NGA NDUE BACAJ
Pashkët kremtohen qindra apo mijëra vite para ardhjes së Mesisë së paralajmruar, Jezu Krishtit, në tokën e Shenjtë të Izraelit , por atëhere festimi i Pashkëve kishte kuptim tjeter, pasi siç e gjejmë të shkruar në Bibel (fq.92-94) , Pashkë do të thoshte në hebraishten e vjeter KALIM ( kjo e bazuar në foljen PASAH). Pashket atëhere simbolizonin kalimin e Zotit nëpër tokat e Izraelit , per ti shpëtuar nga roberia e paganizmit egjyptian..Vet Moisiu në ato kohë i thoshte popullit të tije që ditën e Pashkëve të bënin nga një qingj fli , ku me gjakun e tij të sterpiknin ballin e shtëpiave të tyre. Sterpikja bëhej me deget e bimes së kuqerremt me emrin HISOPI. Gjithashtu Moisiu i porosiste që mishi i qingjit të piqej dhe të hahej shpejt pasi janë Pashket , pra Kalimi…Pashkët në atë kohë festoheshin të shtunen e parë pas ekuinoksit me Henë të plotë.. Pas ardhjes në jetë të Jezu Krishtit dhe doktrines së tij, festimi i Pashkëve vijoj edhe nga vetë Jezusi me Apostujt e tij. (Bibla fq.1451). Që nga ajo kohë Pashkët filluan të kenë një kuptim më të gjërë shpirterore dhe Hyjnore, pasi Pashkët ishin ditët e kalimit nga roberia pagane , në mbreterinë qiellore të vetë Zotit, më të derguarin e tij Jezusin.. Por kuptimi i vertet i kremtimit të Pashkeve do të vinte pas ringjalljes në ditën e tretë (të Dielen) të Jezu Krishtit që sundimtarët pagan romak i kishin marrë jetën toksore duke e kryqezur e varrosur ditën e premte. U deshtë që në krye të perandorisë Romake të vinte Iliri (shqiptari) nga Nishi (Nasiussi i Dardanisë) i Kosoves (sot nën Serbi) Flavio Valerio Kostandini (Kostandini Madh) , që Pashkët të fitonin dimensioni e ri të festimit si ditë ringjallje , jo më të shtunen hebraike , por të Dielen Kristiane që nga viti 321. (Po nga perandori ilir Kostandini i Madh), Kristianizmi si fe e besim ishte “legalizua” me Ediktin e Milanos të vitit 313). Pashkët festohen tre ditë, pra aq sa zgjati ringjallja e Jezusit, dhe kanë si kohë kremtimi (per katoliket) të dielen e parë me Henë të plotë pas ekuinoksit të Pranverës (dhjetditëshi i tretë i marsit –gjysma e parë e prillit..). Simboli i Pashkëve janë VEZËT që njihen si embrioni i riprodhimit të jetës, ndersa ngjyra e kuqe që ngjyrosen, “perfaqeson” gjakun që fali pa kursim i derguari i Zotit-Jezusi ,si dhe vet dashurinë hyjnore e njerzore . Pashkët si ditë ringjallje e shprese , kanë bekimin , faljen e mëkateve e gabimeve njerëzore , ku kjo arrihet me anë të Sakramentit të Rrëfimit .. Para Pashkëve bëhet bekimi i bukes dhe vlerave të tjera ushqimore e jetsore… Pashket pas Krishtlindjes janë evenimenti me i rëndësishëm i “botës” Kristiane , e cila në këto ditë shkon në Kisha e Meshë ,duke ndezur qirinjë dhe duke ju lutur Jezu Krishtit në Qiell, doktrina e të cilit tashmë është jo vetëm BESIM ,por edhe QYTETRIM ,që e jetojnë e shijojnë edhe ata që e kanë mohuar, siç i paralajmronte Jezusi ndjekesit e tij para dy-mijë viteve…(Vlenë të cilësohet se para Pashkëve janë shtatë javë Krezhme, ku “agjërohet” , kryesisht duke mbajtur thatë,..). Ne në Shqiperi e kemi provuar mbi kurriz ketë mohim në vitet e ateizmit komunist , mohim që ende duket se e kemi mallkim , prandaj vijojmë të jemi të fundit në Europë (e thuajse në Botë) në qytetrim , zhvillim , ndërtim e mirqenie … “Gjithsesi” me SHËNDET PASHKËT) të gjithë kristianëve (Katolik) shqiptarë , por edhe të gjithë atyre shqiptarëve që besojnë në ringjalljen (veçanarisht në atë shpirterore), per të cilen ne shqiptaret ende kemi më nevoj se asnjë komb tjeter në Europë e më gjërë…