Shfaqet në New York dokumentari “E Bukura nën Pranga”

0
253
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër torturës (26 Qershor 2023) në një nga ambjentet e Producer Club Theaters në Manhattan, u shfaq filimi dokumentar “The Beauty in Shackles”, “E Bukura nën Pranga” realizuar nga Organizata e Gruas “Shpresë & Paqe” në New York. Dokumentari i dedikohej popullit shqiptar, specifikisht grave dhe fëmijëve që kanë përjetuar tortura, krime, vrasje, internime nga komunizmi në Shqipëri, sllavo komunizmi në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, në Çamëri nga shovinizmi grek e në të gjitha trevat shqiptare, ku ka patur persekucion e genocid.
Anëtaret e kësaj organizate së pari falenderuan Zv/ Ambasadorin e Republikës së Kosovës në New York, Z. Fatmir Zajmi sebashku me bashkeshorten , pjesemaresit ne kete event, si dhe “të zotin e Shtëpisë” Z. Fredi Tollja, që vazhdimisht tregohet i gatshëm për të ofruar hapësira të tilla për komunitetit tonë në këtë Qendër Arti. Të cilat thanë se e vlerësojnë vërtetë dhe i janë mirënjohëse.
Sa i përket dokumentarit, i cili përfundoi në janar të vitit 2020, por për arsye të Covid-19, u shfaq pikërisht sot, anëtaret e “Shpresë & Paqe” falenderuan bashkëpunimin e mirë me ish të burgosurin dhe të arratisurin politik Prof. Sami Repishti, i cili nuk mundi të ishte prezent, ish të internuarin politik dhe gazetarin e palodhur Z. Beqir Sina, gazetaren Rafaela Prifti, që edhe ajo nuk mund të ishte e pranishme, pasi i ati saj shkrimtari, publicisti dimensional dhe patiroti i nderuar Naum Prifti u nda nga jeta, montazhierin Valon Dervishi, Zj. Bekteshi nga Shkupi, si dhe Merlin Tushe, producente e këtij dokumentari, e cila për shkallën e saj të inteligjencës është pranuar në Organizatën e Gjenive Botëror në SHBA.
Duke qenë se edhe popullsia shqiptare përfshirë në të gjitha trevat e saj kanë pësuar tortura, vrasje, pushkatime, internime, dhunime, malltrajtime nga qeveritë komuniste dhe sllavo komuniste organizata “Shpresë & Paqe” çdo vit më 26 Qershor përkujton këtë datë në respekt të viktimave të torturës.
Sipas statistikave gjatë periudhës komuniste në Shqipëri u pushkatuan 450 gra, u burgosën 7367 gra, nga 1065 persona ish të burgosur politik, që vdiqën burgjeve, ku qindra prej tyre ishin edhe gra. Qindra prej tyre humbën aftësinë mendore, qindra fëmijë kanë vdekur kampeve të internimit, 33 prej tyre në kampin shfarrosës të Tepelenës.
Gjatë atij regjimi makabër në Shqipëri, çdo 3 ditë do ti bëhej gjyqi çdo qytetari.
Ose do të ekzekutohej me apo pa vendim gjykate dhe eshtrat e tyre nuk dihet akoma se ku ndodhen. Në Kosovë po ashtu kemi historikisht krime dhe genocid në popull, mbi gratë dhe fëmijët nga makineria serbe, mbi 20 mijë femra në Kosovë janë vrarë, përdhunuar dhe zhdukur në Kosovë. Po ashtu në Maqedoni siç kemi rastin e arsimtares Shpresa Tuda e të tjera që u persekutuan nga regjimi sllavo komuninst në Maqedoni, edhe në Çamëri kemi mjaft heroina që u masakruan nga shovinizmi grek edhe në trevat e tjera ku shqiptarët kanë përjetuar tortura dhe malltrajitme nga qeverite sllavo komuniste serbe.
Bashkëngjitur po vijojmë të japim të plotë fjalën e gazetarit Beqir Sina, mbajtur më 26 Qershor 2023 në Producer Club Manhattan, me rastin e shfaqes së dokumentrit, E Bukura nën Pranga.
