Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se Reforma në Drejtësi ka dështuar.
Berisha i referohet të dhënave të sondazhit të fundit të Euronews Albania, ku tregohet se qytetarët kanë humbur besimin te pavarësia e sistemit gjyqësor.
Sipas anketës, vetëm 31% e shqiptarëve besojnë në pavarësinë e gjyqësorit, ndërsa 61% e tyre e konsiderojnë të varur nga politika.
Postimi
Provohet deshtimi i plote i pseudo reformes se drejtesise.!
Barometri i Euronews Albania rrezon propaganden e shpifur qe servir per sukses deshtimin e reformes ne drejtesi!
Ja se çfare mendojne shqiptaret per te ashtuquajturen reforme te drejtesise.
Te dashur miq, e verteta vonon por nuk harron.
Ne kete rrjet social, ne studio televizive, ne parlament dhe kudo kam denoncuar te ashtuquajturen reforme te drejtesise te ideuar, sponsorizuar nga Fondacioni i Shoqerise se Hapur i George Sotos ne Tirane si nje pseudoreforme qe kishte per qellim vendosjen e sistemit te drejtesise nen kontrollin e partise socialiste.
Studimi i Barometrit provon se
1-vetem 31% e shqiptareve besojne ne pavaresine e gjyqesorit nga politike kurse 60,9% e tyre e konsiderojne te varur nga politika dhe
2- Vetem 35,9% besojne se ky sistem jep drejtesi per qytetaret kundrejt 59,1 qe mendojne te kunderten, se nuk jep drejtesi per qytetaret dhe
3- vetem 38,9 e shqiptareve besojne se ky sistem ndeshkon politikanet kurse 57,6% besojne te kunderten.
Studimi gjithashtu provon se per shqiptaret SPAK-u eshte institucion i PS pasi atij i besojne rreth 70% e votuesve socialiste por vetem 31% e votueseve neutral dhe 12% e votuesve te PD.
Ky studim deshmon qarte se sot pas 6 vitesh shqiptaret nuk besojne me ne propaganden e shpifur qe kerkon tju servir deshtimin e plote te pseudoreformes se drejtesise si sukses te vertet.
Sipas keti studimi drejtesia ne Shqiperi eshte ne kontroll politik te plote. Ajo nuk jep drejtesi per qytetaret nuk lufton krimin dhe SPAK eshte thjeshte nje instrument ne duarte e Partise- shtet. sb