EDHE NJE HERE PER BASHKSTUDENTIN ZYHDI TEQJA
Faleminderit per perpjekjet tuaja te me sqarosh ,por une nuk dua te hesht e aq me shume qe ju njoh tash me shume se 40 vjet.
Se pari : fjala “peshkop” nuk ka kuptimin pezhorativ,kete e dini krejt mire dhe nuk ke pse hiqesh “i persekutuar” nga ajo fjale dhe pikrisht nga une.
Se dyti : Me vjen keq qe si teknokrat dhe njeri i ditur nuk e din kuptimin e fjales “REFUGJAT”. Une nuk kam ate status,ketu nuk eshte faji im se nuk din por eshte faji juaj qe perpiqesh te me perçmosh statusin tim.Kete nuk e arrini kurre.Sepse jeni te gatshem ju “bythpambuket” e Shqiperise.
Se treti : Nga miq te mije nuk ke pase dhe nuk do te kesh kurre te keqija.Por nga bashkpartiaket tuaj, une dhe shqiptaret kemi pase dhe kemi gjithe keto qe vuajme sot.Edhe ju i vuani por nuk mund ti thuash,ta respektoj situaten e veshtire qe ke,eshte nje lloj sikur atehere kur ishim student une dhe ju.
Se katerti : Une kam idhuj vetem ata qe me kane lindur koken dhe me kane dhene jeten. Bashkpartiaket tuaj i kane te tille idhujt partiak dhe u japin dite nga ditet e tyre.
Se katerti : N.q.s eshte dikush qe eshte perpjekur te kthej dinjitetin e “Ish te perndjekurve” eshte vetem nje emer SALI BERISHA. Une kete e di me mire se sa ju dhe e kam memorien per kete apsekt me te paster se sa ju.Sa per te sqaruar kam babain e nenes dhe xhaxhain e saj te pushkatuar nga bashkpartiaket tuaj. Mos bjere kaq poshte se nuk te takon ty tu qash hallin TE PERESKUTUARVE ata nuk mund te bien ne gracken e bashkpartiakeve tu.
Se pesti : Me vjen keq por nje teknokrat si ti nuk mund te bien aq poshte sa te akuzojne se Sali Berisha paska shkatrruar ish pronaret shqiptar.Po ju O Zyhdi harruat se bashkpartiaket tuaj (PK,PPSH) jo vetem i shkatrruan por i kane pushkatuar.
Se gjashti : Ankohesh se nuk u dashka te me komentosh mâ ne statuset e mija. Jo e ke shume gabim. Ketu kemi nje dallim shume te madh me njeri tjetrin. Une ju kam vizituar shpesh në Llogarine tuaj të Facebook dhe kur ju keni promovuar arritjet tuaja intelektuale dhe kure keni pase gezime familjare une ju kam pelqyer dhe ju kam komplimetuar,por edhe ndonje kritike profesionale,asnjehere partiake se kam dashte te ruaj miqesine gati gjysemshekullore. Ndersa ju keni komentuar vetem ateher kure ju kam shkelur mbi “plagen politike” tuajen apo te bashkpartiakeve tuaj.
Se shtati : Perserite shpesh se ke zgjedhe te jetosh dhe vdesesh ne Shqiperi. Edhe aty je perpjekur te me neperkembesh zgjedhjen qe kam bere une. Kure e ke perserite aq shpesh mu duk vetja se po me drejtoje gishtin “Ju qe keni tradhetuar atdheun”. Jo more Zyhdi,une e dua Shqiperine aq edhe sa ti dhe bej per vendin dhe njerzit atje ndoshta edhe me shume se sa ju. Bile me qan shpirti se pikrisht ata bashkpartiaket tuaj nga casti ne cast mund te me grabisnin pronat e mija.
Se teti : E lexova mesazhin qe me postuat ne inbox. U ndjeva keq. Po te me kishte ndodhe mua,ndaj cdo njerit do te kisha thirre me te madhe JENI TE POSHTER. Per ty q eke zgjedh te durosh bashkpartiaket tuaj te qofsha fale.
Mbetem me shprese qe tek ju te ndikojne me shume ndjenja inteloteknokrate ndaj miqeve tu te kohes se sa ndjesia e partise.
Une te pres te me komentosh atehere kur kam gezime.Te me kundershtosh edhe politikisht por jo nga pozitat e bashkpartiakeve tuaj por nga te qenit shpirti i intelektualit
P.S edhe pse ju jeni ne hirarki dhe gezoni ato per te cilat ke investuar mua nuk ma heq te drejten mendsia juaj te jem i barabarte me çdo si ju nga njohurite shkencore ndersa partiaket jane diametralisht te kunderta. RUSH DRAGU
Replikat me bashkstudentin Zyhdi Teqja
Boll më me këto vendime dhe raporte shantazuese ndaj politikanëve në Shqipëri!
Kur Antony Blinken lavdëronte Berishën për luftën anti-korrupsion
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi sot vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për ndalimin e hyrjes në SHBA të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Por në një takim mes të dyve në vitin 2009 në Shtëpinë e Bardhë, kur Blinken ishte Këshilltar për Sigurinë Kombëtare i Zëvendëspresidentit Joe Biden, Blinken vlerësonte Berishën për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në një njoftim të kryeministrisë të asaj kohe, ruajtur në faqen http://arkiva.km.gov.al/ thuhet se: Unë vlerësoj suksesin e qeverise se Shqipërisë ne luftën kundër krimit te organizuar, korrupsionit dhe reformat ekonomike te implementuara.’
Njoftimi i plotë:
– Z. Antony Blinken e siguroi Kryeministrin Berisha se administrata e re e Presidentit Obama do të vazhdojë të njëjtën mbështetje dhe vëmendje ndaj vendit tonë dhe siguroi se qeveria shqiptare dhe Shqipëria do të gjejnë tek kjo administratë miq të mirë dhe aleatë të fuqishëm.
Dje pasdite në Shtëpinë e Bardhë, Kryeministri Berisha u prit në takim nga Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Zëvendëspresidentit të SHBA-së, z. Antony Blinken.
