ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" - nga 26 nëntor 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV

Më 25 Prill do të votoj kundër…

04/06/2021 by Pafragje

Nga Marash Gilaj : Po. po, e kam vendosur. Do të votoj kundër pa m’u dridhur dora as qerpiku. Dhe kur njeriu voton kundër, ai voton njëkohësisht edhe pro në një drejtim tjetër, për një parti tjetër. Është si t’i kthesh dikujt prapanicën, kur e meriton, duke kthyer fytyrën nga tjetri me respekt. Do të votoj kundër “Sektit të Rilindjes”apo “Rilindjes” së Rivdekjes, që erdhi në pushtet si klikë sunduese, si bandë, si grup kriminal, si mafia, si aksident, si fatëkeqësi dhe tradhëti kombëtare. Do të votoj kundër atij që u bë sundimtar absolut në vendin e vet, i ngjashëm me çdo pushtues. Do të votoj kundër partisë –shtet, kundër monizmit të instaluar në parlament e çdo bashki. Është detyra e çdo njeriut të ndershëm të lufojë për t’u çliruar nga baronët e krimit, nga kjo qeveri anormale e kaotike. Jemi në momentet më të zeza të historisë, në këto tridhjetë vitet e fundit. Këta janë sundimtarët orientalë të Tiranës, me tipare sulltanore. Ende nuk e keni kuptuar se po trajtohemi si punëtorë të një çifligu privat? Mos na ka zënë amnezia apo Alzheimeri na ka fshirë kujtesën dhe na kanë hipnotizuar? Pse bëjmë sikur asgjë nuk ka ndodhur në 8 vitet e fundit?! Harruat  premtimet e pambajtura? Vendet e punës , që i zëvëndësoi me spastrim politik? Ai është përpjekur të largojë të gjithë ata që nuk e votojnë, duke i shantazhuar. Ai ka blerë mediat dhe heshtjen, i ka censuruar e mbyllur siç ka ndodhur me” Tv Agon” të Becchettit. Për këtë do të paguajmë gjobën e majme. Skandalet e “Bariut të kriminelëve”, do t’i paguajë populli. Harruat se pasi mbushi parlamentin me kriminelë, çdo bashki e zyrë, të modelit Tahiri , me rrosha e gjusha, frroka , ndoka e ko – dosha, si dorë të tretë për të na përfaqësuar në parlament, na gëzoi me gjyshe e stërgjyshe që kanë mall për diktaturën , për diktatorin Enver. Por para se të vinte në këtë derexhe, e dha vetë sinjalin dhe shembullin, duke na thënë se Enveri dhe pasuesit e tij ishin në anën e duhur të historisë.  Dhe e tha haptas në Parlament. Pra, vetëm kriminelët dhe nostalgjikët e Enverit janë kontigjenti i preferuar i pushtetit të tij. A nuk ishte ky që rriti borxhin publik, tarifat arsimore, taksat, që na la 8 vjet pas dyerëve të Evropës, duke na gënjyer bashkë me nderkombëtarët? Nuk qe ky që shtoi krimet dhe korrupsionin? Këtë e pohon Brukseli dhe Amerika. Tani, pas 8 vitesh, na flet për ujë të pishëm 24 orë dhe aeroporte në çdo qytet, kur gjysmën e popullit e ka nën minimumin jetik; veçanërisht gjysmën e pensionistëve. Apo u ka rritur pensionet? Gënjeshtrën e ka si punë a biznes. Nuk  dua të jem në autobusin e atij që kërkoi timonin, pa qënë shofer, sepse të thyen qafën. Nuk e pëlqej rrugaçërinë politike, agresivitetin, batutat banale, ofendimet ndaj kujtdo, sidomos ndaj gazetarëve e njerëzve të ndershëm, të ditur  e punëtorë të këtij vendi.  Ndjej neveri, kur gazetarin e quen kazan, kadri, kosh plehrash apo qen analist, siç e kemi dëgjuar shpesh Gjatoshin të shprehet. Shoh se “I pari i katundit” sillet si drejtor i një shtëpie publike, që do të vërtetojë virgjërinë e prostitutave, që na konsideron si kavje eksperimentale, si pacientët e tij, si skllevër të shitur e të blerë disa herë. Edhe pse kjo ndodh nga prirja për të pasur afër të ngjashmin e vet. Narcizmi është i rrezikshëm, sidomos, kur të besohet një përgjegjësi e lartë. Kjo është një shënjë psikopatie. Tani, pas 8 vitesh, premtimesh të pambajtura, nuk  i shkon mendja të bëjë bilancin, të japë llogari, të pranojë gabimet dhe fajet, krimet apo të shfaqë ndonjë pendim. Nëse ia kujton, të fyen , të injoron dhe të tall me një gjuhë vulgare e tepër denigruese. A ka politikë më të keqe se dështimi në çdo fushë dhe refuzimi për të mos u dorëhequr? Rama e do Shqipërinë pa shqipëtarë, nuk pranon kritikat.   Veten e mendon si qënie superiore, ndersa të tjerët, inferiorë. Sipas tij , fajin gjithmonë e kanë të tjerët.

Hashashizimi i vendit u krye në kohë rekord. Një sipermarrje që siguronte rreth 400, 000, 000,000 euro të ardhura . Ishin dhe mbeten para të pista, me të cilat bliheshin e blihen vota. Harruat dosjet 184 dhe 339? Harruat çfarë ndodhi me Dibrën dhe Durrësin në votimet e fundit? Harruat çfarë ka publikuar BILD dhe BIRN për votimet e blera dhe se kush u përfshi në këto allishverishe?

Për të shtuar votuesit e vet, ka punësuar dyfishin e zyrëtarëve që gjeti , kur erdhi në pushtet. Por, ai harron se ata paguhen me taksat e shqipëtarëve.

Rilindja ka bërë më shumë dëm se termeti dhe Covidi së bashku. Ishte një mallkim për vendin tonë. E di që rilindja i urren zgjedhjet sepse ajo nuk bën as tek partia e vet.  Votoj kundra sepse kujtoj si na sheh Evropa. A nuk na ka quajtur “Delja e zezë” apo “Kolumbia e Evropës?” Duke vjedhur e grabitur këtë vend , ata shtuan pasurinë me 2-3 herë dhe po kaq herë varfëruan popullin fukara. Tenderat korruptivë, pa transparencë, pa konkurim, para të pista, betonizim. Eksportojmë krime nepër botë. Krimi si pasuri kombëtare. Trafikantët i kanë rrugët e lira. Janë shtuar drogaxhinjtë, vrasësit dhe kusarët. Pasuritë kombëtare i ka hipotekuar krimi. PPP-të gllabërojnë buxhetin. Shkatrrimi i teatrit. Ligji antishpifje si neni 55 i kohës së Enverit kryer nga ekspertë të paligjshmërisë. Reforma shkatrrimtare, që na lanë pa gjykatat kryesore, që sollën në detyrë prokurorë dhe gjyqtarë të modelit Dovrani. Batuta shndërruar në ligje si: KÇK – ja. Gjykatat si kuzhina partiake.

Parlament njëpartiak, me deputet të blerë, shumica analfabetë me shkollë të lartë. Vetëm presidenca ka mbeteur e pakapur, sado që janë hequr shumë kompetenca.

Çdo vit largohemi më shumë nga Evropa. Kishim tre kushte , tani kemi 15. Akuzojmë BE-në se nuk na njeh “meritat”, përparimin. Gjymtim i lirisë. Arsimi model “Turi.” Shëndetësia model “Tirja.” Integrimi model turpi.  Narkotrafiku bekuar nga qeveria.

Nuk dua të jem i sunduar, por i udhëhequr me shembullin personal të atyre që u jap votën. Bullizëm në parlament, Jemi të varfër , sepse jemi të vjedhur e të grabitur. Skandale e dështime. Ende nuk e keni përcaktuar, nëse do të shkojmë nga BE – ja apo nga Lindja. Doni mandate të tretë dhe na kërcënoni se do të na sundoni deri në vitin 2030. Kur blihen votat , nuk vendos sovrani , por vendos krimi. Sikur të arrinim nivelin e Kosovës në zgjedhje dhe ekonomi. Demokracinë kthyer në karikaturë. Shqipëria në udhëkryq.  Është koha për t’u zgjuar.  U bëmë gazi i botës. Ky vend po bëhet i pabanueshëm.Populli po bën gjumin letargjik. Ti mund të dish shumë, por varet se çfarë bën me dijen tënde. Dhe, për turp e faqe të zezë, na hiqesh si sfidant e shpëtimtar i kombit! “Vaksinë – politika” , karta e fundit që po luan në fushatën elektor- hale. Ngjan se ke mbaruar shkollën e djallit. Shqipëria pa rini , nuk ka të ardhme. Njeriut duhet t’i vijë turp edhe kur ndryshon emrin për të fshehur krimet e kryera jashtë vendit.

Ndaj, askush të mos rrijë pa votuar. Mos ta zgjatim kalvarin! Siç rrëzuam regjimin e Enverit, duhet të rrëzojmë edhe regjimin e Edvinit apo Edverit të “demokracisë”. Është e pafalshme të bëjmë zgjedhjen e gabuar për të ardhmen e fëmijëve tanë. “Heshtja ndaj së keqes, është tradhëti kombëtare “, thoshte Martin L. King.

6 Prill 2021

Filed Under: Uncategorized

Lulëzim Basha në Koplik: Fitores së Shqipërisë do t’i prini me votën tuaj më 25 prill!

04/05/2021 by Pafragje

Foto e z.Lulzim Basha në Koplik i shoqeruar nga drejtues të degës PD-s Malësi e Madhe  dhe kandidati per deputet ,z.Ramadan Likaj…)

Per ALBDREAMS Ndue BACAJ :

Sot me 05 prill, Kryetari i Partisë Demokratike, njëherësh edhe kandidati për kryeministër pas zgjedhjeve parlamentare të dates 25  prill, z. Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim entuziast me banorë të Malësisë Madhe në qendër të qytetit Koplik. Z.Basha është shoqëruar gjatë gjithë rrugës nga Shkodra për në Malësinë e Madhe, nga një numër i madh automjetesh të cilët  e kanë shoqëruar deri në qytetin e Koplikut, ku iu bë një pritje madhështore, ndonse pa një njoftim të tillë.  Z.Basha sapo ka zbritur nga makina është pritur nën thirrjet mikpritëse “Basha, Basha”. Më pas, qindra qytetarë e kanë rrethuar atë në pritje të fjalës si Kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë. Në mes kësaj pritje  masive e entuziaste zoti Basha ndër të tjera ka thënë: “Jam shumë i lumtur që ndodhem sot mes jush, jo thjesht dhe vetëm për t’ju thënë bashkohuni për ndryshim që Malësia të fitojë, Shqipëria të fitojë!…. Por me këtë bashkim ju e keni treguar shumë më parë se po shkojmë drejtë fitores tonë të drejtë, fitores së Shqipërisë do t’i prini ju me votën tuaj më 25 prill!…Sot do të keni nënshkrimin tim, kontratën time për një nga aktivitetet kryesore të cilat do të rikthejë punësim, mirëqenie dhe para në xhepat tuaj dhe të gjithë banorëve të kësaj zone që ka të bëjë me bimët medicinale… Ndryshimi ka ardhur, e prek kudo ku shkoj, ja kështu siç jeni mbledhur vajza, gra, zonja, motra, djem , baballarë, gjyshër, pensionist, këtu në qendër të Koplikut. Kështu po mblidhen shqiptarët kudo sepse vendimi është marrë dhe më 25 prill i vënë vulën! Ndryshimi do të vij me votën tuaj! Ju lutem mbani maskat, mbani largësinë, se deri tani kemi vetëm Zotin dhe fatin tonë, pas 25 prillit do kemi dhe qeverinë që do të bëjë gjithçka për të shporrur pandeminë, pasi të jetë larguar pandemia 8 vjeçare e ç’qeverisjes së Edi Ramës, dhe rilindjes së tij të bllokut komunist së bashku me oligarkët, mafiozët, trafikantet , hajdutet e të korruptuarit, që na kanë varferuar dhe larguar nga rruga e jonë drejt Bashkimit Europian… Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja! Uroj gjithë besimtarët katolik paçin një pashkë të bekuar”,  tha ndër të tjera në këtë takim spontan në Koplik z. Lulzim Basha… Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas takimit në Koplik, ka vizituar fermerë që kultivojnë bimë eteravajore e medicionale. Z. Basha bëri edhe një takim me përfaqësues të shoqatës të bimëve medicinale në Malësinë e Madhe e më gjërë, me të cilët firmosën edhe marrëveshjen për mbështetjen që do të jap qeveria e dal nga vota e pas 25 prillit. Z.Basha u largua nga Malësia e Madhe plot optimizem dhe me shpresen e madhe, se kjo trevë nacionaliste e antikomuniste, nuk do të gabojë më , por me 25 prill do të votoj PD-n dhe ndryshimin, ku do të fitojnë Malësia dhe Shqipëria. 

