Shoqata Amerikane Shqiptare e Zbatimit të Ligjit , organizon mbledhje fondesh për policin e vrarë në Shqipëri

0
243
Nga Beqir SINA – New York

Në datën 28 Shtator, një oficer policie u vra me armë zjarri në vendin e quajtur Ishull Lezhë. Viktima është nënkomisari Saimir Hoxha 44 vjeç dhe ishte oficer krimesh.

Në një deklerat të saj policia e Shtetit, ka thënë se nënkomisari Saimir Hoxha – Oficeri i antikrimit u qëllua dhe vdiq ndërsa transportohej në spital pas një përplasje, të një grupi të policisë me persona të dyshuar për kultivim të narkotikëve në hyrje të rezervatit të Kune Vain.

Po ashtu u tha se ai është qëlluar me armë zjarri nga një person brenda automjetit të tij, gjatë kontrollit të grupit të patrullimit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Për pasojë, plumbat kapën efektivin 44-vjeçar i cili humbi jetën rrugës për në spital.

Ndërkaq, në një postim në rrjetet sociale komentues të ndrysheëm  shkruajn se sikur mos mjaftojnë kushtet e vështira që punojnë tani, policia e shtetit, por po u marrin edhe jetën policëve në krye të detyrës.

Shoqata Amerikane Shqiptare e Zbatimit të Ligjit, me anëtarët e saj, shqiptarët që punojnë në radhët e unifromave blu të policisë amerikane, në  New Yersey,( New Jersey Police Officer) dhe në strukturat e tjera në SHBA, që merren me ruajtjen e rendit dhe sigurisë, thonë se kan nisur një fushatë për të mbledhur fonde për të ndihmuar familjen e efektivit të vrarë në Lezhë, Saimir Hoxha, në krye të detyrës.

Shoqatës Amerikane Shqiptare e Zbatimit të Ligjit, do të donte të shprehte ngushëllimet e saj me këtë mbledhje fondesh për familjen e nënkomisarit të Policisë Shqiptare Saimir Hoxha.

Për t’i ardhur në ndihmë familjes së nënkomisarit të poliicisë së Shtetit, të vrarë gjatë shërbimit, fund-muajin e kaluar është hapur një fond bamirësie në portalin e njohur dhe serioz GoFundMe, në të cilin simbas regjistrit për disa orë sot ata kanë mbledhur 7,385 dollar,ndërsa synojnë të mbledhin më shumë derisa të mbyllin këtë fushat, e cila vazhdon të jetë e hapur në Gofundme.

Ata thonë se Saimir Hoxha, lindi dhe u rrit në Pukë, Shqipëri, dhe u transferua në Tiranë ku shërbeu si oficer policie për 18 vjet, duke u vendosur meë pas me shërbim e jetesë në Lezhë.

Ai u qëllua dhe u vra ndërsa kryente detyrat e tij si Oficer Policie dhe i shërbente vendit dhe komunitetit të tij.

Oficeri Hoxha lë pas një grua dhe dy fëmijë të vegjël, thonë kolegët e tij nga Amerika.

Shoqata Amerikane Shqiptare e Zbatimit të Ligjit, me këtë rast shpreh edhe një here familjes së nënkomisar Samir Hoxha, ngushëllime :  “Në këto kohë të vështira, Zoti ju dhashtë të gjithë forcën për të kapërcyer vdekjen e tij dhe për të gjetur lumturi dhe ngushëllim në kujtimet e tij”.