Kreu Blogu Faqe 126

Loja e kapuçave në Triesh si trashëgimi e traditës

0

Gjekë Gjonaj – Ulqin

Brezi im  në Triesh mban mend disa lojëra  popullore  të cilat janë marrë në mënyrë origjinale nga ata që shumë vite më përpara  i kanë luajtur  në dasma, gëzime familjare, ndeja pas darke,   netëve të dimrit,  në orët e vona të natës, kur mblidheshin  tek shtëpia e ndonjërit për qejf  dhe aktivitete të tjera në vendlindjen time. 

Njëra ndër lojërat e shumta popullore në historikun e malit të Trieshit,   ka qenë  loja e kapicave ( kapuçave) . Kjo lojë plot krijimtari ,  humor e satirë,  si trashëgimi e traditës , ka qenë mjaft popullore, interesante dhe tërheqëse. Nëpërmes  kësaj lojë të bukur e shlodhëse  trieshjanët qysh në kohëra e vjetra  kanë plotësuar dëshirën e tyre argëtuese  sidomos gjatë netëve të  gjata të dimrit.  Unë disa herë kam qenë dëshmitar i organizimeve mjeshtërore të kësaj lojë  e cila  sjell kënaqësi jo vetëm për ata që   e luajnë, por edhe për ata që e shohin.

Rregullat e lojës

I zoti i shtëpisë fillimisht përgatit vendin se ku do të luhet loja. Ai  aty shtron një  post, qilim apo një shtresë tjetër të përshtatshme për këtë  lloj  ” betejë”  burrash , ku rreshtohen  kapuçat dhe ulen në gjunjë lojtarët.  Vendi   më i përshtatshëm gjithmonë  ka qenë  pranë vatrës së zjarrit, përballë oxhakut, që lojtarët të mos kenë të ftohtë. Pastaj  caktohen dy vetë  për të  zgjedhur  (ndarë) lojtarët. Zgjedhja e lojtarëve fillon me shprehjet:

  • U’ dua filanin, thotë i pari.
  • U ‘ dua filanin, thotë i dyti.

Dhe kështu  vijohet derisa secili të zgjedhë aq lojtarë sa  janë marrë vesh   njëri me tjetrin.  Pasi  ndahen   në dy grupe burrash    secili lojtar shkon në  krahun  e tij, vihen  përballë njëri-tjetrit të ulur në gjunjë. Një grup burrash në një anë, një grup në anën tjetër.  Në lojë   përdoren së paku 12  çorape leshi që simbolizojnë kapuçat ( të cilat  mbahen enkas vetëm për lojë) , gjashtë  nga njëra e gjashtë nga ana tjetra përballë, mundësisht të ishin të gjithë të bardhë dhe të njëjtë. Në mungesë të çorapeve të  leshta lejohej zëvendësimi  i tyre me ruba e shalle derisa të plotësohej numri i duhur. Për zhvillimin e lojës duhej një sferë plumbi  të gjyleve të topit me diametër rreth 1 cm. që quhet “kokrra e kapuçave”, e cila  është prej plumbit të gjyleve të topit. Në kohën time  për këtë lojë kemi përdorur unazën, në vend të plumbit.  Grupet paraprakisht  merren vesh  se a do t’ia këndojnë   këngët tallëse ekipit humbës , të cilat shoqëroheshin edhe me valle të lidhur krah për krah, duke ju ofruar majat e këmbëve deri të hunda humbësve, të cilët rrinin të ulur dhe me shpresë që t’u marrin hakun në lojën tjetër. Loja ishte shumë  më interesante  dhe më emocionuese kur palët dakordoheshin  të këndojnë këngë të kapuçave, që kanë qenë të shumëllojshme,  nga më shpotitëse dhe me pak banalitet brenda. Madje në disa raste ato ishin edhe mjaft ofenduese. I gjithë qëllimi i kësaj loje është të gjesh ku e ka futur kundërshtari kokrrën. Hidhej shorti se cila palë do ta  fshehë kokrrën e  para. Kokrrën e fshehte ai që kishte më tepër mjeshtëri. Lojtari  në dorën e djathtë mbante  kokrrën. Me dorën e majtë kapte çorapin, ndërsa dorën e djathtë  e fuste me radhë  me shpejtësi  në të gjitha kapuçat  dhe në njërën prej tyre, e fshehte  kokrrën ( plumbin-unazën)  sa  mundej pa e kuptuar  kundërshtari.  Shpejtësia e kalimit të dorës nëpër çorape ishte e jashtëzakonshme për të mos u dalluar momenti kur e lëshon kokrrën nën çorapë. Kundërshtarët e  përcillnin me vëmendje të madhe  atë që e fshehte kokrrën dhe ndiqnin çdo lëvizje të tij. Kundërshtari rrinte i përqendruar te sytë dhe te dora e atij që fshihte kokrrën, ndërsa mbështetësit e tij, shkëmbenin lojëra e batuta fjalësh për të hutuar ndjekësit e fshehësit në mënyrë që  të mos e kuptonin se në cilin çorap fshihej kokrra. Kishte nga ata lojtarë të zot, që e sugjestiononin kundërshtarin dhe ja merrnin në sy, se ku e ka fshehur kokrrën, por kishte edhe nga ata fshehës të stërvitur, që gjate gjithë kohës që kalonin dorën nga njëri çorap te tjetri e shikonin kundërshtarin në sy “pa i ra syri qerpik”.

Lojtari që fsheh kokrrën  mbasi mbaron të  gjitha  kapuçat   ka të  drejtë ose të rrijë në vend, ose  të kthehet mbrapa derisa të zbulohet kokrra , nëse kishte  frikë se mund ta diktojnë në sy, ku e ka fshehur kokrrën.   Kur  lojtari mbaron  së fshehuri kokrrën, lojtarët kundërshtarë  japin mendime  se ku mund ta ketë lëshuar kokrrën.

Fjalët therëse  në fund të lojës

Kur mbaron loja,  lojtarët e palëps fituese, ngrihet në këmbë e të kapur krah  më krah  nisin vallen  duke hedhur një nga një  hap përpara e   nga një mbrapa. Ata këndonin me zë të lartë  këngë  tallëse. Këngët e kapuçave, kane qenë të shumëllojshme nga me shpotitëset dhe me pak banalitet brenda. Kishte raste qe ishin shumë ofenduese,  por jo me karakter keqdashës . Po ju sjellim  disa vargje nga një këngë kapuçash:

Ç’pejt kjeka çue shpija jonë,

Kjoftë e barllë, ka pa zakon.

More djel, more jaramaza,

Qe kjo a loja me unaza.

Lua unaza gisht ën gisht

Sa t’zez kjeki lypki,

Kush va llasht-o ata ju,

Rritju leshi deri n’g-ju!

Kur ja nisme pramë lojsë,

Mirë kem dit se do t’u ktojmë .

Kaçimak  bylmye me voj,

Mirë u qyet ën karaboj!

Qigji i keq i gjolave,

O, mixori i morrave!

Jaj filan fisteku çoban llësh

Vet vikat vet leh si qen.

Pramë i qit e sonte i qit,

A ini dreqën a ini gjit?

Edhe sonte kjoshi falë,

Nesër prama marrshi malë!

Marrshi malë , o brisë përpjetë,

E filan fisteku – o daltë  e u bleltë!

Abl’ e butë – 0 ni ortytë

Filan fisteku – o marrtu grykë!

