ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" - nga 26 nëntor 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV

Patentat shqiptare njihen edhe në Itali dhe anasjelltas

03/29/2021 by Pafragje

Patentat shqiptare njihen zyrtarisht në Itali, dhe ato italiane anasjelltas. Pas marrëveshjes mes dy shteteve, tashmë vendimi është botuar sot në Fletoren Zyrtare.

Tashmë shqiptarët mund të udhëtojnë pa probleme drejt Italisë me patentat që marrin në Shqipëri, dhe nuk kanë nevojë për konvertim në shtetin fqinj përtej Adriatikut. 

Marrëveshja është në fuqi për 5 vite, ndërsa më pas palët do të rikthehen për rinovim.

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Kap dhe gabimet gramatikore – Lind “Autokorrektori i gjuhës shqipe”

03/29/2021 by Pafragje

Në Shqipëri, një program i posaçëm, i quajtur Autokorrektori i gjuhës shqipe, synon të ndihmojë individët, institucionet por dhe kompanitë, për të përdorur gjuhën standarte në të shkruar. Nismëtari i këtij projekti të zhvilluar në një hark të gjatë kohor, disa vjeçar, pedogogu universitar Leonard Boduri, shpjegon për Zërin e Amerikës se programi, i cili përmban 75 mijë fjalë, lejon jo thjesht korrigjime të gabimeve drejtshkrimore, por dhe të atyre gramatikore.

Në fakultet, ai ofron leksione të financës, por gati 8 vjet më parë, me disa bashkëpunëtorë të tij, zoti Leonard Boduri, do t’i jepte jetë një projekti tejet sfidues, krijimit të një programi që do t’i shërbente shkrimit korrekt dhe sipas normës standarte, të gjuhës shqipe.

“Kam hasur vetë probleme, kur ne bëjmë artikuj shkencor, apo shkrime të tjera, për të shkruar sipas normës standarte, që në fakt është kërkesë për çdo shkrim akademik. Duke qenë se nuk ekzistonte, mendova se mund ta nisja si projekt me ndonjë bashkëpunëtor. Kjo kërkoi shumë kohë dhe qëllimi nuk ka qenë kurrë,që në fillim, që të bëja një format drejtshkrimor, por një autokorrektor”, tregon ai për Zërin e Amerikës.

Ndërsa gjuha shqipe, ndodhet nën sulmet e përhershme të anashkalimit jo vetëm të standartit drejtshkrimor, por të rrezikut që shkronja të veçanta të saj si “ë”-ja apo “ç”-ja, të shkojnë drejt zhdukjes në të shkruar, edhe në dokumentet zyrtare, zoti Boduri shpjegon se programi i zhvilluar nuk bën thjesht korrigjimet drejtshkrimore, por ofron ndërkohë edhe sinonime e antonime, duke ndihmuar të shmanget përdorimi i fjalëve të huaja. “Pra është një autokorrektor gramatikor. Kjo është dhe risia e produktit, çka nënkupton që bën lidhjet mes fjalëve në një fjali, pra jo thjesht kontroll nëse ekziston si fjalë, por si janë të lidhura fjalët me njëra-tjetrën. Mund të sjell një shembull. Fjala “përgjigjja”, shkruhet shpesh pa “j” në fund. Por pa “j” në fund është folje, “u përgjigja”. Autokorrektori të jep mesazhin se kjo është një folje me zgjedhim të pasaktë dhe të jep mundësinë që ti të zgjedhësh një fjalë tjetër, ose të vendosësh pjesëzën ”u”, përpara. Pra nuk të lejon të gabosh në aspektin gramatikor”.

Për ta çuar përpara këtë projekt atij i është dashur të bashkëpunojë si me gjuhëtarë ashtu dhe me informaticienë. “Ka patur një numër prej 3-4 gjuhëtarësh, flas për gjuhëtarë me tituj, nga të cilët do të veçoja profesor Tomorr Plangaricën, i cili ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme dhe prandaj po e veçoj nga të tjerët. Në aspektin e zhvillimit informatik, është një numër i madh punonjësish të cilët i kanë lënë stafetën njëri tjetrit sipas problematikave që kanë dalë”, tregon zoti Boduri.

Autokorrektori i gjuhës shqipe mund të përdoret përmes internetit. Zoti Boduri thotë se përdoruesit e mundshëm që duan të shfrytëzojnë këtë program, janë të ndarë në tre kategori. “Ata që kanë një punë deri dy faqe korrigjim në ditë, që nuk është një punë profesionisti, do ta kenë falas, mjaft të rregjistrohen. Një limit ditor deri 10 mijë karaktere, mund ta korrigjojnë pa pagesë. Këtu futen, sidomos studentët”, shpjegon ai. Ndërsa për profesionistë apo institucione e kompani, programi do të ofrohet kundrejt pagesës.

Zoti Boduri tregon se nga kontaktet e tij paraprake ka hasur në një interesim të veçantë nga institucionet në Kosovë, në të kundërt të asaj që ka vërejtur në Shqipëri

Filed Under: Uncategorized

Intervista – Basha: Ja çfarë më frymëzoi të shkruaja librin “Misioni im”

03/27/2021 by Pafragje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dhënë një intervistë për emisionin ‘Kjo Javë’ të gazetares Nisida Tufa në News 24, ku ka folur ndër të tjera edhe për librin e tij “Misioni im”.

Pyetja: Zoti Basha një libër që vjen surprizë, sepse jo të gjithë ishin në dijeni se në prag të zgjedhjeve të 25 prillit do të vinte ky libër nga ju. “Misioni im” një mision që për politikën, nga ana politike që nisi në vitin 2004, por që besoj më herët për ju. Si lindi ideja për ta shkruar këtë libër?

Lulzim Basha: Unë kam qenë gjithmonë i apasionuar pas letërsisë dhe me thënë të drejtën, në moshë farë të re, duke u frymëzuar edhe nga prania e shkrimtarëve në rrethin e ngushtë familjarë, për një kohë i thoja vetës në atë kohë kur je fëmijë faktikisht, që do bëhem shkrimtarë. Sepse më pëlqente të lexoja, më pëlqente shumë letërsia. Por me thënë të vërtetën, realiteti i jetës politikë është i tillë, ritmi i ditës, i javës, i muajit i vitit është i tillë saqë të mendosh të hedhësh mendimet në një libër më ka shkuar disa herë, më ka përshkruar disa herë mendjen, por nuk kam patur kohën, nuk kam gjetur kohën dhe qetë2sinë e nevojshme për të reflektuar, për të patur atë reflektim të brendshëm. Kështu që në një farë mënyre ishte një e keqe që na ndodhi të gjithëve që më dha mundësinë t’i kthehesha kësaj ideje me shpresën dhe me synimin për të hedhur mbi letër një dimension që në komunikimi i përditshëm politik ta mohon. Vet zhurma e politikës në veçanti, antagonizmi, konflikti i vazhdueshëm politik, rrjedha e pandalshme e ngjarjeve ta pamundëson një përmasë reflektimi të thellë që libri faktikisht e bënë të mundur dhe duke përfituar siç e thashë nga një periudhë për fat të keq jo e mirë për ne, siç ishte periudha e pandemisë. Por që në një farë kohe, në veçanti në muajt e parë të karantinës la hapësirë për një reflektim më të thellë se e përditshmja, e përjavshmja apo e përmuajshmja, vendosa të nis këtë projekt që për fat të mirë ka përfunduar dhe sot është në duart e botuesit.

Pyetja: Pra, e keni shkruar në kohën e izolimit ndoshta, gjatë pandemisë?

Lulzim Basha: Le të themi pjesa më e madhe është konceptuar gjatë kohës të muajve të parë të pandemisë. Muajt e verës më kanë dhënë një mundësi t’i rikthehem dhe pastaj është bërë gati për botim.

Pyetja: Pra ka qenë me faza të ndërprera, por në total sa ka qenë puna përfundimtare?

Lulzim Basha: Do të thoja që thelbi, esenca e asaj që kanë sot në duar lexuesit e librit është produkt i dy tre muajve të parë të pandemisë.

Pyetja: A është dikush me të cilin ju jeni konsultuar për të nisur këtë libër? Paçka idesë që keni patur, me kë jeni konsultuar?

Lulzim Basha: Padiskutim kam folur me disa miq, jo direkt, se me thënë të drejtën nuk isha i bindur në fillim që ishte diçka që do të mund ta çoja deri në fund për shkak të presion që kisha edhe gjatë kohës së pandemisë. Ka qenë një kohë me angazhime të shumta politike, ju e mbani mend, pavarësisht se vendi u mbyll për dy muaj, sfidat ishin të mëdha, edhe detyrat e mia si kryetar i opozitës ishin të përditshme, të përdorshme do të thoja.

Kështu që ndërkohë që flisja me disa miq, një rreth të ngushtë miqsh, doja në radhë të parë të isha i sigurt që ajo që do të dilte do të ishte jo thjesht një rrëfim por diçka më shumë, një thirrje, një mision ndaj shqiptarëve për të bërë të mundur kapërcimin e dëshpërimit që u shumëfishua në ato muaj. Të plogështisë, te mungesës së besimit dhe të dyshimtë në të cilin është parë dhe po shihet politika. Dhe hapjen e një dritareje për ta parë politikën ndryshe ashtu siç në fakt ajo është themeluar si institucion që me nisjen e civilizimit si një instrument për të përmirësuar jetën e njerëzve. Jo si një shfaqje e madhe që okupon çdo hapësirë publike, që ndrydh apo trysnin mendjet e njerëzve, sidomos tani në kohën e masmedias dhe medias sociale. Por si një instrument që lehtëson jetët e njerëzve, lehtëson ekonominë dhe përpiqet ta përmirësojë sa më shumë jetën e individit.

Pyetja: Pasi i dhatë dorën e fundit…pёr atё qё flitet nё libër dhe pyetje tё tjera. Kush e mori kopjen tuaj tё parё tё librit? Kujt ia besuat qё ta lexonte e tё jepte impresionin e parё?

Lulzim Basha: Shikoni kopjen e botuar tё librit. Ma sollën sapo ishte botuar nё fakt, sapo isha kthyer nga njё aktivitet politik. Tё jem i sinqertë prisja tё ishe botuar pak mё parё por vet e kisha fajin sepse deri nё çastin e fundit e kisha mendjen tё merresha me disa detaje dhe kjo ndoshta edhe e vonoi pak nxjerrjen e kopjes sё parё apo botimit tё parё tё librit. Kёshtu qё nё njëfarë mënyre kam qenё unё qё kam marrё kopjen e parё, mё ka ardhur nga botuesja, nga Flutura Açka dhe mё dha nё momentin e parё njё ndjesi shumë tё çuditshme sepse me thёnё tё drejtën ndonëse kisha muaj e dija qё do tё ishte ky produkt. Momenti i parё kur ke nё dorë njё libër si njё adhurues.

Pyetja: Ёshtё njё ndjesi ndryshe?

Lulzim Basha: Njё adhurues i letërsisë papritur ke nё duar njё libër ndonëse nuk ёshtё letërsia e mirëfilltë.

Pyetje: Ёshtё njё letër e hapur drejtuar publikut?

Lulzim Basha: Ishte njё ndjesi e veçantë dhe pas kësaj u sigurova qё disa nga miqtë menjëherë tё kishin njё kopje dhe prisja sigurisht dhe reagimet e tyre

Pyetja: Nё libër përshkruhen shumë shpesh bisedat me bashkëshorten tuaj znj. Aurela, a e lexoi ajo qё nё momentin kur arriti tё botohej?

Lulzim Basha: Patjetër qё po. Edhe pёr faktin qё ajo vet ёshtё, vjen edhe nga fusha e gjuhë –letërsisë e letërsisë anglo-amerikane dhe nga fusha e shkencave politike, kёshtu qё ishte jo thjesht e natyrshme por e pamundur qё tё ishte ndër tё parët qё e pa dhe ishte pjesë le tё themi e procesit qё çoi deri nё botimin e librit

Pyetje: Do tё vazhdoni zoti Basha, brenda mundësive si do tё jenë mundësitë pёr tё shkruar, si ishe si eksperiencë apo

Lulzim Basha: Shiko nuk ishte qёllim nё vetvete, do ta them fare qartë dhe misioni qё unё kam marrё përsipër pёr tё, pёr tё bёrё tё mundur ndryshimin e vendit pёr tё rikthyer shpresën se ky vend mund tё bёhet pёr tё bёrё bashkё me gjithё shqiptarët tё mundur qё tё ndërtojmë këtu njё jetë mё tё mirё pёr veten tonё pёr familjet tona, pёr fëmijët tanё. Ky ёshtё misioni i vërtet, kjo ёshtё pesha qё ndjej mbi supe. Shpresoj qё libri tё jetë njё dritare pёrmes sё cilës qytetarët qё do ta marrin nё dorë ta kuptojnë se mënyra se si unё e kam parё politikën prej ditës sё parё tё angazhimit nё tё nuk ka qenё ajo qё rëndon ndoshta pritet apo perceptohet nga njerëzit nuk ka qenё si njё profesion si njё thirrje si njё diçka qё , si njё detyrë qё merret qё nga ora 9 e mëngjesit deri nё orën 5 tё darkës dhe kaq.

Por si njё mision si njё mision i cili tё pushton tё gjithё qenien tënde qё bёhet pjesë e pandashme e ekzistencës qё tё motivon, tё bën tё fort nё momente tё vështira tё bësh tё pranosh sakrifica tё mëdha personale dhe familjare , pёr njё besim, besim s’di si ta them ndryshe shumë mё tё madh pёr besimin se po i shërben diçkaje qё ёshtё shumë mё e madhe se vetvetja apo familja e ngushtë biologjike apo qoftë dhe rrethi i ngushtë familjar, shoqëror apo dhe thjesht grupi politik apo Partia Demokratike, shtëpia ime politike ёshtё njё mision qё i shërben kombit qё i shërben tё sotmes dhe tё sё nesërmes dhe kёtё kuptim jam përpjekur tё, ta konceptoj kёtё libër si njё letër tё hapur ndaj shqiptarëve ku kёtё kurajo, kёtё forcë qё mё jep ky besim tek vendi ynë dhe tek njerëzit tanё ta ndajmë me sa mё shumë shqiptarë e nё veçanti nё këto kohë kur besoj çdokush ka nevojë pёr pak mё shumë shpresë, pёr pak mё shumë pozitivistet dhe njё përqasje pak mё njerëzore edhe ndaj politikës edhe ndaj asaj qё politika e mirё mund tё arrij pёr njerëzit dhe do ta arrij pёr njerëzit.

Pyetje: E pra ёshtё diçka qё edhe mund tё vijoj pёr momentin. Keni marrё impresionet e para apo qoftë dhe kritikat z. Basha?

Lulzim Basha: Kam marrё, kam marrё shumë mesazhe dhe iu jam shumë mirënjohës, shumë prej miqve, dashamirësve dhe qytetarëve disa prej tyre ndoshta dhe si kam takuar por mё kanё shkruajtur si nё numrin tim tё celularit ashtu edhe nё rrjetet sociale dhe e marr me shumë mirënjohje kёtё reagim sepse do të thotë që ka patur një interesim të madh ndaj librit.

Ajo që dua të them është se çdo libër ka nevojë për shikim, rishikim dhe përmirësim ndërsa ky libër në vetvete duke qenë që siç e thatë dhe ju vjen në një moment të veçantë, në një moment një zgjedhjeje të madhe që shqiptarët duhet të bëjnë me 25 prill është padyshim vetëm hapi i parë drejt asaj që unë kam marrë përsipër dhe synon që është një qasje e re ndaj politikës, një qeverisje me fytyrë njerëzore, një kthim të normalitetit duke filluar tek institucionet e vendit dhe një parakusht për suksesin e shoqërisë, për suksesin e kombit, për ringjalljen e ekonomisë, për zgjimin kombëtar të ekonomisë që është akses i barabartë në institucione dhe barazia para ligjit e gjithë qytetarëve që janë edhe disa prej motivet që përshkojnë librin dhe besimin tim në një politikë ndryshe, në një politikë me fytyrë njerëzore, një politikë të pozitivitetin dhe që orientohet nga arritja e objektivave dhe jo nga spektakli dhe jo nga shfaqja, jo nga gjuha e tepërt dhe e rëndë që ka pushtuar dhe pushton sot çdo hapësire publike dhe private të shqiptarit

Pyetja: Unë do të doja të ndanim bashkë përgjatë kësaj bisede disa mesazhe dhe mendime që janë dhënë në libër për të gjithë ata që na ndjekin por edhe për ata që e kanë librin. Libri nis me një përshkrim në vitin 84 me biseda sekrete familjare që zhvilloheshin fshehurazi. Ju aty përmendni dajën tuaj dhe jo vetëm dhe që në moshën 10 vjeçare ju dëgjonit Zërin e Amerikës. Për çfarë bisedash sekretë bëhej fjalë zoti Basha?

Lulzim Basha: Bëhej fjalë për biseda në të cilat shprehej pakënaqësia ndaj gjendjes, regjimit. Vendi ishte i izoluar, varfëria ishte mbizotëruese, kishin filluar atom që quheshin ato që quheshin tollonat. Pra familjet edhe në qendër të Tiranës nuk ishin në gjendje të siguronin ushqimet bazë, kishte një klimë terrori, represioni psikologjik që ndihej kudo. Natyrisht unë isha në një moshë shumë të re, të vogël për të kuptuar dimensionin e thellë të pakënaqësisë që ndihej kudo. Por në të njëjtën kohë isha mjaftueshëm i vetëdijshëm për të kuptuar se bëhej fjalë për dy gjëra të ndryshme. Një realitet të vërtetë të cilin e mishëronin këto biseda dhe një realitet fals, një falsitet që na ushqehej nga mëngjesi deri në darkë në ambientet fjala bie në shkollë apo në ambientet e tjera shoqërore përmes propagandës atyre katër orëve të famshme të programit televiziv që kishte atëherë e vetmja media në Shqipëri e kështu me radhë.

Pyetja: Çfarë kujtoni se ju thoshte daja juaj apo edhe njerëzit, familjarët?

Lulzim Basha: Shiko, njerëzit ruheshin. Në veçanti ruheshin me fëmijët sepse fëmijët mund t’i shpëtonte goja dhe mund ta pësonte i afërmi. Por i kam veçuar bisedat me dajën sepse tregonte një besim në kufijtë e pakujdesisë në raport me mua. Nuk ishte diçka që e bënte me këdo dhe prandaj e kam veçuar edhe atë episod të dëgjimit të Zërit të Amerikës sepse sado që kthehem në kohë ky është momenti i parë kur kujtoj atë interesat e grishje e asaj që qartësisht ishte interesi politik dhe që sigurisht me vonë mori forma të ndryshme deri në angazhimet e mia direktë në Lëvizjen e Dhjetorit bashkë me disa shokë të tjerë të gjimnazit “Sami Frashëri” dhe pastaj episodet e tjera të jetës time deri më sot

Pyetja: Zoti Basha ju thoni se gjithmonë ju ka shoqëruar politika e orientuar djathtas, fjala e lirë, dashuria për atdheun, por edhe besimi në Zot.

Lulzim Basha: Padiskutim që besoj, kjo është diçka për të cilën, ndonëse është pjesë e sferës private, jetës private, unë se kam mbajtur ndonjëherë sekretë. Unë besoj fortë se në shoqëri ka nevojë të forcojë dhe ruajë disa shtylla kryesore për të përparuar, e para dhe kryesorja është familja, familja si streha dhe si garancia për një individ të shëndoshë, e kam fjalën jo vetëm për shëndetin fizik, por edhe për shëndetin mendor, shëndetin etik, moral të individit. Nuk ka në bindjen time një garanci më të fortë se sa familja, që një individ të ndihet i plotësuar dhe i motivuar, për të dhënë maksimumin.