Koplik me 05 prill 2021

Filed Under: Uncategorized

Faleminderit Z. Ronna McDaniel !

04/04/2021 by Pafragje

Faleminderit per urimin me rastin e Pashkeve Zonja Ronna McDaniel,kryetare e Partise Republikane Amerikane !

Ajo shkruan :

“Rush Në emër të të gjithëve këtu në Komitetin Kombëtar Republikan, dua t’ju uroj personalisht Gëzuar Pashkët! Dita juaj qoftë e mbushur me shëndet dhe lumturi.Ndërsa reflektojmë për këtë festë të Pashkëve, unë doja të vlerësoja për mbështetjen dhe përkushtimin tuaj të vazhdueshëm në ruajtjen e vlerave tona Konservatore.Besnikëria juaj e palëkundur me të vërtetë ka bërë të gjithë ndryshimin në misionin tonë për të ofruar për Popullin Amerikan.Unë pres që të vazhdoj të punoj me ju, të dëgjoj nga ju dhe të luftoj përkrah jush. Së bashku, ne do të mbrojmë vlerat tona Republikane dhe vendin që të gjithë e duam.Faleminderit, Ronna McDanielChairman, Republican National Committee”

Filed Under: Uncategorized

Çfarë janë Pashkët, që festohen sot në mbarë botën nga besimtarët katolikë

04/04/2021 by Pafragje

Pashkët janë kremtimi i ringjalljes së Jezusit nga varri, në ditën e tretë pas kryqëzimit të tij. Pashkët janë profecia e përmbushur e Mesisë, që do të përndiqej, do të vdiste për mëkatet e njerëzimit dhe do të ngrihej në ditën e tretë.

Me kalimin e kohës, Pashkët u bënë një festë me shumë tradita të lashta dhe simbolika që lidhen me të. Origjina e fjalës Pashkë nuk është e sigurt. Emri mendohet të ketë ardhur nga perëndesha gjermane Eastre, që do të thotë pranverë dhe pjellori. Perëndesha e Pashkëve, në mitologjinë nordike, quhet Ostara, që do të thotë “sezoni i lindjes së re”.

Disa tradita të çuditshme për festimin e Pashkës nëpër botë

Në Francë, me rastin e Pashkës gatuhet omleta më e madhe në botë me plotë 4,500 vezë. Omleta përgatitet në sheshin qendror dhe ndahet në 1000 racione.

Në fshatrat e Zvicrës, burimet e ujit dekorohen me lule dhe vezë Pashkësh. Sipas traditës kjo bëhet për të vlerësuar ujin dhe për të theksuar mungesën e tij në zonat e thata të Alpeve.

Në Egjipt, të Hënën e Madhe qytetarët kosumojnë peshk të cilin më parë e kanë futur nën dhe. Kjo traditë i ka rrënjët që nga 2,700-ën para lindjes së Krishtit.

Në Gjermani qytetarët ndezin zjarr nga pemët e vjetra të Krishtlindjes, si simbol i largimit të dimrit dhe ardhjes së verës.

Filed Under: Uncategorized

Gjuha shqipe nuk është matematikë, por është e rëndësishme sa matematika

03/30/2021 by Pafragje

Agim Vuniqi
Problemi gjuhësor te shqiptarët e Kosovës nuk është aq i thjeshtë, shumica e shqiptarëve të Kosovës dhe më gjërë, duke përfshirë udhëheqësit e shtetit belbëzojnë shqip, por edhe në gjuhët tjera, sepse nuk kanë gjuhën bazike të fortë, nuk e dijnë gjuhën shqipe, dhe duke arsyetuar atë mosdije vejnë në spikamë ideologjinë. Shkenca është mësuar dhe studjuar në të gjitha sistemet, dhe asnjëherë nuk kam dëgjuar për shkenctarë të taborit socialist, apo atij kapitalist, të majtë apo të djathtë, që kanë bërë krahasime të tilla, përveq te “liderët partiakë”, ngase ideologjia ka të bëjë me mënyrën e jetesës, sistemin e centralizuar ekonomik, apo atë të ofertës dhe kërkesës, konceptin mbi pronën, pra gjuha është mjet i komunikimit që dallon shkollarin nga “pazarxhinjt” prandaj lind problemi… Gjuha nuk është matematike, por është e rëndësishme sa matematika. Psh. ne sistemin amerikan të shkollimit kujdes parësor i kushtojnë gjuhës, pastaj matematikës, prandaj shkenca shqiptare ka çaluar, kjo mungesë vërehet sidomos te juristët dhe ekonomistët, më pak e dëmshme është në shkencat fikse, por gjuha akademike është esenciale, dhe pa të nuk ka zhvillim. Ata që e kanë të fortë një gjuhë bazike nuk kanë vështirësi të mësojnë gjuhët tjera, krahasoje bilingualizmin, e poliglotizmin te shqiptarët e Kosovës dhe ata te Shqipërisë, ne kemi probleme gjatë interpretimit, sepse sllavishtja ka dominuar në logjikën e shqiptarëve te Kosovës dhe të tjerëve, që nga takimi me automekanikun e deri te ndërtimtari, une jam për përmirësime, por jo për shkatrrim të gjuhës në emër të ideologjisë, sepse çasja e tillë sot është e imponuar, staliniste…

ReplyForward

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

KRONIKANI I VDEKJEVE….

03/30/2021 by Pafragje

-Tregim nga Shefqet Meko-

Ishte dimër i acartë  i vitit 2021. Bora dhe ngrica e pamëshirshme kishin zbritur poshtë në jug, duke përmbysur traditën dhe rutinën stinore. Të gjithë e dinin se veriu i kontinentit ishte i ftohtë, i acartë deri në ngrirje dhimbëse, por jugu përherë mbetej i ngrohtë, pa dimër dhe borë, pa ngrica dhe tufane dimërore. Ndaj shumica që deshte dimrin dhe të fohtit zbrisnin në jug, ndërsa ata që kishin “lëkurë të regjur” i ngjiteshin veriut si triumfatorë. Veriu mbetet flamuri dhe shpirti i fitimtarëve ose i atyre që nuk duan të vdesin pa fituar. Njeriu është dhe mbetet një ai që shpërthen plaçentën embrionformuese dhe ikën, largohet, ec, sfidon dhe vdes në emër të ikjes dhe triumfit…Në emër të jetës dhe pavdekësisë edhe pse dihet “gjithshka vdes”… Kështu ka qënë, por mbase shumë nuk e dinë, sepse shumica e njerëzve lindin dhe vdesin duke bërë kryq ose duke iu falur Zotit, dhe harrojnë se Zoti iu dha atë që pakkush e fiton dhe gëzon: Jetën!…

 Moti ishte çmendur dhe jo vetëm në Amerikë. Kohëvëzhguesit njoftonin se ky i ftohtë që kishte mbërthyer Amerikën nuk ishte parë qysh në vitet 1800. Informacione të çuditshme vinin edhe nga Shqipëria, por siç pritej për Viron Bregu, tek vendlindja e tij nuk kishte statistika dhe të dhëna. Meteorologët atje vetëm flisnin kuturu, sepse asnjë arshivë nuk mund t’u vinte në ndihmë, por shpesh gënjenin si gjithë të tjerët që ishin ngulur si çibanë në poltronet e rehatshme të studiove televizive. “Po ç’thua o Viron Bregu, si pret statistika dhe krahasime  reale nga vendlindja jote ku çdo pushtetmbajtës dhe lajketë pranë thonë “Historia fillon me mua…? Lere aty ku është Shqipërinë. Aty ndihen vetëm  politikanët, vetëm ata bëjnë histori, moti kurrën e kurrës nuk mund të futet në analet historike të informimit apo arkiva…”         Ndërkohë televizioni lokal në qytetin e tij mbuluar me borë dhe akull njoftonte se temperatura si kjo e sotmja ishte regjistruar për herë të parë më 1936…  “Jemi shumë afër një rekordi të ri…” njoftonte me entuziasëm vajza bukuroshe amerikane..

Viron Bregu  gëlltiti kafen amerikane. Ishte mësuar tashmë me atë lloj kafe që pihej si ujë, ndërsa ai preferonte përherë ta pinte shqeto ose “të zezë” siç njihej në atë qytet të perëndimit. E kishte marrë malli për një kafe turke prej Shqipërie, e kishte marrë malli për ato mëngjeze të vrullshme në Tiranë, kur kafja pihej shpejt e shpejt, dhe me ngutje njerëzit bëheshin si paketa cigaresh  “Partizani” në autobuza fizarmonikë, dhe nën kundërmimin normal të erës që zhvillon çdo qënie biologjike, të gjithë njësoj, akomodonin  ndjesitë shqisore, dhe mezi prisnin stacionin e  radhës të zbrisnin dhe të ecnin shpejt drejt fabrikave, shkollave apo zyrave… Të gjithë ishin në punë.

Iku ajo kohë, do pëshpëriste Viron Bregu. Ai kishte gati  çerekshekulli në Amerikë. Për aq vite iu desh t’i përshtatej një stili të ndryshëm jetese, ku njeriu është më shumë një qënie që lëviz, nxiton, vrapon, flet në telefon, flet me vehte,dëgjon i vetëm radion në makinë, ngulitet tek ekrani i kompjuterit, shtriqet, lëviz këmbë e duar dhe përfundon diku si një robot me mish e gjak… Rutina e jetës amerikane ishte për të enigma më e madhe që  nuk shpjegohej dot. Amerika thjesht ishte një mister që u pëlqente të gjithëve, një diçka që sa më shumë largohej aq më shumë lakohej…. “Ndërtoni Amerikën tuaj o njerëz” deshte të bërtiste Viron Bregu, por askush nuk e dëgjonte. Amerika nuk mund të ndërtohej në ëndrra dhe fantazi… Ajo tashmë ishte një realitet i njerëzve të çmendur, që ngrihej vetmas përballë botës si zili dhe sukses…Si ëndërr dhe pavdekësi që gjithsesi kishte brënda çdo gjë që mund të bëjë njeriu, kjo monstër çmendurish….

 Ajo ishte aq gjigande dhe aq monotone sa bashkëkombasit e tij atje pranë detit Adriatik shpesh thoshin: “Në Amerikë jeta është kombinoshe dhe gjumë…” E urrente ta dëgjonte këtë shprehje e koment, sepse nuk ishte ekzaktësisht ashtu, por disi edhe ashtu ishte, disi por jo tamam… Jetë e lirë, por jo e lehtë. Jetë me të gjitha që do xhani i njeriut, por jo falas. Jetë me  të qeshura, të puthura, dashuri dhe  familje, por jo si ajo e vendit ku kishte lindur…Kur për herë kishte ardhur në  Amerikë, dhe befas ishte përballë gjigandizmit të kontinentit që deri dje ofrohej thjesht si fantazmë imperialiste dhe “armik i Shqipërisë socialiste  dhe popujve të botës”  Viron Bregu, ishte shokuar. Kur avjoni ulej në atë pafundësi hapësire plot drita dhe shkëlqim, kur shihte llamburitjen e lartësive dhe vrullin e çdo gjëje në lëvizje, kur shihte trafikun e ngjeshur dhe aq të tmerrshëm qoftë edhe nga larg, ai befas kishte shpërthyer: “Nuk mund të jem pjesë e kësaj madhështie marramendëse…Jo kurrë nuk mund të jem atje tek ajo mizori lëvizëse…Jo unë…Unë jam i vdekur këtu…”

Pas kaq vitesh ai e shihte veten si një elektron lëvizës në madhështinë e kontinentit. Ashu ishte bërë edhe ai një cifël e asaj  asaj turme që lëvizte pa pushim, por çuditërisht,  në gjithë atë trafik, lëvizje, ecje pafund, secili gjente pistën e vet, dhe ashtu, kur kushdo ngadalësonte vrapin mbi rrota pranë garazhit dhe shtëpisë së vet, aty në fakt  vetëm prehej përkohësisht  lëvizja për të rinisur të nesërmen….

