Kreu Blogu Faqe 128

HYMNI I FLAMURIT KOMBETAR

0

Porsi fleta e Ejllit t’ Zotit
Po rrehë Flamuri i Shqypnis,
E thrret t’ bijt e Kastrijotit
Me mbledhë tok nder çetë t’ ushtris.

Bini, Toskë, ju, bini Gegë!
Si dy rrfé, qi shkojn tue djegë!
A ngadhnyesë a t’ gjith deshmorë!
Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!

Per mbas Flamrit t’ vet Shqyptari,
Kur rrokë armët per t’ drejta t’ veta,
Atje lufta ndezet zhari,
Atje anmiku vehet m’ t’ leta.

Bini, Toskë!….

Mbi njatë Flamur Perendija
Me dorë t’ vet Ai e ka shkrue:
“Per Shqyptarë do t’ jét Shqypnija;
Kush u a prekë, ai kjoftë mallkue!”

Bini, Toskë!….

Shka? A thue ‘i mend se atë tokë t’ bekueme,
Qi vetë Zoti na ka dhanun,
Sod me e shkelë kamba e poshtnueme
E nji t’ huej’t na kem m’ i a lanun?

Bini, Toskë!….

Ah; jo, kurr. Njiqind herë para
Kem’ me u shkri me gra, me fmi!
Kem’ me mbetë kortarë nder ara,
Se me shkelë lamë t’ huej’n n’ Shqypni.

Bini, Toskë!…

M’ kambë, Sokola të Shqypnis!
Flamri ynë, qé, n’ ajr po shtiellet
Si pol veshet t’ Perendis,
Kah na ban hije prej qiellet.

Bini, Toskë!….

Ma mirë dekë me u shue nen hije
T’ Flamrit t’onë në fushë t’ mejdanit,
Se me rrnue nji jetë robnije
Per nen sukuj t’ huejë t’ Balkanit.

Bini, Toskë!….

Armët e Besen na i njeh bota;
Trima n’ zâ kem’ pasun t’ Parët,
Luften né na e msoi Kastrjota:
Kè, thue, frigë do t’ kenë Shqyptarët?!

Bini, Toskë!…

Urra! Djelm, eh ‘u u dhashtë e mbara!
Sod a kurr, me dekë p’r Atdhé!
Flamri i ynë, qé, u nis perpara:
Ndimo, Zot, per Atmè e Fé!

Bini, Toskë!….

– Poezi nga Gjergj Fishta

Anita Haradinaj: Titulli më me nder që e mbaj është “Nusja e Komandantit”

0

Anita Muçaj-Haradinaj ka treguar se si Ramush Haradinaj i ka treguar asaj histori të ndryshme të kohës së luftës.

“Më ka treguar shumë histori të luftës, edhe pse familja e Ramushit është prekur shumë nga lufta, por prapë më ka treguar momente të mira që ka pasur në atë kohë.”

Ajo tha se nuk ka menduar asnjëherë që të jetë ‘Nusja e Komandantit’, raporton Gazeta Express.

“Në atë kohë kam qenë në shkollë në Shqipëri, 16 vjeçe kur kanë filluar trazirat e luftës, dhe nuk është se e kam menduar ndonjëherë që të jem nusja e komandantit dhe që do të përfshihem në luftë, por titullin më me nderë që e mbaj është “Nusja e Komandantit””.

Anita ka folur lidhur me atë se si është të jesh gruaja e një politikani.

”Ka qenë e vështir, duke pas parasysh të gjitha proceset që ka kaluar Ramushi dhe detyrimisht edhe unë në krahë te Ramushit”.

A është haram mbjellja e flokëve, tregon Shefqet Krasniqi

0

Viteve të fundit mbjellja e flokëve është bërë shprehi e shpeshtë nga meshkujt për të pasur një dukje më të mirë.

Por, a konsiderohet haram mbjellja e flokëve sipas fesë islame.

Hoxhë Shefqet Krasniqi i cili ishte i ftuar të hënën në emisionin “Libero me Resul Sinanin” ka thënë se një veprim i tillë nuk përbën haram.“Jo nuk është haram mbjellja e flokëve”, ka thënë Krasniqi.

Fati i 64 ministrave të Brendshëm në 108 vjet shtet shqiptar

0

Bledi Çuçi është ministri i Brendshëm i 64-ët në historinë e shtetit shqiptar dhe i 25-të pas rrëzimit të sistemit komunist. Pavarësisht cilësive pozitive që zotëron, marrja e detyrës prej tij shoqërohet me shumë dilema. Dilema që nisin më shumë nga detyra e rëndë se sa nga ai vetë. Një post që më shumë ka qenë një minë me sahat se sa një detyrë e zakonshme në zyrën e shtetit. Herë është e lidhur me fuqinë e detyrës për shkak të informacionit që zotëron, herë është lidhur me konkurrencën politike e herë me eliminimin e kundërshtarëve.

Mjafton të përmendim se këtë detyrë e kanë mbajtur ata që kanë bërë karrierë të lartë në politikë duke u bërë më pas figura qendrore në politikë ose kanë mbajtur postet më të larta të shtetit si kryeministër, president e deri mbret, si Ahmet Zogu, Esat Toptani, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Gramoz Ruçi, Luan Rama, Sokol Olldashi, Bujar Nishani, Lulzim Basha, e të tjerë.

Bledi Çuçi është ministri i 4-ët i Brendshëm që Partia Socialiste po mbyll për 8 vite në dy mandate. Sipas llogarive, nga vitit 1990 deri më sot, një ministri të Brendshëm i takon mesatarisht 1 vit e 2 muaj qëndrim në detyrë.

