“Sharlatanët të ikin nga opozita, ajo duhet të rithemelohet”.Foltorja dhe Vula duhet ta ulin siparin

0
230

Nga Agron Gjekmarkaj

Katastrofa elektorale e Opozitës është e pazakonte në përmasa deri në kufijtë e asgjësimit por jo e pa paralajmëruar. Kryeqyteti, qytetet e medha, Shkodra, bastionet po bien të gjitha një e nga një.

Marrëzia dhe poshtërsia krah për krah u serviren si shpresë, si alternativë, si fitore kur në fakt me zhurmën si teneqe rrugëve kishin në ballë humbjen dhe shkatërrimin.

Tek dhuna e fjalës gjeje mungesën e fisnikërisë. Zhgënjimi është i madh, zëmerimi po kaq. Gjuetia për fajtore jashtë vetes s’ka asnjë vlerë, nuk shëron askënd. Në një hartë të tillë ndëshkimi nuk ka dobi të akuzosh kundërshtarin, do të ishte insistim në marrëzi.

Duhet kerkuar gjithçka tek vetja, tek vetëshkaterrimi per interesa personale, tek shkolla politike, tek dominimi i se vjetres, tek gjuha antiperendimore, tek të njëjtet që vërtiten në oborr pa mirësinë për tu hapur vend të rinjve dhe të rinjtë pa kurajo per t’u rebeluar, duhet kerkuar pergjegjësia tek Sali Berisha  dhe Lulzim Basha e tek secili prej nesh qe nuk u dolëm ballazi sa duhet e kur duhej vit pas viti.

Partia domen i bën me faj të gjithë aksionerët e PD shumë më tepër trupën e saj politike.

Nje degradim i tille nuk eshte merite negative vetem e dy personave por e kujtdo qe lejoji kete mentalitet të shnderrohej ne rregull.

Kjo fundosje nuk është e një viti ajo ka rrënjë të thella. Ngjarjet e kesaj kohe, çarja, perçarja, egersia e gjuhes, thyerja me SHBA, perdorimi i njerëzve si te ishin turma pa shpirt, paftesia per te rigjeneruar ide, krijuan dritare te shumta ku secili mund të shihte tragjedine e opozites e ndarë në “Foltore” e “Vulë” të dyja të pandershme, e para në revansh e dyta në mbrojtje në paaftesi per te ndertuar konceptin e një opozite te re mosperdoruese  e një vule qe i ra siper si rrase varri.

Deputetet janë produkte të votes, unë njëri prej tyre. Nuk e besoja kurrë që të mpihesha, te rrotullohesha mes dilemash, si mijera të tjerë të djathtë shqiptar, të nisesha e të kthehesha, të mos votoja produktet e një procesi femijë te perdhunimit dhe gjuhes kunder SHBA dhe Perendimit, te strehuar tek sigla e Ilir Metes kaq shumë të akuzuar prej tyre e po kaq nga kundershtaret per të kaluaren,  të refuzoja paaftesinë e vules per ti dhene vendit dhe opozites një model të ri, kantidat dinjitoz.

Kjo nuk ka të bëjë me Pashk Gjonin i cili mbetet një person i denjë per respekt si qytetar e si mjek qe ne plan individual do e merrte voten time.

Po pluralizmi është në rrezik sepse ne si opozite po vetëvritemi. Shoqeria po ecen me shpejtësi, ne nuk po dime ta lexojme ate. Vendi ka nevojë per nje opozite të re pa humbur mbeshtetesit e së vjetres. Opozita duhet te rithemelohet Foltorja me revanshin e saj dhe Vula me skytherine e vet duhet ta ulin siparin. Kjo nuk behet me fytyrat si sholle kundrejt qe as nuk skuqen e as nuk zverdhen, duhet te vendose qellimet e veta në kontekstin e modernitetit shqiptar, duhet të çlirohet nga varrmihesit e saj të vjeter apo të rinj, duhet të rivendose miqesine dhe dialogun me SHBA-ne ndryshe fatkeqsite nuk do të na ndahen deri në piken që tragjikja të shnderrohet në komike. Jemi afer kesaj pike. U mund “opozita e vertete” shumë më teper se “opozita e shitur”. Por janë mundur të dyja. Njerëzit duhet te protestojne qe sharlatanet të ikin nga Opozita. Pasi të na bjere zemerimi duhet t’i kthehemi arsyes, tolerances perkufizimit të një vizioni qe i rikthen vendit pluralizmin, demokracise ekuilibrin, Shqiperise një alternative. Çdo qasje tjeter ka vetem një horizont asgjesimin qe i shpie individet nje nga nje të bejne menjane si femije qe nuk rrine dot pa e thëne “Mbreti është lakuriq”.