FESTOHET 150 VJETORI I DITELINDJES SE AT’GJERGJ FISHETS DHE “DITET E LETERSISE MICHIGAN”

0
661

Janë bërë 21 vjet që revista “Kuvendi” dhe botuesi i saj Pjeter Jaku kanë organizuar aktivitetin “Ditet e Letersise” në Michigan në muajin Tetor që është dhe nje kujtimore për figuren e madhe poliedrike kombetare At’Gjergj Fishta.
Këtë viti kishtë një format disi ndryshe ky aktivititet që tashmë është bërë tradicional nga Pjeter Jaku i ndihmuar nga bashkeshortja e tij poetja Elinda Marku mbasi përkon me 150 vjetorin e lindjes se poetit të madh Gjergj Fishta.
Aktivitetit filloj të premten në darken ë kafe “Kuvendi” në pronësi të Pjeter Jakut me darken pritëse të të ftuarve nga Shqiperia dhe shtetete të tjera nga Amerika,ku poet dhe shkrimtar shqiptar që kishin bashkëpunuar ketë vit dhe më pare më Pjeter Jakun.
Ndërsa nata finale është organizuar në një nga sallat e kishes shqiptare “Zoja Pajtore” me kujdesin e kesaj kishe famulltarin e saj Dom Ndue Gjergji.
Aktivetin e kujdesi në detaje drejtuesi i ketij aktiviteti,poeti,shkrimtari dhe gazetari Zef Pergega. Ndërsa moderatorja Albina Palushi përveç moderimit të akitivtetit recitoj edhe poezi nga Fishta dhe poet të tjerë.
Nga Kosova ishte i ftuar “Mjeshtri i Madh “ Çun Lajçi i cili përshendeti,recitoj nga Fishta,i cili me atë rast ekzaltoj sallen e cila u ngrit në këmbë dhe e shoqëroj me duardtrokitje.
Po ashtu nga Shqiperia ishin të ftuar të “Kuvendit” biznesmeni dhe aktivisti Bardh Uldedaj dhe gazetari e publicisti i njohur lezhjan Gjovalin Gjeloshi
Moren pjesë dhe ish Kryetari i Fondacionit “Vëndlindja Therret” gazetari e aktivisti i njohur Luigj Gjokaj,i cili jo vetem që lexoj një poezi kushtuar poetit të madh Gjergj Fishta krijuar nga vetë ai për ketë rast por edhe mori (në mungese) mirënjohjen e “Kuvendit” për Artistin e Merituar Sali Mani si mik i tij
Ish kryetari i shoqates “Malësia e Madhe” në Michigan Ruzhdi Gjokaj lexoj pjesë nga krijimtaria e tij
Ndersa një poezi e Elinda Marku u recitua mjeshtrisht nga aktori shqiptar Dervishi
Mhill Velaj,kosovari që drejton shoqaten e shkrimtarve shqiptaro-amerikan në Neë York,lexoj pjesë nga krijmataria e tij por edhe ishte vlersuar nga juria dhe redaksia e revistes “Kuvendi”
Liljana Kola,ish nxënesja e Pjeter Jakut lexoj pjesë nga krijimtaria e poetit At’Gjerj Fishta
Dom Ndue Gjergji i cili mori mirënjohje nga revista për ndihmen ndaj saj në vite përshendeti dhe bekoj darken e pjesmarrësve
Juria e ketij viti shpalli fituesit e ketij viti dhe shperdnau çertefikata për fituesit.
Ndersa sekretari i shoqates se Ish të Perndjekurve nga diktatura komuniste në Shqiperi Gjon Kaçaj njëkohesisht dhe krijues solli disa nga kujtimet e zhvarrosjes së eshtrave të poetit nga të intervistuar nga ana e tij ,auoreve të atij krimit ndaj varrit të poetit në kishen e fretenve Shkoder
Ndersa Pjeter Jaku,pronar i shoqerise botuese dhe revistes “Kuvendi” shperndau dis mirenjohje për bashkëpunetoret e tyre në vite.
Aktiviteti u mbydh me një darke të bollshme të shoqeruara nga DJ i njohur i komunitetit mes ritmeve te vallzimit dhe këngeve të kenduara live nga të pranishmit.
Aktivitetin e ndoqën disa nga mediat shqiptare në Michigan. Fotot do ti gjeni në FACEBOOK TE MEDIUMIT TONE

Nga Radio “ILIRIA” Michigan