 

Këto fjalë thumbuese nuk u binin  aspak mirë palës humbëse, por lojtarët  nuk kishin  çfarë të bënin   përveçse të durojnë me shpresë se në lojën tjetër do t’ua kthejnë  “ huanë”.  Në këtë rast nuk pranohej hatërmbetja, pasi lojtarët i pranojnë shakatë, ose nuk futen në lojë. Ndërsa sot ta marrim ndërmend , çka do të ndodhte nëse do të shaheshin burrat në atë mënyrë! Sa kush do të hidhërohej, e sa kush do rrihej… 

 

Shqiptaret në Amerike

0
Copëza jete (nga ditari im personal)
 Shqiptarët në Amerikë
Agim Vuniqi
KFOR 8 pergatitet t’i bashkangjitet forcave multnacionale
Kosova Forca 8 do te leshoj Kamp-in Atterbuy pas disa muajve te trajnimit, shume nga to perfshine serine e komandes pas ushtrimore e disejnuar per te testuar komandimin dhe kontrollimin e elementeve te forcave.
CPX konsistohet nga tri ciklet qe behen ne menyre progresive gjitheperfshirese, ne akordance me Majorin David Weber, oficer per plan dhe operacione per Brigaden e 3 te, Divisioni 85.
Ushtaret trajnohen per te marre pjese ne “Kosovo Force 8” ne Kampin Atterbury, Ushtaret njoftohen per scenariot reale te trainimir, si ne klase poashtu edhe ushtrim prakik te kultures
Pergjegjesi primare e Weberit eshte menagjimi i scenariove dhe ushtrimve qe perfshijne siperfaqen prej 33,000 aker te fushes se trajnimit ne Kampin Atterbury, si pjese perberse e se ciles eshte edhe siperfaqja urbane per trajnim, ku KFOR-i ka stervitur. Faza e pare perfshin vetem hartuesit e komandove vendimarrese dhe keto vendime ndikojne se cfare do te perfaqesohen ne fazen e dyte dhe te trete, thote Weber. Sa me teper qe zgjate stervitja rritet edhe participimi i Task Force. “Task Force Patriot” ka lene trajnimin e balansuar KFOR 8 per te vazhduar ne tetor metutje me stervitje ne Qendren per Gatishmeri dhe Manovra te Perbashketa ne Hoensfeld, Gjermani, para dislokimit ne Kosove.
 Kosova ne Kampin Atterbury
Orari i punes nuk ndryshonte shume edhepse varej kryesisht nga kerkesat e ushtarakeve. Ne ishim te vendosur ne motelin (Super 7 Motel), ne Franklin, i cili ishte ne pronesi te nje djaloshi pakistanez me llagapin Sony qe nuk kishte kaluar te tridhjetat, ai edhe e menagjonte motelin. Kur i treguam se jemi shqiptar na ofroj nje cmim shume te volitshem, meqe shume nga shoket e tij nga Nju Jorku ishin shqiptare, dmth., ishte nje lidhje e mire qe e shfrytzuam nga perkatesia etnike, keshtu qe u vertetua ajo e popullit “cdo e mire kthehet me te mire”. Moteli ishte ishte 12 mila nga baza, ndoshta edhe pak me teper, kishte nje perparesi meqe lidhej me autostraden nr. 65 South, duhej vozitur pra 10 mila deri ne “exit-in” 80 ku lajmerohej mbishkrimi Edinburgh, qe nenkuptonte se dalja nga autostrada ishte ne te vertet hyrja ne qytetin e vjeter te Edinburgh-ut. Ishte saktesisht rruga nr. 265 qe shkonte permes qytetit dhe drejt te qonte ne qendren ushtarake “Camp Atterbury”. Para hyrjes ku behej kontrolli nga sigurimi i ushtrise ishte nje-distance rrugeje afro 50 m, aty kontrollohehsin dokumentet dhe ID (leja e identifikimit me foto), ishte edhe nje punkt tjeter kontrollues, ku identifikoheshin oficeret qe vinin nga rruga tjeter por qe bashkohej ne nje para hyrjes, dmth., civilet kalonin me nje pershendetje, ndersa oficereve u kerkohej leja e identifikimit, kjo behej per arsye te azhuritetit, ngaqe personeli civil i punesuar vec ishte identifikuar me heret. Vendi ku parkonim veturat ishte i madh, aty afer ishte edhe takimi i personelit civil, te cilet kishin kontrate me GENE ose ANS, ishin keto dy kompani qe kishin nendshkruar subkontraten, dhe i ofronin sherbime ushtrise amerikane. Nga qendra e takimit shperndaheshin civilet me autobuse apo komnibuse varesisht nga detyrat qe kryenin. Qe nga ai moment te gjithe ishin qytetare te Kosoves, duket paksa e cuditshme por ne kontakt me ushtare nuk flitej anglishtja, vetem permes perkthyesit, simulohej pra Kosova. Kishte shtepi te improvizuara, xhami, kisha, shkolla, zyret komunale, policia (SHPK), dmth., e tere infrastruktura komunale. Stervitja ishte perqendruar ne zonen ku jane te vendosura forcat amerikane ne Kosove, ajo ishte ndare me renditje psh. Range 25 ishte Ferizaj, Range 42 Cernica, pastaj Kllokoti…etj.
Ushtaret nga 1-151 pergatisin konnvojin dhe bejne rreshtimin e automjeteve kryesuese per t’i renditur ne vi (IED lane). Foto nga Spc. Karen Lohmiller.
Me Drinin bisedonim per mundesin e angazhimit te studenteve shqiptare ne kete baze ushtarake, meqe Kisha Ortodokse e Gracanices ua kishte siguruar vizat amerikane disa studenteve nga Serbia e Mali i Zi, ata edhe pretendonin te benin propagande serbe ne Kampin Atterbury. Ata punonin me viza studentore. Ne u interesuam dhe morem premtime nga kompania se vitin e ardhshem mund te aranzhohet nje mundesi e tille me studentet shqiptare, le te shpresojme.., eshte mire se paguhet, dhe vizitohet Amerika. Kemi pasur shume peripeci me serbet e rinje, ishin nga Beogradi, Krushevci, Tivati.., trurin e kishin te fshire, e tere bota per ta ishte Serbi. U dasht intervenimi jone tek oficeret amerikan, qe atyre tu terhiqet verejtja perfundimtare se mund te largohen nga puna nese vazhdojne te mbajne simbole nacionale. Tere kete propagande serbe e zhvillonte prifti serb ne Frankilin, i cili edhe vet ishte i inkadruar ne kete stervitje, me vone kuptova se ne liste ishte edhe popi nga Indijanapolisi. Ishim pra ne te dy qe ngritem problemin ne nivel me te lart, dhe serbet u moren ne pyetje nga sigurimi i ushtrise, ne ne te vertet si shqiptaro-amerikan druanim edhe per jeten e ushareve amerikane, pra pretendonim qe ushtareve tua prezantojme Kosoven realisht. Prandaj, per kete qellim ligjeruam para qindra ushtareve per gjuhen dhe kulturen shqiptare, per organizimin politik dhe institucional te Kosoves.
Jane te paharruara castet me ushtaret amerikane, ata vinin pershendeteshin me ne dhe falenderoheshin per angazhimin tone, intersoheshin per kuzhinen shqiptare, sportin, restoranet, veshjen.., ishin kurioz se shume prej tyre kishin sherbyer ne Irak, tash shkonin ne Kosove per here te pare. U treguam se ne Kosove jane shume te mireseardhur nga shqiptaret, dhe se do te jene shume te rrespektuar atje, kjo i gezonte shume, ngase nder ta kishte edhe shume te rinje nga Ohajo, Teksasi, Msisipi, Gjorgjia…
