Marash Gilaj/Kuriozitete

0
300

Të kesh oreks nuk do të thotë se gëzon shëndet të mirë.

Ndoshta vuan nga Bulimia, që shkakton orks të tepruar.

Kur fillojnë të bien qerpikët, vdekjen e kemi pranë. Duket si shënjë paralajmëruese.

Disa sëmundje të çuditshme:

Ata që vuajnë nga Sindroma e Zombit, mendojnë se kanë vdekur; nuk hanë më, nuk lahen, shkojnë të jetojnë në varreza, kanë ndjesinë se po u kalbet trupi dhe se kanë filluar të humbin pjesë të tij.Disa njerëz vuajnë nga sëmundja “Kuru”, që shkakton të qeshura pa kontroll apo qeshin edhe kur nuk ka diçka që të bën për të qeshur.

Një Sadomazokist ndjen kënaqësi, kur sheh se të tjerët po vuajnë.

Sipas Lord Owen, ata që vuajnë nga Sindroma Hubris ose sëmundja me ndikim nga pushteti,( është fjala për ndonjë pushtetar) bëhen impulsive, nuk janë të vetëdijshëm. Ata nuk i shohin gjërat nga këndvështrimi i të tjerëve, janë të rrethuar me servile e lajkatarë. Bota u duket si vend për vetëlavdërime, ekzaltohen në të folur, kanë vetëbesim të tepruar, janë të pamatur dhe përçmojnë të tjerët. Në anën tjetër, kanë humbur kontaktin me realitetin ose kanë ikur për lesh.

7 Tetor 2021