Vitet në Amerikë i kishin dhënë gjithshka Viron Bregut. Ai bënte një jetë që nuk u mungonte gjë. Fëmijët ishin rritur dhe kishin mbaruar shkollat, duke gjetur punë të mira pa asnjë shqetësim, ndërhyrje  apo miq të babait, vinin e shikonin me shoqka të ndryshme çdo vit, dhe ai nuk kishte guxim t’i pyeste se cila nga ato mund të quhej nusja e ardhshme… Kjo dinamikë e jetës nuk e shqetësonte. Ai e dinte se liria në Amerikë ka çmim për t’u paguar,ku viktima e parë mbetet tradita dhe konservatorizmi, ndaj nuk i vinte keq që fëmijët e vet kishin këtë lloj “luhatje dashurore” saqë çdo krishtlindje do vinin me shoqe të reja… “Sikur ta kisha edhe unë ketë fat” do pëshpëriste Vironi me një lloj zilie mashkullore që nuk dinte si ta shpjegonte… Iu duk çmenduri ajo lloj egoje, por ishte ego e vërtetë që nuk mund ta fshihte.Jo se ishte pishman që ishte martuar me Lolën, por që nuk kishte pasur asnjë dashnore të vërtetë para saj, Fati i tij.

 Vironi kujtoj rrëfimin e një shoku shkrimtar në Toronto, që kur djali i kishte vajtur me një shoqe për të ngrënë darkë së bashku, shkrimtari me botë të ndjeshme e kishte pritur me aq gëzim  dhe emocion atë vizitë, saqë vajzës bjonde që kishte sjellë djali, pa mundur të kontrollonte instiktin e ndjeshmërisë prindërore i ishte drejtuar me “vajza jonë”. Ajo kishte parë me shumë habi duke hedhur sytë sa te babai aq tek djali i atij babai duke pritur një sqarim, pastaj shkrimtari ashtu butë, kishte thënë “E kemi zakon, e kemi traditë…Nuk është për ty, flet tradita nga shpirti…”

Viron Bregu ishte një nga  njerëzit më scrupulozë të  sojit të tij. Për të jeta ishte një  udhëtim i gjatë apo i shkurtër, si ta kishe, por sipas tij, në këtë udhëtim duhen gjurmë, mbresa, kujtime, ëndrra…Pa to udhëtimi i jetës është i kot, pa to më mirë të kesh vdekur pa u lindur, do mendonte Viron Bregu, i cili sapo kishte dalë në pension.    

 Kishte ëndërruar për këto kohë të arta t’i vinin sa më shpejt, por  tashmë që ishte përballë faktit, befas vetja i dukej pa vlerë, pa peshë, pa vendimarrje. Ai kishte qejf të sfidohej në jetë. Kishte qejf të mundohej sepse ashtu ishte rritur. Shpesh e shoqja do t’i thoshte: “Do të vuash akoma, do të raportosh akoma tek shefi amerikan, shko dhe gjej  punë..” pastaj ajo duke e përqafuar do t’i thoshte: “Po gëzoje moshën e artë i dashuri im. Ja mua më ke pranë dhe axhendën e ditës mund ta bësh vetë…Mua vetëm më jep porosinë se ç’duhet për drekë dhe darkë se mëngjezin e ke zgjidhur vetë me siriot e tua…” Ai do ta shihte me dashuri  Lolën e bukur që sipas tij nuk kishte ndryshuar fare për gati 40 vjet që ishin bashkë. Mori frymë thellë  dhe i pat thënë: “Po pata një bos si ty, nuk më duhen të tjerët…” dhe e kishte puthur në buzë  duke ndjerë aromën që e kishte mbajtur gjallë për aq dekada….

Punët që kishte para ishin të shumta. I vetmi ndryshim ishte se askush nuk do t’i thoshte bëj këtë apo atë punë, shkruaj këtë apo atë email, merr këtë apo atë vendor në telefon, ndiq këtë apo atë projekt… Ai përfundimisht ishte tek pragu i moshës së artë siç e ëndërronin gjeneratat në Amerikë. Ndihej i qetë sepse për gjatë gjithë kohës që punoi, diti të zgjidhte sfidat financiare, duke bërë të mundur që tani, në moshën e bukur të kohës së lirë dhe pafundësisë së saj, të zgjidhte prioritetet e dëshiruara. “Më mirë kur kisha bos, sepse më fuste në brazdë, më nxiste, më kërkonte llogari dhe raporte të përjavshme..” do fliste me vete Viron Bregu, por kurrsesi nuk mund t’ja shprehte këtë marrëzi gruas së vet. Ai e dinte se cili do ishte reagimi i saj furtunë me atë stilemë të përsëritur “do që të vuash”. Jo ai nuk deshte të vuante, ai deshte të punonte…

Duke gërmuar në bibliotekën e vet, fillimisht ai e gjeti  shumë tërheqëse punën e shfletimit të ditareve. Kishte disa volume ditaresh që nga koha kur Shqipëria quhej “Republika Popullore Socialiste…” dhe deri në përmbysjen e madhe që ndodhi në vitin 1990. Kjo ishte nje lloj “rikthim tek e shkuara” por në një komoditet vërtet të admirueshëm. Pasi kishte rijetuar të shkuarën, pasi kishte shfletuar gjithë tregimet, shënimet dhe  vjershat për vajzat që kishte simpati në rininë e hershme, befas u ndie bosh…Po tani? Kjo është jeta?…Kur vdiq Enveri iu kujtua se të gjithë donin të kishin një fytyrë të vërejtur, dhimbje, keqardhje madje edhe ata që nuk e kishin takuar kurrë në jetë Enverin e  gjallë. Ishin ditë që nuk mund t’i harronte kurrë. Kur vdiq Enver Hoxha, për herë të parë fytyra e çdo njeriu u bë  si barometër politik: Kush mund të qeshte qoftë edhe një sekondë nuk ishte me shokun Enver, nuk e deshte atë “udhëheqës legjandar”  të kombit dhe partisë. Mjaftonte një e qeshur për të ta nxirë jetën. Po ç’të keqe ka të qeshesh në vdekje? Jeta vijon. Jeta nuk vdes, ikën individi, jo jeta…

Një zile telefoni ja ndërpreu mendimin e zymtë. Ishte  Shaban Sina që e telefononte dhe i kishte dhënë lajmin se shoku i tij i mirë Petrit Prifti kishte vdekur. Ai ishte shokuar nga  ajo që dëgjoi. Nuk diti si të reagonte. Ora tashmë ishte vonë dhe ai nuk mund të telefononte familjen e të ndjerit. Ashtu i dërmuar nga dhimbja dhe befasia që e gjeti, iu u sul bibliotekës. Aty ai gjeti një kasetë të inçizuar qysh në vitin 1984 ku shoku i tij do vinte në dasmën e vet dhe do këndonte aty tek sofra e gëzimit. E vuri shiritin në  lëvizje dhe sikur sapo të ndodhte ajo ngjarja, vinte ajo zhurmë ku përplaseshin gotat dhe flisnin të gjithë. Bëheshin bromte dhe shpreheshin urime, ngrihej dolli për çiftin, familjen, të dashurit dhe natyrisht edhe për partinë dhe shokun Enver…Ai humbi në atë galeri tingujsh të së shkuarës dhe ashtu, i habitur që nuk i kishte dëgjuar më parë, mori një gotë verë dhe filloi të dëgjointe qetë. Për herë të parë ai ndjeu një çvendosje të kohës, iu duk sikur koha  zbriti poshtë, iku mbrapsh 35 vjet dhe tingëllonte tek artoparlantët…Vite të shkurara që i vinin aq pranë. “Budall, koha nuk shkon mbrapsh, kujtimet vinë mbrapsh, kujtimet të vijnë nga thellësia e kohës. E sotmja nuk shkon kurrë në dje, o Viron…” Ai heshti. Zëri që dëgjonte kishte të drejtë.  Koha nuk shkon mbrapsh, zëri vjen  tek e stomja…. “Apo verem do të bëhem dhe moj/ Ty moj nuk të le pa marrë…Apo ti vraje babain dhe moj, unë po vras mamanë…

U drodh i tëri nga kujtimet. Shpejt e shpejt mori  diçka për të shkruar dhe shënoi në letër. Letra dhe lapsi ishin pjesë e tij. I vinte keq që shumë shpejt njerëzit mund të pyesnin ë’është letra e ë’është  palsi, por nuk kishte ë’ti bënte teknologjisë që ndryshonte përdsitë.  Duke shënuar në letër fjalët,  mendoi vetimthi se pikërisht kjo këngë e shokut të tij do ishte “ngushëillimi më i mirë” që mund t’i çohej familjes. Me duar që i dridheshin shkroi ca fjalë: “Thonë se ka vdekur Petrit Prifti, por këto janë vetëm fjalë dhe tronditje momenti. Unë nuk e besoj. Ja, dëgjoni këngën e Petritit tek konaku i shtëpisë sime:“Apo verem do të bëhem dhe moj/ Ty moj nuk të le pa marre… Apo ti vraje babanë moj, unë por vras babanë” … Ai përgatiti një përmbledhje të vogël vetëm dy minuta dhe duke hequr çdo fjalë të tij, mendoi të bënte atë që nuk e kishte bërë askush.Të mërrte familjen me zërin e të vdekurit. Ashtu bëri. Edhe pse çudia ishte që Petrrit Prifti po e linte Lindën me dy pleq e dy fëmijë, ku ende jetonin nënat e të dyve si çift, ai vendosi të mos bënte ndryshime. “Kjo është ironia e fatit. Nuk kemi ç’ti bëjmë” pëshpëriti Viron Bregu.Formoi numurin në celular dhe mbasi dëgjoi  zërin e grua së vet përtej, lëshoi regjistrimin  që ishte sikur të këndohej, po atë moment…Nga ana tjetër e telefonit shpërtheu një kuje. Pastaj një thirrje të gjithëve aty që ishin aty: Ua, zëri i Petritit. Ua, po këndon Petriti… Hajdeni dëgjoni. E pabesueshme! Këndon Petriti!…Ai përfytyroi skenën aty në Ersekë.. Me siguri familajrët do ishin çmendur nga kjo thirrje, por ishte një këmbëngulje. Viron e kishte vënë regjistrimin në një modë të tillë që vijonte përsëritej. Atje larg në Ersekë, diku në një dhomë me minder dhe arkitekturë të  bukur lotët pikonin dhe zëri sikur bashkohej: “Apo verem do të bëhem dhe moj/ Ty moj nuk të le pa marrë…ti vraje nënën dhe moj, unë po vras babanë…

A nuk është jeta një e qeshur që përfundon në heshtje dhe trishtim? Faik Sininca, një miku i tij në Boston, i kishte treguar historinë më të bukur në një varrim në Elbasan ku kishte vdekur gjyshja e të dashurës së tij. Në atë heshtje mortore, ku heshtja, meditimi ishin pushteti i vetëm absolut ndaj shpirtit që shkonte larg në hell apo parajsë, dikujt i shpëtoi një pordhë. Ishtë një pordhë e sinqertë, ashtu siç i vjen njeriut që nuk e mban dot. Gjithë ata që ishin pranë qeshën. Të gjithë qeshën, madje edhe vetë  minarja e lartë e xhamisë ishte tundur nga e qeshura. Ajo ishte bërë një e qeshur historike në Elbasan, aq sa shpesh do thuhej para çdo ceremonie mortore: “Nëse dikush nuk ndihet mirë, apo do të shkojë për nevoja përsonale, ju lutem shkani tani para faljes së xhenazesë…” Ishte një thirrje për të parandaluar çdo lloj “skandali me pordhë”…

Kur gjyshen plakë e kishin pyetur se si nuk mundej ta mbante “pordhën në vdekje” ajo me sinqeritet ishte përgjithur: “Amani mos më bëni fjatore, kot më gjykoni, nuk jam fajtore. Aspak fajtore.Më erdhi papritur, erdhi si dallgë deti, u pëproqa ta ndaloja,t’ja mbyllja gojën, edhe thembrën e këmbës i vura bythës dhe nuk e ndaloi dot…Shpërtheu siç shpërthehet diga. Ishte shtrëngatë e madhe. Ishte pordhë që bën çdo njeri… Harrojeni këtë mëkat që do më çojë në ferr…Nuk jam fajtore, por ato të qeshura ishin të bukura. Ishin të vërteta.Mallkomëni mua, më çoni në ferr, por jo të qeshurat që solli pordha ime. Ato ishin të qeshurat më të bukura që kam parë, edhe pse në çast vdekjeje. Ishin të qeshura të bukura, ishin të qeshura si e qara e atij që lind. Thjesht të  pafajshme…”

Qysh nga ajo ditë Viron Bregu mendoi se kishte gjetur një mënyrë për t’iu rikthyer një lloj pasioni që ai kishte për njerëzit: të evokonte jetën e tyre në atë mënyrë që nuk mund ta bënte askush. Ta evokonte jetën jo më deklarata të ngjashme “lindi.. Jetoi ..  vdiq…” por me të qeshura të bukura, me të qeshura që i ngjanë jetës, së vërtetës, misionit të pakundërshtueshëm të asaj që lindim… Shkurt lindim duke qarë, por duhet të vdesim duke qeshur… E çfarë të keqe ka të jesh normal në funeral, të qeshësh, të puthësh, ta gajasesh madje po erdhi rastasisht edhe  ta lëshosh ndonjë pordhë? Kush tha se “ndalohet e qeshura ne vdekje” apo “ndalohet pordha”? Në cilën kushtetutë njerëzore ka një paragraf të tillë? Pra kush e shpiku lotin dhe hidhërimin në  vdekje? Engjëjt apo djajtë? Të mirët apo të këqijtë? Hipokritët apo të ndershmit? Burri apo gruaja?… Më thoni dot kush?!…

 Befas kjo u kthye në lloj vendosmërie të habitshme. Sepse askush nuk kishte përgjigje dhe askush nuk gjente argumente që të sanksiononte lotin mbi të qeshurën në vdekje dhe ikje, Viron Bregu po kërkonte të gjente një zgjidhje që do ta befasonte atë së pari dhe vetë njerëzit që i kishte pranë…

 Çdo lajm vdekje qe vinte tek ai, do kthehej në një  mënyrë argëtuese ku bënte që të përziheshin lotët me të qeshurën. “Nuk ka gjë më të mirë se sa të gjesh fuqi të qeshësh në vdekje. Pse duhet të presësh një pordhë plake për të qeshur? Qesh nëse të vjen për të qeshur… Qaj po qe se të vjen për të qarë… Në vdekje së paku duhet të jemi të sinqertë e nuk kemi pse të improvizojmë as të qeshurën, as të qarën, as heshtjen…”, mendoi Viron Bregu.

