Kreu Blogu Faqe 122

Gjon Gjonaj, misionar i arsimit shqip

0

Gjekë Gjonaj

Në historinë e arsimit shqip në Mal të Zi   e ka vendin e vet edhe  mësuesi i dalluar  i kohës së tij Gjon Marku Gjonaj, (1930-1999) nga fshati Rudinë, Triesh, Malësi.  Ai   i takon atij brezi  mësuesish shqiptarë ( malësorë)  të diplomuar  në  Shkollën Normale të Gjakovës, institucionit të parë profesional pedagogjik i hapur në Kosovë pas Luftës së Dytë Botërore, misioni i së cilës ishte përgatitja profesionale  e kuadrove për fushën e arsimit në ish-Jugosllavi. Ky mësues  i nderuar, personifikon një nga emrat e rrallë të arsimit shqip  të asaj kohë në  Mali të Zi, i cili më se 40 vjet  ia kushtoi edukimit dhe arsimimit të brezave në  Malësi. Erdhi në  Malësi  atëherë kur iu desh   më së shumti dhe qëndroi në  vendlindje  për gjithë kohët e vështira që kaluan shqiptarët   për të qenë këmbëngulës në misionin e tij të shenjtë,

Mësuesi i përkushtuar Gjon Gjonaj   me punën e vet, me ritme të pandërprera, një jetë të tërë pune të palodhshme, ia kushtoi arsimit dhe edukimit në  shkolla në  Hot dhe në Triesh të Poshtëm, duke shpërndarë rrezet e dijes dhe të arsimit, duke përhapur dije dhe kulturë , duke mbetur shembull i punës, angazhimit dhe i sakrificës dhe duke lënë vepër pas vetes. Fshatrat ku  ai  punoi në fillim, bashkë me pishtarët e tjerë  veteranë të arsimit në Malësi,  ishin pa rrugë, pa rrymë elektrike, tepër të varfëra dhe larg qyteteve. Në atë kohë kushtet ishin të vështira. Puna me nxënës nuk ishte aspak e lehtë për shkak të kushteve më se minimale për zhvillimin e mësimit.  Nxënësve  u mungonin fletoret, lapsat dhe mjetet tjera të nevojshme për mësim. Megjithatë  ky misionar i arsimit me një vetëdije të pakufishme, në kohë të vështira, me gjithë qenien e tij u angazhua në shuarjen e analfabetizmit në krahinën e Malësisë.  Ai e kuptoi se beteja kundër analfabetizmit dhe edukimit kulturor të popullit është detyrim kombëtar, prandaj  me përkushtimin  përcolli   mesazhin e  rilindësve të shquar se “pa shkollë nuk ka dituri, pa dituri s’ka jetë”. Takti i tij prej një pedagogu të shquar ishte për t’u admiruar.

Mësuesi Gjon  në shkollë punoi me zellin dhe përkushtimin më të madh, vetëm e vetëm që brezat e rinj të  Malësisë  dhe më gjerë  të marrin dije, kulturë  dhe edukatë.  Kjo tregon se kemi të bëjmë me njeri të përkushtuar dhe kontribuues me rëndësi në ato vite tepër të vështira në përhapjen e rrezeve të dritës së diturisë për popullatën që  kishte nevojë për shkrim e  lexim shqip. Për gjithë ato vite qe punoi dhe kontribuoi  ne arsim, mbajti ditarin me sukses dhe krenari.  Në rrugëtimin e tij të gjatë  të  dritës dhe diturisë rrëmbeu   e pushtoi zemrat e nxënësve. Atyre u dhuroi  dashuri e ngrohtësi, buzëqeshje e çiltërsi, kënaqësi e drejtësi, mësim e dituri, shkathtësi e lumturi. Depërtoi thellë në botën shpirtërore e emocionale të nxënësit. Gjithmonë  kishte kujdes  të mos i lëndojë emocionet e tyre, dhe gjithmonë t’i kontrollojë  emocionet  e veta . “Para se të shkelni në pragun e shkollës, harrojeni çdo brengë personale e familjare tuajën. Përkushtim dhe vetëm përkushtim, durim dhe vetëm durim, dashuri dhe pasion për profesion, se për ju fillon një rrugë e betejë e gjatë e dritës dhe diturisë.  Gjithmonë të jeni të përgjegjshëm dhe mësoni nxënësit edhe me shkathtësitë e jetës. Ju mësuesit e ardhshëm para se të jeni mësues të mirë e të dalluar, duhet të jeni edukatorë të mirë, të luani rolin e prindit, psikologut, pedagogut, po pse jo nganjëherë edhe të artistit” , u thoshte kolegëve të rinj mësuesi Gjon.

Frytet e punës së këtij meteori  të arsimit shqip në Mal të Zi  bënë  që nga gjeneratat që ai nxori  të dalin intelektualë dhe personalitete të shquara, të cilët sot gjinden në vende dhe  shtete  të ndryshme të botës. Për punën e tij të suksesshme në edukimin dhe arsimimin e nxënësve shqiptarë në vitin shkollor 1i987/1988 me rastin e shënimit të Jubileut të artë-100-vjetorit të themelimit dhe ekzistimit të Shkollës Fillore “ Gergj Kastrioti-Skënderbeu”, si pedagog i dalluar  i këtij tempulli të arsimit  dhe kulturës u dekorua  me Urdhrin  e Punës.  Edhe ky çmim prestigjioz  është një homazh për jetën e tij, model prej qytetari të devotshëm atdhetar dhe një dëshmi  për ta vlerësuar. Koha i jep secilit atë që meriton, nganjëherë me vonesë, por kush lë vepër pas vetes, jeton gjatë.

Ky dashamirës i përjetësuar i arsimit dhe edukimit shqip  ka mbetur  në kujtesën e mësuesve dhe të nxënësve. Ish- kolegët dhe ish-nxënësit e  tij veçojnë shumë vlerësime  dhe flasin me  respektin dhe admirimin më të madh për këtë shëmbëlltyrë të arsimit dhe kulturës sonë kombëtare, i cili la përshtypje  të pashlyeshme tek ata dhe  njerëzit e tjerë  me të cilët punoi dhe bashkëpunoi.  Në kujtimet e tyre ata e përmendin si njeriun që u ka hapur portat e dijes dhe ka ndihmuar të ecin përpara në jetë. Kjo nuk është pak.

Figura e  këtij personaliteti të shquar në fushën e arsimit  shqip,  edhe pas vdekjes, gjithnjë  respektohet dhe çmohet  jo vetëm nga punonjësit e arsimit , por edhe nga masa e gjerë e popullit. Me punën e tij i dha një dimension të ri profesionit të mësuesit, si njeri që sakrifikoi për të ardhmen, sakrificë që shprehet në përkushtimin ndaj familjes, punës dhe shoqërisë. Në përvojën  e  tij  jetësore të gjatë në arsim   gjithmonë ishte dhe mbeti parimi se të edukosh dhe të  mësosh gjenerata të tëra nxënësish është mund e përkushtim, kënaqësi e dashuri, nder e krenari, por edhe detyrim dhe përgjegjësi e madhe.  “Nderimi për punën që ke bërë është vetë puna”, ka thënë filozofi amerikan Ralph Waldo Emerson.

Revolta e Spaçit, siç ka ndodhur

0

Kujtimet e ish të burgosurit politik Xhemal Bali: Si filloi revolta e të burgosurve dhe emrat që mbetën në histori

Xhemal Bali, i quajtur edhe Mandela shqiptar, është nga fshati Vërvë i Çamërisë së Konispolit. Ka vuajtur nëpër burgjet e ferrit komunist si i dënuar i ndërgjegjes 27 vite e 26 ditë. Bashkë na lidh një miqësi dhe bashkëpunim. Një intervistë e tij e gjatë e zhvilluar me mua mbi burgjet komuniste është botuar në shtypin e përditshëm, gazeta”Telegraf”, gazetë që e preferon për publikimin e shkrimeve dhe kujtimeve të tij. Ai ka shkruar edhe kujtimet e tij, të cilat i ka në dorëshkrim dhe unë kam pasur fatin t’i lexoj. Sot ai sjell këtë shkrim reflektiv e memorativ me rastin e Revoltës së Spaçit, Revoltë që për çudi përkujtimi i saj u anashkalua nga media shqiptare duke iu kushtuar më shumë vend kronikave rozë. Megjithëse në një shkrim dhe intervistë të botuar e ka treguar gjithë kalvarin e vuajtjeve të tij nëpër burgjet dhe kampet e punës së komunizmit, sot sjell me detaje kujtimet e tij mbi Revoltën e Spaçit, Revoltë antikomuniste që komunistët në pushtet e shtypën me gjak dhe dhunë të pashoqe. Xhemali e sjell shkrimin si memorie, refleksion të shoqërisë dhe thirrje për mos të harruar krimet e diktaturës.

Agron Mema

Spaçi është një vend i rrethuar dhe i mbyllur nga të gjitha anët në krahinën e Mirditës. Një vend gati i panjohur, si nga njerëzit e thjeshtë, ashtu edhe nga gazetarët, analistët e politikanët. Ky vend u bë i njohur dhe me emër në Shqipëri dhe jashtë kufijve të vendit, sepse komunizmi këtu ndërtoi burgun e tmerrshëm për të burgosurit politikë, vend ku u burgosën njerëzit që kërkonin dritë dhe liri, kërkonin që Shqipëria të ishte pjesë përbërëse e Evropës (jo gjeografikisht, po politikisht dhe ekonomikisht -shën. A.M.). Pikërisht këtu shpërtheu për herë të parë zëri i qindra të burgosurve politikë: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!”. Ja si e mbaj mend unë këtë ngjarje si pjesëmarrës i saj: -Ishte 28 Prill i vitit 1968. Kishim tre muaj që kishim mbaruar së ndërtuari fabrikën e çimentos në Elbasan. Atë mbrëmje, në oborrin e kampit, na rreshtuan për dy dhe dy të burgosur politikë që punonin në zyrën teknike, Loli Dhiamandi dhe Tefik Tarrelli, na regjistruan emrin një për një. Mbaroi regjistrimi. Na dhanë urdhër të ishim të gatshëm për marshim të gjatë. Atë natë nuk na zuri gjumi fare. Mendonim e merakoseshim se ku mund të na çonin. Mendonim me njëri-tjetrin në shumë vende të Shqipërisë, por Spaçit nuk ia dinim emrin dhe s’na shkonte ndërmend kurrë. Të nesërmen erdhi ushtria, policia, karvani i makinave, hierarkët e degës së punëve të brendshme me në krye Nevzat Hasnedarin. Na lidhën dy e nga dy me hekura gjermane dhe na hipën në makina. U bë një autokolonë shumë e gjatë. Përpara ushtria e armatosur gjer në dhëmbë me të gjitha llojet e armëve dhe me qentë e policisë. Më kujtohet si sot kur kalonim rrugëve dhe fshatrave, njerëzit shikonin të habitur dhe shumë kureshtarë. Kur kaluam Peqinin, një grup fëmijësh që loznin, kur panë makinat autokolonë të gjatë, u habitën e brohoritën “Ushtria-Garancia!”. Përpara ishte ushtria… Kur fëmijët panë të burgosur të lidhur në makina, e ndryshuan brohoritjen dhe thanë: “Hajdutë-Hajdutë!” se ashtu i kishin mësuar në shkolla dhe ideologjia komuniste. Me shumë dhimbje dhe lodhje rraskapitëse kaloi rruga atë ditë që s’harrohet kurrë. Në mbrëmjen e datës 28 Prill 1968 arritëm në Spaç. Zbritëm nga makinat të lodhur e të dërmuar. Morëm rrobat e burgut. Kur hymë në oborrin e kampit pamë një terren shumë të pjerrët me shkallë –shkallë që na kujtonin përnjëherë shkallët e antikitetit që zbritnin në amfiteatrot e arenat e cirkut të gladiatorëve. Na treguan fjetoret- disa kazerma të murosura me tallash të përziera me çimento dhe të mbuluara me letër –katrama të zezë. Ato ishin të radhitura njëra mbi tjetrën si arkivole të zinj që na prisnin për të na varrosur. E gdhimë atë natë. Të nesërmen na mblodhi komisari politik, Niko Kolitari, të cilin të burgosurit e kishin pagëzuar me nofkën “Zilali”. Kjo nofkë i kish mbetur që kur e pyetën njëherë disa të burgosur për një shpjegim në një temë politike dhe ai u përgjigj “E dinë Zilali se sa lakra don kali”. Të burgosurit qeshën me vete , por nofka i mbeti “Zilali”. Komisar Zilali na tha këto fjalë: -Këtu i thonë Spaç! Ka bakër dhe pirit. Bakri çan bllokadën dhe ju do punoni në minierë për të realizuar planin. O planin, o xhanin, tjetër rrugë nuk ka!.. Dhe me kaq e mbylli fjalimin komisar Zilali. Nuk përdorte më shumë se katër apo pesë fjalë në fjalorin e tij. Filluam punë në minierë…e ku kishim parë neve punë në minierë?! Minierat e llojet e mineraleve i kishim mësuar në shkolla, po ja ku na erdhi fati të punonim të dënuar në to. Puna ishte tepër e vështirë me vuajtje të tejskajshme për të përballuar mbijetesën. Kështu i kalonim ditët në punë në minierë dhe nga miniera në kapanone. Monotoni e plotë…Konferenca e Helsinkit dhe ndryshimet e mëdha që po ndodhnin në Evropë

