KRISTIANIZMI NGA SHEK.IV-VIII, NË TROJET SHQIPTARE TË MALËSISË SË MADHE E MË GJËRË… *

0
426

Ndue  BACAJ

Hyrje

Kjo kumtesë e vogël perballë vepres së madhe të kishës Kristiane në Malësi të Madhe , Shqiperi e më gjërë i ngjanë një rreze të vogel drite që perpiqet të ndriçoj  sadopak hershmërinë e përhapjes së kristianizmit në trojet tona. Kristianizmi ka qënë kurdoherë i “shoqëruar ” edhe me ndertimet e objekteve më të hershme  kristiane të kohës, (si Kisha, famulli, manastire  etj.). Ndertimi i objekteve të kultit kristian dëshmohet edhe në trojet e Malësisë së Madhe (Shqipëri) dhe në  zonat kufitare të fqinjës sonë Malit të Zi (Ish troje etnike shqiptare). Kisha Kristiane, vazhdimisht ka qënë fitimtare mbi errësiren e shekujve, duke perhapë qytetrim zhvillim e dritë. Sot kemi më nevojë se kurr të “zbulojmë” rrënjët e kësaj kishe, rrënjët e besimit dhe identitetit tonë Europerendimorë , rrënjë që u ngulitën në trojet tona që në shekujt e parë të përhapjes së Kristianizmit, dhe u konsoliduan nga shekulli i IV, kur me Ediktin e Milanos (viti 313) perandori i Romës, Kostandinit të Madh do të ndalonte persekutimin e përndjekjen e atyre që perhapnin e perqafonin besimin  Kristian…

Histori e shkurtër e kristianizmit në Iliri…!