 Serioziteti në vdekje është një hipokrizi njerëzore që duhet ndryshuar.Koha na sfidon me progresin perceptues. Duhet të ndryshojmë edhe ne që jetojmë këtë kohë… Ata që vërejten në fytyrë duke shtrënguar muskujt facialë, ata që shtrydhin qeset e lotëve për të dukur sikur qajnë, janë hipokritë, dyfytyrësh, aq më keq nëse përdorin lëng qepësh për të provokaur lotë artificialë…Vdekja u dhemb vetëm njerëzve të shtëpisë, madje vetëm atyre që jetojnë nën një çati, jo të tjerëve. Ndaj, sipas tij, në vdekje duhet të qeshet, ose nëse kjo duket marri, së paku duhet të sillen normal, të shprangosur nga ankthi i vdekjes. Në vdekje duhet pak humor, ky është ilaç i vërtetë i dëshpërimit dhe hidhërimit. Është koha për të ndryshuar… Jetojmë shekulline 21-të… A ju kujtohet se si ca ministra të qeverisë Nano “rrodhën lotë” kur vdiq nënë Marija? A ju kujtohet se  Sali Berisha nuk lëshoi pikë loti kur i vdiq baxhanaku? Ja pse në vdekje duhet të kthehemi tek normaliteti, tek ajo që ndejmë normalisht, jo tek spektakle hipokrizie… Viron Bregu befas kishte zbuluar se tashmë “revolucioni i radhës” duhet të bëhej ndaj hipokrizisë njerëzore, ndaj këtij kalemeonllëku të  pashembullt që  ishte atentat ndaj së vërtetës dhe sinqeritetit. Ajo pordhë e plakës që nuk mund ta ndalte edhe pse ngjeshi  thembrën e këmbës në  grykdershjen e  saj, ishte më e sinqertë se ato deklarata dhimbjeje të presidentëve, kreyministrave dhe deputetëve… Ata të gjithë ishin më pak të sinqertë dhe po aq dyfytyrësh se sa vetë pafajësia e “plakës pordhace…”. E nëse ajo ishte viktimë e moshë dhe pafuqisë, ata të tjerët ishin thjesht  aktorë të së keqes ndaj më mirë të bërtasësh “rrofshin pordhët” se sa “rrofshin presidentët…”. Po, po. Kjo është e vërtetë. Kjo që them  del nga shpirti jo nga pjesa e fundme e gojës sime….

Ky meditim përfundimisht e kishte ndryshuar tërësisht Viron Bregun, shqiptaro-amerikanin që i kishte buzëqeshur jeta ndryshe në kontinentin e krimit dhe dhunës njerëzore që, për hir të së vërtetës, nuk të dënonte kurrë për pordhë, qofshin ato edhe në funerale….

            Kur mësonte vdekje shokësh dhe miqsh, ai do ishte i pari të bënte shënime jetësore që nuk i bënte askush.Të gjithë lexuesit shokoheshin dhe nuk mund të rrinin pa qeshur. Shumë shpejt ai vuri re se çdo shënim-vdekje ishte në fakt një shënim shprese. Aq shumë pati sukses në këto “kronika vdekje” saqë njerëzit  që nuk i njihte fare, po kërkonin që ai të ishte nekrologjishkruesi. Ishte një dyndje e paparë. Përballë kësaj kërkese tregu ai filloi të sillte në mendje atë thënien e një deputeti të djathtë në Shqipëri kur pat thënë në parlamentin shumëpartiak  “Vetëm bilbili këndon pa pare”. Viron Bregu duhet të kërkonte që njerëzit të paguanin. Ai u habit se sa  e menjëhershme ishte gadishmëria për të paguar. Çdo ditë ai do fillonte me kronika të tilla që  ja lëndonin shpirtin, por duke ditur stilemën se “Ku ka jetë, ka dhe vdekje” ai po e shikonte punën e tij si shërbimin më të madh që mund të bëhej në atë kohë pandemike. 

Në Shqipëri kishte fituar famë. Disa emisone humorsitike të mbrëmjes e kishin marrë si referencë dhe kishin thënë “Dikush na bën të qeshim në vdekje e funerale  nga  Amerika”. Për herë të parë në Shqipëri u panë njerëz duke qeshur në varrime dhe ceremoni mortore apo pritje ngushëlluese. Në drekat mortore pihej alkol dhe qeshej, tregoheshin qyfyret që kishte   lënë i ikuri dhe të dukej sikur edhe i vdekuri i bashkohej asaj lloj të qeshure.Ca njerëz thanë se u çmend njerëzimi, u çmendën shqiptarët, u çorodit bota nga liria që kishte fituar… Të shkruarat e Viron Bregut ishin kthyer në modë në varrosjet e të vdekurve. Dukej sikur njerëzimi nuk ishte ngopur me të qeshura dhe po i lëshonte dallgët e të qeshurës edhe në vdekje dhe darka funerale. Kishin shpërthyer batutat më të bukura që nuk ishin dëgjuar kurrë më parë.  Madje në këtë lloj tregu ai nuk kishte ngelur i vetëm. Të tjerë filluan ta konkuronin, por ai sërish mbetej më i preferuari, çdo ditë duhej të shkruante 5 deri më 10 kronika  për njerëz që nuk i njihte fare, porse familja i dërgonte “përmbledhje jete” dhe  ai qëmtonte më të mirat, duke bërë që leximi i nekrologjisë të kthehej në një monolog artistik, ku lotët përziheshin me të qeshura, ku kujat e tmershme ktheheshin në një lloj kori qeshjesh të bukura, të harëshme, të pamabrimta saqë gati ringjallnin të vdekurin e kurrëngjallshëm. “E ku ka më mirë se të qeshësh në varrim”-do thoshte Viron Bregu. Madje duke bërë nekrologjinë e një miku që e njihe mire ai ndër të tjera do shkruante: “Ju lutem qeshni sot ju që nuk mund të më bënit për të qarë dje….Unë hesht sepse nuk  mund të qesh më…”

            Fama e  Viron Bregut kishte pushtuar Shqipërinë sepse ishtë diçka e padëgjuar më parë. Thonë si disa ish-presidentë, ish-kryeministra,ish-deputetë, ish-ministra  e kishin porositur “nekrologjinë e qeshjes” qysh së gjalli dhe Viron Bregu ua kishte shkruar aq bukur, sa kishte zëra se ata e dëgjonin përditë mbas kafes së mëngjezit dhe kjo rutinë sikur ua shtynte vdekjen në infinit kohor. Ata i shkruanin mbrapsh “kronikanit të vdekjes” me fjalët më befasuese: “Rrofsh, na ke bërë të mos vdesim me ato që ke qëndisur” do i thoshin. Madje një deputet kishte shpërthyer me lot të qeshurash dhe kishte thënë “Sa keq që i famshmi orator i opozitës se parë shqiptare, Like Opinga kishte vdekur pa shërbimin brilant të Viron Bregut…”

            Ai nuk mund t’i përballonte të githa telefonatat porositëse. Veçmas  Covid 19  kishte bërë të pamundur të përballonte kërkesat e tregut, i cili po rritej deri në Prishtinë, Tetovë e Shkup, ku disa progresistë ishin kundra diktimeve të autoriteteve fetare që anatemonin një gjë të tillë që sillte shqiptaro-amerikani Viron Bregu.  Ai filloi të punësonte të tjerë, por nuk kënaqej kurrë nga performanca e tyre. Shpesh do i duhej t’i rishkruante kronikat. Kjo lloj pune po e lodhte. Një ditë ai befas vendosi të ndërpriste biznesin dhe shërbimin që ishte bërë vërtet popullor në gjithë trojet shqiptare. Për herë të parë nga ceremoni mortore, shihje njerëz duke qeshur dhe të tjerë që habiteshin, por fryma kishte sjellë një lloj relaksimi shpirtëror. “Ky ishte qëllimi im. Unë nuk kam nevojë për para….” dhe ndryshoi telefonin, email dhe gjitha kontaktet i fshiu duke u mbyllur në vetvete…

            Në Tiranë filluan hamendjet se ç’ndodhi me kronikanin e vdekjeve Viron Bregu. Ca fjalë than se ai kishte vdekur, të tjerë thoshin se ishte  thirrur nga FBI, për ca shërbime më të dobishme të një natyrë tjetër që mund të përdornin aftësitë elokuente të Viron Bregut.

            Po për mua kush do ta shkruajë kronikën e  ikjes? Vërtet ai u befasua nga kjo pyetje. Ai nuk mund t’i besonte kujt. Vendosi ta shkruante vetë. Ashtu bëri. Mori një shishe verë shumë të shtrenjtë dhe duke gëlltitur gotën e parë filloi: “Vdiq ai që bënte për të qeshur në vdekje….”

Ishin vetëm pak radhë. Falët i ishin konsumuar. Më të mirat i kishte thënë për të tjerët. Nuk mundej më shumë. Vetëm disa radhë. I  printoi ato pak fjalë dhe i la pranë komodinës ….

Ashtu i lodhur,  i shterur në mendime dhe disi i këputur ai ra të pushojë…Qysh kur kishte rënë Covid 19, ai dhe Lola flinin në dhoma të veçanta pasi shikonin së bashku filmat e mbrëmjes. “Na ke berë të jetojmë si mbretërit e dashur” do i thoshte ai Lolës e cila ishte një skifter i vërtetë i tregut dhe mundësisë në Amerikë. Falë asaj ata kishin blerë së fundmi një shtëpi me 5 dhoma, tre guzhina, dy dhoma shlodhjeje e një dhomë leximi moderrne… Ai kurrë nuk kishte imagjunuar të bënte këtë jetë. I pëlqente aq shumë  gjumi në dhomë i vetëm, si mbreti dhe mbretëresha. Ishte një mrekulli që kur nuk mundesh e quan herezi… Ashtu, me puthjen e ëmbël që  pat dhënë gruaja, po përpiqej të rrëmbente një sy gjumë.  Si në mugëtirë iu kujtuan vdekjet  komuniste të Gogo Nushit, Hysni Kapos, Myslim Pezës, vdekje që bënin vendin të pushtohej nga zija kombëtare, ku “skifteri i të qeshurës”  nderonte i heshtur,  dhimbshëm, dhe  gati për të pushkatuar çdo lloj të qeshure aksidentale. Vetëm vdekjen e Mehmet Shehut ai skifter grabitqar i të qeshurës e përcolli jo vetëm me të qeshura, por edhe këngë popullore në radion kombëtare.Ishte kohë shtrigash paradoksale. Ishte kohë që ishte ngrysur. Në ato vite Viron Bregu ishte me fat të kontrollonte pordhët e veta në ato kohë të zymta vdekjeje, kur flinin 8 shokë në një dhomë, ose ndryshe ai di ishte një “pordhë në qeli”.

 Ky fat që e kishte ndjekur sikur i qeshte  pranë jastëkut të dhomës së gjumit. Ai njeri në prag çdo dremitje instiktivish përsëriste jo “gjumë i ëmbël” por  “Zot më zgjo të nesërmen time…” Ky ishte monologu i tij që e kishte përsëritur thuajse gjysëm shekulli në mos më shumë… Ashtu duke përsëritur  atë falje të  heshtur, ai pat rënë gjumë edhe në atë mbrëmje që të sillte të nesërmen  Ditën e të Dashuruarve. Ai kishte futur një tufë lule në një vazo me ujë për të qënë e freskët si Lola që nuk iu vysh kurrë… E kishte marrë  si dhuratë për Lolën   të nesërmen.