Kush ka qenë në këtë gropë të zezë në datën 21-22-23 maj 1973 e ka të regjistruar në imazhin e kujtesës ngjarjen, si një film dokumentar pa regjisor. Urrejtja e mllefi i të burgosurve politikë kishte kohë që ishte grumbulluar në mendjet e zemrat e tyre dhe nuk mbahej përbrenda. e nëpër botë, premtonin zhvillime të reja edhe në kampin socialist. Në konferencën e Helsinkit morën pjesë të gjitha shtetet e Evropës, Amerikës e Kanadasë përtej oqeanit. Vetëm Shqipëria nuk mori pjesë duke e lënë bosh vendin e saj në atë Konferencë që hodhi themelet e një rendi e sjelljeje të re në botë. Me mospjesëmarrjen e saj në këtë Konferencë, regjimi komunist tregoi injorancën dhe izolimin nga bota.

Në kamp plasi revolta!

Shkak për shpërthimin e revoltës u bë qëndrimi i komandës së burgut ndaj të burgosurit Pal Zefi. Ky mbasi mbaroi masën e dënimit në birucë prej një muaji, nuk arriti të vinte në kapanon kur deshën ta marrin përsëri pa asnjë shkak. Njerëzit e komandës me në krye operativin Fejzi Liçaj, donin ta merrnin përsëri në qeli me forcë, por të burgosurit politikë kur panë se një grup policësh po torturonin një njeri, nuk u përmbajtën më… U përleshën të burgosurit me policët…Ngjarja mori karakter politik…U izoluam tre ditë pa bukë dhe pa ujë…Kur pas 29 vitesh rresht, hapësira e tokës shqiptare kumbonte nga parullat, thirrjet dhe brohoritjet patetike të krijuara artificialisht për Enverin dhe partinë, këto ditë, për herë të parë buçitën edhe thirrjet: -Poshtë komunizmi! Poshtë diktatura! Poshtë Enver Hoxha! U mblodhën të gjitha stendat për tokë me mbishkrimet komuniste dhe u zëvendësuan me parulla të tjera si: -Rroftë sigurimi europian! Të ecim edhe ne pas Evropës! Të jemi anëtar të NATO-s. U shkrua një thirrje drejtuar SHBA-ve, Anglisë, Francës, OKB-së që ta shikojnë Shqipërinë martire dhe të përgjakur, ta shpëtojnë nga komunizmi-ideologji boshe dhe utopike. U mor beze e kuqe në qendrën e kulturës të kampit dhe Mersin Vlashi pikturoi shqiponjën në flamur, e cila u vendos në tarracën e pallatit burgut. Për herë të parë pas 29 viteve, flamuri shqiptar valëvitej pa yllin e kuq të komunistëve. Ashtu siç u hoqën sëpatat e simbolit fashist, tani i kishte ardhur radha yllit -simbolit komunist. Flamurin e ruanin Gjet Kardeli, Neim Pashaj, Ndec Çoku etj. I gjithë kampi u elektrizua duke hedhur parulla kundër komunizmit. Buçiste vendi nga thirrjet e të burgosurve. Dëgjohej zëri i vëllezërve Bedri dhe Çaush Çoku, Adem Pojanit, Xhelal Malecit, Hisen Xhanit, Luan Burimit, Rexhep Lazrit dhe qindra e qindra të burgosurve që të bashkoheshin me njëri-tjetrin dhe përhapeshin prej gropës së zezë të Spaçit drejt gjithë Shqipërisë. Për të shtypur revoltën kishin ardhur drejtues të lartë të MPB të drejtuar nga Feçor Shehu, Kasëm Kaçi, Bako Dervishi, me makinat e blinduara ushtarake, Xhorxhi Robo sekretar partie në Mirditë. Lukunia e ujqërve ose panterat e zeza si Kapllan Sako, Dilaver Bengasi, Lirim Pullumbi, Llambi Gegeni, Irfan Shaqiri, Koço Josifi, Rustem Çipi, Florjan Kolaneci e dhjetra të tjerë…Në kamp, pas një rezistence të fortë që bënë të burgosurit politikë, më në fund hyri brenda i rrethuar nga një kompani policësh Feçor Shehu. Ai, kokosh pa bisht dhe i tredhur, dridhej dhe përdridhej, shprehte një urrejtje të madhe për të burgosurit politikë, sepse kishin poshtëruar komunizmin, partinë, Enver Hoxhën, kishin ulur moralin e autoritetin e PPSH-së. Po ky gjerarark i kuq nuk e dinte se një ditë do ta pësonte për vete nga diktatura. Nuk e njihte mirë komunizmin, që herë pas here kthehej e hante bijtë e vet, ata që i kishin shërbyer e i shërbenin. Ishte i pa thelluar në teorinë dhe praktikën e komunizmit i cili e ndante shoqërinë në dy klasa armike në kontradiktë të përjetshme me njëra-tjetrën. Kishin sjellë disa tonelata hekura, zinxhirë, dryna, bishta kazmash. Na arrestuan të gjithëve dhe një pjesë të madhe na çuan në Tiranë ku iu nënshtruam një hetuesie të tmerrshme, pastaj na sollën në Rrëshen dhe na dënuan në grupe. Grupe me prokuror Zef Dedën dhe kryetar Filip Lakon, persona që nuk është çudi që edhe sistemi i sotëm pluralist do t’u ketë rezervuar ndonjë post të rëndësishëm, ashtu siç iu ka rezervuar lukunisë të Fehmi Abdiut, Njazi Jahos, Xhevat Hanës (vdekur tani), Spiro Peçit etj. Lukunia e kuqe mbronte komunizmin. Luftonte deri në vdekje çdo tendencë për demokraci. Tani një pjesë e tyre janë ulur prapë në tryezën e pluralizmit shqiptar e drejtojnë shtetin shqiptar, shtet që nuk bën para se mbahet peng nga këto mostra të diktaturës dhe të së kaluarës komuniste. Ju nënshtruam një represioni e torture të tmerrshme. Na bën gjyq të ri. Na dënuan nga 15-20 vjet burgim tjetër në gjyqin e Rrëshenit. I tmerrshëm ishte gjyqi që u zhvillua ndaj katër të burgosurve politikë: -Dervish Bejko, Hajri Pashaj, Pal Zefit, Skënder Dajës, më datën 23 maj 1973, ku prokuror qe Dhori Panariti. Katër djem në lule të rinisë, të pamartuar, pa krijuar familje, i dënuan me vdekje dhe i pushkatuan në orët e vona të mesnatës në malet e thepisura dhe pyjet e Mirditës. Më vonë pushkatuan tre persona, tre intelektualë, të vlefshëm për familjet e tyre, por edhe për vendin dhe demokracinë si: -Vangjel Lezho, Fadil Kokomani, Xhelal Koprenca…me dhjetëra të tjerë u vranë nga rojet e burgut dhe shumë të tjerë vdiqën në galeritë e minierës me aksidente që i provokonin vet drejtuesit e kampit me porosi të marra nga lart si Shefki Keçi, Refik Beqo, Rexhep Ceroi, Agim Karaj, Beqir Mehmeti, Ahmet Hoxha, Asqeri Gorica, Murat Marta, Hysni Palla, Fejzullah Shehu etj. Një djalë i ri me mbiemrin Ksera nga Goranxia e Gjirokastrës, Mustafa Bajraktari e çmendi dhe vdiq në Burrel. Kjo është fytyra e vërtetë e komunizmit, që vranë mijëra burra trima, intelektualë të përmasave evropiane, i dënuan me qindra vjet burg, që kanë punuar e ndërtuar veprat më të mëdha të vendit tonë në tërë Shqipërinë, për të ndërtuar “parajsën” komuniste siç i thoshin komunistët. Ne që ndjemë thellë shtypjen, u ngritëm në atë ferr të vërtetë kundër thundrës së hekurt duke e paguar me gjak, jetë e mijëra vite burg. Këta pluralistët e sotëm, ku kanë qenë në ato kohëra, kur populli shqiptar shtypej, gjymtohej, përdorej si vegla pune me zë në inventar të imët, e NE nuk kishim as të drejtën më elementare? Jua tregoj unë! -Militonin në radhët e partisë së punës ose ishin zyrtarë të saj në poste të rëndësishëm e i thurnin ditirambe asaj kuçedre komuniste, ose thurnin apologji teorisë dhe praktikës komuniste e disa kuadro të devotshëm e vinin atë në zbatim. Rrëzimi i komunizmit nuk qe forca dhe vullneti i pluralistëve, por qe lufta e ftohtë gati shekullore e sidomos mbas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, ishte amortizimi i komunizmit përballë kapitalizmit botëror. U rrëzua totalisht perandoria e kuqe dhe iu hapën rrugët proceseve demokratike drejt demokracive të mëdha perëndimore. Për fat të keq shqiptarët ishin të fundit që u shkëputën nga pushteti i diktaturës së kuqe deri në fund të vitit 1990. Me gjithë rrëzimin e diktaturës komuniste, komunistët shqiptarë ndërtuan taktika e strategji të reja dhe ia arritën qëllimit të tyre: -Ata gjoja e shkrinë PPSH-në duke formuar partira me emërtime të ndryshme, por si partitë e majta ashtu edhe ato të djathta një gjë të bie në sy, Të gjithë kryetarët e tyre ishin e janë ish-komunistë; klasat e përmbysura, të dënuarit politikë që kishin 50 vjet që luftonin me komunizmin për demokraci perëndimore, nën presionin politik, nuk arritën të organizoheshin në parti politike dhe i detyruan të krijonin shoqata. Si ka mundësi që i burgosuri politik të bënte vetëm shoqata, ndërsa prokurorët që i kishin dënuar, gjyqtarët e drejtorët e burgjeve që në veshët e tyre kumbon ende zëri i hetuesive, i sallave të gjyqeve që u drejtoheshin të burgosurve politikë me fjalët: -Ti je armik i partisë, i pushtetit popullor, i popullit dhe i atdheut, do të shkatërrosh fitoret e socializmit dhe do të sjellësh në Shqipëri imperializmin amerikan dhe atë botëror!, Si ka mundësi që këta kanë parti e drejtojnë shtetin sot?! Këta bërtisnin me sa zë në që kishin në kokë:-Do të sjellësh dekadencën perëndimore kur atë e kanë fshirë nga faqja e dheut revolucionet proletare me dhunë!…Dhe shpejt e shpejt jepeshin dënimet me pushkatime, ose me burg jo më pak se 25 vjet heqje lirie. Kush ishim ne që dënoheshim? -Zanatçinj, berberë, samarxhinj, këpucar, saldator, kovaç, njerëz ordiner? JO! Ne ishim njerëz të ndershëm, të ditur, të arsimuar e disa edhe jashtë vendit në universitetet më të dëgjuara të botës e me grada shkencore, që e kuptonim mirë murtajën komuniste, ishim kundërshtarë politik, kundërshtar të komunizmit qysh më 1945 kur ai erdhi në pushtet. Ne dhe klasa jonë luftuam dhe u vramë që Shqipëria të ishte pjesë e Evropës, anëtare e NATO-s dhe e të gjitha organizmave Evropiane e ndërkombëtare. Ne e kuptonim që komunizmi është demagogji, utopi… Megjithëse kanë kaluar vite, 25 vjet, Shqipëria mbetet ende larg Evropës. Kjo sepse komunistët e PPSH-së që kanë ndërruar vetëm emër por jo praktikat e të menduarit e të vepruarit, nuk e duan Evropën se ajo ka ligje, ka norma demokratike, të cilat u rrëzojnë privilegjet me të cilat janë mësuar si pashallarët e kuq. Këta duan gjithmonë tranzicion dhe anarki të pafundme, ndaj i nxisin e i organizojnë ato. Po të ishte e vërtetë që në Shqipëri ka demokraci, prona duhet të kishte kaluar që në fillim tek i zoti dhe i burgosuri politik, i cili nëpërmjet punës së rëndë e të papaguar duhej të ishte në nivelet më të larta të shoqërisë. Ne vërtetë që nuk kërkuam hakmarrje e revanshe, por edhe qëndrimin e mbajtur deri tani nga forcat politike e qeveritarët nuk e meritojmë. Meritojmë më shumë. Të mos spekulohet me qëndrimin tonë dinjitoz e fisnik. Si ka mundësi që qeveritarët që s’kanë pasur asnjë lloj pasurie, u bënë pasanikët më të mëdhenj të tokave dhe pronave të ndryshme dhe shpërndarja e tokës bujqësore me ligjin 7501, a nuk është i ngjashëm me atë të Reformës agrare të 1946-ës dhe shtetëzimi i bagëtive dhe i pasurive të tjera më 1948-ën? Që në vitin 1991, kur u përmbys komunizmi e socializmi, pasuria të kthehej tek i zoti, tek origjina. Këto janë parimet bazë të demokracisë. Pra në Shqipëri, që në themel, nuk ka demokraci, por revizionizëm teorik…Atë revizonizëm që bëri Hrushovi më 1956-ën, komunistët shqiptarë e bënë më 1991, se nuk shkonin më format e vjetruara. Ata nuk mund të dalin nga kornizat e tyre…Ne të përndjekurit politikë përqafuam atë forcë politike që emërtoi veten si forca lëvizëse demokratike drejt botës perëndimore. Një pjesë nga ne u ngjitëm në tribunat e PD-së për fitore dhe pas nesh vinte e gjithë klasa jonë. Ne ishim njerëz politikë dhe i kishim studiuar kohët dhe rrethanat se çfarë kishte ndodhur nëpër vendet e tjera të botës në kohë luftërash, revolucionesh, ose përmbysje të mëdha politike. Ne të burgosurit politikë zgjodhëm rrugën e bashkëpunimit me të gjitha ato forca që aspironin për demokraci që vendi të mos bëhej Hungaria e 1956-ës, Indonezia e 1965-ës, Revolucioni kulturor kinez, Kili i Pinoçetit më 1973-shin, Kamboxhia e Pol Potit dhe as Rumania e Çausheskut. Dhe për këtë nuk jemi pishman. Parimin që problemet t’i zgjidhte arsyeja, toleranca dhe jo forca, se atëherë nuk do të kishte dallim demokracia nga diktatura, ishte më i gjeturi e më njerëzori. Nëpërmjet memories që po shkruaj për Spaçin, ju drejtohem të gjithë ish-të burgosurve politikë që janë gjallë dhe të afërmve të atyre që nuk janë gjallë: -Ju drejtohem si bashkëvuajtës, si vëlla, si prind, si mik dhe shok që kemi qenë nëpër burgje, që dhembja e njërit në ato kohëra kur jetonim në kushte të vështira, ishte dhembja e të gjithëve. Ju drejtohem me mendimin tim që të gjithë ne, siç jemi, si brenda dhe jashtë vendit, sipas fuqisë ekonomiko-financiare, të ngremë një stacion televiziv bashkëkohor në një vend sa më të përshtatshëm, për të nxjerrë në dritë vuajtjet tona, përse vuajtëm dhe kush na i shkaktoi këto vuajtje, atë persekutim, diskriminim dhe gjenocid, sepse donim Shqipërinë evropiane. Të nxjerrim nga dheu ato kafka që kanë folur në hetuesi dhe salla gjyqi, që donin Shqipërinë demokratike, nuk donin diktator dhe diktaturë. Vendimet gjyqësore, i dënuan me vdekje, duke i hedhur nëpër varre të përbashkëta, në zalle lumi apo shpate malesh…Ato kafka të vihen nëpër tavolina ku ato të akuzojnë dhe të flasin vet. Shqipërisë gjatë sundimit komunist i është bërë edhe një zbulim tjetër minerali; ai i skeleteve të njerëzve të pushkatuar nga skuadrat e pushkatimeve në orët e vona të mesnatave. Mos t’i lemë ato kafka dhe skelete në sensacionet e çudirave kalimtare shqiptare, por ne vetë t’i marrim e t’i vendosim në vendin e duhur. Ne kemi sot potenciale njerëzore e kuadro që të kryejnë detyra të mëdha, prandaj duhet ngritur një stacion televiziv që të shfaqet para publikut shqiptar, që përse e humbën dhe sakrifikuan jetën ata njerëz në mbretërinë e komunizmit. Unë për veten time nuk do të kursehem për asnjë lloj ndihme dhe kontributi financiar, do të kontribuoj më tepër se kushdo pa pasur asnjë lloj interesi personal dhe familjar, vetëm të dalin në shesh haptazi se kush e deshi Shqipërinë dhe shqiptarët dhe cila politikë ishte ajo që i vrau ata. Kjo është thirrja ime që u drejtohet gjithë bashkëvuajtësve të mi, me qëllim që të mos e lënë punën e veprën tonë të gjakosur të denigrojë e të keqpërdoret nga apologjetë të politikës së vjetër. Duke vlerësuar e lartësuar punën e veprën e atyre që dhanë edhe jetën për ardhjen e demokracisë në Shqipëri, ne do t’u çjerrim maskën dhe do të shpëtojmë vendin nga disa pseudo demokratë ish-komunistë që e mbajnë Shqipërinë peng dhe nuk e lënë të ecë me hapin e integrimit evropian.

