PASHKËT, DITË SHPRESE, RINGJALLJE E FESTE, EDHE ME KONTRIBUTIN E SHQIPTARËVE..!

0
525

NGA  NDUE  BACAJ 

Pashkët  kremtohen  qindra  apo mijëra vite para  ardhjes  së Mesisë  së paralajmruar, Jezu Krishtit, në tokën e Shenjtë të Izraelit , por  atëhere festimi i Pashkëve kishte kuptim tjeter, pasi siç  e gjejmë të shkruar në Bibel (fq.92-94) , Pashkë do të thoshte në  hebraishten e vjeter  KALIM ( kjo e bazuar në foljen  PASAH).  Pashket  atëhere simbolizonin kalimin  e Zotit  nëpër tokat e Izraelit , per ti shpëtuar nga roberia e paganizmit egjyptian..Vet Moisiu në ato kohë i thoshte popullit të tije që ditën e Pashkëve të bënin nga një qingj fli , ku me gjakun e tij të sterpiknin ballin e shtëpiave të tyre. Sterpikja bëhej me deget e bimes së kuqerremt me emrin HISOPI. Gjithashtu Moisiu i porosiste që mishi i qingjit të piqej  dhe të hahej shpejt pasi janë  Pashket , pra Kalimi…Pashkët në atë kohë festoheshin  të shtunen e parë  pas ekuinoksit me Henë të plotë.. Pas  ardhjes në jetë të  Jezu Krishtit dhe doktrines së tij,  festimi i Pashkëve  vijoj edhe nga vetë Jezusi me  Apostujt e tij.  (Bibla fq.1451). Që nga ajo kohë Pashkët filluan të kenë një kuptim më të gjërë shpirterore dhe  Hyjnore, pasi Pashkët  ishin ditët e kalimit  nga roberia pagane , në  mbreterinë  qiellore të vetë Zotit, më të derguarin e tij Jezusin.. Por kuptimi i vertet i kremtimit të Pashkeve do të vinte  pas ringjalljes në ditën e tretë (të Dielen) të Jezu Krishtit që sundimtarët pagan romak i kishin marrë  jetën toksore duke e kryqezur e varrosur ditën e premte.  U deshtë që në krye të perandorisë Romake të vinte Iliri (shqiptari) nga Nishi (Nasiussi i Dardanisë) i Kosoves (sot nën Serbi)  Flavio  Valerio Kostandini (Kostandini Madh) , që Pashkët të fitonin dimensioni e ri të festimit  si ditë ringjallje , jo më të shtunen hebraike , por të Dielen  Kristiane që nga viti 321. (Po nga perandori ilir Kostandini i Madh),  Kristianizmi si fe e besim ishte “legalizua” me Ediktin e Milanos të vitit 313).  Pashkët festohen tre ditë, pra aq sa zgjati ringjallja e Jezusit, dhe kanë si kohë kremtimi (per katoliket) të dielen e parë me Henë të plotë pas  ekuinoksit të  Pranverës (dhjetditëshi i tretë  i marsit –gjysma e parë e prillit..). Simboli i Pashkëve janë VEZËT që njihen si embrioni i riprodhimit  të jetës, ndersa ngjyra e kuqe që ngjyrosen, “perfaqeson” gjakun që fali pa kursim i derguari i Zotit-Jezusi ,si dhe vet dashurinë hyjnore e  njerzore .  Pashkët si ditë ringjallje e shprese , kanë bekimin , faljen e mëkateve e gabimeve njerëzore , ku kjo arrihet me anë të Sakramentit të Rrëfimit .. Para Pashkëve bëhet  bekimi i bukes dhe vlerave të tjera ushqimore e jetsore… Pashket pas Krishtlindjes janë  evenimenti me i rëndësishëm i “botës” Kristiane , e cila  në këto ditë shkon në  Kisha e Meshë ,duke ndezur qirinjë dhe duke ju lutur  Jezu Krishtit  në Qiell,  doktrina e të cilit tashmë  është jo vetëm BESIM ,por edhe QYTETRIM  ,që e jetojnë e shijojnë edhe ata që e kanë mohuar, siç i paralajmronte Jezusi ndjekesit e tij para dy-mijë viteve…(Vlenë të cilësohet se para Pashkëve janë shtatë javë Krezhme, ku  “agjërohet” , kryesisht duke mbajtur thatë,..).  Ne në Shqiperi  e kemi provuar mbi kurriz ketë mohim në vitet e ateizmit komunist , mohim që ende duket se e kemi mallkim , prandaj  vijojmë të jemi të fundit në Europë (e thuajse në Botë) në qytetrim , zhvillim , ndërtim e mirqenie … “Gjithsesi”  me SHËNDET PASHKËT) të  gjithë  kristianëve (Katolik) shqiptarë , por edhe të gjithë  atyre shqiptarëve  që besojnë në ringjalljen (veçanarisht në atë shpirterore), per të cilen ne shqiptaret ende kemi më nevoj se asnjë komb tjeter në Europë e më gjërë…