            Viron Bregu nuk u zgjua dot atë mëngjez. Atë ditë Shën Valentini nuk pati as të puthura,as lule, as të qeshura si dikur…Viron Bregu befas nuk ishte më i gjallë. Kishte ikur pa qeshur atë mëngjëz të ditës së dashurisë.  Askush nuk qau në shtëpinë e tij. Ndodhi ashtu siç deshte ai. Kur lajmi kishte mbërritur Tiranën, shumë njerëz u habitën dhe nuk e besonin, por  jo pak reaguan ndryshe: “Po tani kush do na bëjë për të qeshur në vdekjen e radhës…?”

            Ai kishte vdekur në ditën e të dashuruarve, pikërisht në atë ditë që kishte lindur Faik Sinica… Ditë kur qeshin të dashuruarit, ndaj ai nuk ishte nevojë për kronikë për të qeshur. Së paku gjysma e botës qeshte në atë ditëikje të Viron Bregut, i cili bashkë me ikjen fizike, varroste dhe biznesin e “kronikanit të vdekjes”… Dimri sikur po zbutej e akujt sikur po shkriheshin, duke sjellë lotimin  më madhështor të natyrës, atë lloj lotimi të përzjerë me  buzëqeshje dhe dashuri, atë mrekulli njerëzore që ëndërronte ai që nuk mund të qeshte më…

Minneapolis, 18 Janar 2021

Filed Under: Kulturë, Politikë

Rrëfimi/ Nga kush e mësoi Bashkim Fino lajmin se do bëhej kryeministër: Konflikti i parë me Berishën

03/29/2021 by Pafragje

Bashkim Fino nuk është më dhe politikës shqiptare do t’i mungojë një zë kritik, jo vetëm si politikan që kundërshtonte me argumente partinë kundërshtare, PD, por edhe pse ishte dhe mjaft shpotitës me qëndrimet e tij kundër nismave të qeverisë së tij socialiste. Në Parlament dhe në komisionet parlamentare ai do të mbahej mend edhe për fjalimet e zjarrta kundër projektligjeve të qeverisë socialiste, që befasonin dhe socialistët, sidomos kur bëhej fjalë nisma të tilla për pushtetin lokal apo për buxhetin dhe mirë menaxhimin e financave shqiptare

Ai ishte i vetmi i pëlqyeri nga Berisha që asaj kohe nuk pranonte asnjë kandidaturë socialiste, si emër kompromisi

Në intervistë rrallë, të dhënë në vitin 2003 për “Panorama”, Fino ka rrëfyer dhe momentet se kush ia bërë “ofertën” për të qenë kryeministër dhe më pas raportet me Berishën.

Bashkim Fino ka qenë kryetar bashkie i Gjirokastrës në vitet 92-96 dhe viti i trazuar ’97 e gjeti tëpapunë. Por fati kishte rezervuar një moment kulmor për të si njeri dhe për karrierën e tij politike. Burri shtatshkurtër nga vendlindja e diktatorit Hoxha ishte në fakt i vetmi emër nga radhët e socialistëve që presidenti i atëhershëm Sali Berisha pranoi ta kishte kryeministër të një qeverie të përbashkët që mori emrin “Qeveria e Pajtimit Kombëtar”.

“Të gjithë kishim armë, biles kishte një uri tëçuditshme, njerëzit shkonin merrnin armë, arka me municione. Ishte një situatë gri, ngriheshe në mëngjes dhe kishe frike se nga çdo anë dëgjoje krisma. Dilje nga shpi me një frikë se çdo plumb qorr mund të të kapte. Ishte një gjendje skandaloze, mbyllesha në shtëpi, dëgjoja lajmet, i gjithë pallati bënte roje me radhë”- kujton Fino në intervistë të dhënë për këtë moment në gazetën Panorama në muajin Mars 2003, vetëm 6 vite pas marsit të vitit 1997.

Kishit armë ju?
Natyrisht. Ishte si një mode që në pallatin tonë të gjithë morën automatikë, pistoleta. Kur të gjithë marrin, atëherë çfarë të bëja unë?! Nën krevatin tim dopio ishin arkat me municion. Në katin e gjashtë të pallatit ku unë jetoja rrinte një dykëmbësh.

Dhe në këtë moment ju papritur u bëtë kryeministër i vendit…si ndodhi?

Pikërisht. Në një situatë të tillë, totalisht absurde, ndodhi kjo gjë. Atë natë po luaja tavëll me mikun tim të vjetër, Hito Hitën. Vajtëm në shtëpi sepse ishte më qetë, lokalet nuk ishin të sigurtë. Njerëzit vriteshin kot, rrinin me pistoletënë xhep si në filmat west. Bie telefoni. Del Namik Dokle i pari. Më thotë: Bashkim do të them një gjë, ti do të thuash se këtij i ka ikur mendja, por po të ishte për veten time do të pranoja.

Sikur unë të të propozoj për kryeministër, ti çfarë do të thuash? Unë i thashë- mos bëj shaka në telefon, kjo nuk është për të diskutuar, por më thuaj ndonjë gjë të veçantë që ne nuk e shohim në televizor. E ai më thotë se:“Kemi biseduar me Berishën, kemi pranuar që të bjerë qeveria Meksi, kemi arritur në konkluzion, po ndajmë vendet e kabinetit, por ne i kemi vënë kusht Berishës për emrin e kryeministrit. I thamë të vinte Fatos Nanon, i thamë për mua e të tjerë, por ai ka vënë kushtin që kryeministri të mos jetë anëtar i kryesisë së PS-së. Ndërsa për ty ai është dakord”.

Nga fundi i bisedës kuptova se Namiku fliste seriozisht sepse në fillim kisha dyshim. Nëna ime dhe gruaja po dëgjonin. E unë them se: Namik nuk mund t’i shmangem përgjegjësisë e të them që nuk vij, por është absurde sepse ka shokë më me shumë reputacion, nuk ka pse të vini deri tek unë.

Në në një moment të vetëm mendova se çfarë do të bëja, si do të sillesha, duke njohur kush ishte Berisha. Ishin shumë enigma që duheshin zgjidhur sepse unë vija nga Gjirokastra dhe nuk dija çfarë bëhej.

…Namiku më tha nuk do të jesh vetëm do të kesh shokët e partisë, por deri në orën 5.00 duhet kthyer përgjigje sepse pas kësaj ore i humb PS-së ky post. Fola me gjithë shokët e kryesisë në telefon, i fundit ishte Rexhep Meidani. Mbaj mend që ishte i ngjirur: ”Bashkim dua mendimin tënd, jam i lodhur nga gjithë këto takime”-më tha. Dakord- i thashë unë.

Ju ishin tashmë kryeministër si u ndjetë, si e priti familja?
Miku im tha; po hajt gëzuar kryeministër. Mua më erdhi për të qeshur në atë moment. Isha i veshur sportiv me tuta siç rri njeriu në shtëpi. Ashtu siç isha dola tëpërcillja Hiton matanë pallatit. Imagjinoni, momentin që unë dal s’kisha bërë as 20 metra rrugë dhe kur po kthesha në shtëpi dalin komshinjtë në ballkon duke më parë. Si duket shokët e PS-së kishin folur me Berishën, ai kishte panuar dhe lajmi ishte dhënë në BBC, në TVSH, dhe ata thonin me vete “ ky është Bashkimi që do të bëhet kryeministër apo s’është ky”. “Bashkim urime” më thonin nga ballkonet. Që nga ai moment dera e shtëpisë sime u hap, futeshin gjithë njerëzit, miq e dashamirës. Një lloj solidariteti. Erdhën me armë rrethuan shtëpinë me idenë se kryeministri është këtu.

Atë ditë hynin e dilnin gazetarë grekë, të BBC, etj. Kush e kush të merrte deklaratën e parë nga kryeministri i dekretuar. Në orën 7 e gjysëm më merr Berisha në telefon. Më uroi dhe më tha; Bashkim unë të dekretova kryeministër, të njoh. Nesër do të dërgoj një helikopter të ministrisë së Rendit që të vini në Tiranë. “Dua të më sigurosh që nuk goditet helikopteri’- i thashë. “Po e marr përsipër”- tha Berisha. Biseda ishte e shkurtër, e lamë të bisedojmë në Tiranë. Në telefon Berisha dukej shumë i vrarë, shumë i lodhur.

Familja ngeli e befasuar. Gjatë kohës që flisja në telefon u kërkoja me shenja që të më jepnin një ok-ej. Gruaja më thoshte; E di ti vendimin, unë nuk ndërhyj. Në fakt kur e kam pyetur më tha që nuk donte. Normalisht nuk donte, as ajo, as nëna. Unë isha çun i vetëm, as motër, as vëlla, babai i vdekur, kështu që njerëzit më të afërt në atë situatë me armë mendojnë më të keqen.

Çfarë ndodhi tjetër atë natë?
Orët e vona të asaj nate, mbaj mend se Preç Zogaj dhe Ridvan Peshkëpia ishin në Jug, ishin kundër kësaj qeverie. Ishin me protestuesit. Më thirrën në shtëpinë e oficerëve dhe unë shkova.

Duke më ngacmuar në sedër më thanë: “Kryeministër duan të bëhen të gjithë dhe mbase është një rast i veçantë për ty, por ti s’duhet të pranosh në këtë moment’. Unë i sqarova se nuk ishte fjala se unë doja të bëhesha kryeministër se në një situatë të tillë vetëm një i marrë mund ta marrë përsipër. Ju thashë se partia juaj ka firmosur për një qeveri të pajtimit kombëtar, nuk e kuptoj qëndrimin tuaj. Unë tashmë kam pranuar, por marr përsipër që shqetësimin tuaj t’ia përcjell partisë time në Tiranë.

Kështu, ajo natë ishte gjatë. Kam bërë gjumë të pakët. Në mëngjes kam marrë njëçantë të vogël me dy ndërresa sikur po shkoja me shërbim në Tiranë për 2-3 ditë. U nisa për tek helikopteri. Më kanë bërë një përcjellje vërtet dinjitoze që më kanë lënë të shokuar. Ishin rreth 300 burra të armatosur. U takova me ta duke më thënë; “mos na harro”. Kuptohet, kishte lloj-lloj njerëzish. Me pilotët kam bërë një bisedë shumë interesante gjatë rrugës, më thanë që kishin ardhur të merrnin Nanon para ca ditësh nga burgu i Bënçës dhe e çuan në burgun e Tiranës. Më thanë se Nano kishte bërë shaka me ta gjithë rrugës.

Si ishte ndarja me familjen?

Familja ime nuk ndërhyri në vendimin tim dhe atë mëngjes duke parë atë bohçen e vogël me plaçka dukej sikur u thoja: shiko se do të shkoj, po do vij prapë. Ka qenë një ndarje që kishte brenda shumë shqetësim. Gruaja dhe nëna nuk arritën të më thonin; po bën gabim që po shkon, nuk donin të më ngarkonin me këtë emocion shumë të madh. Por dukej sikur më thonin: “A mendon për ne, si na le ne këtu, çfarë na le në fund të fundit?” Fëmijët i kisha të vegjël, nuk kuptonin se çfarë po ndodhte.

Ku u vendosët në Tiranë?

Natën e parë fjeta tek xhaxhai, pastaj në vilën 30. Nuk mund të bëhej fjalë për jetë private. Merresha me politikë 24 orë. Shkoja në vilën 30 në orën dy apo tre të natës. Zakonisht flija si ushtarët e gatshëm. Mund të hiqja këpucët, por flija i veshur dhe gati. Telefonat rrinin hapur për çdo gjë…

Ju njiheshit më parë me Berishën, a ka një arsye të qartë se pse ai ju zgjodhi pikërish ju?
Njihesha më parë në mënyrë shumë institucionale. Kur kam qenë kryetar bashkie e kam pritur disa herë presidentin Berisha. Kam treguar civilizim, në një kohë kur shumë kryetar bashkie të tjerë të PS-së nuk merrnin pjesë në aktivitete ku ishte Berisha.

Muajt e qeverisjes tuaj si i kujtoni? Marrëdhëniet me Berishën? A mendoni se shumë gjëra mund t’i bënit më mirë?

