“TAKIMI I DY ARMIQVE “

0
390
Si është jeta ?! “Veç mali me malin s’takohen se njerzit takohen një ditë”.
E pra, ata që para 35 vitesh po të ishin takuar në ketë rruge njëri nga keta do të ishte sot i vdekur dhe sigurisht që Gjovalin Vushaj do ta kishte pasë atë rrisk mbasi ishte nisë se bashku me 17 pjestare të familjes dhe e realizuan arratisjen spektakolare për në Jugosllavi e nga aty përfunduan në SHBA.
Zoti është i madh e sot të dy janë gjalle e shendosh. Njëri,Gjovalini me një familje të mrekullueshme me biznese në Amerike dhe tjetri ish komandanti i Postes se Kufirit aso kohe në Velipoje të Vermoshit në Kelmënd, Artur Dade sot me familje dhe biznese në Shqiperi.
Shkurt, si ishte e mundur që keta u takuan ? Sigurisht që një videohistori që ne kishim realizuar me Gjovalinin dhe Arturi e kishte ndjekë me shume vemëndje në YouTube ishte premisa që Gjovalin Vushaj i arratisuri dhe Artur Dade komandati që aso kohe ruante kufirin,të lidheshin e bisedonin dhe pastaj të takoheshin në Velipoje të Vermoshit.
Shkuan në ish Posten e Kufirit,u futen në thellesi të pyjeve dhe bjeshkeve rreth Vermoshit dhe pse jo,të dy në format dhe varjantet e jetes se tyre ndjenë mall,e u shpalosen kujtime të atyre viteve që tashme dalngadale koha fillon e i shlyen nga kujtesa perveç vuajtjve që kurre smund të harrohen.
Kjo video dhe keto foto që Gjovalin Vushaj, i cili shoqërohej dhe nga bashkshortja e tij flasin për viziten e takimet e tyre në Shqiperi, une kam të drejtën ti publikoj në faqen e mediumit tone.
Pershtati : Rush Dragu -ALBDREAMS MEDIA