Rekordmeni i qëndrimit në detyrën e ministrit të Brendshëm në historinë 108-vjeçare të shtetit shqiptar është Kadri Hazbiu. Ai e mbajti këtë detyrë nga 23 korriku i vitit 1954 deri në 27 dhjetor 1979, ose qendroi 25 vjet, 5 muaj e 4 ditë. Një rekord ky që nuk ka fare shans ta thyejë dikush.

Ndërkohë, rekordmeni i kohëzgjatjes më të gjatë në detyrën e ministrit të Brendshëm pas vitit 1990 është Saimir Tahiri me 3.5 vjet. Por nëse merren së bashku të dy herët që ka mbajtur këtë post, Bujar Nishani është i pari me 3.7 vjet qëndrim në këtë detyrë. Ministri i Brendshëm më jetëshkurtër pas rrëzimit të komunizmit është Ali Kazazi, me 21 ditë. Ai qëndroi në këtë detyrë nga 4 korriku 1997 deri më 25 korrik 1997.

Bledi Çuçi është juristi i 6-të i tranzicionit pas Igli Toskës, Sokol Olldashit, Lulzim, Bashës, Saimir Tahirit dhe Fatmir Xhafës. Gjatë tranzicionit kanë qenë ministra të Brendshëm 3 oficerë të ushtrisë Buajr Nishani, Dritan Demiraj, Sandër Lleshaj. Po 3 kanë qënë edhe oficerët e policisë: Hajredin Shyti, Bajram Yzeiri dhe Vladimir Hysi. Bujar Nishani dhe Fatmir Xhafa kanë qenë nga dy herë ministër të Brendshëm.

Por dilema më e madhe e Bledi Çuçit është se si do largohet nga kjo detyrë? Fatkeqësia është se pothuajse nuk ka ndodhur fare që një ministër i Brendshëm të largohet në mënyrë normale nga kjo detyrë. Kam patur fatin që të intervistoj pothuajse të gjithë ministrat e tranzicionit.

Madje edhe Hekuran Isain pasi kishte lënë detyrën dhe të gjithëve u kam drejtuar pyetjen: Si e parashikoni se do largoheni nga kjo zyrë? E vërteta është se largimi ka qenë shumë më interesant se sa përgjigja që ata kanë dhënë.

Gjithsesi, posti i ministrit të Brendshëm i cilësuar më i rëndësishmi, por edhe më delikati është një kafshatë që kërkon stomak të rëndë. Kështu nga 64 ministra të Brendshëm rezulton se 8 prej tyre janë vrarë në rrethana të ndryshme kryesisht në atentate. Ndërkohë 8 ministra të Brendshëm janë pushkatuar të dënuar me vdekje nga gjykatat si gjatë kohës së Mbretërisë por edhe gjatë Komunzimit. Të dhënat janë që 7 ministra të Brendshëm janë dënuar më vdekje por i kanë shpëtuar këtij dënimi duke e konvertuar me burg.

Numri më i madh i takon ministrave të Brendshëm që janë arrestuar për një akuzë apo tjetër por kryesisht për veprimtarinë e tyre gjatë kësaj detyre. Janë 20 ministra të Brendshëm që kanë provuar prangat por 12 prej tyre janë dënuar me burg që variojnë deri në shumë vite dhe 8 të tjerë janë pushkatuar siç u përmend më lart. Është e rëndësishme të evidentojmë se mes 64 ministrave të Brendshëm, 3 prej tyre janë dënuar për genocid dhe 1 është i arrestuar me akuzën për krime lufte që do tia kishte zili edhe Gjykata e Hagës. Pas rrëzimit të sistemit komunist ndonëse pasojat kanë qënë më të vogla, ato janë të natyrës së shkarkimit dhe të pasojave politike. Kështu nga 25 ministra të tranzicionit, 7 kanë dhënë dorëheqjen. Vlen të theksohet se të tre ministrat e Brendshëm të qeverisjes së PS-së 2013-2020 janë larguar me dorëheqje pas çështjeve të forta publike që kanë ndodhur, ndryshe nga ministrat e qeverisjes së PD që janë larguar nga rrethana që lidhej me ndryshimet në qeveri.

1912-2020, ministrat e Brendshëm të shtetit shqiptar. Nga Mufid Libohova dhe Bledi Çuçi. Koha në detyrë dhe cili ka qenë fati i tyre.

MUFID LIBOHOVA, (DHJETOR 1912-KORRIK 1913), (GUSHT 1919-JANAR 1920). U arrestua dhe më pas u dëbua nga Shqipëria në 1924.

ESAD PASHË TOPTANI (KORRIK 1913-GUSHT 1913), (MARS 1914-MAJ 1914). U vra në atentat.

HASAN PRISHTINA (SHTATOR 1913-NËNTOR 1913). U vra në atentat.

FEJZI ALIZOTI (NËNTOR 1913-MARS 1914). U pushkatua në 1945 si armik.

AQIF BIÇAKU (MAJ 1914-SHTATOR1914). Iu rrethua shtëpia dhe u detyrua të largohej nga Shqipëria.

SHAHIN DINO (TETOR 1914-JANAR 1916) U arrestua nga ushtarakët francezë dhe u internua në ishullin grek Lesbos.