LETER E HAPUR:Presidenti i Këshillit Atlantik të Shqipërisë, Arian Starova: DASH në vendimin e tij është nxituar, ka gabuar

0

LETËR E HAPUR 

I nderuar Sekretar Blinken!

Pas hedhjes së “bombës morale” të Departamentit të Shtetit, në 19 maj, kundër Berishës dhe familjes së tij një pjesë e mediave shqiptare dhe e të ftuarve të saj të larmishëm janë vënë në kërkim të “viktimave” dhe të “të dënuarve”. Sepse nuk ka as viktima, as të dënuar ligjorë. As Berisha dhe familja e tij nuk janë të tillë. Ndër më zellshmit spikatin kundërshtarët e Berishës dhe të forcave politike të djathta, ku përfshihen njerëz gjithfarësh, besnikët e pandryshueshëm të regjimit të përmbysur komunist, ushtria e socialistëve të partisë dhe institucioneve shtetërore vendore dhe qendrorë dhe klientët e përhershëm në kërkim të përfitimeve prej shumicës së sotme qeverisëse. Por janë edhe njerëzit e thyer nga demagogjia e dendur dhe e gjatë kundër Berishës dhe politikës së djathtë, si edhe njerëzit qejfmbetur prej gabimeve të qeverisjeve të djathta. E gjithë kjo turmë njerëzore “noton” në një “det” me gënjeshtra që prej vitit 1997, kur Partia Socialiste organizoi revolucionin komunist në jug të Shqipërisë. Megjithatë, le të fillojmë të arsyetojmë.

A është Berisha udhëheqës politik, i cili nuk ka bërë asnjë gabim? Sigurisht që jo. Ai ka folur shumë herë, duke i pranuar gabimet e veta dhe opinioni publik e ka dëgjuar. Në vitin 2013 i humbi zgjedhjet, u largua si Kryeministër dhe dha dorëheqjen prej drejtimit të Partisë Demokratike. Ndërkohë, fushata e shpifjeve kundër tij e nisur në vitin 1997 ka vazhduar me çdo mjet edhe pas vitit 2013 dhe ende vazhdon. Jo vetëm e kanë quajtur të korruptuar, por e kanë akuzuar paturpësisht edhe për vrasje. Më qesharakja prej tyre në atë kohë ishte akuza se paska dashur të “bombardojë Vlorën” në vitin 1997!!! Dhe nëse Departamenti i Shtetit tani e ka cilësuar si të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA, sepse sipas informacioneve të OJQ-ve, mediave dhe qeverisë shqiptare, ai ka “favorizuar pasurimin e aleatëve të tij dhe të pjesëtarëve të familjes”, “është përfshirë në veprime korruptivë”, “ka shpërdoruar fondet publike dhe proceset publikë” dhe ka shpërdoruar besimin e publikut shqiptar ndaj institucioneve”, kjo është diçka që mbetet për t’u vërtetuar nga drejtësia shqiptare. Berisha e bëri veprimin e tij, kërkoi të sqarohet e vërteta e shpifjeve ndaj tij, nëpërmjet një studioje avokatie franceze, sepse ajo shqiptare ende ka probleme. Pra, deri tani vendimi i Departamentit të Shtetit, mbetet një veprim në rrafshin moral. Gjithsesi, edhe si veprim i tillë, ai nuk u shmanget disa kundërshtive dhe përdorimit të standardeve të ndryshëm vlerësues. Si mund të merren për fakte vlerësues ato çka thuhen në media, kur dihet se me median ka probleme serioze në Shqipëri?! E njëjta gjë mund të thuhet edhe për informacionet e marra prej institucioneve qeveritare shqiptare, të cilat janë shumë të politizuara kundrejt opozitës dhe udhëheqësve të saj?! Përse pikërisht tani dhe jo menjëherë pas largimit të Berishës prej pushtetit dhe partisë?! Përse as pjesëtarët e familjes së tij nuk janë dënuar moralisht më parë?! Përse Shqipëria u pranua në NATO në vitin 2009 dhe iu hoqën vizat Schengen në prag të vitit 2011, kur dihet se si NATO edhe BE janë tejet të ndjeshme ndaj korrupsionit?! Përse në raste të tjera të mirënjohura të Ballkanit Perëndimor nuk kemi parë e as dëgjuar një dënim të tillë moral?! Veprimi dënues moral i Departamentit të Shtetit ka shpërfillur edhe disa të vërteta historike të Shqipërisë së tridhjetë vjetëve të fundit, të cilat lidhen edhe me Sali Berishën. Orientimi strategjik i Shqipërisë drejt SHBA-së dhe institucioneve euroatlantikë anëtarësimi në NATO dhe përparimi drejt BE-së, bashkëpunimi shumë i ngushtë me SHBA për çështjet themelore të zhvillimit të Shqipërisë dhe të paqes e sigurisë rajonale të Ballkanit, zhvillimi i marrëdhënieve dhe ndjenjave popullore proamerikane etj. janë vetëm pjesa më e dukshme e politikave të ndjekura nën udhëheqjen e Berishës. Nga ana tjetër, përgjatë tridhjetë vjetëve, Berisha u shndërrua në udhëheqësin-simbol të proceseve dhe reformave demokratike të Shqipërisë.