Në  rrugëtimin e gjatë  të besimeve politeiste  (pagane), shoqëria njerëzore shkoi deri në atë pikë rëndje sa të sundohej nga veset e këqia dhe morali tepër i ulët. Në këto kushte vetë Krijuesi (Zoti) bëri emër që të lindë Jezu Krishti në Betlehem, siç edhe ishte paralajmëruar… Ai, para njerëzimit solli e përhapi doktrinën shpëtimtare të Kristianizmit. Kristianizmi nuk hyri lehtë si Fe e si Besim. Të parët tanë duke qënë nën sundimin e Romakëve nuk e kishin të lehtë të përqafonin këtë Fe e Besim që predikonte për atë si Shëlbohet njeriu, por edhe për atë si jetohet në këtë Botë. Kristianizmi kërkonte që rendi i ri social të bazohet në parimet morale të paraqitura në ligjin e Moisiut, në Dhjetë Urdhërimet e Tenzot. Kristianizmin në Iliri nuk e përhapën as misionarë Latin e as Grek, atë në trevat tona e përhapi njëri ndër Apostujt e Jezu Krishtit , Shën Pali i cili në letrën e tij derguar romakëve thotë: “Kështu qysh prej Jeruzalemit e përqark në Ilirik e kam përhapur Ungjillin e Krishtit”.1. Një dëshmi tjetër vjen edhe nga historiani i Kishës, Daniele Farlati , i cili pohon se  bashkësia e Durrësit ishte më e vjetra në Shqiperi , e formuar nga Apostulli  Pal , gjatë predikimeve të tij . Gjithashtu  ai vuri në dukje se në vitin 58  në  Durrës kishte 70 familje të krishtera , të cilat kishin si peshkop njëfarë Cezari apo Apolloni.2.  E ndersa perhapej me shpejtësi besimi Kristian, persekutimi e përndjekja e atyre që e perhapnin e perqafonin këtë besim vijonte…Përndjekjet e pergjakshme   nga perandoria romake janë të shumta , ku nga këto po kujtojmë ato nga koha e Decit (249-251) që zgjaten deri në kohën e Dioklecianit (284-305).3.  Kristianizmi si besim u lejua zyrtarisht vetëm nga Perandori Ilir, (nga Nishi i Dardanisë), Konstandini i Madh, në vitin 313, me Ediktin e Milanos, ku ky edikt ndër të tjera theksonte: “…Tash e tutje kush dëshiron të besoj në atë Fe mund  ta bejnë atë lirisht  ,hapur dhe pa pengesa…dhënien e të gjitha lirive të krishterëve për kryerjen lirisht të riteve të tyre…4.  Kostandini jo vetem e  zbatoi me perpikmeri Ediktin e tij ,por ndërmori edhe një seri masash të efekshme që e nxori krishterimin  nga katakombet në dritë të diellit , dhe kishat e katakombeve i zevendesoi me katedralet madhështore , ndër  ndertesat më të bukura që njerzimi kishte parë deri atëherë5.  Pas kësaj në fakt pati një përhapje më të gjerë kjo Fe e ky Besim, e pikërisht disa studiues vendas e të huaj shkruajnë se Shqiptarët (Ilirët) u bënë në të shumten të Krishterë në shekujt e IV-V-të. Në këto kohë filloi edhe ndërtimi i tempujve e kishave ku ketë e verteton zbulimi i rrenojave dhe trashigimisë kristiane që janë gjetur në tërë territoret  Shqiptare, kuptohet edhe të Malësisë Madhe e më gjërë. Përhapja e Krishterimit në Iliri i përket historisë së shekujve të parë të këtij besimi. Gjurmet e paganizmit ilir zbehen shumë herët dhe zevendësohen nga të dyja kishat me motive të krishtera…6. Edhe pas vitit 395 kur perandoria e Romës u nda në dy pjesë , Kisha katolike shqiptare mbeti në mvarësi të Kishës së Romës.. Koncilet e këtyre kohëve dhe organizimi kishtar i më vonshëm, (si dhe fillimini ndarjes së kishes…) është kapitull në vehte, por nuk ndryshoi thuajse asgjë nga besimi. Kur Iliria (Shqipëria), u nda në provinca, ajo veriore u quajt edhe Prevali që shtrihej nga lugina e Zetës dhe Maricës në Veri, se bashku me Dardaninë e deri në lumin Shkumbin në Jug,  Doklea muar organizimin e qytetit  si “municipium”(bashki) romake  prej perandorit  Vespasian ose të bijëve..7. Dioklea është i qytet , ku mund të përvijohen deri në njëfarë mase linjat e urbanizimit  antik dhe topografia e re kristiane , që krijohet në brendësi të rrethimit të saj.8. Me krijimin e provincës së Prevalit, dhe me mjaft gjasa , aty nga fundi i shek.IV, Shkodra del për herë të parë në dokumentacionin burimor si një Peshkopatë. Më vonë bëhet e qartë , se ajo ka qënë seli kryesore peshkopale  dhe kryeqendër e provinces.9.  Si seli ipeshkvnore primare (deri në vitin 602), në Shqipëri duhet të konsiderohen  edhe Dioklea , Sarda, Shkodra…10. Historiani (Jirecek), si dhe disa studiues të tjerë shkruajnë; se qyteti i Dioklesë u rrënua në kohrat e stuhishme të shekullit VII, por emri nuk u harrua kurrë. Ai thotë  se këtu duket ka banuar një popullsi e vogël , ndonse ka qënë qytet i famshem…dhe seli e peshkopit të Diokleas…11.  Është interesant se ndonse për Dioklen si qytet thuhet  u shkaterrua  në shekullin e VII , si qëndër e rendesishme qytetare e fetare kjo vijon të njihet per disa  shekuj më vonë… Interesant duket pasi  Keshilli  i Dalmacisë  që u mblodh në shekullin e IX shpalli Dioklene  Kishë  mitropolitane , dhe i dha  si sufragane (të varur ) Shkodren.  Po nga ky burim  mesojmë se në vitin 877 Tivari tashma një seli peshkopesh  ishte nën varesinë e mitropolise së Dioklese…12. Madje studiuesi Hekardi, shkruan : “..Peshkopata e më vonë  kryepeshkopata  e Dioklesë , titullari i të ciles ishte metropolit i Shqiperisë, deri në vitin 927, kur ky qytet u shkaterrua nga  Simeoni i Bullgarisë. Kryepeshkopi i fundit i  Dioklesë quhej Gjoni , i cili (pas shkaterrimit të selisë ) u strehua në Raguze , ku u bë peshkop i ketij qyteti, duke  ruajtur  megjithatë  titullin e kryepeshkopit ,selia e metropolisë u  transferua në  Spalato (Split)..13. Ndersa Abanologu dhe historiani  i njohur Milan Shuflaj  shkruan: “ Qytetet romane  Dioklea , Sarda , Skampa , Apollonia , Amantia , Bylis , me kalimin e kohës  u shkatërruan pjesërisht nga sulmet armike dhe pjesërisht nga “kënetëzimi” i ngadalshëm, porse ipeshkviat e tyre nuk u zhduken , por pësojnë vetem një metamorfozë . Ndoshta ipeshkvi  i Dioklesë  e kishte rezidencen  e tij per një kohë të gjatë tek rrënojat  e ketij qyteti , porse tashma është jashtë çdo dyshimi , fakti  që në shek.XI  trashigiminë e tij e mori ipeshkvi i Tivarit…”.14. Vlenë të cilësohet se nga Dioklea kemi edhe një dëshmi tjetër mjaft interesante  paleokristiane , të ashtuquajturën “kupa e Podgoricës”. Kjo kupë qelqi e zbuluar rret vitit 1870, është botuar pë herë të parë nga Dumont në vitin 1873. Që atëherë ajo është marrë në dorë nga studiues të ndryshëm. Megjithatë ajo mbetet edhe sot një gjetje mjaft interesante e periudhës së hershme kristiane…15. Dëshmi të ndryshme të objekteve kristiane janë gjetur në varrezat e Kalldrunit (zbulim i viteve 1962-1963), ku perveç të tjerave janë gjetur edhe dy kupa qelqi të gjelbërt…16, si dhe në varret e gërmuara është gjetur  kryesisht një lëndë arkeologjike të shek.III-IV, të erës sonë me motive kristiane… Në Koplik (dhe sigurissht në rrethinën e gjërë të tij) janë parë rrënoja ndertimesh dhe se aty u gjetën , midis të tjerave një figurë e vogël bronzi e Hyut Lar, një togëz e rrumbullakët bronzi e perandorit romak Gordian III (vitet 238-242) etj…17.