Së dyti, liria si dikush që është rritur 16 vitet e para të jetës në diktaturë, e them me bindjen më të thellë se nuk ka pasuri më të madhe, për një qytetarë, për një individ, për një të ri, për një prind dhe për familjen si qeliza bazë e kombit sesa liria, liria si mundësi, për të shfrytëzuar talentin tënd, liria për tu shprehur, liria për t’u angazhuar, për të arritur, për t’u angazhuar, për të ecur përpara. Dhe së treti besimi në Zot. Këto tre elemente, kjo e treta natyrisht sjell një forcë të brendshme, sjell po kështu edhe kufijtë etikë dhe moral të sjelljes. Këto të treja së bashku janë rregullatorët e një shoqërie, rregullatorët e një kombi, në respekt të këtyre të trejave dhe në funksion të këtyre të trejave, në shërbim të këtyre tre lirive, që një qeveri e përgjegjshme duhet të veprojë, për të kryer pastaj detyrat e saj të shumta që kanë të bëjnë me rendin dhe sigurinë, zbatimin e ligjit, garantimin e shëndetit, të arsimit dhe mbi të gjitha garantimin e zhvillimit ekonomik, prosperitetit ekonomik për gjithë shoqërinë.

Pyetja: Ju thoni se do të ktheni besimin e shqiptarëve tek politika. Një politik që është jo e bukura, e zhurmshme që kemi tani, që ka shumë protagonizëm dhe që po i bezdis njerëzit. Pra ju zotoheni se do të bëni të kundërtën e saj zoti Basha. Por sa do ta arrini këtë? Sepse politika e ka përfshirë shumë individin. Ne në të vërtet kemi një politikë shumë të zhurmshme dhe do s’do jetojmë me të. Nëse ju do të jeni kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, sa pak protagonist do të jeni?

Lulzim Basha: Protagonizmi nuk ka nevojë të jetë publik, nuk ka nevojë të jetë teatralë, nuk ka nevojë të jetë një shfaqje e përditshme, e lodhshme. Nuk ka nevojë kryeministri të jetë edhe aktori edhe inxhinieri edhe kryemjeku, përkundrazi politika duhet të veprojë në mënyrë të tillë që mos e bezdisë as shoqërinë, as individin, por të kryejë detyrat e veta të cilat janë detyra serioze. Politika është një mision seriozë dhe nuk mund të kthehet në një spektakël, nuk mund të kthehet në një shfaqje, për këtë duhet arti, duhet kultura, duhet sporti, ato duhet të mbështeten fuqimisht nga politika, nga qeveria dhe ky është një nga zotimet të cilat unë kam përsëritur edhe në librin që ju keni në dorë, por edhe në programin politikë dhe në planin tonë të qeverisjes për nesër.

Pra ajo që besoj është që ne duhet ti largohemi politikës si një instrument që dominon të përditshmen e shqiptarëve me zhurmë të madhe me tam tame, me antagonizëm, me konfliktualitet shpeshherë të nxitur në mënyrë artificiale, ndaj të cilit nuk mund të them që skam rënë dhe unë pre shpeshherë, sepse antagonizmi politik pra përballja e palëve nganjëherë të detyrojnë të përgjigjesh dhe jam i vetëdijshëm që në këtë përballje shpeshherë je i detyruar të bësh pjesë i këtij konfliktualiteti. Pyetja është a zgjidh ky konfliktualitet, apo i rëndon problemet e qytetarëve? Unë jam me profesion jurist, pra nuk e konsideroj politikën profesion. Më karakterizon nacionaliteti dhe dëshira për të zgjidhur një problem. Për të zgjidhur problemet e shumta që ka shoqëria. Ndërsa politikën e konsideroj mision dhe duke e konsideruar si të tillë besoj se aktualisht zë një vend tepër të madh në jetën e shqiptarëve dhe zgjidh shumë pak probleme madje do të thoja shkakton probleme të tepërta në vend që të zgjidhi ato ekzistueset dhe në këtë kuptim një nga zotimet e mia kryesore është një qeverisje racionale, një qeverisje jo e zhurmshme, jo me një omniprezencë të të parit të qeverisë nga mëngjesi deri në darkë për të zëvendësuar gjithçka tjetër, apo për të bërë për të harruar gjithçka tjetër përfshi këtu edhe mangësitë e qeverisjes apo dështimet e qeverisjes. Ky është një nga zotimet e mia kryesore dhe është në përputhje të plotë me besimin tim, me formimin tim dhe me provojnë time se si funksionon politika e mirë në Europë, ajo i zgjidh çështjet pa teatër, pa zhurmë, por duke marrë masa efektive që prekin dhe zgjidhin jetën dhe problemet e përditshme të çdo shqiptari.

Pyetja: Nga politika që keni parë apo keni jetuar gjithë këto vite dhe ju vetë e përshkruani shumë të zhurmshme, ju i përshkruani subjektet e reja, lëvizjet e reja politike si arnime jo zgjidhje të problemit. Me këtë politikë të zhurmshme që ne kemi patur deri tani zoti Basha, a mund ta meritonin shqiptarët një forcë të re politike që ndoshta do të sillte këtë që ju përshkruani dhe ndoshta…….

Lulzim Basha: Ajo që kam thënë dhe ajo që kam shkruar në libër është ajo që besoj. Forcat e reja politike kanë lindur dhe janë shuar pothuajse me një ritëm të njëjtë gjatë këtyre 30 viteve. Më e rëndësishme se sa vetë lindja e një force të re politike është reforma e forcave politike. Sepse në qoftë se një forcë politike lind me të njëjtin qëllim, apo me të njëjtat instrumente siç edhe ato që faktikisht janë përgjegjëse për situatën aktuale politike nuk kemi asgjë të re. Ndaj dhe fokusi im në krye të Partisë Demokratike e në veçanti në këto 7 vite e gjysmë në opozitë ka qenë trajtimi i partisë dhe i partive politike si institucione jo si pronë private. Reforma e tyre vendosja e misionit të tyre në qendër të ekzistencës së tyre dhe mendoj që kjo është ajo që i shërben qytetarit, kjo është ajo që i shërben demokracisë. Nëse politika reduktohet në përplasje mes forcave politike, ku ka forca kryesore dhe forca të reja pastaj që shikojnë, apo mendojnë, apo shpresojnë për hapësira për ty bërë pjesë e kësaj loje. Kjo nuk është mënyra se si e shoh unë zgjidhjen, as me 25 prill, as afat gjatë.

Zgjidhja vjen kur forcat politike e kuptojnë se ekzistojnë për hir të interesit publik dhe për ti shërbyer interesit publik, për ti shërbyer interesit të njerëzve. Dhe këtë duhet ta demonstrojnë duke treguar në çdo çast qoftë në opozitë, qoftë në qeveri tiparet e një pasurie publike dhe jo tiparet e një reparti, një gazerme e një interesi të ngushtë njerëzish që janë të obsesuar pas pushtetit dhe interesave të pushtetit. Dhe këtu do të thoja që një nga lëvizjet më të forta, një nga vendimet më të vështira që më është dashur të marr që ka qenë largimi nga parlamenti dhe djegia e mandateve, me gjithë ato që mbërthen brenda ilustron bindjen time se politika nuk duhet parë si privilegj, por si një peshë, si një barrë që duhet mbajtur me, duhet mbajtur me seriozitetin dhe me solemnitetin e plotë. Nuk është lojë. Ke në dorë fatet e njerëzve, ke në dorë të përmirësosh jetën e tyre, po kështu ke në dorë ta bësh më keq nëse je i papërgjegjshëm, nëse je i pavëmendshëm, nëse je egoist. Ndaj në këtë kuptim besoj se së pari nuk ka instrument më të mirë politika për të zgjidhur problemet dhe çdokush që thotë të kundërtën investohet në diktaturë, investohet në asgjësimin e debatit publik dhe politik. Dhe ne e dimë kur nuk ka debat, kur nuk ka përplasje idesh se çfarë sjell kjo për shoqërinë, e dimë sepse kemi jetuar në një diktaturë ku mungonte debati publik apo ku kishte një debat fals. Dhe së dyti se prej lashtësisë e deri më sot politika e mirë, politika që orientohet nga zgjidhja e problemeve të njerëzve, është i vetmi instrument për ndryshim. Nuk ka instrument tjetër për ndryshim!Lexo edhe :  Basha uron Mitsotakis për festën e Pavarësisë së Greqisë

Thjesht të urosh, të lutesh dhe të qëndrosh në shtëpi, nuk ndryshon asgjë! Të marrësh pjesë aktive, të kontribuosh në ide, të jesh kritik, por në të njëjtën kohë, të mbash përgjegjësinë si qytetar për të votuar dhe për të shpërblyer apo ndëshkuar me votë forcat politike në raport me programin që prezantojnë dhe zbatimin e këtij programi. Ky është thelbi i demokracisë, kështu funksionon Europa! Kështu ka ecur përpara demokracia në Europë dhe ka garantuar pastaj edhe zhvillimin ekonomik, edhe zhvillimin shoqëror, në kuptimin që ka garantuar punësimin sipas talentit, sipas mundësive dhe ka garantuar që edhe më të pamundurit mos të mbeten pas. Ky është mekanizmi që e ka bërë Europën sot të përparuar, atë kontinent apo atë le të themi realitet politik, ndaj të cilit për fat të keq, po largohen masivisht shqiptarët dhe ky është mekanizmi që unë kam bindjen e thellë do të ndryshojë Shqipërinë por ama, përmes një politike me fytyrë njerëzore, përmes institucioneve që i kthehen publikut, përmes shtetit që është në funksion dhe në shërbim të njerëzve.

Pyetja: Ju e cilësoni që më parë, para se të përfshiheshit aktivisht në politikë, ju keni profesionin e juristit, mbanit pozicione që shumëkush nuk do t’i linte, nuk do mund të ndahej prej tyre sot. Që prej 2004 të përfshiheshit në politikë dhe të përmbushnit një mision. Ju keni pasur mjaft poste me rëndësi, zoti Basha. Keni qenë ministër transportesh, ministër i brendshëm, ministër i jashtëm, kryetari i bashkisë së Tiranës. Tani, në 2021 që jeni dhe misioni juaj është shprehur botërisht për më tej, deri tani, deri më 2021, çfarë keni realizuar ju nga misioni juaj?

Lulzim Basha: Padiskutim që kam patur privilegjin të jem në drejtimin e disa institucioneve kryesore të shtetit shqiptar në momente kyçe për ato fusha që mbulonin dhe ajo që dua të them pa rënë në përsëritje, sepse këtë më është dhënë mundësia ta them nëpër intervista të shumta, është besimi se kur i vendos vetes një pikësynim për të arritur diçka në funksion të së mirës publike, të dobisë së qytetarëve, atëherë nuk ka forcë të të ndalë për të arritur atë pikësynim. Dhe kjo, nuk buron thjeshtë dhe vetëm nga aftësitë e mia apo le të themi, mënyra sesi e përjetoj politikën dhe pushtetin që të jep politika për të realizuar diçka por ka të bëjë me besimin tim te shqiptarët, që me drejtimin dhe me përgjegjësinë e duhur në drejtim kanë treguar që kanë forcën, kemi forcën të arrijmë gjëra në dukje të pamundura.

Për shembull, kujt ja merrte mendje që për dy vite do të ndërtonim tunelin më të gjatë në Ballkan dhe dhjetëra vepra të tjera si pjesë e rrugës së kombit për të lidhur Shqipërinë me Kosovën. Në vitin 2005 kur mora këtë detyrë, pothuajse askujt. Kujt ia merrte mendja që Shqipëria brenda një kohe të shkurtër do të ftohej dhe do të bëhej anëtare e NATO-s në një kohë që vendi prej dekadash vuante nga një imazh negativ. E pra, ne arritën jo vetëm të kapërcenim këtë imazh por të merrnim hapa të mëdhenj përpara, reforma të thella që e bënë Shqipërinë anëtare të NATO-s dhe sot e marrim të mirëqenë. Por, për shumë kënd që ka qenë dëshmitar i këtyre ngjarjeve është e qartë se ka qenë një mision pothuajse i pamundur atëherë. Edhe më e pamundur meqë jemi këtu tani në këtë ambient dhe përpara kemi godinat e disa ambasadave të akredituara në Tiranë edhe më e pamundur ka qenë për shqiptarët, edhe më e parrokshme ka qenë ideja se do lëviznim pa viza në Europë. Dhe kur kam marr përsipër këtë detyrë, këtë mision të tretë për të realizuar, kam qenë i vetëdijshëm për skepticizmin dhe për, le të themi, dramën që përthyhej në çdo familje shqiptare, brenda mureve të çdo banese shqiptare ku kishte dhe ka pothuajse çdo familje të paktën një anëtar të familjes në emigracion.

Por ishte besimi që ne jo vetëm mund t’i arrinim por edhe mund t’i tejkalonim kushtet e kërkuara që më frymëzoi dhe më mbajti në një betejë që pak kush e besonte por që brenda një kohe të shkurtër, një vit e gjysmë, çoi në heqjen e vizave për shqiptarët. Pra, në këtë kuptim atë që e quaj bekim në këto vite shërbim ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve është… më ka investuar me një besim të madh jo vetëm tek vetja ime por tek shqiptarët, tek qytetarët, tek kolegët, tek qindra zyrtarë të ndershëm të shtetit, bashkë me të cilët sigurisht me përkushtim, me pasion dhe me besim në pikësynimet e vendosura, ja kemi dalë të arrijmë gjëra të cilat në dukje në atë moment ishin të pamundura.

Ka rëndësi të veçantë, në këtë moment sepse në këtë moment një nga problemet kryesore është beteja që kemi brenda vetes tonë, beteja që kemi për të besuar tek e nesërmja, beteja që kemi për të besuar tek shpresa sepse një nga problemet kryesore të këtyre 8 viteve nuk ka qenë thjesht ngecja e vendit në vend-numëro sa i përket fjala bie integrimit europian, apo ekonomisë, apo e fushave të tjera por krijimi i një mendësie që kështu paska qenë fati ynë, kështu është e shkruar. Dhe kjo forcohet edhe nga gjuha që “shiko, nuk ka më mirë se kaq, e dimë që s’janë mirë punët por më mirë se kaq nuk ka”, kjo është një shprehje e një arrogance dhe papërgjegjshmërie shumë të madhe dhe është kjo që shqiptarët do ta ndëshkojnë me votë më 25 Prill. Dhe kjo është thirrja e kësaj letre të hapur ndaj shqiptarëve, kur ju them që shikoni, dëgjoni, kujtoni që ne kemi bërë më mirë dhe i kemi të gjitha mundësitë të bëjmë shumë më mirë sesa ç ’jemi sot.

Që kur i bëjmë bashkë vullnetet tona, kur kemi besim tek e nesërmja nuk ka pengesë që ne nuk e tejkalojmë dot së bashku. Ky është edhe do të thoja lajm-motivi që përshkon këtë pjesë politike të kësaj letre të hapur ndaj shqiptarëve që së bashku nuk ka pengesë të cilën nuk mund të mos e tejkalojmë dhe sot pengesa kryesore është normalizimi i vendit, është rikthimi i zhvillimit ekonomik dhe padiskutim anëtarësimi i plotë në Bashkimin Europian.

Pyetja: Për ta kaluar pjesën e reflektimit, këtu ju keni perceptuar ato kritikat që ju keni marrë në politikë, siç është edhe hartimi i listave, për shembull, dhe ju thoni se përse nuk përfshiva në listë dikë apo dikë tjetër dhe tani ne shtrojmë pyetjen: Po të rinjtë ku do ta kenë hapësirën? Kush do ti përfshijë? Listat kanë qenë pjesë e fortë Zoti Basha, sidomos ato të kaluarat, për kritika pikërisht për këtë pjesë që unë po përshkruaj. Po listat që janë hartuar tani si i keni?

Lulzim Basha: Është një proces unik i ndodhur për herë të parë në Shqipëri dhe në Ballkan i cili ka përfshirë të gjithë anterinë e Partisë Demokratike, ka përfshirë një konsultë që ka zgjatur me muaj, ka përfshirë një proces seleksionimi dhe mbi të gjitha ka qenë një proces i hapur jo i mbyllur. Pa diskutim Partia Demokratike posedon mijëra resurse njerëzore për të hartuar jo një, as dy por shumë lista kandidatësh për deputet, por ajo që është e rëndësishme është që besnik ndaj asaj që kam deklaruar kriteri kryesor apo le të themi parimi kryesor që ka udhëhequr këtë proces kanë qenë vlerat. Pra, të shikuarit e Partisë Demokratike ashtu siç lindi në ditët e saj të para si një zëdhënës, si një përfaqësuese e interesit qytetar jo si një operacion në vetvete për përfitimin e vet politik por si një zëdhënëse, si një përfaqësuese, si një përçuese e shpresës së shqiptarëve për ndryshim

Pyetja: Zoti Basha të mbetemi pak te kjo linjë dhe për ta hequr këtë pjesën e kritikave. Ju përshkruani se dikush mund t’ju ketë cilësuar edhe si aksioner në minorancë e partisë tuaj, jo vetëm vetëm por edhe në praninë e të tjerëve, sa ju ka goditur? Sa ju ka dëmtuar kjo? Si e perceptoni?

Lulzim Basha: Shiko unë mendoj se një nga pikat më të forta të miat është konsultimi me bashkëpunëtorët e mi, rrahja e mendimit dhe padiskutim ky ka qenë edhe një nga kyçet e sukseseve me të cilat është shënuar një pjesë e rrugëtimit tim politik. Ka qenë aftësia e profesionistëve që më kanë rrethuar, natyrisht edhe e ekspertëve të huaj që bëri të mundur që në një kohe rekord, në më pak se dy vite, ne të ndërtonim një vepër të tillë të madhe si rruga e kombit. Ka qenë përkushtimi i njerëzve me të cilët kam punuar që ka bërë të mundur ëndrrën e anëtarësimit në NATO, apo heqjen e vizave. Dhe pa diskutim edhe në sfidat opozitare është shpirti i kolegjialitetit, i diskutimit të hapur, që unë e konsideroj së pari një veti timen, një karakteristikë timen që ma bën më të lehtë përballjen me sfidat që opozitarizmi në përgjithësi dhe në veçanti opozitarizmi i këtyre viteve në Shqipëri, por po kështu e shikoj edhe si një aset për të ndërtuar kulturën e kolegjialitetit, e vendimmarrjeve të hapura të përbashkëta.

Dhe ajo që dua të garantoj Shqiptarët është që fryma e kolegjialitetit, e transparencës dhe jo arroganca apo sundimi i njëshit do të karakterizojë edhe qeverisjen time të nesërme. Mendoj që një nga arsyet kryesore pse jemi katandisur këtu ka qenë arroganca e njëshit, ka qenë shpërfillja e mendimit të të tjerëve, e mendimit ndryshe dhe mbi të gjitha ka qenë shkatërrimi i mekanizmit të institucioneve, të vendimmarrjeve institucionale, të sundimit të ligjit, mbisundimin e njëshit. Dhe me mua demokracia është e garantuar, kolegjialiteti, fryma e transparencës e diskutimit të hapur është e garantuar, ky është mesazhi që jap përmes atij kapitulli që ju referuat.

Pyetja: dhe ju jepni dhe mesazhin apo perceptimin tuaj përsa i takon vështirësive për të krijuar një profil tuajin në politikë pas 25 vitesh. Madje, dua të citoj diçka këtu: “Kam patur ftesa private apo publike, thirrje për të vrarë babën”, -dhe e keni quajtur këtë thirrje qesharake. Sa ju k a shoqëruar kjo zoti Basha dhe a vazhdoni të konsultoheni me zotin Berisha?