MEHDI FRASHËRI (DHJETOR 1918-GUSHT 1919) (JANAR 1921-KORRIK 1921). U vendos në listën si kriminel lufte duke e dënuar me vdekje në mungesë, u përndoq dhe iu sekuestrua shtëpia dhe të gjitha pronat. Ndërsa familja në Shqipëri u persekutua dhe u internua. Vdiq në Itali.

AHMET ZOGU (JANAR 1920-NËNTOR 1920) (DHJETOR 1921-MARS 1923). U shpall kriminel lufte dhe u dënua me vdekje në mungesë.

XHAFERR YPI (NËNTOR 1920-JANAR 1921). U vra gjatë luftës italo-greke në Starje të Kolonjës nga një predhë mortaje.

SULEJMAN DELVINA (KORRIK 1921-TETOR 1921) U përndoq nga Ahmet Zogu si mbështetës i Fan Nolit. Pas largimit në Itali, iu ndalua hyrja në Shqipëri. Vdiq në Vlorë i dënuar të mos jetonte në Tiranë.

BAJRAM FEVZIU, (TETOR 1921-DHJETOR 1921) Pas riardhjes së Ahmet Zogut në pushtet, në 1924 Bajram Fevziu u nxor në lirim në moshë shumë të re duke i hequr mundësinë të ushtronte profesionin e tij si i diplomuar ushtarak në Stamboll dhe i diplomuar në Akademinë e Shtatmadhorisë në Vjenë.

LUIGJ GURAKUQI (6 DHJETOR 1921-12 DHJETOR 1921). U vra në atentat në Bari të Italisë teksa ishte emigrant politik pas largimit në 1924.

RAUF FICO (12 DHJETOR 1921-24 DHJETOR 1921) (MARS 1930-SHTATOR 1930) U arrestua nga italianët pas pushtimit në 1939 dhe u internua në Itali.

SEJFI VLLAMASI (DHJETOR 1923-MARS 1924). U arrestua dhe u dënua me 20 vjet burg. Pasi bëri 9 vjet punoi si roje e një stalle derrash në Fier deri sa vdiq.

SHEFQET VËRLACI (MARS 1924-MAJ 1924). U përndoq, iu sekuestruan të gjitha pronat. Familja që la në Shqipëri u persekutua. Pas arrestimeve të pjesëtarëve të saj e gjithë familja u internua.

ABDURRAHMAN DIBRA (MARS 1924-QERSHOR 1924) (SHKURT1927-MAJ 1928). Pas pushtimit të Shqipërisë, italianët e internuan në Itali. Pas mbarimit të luftës ai vetë u persekutua, ndërkohë që i arrestuan të birin dhe e dënuan me burg.

REXHEP SHALA (QERSHOR 1924-DHJETOR 1924). U përndoq pas largimit nga detyra si pjesë e hetimit për vrasjen e dy biznesmenëve amerikanë në Mamurras.

KOSTAQ KOTTA (SHKURT 1925-PRILL 1925) (MAJ 1928-MARS 1930) U rrëmbye në Greqi nga Sigurimi i Shtetit, u burgos në burgun e Burrelit ndërtimin e të cilit e firmosi vetë dhe u vra në atë burg.

CENO KRYEZIU (PRILL 1925-SHTATOR 1925). U vra në një atentat në Pragë kur ishte ministër i Shqipërisë në Çekosllovaki.

MUSA JUKA (SHTATOR 1925-SHKURT 1927) (NËNTOR 1930-TETOR 1935) (NËNTOR 1936-PRILL 1939). U arratis më 6 prill 1939. U shpall kriminel lufte dhe u dënua me vdekje në mungesë.

ETHEM TOTO (TETOR 1935-NËNTOR 1936). U pushkatua pas dënimit me vdekje nga një gjykatë gjatë kohës së mbretërisë së Ahmet Zogut.

ZEF KADARJA (8 PRILL 1939-12 PRILL 1939). U pushkatua pas dënimit me vdekje në 1945 nga regjimi komunsit.

MALIQ BUSHATI (PRILL 1939-DHJETOR 1941). U pushkatua pas dënimit me vdekje në 1945 nga regjimi komunist.

MUSTAFA KRUJA (DHJETOR 1941-JANAR 1943). U shpall kriminel lufte dhe u dënua me vdekje në mungesë.

EQREM LIBOHOVA (18 JANAR 1943-23 JANAR 1943). U shpall kriminel lufte dhe u dënua me vdekje në mungesë.

FIQIRI DINE (JANAR 1943-SHKURT 1943) (KORRIK 1944-GUSHT 1944). U arrestua, u shpall kriminel lufte dhe u dënua me vdekje në mungesë.

MARK GJON MARKAJ (SHKURT1943-PRILL 1943). U vra gjatë ndjekjes së forcave komuniste pas luftës.

KOL BIBË MIRAKAJ (MAJ 1943-SHTATOR 1943). U arrestua dhe u pushkatua pas dënimit me vdekje në gjyqin special 1945.

XHAFERR DEVA (NËNTOR 1943-QERSHOR 1944). U shpall kriminel lufte dhe u dënua me vdekje në mungesë.

IBRAHIM BIÇAKU (SHTATOR 1944-TETOR 1944). U arrestua, u dënua me vdekje. Më pas dënimi iu konvertua në burg dhe bëri 20 vjet. Vdiq si pastrues i banjove publike të Elbasanit.

HAXHI LLESHI (TETOR 1944-MARS 1946). U arrestua për genocid dhe krime kundër njerëzimit dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

KOÇI XOXE (MARS 1946-TETOR 1948) U pushkatua një vendimi të një gjykate si armik i popullit dhe i PPSH.