Pak Fjalë për persekutimin e Kishës ndër shekuj

Shqipëria, Greqia dhe Dalmacia bëjnë pjesë tek vendet e vjetra të krishtera, të cilat u shkatërruan  nga dyndjet e sllavëve barbarë më pak se vendet e tjera , dhe në shek.IV-VI  kishin një topografi me emra shenjëtorësh  shumë të pëhapur. Në mesjetën e vonë hasim në mbetje të një kulture shumë të vjetër kishtare. Në emra korridoresh të dokumentuara takojmë edhe emra shenjtorësh dhe gjurmë të fshira kishash  të vogla, të ndërtuara dikur  mbi vende tempujsh paganë.18. Gjithsesi gjatë shekujve “..Fortuna  e  stuhia e detit , krisma e furia e ferrit janë perpjekur bashkë per t’i  perpirë kishat tona..”.19.  E mjerisht jo pak edhe kanë arritur , ndaj jemi “kështu”. Edhe kleri kristian u trajtua shumë  ashpër e dhunshëm., veçanarisht gjatë pushtimit turko-osman.  Meshtarët merreshin peng, e  prej tyre nxirreshin shperblime të majme , veçanarisht kur në “rrjetë”  binte ndonjë Ipeshkëv…20. Nëse ky shterngim i  lakut nuk do të jepte frutet e prituna , atëherë mund të vijohej me zbulimin e çative të kishave , per me pengue zhvillimin e riteve fetare , veçanarisht në dimër , ose do tu kerkohej  respektimi i rregullave  turke , të cilat nuk lejonin kisha ose ndertesa kulti  deri në largësi sa iu rrokte syni  autoriteteve turke.21. Janë  pikrisht  keto fortuna e stuhi që ndër shekuj  na kanë shkaterruar jo pak edhe nga dokumentacioni i hershmerisë  kishtare , duke na detyruar shpesh të marrim  referenca disi të vonëshme…

