Kreu Blogu Faqe 121

“Memorial Day” ose dita “Dita Përkujtimore”

0

Origjina,pra data e saktë e përkujtimit është e pasigurtë,por një gjë dihet se ka dalë nga tradita e Luftes Civile në  SHBA,kurë dekorimet e varreve të rënë në lufte pikrisht atë ditë bëhëshin me lule dhe flamuj.

Në vitin 1868, Gjenerali John A. Logan i Ushtrisë së Madhe të Republikës bëri thirrje për një “Ditë Dekorimi”, e cila u festua gjerësisht dhe deri në vitin 1890 çdo shtet i Veriut e kishte miratuar atë si një festë. Luftërat Botërore e kthyen atë në një ditë të përgjithshme të përkujtimit, jo vetëm për Luftën Civile. Në 1971, Kongresi Amerikan standardizoi festën si “Dita Përkujtimore” dhe ndryshoi respektimin e saj.

Festa kujtohet të hënën e fundit të majit. Festa më parë ishte kujtuar më 30 maj nga viti 1868 deri në vitin 1970.

Shumë njerëz vizitojnë varrezat dhe memorialet në “Ditën Përkujtimore“për të nderuar dhe për të vajtuar ata që vdiqën  në luftrat e  Ushtrisë së SHBA. Shumë vullnetarë vendosin një flamur amerikan në varret e personelit ushtarak në varrezat kombëtare. “Dita Përkujtimore” konsiderohet gjithashtu fillimi jozyrtar i verës në Shtetet e Bashkuara, ndërsa Dita e Punës, e hëna e parë e shtatorit, shënon fillimin jozyrtar të vjeshtës.

Pershtati RUSH DRAGU

Rindërtim i sarajeve të Gjon Marka Gjonit

0

Koha per rindertimin e Sarajeve te Oroshit ka ardhur! Qysh nga momenti i djegies se Sarajeve, ne shtator te vitit 1944 e deri sot ka kaluar nje heshtje e trishte.Rindertimi i Sarajeve te Gjon Marka Gjonit eshte nje inisiative private por nga e cila perfiton e gjithe Mirdita duke qene se ky projekt i perfunduar kthehet edhe ne nje qender te mirefillte kulture dhe e ringjalljes se historise se Oroshit.

Sarajet dote jene nje qender mikpritje per te gjithe shqiptaret dhe te huajt ne te njejten menyre ku do te prekni e shijoni aktivitete kulturore e artisike, oborr klasik dhe mbi te gjitha do te njiheni me Muzeun e Sarajeve te Oroshit. Tek Sarajet do te gjeni natyre, histori dhe kulture ne çdo kend te rindertuar.

Pergjate komunizmit, Mirdita ishte e pushtuar dhe e sunduar. Kullat e Gjomarkajve ne Orosh me gjithçka kishin brenda u dogjen dhe u shemben nga komunistet.

Familja e Gjon Marka Gjonit u fshikullua neper burgje dhe internime dhe u shpernda ne te gjithe boten. Mirditoret kaluan nje jete te veshtire 45 vjet te pushtimit komunist, kapidanet dhe udheheqesit e tyre tradicional u vrane nga komunistet, u burgosen dhe merguan.

Shpresat e Mirditoreve kane shkuar deri ne shuarje dhe endrrat e mirditasve u prene.

Jam rritur sa ne Rome sa ne New York. Ne vitin 2012, une dhe bashkeshorti im vendosem te braktisim jetesen tone ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe te fillojme nje jete te re ketu, ne Shkoder, ne banesen e familjes time.

Ishte nje vendim i veshtire per tu marre dhe nje kendveshtrim i ri i jetes time.

Jemi transferuar ne shtepine e familjareve te mi dhe sot e gjithe Shkodra eshte e dashur si shtepia jone per ne. Gjate ksaj periudhe reflektimi, kam filluar te imagjinoj rindertimin e Sarajeve dhe transformimin e tyre ne nje Muze, ne respekt e memorje te familjes dhe te historise tone, por edhe si qender kulturale per Mirditen, per tu dhene mundesi mirditasve patriote te kuptojne se ne nuk i kemi harruar.

Nuk ka kaluar nje dite e vetme qe gjyshi im Kapidan Gjon Marka Gjoni dhe babaiim Kapidan Ndue Gjon Marku nuk flisnin per Oroshin. Ishte shtepia e tyre pergjithmone.

Edhe pse te kishin ndodhur gjera mjaft te trishta ne Orosh, edhe pse kishin humbur te bijte dhe vellezerit ne lufte kunder komunizmit, gjyshi dhe babai im nuk e kane harruar kurre Oroshin dhe nuk kane dashur kurre nje vend me shume se Oroshin.

Me kaq ne mendje dhe kujtese, jetoj gjithashtu me shpresen e madhe per t’i shikuar te rindertuara Sarajet dhe per te shikuar nje fillim te Ri per Oroshin,Mirditen dhe mbare Shqiperine.

Sarajet do te jene nje qender grumbullimi e mikpritje per te gjithe shqiptaret dhe turistet te cilet do te kene rastin te njihen me historine reale te Deres se Gjomarkut, rendesine e saj historike dhe kulturore si dhe kontributin e saj per Mirditen dhe mbare Shqiperine.

Sarajet jane nje vend ku mund te reflektohet mbi historine unike te Mirdites, mbi historine e Kapidan Gjon Marka Gjonit i cili nuk i ka harruar kurre sakrificat,humbjet, kontributin e mirditasve e mbi te gjitha besimin e mirditasve te kapidani i tyre.

Si shqiptaro -amerikane, bija e kësaj familje fisnike, e transferuar tashme ne trojet e Atit te saj, dua te falenderoj te gjithe ata qe me kane pritur me krahe hapur e me kane bere te ndiehem e mireseardhur.

Atyre dhe njerezve te mbare Mirdites dua tu them: “Ta transformojme kete enderr ne realitet, t’i rindertojme bashkarisht Sarajet, e t’i gezohemi bashkarisht historise se mrekullueshme te Mirdites dhe mbare Shqiperise.

Me mbeshtetjen tuaj ky sforcim me ndihmon te ndihmoj Mirditen per te qene e njohur nga te gjithe.”

Nga Bianca M Gjomarkaj

Në 10 qershor Kuvendi do të votoj për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.Ja deputetët që mund të votojnë pro presidentit

0

Komisioni Hetimor për Shkarkimin e Presidentit miratoi raportin përfundimtar për shkeljet kushtetuese që pretendohet se ta bërë Ilir Meta. Data 10 qershor do i gjejë deputetet e Kuvendit shqiptar në një situatë të paprecedentë, ku për herë të parë në 30 vite, një parlament do të votojë për të shkarkuar një President Republike. Po sa vota i duhen socialisteve, per te ndërmarrë këtë hap?

Sipas nenit 88 të Kushtetutës, kërkohet që shkarkimi i Presidentit të Republikës të marrë jo me pak 94 vota ose 2/3 e të gjithë deputeteve. Por këto vota Partisë Socialiste nuk i ka vetë dhe do të duhet të mbështetet dhe nga deputete të tjerë. Gjithsesi faktet kanë treguar se kur mazhorancës në këtë legjislaturë i janë dashur vota në nivele të tilla, ajo i ka gjetur, si në rastin e ndryshimit të Kushtetutës vitin që shkoi.

Kuvendi i Shqipërisë, pas djegies së mandateve nga demokratet dhe LSI, dhe me zëvendësimin e tyre më të pabindurit e të dyja kampeve, ka aktualisht 122 deputetë. Por cilët nga këta 122 deputetë mund të votojnë kundër shkarkimit të Presidentit?

Potencialisht ata janë Lefter Maliqi, i cili kandidoi në zgjedhjet e fundit nën siglen e LSI, Elda Hoti, Artur Roshi, Korab Lita, kandiduan në 25 prill, si pjesë e listave të demokratëve. Gjithashtu dhe Gjetan Gjetani, i cili u largua nga PS, dhe iu bashkua LSI-së.

Nëse ndodh ky skenar, i bie që në dispozicion te socialisteve te jene 117 vota, për shkarkimin e Metës dhe duke marrë në konsideratë edhe disa vota abstenim apo kundër, PS nuk rrezikon të sigurojë votat e nevojshme për shkarkim të Presidentit. Megjithatë rezultati votimi i fshehtë, mbetet i hapur.
Seanca e 10 qershorit dhe votimi që do të rrjedhe prej saj, do të lërë topin në fushën e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur nëse gjetjet e Parlamentit, për shkelje të Kushtetues nga Ilir Meta, janë të bazuara apo jo?

Një tjetër vendim i Kushtetueses është edhe nëse këtë çështje do e cilësoje prioritare dhe do e shqyrtojë jashtë radhe, apo do vendoset në radhe pritjeje, bashkë me 180 çështje të tjera që pritet të gjykohen.

Spartak Brahos s’i vinte gruaja, Monika i qëndroi mbi kokë”

Gazetari Bejdo Malo ka treguar një situatë kur Presidenti Ilir Meta i ka shpëtuar zërin deputetit Spartak Braho, i cili aktualisht është anëtar i Komisionit Hetimor për shkeljet e Kreut të Shtetit dhe synon shkarkimin e këtij të fundit.

Në emisionin “Akrtualitet”, Malo tha se Braho që sot kërkon të shkarkojë Metën, i ka harruar të gjitha të mirat që i ka bërë Presidenti. Ai tregoi një episod kur vetë Ilir Meta ka çuar për kurim në Turqi Spatak Brahon për një problem shëndetësor me kordat e zërit.

Pjesë nga biseda:

Bejdo Malo: Po t’i numërosh të mirat që Ilir Meta i ka bërë Spartak Brahos, ore ishte i shtrirë në spitalin gjerman, e mori Ilir Meta në krahë e çoi në Turqi dhe e shëroi. Nuk kishte zë mo, i kishin ik kordat e zërit. Ilir Meta e bëri me zë, ndërsa ky mban thikën në gojë tani

Ëngjëll Musai: I ka ndenjë 4 ditë Monika tek koka se nuk i vinte as e shoqja.

Ndërsa sot, Braho është një nga kundërshtarët më të flaktë të Metës. Madje në një nga seancat e Komisionit Hetimor, Braho citoi Kodin e Procedurës penale dhe tha se ishte mjaft dakort që Metën ta sillnin edhe me dhunë në seancë dëgjimore, pasi ai i refuzoi dy herë.

PD ia thotë në sy ministrit gjerman: Zgjedhjet ishin masakër elektorale

0

Kryetari i PD, Lulzim Basha i tha sot ministrit gjerman se zgjedhjet e 25 prillit ishin një masakër elektorale. Në një deklaratë për mediat pas takimit me ministrin gjerman të Shtetit Michael Roth, Basha thab se e njoha atë me zhvillimet e fundit qe lidhen me masakren zgjedhore te 25 Prillit. Shqiperia humbi nje mundesi te arte me zgjedhjet e 25 Prillit jo vetem per demokracine dhe shqiptaret por e humbi dhe per procesin e integrimit, theksoi Basha.

“Pata kënaqësinë të pres ministrin e Shtetit Michael Roth  të cilin e informova mbi zhvillimet dramatike dhe masakrën zgjedhore të 25 prillit. Shqipëria humbi një mundësi të artë për shqiptarët, për demokracinë, por edhe për të ecur përpara me procesin e integrimit europian të vendit. Për mua mua, për Partinë Demokratike, për opozitën nuk ka mundësin tjetër dhe nuk ka mundësi më të mirë për të  ndryshuar vendin sesa procesi i integrimit europian. Ky është një proces i bazuar tek arritjet, tek meritat dhe për fat të keq në këto zhvillime siç e kemi parë edhe nga konkluzionet e Këshillit Europian apo nga Rezoluta e Bundestagut Shqipëria ka mbetur në vendnumëro për 8 vite për shkak të mosarritjeve të kushteve të vendosura  të cilat janë rënduar  edhe më shumë me zhvillimet e 25 prillit. Ne kemi bërë  gjithçka në dorën tonë, opozita ka bërë gjithçka duke filluar me konsensusin për Reformën në Drejtësi dhe konsensusin për Reformën Zgjedhore të 5 qershorit. Për fat të keq qeveria i shkeli me këmbë të dyja këto. Ajo që i kam kërkuar ministrit Roth njësoj si të gjithë miqve ndërkombëtarë është të flasin dhe të denoncojnë masakrën zgjedhore të 25 prillit para se të jetë  tepër vonë për demokracinë dhe për Shqipërinë për të mos lënë që e njëjta situatë të ndodhë që Shqipëria të vazhdojë të jetë e mbushur me kriminelë në parlament, me drogë dhe zhytur në indekset më të ulëta në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjermania ka qenë dhe është mbështetëse e madhe e Shqipërisë  në çdo front e në veçanti në rrugën e integrimit europian dhe unë për këtë dua t’i shpreh mirënjohjen më të thellë ministrit Roth, qeverisë federale, kancelares Merkel, Bundestagut dhe popullit mik gjerman”, deklaroi Basha para gazetarëve pas takimit me ministrin gjerman.

Edhe Ministri gjerman i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme federale, Michael Roth, foli për mediat pas takimit të zhvilluar me kryetarin e PD Lulzim Basha.

Roth tha se i beson raportit të ODIHR sa u takon zgjedhjeve të zhvilluara në Shqipëri, ndërsa theksoi se problematikat duhet të adresohen përmes institucioneve. “Parlamenti është vend i duhur për t‘i çuar përpara debatet mes qeverisë the opozitës”, u shpreh ai.

“Dëshiroj t’ju falënderoj për mikëpritjen tuaj z.Basha që pata mundësinë ta shijoja në ambientet e PD. Natyrisht që të gjitha kritikat që do adresohen ndaj problematikave, do të duhet të qartësoheshin dhe duhet të bëhen përmes institucioneve. I besojmë ODIHR-t që është një institucion i pavarur, që na ka mbështetur në proceset zgjedhore, nëse kanë qenë të ndershme.

Jam dakord me z. Basha që e ardhmja e Shqipërisë gjendet në BE dhe askund tjetër. Nëse kjo rrugë do të jetë e suksesshme, kjo nuk varet vetëm nga qeveria por edhe Parlamenti dhe opozita. Uroj që pas debateve të së shkuarës të gjendet një ton konstruktiv në marrëdhëniet e qeverisë me opozitën. Unë jam në politik aktiv që prej 23 vitesh, prej 8 vitesh në qeveri. Kam qenë aktiv si në qeveri ashtu edhe opozitë, të dy këto elemente janë të rëndësishme. Në një sistem demokratik jemi konkurrent, jo armiq, dhe Parlamenti është vendi i duhur për t’i çuar përpara debatet. Shkëmbimi me z.Basha ka qenë dhe është tejet i rëndësishëm.

