NEW YORK / NYPD : Jacqueline Marku – Kryetarja e parë femër në Shoqatën e Policve Shqiptare në NYPD

0
550

Nga Beqir Sina – New York City

Në policinë e Nju Jorkut aktualisht shërbejnë mbi 200 shqiptarë,(shifrat të cilat ndryshojn çdo vit) të cilët kanë edhe shoqatën e tyre të quajtur “Illyria” – Illyrian Society of Law Enforcement themeluar gjashtë vjet më parë në Brooklyn New York

New York City : Shoqata “Ilyria” e Oficerëve të Zbatimit të Ligjit, në New York, e cila përfaqëson shqiptarët në Forcat e Ligjit, në nji cicërim të saj në rrjetin social Tweeter, ka uurar Oficeren e Policisë Jacqueline Marku, e cila është pjestare në NYPD që u bë kryetarja e parë femër e Shoqatës Illyria.

Me këtë rast cicërima në statusin e Tweet të Shoqatës “Illyrians” shkruan se “Oficeria e uniformave blu të NYPD, Marku, është një shqiptaro-amerikane e gjeneratës së parë me rrënjë nga Kosova, si dhe një oficere policie e gjeneratës së parë në NYPD”.

Kryetar i parë i kësaj shoqatë ka qenë kapiteni Flamur Cani, nga Dibra, i cili punonte për më tepër se 22 vjet në NYPD (Departmenti i Policisë së New York-ut).Më pas këtë shoqatë për dy vjet e drejtojë Ylli Dautaj, (NYPD Police Commander) nga Hási – Kosovë, i cili më pas ja dorzoi kreun e shoqatës “Illyrian Society of Law Enforcement”, kapiten në Policinë e Nju Jorkut(NYPD), Shqiptaro-Amerikan nga Maqedonia, Cap.Lutfi Dalipi.

Në ndërkohë aktualisht në policinë e Nju Jorkut thuhet se shërbejnë qindra shqiptarë,(shifrat ndryshojn çdo vit) të cilët kanë edhe shoqatën e tyre të quajtur “Illyria” – Illyrian Society of Law Enforcement .

Sot, ata kanë shoqatën e cila e nisi organizimin e saj me dhjetra vetë, por tani ajo mund të numërojë me siguri mbi 200 shqiptaro – amerikan, nga ata që janë në radhët e NYPD, dhe që kanë veshur uniformat blu, duke shërbyer ditë e natë me shumë përkushtim – në këtë profesion të nderuar në Amerikë.

Shumica e tyre janë të rinj e të reja, të lindur këtu, ose që kanë ardhur dekadat e fundit, dhe mbasi kan përfunduar shkollat e larta në New York, ata janë mbledhur në shoqatën shqiptaro-amerikane me punonjës të rendit e sigurisë, e cila nga rritja e numrit është formuar 6 vjet më parë, në New York, dhe është shoqata e parë të pjesëtarëve shqiptar, e pagëzuar me emrin “Illyria”

Shoqata shqiptaro amerikane, Illyrian Society of Law Enforcement, përveç atyre që kanë veshur uniformat blu, në polici NYPD, thuhet se ka anëtar të saj edhe shqiptar të Amerikës, që punojnë në FBI, policinë sekrete, marshallë, sheriff. dedektivë, e etj.

Ata janë çdo ditë e natë në krye të detyrës për ruajtjen e rendit e sigurisë, në gjithë qytetin,e New Yorkut, dhe janë bërë krenaria jonë, në të gjitha komunitetet. Këtë, fakt jo me një rast por me dhjetra raste, ata e kanë treguar gjatë shërbimit të tyre, dhe në momentet më të veshtira, duke i bërë të gjithë shqiptarët, të ndihen më krenar me bijtë e bijat shqiptar që shërbejn në uniformat blu të NYPD.

Nga ditari i themelimit dhe aktivitetit të kësaj shoqate, mësojmë se disa nga anëtarët e shoqatës, themelues që ishin dhe iniciatorët e parë kan qenë Flamur Cani, Brahim Dedushaj, Naim Kacic, Ylli Dautaj, Ismet Hoxha dhe Elton Shametaj.

Numri i shqiptarëve të punësuar në fushat e zbatimit të Ligjit, ruajtjes së rendit dhe mbrojtjes së qytetarit, këtu në Amerikë, në dy dekadat e fundit ka ardhur duke u rritur, sidomos dy dekadat e fundit.

Në mesin e tyre, sot ka edhe disa gra e vajza, të cilët janë edhe veterane të policisë së New Yorkut, por edhe nga ato me origjinë Arbereshe, emigruar në SHBA, dhjetra dekada më parë, por që sot pohojnë se janë krenare se janë me gjak shqiptare.

Madje, anëtarë të shoqatës “Illyrian Society of Law Enforcement” ka qenë edhe rasti i ish – Zëvendës Komisioneres së NYPD Cathleen S. Perez, gjashtë vjet më parë e cila ka pohuar vetë se ka gjak shqiptari, dhe ai vjen nga që prejardhja e saj Arbereshët e Italisë.

I themeluar më 23 maj të vitit 1845, Departamenti i Policisë së Nju Jorkut është departamenti më i vjetër dhe më i madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktualisht në të janë të angazhuar më shumë se 55 mijë punonjës, prej të cilëve 36 mijë me uniformë. Çdo ditë ata kujdesen për sigurinë e ruajtjen e rendit të mbi 8 milionë banorëve të qytetit të Nju Jorkut.

Në ndërkohë shqiptaro-amerikanët, në uniformat blu të policisë amerikane, në SHBA, kudo ata që shërbejnë, Washington D.C, New York, Detroit, Çikago, North Karolina, Dallas, Phoenix, Florida, Connecticut, Pennsylvania, Ohio, Anchorage, Los Angelos, e tjer, ia shtojnë edhe më shumë vlerat policisë amerikane.FOTOT NE FACEBOOK