KISHA TË SHEK. V  TË  ZBULUARA NË TROJET ILIRO-SHQIPTARE TË  MASLËSISË SË  MADHE…

Nga mesi i dytë i shek.II deri në përndjekjet nga Diokleciani (303), kisha gëzon një fare paqeje , falë politikës së tolerances së ndjekur nga perandorët pasardhës të Valerit…. Në perendim themelohen njëqindë kisha , të shpërndara në një territor që shtrihet nga Iliria… deri në Spanjë.22. Në trysninë e lëvizjes së popujve dhe të forcave të natyrës në shek.VI dhe VII u zhduken shumë seli dioqezave  dhe nën sundimin e Justinianit u krijuan qytete të reja të fortifikuara , të cilat në atë kohë ose jo shumë më vonë paten edhe ipeshkvinjtë e tyre; paganë e sllave  futen me forcë në krahinën e  dikurshme të diokleatëve ilir…23. Megjithë këtë në trojet e Malësisë së Madhe janë zbuluar rrënoja të Kishave të Lashta si vijon:

KISHA NË LOHE TË  SIPËRME: Në Lohe , si në  trevat e tjera Ilire të Malësisë së Madhe, besimi Kristian është perhapur e perqafuar që në shekujt e parë . Ketë e tregon më së miri edhe zbulimi i një  Bazilike trenefeshe  në fshatin Lohe e Sipërme . Sipas autorit të germimit (Zamir Tafilica), kjo  bazilikë është ndertuar mbi një varreze  të shekullit III. Në hapsiren e germuar pranë kësaj bazilike u gjetë edhe lendë arkeologjike …. Pjesen më të madhe  të kesaj lënde  e perbën qeramika , veçanarisht ajo e ndertimit , si copa tullash e tjegullash …  Mjaftë të pranishme janë edhe fragmentet e enëve të perdorimit të perditshëm… si enë tryeze  të llojeve e varianteve të ndryshme … Fragmente  vorbash që u perkasin shekujve  IV-V (mbas Krishtit)… Fragmente tasash tipesh të ndryshme , që mund të datohen në shek. II-III  mbas Krishtit. Kurse motivi zbukurues në një fund tasi  e vendos perdorimin e tij  ndermjet viteve  340-470 mbas Krishit.24. Gjithashtu u gjeten edhe kryqe e copa të kryqeve, të skalitura në gurë apo matriale rrethanore…

KISHA E  SHEK.V-të  NË HOT : Prej kohësh në Hot të Malësisë Madhe  (në një vend me toponimin e vjetër Kirza), nga banorët vendas “thirrej” edhe  Gomila e Kishës, thuhej se ka pas ekzistuar një kishë shumë e  vjetër e mbuluar nga gurët , dheu , shkurret , ferrat e drurë të ndryshem pyjor… Nga eksplorimi i rrënojave të kësaj Kishe në Hot u zbulua një “inventarë i bollshëm” i eksponateve apo copave arkitektonike si: kapitele dhe kollona guri të zbukurrara me gëdhëndje. Copëza (kolonash) prej guri, me gdhendje me motive florale -bimore, shpendësh dhe kafshësh (të egra). Copa dhe copëza me zbukurim me gdhendje me motive të ndryshme. Nga gëdhendjet në gurë bie në sy kryqi , me një simetri perfekte e mjaftë impozante.  Copëza të kapiteleve të dritareve, të kapiteleve për shtylla e pilastra  si dhe copëza të pllakave ndarse të nefeve. Copa të baptisterit  apo kthine ku bëhej pagëzimi. Copza nga lteri , copëza me skalitje apo gëdhendje të ndryshme në matrial tjegulle e tulle. Si dhe ndonjë copëz amfore qeramike. Gjithashtu shohim copëza nga “mozaiku” me gëdhendje në gurët e dyshemes (shtrojes) , ose veshjeve ansore , të brendësisë së kishës. Në “inventarin” e eksponateve të zbuluara të kishës ka copza që ngjasojnë me ato të “ikonostaseve”. Duke vrojtuar me kujdes ndonjë copëz pllake  na duket se   ngjason sikur të ishte mbetje nga ndonjë pllakë sarkofagu…  Nuk mund të mohohet se nga “inventari” i gjetur ka ndonjë copëz urne apo stele etjer. Për aq murë sa dallohet qartësisht , ai ngjason me murin ilir…25.

