EGOIZMI KOMIK I DISA “LETRARVE”

0
289

Pjetër Jaku

Mendoj, se gjithëkush e di prejardhjen e fjalës “ego”, që në latinisht do të thotë “ unë”!

Teorikisht, egoizmi ka disa spjegime, si: egoizmi psikologjik, etik, racional etj. Kategoria emocionale e unit, ka të bëj me luftën e brendëshme të njeriut që lufton për t’u dukur, më shumë se për të qënë! Ndaj , në disa përcaktime, leht mund të thuhet, egoizmi zebrak, që natyra i ka krijuar një qafë të gjatë, që nuk i shkon me trupin, për të arrirë pamje më të lartë dhe kapje më lehtë të gjërave të pamerituara dhe të padobishme. Egoizmi gjelor, i gjelave, që për të kënduar, ngjiten majë plehrave, ose në pika të larta, për t’u parë nga dynjalleku për’rreth, pa e ditur se sa i shërben kënga e tij, pulorëve në përgjithësi. Egoizmi i Zebres dhe Gjelit, është një cilësim i veçantë i egoizmit kafshëror, të njohur shkencërisht, shumë më i vyrtitshëm, pasi ato mundohen të përmirësojnë specien e tyre, duke imituar njerëzit, ndërsa me akademikët “zebror ose gjelor”, egoja ndodh si fenomen i prishjes së vyrtyteve njerëzore, sidomos kur “akademikët”, në shumë raste, nuk kanë as diplomen e arsimit të mesëm.

Batson, pat theksuar dikur se, vetëmburrja të jep përsonalitet, veç falë cilësive shumë të larta, që dallohen nga normaliteti.

Më ka ndodhuir të takoj,të ashtuquajtur autorë “veprash”, që për çudi, në asnjë bisedë nuk tregojnë kulturë, të të flasin për dike tjetër, pos vetes. Ekstrimiteti i tyre arrin deri në përsëritjen e “cilësive” vetjake, me shprehjen “ siç kam thënë unë në X libër, të veprave të mia.” Një shprehje qesharake, që të ngacmon nervat. Në të vërtetë, kur njeriu nuk njeh veten, është fatkeqësi që duhet ngushëlluar!

Egocentrizmi me hartime mediokre, me krijimtari pa asnjë lexues, pa asnjë vlerësues serioz, nuk shkon më larg se te “uni” i sëmurë nga mburravecëria! Tipave të tillë, populli u shpreh cilësimin brilant, “ kallinj bosh!”

Hedonizmi, është i njëjtë me egon e qëllimtë, për të dalë në pah përsonaliteti falls i unit pa përsonalitet.

Kur dikush, ose shumëkush nuk të sheh e nuk të vlerëson, nuk ke pse të thirrësh me zë të lartë: Ja ku jam unë! Ej, më dëgjoni mua! Më lexoni mua!

Ky veprim banal dhe medioker, nuk detyron askënd të të shoh, aq më pak të të lexoje!

Të blesh opinionin e të tjerëve, nën trysninë e “pushteti” të lapsit, si: ende se kam mprehur lapsin! Kur të mpreh lapsin! Sot, nuk pyetet e nuk pyet njeri më për lapsin dhe fuqinë e fjalës, veç atyre që i mendojnë keto truke të dala boje!

“SHPERBLIMET” QESHARAKE

Çdo ditë e më shumë  shohim të publikuara, sidomos në socialmedia, vlerësime komike, të disa organizatave, që nuk kanë asnjë tager, që nuk njohin absoluitsht asgjë nga krijimtaria e askujt, si mirënjohje nga organizma falls, me vlerësime hipërbolike deri në absurditetin e dhënies së titujve e gradave shkencore, pa asnjë meritë, dhe pa tagër njohës nga institucionet qeveritare. “Pendëartit”, në përgjithësi, kanë një krijimtari më shumë se mediokre, pa asnjë kualitet, të patelntuar, “akademikët” nuk kanë parë derë akademie në jetën e tyre, na vishen e hiqen si “akademikë”, tuj u vetëthirrë me këto grada, që i kthejnë në personazhe komike në sy të njerëzve që i njohin e i dinë “ veprat” e tyre surrogato, me 80 përqind të kopjuara dhe, pa asnjë referencë. Përpjekjet e tyre deshtake, që nuk mund të vlerësohen nga asnjë përsonalitet arti, mbarojnë aty ku nisin. Ndërsa, poetët e shumtë që kanë mbushur socialmediat,pasi libraritë nuk mund ta pranojnë “krijimtarinë “ e tyre, se veç do tu bllokojnë raftet, ku ekspozohen libra që shiten, publikojnë mirënjohjet.

Është për t’i mëshiruar disa, gjoja shkrimtarë, që pranojnë dhe publikojnë mirënjohje e tituj, që nuk u dihet se nga vijnë, shumica kanë disa emra organizatash e shoqatash nga vende si Argjentina, India, Bangladeshi, Katari, Gana etj etj. Ndersa “ Akademia” qesharake shqiptare e New Yorkut, siç duan të thonë disa sharlatanë, nuk është gjë tjetër veçëse një regjistrim 10 dollarësh, që lëshon doktoratura, pa asnjë vlerë, në diasporë dhe në atdhe, për 100 dollarë regjistrimi njëvjeçar ( akademi shqiptarësh)!!!

Të pranosh këto, nuk je ngjitur më shumë se në një piedestal kartoni, ku as harabelat nuk mund të rrinë!

Vlerësimet “pendartë” dhe “mendjendritur”, nëpër komente të socialmediave, nuk janë asgjë më tepër se vlerësimi i një këndezi, se këndon symbyllur. Ndërsa vlerësuesit, që mundohen t’i publikojnë këto monstra egoiste, nuk janë veçëse megalloman, pa asnjë lloj niveli, ose në nivelin e tyre. Këta tipa e mbështetësit e tyre, duhen tallur publikisht, përsa nuk përmbushin kriteret minimale të autorësisë, të qoftë një vepre!

Më e keqja, vjen ndonjë gazetar nga RTSH, që kullot tash afro 30 vjet nëpër bashtina fshatrash dhe bën cilësime akademike në reportazhet e televizionit, vetëm për një ftesë e biletë avioni, kur të klasifikumit e tij, nuk kanë parë dyer akademish ne jetën e tyre. Kjo është më shumë se një tallje! Ndoshta, edhe atyre ( gazetarve të Tiranës) u duhet ndonjë PHD njëqind dollarshe e “akademisë” shqiptare të New Yorkut!

Si përfundim, mund të citojmë thënien e Getës: “ Idetë e përgjithëshme dhe mendjemadhësia e tepruar, janë gjithnjë të gatëshme të shkaktojnë dëme të mëdha!”

Nuk mund të rri pa thënë se, mendjemëdhenjtë janë edhe mediokër, po të ishin të mençur,  do ta kishin kuptuar me kohë budallekun e egoizmit të tyre!

Të gjitha këto konstatime, që në pamje të parë janë të përgjithëshme, mund edhe të konkretizohen me shembuj.

15 Nëndor 2022