ALBDREAMS MEDIA: “Shqipe ku ike?” ne transmetimet e Radio Iliria dhe Albdreams Tv, me ide dhe materiale interesante per gjithe audience jo vetem USA por dhe Europe, aty ku jetojne shqiptaret. Me dt. 6 tetor ne oren 10 ET dhe ora 16.00 me oren e Shqiperise, ne “Shqipe ku ike?” do te jene te ftuara ne nje lidhje direkte me Greqine Safete Skartados, me Italine Ana Lushi, me Spanjen Kristiana Capo dhe me Gjermanine Aferdita Xhilaj. Te 4-ta mike te “Shqipe ku ike?”, por qe nuk njihen me njera-tjetren. Do i bashkoje tema: Jeta e femres shqiptare ne bote.
Cilat jane arsyet e emigrimit? Ne cfare rrethanash emigruan? A gjeten realitetin qe prisnin? Cilat jane disa nga punet ne vitet e para? A mendojne se ne Shqiperi nuk kuptohet jeta e vertete e nje emigranti? A eshte e drejte te ndihmohen rregullisht me para te afermit? A ndihen te huaja ne vendin e tyre? A mund te bejne karriere ne nje vend te huaj?
Ftojme gjithe emigrantet, dhe gjithe audiencen e “Shqipe ku ike?” te behen pjese me mendimet e tyre permes sms-ve dhe komenteve gjate transmetimit live edhe ne rrjetin fb. AlbDreams Televizion si dhe ne nr. e viber-it +1 248 635 0292. Mos harroni, te merkuren 6 Tetor, ora 10 ET dhe 16.00 ora e Shqiperise, ne emisionin “Shqipe ku ike?”, te Albdreams Media. Me Kozeta BRUÇI