Lulzim Basha: E para e punës, nuk më ka shqetësuar dhe shoh që kanë shqetësuar të tjerët shumë më shumë se mua. Pse? Sepse në formimin tim personal dhe politik nuk e kam konsideruar kurrë një barrë faktin që jam zgjedhur në krye të Partisë Demokratike, pas largimit, pas dorëheqjes dhe largimit të Sali Berishës, i cili pa diskutim ka një peshë specifike si themelues dhe lideri historik për pothuajse 25 vite i kësaj partie. Përkundrazi, e kam konsideruar një privilegj mundësinë për tu konsultuar me atë që është një shkollë e vërtetë politike. Dhe pa diskutim, sa herë që e kam pasur të nevojshme e kam pasur mundësinë e konsultës me të, por një gjë ka qenë e qartë përgjegjësia e vendimeve dhe vendimet kanë qenë tërësisht të mijat dhe kurrë nuk i kam ikur as këtyre përgjegjësive dhe as le të themi shpalosjes publike të faktit që përgjegjësia për çdo vendim që më është dashur të marr në këto vite të opozitës ka qenë e tëra e imja. Ky ka qenë betimi që kam bërë përpara demokratëve në momentin e parë që jam votuar si kryetar i Partisë Demokratike dhe ky do të jetë qëndrimi im deri në momentin e fundit në politikë. Unë as nuk fshihem, as nuk fsheh askënd pas qëndrimeve dhe vendimeve të mija. Kam bindjet e mija, kam vizionin tim, kam një mendje të hapur dhe dëshirën për tu konsultuar me këdo që ka diçka për të kontribuar në veçanti në momente të vështira, në momente kyçe për shoqërinë dhe pa diskutim në këtë kuadër edhe mundësia për tu konsultuar me një njeri me përvojë të madhe politike siç është Sali Berisha ka qenë një aset dhe jo një barrë, jo një pengesë për mua. E njëjta gjë edhe për personalitete të tjera të Partisë Demokratike, të cilët kanë shërbyer dhe kanë qenë pjesë e rëndësishme e ekipeve tona dhe e arritjeve tona në të kaluarën.

Gazetarja: Zoti Basha jemi drejt fundit të intervistës dhe unë dua të ndalem në dy momente paksa më private, më personale që e shoqëron gjatë gjithë kohës librin. Rëndësia më e veçantë, shtylla më e fortë që përshkruani ju në të gjithë rrugëtimin tuaj. Dhe ndalemi pak pse jo dhe tek bashkëshortja juaj Aurela, të cilën e përshkruani njohjen me të që në gjimnaz, më pas studimet bashkë në Holandë dhe gjithë rrugëtimin tuaj që keni?

Lulzim Basha: Janë dy pyetje të ndryshme. Koha që i kushtoj është fatkeqësisht shumë e pakët dhe është një nga pengjet më të mëdha të mijat dhe besoj të shumicës të atyre që kanë një angazhim publik dhe politik ndërsa roli i familjes për mua është i pazëvendësueshëm, është forca ime, është frymëzimi im, është dhe besoj në këtë kuptim nuk jam i ndryshëm nga shumica absolute e shqiptarëve të cilët e kanë familjen të shenjtë, me ta ndajnë gëzimet, aty gjejmë forcën në momente të vështira, aty gjejmë motivimin, aty gjejmë frymëzimin dhe kjo është arsyeja kryesore pse në programin tonë familja dhe mirëqenia e familjes shqiptare zë vendin kryesor, familja si shtyllë e shoqërisë doja të thoja është dhe ai motivi i planit dhe i programit që kemi shpalosur në këto muaj para shqiptarëve duke e nisur…

Pyetja: Kritika merrni nga familjarët?

Lulzim Basha: Pa diskutim që po. Shiko jeta profesionale dhe jeta politike dhe jeta private në shumë aspekte ndërthuren dhe shumë aspekte mbeten të veçanta. Vetë ritmi i jetës time politike është i tillë që është pothuajse i pamundur për tu ndjekur në përditshmërinë e tij si ritëm nga familjarët por qoftë familja ime, bashkëshortja, vajzat, qoftë familja e vjetër, prindërit, rrethi i gjerë familjarë ka qenë dhe janë një mbështetje e jashtëzakonshme dhe një burim i madh force dhe frymëzimi për mua. Dua ta përsëris që, nuk besoj se jam përjashtim këtu, besoj që shumica e shqiptarëve kanë privilegjin të mbështeten fort tek familja, tek anëtarët e familjes ndaj edhe fokusi dhe objektivi kryesor i plani tonë është të ndërtojmë një familje të fortë shqiptare në kuptimin e zhvillimit ekonomik, në kuptimin e vendeve të punës, në kuptimin e mbështetje të fëmijëve e dhënies fund të zvogëlimit të tkurrjes së Shqipërisë. Ju e dini ne kemi një plan i cili nxit krijimin e familjeve të reja duke i dalë përpara disa prej sfidave kryesore siç janë kosto e një fëmije të porsalindur apo kosto e arsimimit të fëmijëve apo kosto e një banese të re por po kështu edhe kujdesi për prindërit për ata që kanë shkrirë jetën e tyre në kohë shumë të vështira për të na bërë këta që jemi sot. Prandaj familja është në fokus qoftë në kuptimin, forca ime është, frymëzimi i, por është edhe frymëzimi im në kuptimin familja shqiptare dhe si dua ta shoh familjen shqiptare nesër në një Shqipëri ndryshe, në një Shqipëri me oportunitete, me një Shqipëri të zhvilluar, me një Shqipëri që i kthen familjeve shqiptare dinjitetin dhe mundësinë për punësim dhe për një jetë normale për mirëqenie dhe për dinjitet.

Pyetja: Kapitulli i fundit i librit është për Kosovën. Lidhjen tuaja me Kosovën, e konsideroni si gjysmën tjetër. Pak kush e di, të paktën në perceptimin tim, se ju keni një lidhje të ngushtë edhe nga gjyshërit tuaj nga nëna. Çfarë do të thotë kjo për ju dhe sa ju shoqëron?

Lulzim Basha: Prej fëmijërisë është pjesë e pandashme e qenies time, e identitetit tim. Të dy gjyshërit kanë ardhur nga Kosova. Gjyshja nga Peja, gjyshi nga Drenica në vitet 20 në kushte shumë të vështira janë njohur këtu dhe kanë themeluar familjen e tyre. Nëna ka lindur në Tiranë nga dy prindër Kosovarë por Kosova ka qenë pjesë e pandashme e realiteti në të cilin unë kam lindur dhe jam rritur. Dhe ajo që përshkruaj në libër është një pjesë shumë e vogël e asaj që më ka shoqëruar që prej fëmijërisë. Një rol të veçantë kanë luajtur edhe librat e një tjetri të afërmi Sulejman Krasniqit, një shkrimtar, një kontribuesi të madh letrave shqipe i cili është ndarë nga jeta por që është anëtari i rrethit të ngushtë familjarë, është burri i tezes time dhe thuajse të gjitha veprat e tij kanë patur lidhje me Kosovën, me qëndresën e Kosovës.

Kjo pastaj e kombinuar me atë që ndodhi në ditët e para të angazhimit të tij profesional që ishte angazhimi me tribunalin për hartimin e akt akuzës kundër Millosheviçit në kohën e luftës së Kosovës e angazhimin më vonë me OKB në Kosovë dhe mbi të gjitha privilegji jetës për të punuar në dy projekte madhor siç ishin rruga e kombit dhe pavarësimi i Kosovës e njohja e saj ndërkombëtare ishin një farë shpagimi për gjithë ato vuajtje, sakrifica por edhe ëndrra të familjes biologjike të nënës time, të gjyshërve të mijë dhe të shumë e shumë të afërmeve të mijë disa prej të cilëve nuk jetojnë më dhe disa prej të cilëve jetojnë në Shqipëri apo në Kosovë.

Pyetje: Ju e quani kundërshtarin tuaj politik, por edhe partinë Socialiste si të vështirë, por edhe pa karakter. Nga ana tjetër ne dëgjojmë kryeministrin Rama teksa shprehet për opozitën, një opozitë e lehtë, ju konsideron edhe si kundërshtarë i lehtë, si i shihni këto dhe a do të përfundojë misioni juaj më 25 prill me përmbushje?

Lulzim Basha: Plani im është që Shqipëria të ndryshojë për të mirë, ndërkohë që çdo konsideratë që kam shprehur në këtë libër për kundërshtarin politik ka të bëjë me rekordin do të thoja e zi të këtyre viteve dhe për këtë nuk ka nevojë të zgjatem shumë sepse edhe në këtë moment që flasim, Shqipëria po lëngon në një krizë të shumëfishtë, një krizë të thellë ekonomike , me papunësi që rritet, me kosto të jetesës të papërballueshme, me taksa të larta, me falimentime të biznesit dhe shpunësime masive, me një krizë të demokracisë ku institucionet nuk funksionojnë, me një qeveri dhe një kryeministër të dhënë pas spektaklit personal, në vend të zgjidhjes se problemeve, personalizimit absolut të pushtetit, largimit në vend të afrimit me Bashkimin Europian, mbylljes së veshëve dhe syve përpara çdo kritike, qoftë kjo nga një qytetar i thjeshtë, nga një i ri apo institucionet europiane apo amerikane të cilat kanë preokupime të vërteta për gjendjen e demokracisë në Shqipëri. Dhe një krize të emigracionit, të zbrazjes së Shqipërisë.

Këto flasin vetë, nuk kanë nevojë për komentet e mia, ajo që unë dua të theksoj sot është që misioni im që kam shpalosur në këtë letër të hapur ndaj shqiptarëve, është ti kthej politikës një fytyrë njerëzore, një besueshmëri që buron nga politika si instrument shërbimi dhe jo qëllim në vetvete dhe mbi të gjitha, aftësinë dhe mundësinë për t’ju shërbyer njerëzve dhe jo për ti dëmtuar ata. Për tetë vite ajo që kemi parë është që i ka dëmtuar njerëzit, i ka tronditur ata, i ka varfëruar ata dhe ndryshimi kryesor që do të vijë me 25 prill, me largimin e këtij pushteti tetë vjeçar për shkak të dështimeve të tij, për shkak të zhgënjimit masiv që ka shkaktuar, për shkak të krizës që ka shkaktuar, do të shoqërohet me ardhjen e një qeverisje ndryshe, të një kryeministri ndryshe, të një politike me fytyrë njerëzore, të përgjegjshme, llogaridhënëse, të hapur, transparente dhe mbi të gjitha Nisida, në shërbim të njerëzve.

Ky është zotimi im, ky është programi dhe plani ynë, ky është edhe do thoja mesazhi kryesor i këtij libri, misioni im është politik, në shërbim të njerëzve. Kështu e kam nisur ditën e parë apo intervistën e parë që kam dhënë në politikë dhe kështu do ta vazhdoj deri ditën time të fundit në politikë. Politika si shërbim ndaj njerëzve, politika pa zhurmë, por me vepra konkrete që përmirësojnë jetën e shqiptarëve, për të cilën sot shqiptarët kanë më shumë nevojë se kurrë. Ndaj jam më i bindur se kurrë se 25 prilli do të jetë një ditë bashkimi i madh për ndryshim, me të cilin të gjithë Shqipëria do të fitojë. BURIMI : GAZETA MAPO

Filed Under: Uncategorized

Gjergj Hasanaj , personalitet me merita në fushën e arsimit, kulturës dhe folkloristikës shqiptare

03/25/2021 by Pafragje

 Gjekë Gjonaj

Trieshjanët e kanë në gjen arsimin. Këtë a kanë dëshmuar disa personalitete të njohura të arsimit dhe kulturës mbarëshqiptare  nga ky cep i Malësisë,  që në fillimet e shekullit XX , të cilët u diplomuan në universitetet më të njohura evropiane  të kohës, ku edhe fituan titujt më të lartë shkencorë të profileve të ndryshme  dhe  ushtruan detyra të larta në disa shtete të Evropës dhe Amerikës.  Ata, natyrshëm , kanë qenë  shembull dhe  frymëzim për brezat e rinj trieshjanë  në kërkim të dijes. Duke e njohur  jetën dhe veprimtarinë e këtyre  intelektualëve të mirëfilltë  them se lista e trieshjanëve të arsimuar është shumë e gjatë.  Por, në atë listë  njerëzish të arsimuar gjithsesi  prijnë  mësuesit, të cilët  me punën e tyre me përkushtim kontribuuan në misionin e tyre fisnik  të dhënies së dijes  dhe edukimit të   brezave të rinj. Paralel me këtë mësuesit  i kontribuan shoqërisë shqiptare të Malësisë   dhe trevave tjera shqiptare në Mal të Zi  që të ruajnë, mësojnë, zhvillojnë dhe kultivojnë gjuhën e bukur shqipe. Në atë listë mësuesish  dhe mësimdhënësish  të artë të gjysmës së dytë të shekullit 20 vend të merituar zë edhe protagonisti i këtij shkrimi përkujtimor,  Gjergj  ( Marash ) Hasanaj, nga fshati Stjepoh i Trieshit.


Nxënësit dhe mësimdhënësit  e Trieshit  para objektit të vjetër të shkollës fillore në Kodër të Burgut-Stjepoh

  Kthimi i tij nga Prishtina në vendlindje  me diplomën e mësuesit, që e mori në Shkollën Normale ishte  jo vetëm një  gëzim i papërshkrueshëm   për të personalisht e  familjarët e tij, por kishte rëndësi të madhe për arsimimin dhe edukimin e    bashkëvendësve të tij, nga të cilët nuk u nda që nga viti 1954 e deri në vitin 1972, kur u detyrua të marrë rrugën  pa kthim të  mërgimit, në Detroit-SHBA.

Sot kur e kujtoj  këtë mësues model, arsimtar të gjuhës dhe letërsisë shqipe, drejtor shkolle, mbledhës të folklorit e bamirës, kam para sysh  njeriun e mirë  e modest me vlera të  veçanta,  intelektualin e pajisur me dije dhe i edukuar në frymën kombëtare, punonjësin serioz e cilësor të arsimit,  drejtuesin e suksesshëm  të shkollës dhe të afërm   me kolegët e bashkëpunëtorë. Për mua mbetet i paharrueshëm bashkëpunimi i tij me  babain tim, e kolegun e tij të shtrenjtë e të besueshëm , Gjon Gjonaj, deri në ndarje  të rrugëve të jetës së tyre. Bashkëpunimi i tyre   si kolegë në fushën e arsimit dhe fusha të tjera me rëndësi shoqërore, kishte zgjatur plot 18 vite. Detyrat e sfidat që i zgjidhnin bashkërisht, dhe me disa kolegë të tjerë,  qenë me rëndësi të madhe. Rezultat i këtij bashkëpunimi ishte respekti i ndërsjellë, gatishmëria për të ndihmuar njëri-tjetrin si dhe sinqeriteti i gjithanshëm për të mbështetur  njëri – tjetrin në çdo situatë sado e vështirë apo e rrezikshme qe ajo për momentin. 


Nxënësit dhe mësimdhënësit  e Trieshit  para objektit të vjetër të shkollës fillore në Kodër të Burgut-Stjepoh

Sukseset dhe meritat e Gjergj Hasanajt  në fushën e arsimit, kulturës dhe folkloristikës  shqiptare  janë të shumta dhe të një rëndësie të veçantë, që  nuk mund të përmblidhen  në një shkrim të vetëm gazetaresk. Ato janë të mundshme të pasqyrohen  vetëm në një monografi  eventuale të tij, të cilën  e meriton. Pa asnjë mëdyshje. Megjithatë po fokusohem në disa nga  të arriturat e tij  që kanë lënë gjurmë të pashlyera në  jetën arsimore dhe kulturore  jo vetëm në Triesh, por  edhe më gjerë.

Ky njeri i rrallë, i rritur e i  shkolluar në varfëri të skajshme, në një mjedis  patriarkal, me rregulla fisnore, në një sistem komunist, kur çdo veprim atdhetar konsiderohej si armiqësi, i tejkaloi sfidat e kohës. Me fillimin  e punës në shkollë, e cila kishte statusin katërvjeçar,  i vuri vetes për detyrë që ajo të rritej. Dhe, falë angazhimit të tij dhe përkrahjes së mësimdhënësve të tjerë, ia doli të realizojë dëshirën dhe vullnetin e tij, por edhe ëndrrën e trieshjanëve arsimdashës, që shkolla ekzistuese katërvjeçare   të rritet në shkollë  të plotë tetëvjeçare.  Për meritat e tij të mëdha  në  hapjen e shkollës tetëvjeçare dhe zgjidhet  drejtor i parë i saj, detyrë të cilën e kreu me sukses gati dy dekada.  Përveç kësaj me angazhimin e tij të matur, me mençurinë që kishte, por edhe me përkrahjen pa rezervë të mësuesve përparimtarë  të shkollës arriti që  ta pagëzojë shkollën me emrin e heroit tonë kombëtar “ Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”. Ishte kjo një vepër madhështore dhe pothuaj e pamundur për kohën, me të cilën mburren sot e përgjithmonë trieshjanët. Në kontesktin  dhe rrethanat e kohës  në të cilën shkolla  e Trieshit emërohet me emrin e prijësit tonë legjendar mund të vlerësohet si një shembull patriotizmi, të cilin edhe sot  ia kanë lakmi  disa shkolla  me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi. 

Gjergj Hasanaj e arriti kulmin e krijimtarisë së tij , si mbledhës i folklorit burimor shqiptar në Malësi të Madhe dhe në mesin e shqiptarëve tjerë në Mal të Zi . Mbasi  mblodhi dhe sistemoi këngët e   ndryshme nga thesari ynë popullor   botoi veprën “ Malësori këndon” në vitin 1971. Pas botimit të kësaj vepre të rëndësishme për folkloristikën shqiptare nuk pati një jetë të qetë e të rehatshme nga pushteti, për ç ‘arsye u detyrua të braktisë  vendin e tij që e donte me gjithë zemër e shpirt dhe të shpërngulet në Amerikë, ku edhe vdiq në vitin 1978  në rrethana ende të pazbardhura.  Vepra dhe  personaliteti i tij  duhet të nderohet dhe të respektohet për kontributin e madh që dha  në profesionin e arsimtarit dhe  në vjeljen e folklorit.

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

AH SIKUR TË ISHTE BERISHA APO LULI !!

03/25/2021 by Pafragje

HABERR ME PAK SHERR:

Nga Ndue  BACAJ

Në shumicën e mediava ka një heshtje varri , për “faljen” e portit të Durrësit sheikëve islamik të Arabisë Saudite nga kryeministri në detyrë Edi Rama, si dhe miqësinë (servile) të paprecedent të tij me despotin turk, Rexhep Taip Erdogan, trashigimtar  i vetdeklaruar i sulltanëve turko-osman, që u kemi parë e vazhdojmë t’u shohim sherrin tash më shumë se pesë shekuj. Madje këto media qofshin të kazanit apo sahanit turren ti bëjnë jehonë terbimit tipik edvinian ndaj BE-s, (ku edhe shfaqet kushtrimi i të pareve komunist të Edit),  ndaj një komisionereje të Bashkimit Europian , e cila mbajti një fjalim (online) gjatë prezantimit të programin të Partisë Demokratike , kryesisht për arsimin, duke e quajtur ketë fjalim nderhyrje në punet e brendëshme të fushates elektorale në favor të opozitës e Lulzim Bashës. Mirpo këto media e mediatiket e tyre , që rruajnë miliona nga taksat tona (si dhurat nga Edi…), harrojnë se në vitin 2017 , pak ditë para zgjedhjeve parlamentare, sulltan Erdogani do t’u bënte thirrje të paprecedent, në emer të Allahut,  të gjithë muslimanëve të Shqipërisë , që të votojnë për Edi Ramen e partinë e tij socialiste, dhe kjo për shumicen e mediave të kazanit e kusijave në atë kohë nuk perbente nderhyrje direkte në fushaten elektorale… Se sa u degjua sulltan Erdogani këtë unë nuk mund ta di me saktësi…, por me siguri e kanë degjuar jo edhe krejt pak… Nejse, nëse kjo quhet e shkuar e harruar , po ky, sulltani Erdogan, para rreth dy muajve, kur ishte percaktuar edhe data e zgjedhjeve 25 prilli (2021) nga presidenti i Shqipërisë, në një takim me Edi Ramen premtoi hapët se deri me daten 25 prill (diten e zgjedhjeve parlamentare),  do të ndertoi spitalin rajonal të Fierit. Nuk ka asgjë të keqe që të ndertohet një vepër e till , por e keqja është se ky spital apo kompleks spitali rajonal, që duket se po behet realitet deri diten e zgjedhjeve , është jo vetem nderhyrje në punët e brendëshme të Shqiperisë, por qartësisht e brutalisht perkrahje  morale dhe matriale, në fushaten zgjedhore në favor të Edi Rames dhe partisë së tij, Sulltan Erdogani ka qenë në pushtet absolut edhe tash 8 vite që sivëllau i tij, Rama, qeverisë e kollonisë Shqipërinë thuajse si ai, dhe nese ketë  veper do ta ndertonte (thjeshtë) per ndihmë e soldaritet me populli shqiptar , ai spitalin do ta  premtonte e ndertonte shumë më heret  dates së zgjedhjeve , ose mbas zgjedhjeve parlamentare , kushdo që të fitojnë.  Me ketë investim Erdogani nderhynë me fjalë e vepra në fushaten tonë elektorale në favor të Edi Ramës e partisë tij. Mirpo edhe pse kjo nderhyrje e pa precedent në tërë Europen demokratike e më gjërë është e qartë si drita e diellit , keto media e mediatiket e tyre të klazanit e kusijave janë qorrua e shurdhua… Por kjo per shqiptarët që nuk i perkasin sektit Rilindje”, nuk përbën, çudi,  çudia qëndron te reagimi shumë i vakët i opozitës dhe atyre pak mediave pranë saj… Sikur  të kishte ndodhur kjo nën qeverisjen e Berishes apo Lulit , mediat dhe mediatiket e kazanit e sahanit , 24 orë në 24 orë do na shpojshin timpanet e veshve nga boritë e tam-tamet, se Erdogani , Turqia dhe vendet islamike po nderhyjnë në punet e brendshme të shtetit tone sovran, se Berisha apo Luli po na shesin te vendet islamike dhe te islamizmi,  te turqit e sulltan Erdogani dhe se do të na bëjnë të gjithëve synet etj. Në këtë klimë mediatike do të arrihej edhe deri aty sa të bëni thirrje, o burra të protestojmë e dreqojmë… Nejse, nejse…

Në mbyllje të ketij haberri, pak retrospektivë dhe një paradoks !   

