Frederik Ndoci është edhe poet brilant..

0
675

Rush DRAGU

Kush nuk e njeh Rrik Ndocin me atë zânin e tij që zoti ka krijuar ylberin zanor të një hyji, tek ai supernjeri. Ketu nuk dua me ba analizen e punes së tij në art as me folë për gjithë atë ansambël këngesh të ngjyrave  e formave që edhe ai vetë bela një ditë do të habitet me vetin se si ka mujtë me i realizue gjithë ato gjana aq të bukura se tash ai nuk ka inventar për to,jam mâ se i sigurtë.

Sa herë që takohemi me Rrikun me falë gjana aq të bukura nga inventari i pafund nga kângët e tij aq të dashtuna për mua,kesaj radhe kishte diçka tjetër,dashamirësisht me dha dorshkrim librin e tij të tretë me poezi. Zgjidh çfarë të pelqej-më tha – e botoi në librin me autor e miq tuaj.Liber që së shpejti do ta botojme ne si redaksi. I kam lexuar me një fryme ato poezi e për ju kam zgjedhë njerën nga ato,për gjeniun Frederik Reshpja.

Frederik Reshpja-s.

Sikur mos te ishte aq i madh
sa te mos e vinim re
kur kalonte rrugeve,
nuk do ta zinte brenda
qelia aq e vogel,

dhe Gethen kojshi
dera deres po ta kisha,
do me dukesh bejtaxhi
qe m’zuni deshiren,
per ti lexue
vargjet e adashit Reshpja,
ne te rijt e fishkun tem.

E sot m’i lexoi
ngrica e  New Yorkut
vargjet e tij,
E n’ftyre
m’shkundi boren
deg e perlotun.

Sot ky ghost Frederik
Me shfaqet ne çdo zog
Qe ne peme ndalet
E kendon kangen e tij.

Ciceron
e me buzqesh me ironi,
“me kishe pran si mesues,-
me thot
-kur kendoje qysh femij“

“Atehere ndoshta
s’me mori kush per njeri,
se tingullin violinçelit
e mesova
prej deres se burgut,
qe hapej sa mbydhej,
per mu,

Ishin hyrje dalje
Me pranga pa ceremoni
ishte e vetmja melodi,

Nen rythm shkopijsh gome.
nga qe flija,
me pupla hekuri lidhur
Kamb e duar!
ne shtratin e antikonformizmit.”

“Un deshta lirin e nanen,
Bardh e zin e bores
Edhe paqen e hanen,
Rrullat e pellembes se dores
Nga mundi i shperbamjes

Perendive e Zotit,
me shplake ia mbylla syt,
qe mos te verboheshin
nga shpirtat e ndÿtè,”

Me tha edhe diçka ne vesh:-
“O Rrik
– urrej ata qe me lexojn
vetem nji her ne vit,
kur si zarf mund te me ken
ne çdo xhep,
per dit…

…qe femijeve tia spjegosh
se çfar don me than
“kem hjek keq”,
i kalbun kam jetu vetem 57 vjet,

Un kurr s’gabova me jeten
Pse dishrojshe
me than te verteten

Ah sa gaboi jeta  me mu,
qe tu jepsha me kuptu
Ne se prej frikes at’here
krejt zemra ju pat l’shú

Brohorimave nuk tu mbaru
Sot prap kjo fraz vlen per ju
“mos u gezo o i gezuem
e mos u hillno o i hillnuem”

FN ose
Frederik Ndoci 17 shkurt 2020