Komisioni Europian në muajit e shkuar ka vlerësuar në mënyrë të kujdesshme dhe kritike nëse janë përmbushur kushtet nga Shqipëria për Konferencën e Parë ndërqeveritare. Komisioni ka mbërritur në një gjykim pozitiv, që i është bashkuar edhe Qeveria Federale, dhe shpresojmë që në 22 qershor Këshilli i BE të mbërrijë në çeljen e negociatave të anëtarësimit, sikurse në vendimin për Konferencën Ndërqeveritare. Ju të gjithë e dini që ky është hap shumë i rëndësishëm në rrugëtimin europian, do të jetë rrugë e gjatë, çelja e negociatave nuk do të thotë që të gjitha kushtet janë përmbushur, por Shqipëria ka një perspektivë të sigurt në BE”, u shpreh Roth. e.k

/DRONI.al/

Letra që Esad Pasha i dërgoi gazetës “Le Temps” pak para se të vritej

0

Nga Aurenc Bebja*

“Le Temps” ka botuar, të martën e 15 qershorit 1920, në ballinë, shkresën që Esad Pashë Toptani i kishte dërguar pak çaste para se të vritej nga Avni Rustemi, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Një shkresë nga Esad Pasha

Pikërisht dje, vetëm disa minuta para se të vritej, gjenerali Esad Pasha na dërgoi dokumentin të cilin ne botojmë më poshtë. Situata në të cilën ai gjendej e kishte bërë që ai të dëshironte të na informonte për çështjen shqiptare dhe trajtimin që Konferenca po i rezervonte atij. Më e pakta që mund të themi, pasi kemi lexuar këtë dokument të rëndësishme që përmbledh rolin dhe veprimin e gjeneralit Esad Pasha në krizën evropiane, është se Fuqitë e Mëdha nuk e kanë shpërblyer atë për përpjekjet e tij. Duke rënë viktimë e një fanatiku që e akuzon atë për tradhti, Esadi pëson një fat dyfish të padrejtë. Guximi me të cilin ai përqafoi kauzën e aleatëve që në orën e parë, besnikëria me të cilën ai u shërbeu atyre, e bënte atë të denjë për një fat më të mirë. Këtu është teksti i dokumentit:

Konferenca e ambasadorëve, që u mblodh në Londër, në 1913, zgjodhi çështjen shqiptare të hapur nga luftërat Ballkanike. E mbyllur brenda kufijve disi të fiksuar me ngutësi (lehtësi) dhe pa njohuri për vendin, Shqipëria u bë një principatë e pavarur dhe autonome, dhe u vu nën kontrollin e një komisioni ndërkombëtar. Duke iu përgjigjur një propozimi të Austrisë dhe Italisë, Fuqitë e Mëdha caktuan Vilhelm Vidin, udhëheqës skuadrilje në gardën perandorake gjermane, si princ të shtetit të ri Ballkanik.

Unë nuk do t’i them vështirësitë që Princ Vidi hasi një ditë pas zbarkimit të tij, megjithë përpjekjet që bëra atëherë në cilësinë time si Ministër i Luftës dhe i Brendshëm. Unë vetë isha viktima e parë e trazirave popullore. Me nxitjen e ministrit të Austro-Hungarisë, i cili më akuzoi se ndiqja një linjë sjelljeje (politike) të favorshme për aspiratat italiane, princi, pasi kishte qëlluar me top në shtëpinë ku jetoja me familjen time në qendër të qytetit të Durrësit, më dëboi nga vendi im. I pritur për disa muaj nga Italia, unë u detyrova, me nxitjen e Baronit Sonnino, duke mos dashur të shqetësonte qeverinë e Vjenës, e cila shikonte praninë time në Romë me një sy të keq, të lë territorin italian; Erdha në Paris në gusht të vitit 1914.

Në atë kohë, si rezultat i kryengritjes në të gjithë Shqipërinë e mesme, Princ Vidi gjendej i rrethuar në Durrës. Ai u përpoq të qëndronte në fronin e tij të rrënuar, por më 3 shtator 1914, u detyrua të braktisë Principatën e Shqipërisë.

Duke kuptuar që Shqipëria, e ndodhur midis Serbisë dhe Adriatikut, do të thirrej për të luajtur një rol të rëndësishëm, duke ditur se do të bëhej pre e ndikimeve që unë nuk i aprovoja, duke dashur gjithashtu ta shkëputja nga anarkia në të cilën largimi i princit e kishte lënë atë, unë u largova nga Parisi dhe pa humbur asnjë minutë, mora rrugën për në Durrës, duke kaluar nëpër Athinë dhe Nish, duke dhënë kështu prova të qëndrimit që do të mbaja në përballjen e përgjithshme. Mbërrita në Dibër, unë rreshtova (angazhova) për disa orë më shumë se 10.000 vullnetarë shqiptarë dhe në krye të tyre, hyra në Durrës pa qëlluar, i vlerësuar nga popullata, i mirëpritur nga kolonitë e huaja me një shenjë kënaqësie të vërtetë që kabinetet evropiane sigurisht janë vënë në dijeni. Njëzet e katër orë pas mbërritjes sime, Senati më caktoi në mënyrë unanime President të Qeverisë, një post i cili mori miratimin e të gjitha fuqive të mëdha, pasi ata mbajtën përfaqësuesit e tyre diplomatikë të akredituar më parë nga Princ Vidi.

Nga këndvështrimi i brendshëm, Shqipëria ndahej në dy kampe: nga njëra anë, partizanët e një kauze të përbashkët me Austrinë; nga ana tjetër, njerëzit në favor të një kthimi me Turqinë. Unë luftova kundër të dyve: Isha i lumtur të rivendos, në një hapësirë relativisht të shkurtër kohe, rendin, paqen, sigurinë. Veprimi im fitoi miratimin dhe urimet e trupit diplomatik.

Nga pikëpamja e jashtme, roli im ishte më i lehtë, pasi që nga dita e parë e kthimit në atdheun tim kisha vendosur të isha kundër perandorive të Europës qendrore. Pothuajse një orë pas mbërritjes sime në Durrës, i ngarkuari me punë austriak, duke besuar në një miqësi prej disa vitesh, më bëri në emër të qeverisë së tij propozimet më të shkëlqyera për vendin tim nëse do të pranoja të deklarohesha kundër Antantës. Unë i refuzova me indinjatë këto oferta pasi, i hodha poshtë ato, të cilat i njëjti agjent mi rinovoi disa herë. Disa javë më vonë (atëherë ishim në tetor 1914) agjenti diplomatik bullgar, duke më komunikuar vendimin e marrë tashmë në atë kohë nga qeveria e tij, më luti të bashkohesha kundër Serbisë. Unë refuzova përsëri në mënyrë kategorike. Në të njëjtën kohë, unë informova ministrin francez për qëllimet armiqësore të Bullgarisë: ato, siç di, u sollën në vëmendjen e Ministrisë franceze të Punëve të Jashtme.

Kështu që, në mënyrë spontane, pa u pyetur, me vullnetin tim, e lidha fatin e vendit tim me atë të aleatëve. Sjelljes sime – duhet ta pranoj këtu – nuk i mungoi një guxim i caktuar: situata ushtarake e aleatëve nuk ishte e shkëlqyer; armiku kishte pushtuar Belgjikën dhe po marshonte drejt Parisit; fitorja e Marnës ende nuk ishte marrë vesh në Shqipëri; shpirtrat e ndrojtur rreth meje dukeshin me një pamje të zbehtë të rrugës që kisha adoptuar. Por, një konsideratë edhe më serioze, pasojat e së cilës mund të ishin shumë të rrezikshme për mua, ky qëndrim solli detyrimin për të kundërshtuar luftën e shenjtë të shpallur nga Konstandinopoja. Është e rëndësishme të mos harrojmë se shumica e madhe e popullsisë shqiptare, e cila ishte myslimane, patjetër që do të ndikohej nga kjo shpallje dhe në mënyrë të domosdoshme t’i bindej Kuranit. Përkundër gjithçkaje, unë, një mysliman, e kundërshtova këtë propagandë: një lëvizje popullore u vërsul kundër meje në të njëjtën kohë kur gjykata ushtarake e Konstandinopojës më dënoi me vdekje, shqiptoi konfiskimin e të gjithë pasurisë sime dhe e solli këtë dënim në dijeninë e të gjithë botës myslimane.

Nga energjia që përhapja, nga masat që mora, përfundova të kisha drejtë ndaj pakënaqësisë së bashkëqytetarëve të mi dhe refuzova t’u dorëzoja atyre, siç e kërkuan, ministrat e Francës dhe Serbisë që ishin në atë kohë të akredituar nga unë. Kjo lëvizje, nëse do të ishte përhapur, do të mund të kishte pasojat më serioze dhe përfundimisht të rrezikonte çështjen për të cilën isha angazhuar. Gjatë represionit, isha në gjendje të kapja 30.000 pushkë dhe municione të kontrabanduara nga Austria. Nëse këto armë do të kishin rënë në duart e kryengritësve, ato me siguri do të ishin përdorur më pas kundër aleatëve tanë serbë.

Për shkak të situatës që kisha krijuar kështu, unë i deklarova zyrtarisht luftë Austrisë në emër të qeverisë shqiptare. Kjo gjendje lufte u njoh, dhe mund të gjenden provat, nëse ishte e nevojshme, në analet e luftës, nga gjykata e Pola-s me një vendim që legjitimoi kapjen e varkave shqiptare.

Kështu, pra, Shqipëria, fatet e të cilës kryesoja me vullnetin e bashkëqytetarëve të mi, e bëri që në tetor 1914, ta mbështeste çështjen e aleatëve.

Pa dashur të hyj në rrëfimin e të gjithë ndihmës që krenohem që i kam dhënë kësaj kauze, më duket e dobishme të kujtoj rolin që isha në gjendje të luaja gjatë tërheqjes së ushtrisë serbe. Kur, pas sukseseve që mahnitën botën, ushtarët e Pjetrit I, duke iu nënshtruar forcave të shumta dërrmuese dhe duke kërkuar strehë nga presioni i armikut, mbërritën në Shqipëri, ata gjetën atje një strehë të sigurt dhe një mbrojtje shumë të vlefshme. Por unë duhej të luftoja kundër shqiptarëve të fituar ndaj çështjes austriake dhe nuk u tërhoqa nga asnjë masë që mund të garantonte sigurinë e aleatëve tanë. Pasi i prita, u lehtësova me të gjitha mjetet që disponoja transportin e tyre drejt porteve ku do të niseshin për në Korfuz. Nëse dikush tjetër përveç meje atëherë do të kishte qenë kryetari i qeverisë shqiptare, ushtria serbe, e ngacmuar nga një marshim i detyruar nëpër një vend me male të mbuluara me dëborë, e privuar nga të gjitha furnizimet, e shpërbërë, e ngacmuar, do të ishte zhdukur lehtësisht, gjë që do ta privonte Antantën nga një ndihmë e cila më vonë do të ishte kaq e çmuar. Këto shërbime më sollën falënderimet e udhëheqësve të Fuqive Aleate dhe dhënien e gradave të larta të urdhrave të tyre kombëtarë. Për më tepër, në një broshurë (gazetë) : Aspiratat Kombëtare të Serbisë, z. Vesnitch, Ministri i Plotfuqishëm i Serbisë në Paris, i jep bashkëpunimit tim dëshminë e mëposhtme: “Nuk mund dhe nuk do të harrojmë se qeveria shqiptare, e kryesuar nga Esad Pasha, ka vëzhguar sjellje jo vetëm besnike, por edhe sinqerisht miqësore ndaj Aleatëve në këtë luftë. Meqenëse nuk duhet të jemi mosmirënjohës ndaj aleatëve tanë të mëdhenj për të gjitha shërbimet që na kanë dhënë, as populli serb nuk mund të jetë mosmirënjohës ndaj qeverisë së Esad Pashës e cila me besnikëri dhe në një mënyrë kalorësiake ka mbështetur dhe favorizuar tërheqjen e dhimbshme përmes Shqipërisë dhe shpëtimin e pjesës tjetër të ushtrisë dhe refugjatëve të saj.”

Erdhi dita kur duhej të mendonim për të braktisur Shqipërinë në duart e armiqve tanë. Me ndërhyrjen e gjeneralit Mondésir, i dërguar në mision nga shtabi i përgjithshëm francez, qeveria e Republikës kishte marrë masat e nevojshme për të siguruar transportin (udhëtimin) tim; atë të qeverisë sime dhe trupave të mia në Korfuz, nga ku, të riorganizuar, së bashku me serbët, do të ishim dërguar në Frontin Lindor. Por këto marrëveshje nuk i pëlqyen qeverisë italiane, e cila udhëzoi përfaqësuesin e saj në Durrës të negocionte me mua udhëtimin tim në Itali. Përballë garancive zyrtare të dhëna nga ky diplomat, i cili më siguroi se qeveria e tij, duke vepruar në emër të Antantës, do të njihte të gjitha privilegjet e bashkangjitura në funksionet e mia presidenciale, unë pranova të shkoja në Itali. Aty u prita me nderime të mëdha nga Princi Lejtnant, Presidenti i Këshillit dhe Ministri i Punëve të Jashtme, që të tre e kuptuan kategorikisht se do të më konsideronin mua si president të një qeverie de facto.

Kur arrita në Paris, qeveria e Republikës me të cilën kisha gjetur pritjen më të përzemërt dhe dashamirëse, kërkoi bashkëpunimin tim në Frontin Lindor. Unë pranova dhe në gusht të vitit 1916, u nisa për në Selanik në të njëjtën kohë që ushtarët e mi, të cilët, pas largimit tim nga Durrësi, kishin mundur të shkonin në ishullin Ponza, që ndodhej përballë Napolit, u nisën për të njëjtin destinacion në bordin e një anije franceze. Me të mbërritur në Selanik, ata u vendosën nën urdhrat e oficerëve ekskluzivisht francezë dhe u dërguan në një zonë afër Shqipërisë. Për dy vjet ata morën pjesë në të gjitha operacionet dhe në shtator 1917 ata bashkëpunuan me shokët e tyre francezë në ofensivën Starovës, aq e suksesshme sa që në një përballje të vetme ata kapën rob një numër ushtarësh austriakë që ishte më i madh se efektivi i tyre.

