Kreu Blogu Faqe 127

“Mandata e tretë”

0

Marash Gilaj

 

   “Mandata e tretë”

 

Mos e ngatrroni me mandatin e tretë,

Sepse “Mandata” është kumti,

Që lajmëron një fatkeqësi të vërtetë.

Që shpall një zezëditë.

Si një befasi,

që askush s’e ka pritë.

 

Mos e ngatrroni me sihariqin,

Me të cilin,

rilindja quan skandalet,

dështimet dhe krimin.

Saqë ndihet krenare,

sa herë shkel ligjin.

 

Fitore quan

shkatrrimin e demokracisë,

Instalimin e monizmit,

Korrupsionin dhe lulëzimin e krimit.

Zëvendsuar me autokraci

e autoritarizëm.

Me narcizëm politik të pakufishëm.

 

Padishahu nuk bëhet pishman,

Edhe pse e ka katranosur,

Majë plehut me stoicizëm,

do të qëndrojë i krekosur.

Deri kur kështu, more aman!

 

Duke fluturuar me presh,

mbi suksese imagjinare.

I duket se ka zëvëndsuar Enverin,

Që shqipëtarëve t’ju kall tmerrin,

T’i shalojë, t’u vërë samarin.

 

Duke na dhuruar ferrin,

e duke na thënë:

“Nënshtrohu e rri ose kundërshto

e nisu natën për hënë.”

 

Shënjtërinë e votës,

bërë shkërdhatë,

Çnderuar nga qentë e rrugës

mbarë e prapë.

Ca vota vjedhur, ca blerë,

Mijëra nxjerrë pavlerë.

 

Mos e quani mandati i tretë,

Quajeni “Mandata”

që sjell fatkeqësi,

Tetë vjet gënjeshtra

pa një të vërtetë,

Na lini të bëjmë zgjedhje

si vend në liri.

 

11 Maj 2021

Gjykata Speciale

0
Ata që nxitën votimin e Gjykatës Speciale u mashtruan, sepse shpresuan se të tjerëve do ua lenë në dorë këmbët e arushës…!
Sa herë që degjoj marrinë e njejtë: – po t’mos votohej Gjykata Speciale nga Kuvendi i Kosovës do të bëhej më keq, sepse Gjykatën do ta themelonte KS i OKB-së gjë që nuk qëndron, ishte mashtrim. KS i OKB-së nuk do të mund të formonte Gjykatë Ndërkombëtare për shtetet te cilat nuk jane anëtare të OKB-së, por mashtrimi ndodhi, sepse ata që nxitën votimin menduan se nuk do të gjykohen, duke shpresuar se të tjerëve po ua lenë në dorë këmbët e arushës.
Agim Vuniqi
Kosova sa herë që reflekton paqe, atakohet më së shumti nga Serbia. Si duket Serbia e cila ka investuar shumë në prishjen e imazhit të Kosovës, ka tronditur opinionin evropian përmes Dick Marty-t, për të zhvendosur lajmet e mira për zgjedhje të qeta, që vinin nga Kosova , dhe për një pjesëmarrje të konsiderushme të serbëve në to. A është ky skenar shumanshëm i qëllimshëm, apo vetëm një parapërgatitje për të shfajësuar KE-në dhe diplomatët evropianë për dështimet e njëpasnjëshme në Kosovë mbetet të shihet, por edhe simulimi për kinse ndërtimin e institucioneve të qëndrusheme shtetërore ishte vetëm dëshirë, a nuk ishte kështu paraljmërimi i bujshëm për formimin e agjensisë së intelegjencës, e cila as që përmendet në krahasim me SHIK-un e paraluftës, që e tregonte fuqinë verpuese përmes Kadri Veselit, i cili mundohej ta bindëte opinionin se ka “blerë” informacione shumë të rëndësishme nga DB-ja serbe, bile ai së paku duhet ta dinte sa e ka rrjetin e fuqishëm të informatorëve DB-ja në Kosovë, Serbia, duke realizuar këmbimin e informatave edhe përmes bizneseve profitabile me shqiptaro-kosovarët me kollare. Duhet pranuar që ky montim i përrallës ballkanike, nga gazetarët avanturierë është shumë i dëmshëm për Kosovën, edhe për faktin se “legjenda për Drakullën” nga Transilvania (Rumani)  tentohej të bartej në Kosovë dhe në Shqipëri. Ky skandal që u lansua në “The Guardian” po merr premisa trishtuese, ngase si lajm senzacional po bartet në tërë shtypin botëror, dhe është shumë vështirë të demantohet me një reagim qeveritar. Lexuesi i painformuar mund edhe t’u besoj shkarravinave gazetareske, por ai kur lidhet me një gjykim të paqartë që po mbahet në “Den Hag” (Holandë) kundër një grupi politikanësh të korruptuar po bënë edhe shtrembërimin e fakteve dhe të mitit Translevinian duke i dhënë nuancë shqiptare. Vet fakti që shqiptarët u shliruan nga dogma komuniste, dhe premtimi disavjeçar se tash e tutje do të udhëtohet pa viza, apo lajmi për zgjedhjet e matura dhe të ekuilibruara në Kosovë, të cilat i fitoi koalicioni referendumian i LVV-së si duket ka shqetësuar shumë Serbinë dhe diplomatët e paguar për të krijuar skandale të njëpasnjëshme si ai “non-papers” me harta të reviduara të ngjyrave etnike të Ballkanit është e rastësishme edhe vendi nga lansohen shigjetat, nga Beogradi dhe Moska  Medeomos duhet përmendur edhe faktin se diaspora serbe e ndihmuar nga shteti serb ka bërë propagandë të vazhdueshme kundër Kosovës, jo vetëm përmes botimeve të shumta propagandistike, e financuar me miliona dollarë, por edhe në regrutimin e kuadrove të infiltruar “djathtistët ekstrem” me disponim kundër të huajve, për shkak të politikave të mëhershme liberale të qendrave evropiane, tash shumë më radikale. Nuk mund të hedhen poshtë edhe të dhënat me të cilat ka disponuar z. Marthy nga evidencat e shumta të “azilkëkuesve” shqiptarë, të cilët kanë mundur të implikohen pa vetëdije në rrjetën e marimangës, duke krijuar ngjarje imagjinative për të rregulluar statusin për qëndrim në Evropë dhe SHBA. A nuk u shprehë dukshëm, një valë e re e ikjes masive jashtë vendit, apo joshja për një jetë më të mirë ua ka hapur rrugën edhe shumë avoketërve vendorë, për të shfrytëzuar tragjedinë shqiptare për pasurim. Patjetër duhet përmendur edhe faktin se biznesmenët e emigracionit kosovarë kanë hyrë në aranzhmane të ndryshme profitabile duke ndihmuar pa vetëdije Serbinë në kohën kur ajo i ishte ekspozuar presionit ndërkombëtarë për njohjen e Kosovës. Nuk ishin të rastësishme as takimet e nëntokës shqiptare të biznesit me politikanët serb… A kujtoni se institucionet evropiane brenda BE-së kanë ndejur duarkryq dhe nuk kanë përcjellur aktivitetin e emigracionit shqiptarë, që nga qelizat e para të ndërtimit, pastaj mendoni se nuk disponojnë me dosje të “majme” për aktivitetin politiko-patriotik, të qeveriatërve të sotëm, azilkërkues të deridjeshëm në Zvicer. Aty u zhvilluan të gjitha grupacionet politike, u tubuan shumë mjete financare në fondet “humanitare” popullore. Përveq kontributit të gjithanshëm të qytetarëve kosovarë për të ndërtuar shtetin zviceran me djersë, nuk mbet pa u zgjëruar as rrjeti i narko-mafisë shqiptare, i dilerëve të shumtë, por edhe i shumë të këqijave dhe të mirave tjera që bart çdo “emigrant “azilkëkrues. Aty u tubuan vrasësit dhe viktimat, janë të panumërta shënimet dhe dosjet që janë përcjellur përmes intervistave të panumërta të aq shumë qytetarë nga ish-Jugosllavia, i cili shtet u shkatrrua përnjëherë nga zullumi, hilet, dhe politika shfarosëse e “gospodarëve” të krimit, të njohur për verimtari diversive dhe terroriste të mëhershme, ndërkombëtare, që nga formimi i “Dorës së zezë”, e cila sfidoj sigurinë botërore, duke shkaktuar Luftën e Parë Botërore, me aktin terrorist të atentatit mbi perandorin austro-hungarez Franc Ferdinandin.
Njeriu nuk mund të hesht para një denoncimi të paturpshëm të Dick Marty-t, aq më tepër kur ai mundohet që “të vërtetën” e tij t’ua shes evropianëve, ngase nuk është pa pasoja konstatimi se “një rrjet i krimit të organizuar është angazhuar në trafikun e paligjshëm, duke përfshirë edhe trafikimin e organeve të brendëshme, në raport thuhet se ishte i kontrolluar nga “grupi i Drenicës.” Grupi përfshinte të gjitha figurat e shquara të guerilës të shqiptare të Kosovës.
Raporti përshkruante se Grupi i Drenicës kishte evoluar nga një njësi guerile në një grup të “ndërmarrësve penal” të përfshirë në ndalime të paligjshëme, në torturimin dhe vrasjen e shqiptarëve etnikë dhe njerëz të tjerë të dyshuar për bashkëpunim me autoritetet jugosllave dhe kundërshtarët politik në Shqipëri gjatë shkallëzimit të konfliktit në 1998 dhe 1999. Krejt ky arsenal akuzash lakohej shumë shpesh në shtypin ditor të Kosovës, në mënyrë të përgjithësuar, duke drejtuar gishtin tregues në drejtim të SHIK-ut vend e pavend, nuk lënë pa përmenduar tëra këto marifete me radhë edhe nga ulëset e Kuvendit, duke ia adresuar opinonit CD-të, që më vonë tronditën opinionin me intervistën në qendër të Prishtinës të dëshmitarit kryesor Nazim Bllacës, i cili vet kishte pranuar shumë krime, a nuk u përmend se ai ka lëvizur lirshëm në relacionin Beograd – Prishtinë(!?), një figurë e “rëndësishme” e SHIK-ut; as sot nuk dihet kush ishin akterë të njëmendë të tij, nuk dihet struktura organizative, zyrtarët, financimi… e shumë gjëra të tjera të cila u “ruajtën” me besnikëri nga opinioni, jo që mbetëm eksiq me aq, por u tha se secila parti disponon me nga një shërbim sekret, e tash kur u ndërtua shteti mbetëm pa hiq.
Ish kryeministri e presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ishte emëruar si “bosi” i grupit të Drenicës. Por ai kishte hyrë “borxh’ në ngritjen e tij për të pasur miratimin e siguruar politik dhe diplomatik nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera perëndimore, si partner i preferuar në projektin e jashëtm të politikës së tyre në Kosovë.”Raporti përmend se inteligjenca shqiptare dhe zyrtarët e ushtrisë kanë marrë pjesë në marrjen në pyetje të njerëzve të ndaluar nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Shqipëri; cka është pritur të bënin ata kur Serbia zbatonte projektin famëkeq të “tokës së djegur”.
Autoritetet shqiptare kanë refuzuar të bashkëpunojnë me hetimet e BE-së për krimet e luftës dhe abuzime të tjera të cilat dyshohet se u zhvilluan në Shqipëri, ngase Shqipëria nuk ishte pjesë e konfliktit, pse pra pretendohej që ajo të implikohet qëllimshëm (të përmendet) në një luftë shfarosëse të ushtrisë dhe paramilitarëve serb kundër civilëve shqiptarë dhe mbrojtësve të pragut të derës, që me një emërues të tillë të përbashkët i quante luftarët e lirisë, shtypi amerikan.
Kohët e fundit po vërehet edhe një tendencë agresive kundër institucioneve demokratike të Kosovës për të zhvleftësuar angazhimin e përditshëm të qeverisë Kurti, në emër të opozitarizmit-shtetrrënues, brenda, por edhe të degradimit “pa vetëdije” të politikës së jashtme të shtetit të Kosovës nga shoqatat atdhetare, duke nëpërkëmbur rolin e ambasadave dhe konsulatave. Rasti më i freskët ishte letra e Gani Shehut, e publikuar në:
 https://www.google.com/amp/s/www.euronews.com/amp/2021/03/26/kosovo-s-eu-backed-war-crimes-court-has-full-us-backing?fbclid=IwAR2RmpsAREk_8o7Dz3LZS_lLWBYUGcbrF2iaiczA8_EtwLW97yHti0hMSe8 
– një ish anëtar i Batalionit Atlantik, i shqiptarëve të diasporës së Kosovës, që u kthyen në Kosovë në 1999 për të luftuar pushtimin serb – i cili i shkroi  Bidenit më 24 Mars, 2021, duke bërë thirrje që Dhomat e Posaçme të Gjykatës Speciale, të lëvizur nga shtëpia e saj aktuale në Hagë për t’u zhvendosur në Kosovë. Ai pretendoi se gjykata, e cila akuzoi Thaçin dhe katër komandantë të tjerë të lartë për krime lufte në nëntor 2020, po përdoret nga kombet evropiane për të minuar marrëdhëniet e Kosovës me SH.B.A. Ai gjithashtu kujtoi Biden se ai dikur i referohej Thaçit si “George Washington i Kosovës” dhe argumentoi se ai nuk duhet të përballej me gjyqin në Hagë.