Meqe Drini duhet te kthehej ne Kosove per te vazhduar vitin e dyte te studimeve ne Universitetin Amerikan ne Prishtine ishim te detyruar qe te ketheheshim ne Farmington Hills. Nuk ka ndonje veshtersi te orientohesh ne trafikun amerikan, cdo te dhene e gjen ne internet. Rruga 65 North, lidhet me 465 dhe ne daljen 37B bashkohet me rrugen 69 North e cila vazhdon per 297 mila deri ne “exit-in” 38 dhe bashkangjitjen me 94, 94 West shkon per ne Chicago derisa 94 East per ne Detroit, rruga per ne Detroit ishte pra caku yne. Gjate rruges ka shume mundesi per te pushuar, per te pire kafe, dmth., ne cdo parking te ofrohet kjo mundesi. Drini banonte ne Farmington Hills te Gezim Kabashi, i cili vec ishte ambientua ne jeten amerikane, derisa bashkeshortja e tij Teuta, mjeke specialiste, vazhdonte studimet ne kryqytetin e Michigan-it ne Lansing. Drini ishte plot mall per Kosoven, shoqerine dhe per motrat Lurianen e Fjollen, mundohej ta fshihte kete por kot, nuk ia arrinte. Une vec isha adaptuar me shoqerimin e tij, nuk e kisha lehte, ai se shpejti do te jet ne Kosove, e une aq larg prinderve vllaut, motrave, miqeve, ofshajta thelle, sa larg dhe sa eshte i veshtire gyrbeti.
Major i Cernices malsori Tony Ivezaj
Derisa Drini vec kishte mberri ne Prishtine une isha pergatitur per kthim ne Kamp. M’u bashkangjite edhe Halil Pllana nga Prishtina i cili banonte ne Ann Arbor, ku ishte i locuar edhe njeri nga Universitetet Publike me prestigjioze ne Amerike Universiteti i Miciganit. Ne udhetuam se bashku ne te njejten marshute, vetem se ne drejtim te jugut. Te nesermen Halili plotesoi aplikimin per pune, ndersa e pasnesermja ishte dita e tij e pare e punes. Pervec Hallilit ushtrimit iu bashkangjite edhe malsori Tony Ivezaj, i cili kishte 40 vite te qendrimit ne Amerike, ai ishte pensionuar nga General Motors-i, ishte 60 vjecar dhe kishte tre femije qe i kishin lindur dhe shkolluar ne Amerike, njeri avokat e dy te tjeret inxhinier qe kishin kryer studimet ne Universitetin e Michiganit ne Ann Arbor. Tony kishte ardhe me rexhisorin irakien Mundhir Hamud. Dita e punes filloje ne ora 8 ne mengjes, skenari ishte i ndryshem, dhe ishte i ndre ne disa grupe, parashiheshin protesta te serbeve, bisede me ta, ne skenar ishte gjithashtu simulimi i ngjarjeve te mundshme ne Kosove, trazimi i banoreve serb nga nje grup te rinjesh, pastaj ankesat e tyre per siguri me te madhe, nderprerja e shpeshte e rrymes e shume improvizmie tjera. Po ate dite serbet u ankuan ngase Tony mbante ne koke kapelen e UÇK-se, ai reagoi ashper dhe akuzonte serbet se jane jo kooperativ, jetojne ne Kosove dhe nuk kane mesuar shqipen, ky ushtareve u tregonte absurditetin kosovar, ngase ushtaret amerikane perpiqeshin te mesonin shqip, ndersa serbet qe kishin lindur dhe jetuar ne Kosove nuk kishin mesuar fare gjuhen e popullit shumice, gjuhen shqipe. Ai metutje u spjegonte ushtareve per nacionalizmin serb, per politiken e ekzekutuar shfarosese te Millosheviqit dhe perkrahjen e kesaj politike nga serbet lokal. Reagimi i serbeve ishtte edhe shkaku qe erdhen nenkryetari i kompanise ANS, por ishin alarmuar edhe oficere nga komanda e Kampit, ata i frikoheshin konfliktit te mundshem ne mes te shqiptareve dhe serbeve. Deri sa oficeri kryesor i ushtrimit spjegonte detajet e stervitjes, ai reagoi shume ashper ndaj serbeve qe pershperitnin ne mes veti, ai u tha ju jeni qene te vegjel dhe nese edhe njehere nuk degjojne mund te kthehen nga kane ardhur. Per t’u zbutur problemet personeli civil u nda ne tri grupe, ne ate shqiptare, serb, serbe te moshuar se bashku me kroate e boshnjak. Une, Tony dhe Halili pergjigjeshim ne pyetjet e ushtareve te shumte qe nderroheshin grup pas grupi per te kuptuar jeten dhe realitetin ne Kosove. Ata si zakonisht interesoheshin per kulturen, gjuhen, pershendetjet dhe gjestikulacionet e pranueshme qe nuk shkaktonin pezme nder shqiptare. Halili u kthye pas disa ditesh ne familjen e tij, per arsye personale. Ndersa une e Tony vazhduam qendrimin ne Franklin, por edhe vazhdimin e punes ne Kamp. Meqe stervitjet ishin fazore, edhe skenaret ndryshonin, ndaheshin edhe rolet, ishin aty emrat e pushtetareve lokal si Xhemajl Hyseni, Faik Grainca.., ishin te pershkruara biografite e tyre, takoheshin pra ushtaret me emrat e pushtetareve lokal te Kosoves.
Pjesemarresit e Kosva Force 8 pergatiten duke bere improvizimin e mjeteve shperthyese ne klasen per perkrahje logjistike, ne fushen perkatese per kete qellim, ne Kampin Atterbury. Afer 1400 ushtare te Gardes Kombetare dhe asaj
rezerve te ushtrise jane pjese perberese te KFOR 8, dhe ata do te zbarkojne ne Kosove ne misionin paqesor ne Kosove (Photo nga Spc. Tim Sproles).
Vendbanimet e inprovizuara si Ferizaj i pergjigjej kodi Range 25, pastaj Cernica 42, ishin edhe te tjerat si Range 37, pastaj Renge 38, qe perputheshin me skenarin e pergatitur, pra edhe protestat e inskenuara ne Kllokot. Meqe Tony dhe une njihnim gjuhen shqipe, ate serbe dhe anglishten ishim edhe me te kerkuar, Tony u caktua “major” i Cernices, ndersa une perkhyes, ishim te ndare njeri nga tjetri, une u vesha ne uniformen ushtarake amerikane por edhe helmeten e rende e vura mbi koke. Gjate ushtrimit i bashkangjitesha konvojit ushtarak, dhe isha nen mbrojtjen e ushtareve, asnje cast nuk largoheshin nga une, meqe ne kushte lufte jeta e ushtarit amerikan varet nga perkthyesi, keshtu pra forcohej bashkepunimi i ushtareve dhe interpretit, me kalimin e kohes perfeksionohej kjo lidhje dhe besimi ishte i dyanshem. Pas dy ditesh pune une e Tony vendosem te mos flasim serbisht, meqe e ndienim veten paksa te diskriminuar. Po ate dite Tony refuzoi te flas serbisht, oficeri amerikan i mllefosur i tha “you are fired” qe nenkuptonte largimin nga ushtrimi. Ai kishte reaguar ne kete padrejtesi, i kishte telefonuar kompanise per rastin, ata arsyetoheshin se kjo nuk ka gje te beje me diskriminim gjuhesor dhe me realitetin, dhe se eshte pjse e lojes improvizuese per stervitjen e ushtareve amerikane. Ne ne te vertet nuk pranuam asesi kete arsyetim, prandaj per te vazhduar stervija me sukses, na bashkuan, dhe na vendosen ne punkte tjera ushtarake bashkarisht me civilet tjere amerikane, kjo ishte shume me lehte per ne, ishim me te relaksuar.