Kryeministri Berisha e njohu z. Blinken me përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, me qëllim shndërrimin e Shqipërisë në një vend të sigurtë për qytetarët dhe një vend tërheqës për investimet të huaja. Gjithashtu, Kryeministri vuri në dukje reformat e qeverisë në fushën ekonomike, krijimin e një klime të favorshme për biznesin, duke përmendur shkurtimin e shpenzimeve operative, nxjerrjen e administratës jashtë konfliktit të interesit, dixhitalizimin e shërbimeve administrative, si e-government, e-taksat etj.
Më tej, Kryeministri u ndal në konsensusin mes forcave politike në Shqipëri për zgjedhjet e ardhshme, duke e vënë theksin në përmirësimin e kuadrit ligjor për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha e njohu z. Blinken me përpjekjet dhe arritjet e qeverisë për krijimin e një infrastrukture moderne zgjedhore për administrimin e zgjedhjeve në përputhje me standardet ndërkombëtare. Kryeministri theksoi se ka filluar pajisja e qytetarëve me kartat e identitetit me pasaportat biometrike, ndërkohë që ka përfunduar hartimi i regjistrit elektronik të shtetasve.
Nga ana e tij, Zoti Blinken vlerësoi me nota tejet pozitive zhvillimet në Shqipëri dhe theksoi se ndihej entuziast për rezultatet dhe sukseset e arritura nga qeveria shqiptare. Ai e vlerësoi procesin e anëtarësimit në NATO si një moment të madh historik dhe theksoi se baza kryesore e këtij anëtarësimi janë standardet e arritura nga qeveria shqiptare. Ai shprehu vlerësimin e lartë për aleancën e madhe të Shqipërisë me SHBA, duke e konsideruar vendin tonë një nga miqtë më të mirë të SHBA-së. Gjithashtu, zoti Blinken vleresoi lartë suksesin e qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, reformat ekonomike, etj.
Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Zëvendëspresidentit të SHBA-së, z. Antony Blinken, e siguroi Kryeministrin Berisha se administrata e re e Presidentit Obama do të vazhdojë të njëjtën mbështetje dhe vëmendje ndaj vendit tonë dhe siguroi se qeveria shqiptare dhe Shqipëria do të gjejnë tek kjo administratë miq të mirë dhe aleatë të fuqishëm. Ai theksoi se marrëdhëniet mes dy vendet do të njohin nivele akoma më të larta të bashkëpunimit dhe miqësisë.
Gjatë takimit, të dy personalitetet u ndalën edhe në zhvillimet në rajon dhe proceset integruese të tij, si dhe në zhvillimet në Kosovë. Zoti Antony Blinken, ndër të tjera, vlerësoi rrugën Durrës – Kukës – Morinë si një vepër të madhe të modernizimit të Shqipërisë dhe si shumë të vlefshme për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, Kosovës, por edhe të gjithë rajonit. SYRI.net
Pergjigje e Zotit Sali Berisha drejtuar Zotit Antony Blinken, Sekretar i Departamentit te Shtetit te SHBA
Lamtumirë poetit Nok Sinishtaj
In memoriam
Lamtumirë poetit Nok Sinishtaj
Në sms herake më solli kumtin e pikëlluar të ndarjes nga jeta të poetit të veçantë, atdhetarit malësor dhe mikut të dashur Nok Sinishtajt (24 gusht 1945-16 maj 2021). Ai u nda së gjallësh me trup, por do të mbetet gjithmonë i paharrueshëm dhe do të përmendet si poet i veçantë e mendimtar i vyer, metaforë e gjallë e Malësisë së Madhe, përfaqësues i bijve më të shquar të Saj, që edhe në dhe të huaj, mendojnë, veprojnë e shkruajnë për vendlindjen, për Malësinë e Madhe e për Shqipërinë.
Qysh se jemi njohur, këtu e njëzet vjet më parë, me rastin e përurimit në Tiranë të njërit prej librave të tij, Nok Sinishtaj ishte bërë një nga miqtë me të cilin kisha letërkëmbimin më të dendur. Ai më shkruante shpesh letra të gjata, më telefononte e më uronte i pari për festat dhe për ditëlindje, si dhe, gjithmonë, me postë ose dorazi, me anë të miqve, m’i dërgonte të gjithë librat e tij. Librat e Nokës i kam lexuar e më kanë pëlqyer dhe, në letrat që i kam dërguar, po edhe në disa artikuj të botuar në organe të ndryshme të shtypit, pastaj në librin tim “Kopshti poetik i Nok Sinishtajt” (2018) i kam shprehur edhe vlerësimet e mia për vlerat e prurjet e tij të vyera e të bukura. Kur pata marrë librin “Monologu i çinisë së Podgoricës” (2016) i kam shkruar këto fjalë Nokës, poetit e mikut tim: “Je i sojit të mirë, Nok, prandaj edhe prej larg, ti qëndron pranë e krejt në zemër të miqve dhe i nderon (d.m.th.na nderon të gjithëve ) me vjershat e palcën malësore të tyre”.