Dikur  (1992-1996), kur PD-ja ishte në pushtet dhe Berisha President, nga konferenca islamike do të vinte  miratimi i kerkeses së berë në janar 1991 nga (ish) presidenti Ramiz Alia, që Shqiperia pranohej  antare e kesaj organizate. Në atë kohë opozita e majtë , mediatiket dhe mediat e tyre  gjithë ditën dhe gjithë naten çirreshin, me fjalët “gogol” se Berisha po na largon nga Europa e të gjithëve don të na bëjnë“synet” etj… Në fakt Berisha dhe qeveria e “tij” thjesht kishin heshtur nga ky miratim, por në fakt nuk ju pergjigjen thuajse asnje detyrimi të konferences islamike , ku sipas statusit saj kush nuk i pergjigjet kesaj konference për pesë vite “vetperjashtohej”…gjë që thuajse kishte ndodhur. Duket paradoks , që dje mediat e mediatiket e kazanit e kusijave kishin frikë të “shkonim” ne te  arabët apo turqit,  ndersa sot nuk paskan frikë nga arabët e islamikët enturqit e sulltan Erdoganit që po vijnë te ne, madje edhe po na marrin pasuritë e resurset tona me bekimin e kryekazanit…  

Shqipëri, me 25 mars 2021

Filed Under: Uncategorized

Në perkujtim të 110 vjetorit të fillimit të kryengritjes kundër turkeosmane të Malësisë Madhe. (24 mars 1911-24 mars 2021).

03/24/2021 by Pafragje

Nga Ndue  BACAJ

Si sot, 110 vite  më parë , me 24 mars 1911 do të fillonte kryengritja kundër turkeosmane e Malësisë Madhe. Kreshniku i Malësisë dhe shqiptarisë Ded Gjon Luli së bashku me trimat malësor të Hotit e Malësisë do të mesynin si duhi mali, dy çibanet turke që rendonin mbi keto troje ; posten e Grykes së Leqes dhe posten e Çemerrit, dhe njekohesisht me ketë sulm do të jepnin edhe kushtrimin e fillimit të kesaj kryengritje legjendare. Kryengritja do të perhapej në tërë Malësinë e Madhe e më gjërë. Malësia e Madhe do të kthehej në një voter zjarri , ku perandoria turkeosmane filloj të “digjej”, nderkohë nga kjo voter filluan të shperndahen shkendija zjarri lirie, në trojet e tjera të Shqipërisë… Me kryengritësit malësor u bashkuan pa vonuar dukagjinës, mirditorë e tjerë. Kryengritja pati jehonë të madhe kombëtare e nderkombëtare. Ajo perveç trimërisë e heroizmit të treguar nga kryengritësit , arriti edhe dy kulme të papersëritshme atdhetarie. Ngritjen e Flamurit kombëtar të Gjergj Kastriotit në Deçiq me 6 prill 1911, pas 432 viteve në errësiren turkeosmane, si dhe Kuvendin e Greçës  10-23 qershor (1911), ku mori jetë memorandumi me 12 kerkesat autonomiste me trajta të dukshme mvehtësie. Nga Deçiqi, do të niste udhetimin 600 ditore (6 prill 1911 – 28 nëntor 1912) për në Vlore flamuri kombëtar , i cili si flaka olimpike udhetoi duke lëshuar driten e dhanë kushtrimin , se kush është shqiptar i vertet duhet të rrokë armet e t’i dalë zot atdheut… Po nga  Greça do të fillonte udhetimin 523 ditor nga veriu në jug të Shqiperisë memorandumi i Grçës i cili sherbeu si bazë e programit politik të shpalljes së mvetësisë nga Vlora me 28 nentor 1912, ku protagonistet e shpalljes së pavarësisë (I.Qemali e L.Gurakuqi), kishin qenë në kontakt të vazhdueshëm me kryengritësit malësorë dhe prijësin e tyre Dedë Gjon Lulin. Kryengritja zgjati 133 ditë (24 mars deri me 4 gusht 1911, që u vu në jetë armëpushimi i dates 2 gusht). Në këtë kryengritje dhanë jetën si me lindë qindra dëshmorë, e u plagosen qindra të tjerë për lirinë e pavarësinë e trojeve etnike shqiptare. Kryengritja kundër turkeosmane e udhëhequr  me trimëri e atdhetari nga Dedë Gjon Luli, shpesh identifikohet me emrin e tij. Ai u fali gjithshka trojeve etnike shqiptare , ndaj me rastin e 110 vjetorit të fillimit të kryengritjes mendova të publikoj portretin  “monument”, për kreshnikun Dedë Gjon Luli, të shkruar nga patrioti i madh pendë-artë i kombit shqiptar, At Gjergj Fishta, në vitin 1924…

AT GJERGJ  FISHTA: PËR  MONUMENT  TË  DEDË  GJO’ LULIT 

“Vllazen shqiptare !…. atje mbi karpa (shkembij)  nji çetë Lekë  fatosa te Hotit  dilte trollit e shpijet vet , e mirë mberthye  në armë , thik ngjeshej  malit perpjeta  , si njajo reja e murrme , kercenuese ngjitej  në  rribë  t’Eurit  a t’Akvilonit  shungullues , para se të shkref  permbi dhe  të mjeruem thellimi.  Nji burr  zeshkan , i  permbledhet e ngerthye vetllat si dy shlliga   t’idhta , kur  mnershem njena me tjetren kukzohet, u ka pri  i atill.  Fetyra e tij, nji bri alpet   të  thepisun, syni i  tij vullkan tan zjarm e shekendija , thue se prej  si tash po shkrepë  vetima e zharriste ajrit po lvite  rrufeja.  Asht  Ded  Gjo’Luli , që vu sy  me dekë a shqiptar i lirë me mbetë , me ata kreshnikë petrita  të Maleve  të  Mdhaja –burra motit  veç  që  i bante lokja shqiptare,-  bjen në  mal e mbi  “kaki”  të Deçiqit  ngul Flamurin e Shqipnisë – kuq e zi ; zjarm e dekë – nji be ai rreh , nji be të madhe po rreh aj  në  sy të qielles e të dheut , se rob shqiptari  per nën thember mizore  të Turkut ma kurr , jo, kurr ma   do të gjimonte , e as nën  thember të atij sllavi  te mnieshem . M’atë  be të shugurueshme  ngeli  në  habi Europa ; Cetina u trand  e u dynd tan pezem e mni  Stambolla ; edhe prej Deçiqit në Veleçik të madhnueshen  nisi me vlue  e rrebtë nji luftë e pergjkashme  e pernjimend  titanike.  Shkumë  gurgulloi gjaku nëpër dolomie e stalagtita  të  zgavrave  t’erreshme , e kah qiella u çue , po, tym  e shkendi , e vigem nanash , e vaj foshnjesh   të flakrueme  në zjarm , e ankime e gjamë të varruemesh , e nji zhurmë e nji krizme  rrotash , e kualsh  topash ,  e nji bubullime e menereshme , thue po  të rroposet  per nën kambë  rruzullimi.  Edhe  malsori  muejt .  E kje  m’atehere  që verigat e randa  të robnisë  sonë  pesqindvjetore  u keputen  e zojë e lirë e me vedi  duel Shqipnija. – Po mos  të  ishte  kenë që malsori  i  jonë  , Konstitucjonit  të Turkise e te ktej   i’u  gjet me pushkë  në  faqe  kundra turkut , Shqipni  sod  nuk do kishte  e na edhe sod do të  gjimojshim  per nën thember  të ndonji  tirani të ri. Vllazen shqiptar ! na sod jemi të lirë ; por martiret fatosa të lirisë sonë kombetare kalben  të harruem nën dhe , kur trupat e tyre të bam kortar  prej anmikut , mos  t’i  ketë  shpuplue  e grisë mbi dhê  orrlat e shekrbet  e egra.  E po a pernjimend  se nipat e sternipat  tonë , mbas ndonji stinet të terrnueme , ma ata nuk  do të  dijnë  as emnin e atyne burrave të padekshem , që u fituen lirinë dhe u falen Atdhen . Para  se flie vehten të bante malsori  na  Atdhe s’kem pas , e rob kem kenë , e raje , e skllav e kurrgja tjeter.  Jo , per Zotin ! se marre  e turp për ne do  t’ishte  e nji dam i  madh per Atdhe, po u qitë  në harresë emni , e gjallë në nipni  tonë   s’u  mbajt  ideali , që kreshnikët  e maleve tona i shtyni  , flie  me bamun vedin  per mizori  t’anmikut . Jo, po : do të hupë  Shqipnija, diten që sysh ta dar (harroi) shqiptari  njatë  idealin e  Ded   Gjo’Lulit …”. (Antologji  Shqipe-bleni I , botuar nga Filip Fishta, shtepia botuese “Kristo  Luarasi”, Tiranë 1935).

Mua edhe si autor i librit “Kryekryengritja e Malësisë Madhe kundër Perandorisë turkeosmane 1911”, (libër që deri tani ka njohur dy botime), pas ketij “monumenti letrar”, që dinte ta “ndertonte” vetëm At Gjergj Fishta, s’më mbetet gjë tjetër veçse ta mbyllë me fjalët: Lavdi të perjetshme deshmorëve të kesaj kryengritje,  Dedë Gjon Lulit dhe kryengritësve që me idealin dhe atdhetarinë e tyre dëshmuan me zë të lartë para Botës, se luftuan dhe u sakrifikuan me idealet dhe flamurin e Gjergj Kastriotit për një Shqipëri Europiane…

Malësi e Madhe me 24 mars 2021

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Siguria e pronës dhe e administrimit të tokës është përgjegjësi e shtetit, apo së paku do të duhej të ishte ashtu

03/24/2021 by Pafragje

Nuk është e pazakontë nëse fitoni kontestin në Gjykatë, edhe poqëse kryhet përmbarimi, ju sërish mund të kërcnoheni, sepse uzurpatorët kanë kuptuar brishtësin e zbatuesve të ligjit

Agim Vuniqi

Prishtina e ngrehinave shumëkatëshe me rrugë-dhi të ngushta është bërë shembull tipik i kaosit urban, i mbikalimeve me shkallë të rrëpishme, alpiniste, të pashfrytëzuara, që simbolizojnë zgjidhjet aspak praktike të kapërcimit të rrugëve dyanësore, diçka e tillë praktikohet në autoudhë, jo në vende të hapura brenda qytetit. Posa më ra në sy, mendova, më mirë do t’ishte që ai simbol, urë këmbësorësh, të shfrytëzohet për ndonjë kafiteri të ngusht, atëherë sigurisht do të kishte vizitorë, sesa kështu, ka mbetur e pa vizituar. Zakonisht në rrugët e tilla dyanësore me shpejtësi të kufizuar, brenda qytetit, nuk ndërtohen ura mbikalimi, por vendosen semaforë, që do të ishte një zgjidhje praktike më e pranueshme dhe më praktike, pse mos të vendosen edhe kamera vëzhgimi të ngasësëve të papërgjegjshëm të automjeteve, ngase projektet ideore çfarë i venerova, si zgjidhje “arkitektonike” janë praktikisht të paqëndrueshme. 
Toka është pasuri ekonomike dhe si e tillë njihet si një nga mekanizmat kyçë për krijimin e pasurisë. Si burim i rrallë që është, toka duhet shfrytëzuar mirë si në mjediset urbane po ashtu edhe në ato rurale. Andaj, siguria e pronësisë dhe e administrimit të tokës është përgjegjësi e shtetit, me qëllim kryesor përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve dhe të gjeneratave të ardhshme. Sa është real ky konstatim në qendrat urbane të Kosovës, dhe në kryeqytetin e saj, që pretendon të quhet metropolë. Sa e sa kantierë ndërtimesh janë hapur në zemrën e kryeytetit, por edhe rrethinë, pa asnjë përmbajtje ligjore, as arkitektonike. Cfarë do të jetë reagimi i politikanëve-komunarë të qytetit në rast të shpërthimit eventual të zjarrit, a janë menduar kriteret standarde të sigurisë, të hapësirës për vendosjen e shkallëve të gjata të zjarrëfiksëve, apo si është planifikuar infrastruktura e kanalizimit, dhe cilat kritere ambientale i plotëson, kur dihet fakti se qendra e Prishtinës vuan nga “vjelljet” e ndytësirave, sepse rrjeti i tanishëm i ndërtuar më heret është i tejkaluar dhjetëra herë. Pastrimi i kohëpaskohshëm i këtyre kanaleve të pista, që bartin rërë, e gjësende tjera që hedhin bashkëqytetarët e mi të papërgjegjshëm, është edhe problem kaotik i hedhjes së yndyrave, por edhe i djegies së tyre, që rrezikon dukshëm shëndetin e popullatës, dhe shton shpenzimet e shëndetësisë kosovare. Shiqoni sheshin e kryeqendrës, pllakat e gjëra të mermerit, pa fuga, që përpijnë farat, dhe lëvoret e gështenjave që gjuhen pa kujdes, pse aty nuk ka tabela që tërhjekin vëmendjen për kujdes, pse mos të vendosen kamera, dhe të gjobiten qytetarët dhe bizneset lëvizëse për shkelje ligjore dhe ambientale. A ka vendosur ministria e amabinetit matësit në kolektorët dalës të kanaleve të kanalizimit, dhe si qëndron bashkëpunimi i pushtetit qendror dhe atij lokal në këtë drejtim? 
Ju lutem më spjegoni si është e mundur të jipen lejet afariste për bizneset e autolarjeve në vendet kur shtëpitë janë puqur njëra me tjetrën, të kufizuara me kufijë ndërtesash banimi. A din inspekorët komunalë se kjo veprimtari duhet të ndalohet në vendet e tilla urbane, për shkak të hapësirës së ngushtë, që shkakton shkelje ligjore ambientale, a mendojnë ata se kështu u zihet fryma qytetarëve. Kam të dhëna konkrete përë këtë demolim të të drejtës qytetare, ka raste që autolarjet janë të mbështetura në shtëpitë e banimit, apo që në anën e djathtë të shtëpisë është vendosur “autolarja”. Ndodhë që Maurer t e jashtëme lahen për çdo ditë nga vrushkulli i ujit që godet muret e jashtme, dhe lagështia dromcon dalëngadalë, së pari fasadën e jashtme pastaj i mbushë bodrumet e shtëpisë, rritë nivelin e kanalizimit, duke iu ekspozuar lagështisë rrezikohet stabiliteti i shtëpisë dhe është kancer rrënues për muret mbajtëse të jashtme, duke shkaktuar kokëdhembje të përditshme. Koshienca qytetare e bashkëqytetarëve të mi nuk merret parasysh, meqë ata nuk duan të bëhen pre e konflikteve eventuale fëqinjësore, duke besuar në koshiencën e zyrtarëve të komunës, se ata janë të vetmit që mund të evitojnë konfliktet fëqinjësore, ata janë zbatuesit e ligjit. Këtij “yryshi” urban të pandreqshëm dhe të papërgjegjshëm, mund t’i jeni ekspozuar edhe në anë e majtë të shtëpisë, ka edhe tejkalime gabaritet e kufijëve të pronës së paluajtshëmve, nuk është “befasi” nëse mbi ballkonin e bashkëqytetarit është vendosur ballkoni i fëqiut, i cili përveq që ka uzurpuar një pjesë të pronës, shtëpia e tij është ndërtuar pa leje, rrezikon edhe sigurinë personale, është shume lehtë nga njëri ballkon të kërcehet në ballkonin tjetër. A duhet pra të kërkohet mendimi i qytetarëve gjatë ndërtimit të objekteve kolektive ndërtimore dhe për hapjen e çfarëdo biznesi që rrezikon pronën e paluajtëshme të qytetarëve, dhe kush duhet të kujdeset për ta. Përpara si formë e bashkëpunimit e qytetarëve dhe organeve komunale kanë qenë Bashkësitë Lokale dhe qytetarët, dhe për çfarëdo ndërtimi është kërkuar leja e fqinjëve, si është keqkuptuar demokracia kaq keq! Bashkësitë lokale, mos të quhen ashtu, të bëhet ndonjë zgjidhje më kreative gjuhësore, si zyre e qytetarëve, duhet të ekzistojnë dhe t’u shërbejnë qytetarëve, jo të shfrytëzohen si poligone “lufte” të partive politike, por si vende tubimi të qytetarëve, pa preimesa politike, ku ata vet vendosin për fatin e tyre në kuvendet zgjedhore të qytetarëve me votë të lirë. Pse është harruar komunikimi i ndërsjelltë i shkollave dhe i qytetarëve, jo vetëm i prindërve, i një komunikimi normal edhe me strukturat e sigurisë së pushtetit, dhe qytetarët janë ekskomunikuar tërsisht edhe nga zgjidhjet urbane hapësinore, ju mund të arsyetoheni se mbahen diskutime publike, e dini vet si shkon puna aty, është shpërfillëse dhe “ad hoc”. 
 Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) është përgjegjëse për menaxhimin e tokës dhe ka kompetencat për përgatitjen e ligjeve dhe nxjerrjen e udhëzimeve lidhur me të gjitha veprimtaritë kadastrale. E themeluar në vitin 2000 dhe së fundmi e sistemuar në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor (MMPH), AKK-ja ka përgjegjësi për administrimin e sistemit shtetëror kompjuterik për kadastër, i cili grumbullon, përpunon dhe shpërndan të dhënat kadastrale. Mirëmbajtja e të dhënave dhe regjistrimi i pronave të paluajtshme ekzekutohet nga Zyrat Kadastrale Komunale (ZKK), të cilat, edhe pse janë nën organizimin e kuvendeve komunale, në rrafshin profesional monitorohen nga AKK-ja. Që prej themelimit e deri më tash, për këto arritje kontribut të madh dhanë Qeveria e Republikës së Kosovës dhe donatorë nga Norvegjia, Suedia, Zvicra, Gjermania dhe Banka Botërore. Për zhvillimin e mëtutjeshëm të kadastrës në Republikën e Kosovës, Agjencia Kadastrale e Kosovës ka strategji dhe objektiva të qarta, të cilat do të përmbushen në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë, komunat, ZKK-të dhe donatorët. Eshtë lehtë të renditen fjalë të bukura, sidomos pas ardhjes së kopjeve të librave kadastralë, të cilët ishin uzurpuar nga Serbia, dhe kështu ishin krijuar parakushtet për uzurpime dhe vjedhje pronësore, edhe në emër të komandantëve “clirimtarë”; në komunë dhe në Gjykatën Komunale kishin zënë vend ‘kumbarët”, të cilët kryenin punët “më jep, të jap”, as disa nga gjykatësit nuk kishin harruar miqësinë me avoketër, dhe bashkarisht dëfreheshin me erën e eurove të matrapazëve, duke ndërtuar piemontin e krimit të organzuar, publik e privat. Nuk është e pazakontë nëse fitoni kontestin në Gjykatë, edhe poqëse kryhet përmbarimi, ju sërish mund të kërcnoheni, sepse uzurpatorët kanë kuptuar brishtësin e zbatuesve të ligjit, e si mund të vendoset ligjshmëria kur nuk ka lidhshmëri institucionale të gjyqit dhe policisë, edhe njëra edhe pala tjetër jozyrtarisht pranojnë bankrotimin institucional përballë kriminelëve pronësorë.

