Marrëveshja franko-gjermane, doli të jetë sllovako-spanjolle…!?

0
193
Agim Vuniqi 
Jam i befasuar nga ky turr kaq i madh demonstrimi pikant, se propozimi i draftit të marrëveshjes franko-gjermane, i përkrahur nga SHBA, ashtu si na u servu deri më tash, paska qenë propozim në pronësi autoriale të dyshes sllovako-spanjolle, Borelli-Lajçak, edhepse BE-ja, nuk doli deri më tash me ndonjë prononcim. Në kurthën e konspiracioneve ra “Rambo” duke rrëfyer “sinqerisht” se e kishte parë propozim marrëveshjen dhe se kjo marrëveshje rrjedhë prej amerikanëve. A nuk ishte ky mashtrimi i radhës, edhe kur jeni të painformuar mashtroni “mehybët” që ju besojnë verbërisht.
Zgjidhja e problemit eshte ne marreveshje te perbashket me te gjitha institucionet demokratike te sistemit, jo te ata qe bejne zhurme vend e pavend. Mendoni ju qe komuniteti nderkombetar do te rrezikoi reputacionin e bashkesise nderkombetare për “mrekullitë” tuaja, mire… tregoni pra kush i sponzoroi në Bruxelles aq shume marreveshje deri më tash, të cilat dolën dështuese deri më tash për kosovarët e mi. A mendoni se Kosova dhe shqiptaret jane qendra e botes dhe nga ta varen zhvillimet e metejme ne bote? Ne kemi shansin historik qe te jemi partnerë dhe ne anen e aleateve natyral evro-amerikane, dhe ky partneritet ka edhe pergjegjesite e veta. Ndryshimi i ketij kursi do te ndryshoje cdo gje, edhe t’ardhmen e ndritshme te vendit. Nuk guxojme ne asnje menyre te rrezikojme kete partneritet, dhe kete miqesi e cila u ndertua ne rrezikun me te madh te etnikumit te shqiptareve, zbrazjes masive pas terbimit serb dhe operacionit “Toka e djegur”… Ndihma e pakursyer vendosi sot Kosovën ne nje tavoline me aleatet e NATO-se, pas 23 vjetësh, edhepse atë mundësi e kishim më 1999, por të cilën e refuzoi Thaçi. Mos po rrezikojme me shume se sa kemi mundesit reale…?