Mbasi më telefonoi, si gjithmonë, më datën katër prill për të më uruar ditëlindjen, po prisja, se do ta vazhdonte traditën “nga një libër të ri për gjithë vjet” (çdo vit), por erdhi lajmi se na la…. Na la dhe nuk do t’ia dëgjojmë më zërin e tij të ëmbël e me timbrin tipik të anëve tona, nuk do të bjerë më zilja e telefonit natën e Krishtlindjeve e nuk vjen më postieri me zarfin e radhës…, por kam në raftin e bibliotekës sime të gjithë librat e tij, një pasuri e vyer dhe dëshmuese e një krijuesi atdhetar e pa “shtiratje”, pa poza e përfryrje, por me shfrimet zemërore të një biri të denjë të një prej dyerve të mirënjohura të Malësisë së Madhe, Sinishtajve të Kshevës. Ja dhe CV-ja e tij, e shprehur poetikisht në një nga librat: “Unë jam: Nokë Gjeloshi, Gjelosh-Toma, Tomë-Gjoni; Gjo’-Shyti; Shyta-Gjeri. Due me folë e me shkrue në gjuhën shqipe. Kam le në Kshevë, Grudë, jashta kufinit, jetue në Jugosllavi.Në Malësi të Madhe, jashta atdheut, na ishim familje patriarkale ma e madhja dhe e njoftun.Kishim 4 shtëpia: Kshevë, Paspllat, Rraz Deçiqit dhe Shtoj në Shqipni. Në shkollë, e çelun në 1946, shtëpi private në Nikaj, shkojshim 33 nxansa nga shtëpia Shytaj, me fjalë të tjera: unë nuk jam jeremi i vetmuem,por nji individ shoqnues, kolektiv”.( “Monologu i çinisë së Podgoricës”, f.7)
Nokës “i ra për hise” ta lërë vendlindjen, jo vetëm për studime në universitete të huaja, por edhe për t’u larguar përgjithmonë e për t’u shpërngulur në Lucern të Zvicrës, ku prej më se tridhjetë vitesh punonte si përkthyes dhe shkruante poezi. Dhe ai, që nga Lucerna e Zvicrës ku jetonte, ka shpenzuar shumë për botimin e librave të tij (përmbledhje me poezi, si dhe shkrime eseistike, historike dhe prozë artistike në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaja), e pikërisht: “ Në vend të epitafit”(2002), “Rekuiem për fshatin tim” (2005), “Spirale” ( 2003), “Te vorret e Kshevës” ( 1995), «Syri i ngujuar» (1998), “Tetë letra të Martin Camaj”( 2000); “Nga sergjeni i harruar” ( 2007); “Nën arkada të universit ( 2013); “Dejka kujtimesh” ( 2014); “Monologu i çinisë së Podgoricës” ( 2016); “Motive malësore” (2017). Ka botuar edhe disa vëllime me poezi në gjuhë të huaja, si: Nokë Sinishtaj, Eingewickelt in sein Schweisstuch” (poezi në gjuhën gjermane). Nokë Sinishtaj, Dabrovnik, (poezi në gjuhën kroate). Ka botuar edhe disa vëllime me prozë studimore dhe eseistikë, prej të cilave mund të përmendim, kryekreje: “Rrëfimet e një prifti të rebeluam”, “Dramca të regjuna”, “Neraida”, “Shqiponja e Grudës-Gjekë Gjon Shyti Sinishtaj” (1894-1938). Ka shkruar edhe me disa pseudonime, si: Apokalipsa Pashka s’Prokletia Fribourg, Illurijanka Labeatit, pastaj, Krashuljak, Antonio, Pashko, Pasquale, Nero, Qorrbelaja Vesvesliu, Nok e Ndue, Nuo e Nokë…. Kosova-bala.
Nok Sinishtajn, po, e kisha mik, por kur kam shkruar për vjershat e tij, kam synuar të jem edhe mik i së vërtetës, ashtu si kanë bërë para meje edhe një varg poetësh e studiuesish të tjerë, si Fatos Arapi, Anton Papleka, Nasho Jorgaqi, Shaip Beqiri, Anton Berishaj etj. që ia dinë e ia përmendin vlerat artistike e ligjërimore këtij krijuesi, pak të themi, prodhimtar e të veçantë. Edhe Agim Vinca në antologjinë e tij poetike për “100-Vjetorin e Pavarësisë” ka përfshirë edhe një nga vjershat e N.Sinishtajt. Por mua më pëlqen dhe më kënaq vjershëria e Nokë Sinishtajt, sepse kur e lexoj e ndiej veten sikur shkoj përsëri në takimet e shtegtimet e mia për të mbledhur fjalë e shprehje të bukura të Malësisë sonë të Madhe dhe, në fakt, aty gjejmë një shkrimtari sa tërheqëse e me theks atdhetar, aq edhe me prurje të freskëta fjalësh dialektore, frazeologjizmash e mënyrash të thëni tipike të anëve tona Veriperëndimore, të shkrira pa asnjë paragjykim krahinorist edhe me leksematikën e shqipes së njësuar. Në këtë mënyrë, ai i përthekon artin e dijet e tij të shumta me thjeshtësinë e natyrshmërinë e shprehjes, ndonjëherë edhe me një farë pakujdesie të dukshme, por që, megjithatë, ndoshta pikërisht sepse ajo është një veti e çiltërisë dhe e zemrës së hapur të poetit, pëlqehet dhe sikur ia flladit e ia erëmirëson ligjërimin e tij. Shmangiet, gjithsesi jo aq të rralla, nga drejtshkrimi dhe norma morfologjike në librat e N.Sinishtajt janë, po të shprehemi me një figurë, si kollarja që disa sqimatarë e lidhin enkas shtrembër dhe ajo “thyerje” më shumë ua shton hijeshinë. Mua, pikërisht për këtë arsye, kur lexoja librat dhe letrat e Nok Sinishtajt, si dhe kur bisedoja me të në telefon, më vinte humori i mirë dhe më zgjohej ndërdija e malësorëve, që edhe dukuritë e hidhura e punët e vështira, dinë t’i “zbusin” e t’i thonë gjithmonë bukuraza, duke shtënë në punë sidomos eufemizmat dhe perifrazimet metaforike tipike malësore e të pakundshoqe për nga hijeshia e forca shprehëse. Dhe, ndër të tjera, të mos harrojmë se Sinishtaj ishte pikërisht nga krahina e Grudës, emri i së cilës na kujton, jo vetëm bëmat trimërore të bijve të saj, po edhe vajtimin tashmë të mirënjohur që nis me fjalët “Kur asht kenë mirë me thirrun zi?”, që vlerësohet si një nga krijimet më të bukura të krijimtarisë popullore shqiptare me temë elegjiake. Dhe, përtej këtyre, pa hyrë në hollësirat mirëfilli dialektologjike, edhe e folmja e Grudës, ka qenë një nga më të parat që është përmendur në studimet e albanologut të shquar Maksimilian Lambertz në një nga studimet më të para përgjithësuese për dialektet e gjuhës shqipe. (Shih:M.Lalmertz, Bericht uber meine linguistischen Studien in Albanien von Mittel Mai bis Ende August 1916, në”Anzeiger der akad.Wissenschaft in Wien, Ph.hist.klasses”, XX, 1916).