 

Departamenti i Shtetit tha se Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar “kanë besimin e plotë të qeverisë amerikane” një ditë pasi që një shoqatë e ish-luftëtarëve të UÇK-së që jetonin në SH.B.A. i shkroi Presidentit Joe Biden duke i kërkuar atij të tërhiqte mbështetjen e tij.

OT e Ulqinit falenderon gazetarët nga rajoni dhe punëtorët tonë të turizmit

0

Organizata turistike e Ulqinit me anë të një kumtesë për opinion falenderon gazetaret te cilet qendruan ne qytetin tone gjate festave te 1 majit si dhe per te gjithe afaristet e Ulqinit qe ndihmuan ne realizimin e ketij aktiviteti.

Më poshtë mund të lexoni të plotë falenderimin e OT të Ulqinit.

Qëndrimi jonë në Kosovë dhe Maqedoninë e veriut prej dates 04 deri 12 prill, ku njëkohësisht jam mirëpritur nga zyrtarë të lartë të këtyre dy vendeve, kryetarë të Komunave, afaristë, por edhe nga kryeparlamentari i Maqedonisë së veriut z.Talat Xhaferi,  Ministri i ekonomise z.Kreshnik Bekteshi, si dhe nga Ministrja e tregtisë dhe turizmit të Kosovës z.Rozeta Hajdari, ka rezultuar dhe ndikuar pozitivsht tek qytetaret dhe turistët ku kemi pasqyruar situatën aktuale në Mal të Zi dhe Ulqin, kemi promovuar ofertën turistike për fillimin e sezonit si dhe kemi hekur enigmën që për hyrje në Mal të Zi nuk nevojitet PCR testi ku shumica e qytetarëve ishin të bindur që duhet ta posedojnë. Këtë vizite e kemi shfrytezuar që ti bëjmë ftesë gazetarëve që të jenë mysafirët tonë gjatë festave të 1 Majit, ku edhe kemi shpallur zyrtarisht hapjen për sezonën turistike 2021.

Me këtë rast, Organizata Turistike e Ulqinit falënderon ngrohtësisht gazetarët e mediave më të rëndësishme nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që qëndruan në Ulqin gjatë ditëve të mëparshme dhe në mënyrë profesionale informuan shikuesit dhe lexuesit e tyre për gatishmërinë tonë për sezonin e ardhshëm turistik. Gjatë festave të 1 Majit ku edhe zyrtarisht kemi shpallur të hapur sezonin turistik veror “Ulqini 2021”, në pikën kufitare Muriqan – Sukobin, në Mal të Zi kanë hyrë 13.869 turiste.

Si punëtorë të dëshmuar turistikë, hotelierët në Ulqin i mirëpritën këta gazetarë në mënyrën më të bukur, duke treguar edhe një herë fytyrën e bukur të qytetit tonë. Këtu do të doja të veçoj dhe falënderoj në veçanti pronarët e hoteleve, plazheve dhe restoranteve dhe atë Hotelet  Otrant, Mediteran, Albatros, Platinum, Cruiser, Montefila, Salina, Luxury Lajka, Eneida dhe Llolla Apartments, plazhet Copacabana dhe Cabo Beach, si dhe restorantet Baracuda dhe Fiore di Mare, ku të gjithë së bashku na mundësuan që pritja dhe akomodimi i gazetarëve të jetë në nivel të lartë.

Si Organizatë Turistike, ne i falënderojmë ata sinqerisht, duke besuar se ky është promovimi më i mirë i Ulqinit.

Ne gjithashtu njoftojmë se do të mirëpresim gazetarë nga vendet e tjera të rajonit deri në fund të këtij muaji, si dhe do të bëjmë paraqitjen e ofertës tonë në Kosovë.

Duke shpresuar që çdo ditë në vijim do të kemi një situatë më të mirë epidemiologjike dhe informatave nga Gjermania qe është hequr Mali e Zi nga lista e vendeve në rrezik, sigurisht që mund të shpresojmë për një sezon shumë të mirë.

Çertifikatat martesore angleze për herë të parë lejojnë mbiemrin e nënës

0

Çertifikatat martesore në Angli dhe Wales tani do të përfshijnë mbiemrat e të dy prindërve të çiftit, në vend të vetëm mbiemrit nga babai, pas një ndryshimi legal ky proces hyri në fuqi.

Ndryshimi ka ndodhur që nga e marta në një sistem digjital që modernizon, thjeshtëson dhe e përshpejton procesin nga i cili regjistrohen martesat.

Ministria e Brendshme tha se reformat ishin ndryshimet më të mëdha në sistemin e regjistrimit të martesave që nga viti 1837 dhe si të tilla ato korrigjojnë një anomali historike,  duke lejuar kështu që detajet e nënave të shfaqen në certifikatat e martesës për herë të parë.

Martesat aktualisht regjistrohen nga çifti që nënshkruan një libër regjistri, i cili mbahet në secilën zyrë regjistrimi, në kisha dhe në ambientet e regjistruara fetare.

Reforma në Ligjin e Martesës shënon herën e parë që emrat e të dy prindërve të çiftit do të përfshihen në certifikatat e martesës, shkruan The Guardian.

Përpjekjet për të bërë ndryshimin kanë ngecur disa herë gjatë viteve. Më i fundit filloi si faturë e një anëtari privat të prezantuar nga deputeti Tory Tim Loughton, i cili mori miratimin mbretëror në Mars 2019, duke propozuar që të kalonte nga një sistem i bazuar në letër në regjistrim në një regjistër elektronik.

Kevin Foster, ministri për kufijtë e ardhshëm dhe imigracionit, tha se këto ndryshime sjellin procesin e regjistrimit në shekullin 21 dhe sipas tij asnjë prind nuk duhet të mungojë në ditën e martesës së fëmijës së tyre.

Ndryshimet janë bërë në konsultim me palët e interesuara, të tilla si Kisha e Anglisë.

Lux Secreta poetja dhe përkthyesja shkodrane e viteve ’30

0

Nga Andreas Dushi

Për Lux Secreta ka pak të dhëna. Për herë të parë, emrin e saj e lexova në një tekst shkollor, botuar nën kujdesin e Ernest Koliqit në kohën kur ky i fundit ishte ministër i arsimit në Shqipëri. Në treguesin e emrave në fund të librit, shkruhet:

LUX SECRETA: Asht pseudynimi i zonjushës Luçija Seregji nga Shkodra. Vjershat e veta i ka shkrue nëpër disa të përkohëshme.

Deri atëherë, e kisha dëgjuar vetëm si ide ekzistencën e saj, veç nëpërmjet pseudonimit, por pa u përballur drejtpërdrejt me të. Prandaj, vendosa të kërkoja materiale që mbanin autorësinë e saj.

Në një shënim të Nasho Jorgaqit (2018), lexojmë “…Zërit poetik të vajzës gjirokastrite (bëhet fjalë për Selfixhe Ciun)  do t’i bashkohej ndërkaq zëri i vajzës shkodrane Luçie Sereqi (1910-1993), që nënshkruan vjershat e saj me pseudonimin Lux Secreta…

Sikurse lexohet, Koliqi shkruan Luçija Seregji, ndërsa Jorgaqi, Luçie Sereqi. E vërteta është se kemi të bëjmë me të njëjtin person – çka na e tregon edhe pseudonimi i përdorur prej saj – emri i të cilit nuk shkruhet saktë në asnjërin rast. Kjo del po të konsiderojmë një dëshmi tjetër, atë që ndoshta është më autentikja, shënimin e fotografisë së saj në Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi. Në fotografinë e shkrepur nga Geg Marubi më 1940, emri i saj është shkruar Luçie Serreqi.

Gjatë komunizmit, emri i Serreqit nuk përmendet thuajse asnjëherë, ndërsa pas tij, mund të jetë përmendur shumë rrallë, më tepër si ide – njohje me faktin se ajo ekziston – por jo konkretisht. Prandaj, kërkimi duhej orientuar para ardhjes së komunizmit, gjithnjë bazuar në të dhënat e marra nga dy shënimet e sipërcituara.

Kështu, zbulova çka po paraqesim në vijim: Disa poezi të botuara në të përkohshmet “Illyria” dhe “Cirka” përgjatë viteve 1935 – 1938. Sigurisht, kjo nuk përjashton mundësinë që krijimtaria e saj të ketë filluar më herët dhe/apo të ketë mbaruar më vonë, prandaj, ky shkrim shpresoj të shërbejë si nxitje për studiuesit, që ta konsiderojnë seriozisht edhe emrin e Serreqit.