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Përkujtojmë 32-vjetorin e kalimit në amshim të bariut shpirtëror dhe liderit të komunitetit tonë Mons. dr. Zef Oroshit

03/24/2021 by Pafragje

Klajd Kapinova

Mons. dr. Zef Oroshi gjithë jetën i përgjuar nga diktatura komuniste

Këtë vit mbushën 32 vjet nga kalimi në amshim i bariut shpirtëror dhe liderit të shquar dhe të paharruar të komunitetit shqiptaro amerikanë Mons. dr. Zef Oroshit (1912-1989).

Sapo mbërriti me avion nga Italia në SHBA dhe u vendos në shtetin e madh metropolitan të New York-ut, mons dr. Zef Oroshi iu vu detyrës fisnike me qëllimin e mirë për të mbajtur të bashkuar shqiptarët emigrantë rreth kishës katolike, që u kthyer për disa dekada në një vatër të ngrohë e shtëpisë së Zotit. Bariu ynë shpirtëror i përvuajtur Oroshi punoi dhe jetoi pranë grigjës së tij, të përbërë kryesisht nga emigrantët shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi.

Ashtu sikurse dje edhe sot komuniteti i madh shqiptaro amerikanë ruan kujtime të pashlyera për njeriun me zemër të mirë, meshtarin e përkushtuar për trinomin shumë shekullor Fe – Atdhe – Perparim, sikurse e thirrshin të gjithë dom Zef Oroshin, sepse ai ishte shumë i thjeshtë e i dashur me të gjithë bashkatdhetarët e tij, pa dallim feje dhe krahine dhe me amerikanët me të cilët ai kishte kontakte të vazhdueshëm këtu.

Mbas kalimit në amshim të mons. Oroshit, shumë personalitete shqiptaro amerikanë, intelektualë, njerëz të thjeshtë, sikurse edhe figura të shquara të diasporës shqiptare nëpër botë, asnjëherë nuk e lanë në harresë emrin dhe veprën e madhe patriotike dhe kulturore të mons. dr. Zef Oroshit, duke e përkujtuar atë shpesh me artikuj, kumtesa, libra, dokumentarë, etj., në përvjetore dhe takime të ndryshme mes bashkatdhetarëve tanë.

Në këtë 32-vjetor të kalimit në amshim të mons. dr. Zef Oroshit, sidomos këto 5 vitet e fundit, shumë rapsodë popullorë nga trevat e Miridtës edhe më gjërë e kanë përkujtuar me krenari dhe nostalgji të gjithë veprimtarinë patriotike të tij, përmes telave të çiftelisë, duke krijuar këngë që përmbajnë në esencë frymën e thellë atdhetare dhe fetare të bashkëatdhtarit tonë, që një jetë të tërë e kaloi në emigracion me mallin e zhuritur për Shqipërinë dhe vendlindjen e tij të dashur Mirditën.

Monsinjori ynë, për herë të parë për lexuesit mbarëshqiptarë u zbulua me fakte dhe prova të botuara në 4 libra monografik nga biografi i tij studiuesi Tomë Mrijaj.

Duke shfletuar me kujdes faqet e librave, del në pah fakti se ai kaloi një jetë të tërë i përgjuar vazhdimisht nga një Dosje e madhe, që kishin hartuar ndër vite, hetuesit, Ministria e Punëve të Brendshme, policia sekrete apo forcat e Sigurimit të Shtetit të diktaturës komuniste, me porosi direkte të diktatori Enver Hoxha dhe Kryeministrit asokohe Mehmet Shehu në Shqipëri nga vitit 1951 dhe në vazhdim.

Libri me titull kuptimplotë: “Një jetë i përgjuar” (New York, 2020), marrë nga Dosja Origjinale e Sigurimit të Shtetit Komunist në Shqipëri, zgjon interest të madh tek populli shqiptar si brenda vendlindjes dhe jashtë kufijve të Atdheut.

Vepra në fjalë, është mirëpritur shumë mirë në komunitetin shqiptaro amerikanë, për faktin, sepse më parë ata kishin ndjekur me interes për herë të parë, përmes kanalit Youtube tre video me titull: “Report TV: Dosja K – Monsinjor Zef Oroshi i përgjuar nga Sigurimi deri në vdekje”, për tre javë rresht të realizuar me profesionalizëm nga gazetarët investigativë të Radio Televizionit Shqiptare në Tiranë.

Në këtë dokumentar historik u intervistuan djemtë e vëllezërve të mons. Oroshit, si: Gjon Prendi, i cili, kishte kaluar 10 vjet ne burgun famkeq të Spaçit dhe disa vite në kampet e tmerrshme të përqëndrimit të asaj periudhe dhe djali i vëllait tjetër Ndoit, i cili, pas 9 muaj në hetuesinë e tmerrshme të Shkodrës vdes në torurat më mizore, që u përdorën ndaj të burgosurve të pafajshëm, për të cilat deshmoi djali i tij Nikolla, që asokohe ishte në moshën 4-vjeçare.

Me interes u mirëprit në studio edhe mbesa e Kolonel Xhemal Laçit një nacionalist dhe aktivist i shquar në komunitetin shqiptaro amerikanë, historiania e re investigative nga Shkodra, publicistja Leonora Laçi, e cila foli më gjerësisht për dokumentet që ajo kishte parë nga afër në AQSH.

Më vonë këto dokumente, që përmbajnë Dosjen origjinale voluminoze të dr. Oroshit, sikurse na njoftoi studiuesi dhe publiçisti Tomë Mrijaj, me insistimin e vazhdueshëm të tij, u tërhoqën nga studiuesja Leonora Laçi nga Tirana dhe iu dorëzuan atij. Mbi bazën e tyre studiuesi Mrijaj përzgjodhi, përgatit nën përkujdesin e veçantë dhe botoi me shpenzimet financiare të tij komplet Dosjen e diktaturës komuniste kundër mons. dr. Zef Oroshit.

Kjo Dosje, qëndroi e fshehur në Arkivin e Shtetit (AQSH) nga viti 1951-2019. Ajo ishte hartuar me kujdes dhe zgjerohej dita-ditës me informacione dhe trillime absurde nga spiunët dashakeq, që ndodheshin si emigrantë të shitur në Europë dhe SHBA dhe vepronin për llogari të idhurit të tyre Enver Hoxhës, kundër nacionalistit dhe eruditit të kulturuar mons. dr. Zef Oroshit.

Monsinjor Oroshi nuk është

arratisur nga shtetrrethimi i veshur si grua

Në “dokumentarin” e shkurtër me titull: “Arratisja spektakulare e Imzot Zef Oroshit”, publikuar në kanalin Youtube më 24 shkurt 2021, për 10 minuta e 12 sekonda, hartuesit e libretit (skenarit), në disa pika kryesore të përshkrimit të momentit të arratisjes së mons dr. Zef Oroshit ka pasaktësi, të cilat bien në kontradiktë me realitetin historik të kohës kur ka ndodhur ngjarja.

Kështu në videon e publikuar në Youtube, në lidhje me arratisjen e mons. Oroshit, ndër të tjera autorët thonë shprehimisht: “Ja se si u zhvillua ngjarja në prapaskenë në ato pak minuta me shpejtësi dhe fshehtësi e motra e priftit Lukja, kishte marrë në trastë një palë rroba gruaje nga qela dhe i qon në dhomën e veshjes së priftit. Ishte një aneks i kishës me dalje nga ana e pyllit. Ishin 10 minutat e fundit të meshës dhe dom Zefi del nga altari i shenjt dhe nuk lë porosi për të kumtuar xhakoni apo murgesha në lidhje me katekizmin apo diçka tjetër jashtë meshës. Ai futet shpejt në kthinën e tij (vend i ngushtë) dhe vishet shpejt e shpejt si grua dhe përnjëherësh del nga dera e pasme dhe futet në pyllin e gështenjave, duke kapërcyer një përrua të vogël. Askush nuk i kushtoi rëndsi një gruaje, që doli nga ajo derë, pasi prifti kishte aty nënën dhe motrën dhe mund të vizitohej nga familjarët e tij në çdo kohë. Askujt nuk mund t’i shkonte ndër mend, se ai njeri i Zotit me atë veshje të bukur pozante me xhup nuk ishte një grua, por vetë dom Zef Oroshi, që nuk do të kthehej më në atë vend… Kurrë nuk kishte ndodhur, që prifti ta linte meshën pa e mbyllur, por kjo do të ishte një histori e rrallë mbushur me një vello mitike. Siç merret me mend, pati një shokim nga forcat e ndjekjes dhe hierarkia e shtetit se si ishte e mundur: A e kishte përpier dheu priftin!?…”

1.      Në Dosjen origjinale me 450 faqe të dom Zef Çokut (Oroshi), që ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë, në asnjë fletë të saj nuk thuhet se mons. dr. Zef Oroshi është arratisur i veshur si grua dhe ka dalë në mal pranë çetave nacionaliste antikomuniste, që vepronin në Mirditë. Po aty nuk ka asnjë fjalë edhe nga “deshmitarët” dhe akuzuesit e tjerë mirditorë, se dom Zefi është arratisur i veshur me rroba gruaje. Komunistët, do të ishin të lumtur të pohonin një gjë të tillë, për të ulur figurën e meshtarit patriot, duke sajuar një histori të rremë, sikurse u sajua nga producentët e videos në fjalë.

2.      Në “dokumentarin” e zhurmshëm, thuhet se Lukja ishte në kishë kur Monsinjor Oroshi u arratis. Në fakt ajo ishte në qelë së bashku me nënën dhe antarët e tjerë të familjes. Vetë nipi i Monsinjor Oroshit, Gjoni, që askohe ishte 10 vjeç, ka deklaruar se “ne ishim të gjithë në qelën e priftit…”

3.      Ish i burgosuri politik shkodran Bep Kuqani, që ka ndenjur si bashkëvuajtës në disa burgje me bashkëpunëtorë të mons. dr. Zef Oroshit, sikurse është edhe mirditori Ndue Jaku, nuk ka thënë asnjëherë se prifti trim Oroshi është veshur me rroba gruaje, për t’i ikur rrethimit të hekurt të forcave të ndjekjes së Sigurimit komunist.

4.      Shumë pjesëtarë të familjes së imzot Zef Oroshit me banime në Mirditë dhe Lezhës dhe mbarë fisi Çoku, janë shumë të indinjuar sot për mënyrën se si disa pseudostudiues dhe producentë videosh, po mundohen të ulin poshtë personalitetin e shquar të botës shqiptare dhe komunitetin shqiptaro amerikanë këtu. Në video u përdor teoria e konsipiracionit, i vënë në gojë me hamendje të njërëzve, sipas së cilës dom Zef Oroshi ishte nisur në Gjader të Lezhës, për të hyrë në aeroportin e vogël ushtarak dhe për tu larguar drejt Italisë… 

4 libra monografikë dhe një dokumentarë historik me 3 pjesë realizuar nga RTSH

Për të mbajtur të pashuar kujtimin dhe respektin e thellë për udhëheqsin shpirtëror të komunitetit shqiptar në SHBA, biografi i shquar i prelatit Oroshi, studiuesi i palodhur Tomë Mrijaj, shkroi 4 monografi shumë të vlefshme, duke zbardhur për herë të parë jetën dhe veprën e madhe të Monsinjorit dhe Patriotit tonë, duke ia paraqitur ato komunitetit shqiptaro amerikanë dhe vendlindjes së tij të dashur nënës Shqipëri dhe Mirditës heroike, e cila ka nxjerrë nga gjiri i saj këtë figurë të madhe të botës shqiptare në vendlindje dhe diasporë.

Pas librave me vlerë historike: “Mons. dr. Zef Oroshi – një jetë e shkrirë për fe e atdhe”, jetëshkrim, New York, 2009, “Abati i Mirditës – Imzot Frano Gjini – Martir i kishës katolike”, 2018, “Long Kuvendit – në trinomin Fe – Atdhe – Perparim” (New York, 2019) dhe së fundi doli në qarkullim libri i ri: “Një jetë i përgjuar” (New York, 2020), e cila përbën Dosjen e plotë të Sigurimit të shtetit komunist për meshtarin mirditor mons. dr. Zef Oroshin.

Vepra e fundit në fjalë, u përzgjodh, përgatit dhe u botua nën përkujdesin e veçantë dhe shpenzimet financiare të studiuesit e publiçistit veteran i komunitetit tonë Tomë Mrijaj.

Meshtari dhe personaliteti i shquar e i paharruar mons. dr. Zef Oroshi, rivjen mbas shumë dekadave para shqiptarëve kudo nëpër botë dhe komunitetin shqiptaro amerikanë, me një libër original me titull: “Një jetë i përgjuar” i mbushur plot me dokumente të Dosjes së tij keqdashëse, hartuar me dorë dhe makinë shkrimi, për dekada me radhë nga punonjësit e polcisë sekrete të Sigurimit të Shtetit socialkomunist, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.

Studiuesi Tomë Mrijaj, në shkrimin e tij analitik: “Dy fjalë hyrëse”, ndër të tjera shkruan: “Sapo përballesh me një Dosje të errët, të përpiluar me denigrime, trillime, shpifje dhe shkrime me paramendime direkte qëllimkeqe, të vetë punonjësve të Sigurimit të sistemit komunist, ju si lexues të kujdesshëm, duhet të jeni të përgatitur psikologjikisht të mësoni më shumë, se çfarë ju pret nga leximi, duke qenë të vetëdijshëm, sikurse edhe unë për këto “perla” të Dosjes, që mora në dorë.

Njeriu në ditët tona, shokohet kur sheh nga afër sesa të paskrupullt, në manipulime dhe trillime (të ngjarjeve dhe figurës historike të përsonit që ata përbaltnin papushim) ishin strukturat informative policore të fshehta apo forcat e Sigurimit të shtetit komunist dhe më saktë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Shqipëri, gjatë harkut kohor të vitëve 1944-1990.

Ata arritën deri aty sa të sajojnë histori të rreme mbi mons. dr. Zef Oroshin, kur ai ishte larguar nga ferri burg komunist i Shqipërisë…

Nga burimet e Dosjes, mësojmë se në Itali dhe SHBA ai përgjohej vazhdimisht këmba – këmbës nga hafijet e Sigurimit komunist shqiptar dhe informacioni mbi lëvizjet dhe takimet e tij në diasporë përgjohej dhe regjistrohej dhe më pas përcillej në Tiranën zyrtare komuniste, ku operativët e fshehtë komunistë hartonin tekstin e shpifjeve, duke krijuar kështu dora dorës Dosjen e Zezë për te.”

Veprimtaria e shumanshme e klerikut dhe intelektualit të shquar të botës shqiptare në diasporë mons. dr. Zef Oroshit, njihet shumë mirë, përmes librave monografikë, kujtimeve, artikujve kushtuar atij në përvjetore të ndryshme, të cilat janë shkruar nga autorë dhe studiues të ndryshëm për te, për shumë dekada me radhë deri në ditët tona.

Meshtari katolik dom Zef Oroshi, bën pjesë në ato personalitete historike, që nuk u pajtuan asnjëherë me fitoren e komunistëve. Ai nuk e pranoi as në atdhe dhe as në Shtetet e Bashkuar të Amerikës fitoren mashtruese komuniste.

Bariu ynë shpirtëror, nuk ishte vetem një predikues i thjeshtë fetarë, por dhe një studiues i zoti, pendë e spikatur dhe e mprehtë e botës shqiptare.

Përmes larmisë së artikujve, ne tani njohim një përkthyes cilësorë; një gjuhëtar shqiptar të apasionuar; shkrimtar i shkollës së traditës gegë dhe stoik i papajtueshëm me regjimin ateisto komunist në Shqipëri etj.

Libri në fjalë, është i bazuar në dokumente origjinale, të siguruara fatmirësisht nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë, që ishte kthyer fatkeqsisht në makinë automatike propagandistike.

Në librin arkivor, përfshihen për herë të parë rreth 450 dokumente, të hartuar dita – ditës nga punonjësit special të Sigurimit të Shtetit, të cilët kanë hartuar një Dosje me shpifje dhe trillime, të cilat studiuesi shqiptaro amerikanë Tomë Mrijaj, i ofron sot para lexuesve mbareshqiptarë.

Ky libër është i veçantë në llojin e vet, për faktin, se i jep për herë të parë dokumentet (faksimile) në mënyrë origjinale, ku, lexuesit dhe studiuesit e rinj kanë mundsi dhe hapësirë të shohin dhe vërtetojnë me kujdes fantazinë e proçesverbaleve, raporteve, akuzimeve pervese, dëshmi të rreme nga trathtarët dhe spiunët, përshkrimeve, thënieve të fabrikuara, dëshmitarëve shpifës sistematike të diktaturës komuniste dhe të hafijeve të Sigurimit të Shtetit ateist.

Në një qarkore, që ipeshkvi imzot Bernardin Shllaku u dërgon dioqezave (shkruar nën torturë nga Sigurimi), tregohet sesa bujë kishte bërë arratisja e dom Zefit dhe jo vetëm Sigurimi ishte në kërkim të tij, por ishte ngritur dhe një komision kërkimi i përbërë nga Dekani i Tiranës, dom Mark Dushi, dhe Administratori Dioqezan i Lezhës dom Ndoc Sahatçija.

Asokohe vetë dom Ndoc Sahatçija, në nëntor të vitit 1952 merr rrugën për në Veri të Shqipërisë, për ta kërkuar vetë dom Zef Oroshin. (Referuar nga libri i dr. Markus W. Peters, “Përballjet e historisë së Kishës Katolike në Shqipëri 1919-1996”).

Momenti i arratisjes së bujshme të mons. dr. Zef Oroshit, është kthyer në një legjend. Për ta bërë më reale dhe në mënyrë që të mos mitizohet më tej me këto fakte, i tregon nipi i mons. dr. Oroshit, Prend Gjoka, i cili, rrëfen pas shumë dekadave të vërtetën sesi dom Zefi i kishte shpëtuar arrestimit dhe ishte fshehur në mal deri sa u largua fillimisht në Europë e më pas në tokën e premtuar të SHBA-së.

Kështu asokohe dikush nga banorët e informoj meshtarin e ri dom Zef Oroshin “se kisha ishte e rrethueme nga forcat speciale të Sigurimit”.

Nga Tirana, forcat e Sigurimit mbanin në dorë një Urdhër Arrestimi, të ardhur direkt nga Mehmet Shehu. Forcat e Sigurimit, po prisnin që mesha të përfundonte dhe prifti të dilte i fundit për ta arrestuar. Ata vëzhgonin me kujdes nga dera kryesore daljen e popullit.

Plani ishte që të arrestohej në momentin e daljes së popullit nga kisha dhe dom Zefin ta arrestonin, që të mos mund të kundërpërgjigjej…

Amerika, u bë atdheu i dytë për të dhe veprimtarinë e tij, atje la gjurmë të pashlyeshme, me themelimin e Kishës së Parë Katolike Shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë” (1962, sot “Zoja e Shkodrës”, në Hartsdale New York).

Kjo tregon se ai i shërbeu më mirë atdheut larg tij, duke qenë se Shqipëria u kthye në një burg të madh për intelektualët dhe ndrydhi jo vetëm dëshirat për tu arsimuar, por shtypi e burgosi pronën private, fenë edhe mendimet dhe fjalën e lirë.

Prend Gjoka, rrëfen se halla e tij (motra e dom Zefit), Lukja përjetoi kalvarin nëpër burgjet e internimit. Ajo pas rënies së komunizmit në vitin 1990 ka jetuar në shtëpinë e nipit deri në ditën kur ajo mbylli sytë.