Nuk më takon mua të lavdëroj trupat e mia: komunikatat zyrtare, dëshmitë e oficerëve francezë që i kishin nën urdhrat e tyre, urimet telegrafike të Presidentit të Republikës janë më elokuente se gjithçka që mund të thoja. Sidoqoftë, duhet t’i përgjigjem një kritike që ka mbërritur deri tek unë. Ndihma shqiptare është kritikuar sepse nuk ka qenë aq efektive sa ishte shpresuar. Nuk e mohoj por nuk më vjen keq. Por a duhet të fajësohem unë për këtë? Nuk e besoj. Në disa raste, unë i kam kërkuar gjeneralit Sarrail dhe pasardhësve të tij që të zgjerojnë veprimin (aksionin) tim nëpërmjet angazhimit të shqiptarëve që jetojnë ose në provincën e Selanikut ose në rajonet e okupuara (pushtuara). Çdo herë, për shkak të kundërshtimeve të frikshme të njërës prej Fuqive të Mëdha Aleate, bëhej refuzimi më kategorik. Pas marrjes së Pogradecit, ndërsa kontigjentet e mia ishin në vendin e tyre, unë kërkova favorin për të shtyrë përpara dhe për të marshuar ose në Berat ose në Elbasan, i bindur se prania jonë do të ishte e mjaftueshme për të ngritur të gjithë vendin kundër austriakëve. I njëjti refuzim u bë bazuar në të njëjtin arsyetim.

Sidoqoftë, njerëzit e mi qëndruan (bënë ballë) për disa muaj dhe pa një ditë pushimi në një front prej njëzet kilometrash, duke lejuar kështu që shokët e tyre francezë të bënin një pushim të zgjatur.

Për më tepër, cila do të ishte situata në këtë pjesë të Ballkanit nëse, duke mirëpritur propozimet shumë të shkëlqyera të Austrisë dhe Bullgarisë, unë, në cilësinë time si President i qeverisë shqiptare, do të kisha mbështetur dhe favorizuar çështjen e perandorive qendrore? Ushtria serbe nuk mund të zgjidhte më rrugën për në Shqipëri për t’i shpëtuar presionit të armikut: e rrethuar midis përndjekjes austriake dhe një Shqipërie aleate e ndjekësve të saj, ajo do të kishte kapitulluar, duke privuar kështu trupat e Antantës nga një bashkëpunim që më pas ka demonstruar të gjithë efektivitetin e tij. Sikur ta kisha kryer vetëm këtë favor, më duket se do të mjaftonte për të shmangur trajtimin që më nënshtruan.

 II

 Përkundër këtij trajtimi, nuk do të ngurroja, nëse rrethanat do të përsëriteshin, të mbaja të njëjtin qëndrim. Unë e deklarova veten time në favor të fuqive të Antantës me iniciativën time, pa u pyetur për ta bërë këtë, pa dhënë sigurimin e bashkëpunimit tim pas një pazari që shikonte të ardhmen; kjo veçanti meritonte të mbahej mend.

Kur presioni i armikut u bë shumë i fortë dhe operacionet ushtarake tani u konsideruan të panevojshme, unë u largova nga Durrësi nën kushtet e specifikuara më sipër. Një ditë para nisjes sime, i ngarkuari me punë për Italinë më kërkoi një deklaratë të dëshirave të mia. Unë ia dhashë me shkrim, dhe të nesërmen ai më la zyrtarisht në dijeni se qeveria e tij i pranoi në tërësinë e tyre. Ndër këto kushte ishte ajo e mbajtjes së përfaqësuesve diplomatikë të fuqive të Antantës. Kjo, si të tjerat, u pranua në Durrës, por në Romë situata ndryshoi: ndërsa “Consulta” pajtohej me të gjitha ato që unë kërkoja, ajo kundërshtoi, megjithatë, një refuzim kategorik të kësaj të fundit, një refuzim i bazuar, tha ajo, në një marrëveshje midis aleatëve që i kishin njohur asaj marrjen e drejtimit të politikës së jashtme të Shqipërisë. Kjo çështje ishte pengesa në të cilën u ndërprenë bisedimet midis Baronit Sonnino dhe mua.

Sidoqoftë, zbulimet e shtypit bolshevik dhe gazetave të caktuara italiane më vonë më informuan se një nga nenet e Traktatit të fshehtë të Londrës, në prill të 1915, në të vërtetë i jepte Italisë monopolin për përfaqësimin diplomatik. Nëse do të isha në dijeni të këtij kushti, është e sigurt që qëndrimi im ndaj qeverisë italiane do të ishte krejt i ndryshëm dhe se do të isha dakord të pajtohem me kushtin sine qua non që Kabineti i Romës më kërkonte. Refuzimi im ishte shkaku i të gjitha vështirësive që hasa në vazhdim, viktimë e të cilave unë kam qenë dhe vazhdoj të jem.

Pritja e ngrohtë që më bënë personalitete të caktuara franceze si në vitin 1916 dhe më pas, takimet zyrtare të bëra ndaj meje, krijuan në mendjen time bindjen se, kur të vinte dita, do të gjeja me qeverinë e Republikës mbështetjen e duhur për të bindur Aleatët të mbështesin legjitimitetin e udhëheqjes sime në krye të qeverisë shqiptare. Presidenti i Republikës, para se të nisesha për në Selanik në gusht 1916, më falënderoi në emër të Francës për gjithçka që kisha bërë për shpëtimin e ushtrisë serbe dhe më siguroi që shërbimet që kisha bërë për kauzën e përbashkët nuk do të harroheshin kurrë. Disa ditë më vonë, z. Briand, President i Këshillit, Ministër i Punëve të Jashtme, pasi përsëriti atë që kishte thënë z. Poincaré dhe pasi pranoi bashkëpunimin tim dhe të trupave të mia në frontin Lindor, më tha fjalë për fjalë: “Ju tani jemi aleati ynë.” Shefi i kabinetit të tij ishte aq i sjellshëm sa më siguroi që për qeverinë franceze isha akoma Princi i Shqipërisë. Unë do të përmend vetëm për kujtim falënderimet e z. Paul Deschanel në emër të Parlamentit francez, mikpritjen që më rezervuan zotërinjtë Léon Bourgeois, Denys Cochin, atëherë ministra të shtetit dhe parlamentarë të tjerë. Nga të dyja palët, u sigurova që Franca nuk do të harronte kurrë atë që kisha bërë dhe se në momentin e duhur ajo do të njohë dhe do të bëjë të njohur shërbimet e bëra nga unë.

Kur, në gusht të 1916, qeveria e Republikës më kërkoi të shkoja në frontin Lindor, jo vetëm që siguroi transportin tim në një anije luftarake, por gjithashtu mbajti me mua njëkohësisht ministrin dhe delegatin e saj në komisionin e kontrollit. A nuk tregon prania e këtyre dy zyrtarëve se Franca vazhdonte të më konsideronte mua si kreun e një shteti aleat? Dhe kur, për arsye shërbimi, asaj iu desh të thërrasë Z. de Fontenay, a nuk e zëvendësoi atë me një të ngarkuar me punë, emërimi i të cilit ishte prova e mëtejshme e ndjenjave të saj ndaj meje? Sa herë që për ndonjë arsye më thërrisnin sërish në Francë, a nuk e siguroi ajo udhëtimin tim, vajtje-ardhje, në bordin e një anijeje luftarake dhe a nuk ndërhyri pranë qeverisë italiane për të zbutur vështirësitë që ajo më shkaktonte? A do ta kishte bërë diçka të tillë nëse nuk do të njihte karakterin tim zyrtar dhe cilësinë time prej aleati? Të shtrosh pyetjen do të thotë ta zgjidhësh atë.

Në zbarkimin tim të parë në Selanik (në fund të gushtit 1916) më pritën atje me nderimet ushtarake të rezervuara vetëm një kryetari shteti. Trupat franceze dhe angleze, të rreshtuara në bord, i dhanë kësaj pritjeje karakterin zyrtar, i cili u pranua si i tillë nga të gjithë përfaqësuesit e huaj që banonin në Selanik. Gjenerali Sarrail duke më uruar mirëseardhjen në emër të aleatëve. A do ta kishte bërë këtë pa udhëzimet e Parisit?

Unë kujtoj këto rrethana të ndryshme vetëm për të demonstruar se ky qëndrim i qeverisë franceze duhet të ketë pasojë të detyruar të më bindë që, si të gjithë ata që luftuan për të njëjtën çështje, presidenti i qeverisë shqiptare do të kishte përparësitë e fitores. Realiteti ishte krejt i ndryshëm.

Në ditën e nënshkrimit të armëpushimit me bullgarët, Ministria franceze e Punëve të Jashtme thirri përfaqësuesin e saj dhe më bëri të ditur se ai nuk do të më lejonte që jo vetëm të kthehesha në Shqipëri, por edhe t’i afrohesha vendit tim, për sa kohë që Konferenca e Paqes nuk do të kishte vendosur për fatin e ardhshëm të tij. Dhe unë, që kisha vendosur gjithë besimin tim në deklaratat zyrtare të fuqive të Antantës, duke shpallur para botës të drejtat e kombësive të vogla, u internova nga atdheu im në emër të të cilit kisha mbështetur dhe marrë pjesë në luftën gjigande.

Mbështetja spontane që unë i solla çështjes së përbashkët ka pasoja anormale dhe të pabesueshme duke më mbyllur kështu rrugën për në vendin tim, ndërsa të burgosurit e luftës, për të cilët kam kontribuar sipas mundësive të mia për të rritur numrin e tyre, kthehen në shtëpi dhe mund të kujdesen për interesat e tyre në vështirësi. Ato (pasojat) gjithashtu më shkaktojnë humbje të konsiderueshme materiale pasi, gjatë luftës, nga vetë fakti që unë nuk kisha pranuar të deklarohesha në favor të tyre, austriakët nuk lanë asgjë pas dore duke më shkaktuar kështu sa më shumë dëm: fermat e mia janë shkatërruar, ndërtesat e mia janë djegur dhe rrënuar, pyjet e mia janë plaçkitur, tufat e mia janë vjedhur. Për më shumë se katër vjet, nuk kam marrë asgjë nga të ardhurat e konsiderueshme që merrja falë pronave të mia të shumta. Unë vazhdoj të siguroj shpenzimet civile dhe ushtarake të qeverisë sime, ende e ndodhur në Selanik, dhe jam i përkushtuar për të siguruar pensione për ushtarët e gjymtuar dhe familjet e atyre që ranë në fushat e betejës të Shqipërisë dhe Selanikut. Të gjitha këto, me ndërgjegje të pastër, i vlerësoj në dhjetë milion franga.

Shkurtimisht, nga bashkëpunimi im, unë marr vetëm humbje materiale dhe një rënie morale.

Kjo pasojë e dyfishtë është rezultat i refuzimit tim të pretendimeve të Italisë. Mendimi se unë kam bërë detyrën time deri në fund, me gjithë besnikëri, mund të jetë një ngushëllim i çmuar për mua nëse jeta nuk do të kishte kërkesat e saj dhe nëse nuk do të duhej të siguroja mirëmbajtjen materiale të atyre bashkatdhetarëve të mi të cilët, me besim te unë dhe në frymën e barazisë së Francës, për tre vjet, braktisën familjet dhe pasurinë e tyre për të bashkëpunuar me mua. Gjaku shqiptar i ka vaditur fushat e betejës, me të drejtë ai nuk duhet harruar!

Kryetari i qeverisë shqiptare

ESADI

GAZETA LIBERALE

Karta e racizmit për të zgjedhur hipikritët e bardhë në pushtet si Joe Biden

0
“Transplantuar në Uashington, zemra e tij mbeti këtu, në West Virginia, në vendin që e formoi, me njerëzit që ai donte. Zemra e tij të përkiste ty. Bërja e jetës më të mirë këtu ishte axhenda e tij e vetme… Gjatë gati gjashtë dekadave të tij në Kapitolin tonë, ai u konsiderua si mishërimi i Senatit, duke e përshkruar historinë e tij në katër vëllime që ai më dha mua ashtu si i dha Presidentit Klinton. Edhe unë e lexova. Kisha frikë se do të më pyeste. Ajo pasqyroi një impuls thellësisht fisnik, një njohje të një të vërtete themelore për këtë vend që ne nuk jemi një komb burrash, ne jemi një komb i ligjeve… Robert Byrd ishte një shqiponjë mali dhe goditja e tij më e ulët ishte akoma më e lartë se zogjtë e tjerë në fushë. Zoti e bekoftë Robert C. Byrd. Qoftë i mirëpritur me mirësi nga Gjykatësi i drejtë. Dhe shpirti i tij mund të fluturojë përgjithmonë si një shqiponjë Catskill, lart mbi qiej… Ai ishte një udhëheqës i Partisë. Ai ishte një burrë i vjetër shteti. Dhe ai ishte miku im. Kështu jam unë. Do ta kujtoj. Faleminderit shumë.” – Presidenti Barack Obama

Klajd Kapinova

A ishte Biden racist gjatë kohës që ai shërbeu për disa dekada në Senatin Amerikan!? Le t’i referohemi historisë, duke u mbështetur në publikimet e vetë mediave socialkomuniste globaliste të majta, sikurse është në ditët tona kanali televiziv propagandistik CNN.

Kështu zv/Presidenti i SHBA-së Joe Biden, në fjalimin e vitit 1993 në Senatin Amerikan, duke nxitur miratimin e ligjit kundër krimit në rritje në SHBA, hapur paralajmëroi me oratorin e tij diskriminuese ndaj komunitetit me ngjyrë afrikano amerikanë, se për ‘grabitqarët në rrugët tona, duhet të jenë të rrethuar nga pjesa tjetër e shoqërisë, sepse sistemi i drejtësisë, nuk dinte si t’i rehabilitonte ata.”

Senatori Joe Biden, i cili asokohe ishte kryetar i Komitetit të Gjyqësorit të Senatit, bëri komentet në dhomën e Senatit amerikan, një ditë para se të planifikohej votimi mbi versionin e Senatit të Aktit të Kontrollit të Krimit të Dhunshëm dhe Zbatimit të Ligjit.

Roli i tij qendror në formësimin dhe mbrojtjen e ligjit të ashpër për krimin asokohe, e vendosi atë në ditët tona (viti 2020) përballë vështirësisë për të marrë emërimin e partisë së tij kontraversale “demokratike”.

Sa herë që afrohet koha e zgjedhjeve presidenciale, në Kongres dhe Senat, rishfaqet papritur në skenën politike propagandistike nga disa “liderë” të komunitetit me ngjyrë afrikano amerikanë karta e racizmit dhe skllavërisë, që kanë ndodhur shumë shekuj më parë dhe pothuajse të gjithë e kanë harruar si një histori e hidhur në jetën amerikanë.