Përkarshi përkthimit që ajo i bën nga frëngjishtja poezisë “Nanës s’ême”  të Pashko Vasës (marrë nga vepra e panjohur e tij “Rose e spine”, botuar në vitin 1873, për të cilën do të mund të lexoni në javët e ardhshme), botuar në “Cirka”, 1938, nr. 43, 10 prill, f.101, lexojmë: …Mâ andej po botojmë poezín e parë të librit “Rose e spine” në përkëthimin e bukur e besnik qi bâni për lexuesat e “Cirkës” stermesa e Pashko Vasës, bashkëpuntorja e jonë Zonjushë Lux Secreta. 

Pra, këtu marrim vesh edhe faktin se ajo ishte stërmbesë e poetit Pashko Vasa.

Në poezinë e saj, motivet janë ndër më të përhapurit ato vite: pastorale dhe kombëtare, trajtuar këndshëm në lirikë.

Flamurit 1

Kaluen, ndonse kadalë, vuejtje e mjerime
Qi qindra vjetsh Shqipnín paten ngujue,
E tash dhe Shqipja krahët i ká t’shtrime
Mbí pelhurë n’t’kuq ngjyrtue.

S’u trêmbet mâ kërcnimeve qi motit,
Deshten m’e bâ të pá-kénun mbi ket botë
Njat tokën e fatosit t’madh, Kastriotit,
Qi sod gzon liri t’plotë.

Tash qi Flamuri valvitet nën kupë t’qiellit,
Difton se i mbushen njizetetre vjet
Ç’se gzon përherë, nën rreze t’arta t’diellit
I lír n’tokën e vet.

Shtiellu n’ajrí, dija plakut bujár
Qi t’shkûndi për tokë pluhnin e robnís,
Qi t’naltoi n’Vlonë e t’bâni mâ krenár
Nepër çdo kând t’Shqipnís.

Shtiellu n’ajrí e nën fletë t’shpêndit t’zí
Rueje ket tokë me gjak fatosash lámun,
T’cillt s’u kursyen e për me t’pá n’lirí
Deken me ndér kan bâmun.

Rrnosh prá për jetë Flamur i ynë n’liri,
Rrnosh tue e gzue përherë kombin shqiptarë
Qi jetë I uron sunduesit t’ksaj Mbretní
Mbretit t’vet ZOGUT i PARË.


Brî’ i lisit të rrxuem 2

N’skâj të fushës n’blerim stolisë e në lule veshë,
Ku ajri i pastër percjellë jone t’lehta
Te’ i lis i rrxuem shtegtari pá pritë ndeshë…

Âsht lisi qi mbí tokë për sá qindvjeta
Nuk ju përkul stuhís as rrfés kërcnuese,
Por tash mbí tokë i mbaroi ditt e veta.

Kje sá herë për shtegtarin lândë ngushlluese,
Sá herë nën hije t’tij merzín largonte
Nën lvizje t’degve t’tija shungulluese.

Brî tij dikúr sá gjânat i ândrronte
Nen t’Shqypes çerdhe, qi n’kujdes ndërtuemun
E kish per zogjt e vet, ç’n’të kaluemet mote.

Ândrra e dikurshme tash kishte kaluemun
Bashkë me trup t’lisit qi nën kup’n e qiellit
Tash s’bâte hije t’xétit me i larguemun.

Me mâll kujton at kohë kur nder dit prillit
Bariu me fýll i ndillte t’qeta udhtime,
N’sá grigj’t pushojshin larg rrezeve t’diellit.

Sá herë gjuetari ulë brî tij plot gzime,
Me shokun e vet besnik prej gjahut kthyemun,
Vrete sâ shpênd qi vrau, me shum mundime.

Por mbasi lisi detyren e ká kryemun,
Mbî tokë pushon, tue dashtë ktê t’falnderojë,
Tue pritë dhe ato qi brî tij i janë shtŷemun.

Për me përshndetë, pse mâ s’mund t’i pranojë
Nën t’pastrën hije, ku pau e ndieu sá gjâna
Për të cilat mâ nuk flet, s’difton… s’ká gojë,

Mbasi u shuen për tê dhe dielli e hâna.


Së ndîhet mâ fyelli 3

Lodhun delet prej diellit
Mrizojnë nen t’hapten hije
T’degve qi nen kupë t’qiellit
Lshon ahi, n’sá per brîje
Vû kryet permbí tesha
Pushon dhe blegtoresha.

Dhe dy sýt t’kjarët si drita
Fillon m’i a rrêjtun gjumi,
Pse sá kish nisun dita,
Sá ishte freskue n’ujë lumi,
Tue pshtjellë kryet n’rubë me lara
Kish vûe berret përpara.

Hova hova e lét era
Lote me flokët e shprishun
Qi n’báll lshote perhera,
Dhe permbî pêmë, si t’grishun,
Tubë zogjët ishin vêndue
Si t’dojshin me këndue.

S’ish ditë qi n’at kohë zhegu
Mos t’a trazote fylli
Qi bite n’at anë bregu,
Dér n’kohë qi i mbramjes hylli
Niste atje nalt me ndritë
Si shêj se s’kish mâ ditë.

I gëjatë prá s’ish pushimi,
Pse, bash nder jone t’para
E çote ambel tingllimi
Qi tue pershkue sá ara
I kthielltë nder veshë i vîte
Thue se krejt ngëjet sajë bite.

Por n’ket ditë për çudí
Kush-di çka do t’andrrote
Blegtoresha, e s’kish ndî
Fyellin qi prorë e gzote.
S’ndîhej gjâ n’at anë lumi…
S’kish çka me e çue prej gjumi.

Ç’prej asajë ditë perhera
Dote me dijtë, pse s’ndîhej,
Pse nuk i a bite era
T’fyellit jonet?… e mnîhej,
Pse s’e gzote n’kohë t’qetë
Veç kanga e zogjve e letë.

Kish muejtë dikúr t’hetote
Larg n’nji fushore t’blerë
Nji barí, qi pushote
Dhe aj, n’sá e kandshmja erë
Kangët i a trette pá dá,
Por tash, s’u shifte mâ.

Tue dalë me dele shifej
Nji plakë prej vjetësh perkulë,
Por fyelli mâ nuk ndîhej.
Blegtoresha, tu u ulë
Bregut, shpesh desh me pvetë
Çka fyellin e kish gjetë…


Çerdhja e prishun ^4

Q’kahmot nen strehë nii çerdhe,
Me shum kujdes ndertue
Pritte nji ,,mirë se erdhe“
Dallndyshës me i a drejtue,
Porsá t’kthehet prêndvera
Permbî fushat e blera.
Sá t’kthiellë ruejti kujtimin
E ditve qi kaluene
Kúr t’vogjlit zogj gezimin
Mrênda sajë e provuene,
N’sá nana fluturim
I siellte pak ushqim.
Atje prej vêndesh t’xéta
Dallnysha shpesh ândrrote,
N’sá i shkûndte t’létat fleta
Ndoshta dhe u permallote,
Dishrote qi perhera
T’rrite mbî tokë prêndvera.
S’kish gzim nder vênde tjera
Veç t’ftoftit e ngushtote
M’e lânë, sá t’hikte vera,
Çerdhen qi fort e dote,
Kohë t’gjata me kalue
N’vênde qi s’kish dishrue.
Po pse, dallnyshë e ngrata!,
Pse s’gzon nder vênde tjera?
Dhe atje me krânde t’thata,
Si i gjete ktû perhera,
Çerdhen do t’késh ndertue.
Çka prá atje t’bân me psue?
Dishron vêndin e dashtun,
T’pelqen veç çerdhja e vjeter,
Rreth s’cilles, tue mos drashtun,
U knaqshe, s’dojshe tjeter
Banim mâ t’mirë e t’qetë
Se atê qi e lae të shkretë.
Shpejt prá se erdh prêndvera,
Gatou per fluturim;
Hidhu kah t’shtŷeje éra,
Largoje ç’do mjerim;
Pershndeti vêndet tjera
E kthe nder fusha t’blera.
Sâ ké me u gzue kúr, s’largu,
Çerdhen ké me hetue,
Me u shkputun ké prej vargu,
Shoqet ké me i kalue;
Porsé çka pate ândrrue
Sot shum ká me t’trishtue.
Ké me kerkue, por kot,
Nuk ké me gjetun mâ
Çka pate ndreqë kahmot;
Si ké tash me i a bâ?
Kush t’a rrenoi banimin,
Kush po t’a siell mjerimin?
T’u kput pra shpresa e jote,
Tash siellu rreth plot vajë,
Dikuer zêmra t’u gzote,
Por tash s’ké mâ uzdajë.
Nuk kan me t’pá mâ fmija
Qi tash janë mshehë nder shpija.
Ndoshta tash janë pêndue
Pse kot t’a prishen çerdhen.
Shoqet qi ké kalue
Qe, shpejt mbas tejet, erdhen,
Gjeten t’vetat banime,
Veç ti… Provon idhnime…


Geraldina âsht e jona 5

Letas fletët tue i shkundun Prilli
T’ditve t’bukra qi pat êndë,
Permbî lule t’hieshme dielli
Dishka thotë… doshka permêndë…
“Gzonju t’lume! se po u prînë
Sot Mbretnesha Geraldinë”

Lulja e bardhë! si njajo bora
Qi mlon malet e Shqypnís,
Kû sot zânat dora dora
Valle kndojnë qi n’veshë t’njerzís
Hova hova i bjen jehona:
“Geraldina âsht e jona”.

“Geraldinë mirë se na erdhe,
-Zogjt e shqypes t’thonë n’haré-
Tash pjestare e s’onës çerdhe
Je o Mbretnesha e jonë e ré”
“Mirë se T’prûni e bardhë prêndvera”
-N’gzim brohrisnin fushët e blera.-

Larg shkon jehu, vallja tretë
Permbî male e pertej detit,
Vala valen ka’ e pershndetë
Larg diftojnë per nuse të Mbretít,
Nalt mbî ré t’shkojnë vallet t’ona:
“Geraldina âsht e jona”

Geraldinë! t’ argjantat gurra
N’gzim T’pershndesin tu’ u shperdà,
N’sá poshtë ulen neper curra
Valle e fej qi n’mal pà prâ
Sot po ushtojnë e blegtoresha
N’gzim t’pershndetë o e bardhë Mbretnesha.

Permbî lule kúr bylbyli
Me shum mâllë kangen pertrînë,
Shpesh do fjalë vetem zymyli
Zogut t’vogël po i a ndînë
Kur mênë zhurma n’kopshtë te e vona:
“Geraldina âsht e jona”

Erdh dallnysha si perhera,
Erdh ner né, por dishka tjeter
Çka s’kish ndî n’tjerat prêndvera
Tash po e ndînë, e n’çerdhe t’vjeter
Mâ me gzim n’fluturim drejtohet,
Kanga e sajë nalt ambel çohet.

Sà me gzim vashat shqyptare
Kúr n’lulishtë lule kerkojnë,
Lule t’bukra t’tokës amtare
Qi po çilin, po lulzojnë,
Thonë: perherë tash me kndue dona:
“Geraldina âsht e jona”


Përkthime

Egoizëm e dashteni – Giacomo Zanella 6

Kur dimni acar pyllin e zdeshë gjethsh të bléra
Larin krenár e mnij për veshë t’paprekun
Kah gzon, pse s’mujt ndo’i herë as bora as éra
Stolín m’ja hjekun.