NESTI KERËNXHI (TETOR 1948-NËNTOR 1948). U arrestua, u dënua si armik i popullit dhe pas lirimit jetoi i persekutuar bashkë me familjen.

MEHMET SHEHU (NËNTOR 1948-KORRIK1954). U gjend i vdekur në banesën e tij kur mbante detyrën e kryeministrit. Versioni zyrtar ishte i vetëvrasjes por provat e forta kanë nxjerrë nxjerrë si konkluzion se e kanë vrarë.

KADRI HAZBIU (23 KORRIK 1954-27 DHJETOR 1979). U pushkatua pas dënimit nga një gjykatë si armik i popullit dhe Partisë së Punës.

FEÇORR SHEHU (PRILL 1980-JANAR 1982). U pushkatua pas dënimnit nga nëj gjykatë si armik i popullit dhe Partisë së Punës.

HEKURAN ISAJ, (KORRIK1982-SHKURT 1989) (KORRIK 1990-SHKURT 1991). U arrestua dhe u dënua për genocid me 5 vjet burg.

SIMON STEFANI, (SHKURT 1989-KORRIK 1990). U arrestua dhe u dënua për genocid dhe u dënua me 8 vjet burg.

GRAMOZ RUÇI (SHKURT 1991-MAJ 1991). U vu nën akuzë për ngjarjet e 2 prill 1991 por nuk iu vërtetua asnjëherë.

HAJREDIN SHYTI (MAJ 1991-QERSHOR 1991). U arrestua dhe dënua për ngjarjen e 2 prillit 1991 në Shkodër në të cilën u vranë me armë zjarri katër protestues dhe u plagosën 65 të tjerë.

BAJRAM YZEIRAJ (QERSHOR 1991-DHJETOR 1991)

VLADIMIR HYSI (DHJETOR 1991-PRILL 1992)

BASHKIM KOPLIKU (PRILL 1992-PRILL 1993)

AGRON MUSARAJ (PRILL 1993-KORRIK 1996)

HALIT SHAMATA (KORRIK 1996-MARS 1997). U arrestua në gusht 1998 me akuzën më të rëndë për krime kundër njerëzimit por pasi disa javësh në qeli u lirua për mungesë provash.

BELUL ÇELO (MARS 1997-KORRIK 1997). U vu nën akuzë për ngjarjet e vitit 1997. U largua nga Shqipëria duke qenë në detyrë.

ALI KAZAZI (4 KORRIK 1997-25 KORRIK 1997)

NERITAN CEKA (KORRIK 1997-PRILL 1998). U largua nga kryeministri Fatos Nano.

PERIKLI TETA (PRILL 1998-SHTATOR 1998). U arrestua në sallën e gjyqit. U largua pas deklaratës së PS dhe PAD janë dy halet e politikës shqiptare.

PETRO KOÇI (TETOR 1998-MAJ 1999). U shkarkua nga kryeministri Majko pasi nuk iu aprovua dorëheqja.

SPARTAK POÇI (MAJ 199-NËNTOR 2000). U largua nga detyra pas goditjes që u bëri bandave në të gjithë vendin.

ILIR GJONI (NËNTOR 2000-JANAR 2002). U largua pas skandalit të pasaportave.

STEFAN ÇIPA (SHKURT 2002-KORRIK 2002)

LUAN RAMA (KORRIK 2002-TETOR 2003). Dha dorëheqje pas incidentit me gazetarin Ilir Babaramo.

IGLI TOSKA (DHJETOR 2003-SHTATOR 2005). U akuzua në prokurori për abuzime por akuza nuk u vërtetua.

SOKOL OLLDASHI (SHTATOR 2005-JANAR 2007)

BUJAR NISHANI (MARS 2007-SHTATOR 2009) (PRILL 2011-QERSHOR 2012)

LULZIM BASHA, (SHTATOR 2009-PRILL 2011). U vu nën akuzë për abuzime me rrugën e kombit, ngjarjen e 21 janarit 2011 dhe ndarja territoriale ujore me Greqinë, por këto akuza nuk janë vërtetuar asnjëherë zyrtarisht.

FLAMUR NOKA (KORRIK 2012-MARS 2013)

SAIMIR TAHIRI (SHTATOR 2013-MARS 2017). Pas heqjes dorë nga mandati i deputetit, prokuroria kërkoi arrestimin me akuzën trafik droge. Çështja është ende në gjykim, ndërkohë që akuza për trafik droge ka rënë dhe ka mbetur vetëm akuza shpërdorim detyre.

FATMIR XHAFA (MARS 2017-MAJ 2017) (SHTATOR 2017-27 tetor 2018). Dha dorëheqjen pas dorëzimit të vëllait si person në kërkim në Itali.

DRITAN DEMIRAJ (MARS 2017-SHTATOR 2017)

SANDËR LLESHAJ (27 tetor 2018-10 dhjetor 2020). Dha dorëheqjen pas vrasjes në Tiranë të 25-vjeçarit Klodian Rasha nga polici i patrullës “Shqiponja” Nevaldo Hajdaraj.

BLEDI ÇUÇI (16 dhjetor 2020- në vijim)

Gjermania mundëson pushimet verore edhe për ata që ende nuk janë vaksinuar

0

Kancelarja Angela Merkel dhe ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, janë të një mendimi se pushimet e verës në Europë së shpejti do të jenë të mundura edhe për ata që nuk janë vaksinuar.

Kancelarja Angela Merkel u shpreh optimiste që pushimet e verës në Europë do të jenë të mundura edhe për ata që ende nuk janë vaksinuar ndaj koronavirusit. Nëse sheh incidencën e ulët në disa vende europiane partnere, si në Portugali, „atëherë jam optimiste, që edhe në përgjithësi do t’ia dalim për mundësitë ashtu si edhe verën e kaluar” , tha Merkel në samitin e BE-së në Porto të Portugalisë, ku ajo u lidh me video-konferencë nga Berlini. “Se që kur do të jetë e mundur kjo, nuk mund ta them ende”, tha kancelarja, transmeton DW përcjell Albinfo.ch

Zvicra, e gatshme për të vaksinuar fëmijët dhe adoleshentët

0

Qeveria zvicerane ka vaksina për fëmijët, por edhe adoleshentët

Qeveria zvicerane po planifikon përpara. Është vendosur një porosi për shtatë milionë doza të tjera të vaksinës Moderna për shpërndarjen në fillim të vitit të ardhshëm.

Logjika është se njerëzit, sigurisht ata të klasifikuar në rrezik, ka të ngjarë të kenë nevojë për doza përforcuese të vaksinës deri në fund të vitit dhe deri më 2022, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

DITA E SHËN GJERGJIT NË ULQIN DHE TIVAR GJATË HISTORISË

0

Një nga festat që respektohet nga qytetarët e Tivarit dhe Ulqinit, ndërsa të shumtë janë edhe ato që e kremtojnë, është Shën Gjergji (më 23 prill sipas kalendarit të ri, më 6 maj sipas të moçmit).

Bëhet fjalë për adetin e vjetër, për të cilin besohej se simbolizonte kufirin në mes dimrit dhe verës. Më vonë ai u lidh me Shën Gjergjin, mbrojtësin Krishterë të bujqve, tokës, të korrave dhe bagëtisë, i njohur për nga legjenda e vrasjes së dragoit. Është adet që atë ditë të lahet fytyra me ujë në të cilin ka lule, hahet buka, djathi i njomë, qepët dhe fiqtë. Mbi portën hyrëse të shtëpisë, një natë para Shën Gjergjit, varen kurorat e thurura nga lulet, e të cilat, siç besohet, i mbrojnë familjarët dhe sjellin mirëqenie dhe pasuri gjatë vitit. Fëmijët mbajnë hajmali nga bimët pranverore.

Edhe muslimanët festuan “Gjergjin e jeshil” dhe në Perandorinë Otomane shpesh e quanin (H)ederlez. Arqipeshkvi i Tivarit Marin Bici njofton Romën në vitin 1610 se “në kisha për Shën Gjergj vërehen më shumë muslimanë se katolikë”. Sufitë e lidhnin me “të Gjelbrin” – hazreti Hidrin, njeriun e shenjtë në islam, i pajisur me dije të veçanta.

Mirëpo, mësuesit musliman tregonin se “këto nuk janë adete fetare por popullore”. Mërrkotasit për Shën Gjergj drekojnë jashtë shtëpisë dhe pa rroba dimërore me shpresë se do të vijë vera e nxehtë. Çobanët vjelin atë ditë lulen e Gjergjit para perëndimit të diellit të cilën e grimcojnë hollë dhe ia japin bagëtisë.

Me solemnitet të veçantë u shënonte kjo ditë (Ederlezi) tek Romët dhe Egjiptianët e Ulqinit dhe Tivarit, të cilët herët në mëngjes i stolisnin shtëpitë e tyre me lule dhe degë të lulëzuara dhe e bënin ritin e larjes duke besuar se në këtë mënyrë i shporrin të gjitha të këqijat e vitit të kaluar.

Përndryshe, Shën Gjergji ishte mbrojtësi i qytetit të Tivarit, të cilit iu dedikua katedralja nga shekulli 12 në Tivarin e Moçëm. Ajo për shekuj me radhë ishte seli e Arqipeshkvisë, qendre e jetës shpirtërore, arsimore dhe kulturore të qytetit dhe rajonit.

Katedralja më e madhe nga periudha venedikase në këtë pjesë të bregdetit u shndërrua dhe u riemërua në Xhaminë e Sulltan Ahmedit, e cila ishte krenaria e muslimanëve të Tivarit.

Në komunën e Ulqinit ekziston fshati Shën Gjergj, në bregun e lumit Buna.

Në maj banorët e Shestanit, në shpatet e Rumisë në Krajë, ardhjen e pranverës e kremtojnë duke stolisur trungjet e reja – banirët, të bindur se ky ritual sjell plleshmëri, pjellshmëri, sukses në punë dhe në jetë.

Regata “Montadria 2021”: AEROPLANËT E VEGJËL ATERUAN NË SHTOJ

0

“Kjo regatë na inkurajon, na jep energji pozitive të mendojmë për zhvillimin e aviacionit, por edhe të turizmit në komunën tonë”, tha kryetari i Komunës së Ulqinit Aleksandër Daboviq.

Ai ishte i pranishëm në pistën e Shtojit ku ateroi eskadrila e aeroplanëve të vegjël, e që ishin pjesë e regatës ndërkombëtare “Montadria 2021”.