Sado ta përgojojnë figurën e tij, ai edhe sot ka mbështetjen e të paktën gjysmës së popullsisë politikisht vepruese. Duan apo nuk duan kundërshtarët e tij, ai ka hyrë dhe do të mbetet në historinë e Shqipërisë. Një e vërtetë tjetër është se populli shqiptar ka mbi njëqind vjet që ushqen ndjenja të fuqishme miqësie kundrejt SHBAsë, miqësi e cila ka ardhur duke u rritur dhe forcuar, madje fshehurazi edhe nën komunizëm. Ndryshe prej popujve të tjerë, shqiptarët janë mësuar që mbështetjen amerikane ta vështrojnë gjithnjë si “kyçin e artë” të zgjidhjes së problemeve të vendit dhe të kombit të tyre që prej ditëve të përpjekjeve për pavarësi në fillim të shekullit të kaluar. Prandaj, veprimi i Departamentit të Shtetit nuk ndikon për mirë edhe në ndjenjat dhe mendësinë e një pjese të madhe të popullsisë shqiptare. Aq më shumë kur të metat serioze të qeverisjes së sotme u kujtojnë shqiptarëve regjimin e vjetër totalitar.

Edhe një koment i fundit.

Unë nuk mund ta di saktësisht se si është ka qenë e mundur që Departamenti Amerikan i Shtetit të marrë atë vendim kundrejt Berishës dhe familjes së tij. Një gjë e mendoj si të sigurt, të paktën faktin që është nxituar dhe ka gabuar. Fatmirësisht, nuk jam më i vetëm në arsyetimin tim. Nëse është menduar se kështu të mund t’u dalë frika njerëzve të “drejtësisë së re” dhe të fillojë ndëshkimi i “peshqve të mëdhenj”, përsëri kanë gabuar, sepse kanë ngatërruar edhe radhën e veprimeve, edhe “peshqit” që janë shtuar aq shumë në akuariumet institucionale duke shpërdoruar pasuritë që u përkasin taksapaguesve shqiptarë.

I nderuar Sekretar Blinken! Opozita e sotme shqiptare vërtet ka bërë disa veprime të rënda shpërfillëse kundrejt sistemit politik neoliberal demokratik të Shqipërisë, por kjo nuk mund ta përligjë harresën e Departamentit të Shtetit kundrejt një regjimi që investon për “zbukurimin” e një Shqipërie, vetëm për të fshehur korrupsionin gjigant dhe narkokartelet që po tronditin çdo javë sigurinë e familjeve shqiptare me vrasjet e tyre. Drejtësia e re shqiptare e shumëdëshiruar nga të gjithë shqiptarët, nuk mund të fillojë të veprojë duke e pagëzuar me “gjakun” e “kurbanëve” të gabuar, sepse do të bëhet e vjetër që ditën e saj të parë. BRUMI : GAZETA TELEGRAF

Shtyhet finalja e Kupës, FSHF kërkon tifozë në stadium për mbylljen e sezonit

0

Para dy ditësh, Federata Shqiptare e Futbollit, i ka nisur një kërkesë zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Sporteve, që të hapi dyert e stadiumit “Air Albania” për një numër të kufizuar tifozësh në ndeshjen finale të Kupës së 69-të të Shqipërisë.

Për këtë arsye, FSHF ka vendosur, që ndeshjen finale të Kupës midis Skënderbeut dhe Vllaznisë, nga data 30 ta spostojë më 31 maj, në pritje të një përgjigje pozitive nga organet vendimmarrëse shëndetësore, duke patur parasysh që gjatë javëve të fundit, numri i të infektuarve është reduktuar ndjeshëm në vendin tonë.

Modalitet e hapjes së stadiumit, do të bëhen të ditura, vetëm nësë organet shëndetësore do të ndezin dritën jeshile për praninë e tifozëve shqiptarë në shkallët e stadiumeve, çka në mjaft vende të kontinentit tashmë janë zyrtarizuar…

Absurdi i racizmit të hershëm në SHBA shkarkon sot nga puna profesoreshën e letërsisë në Universitetin e New York-ut

0

Klajd Kapinova

 

Profesoresha e Universitetit të Shën Gjonit, u pushua nga puna në Universitet pse kishte lexuar fragmente nga libri: “”Pudd’nhead Wilson“, shkruar nga shkrimtari i famshëm amerikan i Mark Twain.[1]

Pedagogia prof. Hannah Berliner Fischthal, tha se nuk ishte në dijeni se si politika racore ka shpërthyer në universitetet e të gjithë vendit.

Në një kthesë të denjë për vetë Mark Twain, një profesoreshë e Universitetit St. John’s është pushuar nga puna, për leximin para studentëve të saj të një pjese letrare, që përmban fjalën Neger (z… ose njeri me ngjyrë) nga romani anti-skllav i Mark Twain “Pudd’nhead Wilson“, shkruar në vitin 1894.

Një vit më vonë më 1895, romani është përshtatur (kthyer në libret si dramë artistike) dhe luajtur në teatër, kurse në vitin 1916 vepra në fjalë është kthyer në film, kurse si film në ekranet e televizorit është shfaqur në vitin 1984, në përkujtim të 100-vjetorit të botimit të romanit.

Profesoresha ebreje Hannah Berliner Fischthal, jep mësim (leksione) prej 20 vitesh në klasën e saj në lëndën Letërsia e Satirës, në Kolegjin Katolik Saint John’s në Queens në shtetin e New York-ut. Ajo shqiptoi fjalën N… vetëm një here, gjatë një ore rutine leksioni në klasën e saj më 10 shkurt 2021.

Profesoresha e kulturuar si naïve, nuk e dinte se me cilin nivel kulturorë dhe tolerance të studentëve të saj kishte të bënte, pasi ajo u shpjegoi për herë të parë atyre kontekstin e fjalës N… dhe tha se shpresonte që ajo të mos ofendonte askend.

Po nuk ndodhi kështu. Nëse profesoresha e letërsisë do të ishte një grua me ngjyrë afrikano amerikane, nuk do të ishte bërë kaq zhurmë e madhe për fjalën N të rilexuar nga romani i shkrimtarit amerikan të shek. XIX.

Disa studentë me ngjyrë e gjykuan profesoreshën e tyre pse e tha fjalën N, të cilën ajo po e lexonte direkt nga libri dhe nuk e krijoi nga mendja e saj. Ata e gjykuan atë vetëm pse profesoresha veterane e universitetit ishte e bardhë. Nëse profesoresha do të ishte me ngjyrë dhe do të lexonte një roman të shkruar nga një shkrimtar me ngjyrë dhe do të rilexonte fjalën i Bardhë a do të quhej racizëm!?

Studentët e kolegjit katolik e dinin shumë mire se profesoresha e tyre po shpiegonte përmbajtjen e romanit dhe personazhet e tij në orën e zakonshme të letërsisë. Nga ana e tjetër, profesoresha nuk i ishte drejtuar askujt me gisht me fjalën N, por e kishte rilexuar fragmentin e librit, që ishte pjesë e programit mësimor, dhe që sot fatmirësisht ndodhet në shtëpitë e amerikanëve dhe libraritë e të gjithë shtetëve të SHBA-së. Gjithsesi, libri është një dritare në jetën kulturore dhe historike, për të mësuar më shumë nga koha dhe historia kur autori e ka shkruar atë.

Kështu në pamundsi të kritikojnë shkrimtarin dhe shtëpinë botuese, apo Sekretarin e Arsimit të SHBA-së (e njëjtë me detyrën e Ministrisë së Arsimit në Shqipëri), që kishte botuar librin, disa studentë me ngjyrë afrikano amerikanë shkarkuan zemërin e tyre tek profesoresha dhe jo tek shkrimtari i madh, që e kishte shkruar atë vepër letrare me një qëllim të caktuar, për të kritikuar dallimin racor dhe skllavërinë asokohe.

Nga kjo del, se niveli dhe diapazoni kulturorë, historik dhe kultura e disa studentëve të rinj amerikanë me ngjyrë lë shumë për të dëshiruar, mbasi shpesh reflektojnë formimin e tyre të cekët dhe injorancën e kultivuar nga mjedisi i ulët kulturor e shoqërorë.

Por ana e tjetër medaljes është se hipokria e tyre manifestohet dukshëm në ditët tona, mbasi këtu ka kongresmenë, senatorë, governatorë etj., apo edhe deri edhe kryetari i shtetit “demokrati” Joe Biden, i cili, gjatë karrierës së tij politike kontradiktore si senator në Senatin Amerikan (për 47 vjet), i ka ofenduar vazhdimisht njerëzit me ngjyrë afrikano amerikanë, të cilët gjithashtu nga ana e tyre i kanë kaluar me heshtje këto incidente plot koshiencë, të përsëritura me ndërgjegje dhe zë të lartë publikisht nga senatori i tyre demokrat.

Mark Twain ishte një nga shkrimtarët e parë amerikanë që përdori dialektin aktual“, tha profesoresha e letërsisë Fischthal. “Fjala N…, përdoret vetëm në dialog. Ajo ishte folur apo përdorur zakonisht në shtetet e jugut, përpara Luftës Civile Amerikane, kur dhe zhvillohet historia në fjalë.”

Sot fjala N…, përdoret gjerësisht mes bisedave të përditshme të lira, grindjeve me armë zjarri mes shokëve të komunitetit me ngjyrë, etj. Unë këtë fjalë e dëgjoi këtu në New York shpesh nga goja e afrikano amerikanëve dhe të grupeve hispanjike, të cilët ia thonë njeri-tjetrit edhe pa shkak në tren, avion, tragete, supermarket, qendra të mëdha bisnesi, autobuzë, rrugë, poshtë pallateve shumëkatëshe etj.

Unë nuk besoj se këto persona nuk e kanë lexuar romanin e shkrimtarit amerikan apo të shqetësohen shumë për përdorimin e kartës së racizmit, që po përdorin sot politikanët dhe “liderët” e komuninitetit me ngjyrë.

Si ka mundsi që në universitet studentët të mos e kuptojnë profesoreshën e tyre në orën e letërsisë!? Si ka mundsi që studentët më ngjyrë nuk i kuptojnë deklaratat e ish senatorit dhe ish zv/Presidentit të SHBA-së në kohën e administratës së Barack Hysen Obama kur ato tashmë i dijnë publikisht të gjithë populli amerikan!?