Lulzim për kodër t’shkretë e krejt të zdeshun,
Por as mâ të voglit shpênd me fryte t’veta
Nuk mujt me i dhânë ushqim kur n’tê tue ndeshun
Pushoj me fleta.

Vetëm për tý, o hardhí, gjêj falnderime
Qi n’sá bjen bora e ara e bîmë krejt mblon,
Kah shef për rreth natyrën e mbarë të pîme
Për tjerë ankon.

Kur éra frŷn e lott t’i shkûndë për dhét
Ti me krye ulët qindron. N’sá plaku gzueshëm
Brî votrës kû i shndritë flaka ftyr’n e zbét
Shikjon mêndueshëm.

Nji gotë t’mbushun me’ i lâng të kuq si gjaku
Tue u dridhë e avitë e tu buzët e çon,
Ndërsá kullosa e korra t’arta plaku
Me gzim ândrron.


Nanës s’ême – Pashko Vasa 7

Ktu, n’sá ka pak e ka pak qielli errsohet
Per mbas malesh kah shkon dielli tue rá,
E hana prej ánës s’lindjes naltesohet,
Ktû n’sá n’heshtim e vetmitár, pá prâ
N’luftim t’eger dashtninash, nper udhë t’qetë
Endem porsi njerí qi s’shpreson mâ,
Nji e permallshme harmoní létë, letë,
Shqiset amel m’i lmon e m’duket mue
Se po ndîj zânin e nânës s’ême t’shkretë
Qi njinji vjerrsha e lot m’bân me dikue.

Po, n’frushullime t’ambëla
Të flladit t’natës un ndîj
O nânë, njat gjâmë t’mallnjyeshme
Qi ti ma lshon n’ajrì;
Ajo nji jeh mizuer
Lshon t’birit tand n’krahnuer
Qi idhnimin tand t’pamatun
Me mênd e paraqet.

Sá herë n’rrezen e dridhëshme
Te diellit tuj prêndue
O Nanë! sŷnin e thekshëm
E nguli aj tuj vajtue!
Sá herë ksajë rreze yt bír
T’flaktin per ty dishír
Mbesue i a ká prej t’msheftave
Shêjtnore t’zêmres s’vet!

Ah kjáj, po kjàj o qyqëja
Nanë, e shfre dhimen n’vajë,
Dashtnìn e’i nânës m’u shuemun
As kohë as vênd s’mûnd t’bâjë!
Kjàn edhe yt bír pre’ idhnimit
N’vetmín e vrashtë t’mergimit
Dikùr prap m’u bashkuemun
Por tuj shpresue gjithnji.

E din se q’se n’dritë t’qiellit
I çili sýt e mjerë
N’ zêmer nji shpresë e àmelë
T’buzqeshi po q’at-herë…
N’gazmênd e n’lumtuní
T’and bír m’e shterngue n’gjí…
N’shpírt me mâ t’parat andërra
Njikshtû shpresojshe ti.

Qe ç’shpresë! Por tash flîjuemun
Per nji dashtnì madhshtore
Qi t’gjitha i kalon megjet
E çfardo flakës toksore,
Lojë e nji t’ziut tirâ
Pré e nji t’ashprit mullâ,
Jyt bir, nânë e mjerueme,
Prej tejet larg lngon sot.

E mâ do t’lngojë, n’kjoftë shekulli
Prej gjumit t’zì se s’lkundet,
N’kjoftë se njerzimi i lirëshem
Me kênë ktu n’tokë nuk mundet,
N’kjoftë se i Shqypnís ngashrimi
S’do t’gjêjë kurrfarë ngushllimi
E n’kjoftë se i lumnís gjeni
Do t’jét i thirrun kot.

T’agojë, t’agojë e kthiellëta
Ditë dhimen qi t’pasojë,
Qi dishiret e zêmëres
T’i mbushë e t’i vlerësojë;
Tuj e bekue tand bír
N’kohë te rrezikut t’vshtír
I shton forcë per me kthyemun
Prej lamës me plot ngadhnjim.

Shpreso, o e mjerë. Prej t’mektave
Fshâmë t’ua nji herë prâjë;
Nji forcë âsht qi t’gjith njerzit
Baras per dekë mûnd t’bâjë!
Atëherë na t’gjith bashkue,
Dishiret n’né plotsue,
N’gzim t’njaj dashtnìs do t’knaqemi
Qi kurr nuk ká mbarim.


1 Flamurit. – Illyria, 1935, nr. 32, 28 nëntor, f. 4.
2 Bri i lisi të rrxuem… – Illyria, 1936, nr.38, 11 janar, f.2.
3 Së ndihet ma fyelli… – Cirka, 1937, nr.17, 28 shkurt, f.45.
4 Çerdhja e prishun. – Cirka, 1937, nr.20-21, 9 maj, f.83.
5 Geraldina asht e jona. – Cirka, 1938, nr.44, 27 prill, f.114.
6Egoizëm e dashtëni. Përkth.: L. Secreta / – Illyria, 1935, nr. 30, 9 dhjetor, f. 6.
7 Nanës s’eme. – Pashko Vasa /Përkth. : L. Secreta – Cirka, 1938, nr.43, 10 prill, f.101.

* Foto kryesore nga Geg Marubi, 1940

Gazetarët shqiptarë nën regjimin monist

0

Ardita REÇI Gazetarët janë një kategori e veçantë profesionale, të cilët e ushtrojnë profesionin e tyre nën trysni dhe ndikime të ndyshme të faktorëve socialë, ekonomikë, politikë, shoqërorë, etj. Siç thonë e studiuesit shqiptarë Hamit Boriçi, Bashkim Gjergji, Genc Tirana dhe Sadri Ramabaja në librin e tyre “Gazetaria1”: “Profesioni “gazetar” ka ngjyra e ngarkesë politike, ideologjike e shoqërore; ai përmban angazhim me përgjegjësi të lartë. Ai nuk është as nuk mund të jetë vetëm një “instancë transmetimi”, një përcjellës i thjeshtë në publik i lajmeve, i ngjarjeve apo i ndodhive të jetës përmes gazetës, radios apo televizionitGazetari profesionist vlerëson politikisht çdo fakt, gjykon për vlerat e tij dhe e interpreton atë, duke u shprehur edhe qendrimin vetjak[1]. Sado që kërkohet objektivitet dhe paanshmëri në transmetimin e informatave tek publiku, në shkollat e gazetarisë pranohet se vetë ndërmjetësimi që bën gazetari në transmetimin e realitetit është subjektivizëm. Duke qenë kështu, brenda gazetarit formohen praktika të ndryshme të ushtrimit të këtij “zanati”, të cilat janë shumë të ndjeshme prej luhatjeve të elementeve politike të ambientit që e rrethon, të tilla si vetëcensura. E për më tepër kur bëhet fjalë për ushtrimin e gazetarisë në kushte të veçanta siç janë regjimet totalitare, ku ky profesion merr një rëndësi të madhe për vetë sistemin.

Konsiderata mbi gazetarët

Sociologu i mediave Michael Schudson thotë se gazetaria nuk qëndron dot larg politikës dhe është një element i saj, por “për ta kuptuar gazetarinë si një pjesë të politikës, duhet të tregohemi mëndjehapur, duke pranuar që kultura të ndryshme politike dhe institucione të ndryshme politike i japin formë dhe strukturë lajmeve[2]. Ndërsa Max Weber, edhe pse e ka të vështirë të bëjë një përcaktim të saktë shoqëror, gazetarin e rendit si një nga figurat politike të një shoqërie të caktuar: “Ajo që gazetari ka të përbashkët me demagogun dhe me avokatin (dhe artistin), sipas Weber, është mungesa e një klasifikimi të caktuar shoqëror[3], – më tej shton: “Natyrisht çdo politikan e ka ndjerë nevojën për të ndikuar në shtyp dhe si rrjedhim ka ndjerë nevojën edhe për lidhje me të.”[4] Në këtë marrëdhënie, që Weber e shpjegon se hallka lidhëse me më shumë ndikim janë gazetarët, të cilët përveç aftësive dhe formimit të tyre (të nevojshme për ta ushtruar këtë lloj profesioni), kanë edhe mundësi reale për t’u përfshirë në jetën politike të një vendi. Ai mendon se karriera e gazetarit mbetet një nga rrugët më të suksesshme të veprimtarisë profesionale politike, pasi: “Ajo nuk është një rrugë që mund ta ndjekin të gjithë, dhe për më tepër, për karakteret e dobët, veçanërisht për njerëz që mund të ruajnë ekuilibrin e tyre të brendshëm vetëm me një pozitë të sigurtëstatusi[5].

Gazetaria dhe totalitarizmat

Colin Sparks vëren në librin e tij “Komunizmi, kapitalizmi dhe mass-media”, se në vendet totalitare: “Puna e gazetarëve ishte që të shpjegonin, të edukonin e të ndihmonin me shkrimet e tyre për të fituar mbështetje për ndërtimin e botës socialiste.[6]. I njëjti aktor i komunikimit masiv, ndryshe konsiderohej në Lindjen komuniste e ndryshe në vendet perëndimore të asaj periudhe. Ndërsa në Perëndim: “…detyra e gazetarit ka të bëjë më tepër me regjistrimin e ngjarjeve se sa me përzgjedhjen dhe interpretimin e tyre”,[7] të tjera konsiderata ka në Bllokun Lindor për të njëjtin personazh të jetës publike, aty: “Prirja e ndërgjegjshme, me të cilën kuptohet përzgjedhja e njohur dhe ndërtimi i materialit për të provuar një pikëpamje të veçantë mbi botën, ishte parimi organizues i shtypit komunist.”[8] Një ndër detyrat e medias së modelit perëndimor siç pohon studiuesi Claude-Jean Bertrand, është edhe lufta kundër krimeve, abuzimeve me pushtetin, dhe korrupsionin. “Lufta kundër korrupsionit dhe krimeve të tjera bën të nevojshme një media të pavarur dhe të lirë.”[9] Për këtë qëllim, edhe media, sipas parimeve perëndimore profesionale, duhet të jetë e pakorruptuar dhe zbatuese e rregullave të etikës, në mënyrë që të gëzojë besimin e publikut dhe të ketë ndikimin tek ai. Cluade-Jean Bertrandt, thotë tek libri Deontologjia e mediave, se “regjimet komuniste zhdukin lirinë e sipërmarrjes duke pretenduar se e lejojnë lirinë e të shprehurit. Rezultati është se: Shtypi i gjymtuar shndërrohet në një instrument budallallepsjeje dhe indoktrinimi.”[10]

Gazetarët gjatë regjimit komunist shqiptar

Siç e theksojnë edhe studiuesit Hamit Boriçi dhe Mark Marku: “Regjimi i ri e filloi sundimin e tij të gjatë në Shqipëri, duke ndaluar botimin e çdo organi alternativ të shtypit… Gjithashtu gazetat e revistat që botoheshin jashtë vendit, siç qe p.sh., gazeta “Dielli” e Bostonit, nuk u lejuan të hynin në Shqipëri. Qeveria komuniste ndërkohë ndaloi edhe botimin e organeve të reja të shtypit, që nuk kontrolloheshin nga qeveria. De facto, që prej nëntorit të vitit 1944 në Shqipëri nuk ekzistonte e drejta e pronësisë private mbi shtypin[11] Sipas një raporti të mbajtur në emër të Qeverisë Demokratike,  në sesionin e tretë të Këshillit  Antifashist Nacionalçlirimtar – 26 shtator 1945 , “Në Sektorin e shtypit dhe të propagandës” , del se ishte krijuar organizmi “Sektori i shtypit dhe i propagandës”.[12]  Rrjeti i shtypit të shkruar, tashmë krejtësisht nën kontrollin e shtetit edhe nëpërmjet këtij sektori, shtrihet shumë shpejt në të gjithë vendin.

