Abdulrazak Gurnah, fituesi i çmimit ‘Nobel’ për Letërsi?

0
379

Isa Vatovci

Shkrimtari Abdulrazak Gurnah, me origjinë nga Zanzibari i Tanzanisë është shpallur fituesi i çmimit “Nobel” për letërsi këtë vit nga Akademia Suedeze.

Komiteti i “Nobel”-it i Akademisë Suedeze vlerësoi kontributin letrarë të Gurnah në trajtimin e temave të refugjatëve, pasojave të kolonializimit, postkolonializimit.

Nobelisti Gurnah pak ose aspak i njohur për audiencën shqiptare, ka shkruar dhjetëra romane e tregime përmes së cilave trajtohet fati i refugjatëve, sidomos afrikanë përballë kulturave edhe paragjykimet nga më të ndryshme.

Gurnah u bë i njohur si shkrimtar në Britaninë e Madhe ku edhe jeton që nga viti 1960.

“Çmimi ‘Nobel’ për 2021 i jepet romancierit Abdulrazak Gurnah, për depërtimin e tij të pa kompromis, thellimin e pa kompromis dhe emocional në efektet e kolonializmit dhe fatit të refugjatëve në hendekun mes kulturave dhe kontinenteve”, thuhet në njoftimin e Akademisë Suedeze.

Romanet e tij tërhiqen nga përshkrimet stereotipie dhe na hapin shikimin drejt një Afrike Lindore të larmishme kulturore, të panjohur për shumë në pjesë të tjera të botës.

“Në universin letrar të Gurnah, gjithçka po ndryshon – kujtimet, emrat, identitetet. Kjo ndoshta sepse projekti i tij nuk mund të arrijë përfundimin në asnjë kuptim përfundimtar. Një eksplorim i pafund i nxitur nga pasioni intelektual është i pranishëm në të gjithë librat e tij dhe po aq i spikatur tani, në Afterlives, si kur filloi të shkruante si një refugjat 21-vjeçar”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e Komitetit të “Nobel”-it të Akademisë Suedeze.

Veprat e tij, “Paradise”, “By the sea”, “Dottie”, “The Last Gift”, por edhe veprat tjera sillen rreth fatit të refugjatëve.

Nobelisti Abdulrazak Gurnah ka lindi në vitin 1948 në ishullin Zanzibar të Tanzanisë. Aty jetoni deri në moshën 18 vjeçare, derisa në viti 1960 u vendos si refugjat në Britaninë e Madhe.

Për shkak të zhvillimeve politike në Tanzani, Guurnah jetoi larg vendlindjes pa mundësi kthimi për shumë vjet. Gjë e zëvendësoi me përshkrimet e mrekullueshme në librat e tij.

Gurnah punoi si profesor i Letërsive angleze dhe postkoloniale në Universitetin e Kent në Canterbury.

Vitin e kaluar çmimin “Nobel” e mori shkrimtarja amerikane Louise Glück.

Që nga 1901 e deri më sot këtë çmim e kanë marrë 114 persona.

Në garë për këtë çmime edhe këtë viti ishte shkrimtari Ismail Kadare që ishte nominuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë.