Rama-Basha, pazari i dytë për zgjedhjet lokale

0
131

Për të kuptuar se çfarë mendon realisht Edi Rama, nuk është e nevojshme të dëgjosh se çfarë del nga zëri i kryeministrit. Mjafton t’i referohesh zërit të tij në media, gazetarëve që kanë për qëllim që të sulmojnë dhe përbaltin opozitën.

Para dy ditësh, zëdhënësi jozyrtar i Edi Ramës në media, Mero Baze, në një shkrim editorial i bënte thirrje të hapur Enkelejd Alibeajt dhe Gazment Bardhit që të dilnin nga bisedimet.

E vetmja mënyrë që ai të angazhohet është që grupi i Bashës të sillet si parti ku nuk ka rëndësi kush e ka vulën apo firmën. Të sillet si një parti që nuk ka punë me Sali Berishën. Për këtë, të nxjerrë kandidatët e vet, të forcojë strukturat e veta në rrethe, që po rezistojnë më shumë se grupi i Bashës në Tiranë, dhe të shkojë në betejë”, ishte thirrja e Edi Ramës alias Mero Baze.

Dhe nuk kaluan shumë orë dhe grupi i Alibeajt deklaroi se do të tërhiqej nga bisedimet.

Ky ishte për demokratët, momenti kur Lulzim Basha vulosi pazarin e dytë për zgjedhjet lokale me Edi Ramën.

Herën e parë ndodhi në vitin 2019, kur Lulzim Basha vendosi të bojkotojë zgjedhjet lokale, një rast i paprecedent dhe me pasoja shumë të rënda. Demokratët mbetën jashtë pushtetit lokal për katër vite.

Por gjysmë viti përpara zgjedhjeve të reja lokale, Basha ‘firmosi’ edhe pazarin e dytë me Edi Ramën. Grupi i dirigjuar prej tij, u tërhoq nga negociatat, që në thelbin e tyre kishin primaret. Ky proces demokratik është jetik për një parti, të cilën Lulzim Basha e la në gjendje katastrofike në bazë.

Pikërisht kur strukturat kanë nisur të marrin frymë dhe të riorganizohen, Basha kreu tradhtinë e radhës. Pak ditë përpara një vendimi të mundshëm për vulën e partisë, Basha dhe Alibeaj braktisën demokratët me shpresën se Edi Rama do u japë një vendim në favor nga gjykata.

Duke besuar kështu që më e rëndësishme është të kenë vulën në xhep dhe pazarin e siguruar, duke i bërë sa më shumë dëm PD-së dhe demokratëve.