Një pjesë e mirë e ngjarjeve të historisë së gazetarisë shqiptare të periudhës komuniste, duket se janë përsëritje pa hequr as pikë e as presje nga ndikimet e gazetarisë së modelit leninist, të ushtruar në Bashkimit Sovjetik. Duke filluar që nga konceptimi i shtypit në shërbim të Partisë, si i vetmi përfaqësues i proletariatit, shtetëzimi i të gjitha pronave të shtypit: “Marrja e kontrollit kalon së pari nga shtetëzimi i të gjitha pronave të shtypit dhe zbatimi i një censure parandaluese për të siguruar që vetëm e vërteta – ajo e Partisë – të bëhet publike. “E vërteta” është për më tepër emri në rusisht i gazetës së vetme të autorizuar që në 1917 me ardhjen në pushtetit të Sovjetikëve, Pravda”[13]; e deri tek konsideratat për gazetarët, të cilët “kanë një mision të vet, të përsërisin me terma lavdërues direktivat e Partisë”; si dhe përcaktimi i misionit të shtypit. Pas rëndësisë që Lenini i dha shtypit për dy arsyet kryesore: “shtypi duhet të jetë një instrument agjitacioni dhe propagande për të mbajtur lart pa pushim vrullin revolucionar, ai duhet të jetë gjithashtu rrip transmetimi ndërmjet përfaqësuesve të Partisë dhe popullit[14], – të njëjtën rrugë ndoqën të gjitha politikat drejtuese të vendeve të bllokut të Lindjes. Ata jo vetëm propagandonin me mediat e tyre “arritjet” e vendit përkatës dhe të mirat e kursit politik të ndjekur prej tyre, por edhe trasmetonin mesazhet nga Partia tek populli, duke u dhënë kështu rolin e komunikatorit, jo gazetarëve, por vetë përfaqësuesve të Partisë, siç thonë studiuesit edhe për rastin shqiptar, ku shkrimet direktiva, synonin të orientonin vëmendjen e popullit për nga drejtimi korrekt me vijën e partisë, ishin të hartuara në zyrat më të larta të nomenklaturës së Partisë.

Të gjitha komunikimet publike kontrolloheshin nga partia – shtet, që në mënyrë paradoksale deklaronte formalisht lirinë e shtypit, madje kjo sanksionohej edhe në “Ligjin për shtypin”, i botuar në vitin 1947, ku në nenin 1 thuhej; ‘Shtypi në Republikën e Shqipërisë është i lirë. Me përjashtim të rasteve të parashikuara nga ligji, çdo njeri është i lirë të shprehë mendimet e veta nëpërmjet shtypit’.

Kontradikta brenda këtij përcaktimi, lidhet me idenë e mësipërme se i gjithë sistemi i mediave të kohës konsiderohej si “pronë” e udhëheqjes komuniste.  Për këtë, studiuesi Artan Fuga në botimin Monolog, thotë se: ‘Shtypi i shkruar dhe mediat zyrtare të vetmet që ekzistojnë, përbëjnë elemente të sistemit politik autoritar. Mediat transmetojnë ato mesazhe informative që ofron vetë pushteti dhe, pasi ia kalojnë publikut, vetë pushteti prej të cilit varet i kthen jehonën që ky kërkon të dëgjojë. Asnjë lajm, koment a korrespondencë nuk duhet të jetë kaotike, spontane dhe aq më pak të vijë në kundërshtim me ideologjinë dhe me vijën politike sunduese[15].  Fuqia propagandistike e medias e kuptuar që herët nga drejtimi komunist i vendit (që me lëvrimin e shtypit ilegal gjatë Luftës), vlerësohet shumë herët. Në “Raportin mbi aktivitetin dhe detyrat e reja të Frontit, mbajtur në mbledhjen e dytë të Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik[16]”, të datës 7 tetor 1946, thuhet: “…Shtypi të shpërndahet dhe të lexohet nga të katër anët dhe ky të jetë një shtyp jo vetëm informativ, por sidomos edukativ dhe të pasqyrojë jetën dhe frymën e re…” [17].

Karakteristikat e punës në shtypin e kohës

Në vitet e komunizmit shqiptar 1944-1990, me termin shtyp, përcaktohej i tërë sistemi i komunikimeve masive përmes mediave. Cilësimi që i bëhej në atë kohë këtij shtypi, nga organizuesit dhe studiuesit e tij, ishte se ky qe një “shtyp i tipit të ri, revolucionar”.  Enver Hoxha shkruante: “shtypi ynë revolucionar u bë, ashtu siç thoshte Lenini i madh, pjesë e çështjes së përgjithshme të Partisë, pjesë e çështjes së përgjithshme të proletariatit. Traktet dhe gazetat tona shpunë në popull fjalën e zjarrtë të Partisë dhe ngritën njerëzit peshë në luftën kundër pushtuesve fashistë e tradhëtarë të vendit. Jo më pak se nga armët partizane armiku tmerrohej nga shtypi ilegal[18]. Pra shtypi,  duhej konsideruar si armë e fuqishme kundër armikut. Sipas leksioneve mbi komunikimin bindës dhe propagandën të Mark Markut[19]Çdo propagandë e ka nevojën e një armiku dhe në momendin që nuk e ka, e shpik atë. Denigrimi i “armikut”, është dy llojesh: 1) Diskretitimi i personit. 2) Sulmi ndaj vlerave që përfaqëson individi apo aktiviteti i tij”. Ideja për t’i dhënë sa më shumë fuqi shtypit që drejtonte e për ta riorientuar audiencën e tij që ta lexonte e besonte atë, Hoxha tenton të shpikë armiq të dobët e frikacakë, që tmerrohen nga media e kontrolluar dhe orientuar prej tij. Duke patur në mendje gjithnjë “armiqtë”, e në shërbim të mbajtjes në këmbë të këtij rregjimi, shtypi i kohës organizohej në atë mënyrë që përmbajtja dhe brendia ideopolitike e tij të ndiqnin vazhdimisht këtë vijë logjike. “Ai është shtyp i masave dhe për masat, tipar thelbësor që e dallon atë nga shtypi i mëparshëm shqiptar. Prandaj detyra e tij ishte, që në ditët e para të jetës së tij, propagandimi i ideve luftarake të Partisë për çlirimin kombëtar e shoqëror nga zaptuesit e huaj e tradhëtarët e vendit[20].

Akademiku Artan Fuga, thotë se sistemi i informimit masiv në shoqëritë totalitare është ndërtuar në mënyrë hierarkike.  “I ndodhur mes kulmit të piramidës së pushtetit dhe lexuesit, gazetari lëkundet mes të dyve, anon edhe nga pushteti por edhe nga masa e qytetarëve nga individët anonimë, vështirësisht të kontrollueshëm në idetë, bindjet, pakënaqësitë, lidhjet e tyre shoqërore”. Sipas Fugës, gazetari i asaj periudhe ishte edhe njëfarë nëpunësi i mesëm, por edhe një individ i thjeshtë si gjithë të tjerët, i cili, sa më lart që të vështrohej, aq më tepër ai do të trajtohej si një individ anonim, si një vegël e thjeshtë në përdorim, si një njeri të cilit pushteti nuk i beson tërësisht, por ushqen edhe dyshime ndaj tij, e mban edhe nën njëfarë kontrolli të përditshëm[21]. Ndërsa në pozicionin e tij si një njeri i thjeshtë apo nga një kuadër i ulët apo i mesëm i administratës së partisë apo shtetit, shfaqet si instrument i pushtetit dhe njësohet me të. Nga ky këndvështrim i fundit, gazetari ka mbrojtjen e të fuqishmëve të kohës, është i njehsuar me pushtetin dhe shihet me mosbesim nga grupe të ndryshme shoqërore, nga masat e gjera popullore dhe nga nëpunësit.”[22]. Me një fjalë, gazetari është një person që merr goditje nga pushteti, por edhe jep goditje në emër të pushtetit, ideologjisë dhe politikës në fuqi. Edhe është i dobët, pra mbahet nën kontroll, por edhe është i fuqishëm dhe ushtron kontroll e trysni mbi të tjerët.

Konsideratat për gazetarin e kohës që vinin nga brenda sistemit mediatik të kohës, e vinin të parën si karakterstikën më të rëndësishme të kësaj figure partishmërinë, e cila renditej si e para në tipizimet profesionale. Atëherë ku thuhej se gazetari është së pari:“… Njeri me partishmëri të lartë, besnik i çështjes së popullit dhe të Atdheut…”[23]

Siç ka konkluduar në studimet mbi këtë periudhë kohore edhe Godole:“… Sistemi mediatik ishte tërësisht në shërbim të pushtetit duke ndihmuar me anë të propagandës në ruajtjen e status-quo-së dhe në ndërtimin e një realiteti që nuk përputhej me aktualitetin”[24]

E rëndësishmë është të theksohet një tjetër aspekt i propagandimit në mediat shqiptare të kohës: Propagandimi i Shqipërisë së suksesshme në sytë e botës dhe informimi i të huajve se modeli i rrokur prej saj ishte më rezultativi.

Krijimi i këtyre imazheve në sytë e botës, bëhej nëpërmjet përdorimit të të gjitha teknikave propadandistike, duke krijuar kështu një botë imagjinare, siç mendonte Arendt. “… Me përgjithësime të tilla, propaganda totalitare krijon një botë të përshtatshme për të konkuruar me botën reale, pengesa kryesore e së cilës është se ajo nuk është logjike, e qendrueshme dhe e organizuar. Qëndrueshmëria e trillit dhe pikëpamja e organizimit e bëjnë atë të mundshme për përgjithësim, eventualisht që të mbijetojë shpërthimin e gënjeshtrave më të veçanta… Sapo këto parulla propagandistike integrohen në një “organizëm të gjallë”, ata sigurisht s’mund të eleminohen pa prishur të tërë strukturën”[25]. Ideja e Arendt ishte se në sistemet totalitare përçimi i propagandës bëhet në mënyrë të organizuar dhe transmetimet e saj ndikojnë në krijimin e një strukture që mbahet tek ideologjia e sistemit dhe lëvizjeve totalitare. Edhe në shtypin shqiptar të kohës, kishte organizim, si brenda edhe jashtë sistemit mediatik. Orientimet dhe këshillat e vazhdueshme të Partisë dhe organeve në varësi të saj, ndikonin në punët e këtij sistemi.. Përveç komunikimeve të përditshme, i kushtohej kujdes i veçantë aktiviteteve kolektive, gjithnjë nën kujdesin e Komitetit Qendror, të Byrosë Politike, etj.