Unë jam munduar të jem sa më institucional me Berishën. Nëse kërkoni gazetat e asaj kohe nuk do të gjeni asnjë thënie që kryeministri Fino të ketë fyer presidentin, apo të bëjë luftë politike me Berishën. Nuk e kam bërë këtë për dy qëllime. E para nuk duhet të ngatërroja punët e kryeministrit me atë të presidentit, që për herë të parë ishin një i PS-së, një i PD-së. Së dyti, fansat e mi ishin të shumtë, po të mendonim se kishim një shumicë në parlament që e donin Berishën. Unë doja të reflektoja tek ata se unë nuk kam ardhur këtu të marr revanshin ndaj Berishës, por kam ardhur të bëj qeveri të pajtimit kombëtar për të minimizuar në maksimum luftën civile.

Diçka të shpërthente mes PS-së dhe PD-së dhe në të vërtetë shpërthente lufta civile. Kjo ishte thembra e Akilit, që luftojaçdo ditëtë mos ndodhte. Por unë jam i dëshpëruar që gjatë qeverisjes time pati shumë të plagosur, të vrarë.

Si erdhi çarja mes jush dhe Berishës?

Pas fitores së PS-së në zgjedhje, mbaj mend që një natë Saliu merr në telefon vonë dhe më thotë se: “Bashkim kam të dhëna se do të shpërthejnë Bankën e Shqipërisë dhe do të nxjerr Gardën e Republikës që të patrullojë”. Kjo ka qenë fjalia për të cilën kemi bërë debat një orë. Jemi zënë si rrugaçë me njëri-tjetrin.

I kam thënë: Unë do të dal nesër t’u them njerëzve se Berisha po bën grusht shteti. Do të njoftoj faktorin ndërkombëtar”. Ishte një debat që kaloi fjalorin etik mes një kryeministri dhe presidenti. Unë dhe shokët e mi socialistë jemi shqetësuar dhe kemi bërë telefonata tërë natën me gjithë përfaqësuesit diplomatikë duke nisur nga Ollbrajti, Prodi, Vranicki, Simitisi. Nga ora tre e natës u qetësua gjendja. Të gjitha ata bënë telefonata me Berishën duke i thënë se do të mbajë përgjegjësi për një gjë të tillë. Presioni ndërkombëtar ishte i jashtëzakonshëm.

Të nesërmen kam dhënë një konferencë për shtyp ku i kam thënë popullit të Tiranës se “keni bërë gjumë të qetë, por atë do t’ua prishte Berisha”. Pas këtij momenti Berisha më thirri në zyrë dhe më kërkoi të bëhesha prapë kryeministër. I thashë: ”Mos bëj hipokrizi me mua, roli ynë tashmë mbaroi”.

GAZETA SHQIP

Filed Under: Bota

Tom Doshi i përgjigjet ambasadores amerikane: Unë isha njeriu kyç për kalimin në Parlament të reformës në drejtësi

03/29/2021 by Pafragje

Kryetari i PSD, Tom Doshi ka hapur fushatën elektorale të partisë së tij duke përcjellë një mesazh për ambasadoren e SHBA, Yuri Kim. Doshi thotë se është mbështetës i Amerikës dhe punës që ata kanë bërë. Ai kujton se ka qenë njeriu kyç që Reforma në Drejtësi kaloi nër parlament. Mes disa mesazhe të herëpashershme, ambasadorja KIm ka qenë e qartë se Tom Doshi nuk duhet të kandidonte në këto zgjedhje dhe aq më tepër të jetë në parlament.

Madje znj.Kim në këto statuse ka kujtuar vendimin e DASH për ta shpallur Doshin non-grata si një person i lidhur me korrupsionin.

“Na jepni besimin, t’ju kthjejmë shpresën. Shqiptarët nuk kanë më shpresë, dhe PSD-ja është e vetmja forcë që do ‘tju kthejë këtë shpresë, pasi sipas tij, korrupsioni është shqetësimi më i madh! Unë jam një mbështetesës i Amerikës dhe punën më të madhe që kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shqiptarët është reforma në drejtësi. Në këtë reformë, unë jam njeriu kyç, që kjo reformë kaloi në parlament”-tha zoti Doshi.LAPSI

Filed Under: Bota

64 emrat e kandidatëve të PD që Kolegji i hoqi nga listat

03/29/2021 by Pafragje

Partia Demokratike bashkë me partitë aleate brenda koalicionit të djathtë do të shkojnë në zgjedhjet e 25 prillit me 153 kandidatë, po aq sa edhe PS-ja. Kolegji Zgjedhor vendosi sot që ta pranonte kërkesën e PS-së për të rrëzuar vendimin e KAS-it, që shfuqizoi KQZ-në duke i dhënë të drejtë PD-së të garonte me 222 kandidatë. Por cilët janë emrat që mbesin jashtë listave nga koalicioni i djathtë pas vendimit të Kolegjit?Abc sjell më poshtë emrat e 64 kandidatëve që janë përjashtuar pas vendimit të fundit, që Kolegji mori sot duke i vendosur vulën debatit.

Lista e kandidatëve që janë përjashtuar

Qarku Berat
Pranohet lista me kandidatët nga 1-9
Përjashtohen kandidatët;
Ermira Arizi
Muharrem Hoxha
Dhurata Gjoka
Oltion Këri

Qarku Dibër
Pranohet lista me kandidatët nga 1-6
Përjashtohen kandidatët;
Shaban Izvira
Denisa Vata
Jeton Kaloshi

Qarku Durrës
Pranohet lista me kandidatët nga 1-15
Përjashtohen kandidatët:
Aulon Kalaja
Armand Brahimaj
Arjeta Keci
Artjon Bajramaj
Ivo Jorgjoni
Edlira Devolli

Qarku Elbasan
Pranohet lista me kandidatët nga 1-15
Përjashtohen kandidatët:
Erlind Gurra
Leonard Karaj
Sonila Daiu
Skënder Hasa
Megi Balliu
Ibrahim Sako

Qarku Fier
Pranohet lista me kandidatët nga 1-18
Përjashtohen kandidatët:
Ndriçim Bali
Aurora Gjeka
Roel Zoga
Bashkim Xhymertaj
Edmond Nushi
Aida Sema

Qarku Gjirokastër
Pranohet lista me kandidatët nga 1-6
Përjashtohen kandidatët:
Bajram Hysa
Ditar Hodaj
Engjelina Basho

Qarku Korçë
Pranohet lista me kandidatët nga 1-12
Përjashtohen kandidatët:
Arben Kambo
Magdalena Hoxha
Kiço Tane
Landi Gushi
Diana Sino
Nikollaq Doku

Qarku Kukës
Pranohet lista me kandidatët nga 1-3
Përjashtohen kandidatët:
Admir Sinamati
Demush Kastrati
Vjollca Vata
Festim Mazrreku
Merita Brati
Sokol Dida

Qarku Lezhë
Pranohet lista me kandidatët nga 1-9
Përjashtohen kandidatët:
Maksim Kola
Albert Mëlyshi
Leonora Ndreu

Qarku Shkodër
Pranohet lista me kandidatët nga 1-12
Përjashtohen kandidatët:
Arben Lushaj
Ermira Kuluri
Zyhdi Reshketa
Astrit Kuci
Lindita Hyseni
Ditmir Harusha

Qarku Tiranë
Pranohet lista me kandidatët nga 1-36
Përjashtohen kandidatët:
Mimoza Hajdarmataj
Rivelino Çuno
Bashkim Murati
Juela Hamati
Dhimtër Muslia
Havzi Ahmati
Irisa Çupa
Oneido Bushi
Vjola Hydi

Qarku Vlorë
Pranohet lista me kandidatët nga 1-12
Përjashtohen kandidatët:
Lasko Nasti
Edmond Fetahu
Manjola Nikollo
Hysni Sharra
Afrovita Dhimojani
Eda Begaj

Filed Under: Bota

Shefqet Meko: KUSH E NJEH MË MIRË SE UNË EDMOND KAÇELIN E LEZHËS?

03/29/2021 by Pafragje

Dy fjalë për Edmond Kaçelin pamfletistin e krisur ose të “arratisurin” nga Lezha me rastin e ditlindjes që nuk e festoi se ishte i zënë duke sharë qeverinë…

A e njihni Edmond Kaçelin? Atë meso burrë, pa bark të dalë, pa mustaqe, pa bostun, pa mjekërr, pa llafe, pa rrudha koti, por me shumë ide që fryjnë herë majtas e herë djathtas? Atë e njoh unë prej 40 e ca vitesh. Është lezhjan, por jo si të gjithë lezhjanët e tjerë, është nga fshati, por jo si çdo fshatar tjetër, është i “shkollës së Dakës”, por jo si të gjithë dakistët e tjerë, është diplomuar agronom, por nuk i ngjan asnjë agronomi tjetër në territorin zyrtar në Shqipëri, madje as në Kosovë, as në Maqedoni, nuk ka një që t’i ngjajë katolikut Edmond Kaçeli.

Ai është thjesht njeri si unë, si ty, si ata, si ato, por ka një emër as si unë, as si ty, e quajnë Edmond Kaçeli. Thonë se i ati kur i vuri këtë emër, as që e dinte se kishte një emër Edmond në Shqipëri, apo ndoshta ai kishte dëgjuar ose lexuar gjëkundi se kishte vetëm njëfarë Edmond Dantesi, një farë Konti i Monte Kristos, i vetmi emër i ngjashëm me emrin e djalit që sapo i kishte lindur. I patën thënë ca të lexuar më shumë se ai se ishte një libër me famë me këtë emër si hero, por si shqiptar që nuk u besonte shqiptarëve, mendoi se ata ia fusnin kot. Ai kërkonte një emër për mashkullin që i kishte lindur së fundmi, që të mos i ngjante asnjë tjetri shqiptar, se në ëndërr i ishte shfaqur se ai kishte lindur njeriun që do dhiste së qeshuri jo vetëm Ballkanin dhe Europën e Azinë mbarë, mbase edhe Amerikën në të dyja copat e saj, por kjo nuk garantohej…

I emocionuar nga  lindja e freskët në shtëpi, në pritje të pagëzimit të madh, thonë se i kishte rënë fshatit poshtë e lart, kishte shkuar në Lezhë, Gjadër, Fushë Zadrimë, Zadrimë, Kallmet poshtë e lart, kishte marrë kalin dhe kishte shkuar deri në Shkodër, qytetin e ndritur të qytetërimit dhe nuk takoi asnjë njeri me emrin Edmond. Kur pa që të gjithë në rrugë ishin ose Zef, ose Nikollë, ose Gjelosh, ose Mark, ose Frrok ose Preç, ose Ndrek, ose Gjon dhe mendoi se emri dritë i djalit që sapo kishte ardhur në jetë do ishte Edmond… Kjo e bëri babain më të lumtur, se jo vetëm po emnonte një trashëgimi të rrallë, një gjeni mashkullore që nuk e kish parë ende Lezha, qysh para vdekjes së Skënderbeut, por ky emër të do mbahej mend deri në shekullin e 31-të më së paku… Ashtu u bë. Emri që bëri histori të madhe në shekullin që shkoi dhe në dy dekadat e para të këtij shekulli. Një baba kishte nënshkruar një emër vetëtimë…

Edmond Kaçeli është një histori ikanakësh shqiptarë, që pasi qau e qeshi në Lezhë, pasi ishte gazetar tek “Koha Jonë” e Nikoll Lesit, pasi u bë nëpunës i bashkisë në Lezhë, pasi provoi njëqind e një intrigat shqiptare në Lezhën e dashur deri edhe burgun, thonë se u rilind në Itali, aty ku katolikët dogjën në turrën e druve Xhordano Brunon dhe anatemuan Galileo Galieun…

Edmond Kaçeli di të bëjë vetëm një gjë mirë e tërë jetën e vet: Ai di të të bëjë për të qeshur kur nuk të qeshet, ai di të të japë kurajo kur do t’ia japësh vetes në ballë, ai do të të ngjallë kur je duke vdekur, ai të bën të ngrihesh nga varri nëse gabimisht ke vdekur…

Mondi është një i lindur në kohë revolucionesh popullore. Ai kishte dëshirë që qysh sapo lindi të ishte pjesë e revolucioneve dhe furive të vrullshme e të papara që riformuan Shqipërinë e asaj kohe siç e deshte Njëshi i atij vendi! Por Mond Kaçeli, duke qenë se akoma nuk dinte shqip mirë, nuk mund të shëtiste me hapin revolucionar të kohës, nuk kishte pëllëmbë me kallo që të duartokiste “Parti -Enver, jemi gati kurdoherë” ndaj mbeti në skalionin e fundit…