Në një nga librat e tij më të ri (e për fat të keq të fundit), Sinishtaj e vazhdon udhën e tij poetike, duke shtruar pyetjen: “Ç’është poezia?”, së cilës i përgjigjet duke parafrazuar poetin Makota Noka, që thotë:
“Ajo nuk është
lojë fëmijësh
sadoqë poetët
si fëmijë janë”
Po, qebesa, është e drejtë se poetët janë edhe si fëmijë. Ata e thonë çfarë mendojnë, pa e vrarë mendjen nëse ajo u pëlqen apo jo atyre që na sundojnë. Kjo është edhe arsyeja pse, gjithmonë e gjithkund, ka pasur peshë e rëndësi fjala e shkrimtarëve të mirë, fjala e poetëve që e njohin dhe e pasqyrojnë shpirtin e popullit të vet. Ndonjëherë, natyrisht, poetët edhe rebelohen. Edhe Nok Sinishtaj e ka provuar “çininë e Podgoricës” dhe e ka përshkruar aq mirë në një librin ”Rrëfimet e një priftit të rebeluem” ( publicistikë, Tiranë, 2002).
Nok Sinishtaj ka si veçanti se u qasej me shumë dashuri vlerave të Malësisë së Madhe, sidomos ato që i kujtojnë Kshevën e Grudën e tij, prej nga vijnë edhe prurjet gjuhësore, të zgjedhura nga gurrat e freskëta të ligjërimit të Malësisë. Do të përmend se poeti ynë, prej mallit që ka për vendlindjen, bashkë me keqardhjen se Ksheva e tij, si dhe shumë vise të tjera shqiptare të Malit të Zi, po shkretohen nga ploja e mërgimit të bijve e bijave të tyre në dhe të huaj, në Evropë si Ndoka, po edhe në Amerikë si farefisi i tij, e deri në Australi, ku sot janë aq shumë malësorë të shpërngulur nga Hoti e Gruda, poeti enkas sjell kujtime e mënyra të thëni që tashmë edhe ato po harrohen. Po harrohen, por jo pse nuk janë të bukura, jo pse nuk kanë vlerë gjuhëruajtëse e gjuhëpasuruese, por pse, sikundër pat thënë dikur Ndre Mjeda, “ky shekull or’e ças ndërrohet”. Dhe, vetë Noka e rithekson këtë ide me vargjet trishtimndjellëse:
“Moda dhe mordja ndërrohen,
I larguem nga trolli stërgjyshor,
Me të qitun pas dore të mallit atënor,
Humb njeriu sa e sa sende nëpër botë” (“Monologu i çinisë së Podgoricës”, f.36)
Ndërrimet, shndërrimet dhe, sidomos, mërgimi në masë e shumëvjeçar i shqiptarëve të Malit të Zi në dhe të huaj, ka qenë me pasoja të dukshme, një plagë e pashërueshme dhe shkretuese për ato vise. Largimi i shqiptarëve nga trojet e veta në Mal të Zi, jo vetëm i lejuar enkas, po edhe i nxitur e me prapashpina, që i kanë shërbyer pakësimit të elementit shqiptar në Mal të Zi, ka krijuar në rrjedhë të viteve edhe një diasporë shqiptare të shtrirë në tërë Evropën, po edhe në mbarë botën.
Brenga më e thellë e Nok Sinishtajt është shkretimi dhe shpopullimi i vendlindjes së tij nga mërgimi në masë. Dhe këtë ai e shpreh me nota prekëse e plot përmallim:
“Fluturoj me e marrë nji grusht dhe
Nga trojet tona e nuk di kujt me ia qitë ma parë:
Kushërinit dhe kushërinës në Detroit
Apo Gjekë gjeodetit në New York!
Me lule MOSMĒHARRO ua freskoj
Dashurninë e pandashme në Kshevën tonë
Ishte dikur!
Oh, kripë në plagë të kujtimit.
R.I.P.me lot për faqe…
Po humbim në vend të huaj!
Nga Zvicra, lamturmirë
Ages, Gjekës dhe Ujkës.
(“Edhe gurët flasin”, f.36)
Shumë shqiptarëve u kanë ecur mbarë puna e jeta në vendet e huaja, ashtu si edhe vetë poetit tonë, Nok Sinishtajt, por atyre, tekdo që ndodhen, u ka mbetur një peng e nyjë gordiane në zemër.Ata janë kurdoherë në mëdyshjet dhe problematikat e identiteteve në krizë apo, me fjalët e sociologut Amin Malouf, “identitete vrastare”.(Shih: Amin Malouf, Les Identitete meurtieres,1998, (përkthyer edhe në gjuhën shqipe nga A. Kumbaro).Të gjithëve, me mall e ndjenja të një përdëllimi e përmallimi të pashueshëm, N.Sinishtaj u drejtohet “në gjuhën time malësorçe”, po edhe duke u shfajësuar se kur je në vend të huaj, shumë hollësi të gjuhës së vendit ku riatdhesohesh nuk i di e, madje, as nuk i kupton. Shihni sa bukur e shpreh këtë ndjesi Noka në vjershën “Gedenkenmein”, që e ka zgjedhur enkas si “prolog”:
Kur je në vend të huaj
E gjuhën amnore s’e dëgjon
Për mos me e harrue
Qe, po të tregoj:
Gedenkenmeon, Vergissmeinich
Janë dy lule
Që sado të tingëllojnë bukur…
Në gjuhën time malsorçe
Nuk e di se si u thonë.