Motra e Monsinjori kishte qenë personi i fundit që dom Zefi kishte takuar para se të arratisej në mal…

Ai në mal bashkohet me grupet antikomuniste, ku do qëndroj për tetë muaj deri sa kaloi në Kosovë e cila ishte pjesë e Federatës Jugosllave, me gjithë vështirësitë dhe i plagosur kalon në Mitrovicë e nga aty pas garancive që i dhanë Dera e Gjomarkut e personalisht Kapidan Ndue Gjomarku, shkojnë në Itali. 

Në faqet e librit, janë emrat dhe mbiemrat e të gjithë hartuesve të Dosjës, punonjësit apo oficerët e Sigurimit të Shtetit, hetuesit, dhe punonjësit e tjerë spiunë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë, të cilët në bashkëpunim me njeri – tjetrin, ishin totalisht kundër meshtarit katolik shqiptaro amerikanë, kur ai ishte si meshtari i ri, në kishën e shën Maria Magdalenë, në Ungrej të Mirditës, kur arratiset në malet e Mirditës dhe gjatë gjithë aktivitetit të tij antikomunist në Itali, SHBA për dekada me radhë.

Mons. dr. Zef Oroshi, ishte dhe mbeti një ndër liderët kryesorë antikomunistë të diasporës sonë shqiptaro amerikane, i cili, gjithë jetën e tij ia kushtoi komunitetit këtu dhe luftës kundër diktaturës komuniste dhe diktatorit otoman Enver Hoxha.

Aktivisti nacionalist, studiuesi Tomë Mrijaj, është biograf i mirënjohur i Monsinjor Oroshit

Libri i ri në fjalë, shoqerohet me një shkrim shumë interesant në hyrje të tij me titull: “Dy fjalë për lexuesit” (fq. 13-20), shkruar nga biografi i Monsinjorit studiuesi Tomë Mrijaj. Po ashtu vepra mbyllet me një shkrim përgatitur me kujdes nga historinia Leonora Laçi, me titull: “Kalvari i vuajtjeve të familjes së Mons. dr. Zef Oroshit në diktaturën komuniste” (fq. 249-254).

Libri u përgatit me kujdes në New York, gjatë viteve 2019-2020 dhe u botua me sukses, nën kujdesin e Shtëpisë Botuese dhe Shtypshkronjen “VOLAJ”, në qytetin e lashtë të Shkodrës.

Një falënderim i veçantë nga zemra i shkon Shtypshkronjës dhe stafit të saj, të drejtuar profesionalisht, për punën e shkelqyer serioze dhe përkushtuese të bërë nga miku im i vjetër Martin Ndoja.

Në kopertinën kualitative, është busti kushtuar mons. dr. Zef Oroshit (1912-1989), dhuruar kishës katolike shqiptare “Zoja e Shkodtrës” Hartsdale, New York nga skulptorja profesioniste amerikane Carolyne D. Palmer.

Disa nga temat e përmbajtjes së dokumenteve

Libri përmban tema interesante, ku disa nga nga ato janë: Inventari i materialeve, që ndodhen në dosje (9 faqe); Lista e personave që janë njohur me dosjen; Lista e personave që implikohen në dosje; Fleta e kontrollit në kartotekë; Të dhëna biografike të dom Zef Çokut (Oroshit) 13.3.1981; Vendim që t’i hapet dosja e kërkimit për përpunim, 26.6.1958; Lista e lidhjeve miqësore e farefisnore të të arratisurit dom Zef Çokut (2 faqe); Disa letra që mendohet se janë shkëmbyer mes dom Zefit dhe disa të tjerëve, gjatë kohës që ndodhej në mal i arratisur. Vërtetësia e tyre është e dyshimtë.

Në dokumentet e Sigurimit apo policisë sekrete komuniste, shikohet dukshëm edhe “ekspertiza”, që i është bërë letrave, (30.12.1951), relacionet dhe implikimet e ndryshme ose deponimi të personave pa karakter dhe të lëkundur kundër dom Zef Çokut, 18.1.1952. (2 faqe), sikurse edhe shumë informacione mbi levizjet e dom Zefit. (3 faqe); Raport propozim për regjistrimin e të dhënave mbi dom Zef Çokun në kategorinë II; Arrestimi i Ndue Jak Ndoj, për të dhënë informacione mbi strehimin e të arratisurve ndër to dhe dom Zef Çokun, kurse me datën 6.X.1952, njoftohet mbi kalimin në Jugosllavi të kriminelit dom Zef Çokut apo informata, ku përmendet dhe plagosja në krah e dom Zef Çokut, në muajin qershor 1952.

Sigurimi kishte informacione të hollësishme mbi lëvizjet antikomuniste të dom Zef Oroshit, sikurse është raporti i datës 5.V.1956: “Raport informativ agjentural mbi emigracionin reaksionar, shkruhet dhe për takimet që dom Zef Oroshi realizon me komunitetin shqiptar, në kampin e San Antonit (Itali), ku flet me skepticizëm për amnistinë, që po jepte shteti shqiptar ndaj të arratisurve.”

Sërisht, me datën 15.I.1957, dom Zefi takon shqiptarët në Romë (Italy), ku, i bënë thirrje emigrantëve nëpër kampe, që të mos gënjeheshin nga Qeveria komuniste shqiptare dhe një vit më vonë raportohet, se me datën 28.I.1958 zhvillohen takimet e dom Zef Oroshit me komunitetin shqiptar në Napoli etj.

Nga ana e tjetër, po atë vit, me datë 18.4.1958 brenda komunitetit shqiptarë, zhvillohen takimet e ngrohta me dom dr. Zef Oroshit dhe prof. Martin Camajt (arratisur nga Shqipëria) me emigrantët dhe përpjekjet e Komitetit “Shqipëria e Lirë”, që të ndihmojë emigrantët politikë antikomunistë shqiptarë, për të udhëtuar drejt Amerikës. Aktiviteti nacionalist i Oroshit, nuk ka ndalur.

Ai i shkruan një letër drejtuar komunitetit të arratisur shqiptar në Belgjikë pas takimit që pati me ta. (dy faqe) dhe më vonë ai shkon vetë në në një takim me komunitetin shqiptar në Belgjikë, ku flet hapur kundër regjimit komunist në Shqipëri etj.

Edhe në SHBA dhe më saktë në New York aktiviteti i meshtarit të përkushtuar mons. Oroshit është i madh dhe shumë planesh. Kështu me datë 8.9.1962, dom Zef Oroshi krijon Këshillin e Kishës Katolike Shqiptare në Amerikë, ku ai bën propagandë kundër komunizmit dhe në favor të Komitetit “Shqipëria e Lirë” dhe pak kohë më vonë meshtari patriot antikomunist dom Zef Oroshi takohet në Clevelend (Ohio) të SHBA-së me komunitetin shqiptar. Mons. dr. Zef Oroshi për merita përkushtuese atdhetare zgjidhet në kryesinë e Vatrës me qendër në Boston etj.

Prelati ynë dr. Oroshi

Meshtari ynë mons. dr. Zef Oroshi, ishte Sekretari i fundit i Abacisë së Mirditës, themeluesi i Kishës së Parë Katolike Shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë” sot “Zoja e Shkodrës” New York.

Meshtari, gjatë gjithë jetës së tij, u gjend afër popullit të vet, në ditë të mira dhe të vështira, si një ushtar besnik i Krishtit. Ai ndau me besimtarët gëzimet dhe hidhërimet e një jetë të vështirë plot tallaze në emigracion.

Abati i Mirditës dhe Delegati (Regent) Apostolik (kur është dëbuar nga Qeveria komuniste e Tiranës imzot Leone Nigris Delegat Apostolik në Shqipëri deri më 5 maj 1945, shënimi im K.K.) imzot Frano P. Gjini (1886-1948) e kishte dom Zef Oroshin meshtar të ri në moshë dhe njëkohësisht sekretar të tij të përkushtuar plot energji, brenda famullive, që administronte shpirtërisht (kishat sufragane).

Mbas 12 vjetëve (1940-1952), si pasoj e përndjekjeve të Sigurimit dhe martirizimeve të vëllezërve në Krishtin, në kohën e ateizmit të gjirokastritit Enver Hoxha, mbasi thotë meshën hoqi shpejt veladonin dhe mori udhën e arratisjes nëpër male, duke iu bashkuar forcave të rezistencës kundërkomuniste.

Ish i burgosuri politik Bep Kuqani nga Shkodra, që qëndroi për shumë vite në burgjet famkeqe të Shqipërisë dhe mbylli jetën në New York, më ka pohuar me gojën e tij se Monsinjor Oroshi ka qenë komandant i forcave të rezistencës antikomuniste në malet e Miriditës, sikurse dëshmon me saktësi edhe Dosja e diktaturës hartuar nga Sigurimi i Shtetit komunist asokohe.

Për 8-9 muaj, ai qëndron mes maleve, në shpella, shi e borë, me bukë e pabukë, i veshur keq në dimër, duke provuar mundimet e Krishtit, që salvohet nga të pafetë.

Të dielën e Pashkëve të vitit 1952, për trimat e lirisë, mes maleve të Mirditës (pyjet e Molungut), thotë meshën në orët e para të mëngjesit, ku, Zoti i dëgjon lutjet, duke e shpëtuar e udhëhequr drejt tokës së lirë…

Në gusht 1952, ai gjendet në tokat etnike shqiptare në Dardani për disa muaj, duke kaluar e qëndruar për pak kohë në Mitrovicë, Gjakovë, Pejë… dhe shkon në Beograd.

Dera e Gjomarkajve të atdhelindjes së vet, falë mikpritjes, zemërgjerësisë, bujarisë tradicionale, i dërgon garanci, për të shkuar në Itali.

Ishte viti 1953, kur ai gjendet sërisht para ëndrrës rinore. Tashmë Oroshi, po e prekte realitetin dhe shijonte atë liri, që prej kohësh e kishte bluar në mendje e dëshiruar me zemër.

Sërisht me libra dhe pranë tyre, ndjehej i gëzuar dhe krenar si bir arbëror. Më të mbërritur në Romë, fillon përpjekjet e takimet me klerikë, për të vijuar studimet e larta në Teologji.

Dhe Zoti e ndihmoi, për t’i hapur me bujari portat e dijës universale, mbasi kishte ndjekur nga afër kalvarin e vuajtjeve, për të ardhur deri tek Portat e Piazza di San Pietro në Itali. Paralel me studimet e larta, i kërkoj Selisë së Shenjtë, që t’i miratoj kërkesën (dekretin), për të qenë kapelan katolik (bari misionar), për bashkatdhetarët mërgimtar politik, që gjendeshin në Romë.

Një pjesë e grigjës së tij, kishin shprehur dëshirën, për të emigruar në ShBA, ku, imzot Oroshi i ndihmon, falë bujarisë të gjithë pa dallim feje.

Ai ishte bashkvendasi e atdhetari i flaktë i abatit të Mirditës e rilindasi i madh imzot Preng Doçi. Dy mirditas Doçi e Oroshi, në kohë të ndryshme, bëhen tribunë e mendimit përparimtar shqiptar, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në ndihmë të besimtarëve dhe popullit shqiptar i ndodhur njeri mbas tjetrit në dy robëri: otomane islame barbare dhe diktaturën ateiste komuniste.

Falë pasionit e vullnetit të hekurt, për t’u marrë me libra dhe studime, që kërkonin shumë mund dhe kohë në përkthime, dr. Oroshi, përfundoi shqipërimin e librave: Katekizmi (1953), Ungjilli simbas Mateut (1953), Studimet e Bioshme (1953), duke mos lënë mbas dore studimin e leksioneve të disiplinave të universitetit në vitin e parë akademik (1953-1954).

Po më 1960, përkthen dhe boton Visarthin Shpirtnuer, një lloj katekizmi doracak, për familjarët emigrantë shqiptarë katolik. Dashuria e respekti, për shkrimtarët e shkollës së traditës geg veriorë, që kishin vulosur me erudicionin e përkushtimin e tyre, u bënë objekt i studimeve të tij.

Për të qenë më konkret, ai zgjodhi shkrimtarin e shquar dhe prozatorin modern prof. Ernest Koliqin dhe kontributin e tij shembullor shumëplanësh, në fushën e letërsisë bashkëkohore shqipe.

Një punim të plotë dhe dinjitoz: si vepër monumentale, kushtuar shkrimtarit Koliqi (numër special), ai e botoi të plotë, në revistën autoritative, shkencore, kulturore Shejzat (1975), në përkujtim të mikut të tij të madh. Në Universitetin e famshëm të Romës Angelicum (1958), vijon studimet e vitit të pestë në degën e teologjisë, që ndryshe njihet si disiplina ose gjimnasitika e trurit.

Këtu merr si subjekt, për të trajtuar gjerësisht e filozofikisht 20 teza në shkencën e Teologjisë, duke e mbrojtur (në vitin 1960) me sukses temën: “Një reformator i madh i Kishës irlandeze të shekullit XII”, për gradën shkencore Doktor.

Në komisionin e Këshillit Shkencor Vlerësues të Universitetit, bënin pjesë figura të shquara të kulturës, që punonin si lektorë në Universitetet e ndryshme italiane dhe asnji shqiptar.

Ai përpiqej, t’a largonte vemendjen nga ngjarjet plot të papritura, që i kishin ndodhur në Shqipëri. Por sërisht, kujtime të një kohë të hidhur, që s’harrohen e ngacmonin, për të gjykuar sesi ka mundësi, që shqiptari komunist urren për vdekje bashkatdhetarin atdhedashës dhe idealist.

Prelati ynë kishte letërkëmbime, me pendat e spikatura të mendimit elitar shqiptar në emigracion, si: prof. Ernest Koliqin, prof. Karl Gurakuqin, prof. Rexhep Krasniqin, prof. Martin Camaj, atë Daniel Gjeçaj O.F.M, pader Paulin Margjokaj O.F.M…

Dhe më 1973, u realizua dëshira e madhe e klerikut të përkushtuar në trinomin Fe – Atdhe – Përparim, mbas fushatës fondmbledhëse prej bashkatdhetarëve, në praninë e besimtarëve, u bë më në fund bekimi i kishës së re, mes një atmosfere të madhe gëzimi, me të cilin ishte bashkuar, përmes mesazhit edhe ish Kardinali i New York-ut, i ndjeri, Arqipeshkvi Metropolitan Eminenca e Tij Terence Cooke.

Bariu nacionalist e dijetari i ndritur i shqiptarëve, la një emër shumë të mirë në fushën e publicistikës e botimeve në gjuhën shqipe. Ishte ai, që shqipëroi librin: “Katër Ungjijt dhe Punët e Apostujve” (Romë, 1960, 1979), në gjuhën e ëmbël geg, aq të nevojshëm për shqiptarët.

Dom Zefi, me modestinë tipike malësore, ishte një bibliotekë, që ecte me dy këmbë, sikurse shpreheshin të gjithë ato që e njihnin nga afër, “një enciklopedi vërtetë e gjallë”. Ai nuk dinte të shterronte kurrë, për dijet akademike dhe bashkëkohore fetare dhe kulturore shqiptare që zotëronte.

Imzoti e adhuronte shumë mësuesin e paharruar klerikun, poetin dhe njeriun e shquar të përmasave botërore dom Ndre Mjeden (1866-1937). Oroshi, shpesh jetonte e vepronte, nën shembullin e edukatorit të zellshëm e frytdhënës, pranë Seminarit Papnor në Shkodër (1843-1946, 1991).

Vetmia e tij, ishte një adhurim i përshtatshëm mbushur me lutje, për një kontakt më imtim me Zotin. Ai shpesh i mbushte sytë me lot dhimbjeje e malli të pashuar, për atdhelindjen Oroshin, familjen e shpërndarë në kampet e vështira të internimeve komuniste.

Meshtari ynë dinamik mons. dr. Zef Oroshi, themeloi Kishën e Parë Katolike Shqiptare, bashkoi komuniteitn nga të gjithë përkatesitë fetare. Fjalët e tij, në meshën e parë në kishën e porsa themeluar, u bënë realitet, ku tha: “Kjo sot asht nji dritë e vogel, por shumë shpejt do të bahet nji dritë e madhe këtu dhe në Atdhe.”

Mons Oroshi e kreu amanetin e Abatit të Mirditës mons. Frano Gjinit. Famullia “Zoja e Shkodrës” në New York, gjatë këtyre 30 viteve ka ndihmuar me miliona dollarë, për ndërtimin nga themeli dhe riparimin e kishave të rrënuara në vendlindje, sikurse edhe ndihma humanitare, shkolla, spitale, rrugë etj., si në: Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi. 

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

MOSMIRËNJOHJA ËSHTË VESI MË I KEQ .FAMILJEN SULAJ NË KOPLIK E KANË PASË BA ME SHTEPI QYSH NË 2017-ën

03/24/2021 by Pafragje

Bashkim Sula me Çertefikan e pronësise të shtepise së re në vitin 2017

Nga:Rush DRAGU – Michigan

Duke marrë shkas nga kronikat televizive nga Shqiperia ndjehet njeriu keq kurë shikon keqinformim të publikut dhe harresë të qellimshme për përkrahjen që i është bërë familjes Sulaj në Koplik të Malësise së Madhe.

Më parë një Show televizivë në një nga televizionet publike kombetare kishte personazhin kryesor kryefamiljarin e kesaj familje.Deri ketu nuk ka asgjë të keqe as për televizionin por as për atë që ua kishte prezantuar autorve të show-t televiziv. E keqja fillon atëhere kurë kryefamiljari fillon të falenderoj perkrahsin e radhes ,dhe nuk thotë asnje fjalë mbasi jo shumë vitë më parë por në DHJETOR TË VITI 2017  sipasojë e inisjativës se malsorit nga Lohja e Malësise Madhe,Petrit Melakuqi për grumbullimin e të hollave (dollar amerikan) dhe sponsorizimit të tij përsonalisht me shumë së  kater mijë dollarve amerikan u ble shtepija për familjen Sulaj e cila jetonte në mes të plehrave dhe mjerimit ekstrem diku në periferi të Koplikut.

Eshtë po malësori nga Lohja e Malësise Madhe, Petrit Melakuqi i cili nuk perton por kontakton me shume mergimtar në Amerike dhe plotësojne fondin e mjaftueshem për ti blerë shtepinë familjes Sulaj në qytetin e Koplikut.

Paret e grumbulluara në Amerike transferohen në menyrë të rregullt nepermjet bankave për në Shqiperi dhe kryefamiljari Sulaj paiset më çertifikatë pronësie.Ketë e vertetojnë fotografitë,dokumetat e transfers dhe firmat e marra dhe të dorzuara në Shqiperi si dhe videot e kohës të publikuara në rrjetet sociale të kohës,You Tube dhe Facebook që me pak mundim mund ti gjëje secili po të germojne në arshivat e kohës.

Foto e marrë nga emisioni i TV Koplik mbasi është ba me shtepi familjen Sulaj

PAK HISTORI ; Në atë kohë televizioni,TV Kopliku dhe gazetari Gezim Vuçaj kishte filluar emisionin “JETE TJETER”  i cili mundohej të silltë realitetin shqiptar të kohës. Ky emission kishte filluar të ndiqej me shumë interes nga shqipatarët mergimtarë në Amerike.Njëri nga ata që ishte prekur thellë në shpirtë për gjëndjen e mjeruar të familjes së Bashkim Sules ishte Petrit Melakuqi i cili u vu në levizje dhe duke zbatuar me rigorozitet ligjet e shtetit ku jeton dhe punon prej shumë vitesh,arriti të sensibilizoj opinionin e shokëve dhe miqve të tij dhe të grumbulloj mjetet financiare për të blerë shtepinë Bashkim Sulaj në Koplik dhe për ta paisur me Çertifikatën e pronësise.Ketë e vertetojne foton,videot dhe dokumetat bankar të kohës. E veretojnë vetë dhe emisionet po të realizuara nga TV Kopliku dhe gazetari i tij Gezim Vuçaj.Linqet e ketyre video të kohes janë të bashkëngjitura në kete shkrim.

https://www.youtube.com/ëatch?v=cHi5di1eXgg)

https://www.facebook.com/petrit.melakuqo/videos/1979074889007222

Bashkim Sula dhe familja e Tij e gezoj atë shtepi,prone e ligjëshme se bashku me familje qysh nga dhjetor i 2017-tës.Në atë shtepi i linden dhe femije. Pra duhet theksuar se ky njeri është berë me shtepi  në parametra të mirë jetese të kohes,viti 2017 kurë është blerë,deri kurë papritur në SHOW televiziv ai na shfaqet në anën tjeter të medaljes edhe si Luftetar i UÇK-se.Eshtë e drejta e tij të lufoj për kauzat që i ndjen dhe i mbron,por duhet të jetë në nderin po të tij që të kujtohet për të falenderuar pikrisht ata që e moren nga plehrat e qytetit Koplik në gjëndje të mjeruar dhe i dhanë shtepinë falas sipasojë e kontributit financiar të Petrit Melakuqit me miq dhe bashkëpunëtor të tij.