Transferi nga “Camp Atterbury” ne North Vernon
Java e fundit ishte e paperseritshme, meqe u transferuam nga Kampi Atterbury ne North Vernon, qe ishte afer 70 mila largesi. Ne fakt ne paraqiteshim ne kamp cdo dite, nga na merrnin ushtaret me vetura per nevoja civile, ato i kishte rentuar ushtria per qellime te stervitjes. U vendosem ne spitalin civil te cilin e kishte ble qeveria amerikane dhe ishte adaptuar per qellime ushtarake. Ishim une e Tony ne mesin e oficereve amerikane te veshur ne rrobe civile. Disa nga oficeret i njihshim edhe me heret, por ata kishin ndryshuar, kishin vendosur paruka, vathe, dhe per dallim nga veshja ushtarake e perditshme, dallonin shume me kostumet civile. U pranuam shkelqyeshem nga kapitenet Jery dhe Joe, u mahnitem me sjelljen e tyre, na siguruan edhe nje dhome per te pushuar gjate dites. Ishin ato momente te paharruara te shoqerimit dhe bashkepunimit me oficeret ushtarak amerikane. Gjate stervitjes ishte aranzhuar edhe brifingu me gazetare te ushtrise amerikane, pastaj percjellja e ushtrimit me kamere etj. Kohe pas kohe zbarkonin helikopteret me ushtare, ushtrimin e percillnin edhe gjenerale nga Pentagoni ne rrobe civile, njeri nga ta falenderoi pjesemarresit e ushtrimit “Red Dragon”, nder ta edhe ne dy shqiptareve qe kishim shprehur vullnetin dhe gatishmerine tu ndihmojme ushtarakeve per te realizuar me sukses misonin KFOR 8 ne Kosove. Ne kohen e pushimit pergatitej edhe ushqimi nga eproret ushtarak, tymosej por edhe pertypej duhani, ishte edhe bisedimi i perzemert dhe miqesor duke pire kafe. Atmosfera e punes ishte shume serioze dhe ishte shume reale. Beheshin kombinime edhe me radiostacion, leshohej ezani qe kumbonte fuqishem, sigurisht qe ishte inqizuar edhe per ushtrimin paraprak “Iraqi Freedom”, here pas here muzike kantri amerikan. Skenari i paraqitur parashihte edhe kacafytje me ushtare, shtyerje, gjuajtje guresh (balona te mbushur ne zall), ushtaraket me veshje civile kishin veshur detyrimisht edhe mjete mbrojese dhe shume u ngjanin lojtareve te futbollit amerikane. Gjate shtyerjeve rastesisht u qellua ne fytyre Tony, ishte nje lendim i lehte dhe per te u angazhuan miqte tane ushtaraket amerikane, ai e perballoi shume shpejt lendimin. Ishte ky ne te vertet inskenimi i nje situata konfliktuoze ne mes te shqiptareve dhe serbeve qe eventualisht do te ndodhte ne Kosove. Çdo gje ishte parapare me skenar edhe protestat e Levizjes “Vetevendosja”, por edhe mbishkrimet e ndryshme si ai “Decentralizim = Ndarje = Lufte”, shume nga panot i shkruanim ne dhe ate ne gjuhen shqipe, por edhe ne ate amerikane. Edhe ndarja nga ekipi shqptaro-amerikane (dy civil shqiptare dhe shume te tjere ushtarak amerikane) ishte e paharruar, ne takimin pershendetes pas nje fjalimi te rastit kapiteni Jery u falenderua per punen dhe angazhimin tone me duartrokitje frenetike nga oficeret amerikane. Pershtypjet tona ishin te vecanta, ata sihin te sigurte qe Kosova do te pavaresohet, dhe se statusi i saj final definitivisht do te qartesohet deri ne fund te ketij viti. Misioni i tyre ne Kosove eshte paqesor, por edhe ushtarak, ruajtja e territorit te Kosoves. Kosova ne t’ardhmen do te perballet me shume veshtiresi, por sigurisht se nuk do te tolerohet edhe korrupsioni ne shkalle te larte, por edhe trafiku me qenje nerzore, pastaj tregeta e palejuar me narkotike e shume sjellje devijante ne shoqerine kosovare. Sigurisht qe KFOR-i amerikan do te ndermarr edhe hapa konkret ne kete drejtim, ky eshte edhe synim i perbashket edhe i qytetareve lojal te Kosoves. Le te shpresojme qe liria dhe demokracia ne Kosve do te jete shembull i paqes ne rajon, dhe shteti i ri i Kosoves do te sherbeje per te miren e qytetareve, do te jete ky realizim i projektit anglo-amerikan si perfundim real i nje lufte shafarosese te regjimit serbian kunder shqiptareve dhe te tjereve, si dhe deshtim i projektit famkeq per asgjesimin e jeterave te njerezve. Per te mos ndodhur me asnjehere do te angazhohen ushtaret amerikane, por edhe populli i shumevuajtur i Kosoves, qe ka besim te plote ne popullin amerikan dhe qeverine amerikane te kryesuar nga presidenti Georg W Bush….. te futbollit amerikane. Gjate shtyerjeve rastesisht u qellua ne fytyre Tony, ishte nje lendim i lehte dhe per te u angazhuan miqte tane ushtaraket amerikane, ai e perballoi shume shpejt lendimin. Ishte ky ne te vertet inskenimi i nje situata konfliktuoze ne mes te shqiptareve dhe serbeve qe eventualisht do te ndodhte ne Kosove. Çdo gje ishte parapare me skenar edhe protestat e Levizjes “Vetevendosja”, por edhe mbishkrimet e ndryshme si ai “Decentralizim = Ndarje = Lufte”, shume nga panot i shkruanim ne dhe ate ne gjuhen shqipe, por edhe ne ate amerikane. Edhe ndarja nga ekipi shqptaro-amerikane (dy civil shqiptare dhe shume te tjere ushtarak amerikane) ishte e paharruar, ne takimin pershendetes pas nje fjalimi te rastit kapiteni Jery u falenderua per punen dhe angazhimin tone me duartrokitje frenetike nga oficeret amerikane. Pershtypjet tona ishin te vecanta, ata sihin te sigurte qe Kosova do te pavaresohet, dhe se statusi i saj final definitivisht do te qartesohet deri ne fund te ketij viti. Misioni i tyre ne Kosove eshte paqesor, por edhe ushtarak, ruajtja e territorit te Kosoves. Kosova ne t’ardhmen do te perballet me shume veshtiresi, por sigurisht se nuk do te tolerohet edhe korrupsioni ne shkalle te larte, por edhe trafiku me qenje nerzore, pastaj tregeta e palejuar me narkotike e shume sjellje devijante ne shoqerine kosovare. Sigurisht qe KFOR-i amerikan do te ndermarr edhe hapa konkret ne kete drejtim, ky eshte edhe synim i perbashket edhe i qytetareve lojal te Kosoves. Le te shpresojme qe liria dhe demokracia ne Kosve do te jete shembull i paqes ne rajon, dhe shteti i ri i Kosoves do te sherbeje per te miren e qytetareve, do te jete ky realizim i projektit anglo-amerikan si perfundim real i nje lufte shafarosese te regjimit serbian kunder shqiptareve dhe te tjereve, si dhe deshtim i projektit famkeq per asgjesimin e jeterave te njerezve. Per te mos ndodhur me asnjehere do te angazhohen ushtaret amerikane, por edhe populli i shumevuajtur i Kosoves, qe ka besim te plote ne popullin amerikan dhe qeverine amerikane te kryesuar nga presidenti Georg W Bush.