Ata e perdorin këtë mjeshtërisht, duke e mbuluar me propagandë të fuqishme mediatike, për të ngacmuar me qëllim plagët e mbyllura dhe për të përfituar pikë në fushatën elektorale që përmendem më lart.

Edhe mbasi deshtojnë me këtë temë të shumë konsumuar nga ata vetë për dekada më parë, heshtin dhe nuk permendim me ngjarjet negative të historisë së tyre. Kjo ndodh sa herë që fiton një kandidat i bardhë i partisë së gomarëve garën presidenciale apo për senatorë dhe kongresmen.

Edhe pse Biden “fitoi” me hile korrupsion dhe manipulim total të votimeve, më 3 nëntor 2020 ishin organizuar nga Big Tech, media dhe vetë partia e gomerëve, nuk i kanë kërkuar deri tani asgjë nga ata kërkesa dhe “të drejta” të tyre që shpesh me demostrata të dhunshme i kanë kërkuar gjithnjë nën ombrellën e Antifën dhe BLM.

Ata nuk kanë kërkuar për të bërë kandidat një pjesëtarë të komunitetit të tyre me ngjyrë, por kanë luftuar për të vënë herë Billin apo Hillary Clinton, Al Gore, Joe Biden etj. Ata nuk luftuan shumë për Obamën, sepse ata përbëjnë vetëm 13% të popullisë së përgjithshme në SHBA dhe se votat e tyre nuk e përcaktoi Obamën në Shtëpinë e Bardhë, por ishte vota masive e komunitetit të bardhë që bëri dy herë që djali i komunistit Hysen Obama të bëhet kryetar shteti këtu gjatë vitëve 2008-2016, kur Amerika humbi prestigjin në botë. Nëse të bardhët do të ishin racist nuk do të kishin votuar asnjëherë për Obamën dhe shumë kongresmenë apo senatorë me ngjyrë afrikano amerikanë.

Në SHBA sot nuk ka universitete apo kolegje private për njerëzit e bardhë, por për të gjithë amerikanët pa dallim race, ngjyre, origjine të kombësisë, nuk ka kopshte, parashkollore, shkolla të ciklit të ulët dhe të mesëm, nuk ka kolegje për të bardhët, nuk ka kinostudio, studio muzikore, ekipe basketbolli, filma në Netflix, radio, show, gazeta, revista etj., sepse të bardhët janë shumë të hapur dhe tolerant pa paragjykime deri tani këtu.

Por për hir të së vërtetës, duhet thënë se në Amerikë, ka universitete, radio, show, filma në Netflix, studio, prodhime muzikore, filmike, kolegje, universitete për njerëzit me ngjyrë të komunitetit afrikano amerikanë. Për t’a vërtetuar këtë mjafton që të kërkohet në internet, google, youtube, rrjetet sociale etj., për të parë dhe mësuar më shumë nga sa citova më lart.

Komentet e Joe Biden-it të vitit 1993, ishin në kundërshtim me konsensusin e gjerë politik për trajtimin e krimit në atë kohë, në kundërshtim me aktivistët dhe ligjvënësit, që asokohe po përpiqeshin të zhbënin atë që ata thonë se është një trashëgimi e burgimit masiv të nxitur nga ajo epokë. Krimi në saj të meritës me administratën vijuese Obama-Biden – 3, është në rritje edhe sot në New York, Chicago, California etj.

Fjalët fyese të senatorit Biden asokohe mund të paraqiten gjithashtu probleme me një brez të ri të “demokratëve”, të cilët e shikojnë retorikën në atë kohë si përjetësimin e miteve të dëmshëm për komunitetin me ngjyrë afrikano amerikanë.

Ish Presidenti demokrat Bill Clinton në vitin 1994 nënshkroi projektligjin e krimit, duke e kthyer atë në ligj, kur nivelet e krimit të dhunshëm kishin arritur kulmin në SHBA në fillim të viteve 1990.

Ne kemi grabitqarë në rrugët tona, për shkak të neglizhencës së krijuar nga shoqëria. Ky është një koment i trishtuar për shoqërinë. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i heqim nga shoqëria”.

Në fjalimin e tij Biden i përshkroi njerëzit me ngjyrë ku “shumë të rinj apo dhjetëra dhe mijëra prej tyre, janë të lindur jashtë martese, pa prindër, pa mbikëqyrje, pa ndonjë strukturë, sepse janë pa ndonjë ndërgjegje të zhvilluar … sepse ata nuk janë shoqëruar, nuk kanë pasur një mundësi. Ne, duhet të përqendrohemi tek ata tani, sepse nëse nuk e bëjmë këtë, një pjesë e tyre, do të bëhen grabitqarë në 15 vjetët e ardhshme.”

Biden shtoi se nuk i interesonte “pse dikush është keqbërës në shoqëri” dhe se kriminelët duhej të ishin “larg nënës sime, burrit tuaj, familjeve tona“.

Vërejtjet poshtëruese si “grabitqarë“, të përdorur nga senatori globalist Joe Biden në vitin 1993, shohim se fatkeqsisht janë përsëritur me komentet e bëra nga “demokratja” liberale asokohe zonja e parë e SHBA-së Hillary Clinton në vitin 1996 (më vonë si senatore e shtetit të Ndw York-ut dhe Sekretare e Shtetit në saj të votave të komunitetit me ngjyrë afrikano amerikanë), ku ajo paralajmëroi për “supër-grabitqarë“, të cilët nuk kishin “asnjë ndërgjegje, asnjë ndjeshmëri” dhe që duhet të çohen “në thembra“.

Gjatë zgjedhjeve presidenciale demokratike të vitit 2016, Hillary Clinton u përball me aktivistët me ngjyrë të Black Lives Matter (BLM), për përdorimin e termave të saj fyese për afrikano amerikanët. Ky komunitetit politik i kaloi vazhdimisht në heshtje të gjithë deklaratat e zj. Clinton, sepse ajo është demokrate njësoj sikurse ata (afrikano amerikanët) gjatë gjithë kohës së tyre.

E penduar gjoja para mediave të majta globaliste (që janë përpjekur rregullisht ti mbulojnë të gjitha fjalët e papërshtatshme), mbas disa kohe kandidatja për president ish senatorja e New York-ut Hillary Clinton, i tha gazetës ultra të majtë Washington Post, se: “Duke parë prapa, them se nuk duhet t’i kisha përdorur ato fjalë dhe nuk do t’i përdorja ato sot.”

Biden mbrojti ligjin e krimit të vitit 1994 si një e tërë në një intervistë në vitin 2016 me kanalin televiziv të majtë CNBC, duke thënë, “Në përgjithësi, ajo që bëri në të vërtetë, ajo restauroi qytetet amerikane“.

Por sëfundi, në një ngjarje që fliste për drejtësinë penale në janar të vitit 2021, Biden tha, “Unë nuk kam pasur gjithmonë të drejtë. E di që jo gjithmonë i kemi arritur gjërat si duhet, por gjithmonë jam përpjekur.”

Ai theksoi punën e tij të mëvonshme me Presidentin Barack Hysen Obama, për të adresuar pabarazinë e dënimit për shkak ndaj kokainës pluhur, duke thënë: “Ishte një gabim i madh kur u bë“, tha ai në mëngjesin e ditës kombëtare të përkujtimit të dr. Martin Luther King Jr., para Rrjetit Kombëtar të Veprimit në Uashington.

Në dekadat kur kanë kaluar, pjesë të aktit janë veçuar nga kritikët si kontribues në zgjerimin e burgosjes masive, veçanërisht të komunitetit afrikano – amerikanë. Duke folur për burgosjen masive në vitin 2015 (gjatë kohës së administrates Obama-Biden 1 dhe 2), ish presidenti Bill Clinton tashmë i penduar për ligjin e vitit 1994, tha se ai “nënshkroi një projekt-ligj, që e përkeqësoi problemin dhe unë dua ta pranoj atë“.

Në vitin 1993, Biden foli për konsensusin e gjerë politik, që ishte krijuar rreth luftimit të krimit të dhunshëm.

Nuk ka rëndësi nëse personi që po akordon djalin ose vajzën tuaj apo djalin ose vajzën time, gruan time, burrin tuaj, nënën time, prindërit tuaj, nuk ka rëndësi nëse janë privuar apo jo si i ri. Nuk ka rëndësi nëse ata nuk kishin asnjë sfond që i mundësonte ata të socializoheshin në strukturën e shoqërisë. Nuk ka rëndësi nëse janë apo jo viktima të shoqërisë.

Rezultati përfundimtar është që ata do të trokasin nënën time në kokë me një tub plumbi, të qëllojnë motrën time, të rrahin gruan time, të marrin djemtë e mi.”

Senatori liberal demokrat Joe Biden shtoi në fjalën e tij, se: “Rehabilitimi, nuk mund të ishte një kusht për lirimin ose dënimin, sepse sistemi i drejtësisë penale i Shteteve të Bashkuara nuk dinte si të rehabilitonte shkelësit. Unë jam djali, që tha rehabilitimin, kur ndodh, ne nuk e kuptojmë atë dhe e vërejmë atë dhe madje edhe kur e vërejmë dhe e dimë që ndodh, nuk e dimë pse. Kështu që nuk mund ta bësh rehabilitimin kusht për t’u liruar“.

Konsensusi, tha Biden përsëri, ishte nevoja për t’i bërë rrugët më të sigurta. Me një lutje të “pasionuar”, katoliku vetëm me emër Joseph Biden Jr., tha se nuk i interesonte të dinte, se çfarë e çoi dikë të kryente krime.

Nuk më intereson pse dikush është keqbërës në shoqëri. Nuk më intereson pse dikush është antisocial. Nuk më intereson pse ata janë bërë një sociopath. Ne kemi një detyrim t’i rrethojmë nga pjesa tjetër e shoqërisë, të përpiqemi t’i ndihmojmë ata, të përpiqemi të ndryshojmë sjelljen. Kjo është ajo që ne bëjmë në këtë projektligj. Ne kemi trajtim me ilaçe dhe kemi trajtime të tjera për t’u përpjekur ta trajtojmë atë, por ata janë në burg“.[1]

Elegjitë dhe lotët e dhimbjes së Joe Biden-it për antarin e lartë të KKK senatorin demokrat Robert Byrd

Robert Carlyle Byrd (1917-2010), ishte një politikan amerikan, i cili shërbeu si senator i Shteteve të Bashkuara nga West Virginia, nga viti 1959-2010.

Ai ishte anëtar i Partisë Demokratike dhe shërbeu si kongresmen i SHBA-së për 6 vjet (1953-1959). Byrd mbetet senatori amerikan me jetë më të gjatë në historinë e Kongresit të Shteteve të Bashkuara. Byrd është i vetmi nga West Virginia, që ka shërbyer në të dy dhomat e legjislaturës shtetërore dhe në të dy dhomat e Kongresit.

Karriera politike e Byrd-it zgjati më shumë se 60 vjet. Ai së pari hyri në arenën politike, duke organizuar dhe udhëhequr me dashuri një kapitull lokal të Ku Klux Klan në vitet 1940, një veprim që më vonë e përshkroi si “gabimin më të madh që kam bërë ndonjëherë“.

Senatori Byrd, u ngrit për t’u bërë një nga anëtarët më të fuqishëm të Senatit, duke shërbyer si sekretar i grupit demokratik të Senatit në vitet 1967-1971 dhe 12 vitet e ardhshme, drejtoi grupin demokratik si drejtues i shumicës së Senatit dhe drejtues i pakicës së tij.

Ai filibustroi kundër Aktit të të Drejtave Civile të vitit 1964, sepse ishte drejtues i lartë i KKK dhe partisë socialiste demokratike amerikane. Ai vdiq në detyrë më 28 qershor 2010, në moshën 92-vjeçare e u varros në Varrezat e Kopshteve Columbia në Arlington, shteti Virginia.

Socialkomunistët si Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Hysen Obama, Nënpresidenti Joe Biden Jr., ish Presidenti Bill Clinton, Guvernatori i West Virginia Joe Manchin dhe anëtarët e Kongresit morën pjesë në shërbimin përkujtimor për Robert Carlyle Byrd në Kapitolin e shtetit në Charleston, West Virginia, më 2 korrik 2010.

Nënpresidenti Joe Biden kujtoi qëndrimin e Byrd në shi me të, ndërsa Biden varrosi vajzën e tij kur ai sapo ishte zgjedhur si senator i ri në Senat. Ai e quajti Byrd “një udhëheqës i ashpër, i dhembshur dhe i hapur, i përkushtuar mbi të gjitha, për t’ia bërë jetën më të mirë njerëzve të shtetit malor.”[2]

Presidenti me ngjyrë afrikano amerikanë Barack Hysen Obama, vlerësoi lart antarin e rëndsishëm të KKK-së, ku ndër të tjera tha: “Pasioni i tij i thellë për atë trup dhe roli dhe përgjegjësitë e tij ishin po aq të dukshëm pas dyerve të mbyllura sa ishte në rrugët e rrjedhës që ai përshkroi me histori. Ai mbante respektin më të thellë të anëtarëve të të dy palëve dhe ishte bujar me kohën dhe këshillat e tij, diçka që unë e vlerësoja shumë si një senator i ri.”[3]

Ish-presidenti demokrat Jimmy Carter vuri në dukje: “Ai ishte këshilltari im më i afërt dhe më i vlefshëm, ndërsa unë shërbeja si president. Unë e respektova atë dhe u përpoqa në çdo mënyrë të qëndroja në hirin e tij të mirë. Ai ishte një gjigant, midis ligjvënësve dhe ishte i guximshëm në mbrojtjen e çështjeve të diskutueshme.”

Shumë politikanë bënë deklarata pas vdekjes së senatorit demokrat Robert C. Byrd si tepër i rëndsishëm dhe një lider me ndikim dhe peshë të madhe pranë organizatës raciste të supremacistëve të bardhë KKK.

Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, si mike e madhe e racistit me peshë në partinë demokratike, u shpreh me keqardhje, se: “Eshtë pothuajse e pamundur të imagjinohet Senati i Shteteve të Bashkuara pa Robert Byrd. Ai nuk ishte thjesht anëtari i tij me jetë më të gjatë, ai ishte zemra dhe shpirti i tij. Që nga dita ime e parë në Senat, unë kërkova udhëzimin e tij dhe ai ishte gjithnjë bujar me kohën dhe mençurinë e tij.”[4]

Nënkryetari shtetit dhe Presidenti i Senatit Joe Biden Jr. u shpreh me elegjinën e tij, se ai ishte: “Një mik i imi shumë i ngushtë, një nga mentorët e mi, një djalë që ishte atje kur isha një fëmijë 29-vjeçar duke u betuar në Senatin e Shteteve të Bashkuara. Menjëherë pas kësaj, një djalë që qëndroi në shi, në një shi të madh, duke ngrirë shi jashtë një kishe ndërsa unë varrosa vajzën time dhe gruan time para se të bëja betimin … Ne humbëm dekanin e Senatit të Shteteve të Bashkuara, por edhe shteti i Virxhinias Perëndimore humbi avokatin e tij më të ashpër dhe, siç thashë, humba një mik të dashur.”

Senatori demokrat Chris Dodd, tha: “Ai kurrë nuk pushoi së rrituri si zyrtar publik dhe ishte një njeri që mësoi nga gabimet e tij. Ai ishte më shumë se një mik dhe koleg. Ai ishte një mentor për mua dhe qindra ligjvënës, me të cilin ai shërbeu gjatë pesë dekadave të fundit“.

Presidenti Barack Hysen Obama: “Robert Byrd ishte po aq pjesë e Senatit sa bustet prej mermeri që rreshtojnë dhomën dhe korridoret e tij. Pasioni i tij i thellë për atë trup dhe rolin dhe përgjegjësitë e tij ishte aq i dukshëm pas dyerve të mbyllura sa ishte në shtratin e lumenjve me të cilët ai përshkroi historinë. Ai mbante respektin më të thellë të anëtarëve të të dy palëve (dhomave në Kongres dhe Senat) dhe ishte bujar me kohën dhe këshillat e tij, diçka që unë e vlerësoja shumë si një senator i ri“.

Kryetarja e Dhomës së Pëfaqsuesve në Kongresin Amerikan Nancy Pelosi: “Gjatë gjithë karrierës së tij historike në Dhomën e Përfaqsuesve dhe Senat, ai kurrë nuk pushoi së punuari për të përmirësuar jetën e njerëzve të Virxhinias Perëndimore. Ndërsa disa thjesht i dhanë dëshmi historisë, Senatori Byrd e formoi atë dhe u përpoq të ndërtonte një e ardhmja për të gjithë ne“.

Bashkëpunëtori i tij dhe senatori demokrat nga West Virginia Jay Rockefeller: “Senatori Byrd erdhi nga fillimet e përulura në fushat e qymyrit jugor, u rrit nga virgjianët perëndimorë të zellshëm dhe u ngrit triumfalisht në lartësitë e pushtetit në Amerikë. Por ai kurrë nuk harroi nga vinte as kë përfaqësoi ai, dhe ai kurrë nuk e abuzoi atë pushtet për përfitimet e tij”.

Joe Biden tha publikisht se e kishte Robert Byrd e KKK një mik, mentor dhe udhëzues

Dihet se 11 vjet më parë, asnjë lider apo antarë të komunitetit afrikano amerikanë nuk protestoi në rrugë ndaj Joe Biden as ndaj afrikano amerikanit me ngjyrë Barack Hysen Obamës, Bill & Hillary Clinton, Nancy Pelosi, presidentit demokrat Jimmy Carter, etj., kundër drejtuesit më të lartë të KKK-së senatorit demokrat Robert Byrd, sepse ai sikurse njerëzit e bardhë me pushtet dhe ngjyrëzit me ngjyrë afrikano amerikanë i përkasin partisë socialkomuniste ekstreme të ashtëquajtur demokratike amerikane. Kjo ishte dhe mbetet hipokrizia më e madhe në historinë e SHBA-së.

Biden, i cili është përballur me kritika për të kaluarën e tij kontradiktore për 47 si senator dhe zv/President i SHBA-së (2008-2016), rreth komenteve që ai bëri në lidhje me punën me segregacionistët, dha lavdërimin maksimal për mikun e tij të madh senatorin Robert C. Byrd në funeralin e tij në vitin 2010.

E kaluara e politikanit nuk kaloi pa polemika të nxehta në mediat amerikane. Në fillimin e viteve 1940, Byrd rekrutoi 150 miq dhe bashkëpunëtorë të tij për të formuar një kapitull lokal të Ku Klux Klan, një grup i caktuar urrejtjeje, raportoi më në fund edhe gazeta e majtë amerikane The Washington Post në vitin 2005. Në librin e tij autobiograf: “Fëmija i Fushave të Qymyrit Appalachian”, senatori Robert C. Byrd shkroi se ai e shikonte udhëheqjen e tij në Klan si një platformë të dobishme nga e cila mund të niste karrierën e tij politike.

Senatori Byrd, pranoi në librin e tij se anëtarësia e tij në Klan ka “dalë gjatë gjithë jetës sime, për të më ndjekur dhe turpëruar dhe më ka mësuar në një mënyrë shumë grafike se çfarë mund të bëjë një gabim i madh në jetën, karrierën dhe reputacionin e dikujt“.

Duke iu rikthyer sërisht Joe Biden Jr., politikanit më kontradiktor dhe gënjeshtar, pesë vjet më vonë (2015), gjatë lavdërimit me elegji të senatorit Byrd e përshkroi atë si “të përkushtuar ashpër ndaj parimeve të tij”, një “mik”, “mentor” dhe “udhëzues“, komente që i kanë sjellë Biden kritika të reja në ditët tona 2021.

Media e majtë globaliste manipulative dhe Big Tech, po mundohen sot ti mbulojnë me gjethe fiku gabimet e qëllimshme të Biden, Ata nuk duan ta përmendin faktin publik, se Biden ishte më i ngushtë i senatorit Robert Byrd, një ndër kokat e udhëheqjes politike dhe ideologjike të organizatës raciste KKK.

Në rast se e keni harruar, Joe Biden dha lavdërimin në funeralin e Robert Byrd. Ai ishte një rekrutues klansman, që filibustroi aktin e të Drejtave Civile të vitit 1964 për 14 orë,” shkroi Ryan Fournier, bashkë-kryetar i grupit politik Studentët për Trump. Sikurse dihet “Joe Biden e quan atë një ‘mentor’ dhe një ‘mik’. Joe Biden është racist“.

As fjalimet lavderuese deri në madhështi të ish presidentit me ngjyrë afrikano amerikanë Barack Hysen Obamës dhe as elegjia e përlotur e zv/ presidentit Joe Biden Jr., nuk përmendën asnjëherë historinë e senatorit demokrat Robert C. Byrd me organizatën raciste KKK, ku ai ishte në kupolën e Klan.

Mirëpo Obama vazhdoi të lavdëroi senatorin e vdekur Byrd, për zotërimin e “asaj cilësie thelbësore amerikane, dhe kjo është një aftësi për të ndryshuar, një aftësi për të mësuar, një aftësi për të dëgjuar një aftësi për t’u bërë më të përsosur“.

Elegjia e ish presidentit Barack Hysen Obama në ceremoninë e varrimit të Robert C. Byrd drejtues kryesor i KKK

Për Monën dhe Marjorie dhe për të gjithë familjen e senatorit Byrd, duke përfshirë edhe ato mbesa të mëdha të adhurueshme, që pata rastin të takoja, Michelle dhe unë ju ofrojmë simpatitë tona më të thella.

Për miqtë e senatorit Byrd, duke përfshirë Kryetarin e Dhomës, Kryetarin e Shumicës, Kryetarin Republikan, Presidentin Clinton, Nënpresidentin Biden, Vicki Kennedy, Nick Rahall dhe të gjithë folësit e mëparshëm; senatori Rockefeller, për punën e jashtëzakonshme që keni bërë për shtetin e West Virginia; për familjen e tij më të madhe, njerëzit e Virxhinias Perëndimore.

Unë dua, që ju të gjithë ta dini se e gjithë Amerika ndan humbjen tuaj. Të gjithë mund të gjejmë ngushëllim në një varg të Shkrimit, që më kujton mikun tonë të dashur: “Koha e largimit tim ka ardhur. Unë kam bërë luftën e mirë, e kam mbaruar garën, kam mbajtur besimin”.

Eshtë interesante që e keni dëgjuar atë fragment nga disa folës tani, sepse ai mishëron dikë që dinte të zhvillonte një garë të mirë dhe të gjatë, dhe dikë që dinte të mbante besimin, me shtetin e tij, me familjen e tij, me vendin dhe Kushtetutën e tij.

Vite nga tani, kur të mendoj për njeriun që përkujtojmë sot, do ta kujtoj ashtu siç ishte kur e njoha, flokët e bardha plot si një kashtë, ecja e tij qëndronte me një kallam.

I vendosur për të shfrytëzuar në maksimum çdo frymëmarrje të fundit, zotëria i shquar nga West Virginia, mund të gjendej në tryezën e tij deri në fund, duke bërë biznesin e njerëzve, duke mbajtur fjalime shpirtërore, një aluzion të Appalachians në zërin e tij, duke thithur ajrin me gishtin e tij, të zjarrtë si kurrë më parë, vite në dekadën e tij të 10-të.

Ai ishte një ikonë e Senatit. Ai ishte një udhëheqës i Partisë. Ai ishte një burrë shteti i moshuar. Dhe ai ishte shoku im. Kështu do ta kujtoj.

Sot kujtojmë rrugën që ai ngjiti në maja kaq të jashtëzakonshme. Lindur Cornelius Calvin Sale, Jr. Corny, bëri shaka, për të kur nëna e tij humbi jetën në Pandeminë e Madhe të Gripit të vitit 1918.

Nga tezja dhe xhaxhai që e rritën, mes kampeve të qymyrit të Virxhinias Perëndimore, ai fitoi jo vetëm emri i tij Byrd por një nderim për Zotin e Plotfuqishëm, një dashuri për të mësuar që u ushqye në Shkollën Mark Twain. Dhe atje ai takoi Ermën, zemrën e tij të dashur për mbi 70 vjet, pranë të cilit ai do të pushojë tani për përjetësinë.

Në pamundësi për të përballuar kolegjin, ai bëri atë që mundi për të fituar, duke gjetur punë si një stacion karburanti, një shitës produktesh, një prerës mishi dhe një saldator në kantieret e Baltimore dhe Tampa gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Duke u kthyer në shtëpi në Virxhinia Perëndimore pas luftës, ai vrapoi për në Shtëpinë e Delegatëve të shtetit, duke përdorur rastin e tij si një çantë, më mirë të dilte në cung.

S’kaloi shumë dhe ai kandidoi për në Kongres, duke shërbyer në Dhomën e Shtëpisë përpara se të hidhej në Senat, ku u zgjodh nëntë herë, mbajti pothuajse çdo rol udhëheqës të imagjinueshëm dhe u tregua i aftë të lëkundë të tjerët si të qëndronte vetëm, duke shënuar një varg pikash rruga.

Anëtari më i gjatë në Kongres. Gati 19,000 vota të hedhura. Asnjë humbje e vetme në votime, një rekord që flet për lidhjen që ai kishte me ju, njerëzit e shtetit të tij.

Transplantuar në Uashington, zemra e tij mbeti këtu, në West Virginia, në vendin që e formoi, me njerëzit që ai donte.

Zemra e tij të përkiste ty. Bërja e jetës më të mirë këtu ishte axhenda e tij e vetme. Dhënia e shpresës, tha ai, ishte arritja e tij më e madhe. Shpresoj në formën e vendeve të reja të punës dhe industri. Shpresa në formën e përfitimeve të mushkërive të zeza dhe mbrojtjeve të bashkimit.

Shpresoj përmes rrugëve dhe qendrave kërkimore, shkollave dhe bursave, klinikave shëndetësore dhe parqeve industriale që mbajnë emrin e tij.

Rivali i tij i hershëm dhe shoku i tij i ndjerë, Ted Kennedy, bënte shaka për fushatat në West Virginia. Kur autobusi i tij u prish, Ted kapi patrullën e autostradës, i cili pyeti se ku ishte. Dhe ai tha, “Unë jam në autostradën Robert Byrd”. Dhe dispeçeri tha: “Cili?”

Eshtë një jetë që përmirësoi pa masë jetën e Virginians West. Sigurisht, Robert Byrd ishte një njeri thellësisht fetar, i krishterë. Dhe kështu ai e kuptoi që jetët tona janë të shënuara nga mëkatet, si dhe nga virtytet, dështimet, si dhe suksesi, dobësia si dhe forca.

Ne e dimë se ka gjëra që ai tha, dhe gjëra që ai bëri, për të cilat u pendua. Më kujtohet kur flisja për atë herën e parë që vizitova me të. Ai tha: “Ka gjëra për të cilat jam penduar në rini. Ju mund ta dini këtë.” Dhe unë thashë: “Askush nga ne nuk mungon për keqardhje, senator. Kjo është arsyeja pse ne gëzojmë dhe kërkojmë hirin e Zotit.”

Dhe ndërsa reflektoj mbi spastrimin e plotë të 92 viteve të tij, më duket se jeta e tij u përkul drejt drejtësisë.

Ashtu si Kushtetuta që ai futi në xhepin e tij, si vetë kombi ynë, Robert Byrd posedonte atë cilësi esenciale amerikane, dhe kjo është një aftësi për të ndryshuar, një aftësi për të mësuar, një aftësi për të dëgjuar, një aftësi për t’u bërë më të përsosur.

Gjatë gati gjashtë dekadave të tij në Kapitolin tonë, ai u konsiderua si mishërimi i Senatit, duke e përshkruar historinë e tij në katër vëllime që ai më dha mua ashtu si i dha Presidentit Clinton. Edhe unë e lexova. Kisha frikë se do të më pyeste.

Por siç zbulova shpejt, pasioni i tij për të kaluarën e Senatit, zotërimi i tij edhe i procedurave më të çuditshme, nuk ishte një fiksim i parëndësishëm ose i errët.

Ajo pasqyroi një impuls thellësisht fisnik, një njohje të një të vërtete themelore për këtë vend që ne nuk jemi një komb burrash, ne jemi një komb i ligjeve.

Mënyra jonë e jetës mbështetet në institucionet tona demokratike. Pikërisht sepse jemi të gabueshëm, i bie secilit prej nesh të mbrojë këto institucione, edhe kur është e papërshtatshme dhe të kalojë në republikën tonë më të përsosur se më parë.