Foto:Petrit Melakuqi në mjerimin e familjes Sulaj para dhjetor 2017

Pamjet filmike të tanishme vertetë tregonin për një shtepi të pamirëmbajtur dhe që ishte shumë mbrapa standarteve të jetesës.

Por duhet ti kujtojme Sules dhe Sulorve të tjerë që spekullojne me ekranet dhe emisionet televizive se vertete ajo shtepi ishte në kushte të keqija jetese por pse nuk e pyeten se si kjo shtepi u more në vitin 2017 nga Petrit Melakuqi.Në çfarë kushtesh ?

Petrit Melakuqi dhe bashkëpunetoret e tij i kanë pasë ble shtepinë në parametra shumë të mirë banimi por nuk i kanë pasë detyrim atij që tja lajne e lyejne e mirembajne banesen e tij sa herë që ajo ka nevoje për sherbime. Ai duhet të luajnë kembë e dore vetë se familja është e tij dhe jo e shoqërise.Ai është kryefamiljari dhe duhet ti dalin për zot shtepise e familjes.

Vertete e kishin ndimuar për ta rikthyer në gjëndje të mirë banimi edhe njëherë por kalojne shpejte vitet dhe Bashkimi keshtu si ka nise prape do të jete “viktima” të ekraneve televizive për SHOW dhe personazheve që duan me çdo kusht ti imponohen publikut si njerëz të rëndesishem dhe shpetimtar.

Bashkimi nuk duhet të mbajnë mend vetem ndihmen e fundit dhe të tjerat më parë ti harrojne ose ti shperfillin me harresë mbasi ka detyrim moral para vets,zotit dhe shoqerise që të shprehin mirënjohje për të gjithë ata që i japin djersen e ballit të tyre për ta futë në rrethin e familjarve dhe jeten e njetjte me të tjeret.

Nuk duhet mbajte mënd leku i fundit që të është flaë mbasi të tjeret kanë nevojë tu thuash faleminderit se ata të kanë dhënë djersen e tyre. Nuk ka nevojë as ai e as showmen apo apo showwomen-net shqiptar,gjahtaret e çastit për të korrë famë e lavdi me njerez në nevojë si familja Sulaj.

Televizionet,perfshire dhe atë që sensibilizoj opinionin për ti blerë shtepinë Petrit Melakuqi kurë të bëjnë kronikat të shikojne se çfarë kanë thenë pak kohe më parë pikrisht për të njejten çeshtje,e të njëjtin përsonazhë . Mbasi fjala vret,vret biles kurë shoqrohet me harresë e mosmirënjohje

Filed Under: Uncategorized

Gjeto Kole Camaj,burre fisnik e atdhetar.

03/23/2021 by Pafragje

Një vit pa Gjeto Kolën Camaj, malësorin e fjalës, besës dhe veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare 

Marash Dedvukaj

 Gjeto Kola Camaj, Marash Dedvukaj

U lind në vitin 1931 në kullën e gjyshërve të tij në Vuksanlekaj, në oxhakun e Ujkë Vuksanit. Përndryshe kur përmendim oxhaqet ky ishte oxhaku më i madh në historinë e maleve të Malësisë së Madhe. Emri oxhak u përmend shekuj të tërë, deri në vitin 1980 e që e mbajti dhe ruajti kjo familje dhe vëllazëri, kështu që nga viti 1980 ndaloj së përmenduri ky term kaq i njohur me dekada të tëra. Në historinë e vjetër por edhe bashkëkohore kulla e Vuksanlekës përmendet dhe është e njohur si fortifikata më e pathyer ndonjëherë me burra të fortë atdhetar dhe të zgjuar të cilët çdo herë dinin, por edhe ishin të gatshëm ti dalin zot kombit, gjuhës, flamurit dhe atdheut të vetë.

Traditën e të parëve, stërgjyshërve të vetë me bujari dhe krenari të pashoqe e trashëgoi edhe burri i Malësisë Gjeto Kola i cili i frymëzuar me veprat e të parëve, trimërinë, përkushtimin dhe atdhedashurinë e tyre ndaj kombit, gjuhës dhe flamurit u fut në rrugën e tyre të pakthyer me këmbëngulje dhe kurajo të madhe që edhe më tej të ruhet historia e këtyre burrave, trimave dhe kullës së Vuksanlekës.

Virtytet e larta njerëzore dhe kombëtare Gjetja filloi t’i zbatojë që nga mosha e re dhe po nga kjo moshë si shembull tipik malësor dhe burrëror në kokën e vetë mbajti shaminë e kuqe deri në vdekje. Për të kjo shami, siç shprehej. kishte domethënie të shumëfishtë, me të cilën dëshmoi prejardhjen e tij malësore, por edhe mund të merret si shenjë kombëtare, si njëfarë krahasimi me flamurin kombëtar. Shaminë e kuqe në kokë e ka mbajtur me krenari dhe përkushtim sepse, siç potenconte, e kishte amanet prej të parëve dhe për nder kujtese ndaj heroit kombëtar Dedë Gjon Lulit.

Gjetja ishte i njohur për burrërinë dhe fisnikërinë e tij si plak i maleve, besimtar i fortë, prijës i pashoq i familjes, fisit dhe shoqërisë. Fjala e tij, butësia, sinqeriteti dhe përkushtimi i pashoq i tij ndaj të gjithëve si dhe gjykimi e po ashtu edhe prononcimi me vend në tubime të shumta kombëtare, shoqërore dhe paqësore e renditën në njeri i cili vlerësohej pa masë nga e tërë shoqëria. Vepra dhe fjala e tij kishin domethënie dhe jehonë jashtëzakonisht të madhe sepse çdo gjë që bënte e bënte me seriozitet dhe përkushtim të pashoq. Ishte pra njeri i ndershëm, i pashoq, njeri i besës dhe i fjalës. Përkushtimin kombëtar ai dhe familja e tij e treguan çdo herë por kjo më së miri erdhi në shprehje pas formimit të subjektit të parë politik shqiptar LDMZ me ç’rast ai dhe familja e tij u bënë dorë e djathë e kësaj partie e cila tani e tri dekada me dinjitet mbron interesat nacionale dhe ato kombëtare. Pra, Gjetja dhe familja e tij asnjëherë nuk hezituan për të ndihmuar çështjen kombëtare , për ti dalë zot kombit, gjuhës dhe flamurit, duke marrë pjesë në tubime të shumta si në Malësi, Shqipëri, Kosovë dhe SHBA.

Gjeto Kola Camaj  dha një kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e Funeralit të Malësisë në Vuksanlekaj si dhe mori pjesë në donacione të shumta duke ndihmuar kështu njerëzit në nevojë në Malësi. Përndryshe , Gjetja ishte nip i Dedë Gjon Ujkes, udhëheqës  i kryengritjes shqiptare, i cili e dha jetën e  në betejën e zhvilluar në Qafë të Uglit. Kjo betejë mbahet mend si beteja me e pergjakshme ndonjëherë. Në këtë betejë Dedë Gjon Ujka ,si udhëheqës dhe komandant i kryengritjes në Qafë të Uglit. luftoi trimërisht duke i udhëhequr malësorët dhe duke u dhënë kurajo e shpresë se lufta duhet fituar dhe se armiku duhet zbrapsur medoemos dhe se vetëm kështu ruhet trualli dhe atdheu.

Të shtojmë këtu se veprimtaria, bujaria, fisnikeria dhe atdhedashuria ishin vetitë e njohura për Gjeto Kolë Ucin. Këto tipare njerëzore i trashigoi nga paraardhësit e tij Uc Gjoni, Luc Gjoni dhe Dedë Gjoni të cilët ishin jashtezakonisht të njohur në shqiptarizëm nga shkaku se vite të tëra mbajtën gjallë besën , bujarinë dhe fisnikërinë shqiptare, duke ndihmuar shumë familje të asaj kohe me ushqim, strehim dhe nevoja të tjera domethënëse të çdo njeriu. Këto ishin vitet  80-të  të shekullit të 19-të , pra në kohën e Lidhjes se Prizrenit. Uci, Luca dhe Deda shumë kohë luftuan me sllav se bashku me hotjanë të tjerë, me ç’rast në një luftë të fortë edhe u masakruan shumë Hotjan . Kjo kohë, perndryshe, kujtohet nga gjeneratat e shumta si koha e djegëjes së Hotit. Duket se kjo familje një pas një vazhdon me tradita të trashëguara e të ruajtura familajre, pasiqë  edhe axha i Gjetos, Pjetër Uci u kacafyt fortë me kolektivin, siç quhej atëherë, për të ruajtur tokat shqiptare që të mos bienë në duart  e armikut të atëhershëm, duke ngre zërin dhe duke u dalë përpara dhe duke thënë me zë ,, Largojuni nga tokat tona nëse nuk doni që krejtë kjo tokë të lahet me gjak, siç edhe e kemi pas traditë çdo herë!. Armiku u zbraps dhe malësorët ende vazhduan të punojnë tokat e baballarëve të tyre. Me këtë rast duhet përmendur edhe babain e Gjetos,  Kolë Ucin i cili dha një shembull të pashoq për gjenerata të shumta duke shpëtuar shumë shqiptarë me rastin e luftërave dhe turbullirave të shumta në vend , me ç’rast disa herë dëshironin ta shpërblenin me grada e merita të tjera e së fundi edhe me pension të cilin nuk dëshiroi ta marrë nga partia e atëhershme komuniste, duke u prononcuar se nuk ka luftua për idenë dhe partinë komuniste. Se si duhet ruajtur tokën e të parëvet e si duhet të kujdesemi për të Gjetja e dëshmoi edhe në vitet e reformës agrare duke udhëzuar gjeneratat e shumta se si duhet të jenë të përkushtuar ndaj trashëgimisë dhe ndaj veprave të parëve të vetë. Toka   për Gjeto Kolën  ishte gjëja e fundit që dikush të heqë dorë nga ajo , sepse, siç potenconte për këtë tokë është derdhur shumë gjak dhe ajo është u paguar  shtrenjtë për t’ia lëshuar dikujt tjetër në dorë. Pikesynim i Gjetos ishte pikësëpari që përmes kësaj dukurie të ruaj brezat e rinj që të mos emigrojnë, por t’i mbeten  besnik veprës, idesë dhe traditës së të parëvet dhe keshtu duke ruajtur e punuar tokën e të parëvet edhe do të ruajnë më së miri atdhedashurinë, gjuhën, kombin dhe traditat shekullore të gjyshërve dhe stergjyshërve të vetë.

Për të ruajtur rininë në vend, për të ruajtur marrëdhëniet e tyre të shkëlqyera dhe për të ruajtur respektin dhe përkushtimin ndaj njëri tjetrit në shumë raste Gjetja përdorte shprehjen e njohur shqiptare ,, zalli rrin e uji shkon,, dhe kështu i këshillonte që të qëndrojnë në çdo moment unik me njëri tjetrin. Të shtojmë këtu se Gjeto Kolës i kishte pri edhe fati pothuajse në çdo lëmi dhe rrafsh të jetës e pikësëpari me martesën dhe krijimin e familjes së madhe dhe të njohur në Malësi. Gjetja ishte martuar me të bijën e Kolë Dedës Nikollaj, Age Kolën, përndryshe nipe kjo e dy heronjve, Dedë Prëlit dhe Gjel Çakut. Ageja me vehte nga familja që rrjedhte kishte sjellë traditat e njohura shqiptare,bujarinë,fisnikërinë dhe ndershmërinë, të cilat e stolisnin këtë grua , këtë malësore kaq të njohur e cila u bë shtyllë e fortë e familjes dhe ndihmesë e madhe për bashkëshortin Gjeton që të ecë përpara me të gjitha vështirësitë që sillte jeta një pas një, duke edukuar breznitë e reja dhe duke ruajtur rregullat familjare të familjes së Gjeto Kolë Ucit. Fjala e bashkeshortit dhe familjes për Agen kishin peshë të madhe kështuqë çdo herë ishte e përgatitur të presë mikun por në rrethana të shumta edhe armikun si e meritonte , duke u shprehur shumë herë se për këtë më detyron familja nga kam ardhur, por edhe familja kun kam ardhur. Lirishtë mund të themi se raporti i Gjetos me Agen mund të merret si shembull e një bashkëjetese e një bashkeshortnije të shembullt, të sukseshme dhe të ngritur malësore në çdo aspekt, si atë shoqëror, human e pikë së pari njerëzor.

Gjetja nuk do të ishte i tillë po të mos kishte lëshuar rrënjët e burrësisë , trimërisë , atdhedashurisë , fisnikërisë dhe humanizmit edhe tek gjeneratat më të reja, të cilat në asnjë moment nuk ia prishën prindërit të vetë idetë që stolisnin atë si prind, udhëheqës dhe familjar i devotshëm, sepse e dinin se babai i tyre kishte vendin e duhur dhe të merituar në familjet malësore dhe shqiptare. Si do të ishin pasardhësit e Gjetos po të mos ndjeknin rrugën e tij të ndritshme , rrugë të cilën Gjetja e shkeli me nder, burrëri, fisnikëri dhe humanitet për të ruajtur kështu virtytet më të larta njerëzore e humane siç janë gjuha , kombi e flamuri të cilat u bënë udhërrefyes për krejt bijt dhe bijat e Gjetos. Këtë rrugë e ndjekën me kryelartësi  të pashoq edhe 7 djemt e tri vajzat e Gjetos por disi në shprehje më së forti erdhën veprimtaritë e djalit të madhë Dedës, pastaj Palokës, Lindonit dhe më të voglit Pjetrit – apo siç nifet ndryshe me pseudonimin Peti. Djali Deda aktivitetin e tij njerëzor, por pikësëpari atdhetar e patriotik e tregoi në fidhim vitet e 80-të të shekullit të kaluar kur si student mori pjesë në demostratat e njohura të 81-it në Kosovë, respektivisht Prishtinë që shqiptarët të fitojnë pavarësinë. Ai pa u kursyer se bashku me shokët e vetë Marash Dedvukaj, Luigj Gjokaj Pashko Sinishtaj, Lekë Camaj, e shumë studentë të tjerë këmbë për këmbë me rininë studentore kosovare të asaj kohe u ngritën për të drejtat e shqiptarëvet të Kosoves. Deda njëheri ishte dhe është anëtar dhe aktivist i njohur i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi. Ai së bashku me anëtarët e tjerë të kësaj partie tani e 30 vjet lufton për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi. Se është i pangopur për të ruajtur vendin dhe tokën e vetë e të baballarëvet Deda e dëshmoi edhe në rastin e tokës në Vuksanlekaj, për të cilën në gjyqin e Malit të Zi vite me rallë luftoi dhe dëshmoi se toka në fjalë është dhe u takon familjes dhe fisit të Vuksanlekajvet. Të perkujtojmë se qëllimi i sllavëve çdo herë ka qenë të okupojë tokat shqiptare por falë luftës së fortë të Dedë Gjon Lulit e malësorëve të tjerë , nuk u shkoj për dore të zaptonin tokat shqiptare e po ashtu nuk u shkoj për dore të hyjnë as në tokën e Vuksanlekajve. Në këtë tokë përndryshe u ndërtua Funerali i Malësisë dhe lirishtë mund të themi se po të mos ishte Deda me disa shokë të tjerë tani kjo tokë do t’i takonte dikujt tjetër dhe kështu edhe do të fillonte asimilimi i malësorëve të Malësisë së Madhe. Djali tjetër Paloka kohë pas kohe ka dëshmuar dhe dëshmon se humanizmi , sinqeriteti dhe bamirësia janë virtytet që stolisin këtë njeri, virtyte pa të cilat as që do të mund të paramendohet rrugëtimi i tij njerëzor i cili shumë herë erdhi në shprehje si në Malësi e posaçërisht në Diasporë, respektivisht në Michigen ku punon dhe vepron së bashku me familje dhe vëllezërit e tij të tjerë. Për krejt komunitetin malësor e shqiptar në Michigen është i njohur rasti i mirëfilltë i Palokës që e tregoj me një vogëlushe nga India me emrin Rajoni Mordo të cilën në moshë krejt të mitur e strehoj tek familja derisa ajo u bë e pjekur dhe mori rrugën e studimeve. Për këtë gjest human Paloka pati mirënjohje të madhe nga familja e vogëlushes Indiane. Paloka disa herë ndihmoi  edhe personat e shumtë në nevoja shëndetësore duke dhënë donacione të mëdha që personat në fjalë të përballojnë shpenzimet e operimeve të cilat në SHBA janë jashtëzakonisht të larta. Paloka po ashtu ndihmoi pa masë edhe vendlindjen por edhe popullin e ushtrinë e Kosovës me rastin e luftës së fundit në këtë vend. Paloka disa herë u shpërblye si në Kosovë e po ashtu edhe në Michigen për meritat e tija humane e njerëzore por kurrë nuk deshti t’i tregojë, ekspozojë apo të themi t’i reklamojë ato. Kurse djali tjetër Lindoni , këngëtari dhe artisti tani më i njohur në mbarë shqiptari, me veprën e tij artistike ka lënë dhe vazhdon të lënë gjurmë të pashlyera në artin dhe kulturën shqiptare duke ngritur  lartë përmes këngës virtytet e shumta njerëzore dhe humane të individëve por edhe të trevave shqiptare në përgjithësi. Ai me plot sinqeritet dhe dashuri u këndoi dhe vazhdon t’u këndojë heronjve kombëtarë , veprës madhështore dhe qëndresës  së pashoq të malësorëve të burgosur , pastaj flamurit, lirisë dhe atdhedashurisë që ka për ta dhe vendin e vetë Malësinë, pastaj për Shqipërinë dhe Kosovën. Ka ditë po ashtu t’i këndoj edhe dashurisë , të rinjvet dhe gjeneratave që vijnë. Kënga dhe melosi i tij u pritën jashtëzakonisht mirë në çdo vend që frymon shqip dhe që ka shqiptar. Këndon veçmas por ka kënduar edhe në duet me këngëtarë dhe këngëtare të shumta të estradës shqiptare por do të veçonim duetin e pashoq me artistin e mirënjohur shqiptar Çun Lajçin pastaj me Mustafë (Muso) Dreshaj e të tjerë dhe çdo kund paraqitja e tij u përcoll me vëmendje dhe publicitet të radhë. Se vepra e Gjeto Kolës ishte në vend dhe se mbetet njerëzore, humane , kombëtare dhe e shenjtë dhe se ajo do të vazhdohet edhe më tutje në të njëjtin intensitet në këtë familje të madhe e ka dëshmuar dhe vazhdon ta dëshmoj djali i tij më i vogli Pjetri apo siç e njohim si Peti. Ky djalosh, aktivist dhe humanist i njohur si duket me veprimtarinë e tij të pashoqe dëshmon se është Gjetja i dytë, dëshmon se njerëzia për të është virtyti më i lartë tek njeriu. Aktivitetet e tija në diasporë janë ma se të njohura dhe të gjitha ato janë ndërmarrë në të mirën e komunitetit dhe çështjes shqiptare në përgjithësi. Ai deri më tani në shumë  raste  ka ndihmuar të varfrit dhe çdo aktivitet që është në lidhje bamirësie dhe humanizmit si në Malësi ashtu edhe në diasporë. Ndërsa për të gjuha, kombi dhe flamuri janë të shenjta dhe të pa zëvendësueshëm sikurse edhe familja e tij për të cilën siç është shpreh dhe siç ka dëshmua shumë herë do të flijonte edhe jetën pa u kursyer në asnjë moment. Lirisht mund të themi se Gjeto Kola mund të flejë i qetë në dritën e parajsës se ky djalosh do t’ia ruaj të gjitha ato virtyte për të cilat Gjetja luftoj tërë jetën sa qëndroj i gjallë mbi këtë tokë.

