150 VJETORI I AT GJERGJ FISHTËS NË SHKODËR.(Foto…)

0
689

Perg.Ndue BACAJ
Me rastin e 150 vjetorit të lindjes së kolosit të mendimit e veprimit, At Gjergj Fishtës , Biblioteka “Marin Barleti” e Bashkisë Shkodër , në bashkëpunim me departamentin e letërsisë pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi”, zhvilluan një veprimtari shkencore, kushtuar poetit kombëtar At Gjergj Fishta dhe veprës së tij letrare, artistike, publicistike, historike e mbi të gjitha patriotike. Stenda në krye të sallës ku u zhvillua veprimtaria ishte paisur me foto të librave dhe veprave të At Gjergj Fishtës, ndersa në tavolinen e “punës” gjindej një kopje e kolanës së veprave të plota të sapo botuara të At Fishtës, me rastin e 150 vjetorit të lindjes tij. Kjo veprimtari nuk ishte konceptuar nga “sasia” e fjalëve , kumtesave apo e pjesmarrësve, (siç jemi mësuar ti shohim në promovime librash apo diçka tjetër), por nga cilësia e kumtesave dhe me pjesmarrës të ftuar, të cilët e kishin lexuar , studiuar, por edhe e kishin shkruar e vlersuar At Gjergj Fishtën dhe vepren e tij. Pra në një far mënyre pjesmarrësit ishin “miqë” të At Gjergj Fishtës. Ndersa ketij auditori me dhjetra pjesmarrës i shkon për shtat edhe shprehja popullore “Pak” e sak-t. Moderatore e kësaj veprimtarie ishte Dr.Ermira Alija, e cila sapo hapi veprimtarinë ia dha fjalën për të përshendetur, Provincialit At Pashko Gojçaj, i cili pershendeti organizatorët, veprimtarinë dhe pjesmarrësit… Pas pershendetjes të At Pashkut moderatorja do t’ua jepte fjalën sipas programit, kumtuesve, që do të mbanin kumtesat:
Prof.As.Dr. Arben Prendi : Vështrim mbi fjalorin e At Benedikt Demës.
(Fjalor i veprave të At Gjergj Fishtës, i sapo ribotuar…)
Profesor As.Dr. Vinçenc Marku : Letërkëmbimi i At Gjergj Fishtës.
Magdalena Haxhi: Gjurmë të At Gjergj Fishtës në Bibliotekën “Marin Barleti” (Shkodër).
Kumtesat në pergjithësi vunë në dukje edhe disa risi të pa studiuara mirë deri tani në veprat e At Fishtës, ku spikasin edhe ato në “Lahutën e Malcisë” etjerë. Kumtesat gjatë leximit nga autorët e tyre u shoqeruan me video-projektor. Në këtë veprimtari u vu re edhe një interesim i knaqshëm i mediave (kryesisht vizive-TV) të Shkodrës, të cilat ishin prezent me kamerat e tyre, për të regjistruar veprimtarinë…
Vlenë të shënohet se nga Malësia e Madhe ishim të ftuar dhe pjesmarrës në këtë veprimtari , unë si autor i monografisë “At Gjergj Fishta, patrioti i madh pendartë i kombit shqiptar”, (në vend të një memorial inga një malësor), dhe redaktori i monografisë, mesuesi, poeti dhe publicisti Marash Gilaj, të cilët ishim të ftuar special nga Drejtori i Bibliotekës “Marin Barleti”, intelektuali dhe promovuesi i njohur i vlerave historike e kulturore të Shkodrës e më gjërë, z.Maxhid Cungu, i cili ishte edhe njeri nga organizatoret e kësaj veprimtarie të “thjesht”, por domethënëse kushtuar 150 vjetorit të lindjes të At Gjergj Fishtës (1871-23 tetor-2021).
Shkodër 22 tetor 2021