Duke marrë parasysh mësimin e gjerë të këtij senatori autodidakt, fjalimet e tij të spërkatura me Cicero dhe Shakespeare dhe Jefferson, duket e arsyeshme të mbyllet me një nga pasazhet e tij të preferuar në letërsi, një fragment nga Moby Dick:

“Dhe ka një shqiponjë Catskill në disa shpirtra që mund të zhyten në grykat më të zeza dhe të fluturojnë përsëri prej tyre dhe të bëhen të padukshme në hapësirat me diell. Dhe edhe nëse ai fluturon përgjithmonë brenda grykës, ajo grykë është në male; kështu që edhe në goditjen e tij më të ulët shqiponja e malit është akoma më e lartë se çdo zog tjetër në fushë, edhe pse fluturojnë.”

Robert Byrd ishte një shqiponjë mali dhe goditja e tij më e ulët ishte akoma më e lartë se zogjtë e tjerë në fushë.

Zoti e bekoftë Robert C. Byrd. Qoftë i mirëpritur me mirësi nga Gjykatësi i drejtë. Dhe shpirti i tij mund të fluturojë përgjithmonë si një shqiponjë Catskill, lart mbi qiej. Faleminderit shumë.

Senatorët, governatorët, kongresmenët demokratë antarë të organizatës KKK

Joseph E. Brown (Demokrat), senatori Amerikan për Gjeorgjinë, ishte një mbështetës kryesor i KKK-së, në shtetin e tij të lindjes.

John Brown Gordon (D), senatori amerikan për Gjeorgjinë, ishte themelues i KKK-së, në shtetin e tij të lindjes në Georgia.

James Thomas Heflin (1869–1951) (D), senatori amerikan për shtetin Alabama, dyshohej se ishte anëtar i KKK.

Earle Mayfield (1881–1964) (D), senator amerikan (1923–1929) për Texas nga viti 1923 deri në vitin 1929. Ai shte antar i KKK. Mayfield kishte qenë senator i Teksasit nga 1907 deri më 1913.

John Tyler Morgan (D), senator amerikan për Alabama, ishte Dragoi i Madh i KKK në shtetin Alabama.

Edmund Pettus (D), senator amerikan për shtetin Alabama, ishte gjithashtu një Dragoi i Madh i KKK në Alabama.

William B. Pine (1877–1942), senatori amerikan për Oklahoma, ishte një Klansman, sipas historianit Chalmers dhe Eufaula botuar në gazetën Indian Journal.

Robert Carlyle Byrd (1917-2010), ishte një politikan amerikan, i cili shërbeu si senator i Shteteve të Bashkuara nga West Virginia nga viti 1959-2010. Ai shërbeu si kongresmen i SHBA-së për 6 vjet (1953-1959). Byrd mbetet senatori amerikan me jetë më të gjatë në historinë e Kongresit të Shteteve të Bashkuara. Ai ishte antar i KKK, ku në vitin 1940 rekrutoi mbi 150 antarë të rinj në organizatën në fjalë.

Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve: Clifford Davis (D), Përfaqësuesi i SHBA-së për zonat e Kongresit të 9-të dhe 10-të të Tenesit ishte një anëtar aktiv në Tenesi.

George Gordon (D), Përfaqësuesi Amerikan për rrethin e 10-të të Kongresit në Tenesi, u bë një nga anëtarët e parë të Klan. Në 1867, Gordon u bë Dragu i Madh i parë i Klan për Mbretërinë e Tenesit dhe shkroi Parashkrimin e tij, një kushtetutë që përcaktonte qëllimin e organizatës, parimet dhe të ngjashme.

William David Upshaw (D), Përfaqësuesi Amerikan për rrethin e 5-të të Kongresit të Gjeorgjisë, ishte një anëtar aktiv në Gjeorgji.

Guvernatorët: Homer Martin Adkins (D), (1890-1964) Guvernatori i Arkansas, ishte një mbështetës i Klan në shtetin e tij të lindjes Arkansas.

Bibb Graves (D), (1873-1942) ishte Guvernatori i Alabama. Ai e humbi fushatën e tij të parë për guvernator në 1922, por katër vjet më vonë, me miratimin e fshehtë të Ku Klux Klan, ai u zgjodh për mandatin e tij të parë si guvernator. Graves ishte pothuajse me siguri Ciklopi i Lartësuar (kryetari i kapitullit) i kapitullit Montgomery të Klan. Graves, si Hugo Black, përdori forcën e Klan për të çuar më tej perspektivat e tij elektorale.

Tom Terral (D), (1882-1946) Guvernatori i Arkansas, ishte anëtar i KKK në Luiziana.

Clifford Walker (D), (1877-1954) Guvernatori i Gjeorgjisë, u zbulua të ishte anëtar i Klan nga shtypi në 1924.

Gjyqtarët federalë: Elmer David Davies (D), një Gjyqtar Federal i Gjykatës së Rrethit të Shteteve të Bashkuara për Rrethin e Mesëm të Tenesit, ishte anëtar i KKK ndërsa ishte në universitet.

Zyrtarë në të gjithë vendin siantar të KKK: Lee Cazort (D), Guvernatori Toger i Arkansas, ishte aktiv në Klan dhe mbështeti haptazi platformën e Klan.

John Morton (D), Sekretari i Shtetit në Tenesi, ishte themeluesi i kapitullit të Nashville të KKK.

William L. Saunders (D), Sekretari i Shtetit i Karolinës së Veriut, ishte themeluesi i kapitullit të Karolinës së Veriut.

Zyrtarët Lokalë: Një numër i dukshëm i zyrtarëve lokalë ishin gjithashtu Klansmen, duke rezultuar në të tilla si “mbretëria e terrorit” e shkaktuar nga Luiziana nga “ciklopë të ekzaltuar” Kryetari i Bashkisë Bastrop, John Killian Skipwith, i njohur si Kapiten JK Skipwith, dhe kryetari i Bashkisë Mer Rouge, Bunnie McEwin McKoin, MD, i njohur më mirë si Dr. BM McKoin (dhe mbiemri i të cilit ishte raportuar gabimisht si McCoin, M’Koin dhe McKoln në media).

John Clinton Porter (D), ishte kryetari i bashkisë së Los Anxhelos dhe një mbështetës i hershëm i Klan në vitet 1920.

Historia e shkurtër e Ku Klux Klan – KKK ose Klan

 Ku Klux Klan, është një grup urrejtjeje terroriste supremaciste e njerëzve të bardhë amerikanë, ku objektivat kryesore e të cilit ishin: komuniteti me ngjyrë afrikano amerikanë, hebrenjtë, emigrantët, përfaqsuesit e ideologjisë së majtë, homoseksualët, katolikët, myslimanët dhe ateistët. Klan ka ekzistuar në tre epoka të dallueshme.

Historikisht, Klan i parë përdori terrorizmin, si sulmin fizik ashtu edhe vrasjet, kundër njerëzve me ngjyrë politikisht aktivë dhe aleatëve të tyre në Shtetet e Bashkuara të Jugut në fund të viteve 1860. Të tre lëvizjet kanë bërë thirrje për pastrimin e shoqërisë amerikane KKK dhe të gjitha konsiderohen organizata ekstremiste të krahut të djathtë.

Në secilën epokë, anëtarësia ishte sekrete dhe vlerësimet e totalit ishin tepër të ekzagjeruara nga miqtë dhe armiqtë.

Klani i parë, u krijua në prag të Luftës Civile në SHBA, midis Veriut e Jugut dhe ishte një organizatë përcaktuese e epokës së Rindërtimit. KKK ishte e organizuar tërësisht në Shtetet e Bashkuara në shtetet e Jugut. Ajo u shtyp përmes ndërhyrjes federale në fillimin e viteve 1870.

Klai u përpoq të përmbyste qeveritë e shteteve republikane në Jug, veçanërisht duke përdorur frikësimin e votuesve dhe dhunën në shënjestër, kundër udhëheqësve afro-amerikanë. Secili kapitull ishte autonom dhe tepër sekret për sa i përket anëtarësimit dhe planeve.

Degët e tij të shumtë në të gjithë shtetet e Jugut, u shtypën rreth vitit 1871, përmes zbatimit të ligjit federal. Anëtarët e tyre bënë kostumet e tyre dalluese, shpesh me ngjyra: rroba, maska ​​dhe kapele konike, të dizajnuara për të qenë tmerruese dhe për të fshehur identitetin e tyre.

Klani i dytë, filloi i vogël në Gjeorgji në vitin 1915. Ajo u rrit pas vitit 1920 dhe lulëzoi në të gjithë vendin në fillim dhe në mes të viteve 1920, duke përfshirë zonat urbane të Midwest dhe West. Duke marrë frymëzim nga filmi i heshtur i D. W. Griffith, e vitit 1915 me titull: “Lindja e një kombi”, i cili mitizoi themelimin e Klan-it të parë, ai përdori teknikat e marketingut dhe një strukturë popullore të organizatës vëllazërore.

I rrënjosur në komunitetet lokale protestante, ai u përpoq të ruante epërsinë e racës së bardhë, shpesh mbante një qëndrim pro-ndalimit dhe kundërshtonte katolikët dhe hebrenjtë, ndërsa theksoi gjithashtu kundërshtimin e saj ndaj fuqisë së supozuar politike të papës dhe kishës katolike në Vatikan.

Klan i dytë lulëzoi në shtetet e jugut dhe në ato veriore. KKK u financua nga tarifat e fillimit dhe shitja e kostumve standarde me ngjyrë të bardhë. Degët e organizatës nuk kishin detyrime. Ai përdorte fjalë K, që ishin të ngjashme me ato të përdorura nga Klan i parë, ndërsa shtonte djegiet në kryqet e drunjta (simboli kristian) dhe dallohej për parada masive për të frikësuar të tjerët. Organizata u tjetërsua me shpejtësi në gjysmën e viteve 1920.

Klani i tretë dhe aktual i KKK, u shfaq pas vitit 1950, në formën e grupeve të lokalizuara dhe të izoluara, që përdorin emrin në fjalë. Ata janë përqendruar në kundërshtimin e lëvizjes për të drejtat civile, shpesh duke përdorur dhunë dhe vrasje për të shtypur aktivistët. Organizata në fjalë është klasifikuar nga zyrtarët federalë amerikanë si një grup me bazë ideologjike urrejtjen ndaj komunitetëve të tjera për arsye të races, fesë dhe origjinës së kombësisë.

Që nga viti 2016, Lidhja Anti-Shpifje vendos anëtarësinë totale të KKK-së në të gjithë vendin në rreth 3,000, ndërsa Qendra Jugore e Ligjit për Varfërinë e vlerëson atë me një numër 6,000 anëtarë.

Klanet e dyta dhe të treta të Ku Klux Klan, bënë referenca të shpeshta në gjakun anglo-sakson të Amerikës, duke dëgjuar përsëri nativizmin e shekullit të XIX-të. Megjithëse anëtarët e KKK-së betohen të mbështesin moralin e krishterë, grupi denoncohet gjerësisht nga konfesionet e krishtera…

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ende e konsideron Klan si një organizatë terroriste përmbysëse. Në Prill 1997, agjentët e FBI arrestuan katër anëtarë të Kalorësve të Vërtetë të Ku Klux Klan në Dallas, për komplot për të kryer grabitje dhe hedhur në erë një fabrikë të përpunimit të gazit natyror.

Në vitin 1999, këshilli i qytetit të Charleston, Karolina e Jugut, miratoi një resolute, duke shpallur Klan një organizatë terroriste. Në vitin 2004, një profesor në Universitetin e Louisville filloi një fushatë për të shpallur Klan një organizatë terroriste, në mënyrë që ta ndalonte atë të depertonte në kampusin e universitetit.

Ekzistenca e grupeve moderne të Klan, ka qenë në një gjendje të rënies së vazhdueshme për shkak të një sërë faktorësh nga pakënaqësia negative e publikut amerikan apo imazhit, platformës dhe historisë së grupit, depërtimit dhe ndjekjes penale nga zbatimi i ligjit, konfiskimet e padive civile dhe radikalët perceptimi i krahut të djathtë për Klan si të vjetëruar dhe jo mode e kohës.

Qendra Jugore e Ligjit për Varfërinë raportoi se vetëm midis vitit 2016 dhe 2019 numri i grupeve Klan në Amerikë ra nga 130 në vetëm 51.

Një raport i vitit 2016 nga Lidhja Anti-Shpifje, pretendon një vlerësim pak më shumë se 30 grupeve aktive të Klan, që mendohet se ekzistojnë në Shtetet e Bashkuara.

Vlerësimet e anëtarësisë totale kolektive mendohet se variojnë nga rreth 3,000 deri në 8,000. Përveç anëtarësimit të saj aktiv, Klan ka një numër të panjohur bashkëpunëtorësh dhe mbështetësish.

Referenca:

  1. McVeigh, Rory. “Structural Incentives for Conservative Mobilization: Power Devaluation and the Rise of the Ku Klux Klan, 1915–1925”. Social Forces, Vol. 77, No. 4 (June 1999), p. 1463.
  2. “Ku Klux Klan”Southern Poverty Law Center. Archived from the originalon July 23, 2013. Retrieved February 7, 2013.
  3. Al-Khattar, Aref M. (2003). Religion and terrorism: an interfaith perspective. Westport, Connecticut: Praeger. pp. 21, 30, 55.
  4. Michael, Robert, and Philip Rosen. Dictionary of antisemitism from the earliest times to the present. Lanham, Maryland, US: Scarecrow Press, 1997, p. 267.
  5. Thomas R. Pegram, One Hundred Percent American: The Rebirth and Decline of the Ku Klux Klan in the 1920s(2011), pp. 47–88.
  6. Eagles, Charles W. “Urban‐Rural Conflict in the 1920s: A Historiographical Assessment.” Historian(1986) 49#1 pp. 26–48.
  7. Horowitz, David A. “The Normality of Extremism: The Ku Klux Klan Revisited.” Society(1998) 35#6 pp. 71–77.
  8. Lay, Shawn, ed. The invisible empire in the west: Toward a new historical appraisal of the Ku Klux Klan of the 1920s(2nd ed. University of Illinois Press, 2004)
  9. Lewis, Michael, and Jacqueline Serbu. “Kommemorating the Ku Klux Klan.” Sociological Quarterly(1999) 40#1: 139–158. Deals with the memory of the KKK in Pulaski, Tennessee. Online
  10. Moore, Leonard J. (1990). “Historical Interpretations of the 1920s Klan: The Traditional View and the Populist Revision”. Journal of Social History. 24(2): 341–357. doi:1353/jsh/24.2.341JSTOR 3787502.
  11. Shah, Khushbu (October 24, 2018). “The KKK’s Mount Rushmore: the problem with Stone Mountain”The Guardian.
  12. Sneed, Edgar P. (1969). “A Historiography of Reconstruction in Texas: Some Myths and Problems”. The Southwestern Historical Quarterly. 72(4): 435–448. JSTOR 30236539.
  13. Ku Klux Klan in Inglewood, California
  14. Ku Klux Klan in Maine
  15. History of the Ku Klux Klan in New Jersey
  16. Ku Klux Klan in Oregon

[1] Biden in 1993 speech pushing crime bill ëarned of ‘predators on our streets’ ëho ëere ‘beyond the pale’ (CNN)

[2]https://www.c-span.org/video/?c4454847/vice-president-biden-eulogizes-senator-byrd (22 minute and 48 second)

[3] https://www.youtube.com/watch?v=-paM8FE8OTY (Bill Clinton, 10 minute and 51 second)

[4] https://www.youtube.com/watch?v=ryweuBVJMEA (Hillary Clinton, 2 minute and 30 second)

 

A eshte Flamuri kuq e zi,Veper e Skenderbeut?