Por ai ishte lindur për të qënë i pari, në krye, me shpatë e flamur përpara e përherë… I dëshpëruar nga fundnaja që i ra për pjesë, Kaçeli i Lezhës, bëri atë që as Skënderbeut nuk i kishte shkuar në mendje! Ai filloi t’i bënte turmat për të qeshur dhe ndërsa turmat duhet të shkonin përpara atje ku thërriste udhëheqja, gati shumica, në mos të gjithë, gajaseshin duke dëgjuar humoret e Edmond Kaçelit. Aq e vërtetë kjo, sa thuhet se Lezha, ky simbol i vdekjes se heroit kombëtar Skënderbeu, u kthye në simbolin e të qeshurës që të jep një rrotë si Edmond Kaçeli…

Aq shumë të qeshura lidhen me këtë njeri saqë thuhet se kur Ramiz Alia kishte shkuar në Institutin e Lartë Bujqësor, për të festuar themelimin e kësaj vepre madhështore edukative, të gjithë ishin të heshtur kur i pari i Partisë dhe Shtetit “fanar ndriçues buzë Adriatikut”, ecte i qetë në bulevardin ku shëtiste e puthej rinia në qytezën më të bukur të asaj kohe që quhej ILB. Pas Pasardhësit të atij që nuk kishte menduar kurrë për një të tillë, vinte Shaban Sinani me fjalim në xhep dhe fotoreporterët me kamerat gati, por askush nuk po qeshte apo brohoriste! U desh Edmond Kaçeli që të dilte nga turma dhe të bërtiste që njerëzia të ndizej flakë! Por për fat të keq Kaçeli, duke qënë se njihte vetëm një që ishte dhe mbetej në krye të Shqipërisë, në vend të thoshte “Rroftë Shoku Ramiz Alia”, (Kaçeli si një rrotë e vjetër nga Lezha) bërtit me zë të lartë “Rroftë shoku Enver” i cili kishte 3 vjet që kishte vdekur! I shkurtëri,  kalemxhiu i talentuar  i Ramizit, Sinani Shaban, nuk e deshte veten që përballë gjeniut pasardhës të Enverit, nuk u tha “Rroftë shoku Ramiz!” por u tha rroftë një i vdekur, doli para turmës dhe bërtiti vetë “Rroftë shoku Ramiz, desh me thënë” me atë ironinë dibrane, e turma befas kishte shpërthyer si qëmoti “Ramiz Alia, Ramiz Alia…”. Urra… Urra… Kaçeli i Lezhës pati guximin t’i dilte para shokut Ramiz që kishte veshur një kostum gri dhe këmishë të bardhë si dikur shoku Enver dhe duke qeshur si fshatar Lezhe pati kurajon lezhjane dhe i tha “Vetë ke thënë, Ai ka vetëm ditlindje! Rroftë shoku Enver!”… Urra. Urraaaa. Bërtiti përsëri turma…

Mondin e Kaçelëve nuk e futën në burg ato kohë, sepse ai thjesht brohoriti për pavdekësinë e të parit që ia la trashëgimi Partinë dhe Atdheun socialist Ramizit. Por Kaçeli nuk i shpëtoi burgut. Atë e futën në burg atëhere kur të gjithë dilnin nga burgjet si të persekutuar dhe kundërshtarë të regjimit komunist… Kur Mondi doli nga Lisburgu i Lezhës, një grumbull gazetarësh iu sulën dhe e pyetën si ka mundësi që nuk të futën në burg në diktaturë, por e hëngre në demokraci, ku fjala e lirë është liria e parë? Kaçeli i Lezhës duke qeshur me ironi lezhjane pat thënë: “Burgu është për burrat. Unë shkova atje kur qelitë ishin bosh dhe isha më fatlumi se kisha tre qeli për qefin tim…”.

Unë kisha kohë që kisha harruar të qeshja prej Edmond Kaçelit. Në Amerikë ku jetoj prej shekullit që shkoi, qeshet ndryshe, aq ndryshe saqë unë nuk mund ta quaj të qeshur shqiptarçe. Është një e qeshur kapitaliste që nuk ngjan hiç me kunjat e Kaçelit nga Lezha. Ndaj vendosa të nisem dhe të gjej Mondon e Kaçelëve kudo që të ishte. Më thanë se fshihej si burrat mes shalëve të veta, që të mos e gjente kush pa autorizimin e Nikoll Lesit me noterizim të presidentit Meta.

Ishte shëndrruar ndërtimtar në Itainë e Veriut, por mund ta gjeje vetëm kur flinte gjumë. Si gjendet njeriu në gjumë? Vendosa të bërtas nëpër Itali “Rroftë Shqipëria” dhe atij i doli gjumi duke bërtitur si somnabul në kohën e diktaturës “Poshtë qeveria hajdute” pavarësisht cila qeveri ishte ne pushtet!

Fati më takoi me Kaçelin e Lezhës në një protestë të Partisë Komuniste Italiane në qendër të Torinos më 2018, ku midis protestuesve paqësorë që në kor thoshin “Duam punë. Duam mirëqënie”. Mondi i Lezhës bërtiste sa shqip dhe italisht “Viva Duçe” e “Viva Enveri”. Ishte takimi më fatlum i imi në Italinë me të shkuar fashiste. Edmond Kaçeli bënte të mundur të putheshin në paqe dy histori të çuditshme të brigjeve të Adriatikut.

Njeriu që  të bën për të qeshur edhe kur ti do të qash, njeriu që nuk ka asnjë lloj rrudhe edhe pse ka 5 dekada e ca, Kaçeli që na shokon me pamflete drithëruese dhe le pa gjumë qeveritarët që nuk i zë gjumi për popullin gjumash, ka vendosur t’u kërkojë shqiptarëve që më 25 Prill 2021 të votojnë për Edmond Kaçelin Kryeministër! Vetëm në këtë mënyrë përfundimisht mbyllet tranzicioni i rrotacionit të “rrotave shqiptare” duke filluar një etapë të re me kryerrotën e të qeshurës, Edmond Kaçeli.

Të gjithë në votimet e 25 Prillit 2021!

28 Mars 2021, Minneapolis, MN USA.

Filed Under: Uncategorized

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 956
  • Next Page »

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • “FALEMINDERIT” ALEKSANDËR VUÇIÇ, MIKU I MIRË DUKET NË DITË TË VËSHTIRË…!!
  • Lamtumire Prof.Skender Temali
  • U shënua në Nju Jork,110 vjetori i Kryengritjes së Malësise se Madhe (FOTOGRAFI)
  • (VIDEO) “UNE E DI SE ME VRASIN”
  • Rihapet Kutia e Pandorës për Hunter Biden djalin e Joseph Biden Jr.
  • Në Kosovë çdo gjë është politizuar…!
  • Lypës & prostituta
  • Kush po shtrembëron historinë?
  • Ligj i Ri për Nënshtetësinë Greke – Kushti i Parë: Njohja e Gjuhës!

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

(VIDEO) “UNE E DI SE ME VRASIN”

Nga: Kozeta BRUÇI Shkrim, dedikuar punes 17 … [Vazhdo....]

Lypës & prostituta

Nga Edmond Tupja Sipas disa miqve të mi … [Vazhdo....]

Kush po shtrembëron historinë?

… [Vazhdo....]

Ligj i Ri për Nënshtetësinë Greke – Kushti i Parë: Njohja e Gjuhës!

Me Ligjin 4735/2020 u bënë ndryshime të … [Vazhdo....]

Vetëm 3500 spektatorë holandezë do të lejohen ta ndjekin Eurovision 2021

Vetëm 3500 spektatorë do të shikojnë të gjitha … [Vazhdo....]

KRONIKANI I VDEKJEVE….

-Tregim nga Shefqet Meko- Ishte dimër i … [Vazhdo....]

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

KURIOZITETE

Patentat shqiptare njihen edhe në Itali dhe anasjelltas

03/29/2021 By Pafragje

Patentat shqiptare njihen zyrtarisht në Itali, dhe ato italiane anasjelltas. Pas marrëveshjes mes dy shteteve, tashmë vendimi është botuar sot në Fletoren Zyrtare. Tashmë shqiptarët mund të udhëtojnë pa probleme drejt Italisë me patentat që marrin në Shqipëri, dhe nuk kanë nevojë për konvertim në shtetin fqinj përtej Adriatikut.  Marrëveshja është në fuqi për 5 […]

Gjergj Hasanaj , personalitet me merita në fushën e arsimit, kulturës dhe folkloristikës shqiptare

03/25/2021 By Pafragje

 Gjekë Gjonaj Trieshjanët e kanë në gjen arsimin. Këtë a kanë dëshmuar disa personalitete të njohura të arsimit dhe kulturës mbarëshqiptare  nga ky cep i Malësisë,  që në fillimet e shekullit XX , të cilët u diplomuan në universitetet më të njohura evropiane  të kohës, ku edhe fituan titujt më të lartë shkencorë të profileve […]

Në perkujtim të 110 vjetorit të fillimit të kryengritjes kundër turkeosmane të Malësisë Madhe. (24 mars 1911-24 mars 2021).

03/24/2021 By Pafragje

Nga Ndue  BACAJ Si sot, 110 vite  më parë , me 24 mars 1911 do të fillonte kryengritja kundër turkeosmane e Malësisë Madhe. Kreshniku i Malësisë dhe shqiptarisë Ded Gjon Luli së bashku me trimat malësor të Hotit e Malësisë do të mesynin si duhi mali, dy çibanet turke që rendonin mbi keto troje ; […]

Siguria e pronës dhe e administrimit të tokës është përgjegjësi e shtetit, apo së paku do të duhej të ishte ashtu

03/24/2021 By Pafragje

Nuk është e pazakontë nëse fitoni kontestin në Gjykatë, edhe poqëse kryhet përmbarimi, ju sërish mund të kërcnoheni, sepse uzurpatorët kanë kuptuar brishtësin e zbatuesve të ligjit Agim Vuniqi Prishtina e ngrehinave shumëkatëshe me rrugë-dhi të ngushta është bërë shembull tipik i kaosit urban, i mbikalimeve me shkallë të rrëpishme, alpiniste, të pashfrytëzuara, që simbolizojnë […]

Përkujtojmë 32-vjetorin e kalimit në amshim të bariut shpirtëror dhe liderit të komunitetit tonë Mons. dr. Zef Oroshit

03/24/2021 By Pafragje

Klajd Kapinova Mons. dr. Zef Oroshi gjithë jetën i përgjuar nga diktatura komuniste Këtë vit mbushën 32 vjet nga kalimi në amshim i bariut shpirtëror dhe liderit të shquar dhe të paharruar të komunitetit shqiptaro amerikanë Mons. dr. Zef Oroshit (1912-1989). Sapo mbërriti me avion nga Italia në SHBA dhe u vendos në shtetin e […]

Gjama e burrave dhe vaji i grave në Malësi

03/18/2021 By Pafragje

Gjekë  Gjonaj Gjama e burrave, është një traditë që është përdorur nga burrat shqiptarë – malësorë  vetëm për burrat e vdekur. Ky ritual mortor në trevën e Malësisë së Mbishkodrës  është aq i vjetër sa edhe  në malësitë –krahinat tjera  veriore  shqiptare në Shqipëri, në   Kosovë, në Labëri  dhe në arbërorë të Greqisë. Sipas studiuesve […]

RETUSHUESIT- SI E KORREKTOJNË REALITETIN RAMA DHE VELIAJ

03/17/2021 By Pafragje

Po të kërkosh foljen “retushoj” në një prej fjalorëve online të Gjuhës Shqipe gjen lehtësisht se kuptimi i saj është bërja e ndryshimeve a përmirësimeve të imëta në një fotografi, në një film ose në një pikturë duke e ndrequr hollë e me mjeshtëri. Është i njohur ky proces gjatë viteve të diktaturës në vend, […]

Gjelosh Junçaj, rapsod i mrekullueshëm me zërin si pushka

03/13/2021 By Pafragje

Gjekë Gjonaj                        Në kërkim të lahutarit  më të vjetër  në Malësi   arrita  në  shtëpinë e  Gjelosh Junçaj, në Tuz, ku jeton një jetë të qetë, të bukur e në harmoni të plotë  me bashkëshorten e tij Marinë. Të dy intelektualë, profesorë të gjuhës dhe letërsisë shqipe, tashmë në pension. Bashkëbisedimi    me këtë çift     shembullor, […]

E kujt është republika ?