KFOR 8 pergatitet t’i bashkangjitet forcave multnacionale
Kosova Forca 8 do te leshoj Kamp-in Atterbuy pas disa muajve te trajnimit, shume nga to perfshine serine e komandes pas ushtrimore e disejnuar per te testuar komandimin dhe kontrollimin e elementeve te forcave.
CPX konsistohet nga tri ciklet qe behen ne menyre progresive gjitheperfshirese, ne akordance me Majorin David Weber, oficer per plan dhe operacione per Brigaden e 3 te, Divisioni 85.
Ushtaret trajnohen per te marre pjese ne “Kosovo Force 8” ne Kampin Atterbury, Ushtaret njoftohen per scenariot reale te trainimir, si ne klase poashtu edhe ushtrim prakik te kultures
Pergjegjesi primare e Weberit eshte menagjimi i scenariove dhe ushtrimve qe perfshijne siperfaqen prej 33,000 aker te fushes se trajnimit ne Kampin Atterbury, si pjese perberse e se ciles eshte edhe siperfaqja urbane per trajnim, ku KFOR-i ka stervitur. Faza e pare perfshin vetem hartuesit e komandove vendimarrese dhe keto vendime ndikojne se cfare do te perfaqesohen ne fazen e dyte dhe te trete, thote Weber. Sa me teper qe zgjate stervitja rritet edhe participimi i Task Force. “Task Force Patriot” ka lene trajnimin e balansuar KFOR 8 per te vazhduar ne tetor metutje me stervitje ne Qendren per Gatishmeri dhe Manovra te Perbashketa ne Hoensfeld, Gjermani, para dislokimit ne Kosove.
 Kosova ne Kampin Atterbury
Orari i punes nuk ndryshonte shume edhepse varej kryesisht nga kerkesat e ushtarakeve. Ne ishim te vendosur ne motelin (Super 7 Motel), ne Franklin, i cili ishte ne pronesi te nje djaloshi pakistanez me llagapin Sony qe nuk kishte kaluar te tridhjetat, ai edhe e menagjonte motelin. Kur i treguam se jemi shqiptar na ofroj nje cmim shume te volitshem, meqe shume nga shoket e tij nga Nju Jorku ishin shqiptare, dmth., ishte nje lidhje e mire qe e shfrytzuam nga perkatesia etnike, keshtu qe u vertetua ajo e popullit “cdo e mire kthehet me te mire”. Moteli ishte ishte 12 mila nga baza, ndoshta edhe pak me teper, kishte nje perparesi meqe lidhej me autostraden nr. 65 South, duhej vozitur pra 10 mila deri ne “exit-in” 80 ku lajmerohej mbishkrimi Edinburgh, qe nenkuptonte se dalja nga autostrada ishte ne te vertet hyrja ne qytetin e vjeter te Edinburgh-ut. Ishte saktesisht rruga nr. 265 qe shkonte permes qytetit dhe drejt te qonte ne qendren ushtarake “Camp Atterbury”. Para hyrjes ku behej kontrolli nga sigurimi i ushtrise ishte nje-distance rrugeje afro 50 m, aty kontrollohehsin dokumentet dhe ID (leja e identifikimit me foto), ishte edhe nje punkt tjeter kontrollues, ku identifikoheshin oficeret qe vinin nga rruga tjeter por qe bashkohej ne nje para hyrjes, dmth., civilet kalonin me nje pershendetje, ndersa oficereve u kerkohej leja e identifikimit, kjo behej per arsye te azhuritetit, ngaqe personeli civil i punesuar vec ishte identifikuar me heret. Vendi ku parkonim veturat ishte i madh, aty afer ishte edhe takimi i personelit civil, te cilet kishin kontrate me GENE ose ANS, ishin keto dy kompani qe kishin nendshkruar subkontraten, dhe i ofronin sherbime ushtrise amerikane. Nga qendra e takimit shperndaheshin civilet me autobuse apo komnibuse varesisht nga detyrat qe kryenin. Qe nga ai moment te gjithe ishin qytetare te Kosoves, duket paksa e cuditshme por ne kontakt me ushtare nuk flitej anglishtja, vetem permes perkthyesit, simulohej pra Kosova. Kishte shtepi te improvizuara, xhami, kisha, shkolla, zyret komunale, policia (SHPK), dmth., e tere infrastruktura komunale. Stervitja ishte perqendruar ne zonen ku jane te vendosura forcat amerikane ne Kosove, ajo ishte ndare me renditje psh. Range 25 ishte Ferizaj, Range 42 Cernica, pastaj Kllokoti…etj.
Ushtaret nga 1-151 pergatisin konnvojin dhe bejne rreshtimin e automjeteve kryesuese per t’i renditur ne vi (IED lane). Foto nga Spc. Karen Lohmiller.
Me Drinin bisedonim per mundesin e angazhimit te studenteve shqiptare ne kete baze ushtarake, meqe Kisha Ortodokse e Gracanices ua kishte siguruar vizat amerikane disa studenteve nga Serbia e Mali i Zi, ata edhe pretendonin te benin propagande serbe ne Kampin Atterbury. Ata punonin me viza studentore. Ne u interesuam dhe morem premtime nga kompania se vitin e ardhshem mund te aranzhohet nje mundesi e tille me studentet shqiptare, le te shpresojme.., eshte mire se paguhet, dhe vizitohet Amerika. Kemi pasur shume peripeci me serbet e rinje, ishin nga Beogradi, Krushevci, Tivati.., trurin e kishin te fshire, e tere bota per ta ishte Serbi. U dasht intervenimi jone tek oficeret amerikan, qe atyre tu terhiqet verejtja perfundimtare se mund te largohen nga puna nese vazhdojne te mbajne simbole nacionale. Tere kete propagande serbe e zhvillonte prifti serb ne Frankilin, i cili edhe vet ishte i inkadruar ne kete stervitje, me vone kuptova se ne liste ishte edhe popi nga Indijanapolisi. Ishim pra ne te dy qe ngritem problemin ne nivel me te lart, dhe serbet u moren ne pyetje nga sigurimi i ushtrise, ne ne te vertet si shqiptaro-amerikan druanim edhe per jeten e ushareve amerikane, pra pretendonim qe ushtareve tua prezantojme Kosoven realisht. Prandaj, per kete qellim ligjeruam para qindra ushtareve per gjuhen dhe kulturen shqiptare, per organizimin politik dhe institucional te Kosoves.
Jane te paharruara castet me ushtaret amerikane, ata vinin pershendeteshin me ne dhe falenderoheshin per angazhimin tone, intersoheshin per kuzhinen shqiptare, sportin, restoranet, veshjen.., ishin kurioz se shume prej tyre kishin sherbyer ne Irak, tash shkonin ne Kosove per here te pare. U treguam se ne Kosove jane shume te mireseardhur nga shqiptaret, dhe se do te jene shume te rrespektuar atje, kjo i gezonte shume, ngase nder ta kishte edhe shume te rinje nga Ohajo, Teksasi, Msisipi, Gjorgjia…
Meqe Drini duhet te kthehej ne Kosove per te vazhduar vitin e dyte te studimeve ne Universitetin Amerikan ne Prishtine ishim te detyruar qe te ketheheshim ne Farmington Hills. Nuk ka ndonje veshtersi te orientohesh ne trafikun amerikan, cdo te dhene e gjen ne internet. Rruga 65 North, lidhet me 465 dhe ne daljen 37B bashkohet me rrugen 69 North e cila vazhdon per 297 mila deri ne “exit-in” 38 dhe bashkangjitjen me 94, 94 West shkon per ne Chicago derisa 94 East per ne Detroit, rruga per ne Detroit ishte pra caku yne. Gjate rruges ka shume mundesi per te pushuar, per te pire kafe, dmth., ne cdo parking te ofrohet kjo mundesi. Drini banonte ne Farmington Hills te Gezim Kabashi, i cili vec ishte ambientua ne jeten amerikane, derisa bashkeshortja e tij Teuta, mjeke specialiste, vazhdonte studimet ne kryqytetin e Michigan-it ne Lansing. Drini ishte plot mall per Kosoven, shoqerine dhe per motrat Lurianen e Fjollen, mundohej ta fshihte kete por kot, nuk ia arrinte. Une vec isha adaptuar me shoqerimin e tij, nuk e kisha lehte, ai se shpejti do te jet ne Kosove, e une aq larg prinderve vllaut, motrave, miqeve, ofshajta thelle, sa larg dhe sa eshte i veshtire gyrbeti.
Major i Cernices malsori Tony Ivezaj