Leksioni i profesoreshës ebrej ka qenë brenda auditorit, kurse deklaratat e përsëritura të Joe Biden janë bërë publike publike para senatorëve, rrjeteve të shumta televizive, gazetave dhe popullit amerikanë, të cilat i di shumë mirë, sikurse i di edhe ish Presidenti me ngjyrë demokrati Barack Hysen Obama!? Pse komuniteti me ngjyrë përdor dy standarte një për profesoreshën e univeristetit e cila u shkarkua nga detyra dhe një tjetër për ish senatorin dhe zv/ Presidentin demokrat sot kryetar shteti Joe Biden!?   https://www.cnn.com/2019/03/07/politics/biden-1993-speech-predators/index.html

Një ditë pas orës së leksionit për romanin e shkrimtarit amerikan, profesoresha e letërsisë mori një email nga një studente e revoltuar, e cila tha se duhej të largohej nga universiteti pse përdori fjalën N…, për shkak të përdorimit të një “turpi të papërshtatshëm” nga Fischthal.

Pse studentët me ngjyrë të komunitetit afrikano amerikanë nuk perjashtohen nga shkolla kur përdorin fjalën e zakonshme sot N…, në praninë e njerëzve të bardhë etj., në ambientet publike sikurse si në shkollat e mesme dhe universitetet, në stacionet e trenave, në qoshet e rrugëve, kur bisedojnë me njeri tjetrin në rrugë, tren, aeroporte, stadiume, takime të zakonshme me njeri tjetrin etj., etj.!?

Unë këtë fjalë për herë të parë e kam mësuar në SHBA dhe jo Shqipëri, kur njerëzit me ngjyrë ia thonë njeri tjetrit pa asnjë paragjykim. Racizmi nuk ekziston në ligjet demokratike amerikane, por vetëm në gojën e politikanëve demokratë, që e përdorin kartën e racizmit sa herë që ata kanë nevoj, vetem për të fituar karriget politike zyrtare administrative nga zgjedhjet rutinë.

Romani me titull: “Pudd’nhead Wilso’n”, i shkrimtarit amerikan Mark Twain, tregon historinë e një bebe të bardhë dhe një bebe me ngjyrë afrikano amerikane, që ndërrohen gjatë lindjes në maternitet.

Ishte e panevojshme dhe shumë e dhimbshme për të dëgjuar,” shkroi studentja në email-in e parë, sipas gazetës The Post.

Fischthal me keqardhje i kërkoi falje studentes që e kishte keqkuptuar, në një email dhe krijoi një diskutim privat në internet për çështjen që ajo e titulloi Gjuha e pandjeshme.

Unë kërkoj falje, nëse e bëra ndokënd të pakëndshëm në klasë, duke përdorur një turp, kur citon dhe diskuton tekstin. Ju lutemi ndani mendimet tuaja,” shkroi profesoresha Fischthal.

Gjashtë studentë u përgjigjën, përfshirë ankuesen fillestare. Dy mbrojtën Fischthal dhe pjesa tjetër thanë që fjala N… nuk duhej përdorur. Fischthal gjithashtu ftoi studentët të diskutojnë mbi polemikat gjatë klasës tjetër, por ajo tha se fjala N… nuk u përdor nga askush gjatë atij diskutimi.

Pudd’nhead Wilson, është botuar në vitin 1894. Ai është një nga romanet më pak të njohur të shkrimtarit Mark Twain. Romani në fjalë, përqendrohet në absurdin dhe tragjedinë e racizmit dhe skllavërisë.

Djali biologjik i Roxy, megjithatë, rritet të jetë një përbindësh i prishur ndërsa djali biologjik i prinderit që e adoptoi rritet si një njeri i përulur me karakter. Historia kthehet në një mister vrasjeje në fund, kur djali biologjik i Roxy kryen një krim të egër dhe identiteti i tij i vërtetë zbulohet.

Romani satirizon të gjithë institucionin e keq të skllavërisë. Qëllimi i këtij romani ishte se nuk ka asnjë ndryshim të qenësishëm midis njerëzve me ngjyrë dhe të njerëzve të bardhë. Rrobat dhe edukimi janë ato që i dallojnë njerëzit. Të dy djemtë në histori duken saktësisht të njëjtë, edhe pse njëri është me ligj skllav, dhe tjetri është një djalë i bardhë i privilegjuar,” tha prof. Fischthal për gazetën konservatore New York Post.

Pedagogia e univeristetit prof. Fischthal, tha se ajo nuk ishte në dijeni të asaj se si politika racore ka shpërthyer në universitetet rreth vendit, por tha se ajo ishte “tmerruar” nga çështja e një instruktori tjetër shtesë të Saint John’s University, Richard Taylor.

Taylor u pushua nga puna në fillim të këtij viti (2021), kur studentët me ngjyrë u ankuan se ai ishte racist, për shkak të pyetjeve që ai bëri gjatë një mësimi që përfshinte skllavërinë.

Prof. Hannah Berliner Fischthal u pushua nga puna në 29 prill 2021, pas një hetimi në shkollë. (Brititte Stelzer, New York Post).

Unë kurrë nuk kam menduar se kjo do të ndodhë me mua,” tha Fischthal, e cila është vajza e një ebreji, ish të burgosuri (me numër në krah) në kampet e internimit dhe shfarosjes të nazizmit gjerman, gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore.

Qëllimi i këtij romani ishte se nuk ka asnjë ndryshim të qenësishëm midis njerëzve me ngjyrë afrikano amerikanë dhe të bardhëve. Rrobat dhe edukimi, janë ato që i dallojnë njerëzit.

Të dy djemtë në histori duken saktësisht të njëjtë, edhe pse njëri është me ligj skllav, dhe tjetri është një djalë i bardhë i privilegjuar. Familja e profesoreshes, që i mbijetoi Holokaustit, ka qenë viktimë e racizmit gjerman dhe se pushimi i saj nga puna është krejt absurd. Kush më mirë se sa ajo e di domethënien e fjalës racizmit.

Nëse nuk diskutohen librat e autorëve amerikanë apo botërore në universitetin amerikane, ku ato mund të diskutohen lirshëm dhe pa paragjykime. Pse duhet të kemi frikë nga liria e shprehjes?

Këtu në SHBA, hipokrizia dhe dystandartësia (dyftyrësia) është e hapur dhe e pamoralshme, pikërisht nga ata që flasin për racizmin, që fatkeqsisht ka ekzistuar si plagë e rënë e shoqërisë amerikane shumë shekuj më parë. Ata kujtohen për këtë temë dukuri negative dhe e përdorin si kartë politike dhe përfitimi sa herë që janë zgjedhjet presidenciale dhe ato për karriget politike në Senat dhe Kongresin Amerikan.

Sa herë që artificialisht në mediat amerikane ndezën fitilat e “racizmit” shumë shekuj më parë, shtypi i majtë globalist spekulon hapur, për të manipuluar votuesit demokratë naiv, që janë shumë të ndjeshëm ndaj këtij fenomeni të kaluar të shoqërisë amerikane.

Ish senatori Joe Biden në vitin 1993 dhe më përpara në Senatin Amerikan është shprehur shumë keq për njerëzit me ngjyrë të komunitetit afrikano amerikanë. https://www.cnn.com/2019/03/07/politics/biden-1993-speech-predators/index.html

Asnjë prej tyre asokohe dhe sot nuk flet për deklaratat e Biden-it në vite të ndryshme ndaj komunitetit me ngjyrë dhe komuniteteve të tjera jo të bardhë. Governatori demokrat i Virgjinias në rininë e tij në universitetet ishte lyer me bojë (ngjyrë) të zezë, për të imituar këngëtarin e famshëm me ngjyrë Michael Jackson para 3 vitëve dhe deri më sot asnjë lider i komunitetit me ngjyrë nuk ka protestuar dhe nuk ka kërkuar nga ai që të jap dorëheqjen nga detyra si governator, por përkundrazi ai me arrogancë tha se nuk kishte ndërmend që të jap dorëheqjen.

Governatori kishte dalë në universitet në një foto pas diplomës me një person tjetër i bardhë, që ishte i veshur me kapuc të bardhë, në formën e piramidës sikurse e mbanin vazhdimisht njerëzit e organizatës së supremacistëve të bardhë të Ku Klux Klan.

… Asnjë nga studentët e univeristeteve ultra liberale amerikane nuk ka protestuar kundër governatorit demokrat, sepse ai është antar i Partisë Demokratike Amerikane dhe është zgjedhur aty nga votat e komunitetit demokrat me ngjyrë afrikano amerikanë.

Profesoresha Fischthal, ka të drejtë kur thotë, se: “Unë jam një nga njerëzit e fundit, që duhet të akuzohet për racizëm. Unë e di se ku të çon dhe e di se ku përfundon. Në çdo klasë unë mësoj të këqijat e stereotipizimit.”

Por fjalët dhe ndjesat e sinqerta të profesoreshës dhe përpjekjet e saj për të adresuar çështjen në fund të fundit nuk e ndihmuan atë. Kështu më 3 mars 2021 ajo u thirr në një takim me HR në lidhje me përdorimin e saj të fjalës N… në klasë, diskutimin pasues të saj dhe një koment që ajo pretendohet të ketë bërë në lidhje me “flokët” e një studenteje me ngjyrë afrikano amerikane.

Prof. Fischthal, tha se ajo bëri vetëm një vërejtje, në lidhje me kokën e një studenteje, që ishte mbështjellë gjatë orës së mësimit dhe nuk kishte asnjë lidhje me flokët e saj.

Ajo tha se u kritikua gjithashtu për përmendjen e përvojës së familjes së saj në Holokaust gjatë ores së mësimit. A nuk janë njësoj si Holokausti apo Racimi i gjermanëve nazistë kundër ebrejve me racizmin, që ka ekzistuar në SHBA shumë kohë më parë!?

Fischthal tha se ajo gjithmonë merrte vlerësime të mira të performancës si nga shefat e saj ashtu edhe nga studentët. Me sa duket këto vlerësime pozitive për te paskan qenë hipokrite nga përdoruesit e zakonshëm të lëvdatave.

Avokatët e FIRE (Fondacioni për të Drejtat Individuale në Arsim) i dërguan meshtarit katolik Rev. Brian J. Shanley, president i Saint John’s University, një letër të vonë duke e thirrur atë për të rivendosur Fischthal.

Puna e citimit (të Mark Twain) në një orë mbi satirën bie plotësisht brenda mbrojtjes së dhënë nga liria akademike, e cila u jep anëtarëve të fakultetit dhomën e frymëmarrjes, për të përcaktuar nëse dhe si dhe për të diskutuar studentët e materialit mund të duken fyese“, thuhet në letrën FIRE.

Kur u kontaktua nga gazeta The Post, Brian Browne, një zëdhënës i St. John’s, tha se “nëse pohimi juaj është se ajo u pushua nga puna për leximin me zë të lartë nga një roman i Mark Twain, kjo është e pasaktë”. Ai nuk pranoi të jepte hollësi, duke thënë se universiteti nuk komenton për çështjet e personelit. (Dana Kennedy, “Profesoresha e Shën Gjonit u pushua nga puna për leximin e turpit racor nga libri i Mark Twain”, New York Post, 15 maj, 2021)

Mark Twain përqendrohet në absurdin dhe tragjedinë e racizmit dhe skllavërisë. Dihet nga të gjithë se “Pudd’nhead Wilson” (1894), është një roman i shkrimtarit amerikan Mark Twain. Intriga e saj qendrore sillet rreth dy djemve (foshnjave) njëri, i lindur në skllavëri, me prejardhje me ngjyrë; tjetri, i bardhë. Dy djemtë, të cilët duken të ngjashëm, janë ndërruar që në foshnjëri kur kanë lindur dhe secili rritet në rolin shoqëror të tjetrit.

Asokohe historia u serializua me vijime në Revistën “Shekulli” (1893-1894), përpara se të botohej si një roman më vete në vitin 1894.