“Në Ulqin jemi për të prezantuar bukuritë e këtij qyteti, të tregojmë për rëndësinë e aeroportit në Shtoj dhe potencialin e ri të cilin hidroaviacioni e sjell në kuadër të ofertës turistike. Regata është përkrahur nga Qeveria, organizatat turistike dhe të gjitha vetëqeverisjet lokale”, tha drejtori i këtij manifestimi Sinisha Bubanja.http://ul-info.com/

ARSIMI SI MISION E JO PROFESION I RASTIT

0

Në sajë të rrethanave të reja shoqërore në pluralizëm  në vendet e ish kampit socialist në Europën Juglindore është përshtypje e përgjithshme se  arsimi ka humbur vlerën  që e kishte më herët sepse nga profesioni si mision tash me ndonjë përjashtim lirisht mund të cilësohet si profesion i rastit, me pasoja të mëdha  shoqërore. Në këtë aspekt përjashtim nuk bëjnë as shqiptarët në Mal të Zi të cilët në shkollat më mësim në gjuhën shqipe mësojnë me programe dhe tekste  mësimore të imponuara që janë  kundër barazisë arsimore e kombëtare të shqiptarëve në këtë mjedis sipas standardëve ndërkombëtare

Nail Draga

Nëse më herët  kemi pasur rast të dëgjojmë për krizat ekonomike, e më pas edhe ate politike në pluralizëm vite me radhë është e pranishme kriza morale. Kemi të bëjmë më një krizë të veçantë e cila  në pluralizëm  është paraqitur me shpejtësi, sepse kanë rënë maskat e kohës së monizmit, që ishte dukuri e imponuar shoqërore.

Në këtë përmasë nuk është evituar as arsimi, sepse të gjithë  jemi dëshmitarë së autoriteti i mësimdhënësit ka rënë në nivelin më të ulët shoqëror. Duke marrë parasysh se në kaluarën në arsim janë drejtuar nxënës dhe student të dalluar në pluralizëm   me ndonjë përjashtim të rastit janë orientuar studentët më të dobët. Po ashtu duhet cekur së kësaj dukuri I ka ndihmuar edhe  politizimi i shkollave që ka marrë përmasa shqetësuese si me rastin e punësimit të mësimdhënësve por edhe në zgjedhjen e drejtorave të shkollave duke vendosur kuadrat partiake pa marrë parasysh vlerat profesionale dhe autoritetin shoqëror në mjedisin përkatës.

Indiferentizmi  si shprehi

Në rrethana të tilla shoqërore, me përjashtim të rastëve në këtë aspekt mësimdhënësit nuk kanë treguar  ndonjë disponim apo angazhim konkret por në heshtje kanë vazhduar të realizojnë programet mësimore. Kemi të bëjmë pikërisht me programe mësimore e tekste shkollore të imponuara, ku në hartimin e tyre nuk kanë marrë pjesë mësimdhënësit, me vërejtjet dhe sygjerimet e tyre, aq më tepër kur kemi të bëjmë me tekste shkollore të përkthyera në gjuhën shqipe. Në këtë aspekt në sajë të rrethanave shoqërore të arsimtarët të cilët janë aktiv në procesin mësimor ende vazhdon indiferentizmi si shprehi nga koha e monizmit, përkatësisht i mentaliteti i të nënshtruarit.

Pikërisht, nga një situatë e tillë deri më tash nuk kemi pasur rast të dëgjojmë  apo të lexojmë ndonjë reagim, në këtë drejtim si individë apo të aktivit profesional, për të njohtuar opinionin e gjerë e sidomos prindërit e nxënësve të cilëve iu mbajnë mësim. Sepse mësimdhënësi bashkëkohor përveç se realizon programin mësimor, ai duhet të jetë edhe kërkues, duke mos qenë monoton, duke ofruar  përmbajtje motivuese dhe inspiruese për nxënësit.

Në këtë aspekt  mësmidhënësi të nxënësi duhet të zhvillojë qasjen kritike duke nxitur kulturën e debatit për çështjet përkatëse. Vetëm në këtë formë të zhvillimit të mësimit do të trajtoheshin edhe tema të tjera që kanë të bëjnë me çështjen e identitetit kombëtar të nxënësve që iu është mohuar nga programi mësimor.

Vetëm me një organizim me kuadra të dëshmuara, si staf pedagogjik dhe personel arsimor  aktiv në procesin mësimor me përgatitje shkollore, jo vetëm si profesion të rastit,  por si mision jetësor mund të arrihen objektiva pedagogjike në mjedisin përkatës.

Nuk ka dilemë se arsimi mbetën baza e një  shoqërie, ndërsa e kundërta do sjell pasoja, ku në veçanti  rrezikohet  identiteti kombëtar tek popujt e ndarë në mjediset   multinacionale, ku as shqiptarët në Mal të Zi nuk janë përjashtim.

Mos angazhimi i  partive politike shqiptare

Ne këtë drejtim në pluralizëm  me të drejtë është pritur angazhim konkret nga partitë politike të shqiptarëve të cilët kanë qenë pjesë e pushtetit qendror për dy dekada, por fatkeqësisht përveç ndonjë deklaratë të rastit konkretisht nuk kanë treguar interesimin e duhur andaj ka munguar rezultati konkret. Konkretisht mendoj se kanë pasur mundësi të angazhohen për të arritur bashkëpunim me ministritë analoge në Shqipëri e Kosovë, në lidhje  për nënshkrimin përkatësisht memorandumin e  marrëveshjes me ministrinë e arsimit në Mal të Zi, por, ka munguar angazhimi konkret në këtë drejtim, që nuk mund të arsyetohet më asgjë.

