Mustafaj: Alibeaj veproi në interes të Ramës, i pari që nuk e do bashkimin është Basha

0
256

Analisti Besnik Mustafaj ka komentuar vendimin e grupit të Enkelejd Alibeajt për të braktisur bisedimet për bashkimin e Partisë Demokratike. Për Besnik Musatafajn, vendimi i Alibeajt për të mos arritur marrëveshje me Berishën, përbën lajm të hidhur por jo tragjik. Ai theksoi se nga kjo përfiton Edi Rama.

“Unë kam pasur dyshimet e mia se Alibeaj do të bënte marrëveshje me Berishën. Deklarata e sotme e Alibeajt është një lajm i hidhur, por jo tragjik. Tani PD duhet të përcaktojë strategjinë”, tha ai.

Mustafaj u shpreh se përçarja e Partisë Demokratike i intereson Ramës dhë Partisë Socialiste, ndërsa tha se vendimi i sotëm i Alibeajt ka shkaktuar dëshpërim tek demokratët.

“Përgjegjësi deri më tani ishte Basha, ai i ka dorëzuar çelësat. Tani përgjegjës janë Alibeaj dhe Bardhi, ndërsa përgjegjësi kryesor është Rama.

Protesta e 12 nëntorit e thirrur nga Berisha. Përçarja i intereson Ramës dhe PS-së. Besoj se i pari që nuk e do bashkimin është Basha. Ai pret në hije për të dështuar PD për të thënë se unë jam më i mirë. Vendimi i sotëm i Alibeajt ka shkaktuar dëshpërim te demokratët”, tha Mustafaj.