Dhurata Dora po i vendos Flaken Frances!

0
1059

Dhurata Murturi,siç njihet ndryshe ne boten muzikore me emrin,Dhurata Dora,eshte nje kengetare dhe kompozitore shqiptare,e lindur ne Gjermani ,e cila u be e njohur per publikun fillimisht me kengen e saj,’’I like dat’’, e lancuar ne vitin 2013,ne bashkpunim me Reperin e njohur  shqiptar,2Ton.

Kengetarja realizoi projektet e saj muzikore,ne bashkepunim me shume repere dhe kengetare te njohur,si Young Zerka,Flori Mumajesi,Azet,DJ Blunt & Real dhe Lumi B.

Bashkepunimet e saj ,nuk ishin vetem me emra te njohur te Produksionit Shqiptar por ajo korri nje fame dhe nje sukses ,edhe ne rang internacional, veçanerisht ne France.

Ne vitin 2019, Dhurata,lancoi bashkepunimin e saj ,me nje nga Reperet me te suksesshem ne France.’’Zemer’’, projekti i saj ,ne duet me Solking,u kthye ne nje hit shume shpejt,duke e bere Dhurata Doren, akoma edhe me te dashur per publikun.

Mesa duket,Dhurata,ska te ndalur.

Portalet Franceze me te njohura si ,Nrj,shkruajne per Artisten Shqiptare,dy dite pas lancimit te superhitit te rradhes,ne bashkepunim me Maitre Gims,nje tjeter Artist dhe Reper,i njohur ne France.’’Only you’’ ,eshte kenga me e fundit dhe trendi me i ri,e cila degjohet,jo vetem nga komuniteti i shqiptareve ne France por edhe me gjere.

‘’Kjo Artiste me pelqen shume,njihemi prej kohesh dhe deshiroja me patjeter qe te kisha nje bashkepunim me te.’’-shprehet Gims,per Nrj.

Ajo çfare e ben akoma dhe me te pelqyer, Dhurata Doren,per te gjithe fansat e saj,brenda dhe jashte vendit,eshte fakti se ajo kendon ne gjuhen shqipe,ne bashkepunimet e saj internacionale.

Per Albdreams Media

STESIDA MARKAJ