5 May 2024

Krerët shtetërorë: Është koha që Evropa të hapë dyert për Kosovën

Relevante

“Vdekja si kjo, vdekja për shqiptarizëm, asht kupë e artë!” – Atë Benardin Llupi o.f.m. (1886-1946)

“Klerik i shquar katolik. Ai kishte kryer studimet për Teologji dhe Farmaci....

Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet në Nju Jork më 19 korrik

Pavarësisht raporteve fillestare, vendi i njohur aktualisht si MetLife Stadium do...

Klinsmann ‘i zemëruar’ zotohet të mos heqë dorë pas largimit të Koresë së Jugut nga Kupa e Azisë

Jurgen Klinsmann u zotua të vazhdojë si trajner i Koresë së...

POLITIKA MJERANE SHQIPTARE

Arben Çokaj - vëzhgim! Imagjinoni një pasha modern, katolik me brekushe, që...

Nexhmije Zajmi, gazetarja e CNN e para shqiptare në Shtëpinë e Bardhë

Nga Beqir SINA - New York Autore e librit : “Daughter of...

Shpërndaj

Krerët shtetërorë në Kosovë, në Ditën e Evropës kanë bërë thirrje që qytetarëve t’u mundësohet lëvizja e lirë në 27 shtetet e bllokut dhe Kosova të lëvizë drejt integrimit evropian.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Kosova është një vend paqedashës dhe me orientim pro-evropian dhe ajo tha se po punohet drejt anëtarësimit në BE.

“Tradicionalisht në këtë ditë, institucionet e BE-së i hapin dyert e tyre për publikun. Ka ardhur koha që ato t`i hapin dyert e tyre për Kosovën”, tha Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ajo shtoi se BE-ja duhet të mbajë fjalën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ndërkaq kjo e fundit, sipas presidentes Osmani, duhet “të bëjë përgatitjet e nevojshme për aplikim për status të shtetit kandidat në momentin e volitshëm”.

Kosova është vendi i vetëm në rajon, qytetarët e së cilës nuk mund të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së.

Thirrje të njëjtë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, kishte edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Sipas Konjufcës, Kosova ka orientim të “palëkundur” drejt familjes evropiane dhe ka kritikuar BE-në se është vonuar sa i përket integrimit evropian të Kosovës.

“Bashkimi Evropian është treguar i vonuar në proceset e integrimit të Kosovës brenda familjes evropiane dhe kjo ëndërr gjithnjë e më shumë po shndërrohet në një zhgënjim kolektiv për qytetarët e shtetit tonë”, tha Konjufca.

Dita e Evropës është ditë ceremoniale, që shënohet më 9 maj të çdo viti, nga Bashkimi Evropian, në njohje të paqes, prosperitetit dhe unitetit të arritur brenda Evropës, që nga formimi i kësaj organizate.

Kjo ditë, në vendet anëtare, shënohet duke vendosur flamurin e Evropës.

Në Kosovë, Dita e Evropës është festë zyrtare.

spot_img