Marrja ende me çështjen e presekutimit në Shqipërinë komuniste, debatet dhe diskutimet shterpe, dhe të tejet të stergjatura në këto 32 vjet , ndër shqiptarë mbi torturat, privimin e tyre, burgosjen dhe interrnimin deri te përdhunimi në qelit e burgjeve enveriane, tek femrat në Shqiperi , tregon vetëm një gjë , tani ska më, dikush duhet të flas e të tregoje, pikërishtë  atë që e ka parë dhe përjetuar në « shpinën » e tij.
Ose , si na e ka lënë « amanet » njeriu i perendisë « Rrno vetëm për me tregue » në vepërën memuaristike të fratit françeskan Zef Pllumi, pra, ne jemi ata që duhet të tregojm ose me e pakta duhet të ngrejm, atë zerin që na është “ngjirrur” për më shumë se tre dekada në Shqipëri e rrugve të botës. Pra, të dalim me një apo tjeter formë atje ku jemi dhe kemi mundësi të bëjmë diçka, që sado pak të na dëgjohet zëri edhe diku larg. Ngase vet/heshtja në vet/vete, ndoshta pa dashje dërgon « një mesazh të keqkuptuar të gabuar » deri tani,  edhe te presekotoret tanë që nuk duan të na dëgjojnë dhe as të na kuptojnë . Madje heshtjen tonë , fisnikërin tonë, atë që ne nuk e bëjmë për hakmarrëje, deri tani presekutorët dhe bijt e bijat e tyre , po na e marrin për « dobësi ». 39 vjet  duke na e vjedhur edhe vuajtjen, dënimin e presekutimin tonë 45 vjeçar .
Ndërsa, ata ishin po këta që janë sot më të përveligjuarit e më të përfituarit çdo pushteti.
Athere!  nese nuk e themi ne, nuk flasim ne ,  kush vallë do ta thotë a do të flasë me mire se ne ,? A, «  të çohen nga varri të vdekurit tanë, apo t’ua lëmë në dorë atyre prap ish-presekutorve dhe trashgimtarve të tyre, ata që po na qajne me lotë korkodili “ditë e natë” nëpër gazeta e televizione, e rrjetet sociale, paçka se ishin ata që na e bënë vet gjëmën.
Ndërkohë, që sot ne të presekutuarit kemi disa nga përfaqësuesit tanë në Shqipëri e diasporë, madje edhe femra që fuqishëm e ngrenë zërin e tyre, madje edhe në ndonjë institucion ndërkombëtar si këtu në Amerikë, flasin dhe tregojnë për atë se çfarë ka ndodhur dhe kush e ka bërë : ” Po – thonë ato – kan ndodhur, tortura, presekutime dhe dhunë e përdhunimie tek femrat në qeli ne dhomat e burgimit  apo paraburgimit dhe kapmet e presekutimit, për 45 vjet”
Nisur nga këto çfarë kan bërë xhelatët dhe problemet të parealizuara që shqetësojnë dhe sot ish të persekutuarit politik në vendin tonë megjithse me mundësi të limitizuara financiare të paktën ne në Amerikë, kemi Organizatën e Gruas Shqiptare Amerikane (The Women’s Organization “Hope & Peace”) me presidente dhe themeluese Mimoza Dajçin që së bashku me të bijën dhe shoqet e saj kan marrë barrën e rëndë për të folur dhe luftuar për të drejtat e presekutuarve për rikthimin e dinjitetit  të tyre në Amerikë.
Edhe, pse vendi ynë Shqiperia , akoma nuk i është bashkangjitur vendeve ish komuniste në Europën juglindore në ngritjen e një vepre përkujtimore , një obelisk, muze ose memorial për kujtimin e nderimin e ish të burgosurve politik, të interrnuarve dhe të presekutuarve , dhe dënimin e krimeve të komunizmit, sipas platformës së gjyqit të Nurembergut, si Gjermania, Polonia, Çekia, Hungaria, Rumania , Estonia, Lituania e tjer, janë gratë shqiptare, ish të presekutuara në Shqipërinë komuniste të diktatorit Enver Hoxha, një pjesë e tyre tashmë jetojnë në Shqipëri , por dhe ato që morën rrugën e kurbetit me familjet e tyre edhe pse larg atdheut, të cilat kan vendosur të tregojnë dhe e ngrenë zërin e tyre fuqishëm. Madje duke thënë se nuk do të ndalin zërin e tyre derisa e drejta dhe dinjiteti i ish të burgosurve politik, të pushkatuarve e të internuarve politikë të Shqipërisë të shkojë në vend.