Derisa Drini vec kishte mberri ne Prishtine une isha pergatitur per kthim ne Kamp. M’u bashkangjite edhe Halil Pllana nga Prishtina i cili banonte ne Ann Arbor, ku ishte i locuar edhe njeri nga Universitetet Publike me prestigjioze ne Amerike Universiteti i Miciganit. Ne udhetuam se bashku ne te njejten marshute, vetem se ne drejtim te jugut. Te nesermen Halili plotesoi aplikimin per pune, ndersa e pasnesermja ishte dita e tij e pare e punes. Pervec Hallilit ushtrimit iu bashkangjite edhe malsori Tony Ivezaj, i cili kishte 40 vite te qendrimit ne Amerike, ai ishte pensionuar nga General Motors-i, ishte 60 vjecar dhe kishte tre femije qe i kishin lindur dhe shkolluar ne Amerike, njeri avokat e dy te tjeret inxhinier qe kishin kryer studimet ne Universitetin e Michiganit ne Ann Arbor. Tony kishte ardhe me rexhisorin irakien Mundhir Hamud. Dita e punes filloje ne ora 8 ne mengjes, skenari ishte i ndryshem, dhe ishte i ndre ne disa grupe, parashiheshin protesta te serbeve, bisede me ta, ne skenar ishte gjithashtu simulimi i ngjarjeve te mundshme ne Kosove, trazimi i banoreve serb nga nje grup te rinjesh, pastaj ankesat e tyre per siguri me te madhe, nderprerja e shpeshte e rrymes e shume improvizmie tjera. Po ate dite serbet u ankuan ngase Tony mbante ne koke kapelen e UÇK-se, ai reagoi ashper dhe akuzonte serbet se jane jo kooperativ, jetojne ne Kosove dhe nuk kane mesuar shqipen, ky ushtareve u tregonte absurditetin kosovar, ngase ushtaret amerikane perpiqeshin te mesonin shqip, ndersa serbet qe kishin lindur dhe jetuar ne Kosove nuk kishin mesuar fare gjuhen e popullit shumice, gjuhen shqipe. Ai metutje u spjegonte ushtareve per nacionalizmin serb, per politiken e ekzekutuar shfarosese te Millosheviqit dhe perkrahjen e kesaj politike nga serbet lokal. Reagimi i serbeve ishtte edhe shkaku qe erdhen nenkryetari i kompanise ANS, por ishin alarmuar edhe oficere nga komanda e Kampit, ata i frikoheshin konfliktit te mundshem ne mes te shqiptareve dhe serbeve. Deri sa oficeri kryesor i ushtrimit spjegonte detajet e stervitjes, ai reagoi shume ashper ndaj serbeve qe pershperitnin ne mes veti, ai u tha ju jeni qene te vegjel dhe nese edhe njehere nuk degjojne mund te kthehen nga kane ardhur. Per t’u zbutur problemet personeli civil u nda ne tri grupe, ne ate shqiptare, serb, serbe te moshuar se bashku me kroate e boshnjak. Une, Tony dhe Halili pergjigjeshim ne pyetjet e ushtareve te shumte qe nderroheshin grup pas grupi per te kuptuar jeten dhe realitetin ne Kosove. Ata si zakonisht interesoheshin per kulturen, gjuhen, pershendetjet dhe gjestikulacionet e pranueshme qe nuk shkaktonin pezme nder shqiptare. Halili u kthye pas disa ditesh ne familjen e tij, per arsye personale. Ndersa une e Tony vazhduam qendrimin ne Franklin, por edhe vazhdimin e punes ne Kamp. Meqe stervitjet ishin fazore, edhe skenaret ndryshonin, ndaheshin edhe rolet, ishin aty emrat e pushtetareve lokal si Xhemajl Hyseni, Faik Grainca.., ishin te pershkruara biografite e tyre, takoheshin pra ushtaret me emrat e pushtetareve lokal te Kosoves.
Pjesemarresit e Kosva Force 8 pergatiten duke bere improvizimin e mjeteve shperthyese ne klasen per perkrahje logjistike, ne fushen perkatese per kete qellim, ne Kampin Atterbury. Afer 1400 ushtare te Gardes Kombetare dhe asaj
rezerve te ushtrise jane pjese perberese te KFOR 8, dhe ata do te zbarkojne ne Kosove ne misionin paqesor ne Kosove (Photo nga Spc. Tim Sproles).
Vendbanimet e inprovizuara si Ferizaj i pergjigjej kodi Range 25, pastaj Cernica 42, ishin edhe te tjerat si Range 37, pastaj Renge 38, qe perputheshin me skenarin e pergatitur, pra edhe protestat e inskenuara ne Kllokot. Meqe Tony dhe une njihnim gjuhen shqipe, ate serbe dhe anglishten ishim edhe me te kerkuar, Tony u caktua “major” i Cernices, ndersa une perkhyes, ishim te ndare njeri nga tjetri, une u vesha ne uniformen ushtarake amerikane por edhe helmeten e rende e vura mbi koke. Gjate ushtrimit i bashkangjitesha konvojit ushtarak, dhe isha nen mbrojtjen e ushtareve, asnje cast nuk largoheshin nga une, meqe ne kushte lufte jeta e ushtarit amerikan varet nga perkthyesi, keshtu pra forcohej bashkepunimi i ushtareve dhe interpretit, me kalimin e kohes perfeksionohej kjo lidhje dhe besimi ishte i dyanshem. Pas dy ditesh pune une e Tony vendosem te mos flasim serbisht, meqe e ndienim veten paksa te diskriminuar. Po ate dite Tony refuzoi te flas serbisht, oficeri amerikan i mllefosur i tha “you are fired” qe nenkuptonte largimin nga ushtrimi. Ai kishte reaguar ne kete padrejtesi, i kishte telefonuar kompanise per rastin, ata arsyetoheshin se kjo nuk ka gje te beje me diskriminim gjuhesor dhe me realitetin, dhe se eshte pjse e lojes improvizuese per stervitjen e ushtareve amerikane. Ne ne te vertet nuk pranuam asesi kete arsyetim, prandaj per te vazhduar stervija me sukses, na bashkuan, dhe na vendosen ne punkte tjera ushtarake bashkarisht me civilet tjere amerikane, kjo ishte shume me lehte per ne, ishim me te relaksuar.
Transferi nga “Camp Atterbury” ne North Vernon
Java e fundit ishte e paperseritshme, meqe u transferuam nga Kampi Atterbury ne North Vernon, qe ishte afer 70 mila largesi. Ne fakt ne paraqiteshim ne kamp cdo dite, nga na merrnin ushtaret me vetura per nevoja civile, ato i kishte rentuar ushtria per qellime te stervitjes. U vendosem ne spitalin civil te cilin e kishte ble qeveria amerikane dhe ishte adaptuar per qellime ushtarake. Ishim une e Tony ne mesin e oficereve amerikane te veshur ne rrobe civile. Disa nga oficeret i njihshim edhe me heret, por ata kishin ndryshuar, kishin vendosur paruka, vathe, dhe per dallim nga veshja ushtarake e perditshme, dallonin shume me kostumet civile. U pranuam shkelqyeshem nga kapitenet Jery dhe Joe, u mahnitem me sjelljen e tyre, na siguruan edhe nje dhome per te pushuar gjate dites. Ishin ato momente te paharruara te shoqerimit dhe bashkepunimit me oficeret ushtarak amerikane. Gjate stervitjes ishte aranzhuar edhe brifingu me gazetare te ushtrise amerikane, pastaj percjellja e ushtrimit me kamere etj. Kohe pas kohe zbarkonin helikopteret me ushtare, ushtrimin e percillnin edhe gjenerale nga Pentagoni ne rrobe civile, njeri nga ta falenderoi pjesemarresit e ushtrimit “Red Dragon”, nder ta edhe ne dy shqiptareve qe kishim shprehur vullnetin dhe gatishmerine tu ndihmojme ushtarakeve per te realizuar me sukses misonin KFOR 8 ne Kosove. Ne kohen e pushimit pergatitej edhe ushqimi nga eproret ushtarak, tymosej por edhe pertypej duhani, ishte edhe bisedimi i perzemert dhe miqesor duke pire kafe. Atmosfera e punes ishte shume serioze dhe ishte shume reale. Beheshin kombinime edhe me radiostacion, leshohej ezani qe kumbonte fuqishem, sigurisht qe ishte inqizuar edhe per ushtrimin paraprak “Iraqi Freedom”, here pas here muzike kantri amerikan. Skenari i paraqitur parashihte edhe kacafytje me ushtare, shtyerje, gjuajtje guresh (balona te mbushur ne zall), ushtaraket me veshje civile kishin veshur detyrimisht edhe mjete mbrojese dhe shume u ngjanin lojtareve