Kur flet për dallimet mes dy blloqeve të Luftës së Ftohtë, Gabriel Partos thotë se:“Shpejtësia e njoftimit përbënte një tjetër cilësi që zyrtarizmi sovjetik nuk e çmonte”[26]. Duke folur për mangësitë në korrektesën kohore të transmetimit të informacioneve në bllokun lindor, Partos e trajton si të mirënjohur tiparin zyrtar të shtypit të modelit sovjetik. Ndërsa Qamil Buxheli (në një si qarkore) kritikon fjalitë urdhërore me “duhet”….”Jam i mendimit se si “shkrimet relacione” dhe shkrimet “qarkore”, ku jepen “udhëzime” e “receta”, “porosi” për gjithçka dhe për të gjithë njësoj nuk duhet të kenë vend në shtypin tonë dhe duhen parë si miell nga thesi i praktikës burokratike, nga thesi i zyrtarizmit”. [27] Ky fenomen në fakt, në dukje goditej jo pak herë, edhe pse e shoqëroi deri në fund atë sistem mediatik, për vetë faktin se duke mos arritur ta kritikojë burokratizimin e vendit, gazetari binte në pozita konformizmi, siç thotë Fuga (Fuga, 2010). Në librin Gazetaria shqiptare në tranzicion,  studiuesja Jonila Godole, kur paraqet trashëgiminë e sistetimit mediatik të formësuar gjatë periudhës së komunizmit, pasi thotë se: “Të gjitha aktivitetet partiake, kongreset, plenumet e rëndësishme, dhe sidomos fjalimet e Enver Hoxhës, botoheshin të plota në shtyp dhe transmetoheshin në radio dhe televizion, – citon (Coman 1994: 82), – Në këtë aspekt, gazetarët nuk dallonin shumë nga burokratët partiakë, madje Coman, për të vënë në pah ngjashmërinë mes tyre, përdor termin “burokratët e të vërtetës”.

Në redaksitë e mediave shqipare të periudhës komuniste, bëheshin mbledhje të cilat paracaktonin detyrat e secilit prej gazetarëve dhe korrespondentëve të terrenit, se çfarë teme do të trajtonin, duke planifikuar kështu paraprakisht punën dhe materialet që do të sillnin ata me vete për botim. Rastësia nuk ishte rutinë e punës. Siç pohon Fuga, për gazetarët nuk ishte jeta që e shtynte gazetarin të bënte punën e tij, “por janë temat e përcaktuara nga vetë gazetari ato që përcaktojnë, sipas kësaj ideje, agjendën e mediave. Pra gazetari ndodhet në terren jo për të vëzhguar dhe analizuar faktet dhe ngjarjet e aktualitetit, por thjeshtë për të vërtetuar një mendim paraprakisht të strukturuar, për të përmbushur një lëndë empirike një temë tashmë të strukturuar në mendjen e tij”[28]..

Rëndësinë që merrte shtypi në përçimin e mesazheve politike, drejtuesit komunistë të shtetit e kishin kuptuar që me lëvrimin e formave ilegale të shtypit që do të drejtonin më vonë, kur Lufta e Dytë Botërore nuk kishte mbaruar ende. Në një letër, drejtuar “Zërit të Popullit” në dhjetëvjetorin e themelimit të këtij organi, më 24 gusht 1942, riformulohet mendimi: “Gazeta duhet të bëhet gjithmonë një agjitator më i fuqishëm, një propagandist i flaktë dhe një organizator kolektiv më i mirë i masave tona punonjëse…”. [29] Vite më vonë, ky mendim nuk ndryshoi, përveç se u përforcua ashtu siç u shtri edhe rrjeti i mediave, tashmë të ligjshme dhe nën drejtimin e njohur të politikës shtetërore. Në vendimin e Vendimi i Pleniumit të Komitetit Qendror të PPSh “Mbi punën ideologjike të Partisë dhe masat për përmirësimin e saj”, të datës 27 prill 1955, pasi deklarohet se: “Shtypi, radioja dhe botimet si armë të fuqishme të agjitacionit e të propagandës dhe të organizimit të masave për ndërtimin e socializmit, janë zgjeruar dhe forcuar mjaft. Ato kanë luftuar me sukses për edukimin dhe mobilizimin e masave për zbatimin e detyrave të ndërtimit ekonomik dhe kulturor të vendit, për mbrojtjen e lirisë e të pavarësisë kombëtare… Por me gjithë këto përmirësime, niveli ideologjik i shtypit është i ulës, ai nuk tërheq vëmendjen në çështjet kryesore dhe roli organizator i tij nuk ndihet sa duhet”[30]. Nëpërmjet organizimit kolektiv që duhej të realizonte shtypi, radioja dhe televizioni, ata duhej të ndihmonin në formimin e kuadrove të reja të partisë, që do të thotë me pak fjalë se materialet që publikoheshin aty kishin brendi të theksuar politike. E për këtë faji shpesh u vihej gazetarëve, të cilët deri sa nuk e realizonin mirë detyrën e tyre, kjo përkthehej se nuk kishin formim të mirë ideologjik, ndaj duheshin korrigjuar…

Në mediat shqiptare të asaj periudhe mund të pasqyroheshin vetëm ngjarje, fenomene apo modele pozitive. Më qëllimin e deklaruar (justifikimin) “që të mos u japim material mediave të huaja”, dhe në fakt për të mos pranuar të metat e dobësitë e vetë sistemit, në shtypin shqiptar të kohës nuk flitet për realizimet e mosrealizimet në tregëtinë e jashtme, “papunësi” apo “inflacion”, por as nuk raportohej “nga salla e gjyqit”. Ndaj dhe kur flet për faktet mediatike, Fuga thotë: “se ato ishin në përputhje me ideologjinë, politikën dhe propagandën në fuqi. Të gjitha faktet e tjera, sado reale të jenë, sado interesante, nuk mund të transformohen nga fakte realiteti në fakte mediatike”[31].  Ndrësa Boriçi që për shumë vite ka drejtuar gazetën “Bashkimi” në pozicionin e kryeredaktorit, thotë se: “Për gazetën, radion dhe televizionin nuk është fakt çdo ngjarje, ndodhi, çdo proces jetësor a veprimtari shoqërore. Këto në vetvete përfaqësojnë fakte jetësore, por jo për t’u pasqyruar në shtyp, për t’ua servirur lexuesve, ato përbëjnë fakte nëse kanë vlerë shoqërore, në qoftë se u shërbejnë zhvillimit dhe përparimit shoqëror”[32]

Siç thotë edhe akademiku Fuga: “Gazetari shqiptar i kohës nuk mund të dalë kurrsesi jashtë alternativave, opinioneve dhe direktivave zyrtare. Çdo mendim jashtë këtyre të fundit do ta fuste atë në një zonë të rrezikshme për sa i përket ruajtjes së vendit të tij të punës, sidomos lirisë së tij qytetare. Ndëshkimi që ai mund të marrë është në përputhje me faktin se sa larg ka shkuar ai përtej normave zyrtare të shprehjes në media. Sigurisht pushteti ka vendosur kufij dhe asnjë gazetar nuk mund t’i kapërcejë ata për t’u shprehur në media.”[33] Përballë të gjitha trysnive dhe “formatimeve” të figurës së gazetarit, sipas kërkesave të asaj kohe, sërish Boriçi gjatë bisedave personale thotë se në atë periudhë ushtrohej mirëfilli gazetari, edhe pse jo në gjitha shkrimet, dhe çfarë është më e rëndësishme, gazetaria dhe publicistika ushtroheshin duke përkitur në shumë, për të mos thënë në të gjtha zhanret. Në lidhje me pretendimin se në atëkohë kishte gazetari të mirëfilltë, shumë studiues të tjerë nuk bien dakort, duke pretenduar se gazetaria shqiptare e asaj periudhe, vetëm informim publik nuk ishte (dhe ky duhet të jetë kriteri i parë dallues i gazetarisë), por vetëm propagandim në shërbim të shtetit.


[1]  Grup autorësh (2000): Gazetaria 1 – Njohuri të përgjithshme, ShBLU, Tr., fq. 127.

[2]  Schudson M.,(2003): The Sociology of News, New York, Norton&Company, New York, L., p. 166.

[3]  Weber, Max (2004): Studime sociologjike, botimet Plejad, Tiranë, fq. 166.

[4]  Weber, Max (2004): Studime sociologjike, botimet Plejad, Tiranë, fq. 166.

[5]  Weber, Max (2004): Studime sociologjike, botimet Plejad, Tiranë, fq. 166.

[6]  Sparks, Colin (2001): Komunizmi, kapitalizmi dhe mass-media, ISHM, Tiranë, fq. 81.

[7]  Sparks, Colin (2001): Komunizmi, kapitalizmi dhe mass-media, ISHM, Tiranë, fq. 81

[8]  Sparks, Colin (2001): Komunizmi, kapitalizmi dhe mass-media, ISHM, Tiranë, fq. 81

[9]   Bertrand, Claude-Jean (2007): Deontologjia e mediave, ISHM, Tiranë, fq. 7..

[10]  Bertrand, Claude-Jean (2007): Deontologjia e mediave, ISHM, Tiranë, fq. 7.

[11] Boriçi,H.; Marku,M.(2010):Historia e shtypit shqiptar, nga fillimet deri në ditët tona, SHBLU,T.,fq. 232.

[12]Partia e Punës e Shqipërisë për shtypin, Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1980, fq fq. 72.

[13]  Balle, Francis (2011): Mediat dhe shoqëritë, Botimet Papirus, Tiranë. Fq. 254.

[14]  Balle, Francis (2011): Mediat dhe shoqëritë, Botimet Papirus, Tiranë. Fq. 254.

[15]  Fuga, Artan (2010): Monolog, Dudaj, Tiranë, fq.

[16]  Shënim: PKSH fshihej pas Frontit Demokratik deri më 1948.

[17]  Partia e Punës e Shqipërisë për shtypin, Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1980, fq. 47.

[18]  Enver Hoxha – Vepra, vëll. 26-të, f. 313-314

[19]  Mark Marku, Leksion mbi Komunikimin Bindës, në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës, viti akademik 2014-2015.

[20] Boriçi, Hamit, (1986): Redaksia dhe puna e gazetarit, Teoria dhe praktika e shtypit popullor,Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike, T.,  fq.7.

[21]  Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 175.

[22]  Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 175.

[23]  Boriçi, Hamit (1986): Redaksia dhe puna e gazetarit, Teoria dhe praktika e shtypit popullor, Universiteti i Tiranës, fq. 63.

