IK O LULZIM SE E KE BA KATRAN KREJT !

0
812

Rush Dragu

Kurë degjova nga goja juaj se : “Une (Luli) s’kam humbur asnje beteje” thashe se ky ka krye pune me mëndjen e kresë .

Çfarë i din shqiptaret O Lul për budallenj ? Jo more nuk janë ashtu,të kuptojnë ,të kanë kuptuar por kanë thënë se hajt sot e hajt neser se ky njeri do të bëjnë diçka.Por ti asgjë

Biles me shumë marifet e djallezi ke rreshqitun dhe me megafonet tuaj ke shperndarë lajmet e zeza se: “Une sjam kryetari.Mua s’me len Berisha” etj si keto që nuk të kanë justifikuar por të kanë zvogluar nga dita në ditë.

Çdo ditë e më i vogel je ngritë nga gjumi sepse je humbes kronik.

Jo, gabohem unë që nuk ju besova. Ju vertete nuk jeni humbes.Xhepi juaj dhe intereset e ngushta dhe meskine tuaja janë realizuar të gjitha

Humbes janë shqiptaret që pluralizmin e djallose krejt,ja dorzove të gjithin si të done dhe kurë ti duhet Edi Rames.

Jo ti vertetë nuk je humbës,humbes janë shqiptaret qe e ndave territorin shqiptar me Edi Ramen,si deshi ai dhe si i interesoj atij mbasi duke mos marrë pjesë Ti O Lul  ishte loja juaj që je i pafajshëm:”E bëri Edi Rama une nuk isha” .Po pse të kishin zgjedhur O Lul ? Për të qëndruar e jo për të ikur.

O Lul,po ti  berë e çfarë nuk ke bërë por e mbushe PD-ne me ata që nuk kishin vënd më tek PS-ja.

O Lul edhe pse nuk desha ta besoja se je i kapur kembë e krye dhe ta kanë zënë kokën me derën e tyre prape se prape tash jam i bindur se të gjitha i bërë dhe hoqe të gjithe antare dhe kontributor të PD-se dhe me megafonet e zinj tutë përhapje helmin se keto i bën Berisha.

O Lul ja hape dyer e dritare Edi Rames,hoqe gjithe kundershtaret,ike nga parlamenti dhe nuk more pjesë në zgjedhje e prapë me megafonete e zinj thoshe me detyroj Berisha.

O Lul po çdeshe qe u fute në keto zgjedhje të 6 marsit kurë po keto ti i kishe bojkotuar,a e kupton se ja fut kot ose me mirë e saboton çeshtjen sa herë ta lype Edi Rama

Të kishte mbete kocka e fundit pa e flakur,Sali Berisha,në bashkpunim me ortakun tuaj ja emruat “Non Grata” duke kujtuar se do ta gjynjëzonit “plakun 77 vjeçar” duke e prekur në atë që se kishte përfolur kush e duke e mbuluar pastaj edhe me turp, por me duket se të ngeli në fyt.

O Lul e ke qelbur krejt,mos i merr në qafë edhe ata pak demokrat që për një arsye ose tjeter nuk kanë nga tja mbajnë por nuk të dalin hapur kundër se edhe atyre ua ke çua në maje të hundes.

O Lul,ik se edhe  “Gogoli Non Grata” nuk ka ngjitë si propagande e juaja as tek demokratet por as te populli në pergjithësi.

O Lul ,pash njat zot lëni njerzit rehat e mos i gënje se nuk vinë amerikanet me të votuar ty (se atyre as nuk u plas fare për ty) por demokratet shqiptar. Lul është kohe e humbur me atë farse politike.

O Lul,po na perçan me miq tanë se vetem ata që kanë lidhje me pushtetin dhe me ty,vetem ata të besojnë ty ose bëjnë se po të besojnë.

Lul e ke qelbur fare,ik që të harrohesh.Një gjë është e sigurtë për TY “do të mbetesh si Hamzai për Skenderbeun”.

Ik  o Lul… se Berisha nuk të ndalë mâ që të mos ikesh..

Ik o Lul …se “Misionit Tënd” i erdhi fundi !