(“Monologu i çinisë së Podgoricës”, f.17)
Por, poeti ynë, ndërsa rrëfehet e na thotë me çiltërsi se disa emra lulesh të gjermanishtes, edhe pse rron e punon në një kanton gjermanik të Zvicrës, nuk i di, kur shkruan “malsorçe” , ashtu si më parë te libri “Nga sergjeni i harruar”, na befason e na fton në tryezën e tij të begatë, ku janë përdorur, ndoshta edhe enkas, që të mos humbasin, shumë nga fjalët e moçme të shqipes, prej trevave aq të pëlleshme, po edhe të virgjëra ende, të Malësisë sonë të Madhe. Kjo, qysh te fjala çini,-a, që ka në titull ( “Monologu i çinisë së Podgoricës”), po edhe aq shumë fjalë e shprehje të shqipes veriperëndimore, si: “Në mal kalben në heshti, trokja dhe shtera” (f.28); “Gjollët duken xhunga të zeza, si urthi në faqe të nuses”. (f.28) Ka aty eufemizma e pseudoeufemizma, fjalë e shprehje tipike malësore, si çukurinë (rreckë, rrobë e vjetër dhe e grisur), rroçkoj “kafshoj, këpus një kalli ose degë të njomë: pika i rroçkoftë (f.53); fshaj “psherëtij”:”Ata që në terr dhe në vetmi, fshajnë tinëz dhe thonë nji uratë” (f.55); shkërbe “shpend grabitqar” (Kur isha unë, sllavët silleshin si shkërbe në stepë (f.43); brezi i Zojës (ylberi) etj.Ka në këtë vëllim poetik edhe fjalë të ligjërimeve më të ngushta e ndonjëherë ëdhe sharësëse e thumbuese, me parashtesën stër– (stërshakë, stërpujë), me parashtesën kaça– (kaçarrenë (gënjeshtër e madhe); me prapashtesën –uk(ë) (vajzukë “vajzë e re”; shpatuk ( i shtypur, i bërë si petë); forma zbunuese nalo (<nanloke): Eh, nalo, sa e sa sende kanë dalë…(f.36), që shkon krahas me formime të tjera të Malësisë, si cilo (cicë “sisë).
Poeti sjell fjalë të Malësisë, si çukurinë (leckë, zhele, reckë), zhgjahet (shtrihet sa gjerë gjatë), po edhe krijon vetë sipas mënyrës së të folurit të malësorëve, sidomos duke krijuar fjalë të reja, si syçakërr, shpirtgorrç (f.47) etj. duke u dhënë vjershave një “aromë” të këndshme malësore.
“Atje ku fjala amnore tingëllon
Si një tropmetë engjëllore
Ashtu që edhe plaku në postë
Tek oxhaku zhgjahet
Gëzimi në gjoks si shyqyri:
Mushtulluk, t’ka lindë djali!
A ka gja ma të madhe
Sesa me u gjetë së bashku
Rreth sofrës së gjakut
Ku gjuha jonë e përbashkët
Asht dhe mbetet
Magnet, shejtni. (“Monologu i çinisë së Podgoricës”, f.57)
Disa vjet më parë, teksa shkruaja për përhapjen e shtrirjen aq të gjerë të arbëreshëve dhe shqiptarëve në mbarë Botën, shtroja pyetjen “Ku janë sot shqiptarët?” dhe përgjigjja ime ishte po me pyetjen “Ku nuk janë sot shqiptarët?”, mbase mund të kem menduar se isha i pari dhe i vetmi që mendoja ashtu. Por jo, më pëlqen se atë ide, të përhapjes së shqiptarëve në mbarë Botën, e ka edhe N.Sinshtaj dhe e shpreh, gjithashtu, me pyetjet si më poshtë:
“Nën Urë të Tërgajës këndon cemi:
O, po ku jemi; or, po ku s’jemi!” (f,120)
Dhe, në të vërtetë, në krejt poezitë e N.Sinishtajt, lexuesi do të gjejë aq shumë emra të familjarëve e farefisit të tij: emrat e prindërve, të vëllezërve e motrave, që i ka ende gjallë,po më shumë edhe të atyre që janë ndarë së gjallësh e janë varrosur në dhe të huaj, si në Amerikë e gjetiu deri në Australi.Dhe poeti kujton me përmallim, natyrisht duke i përmendur edhe emrat e gjyshit e të gjyshes, të cilën më shpesh e ka zakon ta quajë “nana e bukës”, pa harruar edhe emrat e përveçëm të kafshëve, sidomos të Lacit, qenit të paharrueshëm të familjes, emrin dhe lotët e të cilit kur ndahet prej tij, poetit i sillen gjithmonë në kujtime dhe i shpërfaqen në vargje. Kemi, në një farë mënyre, lidhjen e fortë shpirtërore të poetit me Lacin, që na kujton disi Argon e Odiseut, i cili e priti dhe e njohu të zotin edhe mbas shumë vitesh.
Nok Sinishtaj, ndonëse jetoi larg nga Ksheva e tij e nga Malësia jonë e Madhe, me ato që shkroi për traditat e bukura të kësaj krahine, nga më të veçantat si për qëndresën e pashembullt e bëmat atdhedashëse e atdhembrojtëse, ashtu edhe për bujarinë, besën e virtytet e rralla e me të cilat janë rritur në shekuj bijtë e bijat e saj, na bën të themi se, kur na merr malli për viset tona, duke lexuar vjershat e Nokë Sinishtajt jo vetëm na duket se çmallemi, por edhe krenarohemi se jemi edhe ne bij të saj, ashtu si Noka, poeti ynë atmedashës e gjuhëruajtës, që pohon:
“Me kazmë të kujtimit gërmoj
Thellë deri te kocat e të parëve” ( f.73)
Dhe prej thalbit të zemrës i galdon edhe premtimi:
“Kurrë Malësi s’kam me të harrue
Edhe atëherë kur të jem matanë
Te ti do të vij se në ty besa kam
Gjuhë e Gjak e Tatë e Mamë.” (“Monologu i çinisë së Podgoricës”, f. 61)
Vjershat e Nok Sinishtajt, bashkë me prozën studimore, historike e gazetarore të botuar nga bij të tjerë të Malësisë, jo vetëm lexohen me ëndje, por edhe mund të ndikojnë në këndelljen e dëshirës së malësorëve të Amerikës, Australisë, Gjermanisë, Zvicrës etj. për të ardhur në vendlindjen e tyre jo vetëm si vizitorë, po edhe si investitorë (sikundër kanë bërë disa prej tyre), po edhe për të jetuar e punuar në Malësi e gjetiu në Shqipëri. Dijet dhe përvoja e tyre në botën e jashtme, pa dyshim, mund të ishte një ndihmesë shumë e frytshme për zhvillimin e përparimin e gjithanshëm të Malësisë sonë të Madhe. Kam parasysh, ndër të tjerë, librat “Malësia e Madhe ashtu si e njoha unë” (nga Nikolla Spathari), monografitë : ”Prekë Cali-Piramidë e kufijve të Shqipërisë” ( 2005), “Gjumëve të kohës” (2008), “Bijtë e shqipes” (nga Gjekë Gjonaj); “Lotë që nuk teren, zemër që s’pushon” (nga Lulash Palushaj); vjershat dhe krijimet e tjera të Gjekë Marinajt, si dhe të krijuesve të tjerë, tashmë të shumtë, që halli i ka shpënë në Amerikën e largët për rrojtje më të mirë, por që kurrë nuk i harrojnë atmen e trojet amtare të vendlindjes, trojet e të parëve, për të cilat Dedë Gjon Luli e burrat e Malësisë së Madhe “Nderi i Kombit” shkrinë pasurinë, gjënë e jetën.