[24]  Godole, Jonila (2014): Gazetaria shqiptare në tranzicion, Papirus, Tiranë, fq. 61.

[25]  Arendt, Hannah (2002): Origjinat e totalitarizmit, Dija, Prishtinë, fq. 465.

[26]  Partos, Gabriel  (1994): Bota që erdhi prej të ftohtit, Çabej, Tiranë, fq. 97.

[27]  “Tribuna e Gazetarit”,  nr. 1 (42) 1971, Tiranë, fq. 19.

[28]   Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 127.

[29]  Partia e Punës e Shqipërisë për shtypin, Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1980, fq. 123.

[30]  Partia e Punës e Shqipërisë për shtypin, Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1980, fq. 144.

[31]  Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 151.

[32]  Boriçi, Hamit;  artikull në “Tribuna e Gazetarit”, nr. 1, 1977 me titull: “Fakti, tema problemi”.

[33]  Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 171.

BURIMI :https://exlibris.al/

Bravo, rezultat fantastik, për kleptokracinë Rama dhe për BE, një katastrofë

0

Deligacioni i BE-se ne Tirane postoi ne Twitter per Diten e Drejtesise, te cilen shkruajn se jane prane vendit tione ne ngritjen e drejtesise se re.

Ndersa replike te ashper ka bere Këshilltari politik gjerman i CDU Martin Henze i cili shkruan: “1/2 ambasadorë: 5. manipulimi masiv i zgjedhjeve parlamentare.
6. Rritja e eksodit masiv të Shqipërisë së re.
Bravo, rezultat fantastik, për kleptokracinë Rama dhe për BE, një katastrofë.

Kryetarja e re e Preshevës: Ditë historike, u çliruam nga ndikimi i Beogradit

0

Kryetarja e re e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka deklaruar se ka marrë mandatin në bazë të ligjit nga 22 vota të mandatuara në Kuvend, gjë që përkthehen në 11 mijë vota nga 7 mijë sa i kishte opozita.

Ajo thotë se kryetari i deritanishëm Shqipërim Arifi ka degraduar gjithçka në këtë komunë

“Prej sot s’do të ketë ndikim të Beogradit në Komunën e Preshevës, nuk do të ketë gishta të telekomanduar nga Beogradi dhe Lista Serbe dhe për këtë arsye pavarësisht dallimeve në mes të subjekteve politike nënshkruese të marrëveshjes që do të qeverisin në këto katër vjet, qëllimi kryesor ka qenë vullneti i popullit”, thotë Sinani në Kanal10.

“Është fitore historike”, shtoi ajo.

“Kemi arritur të çlirohemi nga gishtat e telekomanduar nga Beogradi dhe është moment historik dita e sotme”, tha Sinani.

Kurrë nuk harrojmë…

0

Leo NORA – Itali

Kjo fotografi është e nënës sime, një kujtim shumë i trishtuar për prindërit dhe vëllezërit dhe motrat e mia.
Në krahët e saj ajo është motra jonë e madhe, ajo vdiq për shkaqe natyrore në kohën kur prindërit e mi ishin internuar politikisht!
Dhe kjo krijesë është grabitur nga krahët e nënës sime nga diktatorët para se ajo të varroset … Asnjëherë për të gjetur më eshtrat e saj … Ajo u quajt LIRIA, emri i vendosur si një simbol (përkthyer) Liria ..
Kjo fuqi çnjerëzore ndikon thellë tek prindërit e mi … Një torturë psikologjike dhe vuajtje e madhe, një dhimbje shpirtërore, e cila lë një boshllëk në zemrën e tij që mundon gjithë jetën e tij, duke heshtur …
Mami im e solli këtë foto me të gjithmonë, e vetmja gjë që la vajza e saj e dashur …, duke shpresuar se një ditë ajo mund të derdhë lot mbi varrin e kësaj krijese të pafajshme, por nuk ishte kështu!
Dhe mos i jep fund vuajtjeve të prindërve të mi .., posa të fillojnë ata për familjen tonë të përjetshme.
Diktatura komuniste që nuk i lejoi, sepse pikërisht: ata i internuan, i dënuan dhe i persekutuan vazhdon .. Pasojat që shkatërruan jo vetëm brezin e prindërve të mi, por edhe brezin tim dhe të nipërve, një të ardhme si të tjerët …
Një jetë për të mbështetur këto kafshë të egra, të uritura dhe monstruoze nga pushteti me fytyrën e njeriut … They “Ata na morën të drejtat për të jetuar dhe për të zgjedhur më të mirën e jetës sonë …
Kjo ideologji çnjerëzore dhe satanike nga historia, gjithmonë me propagandën e tyre bezdisëse, me doktrina dhe teori të rreme … Mund të mblidhet në një fjali të vetme: Heqja e pronës private dhe shkatërrimi i gjithë lirisë, madje edhe në të menduarit ose në shprehjen e një fjale, sepse ata nuk i tolerojnë njerëzit që mendojnë ndryshe. Nëse nuk jeni në anën e tyre ju jeni një armik për tu persekutuar!
Ata ishin në gjendje të largonin frikën nga vdekja për një jetë të përditshme të padurueshme (kështu që ju do të vuani çdo ditë)
Sipas tyre, dyshimet intelektuale dhe me shumë aftësi, ishin një rrezik për të ardhmen, siç ishte Zoti (për ta)
E gjithë kjo nga ne e mbledhur nga njerëzit që vuajtën dhe ishte MOLLA DHE NDALUAR (molla e ndaluar)
Duke mos qenë në gjendje të dijë asgjë për realitetin e jetës, sepse kështu me injorancë ata mund të dominojnë përjetësisht!
Miqtë e mi: cilado ngjyrë politike të jeni, mos e mashtroni politikisht …
Unë ju thashë një pjesë të historisë sonë (mund të them shumë më tepër këtu) që familja ime kaloi e përndjekur shoqërisht dhe moralisht … Dhe për fat të keq ata ishin e tërë familja që përfundoi keq .. shfarosur, ngritur dhe shkatërruar pa atë Mëshirë!
Këtu, rritja me këto kujtime dhe kaq shumë detaje të veçanta në jetën e jetuar do të ishte ndryshe nga bërja e propagandës së rreme vetëm për shkak të një hobi politik … Unë do të thoja që nuk krahasohet me realitetin!
Sepse jeta miqtë e mi, nuk matet përmes numrit të frymëmarrjeve që marrim, por përmes momenteve që na lënë pa frymë …
Nuk ka fjalë për të shprehur sa vuajtën prindërit e mi … Sidoqoftë, guximi është sakrifica që ata bënë, ata lanë trashëgiminë më të bukur dhe më të mirë të çdo trashëgimie që prindërit mund të lënë për fëmijët e tyre .. theshtë shembulli i një jete të ndershme …
Unë mund t’i them mamit dhe babit kohën e madhe që ne jemi dhe do të jemi gjithmonë krenarë për TY!
Ajo që është në fund të zemrës nuk vdes kurrë .., dashuria jote. Faleminderit sepse gjithmonë ke qenë aty faleminderit për dashurinë që na dhurove. Ne ju duam NOMN dhe MADDY, superheronjtë tanë më të fortët. Gjithmonë në zemrën tonë ❤️ ❤️
Tani është për ju MAMY … një grua luftarake, e cila kurrë nuk u dorëzua para kërcënimeve dhe pengesave nga ai regjim monstruoz.
Ju e bëtë të pamundur të mos i linit fëmijët tuaj në mjerim dhe në errësirën e dijes.
Ju demonstruat dhe transmetuat aftësinë tuaj intelektuale tek ne dhe kush ju njohu .. Dhe mbi të gjitha ju provuat se MAMI ishin më të forta, të qeta dhe të vendosura se diktatura injorante!
(Në foto autorja e shkrimit) NOMN gjithmonë kokë lart, një grua e mahnitshme, plot dashuri, lloj, afeksion dhe mikpritje, ju na mësuat kaq shumë dashuri, mirëkuptim, shpresë dhe sakrifica. Na mësuat të ëndërrojmë jetën dhe të mos dorëzohemi! Faleminderit faleminderit 🙏 OM MAMY ♥ ️
Me respekt për të gjitha Nënat në botë, megjithatë këto histori janë të rralla për brezin tonë (ku jam rritur dhe ku jam)
Për nënën time unike unike dhe të papërsëritshme, fisnike në çdo mënyrë!
Kjo ditë është gjithmonë dita e mamit për ju..

SHKRIMI NE ORIGJINAL NGA STATUSI I SAJ https://www.facebook.com/leo.nora.12177

This picture is of my mother, a very sad memory for my parents and brothers and sisters.
In her arms she is our older sister, she died of natural causes at the time when my parents were politically interned!
And this creature is ripped from my mother’s arms by dictators before she was buried… Never to find her remains again… She was called LIRIA, the name put as a symbol (translated) Freedom..
This inhuman power affects my parents deeply… A psychological torture and great suffering, a spiritual pain, which leaves a void in his heart that torments all his life, remaining silent…
My mom brought this photo with her always, only thing left by her beloved daughter…, hoping that one day she could shed tears on this innocent creature’s grave, but it wasn’t!
And don’t end the suffering of my parents.., as soon as they start for our lifelong family.
The communist dictatorship that didn’t allow them, because precisely: they interned, convicted and persecuted them continues.. The consequences that ruined not only my parent s’ generation, but also mine and grandchildren’s generation, a future like others …
A life to support these wild animals, hungry and monstrous from power with the face of the ′′ man “… They took away our rights to live and choose the best of our lives…
This inhuman and satanic ideology from history, always with their nagging propaganda, with false doctrines and theories… It can be collected in a single sentence: Abolition of private property and to crush all freedom, even in thinking or expressing a word , because they don’t tolerate people who think otherwise. If you’re not on their side you’re an enemy to be persecuted!
They were able to drive away the fear of death for an unbearable daily life (so you will suffer every day)
According to them, intellectual suspicions and with great skill, were a danger to the future, as GOD was (for them)
All this from us assembled by the people who suffered and it was MOLLA AND NDALUAR (the forbidden apple)
Not being able to know anything about the reality of life, because so with ignorance they could dominate eternally!
My friends: whatever political color you are, don’t politically mislead…
I told you a piece of our history (I could tell many more between here) that my family spent socially and morally persecuted… And unfortunately they were whole family that ended badly.. exterminated, elevated and destroyed without it Mercy!
Here, growing up with these memories and so many particular details in life lived would be all different from making fake propaganda just because of a political hobby… I’d say it doesn’t compare to reality!
Because life my friends, is not measured through the number of breaths we take, but through the moments that leave us breathless…
There are no words to express how much my parents suffered… However, courage is the sacrifices they made, they left the most beautiful and best legacy of any heritage that parents can leave for their children.. It’s the example of an HONEST life…
I can tell MOMMY and DADDY big time that we are and will always be proud of YOU!
What’s at the bottom of your heart never dies.., your love. Thank you because you have always been there thank you for the love you gave us. We love you MOM and DADDY, our superheroes the strongest. Always in our heart ❤️ ❤️
It’s now for you MOMMY ❤️ a fighting woman, who never gave up in front of the threats and obstacles from that monstrous regime.
You made it impossible not to leave your children in misery and in the darkness of knowledge.
You demonstrated and transmitted your intellectual ability to us and who knew you.. And above all you proved that you MOMMY were stronger, serene and determined than ignorant dictatorship!
MOM always head high, an amazing woman, full of love, kind, affection and hospitality, you taught us so much love, understanding, hope and sacrifices.. You taught us to dream life and not give up! Thank you thank you 🙏 🙏 MOMMY ♥️
Respectfully to all the Mothers in the world, however these stories are rare for our generation (where I grew up and where I am)
To my special unique and unrepeatable MOMMA, noble in every way!
It’s always MOMMY day for you ❤️🌹