Dihet se shkrimtari Twain, përmes satirës tregon me humor dhe në mënyrë të dukshme gjithçka, nga politika e qyteteve të vogla dhe besimet fetare te skllavëria dhe racizmi.

Racizmi dhe natyra kundrejt edukimit. Pjesa e parë e librit duket se satirizon racizmin në shtetin jugor Misuri, duke ekspozuar brishtësinë e vijës ndarëse midis së bardhës dhe njerëzve me ngjyrë. Tom Driscoll i ri pranohet nga një familje me prejardhje të lartë virgjiane si të vetën rritet si i korruptuar, i interesuar për vetveten dhe i papëlqyeshëm në shoqëri. Gjithsesi lexuesi nuk e di, në fund të tregimit, nëse sjellja e Tomit vjen nga natyra apo nga edukata. Leximet natyraliste rrezikojnë ta kornizojnë historinë si një justifikim të racizmit bazuar në ndryshime biologjike shumë delikate për t’u parë.

 

Qëndrimet e 4 kandidatëve pas vendimit të DASH për Berishën

0

Shpallja e ish kryeministrit Sali Berisha ‘non grata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit nuk është kaluar në heshtje nga kandidatët për kryetar të PD.

Që prej ditës kur vendimi i DASH u bë publik përmes sekretarit të shtetit, Antony Blinken, i pari që reagoi ishte kreu i PD, Lulzim Basha.

Ndonëse qëndrimi i tij u komentua gjerësisht në media, Basha theksonte ndër të tjera se vendimi i DASH nuk i cenonte raportet e PD me SHBA.

“Vendimi i Sekretarit të Shtetit nuk cënon arritjet madhore të Shqipërisë nën drejtimin e Sali Berishës, kontributin e tij madhor në demokratizimin e Shqipërisë dhe reformat që e afruan vendin me partnerët tanë Euro-Atlantikë, dhe aq më pak marrëdhënien e shkëlqyer të Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne i konsiderojmë SHBA aleatin tonë strategjik më të rëndësishëm për Shqipërinë, dhe luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit si prioritet absolut kombëtar.

Partia Demokratike është e vendosur të vazhdojë pa asnjë kompromis luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në dobi të demokracisë, shtetit të së drejtës, transparencës dhe mirëqenies së Shqipërisë dhe kombit shqiptar”, shkruante Basha ndër të tjera.

Fatbardh Kadilli

Kandidati për kryetar i PD-së Fatbardh Kadilli u pyet nga gazetarët në një konferencë me mediat nëse do ta përjashtonte ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar i Partisë në qoftë se do të bëhet kryetar i partisë.

Ai tha se platforma e tij është për një parti të bashkuar, duke shtuar se Berisha është institucion më vete dhe jo deputet. Kadilli nënvizoi se ish-kryeministri e vendos vetë distancën mes vetes dhe PD-së.

“Unë flas për PD të përbashkuar, nuk ka PD që përjashton. Berisha është institucion, nuk është deputet. Është vetë zoti Berisha që vendos distancën e shëndetshme mes institucionit mes PD-së dhe tij, e them këtë duke pasur parasysh se përse e bëni pyetjen”, tha Kadilli.

Ky i fundit prezantoi sot platformën, e cila synon një PD të bashkuar dhe të hapur, duke listuar edhe zotimet e tij.

Agron Shehaj

Kandidati për kryetar i PD, Agron Shehaj nuk ka preferuar të komentojë vendimin e DASH për shpalljen ‘non grata’ të ish kryeministrit dhe ish liderit demokrat, Sali Berisha.

I pyetur dje nga gazetarët gjatë konferencës së mbajtur pasi u konfirmua nga Kryesia e PD si një nga kandidatët për garën e 13 qershorit, nëse do ta largojë Berishën nga grupi parlamentar nëse fiton postin e kryetarit të PD, Shehaj përmendi meritat e ish kryeministrit për integrimin e vendit në BE.

Jemi të vetëdijshëm që lideri historik i PD ka kontribut të jashtëzakonshëm në orientimin e vendit drejt perëndimit. Për deklarimit të Berishës non grata personalisht nuk dua të jap asnjë koment”, tha Shehaj.

Edith Harxhi

Shpalljen “non grata” të Sali Berishës, Harxhi e cilësoi si një tronditje për PD, ndërsa tha se ishte trishtuar dhe shokuar nga vendimi.

Ka qenë një ngjarje e trishtë për demokracinë në Shqipëri. PD ka marrë një shkundje shumë të fortë. Berisha mbetet personalitet ka kontribut të vyer në PD. Edhe unë si shumë demokratë të tjerë, jam shokuar dhe trishtuar”, tha Harxhi mbrëmë në Open.

Lidhur me padinë e Berishës në Francë, ndaj sekretarit Blinken, Harxhi tha se e vlerëson qëndrimin e ish-kryeministrit.

“E vlerësoi qëndrimin e tij për ta kthyer në një betejë individuale”, tha Harxhi

E pyetur në Top talk nëse a do e pranojë ajo mbështetjen e Berishës, në një kohë që ai mori një goditje të fortë nga amerikanët, ajo tha se pa dyshim se PO.

Po, jam e sigurt që do më mbështesë, se jam më e vjetër, jam e sigurt që do ai do ta bashkojë partinë dhe jo ta përçajë. Nuk kam fol me të por ai do bashkimin e partisë”, tha ajo.

Zoti Berisha ka një përballje personale ne gjykatë për të mbrojtur siç tha ai dinjitetin e tij dhe me këtë dua tu them se kjo është zgjidhja e tij, ai tha që mbetet pro amerikan i fortë.

PD është një fryt, i SHBA, megjithë mbështetjen që ka marrë në fillimet e saj në vitet 90 , ashtu siç është dhe Berisha me përkrahjen që mori atëherë nga Bush.
Nuk besoj fare që këtu ka një ndarje dhe nuk ka një zgjedhje , për vetë faktin se SHBA mbeten aleat parësor dhe strategjik i PD”, tha Harxhi më tej.

Cili do jetë stacioni i fundit i Veliajt: Karrigia e Ramës apo SPAK?

0

Erion Veliaj që kur u katapultua në MJAFT e më pas në majën e PS-së e pushtetit të Rilindjes, e ka një destinacion fundor. Por cili është ai dhe a është e vërtetë lufta e brendshme e udhëhequr prej tij kundër Edi Ramës, me synim marrjen e Partisë Socialiste?

Për shumëkënd ky duket një konspiracion, por për grupimet brenda Partisë Socialiste dhe strukturave të pushtetit qendror e vendor, kjo ‘luftë’ është e vërtetë dhe madje e mirë-planifikuar.

Është një betejë permanente, e cila ka nisur shumë vite më parë. Herë intesifikohet dhe herë shkon drejt armëpushimit të përkohshëm, por kurrë nuk pushon.

Të dy nuk e fshehin, se janë të përkëdhelurit dhe të investuarit e mëdhenj të Xhorxh Soros në Shqipëri. Se janë të mbrojtur nga tentakulat e tij ndikuese politike, financiare e diplomatike në Europë dhe SHBA.

Por mburoja që marrin prej spinofeve të Soros nëpër kancelaritë perëndimore, nuk do të mjaftonte.

Erion Veliaj kuptoi një ditë se kurrë nuk do t`ja zinte vendin në parti Edi Ramës, vetëm duke shpresuar te Soros dhe ndikimi i tij nëpër shumë kancelari.

Kjo ka ndodhur në periudhën kur ‘Fondacioni’ përpiloj planin e ri konfigurimit të kufijve të Kosovës dhe Edi Ramës ju dha një rol kyç.

Nga ana tjetër rivali i tij kryeministër paralelisht me mbrojtjen diplomatike të siguruar nga Soros, po fuqizohej në mënyrë eksponentciale duke krijuar një shtet, ku shkrirja mafia- biznes- politikë, si dhe kapja e çdo qelize në skenën social-mediatike shqiptare ishte afatgjatë.

Paralel me shndërrimin e vendit në bazën më të madhe logjistike dhe të transitit të drogave të rënda për Europën, pastrimin e miliarda eurove në pak kohë, Rama, krijoi edhe infrastrukturën për të fituar de juro çdo palë zgjedhje.

Që kjo inxhinieri funksionoi, u pa jo vetëm në rezultatin e 25 prillit, por edhe në nxitimin e ndërkombëtarëve për ta njohur pa përfunduar procesi.

Më herët Erion Veliaj kishte kuptuar se për të spostuar shefin-rival nga partia, nuk mjaftonte vetëm mbështetja e Soros dhe spinofeve të tij diplomatike. Përball kishte një Edi Ramë të blinduar nga tutori i përbashkët, por  edhe nga krimi i organizuar i shndërruar në biznes të ligjshëm, me gjithë portofolin e tyre gjigant financiarë.

Duket se ky është momenti që kryetari i bashkisë të ndryshojë strategji dhe të vendos që të bëjë njësoj si Edi Rama; të krijojë edhe ai aleanca ku ngjizen; Mafia-Biznesi- Politika- Media.

Eksperimentin e parë e bëri në 25 Prill. Nëse Rama dhe ‘inxhinierët’ e tij ishin të zënë në atë periudhë me planin makro të votës, Veliaj eksperimentoi me sukses në qarkun e Tiranës.

Si shembull perfekt i kësaj inxhinierie mund të merret turpërimi dhe flakja nga parlamenti i ardhshëm i kryetarit të partisë në kryeqytet, Ervin Bushati dhe katapultimi spektakolar nëpërmjet një lumi votash, i Fatmir Xhafajt.

Ky ishte eksperimenti që Veliaj shpresonte të bënte edhe në parti në rast të një rezultati të ngushtë, por gjithsesi mund të shtyhet për më vonë. Veliaj është nga ata që di të presë, veçse këtë herë ka ngecur në një rrjetë të hedhur përtej detit nga antimafia italiane.

Në datën 22 Janar të këtij viti u publikuan për herë të parë përgjimet e një mega-operacioni të antimafies italiane që kishin vazhduar disa vite,  ndaj organizatës Nragheta.

Lajmi shkaktoi tërmet edhe në Shqipëri, pasi mafia më e egër dhe më e pasur në Europë kishte mbërritur brenda zyrave të bashkisë së Tiranës; në ministrinë e Shëndetësisë dhe në shumë institucione të tjera që japin tendera.

Nuk po flasim për çështjen e incerenatorit të Tiranës dhe 420 milion eurot e tij që sërish ndërlidhen me mafien përtej detit Adriatik!

Në përgjimet e antimafies italiane i dërguari i ‘Ndragheta’ në Shqipëri, Antionio Gallo, del se ka pasur edhe një takim me kryebashkiakun Veliaj për investime në kullat në kryeqytet.

Sipas raporteve ndërkombëtare në 3 vitet e fundit krimi i organizuar ka pastruar në Tiranë 1.6 miliardë euro, nëpërmjet lejeve dhe ndërtimit të kullave.

‘Do dëgjoni në këtë fushatë çudira. Do dalin që kemi qenë shokë në çerdhe me Eskobarin. Do dalin lloj çudirash’, u përpoq ta sfumonte Veliaj skandalin.

Shok me Escobarin vërtet nuk mund të ketë qenë, por nëse është mik e ortak me ata që kanë pastruar vetëm nëpërmjet ndërtimeve në Tiranë miliarda euro në vitet e fundit, po presim të na e thotë SPAK.

Kanë kaluar rreth 5 muaj dhe shumëkush ndoshta e ka harruar, por zyra e Erion Velisë po hetohet për lidhje me Ndraghetan.

Pas presionit të madh të opinionit dhe një pjese të medias, 3 ditë pas publikimit të përgjimeve të antimafies italane, në datë 25 Janar SPAK njoftoi se kishte nisur mbi të dhënat shqiptare të dosjes së antimafies për Ndragheta, procedimin penal nr. 17.

‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, ‘Grupi i strukturuar kriminal’, ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’,  parashikuar nga nenet 259, 333/a, 287 – 28/4 dhe 334 i Kodit Penal’.

Nëse i zbërthen që të gjitha këto veprave penale një e nga një, e nëse SPAK ka vullnetin e pandikuar që ti hetojë e vërtetojë, atëherë Veliaj dhe bashkëpunëtorët e tij do të bënin mirë që planin për marrjen e Partisë Socialiste, ta transformonin në plan për shpëtimin nga shumë vite burg e konfiskim pasurish.

Nuk mund të paragjykojmë SPAK, por përveç përgjimeve dhe fakteve që do të ndiqni në këtë speciale, ai mund të përdorë edhe raportet e ndërkombëtarëve për pastrimin e parave në vendin tonë dhe veçanërisht nëpërmjet ndërtimeve të shumta e gjigante në Tiranë.

Pas 5 muajve, ende nuk dihet se në çfarë niveli janë hetimet e SPAK për Veliajn, por një shtyrje pas  çështjes së plasur papritur dhe çuditshëm, ‘Berisha non grata’, duket se e kanë marrë.

Ndoshta është rastësi, por menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit Erion Veliaj nxitoi që të bënte dhe reklamonte një vizitë në Uashington DC. Doli në fotografi edhe me ndihmës zëvendësin amerikan të shtetit Mathew Palmer dhe ish-ambasadorin në Tiranë Arvizu.

Mund të ketë shkuar deri në SHBA, edhe për të festuar fitoren e 25 prillit, por edhe për të kërkuar ndihmë.

Gjithsesi, dosja e antimafies italiane me 1 mijë faqe për lidhjet e Ndragheta në zyrat e Erion Velisë dhe investimet e tyre në leje ndërtimi e ngritjen e kullave në qendër të Tiranës është e freskët te zyra e shefit të SPAK, Arben Kraja.

Do të kyçet, do ta përdorë dhe ekzekutojë Drejtësia e Re e amerikanëve, Edi Rama, apo kush tjetër?!

Vetëm atëherë do të mësojmë se cili është stacioni i fundit i Erion Veliajt: Karrigia e Edi Ramës në parti, apo SPAK e më tej?!

“Non grata” për Berishën, akt kundër PD apo kundër Edi Ramës

0

Nga Enton Abilekaj –

Ata që e shohin shpalljen non grata të Sali Berishës, si një mbështetje për Edi Ramën, stabilokracinë dhe regjimin, i kërkojnë Partisë Demokratike të mbajë një qëndrim më të fortë në mbështetje të liderit historik.

Deklarata e Lulzim Bashës, që kujdesej të mos lëndonte SHBA, u pa si një mungesë guximi për të reaguar ndaj një padrejtësie që i bëhej opozitës në përgjithësi dhe babait të tij politik në veçanti.

Në këtë linjë logjike, duket sikur opozita është e sulmuar nga jashtë dhe duhet të bashkohet në një front kundër regjimit dhe ndërkombëtarëve, që po punojnë për të. Sikur shoqëria civile gjithashtu duhet të mbrojë me çdo kusht demokracinë nga një koalicion Qeveri – SHBA apo Qeveri – SHBA – BE.

Pyetja që nuk merr dot përgjigje nga ky arsyetim është: Pse SHBA duhet të godiste Sali Berishën pas zgjedhjeve?

Edi Rama i mori zgjedhjet kur Sali Berisha ishte në lista dhe bënte fushatë aktive. Pas njohjes së rezultatit nga ndërkombëtarët, edhe Basha me eksponentë të tjerë të PD deklaruan disa herë publikisht se PD do të futet në parlament, pavarësisht se nuk do i njohë zgjedhjet. Berisha nuk doli kundër këtij vendimi.

Procesi i kontestimit ligjor të zgjedhjeve, po shkon siç dëshiron Edi Rama dhe nuk ka asnjë shans të ndryshojë rezultatin qoftë edhe në një zonë të vetme, ku KAS dhe Kolegji Zgjedhor kanë zgjedhur t’i shërbejnë pushtetit përpara ligjit.

Në këto kushte, pushteti absolut i Edi Ramës nuk kërcënohej nga askush, as nga Sali Berisha me Facebook-un e tij. Pse atëherë duhet ta bënin Shtetet e Bashkuara një favor të panevojshëm për Edi Ramën? Nuk ka asnjë përgjigje racionale në këtë linjë arsyetimi.

Shpallja non grata e Berishës, është një akt i parë kundër Edi Ramës, por jo drejtpërdrejt i lidhur me të. Ai është një qëndrim politik, që tenton të influencojë politikën shqiptare, për largimin e Sali Berishës nga skena, pas 30 vitesh si deputet, 5 vitesh President dhe 8 vitesh Kryeministër.

Është një qëndrim që lidhet me domosdoshmërinë që ka Shqipëria për qarkullimin e elitave politike, si i vetmi vend që drejtohet ende, nga figurat e viteve ’90. Shpreh paaftësinë tonë për të larguar me votë, apo me drejtësi, ata që janë përgjegjës për situatën e mjerë dhe, jo vetëm që nuk largohen, por e kanë kapur për fyti vendin dhe nuk e lënë të bëjë asnjë zgjedhje tjetër.

Në këtë këndvështrim, qëndrimi ndaj Sali Berishës, që është një akt politik, jo juridik, ndihmon kryesisht për Partinë Demokratike. Largimi i Berishës, i heq barrën e trashëgimisë politike që politikisht u gjykua në 2013, ndërsa historikisht do të gjykohet nga brezat e ardhshëm.

Qëndrimi i tij ndaj investimit kryesor të SHBA, Reformës në Drejtësi, penalizonte gjithë Partinë Demokratike, ndaj vendimi i DASH, ishte lehtësues, pasi ia hoqi barrën PD dhe ia ngarkoi Berishës. Nuk lidhet vetëm me SHBA, as vetëm me BE.

Edi Rama me posterin e Berishës dhe Metës, tentoi të trembte votuesit në 25 prill, pasi argumentet politikë kundër sfidantit të vërtetë ishin të pamjaftueshëm. I thirri kujtesës së 2013, kur 1 milion shqiptarë u derdhën në kuti për ta larguar nga Kryeministria.

Në këtë kontekst, kur zgjedhjet mbaruan dhe Sali Berisha me kontributin e tij ishte i pamjaftueshëm për të rrëzuar Edi Ramën dhe kur ndërkombëtarët, edhe për shkak të tij, nxituan të njohin zgjedhjet, nxitja që vjen për të larguar Berishën, nuk është pro, por kundër Ramës, e bën partinë më të madhe të opozitës shumë më të pranueshme, brenda dhe jashtë vendit.

E ekspozon Edi Ramën si politikanin më të vjetër dhe më konfliktual, ia heq alibinë që gjente tek lideri historik i PD-së. I heq Edi Ramës licencën ndërkombëtare për të masakruar zgjedhjet. Krijon premisën për një epokë të re, për rifreskimin e politikës.

Pavarësisht pozitës së vështirë, pavarësisht detyrimit për të mbrojtur liderin historik, PD nuk mund të dalë kundër një akti politik që e favorizon. Largimi i politikanëve që dominuan tranzicionin, është një fillim i mirë për vendin dhe lajm i keq për të gjithë kategorinë, ku bën pjesë edhe Edi Rama

Skandalozi Sokol Balla në krye të RTSH-së?

0

Mandati 6-vjeçar i drejtorit në detyrë Thoma Gëllçit përfundoi dy javë më parë.

Gëllçi u largua nga zyrat dy ditë e shkuara pasi drejtoi gjashtë vjet këtë institucion, televizionin më të madh publik në vend, ku solli jo pak reforma, kryesisht në transemtimin dixhital, një reformim më shumë të imazhit dhe të infrastrukturës së televizionit sesa një reformë të vërtetë strukturore dhe thelbësore për këtë televizion. Gjithsesi mandati i Gëllçit mbaroi. Tashmë është koha për të gjetur rivalin e tij.

Mesa duket mazhoranca socialiste edhe pse i ka shtrirë dorën opozitës nga njëra anë nga ana tjetër po nxiton të kapë çdo vend në institucione publike, i cili shpesh herë është diskutuar edhe me të. Nga njëra anë bëhet sikur opozitës po i ofrohet një konsensus dhe një tryezë diskutimesh për ndarje pushteti nga ana tjetër socialistët nxitojnë të kapin institucionet publike.

Në këtë rast mund të themi se skema pritet të funksionojë ndryshe. Pas shkarkimit të Thoma Gëllçit, pritet që Këshilli drejtues i Radio Televizionit Shqiptar të vendosë për hapjen e garës për drejtor të RTSH-së, ku një nga emrat kryesorë të përfolur që qarkullon në media është skandalozi Sokol Balla.

Sokol Balla është një emër jo i panjohur për publikun, ish drejtori i Top Channel, drejtues në media të tjera, në Vizion Plus, aktualisht me emisionin e tij në News 24. Pasi ka dështuar të gjejë një projekt të ri, pra largimin nga Irfan Hysenbelliun dhe kalimin në një projekt të ri, Sokol Balla po tenton të kapë RTSH-në.

Ndoshta Thoma Gëllçi nuk ishte më i miri për drejtimin e Radio Televizionit Shqiptar, por koha tregoi se nuk ishte dhe më i keqi.

Ka dhe më keq se Thoma Gëllçi, mund të jetë Sokol Balla. Njeriu i përfshirë pak vite më parë në një skandal publik, të cilin e justifikoi me faktin e një “tradhtie”, duke i grabitur të dhënat personale, kërkon të marrë RTSH-në.Por nuk është ky problemi i tij. Problemi është se ai është një njeri politik, është një militant i Edi Ramës, është një njeri që është përplasur ashpër me personalitete të shumta politike. Pra nuk mund të marë drejtimin e RTSH-së, një konfliktual dhe abuziv, që mund t’i shkaktojë skandale këtij institucioni sado dëshirë të madhe të ketë Edi Rama për t’i dhënë një kockë Ballës së tij të dytë. Kjo ngelet për tu parë pasi shpesh herë kur del emri në fillim digjesh por ndodh edhe e kundërta ku ka zë nuk është pa gjë.

Tashmë gara është në dorën e bordit drejtues por kuptohet që ai pritet të marrë komandën politike.

Pasi të hapet gara do të jenë emrat që do të aplikojnë dhe do të jetë ky bord që do të vendosë, por anëtarët e tij janë të gjithë përfaqësues të PS, disa emra gjoja formalisht janë përfaqësues të opozitës por në fakt dhe ata janë asgjë më shumë e asgjë më pak se marioneta dhe leva të Edi Ramës, Endri Fugës apo Taulant Ballës.

Ajo që pritet të ndodhë me RTSH-në është fakti se institucioni nuk mund të rrijë pa drejtues, nuk mund të rrijë pa drejtor. Atë për pak kohë pritet ta menaxhojë Martin Leka në postin e nëndrejtorit, i cili është ndoshta nëndrejtori më jetëgjatë në historinë e Shqipërisë.

Por kjo ka pak rëndësi, ajo që është thelbësore është fakti se a do të mundet skandalozi Sokol Balla, konfliktuali Sokol Balla, dhe gazetari i mirë i politikës Sokol Balla, të marrë drejtimin e RTSH-së?

Kjo është një pyetje që ngelet pa përgjigje pasi, ai që i jep po-në se jo-në quhet Edi Rama nëpërmjet veglave dhe instrumentave të tij politik që lëvizin në institucione dhe strukturat që zgjedhin ato.