TRASHIGIMI  (të shkruara e gojore) DHE TOPONIME  KISHASH, NË  MALËSI…

Në Grudë (Dinoshë),  për shekuj , perveç ndertimeve urbane (qyteza etj..) ka pasur të ndertuar një ndër kishat më të hershme e më të njohura të trojeve të Malesisë Madhe e më gjërë , Kisha e  Shën Mhillit , themelet e të ciles i perkasin të pakten shekullit të pestë…(Kjo e pa eksploruar deri tani).

Në krahinen e  Hotit… gjendet një Gërmadh që ndodhet në anen perendimore të lugines së Spinjës , ku nga Qafkisha  ose Qafa e Kishes  lejon kalimin  mbi kodren që ndanë  luginen e Spinjes me fushen e Tuzit.  Rrenojat i kanë dhënë emrin e Qafes. Ato njihen nga rrëfimet si mbetje të një Kishe… Megjithatë  mbetjet e mureve , per aq sa duken sipër tokës nuk lënë ta dallosh karakterin e asaj ndertese. Ajo formon një  drejtekendesh me gjatsi 14 hapa dhe gjerësi 5 hapa , anët e ngushta  të të cilit janë në formen e një Apside Kishe…”.26.

Në Koplik, është një tokë që quhet me emrin popullore Amull (afer liqenit të Shkodres,) ekziston toponimi KISHET , çfarë tregon se në këtë vend para qindra vitesh  kishte të ndertuara një Kishë apo më shumë , që i sherbenin  qendrës urbane të banuar të  Koplikut , i cili siç dihet shtrihej që nga  Kalldruni e vijonte në drejtim të Shkodres së kohes.. Ketu janë gjetur  matriale të vjetra ndertimi ( tulla , tjegulla , gurë, llaç gelqereje e tjer). Gjithashtu  janë konstatuar themele kishash   dhe varresh  me simbole të qarta kristiane (kryesisht katolike) ,si dhe mbetje të ndertimeve të tjera civile.. Gjithashtu në varret e identifikuara, janë gjetur edhe  rrasa guresh në të cilat dalloheshin skalitje të  kryqeve  dhe figurave  të ndryshme shenjetoresh.. Është interesant të theksojmë  se toponimi  Kishej (Chisagno) ka ekzistuar edhe si emer i një qendre të banuar apo fshati i varur nga Arqipeshkevia e Shkodres, madje një studiues  shkruan se Kisha e Shkodres kishte shumë martirë , dhe i pari per të cilin flitet është Marku, famulltar i Kishajt , fshat që sot  nuk ekziston27.  Ndoshta në ketë kompleks  kishash duhen kerkuar kishat e njohura që u kushtoheshin  Shen Marisë  e  Shen Lukes etj..  Po në Koplik mbi vendin e quajtur Godeja njihet edhe sot  toponimi Kisha e Qerkut  (disa i thonë kisha e Çardakut ). Këtu  deri vonë  mbahen mend  edhe themelet e një kishe katolike  dhe shumë varre  përreth saj. Këto varre kujtohen se kanë qenë të sistemuara me matriale dhe rrasa guresh  dhe simbole kryqi.. Gjurmet e fundit të ketyre vlerave historike (të pa eksploruara nga specialist të kesaj fushe ), janë “zhdukur” në vitin 1968 ,kur kooperativa bujqesore me mjetet e kohes punoi , germoi e rrafshoi këto vlera… Një toponim tjeter  që perdoret edhe sot  është ai  që quhet Kisha e Ograjes . Në ketë vend  mbahen mend edhe themelet e një kishe  të vjetër (shumshekullore), si dhe disa varre perreth. Varret e Kishes së Ograjes  anash ishin të ndertuara me mure guri , si edhe me matriale prej rrasash guri. Edhe ketu nuk mungojeshin simbolet kristiane, si kryqe e tjer…28. Sipër qytetit të sotëm të Koplikut  ekziston edhe toponimi Kisha e  Prozhmit , mbi lagjen e sotme Llazan të  Koplikut, ku ky vend dikur ka qënë pyllë apo prozhem…

Në Fshatin Maçovilë deri para 50-60 viteve kanë ezituar disa rrënoja që identifikoheshin nga banorë me një Kishë shumë të vjetër.

Në Bajzë të Kastratit disa rrënoja shumë vjetra edhe sot identifikohen me emrin Kisha e Çartun.

