Nick Markola shqiptari nga Ulqini në rrrugën e susksesshëme të investimeve në Hapësirë Jashtëtokësore​​

0
336
SHBA/California : Konferencën e Parë e Investimeve në Hapësirë Jashtëtokësore ​​në Los Angeles

Nga Beqir Sina – New York

LOS-ANGELOS CA : Derisa dy qeveritë shqiptare, në Shqipëri e Kosovë, ende nuk kanë programe hapësinore të sponsorizuara nga shteti, një shqiptar nga Ulqini në New York, është ndër pionierët e parë me investime në Hapësirë jashtëtokësore.
Duke marrë pjesë në Konferencën e Parë e Investimeve në Hapësirë Jashtëtokësore ​​në Los Angeles, javën e kaluar Markola shkroi : “Koha produktive në Kalifornia, me diell, pavarësisht errësirës ne botë. Shumë diskutime dhe mundësi të shkëlqyera për investitorët dhe inovatorët e hapësirës” shkroi në statusin e tij dhe postoi një set me fotografi Nick Markola, i cili është pronar i Type One Ventures dhe investitor në kompanitë e teknologjisë së lartë”.
Më pas ai tregon se është krenar me ekipin “Type One Ventures” për organizimin e konferencës së parë të investimeve në Hapësirë ​​në Los Angeles : “Në këto ditë të trazirave botërore, ishte e mrekullueshme të takohesh dhe të dëgjosh nga inovatorët dhe sipërmarrësit kryesorë të hapësirës. Mundësitë e këtij kufiri të ri janë magjepsëse” .
Kurse, “Type One Ventures”, thotë se është e frymëzuar nga metoda e astrofizikanit Nikolai Kardashev për matjen e nivelit të avancimit teknologjik të një qytetërimi apo shoqërie (shkalla Kardashev), e cila ka synimin të avancojë njerëzimin më afër një qytetërimi të avancuar teknologjik të Type One (Type One Civilization).
“Ne jemi një Venture Capital Firm apo kompani që investon në kampani të reja (start-ups) me ekspertizë operacionale, kapital dhe kontakte dhe burime të industrisë. Startup-et apo kompanit e reja ku investojmë kanë ekipe dinamike dhe po ndërtojnë produkte teknike me aftësinë për të çuar përpara njerëzimin. Në Type One, ne i ndihmojmë themeluesit të shfrytëzojn idet, talntin, aftësine dhe superfuqitë e tyre në mënyrë që të ndryshojnë botën”.
Në uebsajtin (website) e tyre po ashtu thuhet Type One Ventures investon në startup-et që ndërtojnë teknologjinë, infrastrukturën dhe shërbimet që do të jenë integrale që të gjithë të përparojmë drejt një qytetërimi të tipit 1 (Type One Civilization). Qytetërimi i tipit 1, i quajtur gjithashtu edhe qytetërim planetar do më thënë nji shoqëri kur e arrinë tipin 1, mund të përdorë dhe të ruajë të gjithë energjinë e disponueshme në planetin e tij.
Kompania Type One Ventures ku Nick Markola, është pronar dhe partner i përgjithshëm dhe investitor në kompanitë e teknologjisë së lartë, e cila ka zyra në Los Anxheles, Nju Jork dhe Londër, dhe ata investojn në kompani që merren me Hapësirë Jashtëtokësore, Robotik, Programe të Aplikuara (Applied Softwares), Iteligjence Artificiale dhe Makineri (Artificial Intelligence and Machine Learning), Fintech dhe Shëndet dhe Mirëqenie, është kompani e fuqishme me shtrirje ndërkombëtare.
Në nëdërkohë disa nga investimet e tyre të dukshme janë stacioni i parë i karburantit në hapësirë, raketa e parë që ngritet dhe ulet horizontalisht, një kompani që prodhon në hapësirë ​​dhe i kthen në mënyrë të sigurtë produktet e gatshme në tokë, stacioni i ri hapësinor privat, ndërrues robotik i gomave etj.
Dëshmitë
Në shpejgimin përkatës në linkun e tyre, Daniel Faber – (Orbitfab) thotë :  “Ekipi në Type One sjell një optimizëm të vazhdueshëm dhe inkurajim të pakufishëm. Ata janë gjithmonë në kërkim të mënyrave të vogla se si mund të na ndihmojnë: ofrimin e prezantimeve, ndarjen e hulumtimit të tregut nga shokët e tyre sipërmarrës dhe madje duke na ndihmuar ti analizojmë furnizuesit e ndryshëm”.
Ndërsa për Victor Darofli (RoboTire), ka nënvizuar se : “Type One është më shumë se thjesht një investues tipik. Ato jan djem e vajza që mund t’i telefononi në çdo kohë për të folur për një problem dhe ata do të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të ndihmuar/zgjidhur çështjen”.
Joshua Western (Space Forge) spjegonë se Type One, solli një energji në mbledhjen tonë të fondeve që ishin të pakrahasueshme. Për të gjetur një investorot apo venture capital  firm të përafruar me kaq vendosmëri në një vizion të ardhshëm, dhe natyrisht që është e jashtëzakonshme: “Ekipi në Type One besoi tek ne që nga dita e parë dhe kjo u tregua te njerëzit që sollën në tryezën tonë për të përmbushur vizionin tonë.”
Pra, ky është edhe ekipi i “Type One Ventures”, ku pjesë e tij, kryesore janë edhe dy Shqiptaro-Amerikan të suksesshëm – Nik Markola (Partner i Përgjithshëm), dhe Gledis Vogli (Këshilltare) Tarek Waked (Partner themelues),  Abdo J. Haxhi (Partner i Përgjithshëm), Daniil Chen (Kryesor-Principal), Gustav Spangberg (Bashkëpunëtor), Ji Hoon Lee (Investitor), Avi Assidon (Këshilltar), David Myers (Këshilltar), Kenny Lee (Këshilltar) , dhe Ahmed Is’hak (Këshilltar).
Nick Markola shqiptari nga Ulqini në rrrugën e susksesshëme të investimeve në Hapësirë Jashtëtokësore.
Nick Markola, është pronar dhe partner i përgjithshëm i Type One Ventures dhe investitor në kompanitë e teknologjisë së lartë.i shkolluar në vendlindje dhe në Amerik. Markola i diplomuar për finance dhe ka kryer dy diploma master nga Univerziti i Nju Jorkut, ai është një ndër shqiptarët më të sukseshëm në Amerikë. Markola ka realizuar investime me përvojë dhe hulumtime profesionale. Gjithashtu ka qenë bankier dhe partner në shumë sipërmarrje dhe investitor i kapitalit sipërmarrës të përqendruar per kompani me reputacion global si Citigroup, Bank of America, Fieldpoint Bank, Thomas Weisel etj. ne fushat robotikë, fintech, teknologji, pasuri të paluajtshme, konsumator, kujdesit shëndetësor dhe ndërmarrjes dhe investimet alternative. Nick Markola ka një mori diplomash dhe është aktiv në komunitetin shqiparo-amerikan. FOTOT I GJENI KETU