Tani ka dhe vetëm pak kohë për të parë proceduart që do të ndiqen dhe emrat që do të garojnë, por i pari që ka shfaqur preferencën dhe që në komunikimet e ngushta quhen të mbyllur zgjedhjen e tij si drejtor i RTSH-së është Sokol Balla./CNA.al

Haberr hallall:

0

Kush janë në të vertetë raportuesit që paskan marrë për bazë Toni Blinken dhe DASH, për t’i ndaluar hyrjen në SHBA ish kryeministrit Berisha: 

Në mënyrën më të çuditëme DASH, reagon për gazetë “SOT” (dt.21.5.2021),  duke treguar se ata e kanë marrë vendimin bazuar te raportimet e mediave, e  Organizatat Joqeveritare dhe nga vetë qeveria e Edi Ramës.

Kaq na mjafton ne shqiptarëve që perpiqemi të jetojmë të lirë, e jo me vijen e sjelljes të patronazhistëve të edverit të “rilindjes”enveriste, për të kuptuar të verteten e akuzave për të cilat i ndalohet hyrja në SHBA ish presidentit dhe ish kryeministrit të Shqipërisë,  Prof. Dr.Sali Berishës.

Po i marrim me radhë kush janë raportuesit:

Mediat e mediatikët: Në krye të mediave dhe mediatikëve që kanë rrejtë, mashtrua e fallsifikua, gjoja për “bëmat” korruptive të ish kryeministrit Sali Berisha qendron Top Kanali – perfituesi i fondeve e financimeve nga qeveria e edverit dhe trafikantëve të ndryshem pranë edverit. Me shkuarjen e Ben Blushit si drejtor i topit , u perforcua sulmi ndaj Berishes dhe atyre që raportonin me fakte konkrete masakren e vjedhjes  “nën siglen” e inçenatorëve, të miliona eurove nga bashkeshortja e Blushit, Eva Blushi dhe ortaket e saj , të njohur si trafikant , drogaxhi dhe kriminel (edhe të denuar nga gjykatat e shteteve të huaja), por të falur nga drejtësia  e partisë së edverit. Në krye të ketyre qendron “hijëshëm” Edmond Bego, miku për kokë i Taulant Ballës, numri dy i “rilindjes” dhe shpifësi më profesionist i edveristave, i dënuar si shpifës  disa herë nga gjykatat shqiptare. Me këtë rast nuk po mundem pa kujtuar edhe disa nga lumpeni i gazetarëve “model” që shëmtimi surratëror me atë moral e shpirtëror u koncidojnë në mënyrë perfekte. I pari është  Sokol Bala , ish burri një perdorimësh i ministres  të edverit e  mbesës të Beqir Ballukut, Belinda Balluku. Sokoli është dalluar e dallohet si antiberishë dje në Top Kanal e sot në një media tjetër , ku e ka çuar me mision partia… Ndersa i dyti është Muç (ose shkurt “filluronjësi”) Nano , gazetari kontravers , që sipas dekleratës  së tij është palluar nga mbrapa që 16 vjeç nga një Kuçovas, dhe që atëherë vijon të pallohet me dëshirë. Ka vite që pallimin më të mirë e ka gjetur te rilindja e edverit, mirpo sa herë i djegë by…tha nga ky pallim (se ka avancuar edhe në moshë),  shpifë e akuzon Sali Berishen… I treti në radhë vjen fëtyra e vrerosur e gazetarisë,   tregishtori Frrok Çupi të cilit i shpjegohet zulmi i tij antiberishë në sherbim të edverit me vargjet e poetit kombetar hungarez (Shandor Pëtëf):

Lehni ju or qenër / lehni sa të mbyti /

Do ju hellë një cope kockë/ që t’ju zihet goja, fyti”.

Në fakt Frrokut i zihet goja e fyti me raki , ndersa fëtyra i ka mbetur prej dekadash në shtëpinë e gjetheve. Fill pas Top Kanalit vjen Reporter TV, i italianit kontravers Karlo Bolino, i cili perveç Televizionit boton edhe gazeten (më shumë online), Shqiptarja.com,  ku si rezultat i “lehjeve” pa pushim kundër Berishës, por edhe PD-s, dhe në favorin e edverit dhe rilindjes enveriste ka perfituar miliona euro dhe pasuri , kryesisht troje të grabitura pronarëve me ndihmen e qeverisë që i sherben sipas parimit qenor , qeni ku hanë lehë. Në “lehjen”  mediatike kundër Berishes dhe në favorin e edverit rënditen pa dyshim edhe (Tv)Vizion plus e tjerë, që mbahen vetëm për të “lehur” siç i urdheron edveri e qeveri-partia. Meqense nuk dua të merzisë lexuesit , po e mbylli me mediat vizive me Tv-Klan, që e ka në pronsi rapshjani pa malësori Aleksandër Frangaj, i pas sherbimeve që po i bënë edverit e rilindjes së tij ka perfituar financime e prona publike marramendese… Ndersa nga mediat e shkruara , apo më sakt të shkarravitura, po veçoj gazetat- flet-rrufe, “Tema”,“Sot”, “Dita”, “Shqiptarja.com” etj. Kompion i këtyre flet-rrufeve është padyshim “Tema” e botuar e drejtuar nga Ymer Baze (dallabazja), ose siç e ka emrin “shkurt në shtëpinë e gjetheve” “çorapja”.  Ymeri , ose Merja siç e ka ndryshuar emrin, është modeli i një gazetari profesionist shpifës e mashtrues, me të cilat ka perfituar jo pak nga edveri e qeveria e tij. Merja para disa viteve do të publikonte gjyqin me të cilin kishte ndarë gruan e parë Edi Rama i djeshëm e edveri i sotem, kur Edi deklaronte në gjyq se gruaja e tij e parë djalin, nuk e kishte me të, pasi ai ishte impotent , por e kishte me babanë e tij Kristaq Ramen. Mirpo mbas rrahjes brutale të Mero Bazes nga nipi i Gramoz Ruçit, Gjolekë Malaj, Meroja pas “shërimit” do të kalonte si me magji në frangjinë e sherbimit të edverit dhe sektit të tij , duke shpifur, mashtruar e rrjetur kunder Berishes e familjareve të tij , gjë që e ka bërë edhe pse është dënuar nga gjykatat si shpifës.. Siç njoftova më siper po të vijoj me mediat vizive e të shkruara, me portalet e rrjetet sociale  nuk do mbaroja kurrë këtë haberr, pasi ato shtohen si kërpurdhat mbas shiut… I shton e financon parti-qeveria e edverit, ndaj po “kaloj te OJQ, (organizatat jo qeveritare). OJQ-t prej fillimit të pluralizmit e sot janë ato organizime vetëm perfituese  të donacioneve të nderkombëtarëve dhe atyre vendor. Tash tetë vite edveri i ka selektua OJQ që do ti sherbenin me besnikri prej qeni e qenusheve. Këto OJQ nuk janë të pakta , por dy dallohen për ekstremizmin e sherbimeve që i bejnë rilindjes enveriste të edveristëve, ku keto OJQ, shpifin , mashtrojnë e rrejnë sipas interesave e porosisë se edverit dhe miqëve të tij. E para nga këto OJQ , është ajo për një shoqëri të hapur , e financuar dhe ideuar nga multimiliarderi Xhorxh Soros, i njohur edhe si financuesi i shkollimit e kualifikimit të trashigimtarëve të komunizmit enverist. Kjo OJQ drejtohet nga Dalina Fico , ish gruaja e tretë e Edi Ramës, me të cilen fotografohet në plazhin  lakuriq , ku Dalina dallohet duke i “perkëdhelë” me dorë palloshin. Sot Dalina është gruaja me porosi të Edit e ministrit të brendëshëm të qeverisë së edverit, Bledi Çuçi. Ndersa e dyta është OJQ-ja me emrin miklues “Komiteti i Helsinkit , për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, ku raportimet kundër Berishes janë marrë si të mirqena , veçanarisht  ato, kur kryetare e ketij komiteti ka qenë , beniaminja e edverit, Vasilika Hysi , deputete e PS-s. Raportuesja e fundit , por ndoshta më e besuara nga  DASH dhe Blinden-it , është Edi Rama dhe parti-qeveria e tij, e akuzuar me fakte e dokumente nga PD-ja dhe kryesisht nga Sali Berisha , si qeveri antikombëtare, që bashkëpunon me kriminel, mafioz , trafikant,  drogaxhi, hajdut , të korruptuar, kombëtar e ndërkombëtar, me prapavijë antidemokratike , me të cilët po shkatërron demokracinë dhe vjedhë e grabitë Shqiptarët e Shqipërinë. DASH  dhe Blinden keto informacione tip fletë-rrufe sigurimse-komuniste , nuk do ti kishte besuar sikur në mes si “dorzanë” mos të qendronte multimiliarderi sollak Xhorxh Soros, me kredite të mëdhaja pranë Partisë Demokratike Amerikane , fituese e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit (2020)  dhe administrates së saj shtetrore. Edi Rama dhe trashigimtaret e bllokut komunist që kollonisin sot Shqipërinë, janë miqët dhe të perkdhelurit e Sorosit, ndaj dhe ky është perpjekur me të gjitha mënyrat për të ndihmuar qeverinë autokrate të rilindjes dhe kryeministrin autokrat edverin, duke tentuar të paralizojnë, apo mos ndryshe të zhurmojnë Sali Berishen, zërin më të fuqishem që denoncon me fakte e dokumente gjendjen reale-katastrofike, që e kanë çua Shqipërinë trashigimtarët e enverit të hibridizuar me mafien kombetare e nderkombetare , dhe armiqët e shqiptarëve.  Në këto kushte të zhurmëshe, edveri ka menduar se mundet të“harrohet” disi masakra elektorale e 25 prillit, dhe të krijohet “mjegull” në trojet etnike shqiptare të Kosovës , ku ujku serbo-sllav kërkon të rishkyej ndonjë cop Kosovë , me bekimin e edverit dhe ndermjetësimin e Sorosit (të vjetër e të ri).  Në fund nëse Sali Berisha do të ishte i pëfshirë në ato afera korruptive që e  akuzojnë media , OJQ-të dhe Rama (që në fakt janë një) , lindë pyetja , perse Berishen nuk e vë me shpatulla pas muri drejtësia e re e dalur nga vetingu (politik) ,  në duar të partisë-qeveri-rilindje me në krye Edi Ramen e djeshëm apo edverin e sotëm ??.

VOO: Me këtë shkrim haberr , nuk kisha ndërmend të bëjë avokatin e Berishes, pasi ai i di mirë punët e tij, siç dimë ne veprat e tij ndaj Shqipërisë e Shqiptarëve; si antarsimin në KSBE, antarësimin në NATO, Liberalizimin e Vizave, Nëshkrimin e Stabilizim Asocimit me BE-n, si dhe kontributin e tij për pergatitjen e Shqipërisë si Kandidat për në BE. Këto vepra që nuk mund ti mohojnë askush , janë realizuar si rezultat i plotësimit të kushteve të vendosura nga SHBA- BE, ky në krye të këtyre  kushteve qendronte lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Si BE-ja dhe SHBA, duke perfshirë edhe Toni Blinker do ta vlersonin e përgëzonin shtetrisht e personalisht Z.Berisha për punen e tij në 8 vitet si Kryeministër i Shqipërisë.  Gjithsesi unë po e mbyllë këtë shkrim haberr , duke besuar në sentencen popullore që thotë: E drejta vonon , por kurrë nuk harron…

Ndue  Bacaj

Shqipëri, me 23 maj 2021

POSTIMET E FUNDIT