Koha matet me vepra e ngjarje

0
248

Nga Marsh Gilaj

Koha fluturon
pa u vënë re
Organizoje atë
në çdo hap
Mos humb
asnjë minut për bé.
Ajo nuk ndalet,
ikën me vrap
Vetëm planifikimi
e bën zap.
Kush thotë se ka
mjaft kohë të lirë
Ai e vret atë,
s’bën asgjë të mirë.
Kur asillesh vërdallë
ajo hakmerret
Asnjëherë nuk të falë
Të le pa punë,
pa shkollë e pa para
Të kthen në lypës,
të bën kusar.
Po s’bëre diçka të hajrit
me vitet e tua
Një i urtë,
me ironi do të thoshte:
“Më mirë,
ato vite m’i fal mua.”
Koha matet
me vepra dhe ngjarje
Nuk shtyhet fare,
me ankesa dhe qarje
Mos ia dhuro kohën
atij që s’di ta vlerësojë
Dhe sillet sikur
s’ka asnjë nevojë
Askush s’e ka gjetur
kohën e humbur
Shfrytëzo kohën ,
bën gjënë e duhur