0

Shqiponja dykrenare eshte nje simbol shume i vjeter,i perdorur fillimisht nga Perandoria Bizantine.

Po ashtu ,edhe ne fillimin e  Kultures Ilire dhe te asaj Romake te lashte ,shqiponja ka qene simboli perfaqesues i ketyre shteteve.

Shume stratege si,Pompeu i Madh,Kaj Mari,Cezari etj,e perdoren kete simbol, te cilin,ky i fundit e perdori duke e vendosur ne nje fushe te kuqe.

Sipas nje historiani te shquar,prof.Kasem Biçaku,shqiponja dykrereshe,eshte perdorur per here te pare nga Perandori Kostandin dhe me pas u be tradite vendese ne te gjithe Ballkanin.U perdor edhe nga Skenderbeu,per te treguar se ishte perfaqesues i sundimit para-osman.

Deri ne ditet e sotme,shumica e shqiptareve ,mendojne se flamuri i tyre eshte ai i Skenderbeut,pa e ditur origjinen e tij.Ende ne ditet e sotme ,nuk dihet me saktesi se kur u perdor nga ai, per here te pare,si simbol perfaqesues te shtetit shqiptar por njihet fakti qe kete simbol ai e huazoi nga Muzakajt.Per here te pare ne histori,emblema  e shqiponjes me dy krere,u shfaq ne vitin 1451.

U paraqit ne nje liber uratash,qe iu dhurua Skenderbeut,nga Alfonsi i V-te.

Flamuri yne,pra’’ Flamuri i Skenderbeut’’,eshte trashegimi e ndikimeve romako-bizantine ,ne Shqiperine e shekujve te kaluar.Ai edhe sot e ruan ngjyren e vertete dhe formen e pergjithshme te simbolit bizantin,vetem se shqiponja e diteve te sotme,eshte ridimensionuar, duke marre nje forme me te plote dhe me te bukur.

Bazuar ne wikipedia dhe ne studimet e Historianeve Shqiptare

Stesida Markaj

Kolë Miri Dedvukaj, simboli i besës dhe burrnisë Malësore

0

Dyert e shpërnguljeve biblike të shqiptarëve nga Mal i Zi u hapën në fund të viteve 60’ dhe qysh atëherë e sot nuk u mbyllën kurrë. Lamtumira (goodbye) vendlindjes është akt trishtues, sidomos për gra e burra në moshë të shtyrë. Prindërit tonë relativisht të moshuar nuk erdhën në Amrikë për një jetë më të mirë, dhe jo se jo për t’u pasuruar, por për të mos u ndarë nga njerëzit e tyre më të dashur. Kjo periudhë mërgimesh të mëdha meriton studime dhe analiza të shumta nga ekspertët e shoqërisë shqiptare. Rrugët e shpernguljeve nuk ishtin të shtruara me lule, por me lot e dhimbje të mëdha. Historia e mërgimit ishte ndonjëherë edhe tragjike. E tillë kishte qënë për familjen e Kolë Mirit të Hotit.

Dy djemtë e Kolës dhe nusja e djalit të madh kishin emigruar nga vendlindja në vitin 1971, dhe ishin vendosur në Itali. Gjatë pritjes për emigrim ata ishin vizituar shumë herë nga të dashurit e tyre. Nëna e tyre Djellushë Lekja i kishte vizituar 9 herë brenda një viti, ngase ajo e përjetonte rëndë mungesën e tyre. Para nisjes së tyre për në Shtetet e Bashkuara, prindërit kishin shkuar në Romë për t’u thënë udhën e mbarë. Pasi kjo bijë fisnike e shtëpise së përmendur të Zek Nikut të Kojës ishte përqafuar e përshëndetur me djemtë e saj aty në vend i kishte rënë pika në zëmër dhe një ditë vonë kishte dhënë shpirt në spitalin e Romës, në moshën 43-vjecare. Ndërsa ata kishin arritur në New York, nëna e tyre qëndronte e vdekur në morgun e Romës në pritje për t’u kthyer në Hot të Malësisë. Përsëri Kolë Miri “mes dy zjarresh”, do të kishte kënduar rapsodi shqiptar Sali Mani. Kola kishte mbetur qyqe vetëm në rruget e Romës.

Për vdekjen e gruas së tij kishte njoftuar menjëherë kushririn e tij besnik Patër Daniel Gjecaj. Ky meshtar françeskan shqiptar shumë i nderuar i kishte qëndrua pranë deri atë ditë që Kola dhe gruaja e tij e vdekur ishin nisur për në vendlindje. Kolë Mirit kjo vdekje i kishte shkaktuar çrregullime që nuk i kishte paramenduar kurrë. Njëra nga ato ishte vendimi për t’u larguar njëherë e përgjithëmonë nga Malësia. Kola nuk e kishte imagjinuar asnjëherë largimin nga ajo tokë. Por pas vdekjes së gruas kishin ndryshuar planet e tij familjare. Nuk shihte rrugë tjetër përveçë bashkimit familjar. Një vit më vonë, së bashku me 4 fëmijet e tij, imigroi në Shtetet e Bashkuara. Ashtu siç e kishin traditë ata punuan ditë e natë dhe pas disa vjetësh u rregulluan shumë mirë në pikëpamje ekonomike. Kolë Miri gëzonte respekt të madhe tek malësorët shqiptarë dhe emëri i tij ishte garanci për shumë suksese të familjes dhe shoqërisë.

Ai bënte fushata për ngritjen e qëndrave fetare dhe shoqërore në New York dhë në Detroit. Merrte pjesë aktive në mbledhje e ceremoni të ndryshme dhe vepronte si një misionar për paqë e marrëveshje midis malësorëve kudo. Kolë Miri dhe Mark Miri kishin një të kaluar të lavdishme sepse ishin kryqëzuar në “Kalvarin e Hotit” nga bandat kriminale komuniste të Toger Babës dhe Bajo Stankut. Marku dhe Kola kishin pësuar mundimet e Krishtit për të shpëtuar kapiten Gjelosh Luli nga mizoritë barbare staliniste. Për qëndresën e tyre legjendare flitet sot e kësaj dite. Kolë Miri ishte tepër i sinqertë dhe modest. Ai ishte natyrisht i zgjuar, fliste nga përvoja dhe përjetimet personale. Nuk kishte prirje për dukje as për krye të vendit. Ai ishte natyrisht i mirë dhe besnik. Per mortin e tij para 23 vjetësh me rastin e vdekjes e kisha shkruar se besa e Kolë Mirit ishte më e fortë se Mali i Veleçikut. Për çudi, Kola i kishte mësuar përmendësh lagjet e New Yorkut ku jetonin malësorët.

Nuk lexonte dhe nuk shkruante por në aparatin e tij të kujtesës ishin fotografuar pikat kryesore te orientimit.Kur i mbushej mendja Kolës për vizita nuk bente lutje e duva për ndihmë, por merrte shkopin dhe nisej tek miqtë dhe dashamirët e tij. Pavarësisht se nuk ishte i shkolluar Kolë Miri ishte malësori shqiptar më i nderuar në këtë vend. Merrte pjeë në dhimbjet e mëdha shoqërore, sidomos në morte qofshin ato në Shtetet e Bashkuara ose në Malësi, Prej vitit 1975 e deri në vitin 1990, Kolë Miri kishte kaluar Atlantikun, vajtje e ardhje mbase 100 herë, të gjitha për morte në vendlindjen e tij. Ai mbante titullin e kampionit për udhëtime të kësaj natyre. Asnjë shqiptar ose amerikanë, bile as ndonjë i huaj tjetër nuk mund të ketë bërë aq shumë udhëtime për vdekje jashtë Amerikës. Shumë herë malësorët pyesnin pse nuk po e mbyllim këtë ceremoni cka po presim? Dikush atje më largë përgjigjej po presim Kolë Mirin nga Amerika.

Gjatë këtyre udhëtimve Kola kishte përjetuar episode të ndryshme, ngase nuk fliste asnjë gjuhë tjetër përveç gjuhës shqipe. Në një rast në Londër e kishte humbur lidhjen e aeroplanit për New York. Dhe për këtë autoritetet e aeroportit kishin sjellur një përkthyes nga gjuha shqipe në sërbisht, por Kola nuk merrte vesh sërbisht. Pas pak ata kishin prurë një përkthyes shqiptar, por as atë nuk e kuptonte sepse perkthyesi fliste dialektin tosknisht.

Mosha e shtyrë dhe vështirësit e komunikimit kishin qënë pëngesë e madhe gjatë këtyre udhëtimeve. Para Luftës së Dytë Botërore, Kola kishte jetuar në Shqipëri në Hot të Ri në Shtoj të Mbishkodrës. Kishte jetuar atje një çerek shekulli me vëllezër e motra. Ai ruante kujtime të mrekullueshme nga jeta në Shqipëri. Kolë Miri tregonte shumë për Shqipërinë e asaj kohe. Kishte parë e takuar personalitete të larta të shoqërisë shqiptare. Ai e kishte pëlqyer shumë kohën e Zogut. Pavarësisht se nuk merrte pjesë në mbledhje partish politike, Kola ishte zogist i vërtetë. Në vitin 1944 ishte kthyer përgjithëmonë në vendlindjen e tij në Traboin të Hotit në Mal të Zi, ku jetoi deri në vitin 1973. Kolë Miri vdiq me 21 Maj te vitit 1992 në moshën 82-vjecare.

Gjatë kohës në spital e kisha vizituar disa herë, duke i thënë fjalë të mira e kurajo se do të bënte më mirë, por ato ditë nuk ishte aspak optimist. Nje ditë më vonë vdiq në Spitalin Lawrence në Bronxville të New Yorkut, në qytetin ku kishin jetuar shumë familje të njohura amerikane, midis tyre edhe Familja Kennedy. Nderimet dhe ceremonitë mortore u bënë për dy ditë me radhë në Memorial Day Weekend. Për Kolë Mirin si për asnjë shqiptar tjetër ishin bërë tri ceremoni mortore. Një në New York, një në Hot të Ri në Shtoj të Mbishkodrës në Shqipëri tek nipat dhe mesat e tij ku kishte jetuar 25 vjet dhe nderimet më të fundit dhe varrimi ishin bërë në Vuksanlekaj të Hotit në Mal të Zi. Historianët amerikanë thonë se për Abraham Lincolnin ishin bërë ceremoni mortore në disa qytete të Amerikës para se të bëhej varrimi në vendlindjen e tij në Illinois. Misioni i Shqipërisë pranë OKB në New York ia dha vizën Kolës së vdekur dhe 32 malësorëve tjerë për varrimin e tij në vendlindje.

Ky ishte malësori i parë i vdekur, që kaloi nëpër tokën e Shqipërisë pas rënjes së diktaturës. Ky ishte mort i madh dhe ceremonial, që nuk ishte parë asnjëherë më parë dhe natyrisht kishte pasur shumë gojtarë, vajtore e gjëmtarë. Por një tragjedi shumë herë më e madhe se kjo u përsërit edhe një herë në shtëpinë e Kolë Mirit në New York më 11 Shtator 2001, kur nipi i tij Simon Dedvukaj ra dëshmor në Kullën Binjake (World Trade Center) në Manhattan. Kjo tregonte se rrugët e tyre të mërgimit kishin qënë të shtruara me gjëmba e jo me lule. Por kjo familje fisnike i përballoi të gjitha me nder e faqe të bardhë. Prej Kolë Mirit mësuam të gjthë. Ai ishte mësuesi ynë më i mirë i jetës, sepse fliste nga përvoja personale.

Kurrë nuk kam parë asnjë shqiptarë si Kolë Mirin, që mund t’i ketë zbatuar aq bindshëm normat e Kanunit të Lekë Dukagjinit dhe urdhënimet e Tëzot që janë 10. I tillë kishte qënë edhe vellau i tij Mark Miri. Por Markun e kam takuar vetem një herë gjatë një vizite në New York. Mark Miri dhe Kolë Miri kishin një kod të tyre moral të veçantë dhe për këtë meritojnë monument në tokën shqiptare. Ata ishin nderi i kombit, dhe duhet të respektohen si të tillë sot e përgjithëmonë.

Gjekë Gjonlekaj/New York

Dërgoi për publikim, Tomë Mrijaj, studiues

Mes vëllezërve shqiptarë në Amerikë

0

Nga Zija VUKAJ
Dhjetëditëshi i dytë i majit 2021 ishte për mua jo vetëm një bekim i Zotit, por edhe një shans që i vjen njeriut vetëm një herë në jetë.