Në fund do të cekim një shembull thjesht human nga ana e Muzeut etnografik të Malësisë i cili për meritat e të ndjerit Gjeto Kolë Ucit Camaj me rastin e largimit të tij nga kjo botë muzeu uli flamurin kombëtar në gjysmë shtizë, duke dëshmuar kështu respektin për veprimtarinë njerëzore të Gjeto Kolës i cili të përkujtojmë po ashtu se në raste të shumta e ndihmoj jo vetëm logjikisht por edhe financiarisht këtë muze. Fare në fund të këtij artikulli lirisht mund të themi se me Dedën, Palokën, Petin si dhe djemtë e tjerë dhe vajzat e tij edhe më tutje në këtë familje të gjerë do të ruhet besa, burrëria , trimëria dhe tiparet e tjera njerëzore të fisit të Vuksanlekajve dhe krejt Hotit.

Filed Under: Uncategorized

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 956
  • Next Page »

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • “FALEMINDERIT” ALEKSANDËR VUÇIÇ, MIKU I MIRË DUKET NË DITË TË VËSHTIRË…!!
  • Lamtumire Prof.Skender Temali
  • U shënua në Nju Jork,110 vjetori i Kryengritjes së Malësise se Madhe (FOTOGRAFI)
  • (VIDEO) “UNE E DI SE ME VRASIN”
  • Rihapet Kutia e Pandorës për Hunter Biden djalin e Joseph Biden Jr.
  • Në Kosovë çdo gjë është politizuar…!
  • Lypës & prostituta
  • Kush po shtrembëron historinë?
  • Ligj i Ri për Nënshtetësinë Greke – Kushti i Parë: Njohja e Gjuhës!

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

(VIDEO) “UNE E DI SE ME VRASIN”

Nga: Kozeta BRUÇI Shkrim, dedikuar punes 17 … [Vazhdo....]

Lypës & prostituta

Nga Edmond Tupja Sipas disa miqve të mi … [Vazhdo....]

Kush po shtrembëron historinë?

… [Vazhdo....]

Ligj i Ri për Nënshtetësinë Greke – Kushti i Parë: Njohja e Gjuhës!

Me Ligjin 4735/2020 u bënë ndryshime të … [Vazhdo....]

Vetëm 3500 spektatorë holandezë do të lejohen ta ndjekin Eurovision 2021

Vetëm 3500 spektatorë do të shikojnë të gjitha … [Vazhdo....]

KRONIKANI I VDEKJEVE….

-Tregim nga Shefqet Meko- Ishte dimër i … [Vazhdo....]

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

KURIOZITETE

Gjuha shqipe nuk është matematikë, por është e rëndësishme sa matematika

03/30/2021 By Pafragje

Agim VuniqiProblemi gjuhësor te shqiptarët e Kosovës nuk është aq i thjeshtë, shumica e shqiptarëve të Kosovës dhe më gjërë, duke përfshirë udhëheqësit e shtetit belbëzojnë shqip, por edhe në gjuhët tjera, sepse nuk kanë gjuhën bazike të fortë, nuk e dijnë gjuhën shqipe, dhe duke arsyetuar atë mosdije vejnë në spikamë ideologjinë. Shkenca është […]

Gjama e burrave dhe vaji i grave në Malësi

03/18/2021 By Pafragje

Gjekë  Gjonaj Gjama e burrave, është një traditë që është përdorur nga burrat shqiptarë – malësorë  vetëm për burrat e vdekur. Ky ritual mortor në trevën e Malësisë së Mbishkodrës  është aq i vjetër sa edhe  në malësitë –krahinat tjera  veriore  shqiptare në Shqipëri, në   Kosovë, në Labëri  dhe në arbërorë të Greqisë. Sipas studiuesve […]

RETUSHUESIT- SI E KORREKTOJNË REALITETIN RAMA DHE VELIAJ

03/17/2021 By Pafragje

Po të kërkosh foljen “retushoj” në një prej fjalorëve online të Gjuhës Shqipe gjen lehtësisht se kuptimi i saj është bërja e ndryshimeve a përmirësimeve të imëta në një fotografi, në një film ose në një pikturë duke e ndrequr hollë e me mjeshtëri. Është i njohur ky proces gjatë viteve të diktaturës në vend, […]

Gjelosh Junçaj, rapsod i mrekullueshëm me zërin si pushka

03/13/2021 By Pafragje

Gjekë Gjonaj                        Në kërkim të lahutarit  më të vjetër  në Malësi   arrita  në  shtëpinë e  Gjelosh Junçaj, në Tuz, ku jeton një jetë të qetë, të bukur e në harmoni të plotë  me bashkëshorten e tij Marinë. Të dy intelektualë, profesorë të gjuhës dhe letërsisë shqipe, tashmë në pension. Bashkëbisedimi    me këtë çift     shembullor, […]

E kujt është republika ?

02/20/2021 By Pafragje

Agm VuniqiNganjëherë lajmet skandaloze të bëjnë të luash mendsh. Nuk janë vetëm lajmet por edhe këmbimi i llafeve që marrin karakter të ngjarjeve, nuk kisha thënë krejt “horror” po të dyshimta po se po. E çuditshme është urrejtja te njerëzit, sidomos kur ajo manifestohet për diçka që nuk është personale, e as që duhet të […]

Ulqini me borë

02/17/2021 By Pafragje

Gjekë Gjonaj Pas  një jave me të reshura të dendura shiu, të cilat shkaktuan përmbytje të mëdha  në shumë zona të Komunës së Ulqinit,  Ulqini sot  paradite u  përfshi nga reshjet e dëborës. Temperatura e mëngjesit është ulur në  zero gradë celsius gjë që ka sjellë edhe dëborën e parë në këtë dimër . Reshjet […]

I le “kuajt” në parajsën e marrëzisë

02/09/2021 By Pafragje

Marash Gilaj ( Fantazi mbi poezinë “Kuajt” të Gjekë Marinaj) Ti refuzove të të quanin kalë, Ndaj, çave ferrën tridhjetë vjet më parë. Fluturove larg, Duke kaptuar fusha , male, dete e qytete Sepse nuk doje të flisje gjithë jetën me vete. Ikën tre dekada, nga ajo kohë e mallkuar, I le “Kuajt” në parajsën […]

Gjekmarkaj “shpërthen” ndaj Nanos( Çfarë thoshte dikurë për Ramen-video)

02/05/2021 By Pafragje

Berisha të mundi disa herë me vota dhe të nxori në pension, kishe lyer flokët dhe mjekrën me bojë. U mbyll me Berishën në Pallatin e Zogut për t’i bërë presion Ramës Nga Agron Gjekmarkaj Pas 10 vitesh heshtje te perballuara me gajret Fatos Nano foli! Për të shkuaren foli dhe kur flet vetem per […]

LIBRAT E AKADEMIKUT ZEF PERGEGA LARTESOJNE KOMBIN SHQIPTAR

01/30/2021 By Pafragje

Një pasdite të qetë Tiranase, në ditët e para të vjeshtës 2020, teksa sapo isha kthyer nga nje tur pune në veri të vendit, monotoninë ma theu zilja e celularit tim. Nga ana tjetër e telefonit ishte Zef Pergega, miku im, prej më shumë se tridhjetë vjetësh. Në zërin e ngrohtë dhe plot mirësi të […]

Heronjët partiak

01/29/2021 By Pafragje

“Kush fitonte më tepër ay ishte usta, dhe kush nuk plaçkitte ish krejt budalla”, Noli Shkruan: Agim Vuniqi Qytetarët amerikanë flasin dhe shkruajnë shumë, është e drejtë e mbrojtur me ligj, “Bill of rights”, e drejta për të folur dhe për të shpehur mendimin “pa pardon”. Kjo të ndihmon shumë të shprehësh mllefin, pra kur […]

Tom Fitton dhe Judicial Watch tregojnë se listat e pista të votimit nënkuptuan zgjedhje të pista

01/28/2021 By Pafragje

“…California, vendosi një proces gjyqësor me ne dhe vitin e kaluar filloi procesi i heqjes së deri në 1.6 milion emrave joaktivë nga listat e Los Angeles County. Kentucky, gjithashtu filloi një pastrim të qindra mijëra regjistrimeve të vjetra vitin e kaluar, pasi hyri në një dekret pëlqimi, për t’i dhënë fund një tjetër procesi […]

Dukaj: Pakicat në Mal të Zi nuk duan getoizim

01/28/2021 By Pafragje

Politologu dhe analisti shqiptar nga Mali i Zi, Kristjan Dukaj për televizionin shtetëror të Malit të Zi (RTCG) i ftuar në emisionin “Mostovi”, foli për librin e tij të ri “Pakicat në Mal të Zi dhe mekanizmat ekzistues për mbrojtjen e tyre”, ku theksoi që pakicat në Mal të Zi nuk duan getoizim por integrim […]

Si po zhduket gjuha shqipe…!?

01/12/2021 By Pafragje

Bashkebisedim me shkase Gazmend Shaqiri, inxhinier i elektrikes në Kompanine me te madhe te automobileve Ford, Detroit, i brengosur për fatin e gjuhes shqipe me shkruan: I  percjelli emisionet televezive te Kosoves dhe Shqiperis dhe kam ardhe ne perfundim se mbrenda 10 deri ne 20 vjete nese nuk do ta dish Anglishten nuk do te […]

Ke po ndihmon Turqia …Shqiperine apo Ramen ?

01/07/2021 By Pafragje

Vizita e Rames ne Turqi eshte bere me ftesen personale te Sulltanit turk Erdogan dhe per formen qe po zhvillohet qe nga pritja me kuaj, tapete e sajdisje te nivelit me te larte shteteror qe nuk ju jane rezervuar as Trump. Merkel, Macronit etj por edhe ”koincidences ” se rastit se ajo zhvillohet vetem tre […]

80 vjetori i Vdekjes së At Gjergj Fishtes .

12/30/2020 By Pafragje

Nga Ndue  BACAJ 80 vite më parë, në moshen 69 vjeçare,  me 30 dhjetor 1940 , në  Shkoder  do të perhapej   lajmi i ndarjes nga jeta i njërit prej koloseve më të medhenj të fjales e vepres , At Gjergj Fishtes. “Yndyra” e intelektualizmit , nacionalizmit  ,por edhe i qytetarisë  së thjeshtë të Shkodres , […]

Aktor të mrekullueshem,gjithmonë të befasishem me humor.(Foto..)

12/29/2020 By Pafragje

Kur i prezantuan ne nje shfaqje ne France si aktore te Shkodres, ata nuk ngurruan aspak ta korrigjonin moderatoren duke i thene se vinin nga Malesia e Madhe. Kjo u shoqerua me duartrokitjet e zjarrta te publikut. Gac Kodrina dhe Qazim Cela jane dy aktore te mrekullueshem, qe kane krijuar nje dyshe te pandashme ne […]

REVISTA AMERIKANE “LIFE”KONSTATON SE NËNA TEREZE ËSHTË KRIJESA MË E PËRSOSUR MORALE DHE NJERËZORE E TË GJITHA KOHRAVE

12/25/2020 By Pafragje

Gjekë Gjonlekaj/New York Revista e njohur amerikane “LIFE” botoi këto ditë një numër special. Kjo është njëra prej revistave amerikane më të ilustruara dhe është shumë e njohur për fotografi të të shkëlqyeshme. Ç’prej Luftës së Dytë Botërore e deri në fund të viteve 70′ kryeredaktor i kësaj reviste për ilustrime fotografike ishte fotografi gjenial shqiptar Gjon […]

Selitë partiake diktojnë çdo gjë

12/17/2020 By Pafragje

Agim VuniqiKorrupsioni, premtimet…, nga “kallashët” politikë si duket patën sukses, të gjithë iu përshtatën rregullave të reja, çdo gjë e keçe “bleronte”, edhe muçitjet ishin tjetërfare, ato vinin nga shtëpitë publike, kështu pavrejtur shqiptarët fillojnë të tjetërsohen, lakmia për pushtet, lakmia për para, ua hapi portat e kullave shqiptare fajdexhive, fallxhive, mujsharëve.Agim Vuniqi Shumica e shteteve […]

Meditim nga një udhëtim në vendlindjen time

12/13/2020 By Pafragje

Kur vij në Triesh  kthehem në origjinë Gjekë Gjonaj I lodhur nga  koha e pandemisë në Ulqin   në fund të vjeshtës dhe në  fillim të dimrit vendosa të largohem nga jeta e përditshme e qytetit të përgjumur  për të kaluar disa orë të paharrueshme  mes natyrës së virgjër malore në vendlindjen time të dashur në […]

NJE MENDIM NDRYSHE

12/13/2020 By Pafragje

Sokol PARRUCA – Çeshtja e dhunes te ushtruar nga femijet eshte diçka qe duhet analizuar me thelle. Ato femije jetojne me prinderit , qe ne menyra te ndryshme shfaqin pakenaqesite e veshtiresite e jetes , turfullojne me ofshama per hallet e tyre , ne prani te femijeve…dhe bejne pergjegjese qeverine , per gjithcka te mbrapshte […]

Ku po SHKOJMË..?!

12/13/2020 By Pafragje

Sajmir Çoku – Humbja e shpresës, kriza e besimit, shpërlarja e trurit politikisht bashkë me kërcënimin e bukës e gojës, janë edhe arsyet kryesore pse sot po na qeverisin Bandat Politike për 30 vjet me vetë “Bekimin” e votave tona që me hir e pahir po mbajmë në PUSHTet Llumin më të Ndyrë të racës […]

Kush po na vret….

12/11/2020 By Pafragje

….Nuk po na vret thjesht ai polici injorant , qorr e kriminel …fanatik e militant partie ku pertej edhe budallallikut te vet e ku per nje rroge e nje pale kepuce ”gjermane” eshte i gatshem te vrase edhe femijen e vet…As ai polici qe ”shkeli rregulloren” e nuk e pa viktimen se ishte nate por […]

Mut Nano & Nexhmija dhe…Nene Tereza ne mes tyre…

12/07/2020 By Pafragje

Si te mos mjaftohet me helmin, llumin, balten e vrerin qe derdh e hedh cdo dite mbi Shqiperine e shqiptareve prej gojes se tij te ndyre e mendjes se tij te qelbur antinjeriu e antishqiptari Mut Nano i cili qe i vetmi qe se bashku me fshatarin provincial e te pa ndreqshem te Cermenikes Tualet […]

Rama do të aplikojë votimin me postë të emigrantëve për manipulim masiv të votave në zgjedhje

12/05/2020 By Pafragje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon që emigrantët të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit përmes postës. Në një raport 26 të siguruar nga ABC, grupi i punës në KQZ ka dalë në këtë konkluzion, edhe pse në vetvete e gjithë panorama paraqitet pesimiste, me rrisqe të larta, pasiguri, kosto financiare, e mbi të gjitha […]

Përplasje e fortë në TV mes Grida Dumës dhe Frrok Çupit: Je hiç, këllirë, llum…

12/05/2020 By Pafragje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma është përfshirë në debat të ashpër me analistin Frrok Çupi, në studion e emisionit “Open”. Debati nisi ndërsa po diskutohej fakti që kancelarja Merkel i tha jo Shqipërisë për hapjen e negociatave. Sipas Dumës kjo ishte një shuplakë për Ramën, gjë e cila nuk është kundërshtuar nga Frrok Çupi.  […]

Si ta shpëtojmë demokracinë nga teknologjia

12/05/2020 By Pafragje

Nga Francis Fukuyama, Katharine T.Bartlett & Ashish Goel Midis shumë transformimeve që po ndodhin në ekonominë amerikane, asnjë nuk është më e spikatur sesa zhvillimi i platformave gjigante të Internetit. Amazon, Apple, Facebook, Google dhe Twitter, tashmë të fuqishëm edhe para pandemisë së Covid-19, janë bërë edhe më shumë gjatë saj, kjo pasi shumë nga […]

NË VEND TË NJË URIMI PËR DATËN E 76 VJEORIT TË ÇLIRIMIT…

11/29/2020 By Pafragje

Nga Ndue  BACAJ Duke qenë se mosdokordësia, për datën e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë (28 apo 29 nëntorin 1944) ka lidhje direkte me çlirimin e dy trevave veriore të Shqipërisë politike, pra të Shkodrës e Malësisë së Madhe, unë si vendali  mendova të kujtoj pak argumente historike, të cilat flasin jo pak datën […]

Siç thoshte gjyshja ime…

11/28/2020 By Pafragje

Marash Gilaj – Tregim Me Gëzimin, shokun e ushtrisë, kishim dy dekada pa u takuar. Ashtu erdhi jeta tek ne, në këto tridhjetë vitet e tranzicionit. Secili prej nesh emigroi pas vitit 1990, por në shtete të ndryshme. Kishim humbur edhe kontaktet me telefon. Ai kishte kaluar ca vite në Greqi, kishte punuar çdo ditë […]

Me përvojën personale të ndihmojmë të tjerët

11/26/2020 By Pafragje

Shkruan mr. Kristjan Dukaj, Këtyre ditëve, bota ka përkujtuar rastet e para pozitive të prekura me covid-19.kemi rikujtuar lajmet e para nga qyteti kinez, Vuhan, pamjet e para nga spitalet e atjeshme  si dhe mjekët me maska në betejen me këtë të keqe duke tentuar të shpëtonin të sëmuret. Jemi përkujtuar informacionet e para lidhur […]

Rezultati Aktual i Zgjedhjeve në SHBA – Real Info!

11/11/2020 By Pafragje

Kjo është situata korrente e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në 5 shtete u vendos rinumërimi i votave, teksa janë evidentuar dhe faktuar manipulime të votës. a. Kanë votuar me dhjetra mijë të vdekur; b. Fletëvotimi falco janë gjetur në kutitë e votimit; c. Fletë votimi pro Trump janë gjetur […]

8 Milion më Shumë Votues, krahasuar me numrin e votuesve të regjistruar.

11/10/2020 By Pafragje

(Washington, DC) – “Judicial Watch” njofton sot se në një studim të muajit shtator 2020 zbulon se në 353 rajone të SHBA-së, ka patur 1.8 milion votues më shumë se votuesit që janë në moshë për të votuar. Me fjalë të tjera, numri i regjistrimit të votuesve kalonte mbi 100% të votuesve legjitimë. Studimi kapi 8 […]

Për llogari të kujt po shkon Kosova në Hagë?!,

11/10/2020 By Pafragje

Për llogari të kujt po shkon Kosova në Hagë?!,                                                                          ndryshe                                                Dritëhijet e krimit të sofistikuar global                                                                                                      .                                                                                      Ndërkohë që, pas shmangies, sui-generis, të Albin Kurtit nga kryeqeverisja e Kosovës demokratike, vetëm brenda 50 ditëve të mandatimit të tij kryeministror, po ndiqja, në media, arrestimet kolektive të elitës së UÇK-ës, Hashim Thaçit, Kadri […]

Reagimi i fortë i shkrimtarit në SHBA: Ec e laj pjata, Babaramo, mos i lëpi!

11/07/2020 By Pafragje

Nga Ramiz GJINI Rastësisht, hasa dhe lexova një shkrim të një asosh gazetari, që nuk ia mbaj dot mend emrin. Qe një asosh me mbiemër Babaramo. Ky asoshi, më duket, që ka një emision ku bën nja pesë pyetje. Pra vetëm pesë bën i shkreti, se po të bëjë më shumë, i mbarojnë pyetjet! Ky […]

NJË “USHTAR I TRAMPIT” NË DETROIT

11/06/2020 By Pafragje

Nga Rush Dragu Jane të paktë shqiptaret në shtetin Michigan që nuk e njohin Profesor Luigj Dodaj.  I kualifikuar për futboll në instancat e larta të ekzekutivit Europian të futbollit. Ish tranieri i ekipit të futbollit “Laçit” i cili nën drejtimin e tij doli Kampion në Kategotinë e Dyte (për ato kohra) dhe qe nga […]

More Posts from this Category

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

2004© 2021 . AlbDreams.Net | Të gjitha të drejtat e rezervuara