Nuk ka dilemë së një marrëveshje e tillë do të kishte qenë në favor të arsimit në gjuhën shqipe dhe mbrojtjës së identitetit të shqiptarëve në këtë mjedis, sipas standardëve ndërkombëtare, për të eliminuar pabarazinë arsimore edhe në pluralizëm.

Me heshtje nuk ndryshohet gjendja

Nuk ka dilemë se   nëse do të vazhdojmë të jemi të heshtur apo statist  vetëm për qëllime personale gjendja në fushën e arsimit nuk do të ndryshojë, andaj e vetmja mundësi është  angazhimi  i  kuadrave  të dëshmuara në nivel  kombëtar, enkas për çështje programore dhe tekste shkollore të lëndët e  identitetit  kombëtar.

Ndonëse pritshmëritë kanë qenë të mëdha për fat të keq edhe pas tridhjetë viteve në pluralizëm  sistemi arsimor nuk ofron  barazi  për të gjithë qytetarët  në arsim-edukim  e identitet kombëtar. Rasti i shqiptarëve në Mal të Zi paraqet diskriminim praktik, sepse lëndët e identitetit kombëtar siç janë historia e kultura muzikore, janë me tekste mësimore të autorëve sllav dhe të përkthyera në gjuhën shqipe, dhe sit ë tilla  janë të pa pranueshme dhe të dëmshme për nxënësit shqiptarë. Andaj është obligim jo vetëm  i mësimdhënësve të cilët marrin pjesë aktive në procesin mësimor të reagojnë dhe të angazhohen për të ndryshuar gjendjen egzistuese.

Çdo angazhim në këtë aspekt duke u bazuar në ligje, kushtetutë e standardët ndërkombëtare është obligim moral dhe kombëtar. Vetëm në këtë mënyrë mund të eliminohet diskriminimi arsimor, duke dëshmuar profesionalizëm dhe guxim, sepse punët tona nuk na i kryejnë të tjerët!

(Maj 2021)

Gjarpri po shpurdh ende n’bari

0

Siç shkruante Max Weber mbi «Byrokratizimin – Privilegjet», duke përdorur një koncept, për t`a përshkruar një grupim apo një parti politike si p.sh. sot PDK-në si opozitë parlamentare e cila ende karakterizohet me «eksperimente» të shumëfishëta si një «Establishment» dhe si « fuqi, forcë elitare» e dikurshme ose tani si «klasë në shërbim të popullit».

Përpjekjet e vonuara apo të skaduara si karakteristikë e një shoqërie moderne, për të rimarrë serish në vazhdimësi politikën në dorë dhe për t`a kontrolluar atë mëtej edhe pas periudhës 20 vjeçare të qeverisjes së saj me të keqe në historinë tonë të pasluftës gjoja për një transformim në proces, fshehur në emër të mbrojtjes të asaj, çka kishte shkatërruar për ato vite të tëra, tani po kërkon gjetjen e rrugës dhe vendimeve në mënyrën e vet duke angazhuar grupe deputetesh, individesh për t`a rrëzuar Qeverinë, shkatërruar parlamentin duke ofenduar e dhunuar rendë deputetet, ministrat e sidomos kryeministrin dhe ministren e Punëve të Jashtme, Zonjën Donika Gërvalla, pa kurrfarë arsye, vetëm e vetëm se po e flet të vërtetën në Parlament dhe jashtë tij për korrupsionin partiak, mashtrimet on group që ish-qeverisja shtetërore e solli shtetin në prag të falimentimit.

Por, jo vetëm kjo, por edhe ndryshimin e kufinjeve me Malin e Zi dhe humbjen e 8.270 hektareve të Rugovës kreshnike dhe sjellë në rrezik të madh edhe humbjen e Mitrovicës Veriore me më pasuritë minerare më të mëdhat në Europë.

dhe politikani austriak Leo Freundlich (1878-1948) kishte thënë: « Një gjë u është e qartë Serbëve, se armiku më i madh i tyre është e vërteta. Ajo rrezikon ekzistencën e tyre». E njëjta thënie duhet t`ua tërheq vërejtjen serioze edhe opozitës sonë parlamentare e sidomos PDK-së të cilet farë nuk e pranojnë të vërteten mbi të kaluarën qeverisëse më të shëmtuar 20 vjeçare.

Politika dhe shoqëria janë binë e konflikteve sociale prej dy grupeve të medha të interesave, prej të cilave njëra i mbron privilegjet e saj, ndersa tjetra kërkon në përgjithësi drejtësi në të gjitha lëmitë dhe të drejtat qytetare të shtetit. Ata që përpjekën t`i mbrojnë privilegjet, dhe janë më pak të interesuar të kërkojnë gjërat gjoja abstrakte për ata, si të drejtat qytetare shtetërore sipas Kushtetutës.

Andaj, kjo politikë amatere kokëforte ka një rritje grupesh homogjene prej pseudo-profesionistëve të përhershëm të avansuar në vendet përkatëse; si politikanë, nënpunës, këshilltarë, lobistë të akredituar me numër të madh (b)analistesh televiziv e mediatik, me gazetarë, me asistentë e profesorë univerzitarë. Kjo llojë politike destruktive antikombëtare vazhdoi me ritëm më të madh pas vetëkrijimit nga Parlamenti ynë, të Gjykatës speciale dhe arrestimeve të liderëve më të lartë shtetërore, si Thaçin, Veselin, Krasniqin, Selimin e të tjerë dhe pritjet tjera të arrestimeve të proklamuara nga vetë gjykata për krime dhe vrasje të renda brenda shqiptaresh.

