Beleri fiton Himarën nga burgu

0
136

Kandidati minoritar Fredi Beleri megjithese i arrestuar ka firuar bashkine e Himares. Ai qe 27 vota para kur pati mbetur dhe nje kuti me 150 vota per tu numeruar. Po as kjo kuti nuk e permbysi rezultatin.E gjithë loja në këtë bashki luhej jashtë kufijve të Shqipërisë. Pra në faktin se sa votues me emigrantë do të sillte secili prej kandidatëve nga Greqia. Pikërisht për këtë u dyshua se me urdhër nga lart policia inskenoi kapjen e tij në flagrancë, për blerje votash. Sipas burimeve diplomatike të konfirmuara dje, nga pikat kufitare me Greqinë kanë ardhur afro 3 mijë votues pro Belerit. Dhe kjo ka qene vendimtare në rezultatin përfundimtar.Pasi u prangos të enjten gjykata e Vlorës vendosi të shtunën ta cilësojë të ligjshëm arrestimin e Alfred Belerit, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, i akuzuar nga prokuroria për “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Gjykatësja Dorina Stroka po ashtu caktoi për Belerin masën e sigurisë arrest në burg dhe transferoi çështjen për kompetencë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Spak pas vendimit Ministria e Jashtme greke bëri një reagim sipas të cilit me këtë vendim Shqipëria “praktikisht nuk po ndiqte rrugën drejt Bashkimit Europian”. Më herët për çështjen reaguan kryeministri grek dhe ministri i jashtëm.

©Lapsi.al