Në Zagorë (Shkrel) njihet toponimi , Kryqi i Kolajve, në fshatin Vuçë (Shkrel) ka pak rrenoja që dallohen ku edhe sot këtij vendi i “therrasin” Te Kisha.

Në Vukël-Kelmend, trashigohet emri i vjetër i Kishës së Shën Klementit,

“Gjurmë” të tilla toponimesh kristiane mund të “takohen” në Malin e Maranajit etj.  Por gjurmë të “kishave” të lashta (shek.IV-VIII e më të vonshme) mund të gjiden  në Kalatë , qytezat apo qendrat urbane të hershme të Malësisë së Madhe e më gjërë, si ajo e Marshejit, Podgorës, Hotit, Medunit (kryeqyteti rezervë i Ilirisë) e deri te ajo më e vonë si Ballaza e Rrjollit etj. Të gjitha këto të pa eksploruara nga arkeolog e specialist të kësaj fushe…

Lashtesia e krishterimit ndër Iliro-Shqiptarë dëshmohet edhe me antroponimet e shumta kristiane   

Lashtesinë e krishterimit ndër shqiptarë e dëshmojnë edhe me antroponimet e shumta kristiane , të cilat janë përhapur bashkë me fenë e Krishterë që në mijëvjeçarin e parë. Ndër emrat më të vjetër kristian , me përhapje në Veri e në Jug , janë : Gjon, Gjin, Gjergj, Shtjefen, Pjetër, Ndue (Anton), Lukë, Mark, Nikollë, Kolë, Llesh (Aleksandër), Mhill, Tomë, Mateo, Andrea, Nikë, Kostandin, Mri, Marie, Prenë, Luke , etj.29. Siç shihet emrat më të spikatur Kristian, me të cilët pagëzonin fëmijët, Iliro-Shqiptarët  pas perqafimit të besimit Kristian ishin ata të apostujve e shenjëtorëve Kristian. Vlenë të cilësohet se edhe ndër popujt e tjerë që përqafuan besimin Kristian, duke përfshirë edhe fqinjët tanë Malazez muarën mjaft emra kristian të shenjëtorëve të ketij besimi apo kësaj feje monoteiste, pavarësisht nga “tingëllimi” i këtyre emrave në gjuhen e tyre. Por ama historia e Kristianizmit (shpesh) na bashkoi, edhe pse së “voni” edhe na ndau, në besim e qytetrim. Rrënjët e besimit e qytetrimit Kristian (që po mundohemi t’i ridimensionojmë…) duhet të na sherbejnë jo pak për një fqinjësi më të mirë për të sotmen e të ardhmen e përbashkët në Bashkimin Europian…

Referencat:

1.Bibla, letrat derguar Romakëve 15;19.

2.Edwin  Jacques ,Shqiptarët , fq.159 , botim nga fondacioni Abraham Linkoln 1995.

3.Zef Mirdita; Gjashtë shekujt e parë të Kristianizmit  në trevat Iliro-Shqiptare, Krishtërimi ndër shqiptarë,simpozium ndërkombëtar Tiranë, 16-19 nëntor 1999, fq.36, botua Shkodër 2000.

4.“ILIRIA BIBLIKE” ….pergatitur  nga Nikollë  Loka e Gjet  Kola , fq.25.

5.Iliria  Biblike …perg. nga Nikollë Loka e Gjet  Kola , po aty, fq.24.

6.Dr. Milan fon Shuflaj ,Situata të Kishës  në Shqiperinë paraturke ,fq.25 , botime Franceskane , Shkoder 2013. Perkthyer dhe perg. per botim Dr. phil. MA Edmond Malaj. 

7.Dr.Konstantin Jirecek [Shkodra e krahina e saj ne mesjet] Vezhgime Iliro-shqiptare,fq.109.

8.Gëzim Hoxha , Procesi i kristianizimit në Provimncën e Prevalit deri në fillimin e shek.VII, Krishtërimi ndër shqiptarë,simpozium ndërkombëtar Tiranë, 16-19 nëntor 1999, fq.76, botua Shkodër 2000. 

9.Gëzim Hoxha , Procesi i kristianizimit në Provimncën e Prevalit deri në fillimin e shek.VII, Krishtërimi ndër shqiptarë, po aty fq.69.