JA SI E SHOHIN NË PRISHTINË, SITUATËN NË PALESTINË!

0

Shënim politik

Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Kosovarët janë një popull shqiptar zemërgjërë, sakrifikojnë vendin dhe interesat e tyre, për të rregulluar botën.

Por këtu nuk bëhet fjalë për marrëdhëniet Kosovë – SHBA apo Kosovë – Izrael, këtu bëhet fjalë për ndjenjën shpirtërore muslimane, që disa kosovarë e kanë për Palestinën, kurse palestinezët nuk e kanë për Kosovën.

Se Palestina ka histori të ngjashme me Serbinë, do një territor që nuk është i saj, se kanë shkuar si serbët në Kosovë më vonë aty. Prandaj Palestina mbahet me Serbinë dhe nuk e mbështetë pavarësinë e Kosovës, kurse shqiptarët e Kosovës janë altruista, kanë pordha shumë, japin jetëm për të drejtën e tjetrit, për të drejtën e kundërt me të drejtat e veta…

Kësaj i bie si të thuash, kosovarët japin jetën për të drejtën serbe mbi Kosovën!

Jeruzalemi i hebrejve ishte, si Kosova e shqiptarëve, para se feja islame të krijohej ndopak në shekullin e 7-të, ashtu si para se shkiet, slllavët të vinin në Iliri në shekullin e 7-të… Aq sa ka Serbia të drejtë mbi Kosovën, aq kanë edhe palestinezët e arabët të drejtë mbi Jeruzalemin. E drejta e palestinezëve mbi Izraelin është identike si e drejta e serbëve mbi Kosovën, prandaj interesat e Palesrinës janë me serbët, e kjo është evidente, kurse interesat e shqiptarëve në Kosovë janë me të drejtat e Izraelit.

Palestina nuk pyet për fenë, kur nuk e njeh Kosovën, mbahet me Serbinë, kurse një pjesë e shqiptarëve muslimanë me Kim Mehmetin, Dua Lipën etj. janë me Palestinën, për arsye të ndjenjës fetare dhe nuk pyesin për historinë dhe për marrëdhëniet që kemi me SHBA-të e Izraelin. Shqiptarët një pjesë po sillen sikur ata janë me të drejtën serbe në Kosovë! E kjo është sikur të qëllosh veten në këmbë!

Shkrimi rreth aktivitetet në Prishtinë, në mbrojtje të palestinezëve:
https://www.kosova-sot.info/lajme/543760/sot-ne-prishtine-mbahet-marsh-per-solidarizim-me-popullin-palestinez/

Një udhetim i pazakontë

0

Kjo pamje është e një momenti historik, dhe ndoshta udhëtimi më i pazakontë që ka ndodhë ndonjëherë, është realizuar në vitin 1903. Në të paraqiten Presidenti Theodore Roosevelt dhe natyralisti i famshëm, John Muir, në Parkun Kombëtar Yosemite. Një filozof mjedisor dhe një mbrojtës i ruajtjes së pyjeve në SHBA, John Muir ishte përgjegjës për krijimin e Parkut Kombëtar Sequoia dhe Parkut Kombëtar Yosemite. Ky takim ishte historik pasi ndryshoi politikën e qeverisë për tokën dhe burimet dhe ndikoi në programin e konservimit në shkallë të gjerë. Në fakt, termi “ruajtje” hyri në përdorim si rezultat i këtij takimi të veçantë.

RUSH DRAGU

Dasma Mbretërore

0

Në këtë foto është Mbretëresha Elizabeth II kur ishte ende Princesha Elizabeth, duke qëndruar pranë Princit Philip Duka i Edinburgut, i njohur atëherë si Toger Philip Mountbatten. Çifti u martua në Westminster Abbey më 20 nëntor 1947.Kjo foto e bukur dukte shumë  qartë se çifti po pozon për fotografinë e tyre zyrtare të dasmës, e cila duket më se e përsosur. Kjo ishte shumë kohë më parë, por deri më sot Mbretëresha Elizabeth ende arrin të godasë një pozë të fuqishme shteti pse jo dhe bukurie edhe pse ne moshe.

RUSH DRAGU

Atje ku njerzit duan të prehen të lirë

0

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, qindra refugjatë hebrenj dhe të mbijetuar të Holokaustit filluan një jetë të re në Shtetet e Bashkuara. Kjo foto prekëse e vitit 1946, tregon një varkë të mbushur me refugjatë që shohin Statujën e Lirisë për herë të parë kur hynin në vend. Pas vitesh vuajtjesh, të mbijetuarit e Luftës së Dytë Botërore u mirëpritën në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa po mbërrinin në New York City, gjëja e parë që panë ishte simboli përfundimtar i lirisë

RUSH DRAGU

Logoja e riciklimit që shihet në gjithë boten

0

Simboli i riciklimit është diçka që ne e shohim çdo ditë në mbrojtje të për mjedisin, qoftë në koshat e pluhurit, paketimet ose tabelat. A keni menduar ndonjëherë pse, kush e vizatoj si  erdhi me të dhe kur? Për të festuar Ditën e parë të Tokës në 22 Prill 1970, Korporata e Kontejnerëve të Amerikës (CCA) shpalli një konkurs për logon më të mirë të riciklimit. Projektuesi dhe arkitekti, Gary Anderson, ishte vetëm 23 vjeç në atë kohë, por ai projektoi logon fituese që u bë gjerësisht e famshme në vitet në vijim.

RUSH DRAGU

Tri gra të forta

0

Këto tri gra nuk janë të famshme dhe pak njerëz i dinë emrat e tyre, por kjo nuk e bën këtë foto më pak ikonike. Të trija vijnë nga India, Japonia dhe Siria dhe të gjithë po trajnoheshin për t’u bërë mjekë. Fotografia u morë më 10 tetor 1885, në Kolegjin Mjekësor të Grave të Filadelfia. Barrierat seksiste dhe raciste të shoqërisë së tyre nuk i ndaluan ato të merrnin të ardhmen e tyre në duart e tyre, të ndiqnin ëndrrat e tyre dhe të merrnin një diplomë mjekësore. Të tre janë të veshur me rrobat e tyre tradicionale dhe duken absolutisht mbresëlënëse.