 

SHQIPTARI DHE LIRIA SINONIME TE PERJETSHME

0

Refleksione rreth librin “Per te gjetur lirine” te autorit Rush Dragu

ZEF PERGEGA

Shqiptari, si bir i pushkes, tokes, politikes dhe shtegtimit, gjithmone ka rran ne kerkim te lirise. Here me huten e gjate per faqe dhe here me canten e ikjes ne shpine eshte nisur, per te gjetur lirine e tij. Shqiptari, kur nuk ka qene uji ndjenjur, ku as bretkoca nuk kendon, por ai ka preferuar rrjedhjen e lumit, per te qene lum e varkatar.  Kur e ka humbuar shtegun dhe eshte bere nate, ka pritur  te linde dielli dhe me hapa te zgjatur e ka shoqeruar drejt perendimit. Shqiptari eshte qenje njerezore qe leviz. Odiseja levizi deteve ne kerkim edhe pse ne vendin e tij pati paqe. Pellumbat e Noes fluturuan per te gjetur bregun e lire. E shqiptaret kane nje misherim deri ne rrace tek Odiseu, si mbret e deri tek pellumbat qe paralajmerojne paqen dhe lirine. Pra rraca jone e ka mbrojtur lirine dhe me gjakun e tij e ka vaditur faren e saj.

Shqiptari mund te jetoje pa buke e pa uje, por asnje minut nuk mund te ndjehet i gjalle pa frymen  lirise. Ndaj liria dhe krenaria jane tipare shqiptare. Eshte cuditshme qe ne mes nesh kalina pjelle klysh dhe ngrihen njerezit e poshterimit, duke u ndezur qirinj dhe me dhurata te cmuara luten qe te rriten, per te kafshuar vlerat qyteteruse, unitare e kombetare. Kane me shume se pese shekuj keta spathoke te mykur me kollare gjuhe qeni qe lehin mdaj shkrimit dhe kendimit shqip. Lehjet dhe corba duken si me te medha se shkronjat, por pikerisht drita e madhe e tyre i verbon….

Kolanes se librave qe shkruhen ne diaspore me kohe i eshte shtuar edhe ai i autorit  Rush Dragu, tashme  nje emer ne pemen e frytshme te informacionit dhe analizes mes shqiptareve te Amerikes. Libri kaloi disi ne heshtje nga se vete autori e shperndau mes miqesh pa ndjonje ceremoni festive, sic e meriton, jo vetem thjeshte permbajtja e librit por me teper koha e shpenzuar, vlerat qe percjelle edhe si freskim i kujteses kombetare. E freskimi i kesaj kujtese ehte si vaditja e nje zambaku te bardhe ne ballkonin e trashigimise se tradites, cultures , heronjeve dhe martireve. Autoreve te librave u shkon jeta, duke nderuar te tjeret deri ne harrese te vetvetes.  Pikerisht kjo e fundit, pra harresa iu vjen pershtat nihilistit dhe poshtruesve, duke e perdorur kete si pasarele mode, per te promovuar skajmerisht e rrenesisht vetveten si nje zhabe e fryer ne lavd.

Rush Dragu, ne fakt eshte sfide e ketij fenomeni ne shoqerine tone. Puna flet dhe vetem asaj i perket zani i mire, Mbi 16 vjet me portalin “Albdeasms. net”, “Radio Iliria” dhe “ADTv” ai eshte nje vlere e spikatur mediatike nder shqiptaret e Amerikes. Por asnjehere nuk u promovua as ne menyre elementare dhe as ne menyre te bujshme krijimtria dhe pershkushtimi ne fushen e informimit te mergates dhe me tej. Madje ai eshte thyersi i mitit te paprekshmerise dhe inkuzicionit fanatik dhe te molepsur qe e ka shoqeruar dhe e shoqeron diasporen krahas fuqise dhe energjise se saj pozitive ne ceshtje te karakterit kombetar. Rus Dragu me nje fototeke prej rreth 30  mije fotosh artistike, te denja per cdo reviste e gazete presticioze eshte nje Marub i fotografise artistike ne Amerike dhe nje sherbetor i zellshem, por gjithmone flas, kur te tjeret qe nuk i afrohen as tek thembra, ku ne bashtinen e fares se tyre pa fare mbin ferra e gjakut te urrejtjes, aty njerezit si ne nje peligrinazhi makaber ndezin qirinj qe te shohin se si ne syte e tyre rriten parazitet…e pastaj sa te behen te ngrihen ne kembe i ftojne ne tavolinat e nderit dhe  kenaqen kur ua hane mishin e pjekur neper pjata, duke cuar edhe dolli per shendetin e tyre, me shume se per flamurin. Njerzit dhe krijuesit qe jane kundra ketij mikrobi gjakes si Rush Dragu me librat e tij edhe anatemohen, por nuk dekurajohen se fuqia e fjales eshte me e madhe se shtypja e nallanes

Po le te ndalemi tek vlerat e librit “Per te gjetur Lirine” Ky liber, te cilin e lexova edhe njehere keto dite eshte nje sherbestar i vyer ne kroniken e historise se emigraconit, jo thjeshte si renditje kalendari, por si piktatje artistike ne tematiken qe ka zgjedhur autori. Ne fakt autori eshte me i talentuar sec e njeh ai veten, apo sec e njohin te tjeret edhe per shkakun se ai ka konsumuar shume vite nga jeta e tij ne mergate duke formezuar apo edhe frymuar dryshe tri mediat e tij te rendesishme, madje qe nuk i ka kush si ai ne Amerike. Ndaj gjithe tematiken, vargun e metaforave dhe gjetjeve artistike e figuracionin si vela anijes ne detin e kohes, ai e ka ne “muzeun” mediatik me teper se ne faqet e nje libri. Madje me nje guxim dhe vullnet te tejkaluar dhe jo fort te ndeshur ne diaspore, ai e ka kaluar ylberin e perkushtimit njerezor ne fushen e fjales se lire. Libri “Per te gjetur lirne” 2013, perban kronika te shkurtera, intervista, ese dhe anazliza. Te gjitha keto ne nje periudhe te caktuar jane formezime qe dalin ne drite nga nje pene e vemendeshme nga aktivitete te komunitetit te shqiptareve ne Detroit, por edhe atyre ne vendlidje, Malesi, Kosove e treva te tjera shqiptare. Aty vjen shqesimi dhe forca e nje shpirti qe vlon ne ardhedashuri me energji pozitive, duke prekur te gjitha fushat e jetes. Njeriu apo ne vecanti krijuesi behet me aktiv, kur koha nuk i premton, kur vuajtjet I shtojne dhimbjet, kur punet i sillen neper kembe, dhe aty ai merr energji, per tu bere nje shpirt i bukur ne fjalen dhe per fjalen.

 

Autori Dragu merr mbi vete nje pergjegjesi, si publicist dhe shpreh gjithnje nje korrektese ne punen e tij, duke u bere nje kontribues per mergaten edhe ne probleme te tjera qe kane emigranetet ne raporte informacioni qe kane ata ne lidhje me sistemim dhe jeten amerikane. Intervistat e zhvilluara ne Amerike me figura te demokracise dhe persekutimit si Pjeter Arberori qe eshte nje ka me te arrira ne fushen e ingormacionit dhe te veshjes me petkun artistic. Po ashtu intervista me biznesmenit Gjeto Ivezaj, i cili qe diten e pare te demokracise ne Shqiperi shkoi nga Amerika, per ti dhene Shqiperise se enderruar prej tij, shtyse per liri e prosperitet. Historia e emrigrantit Nikolle Vneshta dhe vrasja e vellait te tij. Intervistat me Ekrem Bardhen, Zyliha Milotin, Besnik Qinarin, Sali Manin… e pasqyrojne sfondin ne vlera dhe krijimtari letrare dhe humoristike.

Amerikanet kane nje shprehje: “Eshte mire me qene i rendesishem, por me e rendesishme eshte te jesh njeri i mire!” Te gjitha problemet dhe percarjen ne komunitet kane ndodhur sepse njerezit duan te jene te rendesishem e gjithnje gjela te pare, fis e bajraktar, te dalin, te duken, duke shtyp e nencmuar tjetrin, per nje filxhan turk lavdi. Pikerisht kete thember te Akilit e ka sulmuar me shigjeten e tij te mprehte Rush Dragu, duke i goditur ne shenje. Dhe pikerisht per kete ka marre shpesh edhe ndeshkimin debatues ne fryme te liga. Kjo eshte thembra e eseve te tij ne butaforine e te cilave mbyten personazhet  me loje te dyfishte ose kundravers. Por ai edhe i misheron dhe u jep doren te dalin nga pellgu i ndotur. Duke qene se autori ka qene i perfshire ne proceset demokratike te Shqiperise, i zgjedhur ne organet drejtuese te PD-se dhe i votuar si kryetar komune i Kelmendit e si drejtor i shkolles se mesme , ai mban edhe qendrime kritike politike, te cilave nuk u shmanget debateve rreth kesaj teme, qe gjithmone paska qene e thene te vloje edhe kur nen te nuk e ka zjarrin te ndezur. Rush Dragu eshte autor i disa librave, por edhe recesnsave te librave kryesisht te shkrimtareve te Amerikes, si Fran Cama, Lulash Palushaj, Mark Gjokaj dhe Pjeter Jaku e Zef Pergega dhe mjaft shenime per autore te tjere, qofshin keta poete dhe shkrimtare . Madje ai u ka siguruar kushte per promovime dhe shpesh i ka udhehequr ato, duke u bere edhe kronikat perkatese. Ai te udheheq me shembulli e mire dhe pozitiv ne letersi dhe ne fushen e publicistikes, pa harruar ate mediatike qe ka nje kulm dhe nje kumt te zeshem.

Ne fund te fundit mund te themi se ne librin “Per te gjetur lirine” vertitet jeta e shqiptarit ne kerkim te saj, me dinjitet dhe me sens kritik per te mos e humbur ate. Te shkruajme dhe te deshojme vlerat tona qe neser te mos zgjohemi me sklepat e humbjes, kete na e thote me ze te larte Rush Dragu dhe krijimtaria e tij.

BURIMI : albdreams arkive

POSTIMET E FUNDIT