10.Dr. Milan fon Shuflaj ,Situata të Kishës  në Shqiperinë paraturke , fq.28. 

11.Konastantin Jirecek ,po aty fq.111.

12.Hyacinthe  Hecquard ,Historia dhe pershkrimi i Shqiperisë së Eperme ose i Gegerisë, fq.51 + fq.420.  

13.Hyacinthe  Hecquard , po aty, fq.413. 

14.Dr. Milan fon Shuflaj ,Situata të Kishës  në Shqiperinë paraturke ,fq.32 , botime Franceskane , Shkoder 2013. Perkthyer dhe perg. per botim Dr. phil. MA Edmond Malaj.

15.Gëzim Hoxha , Procesi i kristianizimit në Provimncën e Prevalit deri në fillimin e shek.VII, Krishtërimi ndër shqiptarë, po aty fq.82.

16.Skender Anamali dhe Damian Komata ; Varrezat e Kalldrunit , Kumtari i   Muzeut popullor të Shkodres (3-4),fq.96, 1978.

17.Skender Anamali dhe Damian Komata, po aty fq.104.

18.Dr. Milan fon Shuflaj ,Situata të Kishës  në Shqiperinë paraturke , po aty fq.122.

19.Kuvendi i Arbenit 1703,  fq.35 , botim i Shpresa Prishtine 2003.

20.Letër  e dom Nikollë Gjorgës e 29 dhjetorit 1748 , Italo  Sarro , kontribut  per historinë kishtare të Shqiperisë së Eperme  shek.XVII-XIX  ,fq.12 ,botime Franceskane ,Shkodër 2015.

21.Relacion  i  ipeshkvit  Pal Kampsi mbi vjetin 1757 , Italo Sarri ,po aty fq.40-41.

22.Michel Lemonnier O.P. , HISTORIA  E  KISHES, po aty, fq.66.

23.Dr. Milan fon Shuflaj ,Situata të Kishës  në Shqiperinë paraturke ,po aty fq.31…

24.Zamir  Tafilica , Muzeu  Historik i Shkodrës , Kumtari-6- fq.43-51, Shkodër 1993.

25.Kisha u Ekplorua nën drejtimin e arkeologut të njohur, Prof. Gëzim Hoxhës, si dhe në kuadër të projektit: “Rritja e bashkëpunimit, antikitetet e krishtera në funksion të zgjerimit të turizmit” ,  financuar nga Bashkimi Evropian, si pjesë e Programit të Bashkëpunimit ndërkufitar IPA Shqipëri – Mal i Zi. E zbatuar nga Dioqeza e Budimjes dhe Nikshiqit, në bashkëpunim me  ACA – Albania Community Assist (Asistencë për Komunitetin në Shqipëri), Muzeun Polimlje – Berane, dhe Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Arkeologjisë-Tiranë , si dhe në  bashkëpunim me Bashkinë Malësi e Madhe. Konferenca e promovimit u organizua në Hot te vendi i rrënojave të  zbuluara të bazilikës , kishës paleokristiane dhe e drejtuar nga Znj.Holta Koçi , drejtore e Asistencës për Komunitetin në Shqipëri. është promovuar në Hot me 27 shtator 2019.

26.Theodor  Ippen ,SHQIPERIA E VJETER, Studime gjeografike ,etnografike e historike…fq.259. 

27.Hyacinthe  Hecquard, po aty ,fq. 421.

28.Gojdhëna të mbledhura nga unë N.B. , të cilat qarkullojnë edhe sot nga banorët vendali të Koplikut.  

29.Kolec  Topalli, Lashtesia e krishterimit ndër shqiptarë sipas dëshmive të gjuhës shqipe,  Krishtërimi ndër shqiptarë, fq.405-407.

 

*. Voo: Kjo kumtesë ka qënë pergatitë për t’u mbajtur nga autori, në simpoziumin shkencor të zhvilluar në Berane të Malit të Zi nga dt.03-05 gusht 2021. Simpozium është mbajtur nën kujdesin e Ipeshkëvisë Budinje-Nikshiq, por për aresye objektive autori i  kesaje kumtese ( i ftuar si kumtues në këtë simpozium) nuk e kishte të mundur të merrte pjesë fizikisht.