politike të Shqipërisë

0

Mes krerëve të shtetit shqiptar përgjatë historisë, historiani Beqir Meta veçon Ahmet Zogun. Në studion e emisionit “Arnautistan”, historiani Meta tha se Zogu mbetet figura më pozitive.

“Zogu ka qenë personi mes konservatorëve dhe liberalëve. Noli ishte në krahun e progresistëve, por ka qenë i lëkundur. Zogu është figura më pozitive.

Nuk ka bërë çedime, ka punuar. Ka pasur edhe atëherë demokratë, njerëz që e donin. Zogu ka meritën sepse ishte një politikan i zgjuar dhe pragmatist dhe i bashkoi këto të dyja për të ndërtuar një shtet. Shtetet e dobëta si Shqipëria nuk mund të kenë stabilitetete të çelikta.

Nga ana tjetër kishte orientim perëndimor. Kodet që u bënë, u orientuan drejt Perëndimit, komëbtarizimi i arsimit etj. Megjithatë, sa i takon autoritarizimit, zgjedhjet ishin fasadë”, tha ai.

Dinamo luan aktin e “fundit” të rikthimit, tifozët mbushin taracat në Pezë

0

Dinamo po përgatitet që të rikthehet në elitë dhe është vetëm 90-minuta larg, nëse blutë fitojnë sot me Vorën në sfidën që luhet në Pezë-helmës. Por që duket se sot atmosfera është ndryshe në klubin blu këtë sezon, por edhe në sfidën e sotme me Vorën.

Nga ajo që duket në kompleksin “Internacional, në Pezë-helmës, janë ultrasit e Dinamos që kanë “pushtuar” taracat përreth kompleksit ku luhet sfida.

Një mbështetje si rrallë në vitet e fundit e ultrasve blu që po realizojnë një ëndërr, rikthimin në elitë, pas një dekade vuajtje në Kategorinë e Parë…

Ushqimet e duhura energjike për moshën e tretë

0

Në moshën e tretë, njerëzit kanë nevojë për më pak kalori, duke qenë se nuk janë më aktivë fizikisht dhe metabolizmi është i dobësuar.

Pavarësisht kësaj, trupat e tyre kanë nevojë për sa më shumë ushqyes , pra vitamina, minerale, antioksidantë, fibër e proteina, për të siguruar një shëndet optimal dhe mbi të gjitha energji.

Ushqimet e duhura energjike për moshën e tretë

Ushqyesit e lartpërmendur gjenden me bollëk nëse secili prej nesh zbaton një regjim ushqimor siç është ai i Mesdheut.

rutat dhe perimet

Frutat dhe perimet janë shumë të rëndësishme në çdo moshë, por për të moshuarit ato janë të domosdoshme sepse ofrojnë fibër, proteinë, antioksidantë, vitamina dhe pak kalori.

Ato janë një burim krejt natyral energjie dhe plotësojnë nevojat më imediate të organizmit.

Drithërat e plota

Ndryshe nga drithërat e përpunuara siç është mielli apo orizi i bardhë, drithërat e plota janë të mbushura me ushqyes të domosdoshëm.

Konsumi i një sasie të vogël prej 30 gramë drithërash të plota në ditë mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të diabetit të tipit 2.

Sa i përket kësaj sëmundjeje, drithërat e plota janë të duhurat sepse pengojnë luhatjet e nivelit të sheqerit në gjak.

Peshku

Peshqit e detit dhe të oqeanit janë të pasur me acide yndyrore omega-3, të cilat kanë lidhje të drejtpërdrejtë me përmirësimin e kujtesës, shëndetit të trurit dhe humorit.

Salmoni, skumbria, trofta, sardelet etj janë ndër burimet më të pasura të këtyre acideve yndyrore.

Produktet e bulmetit me pak yndyrë

Nevojat për kalçium dhe vitaminë D janë të mëdha në moshën e tretë.

Produktet e bulmetit me pak yndyrë janë jo vetëm energjikë por edhe kanë një ndikim të pakët në nivelin e sheqerit në gjak, ndryshe nga ushqimet e përpunuara.

Qumështi, gjiza, kosi, djathi dhe kefiri janë produkte të shëndetshme për çdo moshë, por kryesisht për atë të tretën./agroweb

Administrata Biden i ka kërkuar ndihmë Grenellit: Marrëveshja e tij për Kosovën dhe Serbinë do të zbatohet

0

Albin Kurti shpresonte se kërkesa e SHBA-së për zbatimin e Marrëveshjes së Washingtonit të ketë kaluar me administratën e Donald Trumpit, por nuk është kështu

Edhe pas periudhës së administratës së Dondald Trump, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë që marrëveshja e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e arritur në Shtëpinë e Bardhë në Washington, të zbatohet.