Kësaj i shtojmë edhe humbjet e mëdha në zgjedhjet e 14. Shkurtit 2021, ku lidershipet e reja opozitare nuk dorëzohen kurrsesi si pranojnë humbjet e tyre në zgjedhje dhe që atëherë, në çdo seancë të Parlamentit apo të komisioneve të tij, kundërshtojnë vend e pavend duke u çjerrë, sharë e ofenduar punën e deputetëve të pozitës, por edhe më lartë, të kryetares së shtetit, kryeministrit dhe ministrave të qeverisë.

Rasti me eklatant ndodhi në seancën e djeshme të Kuvendit me 06.05.2021 kundër zonjës shumë të nderuar dhe ministres së Jashtme Donika Gërvallës, vajzës së heroit dhe patriotit të madh shqiptar Isuf Gërvallës, i cili para shumë vitesh u vra nga forcat e sigurimit serbo-jugosllav të ndihmuar edhe nga eksponentët shqiptarë si dorë e zgjatur e armikut tonë shekullor.

Kundër Donikës u sulet e u versulet si të çartur; si kryetari i GP të PDK, Abelard Tahiri, dikur edhe ministër i Drejtësisë duke e ofenduar rëndë në rrolin e racistit, një grua ministre duke iu drejtuar si Donika Schwarz me qëllim se ajo nuk na qenka shqiptare, por gjermane me mbiemër Schwarz. Me këtë racizëm të pastër të tij u mundua t`i vrajë edhe të tjerët për martesa të përziera. Madje tha se Donika qenka përfaqësuese e Vuçiqit në Kosovë. Kur Donika u shpreh së Gjykatën speciale e keni formuar ju PDK-ja vetë e jo Serbia, atëherë Abelardi u çart së nuk është PDK-ja por Serbia. Atëherë, pasi Serbia paska qenë propozuese apo formuese e saj, bie pyetja shumë e Madhe se pse atë favor PDK-ja ia bëri Serbisë duke e votuar në Parlamentin e Kosovës, kuptohet pa LVV-në dhe Hashim Broja duke thënë se «kush nuk e voton Gjykatën speciale është kundër Pavarësisë». Çka ka këtu të paqartë së kush është fajtor!!!

Kjo sjellje tërbuese e Abelardit ështe ofenduese edhe ndaj miqve tanë gjermanë e të tjerë.

Me absurdja e kohës ishte kërkesa këmbëngulëse për dorëheqjen e dhunshme dhe largimin e Donikës nga ministria e Jashtme!!!

Abelard, ti me shokët tu, me Ardian Kastratin, Memli Krasniqin-tre-fërtalëshin islamik, dikur poashtu ish kryetar i GP të partisë tuaj, zotëri Kamishin i cili kur flet do ja kisha hedhur një boks cigarësh ta tymosë në kamish dhe të mos flas derisa t`i tymosë të gjitha cigarët. Në odat shqiptarë kështu veprohej me ata që flisnin shumë e vend e pa vend. Pastaj edhe lideri juaj Enver Hoxhaj, ish minister i Jashtëm, ishit përkrahësit me të mëdhenj të tjetërsimit të territorit të Rugovës kreshnike prej 8270 ha, shitur Malit të Zi nga Hashim Broja duke e humbur sovranitetin e shtetit dhe bërë tradhëtinë më të madhe në historinë tonë të pasluftës. Ju, PDK-istat dhe të gjithë të tjerët deputetë që e ratifikuat delimitimin, në shpinën tuaj përjetë do ta bani barrën më të rëndë njerëzore – një vepër penale për tradhëti. Tani me Isa Mustafën dhe langojt e tij në dialogun më Sërbinë më siguri do të përpiqeni që Veriut të Kosovës t`ua jepni distriktin autonom ose të drejtat ekzekutive mbi komunat Serbe më pasuritë më të mëdha minerare. Ajo se çka flisni dhe deklaroheni në Parlament janë broçkulla tuaja të trashëguara nga lideri i juaj Hashim Broja.

Pra, ju sot nuk e keni fjalën kryesore vendosese në Parlament as në dialog me Serbinë, por e ka Zonja Kryetare Vjosa Osmani e posaçërisht Z. Albin Kurti, kryeministër dhe kreu i Ekzekutivit me të drejtën e plotë kushtetuese për dialog.

Abelard, po veproni me shokët e përmendur më lartë si të tërbuar dhe po duket se jeni infektuar nga ndonjë sëmundje kronike patologjike. Ju këshilloj që mos llomotitni shumë të ministri Vitia për mossigurimin e vaksinave Anti-Covid-19. Ju, së pari duhet t`i merrni vaksinat kundër tërbimit ose mjete qetësuese të cilat gjenden gjithkund në barnatoret tona në Kosovë e pastaj ta akuzoni Vitinë që t`ua jap vaksinat Anti-Covid-19.

Kjo se çka po ndodh në Kuvend është rrebelim i opozitës për t’i ruajtur privilegjet e tyre 20 vjeçare apo vallë është edhe mungesë e edukatës dhe kultures ?! Dihet se çka e bën njeriun të madh. Është përpjekje e mundimshme për të mirën dhe jo lufta për ta pshtjelluar të keqen. Sepse edukimi modern shumë rrallë frymëzohet nga shpresat e medha, dhe e arrin shum rrallë rezultatin e madh. Në të shumtën e rasteve kultura është ideal, të cilin me shumë mund e arrijmë, por jo plotësisht dhe kurrë përfundimisht.

POSTIMET E FUNDIT