Më datën 24 gusht, miku ynë, poeti Nok Sinishtaj do të mbushte 77 vjet. Le të jenë këto fjalë e këto vlerësime meritore për vjershërinë dhe pasurinë ligjërimre të shkrimtarisë së tij, si një tubë lulebardhash që kanë edhe dashurinë e vëllazërore, po edhe urimin që vjershat e atdhedashuria e tij të rrojnë e të dëshmojnë sa shumë e deshi ai vendlindjen e tij, Kshevën e Grudës dhe krejt Shqipërinë e botën shqiptare.
Të paharrueshëm qofshin emri dhe krijimtaria e Nok Gjelosh Sinishtajt.
Gjovalin Shkurtaj
Tiranë, 16 maj 2021
FTESË NË LEXIM
Në vazhdën e shumë vëllimeve poetike të poetit Nokë Sinishtaj, kemi së fundi këtë libër që ka pamjen e një buqete të vogël, por peshën e një libri të madh. I konsoliduar tashmë si një profil krejt origjinal, Sinishtaj sjell poezitë e tij si qëndizma ëndrrash, çaste nostalgjie, mall vendlindjeje, vegime, imazhe të largëta, meditime dhe refleksione të ndryshme. Shpesh këto janë ofshamat dhe lamentacionet e një shpirti të ndrymë në qerthullin e një ekzistence të vetmuar shpirtërisht dhe kulturalisht. Një vetmi intelektuale, që ndodh me individë tepër të kulturuar, të ndjeshëm dhe me erudicion të rrallë. Këto qenie njerëzore si poeti ynë “për fajin” e shpirtit të tyre të pasur dhe botës së tyre të komplikuar shpirtërore, jetojnë në një zonë të ftohtë të përditshmërisë njerëzore. Por gurra e tyre poetike ka hera- herës shpërthime të befta, impulse të forta sentimentale dhe njësi të pazakonta poetike.
Është e parashikueshme që sfera shpirtërore e një artisti të tillë të fjalës të ketë një produkt estetik krejt elitar. Begatia kulturore, thellësia e shpirtit, eklektizmi që buron nga përvoja të dendura shkollimi dhe formimi, shtuar edhe talentin dhe ndjeshmërinë e lartë, pasqyrohen në karakterin selektiv të motiveve dhe në brishtësinë e trajtimit të tyre. Edhe në këtë vëllim Noka vjen me stilin dhe origjinalitetin që e ka shpalosur në vëllimet paraardhëse, të cilat janë më shumë se pesëmbëdhjetë. Spikasin këtu motivet e vetmisë, mallit për vendlindjen, tjetërsimit si nocion që ka mërtisur gjithë ekzistencën e unit lirik. Malësia, Ksheva, vendlindja e autorit, kjo Itakë poetike, ky arketip që përshkon çdo vëllim të mëparshëm, në këtë libër paraqitet më e dëshiruar, por më e pakapshme, më e largët, si vegimi fuxhent i një trupi qiellor në ikje. Disa poezi janë si nokturne, si halucinacionet e një uni somnambulik me vragat e stampuara të kujtimeve. Ky shpirt epifanik, ndahet nga vendi ku jeton dhe nga trupi i të zotit, kalon orbitën tokësore dhe në krahët e një ëndrre futet në kozmosin e Malësisë:
“ANDËRR” E pashë mes dy zjarresh/ Tue harrakuq/ Fërlikun/ Zdërhallem/ Nga halli/ Fshani jehona/ E hallës/ Nëpër ullukë qarkullonte/ Shatërvani i medetit/ Më duel gjumi/ Themelet e Kullës/ Pëshpëroshin: Po ç’u muer/ O Shytaj!!!!” Me nota përgjërimi autori rënkon shkretimin e një bote të dashur, rrënimin e një vendlindjeje nga ku janë plazmuar kontaktet e para të njeriut me jetën. “Po t’pyes diçka nga vendi i huaj./ O pylli ynë i quejtun Meçkov./ A ke në gji or ndonji lis,/ Ku s’këndon qyqja?/ Oj-oj-oj”
Shpesh kthimi në vendlindje barazohet me kthimin në prehërin e nënës. Në një kuptim të largët simbolik këtu mund të gjejmë gjurmët e një froidizmi, që bashkë me pesimizmin e shprehur në takimet virtuale të unit lirik me vdekjen, u japin këtyre poezive thellësinë dhe sharmin që mund të ngjizë pena e një poeti të veçantë. Mjeshtëria e poetit Sinishtaj në dhënien e imazhit na kujton dy poetë që ai i ka për zemër: Migjenin dhe Camajn, me të cilin kishte edhe miqësi dhe lëtërkëmbime të shpeshta. Kështu, në poezinë “Gurët e arave rriten çdo vit” kemi: “… Lart notojnë retë/ Si shpergaj t’palamë/ Mjegulla e vjeshtës/ E krue kurrizin nëpër/ Rrethije verdhakuqe…”
Gjuha është një gegnishte me variacione periferike, por shpesh edhe letrare ku ruhet masa e një ligjërimi të këndshëm poetik.
Zija Vukaj
Qyteti evropian që ofron taxi falas
Prej pak kohësh, Milano ka ndërmarrë një iniciativë që konsiston në Taksi Falas për shtresat vulnerabël. “Taksitë Solidare” është një projekt që mundëson transport falas. Në këtë fazë të parë eksperimentale, përfitojnë të moshuarit mbi 80 vjeç, personat me aftësi të kufizuara, të mitur, qytetarë me vështirësi serioze socio – ekonomike, si dhe vullnetarë të rrjetit “Milano Aiuta”, që mundëson këtë nismë, transmeton Scan TV, përcjell Albinfo.ch.