Burime të Gazetës Express në SHBA bëjnë të ditur se ish-emisarit special të Trumpit për dialogun, Richard Grenell, i është kërkuar që ta informojë administratën e re lidhur me marrëveshjen e shtatorit të vitit të kaluar si dhe për hapat e ardhshëm në kuadër të saj.

“Administrata e Bidenit i kërkoi Grenellit një njoftim mbi marrëveshjen ekonomike dhe hapat e saj të ardhshëm. Grenell na e dha atë. Ne duam të punojmë në marrëveshjen e tij me përfshirje më të madhe nga evropianët”, thotë ky burim.

Administrata e re e SHBA-së me presidentin Joe Biden në krye e cilëson këtë marrëveshje si jopartiake dhe duan që ajo të zbatohet.

“Ata duan që marrëveshja të zbatohet dhe ata e shohin se si Biden ka vendosur ta bëjë këtë. Marrëveshja nuk është partiake!”, thotë ky burim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte shumë përplasje me Richard Grenell, kur ai erdhi për herë të parë në pushtet dhe ish-ambasadori i SHBA-së në Gjermani kishte marrë detyrën që të merret me problemet e Kosovës dhe Serbisë.

Në një rast, Kurti tha se Qeverinë e parë të udhëhequr nga ai e kishte rrëzuar po Grenell. Pas një sërë akuzash edhe pas rrëzimit, Kurti u bë politikani i parë shqiptar që doli hapur për ta mbështetur një kandidat për president në SHBA. Bëri thirrje që të votohej Joe Biden, duke shpresuar se demokrati do t’i hudhte edhe të gjitha të arriturat e dialogut, të sponsorizuara nga paraardhësi i tij në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo shpresë bëri që Kurti të pozicionohej skajshmërisht edhe kundër Marrëveshjes së Washingtonit, duke e cilësuar si të dëmshme.

Katër ditë pas 4 shtatorit të 2020-ës, Albin Kurti, i rrëzuar nga pushteti pas përplasjeve të mëdha me administratën amerikane që drejtohej nga Trumpi, kishte shkruar se në Kuvendin e Kosovës nuk do të ratifikohet asgjë që është nënshkruar nga një “kryeministër jolegjitim” si Avdullah Hoti.

“Kur të kthehemi në detyrë, nuk kemi obligime ndaj zotimeve të një kryeministri të paligjshëm të Kosovës. Nënshkrimi poshtë teksteve jokoherente dhe jotransparente është kundër vullnetit të popullit, rendit demokratik dhe shkel kushtetutën. Ato nuk do të ratifikohen në Parlamentin tonë”, shkruante Kurti.

Sekretari i ri amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e kishte bërë paralajmërimin e parë se marrëveshja e arritur nuk do të hudhej nga tavolina e zyrës së presidentit të ri.

“Sa për punën që është bërë në rastin e Kosovës dhe Serbisë, unë e duartrokas këtë. Siç e dini, presidenti i zgjedhur, Joe Biden, ka shpenzuar shumë kohë në këto vende në të kaluarën. Unë besoj se ai ndan bindjet  e juaja se ka gjëra që ne mund t’i bëjmë që ta ndihmojmë Kosovën të ecë përpara, po ashtu shpresojmë që kjo të ndodhë edhe me Serbinë”, shprehej Blinken gjatë raportimit në Senatin Amerikan, kur pritej konfirmimi i këtij të fundit si sekretar i Shtetit, pak ditë pas fitores që së Joe Biden në zgjedhje.

Pritjeve ndryshe të Kurtit e Vetëvendosjes u është dhënë një goditje edhe nga qëndrimi i betonuar zyrtar i administratës së presidentit Joe Biden se Marrëveshja e Washingtonit duhet të implementohet.

“Administrata e Bidenit ka konstatuar edhe zyrtarisht që Marrëveshjet e Washingtonit duhet të jenë bazë për punën tonë përpara. Ne besojmë se Kosova dhe Serbia duhet t’u përmbahen këtyre zotimeve dhe të punojnë së bashku”, ka thënë së fundmi ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, në një intervistë për Radio Televizionin 21.

Edhe deklaratat e Kurtit pas zgjedhjeve se dialogu s’është prioriteti i tij i kishin shqetësuar autoritetet në Berlin, Paris e Washington, i cili është sponsori kryesor ndërkombëtar i Kosovës. Departamenti i Shtetit ka thënë se duan ta inkurajojnë Qeverinë e re të Kosovës për t’i bërë negociatat me Serbinë prioritet në rrugën e njohjes ndërkombëtare. Deri më tani, Kurti ka treguar jo pak neveri ndaj kompromiseve në negociatat me Beogradin. Megjithatë, atij ia rikujtojnë gjithnjë se këtë do t’i duhet ta bëjë.

POSTIMET E FUNDIT