RUSH DRAGU

Veteranët që kthehen në shtëpi

0

Një foto nga kohërat tragjike të Luftës së Dytë Botërore. Akoma, kjo është mbase më e lumtura, ashtu siç është bërë në vitin 1945. Në këtë foto ju mund të shihni një anije të mbushur plot me ushtarëve amerikanë që kthehen në shtëpi nga lufta pas viteve të të qenit larg familjeve dhe të dashurve të tyre. Fotografi ajrore e cila ka kape kuvertën e pasme të anijes së pasagjerëve “Mbretëresha Elizabeth” së bashku me mijëra fytyra të lumtura të veteranëve të cilët së shpejti do të ribashkoheshin me familjet e tyre.

Rush Dragu

Amerika realisht tregon se është me të drejtën…

0
Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Në konfliktin Izrael – Palestinë, Amerika mban anë me Izraelin, pasi hebrejtë banonin dikur në ato toka, ku janë sot, para se t’i dëbonin ata, ku edhe u krijua shteti i Izraelit më 1948. U përpoqën të krijonin një marrëveshje me shtetet arabe aty dhe me popullsinë palestineze, që e kishin banuar territorin gjatë shekujve, që të lëvizej popullsia, që të krijohej shteti i Izraelit, pa konflikte të panevojshme me popullsinë muslimane e palestineze aty. Por kjo ka qenë e pamundur, konflikti i Izraelit si shtet me popullsinë palestineze vazhdon, kjo duket edhe për shkak se vendet islame duan t’i përdorin palestinezët si mish për top në këtë konflikt. Por edhe sepse Izraeli është shteti më i zhvilluar në atë zonë dhe shikon të kapë territoret e mundshme të konsideruara si izraelite, si toka e premtuar, që në lashtësi.

Se e kujt është ajo tokë, e ndarë me përpikmëri, nuk është e lehtë të përcaktohet, pasi të dyja palët kanë pretendimet e tyre, që janë diametralisht të kundërta, e për më tepër, kur palestinezët e kanë motiv kryesor të jetës së tyre shkatërrimin e shtetit të Izraelit, dhe mos-ekzistencën e tij. Këtu pra fillon edhe konflikti, për jetë a vdekje, që nuk di të shuhet! Prandaj ky konflikt ka dekada që nuk zgjidhet, sepse nuk mund të zgjidhet.

Presidenti Bill Clinton, tregon në librin e tij autobiografik, se ai u përpoq realisht të arrinte një marrëveshje mes Izraelit me president Ehud Barak, dhe autoritetit palestinez OÇP, të kryesuar nga Jaser Arafat – një marrëveshje më e mira e mundshme mes të dyja palëve, por që megjithatë, nuk u pranua nga Arafat. Clinton thotë se “krenaria është pararojë e dështimit” – duke nënkuptuar faktin se Arafat ishte tepër krenar për të pranuar një marrëveshje të tillë. Kjo pasi Arafat kërkonte atë që nuk i takonte. Pra, kërkesat e palestinezëve janë të pamundura, prandaj edhe konflikti vazhdon, e nuk ka zgjidhje…

Prandaj SHBA mban anë me Izraelin, pasi mendon se është më racional dhe më real dhe ka vullnet për ta zgjidhur konfliktin, por me këto pika të zgjidhjes nuk pajtohen palestinezët, të cilët edukohen me urrejtje për Izraelin dhe kërkojnë ose ëndërrojnë gjithë kohën shuarjen e shtetit të Izraelit, gjë që është edhe praktikisht e pamundur të bëhet!

Shqiptarët dhe konflikti Palestinë – Izrael

Shqiptarët politikisht në lidhje me Izraelin e Palestinën mbajnë një qëndrim neutral. Të ndikuar edhe feja islame dhe nga Turqia, shqiptarët kanë tendencë të jenë në krah të popullit palestinez, ku psh. edhe Dua Lipa, që shkon me një libanez, ka treguar se është pro çështjes së Palestinës. Por jo vetëm ajo. Shqiptarët në përgjithësi janë popull i dashur dhe i ndjeshëm shumë, që sakrifikojnë tepër për të tjerët, deri në vetë-mohim.

Shqipëria mban politikisht qëndrimin, që mbajnë vendet e BE-së në këtë rast. Ndryshon puna me Kosovën, e cila për shkak të marrëveshjes në Uashington me Presidentin Trump, dhe njoihjes që iu bë Kosovës menjëherë nga Izraeli, Kosova pranoi ta dërgonte ambasadën e saj në Jeruzalem, ku kishte shkuar më parë edhe ambasada amerikane, por jo Ambasada e Shqipërisë, e cila ndjekë politikat e jashtme të BE-së.

Por ajo që ka ngjallur debat shpeshherë tek ne, ka qenë qëndrimi i Palestinës dhe ambasadorit palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan, në lidhje me çështjen e Kosovës. Palestina nuk e njeh Kosovën dhe mban anë hapur me Serbinë. Përkundër kësaj, ka shqiptarë të Kosovës, që mbajnë anë, qoftë edhe shpirtërisht (për arsye fetare) me populllin palestinez. Kjo tregon se shqiptarët nuk dinë politikë.

Dje, ish-zv-Presidenti Mike Pence, me një fjali në Facebook u shpreh se SHBA është me Izraelin. Pra, në ngjarjet e fundit konfliktuale mes Izraelit e palestinezëve, SHBA mban anë me Izraelin. Ne shqiptarët nuk jemi kaq të fortë sa amerikanët, por edhe ne duhet të dimë si të orientohemi politikisht dhe të mos bëjmë marrëzira. Pse?

Sepse Palestina e Serbia janë në fakt në pozicione të njëjta, sa i përket të drejtës së tyre historike mbi një territor të caktuar. Palestina pretendon se territori i Izraelit është territori i saj, gjë që nuk është plotësisht e vërtetë, ashtu siç pretendon edhe Serbia se ka të drejtë mbi territorin e Kosovës, gjë që nuk është aspak e vërtetë, pasi është i banuar me mbi 90% shqiptarë. Prandaj Amerika, që mbahet me të drejtën historike, edhe pse përpiqet të jetë neutrale, mban anë qoftë me Izraelin në konfliktin e tyre, ashtu siç ka mbajtur dhe mban anë edhe me Kosovën, në marrëdhënie me Serbinë.

Kjo histori e ngjashme mes Palestinës e Serbisë, bën që Patlestina të mbajë anë me Serbinë, e jo me Kosovën, me popullsi shumicë muslimane. Nëse Kim Mehmeti dhe një pjesë e shqiptarëve të Maqedonisë dhe Kosovës, për arsye fetare mbajnë anë me Palestinën, e kundërta ndodhë me Palestinën, e cila mban anë me Serbinë! Palestina nuk pyet për fe, aq sa pyesin trutharët shqiptarë!

Prandaj ne shqiptarët, të ndodhur sot në kushte të tjera politike dhe ekonomike, duhet të mos tregohemi naivë, por të kuptojmë politikat që luhen në botë dhe të mbajmë anë me aleatët tanë dhe të përfitojmë nga kjo. Pra, të ruajmë më shumë intereat tona, se sa të dëmtojmë veten, duke mbështetur politika të caktuara të konflikteve në botë. Siç përfitoi edhe Kosova në njohjen nga Izraeli, duke qenë në një linjë me SHBA-të dhe politikat e tyre.

POSTIMET E FUNDIT