02/20/2021 By Pafragje

Agm VuniqiNganjëherë lajmet skandaloze të bëjnë të luash mendsh. Nuk janë vetëm lajmet por edhe këmbimi i llafeve që marrin karakter të ngjarjeve, nuk kisha thënë krejt “horror” po të dyshimta po se po. E çuditshme është urrejtja te njerëzit, sidomos kur ajo manifestohet për diçka që nuk është personale, e as që duhet të […]

Ulqini me borë

02/17/2021 By Pafragje

Gjekë Gjonaj Pas  një jave me të reshura të dendura shiu, të cilat shkaktuan përmbytje të mëdha  në shumë zona të Komunës së Ulqinit,  Ulqini sot  paradite u  përfshi nga reshjet e dëborës. Temperatura e mëngjesit është ulur në  zero gradë celsius gjë që ka sjellë edhe dëborën e parë në këtë dimër . Reshjet […]

I le “kuajt” në parajsën e marrëzisë

02/09/2021 By Pafragje

Marash Gilaj ( Fantazi mbi poezinë “Kuajt” të Gjekë Marinaj) Ti refuzove të të quanin kalë, Ndaj, çave ferrën tridhjetë vjet më parë. Fluturove larg, Duke kaptuar fusha , male, dete e qytete Sepse nuk doje të flisje gjithë jetën me vete. Ikën tre dekada, nga ajo kohë e mallkuar, I le “Kuajt” në parajsën […]

Gjekmarkaj “shpërthen” ndaj Nanos( Çfarë thoshte dikurë për Ramen-video)

02/05/2021 By Pafragje

Berisha të mundi disa herë me vota dhe të nxori në pension, kishe lyer flokët dhe mjekrën me bojë. U mbyll me Berishën në Pallatin e Zogut për t’i bërë presion Ramës Nga Agron Gjekmarkaj Pas 10 vitesh heshtje te perballuara me gajret Fatos Nano foli! Për të shkuaren foli dhe kur flet vetem per […]

LIBRAT E AKADEMIKUT ZEF PERGEGA LARTESOJNE KOMBIN SHQIPTAR

01/30/2021 By Pafragje

Një pasdite të qetë Tiranase, në ditët e para të vjeshtës 2020, teksa sapo isha kthyer nga nje tur pune në veri të vendit, monotoninë ma theu zilja e celularit tim. Nga ana tjetër e telefonit ishte Zef Pergega, miku im, prej më shumë se tridhjetë vjetësh. Në zërin e ngrohtë dhe plot mirësi të […]

Heronjët partiak

01/29/2021 By Pafragje

“Kush fitonte më tepër ay ishte usta, dhe kush nuk plaçkitte ish krejt budalla”, Noli Shkruan: Agim Vuniqi Qytetarët amerikanë flasin dhe shkruajnë shumë, është e drejtë e mbrojtur me ligj, “Bill of rights”, e drejta për të folur dhe për të shpehur mendimin “pa pardon”. Kjo të ndihmon shumë të shprehësh mllefin, pra kur […]

Tom Fitton dhe Judicial Watch tregojnë se listat e pista të votimit nënkuptuan zgjedhje të pista

01/28/2021 By Pafragje

“…California, vendosi një proces gjyqësor me ne dhe vitin e kaluar filloi procesi i heqjes së deri në 1.6 milion emrave joaktivë nga listat e Los Angeles County. Kentucky, gjithashtu filloi një pastrim të qindra mijëra regjistrimeve të vjetra vitin e kaluar, pasi hyri në një dekret pëlqimi, për t’i dhënë fund një tjetër procesi […]

Dukaj: Pakicat në Mal të Zi nuk duan getoizim

01/28/2021 By Pafragje

Politologu dhe analisti shqiptar nga Mali i Zi, Kristjan Dukaj për televizionin shtetëror të Malit të Zi (RTCG) i ftuar në emisionin “Mostovi”, foli për librin e tij të ri “Pakicat në Mal të Zi dhe mekanizmat ekzistues për mbrojtjen e tyre”, ku theksoi që pakicat në Mal të Zi nuk duan getoizim por integrim […]

Si po zhduket gjuha shqipe…!?

01/12/2021 By Pafragje

Bashkebisedim me shkase Gazmend Shaqiri, inxhinier i elektrikes në Kompanine me te madhe te automobileve Ford, Detroit, i brengosur për fatin e gjuhes shqipe me shkruan: I  percjelli emisionet televezive te Kosoves dhe Shqiperis dhe kam ardhe ne perfundim se mbrenda 10 deri ne 20 vjete nese nuk do ta dish Anglishten nuk do te […]

Ke po ndihmon Turqia …Shqiperine apo Ramen ?

01/07/2021 By Pafragje

Vizita e Rames ne Turqi eshte bere me ftesen personale te Sulltanit turk Erdogan dhe per formen qe po zhvillohet qe nga pritja me kuaj, tapete e sajdisje te nivelit me te larte shteteror qe nuk ju jane rezervuar as Trump. Merkel, Macronit etj por edhe ”koincidences ” se rastit se ajo zhvillohet vetem tre […]

80 vjetori i Vdekjes së At Gjergj Fishtes .

12/30/2020 By Pafragje

Nga Ndue  BACAJ 80 vite më parë, në moshen 69 vjeçare,  me 30 dhjetor 1940 , në  Shkoder  do të perhapej   lajmi i ndarjes nga jeta i njërit prej koloseve më të medhenj të fjales e vepres , At Gjergj Fishtes. “Yndyra” e intelektualizmit , nacionalizmit  ,por edhe i qytetarisë  së thjeshtë të Shkodres , […]

Aktor të mrekullueshem,gjithmonë të befasishem me humor.(Foto..)

12/29/2020 By Pafragje

Kur i prezantuan ne nje shfaqje ne France si aktore te Shkodres, ata nuk ngurruan aspak ta korrigjonin moderatoren duke i thene se vinin nga Malesia e Madhe. Kjo u shoqerua me duartrokitjet e zjarrta te publikut. Gac Kodrina dhe Qazim Cela jane dy aktore te mrekullueshem, qe kane krijuar nje dyshe te pandashme ne […]

REVISTA AMERIKANE “LIFE”KONSTATON SE NËNA TEREZE ËSHTË KRIJESA MË E PËRSOSUR MORALE DHE NJERËZORE E TË GJITHA KOHRAVE

12/25/2020 By Pafragje

Gjekë Gjonlekaj/New York Revista e njohur amerikane “LIFE” botoi këto ditë një numër special. Kjo është njëra prej revistave amerikane më të ilustruara dhe është shumë e njohur për fotografi të të shkëlqyeshme. Ç’prej Luftës së Dytë Botërore e deri në fund të viteve 70′ kryeredaktor i kësaj reviste për ilustrime fotografike ishte fotografi gjenial shqiptar Gjon […]

Selitë partiake diktojnë çdo gjë

12/17/2020 By Pafragje

Agim VuniqiKorrupsioni, premtimet…, nga “kallashët” politikë si duket patën sukses, të gjithë iu përshtatën rregullave të reja, çdo gjë e keçe “bleronte”, edhe muçitjet ishin tjetërfare, ato vinin nga shtëpitë publike, kështu pavrejtur shqiptarët fillojnë të tjetërsohen, lakmia për pushtet, lakmia për para, ua hapi portat e kullave shqiptare fajdexhive, fallxhive, mujsharëve.Agim Vuniqi Shumica e shteteve […]

Meditim nga një udhëtim në vendlindjen time

12/13/2020 By Pafragje

Kur vij në Triesh  kthehem në origjinë Gjekë Gjonaj I lodhur nga  koha e pandemisë në Ulqin   në fund të vjeshtës dhe në  fillim të dimrit vendosa të largohem nga jeta e përditshme e qytetit të përgjumur  për të kaluar disa orë të paharrueshme  mes natyrës së virgjër malore në vendlindjen time të dashur në […]

NJE MENDIM NDRYSHE

12/13/2020 By Pafragje

Sokol PARRUCA – Çeshtja e dhunes te ushtruar nga femijet eshte diçka qe duhet analizuar me thelle. Ato femije jetojne me prinderit , qe ne menyra te ndryshme shfaqin pakenaqesite e veshtiresite e jetes , turfullojne me ofshama per hallet e tyre , ne prani te femijeve…dhe bejne pergjegjese qeverine , per gjithcka te mbrapshte […]

Ku po SHKOJMË..?!

12/13/2020 By Pafragje

Sajmir Çoku – Humbja e shpresës, kriza e besimit, shpërlarja e trurit politikisht bashkë me kërcënimin e bukës e gojës, janë edhe arsyet kryesore pse sot po na qeverisin Bandat Politike për 30 vjet me vetë “Bekimin” e votave tona që me hir e pahir po mbajmë në PUSHTet Llumin më të Ndyrë të racës […]

Kush po na vret….

12/11/2020 By Pafragje

….Nuk po na vret thjesht ai polici injorant , qorr e kriminel …fanatik e militant partie ku pertej edhe budallallikut te vet e ku per nje rroge e nje pale kepuce ”gjermane” eshte i gatshem te vrase edhe femijen e vet…As ai polici qe ”shkeli rregulloren” e nuk e pa viktimen se ishte nate por […]

Mut Nano & Nexhmija dhe…Nene Tereza ne mes tyre…

12/07/2020 By Pafragje

Si te mos mjaftohet me helmin, llumin, balten e vrerin qe derdh e hedh cdo dite mbi Shqiperine e shqiptareve prej gojes se tij te ndyre e mendjes se tij te qelbur antinjeriu e antishqiptari Mut Nano i cili qe i vetmi qe se bashku me fshatarin provincial e te pa ndreqshem te Cermenikes Tualet […]

Rama do të aplikojë votimin me postë të emigrantëve për manipulim masiv të votave në zgjedhje

12/05/2020 By Pafragje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon që emigrantët të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit përmes postës. Në një raport 26 të siguruar nga ABC, grupi i punës në KQZ ka dalë në këtë konkluzion, edhe pse në vetvete e gjithë panorama paraqitet pesimiste, me rrisqe të larta, pasiguri, kosto financiare, e mbi të gjitha […]

Përplasje e fortë në TV mes Grida Dumës dhe Frrok Çupit: Je hiç, këllirë, llum…

12/05/2020 By Pafragje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma është përfshirë në debat të ashpër me analistin Frrok Çupi, në studion e emisionit “Open”. Debati nisi ndërsa po diskutohej fakti që kancelarja Merkel i tha jo Shqipërisë për hapjen e negociatave. Sipas Dumës kjo ishte një shuplakë për Ramën, gjë e cila nuk është kundërshtuar nga Frrok Çupi.  […]

Si ta shpëtojmë demokracinë nga teknologjia

12/05/2020 By Pafragje

Nga Francis Fukuyama, Katharine T.Bartlett & Ashish Goel Midis shumë transformimeve që po ndodhin në ekonominë amerikane, asnjë nuk është më e spikatur sesa zhvillimi i platformave gjigante të Internetit. Amazon, Apple, Facebook, Google dhe Twitter, tashmë të fuqishëm edhe para pandemisë së Covid-19, janë bërë edhe më shumë gjatë saj, kjo pasi shumë nga […]

NË VEND TË NJË URIMI PËR DATËN E 76 VJEORIT TË ÇLIRIMIT…

11/29/2020 By Pafragje

Nga Ndue  BACAJ Duke qenë se mosdokordësia, për datën e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë (28 apo 29 nëntorin 1944) ka lidhje direkte me çlirimin e dy trevave veriore të Shqipërisë politike, pra të Shkodrës e Malësisë së Madhe, unë si vendali  mendova të kujtoj pak argumente historike, të cilat flasin jo pak datën […]

Siç thoshte gjyshja ime…

11/28/2020 By Pafragje

Marash Gilaj – Tregim Me Gëzimin, shokun e ushtrisë, kishim dy dekada pa u takuar. Ashtu erdhi jeta tek ne, në këto tridhjetë vitet e tranzicionit. Secili prej nesh emigroi pas vitit 1990, por në shtete të ndryshme. Kishim humbur edhe kontaktet me telefon. Ai kishte kaluar ca vite në Greqi, kishte punuar çdo ditë […]

Me përvojën personale të ndihmojmë të tjerët

11/26/2020 By Pafragje

Shkruan mr. Kristjan Dukaj, Këtyre ditëve, bota ka përkujtuar rastet e para pozitive të prekura me covid-19.kemi rikujtuar lajmet e para nga qyteti kinez, Vuhan, pamjet e para nga spitalet e atjeshme  si dhe mjekët me maska në betejen me këtë të keqe duke tentuar të shpëtonin të sëmuret. Jemi përkujtuar informacionet e para lidhur […]

Rezultati Aktual i Zgjedhjeve në SHBA – Real Info!

11/11/2020 By Pafragje

Kjo është situata korrente e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në 5 shtete u vendos rinumërimi i votave, teksa janë evidentuar dhe faktuar manipulime të votës. a. Kanë votuar me dhjetra mijë të vdekur; b. Fletëvotimi falco janë gjetur në kutitë e votimit; c. Fletë votimi pro Trump janë gjetur […]

More Posts from this Category

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

2004© 2021 . AlbDreams.Net | Të gjitha të drejtat e rezervuara