Qendrimet e tyre nuk janë hakmarrëse të paktën për këto gra fisnike pjasëtare të familjeve nga më të mirat shqiptare, patriote e atdhetare, demokrate qysh në genin e tyre, ato kan ideale që luftojnë të bindura dhe me shpres se e drejta duhet të triumfojë, sepse pasojat akoma po i vuajnë ajo shtresë mbi kurrizin e saj-  jo fizikisht, por moralisht dhe materialisht.
Tetë vende të lindjes nga 13 vende ish komuniste në Europën juglindore e kanë mbështetur deri tani dhe kanë realizuar për tre dekada që prej rrëzimit të mortajës inisiativa dhe nisma madhore ligjore për ish të dënuarit politik, të interrnuarit në kampet e punës së detyruar, dhe të presekutuarit, duke përjashtuar vendin tonë të dashur Shqipërinë, që ende është shumë larg në këtë drejtim.
Çudi!!
Vendi ynë që ka përjetuar diktaturën më të egër në Europë, hesht e qëndron indiferent kundrejt atij presekutimi aq të madh sa përjetuam ne pikërisht ajo pjesë e shqiptarve që na quajtën këta të sotmit “Armiqët” e atëhershem,  por se e vërteta ishte krejt ndryshe, ashtu si e treguan edhe këto 32  vjet që ne ishim ata që e donim më shumë Shqiperinë, sepse ne ishim me Ameriken dhe jemi deri ne vdekje , deri sa  i bëmë dhe i krhyem edhe ata me Amerikën.
Por edhe pse qeveritë shqiptare sidomos kjo pasardhsja e Partisë së Punës Partia Socialiste , partia e atyre që kreu krimet per 45 vjet duket se nuk kanë interes të dënojnë krimet e komunizmit në Shqipëri.
Për veprimtarinë shoqërore në dobi të të drejtave të grave dhe fëmijëve dhe arritjet e tyre në komunitet kjo organizatë ka bashkëpunim të mirë edhe me liderët politikë në New York dhe me kërkesë të tyre janë vlerësuar disa gra e vajza të “Shpresë & Paqe” ku ish Presidenti Ruben Diaz. Jr. Kryekontrollori i New Yorkut Scott Stringer, Senatorja Nathalia Fernandez kanë dekoruar disa nga anëtaret e kësaj organizate. Në mungesë edhe sot, Senatorja Nathalia Fernandez dërgoi Çertifika “Mirënjohje” për zonjat Hava Bushati Repishti, Bahrie Bytyqi, Altina Sina, Ariana  Hoxha, Gjylizare Murati, Sabije Veseli dhe Majfturie Daci. Edhe dy vite më parë Znj. Fernandez, po me kërkesë të kësaj organizate dekoroi poeten dhe humanisten Prof. Rita Saliu dhe aktivistet Cynthia Arzy, Janulla Rrapi etj.
Eventi u moderua nga gazetari Beqir Sina, si një ndër miqtë e mirë e kolegët më të veçantë të kësaj organizate. Pas shfaqes së dokumentarit, ku pati edhe duartrokitje, pasi përshtypjet ishin mjaft pozitive, fjalen e mori skenaristja dhe regjisorja e dokumentarit “E Bukura nën pranga” Znj. Mimoza Dajçi. Me pas folën me rradhë, i ati i tre djemve, tre heronjve që dhanë jetën për lirinë dhe paqen në Kosovë nga makineria serbe  Z. Ahmet Bytyqi, Kryetarja e Shoqatës “Marigona” Znj. Sabije Veseli, zotërinjtë Fredi Tollja, Znj. Janulla Rrapi dhe Z. Valon Dervishi qē u angazhua me montazhin e këtij filmi dokumentar./Organizata e Gruas “Shpresë & Paqe” në New York/