Ky segment kohor shënon vizitën time të ëndërruar gjatë tek vëllezërit shqiptarë të Amerikës, konkretisht tek shqiptarët e Michiganit. Kjo vizitë ishte një inkursion i shkëlqyer në vendin e shpresës së shumë brezave; në vendin e realizimit të ëndrrave të etërve dhe bijve të kombit tonë, që materializuan kalvarin e qindra përpjekjeve për të kapërcyer prangat e sistemeve totalitare dhe pët të hapur dritaret e perspektivave të ardhshme.
Prej shumë vitesh e dekadash kam dëgjuar e lexuar për rrugën e mundimshme të mërgimit, për eksodin biblik të shqiptarëve, për qindra e mijëra saga, për narrativa rrëqethëse individësh, familjesh e brezash të shkaktuara nga etja për jetën dhe lirinë. Për sakrifica dhe flijime vetjake e kolektive të brezave të kombit tim. Dhe gjithçka në emër të jetës. Gjithçka në emër të së drejtës për dinjitet e rrugëtim të natyrshëm drejt tokës së premtuar. E kësaj radhe pata rastin dhe fatin e mirë ta prekja realitetin për të cilin aq shumë kam përfytyruar.
Me ftesën e miqve të mi, vëllezërve Lulash dhe Shtjefën Palushaj në mbrëmjen e datës 10 maj 2021 preka tokën e Michiganit, ku qëndrova deri më datën 21 maj. Qëndrimi im në këtë vend ishte një qëndrim tek vëllezërit e mi. Aty pata rastin të përjetoj emocionet e larta dhe hijeshinë e mikpritjes sublime të genit të lartë të racës shqiqptare. Gjithë realitetin e qëndrimit tim në Michigan e kundrova dhe e shijova nga këndvështrimi bujar i derës së fisme të familjes Palushaj. Nën ngrohtësinë vllaznore të Lulashit, Shtjefnit dhe bijve të tyre përjetova gjithë ato ditë të paharruara, që zbukuruan qëndrimin tim aty. Ditët m’u bënë njëra më e bukur se tjetra nga prania e miqve të çmuar Rush Dragu, Ndue Ftoni etj. Mbeten të pashlyera në kujtesën time mikpritja, angazhimi dhe veprimet e fisme të tyre që t’i bënin sa më të bukura ditët e qëndrimit tim në Michigan.

Si mund të harrohen shëtitjet që më rezervoi Rushi dhe rrugëtimet e gjata me Ndue Ftonin drejt New Yorkut, Ohajos etj. Takimi me këta miq të mrekullueshëm më ka befasuar shumë dhe më ka ridimensionuar përfytyrimet e mia për imazhin e shpirtit shqiptar. Kam gjetur në zemrat e tyre më shumë dritë humane dhe zjarr patriotik e vëllazëror se ç’kisha takuar përgjatë gjithë jetës sime.

Kam menduar, por edhe jam shprehur: Mbase këtu dhe në të gjitha viset ku janë vendosur shqiptarët, lavdi Zotit, kemi të konservuara virtytet më të mira dhe cilësitë më të paprekura të genit tonë. E pashë këtë gjithkund. E preka tek individë të tillë si burrat e familjes Palushaj, tek bujaria dhe shpirti i Ndue Ftonit, tek kontributet e këtij burri të veçantë në promovimin e vlerave dhe të individëve përçues të tyre, tek humanizmi, mikpritja dhe kultura e Rush Dragut, Luigj Pepës, Zef Përgegës, Pjetër Jakut etj.
Shumë domethënës ishte edhe një takim promovues libri në mjediset e kishës së Shën Palit. Në këtë tempull të shenjtë, ku përveç funksionit sakral religjioz shenjtërohen edhe eventet letrare, kulturore dhe vetë gjuha shqipe, u bë promovimi i librit “Mall me shumë vuajtje” të z. Shtjefën Palushaj, pedagog dhe atdhetar. Ky qe një rast i mrekullueshëm për të parë edhe solidaritetin e brezave të komunitetit tonë shqiptar, si dhe nivelin e lartë të krijuesve, të cilët e kanë ruajtur gjuhën amtare dhe zjarrin e frymëzimit e të krijimit letrar dhe artistik.

Gjatë një interviste me mikun tim krijues z. Rush Dragu evidentova fuqinë e këtushme dhe kulturën e lartë të brezave dhe individëve krijues që po japin produkte të vyera dhe po kontribuojnë në transmetimin e gjuhës dhe të traditave tek brezat e rinj. Mendoj se ka ardhur koha që kampione të krijimtarisë letrare të shkrimtarëve të sotëm të diasporës të merren në konsideratë dhe të shqyrtohen nga hartuesit e teksteve të sotme të letërsisë shqipe, me qëllimin që të bëhen pjesë e antologjive dhe teksteve mësimore, jo vetëm si pjesë integruese kulturore, por edhe si caqe të larta cilësore të krijimtarisë artistike.


Ajo që më entuziazmoi më shumë gjatë vizitës sime në komunitetin e shkëlqyer të Michiganit, është jo vetëm prosperiteti ekonomik, por ecja përpara sidomos e brezave të rinj, që janë integruar me dinjitet në nivelet më të larta kulturore të shoqërisë moderne amerikane, por duke ruajtur diversitetin dhe veçoritë etnike të racës së bukur e të lartë shqiptare. Dhe për këtë të fundit, merita më e madhe i takon brezit që i lindi, i rriti dhe i edukoi këta të rinj të shkëlqyer që po bëhen plejadë në çdo fushë të jetës.
Krenar për ju!

Profetë të rremë, idiotë të dobishëm, listat e hapura dhe marrëzia kolektive

0

NGA GENC POLLO

MBI “PROFETË” E “IDIOTË”

Nikolla i Kölnit, dikur nga fillimi i shekullit të 13-të pretendoi se i ishte shfaqur Jezu Krishti për t’i thënë se atë që nuk e arrinte dot forca e shpatës, e kryente pafajësia fëminore dhe se një kryqëzatë fëmijësh do të ishte më efektive për çlirimin e Jerusalemit nga të pabesët sesa ekspeditat e kalorësve kryqtarë. Nikolla mblodhi rreth 30 000 fëmijë lart e poshtë në Europë dhe në gusht 1212 arriti në portin mesdhetar të Gjenovës.

Nga fëmijët që hipën në anije, kush nuk u mbyt në lundërthyerje, u shit si skllav në Tunizi. Nikolla me florinjtë e mbledhur nga kjo punë u fsheh në Alpet italiane derisa e gjetën dhe e vranë duke e ngulur në hu. Profeti i rremë është një person që pretendon se përcjell fjalën e Perëndisë; ai i ofron publikut (besimtarëve) rezultate të mrekullueshme përmes zgjidhjeve sempliste, të cilat janë shpesh me leverdi personale për të.

Nikolla është një ndër qindra syresh të dokumentuar në historinë europiane të tre mijëvjeçarëve të fundit nga Abrahami e këtej. Danilo Dolci ishte një aktivist social i pasluftës, i cili luftoi kundër varfërisë e Mafias në Siçili. Por gjithmonë e më shumë, ai sulmoi pushtetarët demokristianë; në këtë të fundit njëlloj si komunistët opozitarë. Sipas establishmentit të kohës, ai, edhe pse njeri i ndershëm, nuk ishte veçse një idiot i dobishëm për Partinë Komuniste Italiane.

Dolci nuk ishte komunist me bindje dhe aq më pak anëtar i PKI-së, por kjo nuk i pengoi sovjetikët që në fund të viteve 50 t’i akordonin atij Çmimin Lenin për Paqe. “Idiot i dobishëm” është term i përdorur gjerësisht në diskursin perëndimor për të cilësuar ato personalitete, të cilët me mirëbesim, por edhe me naivitet, përkrahnin kauza komuniste ose edhe vetë Bashkimin Sovjetik që nga koha e Leninit deri në vitet ‘80.

MARRËZIA E BILANCI I LISTAVE TË HAPURA

Midis vjeshtës 2019 e asaj 2020, nuk më është shqitur nga mendja ideja fikse se dy rastet e mësipërme do të ishin parabola e përshtatshme për shumë prej atyre që me zell të paepur kanë insistuar për lista të hapura (më tej LH) të kandidatëve për deputetë.

Këtë parabolë e referoj këtu me njëfarë brenge në zemër, pasi mes dashnorëve të shumtë të këtyre listave ka jo pak persona me angazhim të lavdërueshëm për gjënë publike, shpesh edhe kundrejt sakrificave personale.

Disa syresh i njoh personalisht e i çmoj për parimësinë e për sensin qytetar që dëshmojnë; madje vë dorën në zjarr se ata anojnë më shumë nga Danilo dhe aspak nga Nikolla. Por prapë nuk i heq dot nga mendja ata muaj, pjesërisht të kaluar në izolim epidemik, kur çdo ndërfaqe me jetën publike, qoftë mediat, rrjetet sociale e deri te kafeneja e lagjes, dominohej nga obsesioni me LH si shpëtimtari i vetëm, gati mesianik, i demokracisë e begatisë shqiptare.

Sot, pak javë mbas zgjedhjeve parlamentare me LH, mund të bëhet një bilanc fillestar mbi efektin e tyre. Së pari, pozicioni solid i opozitës (përjashto ndonjë piruet quicky e joparimore) se LH nuk ofrojnë zgjidhje të asnjë problemi real, por vetëm shërbejnë për spostimin e debatit publik nga problemet reale te fantazitë utilitare dhe për zbutjen e presionit publik për zgjidhje reale, duket i konfirmuar.

Sot, OSBE/ODIHR shkruan për abuzime masive nga partia shtet dhe opozita flet për masakër elektorale.

Për hir të së vërtetës, edhe pozicioni i PS ndaj LH ishte po aq serioz deri në çastin që Rama shpalli amendimin e Kushtetutës për të kapur bonusin prej pesë mandatesh.

Së dyti teza e dashnorëve të LH se përmes preferencës së elektoratit shkërmoqet monopoli i kryetarëve të partive politike për të përcaktuar faktikisht deputetët e ardhshëm u rrëzua. Vetëm tre kandidatë arritën të thyejnë herësin e të fitojnë kështu mandatin. 137 kandidatë të tjerë do të bëhen deputetë sipas renditjes të nënshkruar nga kryetarët.

Por edhe sikur herësi të mos ishte kaq i madh (afro 10 mijë vota parapëlqyese) dhe listat përfundimtare të rirenditeshin absolutisht sipas votave parapëlqyese, ndryshimi do të ishte minimal: sipas një vështrimi paraprak në çdo qark listat do të mbeteshin 95% njëlloj. Thënë kjo, do të vëreja se sfida reale me ofertën e kandidatëve për deputetë nuk është eliminimi i rolit të kryetarit apo i organeve drejtuese të partisë. Kjo gjë do të ishte jodemokratike, antistatutore dhe e papërgjegjshme.

Por si mund të arrihet që kandidatët e partive të jenë jo vetëm njerëz normalë e të panjollosur, por edhe të mishërojnë idetë politike të partisë që do të përfaqësojnë e të jenë të njohur e të gëzojnë besimin e anëtarësisë, elektoratit partiak e më gjerë? Është më pak sempliste dhe populiste, por qartazi më e dobishme të insistosh e të realizosh procedura demokratike brenda partive duke marrë si model, në mos primaret amerikane, të paktën konsultimet edhe me votë të fshehtë a të hapur me bazën e strukturat partiake siç praktikohet gjerësisht në Europë.

Edhe aty nuk mohohet roli i kryetarit apo i kryesisë qendrore, por me rregull e traditë ky rol kufizohet në veto individuale e ndryshime të vogla e përherë të arsyetuara. Por kjo kërkon vullnet në krye të partisë e praktikë të gjatë. E këtu fillojnë deficitet tona. Por më mirë të identifikosh drejt e saktë problemin e pazgjidhur sesa të japësh formula kryekëput të gabuara.

Si ai tipi i barsoletës që i kishte rënë çelësi nga xhepi diku në errësirë dhe që e kërkonte tjetërkund poshtë llambës së rrugës. Sepse ekuivalente me listat “100% të hapura” është shpallja e 560 kandidatëve (katër subjektet fituese të 25 prillit herë 140 kandidatët e secilit syresh) si të pavarur: vë bast që rezultati do të ishte rrumpallë 40-ditore elektorale dhe katërvjeçare parlamentare. Së treti teza e dashnorëve të LH se përmes tyre filtrohen kandidatët problematikë gjithashtu u rrëzua.

Në listat rilindiste (e ku tjetër!) një djalosh i panjohur, por me lidhje familjare me dekriminalizmin, theu herësin dhe i mori mandatin shefit të degës Tiranë të PS. Herësin në po këtë qark e theu edhe një tjetër kandidat, por jo se për të mobilizua masivisht elektorati socialist. Ishte investimi masiv financiar e njerëzor i Bashkisë që rirenditi listën, duke dëftyer raporte brenda partisë e jo parapëlqime në popull. Të njëjtin fenomen shfaqi edhe lista rilindiste në qarkun “problematik” të Elbasanit. PD e kishte thënë prej kohësh se LH ishin faktikisht një korsi emergjence për kandidatët e mafies dhe oligarkisë.

Sot mund të thotë se i doli fjala. Së katërti aspektet negative të LH të dëshmuara nga Estonia në Kosovë duket se i patëm edhe ne. Së pari, gara brenda familjes për të marrë votën parapëlqyese tek elektorati i sigurt partiak prishi harmoninë e koordinimin mes kandidatëve të një qarku.

Deri te konflikte si “çfarë don ti te lagjja/vota ime”. Që në disa raste u mahisën keq. Këto e të tjera helmatisin klimën mes deputetëve të një subjekti e mes vetë partisë. Më keq akoma ka jo pak sinjale se komisionarët, mbasi numëruan votën e partive, u ulën veçan sipas partisë e transferuan sipas qejfit vota parapëlqyese nga kandidati X tek Y brenda listës. Arsyet mund t’i imagjinoni. Ose mund të pyesni në shtetet ku ka ndodhur rëndom.

EPILOG

Me farmacistin ku blej zakonisht barnat, bisedoj për çështje gjenerale në intervalin midis porosisë e pagesës. Ai është i informuar e i interesuar të debatojë; më jep përshtypjen se simpatitë i ka djathtas, edhe pse nuk shprehet. Herën e fundit në farmaci, para se të na mbyllte në shtëpi epidemia, nga përtej banakut e me zë jo të ulët më tha:

“Ah, o zoti Genc! Po i caktoi prapë deputetët Rama e Basha, nuk ka shpresë! Edhe më keq do të bëhet!”. Ika i deprimuar e pa e kundërshtuar gjatë. Covidi rezultoi se sjell pasoja fatale për të moshuarit e të sëmurët. Virusi i budallallepsjes kolektive krahasuar me të është absolutisht jodiskriminues; ai zapton njëlloj mendjen e të ndershmit dhe atë të delenxhiut, e të mençurit dhe të trushkulurit e të shkolluarit dhe të injorantit e kështu me radhë. Këtë e dëshmoi besëtytnia e një pjese në PD se “djegia e mandateve” do të sillte automatikisht rrëzimin e qeverisë e zgjedhje të reja.

Po ashtu e dëshmoi në vjeshtë 2013 edhe histeria shoqërore ndaj projektit të asgjësimit të armëve kimike siriane. Mbetem me shpresë te përkohshmëria e këtij virusi, disi më pak tek ilaçi e vaksina kundër tij, se Nikolla e Danilo do të gjallojnë për jetë e mot…

Ish-ministër e deputet 27 maj 2021

POSTIMET E FUNDIT