Edhe une PROTESTOJ

0
586

Edhe pse   Bibla  dhe Kurani e ndalojnë dhunën  ndaj   femrës ( gruas)  dhe atë  e ngritin  në nivel më të lart se mashkullin ende shqiptarët vazhdojnë të mos i binden urdhrit të  këtyre librave të shenjtë të fesë.

Vrasja e  vajzës 19   – vjeçare Shejlla Bakija, para shtëpisë së saj  në Tuz  nga i dyshuari Ilir Gjokaj, është një ngjarje e rëndë  e cila trishtoi thellë Malësinë. Ky ekzekutim  është   vepër  mizore,  e pashpirt, e egërsishme, e përgjakshme, kërdi. Një krim i përbindshëm. Dhe nuk ka më përbindësh se injoranca.

Duke dëshiruar  të vë në pah  ndryshimet midis dy gjinive dhe shkaqet që çojnë në vrasje  po i referohem shprehjes popullore: “Kur lindin vajzat qajnë trarët e shtëpisë”.