Shërbimi do të jetë aktiv çdo ditë, 24 orë, derisa të gjitha fondet e disponueshme të shterojnë dhe në çdo rast për një periudhë maksimale prej gjashtë muajsh, pra deri më 1 shtator. Pas kësaj periudhe kohore, do të konsiderohet nëse do të shtrihet shërbimi në kategori të tjera, për shembull për personelin mjekësor, apo për shoqërimin e qytetarëve në qendrat e vaksinimit.
Projekti mundësohet nga Fondacioni Europian “Guido Venosta”, i cili ka vënë në dispozicion një buxhet prej 1 milionë eurosh, që mbulon të gjithë koston e udhëtimeve
Arsyet pse një burrë do të gjejë një dashnore
Faqja për zbulimin e rasteve jashtëmartesore “Victoria Milan” u përpoq të zbulonte pse kaq shumë burra tradhtojnë, kështu që ata vendosën të pyesnin meshkujt nga e gjithë bota për arsyet e çështjeve.
Ata anketuan 8.210 anëtarë të gjinisë më të fortë nga SHBA, Irlanda, Britania e Madhe, Spanja, vendet Nordike, Franca, Italia, Kanada, Afrika e Jugut dhe Polonia.Ata donin të zbulonin se cilat gjëra irrituese te partneri i tyre i motivojnë të kërkojnë ngushëllim në krahët e zonjës së tyre. Këto janë arsyet më të zakonshme:
1. Shpesh ndryshon gjendjen e humorit
Ne të gjithë jemi në humor të keq ndonjëherë, por priremi ta fshehim nga njerëzit në shoqërinë e të cilëve nuk ndihemi rehat. Në fillim të marrëdhënies, shumica e njerëzve përpiqen të qëndrojnë pozitivë dhe të lumtur sepse kjo do ta bëjë më të lehtë tërheqjen dhe mbajtjen e një partneri. Sidoqoftë, kur marrëdhënia bëhet më serioze dhe e qëndrueshme, atëherë ‘frenimi’ lirohet dhe ndonjëherë ka një shpërthim të humorit të keq.
2. Ajo është shumë xheloze
Deri në 96 për qind e burrave në studim thanë se nuk u pëlqente aspak sjellja e tillë. Prandaj, është e mundur që partnerët e tyre të kenë probleme të lindura me xhelozinë, dhe kjo është ajo që i çon ata në krahët e tjetrit. Nga ana tjetër, ata mund të jenë xhelozë, pasi mendojnë se partneri i tyre tashmë po i tradhton.
3. Tregoju miqve për intimitetin tonë
Kjo sjellje irriton 93 për qind të burrave. Sa më gjatë të jeni bashkë, aq më të mëdha janë shanset për të pasur një grup miqsh së bashku. Por mund të jetë e papërshtatshme – të dini se miqtë tuaj të përbashkët dinë gjithçka për intimitetin tuaj.
4. Bëhet lehtësisht nervoze
Dhe kjo është ajo që i çon burrat në tradhti bashkëshortore, sepse ndërsa janë me dashnore, nuk ka tension të këtij lloji, prandaj është më e këndshme për ta që të kalojnë kohë ashtu ndonjëherë. 90 për qind e tyre thanë se kjo i shqetëson shumë.
5. Ajo kurrë nuk e thotë atë që e dëshiron
Sipas sondazhit, 89 për qind e burrave thanë se kjo i shqetëson shumë. Ata besojnë se gratë nuk duhet të presin që partnerët e tyre të jenë intuitivë. Ata presin që njeriu i tyre të ndajë kohë për ta, t’i ndihmojë nëpër shtëpi dhe t’i lavdërojë për punën e tyre të palodhur. Zonja ka më shumë të ngjarë të jetë e drejtpërdrejtë, pasi ata kanë pak kohë për të qenë së bashku.
6. Gjen mënyra për të shmangur seksin
Kjo sjellje zemëron 88 për qind të burrave. Është krejt normale që dëshira seksuale e një gruaje të zvogëlohet sa më gjatë që është në një marrëdhënie. Nuk ka më epsh dhe eksitim fillestar për një partner të ri, kështu që gjërat ngadalësohen në dhomën e gjumit. E vërteta është, burrat shpesh kanë një shtysë më të fortë seksuale sesa gratë, kështu që hyjnë në marrëdhënie për të përmbushur nevojat e tyre.
7. Vazhdimisht dëshiron një ndjenjë sigurie
Duket se shumë burra nuk duan të jenë ata që do të rrisin vazhdimisht vetëbesimin e partnereve të tyre për pamjen e jashtme. Sipas këtij hulumtimi, gati 87 për qind e burrave e konsiderojnë këtë sjellje të pakëndshme, transmeton YourTango.
8. Ajo dëshiron që ju të ndani porcionin nga restoranti
Kjo duket të jetë një tipar i keq i një partneres për meshkujt në këtë sondazh, pasi rreth 65 për qind e tyre thanë se ishte tmerrësisht e pakëndshme për ta. Gratë që duan të ndajnë ushqim kryesisht e bëjnë këtë në mënyrë që të ndihen më afër burrit të tyre. Disa mund ta bëjnë këtë për kursime financiare.
9. Bën shumë pyetjeSe i irriton ata në masë të madhe u shpreh 65 për qind e gjinisë së fortë. Partnerët shpesh dinë të bëjnë pyetje pasi interesohen për burrin dhe duan të sigurohen që gjithçka është në rregull. Por ata nuk e perceptojnë atë si kujdes dhe dashuri, por si sjellje irrituese.
Çfarë mendojnë femrat gjatë seksit? Do të mbeteni pa fjalë me disa përgjigje
Të dish se çfarë mendojnë femrat ndërsa jeni duke bërë seks, kjo është çështja. Dhe më së shumti njerëzit i kanë dhënë karar, nuk flasin për çështje të tilla.
Por studiuesit e kanë përfshirë në hulumtime shkencore këtë aspekt dhe një i tillë është realizuar nga Universiteti i Harvardit, për të kuptuar se çfarë mendojnë femrat në çastet intime.Për të dalë me konkluzione, u përfshinë në studim 2 mijë femra të moshave të ndryshme.
Studimi nxori se femrat gjatë seksit kanë turlilloj mendimesh, nga ato që lidhen me “veglat” e partnerit e deri te cilësitë dhe vlerat që ai ka në raport me të dhe shoqërinë.
Një në tri femra mendonte më së shumti për organin e partnerit në seks dhe shqetësoheshin në rastet kur ata e kishin të vogël.
Përveç madhësisë, gratë duket se shqetësohen edhe për performancën seksuale.
Sipas përgjigjeve speciale të grave që morën pjesë në sondazh, një në pesë, kur performanca nuk është ajo që do të dëshironin, pyesin veten pse kaluan kaq shumë kohë në pazar për të blerë të brendshme femrash…
Por shumica e femrave kanë komplekse të shumta për veten. Kile të tepërta, celulit kudo në trup e sidomos në kofshë, vithe jo të forta dhe gjini po ashtu të tillë, u sjellin atyre ndjenjë inferioriteti dhe pjesa më e madhe e tyre pohojnë se gjatë marrëdhënies kërkojnë që ti kenë dritat fikur.
Ndër 2 mijë femra që morën pjesë në studim, ka dhe të tilla që mendojnë për një tjetër teksa bëjnë seks, por ato ishin shumë të pakta. Dhe thuajse të gjitha, nuk mendojnë për person konkret që kanë në jetën e tyre, por për ndonjë personazh nga bota e kinemasë apo muzikës.
Disa të tjera, gjatë seksit ishin akoma më larg. Ato sillnin nëpër mend gjithfarë gjërash që kishin parë gjatë ditës në rrjetet sociale.
Haradinaj: Asnjëherë nuk do e lejoj veten që të polemizoj me pasardhësit e heronjve
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur se nuk do ta lejojë asnjëherë veten që të futet në debate me fëmijët e heronjve të kombit shqiptar, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky reagim i tij erdhi pas një debati ku u paraqit një deklaratë e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, që thoshte për krerët e UÇK-së se ishin kriminelë.
Haradinaj tha se nuk e sheh të udhës që të polemizojë me fëmijët e heronjve, duke thënë se për interesin e shtetit gjithmonë ka tejkaluar vetveten dhe ka kapërcyer kufijtë partiak.
“Gjithmonë kam qenë mirënjohës dhe i përulur para veprës dhe sakrificës së atdhetarëve, veprimtarëve politikë, heronjëve e dëshmorëve të kombit, të të gjitha periudhave historike. Në këtë mënyrë jam edukuar si fëmijë dhe kjo edukatë më ka përcjellur tërë jetën time. Mbetem i vendosur në këtë rrugë, pavarësisht rrethanave që mund të na sjell e ardhmja. Për interesin e kombit dhe shtetit, gjithmonë kam tejkaluar vetveten dhe kam kapërcyer kufijtë partiak.
Ne kemi mjaft armiq që përpos se dëshirojnë ta tjetërsojnë të kaluarën tonë të lavdishme, provojnë edhe sot që të nxisin përçarjen e brendshme dhe të krijojnë opinione në të cilat demonizohen personalitetet e shquara historike, si pjesa politike ashtu edhe pjesa ushtarake. Në rastin e Luftës Çlirimtare, ne duhet të bëhemi bashkë, jo ta mbrojmë, sepse nuk ka nevojë për mbrojtje, por për ta prezantuar ashtu siç është: të pastër e vetmbrojtëse, ku në njërën anë ishin bijtë e bijat të rreshtuar në UÇK, që mbronin familjet e tyre, tokën e stërgjyshërve dhe të drejtën për të jetuar të lirë e me dinjitet; e në anën tjetër ishte agresori që erdhi nga një vend tjetër dhe tentoi që përmes gjenocidit ta zhbëjë qenien shqiptare nga trojet e veta”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.
Ai ka shtuar tutje se veprimtarët e kombit kanë kaluar nëpër rrugë të vështira për të arritur lirinë teksa shton se fëmijët e këtyre njerëzve shpeshherë nuk e kanë arritur lartësinë e paraardhësve.
“Pasardhësit e personaliteteve të shquara, që kanë marrë pjesë apo edhe i kanë udhëhequr përpjekjet tona për çlirim, kanë kaluar në situata shumë të vështira jetësore. Mbetja pa prind në kohëra shumë të vështira, kur Kosova ishte ende e okupuar e kur Shqipëria ishte e pazonja për shkak të problemeve të shumta dhe krizave, ka qenë një sfidë e madhe, pasi që ka rezultuar me mungesën e përkujdesjes shtetërore dhe shoqërore për fëmijët e heronjve.
Andaj, jo për shkak të mosdedikimit të tyre për Atdheun, por për shkak të sfidave e pengesave jetësore, një numër i madh i tyre kanë qenë në pamundësi të dëshmohen gjithëherë në lartësinë që kishin prindërit e tyre. Unë asnjëherë nuk do e lejoj veten që të polemizoj me pasardhësit e heronjëve, por, gjithmonë do e ndjek rrugën e tyre në shërbim ndaj Atdheut. Deri në frymën e fundit!”, thotë Haradinaj.
Kurse, vëllai i Ramush Haradinajt, Dauti kishte reaguar ndaj deklaratës së Donika Gërvallës duke thënë se ai kishte luftuar për flamurin e Jusuf Gërvallës dhe nuk ishte kriminel./Gazeta Sinjali/
Një “Slash i Ri” i Hard Rock Amerikan
Kitaristi kryesor i grupit hard rock amerikan, Guns N ‘Roses, nuk ka nevojë për prezantim të veçantë pasi çdo person në botë i njeh tekstet e këngëve si “Sweet Child of Mine”. Sidoqoftë, edhe disa tifozë të fortë do të kishin nevojë për ndihmë për të njohur Slash pa flokët e tij të mëdhenj kaçurrelë.
Kjo është një foto e një Slash të ri nga 1982, prapa kur ai po luante me një bandë të quajtur Tidus Sloan në Shkollën e Mesme Fairfax. Tifozët e Guns ‘N’ Roses mund të vërejnë se ai po luante një Zog tallës, para se të bëhej legjendë dhe të merrte nënshkrimin e tij Les Paul.